13.07.2015 Views

Morali dhe sjelljet – Dituria - Mburoja

Morali dhe sjelljet – Dituria - Mburoja

Morali dhe sjelljet – Dituria - Mburoja

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

1 MBUROJA.netMorali dhe sjelljet – DituriaEl-Akhlâk wes-Sijer e Ibn Hazm31. Sikur dituria të mos kishte asnjë dobi tjetër pos asaj që ta bëniinjorantin të ta ketë frikën dhe të të respektojë, dhe dijetarët të tëduan dhe të të nderojnë, kjo do të mjaftonte si arsye për takërkuar atë, e lëre më të gjitha dobitë tjera në këtë botë dhe nëtjetrën.32. Sikur injoranca të mos kishte asnjë të metë tjetër pos asaj që ebën injorantin xheloz ndaj njerëzve të ditur dhe të ngazëllyerkur të shohë më shumë njerëz sikur vetë ai, kjo, në vetvete, do tëmjaftonte si arsye për të na obliguar neve të ikim prej saj, e lëremë pasojat tjera të këqija nga kjo e keqe në këtë botë dhe nëtjetrën.33. Sikur dituria dhe akti i të përkushtuarit asaj s’do të kishte tjetërqëllim përveç që ta lirojë personin që e kërkon atë ngashqetësimet rraskapitëse dhe nga shumë brenga të cilat edëmtojnë mendjen, atëherë vetëm kjo, me siguri, do të mjaftonteqë të na shtyjë të kërkojmë dituri. Por, çfarë të themi për dobitëtjera që janë tepër shumë për t’i numëruar, më e pakta e tëcilave janë këto që u përmendën më lart dhe të cilat të gjithagrumbullohen në njeriun e ditur. Në kërkim të dobive të voglasiç janë këto, mbretërit mendjengushtë e kanë rraskapitur vetenduke kërkuar ikje prej shqetësimeve të këtyre gjërave në lojën eshahut, zarit, në verë, në këngë, në ekspedita të gjuetisë dheargëtime tjera të cilat nuk sjellin gjë tjetër veçse dëm në këtëbotë dhe në tjetrën dhe s’kanë absolutisht kurrfarë dobie.34. Sikur dijetari i cili ka shpenzuar orë të tëra të rehatshme (gjatëstudimit të tij) të ndalej për të menduar sesi dituria e tij e kambrojtur atë prej poshtërimit nga ana e injorantëve dhe prejshqetësimit që vjen nga mosnjohja e të vërtetave të panjohura,dhe atë se çfarë gëzimi i ka sjell atij duke i mundësuar zgjidhjene problemeve të cilat për të tjerët janë të pazgjidhshme, ai, mesiguri, do ta shtonte shprehjen e falënderimit ndaj Allahut dhe

2 MBUROJA.netdo të kënaqej më shumë në diturinë që ai e posedon dhe do tëdëshironte ta shtojë atë.35. Kushdo që e shpenzon kohën e tij duke studiuar diçka tëparëndësishme ndërsa lë studimet më të larta për të cilat ai kaaftësi, është sikur ai i cili mbjell misër në një fushë që mund tërrisë grurë, apo si ai i cili mbjell shkurre në dheun që mund tërrisë drunjtë e palmës dhe ullirit.36. Shpërndarja e diturisë në mesin e atyre që janë të paaftë takuptojnë atë do të ishte po aq e dëmshme sa edhe të dhënitmjaltë apo ëmbëlsira ndokujt që ka temperaturë (ethe), apo tëdhënit misk dhe amber ndokujt që ka migrenë të shkaktuar ngaqelbi i shumtë.37. Njeriu që është koprrac me diturinë e tij, është më i keq se njeriuqë është koprrac me pasurinë e tij, sepse koprraci i diturisëbëhet zemërngushtë me diçka e cila kurrë nuk përfundon dhenuk humb kur të jepet.38. Çdokush që ka prirje natyrore ndaj një dege të diturisë, edhenëse ajo është më pak e rëndësishme se degët tjera, s’duhet talërë atë, përndryshe ai do të ishte sikur ai që mbjell kokos nëEndelus apo drurë ulliri në Indi, ku asnjëra s’do të jepte fryt.39. Degët më fisnike të diturisë janë ato që të afrojnë më shumë ndajKrijuesit dhe të ndihmojnë që të jesh i kënaqshëm për Të.40. Kur të krahasosh veten tënde në çështjet e pasurisë, pozitës eshëndetit, duhet të shikosh në njerëzit që janë më pak tëfavorizuar se ti. Por, kur të krahasosh veten tënde me të tjerët nëçështjet e fesë, diturisë e virtytit, duhet të shikosh në njerëzit qëjanë më të mirë se ti.41. Sikur njeriu i çmendur ta hidhte veten thellë në të arsyeshmenashtu siç e hedh veten në çmenduri, ai, me siguri, do të ishte më

