17.09.2018 Views

PASAPORTA-final-1

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

DIASPORA SHQIPTARE

Diaspora shqiptare ka dhënë ndër vite një kontribut

të çmuar, si për mbrojtjen e të drejtave individuale e

shoqërore, ruajtjen e gjuhës dhe identitetit,

mbrojtjen dhe avancimin e interesave mbarëkombëtarë,

ashtu edhe për zhvillimin ekonomik e

shoqëror në Atdhe. Komuniteti shqiptar në Shtetet e

Bashkuara, por edhe në Evropë e gjetkë, ka pasur një

rol kyç për çështjen kombëtare në tërësi, si dhe për

krijimin e shtetit të Kosovës, në veçanti.

www.diaspora.gov.al

T’a dish dhe të jesh i sigurtë, se fatbardhësia dhe

lumtunija jote gjindet në Shqipëri e cila t’ep nder dhe

të fal emrin shqiptar.

Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltësinë

shqiptare: bindju ligjevet dhe urdhanvet të vendit

kudo që të jesh.

Çdo shqiptar është vllau Yt: nderoje kurdoherë dhe

ndihmoje kur të ketë nevojë.

Mos e përbuz gjuhën e nanës s’ate tue folë në gjuhë të

huej kur nuk asht nevoja.

Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon

shejën e komsisë shnderon vehten e vet.

Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në mërgim,

prandaj këtë dashuni ruaje edhe kur të kthehesh në

vendin t’and.

PASAPORTA E DIASPORËS

Emri:

Mbiemri:

Datëlindja

Vendlindja:

Gjinia:

Data e lëshimit:

Nr. i pasaportës

DIASPORA E HERSHME

Diaspora e hershme është formuar prej popullsisë që emigroi prej viseve

të ndryshme shqiptare për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendet ku u

vendosën, për t’i shpëtuar shtypjes prej pushtuesve dhe më vonë shtypjes

prej regjimit komunist. Diaspora e hershme përbëhet prej tre grupimeve

kryesore, të cilat emigruan në tri kohë të ndryshme: migrimet e vjetra që

ndodhën përgjatë periudhës prej Mesjetës deri në mes të shekullit XIX;

migrimet më të reja prej gjysmës së dytë të shekullit XIX deri në fund të

Luftës së Dytë Botërore; migrimet gjatë viteve të regjimit komunist.

Shumica e diasporës së hershme është vendosur në Amerikën Veriore:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, në Amerikën Latine:

Argjentinë dhe disa vende të tjera të këtij kontinenti, në Australi, në disa

vende të Europës Perëndimore, në disa vende të Europës Lindore, si

Kroaci, Rumani, Bullgari, Rusi, Ukrainë, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, si

edhe në Turqi, Egjypt, Liban, Siri etj.

DIASPORA E RE

Diaspora e re shqiptare përfaqësohet nga bashkëatdhetarët tanë që kanë

emigruar pas rënies së regjimit komunist. Grupet më të mëdha të

diasporës së re janë vendosur në Itali, Greqi, ShBA, Kanada, Gjermani,

Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Austri, Francë, vendet

skandinave etj. Një pjesë e diasporës së re shqiptare është vendosur në

vendet ku ndodhet edhe diaspora e hershme.

6

DIASPORA

NË ITALI

Arbëreshët u vendosën në ltali në shekujt XIV-XV dhe emigruan kryesisht

për shkak të zhvillimeve politike e luftarake në Shqipëri. Komuniteti

arbëresh ka ruajtur origjinën, gjuhën, kulturën e traditat shqiptare.

Arbëreshët kanë dhënë e po japin një kontribut të shquar në historinë,

kulturën dhe jetën shoqërore të Italisë. Nga arbëreshët kanë dalë mjaft

personalitete të shoqërisë e kulturës italiane dhe shqiptare. Arbëreshët

përbëjnë një nga pakicat etno-gjuhësore më të mëdha në Itali. Prej vitit

1999, gjuha “arbëreshe” njihet nga qeveria italiane si gjuha e “pakicës

etnike dhe gjuhësore.”

