18.09.2019 Views

190918 SHUSHICE BOOKLET PER WEB

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

agroturizËm & kantina ‘ilir’

shushicË

Kantinë vere

Restorant

Bujtinë


Punuar nga commonsense.studio

Me kërkesë të familjes Mendalliu

Gusht 2019

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 1, Tiranë

www.commonsense.studio

info@commonsense.studio

+355 67 36 51 480


Tabela e përmbajtjes

4

8

10

12

36

Akademia 100+ Fshatrat

Modeli i zhvillimit të fshatit

Fshati Shushicë

Agroturizëm dhe Kantina ‘Ilir’

Mundësi bashkëpunimi & financimi

3


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

4


Akademia 100+ Fshatrat

Fig. 2

Posteri i shpalljes së fillimit të Akademisë 100+ Fshatrat, si nismë e Qeverisë Shqiptare nën zbatimin

e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Akademia 100+ Fshatrat është një

sipërmarrje e Qeverisë Shqiptare,

iniciuar nga Zyra e Kryeministrit, e

cila është vënë në zbatim nga Agjencia

Kombëtare e Planifikimit të Territorit

(AKPT), në bashkëpunim të ngushtë me

Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit

Rural (MBZHR), Ministrinë e Turizmit

dhe Mjedisit (MTM), Ministrinë

e Kulturës (MK) dhe Ministrinë e

Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).

Akademia100+ Fshatrat vjen në zbatim të

Programit Kombëtar të Zhvillimit Rural

“100 Fshatrat” dhe ka në fokus të saj 100+

Fshtrat pjesë e Programit Kombëtar dhe

si objekt kryesor hartimin e modeleve të

zhvillimit për secilin prej tyre, bazuar tek

potenciali turistik i vendit.

Programi i 100 fshatrave synon të zhvillojë

hapësirat rurale me investime të integruara

në zonat e përcaktuara (100 fshatra),

nëpërmjet 3 objektivave:

a) Përmirësimi i infrastrukturës publike;

b) Zhvillimi ekonomik nëpërmjet

diversifikimit të aktiviteteve ekonomike;

c) Zhvillim i kapitalit social dhe njerëzor.

Janë identifikuar 3 projektet strategjike të

Programit të 100 fshatrave:

1. Zhvillimi i Agroturizmit Shqiptar;

2. Ngritja e Inkubatorëve për

Mbështetjen e Prodhimeve

Tradicionale;

3. Rrjeti i Dyqaneve “EDUA”.

Fig. 1

Harta me 22 lot-et e ndryshme, të përbëra nga 4-6 fshatra secili.

5


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

Fig. 3

Harta me fshatrat e rajonit 9 dhe 10, të njohura si qendra periferike.

Fshatrat e Rajonit 9 shtrihen në zonën

qendrore të Shqipërisë dhe janë pjesë

e basenit ujor të lumit Shkumbin. Të

ndodhura në lartësi të ndryshme territori,

ato janë të pasura me burime të larmishme

natyrore e bujqësore, si rrjedhojë të pasura

edhe në produkte territori. Duke u shtrirë

përgjatë aksit lindje - perëndim këto

fshatra janë pjesë e rrugëtimeve historike

e kulturore, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm

në zhvillimin e tyre me karakter komunitar.

Ndër asetet më të rëndësishme të fshatrave

të rajonit janë njerëzit dhe komuniteti,

të cilët me aktivitetet dhe nismat e tyre

krijojnë potencialisht vendbanime jo vetëm

tërheqëse, por edhe të jetueshme.

Secili nga fshatrat e lotit përmban burime

të veçanta që njëkohësisht i dallojnë dhe

bashkojnë më njëri-tjetrin:

Zona e Gjinarit ruan traditat dhe

zejet artizanale autentike si dërstila. Me

investimet e reja në formë bujtinash, kjo

zonë ka qenë ndër të parat që ka përqafuar

denjësisht konceptin e agrtoturizmit.

