17.06.2020 Views

PERRALLA_MARES-2

Shume urime shpirti jonë babi, mami e Oari të dëshirojn lumturin e botës Falëmderit teta Adelina per dhuratën

Shume urime shpirti jonë
babi, mami e Oari të dëshirojn lumturin e botës
Falëmderit teta Adelina per dhuratën

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përralla e princeshë Marës,

17 Qershor 2020


Ishte pasdite e bukur vere, 17 qershor 2014 dita kur lindi princeshë Mara. Atë e sollën në jetë

një qift i mrekullueshëm, babi Përparim Hyseni dhe mami Vjollca Morina, të cilët u gëzuan

shumë kur kuptuan qe fëmija i tyre i parë do të ishte vajzë. Atë ditë, dielli shkelqente më shumë,

zogjtë këndonin më bukur, jeta kishte më shumë kuptim për dy prindërit e një princesheje shumë

të bukur, të cilën mami i saj, Vjollca, do ta thërriste më emrin më të bukur në botë MARA.


E veshur me një fustan të kaltër e të bukur, e me bluzë të bardhë si bora, dhe një shirit të bardhë

në kokë me lule ngjyrë rozë dhe një lule të kaltër, mami dhe teta Dianë, Marën e vogël e kishin

bërë më të bukur se një kukull


Ashtu të veshur bukur, ditën e nesërme Marën do ta merrnin në shtëpi, në Kamenicë, aty ku

kishte gjysh Ramdanin, gjyshe Fatimen, hallën Violetë dhe xhaxhi Nderimin.


Për princeshë Marën u gëzuan shumë edhe gjyshi saj nga ana e mamit, gjyshi Selver, gjyshja

Resmije bashkë me tezet e saj: teta Venerën, teta Loli, teta Diana dhe daja Visar me teten Nitë, të

cilët jetonin në Gjilan.


Prindërit e princeshë Marës, kur ajo i mbushi 1 muaj, i organizuan një festë të madhe në hotelin

më të bukur, nga ku shihej si në pëllëmbë të dorës e tërë Kamenica, hotel “Jehona”. Aty pati

shumë musafirë nga të cilët Mara mori shumë urime e dhurata, si nga familjarët, po ashtu edhe

nga shoqëria e mamit dhe babit të saj, të cilët ishin të shumtë por princeshë Mara mori shumë

dhurata veqanërisht nga halla e saj, Tina, që jeton në Zvicërr, e për të cilën Marën e merr shpesh

malli.


Ditrët kalonin e Mara rritej. Kur princeshë Mara mbushi 8 muaj, mami Vjollca u desh të

rifillonte punën. Të dyja bashkë udhëtonin me veturë çdo ditë nga Kamenica në Gjilan, aty ku

mami Vjollca e kishte barnatoren e saj, ndërsa për Marën kujdesej gjyshe Resmija, të cilën Mara

e do dhe e dëgjon shumë që nga ajo kohë. Ishte fëmijë shumë i hareshëm dhe inteligjent.

Ndodhte që gjatë rrugës nga Kamenica për në Gjilan, edhepse e vogël, Marës i dukej që mami e

ka harruar që është me të, dhe për t’ia tërhequr vëmendjen Mara kollitej.

- Khë, khë - Mami Vjollca sigurisht që posa e dëgjonte të kolliturën e Marës, merakosej

dhe i thoshte me zë gjysëm të dridhur:

- Mara, nëse e ke koll përnjëmend unë po e ndali veturën. Por ende pa e përfunduar mami

Vjollca fjalinë, ajo si një fëmijë i hareshëm që ishte, fillonte të qeshte me zë, duke i dhënë

shenjë mamit që bëntë shaka edhepse ishtë shumë e vogël dhe nuk dinte të fliste.


Pasi që Mara u bë gjashtëmbëdhjetë muajshe, gjyshe Resmija, me shumë dashuri e përcolli

Marën për në qerdhen “Hello”, aty ku Mara vazhdon edhe sot edukimin dhe përkujdesjen nga

edukatoret që ajo i don shumë. Në fillim ishte me edukatoren Buqe, pastaj kur Mara shkoi në

vitin e dytë në po atë qerdhe, fëmijët tjerë kishin pampers ndërsa Mara jo, si një fëmijë pedant,

asaj i pengonte kjo gjë, dhe vendosi të largohej nga ai grup edhepse e donte shumë teten Buqe,

ajo shkoi me fëmijët e grupit pesë vjeqar. tek teta Nakije. Tani vazhdon të jetë po në qerdhen

“Hello” me edukatoren Sebi.


