30.04.2013 Views

Po Dibrës! Jo Skavicës! - Lexo librin (pdf) - Gazeta Kritika

Po Dibrës! Jo Skavicës! - Lexo librin (pdf) - Gazeta Kritika

Po Dibrës! Jo Skavicës! - Lexo librin (pdf) - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Abdurahim Ashiku

PO DIBRËS! JO SKAVICËS!

Njerëz që i dua - 4

Publicistikë

Abdurahim Ashiku

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Njerëz që i dua - 4

Publicistikë

Tiranë, 2010

Abdurahim Ashiku

PO DIBRËS! JO SKAVICËS!

Njerëz që i dua - 4

Publicistikë

Redaktor: Bujar KAROSHI

Në kompjuter: Indrit ASHIKU

ISBN: 978-99956-04-46-2

© Të gjitha të drejtat e autorit

Fotografi të janë nga arkivi fotografi k i autorit dhe nga interneti.

Për kontakt me autorin: a_ashiku@yahoo.gr

Libri botohet me kursimet nga pensioni të autorit

dhe bashkëshortes së tij, NATASHA ASHIKU

Botimet “m&b”

Adresa: Rr. “Zenel Baboçi”, Pallati “Ferar”, Tiranë

Tel: +355 4 2233 283 Cel: 069 20 68 603

E-mail: mbbotime@gmail.com

Shtypur në shtypshkronjën “Mirgeeralb”, Tiranë 2010

Formati: 140 x 205 mm; Tirazhi: 300 kopje

Është koha që të ngrihet zëri për mos mbytjen e

Dibrës, bukurisë dhe historisë së lavdishme të luginës

së Drinit.

Me respekt

ABDURAHIM ASHIKU

Athinë, shkurt 2010

Në truallin e lindjes

6 Abdurahim Ashiku

Dibranët nga ndërtimi i liqenit artifi cial të Dibrës

dhe hidrocentralit të Shpiles nuk panë asgjë të mirë për

këto 40 vjet pos humbjes të rreth 5000 hektarë të tokës

më pjellore dhe që vaditej nga dy lumenj, burimi kryesor i

ekzistencës të numrit më të madh të familjeve dibrane.

Sot të mirat nga prodhimi i rrymës përfi tohen vetëm nga

qeveria maqedone që nuk do të ja dijë nëse këto familje u

detyruan të largohen në Turqi ose ShBA për të siguruar

ekzistencën.

ARGËTIM FIDA

Kryetar i komunës së Dibrës, Maqedoni

PO DIBRËS!

NË VEND TË PARATHËNIES...

Përshëndetje Abdurahim,

E lexova shkrimin tuaj dhe problemi mu duk shumë i rëndësishëm

dhe kompleks. Unë vetë mësova shumë gjëra dhe kuptova që pak e njoh

problematikën që do të sjellë ndërtimi i Skavicës.

Mendoj se intelektualët e zonës së Dibrës duhet të kërkojnë

vlerësimin mjedisor që është bërë për këtë projekt (është e drejta e tyre dhe

detyrim ligjor i Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Kulturës).

Gjithashtu me ligj ata kanë të drejtë ta anulojnë, në se nuk janë

dakord dhe argumentojnë ato që ju përmendni me të drejtë.

Kjo është rruga ligjore por si e dini dhe ju, ligjet shpërfi llen në këtë

drejtim në Shqipëri, kështu që ngel hapi i dytë gjyqi, i cili gjithashtu

nuk fi tohet kollaj dhe s’e merr përsipër ta bëjë një grup i pa bashkuar,

shpesh i pamotivuar në ndërgjegje.

Së fundi është gjyqi publik të cilin ju jeni duke e bërë, por këtu të

gjithë ata që janë dakord me ju duhet ta bëjnë dhe unë tashmë rreshtohem

pas jush.

Te fala

Xhemali

JO SKAVICËS!

7

8 Abdurahim Ashiku

Hidrocentrali që do të ndërtohet në Skavicë,

liqeni i Skavicës është një cunam tjetër për

Veriun por mbase edhe për zonat e tjera...

Një lexues...

Të mendosh se diga e Skavicës do të bëhet pa

cilësinë e duhur, mendo se çfarë mund të bëhet

në se ajo çahet...

Një lexuese...

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

KAPITULLI I PARË

IKJE ME KOKËN PAS...

JO SKAVICËS!

9

10 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

GJIRI I VLORËS, LUGINA E DRINIT

TË ZI DHE...

Me Vlorën jam takuar për herë të parë në korrikun e vitit 1955,

kur sapo i kisha kaluar të katërmbëdhjetë vjetët e jetës. Shkolla

ushtarake ku unë sapo kisha mbaruar klasën e shtatë e kish në

program që të përcillte pushimet verore të skënderbegasve në

Vlorë.

Atje, për herë të parë provova tallazet dhe ujin e kripur të

detit. Dija të notoja. Kisha mësuar duke kaluar shkulmat e Drinit

të Zi një orë larg shtëpisë sime në fshatin e madh të Brezhdanit.

Uji i detit, ndryshe nga ai i lumit, të mbante në sipërfaqe, kështu

që kungujt e ujit, që i rrisnim kopshteve për të mbajtur ekuilibrin

e për të mësuar notin, ishin tashmë të panevojshëm...

Provova edhe kandilat transparentë që të përcëllonin trupit

atje ku ngjisnin hifet e tyre.

Provova për herë të parë edhe një gjë tjetër, gjë e cila është

bërë sebep për këto shënime të largëta në kohë e hapësirë e që

lidhen me Vlorën dhe Gjirin e saj, me Drinin e Zi dhe Dibrën

mbarë, por edhe me të tjera probleme të ditëve tona.

Provova njollat e naftës dhe të vajit mbi trup, njolla që ishin

më të vështira e të pështira se sa ato të kandilave të detit...

Plazhi aso kohe, i joni por edhe i qytetarëve, ishte në krah

të djathtë të portit kur sheh detin, atje ku edhe atëherë edhe sot

quhet “Plazhi i vjetër“.

I madh, i gjerë, me rërë të virgjër...por me ujë ku pluskonin

njolla nafte dhe vaji.

JO SKAVICËS!

11

12 Abdurahim Ashiku

Nga vinin? Kush i hidhte?

Vinin nga Uji i Ftohtë, siç quhej atëherë dhe siç quhet edhe

sot. Një naftësjellës i kohës së mesit të viteve tridhjetë merrte

nga Kuçova naftën për ta përcjellë me benzinatat në drejtime

të ndryshme ashtu si dekovili merrte serën nga Selenica për ta

përcjellë në të njëjtat rrugë. Teknika dhe teknologjia e ngarkimit të

këtyre prodhimeve të tokës shqiptare i përshtateshin kohës. Ishte

kjo arsyeja që bregu i bukur i Ujit të Ftohtë nuk ishte plazh, nuk

frekuentohej nga vlonjatët që e kishin në derë të shtëpisë, ashtu

siç nuk frekuentohet ( po bëj një kapërcim në kohë e hapësirë )

bregdeti i Pireut apo ai i pjesës lindore të Salaminës, Megarës,

Elefsinës, etj. në Greqi. Prania në brigjet e detit e ndotësve organikë

dhe veçanërisht ata me burim nafte (veprim i ndërgjegjshëm) ashtu

si edhe prania e tyre në raste aksidentale (të papërgjegjshme e të

pandërgjegjshme) çon në shkatërrime ekologjike të cilat ushtrojnë

një peshë të pa matshme mbi njerëzit dhe qeniet e gjalla.

Erdhi një kohë që Vlorës ia hoqën këtë “çiban“. Lindi aso kohe

Plazhi i Ri dhe ndërtimet e bukura për kohën, ndërtime që zunë

vendin e kasolleve të ngritura me ngut nga mërgata çame...

Vlora është përsëri përballë një “çibani“. Bregdetit të saj janë

hedhë themelet e një kompleksi të madh nafte e gazi dhe të një

strukture të gjerë termocentralesh.

Vlora, në thelb, përjeton dilemat e ekzistencës së saj. Bukuria

i jep asaj vlerat e një vendi turistik të shkallës së parë. Afërsia me

brigjet e Italisë i jep asaj vlerat e vendit ekonomik të shkallës së

parë në lidhjen me Italinë dhe me vendet e tjera të Evropës. Nga

Vlora, që në kohën e pushtimit turk dhe të Ismail Qemalit kalonte

kablli telegrafi k që lidhte Lindjen me Perëndimin. Prerja e tij nga

anijet greke (siç kumtohet historikisht) në vitin 1912, preu edhe

lidhjen e Lindjes me Perëndimin në këtë linjë komunikimi.

A duhet të kalojë linja e re e gazit dhe e naftës nëpër Vlorë

drejt Italisë kur distanca tokësore midis këtyre dy pikave është

më e shkurtra?

A duhet që Vlorës si alternativë e vetme t’i jepet që energjinë

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

elektrike ta prodhojë në bregdetin e saj me termocentrale duke

ia fshirë nga kujtesa projektet e ndërtimit të hidrocentraleve mbi

lumin e Shushicës dhe të Vjosës?

Por, në qoftë se gazsjellësi dhe naftësjellësi (apo gaz përcjellësi

e naftë përcjellësi) do t’i hiqej Vlorës atëherë kujt do t’i jepej ?

Greqia, nëpërmjet Igumenicës, është gati ta marrë ashtu siç

ka marrë edhe disa linja përcjellëse nëpër territorin e saj të naftës

e gazit të ardhur nga Rusia nëpërmjet Bullgarisë dhe Turqisë.

Në Vlorë dilema hamletiane “Të jesh apo të mos jesh“ (Ta

bësh apo mos ta bësh) është shtruar në sofër.

Në fi llim të shkrimit, në titull, por edhe në radhët e para, futa

një paralele, futa Drinin e Zi dhe Dibrën. Nuk përmenda atë që

e shndërron përfundimisht Drinin e Zi në një Liqen të Zi. Them

“Liqen të Zi“ sepse pas liqenit të Fierzës ku bashkohet Drini i Zi

me Drinin e Bardhë si dhe pas dy liqeneve të tjerë në territorin

e Maqedonisë deri në Strugë, me ndërtimin e hidrocentralit të

Skavicës, nuk ka më Drin të Zi. Madje, me ndërtimin edhe të

hidrocentralit tjetër mbi Bushat të Shkodrës thuajse nuk ka më as

Drin. Këtu nuk është fjala se shuhet një lumë për tu ngritur disa

liqene, por fjala është se shuhet një krahinë e tërë, shuhet Dibra

në tërë gjatësinë dhe gjerësinë e saj historike dhe ekonomike.

Për historianin Ali Hoxha, iniciues dhe kryetar nderi i

shoqatës “Për mbrojtjen e pronave dhe të mjedisit të pellgut të

Drinit të Zi“, në një dëshmi para ministrit Ruli “Dëmi ekonomik

qëndron të plan të dytë në krahasim me dëmin historik dhe

etnokulturor që i shkaktohet Kombit.

Duke ballafaquar rastin e Dibrës me atë të Vlorës ai thekson

se, “...Vlonjatet kundërshtojnë ndërtimin e një TEC – i në

krahinën e tyre, vetëm me pretekstin se ai u dëmtuaka atyre

biznesin dhe turizmin. Krejt e kundërta ndodh me projektin e

JO SKAVICËS!

13

14 Abdurahim Ashiku

Skavicës. Këtu nuk bëhet fjalë për një “dëmtim“ mjedisi, por me

zhytjen përgjithmonë nën ujë të gjithë pellgut të Dibrës, më saktë

zhdukjen e gjithë Dibrës dhe historisë së saj. Këtu nuk është fjala

për cenim të pronës, por është fjala për zhdukjen e vendbanimit

të një krahine të tërë, për zhdukjen e kujtimeve historike dhe

varreve të të parëve, të trashëgimisë kulturore, bile mijëravjeçare,

të rrënjëve etnokulturore të një krahine të tërë.”

Për të: “Në qoftë se shteti ka me të vërtetë interes kombëtar

për ndërtimin e atij HEC – i, atëherë më parë duhet të ndërtojë

një Dibër të re...”

Po ku do të ndërtohet “ Dibra e re” ?

Ai thotë se duhet të ndërtohet “diku ndërmjet Tiranës

e Durrësit“ ndërsa unë shtoj edhe bregdetin shqiptar (siç u

ndërtuan në bregdetin e Semanit shtëpitë e të shpërngulurve

nga liqeni i Banjës çuditërisht i harruar), madje edhe bregdetin e

Vlorës dhe më gjerë, duke bërë pyetjen: A do të pranonin vlonjatet

që në vend të parkut energjetik dhe petroliferës të ndërtohej një

qytet i tërë me pesëdhjetëmijë dibranë?

Flasim thjesht për njerëzit e gjallë që humbin gjithçka nga

përmbytja e trojeve të tyre, pa u ndalur në atë që lidhet me varret

e të parëve, historinë dhe kulturën, lashtësinë e kësaj treve në

qendrën gjeografi ke shqiptare që deri tani nuk është përfi llur

fare nga arkeologjia e kohës dhe kërkimet intensive...

A është gati shteti shqiptarë ta iniciojë një gjë të tillë ashtu

siç inicioi shteti i kaluar ndërtimin e Kuksit të Ri, të qytezës së

Fajzave e të qytezave të tjera më parë për të shpërngulurit nga

pellgjet e liqenit të Ulzës etj.? A është i aftë shteti shqiptarë që të

detyrojë fi rmën sipërmarrëse që të investojë në një lëvizje të tillë

biblike, të shkuljes nga themeli të një krahine të tërë?

Praktika e deritanishme tregon se ai është i paaftë ta bëjë

një gjë të tillë.

Hidrocentrali i Skavicës dhe pellgu ujor që formon ai nuk

është gjë tjetër veçse një rezervuar, një ujëmbledhës, një cisternë

gjigante (me ndryshimin se ai nuk përdoret për ujitje në mot të

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

thatë por për prodhim energjie elektrike po në mot të thatë).

Kuptohet, në kalimin e rrjedhës së ujit drejt hidrocentraleve të

tjerë të kaskadës së Drinit ai do të prodhojë energji elektrike nga

njëra anë dhe do t’i mbajë gjallë HEC – et pasardhës.

Të zhdukësh një krahinë të tërë, të mbytësh në ujë periudhën

më të lavdishme me të cilën krenohet i madh e i vogël, jo vetëm në

hapësirën shqiptare pranë e pranë, por edhe diasporën shqiptare

në mbarë botën, të mbytësh nën ujë 18 nga 25 betejat fi timtare që

ka bërë Skënderbeu në hapësirën e 25 vjetëve kundër pushtimit

turk në trevën e Dibrës, që nga beteja e parë e tij që në histori

njihet me emrin “Beteja e Torviollit“ e zhvilluar më 29 qershor

1444 me epiqendër në Fushë Çidhën e duke përfunduar me atë

të vitit 1467 në Çidhën ku thuhet se u masakruan mbi dhjetë mijë

burra, gra e fëmijë e që në histori ka hyrë me emrin “Masakra e

Çidhnës“, ta fshish të gjithë këtë, sipas historianit Ali Hoxha dhe

atyre që e duan Dibrën, është krim.

JO SKAVICËS!

15

16 Abdurahim Ashiku

A ka zgjidhje që edhe Shqipëria të ketë dritë të bollshme edhe

mjedisi i saj të jetë i pastër, edhe njerëzit e saj të mos detyrohen

dhunshëm të ikin nga trojet e tyre?

Për Vlorën cituam projektin e njohur të ngritjes së

hidrocentraleve mbi Vjosë e Shushicë për të shtuar edhe centralet

e erës dhe ato të diellit.

Për Dibrën do të desha që të nxirresh nga sirtarët e kohës

së shkuar projekti për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël mbi

kanalet ujitës, projekt i cili e ngjiste prodhimin e energjisë elektrike

nga 16 milionë kilovatorë në vit (i mjaftueshëm për nivelin e kohës

të harxhimit të energjisë për popullin dhe industrinë pa minierën

e Bulqizës) në 220 milionë kilovatorë në vit energji, e mjaftueshme

edhe për gatim e ngrohje të të gjithë trevës.