Dardha njihet si fshati mes gurrave dhe

është një fshat i pasur me dru arrorë, fruta

të thata, bimë mjekësore dhe mjalt.

Stëbleva njihet për disa produkte

bujqësore vjeshtore si qepa, fasulja dhe

kungulli, por kultivari më i rendësishëm

është patatja e Steblevës.

Rrajca, një zonë e lashtë me tradita,

etnografi dhe folklor të pasur gjendet mes

Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës

dhe përmban pasuri të shumta natyrore, si

bimët mjekësore dhe ahishtet e mbrojtura

si pasuri botërore nga UNESCO.

Shushica përfaqëson një fshat me

karakter bujqësor për shkak të

terrenit të ulët fushor dhe afërsisë

me lumin Shkumbin. Në Shushicë,

tokat bujqësore prodhojnë produkte

nga më të larmishmet të cilat janë

konkurruese në treg. Ndërkohë, edhe

historia e traditat etnografike zënë

një vend themeltar në identitetin e

fshatit, i cili njihet për vallen dyshe të

Byshekut dhe veshjet popullore.

6


Akademia 100+ Fshatrat

Fig. 4

Harta e Rajonit 9 së bashku me fshatrat dhe qytetet në afërsi të tyre.

I gjithë rajoni i cili përmban në vetvete

pasuritë më të paçmuara: individët e

angazhuar të komunitetit, ka mundësinë të

sjellë vetë ndryshimin e kërkuar në shoqëri.

Atje ku ka individë të cilët e bazojnë

punën e tyre në të mirë të fshatit, individë

profesionistë që e duan ndryshimin në fshat,

individë që ndërmarrin iniciativa, atje ka

edhe individë që janë largpamës e nismëtarë.

Kësisoj, modelet e zhvillimit janë të bazuara

te komuniteti dhe banorët nismëtarë, për të

arritur një ekuilibër midis aftësive prodhuese

dhe veçorive turistike të secilit fshat.

Propozimi i zhvillimit të modeleve të

qendrueshme, bazohet te potencialet e

aktorëve përbërës të komunitetit dhe aseteve

publike, duke synuar të formojë një rrjet

të larmishëm ndërveprues.

Hallka e parë e ciklit mbështetet në

zhvillimin e identitetit komunitar, duke

synuar si fillim fuqizimin e individit,

si anëtar i një bashkësie më të madhe

ndërvepruese. Më tej, një individ e banor

i fshatit i shëndoshë, shtrin ndikimin e tij

në një grupim më të madh njerëzish, të

aftë për të sjellë e fuqizimin e pjesës tjetër.

Kjo qasje nxit dhe kërkon përmirësimin

e përdorimit të potencialeve të fshatit

nga banorët e tij, duke u mbështetur

nga investimet publike, të cilat kanë për

qëllim të lehtësojnë mirëfunksionimin

e jetës në fshat e rajon, dhe t’u japin

shtysë zhvillimeve të mëtejshme të tij.

7


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

Fig. 5

Grafikë e përqasjes strategjike të zhvillimit të rajonit 09.

Përqasja strategjike

Përqasja strategjike bazohet në pesë shtylla

të rëndësishme që vënë në lëvizje të gjithë

ciklin e zhvillimit të fshatrave të lot-it 9.

Hallkat e zinxhirit nisin nga komuniteti dhe

synojnë fuqizimin e individit, si anëtar i një

grupimi më të madh ndërveprues.

Ky zinxhir pasurohet me investime të cilat

mbështesin mirëfunksionimit

e fshatit, dhe u japin shtysë modeleve

të zhvillimit me bazë kapacitetet

njerëzore të vetë fshatit.

Kështu, cikli mbetet i plotë dhe nxit një

perpetum mobile me synim arritjen e sa më

tepër investimeve dhe sipërmarrjeve nga

vetë banorët.

