21.04.2020 Views

Endrrat e theyera Toni Ostojic

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

QPK “Akvarijus”

Mitrovica

22 prill 2020

Cikli i ekspozitave ArtCult

ËNDRRAT E THYERA

ТONI

OSTOJIĆ



Qasja objektive në preokupimet emocionale

e ka drejtuar Toni Ostojić-in në realizimin e

pikturave grafike si afatshkurtër, por megjithatë me

eksperiencë dhe kujtime të rrumbullakuara.

Në pllakën e zinkut, si medij bazik, është realizuar punimi artistik, së pari përmes goditjeve të rastësishme me sëpatë. Janë bërë intervenime

shtesë me ndihmën e mjeteve të ndryshme artistike dhe jo artistike, siç janë për shembull tapetat, gozhda, çekiç, kaçavidë dhe shumë të tjera.

Pastaj janë realizuar intervenime precize artistike me ndihmën e gjilpërës tradicionale të terur dhe teknikës tradicionale grafike. Pllaka e zinkut është plagosur, pra, mbi te është kryer

“dhuna artistike”, shtesë të përforcuar edhe me gjurmët e acidit. Kjo procedurë është ekuivalente e dëmtimit të përhershëm dhe është në korrelacion me shoqërinë bashkëkohore.

Punimet e Ostojić përmbahen nga objektet e formës së jo të drejtë dhe të drejtë, gjurmët e lëvizjeve artistike dhe shenjave të reliefit të cilat, në ndonjë mënyrë, përkujtojnë në goditje.

Kompozicioni artistik kryesisht është njëngjyrësh, i mbuluar me vargun e toneve të mbyllëta, por të vendosura në mënyrë transparente, të zbehura të gjelbra dhe të kaltra. Duke shprehur

gjendjen e tij emocionale dhe melankolike, autori me dorëshkrimin e vet grafik në mënyrë intinuitive formon letargjinë moderne. Akvatinti përdoret në formën e vet primare dhe

tradicionale, të pa definuar për arritjen e distancës vizuale. Gjilpërat e terura dhe teknikat baktericide përdorën për shkak të rezultateve që japin në kryerjen e intervenimeve të kontrolluara,

për t’u fituar vijat e holla, të ashpra dhe precize. Ndërsa teknikat e cekura reflektojnë prapavijë apo të kaluarën e objekteve, goditjet me sëpata dhe çekiçë, gërvishtje me thonjtë,

prezantojnë sipërfaqen e përparme, përkatësisht intervenime të reja eksplozive. Format të drejta, por gjithashtu edhe format e shtrembëruara ekspresive të intonuara, vijat, format e

kondensuar me ton dhe format labirinte transparente sugjerojnë gjendjen e caktuar psikike, reaksionin, aspiratën, me fjalët, pjesën e personalitetit të autorit. Përmes shfaqjes dinamike

dhe krijimit të iluzionit të dridhjes suptile të formave, fleta grafike po bëhet shtresorë. Së pari që vërehet te grafika janë vijat gjysmë reliefë të cilat shfaqën mbi prapa vinë lundruese.

Vijat dëshmojnë për energjinë e pastër e cila bartët dhe e cila është e robëruar në ndonjë çast në vet grafikën, vet reliefin dhe kontrastin. Në të vërtet, secila vijë regjistron një moment

të robëruar në te dhe e ka tregimin e vet. Edhe pse është e qartë se ato janë vija janë të tërhequra në mes të vijave ashpër të vizatuara dhe prapavijës me fund të drejtë, ato qëndrojnë

të kundërshtuara njëra ndaj tjetrës. Prapavija zbehet dhe ndryshon tonalitetet të cilët qojnë deri të mos ekzistenca, kurse ngjyra e gjelbër dhe e kaltër ia tërheqin vërejtjen vëzhguesin

në letargjinë dhe e përkujtojnë në gjurmët e vjetra, në vjetërsi. Në këtë mënyrë grafikës i është shtuar kontrasti kohor me energjinë e robëruar të çastit në vizat dhe gjurmët jo kohore

monotone në prapavijë të zbehur. “Ëndrrat e thyera” janë gjurmët e kujtimeve. Krijimin e kësaj vepre domosdo e përcjellë ndryshimi i formave natyrale, sepse vetëm në atë mënyrë

