07.09.2019 Views

udhezues-mesuesi-biologjia-8-dudaj

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Udhëzues mësuesi

BIOLOGJIA 8

Ky Udhëzues mësuesi i përgjigjet tekstit Biologjia 8

të shtëpisë botuese Dudaj.

Hartoi: Blerina Maliqati

Redaktoi: Rudina Çupi

TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT

Biologji VIII

35 javë X 2 orë/javë = 70 orë

Tematikat Shkalla 4 Numri i orëve

Ushqimi dhe tё ushqyerit

24 orë

Prodhimi i ushqimit nga drita e diellit

Sigurimi i ujit dhe i lёndёve ushqyese

Ushqimi dhe dieta e njeriut

Tretja te njeriu

SISTEMET Çlirimi i energjisё

24 orë

Frymёmarrja

Frymёkёmbimi

Gjaku dhe qarkullimi i tij

Riprodhimi

22 orë

Riprodhimi te kafshёt

Zhvillimi te njeriu

TOTALI

70 orё

PLANIFIKIMI VJETOR SIPAS TREMUJORËVE

FUSHA: Shkencat e natyrës

LËNDA: Biologji 8

Tematika

Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës

Shtator – Dhjetor (24 orë) Janar – Mars (24 orë) Prill – Qershor (22 orë)

Kreu 1. Ushqimi dhe të ushqyerit

Kreu 2. Çlirimi i energjisë

Kreu 3. Riprodhimi

SISTEMET

1.1 Prodhimi i ushqimit nga drita e diellit. Fotosinteza

1.2 Detyrë eksperimentale: Hetimi i fotosintezёs

1.3 Detyrё eksperimentale: Hetimi i pranisё sё

niseshtesё nё gjethe

1.4 Ushtrime

1.5 Ngjitja e ujit nёpёr bimё

1.6 Pёr çfarё duhet uji?

1.7 Detyrё eksperimentale: Thithja e kripёrave

minerale nga bima

1.8 Ushtrime

1.9 Ushqimi dhe dieta e njeriut (1)

1.10 Ushqimi dhe dieta e njeriut (2)

1.11 Dieta e balancuar

1.12 Ushtrime

1.13 Pёrsёritje

1.14 Sistemi tretёs. Goja dhe gёlltitja

1.15 Tretja nё stomak dhe nё zorrё

1.16 Ushtrime

1.17 Mungesa e vitaminave

1.18 Ngrёnia e tepёrt

1.19 Enzimat

1.20 Detyrё eksperimentale: Veprimi i enzimave

nё tretje

1.21 Ushtrime

1.22 Pёrsёritje

1.23 Vlerёsim i portofolit

1.24 Test përmbledhës

2.1 Pёrdorimi i energjisё. Frymёmarrja

2.2 Frymёmarrja aerobe. Frymёmarrja anaerobe

2.3 Ushtrime

2.4 Frymёkёmbimi

2.5 Veprimtari praktike: Diseksioni i mushkёrive

2.6 Detyrё eksperimentale: Cikli i frymёmarrjes

2.7 Detyrё eksperimentale: Thithja e oksigjenit

2.8 Detyrё eksperimentale: Temperatura dhe

frymёmarrja

2.9 Pirja e duhanit. Astma

2.10 Shkёmbimi i gazeve te bimёt

2.11 Ushtrime

2.12 Pёrsёritje

2.13 Harta e koncepteve pёr frymёmarrjen

2.14 Qarkullimi. Zemra dhe enёt e gjakut

2.15 Gjaku

2.16 Problemet shёndetsore tё zemrёs dhe enёve tё

gjakut

2.17 Ushtrime

2.18 Atletika dhe stёrvitja

2.19 Detyrё eksperimentale:Ndikimi i veprimtarive

fizike te rrahjet e zemrёs

2.20 Evoluimi i ideve rreth qarkullimit tё gjakut

2.21 Ushtrime

2.22 Pёrsёritje

2.23 Vlerёsim i portofolit

2.24 Test përmbledhës

3.1 Riprodhimi te kafshët

3.2 Sistemi riprodhues mashkullor

3.3 Sistemi riprodhues femёror

3.4 Cikli menstrual

3.5 Pllenimi

3.6 Shtatzënia

3.7 Lindja dhe binjakёt

3.8 Ushtrime

3.9 Modele tё pjellorisё

3.10 Puberteti

3.11 Modul mёsimor: Puberteti

3.12 Kontrolli i lindjeve dhe SST

3.13 Ushtrime

3.14 Hormonet dhe riprodhimi

3.15 Hormonet dhe pjelloria

3.16 Ushtrime

3.17 Pёrsёritje

3.18 Projekt

3.19 Projekt

3.20 Projekt

3.21 Vlerësim i portofolit

3.22 Test përmbledhës

PLANIFIKIMI I TREMUJORIT TË PARË

PERIUDHA SHTATOR-DHJETOR

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇE

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit

Nxënësi:

merr pjesë në bashkëbisedime me moshatarët dhe të rriturit për tema me interes mësimor dhe shoqëror duke bërë pyetje, dhënë përgjigje dhe veçuar informacionin kryesor;

transmeton saktë të dhënat e mbledhura për një temë konkrete në formë tekstuale, numerike, verbale, elektronike apo në ndonjë formë tjetër të të shprehurit;

përshkruan me gojë dhe me shkrim një ngjarje të lexuar ose të dëgjuar duke ruajtur rrjedhën logjike të saj;

analizon përmbajtjen dhe kuptimin e nocioneve (koncepteve) të reja duke përdorur leksikun e përshtatshëm.

Kompetenca e të menduarit

Nxënësi:

paraqet në forma të ndryshme (me gojë, të shkruar, grafike, me simbole) argumente për të përforcuar mendimin apo qëndrimin e vet për një problem nga fusha të caktuara;

përzgjedh dhe klasifikon informacionin nga burime të ndryshme në bazë të një kriteri të caktuar për një temë konkrete dhe e përdor për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e

një problemi/detyre;

argumenton ndërmarrjen e hapave konkretë të cilët çojnë në përfundimin e një detyre/veprimtarie, zgjidhjen e një problemi, të ndonjë punimi në klasë/shkollë apo gjetiu;

demonstron zgjidhjen e një problemi (të matematikës, gjuhësor etj.) bazuar në të dhënat tekstuale, numerike, eksperimentale të detyrës, e cila realizohet në klasë/shkollë apo

jashtë saj, argumenton ecurinë për arritjen e rezultatit;

identifikon me anë të krahasimit dallimet dhe ngjashmëritë midis ligjeve dhe dukurive që ndodhin në natyrë me ato në shoqëri duke vënë në dukje lidhjen shkak-pasojë midis

këtyre dukurive.

Kompetenca e të nxënit

Nxënësi:

regjistron në formë të shkruar, grafike, etj., informacionin/faktet për një temë; veçon me anë të teknikave të ndryshme pjesët sipas rëndësisë dhe nevojës për temën/detyrën e

dhënë;

regjistron, skedon dhe përdor teknika të tjera për të menaxhuar informacionin/ faktet ose formulat për një temë duke i radhitur ato sipas llojit, burimit dhe rëndësisë;

paraqet/skicon idetë e veta për ecurinë dhe mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti duke e argumentuar para të tjerëve;

paraqet në mënyrë të pavarur udhëzimet/simbolet e dhëna në libër, skicë, plan, partiturë muzikore, skenar, koreografi etj., për të përmbushur një veprim, aktivitet ose detyrë që

kërkohet prej tij/saj;

shfrytëzon në mënyrë të efektshme teknika të ndryshme gjatë të nxënit të temës së dhënë duke klasifikuar informacionin e njohur nga ai i panjohur si dhe atë që është i paqartë;

përdor elementët e portofolit personal për vetëvlerësimin dhe identifikimin e anëve të forta, i shfrytëzon ato për përparimin në mësime dhe për orientimin për karrierë.temë duke i

radhitur ato sipas llojit, burimit dhe rëndësisë.

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin

Nxënësi:

analizon pasojat që sjell dëmtimi i mjedisit për jetën e njeriut dhe biodiversitetit duke i paraqitur idetë në formë të shkruar ose në ndonjë formë tjetër të të shprehurit, jep

mendimin dhe qëndrimin e vet për këtë çështje

përdor programet kompjuterike për përpunimin e të dhënave dhe paraqitjen e vizatimeve/diagrameve të nevojshme për përgatitjen e materialeve individuale apo/dhe

publikimeve të ndryshme të shkollës;

përdor materiale, burime të ndryshme informimi dhe teknologjinë në shkollë dhe në jetën e përditshme si ndihmë për përparimin në mësime dhe për orientim në karrierë;

Kompetenca personale

Nxënësi:

vlerëson vlerën ushqyese të ushqimeve që konsumon, duke i klasifikuar ato në bazë të nevojave të individit për to në situate të ndryshme (gjatë stinëve, sëmundjeve etj.);

argumenton nevojën e respektimit të regjimit ushqimor të shëndetshëm dhe të regjimit ditor, javor apo mujor sipas udhëzimeve të lexuara ose të dëgjuara nga mjeku gjatë një

diskutimi në klasë, shkollë apo në familje;

vlerëson domosdoshmërinë e kushteve higjienike për përgatitjen dhe konsumimin e ushqimeve dhe pijeve, shpjegon rrethanat e mundshme të helmimit nga papastërtia;

dallon sjelljen korrekte nga ajo jo korrekte gjatë punës në grup ose në situata emocionale dhe propozon masat për parandalimin/tejkalimin e tyre;

shpjegon rëndësinë e identifikimit të personave dhe shërbimeve kompetentë të nevojshëm për mbështetje në situata që konsiderohen potencialisht të rrezikshme për shëndetin

fizik dhe mendor.

Kompetenca qytetare

Nxënësi:

praktikon të drejtat dhe detyrimet si qytetar në situate konkrete të jetës së përditshme, në klasë, shkollë, komunitet ose gjatë diskutimit dhe respektimit të mendimit të tjetrit;

reagon ndaj personave të cilët shkelin, cënojnë ose mohojnë të drejtat e të tjerëve duke i ilustruar këto sjellje me shembuj të figurave të shquara historike, personazheve nga

letërsia a filmat si dhe arsyeton pasojat e këtyre veprimeve për individin, grupin dhe komunitetin;

solidarizohet me personat në nevojë ose të rrezikuar, duke ndërmarrë veprime konkrete për afrimin e ndihmës sipas nevojës që kanë;

identifikon paragjykimet apo dukuritë jo të mira në klasë, shkollë apo në komunitet, mban qëndrim ndaj tyre duke propozuar veprime konkrete parandalimi.

Kompetenca digjitale

Nxënësi:

përdor TIK-un për të lehtësuar procesin e të nxënit dhe për të rritur efektivitetin në mësimnxënie;

përdor mjetet multimediale për të bashkëpunuar me persona të tjerë dhe për të rritur produktivitetin e tij dhe të nxënit efektiv;

bashkëpunon me moshatarët e tij duke përdorur mjetet e telekomunikacionit bashkëpunues, për të hetuar tema mësimore, për të zgjidhur çështje dhe probleme që mund të

lindin në shkollë dhe jashtë saj;

përdor me saktësi komandat e avancuara të programeve standarde për përpunimin e teksteve, tabelave, videove e fotografive për prezantime.

Kompetenca I: Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre

a) Nxënësi përcakton problemin:

identifikon karakteristikat shkencore të problemit;

formulon problemin.

b)

c) Nxënësi zgjedh hetimin ose skicon strategjinë:

konsideron strategji të ndryshme;

planifikon procedurën.

d)

e) Nxënësi realizon procedurën:

ndjek hapat e planit.

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË LËNDËS/FUSHËS

Kompetenca II: Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore

a) Nxënësi identifikon ndikimet e shkencës dhe të teknologjisë:

studion ndikimet afatgjata të shkencës dhe të teknologjisë tek individët, shoqëria, mjedisi dhe ekonomia;

vendos shkencën dhe teknologjinë në kontekstet e tyre sociale dhe historike, si dhe studion ndikimin e tyre në mënyrën e jetesës së njerëzve;

b)

c) Nxënësi kupton si funksionojnë objektet teknike:

demonstron kuriozitet rreth disa objekteve teknike;

shqyrton përbërjen dhe funksionimin e tyre;.

d)

e) Nxënësi kupton dukuritë natyrore:

pyet veten rreth mjedisit të tij/saj;

përshkruan karakteristikat e tij/saj.

Kompetenca III: Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës

a) Nxënësi shkëmben informacione shkencore me të tjerët:

krahason të dhënat dhe procedurat e tij/saj me ato të të tjerëve;

b)

c) Nxënësi përhap dhe zhvillon njohuritë ose rezultatet shkencore:

përdor mënyra të ndryshme për prezantimin e informacionit (p.sh., simbolet, tabelat, vizatimet teknike);

d)

e) Nxënësi interpreton dhe formulon mesazhe shkencore:

- përdor informacionin shkencor dhe teknologjik të marrë nga burime të ndryshme.

Nr.

1

Tematika

Kreu

Kreu 1

Temat mësimore

1.1 Prodhimi i ushqimit nga drita e

diellit. Fotosinteza

Ushqimi

SISTEMET dhe

2 tё ushqyerit 1.2 Detyrё eksperimentale. Hetimi i

fotosintezёs

3 1.3 Detyrё eksperimentale. Hetimi i

pranise sё niseshtesё nё gjethe

4 1.4 Ushtrime. Fotosinteza

Situata e parashikuar

e të nxënit

Si e sigurojnё bimёt ushqimin?