8


Modeli i zhvillimit të fshatit

Fig. 6

Skemë shpjeguese e pjesëzave të ciklit strategjik të zhvillimit të fshatrave të rajonit 09.

9


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

NATYRA

KULTURË

NATYRA

KULTURË

DUSHKU I

LLESHANIT

KIS

VA

MALE

BLEGTORI

MALE

BUJQËSI

BLEGTORI

MALI I

SHPATIT

AGROPËRPUNIM

ART

& Z

DER

BUJQËSI

Fig. 7

Skemë grafike e burimeve që ofron

VETI

zona

KURATIVE

e Shushicës.

AGROPËRPUNIM

RROBUJT E

ZELESHNJËS

B

MED

10

VETI KURATIVE

I shtrirë përkrah rrjedhjes së mesme të

lumit Shkumbin, fshati Shushicë gjendet

shumë pranë qytetit të Elbasanit, me një

largësi prej vetëm 6 km. Kjo afërsi me

zonën urbane ka ndikuar në zhvillimin

ekonomik dhe social të kësaj zone, si edhe

në perceptimin e përgjithshëm të saj si një

lagje e Elbasanit.

Prania e elementeve të rëndësishme ujore,

siç është lumi Shkumbin, dhe lartësia e

ulët e terrenit kanë sjellë zhvillimin me

karakter kryesisht bujqësor të zonës.

Sipërfaqja më e madhe e fshatit zihet nga

tokat e ulëta fushore të cilat janë të begata

dhe shfrytëzohen mjaft mirë nga banorët.

Ndikim të rëndësishëm në këtë aspekt ka

PIKA

PANORAMIKE

edhe klima mesdhetare, e përshtatshme për

kultivimin e një shumëllojshmërie kulturash

bujqësore duke filluar nga pemët frutore,

agrumet, perimet, e deri tek ullinjtë, rrushi,

arrat e gështenjat.

Nga ana kulturore, ky fshat gjithashtu

përmban vlera të veçanta. Vallja e Byshekut

së bashku me kostumet tradicionale

popullore të Shushicës përbëjnë një binom

me vlera të paçmueshme për zonën.

Dikur Shushica kishte edhe dërstila dhe

mullinj funksionalë, të cilat vitet e fundit

janë lënë disi në harresë dhe pluhurosur për

arsye të rritjes ekonomike dhe lehtësisë së

gjetjes në treg të produkteve të konsumit.

VR

UL

PËR

PROD


Fshati Shushicë

DUSHKU I

LLESHANIT

KISHA E

VALËSHIT

EMANUELI

Student, kryeplak i Lleshanit

MALI I

SHPATIT

ARTIZANAT

& ZEJA E

DERSTILËS

FADIL DERSTILA

Fermer, çoban, dërstilës

IM

RROBUJT E

ZELESHNJËS

BIMË

MEDICINALE

LIRIE & VASIL BEZHANI

Agronomë, artizanë

FLUTURA

Prof. Etike, sipërmarrëse

PIKA

PANORAMIKE

Fig. 8

VRESHTA

ULLISHTE

LIGOR PANXHI

Agronom, fermer,

kujdeset për kishën

Skemë e pasurive natyrore dhe kulturore të fshatit, si edhe nismëtarët: burimet njerëzore të zonës.

Fig. 9

Tabelë shpjeguese e PËRPUNIM potencialeve, mundësive, nevojave dhe mbështetësve KATINA & të KOSTANDIN familjes Mendalliu. XHOLLI

PRODUKTESH

Banorë të Gjinarit, sipërmarrës

11


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

12


Projekti

Hartë skematike me pikat kyçe të fshatit Shushicë në raport me pronën për zhvillim agroturistik.

13


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

Hartë me pronat e familjes Mendalliu në fshatin Shushicë në

afërsi të Byshekut, të destinuara për zhvillim bujqësor dhe

agroturistik.