3 MBUROJA.neti urtë se el‐Hasan el‐Basri, Platoni i Athinës dhe Vuzurgmihër 1persiani.42. Inteligjenca i ka kufijtë e vet. Ajo është e pavlefshme, përveçnëse është e bazuar në udhëzim të fesë apo në mbarësi në këtëbotë.43. Mos e lëndo shpirtin tënd duke eksperimentuar me pikëpamjetë prishura me qëllim që t’ia vërtetosh çoroditjen e tyre ndokujt icili është konsultuar me ty, përndryshe do ta humbasëshshpirtin. Nëse e mbron veten nga të vepruarit në mënyrë tëneveritshme, çfarëdo kritike që mund të të bëhet nga njeriu mebesime të çoroditura për shkakun se ti s’pajtohesh me të, ështëmë e mirë se respekti i tij dhe më e mirë se efekti i keq në juvedyve, sikur t’i kishe bërë ato akte te neveritura.44. Ruajuni prej përjetimit të kënaqësisë në çfarëdo mënyre që do tadëmtonte shpirtin tënd dhe e cila s’është e kërkuar prej teje ngaligji fetar apo virtyti.45. Dituria nuk ekziston më, nëse personi nuk merr parasyshCilësitë e Krijuesit të Madh e të Plotfuqishëm.46. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për diturinë dhe dijetarët sesakur ndërhyjnë ata që s’i përkasin asaj. Ata janë injorantë ndërsamendojnë se janë të ditur. Ata rrënojnë çdo gjë dhe besojnë sepo ndihmojnë.47. Kushdo që kërkon lumturinë e jetës së përtejme, urtësinë nëkëtë botë, mënyrën më të mirë të sjelljes, të gjitha cilësitë emoralshme, zbatimin e të gjitha virtyteve, ai duhet ta marrë simodel Muhamedin, pejgamberin e Zotit – Zoti i dhëntë atijsuksese e paqe – dhe ta imitojë moralin dhe sjelljenpejgamberike aq sa të jetë e mundur. Zoti na ndihmoftë që, memëshirën e Tij, ta marrim atë si shembull. Amin!1Vurzugmihër ishte ministër i mbretit të lashtë Persian Khusra Nushirwan dhemësues i birit të tij. Ai njihej për thëniet e tij të urta, të cilat shpesh citohen në burimearabe.

4 MBUROJA.net48. Injorantët më kanë mërzitur në dy raste në jetën time. Së pari,kur ata flisnin për gjëra të cilat nuk i njohin, në kohën kur unëisha po aq injorant sa edhe ata; herën e dytë, kur ata heshtën nëpraninë time (në ditët kur unë mësova diç). Në mënyrë të njëjtë,ata gjithmonë ishin të heshtur në lidhje me çështjet të cilat do t’ubënin dobi atyre po t’i flisnin, ndërsa flisnin për gjërat të cilatnuk u sollën kurrfarë dobie atyre.49. Dijetarët më kanë ofruar kënaqësi në dy raste në jetën time. Sëpari, ata më mësuan kur unë isha injorant; hera e dytë ishte kurata debatuan me mua pasi që unë kisha mësuar.50. Njëra prej dobive të diturisë fetare dhe asketizmit në këtë jetëështë se Zoti i Plotfuqishëm nuk e vendos atë (diturinë) brendashtrirjes së mundësive të ndokujt përveç atyre që janë të denjëpër të dhe e meritojnë atë. Njëra prej të metave të gjërave tëmëdha të kësaj bote, pasurisë e famës, është ajo se ato, nëshumicën e rasteve, u bien atyre që s’janë të denjë për to dhenuk i meritojnë ato.51. Kushdo që e kërkon virtytin, duhet të shoqërohet me tëvirtytshmit dhe s’duhet ta shoqërojë në udhëtimin e tij përveçme shokun më fisnik, atë prej njerëzve që është dashamirës,mirëbërës, i sinqertë, i shoqërueshëm, i durueshëm, besnik,shpirtmadh, i dëlirë në ndërgjegje dhe shok i vërtetë.52. Cilido që kërkon famë, pasuri e kënaqësi, do t’i shoqërojë vetëmnjerëzit që u ngjasojnë qenve të tërbuar dhe dhelprave dinake;ata do të marrin për bashkudhëtarë të tyre vetëm njerëz që janëfinokë dhe me natyrë të prishur.53. Vlera e diturisë (së mirë) në zbatimin e virtytit është mjaft emadhe. Çdokush që e njeh bukurinë e virtytit, do ta praktikojëatë, ndonëse kjo rrallë herë ndodh. Duke e ditur shëmtinë evesit, ai do t’i shmanget atij, ndonëse kjo rrallë herë ndodh.Njeriu i ditur e me vullnet të mirë e dëgjon lavdërimin eshëndosh dhe e dëshiron atë për vete; ai e dëgjon të folurit e keqdhe dëshiron t’i shmanget asaj. Nga kjo detyrimisht del qëdituria ka hise në çdo virtyt, ndërsa injoranca ka hise në çdo ves.Një njeri i cili nuk ka pasur instruksione në dituri (e mirë), s’do

5 MBUROJA.netta praktikojë virtytin, përveç nëse ka natyrë skajshmërisht tëpastër, një formim të virtytshëm. Kjo është gjendja e veçantë epejgamberëve (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ta) sepseZoti ua ka mësuar atyre virtytin në tërësi, pa pasur nevojë që tamësojnë atë prej njerëzve.54. Është e vërtetë se unë kam parë nga mesi i njerëzve të rëndomtëdisa të cilët, me sjelljen dhe moralin e tyre të shkëlqyeshëm, nukjanë tejkaluar nga asnjë urtar, dijetar apo njeri i vetëpërmbajtur.Por, kjo është shumë e rrallë. Dhe unë kam parë njeri i cili kamësuar degë të ndryshme të diturisë, i cili ka pasur njohuri tëmirë për porositë e pejgamberëve – paqja qoftë mbi ta – dhekëshillat e filozofëve, por të cilët, megjithatë, i tejkalonin më tëkëqijtë në sjelljen e tyre të keqe dhe prishjen e tyre, së jashtmidhe së brendshmi. Këta janë krijesat më të këqija. Kjo është ezakonshme, prandaj unë kuptoj që këto dyja (qëndrime morale)janë një dhunti e cila dhurohet ose ndalohet nga Allahu iPlotfuqishëm.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!