Sikur këtij studimi t’i shtoheshin hidrocentralet e tjerë mbi

degët e Drinit si ai mbi Zallin e Okshtunit, Murrën, Setën, Mallën,

Veleshicën etj. atëherë tërësia e prodhimit të energjisë do të ishte

më e madhe se ajo e Skavicës dhe furnizimi i hidrocentraleve të

kaskadës së Drinit do të ishte në të njëjtat nivele prurjesh ujore.

Banorët e Kuksit me rezistencën që i bënë projektit për

autostradën Durrës – Morinë, arritën t’i mbushin mendjen shtetit

për devijimin e saj. Kjo u bë me dhimbjen e vonesës gati njëvjeçare

të ecurisë së punimeve...

Intelektualët e Shkodrës jo vetëm me rezistencën por

edhe me intelektin e tyre arritën të argumentojnë se ndërtimi

i hidrocentralit në Bushat do të shkaktonte dëme të mëdha

ekologjike për zonën. Ata, megjithatë nuk e lan zonën e tyre

pa një hidrocentral të ri, por jo në Bushat, diku sipër tij, atje ku

harmonizohet më mirë e sotmja me të ardhmen...

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Ndoshta autostrada Tepelenë - Levan do të ishte në mes

të punimeve sikur politika të mos kishte këmbëngulur me

kryeneçësi për ndryshimin drastik të linjës së saj...

Ndoshta edhe gratë e “Autostradës Ballkanike“ në Vlorë nuk

do të ishin futur në grevë urie sikur shteti t’i shpërblente në mënyrë

dinjitoze për dëmet që u shkaktoheshin nga shkatërrimi i pronës.

Në Vlorë kërkohet me këmbëngulje referendum për

ndërtimin ose jo të kompleksit energjetik dhe të petroliferës...

Në Dibër, nesër, kur buldozerët e fi rmës së huaj do të nisin

ndërtimin e digës së Skavicës... me siguri do të kërkohet një

referendum miratimi ose jo të mbytjes së trevës...

Në rrethinat e Tiranës ku thuhet se është zbuluar në thellësi

të mëdha një sasi e tillë gazi e nafte që do ta shndërronte vendin

në një Kuvajt...me siguri nesër do të kërkohet referendum lidhur

ekologjinë e zonës...

Në...

Kërkesa për referendum bëhet atje ku shteti nuk pyet...

Referendumi është një e drejtë e miletit që rrjedh nga

padrejtësia dhe paaftësia e shtetit...

JO SKAVICËS!

17

Athinë, 13 shkurt 2008

Rruga e Arbrit, shkurt 2008

18 Abdurahim Ashiku

SKAVICA MBYT NJË QYTETËRIM

TË LASHTË

Në një nga faqet e Balkan Web më 17/4/2008, ora 08.54 më

ra në sy një titull i bujshëm “Harrohet prej 3 vitesh Hidrocentrali

i Skavicës“.

Më tërhoqi vëmendjen ndaj si të gjitha shkrimet që Verilindjen

ma shohin nga “sisët” dhe jo nga “goja“, e lexova dhe e rilexova

me vëmendje.

Zoti Genc Kondi është i shqetësuar se një investim prej 600

milionë eurosh ka mbetur pezull “ndonëse bëhet me fi nancim

tërësisht të huaj dhe ka të bëjë me sektorin problematik të

energjetikës”. Ai është tepër i shqetësuar se “Qeveria shqiptare

ka lënë në harresë zhvillimin e tenderit për dhënien me koncesion

të HEC-it të Skavicës.”

Pas kësaj zoti Kondi nuk mungon të bëjë avokatin e

Konsorciumit italian TGK duke theksuar se “duhej të përbënte

investimin më të madh të realizuar ndonjëherë nga kapitali i

huaj privat deri tani, me fondet e veta...”

Më tej kalon nga roli i avokatit në atë të inxhinierit projektues

hidroelektrik dhe të zëdhënësit të fi rmave të mëdha private

italiane të cilat janë të shqetësuara për vonesën pa asnjë justifi kim

të tenderit “ndonëse “Geoteknika“ kishte paraqitur një studim të

plotë për hidrocentralin e Skavicës si dhe projekt idenë përkatëse

që ekonomizon terrenin”.

Nuk harron zoti Kondi të sqarojë edhe “meraket“ e qeverisë

Berisha, “me një zgjidhje origjinale edhe pse me një liqen më të

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

vogël, pa u shtrirë në tokën maqedonase, jep të njëjtin rendiment

si me liqen më të madh, ruan ambientin dhe konsideron

veçoritë gjeologjike të tokës e zonës në përbërjen e materialeve

të digës“.

Nuk e di se çfarë profesioni qytetar keni zoti Kondi

përndryshe do t’ju fl isja më drejtpërdrejt. Nuk e di edhe nga

jeni zoti Kondi dhe çfarë interesash ju çojnë që përsëri t’i ngjitni

digat e hidrocentraleve të mëdhenj në Veri e Verilindje duke u

rrëmbyer në mënyrën më të turpshme banorëve të atyshëm jo

vetëm tokën por edhe historinë e kulturën.

Në medien e sotme i nderuar z. Kondi po bëhet një polemikë

tepër e ashpër, shoqëruar me greva dhe burgosje për ngritjen e

petroliferës së Vlorës. Për mendimin tim, siç e kam shprehur edhe

në shkrimin “Gjiri i Vlorës dhe Lugina e Drinit të Zi“ botuar në

gazetën “Rruga e Arbrit“, vlonjatët kanë të drejtë sepse prania e

naftës dhe produkteve të saj, me gjithë masat moderne të kohës,

JO SKAVICËS!

19

20 Abdurahim Ashiku

përbën një rrezik për turizmin dhe jetën në bregdetin vlonjat.

Por krahasuar me luginën e Drinit të Zi dhe me pasojat që le pas

përmbytja nga liqeni i Skavicës ajo nuk është asgjë.

Ju i nderuar z. Kondi jeni i gëzuar sepse varianti i ri me “një

liqen më të vogël“ nuk shtrihet në zonat e Maqedonisë. Nuk e

di se sa e keni të qartë gjeografi në e zonës dhe sa tokë përfi tojnë

dibranët e anës tjetër të kufi rit nga “liqeni i vogël“. Po ta them

unë: nuk e kapin qindin përfshirë edhe cekat dhe shelgjishtet e

deltës së Zallit kur bashkohet me Drinin në fushë të Gjoricës.

Por çuditërisht, ndërsa merakosesh për “tokën maqedonase“

nuk merakosesh fare, madje e shpërfi ll në mënyrë të turpshme

“tokën shqiptare“.

E dini ju i nderuar z. Kondi se sa tokë, nga toka më pjellore

e Dibrës përmbytet ?

E dini ju i nderuar Genci se 18 betejat (nga 25 gjithsej) të

Gjergj Kastriotit – Skënderbeut përfundojnë në fund të “liqenit

të vogël“?

E dini ju se Kastrioti ku është vërtetuar tashmë historikisht

se lindi dhe u rrit Gjergji i Gjon Kastriotit përfundon nën ujë?

E dini ju se beteja e parë historike e shqiptarëve të bashkuar

kundër perandorisë otomane, Torviolli mbytet?

E dini ju se para se të ndërtohet një shtëpi e vetme në botën

e qytetëruar në vendin ku hapen themelet zbresin të parët

arkeologët të cilët mbajnë përgjegjësi për ato dhjetëra metra

katrorë ndërtim?

Dibra, i nderuar z. Kondi, me ndonjë përjashtim të rrallë

si Kalaja e Grazhdanit nuk e ka parë kazmën dhe furçën e

arkeologut për shkaqe të asaj që përmenda në fi llim se qeveritë

e djeshme dhe të sotme e kanë parë siç shihet lopa nga gjinjtë

dhe jo nga goja?

E dini sa krom ka dalë nga nëntoka e Dibrës i nderuar z. Kondi

dhe ku kanë shkuar të ardhurat në fl ori nga eksportimi i tij, kur

Dibra është treva më e sakatuar në rrugë kryesore e rurale?

Në historinë e shekullit të kaluar njihen dy dyndje të mëdha

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

të Dibranëve, dy shpërngulje do të thosha apoliptike të dhunshme

nga trojet e tyre.

E para ishte ajo e vitit 1913 kur fuqitë e mëdha e prenë

Shqipërinë si berr mes për mes kurrizit dhe ata u vendosën

(qytetarët e Dibrës së Madhe) në Tiranë ku edhe sot ka një lagje

nga më të mëdhatë që quhet “Mëhalla e dibranëve“

E dyta ishte ajo e viteve nëntëdhjetë kur dibranët si e gjithë

Verilindja dhe Veriu, si pasojë shuarjes së të gjitha punëve dhe e

mohimit (edhe sot e kësaj dite) të pyllit si pronë e tyre shekullore

që i ka mbajtur me bukë dhe me strehë përballë asimilimeve

historike, ikën natën i nderuar z. Kondi, ikën pa e kthyer kokën

me nga një gjysmë IFA ngarkuar me anje dërrasash me të cilat

ngritën barakat në rrethinat e Tiranës dhe të Durrësit...

Megjithatë Dibra ende mbijeton i dashur Kondi. Këtë

mbijetesë të saj ju dhe të gjithë ata që mbron doni ta shuani.

Doni të mbytni varret e të parëve, varret e luftëtarëve që

ranë në beteja heroike me serbin për ta pasur Luginën e Drinit

të Zi shqiptare.

Doni të shuani historinë, kulturën, traditat gjithçka me

vlerë të madhe kombëtare që ka krijuar kjo krahinë në “qendrën

gjeografi ke të shqiptarëve“.

E dini se ku është “qendra gjeografi ke shqiptare“, “Verduni

shqiptar“ zoti Kondi. Në qoftë se nuk e dini gjeni një hartë

shqiptarësh dhe bëni matjet. Matjet do të çojnë në Dibër...

Nuk e di i nderuar z. Kondi në se e keni lexuar referatin

“Shpërngulja e arnautëve“ të shovinistit të tërbuar serb Vaso

Çubriloviq, platformën e tij për t’i shkulur shqiptarët nga trojet e

tyre shekullore. Lexoje zotëri, sidomos atë pjesën ku programohet

dëbimi i 40 mijë familjeve shqiptare (dyqind mijë vetë), pjesë e

cila më ngjan me shpërnguljen dibranëve sot nga trojet e tyre në

Luginën e Drinit të Zi.

Dua të ju pyes zoti Kondi si do ta administronte shteti

shqiptar shpërnguljen e 40 apo 60 mijë dibranëve që llogaritet

tu përmbytet gjithçka?

JO SKAVICËS!

21

22 Abdurahim Ashiku

Sa do tu paguhet atyre në odisenë e ikjes nga vendlindja?

Sa do të vlerësohet toka e tyre, shtëpitë dhe katanditë?

Po të vlerësohej me çmimin e tregut të tokës që në Dibër

është 80 – 100 lekë për metër katror, paratë që ata do të merrnin

nuk do të mjaftonin me mbush një kamion me anie e dërrasa e

jo për të blerë tokë e ngritur shtëpi.

Të përmbyturit nga liqeni i Fierzës ka kohë që bërtasin dhe

kush nuk i dëgjon.

Gërdeci ku ndodhi një krim i shëmtuar me përgjegjës shtetin

është treguesi më i qartë se pushteti dhe shteti në Shqipëri janë

në koma.

Dua të ju pyes z. Kondi në se në këmbim të mos ndërtimit të

petroliferës së Vlorës do të sakrifi kohej Dibra a do të pranonin

vlonjatët që në atë hapësirë bregdetare të ngriheshin vila për

dibranët e shpërngulur?

Mund të vazhdoj gjatë i nderuar z. Kondi me pyetje e

argumente.

Në qoftë se jeni gazetar atëherë shkoni një javë në Dibër

ose më e pakta merrni kontakt me historianin dhe kryetarin e

nderit të shoqatës “Për Mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Zi“ zotin

Ali Hoxha dhe drejtues të tjerë. Ata do të ju japin argumente të

gjëra që do tua ndryshojnë mendimin.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Në qoftë se jeni inxhinier hidroelektrik, atëherë do të ju

rekomandoja të merrnit kontakt me ata specialistë që para njëzet

vjetësh argumentuan se vetëm me ngritjen e hidrocentraleve të

vegjël mbi kanalet ujitëse prodhimi vjetor i energjisë elektrike

shkonte nga 16 milionë kilovat/orë në 220 milionë kilovat/orë

energji elektrike në vit, aq sa e tërë Dibra të ngrohej e gatuante

me energji elektrike.

Do të ju rekomandoja edhe një gjë tjetër. Merrni ata që

studiuan Skavicën dhe i çoni në tërë degëzimet e Drinit të Zi: në

Mallë, Veleshicë, Setë, Gramë, Murrë, Okshtun etj. Ngrini me ta

“diga“ me mjete ndërtuese vendore, llogarisni sasinë e ujit dhe

prodhimin e energjisë elektrike...Jam i sigurt se sasia e ujit dhe

prodhimi i energjisë elektrike në hapësirën në fjalë do të ishte më

e madhe nga sa argumentoni ju me ndërtimin e Skavicës...

Po ju them edhe një gjë i nderuar z. Kondi. Po të ngrihet

një digë hidrocentrali mbi degën e Setës, poshtë Çidhnës, do

të formohej një liqen që do të shkonte deri në Gurë Lurë. Do të

lundrohej nëpër të me gondola për të vazhduar më tej me teleferik

drejt Liqenit të Luleve dhe Fushës së Pelave...

Skavica vdes përgjithmonë turizmin dibran, atë që lidhet me

malet dhe me luginën e bukur të saj ...

Edhe një gjë të “fundit“ i nderuar Genc. Ju jeni tepër i

shqetësuar, madje i revoltuar se pse Qeveria e ka postuar

vëmendjen nga Skavica duke e përcjellë mbi Devoll. Nuk e di se

nga i keni rrënjët e të parëve tuaj por me argumente të “modelit

tuaj“ desha të ju pyes. Sikur pellgu i lartë i lumit Devoll, prurjet

mesatare të të cilit janë shumë pranë me ato të Drinit të Zi dhe

lartësia mbi nivelin e detit dyfi sh me atë të Luginës së Drinit

të Zi, të mendohej si një rezervuar i madh dhe hidrocentral

(me të njëjtin funksion si të Skavicës), të përmbytej e tërë zona

nga Maliqi deri në Bilisht me të tëra vlerat e veta parahistorike

(Kultura e Maliqit) dhe historike dhe kjo do të bëhej “falas“ nga

ndonjë kompani italiane, greke, turke, amerikane etj., etj. si do

të reagonit? Do të bënit thirrje që të mos ndërtohet rezervuari

JO SKAVICËS!

23

24 Abdurahim Ashiku

dhe hidrocentralet që do të vinin njeri pas tjetrit në atë rënie prej

rreth 800 metro mbi nivelin e detit? Unë nuk do ta pranoja një

gjë të tillë edhe pse mua nuk më prek asnjë lloj interesi ashtu siç

nuk më prek edhe ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës.

Ju thashë disa, pa folur për të tjerat, të cilat po ua lë ju t’i

thoni.

Mos kërkoni ta mbysni Dibrën z. Genc Kondi për hir se një

fi rmë,e cila për interesat e veta, me mbështetjen e qeverive të

korruptuara (majtas e djathtas pa dallim), donë të ngulë thonjtë

në tokën e një prej trevave më në zë në historinë e popullit

shqiptar, duke e zhbë atë.

Mos u bëni bashkëpunëtorë dhe kobure të shkatërrimit...

NJERËZ QË I DUA - 4

Athinë, 20 prill 2008

Rruga e Arbrit-prill 2008

PO DIBRËS!

PO MBYTET DIBRA, KU JANË DIBRANËT?

- Letër e hapur drejtuar historianit Ali Hoxha

dhe tërë trurit dibran në botë.

Të kisha harruar

i dashur Ali në fjalën

që diçka të shkruaja

për brengën tënde

dhe timen, brengë që

ma do mendja është e

të gjithë dibranëve që

nuk e kanë përzierë

gjakun dhe qelizat

e trurit me serbë e

mendje serbësh që

donin t’i hynin shqipes

mes përmes për të dalë e mbushë vegshat me ujë të kripur deti.

Arritën që t’i presin kokën e t’i linin trupin, t’ia merrnin qytetin

e qendrën gjeografi ke të shqiptarëve, qendër që ngado që t’i

heqësh drejtëzat në Dibër bashkohen.

