17.12.2012 Views

GJUHA SHQIPE - Presheva

GJUHA SHQIPE - Presheva

GJUHA SHQIPE - Presheva

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

afrua dhe ia preku bishtin. Qeni ngriti kokën, hapi gojën dhe i tregoi dhëmbët për t’ia bërë me

dije Currit se nuk bënte mirë që ia prekte bishtin. Por Curri, ose nuk e kuptonte, ose dëshironte

ta ngucte edhe më shumë... Andaj, për herë të dytë ia preku bishtin...Qeni se ç’u ngrit me

shpejtësi në këmbë dhe, me të lehura të shpeshta, iu turr prapa. Curri deshti t’i afrohet kopesë,

por nuk pati sesi, sepse qeni ia zuri rrugën pikërisht kah ana e kopesë. Për këtë, Currit iu desht

të ikën në drejtim tjetër...

E qeni s’i ndahej fare...

Kjo na bëri të frikësoheshim. Ashtu siç ishim, të frikësuar, e lamë lojën tonë dhe, unë

e një shoku im, vrapuam andej kah përroi, ndonëse s’e shihnim fare as qenin e as qengjin. Një

shokun tonë tjetër e lamë që të kujdeset për kopenë.

Nuk vonuam shumë së vrapuari dhe arritëm te përroi. Për çudinë tonë, te përroi nuk

ishte as qengji e as qeni... Vazhduam rrugën teposhtë përroit... Por kot, sikur t’i kishte lëshuar

toka: askund nuk ishin. Ai shoku im veç që nuk ia nisi të qajë sepse ai qengji ishte i deleve të

tij.

“Ku-ku për mua... e çfarë do të them te shtëpia, kur të shkoj, pa qengj?”-ankohej.

“Do ta gjejmë, sigurisht do ta gjejmë!”-e ngushëlloja.

Pas afro një ore sa ishim duke kërkuar, arritëm te përroi i madh, aty ku grumbulloheshin

edhe shumë përronj të tjerë. Por prapë qenin e qengjin nuk i gjetëm. Pas pak, andej kah majat

e bjeshkëve - u ngritën disa re të mëdha; disa re të zeza të cilat na bënin me dije se, pas pak do

të binte shi... Njëmend ashtu ngjau: njëherë mbi ne u sulën do pika të vogla, pastaj ato pika jo

vetëm që u rritën, por edhe u shumuan... Pas një shkreptime të rrufesë sikur u bë rrëmujë e

vërtetë... U strehuam nën degët e një lisi për t’u mbrojtur nga shiu. Aty para nesh hetuam se si

uji i përroit sa vinte shtohej edhe më shumë. Mandej ai ujë nisi të sjellë edhe degë të drunjve;

rrënjë të ndryshme. Për pak, krejtësisht harruam se ishim duke kërkuar qengjin dhe qenin e

humbur... Dhe ndoshta, nga frika e madhe që kishim prej asaj vërshime edhe do të harronim

sikur të mos e kishim vërejtur, matanë përroit qengjin e lagur që priste mu në breg të përroit.

Kur pa se nëpër përrua kalonte vërshimë e madhe, u step qengji dhe ktheu kokën prapa, andej

kah i vinte qeni... Mandej qengji bëri edhe dy hapa. Tash u gjend krejtësisht afër ujit, afër atyre

dallgëve të mëdha, veç sa nuk i sharronte këmba në ujë.

“I pafati unë, më shkoi qengji! Më shkoi Curri im!”-klithi shoku,-“Oh, çfarë do të them

në shtëpi kur të më pyesin prindërit e mi?”

Sa i humbëm të gjitha shpresat e në anën tjetër shokut tim i shkonin lotët faqes, edhe

qengji njëmend rrëshqiti me këmbët e para dhe u gjend në atë valë përrockës...

“Ku-ku për mua!”-klithi edhe shoku im.

Edhe vetë qeni u gjuajt mbi valë.

“Oh, tani edhe qeni im i mirë u mbyt!”-vazhdoi klithmën ai shoku im.

Edhe unë mendova njëherë se, vërtet, edhe qeni u mbyt. Por nuk ngjau ashtu. Përndryshe

po të ndodhte ashtu, siç mendonim ne gjatë atyre pak çasteve, kur qeni e qengji gjendeshin duke

u kacafytur me dallgë, ky tregim do të përfundonte dhimbshëm. Por, për fat të mirë të qenit,

qeni arriti me kohë dhe e kapi qengjin për qafe. Kur e shihnim qafën e qengjit në gojë të qenit

mendonim se po e hante por, pas pak kohe, kur pamë se qeni e tërhoqi qengjin dhe e qiti në

breg të përroit, u gëzuam pa masë. Curri ynë shpëtoi. Edhe shoku im i fshiu lotët... Krejtësisht

harruam se ishte duke rënë shi i madh. Ashtu, nëpër shi- u nisëm andej kah bregorja, kah ajo

lëndinë e madhe ku ishte kopeja, ku ishte edhe ai shoku ynë që e ruante kopenë. Qengjin e

mbanim në dorë, sepse ishte lagur e lodhur sa që nuk mund të mbahej në këmbë të veta, kurse

pas nesh vinte qeni ynë, ai qeni i guximshëm.

13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!