natyra lindët përsëri, ndërsa simbolet e artit ringjallën. Linja, ton dhe ngjyra në këtë proces të transformimit janë të unifikuar në kompozicion i cili në vetëdijen njerëzore në mënyrë

asociative transformohet në motiv të identifikimit të vërtet. Mbështetur në mjete klasike të grafikës dhe mediat të shprehura dhe të menduarit të kohës në të cilën jetojmë, Toni Ostojić

gradualisht e ka ndërtuar identitetit e tij kreativ. Duke analizuar rastësitë analoge në punimet e artistëve tjerë, posaçërisht artisteve grafik në periudhën e abstraksionit lirik modern

dhe ekspresionizmit joformal dhe abstrakt, arritjet e tyre, dijenitë dhe përvojat, estetikën e tyre ka interpeluar në shprehjen e vet artistike origjinale.

Teksti është krijua në bazë të shprehjes autentike të autorit


“ËNDRRAT E THYERA 8”

teknika e kombinuar

50x70 cm 2015.


50x70 cm 2015.

“Ëndrrat e thyera 24”

akrilik në karton


“Ëndrrat e thyera” 13

teknika e kombinuar

50x70 cm 2015.


50x70 cm 2015.

“Ëndrrat e thyera 26”

akrilik në karton


“Ëndrrat e thyera 7”

teknika e kombinuar

50x70 cm 2015.


50x70 cm 2015.

“Ëndrrat e thyera 27”

akrilik në karton


“Ëndrrat e thyera 11”

teknika e kombinuar

50x70 cm 2015.


50x70 cm 2015.

“Ëndrrat e thyera 11”

akrilik në karton


“Ëndrrat e thyera 23”

akrilik në karton

50x70 cm 2015.


50x70 cm 2015.

“Ëndrrat e thyera 22”

akrilik në karton


“Ëndrrat e thyera 19”

teknika e kombinuar

50x70 cm 2015.


50x70 cm 2015.

“Ëndrrat e thyera 21”

teknika e kombinuar


Toni Ostojić

Toni Ostojić është i lindur në Bihaq (Bosnja dhe Hercegovina) më 21 janar 1992. Shkollën e mesme (dizajn grafik dhe teknik grafik) e ka

kryer në Banja Llukë (BdheH) ku është shpallur për nxënësin e gjeneratës. Në fakultetin e arteve figurative në Shkup (Republika e Maqedonisë)

ka diplomuar në vitin 2014 në klasën e profesorit Mirko Vujisić në drejtimin dizajni grafik. Vitin e ardhshëm në të njëjtin

fakultet dhe në klasën e të njëjtit profesor ka magjistruar në drejtimin grafika.

Momentalisht jeton në Banja Llukë (BdheH) ku ligjëron grafikën në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Pavarur Banja Luka.

Ka punuar në projekte studentore dhe të pavarura në Republika e Maqedonisë. Me sukses zotëron me programet kompjuterike për

realizimin e dizajnit grafik dhe ka një eksperience shumëvjeçare në punimin e të gjitha llojeve të dizajnit grafik. Ka marrë pjesë në

konkurset të shumta ndërkombëtare lidhur me dizajn dhe fotografi.

Pas vete ka pesë ekspozita të pavarura dhe disa dhjetëra ekspozita kolektive dhe pjesëmarrje në kolonitë të artit figurativ. Ka qenë

pjesëmarrësi më i ri në historinë e kolonisë Grafike në Subotincë në vitin 1998 kur i ka pasur gjithsej gjashtë vjet.



Ekspozita është organizuar në kuadër të projektit ArtCult të cilin e ka mbështetur

UNMIK-u

Cikli i ekspozitave ka për qëllim ta prezantoj krijimtarinë bashkëkohore të

artistëve të artit të bashkësisë të ndryshme kombëtare, të gjeneratave të

ndryshme dhe përcaktimeve të ndryshme stiliko-poetike të cilit jetojnë dhe krijojnë

në Kosovë dhe në regjion.

Organizatorët:

Alternative

QPK “Akvarijus”

Dizajni i katalogut:

Miljana Dunđerin

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!