13.07.2015 Views

Kontrolli i lindjeve - Our Bodies Ourselves

Kontrolli i lindjeve - Our Bodies Ourselves

Kontrolli i lindjeve - Our Bodies Ourselves

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

siguri kur në të vërtete ajo është e sigurt. Një pjesë e mirë e informacionit në dispozicionmbi kontraceptivët buron nga kompanitë farmaceutike dhe si pasojë influencohet prejtyre. Personeli shëndetësor mund të influencohet nga kompanitë farmaceutike dhe shitësitdhe shpeshherë mjekët rekomandojnë metodat e tyre të preferuara të cilat mund të mosjenë zgjedhjet më të mira për ne. Gjithashtu, fakti që shumë mjekë rekomandojnë çfarëdometode që kanë të pranishme në kohën e vizitës është shumë alarmues. Faktorë të tjerë, sishërbim shëndetësor i një niveli të ulët dhe domosdoshmëria e lejes nga bashkëshorti nëdisa vende të botës, mund të bëhen pengesë në zgjedhjet tona përkontrollin e lindjes. Si pasojë shumë prej nesh ose përfundojnë të marrin metoda tëpapërshtatshme dhe mbi të gjitha të rrezikshme. Disa të tjera, duke mos dashur tëpërfshihen në këtë kalvar, nuk përdorin asgjë. Një metodë që mbetet në sirtar ose që nukpërdoret siç duhet, nuk do të jetë efikase sado e sofisitikuar të jetë nga ana teknologjike.Meshkujt dhe <strong>Kontrolli</strong> i <strong>lindjeve</strong>Shumë prej nesh nuk e bisedojnë me partnerin kontrollin e lindjes. Mund të jetë që kemimarrëdhënie seksuale me një njeri që sapo kemi takuar, ose që nuk e njohim shumë mirëdhe e kemi të vështirë të bisedojmë për këtë temë, ose mundet që të jemi në njëmarrëdhënie në të cilën komunikimi është problem. Megjithatë, ka shumë mënyrasipas të cilave mashkulli mund të ndajë përgjegjësinë e kontrollit të lindjes. Kur njëmetodë e saktë nuk disponohet në atë moment, një partner i mirë është i gatshëm tëeksplorojë mënyra të tjera të bërjes së dashurisë pa aktin seksual·. Ai mund të përdorëprezervativë dhe jo vetëm kur ia kërkojmë ne, mund të na ndihmojë në pagesën e mjekutdhe të medikamenteve, të na kujtojë të marrim kokrrat kontraceptive çdo ditë, të nandihmojë në vendosjen e diafragmës ose shkumës, dhe të kontrollojë nëse mjetet qëpërdorim janë në të mbaruar. Ai mund t'i nënshtrohet një vazektomie në qoftë sedëshirojmë një marrëdhënie të gjatë e pa fëmijë, ose nëse nuk duam fëmijë të tjerë. Njëburrë që më të vertete e ndan me ne përgjegjësinë për të parandaluar shtatzëninë mund tëfitojë respektin tonë. Jo vetëm që ne jemi më të kënaqura me marrëdhënien tonë por edhepërdorim metodat e kontrollit të lindjes më mirë.Femrat dhe kontrolli i <strong>lindjeve</strong>Shtimi i pranisë dhe efikasitetit të metodave të kontrollit të lindjes mund të inkurajojëmiqtë, bashkëshortët, ose të dashurit të kërkojnë aktin seksual sa herë që kanë dëshirë. Neduhet të jemi të vendosura për dëshirat tona. Mbrojtja nga shtatzënia nuk do të thotë që udashka të kryejmë aktin seksual në çdo çast. Shumë prej nesh i rezistojnë përdorimit tëkontrollit të lindjes. Kjo ndodh shpeshherë për arsye sociale e politike, si edukata e pakëtseksuale, qëndrimet e dyfishta në lidhje me seksin, ose pabarazitë midis femrave dhemeshkujve.Për shemb ull:· Kemi turp ose jemi konfuze për seksualitetin tonë.· Nuk mund të pranojmë që kemi kryer ose po kryejmë aktin seksual, sepse na duket (osedikush na ka thënë) që është gabim.· Kemi ide romantike, jo realiste për seksin: Seksi duhet të jetë spontan e plot pasion dhekontrolli i lindjes na duket i paramenduar, klinik dhe me telashe.· Hezitojmë të "shqetësojmë" partnerin. Kjo frikë e mërzitjes së tij është një tregues ipabarazisë dhe mungesës së kontrollit në marrëdhënien tuaj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!