16.03.2021 Views

Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror OFAP - RAPORT VJETOR 2020

Përmbledhje e punës së OFAP gjatë vitit 2020.

Përmbledhje e punës së OFAP gjatë vitit 2020.

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

…….,.,,

OFAP

1


PËRMBAJTJA:

HYRJE

Konteksti i veprimit të organizatës OFAP……………………………………………………………………………………………3

Historiku i organizatës……………………..………………………………………………………………………………………………..4

Përmbledhje e projekteve të realizuara………………………………………………….………………………………………….5

Rekomandimet……..…………………………………………………………………………………….…………………………………..10

Partnerët……..……………………………………………………………………………………………….…………………………………11

Visibiliteti…………………………………………………………………………………………..…………………………………………….12

Struktura e organizatës OFAP………………………………………………………………………………………………….……….13

LISTA E SHKURTESAVE

OFAP – Organizata për Fëmijët pa kujdes Prindëror

MPMS - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

QPS -Qendra për Punë Sociale

DSHMS – Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

MASH – Ministria e Arsimit dhe Shkencës

DKA – Drejtoria Komunale e Arsimit

OJQ – Organizatë Jo-Qeveritare

KNDF – Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve

OCD – Organizational Capacity Developement

OFAP

2


HYRJE

KONTEKSTI I VEPRIMIT TË ORGANIZATËS OFAP

Në rrethanat kur nuk kemi përkrahje nga familja ose kur ajo nuk është e mjaftueshme për të siguruar

mirëqenien e një individi, shteti ka për detyrë të sigurojë shërbime sociale dhe familjare duke

respektuar dinjitetin dhe të drejtat e tyre themelore bazuar në legjislacionin e Kosovës dhe në

konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Shërbimet sociale sipas legjislacionit në Kosovë janë të dizajnuara për t’ju shërbyer të gjithë qytetarëve

në nevojë duke përfshirë: fëmijët pa përkujdesje prindërore, fëmijët dhe të rriturit viktima të dhunës,

abuzimit, keqtrajtimit, neglizhimit apo trafikimit, fëmijët e përfshirë në punë të rënda, fëmijët dhe të

rriturit me aftësi të kufizuara, fëmijët në konflikt me ligjin pa përgjegjësi penale, personat e moshës

së shtyrë, familjet me marrëdhënie të çrregulluara, fëmijët dhe të rriturit me varësi nga alkooli ose

drogat, personat e prekur nga fatkeqësitë e shkaktuara nga natyra apo njeriu, ose personat që për

ndonjë arsye tjetër i bën ata persona në nevojë për shërbime sociale.

Në vitin 2009 është bërë decentralizimi i shërbimeve sociale, ku janë bartur kompetencat nga niveli

qëndror (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale) drejt komunave të Kosovës.

Pas decentralizimit, Komunat kanë përgjegjësinë të ofrojnë shërbime sociale, në përputhje me Ligjin

për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familje. Kalimi i menaxhimit të

shërbimeve sociale nga niveli qendror në nivelin lokal është bërë në bazë të Memorandumit të

Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Administrimit të

Pushtetit Lokal, Ministrisë së Financave dhe Komunave.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mandatin nga qeveritë komunale për të pasur

përgjegjësinë mbi çështjet e mirëqenies sociale të komunave dhe bën menaxhimin e Qendrave për

Punë Sociale (QPS). Nën këtë marrëveshje, shërbimet sociale janë në përgjegjësi komunale nën

menaxhimin e Drejtorive Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS), ndërsa skema

e zgjeruar mbetet e centralizuar, shërbimet rezidenciale kanë mbetur nën kontrollin qendror të

MPMS.

Shërbimet sociale janë kompetencë vetanake komunale dhe bazuar në Ligjin e Financave të Pushtetit

Lokal financohen nga komunat përmes dy burimeve të financimit nga granti I përgjithshëm dhe të

hyrat vetanake komunale. Mungesa e një granti specifik për shërbime sociale për komunat

pamundëson ofrimin e shërbimeve cilësore minimale për mbrojtjen e fëmijëve dhe pengon mbrojtjen

dhe realizimin e të drejtave të tyre. Kjo i pamundëson këto institucione në përmbushjen e mandatit

dhe obligimeve të parapara me legjislacionin në fuqi. Për më tepër buxheti nuk merr për bazë faktorët

bazë si numrin e popullatës, grup-moshat, apo kërkesën e shërbimeve komunale duke e bazuar në

koston për shërbime, aq më pak nuk merr për bazë faktorët e rrezikut.