Në fillim të viteve 1990 shqiptarët emigruan masivisht drejt Italisë, duke

formuar për nga numri komunitetin e dytë më të madh të emigrantëve në

këtë vend. Përgjatë tre dekadave të fundit emigrantët shqiptarë në Itali

janë integruar në tregun e punës dhe në shoqërinë italiane, një pjesë edhe

janë natyralizuar. Në komunitetin e shqiptarëve në Itali bëjnë pjesë edhe

mjaft personalitete të artit, kulturës dhe sportit në këtë vend. Shqiptarët në

Itali zhvillojnë një jetë aktive komunitare dhe mbajnë lidhje të fuqishme me

Shqipërinë. Veprimtaritë e shumta të organizuara nga shoqatat e

shqiptarëve në Itali manifestojnë traditat, muzikën, kostumet kombëtare,

vlerat dhe kuzhinën shqiptare.

7

DIASPORA

NË BULLGARI

Diaspora në Bullgari nisi të formohej prej shekullit XV, nga migrimi i

popullatës kryesisht nga Korça, Elbasani, Çermenika, Golloborda, Dibra,

Mati etj. Këto flukse ndodhën për shkak të përndjekjeve prej Perandorisë

Osmane, por edhe duke migruar si punonjës stinorë, zejtarë, tregëtarë,

mjeshtra ndërtues apo argatë në bujqësi. Më vonë një pjesë e tyre u

vendosën në Ukrainë, ndërsa një grup tjetër në Trakinë jugore. Një valë

tjetër migrimi ndodhi gjatë shekujve XIX-XX, të cilët u vendosën në Sofie

dhe qytetet e mëdha. Shqiptarët që u vendosën në Mandricë u përfshinë

në marrëveshjen dypalëshe për mbrojtjen e pakicave. Ndër shoqatat

kryesore të shqiptarëve në Bullgari ishte “Dëshira”, themeluar në 1884, e

cila u shtri në shumicën e qyteteve të Bullgarisë. Me veprimtarinë e saj

dhe të shtypshkronjës “Mbrothësia”, dha një kontribut të shquar për

ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditave dhe vlerave shoqërore e kombëtare

shqiptare në Bullgari.

8

DIASPORA

NË TURQI

Në Turqi ndodhet diaspora më e madhe shqiptare. Shqiptarët në Turqi

kanë emigruar në të gjitha kohrat, duke filluar prej shekullit XVI, kur viset

shqiptare ishin pjesë e Perandorisë Osmane. Shumica e tyre u

shpërngulën në periudhën e Rilindjes dhe u vendosën në Stamboll dhe në

disa qytete të Turqisë Aziatike, si Izmir, Bursë dhe Ankara. Ata ishin

punëtorë në industri e ndërtim, ndërsa një pjesë ndoqën edhe karriera

ushtarake e politike. Ndër personalitetet e rëndësishme shqiptare, mund

të përmendim Pashko Vasën, Sami, Abdyl dhe Naim Frashërin, Ismail

Qemalin dhe mjaft personalitete të tjera. Migrimi masiv nga Kosova dhe

viset e tjera shqiptare drejt Turqisë ndodhi në katër periudha. Vala e parë

ndodhi pas Traktatit të Lozanës në vitin 1923, vala e dytë pas

marrëveshjes Ataturk-Stojadinović në vitin 1938, ndërsa vala e tretë pas

marrëveshjes së fshehtë Tito-Kyprili të vitit 1953. Një valë e katërt ndodhi

në fillim të viteve 1970. Si rezultat i marrëveshjeve të mësipërme,

qindra-mijra shqiptarë u detyruan të shpërngulen nga vendet e tyre dhe u

vendosën në Turqi.

