17.12.2012 Views

GJUHA SHQIPE - Presheva

GJUHA SHQIPE - Presheva

GJUHA SHQIPE - Presheva

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

uji i përroit sa vinte shtohej edhe më shumë. Mandej ai ujë nisi të sjellë edhe degë të drunjve;

rrënjë të ndryshme. Për pak, krejtësisht harruam se ishim duke kërkuar qengjin dhe qenin e

humbur... Dhe ndoshta, nga frika e madhe që kishim prej asaj vërshime edhe do të harronim

sikur të mos e kishim vërejtur, matanë përroit qengjin e lagur që priste mu në breg të përroit.

Kur pa se nëpër përrua kalonte vërshimë e madhe, u step qengji dhe ktheu kokën prapa, andej

kah i vinte qeni... Mandej qengji bëri edhe dy hapa. Tash u gjend krejtësisht afër ujit, afër atyre

dallgëve të mëdha, veç sa nuk i sharronte këmba në ujë.

“I pafati unë, më shkoi qengji! Më shkoi Curri im!”-klithi shoku,-“Oh, çfarë do të them

në shtëpi kur të më pyesin prindërit e mi?”

Sa i humbëm të gjitha shpresat e në anën tjetër shokut tim i shkonin lotët faqes, edhe

qengji njëmend rrëshqiti me këmbët e para dhe u gjend në atë valë përrockës...

“Ku-ku për mua!”-klithi edhe shoku im.

Edhe vetë qeni u gjuajt mbi valë.

“Oh, tani edhe qeni im i mirë u mbyt!”-vazhdoi klithmën ai shoku im.

Edhe unë mendova njëherë se, vërtet, edhe qeni u mbyt. Por nuk ngjau ashtu. Përndryshe

po të ndodhte ashtu, siç mendonim ne gjatë atyre pak çasteve, kur qeni e qengji gjendeshin duke

u kacafytur me dallgë, ky tregim do të përfundonte dhimbshëm. Por, për fat të mirë të qenit,

qeni arriti me kohë dhe e kapi qengjin për qafe. Kur e shihnim qafën e qengjit në gojë të qenit

mendonim se po e hante por, pas pak kohe, kur pamë se qeni e tërhoqi qengjin dhe e qiti në

breg të përroit, u gëzuam pa masë. Curri ynë shpëtoi. Edhe shoku im i fshiu lotët... Krejtësisht

harruam se ishte duke rënë shi i madh. Ashtu, nëpër shi- u nisëm andej kah bregorja, kah ajo

lëndinë e madhe ku ishte kopeja, ku ishte edhe ai shoku ynë që e ruante kopenë. Qengjin e

mbanim në dorë, sepse ishte lagur e lodhur sa që nuk mund të mbahej në këmbë të veta, kurse

pas nesh vinte qeni ynë, ai qeni i guximshëm.

Në tekstin e dhënë më lartë informacioni më kryesor është:

a) Një nga djemtë u frikësua që e humbi qengjin

b) Qeni vërtet e urrente qengjin

c) Qeni e shpëtoi qengjin

d) Qengji ishte i lazdruar, kërcente dhe bënte ç’donte

18. Lexo tekstin dhe nënvizo në tekst veçoritë më të rëndësishme:

“Gjatë njëzet minutave të fundit, - ne ju paraqitëm shkaqet kryesore pse fëmijtë po

i braktisin shkollat gjithnjë e më shumë. Të dhënat e mbledhura tregojnë qartë se shkaqet

kryesore janë varfëria në rritje, niveli i ulët i mësimdhënies dhe i kushteve të mësimit në shkolla,

si dhe problemet esenciale në familje. Çështja është se çfarë duhet bërë përtej këtij konstatimi.

Të gjithë, që nga organet e larta të pushtetit deri te qytetari më i thjeshtë, kemi përgjegjësi për

fatin e këtyre fëmijëve. Përgjegjësia e disave është ligjore. – e të tjerëve, morale. Edhe sa kohë

do të vazhdojmë kështu, duke bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh?

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!