E fi llova këtu bisedën me ty sepse sapo zbrita nga interneti

një përkthim të Gëzim Aliut nga gazeta Corriere delle Puglia, Bari

XXVI, 354, e 21 dhjetorit 1913 me titull: “Raport zyrtar paraqitur

Fuqive të Mëdha: Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër.”

Unë e ti e njohim këtë “raport” falë shkrimtarit të shquar

dibran Haki Stërmilli në librin e tij “Dibra në prak të historisë”

JO SKAVICËS!

25

26 Abdurahim Ashiku

i vitit 1940 (çuditërisht ende në dorëshkrim) por edhe të

“Kalendarit kombjar” dhe “Përlindjes së Shqipërisë” të qeverisë

së Vlorës...

E nisa bisedën me “Masakrat serbe në Dibër”, sepse ato

mu përballen sot kur lexova një njoftim në internet se METE

(Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë) kishte shpallë tenderin për

ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës....

Do të thotë lexuesi në skaj të ngjarjeve se çfarë lidhje

kanë masakrat serbe në Dibër, gati një shekull më parë, me

hidrocentralin e Skavicës gati një shekull më vonë.

Unë them se ka një lidhje. Masakrat serbe në Dibër kishin si

qëllim ta zhduknin popullsinë autoktone, t’i zhduknin shqiptarët

dhe në vend të tyre të vendosnin kolonë serbë, plan i cili, afro tri

dekada më vonë, do të paraqitej në nivel akademik në leksionin

“Shpërngulja e arnautëve” të akademikut famëkeq serb Vasa

Çubriloviç. Asaj kohe i takon shpërngulja masive e qytetarëve

të Dibrës drejt Tiranës (ku ka edhe sot një lagje me emrin “Lagja

Dibrane”), Elbasanit etj.

Ja si e përshkruan shkrimtari Haki Stërmilli pamjen e asaj

ikjeje biblike...

“Ndërsa burrat e Dibrës po luftofshin egërshëm mbi majat

e Kërçinit, të Korabit dhe të Jabllanicës, familjet e Dibranëve

– të qytetit dhe të katundeve – ishin vu n’ikje drejt Tiranës e

Elbasanit. Ishte natë dhe nji nga ata ma të zezat për Dibranin,

pse po i thoshte lamtumir Atdheut, liris, pasunis, e lumnis. Ma

shumë se 100.000 frymë – gra, burra e çilimij – po vrapojshin drejt

Perëndimit për me mos ra në dorë t’anmikut. Terri i natës ishte

shdukë nga drita e zjarrit të katundeve të djegun prej Serbëve.

Klithma e fëmijëve dhe gjama e grave që përbëfshin koncertin e

asaj nate dy herë të zezë, përziheshin me krismën e pushkëve dhe

bubullimën e topave për t’u ngjitë naltë. Ky ishte marrshi funeral

i Dibrës së vorrueme në robëni, ishte vaji i zemrave të plasuna

e të përvëlueme për liri. Dy kortezhë të gjatë – Dibër – Elbasan

dhe Dibër – Tiranë – përcjellën lirin në robni.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Kjo qe kanga e fundit q’i këndoi Dibrani liris e

lumntunis...

Të gjithë kishin ikë vetëm me petkat e shtatit dhe shumë

kush pa asnjë dysh në xhep, pse s’kishin pas kohë...”

Në një nga faqet e Balkan Web më 17/4/2008, ora 08.54 më ra

në sy një titull i bujshëm “Harrohet prej 3 vitesh Hidrocentrali

i Skavicës“. Më tërhoqi vëmendjen ndaj si të gjitha shkrimet që

Verilindjen e shohin nga “sisët” dhe jo nga “goja“, e lexova dhe

e rilexova me vëmendje. Zoti Genc Kondi ishte i shqetësuar se

një investim prej 600 milionë eurosh ka mbetur pezull “ndonëse

bëhet me fi nancim tërësisht të huaj dhe ka të bëjë me sektorin

problematik të energjetikës”. Ai është tepër i shqetësuar se “

Qeveria shqiptare ka lënë në harresë zhvillimin e tenderit për

dhënien me koncesion të HEC-it të Skavicës.”

Pas kësaj zoti Ko. nuk mungon të bëjë avokatin e konsorciumit

italian TGK duke theksuar se “duhej të përbënte investimin më

të madh të realizuar ndonjëherë nga kapitali i huaj privat deri

tani, me fondet e veta...”

Më tej kalon nga roli i avokatit në atë të inxhinierit projektues

hidroelektrik dhe të zëdhënësit të fi rmave të mëdha private

italiane të cilat janë të shqetësuara për vonesën pa asnjë justifi kim

të tenderit “ndonëse “ Geoteknika “ kishte paraqitur një studim të

plotë për hidrocentralin e Skavicës si dhe projekt idenë përkatëse

që ekonomizon terrenin”. Nuk harron zoti Kondi të sqarojë edhe

“meraket“ e qeverisë, “me një zgjidhje origjinale edhe pse me

një liqen më të vogël, pa u shtrirë në tokën maqedonase, jep të

njëjtin rendiment si me liqen më të madh, ruan ambientin dhe

konsideron veçoritë gjeologjike të tokës e zonës në përbërjen e

materialeve të digës“.

Nisur nga kjo bëra një shkrim me titull: “Skavica mbyt një

qytetërim të lashtë”, shkrim të cilin ia përcolla “Ballkan Web”

dhe gazetës me pronar italian. Shkrimi nuk u botua dhe as u

mor mundimi të më bënin një përgjigje njerëzore. Nuk kish si

ta botonin dhe as të përgjigjeshin për faktin se gazeta është një

JO SKAVICËS!

27

28 Abdurahim Ashiku

gazetë italiane në gjuhën shqipe dhe nuk kishte se si të mbronte

interesat e një treve të tërë që mbytej kundër interesave të bosëve

italianë që bashkë me z. Ko. ishin skandalizuar pse “Qeveria

shqiptare ka lënë në harresë zhvillimin e tenderit për dhënien

me koncesion të HEC-it të Skavicës.”

Më 17 nëntor 2008, më në fund, e njëjta agjenci, njofton

si “sihariq të madh” se METE, Ministria e Energjetikës dhe

Tregtisë, ka shpallur tenderin për ndërtimin e Hidrocentralit të

Skavicës(!)

Dibra i nderuar miku im Ali do të mbytet. Qeveria shqiptare

kërkon xhelatin për ta mbytë atë. Në qoftë se, në ata që ju përcolla

më lart, dje orekset për shuarjen e Dibrës vinin nga Beogradi,

sot ata vijnë nga Tirana. Mjerisht në zërin thirrës për mbytjen e

Dibrës ka edhe dibranë “me grada” në qeveritë që brohorasin

“Ta mbysim Dibrën”, të majta e të djathta, se zërat për mbytjen

e saj janë gjithëpërfshirës në politikën shqiptare.

Më 8 prill 2008 ju gjeta në Bibliotekën Kombëtare me një faqe

gazete përpara me titull me germa të mëdha kapitale: “NDAL!

PROJEKTEVE PËR SHITJEN DHE ASGJËSIMIN E PELLGUT TË

DIBRËS”, fi ksuar edhe në një fotografi që po ta dërgoj.

Nuk do të ndalem në hollësitë e shkrimit tuaj botuar më 14

qershor 2005 në faqen 6 të gazetës “Rimëkëmbja”, as edhe në

shkrimet e tjera që janë përcjellë në “Rruga e Arbrit”, “Dibra”

dhe në ndonjë gazetë tjetër. Kush ka dëshirë ato mund t’i gjejë

dhe t’i lexojë, veçanërisht dibranët “me grada”.

Ti je historian dhe unë do të desha të di prej teje se çfarë dëmi

i sillet historisë shqiptare me fshehjen nën ujë të historisë të një

treve nga më të lashtat dhe nga më krenaret, një treve që ka nxjerrë

Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun i cili, nga

26 beteja fi toresh të mëdha me zë në historinë e Shqipërisë dhe

të Evropës kundër dy sulltanëve osmanlinj, 18 i ka zhvilluar me

dibranët dhe në tokën dibrane. Vetëm kaq do të mjaftonte që Dibra

të shndërrohej në një “Park Kombëtar Kujtimesh të Luftimeve të

Mëdha”, i mbrojtur nga shteti, madje edhe më gjerë.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Ju, i nderuar Ali jeni nismëtar dhe kryetar nderi i shoqatës

“Për mbrojtjen e pronave dhe të mjedisit të pellgut të Drinit të

Zi“. Në një dëshmi para ministrit Ruli disa muaj më parë, në një

takim me të në praninë edhe të një deputetit dibran të djathtë

keni deklaruar: “Dëmi ekonomik qëndron në plan të dytë në

krahasim me dëmin historik dhe etnokulturor që i shkaktohet

Kombit.” Duke ballafaquar rastin e Dibrës me atë të Vlorës ju

theksonit, “...Vlonjatët kundërshtojnë ndërtimin e një TEC – i

në krahinën e tyre, vetëm me pretekstin se ai u dëmtuaka atyre

biznesin dhe turizmin. Krejt e kundërta ndodh me projektin e

Skavicës. Këtu nuk bëhet fjalë për një “ dëmtim “ mjedisi, por me

zhytjen përgjithmonë nën ujë të gjithë pellgut të Dibrës, më saktë

zhdukjen e gjithë Dibrës dhe historisë së saj. Këtu nuk është fjala

për cenim të pronës, por është fjala për zhdukjen e vendbanimit

të një krahine të tërë, për zhdukjen e kujtimeve historike dhe

varreve të të parëve, të trashëgimisë kulturore, bile mijëravjeçare,

të rrënjëve etnokulturore të një krahine të tërë.”

Para ministrit ju deklaruat: “Në qoftë se shteti ka me të

vërtetë interes kombëtar për ndërtimin e atij HEC – i, atëherë

më parë duhet të ndërtojë një Dibër të re...”

Ju, në shkrimin tuaj “Ndal! Projekteve për shitjen dhe

asgjësimin e pellgut të Dibrës” ndaleni në faktin se fqinjët i

kanë bërë dhe i bëjnë presion qeverisë shqiptare që të ndryshojë

historinë e Shqipërisë sipas interesave të tyre. Grekët, më në fund,

nën presionin e njohjes së marrëveshjes së asocim stabilizimit,

arritën që të kenë varrezat e tyre në tokën shqiptare duke i dhënë

një kuptim tjetër historisë. Nesër këtë gjë mund ta bëjnë edhe

turqit duke kërkuar që të ngrenë një varrezë në kodrat e Gjoricës

atje ku dibranët, me shpatë dhe pushkë me gjalmë, në vitin 1844

bënë, siç thotë kënga, “nand mijë vorre” të nizamëve të Hajredin

Pashës. Po të njëjtën gjë do të kërkojnë edhe serbët për mijëra të

vrarët e tyre në luftërat e paepura të dibranëve në dekadat e para

të shekullit të kaluar për mbrojtjen e Dibrës nga synimi i tyre i

afërt që vija e kufi rit të kalonte nga Qafa e Buallit në Mërkurth të

JO SKAVICËS!

29

30 Abdurahim Ashiku

Lurë-Mirditës dhe ajo e largët për të dalë në Durrës e Shëngjin.

Për ju projekti për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, “jo

vetëm e ndryshon, por, bile, e përmbyt dhe e zhduk krejt Dibrën

me gjithë historinë e saj”.

Më poshtë, duke hulumtuar në “ndërtimin e një Dibre të

re” ju theksoni: “Në qoftë se do të ishte fjala që ai projekt të

ishte bërë me të vërtetë për interesa kombëtare, atëherë Qeveria

Shqiptare që e ka fi rmosur atë koncesion për HEC-in e Skavicës,

le të ndërtojë më parë një qytet të ri, ashtu siç u ndërtua Kukësi i

Ri dhe pronarëve që u përmbyten pronat tu sigurojë një sipërfaqe

toke të barabartë me aq sa përmbytet, afro 64 kilometra katrore,

pra të krijojë një Dibër të re...dhe pastaj të hyhet në bisedime me

pronarët e ligjshëm të Pellgut të Dibrës për atë problem. Në qoftë

se u plotësohen të gjitha kushtet e lartpërmendura, përfshirë këtu

edhe të qenurit aksionarë të përhershëm të gjithë pronarëve e

banorëve të zonës që përmbytet...”

Këtu i dashur Ali ke harruar të shtosh se duhet të ndërtojë

shteti edhe një varrezë ku të varrosen eshtrat e qindra mijë

dibranëve se ata që do të ikin nuk do t’i lënë eshtrat e të parëve

të mbyten e mbulohen nga llumi i harresës.

Më sipër je treguar pak ëndërrues dhe ke dalë jashtë realitetit

të kohës që jetojmë dhe shoqërisë që po ndërtohet dhunshëm me

synimin e fi timit maksimal. Ju në shkrimin tuaj keni llogaritur,

në bazë të kostove fi nanciare të deklaruara, se për 64 kilometra

katrore tokë të rrëmbyer e të mbytur ofrohen 41.3 milionë

euro. “Italianët, vreni ju, kanë vlerësuar Pellgun e Dibrës, me

41.3 milionë euro, që për 64 kilometra katrorë të sipërfaqes që

parashikohet të përmbytet, i bie një vlerë prej rreth gjysmë euroje

për metro katror...”

Kalemxhinjtë e kapitalit shfrytëzues deri në palcë të vendeve

të tjera e kanë mësuar se si rezultat i lëvizjes masive të dibranëve

drejt Tiranës e Durrësit pas viteve ’90-të (ikje disa herë më e

madhe pas asaj të vitit 1913 nga pushtimi serb i trojeve shqiptare)

vlera e tokës më pjellore në Dibër, tokë e cila është në planin e

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

përmbytjes, rrotullohet nga 50 – 100 lekë. Kaq është kocka që

ata japin. Ndërsa për atë që thua për një “Dibër të Re”, për 64

kilometra katrore, apo 6400 hektarë tokë për të përmbyturit

dhe për varrezat që shtova unë, harroje. Sot në Shqipëri nuk

ka një metër katror tokë të lirë nga pronarët e ligjshëm dhe të

kundërligjshëm, tokë e cila vlerësohet jo me një gjysmë euroje

për metro katror por me njëqind. Nuk është koha kur tokat

ishin “pronë shtetërore” dhe shteti i merrte “të mbyturit” e

Ulzës e i zbriste në Mamurras e Thumanë, të mbyturit e Fierzës

i ngjiste në Qytetin e Fajzave duke i punësuar në ndërmarrjen

bujqësore të Krumës, në gjeologji, miniera etj, të mbyturit e

Banjës i zbriste në vila të ndërtuara apostafat për ta mes pishave,

vetëm njëqind metra larg detit dhe i punësonte në Ndërmarrjen

Bujqësore të Hoxharës. Harroje atë që shkrove i nderuar Ali.

Shteti ka vendosur ta mbysë Dibrën në interesa të një kompanie

të huaj fi tuese e tenderit që ka shpallur duke u lënë dibranëve

alternativën e vetme për të shpëtuar, daljen me not në breg dhe

ngrohjen në diell, në qoftë se do të ketë diell.

Ti je dibran i nderuar Ali me rrënjë në një fshat që i ka dhënë

kombit kujtesën e masakrës më të madhe në historinë e Shqipërisë

që njihet me emrin e dhimbshëm “Masakra e Çidhnës”, qytetikështjellë

që përjetoi masakrimin nga shpata e pushtimit osman të

më se dhjetë mijë shqiptarëve në rezistencën e fundit pas vdekjes

së Skënderbeut. Ti je historian dhe për krimin historik të mbytjes

së Dibrës duhet të ftosh në tryezë njerëz që i dinë mirë gjërat,

të ftosh autorin e veprës madhore për Skënderbeun - Kristo

Frashërin, njeriun që më shumë se kushdo tjetër i ka qëndruar

pranë historisë së lashtë dhe të re të Dibrës, të ftosh historianin

dhe politikanin Pëllumb Xhufi , të ftosh arkeologun-nënkryetar

të Kuvendit të Shqipërisë Neritan Ceka... dhe të tjerë për ta thënë

fjalën e tyre dhe për t’i thënë ndal krimit të shuarjes së një treve

dhe të historisë së saj.