9

DIASPORA

NË RUMANI

Dispora në Rumani është ndër më të shquarat për nga kontributi për

pavarësinë e Shqipërisë. Ajo ishte një ndër vatrat më të fuqishme të

Rilindjes Kombëtare. Hymni Kombëtar ka ardhur nga diaspora shqiptare

në këtë vend. “Shqipëria e Re”, botuar gjatë viteve 1919-1935, ishte

gazeta më jetëgjatë e shqiptarëve të Rumanisë. Në faqet e saj janë botuar

krijime të Naimit, Asdrenit, Lasgushit, Kutelit, Eftimiut etj. Migrimi i

shqiptarëve drejt Rumanisë ndodhi përgjatë shekujve XVII-XX. Familjet e

njohura që u vendosën të parat në këtë vend, tërhoqën edhe mjaft

mërgimtarë të tjerë, krysisht nga Shqipëria e Jugut. Migrimi u nxit nga

nevojat e zhvillimit ekonomik dhe industrial pas shpalljes së pavarësisë së

Rumanisë: ndërtimi i qyteteve, rrugëve, hekurudhave, porteve etj.

Shumica e shqiptarëve në Rumani jetojnë në Bukuresht dhe në qendra të

tjera të mëdha urbane. Shqiptarët e Rumanisë janë një komunitet mjaft i

organizuar, të njohur si një minoritet etnik dhe kanë një deputet të

rezervuar në Dhomën e Deputetëve.

10

DIASPORA

NË KROACI

Diaspora në Kroaci është diaspora e fundit që ruajti emërtimin arbënesh

ose arbanë. Diasporat pas vitit 1731 u quajtën diaspora shqiptare.

Arbanët/arbëneshët u shpërngulën në Kroaci, kryesisht nga Kelmendi dhe

Kraja, dhe u vendosën në Zarë (Zadar). Shpërngulja ndodhi për shkak të

shtypjes otomane dhe kujdesit të Papa Klementit XI për të ndihmuar këtë

popullsi të rrezikuar. Shqiptarët që migruan në fillim të viteve 1750 u

vendosën në Hrtkovc dhe Nikinc. Një grup tjetër shqiptarësh të Kosovës

dhe viseve të tjera shqiptare u vendosën në Kroaci gjatë viteve të ish

Jugosllavisë, për arsye pune, studimesh ose politike. Diaspora shqiptare

në Kroaci ka nxjerrë nga gjiri i vet personalitete të shquar të kulturës. Në

Universitetin e Zarës studjohet gjuha shqipe. Në Kroaci, shqiptarët janë të

njohur si pakicë etnike dhe, sëbashku me katër pakica të tjera, zgjedhin

një anëtar të parlamentit.

11

DIASPORA

NË EGJIPT

Diaspora e Egjiptit përbëhet nga dy shtresa kryesore: shqiptarët që

migruan në fillim të shekullit XVIII, pas vendosjes së Mehmet Ali Pashës si

vali i Egjiptit, të cilët u vendosën kryesisht në Kairo, dhe diaspora

kulturore-patriotike që migroi në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe u

vendos në Aleksandri (Misir). Dinastia shqiptare e Mehmet Ali Pashës e

sundoi vendin e faraonëve nga viti 1805 deri më 1952 dhe shumica e

shqiptarëve të vendosur në Egjipt në kohën e saj ndoqën karriera

ushtarake. Ndërsa diaspora e Misirit ndikoi në zhvillimin dhe përhapjen e

kulturës shqiptare dhe mbajti lidhje të fuqishme me Shqipërinë. Në Egjipt

jetuan dhe krijuan shkrimtarët tanë të mëdhenj Andon Zako Çajupi, Filip

Shiroka, Sotir Kolea, Jani Vruho, Mihal Turtulli, Aleksandër Xhuvani etj.

12

DIASPORA

NË UKRAINË

Shqiptarët filluan të emigrojnë drejt Ukrainës në fillim të shekullit XVIII, por

valët më të mëdha migruese drejt këtij vendi ndodhën në fillim të shekullit

XIX, për tu shpëtuar trazirave e rreziqeve të luftrave ruso-turke. Aktualisht

në Ukrainë banojnë mbi katër mijë persona me origjinë shqiptare, shumica

e të cilëve janë përqëndruar në tre katunde të Kara-Kurtit, në rajonin e

Odesës.