Për të formuar lëndën

ushqyese, bimët kanë nevojë

për lëndë joorganike dhe për

energjinë e dritës.

Çfarë i duhet bimës për të

prodhuar lëndën ushqyese?

Për të formuar lëndën

ushqyese, bimët kanë nevojë

për lëndë joorganike dhe për

energjinë e dritës së diellit.

Niseshteja ёshtё ushqimi qё

bima prodhon. Si arrin bima ta

prodhojё atë? Si mund ta

hetojmё praninё e niseshtesë

nё gjethe?

5 1.5 Ngjitja e ujit nёpёr bimё Uji ёshtё i domosdoshёm pёr

6 1.6 Pёr çfarё duhet uji?

jetёn. Uji është substanca që

përbën shumicën e lëndës së

një qelize bimore, shtazore

apo njerëzore. Të gjitha

reaksionet që ndodhin në

organizmin e gjallesave për

kryerjen e proceseve të

ndryshme jetësore kanë

nevojë për praninë e ujit.

7 1.7 Detyrё eksperimentale: Thithja e

kripёrave minerale nga bima

8 1.8 Ushtrime. Thithja e ujit

Si mund të “gjurmojmë”

transportin e lëndëve minerale

nëpër bimë me anë të

ngjyruesve? Si udhëtojnë ato

bashkë me ujin përmes enëve

të ksilemës?

9 1.9 Ushqimi dhe dieta e njeriut (1) Një dietë e baraspeshuar - një

10 1.10 Ushqimi dhe dieta e njeriut (2) jetë e shëndetshme. Përbërësit

11 1.11 Dieta e balancuar

Metodologjia

dhe veprimtaritë

e nxënësve

Hetime,

vëzhgime,

eksperimente,

mbledhje

rezulatatesh.

Pasqyrimi i tyre

në tabela dhe

grafikë.

Interpretim i të

dhënave.

Veprimtari

hulumtuese

Veprimtari me

shkrim

Diskutim

Pyetje- përgjigje

Sfida individuale

Veprimtari në

dyshe / në grupe

Veprimtari matëse

Poster, vizatime

Lojëra

TIK, Kërkim në

internet

Vlerësimi

Vlerësim i vazhduar.

Vlerësime të

mbështetura në

mbarëvjatjen e

nxënësve

(individualisht, në

dyshe dhe në grup).

Vlerësimi i njëri-tjetrit.

Vlerësimi formues,

përmbledhës,

diagnostikues, me

gojë dhe me shkrim.

Vlerësim i

veprimtarive praktike

(hetime,

eksperimente etj.), i

skicimit të posterit, i

vizatimeve,

grafikëve,

pjesëmarrja në

projekte,

lojëra dhe kuice,

debate, lojë me role.

Vlerësim i detyrave

të shtëpisë, i

detyrave individuale

Vlerësim përmes

portofolit.

Burime dhe

materialet

Teksti i

nxënësit

Udhëzuesi i

mësuesit,

Fletorja e

Punës

etiketa

ushqimesh,

pjata letre,

tabelë e

strukturës së

gjethes,

tretësirë jodi,

bimë, fletë

alumini/karton

i errët (i zi),

tabelë

rezultatesh;

pjesë të një

bime ujore,

gotë e madhe

uji, hinkë etj.

Burime

dytësore

(p.sh. libra,

internet,

video)

tretësirë

amilaze 0.5%,

tretësirë

niseshteje

0.5%,

shiringë 5cm 3

etj.

lapsa me

ngjyra,

spango ose

12 1.12 Ushtrime që përmbajnë ushqimet që ne

hamë janë shumë të

rëndësishme për shëndetin

tonë. Një dietё e shëndetshme

pёrmirёson energjinё dhe

ndjenjёn e mirёqenies dhe

zvogёlon rrezikun tuaj ndaj

shumё sëmundjeve dhe

ngadalëson procesin e plakjes.

13 1.13 Pёrsёritje

14 1.14 Sistemi tretёs. Goja dhe gёlltitja Si e përdor organizmi

15 1.15 Tretja nё stomak dhe nё zorrё ushqimin? Njerëzit e marrin atë

nga bimët ose nga kafshët e

tjera. Ai përbëhet nga molekula

të mëdha që nuk mund të

përthithen nga gjaku. Këto

molekula komplekse duhen

zbërthyer, përthithur dhe

shndërruar në formën që i

nevojitet trupit.

16 1.16 Ushtrime. Tretja

17 1.17 Mungesa e vitaminave Pse marinarët u quajtën

“njerëzit e limonit”? Shumë

njerëz në kohë të ndryshme,

kanë menduar se sëmundjet

mund të shkaktohen nga

mungesa e ndonjë vitamine

në dietën ushqimore. Mjekësia

popullore ka përdorur shumë

lloje ushqimesh për kurimin e

sëmundjeve.

fill pambuku

kunj

dhëmbësh

thumb me dy

hapje

postera, foto,

modele,

makete,

diagrame,

mjete grafike

videoprojektor

vabineti,

oborri i

shkollës

18 1.18 Ngrёnia e tepёrt Obeziteti një dukuri gjithnjë e

më e përhapur. Rritja e numrit

të njerëzve të prekur nga

obeziteti është dukuri globale.

Mjekët e kanë shprehur hapur

shqetësimin për shkak të

problemeve shëndetësore që

mund të shkaktojë obeziteti. Ai

rrit mundësinë e zhvillimit të

sëmundjeve të ndryshme.

19 1.19 Enzimat Enzimat zbërthejnë. Vetitë që

20 1.20 Detyrё eksperimentale.

Veprimi i enzimave nё tretje

21 1.21 Ushtrime

22 1.22 Pёrsёritje

23 1.23 Vlerёsim i portofolit

24 1.24 Test përmbledhës

kanë i bëjnë enzimat tejet të

dobishme në shumë fusha të

industrisë. Ato mund të

përdoren gjithashtu në disa

mënyra në shtëpitë tona.

Aftësia e tyre për të

përshpejtuar reaksione të

caktuara në temperatura dhe

në trysni të ulëta na kursejnë

shumë kohë, energji dhe para.

PLANIFIKIMI I ORËVE MËSIMORE

TË TREMUJORIT TË PARË

SHTATOR-DHJETOR

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 1

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.1 Prodhimi i ushqimit nga

drita e diellit. Fotosinteza

Situata e të nxënit: Si e sigurojnё bimёt ushqimin?

Për të formuar lëndën ushqyese, bimët kanë nevojë për

lëndë joorganike dhe për energjinë e dritës së diellit.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

eksploron si bimët kanë nevojë për dioksid karboni, ujë dhe dritë për të

kryer fotosintezën në mënyrë që të prodhojnë biomasën dhe oksigjenin;

diskuton rëndësinë e fotosintezës për bimët.

Burime: teksti i nxënësit, skemë e strukturës së gjethes,

gjethe, skema të paemërtuara prerjesh tërthore të gjethes.

tekste shkencore, enciklopedi apo materiale nga interneti

Fjalët kyç:

dritë

fotosintezë

gojëza

kloroplaste

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: Edukimi mjedisor

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Shkrim i shpejtë / Lexim i njëpasnjëshëm/ Ditar dypjesësh

Parashikimi. Shkruaj në tabelë shprehjen: “Bimët nuk kanë nevojë për të ngrënë”. U kërkoj

nxënësve të shkruajnë shkurt se si e kuptojnë ata këtë fakt. I ftoj të përmendin terma që përcaktojnë

procesin e të ushqyerit, si: ha, ngrënë, ushqim, ushqehem, të ushqyerit, gatesë, gatim etj. dhe i shënoj në

dërrasë. Ata përkufizojnë secilën fjalë dhe diskutojnë për dallimet që kanë mes tyre. E drejtoj

diskutimin përmes pyetjeve, si: Ku qëndron ndryshimi mes fjalëve ha dhe ushqehem? Me çfarë hamë ne

njerëzit? Po kafshët?. Po bimët? A mund të themi që bimët hanë? Pse?

Ndërtim i njohurive. U kërkoj nxënësve të lexojnë tekstin, duke pasur parasysh dhe detyrёn e

mëparshme qё zhvilluan dhe, pas leximit u shpërndaj fleta tё printuara me pyetjet e mëposhtme:

- Cilat janë dy lëndë që u nevojiten bimëve për të kryer fotosintezën?_______________________

- Cilat janë dy lëndët që formohen gjatë fotosintezës?______________________________

- Çfarë e siguron energjinë për fotosintezë?____________________________________________

- Ku kryhet procesi i fotosintezës tek bimët?___________________________________________

- Pse oksigjeni është një mbetje?_____________________________________________________

- Për çfarë përdoren karbohidratet?___________________________________________________

- Si futet në gjethe dyoksidi i karbonit, për të cilin bimët kanë nevojë për të kryer fotosintezën?

Përgjigjet e pyetjeve jepen me shkrim te fletorja e klasёs. Diskutohen me nxёnёsit përgjigjet e

pyetjeve dhe korrigjohen apo saktësohen në rast se nuk janë të sakta. U kёrkoj nxёnёsve tё

vizatojnë strukturën e thjeshtë të gjethes, si dhe tё tregojnё si është përshtatur ajo për tё kryer

procesin e fotosintezës dhe prodhimin e ushqimit.

Përforcimi: Nxënësve u kërkohet të përkufizojnë termat kyçe: kloroplast, fotosintezë dhe gojëza. Ata

fillimisht diskutojnë në grupe të vogla e më pas mendimet rrihen me të gjithë klasën.

Vlerësimi: Vlerësohen nxёnёsit për saktësinë e përgjigjeve tё dhёna dhe për aktivizimin në grup.

Detyrë shtëpie: Fletore Pune, faqe 5-6, pyetjet përmbledhëse 1 dhe 2.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 2

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.2. Detyrё

eksperimentale. Hetimi i fotosintezёs

Situata e të nxënit: Çfarë i duhet bimës për të prodhuar

lëndën ushqyese? Për të formuar lëndën ushqyese, bimët kanë

nevojë për lëndë joorganike dhe për energjinë e dritës së diellit.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

demonstron eksperimentalisht

- praninë e niseshtesë në gjethe;

- nevojën e bimës për dritë;

- praninë e klorofilit për të prodhuar ushqimin në fotosintezë;

- prodhimin e oksigjenit në fotosintezë.

Fjalët kyç:

fotosintezë

niseshte

klorofil

gjethe

dyoksid karboni

Burime: Fletorja e Punёs (faqe 7-10), bimë e mbajtur në errësirë Lidhja me fushat e tjera ose

për 48 orё, fletë alumini / karton i errët (i zi) e/i prerë në shirita, me temat ndërkurrikulare:

gërshërë.

Arti Pamor.

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Hap pas hapi

Në këtë veprimtari nxënësit do tё hetojnë nëse drita, klorofili dhe dyoksidi i karbonit janë të

nevojshme për fotosintezën. Ata do tё përdorin testin për praninё e niseshtesë me tretёsirё jodi.

Hapi I. Lexohen detyrat e shtëpisë dhe, nëpërmjet përgjigjeve të tyre, nxënësit rikujtojnë

njohuritë mbi prodhimin e ushqimit të bimëve nga drita e diellit. Kjo do t’i ndihmojë ata për

kryerjen e veprimtarisë në vazhdim.

Hapi II. Ndahen nxёnёsit në grupe dhe secilit grup i jepet një eksperiment i caktuar për të kryer.

Duke u bazuar në hapat e shpjeguar te Fletorja e Punës ata ndajnë detyrat brenda grupit dhe

grumbullojnë mjetet e punës dhe përshtatin mjedisin për kryerjen e eksperimentit. Paraprakisht

kam lënë në errësirë katër bimë në vazo për rreth dy ditë, nё mёnyrё qё t’u mbarojnё rezervat e

niseshtesё.

Eksperimenti për klorofilin

Shpjegoj nevojën e eksperimentimit me një bimë që të ketë gjethe jo vetëm jeshile, por të jetë me

dy ngjyra të ndryshme (p.sh., të gjelbra e të bardha).

U kёrkoj nxënësve të shohin gjethen me ngjyra tё ndryshme dhe të dallojnë zonën ku klorofili është i

pranishëm dhe zonën ku ai mungon. Ata e dallojnё nёpёrmjet ngjyrёs sё gjelbër, e cila vёrteton

praninё e klorofilit. Nxёnёsit testojnё njё gjethe me tretёsirё jodi, pёr tё vёrtetuar praninё e

niseshtesё. Gjethja merr ngjyrё blu (te zonat që më parë ishin të gjelbra) dhe ngjyrë kafe (te zonat që

nuk ishin të gjelbra). Ata mbajnë shënim për çdo hap. Në fund, pasi të kenë vëzhguar edhe

eksperimentet e grupeve të tjera, ata diskutojnë dhe nxjerrin përfundimet e tyre.

Eksperimenti për dritën

Nxënësit ndjekin ecurinë e punës që tregohet te Fletorja e Punёs: mbulojnë një pjesë të gjethes

(bima është lënë për 48 orё në errësirë) me një copë letër alumini ose me karton të zi (letër të

zezë). E vendosin bimën në një vend me diell dhe u lihet detyrë që pas dy ditësh (në praninë e

mësuesit/es) ta testojnë atë me tretësirë jodi, pёr tё vёrtetuar praninё e niseshtesё. Gjethja do të

marrë ngjyrё blu. Nxënësit do të shënojnë faktet e vëzhgimet e kryera dhe do të dalin në

përfundimet e duhura.

