27.07.2017 Views

Monthly Things

A monthly newsletter designed and created by Fjosworld.

A monthly newsletter designed and created by Fjosworld.

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

M O N T H L Y

T H I N G S

c r e a t e d b y

f j o s w o r l d

Issue #1

July 2017

WELCOME

BEFORE

Per ju

WE BEGIN

Përshëndetje njerëz,

Me këtë fillim të këtij buletini mujor, kisha dashtë që sinqerisht me ju uru mirëseardhje dhe lexim sa ma

t’këndshëm. Për mu është kënaqësi me nda me ju, lexues, copëza t’botës, ideve, eksperiencave, këshillave

e imagjinatës sime.

Këto ditë kam qenë sllave e kohës. Numëroja ditët deri sa ky buletin t’përfundoj, numëroja ditët deri sa

përfundimisht t’vendosja për një orar të saktë të publikimit të postimeve dhe videove në Youtube.

Krijimi, editimi, dizajnimi i këtij buletini ka qenë me t’vërtetë sfidues. Për javë të tëra unë jom ulë dhe kom

kërku materiale të nevojshme, kom dizajnu, kom fshi/shtu, kom ri-mendu nëse buletini është gjëja e duhur..

e shumë e shumë tjera.

Koncepti i këtij buletini ka me qenë i thjeshtë. Çdo muaj kom me përmbledhë hulumtime në lidhje me

shëndetin, kurioziteteve, ushtrimeve fizike, yoga’s, meditimit e gjanave tjera që kanë me u shtu herë pas here.

Përpos hulumtimeve, ky buletin ka me përmbajtë poezi, ese apo shkrime personale si dhe recetat e mia të

preferume. Natyrisht që secili shkrim ka me pasë një dozë individualiteti ose perspektivë personale ku besoj

edhe ju keni me gjetë veten.

Faleminderit që jeni pjesë e jetës edhe udhëtimit tim, dhe faleminderit që vazhdoni me tregu mbështetje,

dashuri dhe energji positive. Si gjithmonë, shpresoj që brenda këtyre faqeve keni me gjetë njohuri të reja,

lumturi ose introspektivë, ose edhe një dëshirë të madhe me vrapu mas gjanave që gjithmonë i keni ëndërru.

Paqi ditë, javë, muaj e vit të mrekullueshëm.

E juaja,

Fjo

Ky qytet

Ky qytet më mbyt

Ky qytet m’jep jetë

Ky qytet më ngjanë me një teatër,

Se kur dritat fiken,

Prap ky qytet flet.

Ky qytet m’jep shpresë,

Ky qytet më lodhë.

Ky qytet më mbanë pezull

Edhe kur andrrat m’i kthen në tokë.

për prishtinën

Ky qytet më ushqen,

Ky qytet më ngordh urie,

Ky qytet më jep kafe,

Edhe atëherë kur më duhet më shumë dije.

Ky qytet ka male t’mbulume me borë,

E çati me tjegulla të kuqe,

Ky qytet në verë lulëzon,

E në vjeshtë struket prap në mure.

Ky qytet nuk flen kurrë,

Nuk e pranon humbjen,

Ky qytet më rrëzon e ledhaton,

E gjithmonë më mbyll në kujtime.

f j o s w o r l d

Pizza Lulelakër

Përbërësit

Një kokë e mesme lulelakër

1 ve

Kripë

Borzilok

Biber i zi

Niseshte (nutritional yeast)

Oregano

Pak hudër e grirë hollë

Receta

Opsionale: parmezan, mocarellë ose gjizë,

dhe pak miell misri që mos t'ju ngjiten duart

Përgaditja:

Grini lulelakrën deri sa të jetë si e troshitur (i përafrohet masës së miellit). Pas kësaj, e merrni lulelakrën e grirë e vendosni

me ni pecetë të paster edhe e shtrydhni deri sa uji që e ka lulelakra të largohet. Mundeni me provu edhe me nxe

lulelakrën e grirë pak në mikrovalë e pastaj me shtrydh, si të doni. Pas shtrydhjes vendoseni brumin në një enë edhe aty

i qitni t'gjithë përbërësit e lartëpërmendur deri sa ta formoni një konsistencë pak a shumë si brum normal. Merreni një

tepsi jo fort t'madhe edhe vendosni letër për pjekje me pak pak vaj ulliri.