13

DIASPORA

NË LIBAN

Familjet e para prej viseve shqiptare mbrritën në Liban në shekullin XVIII,

në kohën e Mehmet Ali Pashës, valiut shqiptar të Egjyptit. Rrënjët e

Disporës shqiptare të Libanit janë edhe familjet e emigruara në kohën e

Vaso Pashës, Guvernatorit shqiptar të Libanit, autorit të vargut të

famshëm “Feja e shqyptarit asht shqyptaria!” dhe të rilindasit të madh

shkodran Filip Shirokës. Përfaqësues të Diasporës shqiptare të Libanit

kanë mbajtur poste të larta drejtuese në këtë vend si edhe në vende të

tjera të rajonit. Diaspora e Libanit dallohet për një jetë aktive kulturore e

patriotike. Në Liban është hapur Muzeu i kulturës Arnaute-Shqiptare dhe

organizohen kongreset e shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, të cilat u

kushtohen figurave të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në rajon.

14

DIASPORA

NË SLLOVENI DHE

BOSNJE-HERCEGOVINË

Valët migratore të shqiptarëve drejt Sllovenisë dhe Bosnje-Hercegovinës

kanë ndodhur krysisht prej viseve të Shqipërisë Veriore, Kosovës,

shqiptarëve të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Shqiptarët u vendosën në këto

vende fillimisht në kohën e sundimit osman, për arsye ekonomike, si

mjeshtra, fermerë, blektorë dhe veprimtari të tjera punuese. Një pjesë

tjetër u vendosën pas luftrave ballkanike, për tu shpëtuar rreziqeve prej

trazirave. Numri i shqiptarëve u shtua gjatë dekadave të para të shekullit

XX. Pas Luftës së Dytë Botërore shqiptarët e Kosovës u vendosën në

Slloveni dhe Bosnje-Hercegovinë në kontekstin e lëvizjes brenda ish

Jugosllavisë, kryesisht për arsye pune, studimesh ose arsye politike.

Veprimtaritë kryesore ekonomike të tyre kanë qenë shërbimet dhe tregëtia

ambulante ushqimore. Sot midis shqiptarëve që jetojnë në këto vende, ka

mjaft sipërmarrës të suksesshëm si edhe personalitete të spikatura të

veprimtarive artistike, kulturore e sportive.

15

DIASPORA

NË SHBA

Shtresa më e hershme e diasporës shqiptare në ShBA janë arbëreshët

dhe pas tyre emigrantët ekonomikë që migruan në ShBA në periudhën

midis Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore. Shtresa e tretë

përbëhet nga emigrantët politikë që emigruan pas Luftës së Dytë Botërore

dhe vendosjes në Shqipëri të regjimit komunist. Shtresa e katërt përbëhet

nga emigrantët kosovarë dhe nga viset e tjera të ish Jugosllavisë, të cilët

migruan pas vitit 1971. Shtresa e pestë përbëhet nga shqiptarët që u

vendosën në ShBA pas vitit 1990, nëpërmjet Lotarisë Amerikane dhe

bashkimit familjar. Ndër figurat me kontribut politik-atdhetar dhe kulturor

janë Fan S. Noli, Faik Konica etj. Shoqatat shqiptare në ShBA si “Vatra”,

ndihmuan bashkimin e emigrantëve shqiptarë, ruajtjen e ndjenjës

kombëtare, hapjen e shkollave, botimin e librave shqip, mbështetën luftën

për liri e pavarësi, kundërshtuan ndërkombëtarisht copëtimin e

Shqipërisë, dhe kontribuan në Autoqefalinë e Kishës Ortodokse në

Shqipëri. Diaspora shqiptare mori zemër pas Konferencës së Versajës, në

1919, kur qeveria e ShBA-së u shpreh hapur për të drejtën e popujve të

vegjël për vetëvendosje. Pas këtij viti filloi kontributi i veçantë i ShBA për

mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kontribut i cili erdhi duke u rritur deri

në ditët e sotme. Në dekadat e para të shekullit XX, diaspora shqiptare e

ShBA-së ishte një diasporë e përfaqësuar. Fan S. Noli ishte deputeti i saj

në parlamentin e Shqipërisë. Aktualisht diaspora shqiptare në ShBA është

një lobiste e fuqishme pranë qeverisë dhe institucioneve amerikane në

mbështetje të zhvillimit dhe demokratizimit të Shqipërisë, Kosovës dhe

çështjeve të tjera të shqiptarëve në rajon. Diaspora shqiptare në ShBA

ruan dhe zhvillon traditat kulturore kombëtare dhe konkurron denjësisht

në veprimtaritë artistike kombëtare në Shqipëri.