Në këtë drejtim, ka mungesë qartësie në mes komunave rreth buxhetit lokal të disponueshëm për

shërbimet sociale, i cili ka rezultuar në ndryshime të konsiderueshme në nivelet e mbështetjes për

ofrimin e shërbimeve sociale. Burimet financiare dhe kapacitetet njerëzore të kufizuara, si dhe

mungesa e planifikimit të duhur rezultojnë në ofrimin e dobët të shërbimeve sociale për personat më

të cenueshëm në Kosovë. Për më tepër, komunat nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e popullsisë,

të ndara sipas gjinisë, grupmoshave, etnisë, aftësisë ose cënueshmërisë, dhe kjo ka ndikim negativ në

planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve.

OFAP

3


Nëse vazhdohet me këtë formë të financimit gjendja mund të keqësohet për aq sa ta sjellë QPS-në në

një qendër jofunksionale, e cila duke mos u financuar mjaftueshëm nuk do të mund të ofrojë shërbime

sociale ose do të duhej të bënin kompromis me cilësinë e shërbimeve sociale dhe që në të dyja rastet,

në rast të inspektimit bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale mund t’i merret e drejta e ushtrimit

të kompetencës dhe kjo të kthehet në nivel qendror.

HISTORIKU I SHKURTËR I ORGANIZATËS OFAP;

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror-OFAP: njëherit pasuese e misionit të Organizatës Amici

Dei Bambini, është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në të cilën gjenden fëmijët në përgjithësi,

më theks të veçantë, fëmijët e braktisur, keqtrajtuar dhe të lënë pasdore më qëllim sigurimin e një

familje strehuese për fëmijët e braktisur. Bazuar në të dhënat zyrtare, numri i fëmijëve në strehim

familjar tek të afërmit është 551, ndërsa numri i fëmijëve të braktisur të vendosur në strehimin familjar

alternativ është 49, edhe pse, ky numër varijon nga viti në vit. Sipas të gjitha studimeve vendore dhe

ndërkombëtare si dhe duke u bazuar në Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe

Konventat ndërlidhëse, tregojnë se në shoqëritë e zhvilluara, ofrimi i përkujdesjes shoqërore

konsiderohet si një aspekt i rëndësishëm i rolit të shtetit dhe përfitimet nga përkujdesja janë pjesë e

të drejtave të individit. Qasje kjo që ofron suksesin ose dështimin e përkujdesjes ndaj fëmijëve të

braktisur, keqtrajtuar dhe të lënë pas dore e që për shumë arsye është vendimtare për mirëqenien e

fëmijëve. Gjendja e tanishme e fëmijëve të braktisur nuk përmbush realizimin e plotë të të drejtave

dhe lirive themelore në kushte të barabarta me të tjerët. Andaj, si rrjedhojë, të gjitha subjektet janë

përgjegjëse për garantimin e kësaj të drejte e cila arrihet vetëm duke eliminuar çdo lloj pengese dhe

barriere që krijon vështirësi në respektimin e parimit të mos-diskriminimit. Bazuar në këtë të vërtetë,

i gjithë spektri ndërkombëtar ka ndërmarrë hapa të duhur drejt jetësimit të kësaj të drejte me

konventa, standarde, ligje, rregullore etj., të cilat obligojnë shtetet për ti përvetësuar dhe plotësuar

ato.

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP: është shoqatë kombëtare jo fitim- prurese e

themeluar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, me fokus me të madh tek fëmijët pa përkujdesje

prindërore, të braktisur, keqtrajtuar dhe të lënë pasdore në Kosovë.

Misioni i Organizatës OFAP: është që çdo fëmije të braktisur dhe pa kujdes prindëror t’i ofrohet një

familje për të jetuar, për t’u rritur, për t’u ndjerë pjesë dhe për të pasur dashurinë që u nevojitet. Në

praktikën kosovare strehimi familjar aplikohet në dy forma: strehimi familjar brenda familjes (familjet

strehuese janë nga rrethi familjar, të afërm të fëmijës) dhe strehimi familjar alternativ (familjet

strehuese nuk kanë asnjë lidhej farefisnore, nuk janë të afërm të fëmijës). Organizata OFAP ofron

mbështetje psikosociale në ofrim të shërbimeve sociale dhe familjare conform Konventës

Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, ligjeve si dheudhëzimeve administrative të aplikuara në

Kosovë.