Eksperimenti për dyoksidin e karbonit

Nxёnёsit marrin dy bimё nё vazo, tё cilat, si nё eksperimentet mё sipër, janë lёnё t’u mbarojnё

rezervat e niseshtesё. I mbulojnё ato me kёmbana qelqi dhe i emёrtojnё bima A dhe bima B.

Brenda bimës A vendosin sodё buke, e cila prodhon CO2.

Brenda bimës B vendosin NaOH, i cili thith CO2.

I vendosin bimёt nё diell. Në përfudim të orëve të mësimit, pasi të kenë kaluar të paktën 6 orë,

ata kryejnё te gjethet testin e niseshtesё pёr tё dyja bimёt.

Përforcimi: U kërkoj nxënësve të bëjnë njё pёrmbledhje tё rezultateve tё marra pёr eksperimentet

e kryera e të diskutojnë rreth tyre. Ata mund të krijojnë një skemë të përbashkët, për të treguar se

për cilat elemente ka nevojë bima që të rritet.

Situata quhet e realizuar nëse nxënësi/ja: ndjek saktë hapat e veprimtarisë praktike; mban shënime;

përdor siç duhet mjetet; përshkruan mirë eksperimentin që ka kryer; interpreton rezultatin.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për saktësinë në ecurinë e eksperimenteve, për shkathtësitë

praktike dhe për interpretimin e rezultateve.

Detyrë shtëpie: Vizatoni pamjet e gjethes nё dritё dhe në errёsirё.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 3

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.3. Detyrё eksperimentale.

Hetimi i pranisё sё niseshtesё nё gjethe

Situata e të nxënit: Niseshteja ёshtё ushqimi qё

bima prodhon. Si arrin bima ta prodhojё atë? Si

mund ta hetojmё praninё e niseshtesë nё gjethe?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

provon eksperimentalisht praninё e amidonit nё gjethe;

arrin tё lexojё rezultatet dhe tё sigurohet nё vёrtetёsinё e tyre;

vlerëson vëzhgimet dhe analizon eksperimentin e kryer.

Burime: Fletorja e Punёs, bimë e mbajtur në një vend me

diell për disa ditë, tretësirë jodi, gotё zjarrduruese, furnelё

me korrent, pikatore, pjatё petri, alkool, kapёse provёzash.

Fjalët kyç:

fotosintezë

niseshte

klorofil

glukozë

Lidhja me fushat e tjera ose me

temat ndërkurrikulare: Kimi, Art

pamor

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Hap pas hapi

Parashikimi: Sigurohem që nxënësit e kuptojnë lidhjen midis fotosintezës dhe prodhimit të

niseshtesë, duke shpjegon se një pjesë e glukozës së prodhuar gjatë fotosintezës ruhet në gjethe si

niseshte. Prezantohen disa detyra shtëpie nga ora e kaluar ku nxënësit vëzhgojnë me kujdes

pamjet e gjethes në dritë dhe në errësirë. I njoh nxënësit me veprimtarinë që do të kryhet: hetimi i

pranisё së niseshtesё nё gjethe me tretёsirё jodi. U tregohej atyre që ndryshimi i ngjyrës mund të

jetë i vështirë për t’u pikasur në një gjethe të gjelbër, derisa pigmenti i gjelbër, klorofili, të mos jetë

larguar, si dhe se tretësira e jodit “kap” vetëm sipërfaqen e gjethes. U kërkoj të vizatojnë gjethen

pas testimit (eksperimentit).

Ndërtimi i njohurive: Klasa ndahet në grupe me nga 4-5 nxёnёs dhe grupet ndajnë detyrat mes

tyre. Ata ndjekin ecurinë apo hapat e kryerjes së detyrës praktike, të paraqitura në Fletoren e

Punёs. U sugjerohet të mbajnë shënime për çdo fazë të eksperimentit. Kur përfundojnë, i pyes:

- Çfarë ngjyre kishte gjethja para vendosjes nё alkool? Po më pas, ç’ngjyrë mori?

- Ç’ngjyrë mori tretёsira e jodit nё kontakt me gjethen e çngjyrosur?

- Çfarë ngjyre merr amidoni nё prani tё niseshtesë?

Përforcimi: Diskutohet rreth pyetjes: Çfarë rezultati mendoni se do të kishte nëse bima do të ishte

mbajtur në errësirë?

Detyra eksperimentale quhet e realizuar nëse nxënësi/ja: ndjek saktë hapat e veprimtarisë praktike;

mban shënime; përdor siç duhet mjetet; përshkruan mirë eksperimentin që kryen, nxjerr

përfundimet dhe i interpreton ato.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për saktësinë në ecurinë e eksperimentit, për shkathtësitë dhe për

interpretimin e rezultateve.

Detyrë shtëpie: Pasqyroni në fletore rezultatet e detyrës eksperimentale.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 4

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.4. Ushtrime. Fotosinteza Situata e të nxënit: ____________________

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyç:

Nxënësi/ja:

fotosintezё

shpjegon kërkesat e ushtrimeve;

dritё

arsyeton/argumenton përgjigjet;

errёsirё

mbështet zgjidhjet mbi bazën e dijeve të qëndrueshme teorike.

Burime: teksti i nxënësit (faqe 8),

Fletorja e Punës

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

edukimi shëndetësor, edukimi mjedisor, Kimi, Matematikë

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Rikujtim i njohurive / Punë në grupe / Diskutim

Parashikim. Nxënësit hapin fletoret ku kanë mbajtur shënimet e eksperimenteve që zhvilluan

orët e kaluara, për të bërë një rikujtim të njohurive, pjesa tjetër e të cilave rikujtohet përmes

pyetjeve të mësuesit/es.

Ndërtim i njohurive. Klasa ndahet në grupe me nga 4-5 nxënës. Mësuesi/ja u cakton tri grupeve

të para të zgjidhin ushtrimet 1, 4 dhe 5 në faqen 8 të tekstit të nxënësit, ndërsa tre grupeve të tjera

ushtrimet 2, 3 dhe 6 po aty.

Nxënësit e secilit grup diskutojnë dhe mbajnë shënime për secilin ushtrim. Pas kësaj, ata caktojnë

një përfaqësues për të prezantuar zgjidhjet para grupimit të tyre (dy grupeve të tjera të grupimit

të parë), duke këmbyer shënimet, për të verifikuar saktësinë.

Kjo teknikë e të nxënit në bashkëpunim zgjat 20 minuta apo më shumë.

Përforcim. Përgjigjet (me radhë) jepen nga nxënësit përfaqësues të secilit grup. Nëse përgjigjja e

njërit grup nuk është e saktë, kërkohet përgjigja nga nxënës të veçantë të grupeve të tjera, në

mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja aktive e sa më shumë nxënësve.

U drejtoj pyetjet sipas shkallës së vështirësisë, në përputhje me nivelin e nxënësit.

Situata quhet e realizuar nëse nxënësi:

- merr pjesë aktive në zgjidhjen e saj;

- zgjidh ushtrime të niveleve të ndryshme;

- bashkëpunon me grupin, diskuton lirisht për zgjidhjen e ushtrimeve.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve, për arsyetimin dhe për

argumentimin e zgjidhjes, për kontributin e punës në grup.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 5

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.5. Ngjitja e ujit

nёpёr bimё

Situata e të nxënit: Uji ёshtё i domosdoshёm pёr jetёn. Rreth

80 % e planetit tonë është ujë dhe afërsisht po aq për qind ka edhe

organizmi i njeriut. Uji është substanca që përbën shumicën e lëndës

së një qelize bimore, shtazore apo njerëzore. Të gjitha reaksionet që

ndodhin në trupin e njeriut në veçanti dhe të gjallesave në

përgjithësi për kryerjen e proceseve të ndryshme jetësore kanë nevojë

për praninë e ujit.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• heton dhe përshkruan transportin e ujit dhe kripërave minerale te bimët

me lule;

• përshkruan si i përshtaten qimet thithëse funksionit të tyre.

Burime: teksti, Fletorja e Punës,

bimё, gotё me ujё

Fjalët kyç:

osmozё

membranё

qelizore

rrymё

transpirimi

transpirim

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

Edukimi mjedisor

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Diskutim i njohurive paraprake/ Imagjinata e drejtuar/ Punë me grupe

Parashikimi. Pyes nxënësit: A dini ndonjë mënyrë se si mund t’i ujitim bimët kur

shkojmë me pushime? Pse bimët kanë nëvojë për ujë? (Shihni figurat.)

Bashkë me nxënësit rikujtojmë eksperimentet që provuan se për çfarë ka nevojë

bima për të kryer fotosintezën (klorofili, drita, dioksidi i karbonit dhe uji) dhe

theksoj se uji ёshtё njё element shumë i domosdoshёm pёr jetёn e bimës (ashtu

si dhe për jetën e të gjitha gjallesave në Tokë).

Ndërtimi i njohurive. Nxёnёsit rikujtojnё mёnyrat se si bimёt e sigurojnё atё.

Ata rikujtojnë ekuacionin:

I drejtoj ata me anë të pyetjeve, si:

- Ç’ndodh me bimën nëse nuk ka ujë mjaftueshëm? Si e “ekonomisin” bimët ujin?

- Si përshtaten bimët me sasinë e ujit që kanë në mjedisin ku rriten? (Pse bimët e

shkretëtirave i shndërrojnë gjethet në gjemba dhe pse bimët që rriten me shumë ujë i kanë gjethet të

mëdha?).

Pyes edhe se nëpër ç’proces kalon uji nëpër organizmin e njeriut dhe në atë të kafshëve dhe i

shënon në tabelë (Po bimët që nuk kanë gojë, si ia bëjnë të thithin ujin?). Pastaj, shënoj rrugët nga

kalon uji nëpër pjesët e një bime.Pra:

qimet thithëse të rrënjës enët e ksilemës kërcell e gjethe avullon përmes gojëzave

Më pas, duke vizatuar nё tabelё skemёn e osmozës, shpjegoj se ç’është ajo dhe si funksionon.

Shpjegoj konceptin e transportit tё ujit duke demostruar me njё bimё nё njё gotё me ujё tё

ngjyrosur me bojё, nё tё cilёn ёshtё vendosur njё natё më parë. Nxёnёsit vёrejnё bojёn qё ёshtё

ngjitur nё kёrcell e në gjethe dhe bёjnё njё paralelizёm me qarkullimin e gjakut te njeriu.

Nxënësit ndjekin shpjegimin e mësuesit/es për rrymat e transpirimit me skemёn 2.2 në faqen 10 tё

librit të nxënësit dhe përpiqen të tregojnë rëndësinë e transpirimit.

Përforcimi. Ndaj klasën në tri grupe, pajis çdo grup me një fishë (shihni figurën) dhe ata tё

shkruajnë në të emërtimin e procesit përkatës dhe shpjegimin (shkurt) se si funksionon.

Procesi_______________________

pro

Procesi_______________________

i transportimit

Procesi_______________________

Në fund nxënësit i renditin fishat sipas radhës së kryerjes së proceseve dhe i ngjitin në një letër

A4, duke i vendosur edhe një titull të përshtatshëm.

Vlerësimi: pro Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përgjigjeve dhe për aktivizimin e punës në grup.

Detyrë shtëpie: 1. Jepen ushtrimet 1, 2, 3 dhe 4, faqe14 te Fletorja e Punёs.

2. Zgjidhni një nga kërkesat e mëposhtme dhe trajtojeni atë në fletoren e

shtëpisë.

a. A) Kërkoni në internet informacione për “Kopshti në shishe” (Garden in a

bottle) të David Latimer-it, 1960, dhe shpjegoni shkurt se si ka mbijetuar bima

pa u ujitur asnjëherë.

b. B) Përshkruani rrugën e një molekule uji nga toka, nëpër bimë e deri në ajër. (Sugjerim: mund të

përdorni vetën e parë, ta përshkruani me humor, apo të përfshini ndonjë vizatim.)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 6

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.6. Pёr çfarё duhet

uji?

Situata e të nxënit: Uji ёshtё i domosdoshёm pёr jetёn.

Rreth 80 % e planetit tonë është ujë dhe afërsisht po aq për

qind ka edhe organizmi i njeriut. Uji është substanca që përbën

shumicën e lëndës së një qelize bimore, shtazore apo njerëzore.

Të gjitha reaksionet që ndodhin në trupin e njeriut në veçanti

dhe të gjallesave në përgjithësi për kryerjen e proceseve të

ndryshme jetësore kanë nevojë për praninë e ujit.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

shpjegon përdorimet e ujit në organizmin e gjallesave;

përkufizon dhe shpjegon procesin e transpirimit te bimët;

diskuton mbi rolin e tij mbështetës te bimët.

Fjalët kyç:

tretёs

ftohёs

mbёshtetёs

transpirim

Burime: teksti i nxënësit; gotë e Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

madhe uji

matematikë, art pamor

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Stuhi mendimi / Shpjegim / Harta e koncepteve

Parashikim. Pyes disa nxënës se si u janë përgjigjur ushtrimeve të detyrave të shtëpisë dhe

bashkë me nxënësit e tjerë bëjmë plotësimet (nëse nevojitet) për të rikujtuar njohuritë. Vë

theksin te përdorimet e tij dhe te rëndësia që ka uji për jetën e gjallesave, duke i shënuar

mendimet e nxënësve në tabelë në formën e skemës Stuhi mendimi.