16

DIASPORA

NË ARGJENTINË

Diaspora shqiptare në Argjentinë është formuar prej diasporës arbëreshe.

Fluksi më i madh drejt Argjentinës ndodhi në fillim të shekullit XX dhe

shumica e tyre u vendosën në kryeqytetin Buenos Aires. Në Argjentinë ka

jetuar për disa vite edhe poeti i njohur arbëresh Zef Serembe. Ndër

personalitetet më të njohur të shqiptarëve të Argjentinës janë shkrimtari

Ernesto Sabato dhe Kryepeshkopi Aleksandër. Në Buenos Aires ndodhet

selia e Kishës Ortodokse të shqiptarëve të diasporës në Amerikën Latine.

Shoqata “Skënderbeu” është përfaqësuesja kryesore e komunitetit

shqiptar në Argjentinë.

17

DIASPORA

NË SIRI

Shqiptarët migruan në Siri në dekadat e fundit të Perandorisë Osmane,

gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, në kohën kur po

rriteshin përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë. Një valë tjetër ndodhi

gjatë viteve 1912–1913, kur shqiptarët migruan në këtë vend për t’i

shpëtuar represionit serb. Shqiptarët e Sirisë janë vendosur kryesisht në

Damask dhe në disa qytete të tjera të mëdha të këtij vendi. Në Siri kanë

ushtruar veprimtarinë e tyre disa dijetarë shqiptarë të njohur për

krijimtarinë e tyre në kulturë, letërsi, ekonomi, politikë, ushtri, fenë islame

etj. Ndër më të shquarit prej tyre është poeti Abdyl Latif Arnaut.

18

DIASPORA

NË RUSI

Shqiptarët filluan të migrojnë në Rusi rreth fundit të shekullit XIX, në

mënyrë të tërthortë, nëpërmjet viseve të tjera të ish Perandorisë Osmane,

si Stambolli, Selaniku apo Bullgarisë. Këto valë migrimesh ndodhën për

shkak të nevojave të mëdha për fuqi punëtore në sektorët e industrisë,

ndërtimeve, hekurudhave etj. Shqiptarët në Rusi u vendosën kryesisht në

Kaukaz, por arritën deri në Irkutsk e Vladivostok. Gjatë viteve 1920-1930

në ish Bashkimin Sovjetik u vendosën mjaft emigrantë politikë shqiptarë,

të cilët zhvillonin veprimtari politike në kuadrin e Kominternit. Pjesë e

diasporës shqiptare në Rusi janë edhe familjet e krijuara nga martesat e

përziera të shqiptarëve që studjonin e punonin në ish Bashkimin Sovjetik

dhe që u larguan nga Shqipëria pas prishjes së marrëdhënieve midis dy

vendeve.