14


Projekti

15


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

16


Projekti

Arkitektura tradicionale e zonës

Ndërtesat tradicionale të Shushicës

përfaqësojnë banesat tipike të fshatrave të

Shqipërisë së Mesme: shtëpi një-katëshe,

me mure balte / qerpiçi, me çati me rrasa

guri e më vonë me dru e tjegulla.

Më vonë, kur edhe ekonomia u rrit,

fshatarët nisën të ndërtonin shtëpi dykatëshe,

ku në katin përdhes mbanin

bagëtinë (quri), e në katin e parë banonin

të zotët e shtëpisë. Në të njëjtën mënyrë

ndërtoheshin edhe godinat e mullinjve, por

kryesisht me muraturë guri.

Ndërtesat e reja

Ndërtimet e reja në fshat, sidomos në

vitet e fundit janë kryesisht struktura të

ndërtuara me materiale betoni, tulle, etj.

Për tju përshtatur ndryshimeve të kohës

dhe teknologjisë, shpeshherë abuzohet me

këto materiale.

Rekomandime

- Sugjerohet kujdes në përzgjedhjen e

materialeve të ndërtimit, duke mos krijuar

ndërtesa të cilat nuk përfaqësojnë një

marrëdhënie të mirë më kontekstin ku

ndodhen.

- Evokimi i stileve të ndërtimit që nuk i

përkasin vendit dhe kontekstit, sugjerohet

të shmanget.

- Rekomandohet përdorimi i kujdesshëm

dhe i ndërgjegjshëm i materialeve të reja

dhe tradicionale, të sjella në stile ndërtimi

bashkëkohore.

- Për tju përshtatur kontekstit rural dhe

natyror, sugjerohet përdorimi i materialeve

ekologjike dhe tradicionale, si guri, druri,

tjegulla e vendit, etj.

- Nuk inkurajohet njëhsimi i ngjyrave të

fasadave të ndërtesave, dhe as përdorimi i

ngjyrave të forta e të shndritshme.

- Sugjerohet kujdes në format e jashtme të

ndërtesave dhe nuk sugjerohet përdorimi

i formave (kryesisht të çative) tejet

ekspresive.

Rikonstruksione dhe adaptime

Rekomandime

- Në rastet e rikonstruksionit apo

ripërdorimit të objektet ekzistuese,

sugjerohet ruajtja e formave ekzistuese

të godinave, si edhe ruajtja e muraturës,

çative, etj. për të shmangur ndryshime

të mëdha fizike, të cilat mund të mos i

përgjigjen kontekstin të ndërtimit.

- Nuk rekomandohet ‘maskimi’ apo

fshehja e materialeve primare të ndërtimit,

nën veshje guri apo materialesh të tjera.

- Sugjerohet identifikimi i objekteve të

braktisura, të cilat mund të adaptohen e të

përmbajnë funksione të tjera.

Fig. 10 (majtas)

Skemë me konceptet dhe parimet e marra në konsideratë gjatë projektimit të Agroturizëm dhe

Kantina ‘Ilir’. Përshtatja me terrenin e thyer kodrinor, orientimi i godinës për të mundësuar ventilimin

natyror të duhur, diellëzimi dhe hijëzimi sipas nevojave të funksioneve.

17


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

18


Projekti

KANTINA ‘ILIR’

Kantina ‘Ilir’ gjendet në qytetin e Elbasanit

dhe operon prej disa vitesh në tregun

vendas e të huaj, falë përvojës së tyre

mbi 10-vjeçare.

Disa prej llojeve të verërave që prodhohen

dhe përpunohen në Kantinën ‘Ilir’ janë:

Riesling

• Tokai

• Muskat

• Kabërnet

• Merlot

• Gewyrtstraiminer

• Kabërnet / Sauvignon

• Passito, etj.