Ndërtim i njohurive. Shënoj në tabelë “Uji

te gjallesat përdoret...” dhe e rrethoj me

vijë. Nxënësit lexojnë me radhë nga një

paragraf dhe ndërkohë që ata e

përmbledhin atë, unë e shënoj konceptet

kryesore me shigjetë anash fjalëve të

rrethuara në tabelë. Ata mund të ilustrojnë

me shembuj nga njohuritë që kanë hap pas

hapi. Bëhet përkufizimi i termit transpirim

dhe bëhet lidhja me termin rrymë

transpirimi, që mësuan orën e mëparshme.

Në fund shpjegoj se ç’ndodh në një qelizë

kur përqendrimi i ujit jashtë qelizës është

si

mbështetës

Uji te

gjallesat

përdoret:

më i lartë sesa në brendësi të saj dhe si funksionon qeliza në varësi të kësaj, duke e ilustruar me

skemat (shihni figurat më poshtë) në libër.

Si tretës

Si ftohës

Si reagent

Përforcimi: U drejtoj nxënësve pyetje, si:

- Ç’ndodh kur në një qelizë përqendrimi i ujit jashtë qelizës është më i ulët sesa në brendësi të saj?

- Si mendoni, çfarë ndodh kur vyshket një lule, pra, kur sasia e ujit në qelizat e saj pakësohet?

Dhe kërkoj që ata të argumentojnë përgjigjen.

Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur pyetjen e rubrikës “!” dhe “?”, faqe 11 në libër.

Kujdesem t’ua ndaj pyetjes nxënësve duke u bazuar në nivelin e vështirësisë së tyre (Pyetja e

rubrikës “?” ka shkallë të lartë vështirësie).

Vlerësimi: Vlerësohen nxёnёsit për saktёsinё e pёrgjigjeve tё dhёna.

Detyrë shtëpie: Gjeni në enciklopedi, revista shkencore apo në internet informacione shtesë pёr

rёndёsinё e ujit nё jetёn e gjallesave. Seleksionojini dhe paraqitini shkurt ato (zgjidheni vetë

formën e paraqitjes që ju pëlqen: PPT, poster, skemë etj.)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 7

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore 1.7: Thithja e

kripërave minerale nga bima

Situata e të nxënit: Uji ёshtё i domosdoshёm pёr jetёn. Si

mund ta “gjurmojmë”transportin e lëndëve minerale nëpër bimë

me anë të ngjyruesve? Si udhëtojnë ato bashkë me ujin përmes

enëve të ksilemës?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

përkufizon procesin e transportit aktiv dhe shpërhapjes te bima;

përshkruan rolin e ksilemës në lëvizjen e ujit dhe të kripërave minerale

në bimë;

përcakton ngjashmëritë dhe ndryshimet midis ksilemës dhe floemës.

Burime: libri i nxënësit,

videoprojektor, revista shkencore

Fjalët kyç:

shpërhapje

transport aktiv

qime thithëse

ksilemë

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

Edukim shëndetësor, Matematikë, Art Pamor

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Diskutim i njohurive paraprake / Lexim me hapa / Shpjegim / Punë e pavarur

Parashikimi. Nëse nxënësit kanë gjetur kuriozitete interesante për rëndësinë e ujit (detyra e

shtëpisë së orës së kaluar), i lexojnë ato dhe rikujtojnë se ç’elemente i nevojiten bimës për të

krijuar ushqimin e tyre. Paraqes një situatë: Kripërat minerale, të nevojshme për trupin e njeriut, i

marrim kryesisht përmes ushqimeve që hamë, sidomos përmes frutave dhe perimeve., dhe diskutoj me

nxënësit pyetjen: Por, këto bimë që ne konsumojmë, ku i gjejnë këto lëndë minerale? Ata përgjigjen

ashtu siç e mendojnë, bazuar në njohuritë që kanë, dhe unë nuk i korrigjoj, pasi ata do t’i

ballafaqojnë me njohuritë e reja që do të marrin në këtë mësim.

Ndërtimi i njohurive. Nxënësit lexojnë me hapa (paragrafë) tekstin “Thithja e kripërave

minerale”, ndërsa unë përforcoj duke shpjeguar termat shpërhapje (difuzion) dhe transport aktiv

dhe si ndodhin këto procese, duke i ilustruar me vizatime a skica të rrënjës e bimës në tabelë (ose

shfaq edhe një video ilustruese që mund të gjendet në YouTube me emërtimin “Transporti aktiv”

ose “Active Transport in Plants”). Së bashku diskutohet se cilat janë lëndët minerale më kryesore

dhe për ç’procese të zhvillimit të saj i përdor bima. Po ashtu diskutohet edhe se ç’ndodh me

bimën nëse përqendrimi i tyre është shumë i madh në tokë sesa në rrënjë.

Përforcimi: Nxënësit duke u bazuar në të dhënat e tabelës 2.1 në faqen 13 të librit, i përgjigjen

pyetjes së rubrikës “!” dhe “?”, duke e argumentuar përgjigjen e tyre.

Situata quhet e realizuar nëse nxënësi/ja: përcakton saktë rrugёn qё pёrshkon uji dhe kripërat

minerale nё bimё; përkufizon transportin aktiv dhe shpërhapjen, përshkruan rolin e ksilemës në

lëvizjen e ujit dhe të kripërave minerale në bimë.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për saktësinë e përgjigjeve tё dhёna dhe për pjesëmarrjen në

diskutim.

Detyrë. Zgjidhni njërën nga pyetjet e mëposhtme dhe trajtojeni shkurt në fletore.

1. A) Në disa vende të Europës është ndaluar përdorimi i termometrave me zhivë (merkur).

Kërkoni në internet apo në burime të tjera se pse është i dëmshëm merkuri për jetën e gjallesave,

kryesisht për atë të bimëve.

2. B) Disa lëndë minerale të nevojshme për bimën, janë të nevojshme edhe për njeriun. Pyesni të

rriturit, mjekun apo kërkoni në internet se ç’sëmundje shkaktohen nga mungesa e kalciumit, e

magnezit apo e hekurit dhe ç’ushqime bimore (që janë të pasura me to) mund të konsumojmë

për zëvendësimin e tyre në organizëm.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 8

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.8. Ushtrime. Thithja e ujit

Situata e të nxënit: _____________

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

shpjegon kërkesat e ushtrimeve;

arsyeton dhe argumenton përgjigjet;

mbështet zgjidhjet mbi bazën e dijeve të qëndrueshme teorike.

Burime: teksti i nxënësit (faqe

14), fletë të parapërgatitura

Fjalët kyç:

osmozё

transport aktiv

transpirim

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

edukimi shëndetësor, edukimi mjedisor, kimi, matematikë

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Parashikim me terma paraprakë / Punë në grupe / Diskutim

Parashikimi: Disa prej nxënësve lexojnë detyrën e shtëpisë dhe me të tjerët bisedojnë rreth

informacioneve të marra. Për t’i nxitur nxënësit, u rikujtohet se puna hulumtuese dhe krijuese

merret parasysh dhe përbën vlerë të posaçme në vlerësimet me notë.

U shpërndaj secilit nxёnёs fleta ku kam shënuar termat e mëposhtme (ose i shënoj në tabelë dhe

ata i shkruajnë në një fletë) dhe nxënësi do të shkruajë përkufizimin për secilin term.

Koncepti

Përkufizimi

Ksilemë

Floemë

Transpirim

Osmozë

Transport aktiv

Shpërhapje

Ndërtimi i njohurive: Ndaj klasën në grupe me nga 4-5 nxënës, duke marrë parasysh nivelin e

të nxënit të nxënësve të secilit grup. Ata do të punojnë ushtrimet e faqes 14 në tekstin e nxënësit.

Tri grupeve të para u caktoj për zgjidhje ushtrimet 1, 4 dhe 5; tri grupeve të tjera ushtrimet 2, 3

dhe 6, dhe grupeve që mbeten ushtrimet 7, 8 dhe 9. Pas zgjidhjes dhe rrahjes së mendimeve

brenda grupit, grupet këmbejnë përgjigjet, i saktësojnë ato dhe i paraqesin përgjigjet para klasës.

Kjo teknikë e të nxënit në bashkëpunim zgjat 20 min apo më shumë.

Kaloj në pyetje nga njohuritë e marra gjatё kёtyre mёsimeve mbi fotosintezёn.

Përforcimi: Diskutohen ushtrimet e përfunduara puna në grup dhe bashkëpunimi midis

nxënësve.

Situata quhet e realizuar nëse nxënësi: merr pjesë aktive në zgjidhjen e saj; zgjidh ushtrime të

niveleve të ndryshme; bashkëpunon me grupin, diskuton lirisht për zgjidhjen e ushtrimeve.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve, për arsyetimin dhe

argumentimin e zgjidhjes, për kontributin e punës në grup.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 9

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.9. Ushqimi

dhe dieta e njeriut (1)

Situata e të nxënit: Një dietë e baraspeshuar - një jetë e

shëndetshme. Përbërësit që përmbajnë ushqimet që duhet të hamë

janë shumë të rëndësishëm për shëndetin tonë. Një dietё e

shëndetshme pёrmirёson energjinё dhe ndjenjёn e mirëqenies dhe

zvogёlon rrezikun tuaj ndaj shumё sëmundjeve dhe ngadalëson

procesin e plakjes.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

përshkruan rëndësinë e karbohidrateve në një dietë të

baraspeshuar;

emërton llojet e karbohidrateve dhe japin shembuj të tyre;

shpjegon përbërjen e yndyrnave dhe të proteinave;

tregon rëndësinë e proteinave dhe yndyrave në një dietë të

baraspeshuar.

Burime: teksti i nxënësit, skema e piramidës

ushqimore, plastelinë

Fjalët kyç:

dietë e baraspeshuar,

karbohidrate,

yndyrna, proteina,

vitamina, minerale,

fibra, uji

aminoacide

aminoacide

thelbësore

testi i Biuretit

testi i emulsionit

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Di / Dua të di/ Mësova

Parashikimi: U paraqes nxënësve një listë ushqimesh (p.sh., peshku, qumësht, oriz, gjalpë, një

copë tortë, bizele, portokall, bukë, banane, luleshtrydhe, domate) dhe diskutoj me ta për lëndët

ushqyese që ato përmbajnë (rikujtoni nga lënda e aftësimit teknologjik).

Ndërtoj tabelën e mëposhtme dhe e plotësoj atë bashkë me nxënësit:

Di Dua të di Mësova

Lëndët ushqyese janë:

karbohidratet, yndyrnat,

proteinat, vitaminat,

mineralet, fibrat, uji.

(Nxënësit kujtojnë nga ushqimet

e mësipërme lëndët që përmbahen

në to).

Si janë të ndërtuara këto lëndë?

Cilat janë funksionet e këtyre

lëndëve në organizëm?

Si hetohet prania e këtyre

lëndëve në ushqime?

Ndërtimi i njohurive: Ndërtoj skemën e mëposhtme në dërrasë të zezë për të rikujtuar edhe një

hërë lëndët kryesore ushqyese.

Lëndët ushqyese

Karbohidratet Yndyrnat Vitaminat Mineralet Fibrat Uji

U shpjegoj që ky klasifikim bëhet duke u bazuar te lënda ushqyese që ndodhet në sasi më të

madhe te një ushqim.

U shpjegoj nxënësve ndërtimin e karbohidrateve (mund ta demonstroj me disa topa plasteline

me ngjyra të ndryshme, p.sh., C6H12O6 që është glukoza. Diskutoj me nxёnёsit ndarjen e

karbohidrateve në niseshte dhe në sheqerna. U kërkoj të listojnë shembuj. Ata do të përmendin

frutat dhe unë do t’u kujtoj bukën dhe pataten. Diskutoj me nxёnёsit se pёrse shërbejnë

karbohidratet.

- Më pas shpjegoj ndërtimin e yndyrnave dhe vetitë hidrofobe të tyre (të patretshme në ujë). Pyes

nxënësit: Çfarë ndodh nëse një copë gjalpë e hedhim në një gotë me ujë? Po nëse në vend të gjalpit hedhim

vaj? A është rezultati i njëjtë? Dhe shpjegoj se ç’ndodh me yndyrnat në organizëm.

- Duke përdorur topat e plastelinës me ngjyra formoj një varg proteinik. Proteinat përbëhen nga

vargje aminoacidesh, ku çdo aminoacid përmban C, H, O, N. Pyes nxënësit nga i sigurojmë ne

proteinat. Ata kanë dëgjuar për ushqimet e pasura me to. I lë të lirë të diskutojnë.

Nga diskutimet arrijmë nё pёrfundimin se karbohidratet dhe yndyrnat përdoren në trup për të

siguruar energji. Diskutoj me nxёnёsit se për çfarë përdoret kjo energji.

U tregoj nxёnёsve se praninë e lëndëve kryesore ushqimore në ushqim mund të zbulojmë me

anёn e testeve të thjeshta.

Përforcimi: Diskutojmë së bashku tabelёn 3.2 faqe 18 nё tekstin e nxënësit.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për: saktësinë e përgjigjeve tё dhёna, për pjesëmarrjen në

diskutime dhe për përdorimin e njohurive të jetës së përditshme në ilustrimin me shembuj.