Për të përmbushur qëllimin e saj, organizata ndërmerr, por nuk kufizohet vetëm në këto lloje të

aktiviteteve:

• Promovimi i të drejtave dhe mbrojtja e fëmijëve nga të gjitha format e abuzimit, neglizhimit,

keqtrajtimit si dhe braktisjes së tyre.

OFAP

4


• Organizimi i konferencave, tryezave, debateve, seminareve, trajnimeve të ndryshme në

fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

• Ofrimin e përkrahjes psikosociale për të gjithë fëmijët në nevojë.

• Promovimi, zhvillimi dhe fuqizimi i strehimit familjar për fëmijët pa përkujdes prindëror, të

braktisur, keqtrajtuar dhe të lënë pasdore.

• Realizimi i takimeve në mënyrë permanente me nivelin qendrore dhe lokal për mbrojtje të

fëmijëve në nevojë.

• Organizimin e aktiviteteve për mbledhjen e fondeve për të gjithë fëmijët në nevojë.

• Ofrimi i shërbimeve psikosociale për fuqizimin e familjeve në rrezik të braktisjes së fëmijëve.

• Bashkëpunimi me institucionet përkatëse në krijimin e mundësive për zhvillimin e politikave

të barabarta në përputhje me ligjet në fuqi.

PËRMBLEDHJE E PROJEKTEVE TË REALIZUARA

Projekti: Ti mbrojmë fëmijet nga dhuna në familje dhe

në shkolla”

Partner: Save the Children në Kosovë/ SIDA Grand

Komunat e implementimit: Ferizaj dhe Mitrovicë

Kohëzgjatja: Janar – Dhjetor 2020

Bashkpunimi në partneritet me

Save the Children në Kosovë

është që nga viti 2017 dhe

vazhdon tutje edhe në të

ardhmen. Projekti “Ti mbrojmë

fëmijët nga dhuna në familje dhe

në shkolla”, është projekt i

paraparë për vitet 2017-2021,

duke u bazuar në bashkepunim

me Save the children i financuar

nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar -SIDA, i cili vazhdon me zhvillim

të programit në bashkëpunim me SCIK në dy komuna (Ferizaj dhe Mitrovicë), për të mbrojtur fëmijët

bazuar në principet e Disiplinës Pozitive në Prindërimin e Përditshëm (PDEP), e cila edhe këtë vit do të

pasqyrojë rëndësinë e sigurisë për rritjen e fëmijëve në një mjedis të sigurtë, ku ata janë të mbrojtur

nga dhuna,si dhe do të ketë mbështetje për familjet e riatdhesuara të cila propozohen nga ZKKK në

këto kommuna. Fokusi i ndihmës nga OJQ OFAP është në këshilla profesionale për prindërit dhe

fëmijët.

Objektivat e këtij projekti ishin:

O1: Promovimi i ndalimit të ndëshkimit trupor përmes ofrimit të metodave alternative në prindërim

me fokus mbrojtjen e fëmijëve në familje dhe në shkolla

O2: Rritja e kapaciteteve dhe ofrimi i mbështjetjes psiko-sociale përmes modeleve mbështetëse për

familjet e riatdhesuara dhe për të përmirësuar qasjen e fëmijëve në mbështetje të përshtatshmë

familjare, duke i bërë ata më pak të ekspozuar ndaj formave të pasigurta të migrimit, si dhe

përmirësimin e kujdesit dhe reduktimin e rreziqeve të mbrojtjes për fëmijët e lënë pas.

OFAP

5


O3: Zhvillimi i kapaciteteve dhe fuqizimi i organizatës për të ndërrmarrë dhe implementuar aktivitetet

me sukses

Rezultati A1.1.1: Janë mbajtur 32 sesione informuese me prindërit,

gjithësejt janë trajnuar 23 prindër dhe janë certifikuar nga OFAP dhe

kanë përfituar gjithësejt 63 fëmijë të prindërve pjesëmarrës. Dhe 120

pjesmarrës indirekt janë informuar lidhur me PDEP.