Unë nga ana ime, desha të ftoj në një tavolinë debati publik, jo

si specialist, por si gazetar, si një njeri që i njeh burimet energjetike

JO SKAVICËS!

31

32 Abdurahim Ashiku

të Dibrës, specialistë të hidroenergjisë me në krye akademikun,

projektuesin e hidrocentraleve të mëdhenj të Shqipërisë, njeriun

që më mirë se kushdo në Shqipëri i njeh projektet dhe potencialet

hidroenergjetike të vendit dhe besoj edhe të Dibrës, Farudin

Hoxhën.

Do të desha të ftoj inxhinierin e talentuar dibran Elmas

Xhediku, kryeinxhinierin e fundit të ndërtimit të një hidrocentrali

shtetëror në Shqipëri, njeriun që drejtoi me kompetencë punimet

e hidrocentralit të Banjës, njeriun që i mbytet vendlindja e tij,

Zall-Dardha.

Do të desha të ftoj ata që bënë projektin e ndërtimit të

hidrocentraleve të vegjël lokalë mbi veprat ujore të Dibrës e

që dolën në përfundimin se Dibra nga 15 milionë kilovat-orë

energji që prodhonte në vitet ’80-të mund të prodhojë 220 milionë

kilovat-orë, me mundësinë e ngrohjes dhe gatimit me energji

elektrike të tërë krahinës, inxhinierin hidroteknik Kliton Rusi

dhe atë elektrik Bardhok Rajta.

Do të desha të komunikoj në një mjedis debati televiziv

edhe me mbrojtësin më konsekuent të mjedisit shqiptar zotin

Xhemal Mato.

Dua që “pretencën për mbytjen e Dibrës” ta bëjnë jo shtetarët

por shkencëtarët.

Dibra ka një potencial ujor dhe basen ujëmbledhës nga më

të mëdhenjtë (në mos më të madhin) në të gjithë rrjedhën e

lumenjve, basen i cili fi llon nga Struga me Drinin e Zi, në Dibër të

Madhe me Radikën dhe degëzimet e tjera. Në të majtë të rrjedhës

së Drinit të Zi ajo merr ujërat e maleve të Gollobordës nëpërmjet

përrenjve e burimeve ujëgjallë të Tuçepit, Okshtunit, Bulqizës,

Murrës, Setës dhe Mallës. Në të djathtë ajo mbledh ujërat e basenit

të Bellovës, Deshatit, Gramës dhe Veleshicës.

Dua t’i pyes njerëzit e mëdhenj të shkencës hidroelektrike të

vendit se çfarë potencialesh ujore dhe energjetike fshehin këta

burime ushqyese të Drinit të Zi në qoftë se ata futen në skemën

e shfrytëzimit të forcës së ujit.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Ti e njeh Setën i dashur Ali, e njeh jo vetëm nga kanali që

ushqen një hidrocentral që më ngjan se është i mjaftueshëm për

të furnizuar aktualisht me energji elektrike fshatrat e Çidhnës dhe

të Sinës. E njeh sepse me siguri në fëmijëri ke zbritur monopatin

e thepisur dhe ke freskuar trupin ditëve të nxehta të verës në

ujërat e saj.

Sikur t’i pyesnim bashkë, madje të ftonim edhe ekonomistin

e njohur, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë çidhnakun

Shkëlqim Cani, ndihmësin e kryeministrit Berisha, ekonomistin

e talentuar me rrënjë lindje në Shumbat, Selami Xhepa dhe të

tjerë, çfarë vlerash do të kishte që pikërisht pak më lart se godina e

hidrocentralit të vogël të ngrihej një digë hidrocentrali mbi Setë?

Unë do të ftoja edhe drejtues të Ministrisë së Turizmit që nga

sheshi mbi trapezin e digës së liqenit të Setës të më përgjigjeshin

se a nuk do të ishte e udhës që prej atje të lundronin midis atij

monumenti natyror, por edhe të një monumenti trimërie për

hapjen e kanalit të Setës në verën e vitit 1967, varka-gondola që

do t’i merrnin turistët për t’i zbritur në Gurë-Lurë e nëpërmjet

një teleferiku për t’i ngjitur në sheshin tek Liqeni i Luleve?

Do të kishim disa gjëra bashkë: një ujëmbledhës të madh, dritë

elektrike, veprimtari turistike. Po të njëjtën gjë këtyre, dhe të tjerë,

do tua bëja edhe në qoftë se do të ngrinim të tillë hidrocentrale

me liqene “turistikë” mbi Mallë, Murrë, Veleshicë, Zallin e

Okshtunit etj. Dibra me një potencial të tillë hidroenergjetik,

me një luginë pjellore ku molla, dardha, qershia, vishnja, arra,

kumbulla, gështenja janë në “shtëpinë e vet”...dhe me perime e

një blegtori të shëndetshme, me liqene të mrekullueshëm malorë

si ato të Lurës dhe Kacnisë, me bjeshkë madhështore si ato të

masivit të Korabit...do të ishte një perlë e maleve tona.

Në shoqëri të këtyre specialistëve, për të vënë dorën në

zemër dhe për të thënë fjalën e tyre “Ndal mbytjes së Dibrës!” do

të ftoja edhe deputetin Farruku për ta pyetur në se më e udhës

është mbytja e Muhurrit, e vendlindjes së tij apo ndërtimi i një

hidrocentrali mbi Murrë me vlera të barabarta me ato të Setës.

JO SKAVICËS!

33

34 Abdurahim Ashiku

Po në të njëjtën shoqëri do të ftoja edhe deputetët e tjerë

ngjitur në Kuvend me votën e popullit të Dibrës, zotërinjtë Kaleci,

Shehu dhe Abazi

për t’i pyetur në se më mirë është që mbi degëzimet e

Drinit të Zi, në të dy krahët e tij, që nga Zalli i Okshtunit e deri

në Veleshicë të krijoheshin ujëmbledhës dhe hidrocentrale dhe

me ta edhe pika turistike në këmbë dhe drejt majave të maleve

të Dibrës me Korabin në ballë apo ta mbysnim gjithë luginën

pjellore të Dibrës në rritje të fi timeve të një fi rme të huaj që veç

parasë nuk i hyn asgjë në sy.

Pasi të merrja një përgjigje “teknike” dhe “politike” do të

desha të shuaj kuriozitetin me një pyetje komplekse:

Sa do të ishte volumi ujëmbledhës i të gjithë këtyre

hidrocentrale mbi degëzimet e Drinit të Zi dhe cili është raporti

i ujëmbledhjes së tyre me “kazanin” e Skavicës?

Sa do të ishte energjia elektrike e prodhuar nga këto ndërtime

“të vogla” në raport me atë që do të prodhojë Skavica?

Nuk e di, ndoshta gaboj me hamendjet e mia por më ngjan

se raportet do të jenë një me një dhe sasia e ujit që do tu jepet

hidrocentraleve të Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe “Bushatit”

në kohë piku do të ishte po aq, madje e sigurt, sa ajo e Skavicës.

Them “e sigurt” pasi unë dyshoj se kompania e huaj do ta mbaj

fjalën që kur niveli në Fierzë të arrijë pikën minimale do ta

ndërpresë prodhimin e energjisë elektrike për të hapur portat

për boshatisjen e ujëmbledhësit mbasi kjo ka qenë (nuk e di në

se edhe tani është) vendi i hidrocentralit të Skavicës në raport

me hidrocentralet e tjerë. Kam frikë se do të ndodhë si një herë

e një kohë kur Maqedonia nuk i hapte portat e hidrocentralit të

Spiles dhe shteti i diktaturës e kërcënoi me ultimatumin: “Në

qoftë se nuk hapni portat atëherë ne do të hapim një tunel për

ndërtimin e një hidrocentrali në Përrenjas dhe nivelin e liqenit të

Ohrit do ta zbresim në pikën ku Drini i Zi nuk do të rrjedhë më

ujë”. Një ultimatum i tillë për kompaninë italiane shfrytëzuese

të ujit të Skavicës nuk vlen. Ajo, e shumta, mosprodhimin e

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

energjisë elektrike si pasojë e hapjes së portave, do të kërkonte

ta kompensonte me “shitje uji”.

Por, në lidhje me ujin, mbushjen e rezervuarit ka një problem

që nuk ka se si të mos ngjallë kontradikta mes fi rmës së huaj

dhe shtetit shqiptar, Dikur thuhej se mbushja e rezervuarit do

të kërkonte kohë, jo muaj por vite. Gjatë kësaj kohe sistemit

të hidrocentraleve mbi kaskadën e Drinit, pronë, tani për

tani, shtetërore do t’i mungojnë tërësisht prurjet e Drinit të

Zi, prurje që janë shumë më të mëdha se sa prurjet e Drinit të

Bardhë. Gjatë kësaj kohe Shqipëria, pa alternativë të shpejtë

burimesh energjetike ujore e termike, do të përjetojë një errësirë

marramendëse.

Mbytja e Dibrës nga hidrocentrali i Skavicës do të refl ektojë

me “mbytje” energjetike në mbarë Shqipërinë.

Por le të ndalemi edhe në një çast tjetër, atë të ndërtimit të

hidrocentralit dhe të mbushjes së rezervuarit.

Nuk ka ndonjë të dhënë për brigjet e pasqyrës ujore të

rezervuarit përveç asaj që është deklaruar si “zgjidhje origjinale

... me një liqen më të vogël, pa u shtrirë në tokën maqedonase”.

(Sa largpamës jemi, nuk shqetësohemi se po mbytet një trevë

e tërë, po mbytet fusha e Gjoricës dhe fushëzat e fshatrave për

rreth, por shqetësohemi se po mbyten disa dhjetëra dynymë në

bërrakat e fshatrave shqiptarë nën Maqedoni!)

Po përfytyroj një skenë miqsh e miqësishë i dashur Ali. Ti je

në Çidhën. Unë jam në Zdojan. Të dy kemi në sy përpara Dibrën

e përmbytur. As ty dhe as mua nuk na ka prekur uji as tokat,

as shtëpitë dhe as na ka mbytur varret e të parëve tanë. Në këtë

komoditet indiferent mua më shkon mendja që të vij mik tek

ti, ta pi një kafe në atë kullën e hershme të gjyshërve të tu, t’ju

marr përkrahu të kalojmë anës kullës në tri pode të Krrashëve

për të kundruar liqenin poshtë këmbëve. Nuk e di në se burimet

e ujëvarës të Sopanikës do të jenë mbytur apo jo por, sidoqoftë,

syri do të na ndalet mbi ujë e kujtesa nën ujë. Do të na ndalet

në Sinë, diku aty ku është muzeu i vendlindjes së Skënderbeut,

JO SKAVICËS!

35

36 Abdurahim Ashiku

në “Kuvendin e Arrasit” e më tej te “Pusi i Gjonit”, “Ara e

Gjonit”, “Fusha e Torviollit” dhe kujtesa historike për fi toren

e shqiptarëve, me përmasa të fi tores më të madhe botërore të

kohës...Ato janë zhytur në ujë e mbuluar me llumin që shirat

rrëmbyes të vjeshtës e të pranverës mbledhin nga Gjagjishti në

Korab dheun e të gjitha ngjyrave. Nuk e di në se do të jetë “ishull”

apo “gadishull” Suka e Arrasit, kodra e bukur që dominon tërë

pamjen në veri, lindje e jug, e merr e ta jep Dibrën mbi pëllëmbë

duarsh të hapura, ashtu siç i falemi Zotit. Por një gjë di: Unë nuk

mund të vij ta pi një kafe me ty dhe të dal shëtitje ndash poshtë

e ndash lart Gjalicave. Nuk mund të vij sepse ura e hekurit në

Muhurr do të jetë mbytur dhe të “Nëntë Malet e Dibrës” nuk

mund të jenë më të Dibrës. “Rruga e Rinisë” e nisur në vitin

1946 është e mbytur dhe mbi bregun e ujëmbledhësit nuk ka as

rrugë dhish që të lidhë tërë “Malet e Dibrës”. Tërë fshatrat në

perëndim, që nga Hoteshi e deri në Bardhaj Reç e Thark do të jenë

përfundimisht të ndarë nga Dibra. Do të ndodhë një shpërndarje

administrative e Dibrës. Lura me siguri do të shkojë me Mirditën.

Me të mund të bashkohet edhe Çidhna e Dardha. Reçi mund të

bashkohet me Arrnin e të bëhet “mal” i Kukësit. Katër Grykët

e Murrës do të bashkohen me Matin. Nuk e di se me kë do të

shkojnë Muhurri dhe Luznia, me Bulqizën apo me Matin. Dibrës

do t’i mbetet vetëm një rrip majëmalesh që nga Kërçini në Korab

e Sorokol dhe një “prehër” tokë...

...E ndjen se sa tragjike do të jetë një ndarje e tillë i nderuar Ali?

E ndjen se si ai ujë i amullt mbuluar me leshterikë të gjelbër mbyt

dhe ndan përgjithmonë kohët, njerëzit, miqësitë, krushqitë. Nuk

të duket ky brez ujor më i tmerrshëm se “brezat e butë - klonet

elektrikë” që në kohë të shkuara ndanin kufi jtë? Nuk të duket kjo

ndarje më e tmerrshme dhe më e kobshme se sa ndarja e dhunshme

e Dibrës –qytet me Dibrën-fshat nga Konferenca e Londrës e vitit

1913? Nuk të duket kjo si në tregimin e fi llimit të këtij hulumtimi

për “Barbaritë serbe në Dibër” në fi llim shekullin e kaluar?

Mos donë të thuash se “shtoj dhe ekzagjeroj” i dashur Ali?

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Ma korrigjo të lutem shikimin tim për “Dibrën e mbytur”. Jo

vetëm ti por të gjithë ata që i thonë vetes intelektualë, dibranë

qofshin apo jo, ata që u dhemb në shpirt çdo pëllëmbë e kësaj toke

të mbrojtur me gjak, çdo skelet nëntokë me plagë nga shpata e

plumbi ngulur thellë në gjoks nga armiqtë e të gjitha kohërave.

Unë fola dhe shkrova i nderuar Ali. Po e lë fjalën time në

Odën Dibrane, në Universitetin e Dibrës, për ta marrë e thënë

kushdo, nga çdo hapësirë e globit ku jeton, me gojë e me zë të

lartë...

Athinë, Nëntor 2008

Rruga e Arbrit, nëntor 2008

JO SKAVICËS!

37

38 Abdurahim Ashiku

SKICË IDE PËR MBROJTJEN E DIBRËS

Unë e hodha në publik mendimin dhe protestën time qytetare

për të parandaluar katastrofën dibrane, për të mos e mbytur atë.

Jam larg dhe nuk jam në kontakt me dibranët për të përjetuar

reagimin e tyre. Deri tani, me përjashtim të Xhemal Matos dhe

një kosovari, mësues në Finlandë, nuk kam pas asnjë prononcim.

Kjo më duket si “hallvë e ftohtë”. Ndoshta masin pulset, ndoshta

“tundin kokën për të mbledhë mendtë”, megjithatë unë gjykoj

se duhet vepruar. Po si?

Unë kam disa mendime që dua t’ju a parashtroj.

1. Në skenë duhet të dalë me zë të plotë “Shoqata për

mbrojtjen e pellgut të Dibrës”, të dalë me një program të plotë e

me argumente të plota.

2. E domosdoshme është krijimi i një fondacioni të natyrës

“FONDACIONI PËR MBROJTJEN E DIBRËS”. Pa një fondacion

të tillë nuk mund të bëhet asnjë hap ligjor e prezantues të

problemit.

3. Gazeta “Rruga e Arbrit” e fi nancuar nga ky fondacion

duhet menjëherë të kalojë në gazetë javore. Me një numër në

muaj nuk mund të përballohet volumi i madh i problemeve për

tu evidentuar.

4. Shpejt duhet të kalohet në një konferencë shkencore me

referime të njerëzve të nivelit akademik për të sqaruar në detaje

problemin.

5. Duhen skicuar hapat që duhen bërë për mbrojtjen e Dibrës

nga mbytja, hapa që përfshijnë gjykatat e të gjitha niveleve (deri

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

në Strasburg), referendum popullor, etj.

6. Të gjenden që tani avokatët më të mirë dibranë që

vullnetarisht apo me një shpërblim modest të mbrojnë

çështjen.