Detyrë shtëpie: Zgjidhni si detyrë njërën nga kërkesat.

1. Hartoni një listë me nga 10 ushqime që kanë përmbajtje të lartë karbohidratesh, yndyrnash dhe

proteinash.

2. Informohuni në internet, në farmaci apo duke pyetur mjekun se ç’është

piramida ushqimore, si ndahen ushqimet në të dhe pse ato produkte që janë

në bazë të piramidës duhen konsumuar më shumë se ato që janë në majë të

saj.

3. Pyesni të rriturit apo informohuni përmes mjekut apo internetit se c’është

sëmundja e diabetit dhe nga se shkaktohet dhe disa nga pasojat.

PIRAMIDA USHQIMORE

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 10

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.10. Ushqimi

dhe dieta e njeriut (2)

Situata e të nxënit: Një dietë e baraspeshuar - një jetë e

shëndetshme. Përbërësit që përmbajnë ushqimet që duhet të

hamë janë shumë të rëndësishëm për shëndetin tonë. Një dietё e

shëndetshme pёrmirёson energjinё dhe ndjenjёn e mirëqenies dhe

zvogёlon rrezikun tuaj ndaj shumё sëmundjeve dhe ngadalëson

procesin e plakjes.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore. Nxënësi/ja:

identifikon përbërësit e një diete të ekuilibruar dhe funksionet e

ushqyesve të ndryshëm;

përshkruan rëndësinë e vitaminave, të kripërave minerale dhe të

fibrave në një dietë të baraspeshuar;

zbulon marrëdhëniet midis kripërave minerale, vitaminave,

fibrave, ujit dhe shëndetit.

Fjalët kyç:

kripëra minerale

vitamina

fibra

ujë

sëmundje deficitare

ushqyerje e

ekuilibruar

substrat

Burime: teksti i nxënësit, materiale burimore të Lidhja me fushat e tjera ose me temat

dhënash (p.sh. libra, internet, video, enciklopedi) ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor, TIK

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Diskutim me terma paraprakë / Stuhi mendimesh / Shpjegim / Punë e pavarur

Parashikimi: U kërkoj nxënësve të lexojnë detyrën e shtëpisë me listën e ushqimeve të kërkuara.

Pres përgjigjet e tyre dhe saktësoj së bashku me nxënësit e tjerë, nëse duhet. I pyes ata se

ç’ndikim kanë këto ushqime në shëndetin e njeriut.

Shkruaj në dërrasë të zezë fjalët: kripëra minerale, vitamina, fibra, ujë, dhe pyes nxënësit se ç’dinë

për to. U kërkoj të listojnë vitaminat dhe kripërat minerale që njohin dhe të thonë se pse trupi ka

nevojë për to.

Ndërtimi i njohurive: Shpjegoj që kripërat minerale janë substanca të tretshme dhe që u nevojiten

të gjitha gjallesave: edhe bimëve, edhe kafshëve (njerëzve). Në planetin tonë njihen shumë

minerale, por vetëm pak prej tyre janë të nevojshme për organizmin e njeriut. Shpjegoj

rëndësinë e kalciumit, të hekurit, të natriumit dhe të fosforit në organizmin e njeriut dhe

funksionin e secilit element. Pyes nxënësit nëse kanë dëgjuar për sëmundje të mungesës apo të

pamjaftueshmërisë së kripërave minerale, si anemia apo rakitizmi. Saktësoj dhe plotësoj

informacionin e tyre, duke theksuar se edhe tepria e tyre sjell probleme në organizëm.

- I pyes nxënësit nëse, u ka ndodhur që, kur kanë qenë sëmurë, përvec ilaçeve për shërimin e

sëmundjes, mjeku ka përshkruar në recetë edhe vitamina, si vitamina C. U shpjegoj që fjala

vitaminë vjen nga “vit”, që do të thotë “jetë", pra, ka rëndësi jetike për njeriun. Asnjë prej

vitaminave nuk prodhohet në organizëm (përveç vitaminës D që prodhohet nga dielli), ndaj ato

duhet të merren nga ushqimi. Pyes nxënësit për emërtimet e disa prej vitaminave. Shpjegoj

rëndësinë e tyre dhe sëmundjet deficitare që shkaktohen nga mungesa e vitaminave, si skorbuti.

Theksoj se vitaminat nuk sigurojnë energji. U tregoj atyre se vitaminat dhe mineralet

bashkëveprojnë ngushtë me njëri-tjetrin, p.sh., vitamina C ndihmon në përthithjen e hekurit,

ndërsa vitamina D në përthithnjen e kalciumit.

- Listoj rëndësinë e fibrave në tretje dhe listoj disa ushqime të pasura me fibra.

- Duke rikujtuar rëndësinë e ujit për jetën, që nxënësit e kanë marrë në mësimet e mëparshme, u

shpjegoj nxënësve se qelizat, bimore a shtazore qofshin, përmbajnë rreth 70% ujë. Po ashtu, të

gjitha reaksionet në trup kanë nevojë për ujin si lëndë e parë, që në këtë rast është një substrat i

reaksioneve. Ata lexojnë në tekst se për çfarë shërben tjetër uji në organizëm, si qarkullon ai në

të dhe si mbahet sasia e tij në nivel (zëvendësimi i sasisë së humbur të tij përmes djersës,

urinimit etj.)

Përforcimi: Nxënësit lexojnë rubrikat “!” duke i pasuruar me informacione që dinë dhe

arsyetojnë për rubruikën “?”, faqe 19 te libri i nxënësit.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për saktësinë e përgjigjeve të dhëna dhe për përdorimin e

fakteve nga jeta e përditshme në dhënien e shembujve konkretë.

Detyrë shtëpie: Zgjidhni si detyrë një nga temat e mëposhtme. (Sugjerim: pyesni prindërit ose

të rritur të tjerë.)

1. A keni dëgjuar për njerëz që gërvishtin e hanë suvanë e mureve apo lëvozhgën e vezës? Për

mungesën e ç’lënde ushqimor tregon kjo?

2. Pse kur gatuhen frutat dhe perimet, një pjesë e vitaminave dhe e kripërave minerale i

humbasin shumë nga cilësitë e tyre.

3. A duhet t’i hamë frutat me gjithë lëkurë? Pse?

Porosi: Grumbulloni dhe sillni në klasë etiketa ushqimesh nga ambalazhet e tyre, ku të

shënohen proteinat, yndyrnat, karbohidratet apo vitaminat që përmban produkti.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 11

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.11. Dieta

e baraspeshuar

Situata e të nxënit: Një dietë e baraspeshuar - një jetë e

shëndetshme. Përbërësit që përmbajnë ushqimet që duhet të hamë

janë shumë të rëndësishëm për shëndetin tonë. Një dietё e shëndetshme

pёrmirёson energjinё dhe ndjenjёn e mirëqenies dhe zvogёlon rrezikun

tuaj ndaj shumё sëmundjeve dhe ngadalëson procesin e plakjes.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

identifikon përbërësit e një diete të ekuilibruar dhe funksionet e ushqyesve të

ndryshëm.

diskuton rëndësinë e të ushqyerit për

shëndetin e njeriut;

liston sëmundje që vijnë si rezultat i kequshqyerjes

Burime: teksti i nxënësit, piramida

ushqimore, etiketa ushqimesh

Fjalët kyç:

dietë e

baraspeshuar,

kequshqyerje

dhjamosje

trombozë

infarkt

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor, edukimi fizik

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Diskutim/ Shpjegim/ Përmbledhje e strukturuar

Parashikimi: Disa nxënës lexojnë detyrën e shtëpisë dhe në fund

bashkëbisedohet bashkërisht rreth temës. Më pas u kërkoj të thonë çdo

gjë që kanë ngrënë dhe kanë pirë një ditë më parë dhe shënoj disa prej

emërtimeve të ushqimeve në tabelë. I pyes ata nëse ndryshon dieta e tyre

e përditshme me atë të fundjavës. Në cilat prej ditëve dieta është më e

shëndetshme? U tregoj këto dy figura dhe i ftoj të tregojnë se cilat

ushqime janë të shëndetshme / të pashëndetshme – i sugjeroj të gjejnë

vendndodhjen e tyre në piramidën ushqimore. Ata mund të tregojnë

përvojat vetjake se çfarë kanë ndier nëse kanë ngrënë vetëm ushqime të

pasura me karbohidrate e me yndyrna (si ushqimet fast-food, dhe çfarë

u kanë sugjeruar prindërit.

Ndërtimi i njohurive: Pajisen nxënësit me etiketa ushqimesh të konservuara dhe ushqimesh të

tjera, për të vlerësuar ç’lloje të ndryshme lëndësh ushqyese përmban ai. Po ashtu, ata

parashikojnë se cilat ushqime janë të pasura me lëndë që shndërrohen në energji (në lidhje me

sasinë e rekomanduar ditore). Diskutohet se kur grumbullohet energji e tepërt nga ushqimi në

organizëm, ajo shndërrohet në dhjamosje; si ndihmon aktiviteti fizik në harxhimin e energjisë së

tepërt dhe se çfarë ndodh nëse ne hamë shumë ushqim me sasi të lartë yndyre dhe kripe dhe

çfarë ndodh nëse nuk hamë sa duhet.

Shpjegoj dёmet qё i shkaktohen organizmit nga kequshqyerja, duke ilustruar nё figurёn 3.6,

faqe 20, nё libёr. Nxit nxënësit në një diskutim të lirë rreth rasteve tё tjera tё problemeve qё

vijnё nga kequshqyerja. Shpjegoj si ndikon kequshqyerja në shfaqjen e sëmundjeve të tilla, si:

obeziteti, prishja e dhëmbëve, infarkti i zemrës, tromboza etj. Nxënësit rrëfejnë për raste që ata

njohin nga jeta e përditshme.

Përforcimi: Lexohet përmbledhja në faqen 21 dhe plotësohet një tabelë e ngjashme në fletore:

Për çfarë shërbejnë

Depozitohen

në trup

Karbohidratet Sigurojnë energji Po

Yndyrat Sigurojnë energji (më shumë se karbohidratet) Po

Proteinat Nevojiten për rritjen dhe riparimin e qelizave Jo

Vitaminat Ndihmojnë në reaksione të ndryshme në organizëm Po

Fibrat

Ndihmojnë transportimin e ushqimit në zorrë

U kërkoj nxënësve të diskutojnë për ushqimet që ata konsumojnë gjatë orarit të qëndrimit në

shkollë. Më pas të krijojnë një meny ditore të shëndetshme. U sugjeroj të kujdesen që menyja të

ketë shumëllojshmëri ushqimesh dhe të jetë e ekuilibruar në ato produkte që të marra në sasi të

mëdha shndërrohen në të dëmshme për shëndetin, si yndyrnat, sheqernat, kripa, ushqime të

shpejta etj.

Vlerësimi: Nxënësit bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit për planifikimin e vaktit të shëndetshëm.

Detyrë shtëpie: Nxënësit bëjnë një ese me temë: Dietë e ekuilibruar, jetë e shëndetshme.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 12

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.12. Ushtrime. Ushqimi dhe dieta

Situata e të nxënit:___________

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

shpjegon kërkesat e ushtrimeve;

arsyeton/argumenton përgjigjet;

mbështet zgjidhjet mbi bazën e dijeve të qëndrueshme teorike.

Burime: Teksti i nxënësit (faqe

22-23), fletë të parapërgatitura

Fjalët kyç:

dietё e ekuilibruar

kequshqyerje

dhjamosje

trompozë

infarkt

fibra

sëmundje deficitare

substrat

vitamina

kripëra minerale

ujë

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

Edukimi shëndetësor, edukimi mjedisor, kimi, matematikë

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Tabela e koncepteve / Punë në grupe/ Diskutim

Parashikimi: Lexohen disa nga detyrat e shtëpisë dhe zgjidhet eseja më e mirë. Shpërndaj te

çdo nxënës një fletë tё përgatitur dhe pres të shkruajnë përkufizimet përkatëse për çdo term.

Koncepti

dietё e balancuar

kequshqyerje

dhjamosje

trombozë

infarkt

fibra

sëmundje deficitare

substrat

vitamina

kripëra minerale

uji

Komenti

Ndërtimi i njohurive: Ndaj klasën në grupe me nga 4-5 nxënës, duke marrë parasysh nivelin e

të nxënit të nxënësve të secilit grup. Tre grupeve të para u caktoj për zgjidhje ushtrimet 1, 10

dhe 11, faqe 22 (teksti). Tre grupeve të tjera u caktoj për zgjidhje ushtrimet 2, 5; dhe 7, faqe 22

dhe grupet e tjera 3, 4, 6, 8 dhe 9 faqe 22-23.

Anëtarët e secilit grup, kur përfundojnë punën, diskutojnë zgjidhjen e ushtrimeve. Nxis

pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve në punën e grupeve. Pas diskutimit dhe arritjes në përgjigjen

e saktë, këmbejnë ushtrimet me nxënësit e tre grupeve. Kjo teknikë e të nxënit në bashkëpunim

zgjat 20 minuta apo më shumë. Në fund nxënësit japin përgjigjet para klasës

nga nxënës përfaqësues për secilin grup. Nëse përgjigja nga njëri grup nuk është e saktë,

kërkohet përgjigja nga grupet e tjera.

Përforcimi: Diskutohen ushtrimet e përfunduara, puna në grup dhe bashkëpunimi midis

nxënësve.

