You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
DIASPORA

NË SHBA

Shtresa më e hershme e diasporës shqiptare në ShBA janë arbëreshët

dhe pas tyre emigrantët ekonomikë që migruan në ShBA në periudhën

midis Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore. Shtresa e tretë

përbëhet nga emigrantët politikë që emigruan pas Luftës së Dytë Botërore

dhe vendosjes në Shqipëri të regjimit komunist. Shtresa e katërt përbëhet

nga emigrantët kosovarë dhe nga viset e tjera të ish Jugosllavisë, të cilët

migruan pas vitit 1971. Shtresa e pestë përbëhet nga shqiptarët që u

vendosën në ShBA pas vitit 1990, nëpërmjet Lotarisë Amerikane dhe

bashkimit familjar. Ndër figurat me kontribut politik-atdhetar dhe kulturor

janë Fan S. Noli, Faik Konica etj. Shoqatat shqiptare në ShBA si “Vatra”,

ndihmuan bashkimin e emigrantëve shqiptarë, ruajtjen e ndjenjës

kombëtare, hapjen e shkollave, botimin e librave shqip, mbështetën luftën

për liri e pavarësi, kundërshtuan ndërkombëtarisht copëtimin e

Shqipërisë, dhe kontribuan në Autoqefalinë e Kishës Ortodokse në

Shqipëri. Diaspora shqiptare mori zemër pas Konferencës së Versajës, në

1919, kur qeveria e ShBA-së u shpreh hapur për të drejtën e popujve të

vegjël për vetëvendosje. Pas këtij viti filloi kontributi i veçantë i ShBA për

mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kontribut i cili erdhi duke u rritur deri

në ditët e sotme. Në dekadat e para të shekullit XX, diaspora shqiptare e

ShBA-së ishte një diasporë e përfaqësuar. Fan S. Noli ishte deputeti i saj

në parlamentin e Shqipërisë. Aktualisht diaspora shqiptare në ShBA është

një lobiste e fuqishme pranë qeverisë dhe institucioneve amerikane në

mbështetje të zhvillimit dhe demokratizimit të Shqipërisë, Kosovës dhe

çështjeve të tjera të shqiptarëve në rajon. Diaspora shqiptare në ShBA

ruan dhe zhvillon traditat kulturore kombëtare dhe konkurron denjësisht

në veprimtaritë artistike kombëtare në Shqipëri.

16