13.07.2015 Views

Kontrolli i lindjeve - Our Bodies Ourselves

Kontrolli i lindjeve - Our Bodies Ourselves

Kontrolli i lindjeve - Our Bodies Ourselves

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

në të brendshmet tuaja. Përdorni shk umën bashkë me prezervativin për siguri më të lartë.Efektet NegativeShkuma mund të irritojë organet genitale duke shkaktuar dhimbje, kruarje, dhe ndjenjën enxehjes. Efekte të tjera negative janë të njëjta me ato të kremrave dhe xheleve.PërgjegjësiaPërgjegjësia është e gruas por edhe burri mund të ndihmojë në futjen eshkumës.Spermicidet e tjerë vaginal: Shkumuesit Supostet, Cipa, Tabletat Tre lloje tëtjera të spermicideve vaginale shkumues janë supostet, cipa kontraceptive dhe tabletat.Suposted spermicidale dhe tabletat ( Encare, Oval, Intercept, Koromex Inserts, Prevent,Semicid) dhe cipat vaginale kontraceptive (CVK) mund të përdoren edhe vetëm por nerekomandojmë përdorimin së bashku me një prezervativ. Suposti ose tableta duhenpërdorur 10 deri 30 minuta përpara kontaktit vaginë-penis. Pasi t'i hiqni nga ambalazhifutini brenda në vaginë me drejtim për nga shpina në mënyrë që t'i vendosni në ose afërcerviksit. Për përdorimin e CVK-së duart duhet t'i keni të thata. 15 minuta përparakontaktit vaginë-penis merrni vetëm një copë me gishta dhe futeni në vaginë në ose afërcerviksit. Efekti i supostit, tabletës, ose cipës zgjat më pak se një orë. Për çdo akt tënjëpasnjëshëm seksual ju duhet të fusni një tabletë ose supost tjetër. Këta depozitorëshkrijnë brenda vaginës prandaj nuk është e nevojshme të hiqen pas aktit. Supostet,tableta dhe cipa konsiderohen po aq efikase sa dhe spermicidet. Supostet dhe tabletat nukshpërbëhen aq mirë sa shkuma dhe kremi brenda vaginës. Në çdo drejtim tjetëravantazhet dhe disavantazhet e tyre janë të njëjta me ato të kremrave dhe xheleve.Mbikqyrja e Fertilitetit(Metoda Natyrale e <strong>Kontrolli</strong>t mbi Lindjen)Ndryshimet hormonale që lidhen më fertilitetin mund të kuptohen nga mbikqyrja e këtyretre shenjave: rrjedhjet cervikale, temperatura bazale e trupit, ndryshimet cervikale. Nëkëtë mënyrë mund të përcaktojmë se në cilat ditë jemi fertile (mund të mbarsemi) dhe nëcilat ditë nuk jemi fertile (nuk mund të mbarsemi). Duhen vetëm pak minuta në ditë përtë dokumentuar vërejtjet tona. Mbikqyrja e Fertilitetit është një metodë e thjeshtë dhe esaktë për të kuptuar kur mund të mbeteni shtatzënë gjatë ciklit tuaj. Në dallim ngaMetoda e Ritmit që parashikon kohën fertile në bazë të cikleve të kaluara, Mbikqyrja eFertilitetit bazohet në evidencën fiziologjike aktuale dhe jo në parashikime. Metoda eRitmit që është e famshme për raportin e lartë të dështimit pretendon gabimisht qëovulimi në ciklin aktual mund të parashikohet në mënyrë të saktë nga gjatësia e ciklit tëmëparshëm. Mirëpo, gjatësia kohore përpara ovulimit ndryshon nga njëra grua te tjetradhe nga njëri cikël në tjetrin. Metoda e Ritmit konsiderohet e vjetëruar dhe e pasigurtë.Mbikqyrja e treguesve natyrale të trupit na mëson që ne jemi fertile vetëm për rreth një tëtretën e çdo cikli menstrual. Edhe nëse nuk jeni të interesuara në kontrollin e lindjes kyinformacion është i dobishëm për njohjen e trupit, për të mbetur shtatzënë nëpërmjet aktitseksual ose farëzimit artificial, për të identifikuar dhe kuruar probleme të sterilitetit, osepër të parashikuar menstruacionet.Tre Shenjat e Fertilitetit1. Rrjedhja cervikale (mukusi). Kjo është një metodë ditore vrojtimi për përcaktimin editëve fertile dhe jofertile.Rrjedhjet cervikale tregojnë fillimin dhe mbarimin e fertilitetit, periudhën e fertilitetitmaksimal, dhe afrimin e ovulimit dhe menstruacionit. Fertiliteti fillon me shfaqjen e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!