Situata quhet e realizuar nëse nxënësi:

- merr pjesë aktive në zgjidhjen e saj;

- zgjidh ushtrime të niveleve të ndryshme;

- bashkëpunon me grupin, diskuton lirisht për zgjidhjen e ushtrimeve.

Vlerësimi: Teknika e vlerësimit të nxënësit nga nxënësi. Mbahen shënime për disa prej

nxënësve për saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve, për arsyetimin dhe argumentimin e zgjidhjes,

për kontributin e punës në grup.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 13

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.13. Përsëritje. Ushqimi dhe të

ushqyerit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore.

Nxënësi/ja:

• eksploron si bimët kanë nevojë për dioksid karboni, ujë dhe

dritë për të kryer fotosintezën në mënyrë që të prodhojnë biomasën

dhe oksigjenin;

• heton dhe përshkruan transportin e ujit dhe kripërave minerale te

bimët me lule;

• përshkruan si i përshtaten qimet thithëse funksionit të tyre.

Situata e të nxënit: _________

Fjalët kyç:

fotosintezë, ujë

niseshte, klorofil

glukozë,

dietë e

balancuar, fibra

vitamina

kripëra minerale

Burime: teksti i nxënësit, Fletorja

e Punës, fletë të parapërgatitura

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

Edukimi shëndetësor, matematikë, kimi

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Harta e të pyeturit / Punë e pavarur/ Diskutim

Parashikimi: Paraprakisht kam hartuar skeda me pyetje për dy grupe nxënësisht.

Grupi I

USHQYERJA TE BIMËT

Pse uji është i

domosdoshëm për

bimën? Si e merr

bima atë?

Çfarë është

osmoza?

Për çfarë i shërben

uji bimës?

Çfarë është

transporti aktiv?

Çfarë është

difuzioni?

Për çfarë kanë

nevojë bimët që të

rriten?

Si e sigurojnë bimët

ushqimin?

Për çfarë i nevojiten

bimës kripërat

minerale?

Si përhapen në të

gjithë bimën kripërat

minerale?

Çfarë është

fotosinteza? Ku

kryhet ajo?

Çfarë janë të

domosdoshme për

procesin e

fotosintezën?

Cilat janë lëndët e

para të nevojshme

për fotosintezën?

Cilat janë produktet

e fotosintezës?

Grupi II

Cilat janë grupet e

lëndëve ushqyese?

Ç’janë karbohidratet?

Çfarë sigurojnë ato?

Çfarë janë yndyrat?

Për çfarë shërbejnë?

Çfarë janë proteinat?

Për çfarë përdoren?

Për çfarë shërbejnë

kripërat minerale?

Për çfarë shërbejnë

fibrat? Nga merren?

USHQYERJA TE NJERIU

Pse kemi nevojë për

ushqim?

Pse është e

rëndësishme një dietë

e baraspeshuar?

Çfarë duhet të

përmbajë një dietë e

baraspeshuar?

Cilat janë shkaqet

dhe ndikimet e

kequshqyerjes?

Për çfarë shërben uji

në organizëm?

Çfarë pasoje ka

grumbullimi i

energjisë së tepërt?

Pse është i

rëndësishëm që në

dieta të shoqërohet

nga veprimtari fizike?

Jepni shembuj dëmesh që

shkaktohen nga mungesa a

nga tepria lëndëve ushqyese në

organizëm.

Ndërtimi i njohurive: I lë nxënësit të punojnë përgjigjet e pyetjeve në fletore për 10 minuta.

Ata shkëmbejnë fletoret me njëri-tjetrin dhe lexojnë përgjigjet duke i korrigjuar dhe saktësuar

ato, me qëllim që të nxirren qartë konceptet kryesore.

U caktoj grupeve nga një temë (ose nga dy tema duke i ndarë në dy nëngrupe); u kërkoj të

hartojnë pyetje. Grupet i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit.

Përforcimi: Diskutohen përgjigjet e dhëna dhe grupet vlerësojnë njëri-tjetrin.

Situata quhet e realizuar nëse nxënësi: merr pjesë aktive në grup, në hartimin e pyetjeve dhe

dhënien e përgjigjeve, argumenton saktë përgjigjet, interpreton mirë dhe qartë konceptet .

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për përdorimin e saktë të fjalorit shkencor, por

bashkëveprimin me njëri-tjetrin dhe punën në grup, për pjesëmarrjen dhe për diskutimin gjatë

punës në grup, për aftësitë dhe shprehitë praktike, si dhe për saktësinë e përgjigjeve.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 14

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.14. Sistemi tretёs.

Goja dhe gëlltitja

Situata e të nxënit: Si e përdor organizmi ushqimin?

Njerëzit e marrin atë nga bimët ose nga kafshët e tjera. Ai

përbëhet nga molekula të mëdha që nuk mund të përthithen

nga gjaku. Këto molekula komplekse duhen zbërthyer,

përthithur dhe shndërruar në formën që i nevojitet trupit.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

identifikon organet kryesore të sistemit tretës;

përshkruan rrugën që bën ushqimi deri në stomak;

shpjegon proceset që ndodhin në gojë dhe në stomak dhe rolin e

enzimave.

Burime: Teksti i nxënësit, Fletorja e Punёs, skema

e sistemit tretës dhe e përbërjes së një dhëmbi,

video që tregojnë sistemin tretës

Fjalët kyç:

sistem tretës

enzima

tretje

gëlltitje

pështymë

molekulë substrati

amilazë

ezofag

lëvizje perisaltike

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor,

TIK

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Stuhi mendimesh / Punë në dyshe/ DRTA / Loja në role

Parashikim: Shtroj para nxënësve pyetjen: “Çfarë ndodh me ushqimin, pasi unë e ha?”

U kërkoj nxёnёsve t’i shkruajnë ose t’i vizatojnë përgjigjet e tyre; pastaj të punojnë me një

shok/shoqe për t’i përmirësuar dhe për t’i ndarë me të gjithë klasën mendimet e tyre. Për t’i

ndihmuar u vë përpara figurat e mëposhtme dhe u kërkoj të gjejnë një lidhje midis tyre.

Ndërtimi i njohurive: Në fillim u shpjegoj nxënësve termin “sistem tretës”:

- Deri tani, në kapitullin “Ushqimi dhe të ushqyerit” kemi kemi mësuar se pse i shërben ushqimi

gjallesave dhe cilat janë disa nga lëndët ushqyese. Ne e fusim ushqimin në gojë dhe pjesën

tjetër të punë e bën organizmi ynë. Por, cila është rruga nëpër të cilën kalon ushqimi në

organizëm? Si e përdor organizmi ushqimin? Dimë që cdo organ i trupit tonë ka një detyrë.

Detyra e përdorimit të ushqimit i përket një grupi organesh, i cili quhet sistem tretës. (Quhet

sistem sepse përbëhet nga disa organe që kryejnë funksione të caktuara të një procesi, p.sh., të

procesit të tretjes, sipas një rendi të caktuar.)

Nxënësit i përgjigjen pyetjes: Dini ndonjë sistem organesh të organizmit të njeriut? Sistemi

nervor, sistemi skeletor, sistemi i qarkullimit të gjakut, sistemi riprodhues, sistemi muskulor)

Nxënësit lexojnë në faqen 24-25 të librit dhe, pas çdo paragrafi bëhen përmbledhje dhe

ndërhyrje shpjeguese sipas rastit. Fillimisht ata vëzgojnë figurën 4.1, dhe tregojnë (ashtu siç e

mendojnë) se ku ndodhet në organizëm sistemi tretës, cilat organe e përbëjnë atë dhe

ç’funksion kryen secili prej organeve (shihni edhe në f. 26 në libër). Ata i përgjigjen pyetjes së

rubrikës “?” dhe më pas lexojnë nënçështjen Goja dhe gëlltitja. Shpjegoj rolin e pёshtymёs nё

tretje dhe veprimin e enzimёs, amilazёs duke ilustruar me figurёn 4.2 nё libёr. Shpjegoj se si

enzimat ndryshojnë formë kur nxehen, duke u bazuar në diagramin 4.3 dhe se ky proces quhet

çnatyrim.

Caktoj një nxënës të lexojë kutizën e fakteve për dhëmbët e peshkaqenit (f. 25) për dhëmbët e

elefantit (f. 26). Nxënësit mund të pyesin për mënyrën si është i ndërtuar dhëmbi dhe prishjen e

tij. Ku shkon ushqimi pasi përpunohet në gojë? Duke konkretizuar shpjegimin me skemën 4.7 bëj

një përmbledhje të rrugës që bën ushqimi nëpër organizëm dhe shpjegoj lëvizjen peristaltike.

Përforcimi: Nxjerr përpara klasës disa nxënës. Ata do të shkruajnë në letër të bardhe etiketat e

mëposhtëme: gojë, ezofag, stomak, zorrë e hollë, zorrë e trashë, rektum dhe do ti ndajnë mes

tyre në mënyrë tyë rastësishme. 6 nxënës nga klasa dalin përballë tyre dhe thonë numrat nga 1

deri te 6 jo sipas renditjes. Secili nxënës do të vendoset përballë klasës sipas rendit të organit që

mban, p.sh: 1-goja

2- ezofagu

3-stomaku

4- zorra e hollë

5-zorra e trashë

6-rektumi

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përgjigjeve; për identifikimin e organeve të

tretjes dhe për aktivizimin.

Detyrë shtëpie: Ushtrimet 1, 2, 3, faqe 17, te Fletorja e Punёs.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 15

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.15. Tretja në stomak

dhe në zorrë

Situata e të nxënit: Si e përdor organizmi ushqimin?

Njerëzit e marrin atë nga bimët ose kafshët e tjera. Ai

përbëhet nga molekula të mëdha që nuk mund të përthithen

nga gjaku. Këto molekula komplekse duhen zbërthyer,

përthithur dhe shndërruar në formën që i nevojitet trupit.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/ja:

përshkruan zbërthimin mekanik dhe kimik të ushqimit në

stomak;

tregon mënyrën e përthithjes së ushqimeve në zorrën e hollë;

përshkruan veprimin e disa enzimave për tretjen e proteinave,

yndyrnave dhe karbohidrateve në stomak dhe zorrë.

Fjalët kyç:

stomak

lëng gastrik

pankreas

proteazë

karbohidrazë,

lipazë

defekim,

feçe

vile

Burime: teksti i nxënësit, enciklopedi, tabela Lidhja me fushat e tjera ose me temat

anatomike e aparatit tretës

ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor, Arti

pamor, TIK

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Ditari dypjesësh/ Shpjegim me demonstrim / Puna në dyshe

Parashikimi: Kërkoj nga nxënësit të lexojnë ushtrimet e detyrave të shtëpisë. Diskutojmë

bashkërisht përgjigjet. Ndërtoj një tabelë më dy kolona dhe u kërkoj nxënësve ta plotësojnë atë.

Emërtimi

Funksioni

Dhëmbët

Pështyma

Goja

Ezofagu

Stomaku

Ndërtimi i njohurive: Kujtoj me nxënësit rrugën nga kalon ushqimi nëpër sistemin tretës,

organet dhe funksionet e tyre. Pyes: Pse është e nevojshme që goja të sekretojë pështymë? duke

shpjeguar fjalën sekreton (prodhon lëng të nevojshëm për një proces të organizmit) në rast se

nxënësit nuk e dinë. Pas përgjigjes së nxënësve ngre pyetjen: A sekretojnë lëngje të gjitha organet e

sistemit tretës? Për se shërbejnë lëngjet, bakteret apo enzimat? Le ta shohim.

Duke demonstruar në tabelën anatomike të sistemit tretës tregoj rrugën që pëson ushqimi nëpër

të, ndikimin e enzimave të rëndësishme në tretje: proteazë, karbohidrazë, lipazë. Shpjegoj

mënyrën si ndikojnë enzimat në procesin e tretjes duke u bazuar në tabelën 4.1, faqe 27 në libër.

Shpjegoj rolin e vileve në zorrë dhe mënyrën si bëhet përthithja e lëndëve ushqyese në të. Trajtoj

me nxënësit skemën që tregon se çdo vile ka shumë kapilarë, figura 4.9 f. 28 në librin e nxënësit.

Shpjegoj çfarë ndodh në zorrën e trashë. Nxjerr me nxënësit formimin dhe përbërjen e feçeve.

Përforcimi: Nxënësit në grupe dyshe të plotësojnë një grafik (skemë) me kuti të madhe për të

treguar procesin e tretjes së ushqimit nga fillimi në fund. Plotësojnë ushtrimet 5 dhe 6 faqe 18 te

Fletorja e Punës.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për saktësinë e përgjigjeve; për aktivizimin e punës në grup, për

përshkrimin e saktë të koncepteve kryesore dhe përkatësitë e tyre.

Detyrë shtëpie: U kërkoj nxënësve të hartojnë një ese të shkurtër: Udhëtimi i një kafshate molle

nëpër sistemin tretës.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 16

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.16. Ushtrime. Tretja

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore. Nxënësi/ja:

shpjegon kërkesat e ushtrimeve;

arsyeton/argumenton përgjigjet;

mbështet zgjidhjet mbi bazën e dijeve të qëndrueshme teorike.