Rezultati 1.1.2: Gjatë këtij viti janë realizuar takimet e parapara me

nxënës në dy komuna Ferizaj dhe Mitrovicë, në katër SHFMU

“Besim Rexhepi”, “Ganimete Tërbeshi” Ferizaj, “Migjeni”, “Fazli

Greiçevci” Mitrovicë. Në këto takime nxënësit janë informuar nga

policia në komunitet si dhe nga zyrtari për Punë Sociale, fëmijët

janë informuar për format e dhunës si dhe për raportimin e saj në

organet konpetente. Rezultati 2.1: Gjatë mbështetjes psikosociale familjet janë mbështetur duke i

ndihmuar për inkuadrimin e fëmijëve në shkolla në bashkëpunim me DKA, si dhe gjatë kohës së krijuar

për shkak të Covid -19 është përcjellur edhe procesi mësimor tek fëmijët e riatdhesuar se si po shkon

mësimi online siq e parasheh MASH. Rezultati 2.2.2: Janë zhvilluar dy punëtori një ditore me familjet

e riatdhesuara dhe akterët që merren me riatdhesim me qëllim ngritjen e kapaciteteve të familjeve të

riatdhesuara rreth pasojave psikologjike të imigrimit ilegal tek fëmijët, çrregullimeve të mundshme

psikologjike dhe faktorëve mbrojtës.

https://www.facebook.com/OFAPKosova/photos/pcb.2374402539527294/2374402132860668/?typ

e=3&theater Rezultati 2.2.3: Kemi realizuar 30 vizita të rregullta me 10 familjet e riatdhesuara të cilat

i kemi si target. Gjithashtu gjatë kohës së karantinës për shkak të Covid-19 kemi qenë në kontakt të

vazhdueshëm me familjet e riatdhesuara për mënyrën e kujdesin ndaj koronavirusit, si dhe i janë

përcjellë materiale për vetëdijësimin e familjeve dhe komunitetit lidhur me koronavirusin, të cilat janë

të punura nga Save the Children.

https://www.facebook.com/OFAPKosova/photos/pcb.2410601779240703/2410600942574120/?typ

e=3&theater

https://www.facebook.com/OFAPKosova/photos/a.1677765142524374/2535936666707213/

https://www.facebook.com/OFAPKosova/photos/pcb.2579006645733548/2579006595733553/

https://www.gofundme.com/f/organizata-per-femijet-pa-kujdes-prinderor-

ofap?utm_source=facebook&fbclid=IëAR0Ë2Zjs5NNIBycFbLpHat4gjpC-UP0cbZXëOGUQMëzog-

Cqt6ABKfo5584

https://www.facebook.com/OFAPKosova/photos/pcb.2623167354650810/2623162744651271/

Në kuadër të OCD-së gjatë këtij viti kemi realizuar këto trajnime:

Strategjia për mbledhjen e fondeve. Eshte krijuar strategjia dhe eshte strajnuar stafi.

Strategjia për marrëdhënie më publikun. Eshte hartuar strategjia dhe eshte trajnuar stafi.

Iniciativat për mbeldhjen e fondeve.

Sondazhi i organizatës

OFAP

6


Anual Event për vitin 2019

Rezultati 3.1.1: Annual Event është realizuar në dy mënyra duke prezantuar punën e OFAP-it përmes

mediave sociale dhe përmes emailit ku është prezentuar një broshurë informative me të dhënat e

suksesit të OFAP-it për vitin 2019 dhe raporti narrativ i detajuar rreth rezultatave të shërbimëve të

ofruara.https://www.facebook.com/OFAPKosova/photos/pcb.2379902002310681/23799014656440

68/?type=3&theater

Rezultati 3.1.2: Është zhvilluar një hulumtim me anë të pyetësorëve të hapur, të cilët u janë dërguar

online të gjithë përfituesve të OFAP që janë: familjet strehuese, familjet e riatdhesuara, fëmijët e

vendosur në strehim tek të afërmit, fëmijët në nevojë në shkolla, MPMS, Komunat, QPS-të, dhe

partner e bashkëpunëtor të tjerë. Nga përgjigjet e respodentëve kemi kuptuar të arriturat e

organizatës si dhe fushat në të cilat duhet punuar akoma për të përmirësuar performancën e OFAP si

dhe të gjithë akterëve të përfshirë në çështjet e Strehimit Familjar.

https://www.facebook.com/OFAPKosova/photos/a.1677765142524374/2475359472764933/

https://www.facebook.com/OFAPKosova/photos/a.1677765142524374/2445153519118862/?type=