19

DIASPORA

NË AUSTRALI

Valët e para migratore të shqiptarëve drejt Australisë filluan në fund të

shekullit XIX dhe u zgjeruan në dekadat e para të shekullit XX, pas

shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët në Australi janë

integruar me sukses në institucionet vendase si edhe në jetën ekonomike,

shoqërore, kulturore e sportive. Ata zhvillojnë një jetë komunitare aktive

në mjaft qytete të vendit. Shqiptarët e Australisë kanë dhënë një kontribut

të veçantë në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

20

DIASPORA

NË GREQI

Në Greqi ndodhet komuniteti më i madh i emigrantëve shqiptarë, të cilët u

vendosën në këtë vend pas vitit 1990-të. Emigrantët shqiptarë janë një

vlerë e shtuar për ekonominë dhe shoqërinë në Greqi. Ata janë integruar

me sukses në tregun e punës dhe në shoqërinë vendase. Mjaft

personalitete të artit, kulturës dhe sporteve shqiptare që jetojnë e krijojnë

aktualisht në Greqi nderojnë jo vetëm këtë vend, por edhe atdheun e tyre,

Shqipërinë. Emigrantët shqiptarë në Greqi zhvillojnë një jetë aktive

komunitare dhe ndjekin e kontribojnë në zhvillimin ekonomik, shoqëror

dhe politik të Shqipërisë.

21

DIASPORA

NË ZVICËR

Diaspora shqiptare në Zvicër përbëhet nga dy grupime: shqiptarët nga

Kosova dhe viset e tjera shqiptare të ish Jugosllavisë, që emigruan në

Gjermani pas vitit 1971, me heqjen e vizave dalëse nga ky vend, dhe

shqiptarët nga Shqipëria që migruan pas vitit 1990. Grupi i parë i

diasporës shqiptare u shndërruan gradualisht nga emigrantë ekonomikë

në një komunitet emigrantësh politikë dhe mbështeten fuqimisht luftën për

pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përbëjnë aktualisht popullatën e katërt

më të madhe në Zvicër. Ky vend është një nga qendrat më të rëndësishme

të diasporës shqiptare, e cila ka pasur gjithmonë veprimtarë të spikatur të

nismave dhe projekteve të rëndësishme në të mirë të kombit.

22

DIASPORA

NË GJERMANI

Shqiptarët nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare emigruan në Gjermani

pas vitit 1971, me heqjen e vizave dalëse nga ish Jugosllavia. Me

intensifikimin e përpjekjeve për pavarësinë e Kosovës, emigrantët

ekonomikë u shndërruan në një komunitet emigrantësh politikë, të cilët

mbështeten fuqimisht luftën për pavarësinë e Kosovës. Pas vitit 1990,

drejt Gjermanisë migruan dhjetra mijra shqiptarë nga Shqipëria.

Shqiptarët në Gjermani, edhe pse të mirëintegruar në shoqërinë vendase,

zhvillojnë një jetë të larmishme komunitare, për të ruajtur kulturën dhe

gjuhën shqipe, promovuar bashkëpunimin ekonomik si edhe shkëmbimet

kulturore e arsimore midis Gjermanisë dhe Shqipërisë.

23

DIASPORA

NË MBRETËRINË

E BASHKUAR

Prej fillimit të shekullit XX në Mbretërinë e Bashkuar kishin migruan disa

intelektualë shqiptarë. Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, në

Londër ishin vendosur një grup i vogël ish krerësh të organizatave

antikomuniste, por pa ndikim në jetën e vendit pritës dhe të Shqipërisë.

Diaspora shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar filloi të formohet pas vitit

1990, prej shqiptarëve emigrantë ekonomikë nga Shqipëria si edhe prej

disa grupimeve azil-kërkuesish nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare në

rajon. Prezenca e shqiptarëve u rrit pas krizës së Kosovës në vitin 1999,

kur dhjetra mijra shqiptarë, kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria, u

vendosën në këtë vend. Pjesë e diasporës shqiptare në Mbretërinë e

Bashkuar janë sipërmarrës, artistë dhe sportistë të shquar. Vitet e fundit

jeta komunitare e diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar ka

ardhur duke u gjallëruar.

24

DIASPORA

NË KANADA

Shqiptarët filluan të migrojnë në Kanada pas vitit 1990, duke përfituar

kryesisht nga mundësitë që ofron programi i imigrimit në këtë vend të

specialistëve të kualifikuar. Në Kanada kanë migruar mjaft profesionistë

shqiptarë të talentuar, të cilët janë integruar me sukses në tregun e punës

dhe në shoqërinë vendase. Për nga cilësia dhe potencialet e saj, diaspora

në Kanada po shndërrohet në një pikë të rëndësishme referimi për

diasporën shqiptare.