7. Gazeta, në qoftë se do ta marrë përsipër mbrojtjen

propagandistike, duhet të bëjë një plan të hollësishëm për të ftuar

në faqet e saj personalitete të larta të historisë, hidroenergjetikes

etj.

8. Të shihet mundësia e botimit të një broshure të vogël me

thirrjen time dhe thirrjen e shoqatës për mbrojtjen e pellgut të

Dibrës si dhe ndonjë material tjetër për ta çuar problemin tek

të gjithë dibranët, në Dibër, në Tiranë e Durrës (kudo ku janë

shpërngulur) por edhe jashtë, në Evropë, SHBA, Kanada etj.

9. Të bisedohet me Rudina Xhungën dhe me drejtues të tjerë

në televizionet private për një debat televiziv pro dhe kundër

ndërtimit të HEC të Skavicës.

Këto ishin disa mendime paraprake. Mua më keni të gatshëm

që të vij edhe në Shqipëri për të dhënë ndihmesën time.

Përshëndetje!

JO SKAVICËS!

39

Athinë, 28 nëntor 2008

Rruga e Arbrit, dhjetor 2008

40 Abdurahim Ashiku

“PËRMBYTJA E SHKODRËS”, URDHËR:

“TË MBYTET DIBRA”!

Edhe njëherë: ku janë dibranët, ku janë intelektualët,

ekologët, historianët, arkeologët e ndershëm shqiptarë?

A ka alternativë tjetër përveç alternativës së “gijotinës”,

mbytjes së Dibrës?

Dhe një pyetje për korçarët: A do të lejonit ju të mbytej

Maliqi, fusha e bukur e Korçës, për hir të ndërtimit të një

ujëmbledhësi vetëm e vetëm që hidrocentralet që është

menduar të ndërtohen në kaskadën e lumit të Devollit të kenë

po atë siguri si në rastin e Skavicës dhe hidrocentraleve në

kaskadën e Drinit?

Përmbytja e fushës së Shkodrës, në ato përmasa tashmë të

deklaruara (11.400 hektarë dhe 2649 shtëpi) përbën katastrofën

më të madhe ujore të njohur në Shqipëri, katastrofë mbi shtëpitë

dhe pasuritë e ngritura me gjakun dhe djersën e njerëzve në

emigrim apo jo, mbi tokën dhe prodhimet e saj, mbi blegtorinë

dhe bazën e saj ushqimore (të thatë, të koncentruar e të njomë),

mbi gjallesa në shërbim të njeriut (pula, dele, qengja, lopë...),

gjallesa të natyrës së egër, etj.

Katastrofa e Shkodrës mund të themi me plot gojën se erdhi

“nga Zoti” dhe “nga Robi”, katastrofë e lidhur me reshjet mbi

pellgun ujëmbledhës që nga Struga, Rrafshi i Dukagjinit e deri

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

nga Alpet e Veriut, por edhe nga mosmenaxhimi i situatës në

ujëmbledhësit e mëdhenj në Fierzë, Koman e Vaun e Dejës duke

shtuar këtu edhe gjendjen e patolerueshme të kanaleve kullues,

digave, hidrovoreve, lumit të Bunës etj.

Përmbytja e Shkodrës është tashmë një realitet sa i dhimbshëm

po aq edhe tregues se në këtë zonë (ashtu si edhe në zona të tjera

të Shqipërisë) prej njëzet vjetësh ka munguar shteti.

Kur them “ka munguar shteti” nuk kam parasysh vetëm

Berishën e Parë dhe Meksin që ka dominuar vitet 1991-1997 (kur

“kuota zero” në pritje të “çekut të bardhë” ishte fjalë e ditës)

por edhe vitet 1997-2005 me serinë e kryeministrave socialistë:

Nano, Majko, Meta e prapë Nano. Kam parasysh edhe Berishën

e Dytë nga citi 2005 e deri sot, përfshirë këtu edhe krahët e

“dy krahëve”, serinë homologe të ministrave të energjetikës,

bujqësisë, transportit, ekonomisë, fi nancave etj.

Një analizë me letrat e hapura “Çfarë bënë të tjerët (para

vitit 1990) dhe çfarë nuk bëmë ne (më troç: çfarë shkatërruam

dhe vodhëm ne) në vitet 1990 - 2010 vite të politikës “të djathtë”

e të “majtë”shqiptare, një vetë-operacion është i domosdoshëm

në qoftë se nuk duam të përballemi nesër me ndodhi të tilla. Të

presësh lëmoshë nga natyra, të shtrish duart duke iu lutur asaj,

pa punuar që t’ia rrëmbesh vlerat, nuk është gjë tjetër veçse një

theqafje. Nuk kam ndërmend të bëj as prokurorin dhe as avokatin

e Përmbytjes së Shkodrës, togfjalësh shumë i lakuar këto ditë.

Këtë le ta bëjë politika dhe shoqëria shqiptare në një gjyq jo vetëm

për të treguar me gisht fajtorët por edhe në një paralajmërim për

të ardhmen.

Fjalën e kam se po ndodh që “Përmbytja e Shkodrës” po çon

verbërisht në “Mbytjen e Dibrës”.

“Përmbytja”dhe “Mbytja” ndryshojnë gramatikisht vetëm

nga parashtesa e së parës “për-mbytja”.

Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe (të cilin e mbaj me vete

në emigracion) fjalët “përmbyt”, “përmbytem”, “përmbytje”

zbërthehen si: “E mbyt me ujë të shumtë”, “Drini përmbyt fshatra

JO SKAVICËS!

41

42 Abdurahim Ashiku

të tëra”, “I mbuluar nga ujërat e tepërta të shirave apo të lumenjve

a përrenjve”, “Fushë e përmbytur” etj.

Fjalët “mbyt”, “mbytem”, “mbytje” në të gjitha rastet e

treguara (përveç atyre fi gurative) ka kuptimin vrasës, vdekës:

“e bëj të vdesë”, “e vras duke e goditur”, “nuk e lë të marrë

frymë”, “shtyp me dhunë”, “që është fundosur në ujë”, “anija

e mbytur”...

“Përmbytja e Shkodrës” dhe “Mbytja e Dibrës” janë në

segmentin e dy të kundërtave që i ikin njëra tjetrës. E para ka

shansin e jetës, shansin që “Drini” pasi “përmbyt fshatra të tëra”

kthehet në shtratin e vet me paralajmërimin e natyrës memece se

do të vijë përsëri. E dyta, “Mbytja e Dibrës”, nuk e ka këtë shans.

E humb përgjithmonë ashtu siç e humbën fshatrat që mbyti liqeni

artifi cial i Ulzës, i Fierzës, Banjës etj. Kukësi tashmë është i

mbytur ashtu siç janë mbytur fshatrat e tjerë. Ulza është e mbytur

dhe ndonjë gjurmë e shtëpive apo pemëve të fshatrave nën ujë

mund të shihet vetëm në thatësitë ekstreme. Darëzeza në liqenin

e Banjës “jeton” vetëm në shtëpitë e ndërtuara midis pishave

vetëm disa dhjetëra metra larg bregdetit në Seman të Fierit.

Shkurt një “Dibër e mbytur” nga ngritja e një dige në Skavicë të

Kukësit dhe nga uji i amullt i liqenit që formohet nga Reçi e deri

në Gjoricë, në luginën më pjellore të maleve të Shqipërisë është

një “Dibër e vdekur”.

Kur dy vjet të shkuara në kundërshtim të një tenderi të hapur

nga qeveria Berisha II për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës

dola publikisht në disa gazeta me shkrimin “Dibra po mbytet, ku

janë dibranët?” kisha ndjenjën e sigurisë se Dibra dhe dibranët

do të fl isnin, madje të revoltuar. Kisha ndjenjën e sigurisë se

intelektualët dhe të zgjedhurit në kuvend dhe në piramidën e

pushtetit lokal, të majtë e të djathtë, do të dilnin për pak kohë

nga “prehri” i partive të tyre për të bashkuar zërin në pyetjen:

“A do të mbytet dhe pse duhet mbytur Dibra?”. E kisha këtë

ndjenjë sepse Dibra në fund të fundit nuk është krijesë e asnjë

partie politike të “kohës sonë” dhe të “asnjë kohe” por është

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

krijesë e natyrës, e Zotit.

U zhgënjeva në ekstrem. Asnjë dibran i shtetit dhe i pushtetit,

i djathtë apo i majtë, nuk doli nga “prehri” i partisë së tij për të

thënë fjalën e vet, pro ose kundër.

Por ndërsa u zhgënjeva nga dibranët, u ftoha nga dëbora dhe

akulli i qëndrimeve të tyre, më ngrohu, madje më solli “pranverë”

një zë jashtë Dibre, një njeri që nuk ishte dibran, një jugor,Xhemal

Mato. Po përcjell reagimin e tij publik:

Përshëndetje Abdurahim,

E lexova shkrimin tuaj dhe problemi mu duk shumë i

rëndësishëm dhe kompleks. Unë vetë mësova shumë gjëra dhe

kuptova që pak e njoh problematikën që do të sjellë ndërtimi

i Skavicës. Mendoj se intelektualët e zonës së Dibrës duhet të

kërkojnë vlerësimin mjedisor që është bërë për këtë projekt (është

e drejta e tyre dhe detyrim ligjor i Ministrisë së Mjedisit dhe

Ministrisë së Kulturës). Gjithashtu me ligj ata kanë të drejtë

ta anulojnë, në se nuk janë dakord dhe argumentojnë ato që ju

përmendni me të drejtë. Kjo është rruga ligjore por si e dini dhe

ju, ligjet shpërfi llen në këtë drejtim në Shqipëri, kështu që ngel

hapi i dytë gjyqi, i cili gjithashtu nuk fi tohet kollaj dhe s’e merr

përsipër ta bëjë një grup i pa bashkuar, shpesh i pamotivuar në

ndërgjegje. Së fundi është gjyqi publik të cilin ju jeni duke e bërë

por këtu të gjithë ata që janë dakord me ju duhet ta bëjnë dhe

unë tashmë rreshtohem pas jush.

JO SKAVICËS!

43

Te fala

Xhemali

Për hir të së vërtetës do të vlerësoja reagimin e Bujar Karoshit

të gazetës “Rruga e Arbrit” në “Pazari” dhe në “Shënimin e

redaksisë” ku thotë:

44 Abdurahim Ashiku

“Letra e hapur e bashkëpunëtorit tonë, Abdurahim Ashiku,

drejtuar intelektualëve dibranë, dhe në veçanti, Presidentit

të shoqatës “Për mbrojtjen e pellgut të Drinit të Zi”, trajton

një problem shumë madhor për Dibrën dhe dibranët. Problemi

nuk është vetëm lokal, është gjithëkombëtar. Të gjithë jemi

të ndërgjegjshëm se Hidrocentrali i Skavicës është një vepër

“madhore”, por ajo nuk duhet të kthehet një vepër “mizore”...

Pas kësaj do të vinte vetëm një reagim - kronikë nga një

gazetar matjan, Hasan Pasha. Po e përcjellim atë:

Qindra banorë të Dibrës, kryesisht nga fshatrat e komunës

Fushë-Çidhën u mblodhën në një protestë kundër ndërtimit të

HEC-it të Skavicës. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej:

“Dibra mbytet”, “Ndal projektit italian”, “Jo hidrocentralit

të Skavicës”, etj. Në krye të protestës qëndronin drejtuesit e

shoqatës “Drini i Zi” Nazmi Driza, Sadin Përnezha, drejtues

të komunës Fushë-Çidhën, banorë të fshatrave që përmbyten,

qytetarë të Peshkopisë etj... Në krah të protestuesve dibranë

ndodhej edhe historiani Ali Hoxha, i cili hapi mitingun dhe tha

se “ndërtimi i HEC të Skavicës mbyt një qytetërim të lashtë dhe

të njohur në trevat shqiptare. Ndërtimi i Skavicës sjell fshehjen

nën ujë të historisë së një treve nga më të lashtat dhe nga më

krenaret, një trevë që ka nxjerrë heroin tonë kombëtar, Gjergj

Kastriotin –Skënderbeun, i cili, nga 26 beteja fi toresh të mëdha me

zë në historinë e Shqipërisë dhe të Evropës kundër dy sulltanëve

osmanlinj, 19 i ka zhvilluar me dibranët dhe në tokën dibrane”

Në tetor të vitit 2009 vjen një reagim tjetër, replikë ndaj një

shkrimi të Prof.dr. Pandi Stradobërdha, Niko Pana e Alfred

Frashri botuar në gazetën “Republika” me titull “Lëreni të bukur

luginën e Drinit të Zi” të Murat Koltrakës. Është i gjatë reagimi,

me analizë ekonomike, historike, gjeografi ke, shoqërore, me

shifra e fakte që nuk e di pse nuk e ka mbështetur asnjë dibran

në hapësirën kohore të katër muajve, nuk e ka thënë fjalën asnjë

kuvendar-deputet (nga e majta apo nga e djathta), asnjë pushtetar

lart e poshtë, i pozitës apo opozitës (në prefekturë, në bashki, në

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

komuna), asnjë intelektual në Dibër, në Tiranë apo një hapësirë

më të madhe gjeografi ke.

Megjithatë, në respekt intelektual ndaj z. Koltraka, po

shkëpus disa shqetësimi të mëdha të tij, shqetësime që janë edhe

të miat, edhe të mbarë dibranëve:

Ai u drejtohet Prof.dr. Pandi Stradobërdha, Niko Pano e

Alfred Frashri:

Për rajonin që përmbytet, pasojat që i vijnë atij, ju nuk

e keni vënë lapsin në letër, pra nuk u interesojnë. Kjo do të

thotë, të shikosh vetëm njërën anë të medaljes, ose është si të

bisedosh me vetveten...

Skavica përmbyt luginën e Drinit të Zi në një gjatësi prej

75 km, nga Kukësi në veri, deri në kufi me Maqedoninë në jug,

asgjëson potenciale të mëdha etnike, ekonomike, kulturore,

historike, ekologjike, të cilat ju nuk i keni studiuar...

Dibra një etni, një gjak, një gjuhë, me të njëjtat tradita e

zakone, me një histori të përbashkët, më 1913 u nda më dysh.

Ata që e ndanë, nuk përfi llën asnjë parim për vendosje, por

vulosën vendimin duke marrë me vete njollën e turpit gjatë

tërë historisë. Dibra e Epërme padrejtësisht u kaloi sllavëve,

JO SKAVICËS!

45

46 Abdurahim Ashiku

Dibra e Poshtme i mbeti Shqipërisë. Kjo gjysmë e territoreve

dibrane që i mbeti Shqipërisë, të nderuar zotërinj, a duhet të

ndahet dhe një herë nga jugu në veri sipas idesë suaj? Nëse

ndodh kështu, Dibra e Poshtme shpërbëhet.

Ndërtimi i Skavicës të nderuar zotërinj, zhduk nga harta e

Shqipërisë një nga Perlat më të bukura e më të pasura në tërë

territoret shqiptare. Ideja juaj detyron mijëra banorë të lënë

trojet e tyre etnike, pa qenë fajtorë, ndërpret jetën njerëzore

në këtë luginë pas më se 8000 vitesh, jetë të cilën nuk arritën

ta ndërpresin luftërat në këtë rajon historikisht të trazuar,

epidemitë, as katastrofa të natyrës .

Ideja juaj mbi Skavicën fundos përgjithmonë vlera të

pazëvendësueshme historike me rëndësi jo vetëm rajonale,

por, sidomos kombëtare.

Dikur, për një ide të tillë, për luginën e Kolorados në

Amerikë i nderuari presidenti amerikan i asaj kohe A. Linkoln

këshillonte: “Lëreni luginën e Kolorados, të bukur ashtu siç

e ka dhënë Zoti”.

Lëreni luginën e Drinit të Zi, të bukur siç e ka dhënë Zoti,

zotërinj të nderuar!..

Duke cituar z. Koltraka do të ftoja intelektualët shqiptarë

të nxjerrin nga kujtesa e debateve për “Përmbytjen e Shkodrës”

pozicionet e politikanëve të të dy krahëve, por edhe të

specialistëve do të thosha me autoritet akademik që kur vinte

puna për Skavicën bashkoheshin në diktatin “Të mbytet Dibra”.