3&theater

Rezultati 3.1.3: Gjatë këtij viti janë realizuar 4 iniciativa të cilat kanë qenë të planifikuara. Këto

iniciativa janë realizuar përmes mediave sociale për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 dhe janë

bërë boost çdo muaj. Këto iniciativa kanë pasur qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët pa përkujdesje

prindërore të vendosur në strehim familjar alternativ dhe rritjen e vizibilitetit të organizates. Iniciativa

e parë: “Të kontribuojmë për mbështetje të fëmijëve pa kujdes prindëror, të braktisur, të keqtrajtuar

dhe të lënë pas dore” Një ndihmë nga ju kthen buzëqeshjen tek fëmijët në nevojë”. Ndërsa iniciativa

e dytë kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët e vendosur në strehim familjar alternativ për

të kontribuar në materiale shkollore, dhe masat mbrojtëse kundër COVID 19 (maska, dezinfektues).

Gjatë këtyre iniciativave OFAP ka bërë marrëveshje me dyqanin online E-baa e cila ka vendosur të

ndihmoj fëmijët në strehim familjar duke ofruar pako higjienike me vlerë 100 Euro çdo muaj, për një

periudhë njëvjeçare. https:// www.facebook.com/OFAPKosova/posts/2579006645733548

Kurse dy iniciativat e fundit kanë pasë për qëllim mbledhjen e fondeve për festat e fundvitit për fëmijët

pa kujdes prindëror që jëtojnë në familje

strehuese. Kampanja “Ama pak dashni” është

realizuar me gofundme, si dhe është lobu tek

kompanitë e ndryshme të cilat kanë dhuruar

dhurata për fëmijët pa kujdes prindëror. Kjo

iniciativë ka rezultuar e suksesshme pasi që

përmes kampanjës “Ama pak dashni” OFAP ka

arritur të mbledh dhurata të shumta nga

biznese të ndryshme vendore, si dhe një shumë

të konsiderueshme të të hollave të dedikuara

për blerjen e dhuratave për fëmijët pa kujdes

prindëror.

https:// www.gofundme.com/f/organizataper-femijet-pa-kujdes-prinderorofap?utm_source=facebook&fbclid=IëAR25MjciqMifU54cAKëbrf4FJ7LoJë1m-

OFAP

7


iOfzsvgiM2ApgQCGz1cjBMhaRg / https://

www.facebook.com/OFAPKosova/posts/2623167354650810

Projekti: Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”,

projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe

menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili

implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e

Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet

me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror –

OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP

Në këtë projekt OFAP ka realizuar

tre takime me Kolegjiumin për

shëndetësi dhe mirëqenie sociale

në kuadër të Asociacionit të

Komunave

Një takim me Lidhjen e Qendrave

për Punë Sociale dhe dy ditë

trajnim në lidhje me fuqizimin e

shërbimeve sociale, përpilimin e

ligjeve, amandamentimin e tyre ose edhe mbështetjen në hartim të akteve nënligjore, rregulloreve

dhe shtyrjen përpara të përmirësimit të shërbimeve sociaale në Kosovë në nivelin lokal.

Projekti: Zhvillimi dhe fuqizimi i shërbimeve të strehimit

familjar për fëmijët pa kujdes prindëror në Kosovë

Kohëzgjatja: August 2019- 31 December 2020

Partner: UNICEF

OFAP në kuadër të këtij projekti

ka realizuar këto aktivitete:

Aktiviteti 1.1 Takime

ndërgjegjësuese me të gjitha

familjet strehuese .

Rekomandimet e nxjerrura janë:

Përfshirja në shkolla e të

gjithë fëmijëve me aftësi të

kufizuara, si dhe përfshirja e fëmijëve të grupeve të moshave më të reja në kopshte dhe

parashkollorë.

Angazhim për rregullimin e çështjes së fëmijëve pas arritjes së moshës 18 vjeç, përfshirjen e

tyre në kurse dhe profesione të ndryshme për të pasur mundësinë për një jetë të pavarur.

Rimbursimi i shpenzimeve mjekësore për fëmijët në strehim familjar.

Zgjidhja e statusit të fëmijëve në strehim sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që

fëmija të mos qëndrojë në strehim afatgjatë.

Rekrutimi dhe trajnimi i familjeve strehuese që janë të gatshme të strehojnë fëmijë të moshës

së rritur që mund të jenë keqtrajtuar, abuzuar ose me aftësi të kufizuara.