Burime: Teksti i nxënësit, fleta të

parapërgatitura

Situata e të nxënit: __________________

Fjalët kyç: sistem tretës,

enzima, tretje, gëlltitje,

pështymë, molekulë

substrati, amilazë, ezofag,

lëvizje peristaltike,

stomak, lëng gastrik,

pankreas, proteazë

karbohidrazë, lipazë

defekim, feçe, vile

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

Edukimi shëndetësor, edukimi mjedisor, kimi, matematikë

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Tabela e koncepteve / Punë në grupe / Diskutim

Parashikimi: Disa nxënës lexojnë detyrën e shtëpisë. Nxënësit vlerësojnë detyrën më të saktë e

të shprehur më bukur. I shpërndaj secilit nxёnёs fleta të parapërgatitura. Kёrkoj qё secili nxёnёs

tё shkruajë pёrkufizimet përshkrimet pёrkatёse të termave.

Koncepti

Sistem tretës

Tretje

Gëlltitje

Pështymë

Molekulë substrati

Amilazë

Ezofag

Lëvizje peristaltike

Stomak

Lëng gastrik

Pankreas

Proteazë

Lipazë

defekim

feçe

vile

Komenti

Diskutojmë përgjigjet në klasë duke përforcuar njohuritë e marra.

Ndërtimi i njohurive: Ndaj klasën në grupe me nga 4-5 nxënës.

Tre grupeve të para u caktoj për zgjidhje ushtrimet 1,3 dhe 4, faqe 29 në tekst.

Tre grupeve të tjera u caktoj për zgjidhje ushtrimet 2,5 faqe 29 (po aty).

Pas zgjidhjes secila treshe e grupeve diskuton zgjidhjen.

Sapo arrijnë në përgjigjen e saktë, këmbejnë ushtrimet me nxënësit e tre grupeve.

Kjo teknikë e të nxënit në bashkëpunim zgjat 20 minuta apo më shumë.

Përforcimi: Në fund nxënësit japin përgjigjet para klasës nga nxënës përfaqësues për secilin

grup. Nëse përgjigja nga njëri grup nuk është e saktë, kërkohet përgjigja nga grupet e tjera.

Situata quhet e realizuar nëse nxënësi:

- merr pjesë aktive në zgjidhjen e saj;

- zgjidh ushtrime të niveleve të ndryshme;

- bashkëpunon me grupin, diskuton lirisht për zgjidhjen e ushtrimeve.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve, për arsyetimin dhe

argumentimin e zgjidhjes, për kontributin e punës në grup.

Detyrë: Pyesni të rriturit ose kërkoni të dhëna e kuriozitete mbi limonin dhe dobitë e tij.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 17

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.17. Mungesa e

vitaminave

Situata e të nxënit: Pse marinarët u quajtën “njerëzit e

limonit”? Shumë njerëz në kohë të ndryshme, kanë menduar se

sëmundjet mund të shkaktohen nga mungesa e ndonjë vitamine

në dietën ushqimore. Mjekësia popullore ka përdorur shumë lloje

ushqimesh për kurimin e sëmundjeve.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

kupton rëndësinë e të ushqyerit me vitamina;

identifikon disa sëmundje të lidhura me mungesën e vitaminave

në organizëm.

Burime: teksti i nxënësit, burime rreth

sëmundjeve të mangësisë (p.sh. libra, internet),

limon, kunja dhëmbësh, fletë, ngjitës

Fjalët kyç: dietë,

dietolog/e

shëndet

skorbut

vitamina C

mjekësia popullore

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Tabela e koncepteve/ Veprimtari e leximit

të drejtuar / punë e pavarur

Parashikimi: U kërkoj nxёnёsve të flasin për ushqimet e parapëlqyera të tyre. Hartoj një tabelë

në dërrasën e zezë, por pa “kokë” të shkruar. Vendosni ushqimet sipas kolonave duke u

përqendruar tek përmbajtja në proteina dhe vitamina.

Ndërtimi i njohurive: Lexoj mёsimin me ngadalë dhe e ndaj atё nё paragrafe. Nxёnёsit

vendosin shёnime tё tyre nё fund tё çdo paragrafi nё lidhje me informacionin qё kanё pёr

çёshtjet qё lexoj. Diskutojmë rreth vlerave kuruese e dobiprurëse të limonit dhe përdorimeve të

tij në dietën e përditshme.

- Limoni është i pasur me fibra, me vitaminat C (me shumicë), B1, B2, B5, B6, dhe me lëndë

minerale, si kalcium, hekur, magnez, zink, fosfor, potas etj. Vetitë e tij shëruese kanë qenë të

njohura qysh në lashtësi, madje në një përrallë tregohet se një princeshë ishte aq e sëmurë, se

vetëm “veza e diellit” (kështu e kishin quajtur limonin atëherë) mund ta shpëtonte.

Pyes nëse kanë të sëmurë në rrethin familjar të tyre dhe u kërkoj të cilësojnë sëmundjen. Midis

tyre ndalem te sëmundjet e lidhura me dietën dhe mungesën e vitaminave. Diskutoj me

nxënësit rreth sëmundjes së skorbutit duke iu referuar historive në libër faqe 30-31. Pyes

nxënësit çfarë kuptojnë me kontroll mjekësor. Shtroj nevojën e kontrollit mjekësor të dhëmbëve.

Përforcimi: U jap detyrë në fletoren e klasës nxënësve të shkruajnë brenda 5 minutash sa më

shumë emra të frutave dhe perimeve që ata dinë që kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës C.

2. Nxënësit presin letrat në copëza shumë të vogla drejtkëndore, në të cilat shënojnë shkurt

dobitë e limonit. Më pas letrën e ngjitin si flamur në kunjin e dhëmbëve dhe flamujt i ngulin në

limon.

Vlerësimi: Vlerësohen nxёnёsit për mënyrën se si e gjykojnë rëndësinë e vitaminave në

shëndet.

Detyrë krijuese: Boja e padukshme. Shkruani një mesazh sekret, duke ngjyer një kunj veshësh

në lëng limoni. Lëre të thahet dhe dërgojani dikujt që dëshironi. Për të lexuar mesazhin personi

duhet ta mbajë mbi një burim nxehtësie, p.sh. mbi flakë (jo shumë afër sepse letra ndizet),

derisa të vërejë që shkrimi do të marrë ngjyrë kafe dhe të bëhet i lexueshëm - acidi i lëngut të

limonit (pH-shi i tij është 2-3) vepron duke dobësuar fibrat e letrës.

Porosi: Peshohuni në një peshore farmacie, e cila, përveç peshës suaj tregon edhe gjatësinë dhe

peshën që duhet të keni.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 18

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.18. Ngrёnia e

tepërt

Situata e të nxënit: Obeziteti një dukuri gjithnjë e më e

përhapur. Rritja e numrit të njerëzve të prekur nga

obeziteti është dukuri globale. Mjekët e kanë shprehur hapur

shqetësimin për shkak të problemeve shëndetësore që mund të

shkaktojë obeziteti. Ai rrit mundësinë e zhvillimit të

sëmundjeve të ndryshme.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

përkufizon termin “obezitet”;

njehson indeksin e masës trupore BMI;

kupton rëndësinë e të ushqyerit;

diskuton për sëmundjet që vijnë si rezultat i obezitetit.

Burime: teksti i nxënësit, burime

rreth sëmundjeve të mangësisë

(p.sh. libra, internet)

Fjalët kyç:

obezitet

BMI

kequshqyerje

dietolog/e

shëndet

kolesterol

angine

statina

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

Edukimi shëndetësor, arti pamor ,gjuha dhe komunikimi,

matematika

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Kllaster/ DLTA/ Gushkuqi rrethor

Parashikimi: Shkruaj nё tabelё fjalёn “mbipeshë” dhe me njohuritë që nxënësit kanë plotësoj

skemën KLLASTER. Ata shprehen ashtu siç e mendojnë.

Jo shumëllojshmëri ushqimesh

Ngrënie e tepërt

Aktivitet i pakët fizik

MBIPESHË

Ushqime me shumë yndyra dhe sheqer

Ngrënia e ushqimeve të thata

Sëmundje të ndryshme

Pirja e lëngjeve të gazuara

Ndërtimi i njohurive: Pas kllaster-it të mësipërm u kërkoj nxënësve të më thonë se ç’mendim

kanë për vete dhe shokët në lidhje me temën. Ata diskutojnë rreth peshës trupore dhe

evidentojmë nxënësit e klasës që janë mbi peshë. Ata që e kanë kryer porosinë për t’u peshuar, i

tregojnë shokëve se çfarë të dhënash përmban shënimi i peshores së farmacisë. Pyes: Me

ç’formulë e llogarit peshorja masën e duhur të trupit të një individi?

Prej këtej u shpjegoj nxënësve indeksin e masës trupore (BMI):

Një nxënës del të llogaritë peshën e duhur trupore në tabelë.

Më pas lexoj mёsimin me ngadalë, duke diskutuar pas cdo paragrafi. Nxёnёsit vendosin

shёnimet e tyre nё fund tё çdo paragrafi nё lidhje me informacionin qё kanё pёr çёshtjet qё lexoj.

Bëj një ndërprerje në lexim dhe u tregoj

nxënësve këto dy foto. I lë të provojnë të

gjejnë një fjalë që i përfshin të dyja:

KEQUSHQYERJE. Ata flasin për

mungesën e larmishmërisë së ushqimeve

për shkak të varfërisë dhe për shkak të

zgjedhjeve personale. I pyes se

ç’grupmosha mendojnë ata se janë më shumë të prekur nga obeziteti dhe pse.

I pyes ata se çfarë pasojash mund të ketë nga kequshqyerja prej teprisë ushqimore dhe nëse

kanë të sëmurë në rrethin familjar të tyre dhe u kërkoj të cilësojnë sëmundjen. Midis tyre

ndalem te sëmundjet e lidhura me dietën, si diabeti, kolesteroli, arterioskleroza (e cila çon në

dhimbje gjoksi që quhet angina pektoris), etj. U shpjegoj nxënësve se një grup përbërjesh kimike

të quajtura “statina”, janë disa prej barnave më të përdorura sot. Diskutoj për to.

Pyes nxënësit çfarë kuptojnë me kontroll mjekësor. Shtroj nevojën e kontrollit mjekësor

sistematik për të pasur një shëndet sa më të mirë. Ata diskutojnë rreth të dhënave që përmbajnë

kutizat “?” dhe “!”.

Përforcimi: Shkruaj në dërrasë: “Dobitë e ngrënies në mensën e shkollës” dhe pasi ndaj

nxënësit në dy grupe, ndaj edhe nëncështjet e temës: Dobitë e mensës / menyja e mensës.

Nxënësit e seilit grup diskutojnë me radhë dhe mbajnë shënime dhe në fund shënimet lexohen

nga një përfaqësues, duke bërë edhe shtesa apo saktësime.

Vlerësimi: Vlerësohet mënyra se si e gjykojnë të ushqyerit e shëndetshëm

Detyrë shtëpie: 1. Llogaritni BMI-në e dy familjarëve tuaj.

2. Gjeni informacion mbi sëmundjen e Diabetit: cilat janë shkaqet dhe pasojat e saj.

3. Krijoni (individualisht ose në grup) një fletushkë ndërgjegjësuese rreth problemit të obezitetit.

(detyrë fakultative)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 19

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.19. Enzimat

Situata e të nxënit: Enzimat zbërthejnë. Vetitë që kanë i bëjnë

enzimat tejet të dobishme në shumë fusha të industrisë. Ato mund

të përdoren gjithashtu në disa mënyra në shtëpitë tona. Aftësia e

tyre për të përshpejtuar reaksione të caktuara në temperatura dhe

në trysni të ulëta na kursejnë shumë kohë, energji dhe para.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

shpjegon se si veprojnë enzimat si katalizatorë biologjikë;

përshkruan se si zbulohet glukoza nga Clinistix TM ;

diskuton për rolin e enzimave në industri.

Burime: teksti i nxënësit, burime tё dhёnash

rreth funksionit të enzimave

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor

Fjalët kyç:

enzimë

lipazë

proteazë

karbohidrazë

katalizator

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Diskutim/ Shpjegim me demonstrim/ Punë e pavarur

Parashikimi: Lexohen informacionet e dhëna si detyrë shtëpie orën e kaluar. U tregoj se një

mënyrë e menjëhershme për të parë vlerat e sheqerit në gjak është nëpërmjet urinës, analizë kjo

që bazohet në shirita të përgatitur me dy enzima. U kërkoj atyre të gjejnë në tekstin e nxënësit

se c’janë enzimat (f. 24). Diskutoj me ta pёr mёnyrёn se si e përgatitim kosin apo bukën nё

kushte shtёpie dhe u tregoj se enzimat janë elementet kryesore në përgatitjen e tyre.

Ndërtimi i njohurive: Shfaq me videoprojektor 3 inserte të ndryshme të shkarkuara nga

interneti mbi: Prodhimi artizanal i djathit / ekzaminimi i glukozës në urinë me Clinistix TM /

përdorimi i detergjenteve në shtëpi (mund t’i gjejmë në YouTube).

Diskutoj me nxёnёsit: Ҫfarë janë enzimat? Pse ato janë të dobishme? Cilat janë disa përdorime të tyre?

Përdorimi i enzimave

në mjekësinë

në industrinë

diagnostikuese

farmaceutike

ushqimore

e detergjenteve

tekstile

kozmetike

Shpjegoj përdorimet e enzimave në produktet e konsumit të jetës së përditshme (ushqime, pije,

ilaçe, rroba, detergjente, letër) duke u kërkuar nxënësve t’i ilustrojnë me shembuj.