Përveç përpunimit të llojeve të ndryshme

të rrushit, ata kultivojnë varietete të

veçanta dhe autoktone në vreshtarinë

përkatëse. Vreshtat e tyre aktualisht

prodhojnë rreth 200-250 kuintalë rrush

të llojeve të ndryshme. Ndërkohë, për të

përmbushur nevojat, një sasi prej rreth

150-200 kuintalësh merret nga fshatarët e

zonës së Elbasanit dhe Shushicës, si edhe

nga zona e Vlorës. Kapaciteti maksimal i

Kantinës ‘Ilir’ arrin afërsisht prodhimin e

25,000 - 30,000 litra verë në vit.

Me synimin për tu zhvilluar, lind edhe

nevoja për ndërtimin e një kantine të

mirëfilltë, sipas kushteve optimale dhe

standardeve të kantinave në botë. Kjo sjell

edhe nevojën për zgjerimin e sipërfaqeve

të vreshtave të mbjella në zonë. Më tej,

përqafimi i konceptit të agroturizmit, do

të mundësojë përjetimin e eksperiencës së

vërtetë të fshatit dhe njohjen nga afër me

proceset e prodhimit të verës shqiptare.

Fig. 11 (majtas)

Logo e Kantinës ‘Ilir’.

Fig. 12 (poshtë)

Etiketa të ndryshme të verërave të Kantinës ‘Ilir’.

19


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

Fig. 13

Planimetri skematike e ndarjes funksionale të Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’.

20


Projekti

Fig. 14

Plan-sistemim dhe planimetri e katit përdhe të Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’, ku tregohet

marrëdhënia e godinës dhe lidhja mes funksioneve të ndryshme nëpërmjet korridorit-tunel.

21


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

Fig. 15

Planimetri e përgjithshme e katit të parë të Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’ në Shushicë, ku tregohen

hapësirat me funksione private si akomodimi në bujtinë, dhe ndërkatet e kantinës me funksion

magazinim dhe laborator.

22


Projekti

Fig. 16

Planvendosje e objektit Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’ në Shushicë, ku dallon mbulesa e godinës me

çati me tjegulla vendi dhe marrëdhënia me terrenin kodrinor të fshatit.

23


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

Fig. 17

Pamje tre-përmasore e Agroturizëm dhe Kantina ‘Ilir’ në Shushicë, ku vihet re përshtatja e godinës

me terrenin kodrinor të fshatit.

24


Projekti

Fig. 18

Pamje në përspektivë e Agroturizëm dhe Kantina ‘Ilir’.

25


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

Fig. 19

Pamje e fasadës veri-lindore të Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’.

26


Projekti

Fig. 20

Pamje e verandës së pasme të Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’ në Shushicë. Dallohet marrëdhënia e

hapësirave të akomodimit me oborret e pasme të tyre.

27


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

28


Projekti

Fig. 21 (majtas, lart)

Pamje e korridorit-tunel që lidh kantinën

me restorantin duke shërbyer si një

ambient i ndërmjetëm.

Fig. 22 (majtas, poshtë)

Pamje e jashtme e verandës së Agroturizëm

& Kantina ‘Ilir’. Vihet re karakteri ftues i

hapësirës dhe trajtimi me materiale vendase.

Fig. 23 (poshtë)

Pamje e hapësirës së ndërmjetme të kantinës. Në brendi

gjendet dyqani i Kantinës ‘Ilir’ dhe hapësira e magazinimit të qetë.

29


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

Fig. 24 (lart)

Pamje e brendshme e korridorit-tunel të Agroturizëm

& Kantina ‘Ilir’. Në raste të veçanta kjo hapësirë

mund të shërbejë si një zgjatim i restorantit, apo

hapesirë eventesh që lidhen me kantinën, si psh.

shtypjen e rrushit në mënyrë artizanale gjatë

festave lokale të vjeshtës.