Fëmijët që kanë probleme shëndetësore dhe kanë nevojë për ndërhyrje (operacione) nuk

duhet të kryhen pa praninë e punonjësve socialë, në këtë rast kujdestari ligjor dhe menaxheri

i çështjes së fëmijëve.

Familjet strehuese të kenë një dokument më të qartë që shpjegon rolin e saj si një familje

strehuese (ID) e nevojshme për rastet kur fëmijët dërgohen në kontrolle të përgjithshme

mjekësore në qendra të ndryshme mjekësore dhe në klinikën kryesore të shëndetit.

OFAP

8


Njohja e përvojës së punës për familjet strehuese nga shteti dhe autoritetet kompetente.

Aktiviteti 2.1. Aktivitete të ndërgjegjësimit të strehimit familjar të organizuara së bashku

me punonjësit socialë të QPS-ve si organi kryesor përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve në nivelin

komunal, që synojnë të rrisin interesin e familjeve strehuese potenciale pëstrehimin e fëmijëve me

aftësi të kufizuara dhe fëmijëve të abuzuar dhe të lënë pas dore.

Aktiviteti 3.1: Psikologët dhe pedagogu ynë kanë punuar drejtpërdrejt me fëmijë dhe prindër në

strehim familjar.

Për shkak të situatës së krijuar si rezultat i (COVID -19) fëmijët në kujdes janë kontaktuar vazhdimisht

nga ekipi psikosocial i OFAP, duke u ofruar atyre ide mësimore dhe argëtuese ku familjet së bashku

me fëmijët kanë mundur të realizojnë në kushtet e shtëpisë.

https://www.facebook.com/AibiKosovo/photos/pcb.2389213944712820/2389212384712976/?type

=3&theater

Aktiviteti 3.2. Vizita të rregullta në familjet strehuese dhe aktivitete rekreative në Qendrën

e Kujdesit Ditor. Takimet e zhvilluara me familjet strehuese në Qendrën e Aktiviteteve të Përditshme

në OFAP kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgatitjen e familjeve për dërgimin e fëmijëve

në aktivitete rekreative falas që ndikojnë në argëtimin e fëmijëve, zhvillimin e zakoneve të mira,

zhvillimin e krijimtarisë dhe shoqërimin me bashkëmoshatarët, përshtatjen në mjedise të reja si

kinema, teatër, shesh lojërash etj.

Aktiviteti 3.3 Mbështetje e rregullt teknike - Sigurimi i mbështetjes profesionale për QPS-të për

monitorimin e rasteve në strehim.

Rezultati 3.3: Zgjidhja e statusit të fëmijëve dhe planet e tyre të ardhshme; përfshirja e fëmijëve në

edukimin e hershëm- raste të fëmijëve që nuk ishin të përfshirë në parashkollor; diskutimi për rastet

e katër vëllezërve dhe motrave, të cilët kanë qëndruar në strehim të përkujdesur për një kohë të

gjatë. Këta fëmijë tashmë janë birësuar të gjithë së bashku (tre vëllezër dhe motra) në një familje

birësuese, dhe ky është suksesi i projektit dhe një pune disavjeçare të OFAP me mbështetjen e të

gjithë partnerëve.

Aktiviteti 4.1 "Konsulencë Ndërkombëtare për të mbështetur procesin e rishikimit të Ligjit për

Shërbimet Sociale dhe Familjare, me fokus specifik në dispozitat e strehimit familjar dhe për të

siguruar ndërtimin e kapaciteteve për strukturat e mirëqenies sociale në specializimin e familjeve

strehuese.

Projekti: : Promovimi i trashëgimisë kulturore tek grupet

e cënueshme (të rinjtë pa kujdes prindëror)

Kohëzgjatja: Një muaj

Shtrirja gjeografike: Republika e Kosovës

Partner: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

familjar në Kosovë.

Qëllimi i këtij projekti ishte

promovimi i trashëgimisë

kulturore mes të rinjëve pa kujdes

prindëror të vendosur në strehim

familjar të moshës 16-18 vjeç.