Vendoseni brumin edhe ngjesheni deri sa të formoni formën e picës.

Futeni në furrë edhe lejeni me u pjekë deri sa e shihni që ka fillu me u bo golden brown

(përafërsisht 10-14 minuta).

E nxerrni prej furrës, vendosni toppings çfaredo që keni dëshirë edhe e futni prap për 5 minuta në furrë.

Sosi i gjelber:Gjysmë avokado, 1 domate, kripë e biber, pak ujë, borzilok, oregano dhe limon. Blend!

Librat që duhet t’i lexoni Patjetër

Libra

Ky libër i shpejtë e interesant

për tu lexuar ka të bëjë me

kulturën e Start-ups në New

York, po gjithashtu ekzaminon

gjeneratën tonë “millenials”

në marëdhënie të ndryshme..

Nëse ndonjëherë keni mendu

se çfarë taktika, zakone, ide etj.,

kanë njerëzit ikonë, të famshëm,

të pasur, atëherë ky është libri

për ju. Duke fillu prej palestrës e

deri tek truri, ky libër ka gjithçka.

Ky libër është autobiografi e

shkrimtares, por gjithsesi ja vlen

të lexohet pasi që tregon jetën

e saj plot sinqeritet, shpresë, dhe

vetëdije. Kur gjithçka e bukur

humbet për një sekond.

Edhe pse në fillim kom mendu

edhe vazhdoj me mendu se fjala

“fuck” përdoret pak si shumë,

ky libër ja vlen të lexohet për

njerëz që thjeshtë “kujdesen”

ose “give a fuck” për gjithçka.

(myself included po une e kom lexu)

Nëse jeni fans i misterit, intrigave,

pasigurisë, humorit e shumë të

tjera, lexojeni patjetër këtë libër.

Seriali me po të njejtin emër nuk

i afrohet libri. Besoj që s’keni me

mujt me e lëshu prej dorës.

Padyshim libri im i preferum i cili

shtjellon tmerrin që shumë gra

kaluan nga lufta në Afganistan,

luftën dhe transmetimin e luftës

përmes jetës së dy grave.

Këtë libër nuk e kom lexu ende,

po kom lexu që ka të bëjë

me jetën e një neurokirurgu

që diagnostifikohet me kancer e

që mundohet me iu përgjigj

pyetjes “Çka e bon jetën me

vlerë?”

“Outliers” janë ata njerëz që

dallojnë prej turmës. Autori na

dërgon me ni udhëtim intelektual

plot hulumtime, storie suksesi,

përjetim të rock grupeve e

shumë tjera.

Benefitet e ujit me limon dhe uthull molle

Kjo pije magjike është dicka që unë e pi dy ose tre herë në javë. Edhe pse mundeni me lexu

shumë për benefitet e saj, besa me gjetë artikuj që j’u inkurajojnë me e pi çdo ditë,unë preferoj

mos me e pi ma shumë se dy ose tre herë. Benefiti kryesor për mu është se kjo pije me t’vërtetë

m’jep energji edhe ma jep ni fillim (boost) shumë t’shëndetshëm të ditës.

Pse limon?

Limoni është shumë i shëndetshëm për shkak të vitaminës C, edhe një dozë të mjaftueshme

të potasiumit dhe magnezit. Përpos kësaj, me konsumu limon në mëngjes mundeni me vërejtë

ndryshime në tretje menjëherë. Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition

tregon se si limoni, për shkak të antioksidantëve, ndihmon në lëkurë të shëndritshme dhe

pa rrudha.

Pse uthull molle?

Uthulla e mollës njihet për fuqinë që ka për t’i liruar toksinat (detox) prej trupit. Përpos

kësaj, uthulla e mollës mundet me ndihmu meshpejtu metabolizmin,

me e ulë tensionin e gjakut,me i shëru ftohjet sezonale, me e mbytë

kandidën (infeksioni candida) dhe me i rrit/përforcu

probiotikët.

Kur jeni sëmurë, çka me bo?

E mira e kësaj pije është që mundeni me eksperimentu me të.

Kur jeni sëmurë e keni nevojë për energji, mundeni me përdorë

edhe xhenxhefil (ginger) edhe pak mjaltë. Gjithashtu,

ndonjë ditë mundeni me përzi edhe me turmerik.