Edhe ish ministri socialist i energjetikës Doda në mbledhjen e

asamblesë së partisë socialiste si alternativë të vetme jepte “Të

mbytet Dibra!”

Prof. Dr. Edmond Pinguli në një prononcim në gazetën 55

thotë:

Mbas 23 vjetëve për hidrocentralin e Skavicës i jepet bonusi

10 pikësh treshes italiane me në krye Geoteknica të Romës dhe

behet gati për tender. Pata rastin të takohem me njërin nga

pronarët dhe të diskutojmë për këtë hidrocentral. Projekti

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

parashikonte një digë 160 metro të lartë, salla e turbinave futej

30 metro poshtë, duke realizuar idenë tonë të parë me digë 190

metro të lartë. Ky variant mbyste 62 km2 tokë dhe s’postonte

40 mijë banorë.

Pyetja ime ishte: A ishte dakord Qeveria me spostimin e

banorëve? Përgjigja ishte që sigurisht jo.

Unë iu përgjigja se e ka një zgjidhje, e cila është vetëm nëse

kthehet sistemi i vjetër që mbyti një qytet si Kukësi...

Një problem që e ngre një specialist që sheh përtej teknikës,

që e “zbret në tokë problemin” ashtu siç jam munduar ta zbresë

edhe unë në shkrimin “Po mbytet Dibra, ku janë dibranët?”,

ashtu siç e zbret z. Koltraka në shkrimin replikë: “Lëreni luginën

e Drinit të Zi, të bukur siç e ka dhënë Zoti”.

E dini pse diktatura nuk e ndërtoi Skavicën? Një “lajm i

brendshëm” i asaj kohe e lidhte me strategjinë, me faktin se

“liqeni i Skavicës” e ndante përfundimisht Dibrën, e bënte

“kafshatë të lehtë për sërbosllavinë”, e mbyste historinë e saj, i

mbyste të 19 nga 26 betejat fi timtare të Skënderbeut që u zhvilluan

në Dibër, mbyste arkeologjinë tërësisht të pa prekur të saj, mbyste

JO SKAVICËS!

47

48 Abdurahim Ashiku

ato burime bujqësore e blegtorale që nuk i ka pothuajse asnjë

luginë në Shqipëri.

Profesori i nderuar Pinguli fl et për 62 kilometra katrorë tokë

të mbytur e 40 mijë banorë të shpërngulur. Në Shkodër kishim

11.400 hektarë dhe 2649 shtëpi të përmbytura, një popullsi afro

katër herë më të vogël se sa popullsia në pellgun mbytës të

Dibrës, një popullsi që do të kërkonte 62 kilometra katrorë tokë

për tu shpërngulur, që do të kërkonte rreth 8 mijë banesa të

ndërtuara...

A është e mundur një shpërngulje e tillë kaq masive në kushtet

kur në Shqipëri nuk ka qoftë edhe një pëllëmbë tokë të lirë?

Kësaj pyetje nuk i përgjigjet as politika dhe as specialistët. E

vetmja fjalë e tyre është: Të mbytet Dibra!

I citova këto për arsye se po të ndodhte një gjë e tillë, po

të ishte ngritur lart zëri i dibranëve mbarë, pas “Përmbytjes së

Shkodrës” nuk do të fl iste njeri për “Mbytjen e Dibrës”.

Duke theksuar solemnisht si njeri me ndërgjegje e shpirt

human se ndjej dhimbje të madhe për atë që i ndodhi Shkodrës,

për atë përmbytje të pashembullt pre e “natyrës qorre” dhe e

“njeriut me sy, veshë e shpirt” dhe se jam me ta në këtë fatkeqësi

dua që atë që i erdhi nga “natyra dhe njeriu” Shkodrës dhe

Shkodranëve të mos i vijë nga ”njeriu, dhe vetëm nga njeriu”

Dibrës.

Rrjedha e lumit Drini i Zi nga Ura e Spiles nën hidrocentralin

e Dibrës së Madhe e deri në derdhje në det ka nevojë për “mendjen

e shkencëtarëve” e jo “mendjen e magjarëve”, e politikës dhe e

politikanëve, e pushtetarëve dhe shtetarëve në alternativat e

“majës së piramidës”.

Para se të mbytet Dibra duhet të “mbytet” mendimi i “njëshit”,

mendimi i “njërës anë të medaljes”. Lugina e Dibrës, mbytja e saj,

nga sa shoh e dëgjoj nga larg, shihet si “alternativa e hurdhës” që

mbledh ujë për të “ujitur turbinat e fi timit kapitalist”. Dibranët

e njohin “përvojën e hurdhës”, e kanë praktikuar në mijëra vjet

të ekzistencës dhe të rezistencës së tyre. E kanë praktikuar për të

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

ujitur misrin, jonxhën e bimët e tjera verës së thatë. Hurdhat e ujit

pranë çdo burimi për të ujitur “dy pashë tokë” janë në kolonën

vertebrale të ekzistencës dhe rezistencës së saj.

Dhe mos kujtoni se ata nuk i duan “hurdhat moderne”. I

duan, madje unë do të thosha ti dëgjoni ku i duan dhe pse i

duan.

Studiojeni një variant të tyre, atë të “hurdhave” mbi

degëzimet e Drinit të Zi. Studiojeni sa “hurdha” e poshtë tyre

sa turbina e stacione shpërndarës energjie elektrike mund të

ngrihen në zbritjen e Mallës së Lurës nga Krej Lura e deri në

Drinin e Zi mbi Skavicë. Ngjituni më lart e bëni të njëjtën gjë

mbi Setë, Murrë, Zallin e Okshtunit, mbi Veleshicë, Prroin e

Gramës e vende të tjera. Mbi këto degë të Drinit të Zi do të kishim

dhjetëra “hurdha” e dhjetëra hidrocentrale ujëmbajtja dhe fuqia

energjetike e të cilëve në mos qoftë e barabartë me “hurdhën e

vdekjes” që vjen nga Skavica ma do mendja se i afrohet asaj.

Këto “hurdha” mendja më shkon se do të ishin po aq të bukura

sa edhe liqenet e Lurës apo të Kacnisë. Për më tepër do të ishin

vende pune të përhershme për mijëra dibranë por edhe stacione

të gjerë të rritjes së troftës aq të shijshme në ujërat e pastra të

burimeve mbushëse të tyre. Brezit që do të vijë do të desha që pas

digës së Setës, diku në Grykën e Gjalicave të Lurës, të gjenin një

“mol gondolash” që do ti përcillnin midis asaj pamje mahnitëse

të Gjalicave, atij “tuneli” shpatesh të thepisura malesh nga

kalon “kanali i piketuar me pushkën e Gani Tuçepit” i Çidhnës

tek burime e Setës në Gurë Lurë e prej andej, me teleferik do ti

ngjisnin në bregun e Liqenit të Luleve e në Fushën e Pelave...

Poshtë Setës, poshtë Murrës e degëzimeve të tjera të

Drinit të Zi do të gjelbëronin me bimë arash, perime, vreshta e

drufrutorë fushat nga Reçi, në Zall-Dardhë, Fushë të Çidhnës,

Kishavec, Muhurr, Brezhdan, Luzni, Gjoricë, hambari i Dibrës

dhe i dibranëve në shekuj. Por jo vetëm i dibranëve. Flitet shumë

për agro-turizëm. Nuk ma merr mendja që të ketë ndonjë trevë

shqiptare ku bujqësia dhe turizmi të jenë kaq pranë e kaq të

JO SKAVICËS!

49

50 Abdurahim Ashiku

lexueshëm se sa në Luginën e Drinit të Zi krahëhapur me “Nëntë

Malet” në perëndim dhe me Korabin, Hynoskën e deri me Majën

e Zylit në Gollobordë në lindje. Po të dijë ndokush ndonjë vend

që e bashkon më mirë bujqësinë me turizmin, ndonjë vend

agroturist, kuptohet pa mbytjen e Dibrës, le ta thotë.

Unë e shoh se të dy krahët e politikës shqiptare janë për

mbytjen e Dibrës “me variant të plotë apo të shkurtuar” siç

deklarojnë. Një gjë u them, para se ta bëni këtë studiojeni edhe

këshillën që jepte shekuj më parë A. Linkoln: “Lëreni luginën e

Kolorados, të bukur ashtu siç e ka dhënë Zoti”. Studiojeni edhe

alternativën dibrane: “Na e lini Dibrën siç na e ka lënë Zoti”, “Na

lini të gjallë në tokën që na e ka falë Zoti”.

Pyeteni Dibrën për të mos pasur telashe me të!

Së fundi një pyetje për korçarët: A do të lejonit ju të

mbytej Maliqi, fusha e bukur e Korçës, për hir të ndërtimit

të një ujëmbledhësi vetëm e vetëm që hidrocentralet që është

menduar të ndërtohen në rënien e lumit të Devollit të kenë

po atë siguri si në rastin e Skavicës dhe hidrocentraleve në

kaskadën e Drinit?

NJERËZ QË I DUA - 4

Athinë, janar 2010

Rruga e Arbrit, janar 2010

PO DIBRËS!

LËRENI DIBRËN TË BUKUR...!

Pyetje dhe replikë me Pajtim Bellon

Falë mjeteve moderne të komunikimit masiv, në distancë

800 kilometra nga Tirana në Athinë, lexova në gazetën e nderuar

edhe për emigrantët “Telegraf”, intervistën Tuaj “Ndërtimi i

Skavicës, vendimi më qesharak i Berishës”

E lexova sepse disa ditë më parë unë kisha përcjellë për

gazetat në Shqipëri dhe në internet një shkrim paksa të gjatë

me titull “Përmbytje e Shkodrës, urdhër: Të mbytet Dibra!” dhe

desha që të di (megjithëse nuk kisha dyshim) nga një kuadër

i lartë i të majtës shqiptare që ka pas poste me përgjegjësi në

qeveritë e majta në se është dakord të mbytet Dibra apo jo.

Kërshëria mu rrit shumë kur ju e cilësonit ndërtimin e Skavicës

si “Vendimi më qesharak i Berishës”.

Në fi llim u ngroha por sa më poshtë lexoja aq poshtë binte

edhe temperatura sa të ftohti më hyri në palcë.

Ju deklaroni: “Për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës ka

pasur Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 299 date 6/5/2005

dhe ky vendim u hodh poshtë nga Qeveria “Berisha”, pa asnjë

arsye të qenësishme. Ende nuk kane shpjeguar përse nuk

vazhduan procedurat për lidhjen e kontratës koncensionare,

por nëse do të ishte proceduar seriozisht ne sot do te kishim

në punë një nga agregatet e Hidrocentralit të Skavicës.”

Nga sa kuptoj unë nga ato që shkruani, Ju jeni për ndërtimin e

hidrocentralit të Skavicës, për mbytjen e Dibrës, Luginës së Drinit

JO SKAVICËS!

51

52 Abdurahim Ashiku

të Zi, luginës më pjellore dhe me një kujtesë të jashtëzakonshme

historike për popullin shqiptar (18 nga 25 betejat fi timtare të

Skënderbeut...)

Nisur nga ato që shkruani atëherë mua më lind e drejta të

them të njëjtën gjë, të shprehem njëlloj si ju: “Ndërtimi i Skavicës,

vendimi më qesharak i Nanos”

Qesharak unë i quaj në këtë rast edhe Berishën edhe Nanon,

edhe qeverinë e së djathtës edhe atë të së majtës.

Pse i quaj qesharakë?

Thjesht sepse si e majta po ashtu edhe e djathta llogaritë i

bëni me kilovat e megavat, me energji elektrike me koncesion,

me mall dhe para.

Thjesht sepse ju, të dy krahët e trupit politik shqiptar, harroni

se në Dibër ka njerëz, jo pak por siç thotë intelektuali i nderuar,

Prof. Dr. Edmond Pinguli: “Ky variant mbyste 62 km2 tokë dhe

s’postonte 40 mijë banorë.”

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Harroni se në Dibër ato 62 kilometra katrorë tokë, pronë private

prej shekujsh (dibranët kanë shkuar secili në tokën e të parëve, tokë

e mbrojtur me gjak dhe e kultivuar me djersë) e banorëve të Luginës

së Drinit. Harroni se Dibra ka një histori që mbytet, histori nga më e

lashtat, tetëmijë vjet e dokumentuar, e deri e ditëve tona. Harroni se

Lugina e Drinit të Zi është lugina më pjellore e maleve të Shqipërisë,

lugina e mollëve, kumbullave, vreshtave, misrit, grurit, perimeve,

blegtorisë intensive etj. Të tëra këto mbyten përgjithmonë, zhytën

në llucën e hurdhës së Skavicës, hurdhë që formohet vetëm e vetëm

për hir të kaskadës së Drinit, për hir të “përmbytjes së Shkodrës”

siç është lakuar këto ditë nga të dy krahët e politikës.

Ju, i nderuar Bello, ndërtimin e Skavicës e bëni sipas projektit

të Partisë së Punës, me ato të dhëna apo (siç ka deklaruar Berisha)

me “digë më të vogël” për të mos mbytur tokat (bërrakat) e ndonjë

fshati në Maqedoni që lagen nga delta e hyrjes së Drinit në tokën

shqiptare ( ! ) Ju nuk na jepni asnjë arsye se pse regjimi i kaluar nuk

e ndërtoi Skavicën. Ju i keni arkivat, hapini ato dhe na i tregoni.

Regjimi diktatorial me që e kishte siç themi ne në Dibër

“Edhe teskën edhe kakrrukun”, “tokën pronë e shtetit”, nuk e

kishte problem që t’i shpërngulte dibranët në “Povelçë” ashtu siç

shpërnguli banorët e Darëzezës së Banjës duke u ndërtuar vila

dy kat-she midis pishave buzë detit dhe duke i bërë punëtorë

në ndërmarrjen bujqësore. E kishte por nuk e di pse nuk e bëri.

Të paktën zyrtarisht, në publik, sepse në surdinë asokohe është

folur për “Ndarje të Dibrës”, “Rrezikun jugosllav” etj.

“Regjimi diktatorial” nuk e bëri kurse “regjimi demokratik”,

me të dy krahët e vet, kërkon ta bëjë.

Ju pyes i nderuar Bello: Ku do t’i vendosni dyzetmijë banorë

të Dibrës? Ku do tu jepni troje dhe do të ndërtoni për to tetëmijë

banesa? Ku do të gjeni 6500 hektarë tokë që ata të jetojnë me

bujqësi e blegtori?

Shpresoj që të më jepni një përgjigje publike, përgjigje të

paktën si alternativë e të majtës shqiptare nesër në pushtet.

Dibra nuk duhet të mbytet i nderuar Bello. Ajo duhet të

JO SKAVICËS!

53

54 Abdurahim Ashiku

qëndrojë ashtu siç e ka dhënë Zoti. Kështu thoshte A. Linkolni

për një trevë që në kohën e tij donin ta mbytnin:

“Lëreni luginën e Kolorados, të bukur ashtu siç e ka dhënë

Zoti”.

Lëreni luginën e Drinit të Zi, të bukur siç e ka dhënë Zoti,

zotërinj të nderuar të së majtës dhe të djathtës shqiptare!..

Unë, përkundrejt alternativës së Skavicës do të jepja

alternativën e ndërtimit të liqeneve dhe hidrocentraleve mbi

veprat ujore, mbi degët e Drinit të Zi; mbi Mallë, Setë, Murrë,

Zallin e Okshtunit, Prroin e Gramës, lumin e Veleshicës si dhe mbi

kanalet ujitës të Dibrës. Studiojeni mirë dhe do të keni një Dibër

me një luginë pjellore, me liqene të rinj që japin ujë dhe dritë, me

turizëm malor në liqenet e Lurës, Kacnisë, bjeshkët e Korabit...

Ju, i nderuar Bello përmendni diku “Kaskadën e Devollit”. Për

mendimin tim “Kaskada e Devollit” është si “Kaskada e Drinit”

me një prurje dhe fuqi pak më të vogël. Ju pyes: A do ti zhysnit

përsëri nën ujë të 5300 hektarët e Fushës së Maliqit dhe më gjerë

Fushën e Korçës për hir të një liqeni për furnizimin e pandërprerë

me ujë të hidrocentraleve mbi kaskadën e Devollit?

Përgjigjen e di por e dua të shkruar nga ju.