Objektivat e projektit:

O1. Promovimi i trashëgimisë

kulturore tek të rinjt pa kujdes

prindëror të vendosur në strehim

OFAP

9


O2. Edukimi i të rinjëve pa kujdes prindëror për diversitetin kulturor të vendit tonë si mjet për integrim

social

Rezultatet:

- Fëmijët në strehim familjar janë njoftuar me objektet e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

- Fëmijët në strehim familjar janë socializuar përmes aktiviteteteve vetdijësuese në lidhje me

trashëgiminë kulturore.

- Është bërë promovimi i trashëgimisë kulturore tek të rinjt pa kujdes prindëror të vendosur në

strehim familjar në Kosovë.

REKOMANDIMET:

Vazhdimi i mbështetjes psiko-sociale për fëmijët në strehim dhe familjet strehuese në

Kosovë;

Promovimi i strehimit familjar si forma më e mirë e mbrotjes së fëmijëve pa kujdes

prindëror, të keqtrajtuar, neglizhuar apo të lënë pas dore;

Avokimi për njohje të përvojës së punës të familjeve strehuese në Kosovë;

Mbështetje direkte për familjet strehuese për të lehtësuar rimëkëmbjen e tyre

ekonomike pas COVID-19;

Ngritja e vazhdueshme profesionale e punonjësve social në menaxhimin e rasteve të

strehimit familjar;

Pagesat për fëmijët mbi 18 vjet ne strehim.

OFAP

10


PARTNERËT E OFAP

Organizatat Ndërkombëtare

Save the Chlidren Kosovë

UNICEF Kosovë

KMOP-KOMF Kosova/OFAP-SOS

Emri i Projektit

“Ti mbrojmë fëmijët nga dhuna në familje dhe në shkolla”

“Zhvillimi dhe fuqizimi I shërbimit të strehimit familjar për fëmijët pa

përkujdesje prindërore në Kosovë”

Joint Action Together- JAD projekt me aplikant kryesor KOMF dhe

partneret OFAP dhe SOS partner lokal dhe KMOP me partner

nderkombetar

Partnerët vendor - niveli qendror

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale-MPMS

Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sportit-MKRS

“Mbeshtetja dhe zhvilimi I strehimit familjar tek farefisi dhe tek

familjet alternative per femijet pa kujdes prindor”

"Parandalimi i delikuencës së të rinjëve përmes këshillave psikosociale"

Donatort vendor - niveli lokal

Komuna e Prishtinës

Komuna e Prizrenit

Komuna e Fushë Kosovës

Komuna e Hanit të Elezit

Komuna e Obiliqit

Komuna e Ferizajt

Sektori privat dhe iniciativat avokuese pë

mbledhje të fondëve

Iniciativat avokuese për mbledhjen e fondeve

përmes mediave sociale

Mbrojtja e të drejtave për fëmijët pa kujdes prindor, të braktisur, të

keqtrajtuar,të lënë pas dore dhe me aftësi të kufizuara në strehim

familjar në komunë të Prishtinës

“Mbështetje e Shërbimëve Psikologjike, Sociale për Fëmijët dhe

Familjet në Nevojë”

“Mbështetje e Shërbimëve Psikologjike, Sociale për Fëmijët dhe

Familjet në Nevojë”

Marrveshje e bashkëpunimit për psikolog në QPS

“Mbështetje e Shërbimëve Psikologjike, Sociale për Fëmijët dhe

Familjet në Nevojë”

“Mbështetje e Shërbimëve Psikologjike, Sociale për Fëmijët dhe

Familjet në Nevojë”

Emri i projektit/kampanjave per mbledhje te fondeve per femijet pa

perkujdersje prinderore, te braktisur, te lene pasdore etj.

Kampanjat mediale per 2020

1. Marrëveshje bashkpunimi për praktikë të

studentave psikolog me Kolegjin Heimer dhe

Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”,

drejtimi Psikologji, Pedagogji, Punë Sociale.

2.Marrëveshje bashkpunimi me ELKOS-ETC për një

vitë pako higjienike, ,Marrëveshje me E-baa,

OFAP

11


Struktura e Organizatës OFAP

Bordi i

organizatës

Drejtori

Ekzekutiv

Ekipa

multidiciplinare

në terren

Menaxherët e

financave

Koordinatorët e

projekteve

Ekspertët

Stafi

administrativ

Vullnetarët

OFAP

12


VISIBILITETI:

https://ofap-ks.org/

https://www.facebook.com/OFAPKosova

https://twitter.com/ofap_?lang=en

https://www.instagram.com/ofapkosova/

OFAP

13


OFAP

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!