Shendet

MORNING BOOOOOOST!

Sekretet e flokëve të mia

nuk jam unë, është schauma ime...not!

1. I laj flokët rrallë (dy herë në javë)

Mundet me tingëllu si dicka pa-lidhje, apo edhe e cuditshme, mirëpo shumë studime kanë tregu

që larja e shpeshtë e flokve mundet me shkaktu lëkurën e kokës (skalpin)me i humb vajrat natyrale.

Përpos kësaj, larja e shpeshtë e humb shkëlqimin e flokve. Për mu personalisht, larja ma e rrallë e

flokve m’lejon edhe me eksperimentu me stile t’ndryshme pasi që kur fillojnë flokët me qenë ma të

yndryshme filloj me qenë ma kreative për stile.

2. Nuk përdori tharëse (fen, fem, whatever...)

Nuk e di pse, mirëpo prej që kam qenë e vogël kom preferu me i lon flokët me u terë nga ajri,

jo me tharëse. Ndoshta edhe jom frikësu prej zhurmës së fenit? Kush e di...

3. një herë n’dy javë i shpërlaj flokët me uthull molle

Benefitet e uthullës nuk kanë të ndalur. Me i la flokët me uthull molle, skalpi i kokës ka me u pastru prej

baktereve, lehtëson krehjen, stimulon flokët me u rrit etj. Provojeni, edhe mos u frikësoni se era e

uthullës nuk mbetë në flokë.

4. Nuk shpenzoj shumë në shampon, përdori shampon herbal (me hitha)

A keni ide ata shamponat që janë t’gjatë, t’gjelbër edhe që nuk duken aspak atraktiv si brend? Mundeni

me i gjetë me emra si Herba, Hitha etj etj...

5. përdori maska natyrale (homemade, diy)

Kuzhina është hapësirë arti. Të gjitha përbërësit që keni, duke fillu prej vesë, kosit, vajit, avokados,

cimetit, uthullës, limonit etj etj., mundeni me i kombinu për me bo maska të mrekullueshme për flokë.

Përpos faktit që i krijoni vet këto maska, gjithashtu kurseni pare në maska të shtrenjta.

Keshilla

Inspirimi për fitness

Fillo lehtë

Pa marrë parasysh se ku keni fillu me gjetë inspirimin për ni jetë ma aktive, kurrë mos mendoni se

FITNESSI = GYM. Ngritja e aktiviteti në jetën tuaj mundet me fillu prej ecjeve të lehta rreth lagjes

duke dëgju Podcasts t’mrekullueshme që mundeni me i gjetë falas. Pastaj mundeni me ngritë aktivitetin

duke fillu me u marrë me Yoga, me vrapim të lehtë në gërmi, ose thjeshtë me gjana ma të vogla.

bone interesant

Edhe pse pak qesharake, une pata fillu me fitness në shpi duke bo squats edhe planks deri sa

uji për çaj të vlonte. Shoqet kanë bo shumë hajgare me mu kur ju kom tregu qe nganiherë boj

edhe “lunges” prej sallonit në kuzhinë. Po nejse, përpos kësaj, mundeni me shiku video të

ndryshme në internet për Zumba, Samba, Hip-hop, Kick-box e shumë të tjera ushtrime që shpejtojnë

rrahjet e zemrës për shkak të lëvizjeve “plyometric” ose qysh unë kom qef me i qujtë si lëvizje

kundër-gravitacionale. Hehe, haha!

Para gjumit

50 Jumping jacks

10 squats

5 push-ups

30 second plank

Çka sygjeroj unË

30 sekonda me litarë (pusho 10 sekonda, përsërite 4 herë)

Zgjatu dhe fokusohu në frymëmarrje për 3 minuta

pas gjumit

Fitness

zgjatje të muskujve 2 minuta

50 jumping jacks

5 burpees

10 squats

10 lunges (secila këmbë)

meditim 3 minuta

YOUTUBE accounts to Follow

Popsugar Fitness

Yoga with Adriane

Blogilates

Tess Begg

Sarahs Day

The Body Coach

Artists I love & Adore

Liridona Abdullahu

Facebook Page: Liridona Abdullahu Artwork

show some support and love :)

see you soon.

f j o s w o r l d

copyright all rights reserved

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!