Athinë 8 shkurt 2010

“Fjala e lirë” dhe “Gazeta Kritika” - internet

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

MALLKIMI I DRINIT...

Malet na kanë shitue sepse shkelëm mbi Zana...

Replikë shoqërore me Rexhep Ndreun

për shkrimin “Mallkimi i malit”

Të kuptoj i nderuar Rexhep Ndreu dhe të mbështes. Jam në

krahun tënd ndër të tjera sepse ju jeni një fi liz i pyjeve të Dibrës,

nga ata fi liza që nuk i përkul stuhia, bora e rrebeshi. Të kam

lexuar herë pas here gjatë këtyre vjetëve ikjeje larg atdheut, malli

e brenge për Dibrën dhe dibranët. Më gëzove kur në një kalendar

për Dibrën pashë syrin tënd pas okularit të aparatit fotografi k

në vëzhgim të bukurisë së bukurive të maleve të Dibrës, fushës

së Ponajrit. Kam dobësi për atë bjeshkë, kam edhe një kujtim

të mrekullueshëm, një fotografi në krye të fushës, tek burimi,

dhuratë e mikut tim Gani Xhengo në udhëtimin me të në vitin

1988 bjeshkëve të Korabit. E kam vënë në kapakun e librit tim

publicistik “Njerëz që i dua”, vëllimi i parë.

Nuk dua që ato bukuri të qëndrojnë si “margaritari në

guaskë të moluskut”, bukuri të bjeshkëve të Korabit, të pyjeve

e liqeneve të Lurës, të pyjeve e liqeneve të Kacnisë, Tërnovës,

Kallkanit...

Dua që ato të jenë gjerdanë margaritarësh mbi qafën e Dibrës,

mbi male e luginën e Drinit të Zi, lugina më pjellore dhe më e

madhe e Shqipërisë së brendshme.

Kemi bërë shumë gabime i nderuar Rexhep, gabime që nuk

do të na i falin brezat. Më duket se thashë një fjalë që nuk shkon.

JO SKAVICËS!

55

56 Abdurahim Ashiku

Jo gabime por FAJE (me germa kapitale) kemi bërë.

Dibra i nderuar mik kishte një pasuri që nuk e ka vend tjetër

në Shqipëri, kishte pyllin. Nuk e kam fjalën thjesht për pyllin me

rrënjë, degë e gjethe, me dushk, bredh, pishë, mështekën, arne e

të tjera lloje. Fjalën e kam tek shpirti mbrojtës popullor i pyllit

për pyllin.

Edhe ti, edhe unë, e dimë se mbi Tejs të Radomirës ka një

pyll të bukur me pisha, pyll që në pamjen e zhveshur kullosore

të Korabit më ngjan me fl oririn e cucave-nuse të Radomirës

mbi gushë ( e ke dëgjuar këngën “Cuca e Radomirës faqet me

nishana... të Muharrem Xhedikut ?) E pra ai pyll, ku askush

nuk prek një krande, është jeta e fshatit, është siç thonë vendasit

“Vakuf”, është mbrojë e fshatit nga rrëshqitja e malit, është

mbrojë nga ortekët.

Atë ditë të gushtit 1988 kur mbi Sorokol shpërtheu stuhia

kam qenë atje. Jo në qendër por në skaj të stuhisë, sapo kisha

kaluar Veleshicën dhe u ndala në Sllovë. Isha bashkë me mikun

tim, të ndjerin Baftjar Shahini. Kam një fotografi të pamjes

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

pas rrebeshit fi ksuar nga Katastrofë 1988”

Sllova. Kam disa fotografi

dy ditë më pas kur u ktheva

dhe përshkrova në një

reportazh katastrofën.

Ai rrebesh i dashur

Rexhep luajti vendit të

gjithë malin e Sorokolit. E

çau,e copëtoi, e përplasi

siç përplasen e llokoçiten

njëra me tjetrën rrobat

në rrobalarëse, bëri çfarë

mund të bëjë një forcë e

verbër e natyrës.

Veçse, kjo “forcë

qorre” në një moment u

bë me sy. U bë kur tërbimi

i saj ndeshi në pyllin e

Tejsit. Atje hapi sytë dhe

pa se nuk mund të ndeshej

me rrënjët e pyllit, degët

i theu por rrënjët nuk i

shkuli. Rrënjët e pyllit

janë “betoni” më i fortë

i natyrës,”beton” që deri sot njeriu nuk ka arritur ta bëjë me

çimento dhe aliazhe të ndryshëm lidhës.

“Vakufe”, vende që populli i konsideron të shenjtë, ka në çdo

fshat të Dibrës. Godvija po mos kishte “vakufi n” mbi kokë, një

fshat ashtu si edhe Krajka vendosur mbi formacione rrëshqitëse

do t’i kishte marrë Zalli e shkrirë në turbullirat e Drinit. Nuk ka

ndodhë kjo sepse fshatarët e Krajkës dhe Godvisë shkonin deri

afër Pratit për dru zjarri dhe në pyllin mbi fshat nuk prisnin

asnjë degë.

Nuk po vazhdoj me “vakëfet” e tjerë, në çdo fshat të Dibrës,

JO SKAVICËS!

57

58 Abdurahim Ashiku

“vakëfe” që, me sa dëgjoj e lexoj nga 1000 kilometra larg, i kanë

ruajt themelet e kullave të Dibrës, të qëmotshmet dhe të ditëve

tona.

Po kthehem nja 60 vjet pas, kur ende isha fëmijë, kur nga

Brezhdani kalonim natën Drinin për ta kapur mëngjesin në

Bufull apo kur kalonim urën e Muhurrit për të larë sytë në Krue

të Zi mbi fshatin Shqath. Ngarkonim kafshët me dru të thatë

(detyrimisht të thatë) me kujdesin që kur të kalonim Urën në anë

të samarit të kishim vetëm kërrabat të gjalla. Përndryshe, le që

na shkarkonin drutë, na merrnin kafshën por edhe na gjobisnin

aq sa nuk merret me mend sot.

Në vjeshtë të vitit 1988 kur përjetova në Lurë “masakrën e

bishtave”, kur për të bërë bishta veglash priteshin lisa të mëdhenj,

kur këta bishta kalonin nën bekimin e “partisë dhe pushtetit në

rreth” nga privati nëpër llogarinë e kooperativës për të rritur

artifi cialisht vlerën e ditës së punës, bëra një shkrim atëherë në

një gazetë qendrore, shkrim që solli në Lurë kontrollin e shtetit,

kontroll i cili përballë fakteve që zbuloi nuk pati guximin të më

groposte mua, por as guximin që të groposte titullarë në rreth.

Atëherë kisha shkruar se “kur pylli i dha bisht sëpatës preu

veten e vet”.

Tani, pas 22 vjetësh, kur në një emision televiziv pashë se

si ishte masakruar Parku Kombëtar i Liqeneve të Lurës, kur në

udhëheqje të masakrës ishin rojtarë pyjesh me makina 4 x 4,

“Xhip” apo “Tuareg”, madje kërcënues me armë ndaj gazetarëve,

ula kokën në faj.

Ti je “dashnor i pyjeve” i nderuar Rexhep kurse unë jam

“dashnor i pemëve”. Unë - agronom i mesëm, Hilmi Karasanibeu

i Brezhdanit i sapo dalë nga burgu dhe Setki Vojka- punëtor,

në shkurt të vitit 1960 kemi piketuar me tre zhalonë të lidhur në

formën “kuikonç” bllokun frutorë në Gjarajcë, bllok që sipas idesë

së Heroit pa titull të Frutikulturës në Dibër Xhavit Hysës u mboll

me arra në distancë 8 me 8 me qëllim që kur të takohen kurorat

e tyre të pritej një rresht për të shkuar në distancën biologjike

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

16 me 16 metra. Gjarajca u mbush me arra, mollë e kumbulla, u

fut e tëra nën ujë nëpërmjet sifonit të Muhurrit. Blloku i arrave

konsiderohej si më e madhi bllok i mbjellë nga dora e njeriut jo në

Shqipëri por në Ballkan, ashtu siç konsiderohej blloku i vishnjave

në Kabe, ashtu siç konsideroheshin blloqet e tjerë në Kastriot,

Ostush, Sllovë, Shumbat, Kuben, Qenok... ashtu siç konsiderohej

edhe blloku i Kuplonit, projektuar e zbatuar nga Haki Kola e Met

Ramizi, si bllok i lajthive “Visoku” dhe i qershive “Napolon” që

piqeshin në gusht...

Kam një fotografi të bllokut të arrave mbetur në kunja si

kunja varresh mesjetarë. Po ta dërgoj...

Më vjen keq i nderuar Rexhep që këto “pyje frutash”, u

prenë dhe Dibra që prodhonte njëqindmijë kuintal fruta në vit

dhe kishte një kompleks përpunues frutash e perimesh modern

për kohën, merr mollë në Maqedoni e konserva frutash në

Bullgari.

Më vjen keq i nderuar Rexhep që në Dibër, në Peshkopi ku siç

më thonë bulevardi kryesor i saj është mbushur me buste, nuk ka

vend jo për një monument por as edhe për një bust të thjeshtë të

Xhavit Hysës, njeriu që persekutimin e tij lidhur me gjininë dhe

gjakun e mundi me heroizmin për ngritjen e pyjeve frutorë.

Mos ndërruam temë i nderuar Rexhep?

Unë them jo. Kjo për arsye se malet e Dibrës, siç thoni ju na

kanë nëmur, na kanë shitue sepse shkelëm mbi Zana...

E keqja është se mallkimi tash na ka zënë, na ka paralizuar

jo vetëm trupin por edhe gojën. Nuk kemi gojë të fl asim, mik i

dashur. Koha jonë e “moshës së tretë” nuk ka gojë të fl asë. Ne nuk

i vumë “pritë” me “pushkë” tek “Ura e Muhurrit” shkatërrimit të

pyllit. Ne nuk ia dhamë pyllin atij që i takon, fshatarit të maleve,

siç i dhamë tokën fshatarit të fushave të përftuara nga bonifi kimi

me djersën e tërë popullit shqiptar. Ne, me një gjysmë IFA me

anje pishe e me një krah me postaqi i lamë malet dhe zbritëm të

jetojmë në baraka në periferi të metropoleve. Na i morën malet,

na i morën pyjet, na i prenë mollët, arrat, qershitë e kumbullat.

JO SKAVICËS!

59

60 Abdurahim Ashiku

Na i morën ne për tua lënë pushtetarëve.

A e mban mend i dashur Rexhep historinë “drurit të arrës”?

Ai që preu arrat e Dibrës, arra që jetojnë pesëqind vjet, arra një

kilogram i të cilave, siç thotë Haki Kola, është i barabartë me 7

kilogram mish, e që me të vërtetë kanë qenë “mishi i fukarait”

në ditë zie, ai njeri nuk e ka lëshuar gjatë gjithë këtyre viteve

kolltukun e ministrit.

Ju në shkrimin tuaj lakonit lavdërueshëm emrin e një ministri

të ditëve tona. Më vjen keq i dashur por derisa pyjet, mjedisi të

drejtohen nga inxhinierë nafte apo me agro-politikanë servilë të

racës “xhuvele”, malet do të na mallkojnë për jetë të jetëve...

Domethënës ka qenë një tregim në librin e këndimit të

brezit tim, nxënësve të fundviteve dyzetë. Nuk më shqitet nga

kujtesa.

...Një plak nëntëdhjetë e ca vjeç po mbillte një pemë. Një

udhëtar, i çuditur, i thotë: “Shpreson që të hash frutat e asaj

peme?”. Plaku i mençur i thotë: “Mbollën të tjerët, hëngra unë,

tani mbjell unë të hanë të tjerët”.

Ne hëngrëm nga ato që mbollën prindërit tonë, mbollëm

edhe vetë. Pastaj morëm sëpatën dhe i premë në rrëzë. Premë

degën ku kishim vënë këmbët pa menduar se do t’i biem kaq

keq tokës me kokë.

Ti i nderuar Rexhep fole për mallkimin e malit. Bëre mirë,

më dhe edhe mundësinë të komunikoj me shpirtin tënd të vrarë

nga kjo kohë e tmerrshme që kalojmë.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Unë i dashur Rexhep kam përgatit për botim një libër ku

shkruaj për “Mallkimin e Drinit”. Drinin e Zi duan ta kthejnë

nga lum në liqen, duan ti venë një pritë dhe të mbysin Luginën

e Dibrës, Trojet e tij miliona vjeçare. Të mbytësh trojet e njeriut

është krim, por të mbytësh “trojet” e Drinit është mallkim mbi

mallkim, mallkimi i natyrës, mallkim që vret...

Drini i Zi nuk do të jetë më Drini i Zi, do të tjetërsohet në

“Liqeni i Zi”. Kob më ndjell ky emër, nëmë, mallkim. Dhe në

qoftë se mallkimi i pyllit, “rrëshqitjet e tokës” merr me vete një

lagje apo një fshat, mallkimi i Drinit kthyer në “Liqen të Zi” do

të marrë me vete gjysmën e Shqipërisë

Dibra nuk duhet lënë të mbytet nga “Diga e Skavicës” ashtu

si nuk duhej lejuar sëpata mbi pyje dhe mbi pemët frutore të saj

dy dekada më parë...

Nesër do të jetë vonë, shumë vonë...

JO SKAVICËS!

61

Athinë, 7 mars 2010

62 Abdurahim Ashiku

LETËRKËMBIME PËR

“MALLKIMI I DRINIT”

Bisedë me Hamit Salkurtin

Mirëmëngjesi i nderuar Z. Abdurahim,

Shkrimi juaj më pëlqeu shumë dhe ishte një kronologji ndër

vite dhe për çështje shumë të rëndësishme që pa to nuk do të

ketë mbijetesë.

Me respekt

Hamiti

Faleminderit i nderuar Hamit!

Nga mbiemri e shoh se je prej Rashnapoje, komshiu im në

troje të të parëve.

Nuk e di i kujt je. Unë njoh shumë Salkurte por midis tyre

e pashlyer në kujtesë është fi gura e Vehbi Salkurtit. Nuk e di në

se jeton apo jo por me siguri jetojnë djemtë dhe nipërit të cilët i

përshëndes dhe u uroj të gjitha të mirat.

Unë e ti nga Skavica nuk mbytemi, nuk na mbyten as trojet

as varret e të parëve por na mbytet Dibra e tërë, shuhet nga liqeni

një trevë nga më të lashtat e popullit shqiptar. Shpejt do të dalë

libri im PO DIBRËS, JO SKAVICËS. Shpresoj që Dibranët do të

bëhen bashkë për të mos u ndërtuar Skavica por për tu ndërtuar

hidrocentrale mbi kanalet ujitës dhe mbi degët e Drinit të Zi,

energji e cila ma do mendja se do të jetë, në mos më e madhe,

sa ajo e Skavicës.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Faleminderit që më erdhe në këtë mëngjes Athine dhe solle

në kujtesën e shpirtit Rashnapojën dhe Salkurtet.

Abdurahim Ashiku

Athinë, 9 mars 2010

Përshëndetje edhe njëherë për këtë mëngjes,

Unë jam djali i Hasan Salkurtit, dhe Salkurtet me Ashikët

kanë lidhje të ndryshme por një lidhje që nuk i ndan ato është që

ne jemi vëlla me troje sepse trojet tona lidhen me njëra tjetrën. Sa

për Vehbi Salkurtin ai ka lënë dy djem dhe katër vajza. Ai vetë

ka vdekur para nja 10 vitesh. Njeri nga djemtë e Vehbiut është

në Athinë si dhe ju dhe punon atje.

Për ato që ti shkruan janë shumë të vërteta për Drinin e Zi.

Sa herë unë diskutoj me shokët për Skavicën ju them që ato që

janë larguar me dëshirë janë larguar dhe shumë mirë kanë bërë

por ne që kemi ngelë jemi më keq nga ndërtimi i këtij liqeni

super gjigant për Dibrën, ku asnjëherë nuk do të hiqet mjegulla

dhe lagështia, ku nuk do te kemi një luginë të Drinit ku nuk do

të arrijmë ta shohim ndonjëherë Malin e Runjës siç e shohim sot

apo dhe shumë efekte mjedisore do të ndodhin për shkak të atyre

mendimtarëve koti të qeverisë.