- Secili prej nesh është plot me enzima brenda dhe jashtë. Ne enzimat i hamë (djathi, kosi, birra,

vera etj.), ne enzimat i veshim (xhinset, rrobat e ngjyrosura), ne enzimat i përdorim (letra që

shkruajmë), me enzimat mbajmë higjienë, me enzimat mbajmë trupin të shëndetshëm (ilaçet,

analizat), madje, edhe i prodhojmë. E dini cili organ është fabrika e enzimave në trupin tonë?

Pankreasi.

U kërkoj nxënësve të studiojnë foton në faqen 35 të librit, të shkruajnë çfarë tregon ajo si dhe të

japin një shpjegim shkencor për enzimat që përdoren te detergjentet. Shpjegoj termat

katalizator biologjik dhe jobiologjik.

Ata lexojnë dhe diskutojnë rreth të dhënave që janë në kutizat e ruibrikës “?” dhe “!”.

Përforcimi: Nxёnёsit punojnё nё mёnyrё tё pavarur ushtrimet 1-4 f. 35 në libёr dhe diskutohet

nё lidhje me përgjigjet e tyre.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përgjigjeve tё dhёna dhe për sjelljen e

shembujve ilustrues gjatë shpjegimit.

Detyrë shtëpie: Gjeni informacione nё internet mbi rolin e enzimave nё jetёn e përditshme.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 20

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.20. Detyrё eksperimentale.

Veprimi i enzimave nё tretje

Situata e të nxënit: Enzimat zbërthejnë. Vetitë që

kanë i bëjnë enzimat tejet të dobishme në shumë fusha

të industrisë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

planifikon ecurinë e punës, realizon vëzhgime të sakta, mban shënime dhe

interpreton rezultatet;

zbulon funksionin e amilazës te molekulat e amidonit;

kupton funksionin e enzimave si katalizatorë biologjikë.

Burime: Fletore Pune, tretësirë amilaze, tretësirë

niseshteje, shiringë 5 cm 3 , tretësirë jodi, gotë kimike, ujë,

2 provëza zjarrduruese, 2 rripa llastiku, 2 tuba Visking,

vaskë, pllakë me gropa, letër A4 etj.

Fjalët kyç:

amilazë

amidon

tub visking

testi i

Benediktit

Lidhja me fushat e tjera ose me

temat ndërkurrikulare: Edukimi

shëndetësor, matematikë, kimi, arti

pamor

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Stuhi mendimesh/ Puna në grupe/ Përmbledhje e strukturuar

Parashikimi: Paraprakisht, për të rikujtuar njohuritë, u drejtoj nxënësve disa pyetje: Ҫfarë janë

enzimat? Ku gjejnë përdorim ato? Pse enzimat nuk funksionojnë në temperatura shumë të larta?

Ndërtimi i njohurive: Ndaj klasën në grupe duke u kujdesur që nëpër grupe të ketë nivele të

ndryshme nxënësish. U kujtoj paraprakisht udhëzimet e sigurisë për eksperimentin, të

zbatojnë rregullat e punës në laborator dhe i njoh ata me punën që do të kryejnë. Për këtë u

kërkoj të ndjekin metodën e dhënë në fletën e veprimtarisë praktike. I kërkoj secilit grup të

ndjekë ecurinë e punës sipas rendit të paraqitur në Fletoren e Punës. Ndërkohë, nxënësit

ndajnë detyrat brenda grupit dhe njëri nga nxënësit përgatit dy tabela ku të shënojnë rezultatet.

Njëra tabelë do të tregojë rezultatin e testit të amidonit dhe të jodit, tabela tjetër do të shërbejë

për të shënuar rezultatin e testit të Benediktit.

Përforcimi: Nxënësit i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit, si:

- A vutë re se molekulat e mëdha të amidonit mund të lëvizin jashtë nga tubi Visking?

Pyes nxënësit: Cilën pjesë të zorrëve paraqet ky model? Çfarë do të përfaqësonte në modelin e zorrëve të

vërteta tubi Visking? Po lëngu brenda tij? Po lëngu brenda provëzës jashtë tij?

Situata quhet e realizuar nëse nxënësi/ja: përshkruan mirë eksperimentin që kryen; mban shënime,

i krahason dhe interpreton rezultatet; rezultatet pajtohen me parashikimet.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për saktësinë në kryerjen e eksperimentit, për analizimin e të

dhënave dhe për interpretimin e rezultateve.

Detyrë shtëpie:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 21

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.21. Ushtrime. Ushqimi dhe të Situata e të nxënit: ___________________

ushqyerit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyç:

Nxënësi/ja:

gjethe

shpjegon kërkesat e ushtrimeve;

ushqim

arsyeton/argumenton përgjigjet;

tretje

mbështet zgjidhjet mbi bazën e dijeve të qëndrueshme teorike. enzimë

lëndë ushqyese

Burime: teksti i nxënësit

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

Edukimi shëndetësor, edukimi mjedisor, kimi, matematikë

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Ditari dypjesësh / Puna në grupe/ Diskutim)

Parashikimi: U shpёrndaj secilit nxёnёs fleta ku jepen termat dhe pёrkufizimet. Kёrkoj qё secili

nxёnёs tё kryejё lidhjen e termave me pёrkufizimet pёrkatёse. Pas plotësiomit ata verifikojnë

dhe korrigjojnë përgjigjet.

Emërtimi

Funksioni

Stomaku

Prodhon amilazën që fillon tretjen e amidonit.

Zorra e hollë

Prodhon lëngun e tëmthit që zbërthen yndyrnat.

Gjëndra e pështymës

Përthith ujin nga mbetjet e ushqimit.

Tëmthi

Bluajnë ushqimin në pjesë të vogla.

Anusi

Prodhon acid për të vrarë mikroorganizmat.

Mëlçia

Prej ku jashtëqitjet dalin jashtë trupit.

Pankreasi

Depoziton lëngun e tëmthit.

Zorra e trashë

Ka sipërfaqe të madhe për absorbimin në gjak.

Dhëmbët

Prodhon enzima për të tretur amidonin.

Ndёrtimi i njohurive: Ndaj klasën në grupe me nga 4-5 nxënës. Secilit grup i caktoj të shkruajë

3 enzima dhe shembuj si veprojnë ato. Pas zgjidhjes secila treshe e grupeve diskuton zgjidhjen.

Sapo arrijnë në përgjigjen e saktë, këmbejnë ushtrimet me nxënësit e tri grupeve. Grupet

punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e faqes 36-37 në libër, përkatësisht:

tri grupeve të para u caktoj për zgjidhje ushtrimet 1, 3 dhe 4; tri grupeve të tjera ushtrimet 2, 5

dhe 6 dhe tre grupet e tjera ushtrimet 7, 8, 9 dhe 10.

Përgjigjet (me radhë) jepen nga nxënës përfaqësues për secilin grup. Nëse përgjigja nga njëri

grup nuk është e saktë, kërkohet përgjigja nga grupet e tjera. Kërkoj marrjen pjesë të të gjithë

pjesëtarëve e grupit në zgjidhjen e ushtrimeve.

Pёrforcimi: Diskutohen ushtrimet e përfunduara/ puna në grup dhe bashkëpunimi midis

nxënësve.

Situata quhet e realizuar nëse nxënësi: merr pjesë aktive në zgjidhjen e saj; zgjidh ushtrime të

niveleve të ndryshme; bashkëpunon me grupin, diskuton lirisht për zgjidhjen e ushtrimeve.

Vlerësimi: Vlerёsohen nxënësit për saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve, për arsyetimin dhe

argumentimin e zgjidhjes, për kontributin e punës në grup.

Detyrë shtëpie: Ushtrimet 11, 12, 13, 14,15 dhe 16 faqe 37 në libër.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 22

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.22. Përsëritje.

Situata e të nxënit: ______________

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

përshkruan se si kryhet procesi i fotosintezës te bimët;

përshkruan rolin e ksilemës në lëvizjen e ujit dhe të kripërave minerale

në bimë;

përshkruan rëndësinë e karbohidrateve, vitaminave, kripërave në një

dietë të baraspeshuar;

përshkruan zbërthimin mekanik dhe kimik të ushqimit në stomak;

përshkruan veprimin e disa enzimave për tretjen e proteinave,

yndyrnave dhe karbohidrateve në stomak dhe zorrë.

Burime: teksti i nxënësit

Fjalët kyç:

fotosintezë

ksilemë

floemë

ushqim

tretje

enzimë

lëndë ushqyese

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

Edukimi shëndetësor, matematikë, kimi

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

(Pyetje të shpejta/ Punë në grupe/ Punë e pavarur/ Diskutim)

Parashikimi: U kërkoj disa nxënësve të lexojnë ushtrimet e detyrave të shtëpisë. Kjo do t’i

ndihmojë të rikujtojnë njohuritë nga ora e kaluar.

Paraprakisht kam hartuar katër grupe pyetjesh nga këto më poshtë dhe u jap grupeve (katër

grupe) fletët me pyetje.

Grupi 1.

Çfarë është fotosinteza?

Cili është roli i klorofilit? Pse ky pigment

është shumë i rëndësishëm për jetën në

Tokë? Si mund të vëzhgojmë: formimin e

sheqerit në bimë dhe formimin e

oksigjenit? Përse bimët kanë nevojë për

sistemet e transportit?

Grupi 3.

Pse kemi nevojë për

ushqim? Pse është e rëndësishme një dietë

e baraspeshuar? Ç’përmban një dietë e

baraspeshuar? Pse kjo dietë është e

ndryshme për njerëz të ndryshëm? Cilat

janë shkaqet dhe pasojat e kequshqyerjes?

Grupi 2.

Çfarë përmbajnë karbohidratet?

Po yndyrat? Cilat janë disa ushqime të pasura me

karbohidrate? Për çfarë përdoren proteinat në trup?

Cilat janë disa ushqime që përmbajnë proteina? Pse

nuk duhet të hamë shumë ushqime yndyrore? Pse janë

të nevojshme vitaminat dhe kripërat minerale? Pse

fibrat janë të nevojshme për organizmin, megjithëse

nuk mund tё treten? Pse është e dëmshme nëse nga

ushqimet marrim më shumë energji se sa na nevojitet?

Grupi 3.

Cilat janë organet e sistemit të tretjes?

Përse ushqimi duhet të tretet? Çfarë kuptohet me

katalizatorë biologjikë? Cili është funksioni i

enzimave? Çfarë funksioni kryejnë vilet në zorrën e

hollë? Si ndodh formimi i feçeve?

Ndërtimi i njohurive: Nxënësit punojnë përgjigjet e pyetjeve në fletore për 10 minuta. Lexohen

përgjigjet duke i korrigjuar dhe saktësuar ato, me qëllim që të nxirren qartë konceptet kryesore.

U caktoj grupeve nga një temë (ose nga dy tema duke i ndarë në dy nëngrupe); u kërkoj të

hartojnë pyetje që grupet do t’ia drejtojnë njëri-tjetrit.

Përforcimi: Diskutohen përgjigjet e dhëna dhe grupet vlerësojnë njëri-tjetrin.

Situata quhet e realizuar nëse nxënësi: merr pjesë aktive në grup, në hartimin e pyetjeve dhe

dhënien e përgjigjeve, argumenton përgjigjet, interpreton mirë dhe qartë konceptet .

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për përdorimin e saktë të fjalorit shkencor, për punën në grup,

për pjesëmarrjen në diskutim dhe gjatë punës në grup, për aftësitë dhe shprehitë praktike, si

dhe për saktësinë e përgjigjeve.

Detyrë shtëpie:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 23

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1.23. Vlerësim i portofolit

Situata e të nxënit: ____________________

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

të përshkruajnë shkurtimisht përmbajtjen e portofolit;

të evidentojnë punimet më të realizuara;

të vlerësojnë rëndësinë e plotësimit të portofolit.

Burime: detyrat e punuara në

klasë e në shtëpi, projekti dhe

materiale të tjera të portofolave të

nxënësve.

Fjalët kyç:

portofol

vlerësim

përmirësim

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

Kimi, edukim shёndetsor, edukim figurativ, TIK

Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve

Gjatё gjithё orёs nxёnёsit prezantojnё portofolet e tyre me detyrat e dhёna.

Nё fund tё orёs shpallet portofoli mё i mirё.

Secili nxënës mban shënime për punimet më të mira dhe ato që duhen përmirësuar, duke

përdorur një shkallë vlerësimi nga 1-10.

Nxënësit të cilët kanë mangësi të detyrave ose detyra për të përmirësuar mund t’i plotësojnë ato

në shtëpi.

Në fund mësuesi bën një vlerësim të portofolave më të mira të klasës, duke u nisur nga saktësia

e punimeve, nga mënyra e paraqitjes, nga larmia e materialeve dhe e teknikave të përdorura, si

dhe nga përdorimi i mjeteve në kryerjen e detyrave.

Hartoj nё dёrrasё tё zezё tabelёn e pikёzimit tё vlerёsimit tё portofoleve qё nxёnёsit tё llogaritin

notёn e portofolit tё tyre, duke e bёrё transparent kёtё proces vlerёsimi.

Diskutohet me nxënësit rreth detyrave që i kanë realizuar me më shumë dëshirë dhe çfarë do të

donin të përmirësonin gjatë periudhës në vazhdim.

Vlerësimi: Vlerësim i portofolit të secilit me notë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!