25

DIASPORA

NË BELGJIKË

Diaspora shqiptare në Belgjikë u formua kryesisht pas mbarimit të Luftës

së Dytë Botërore dhe vendosjes në Shqipëri të regjimit komunist. Një

pjesë e përfaqësuesve të organizatave antikomuniste, shumica me prirje

monarkiste, u vendosën në këtë vend për tu organizuar e siguruar

mbështetje për përmbysjen e regjimit komunist. Pas vitit 1971, me heqjen

e vizave dalëse nga ish Jugosllavia, shqiptarë nga Kosova dhe republikat

e tjera të ish Jugosllavisë, u vendosën në këtë vend si emigrantë

ekonomikë. Fluksi i emigrantëve kosovarë u shtua gjatë viteve 1990, si

pasojë e rritjes së represionit serb. Pas vitit 1990 në Belgjikë migruan

edhe mjaft shqiptarë nga Shqipëria. Në Belgjikë, kryesisht në Bruksel,

jetojnë mjaft personalitete shqiptarë të kulturës dhe sipërmarrjes si edhe

ushtrojnë veprimtarinë e tyre mjaft shoqata kulturore shqiptare.

26

DIASPORA

NË VENDET SKANDINAVE

Diaspora shqiptare në vendet skandinave (Danimarkë, Norvegji, Suedi)

përbëhet nga tre grupime kryesore: shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe

Maqedonisë, të cilët migruan në këto vende gjatë viteve 1971-1990 si

emigrantë ekonomikë; shqiptarët që migruan nga Shqipëria pas vitit 1990

si emigrantë ekonomikë; shqiptarët që migruan nga Kosova pas vitit 1990

për t’i shpëtuar ashpërsimit të represionit serb. Shqiptarët në vendet

skandinave janë integruar në jetën ekonomike e shoqërore të vendeve

pritëse. Ata zhvillojnë një jetë komunitare aktive, kanë themeluar shoqata

kulturore, artistike, rinore e studentore, kanë hapur qendra kulturore,

kanale radiofonikë e televizivë, botojnë revista kulturore dhe zhvillojnë

veprimtari të shumta për të nxitur lidhjet dhe bashkëpunimin midis tyre dhe

me vendet e origjinës.

27

DIASPORA

NË AUSTRI

Austria ka qenë një destinacion i preferuar i shqiptarëve në të gjitha

kohrat. Megjithatë, komuniteti më i madh i emigrantëve ekonomikë

shqiptarë u vendos në këtë vend pas vitit 1990. Në Austri kanë studjuar,

krijuar e jetuar mjaft personalitete të kulturës dhe shkencës shqiptare, të

cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me institucionet universitare dhe

akademike vendase. Komuniteti shqiptar në Austri zhvillon një jetë aktive.

Disa shoqata kulturore, artistike e sportive janë krijuar dhe gjallërojnë

jetën e diasporës shqiptare në mjaft qytete të Austrisë.

28

DIASPORA

NË FRANCË

Shqiptarët filluan të migrojnë në Francë pas vitit 1990. Ndërkohë, pas

vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, kishin migruar në Francë një

grup i vogël ish krerësh të organizatave antikomuniste. Në Francë jetojnë

e krijojnë mjaft personalitetete të shquara të kulturës shqiptare. Shqiptarët

në Francë janë integruar në jetën ekonomike e shoqërore të vendit.

29

SAMITI I PARË

I DIASPORËS

TIRANË 2016

Synimi i organizimit të Samitit të parë të Diasporës ishte krijimi i një ure

bashkëpunimi, komunikimi e ndërveprimi, në të mire të ruajtjes dhe

forcimit të lidhjeve mes Diasporës dhe Atdheut. Gjithashtu, Samiti kishte si

qëllim vlerësimin e kontributit të çmuar që Diaspora shqiptare ka dhënë

ndër vite, si për mbrojtjen e të drejtave individuale e shoqërore, ruajtjen e

gjuhës dhe identitetit, mbrojtjen dhe avancimin e interesave

mbarëkombëtarë, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror të

Shqipërisë.

30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!