Fig. 25 (djathtas, lart)

Pamje e korridorit që lidh kantinën me

restorantin, duke ofruar për vizitorët një

atmosferë të këndshme .

30

Fig. 26 (djathtas, poshtë)

Pamje e pasme e korridorit dhe shkallares që

lidh katin përdhe me katin e parë, ku gjenden

hapësirat akomoduese të bujtinës ‘Ilir’.


Projekti

31


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

32


Fig. 27 (majtas, lart)

Pamje e ambienteve të brendshme të Kantinës ‘Ilir’. Dallohen materialet

vendase tradicionale, si guri dhe druri, të cilat ngrohin hapësirën.

Projekti

Fig. 28 (majtas, poshtë)

Pamje e brendshme e hapësirës së magazinimit të qetë

në Kantinën ‘Ilir’.

Fig. 29

Pamje e verandës së mbuluar të Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’.

33


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

Fig. 30

Pamje e hapësirave midis kantinës dhe

restorantit, të cilat ofrojnë mundësi për

aktivitete të ndryshme.

Fig. 31

Pamje e hapësirave akomoduese të bujtinës, të

cilat ofrojnë një atmosferë të ngrohtë nëpërmjet

materialeve vendase dhe elementeve

tradicionale, si oxhaku.

34

Fig. 32

Pamje e brendshme e hapësirave akomoduese të

bujtinës, të cilat shohin drejt oborreve me bimësi

vendase, dhe peizazhit kodrinor të fshatit.


Projekti

35


Agroturizëm & Kantina ‘Ilir’

SIPËRFAQE

PRODHIM (FERMENTIM)

KANTINË MAGAZIMIN (QILAR)

LABORATOR

470 m 2 AMBIENT SHITJEJE

TUALETE

AMBIENT NGRËNIEJE

RESTORANT BAR

KUZHINË

470 m 2 DHOMË FRIGORIFERIKE

TUALETE

AKOMODIM DHOMA GJUMI (X3)

SUITË

470 m 2 AMBIENTE SHËRBIMI

180 m 2

110 m 2

30 m 2

40 m 2

4 m 2

107 m 2

15 m 2

28 m 2

8 m 2

15 m 2

75 m 2

50 m 2

50 m 2

TOTALndërtim

1200 m 2

Tab. 1

Tabelë e sipërfaqeve të hapësirave kryesore të Agroturizëm & Kantinë ‘Ilir’.

KAPACITETE

RESTORANT

AKOMODIM

STAF

Numri i tavolinave Numri i personave

Numri i të punësuarve

20 120 9 20

Tab. 2

Tabelë treguese e kapaciteteve të Agroturizëm Shushicë, si edhe numri i parashikuar i të punësuarve.

36


KOSTOT E PROJEKTIT

Mundësi bashkëpunimi dhe financimi

KOSTO E PARASHIKUAR 360 000 EUR

MBËSHTETJE FINANCIARE IPARD II

Masa 3, pika 3.4 (Sektori i verës)

Masa 7, Pika 7.5 (Turizmi rural dhe ai i natyrës)

(Investitore grua)

65%

234 000 EUR

INVESTIM PRIVAT

35%

126 000 EUR

Tab. 3

Tabelë treguese e kostos totale të parashikuar të projektit, si edhe mundësitë e financimit nëpërmjet

fondeve të nismës IPARD II për Sektorin e verës (Masa 3) dhe Zhvillimin e Turizmit Rural dhe të

Natyrës (Masa 7).

37


Ekipi i punës:

Jurtin HAJRO

Ardiola BARDHOSHI

Jona OSMANI

Olsi ALUKU

Premton BRAHA


Bazuar në nismën e Qeverisë Shqiptare të Programit 100 Fshatrat.

Me fokusin në zhvillimin agroturistik të vendit, nëpërmjet mirëpërdorimit të

burimeve natyrore dhe njerëzore të fshatrave.


Gusht 2019

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!