Mara nuk harronte asnjeherë t’iu bëntë dhurata dy gjysheve të saj, të cilat gëzoheshin shumë kur

e shihnin fytyrën e saj prej një engjulli të buzëqeshur.


Që Mara është një fëmijë i jashtëzakonshëm, mund ta kuptojmë edhe nga punët e shumta që ka

dëshirë të bëjë dhe profesionet që ajo pëlqen. Me një biberon ngjyrë portokalli në gojë, ishte

bërë mjeshtër në banesën e tyrë, në katin e III – të, 1B11, banesë të cilën prindërit e saj e blenë

në lagjën më të bukur në Gjilan, në kompleksin “Albanika”


E si të durohesh e të mos qeshësh me Mara bukuroshen që e bartte një thes me speca, kur ende

nuk i kishte as 2 vjet! Ajo dukej më e vogël se thesi me speca që gjyshi i kishte blerë për turshi.

Mundohej t’iu ndihmonte të gjithëve, shpesh ujiste lulet në kopsht me kovën që dukej sa koka e

saj e vockël.


Në banesë saherë që mami Vjollca pastronte dritaret, Mara ishte aty për t’i ndihmuar me duart e

saj të arta. Me ato duar që paloste rrobat më mirë se një e rritur, është e kotë të thuhet pa e parë,

nuk mund të besosh që një fëmijë kaq i vogël ka kaq shumë precizitet. Gëzohej shumë kur

kishin pite për drekë, sepse edhe ajo do të gatuante bashkë me mamin. Ndonjëherë lante edhe

enët në lavaman, kuptohet që aty edhe loja me ujë e kënaqte. Mara, si një vajzë e zonja, dinte

edhe të hekuroste.


Mbi të gjitha i pëlqente profesioni i mamit të saj, ajo dinte të bëhej farmaciste në kuptimin e

plotë të fjalës. Vishte mantelin e bardhë, vendoste stetoskopat në qafë, dhe priste e përcjellte

pacientë duke i udhëzuar se si duhet të përdoreshin barnat që ata blenin. Shpesh i shëronte

pacientët edhe me buzëqeshje. Gjatë kohës sa prindërit e Marës përgatiteshin të hapnin

barnatoren e dytë ne kompleksin “Agmia”, Mara shpesh luante edhe rolin e dizajneres së

interierit të barnatores.


Mara e pëlqente sportin, mbi të gjitah futbollin. Ishte fanse e madhe e Lorik Canës, për të cilin

bënte tifozëri të zjarrtë bashkë me babin e saj. I qeshnin sytë kur vishte fanellën me numrin 5 dhe

emrin e Lorik Canës mbrapa.


I donte shumë të gjithë fëmijët, por kuptohet që ata që i kishte të afërm Mara i dontë pak më

shumë. Kënaqej kur vintë halla Tinë nga Zvicrra duke luajtur me djemtë e saj Elionin, me të

cilin edhe e zine gjumi, ndërsa Anikun e donte pak mw shumw, dilte shpesh ne aeroport bashkë

me babin që ta merrte.. Tani, saherë që vjen halla Violetë me vajzën e saj Reinën, Mara

mundohet të kujdeset për të.


Mara e ka edhe një mike të cilën e ka si motër, Anën, vajzën e teze Lolit, siç e quajnë të gjithë.

Saherë që takohen apo shkojnë te gjyshi, bashkë luajnë, bashkë këndojnë, kërcjejnë por ndodh që

edhe hidhërohen, ama gjithmonë në fund pajtohen. Falemnderit xhaxhi Ilirit, babit të Anës, që

nuk përton t’i bëjë fototgrafi interesante Marës, sikur kjo fotografi që po e shihni në këteë faqe.

Mara i do shume edhe fëmijët e teze Venerës, Natarin dhe Nositin, të cilët edhe po nuk i njohe, e

kupton që kanë diçka të afërt me Marën, ngjasojnë aq shumë me të saqë duken sikur të ishin

vëllezër të saj.


Pos lojës me fëmijë, punëve e profëisoneve të ndryshme, Marës i pëlqen shumë të udhëtojë.. Si

një fëmijë, ajo pushimet e para me prindër i ka bërë në Shëngjin, vend magjik për Marën. Po atë

verë, pasi u kthye nga pushimet me prindërit Mara me mamin, shkuan prapë në pushime me tezet

dhe gjyshen, po në Shqipëri. Kur po ktheheshin, diku rrugës, Marës i kishte humbur biberoni dhe

mami Vjollca është dashtë t’ia mbajë gishtin në gojë në vend të bibëronit deri në qytetin e

Prizrenit, meqë nuk kishin ku të blenin biberon. Ajo ishte ushqyer edhe me shishe, të cilën një

ditë mami i tha se ia kishte marr miu, ashtu të prerë me gërshëre e kishte mbajtur 2 muaj në çantë

por nuk e kishte kërkuar më. Kishte udhëtuar në disa qytete bregdetare të Shqipërisë me

prindërit, pastaj ishte kënaqur jashtëkonisht në Turqi atje kishte takuar edhe shoqen e saj Adën.


Marës i pëlqen shumë edhe bora, e posaqërisht i pëlqen Prevalla, si një vend përrallor të cilin

bashkë me prindërit e saj e kishte vizituar pothuasje çdo dimër.


Mara i donte shumë festat, për çdo feste tek ajo përgatitjet fillonin 2 muaj më përpara. Kur i

hahej ndonjë ëmbëlsirë Mara i thoshte mamit se e ka ditëlindjen. Dhe aty, bëhej atmosferë

ditëlindjeje: vendosej torta para Marës, ndezej një qiri dhe këndohej kënga “Shume urime për

ty” nga mami i saj .


Dhoma e saj ishte e mbushur me lodra dhe dukej si një dhomë magjike. Kishte shumë kukulla,

disa ishin kukulla të mamit të Marës, me të cilat bëntë shpesh edhe foto selfie, si një fëimijë

fotogjene dhe një fotograf profesionist.


Kur Mara kishte 3 vjet, mami dhe babi i bënë asaj dhuratën me të çmueshme në këtë botë,

vëllaun e saj, Oarin, që Mara e don aq shumë sa nuk thuhet me fjalë. Derisa po kalonin afër

spitalit të qytetit të Gjilanit, meqë mami i Marës ishte shtatzanë, mami dhe babi i saj bashkë me

Marën vendosën të hyjnë në spital dhe të bënin një kontroll për të parë se si ishte bebja që do të

vinte së shpejti në jetë. Ishin përgatitur për ardhjen e tij, por nuk i kishin marr me vete gjërat që u

duheshin, sepse kishin hyrë thjeshtë për një kontroll para lindjes se djalit të tyre, kur mjeku që e

kontrolloi mamin e Marës dhe i tha asaj që urgjentisht duhej operuar. Mara edhepse nuk kishte

qenë brenda me mamin e saj, kur mami Vjollca doli nga dhoma ku u kontrollua, ajo e hoqi

jelekun e bardhë që e kishte pasur veshur dhe i tha mamit:

- Merre mami, e mbështjellë beben se nuk i kemi marr rrobat e bebes me vete – mami dhe

babi i saj mbetën të habitur nga humaniteti i Marës. Që e don shumë Oarin, e kuptojmë

edhe nga dhuratat që ia kërkon tash e 2 vite babadimrit, Mara gjithmonë atij i kërkon jo

vetëm dhuratë për vete por edhe për Oarin.


Sikur shumica e fëmijëve që ishin të izoluar nëpër shtëpi apo banesa, edhe Mara bashkë familjen

e saj, gjatë kohës sa ishte periudhë pandemie, nga marsi e deri në qershor 2020 kishin qëndruar

në banesë. Të vetmin vend që e kishin viziatuar gjatë kësaj kohe, kishte qenë Ara e gjyshit

Selver. Aty ajo luante, vraponte, këndonte, takohej me gjyshin dhe gjyshen, të cilët vetëm i

shikonte e nuk guxonte t’iu afrohej për t’i përqafuar. Aty takohej dhe luanin me Natarin e

Nositin. Ajo e kishte përjetuar këtë periudhë sikur një e rritur. Një natë bile iu kishte mbajtur

trajnim babit, mamit dhe Oarit rreth virusit Covit – 19, dhe masave që duhet marr për t’u

mbrojtur ndaj tij. Prindërit i kishte lënë gojëhapur me njohuritë e saj rreth këtij problemi.


I donte shumë prindërit e saj, të cilëve shpesh iu organizonte edhe kohën për të pirë një kafe me

Marën.

Eh, ç’të themi më shumë për Marën, pastë shëndet, limturi e pastë jetën ashtu sikur shpirti i saj i

dëlirë, me shumë gëzime e hare. Mami, babi dhe Oari të duan shumë. Gëzuar ditëlindjen e

gjashtë princeshë MARA

Përralla vazhdon...







Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!