Siç edhe ju keni përmendur edhe mua nuk më hiqet nga

mendja që sa për energji do të prodhohej shumë më shumë

energji me skema të vogla se sa të mendohet për një skemë të

tillë gjigante ku ndoshta për nja 20 vjet nuk do të ketë problem

përmbytje por mund të vijë një moment dhe mund të ndodhë

dhe shumë më keq se këtë vit ndodhi në Shkodër nëse Liqeni

i ngritur në Dibër me pritën e Skavicës dhe atëherë do të na

mallkojnë brezat që do të vijnë dhe do të kenë shumë të drejtë

nëse ne nuk do të fl asim.

Me respekt

Hamiti

JO SKAVICËS!

63

64 Abdurahim Ashiku

BISEDË ME DURIM KABËN

Përshëndetje!

E lexova shkrimin dhe të falënderoj që e dërgove edhe në

adresën time.

Unë kam lindur në vitin 1976 dhe diçka mbaj mend nga

sistemi i kaluar, por kronologjia e ngjarjeve dhe fakteve që ti

përshkruan në këtë shkrim më lanë pa fjalë.

Me respekt,

Durimi

Faleminderit Durim!

Më vjen mirë që më shkruan duke më ngrohur shpirtin në

këtë mëngjes me diell në Athinë, mëngjes që në Peshkopi është

me dëborë.

Nuk e di nga cilët Kabe je, nga ata që janë në “ballkonin” e

Luginës së Drinit, lagjen Kabe, apo nga ata që janë në “ballkonin”

e Peshkopisë, fi sin Kabe. I kujtdo “ballkoni” të jesh përcilli në

radhë të parë të falat e mia nga larg babait, nënës dhe njerëzve

që më mbajnë mend. Nga mosha e shoh se je një vit më i madh

nga vajza ime Erblina Ashiku. Kurse nga intelekti e shoh se je

me të vërtetë një Kabe i vërtetë.

Përshëndetje nga Athina e mirë u takofshim!

Abdurahim Ashiku

Athinë, 9 mars 2010

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

KTHIMI I GJERGJ GJON KASTRIOTIT

NË VENDLINDJE

Nuk jam veçse një amator i historisë, një njeri që lexon por

edhe tund kokën mendueshëm kur diçka i duket se nuk shkon.

Kështu më duket edhe “debati” për Gjergjin e Gjon Kastriotit

– Skënderbeun. Nisur nga kjo, bazuar edhe në një lajm që

Skënderbeun – monument, mendohet që ta venë në qytetin e

Peshkopisë, mendoj që Ai duhet vendosur në Vendlindje dhe

në Fushëbetejat e tij si një përgjigje ndaj të gjithë atyre që janë

hedhur direkt apo indirekt në luftë për të mohuar identitetin

etnik dhe historik të bëmave të tij.

Ky rast nuk duhet të humbasë për asnjë arsye, Një monument

i Gjergjit të Gjon Kastriotit, i vendosur në Vendlindje i bën nder

Shqipërisë dhe shqiptarëve...

Më në fund edhe Dibra do ta ketë “Skënderbeun e vet”. Kjo,

siç mësova nëpërmjet gazetës “Rruga e Arbrit”, falë skulptorit

Sadik Spahia dhe biznesmenit Zaim Krosi. Nuk e di nga janë

dhe as e di në se i kam takuar ndonjëherë, por vetëm për kaq ata

duhet të shpallen “Qytetar Nderi” të Dibrës me një motivacion

të thjeshtë: “Sollën Skënderbeun në Dibër”.

Por unë, nisur nga ajo që shkruhet: “Shtatorja 3.3 metra e

lartë, do të vendoset mbi një piedestal 1.5 metra para Pallatit të

JO SKAVICËS!

65

66 Abdurahim Ashiku

Kulturës në Peshkopi

në pranverë” mendoj

që në Dibër të mos

sjellim “Skënderbeun”

por Gjergj Gjon

Kastriotin, ta sjellim

atë jo në Peshkopi por

në vendin ku lindi

dhe u rrit si Gjergji i

biri i Gjonit dhe luftoi

si Gjergj Kastrioti –

Skënderbeu.

Ndaj Gjergj

Kastriotit, kohët e

fundit është drejtuar

tehu i mprehtë i shpatës

së kundërshtarëve të

tij shekullorë, të atyre

që e duan “ndryshe”, e

duan “të tyren” si hero,

si Georgi apo si Jorgo,

si serb apo grek (po

përcjell edhe një fotopikturë

me diçiturë në

greqisht), apo duan ta

damkojnë si “tradhtar të Islamit”. Së fundi, paqenësinë e tij si

shqiptar dhe si hero i madh kombëtar i shqiptarëve po mundohen

ta sulmojnë nëpërmjet babait, Gjon Kastriotit, duke e quajtur atë

Ivan apo dreqi e di se çfarë u thotë leksikoni i gjuhës së tyre.

Gjon Kastrioti, Gjon Dibrani, siç e quan R. Voltarrano, tashmë

nuk diskutohet se është dibran.

“Fakti që në Sinë të Dibrës, shkruan Kristo Frashri, historian

i madh, biograf i Gjergj Gjon Kastriotit – Skënderbeut, dy

orë larg fshatit Kastriot, i cili ndodhet po ashtu, siç shënon

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

kronika e Lukarit, pranë lumit Drin, tre ose katër breza pas Pal

Kastriotit, ekzistonte një familje me të njëjtin mbiemër, siç është

ajo e Dhimitër Kastriotit, kjo nuk është e rastit. Kjo tregon se

Kastriotët ishin vendosur prej kohësh në fshatin Sinë”.

Por edhe pse ishin në fshatin Sinë Kastriotët pronat e tyre

i kishin poshtë në fushë. Në mes të kësaj fushe ndodhet fshati

Kastriot. Pikërisht në disa pika të caktuara të këtij fshati, një

varg i tërë toponimesh janë të lidhura me emrin e babait të

Skënderbeut, siç janë Kulla e Gjonit, Kopshti i Gjonit, Pusi i

Gjonit, Ograja e Gjonit... Të gjitha këto të dhëna, përfundon

Kristo Frashëri, mbështetin traditën popullore dibrane, sipas së

cilës Skënderbeu lindi në Shëgjerth (lagje e Sinës) dhe u rrit në

Çelias (lagje e Kastriotit).

Nuk ka pse të citoj Hazis Ndreun dhe Ali Hoxhën që patën

meritën e madhe që nëpërmjet toponimisë të sjellin në vëmendje

të historianëve fakte se Gjergj Kastrioti “lindi në Shëgjerth (lagje e

Sinës) dhe u rrit në Çelias (lagje e Kastriotit)” dhe se beteja e parë

dhe fi torja e parë me rëndësi evropiane – afrikane - aziatike (bota e

asaj kohe) mbi hordhinë osmane, u shënua në vendlindjen e tij.

Nisur nga fakti tashmë i pakontestueshëm se Gjergj Kastrioti

lindi në Sinë të Dibrës, u rrit në Kastriot, u kthye në Shqipëri

në Dibër, mori besën dibrane në “Kuvendin e Dibrës”, zgjodhi

Dibrën për betejën e parë dhe për 17 nga 24 betejat e tij fi timtare

mbi hordhinë më të madhe të kohës, si dhe të tjera vlera të

Tij, mendimi im është që përmendorja në fjalë të vendoset në

VENDLINDJE.

Gjergj Kastrioti ishte njeri i lirë. Ai, në tërë betejat e tij, nuk u

mbyll kurrë në ndonjë kështjellë. Ta mbyllësh atë në një bulevard

të vogël këmbësorësh, përpara një pallati kulture që mban emrin

e “Haki Stërmillit”, me vështrim mbi pullaze tjegullash pallatesh

të vjetra dykatëshe në moshën për tu prishur, mendoj se është

gabim dhe duhet parë.

Po ku duhet të vendoset monumenti i bronztë i Gjergj Gjon

Kastriotit?

JO SKAVICËS!

67

68 Abdurahim Ashiku

Përvoja e dymbëdhjetë viteve emigracion më ka mësuar

se kujtesat e mëdha të një kombi asnjëherë nuk janë mbyllur

mjediseve të vogla. Ata janë vendosur në pika të larta ku heronjtë

“shohin” larg dhe ku njerëzit i shohin nga larg, me dëshirën e

madhe tu afrohen,

madje edhe të

kalojnë çaste të

bukura çlodhjeje

shpirtërore e

kujtese historike.

Ata janë vendosur

ose në vendlindjen

e tyre ose në vendet

ku kanë bërë

histori. Mendoj që

edhe ne, në kushtet

e hapjes me botën

duhet të hapemi.

Statuja e madhe

e Skënderbeut

duhet të vendoset

në një vend që

bota ta shohë edhe

nëpërmjet sistemit

satelitor, në një vend që të dominojë vendlindjen dhe

fushëbetejat e tij.

Po cili është ky vend?

Mendimi im është që Gjergj Gjon Kastrioti të vendoset në

Sukë të Arrasit, në atë kodër që i qëndron gjithë luginës së Dibrës

si far. Aty, Gjergj Gjon Kastrioti - Skënderbeu duhet të vendoset

në atë mënyrë që djathtas të ketë “Shëgjerthin”, majtas “Çelinë”

poshtë “Fushën e Torviollit” dhe përpara Dibrën mbarë. Ai duhet

ta vështrojë Lindjen si sfi dë që i bëri asaj në të gjitha betejat. Pas

ai duhet të ketë Malet e Dibrës, ato male që iu bënë mburojë e

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

që luftuan deri në fëmijën e fundit pas vdekjes së tij, Çidhnën...

Piedestali i lartë dhe mjedisi rreth e qark krijojnë mundësinë e

“shkrimeve” të tjera në art për bëmat e mëvonshme të dibranëve

si “Kuvendi i Arrasit”, “Qeverinë e Arrasit”dhe ngjarje të tjera

të shumta historike të zonave për rreth.

Një kompleks turistik, një restorant me ballkone që shohin

malet me Korabin në krye dhe luginën e Drinit në të dy krahët, një

restorant me “Troftë Sete”, pse jo edhe një qendër administrative

e komunës me një muze që mund të “shpërngulet” nga Sina, do

të përbënin perlën turistike të historisë së Dibrës.

Më ka ndodhur që në vitet tetëdhjetë të jem ciceron i një

grupi gazetarësh të huaj në udhëtimin e tyre tek Liqenet e Lurës,

Kanali i Setës etj. Në Qafë të Arrasit kërkova të ndalojë autobusi

i vogël turistik. I udhëhoqa gazetarët në shkallët e sajuara drejt

majës, midis dy rreshtave të ngarkuar me kumbulla të pjekura,

drejt Sukës së Arrasit. U befasuan nga pamja mbrëmësore me

Drinin nën këmbë e Korabin mbi krye. Por, kur u tregova për

Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, vendlindjen dhe vendluftimet

e tij fi timtare, kur për një çast i ktheva pesë shekuj më pas duke

u thënë që t’i përfytyronin radhët e mollëve të Kastriotit dhe

Ostushit dhe radhët e kumbullave të Shumbatit, si ushtarë në

betejën e parë të Skënderbeut dhe në fi toren e parë historike të

botës së asaj kohe mbi hordhinë osmane, befasia e tyre arriti

kulmin. Aty, për të dytën herë atë ditë, pas pamjes së bukur tek

Liqeni i Madh, pash një njeri të ulet në gjunjë e të lutet si para

Zotit...

Vendosja e monumentit të Gjergj Gjon Kastriotit mbi Sukë të

Arrasit mendoj se duhet parë edhe në një tjetër këndvështrim.

Dibra ka një festë të vetën, një festë popullore me rrënjë

pagane. Ajo festë ka emrin e Gjergjit, “Shën Gjergji”. Festohet

gjithnjë më 6 maj.

A nuk do të ishte bukur që kjo festë të shpallej si “Festë

Popullore e Dibrës” ashtu siç tashmë është shpallur (edhe si festë

zyrtare) “Dita e Verës e Elbasanit”?

JO SKAVICËS!

69

70 Abdurahim Ashiku

Vendi, por edhe pozicioni gjeografi k, lejon veprimtari të

bukura në natyrë. Lejon që aty të zhvillohet një garë e bukur

blegtorale se kush do të sillte në konkurs “qengjin apo kecin më

të madh”, një festival këngësh për pranverën nga fondi shumë

i pasur folklorik i zonës, që nga Lura, Selishta e deri në Reç e

Kala të Dodës.

Gjergji i Gjon Kastriotit - Skënderbeu, nuk duhet të “burgoset”

në një bulevard të vogël, nuk duhet të “fshihet” pas degëve të

blirit. Gjergj Kastrioti nuk e ka njohur kurrë as “burgun” e as

“fshehjen”. Nuk e ka njohur i gjallë, nuk duhet ta njohë edhe si

statujë. Ai duhet të vendoset atje ku i bën nder Dibrës dhe tërë

Shqipërisë, në vendlindjen dhe fushëbetejën e tij të madhe.

Dikush do të thotë se është larg. Unë, nisur nga hapësirat që

përshkoj në fundjavë për një “kafe” apo për një “drekë”, them

se është shumë afër, vetëm 20 kilometra nga Peshkopia dhe 100

kilometra (kur të bëhet Rruga e Arbrit) nga Tirana. E çfarë janë

120 kilometra me infrastrukturën që do të krijohet detyrimisht

edhe në Dibër për të pirë një kafe apo për të ngrënë një drekë me

“troftë të pjekur në prush” në atë vend zanash për nga bukuria

dhe të vetmin për nga historia?

Ndokush do të thotë se Fusha e Çidhnës, Kastrioti, “Çelia”

dhe tërë lugina e Drinit nga Reçi në Gjoricë do të mbytet. Unë

e kam thënë fjalën time për këtë dhe pres që ta thonë tërë

dibranët. Por, edhe sikur kokëfortësia e shtetit ta mbysë Dibrën,

vendlindjen dhe vendbetejat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut,

monumenti i Gjergj Gjon Kastriotit atje e ka vendin, si një FAR

– drite, nder për Dibrën dhe tërë Shqipërinë.

Ky ishte një mendim imi, mendim që e ve në debat me

historianë, njerëz të artit dhe të kulturës, me Sadik Spahinë,

Zaim Krosin, Naim Plakun, Qerim Sulën, Përparim Tomçinin,

Ali Hoxhën, Adem Bungurin, Luan Kabën, Xhaferr Martinit,

Moisi Murrën, Hajri Shehun, Bajram Krrashin dhe të tjerë që

për momentin nuk i sjell dot emrat në kujtesë.

E ve në diskutim edhe me njerëz që kanë pushtet, pushtet

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

të votës së popullit apo të emëruar; me kryetarin e bashkisë së

Peshkopisë z. Krosi, kryetarin e komunës së Arrasit, kryetarin e

komunës së Fushë – Çidhnës, prefektin e Dibrës z. Seiti, sekretarin

e prefekturës z. Begu, deputetët e zonës dhe të tjerë.

Për Gjergjin e Gjon Kastriotit, për përmendoren e Tij, duhet

të vendosin intelektualët dhe jo pushtetarët.

Unë e thashë mendimin tim, edhe pse e di se do të përballet

me heshtje ashtu siç po përballet edhe mendimi për t’i thënë ndal

“Mbytjes së Dibrës”.

E shkruara mbetet...

JO SKAVICËS!

71

Athinë, 11 dhjetor 2008

Rruga e Arbrit, dhjetor 2008

Fotopiktura që paraqes është marrë nga një kalendar grek.

Në të shkruhet:

Jorgos Kastriotis (pikturë e Konstantin Potamjanit)

17-I-1467 Vdekja e Kastriotit – Skënderbej-Historia e

Epirotasit Grek Jorgji Kastrioti është epike...

72 Abdurahim Ashiku

TOPONIMIA ΝË RRËNJË TË KASTRIOTËVE

Faqe historie që i mbyt hurdha e Skavicës

Gjergj Kastrioti lindi në Kullën e Gjon Kastriotit. Po ku ka

qenë Kulla e Gjon Kastriotit ? Në cilën Odë shqiptare u vendos

dhe u përkund djepi, i vetmi mjet që shtriu e lidhi me dizga të

leshta Gjergj Kastriotin ?

Barleti, që konsiderohet më pranë tij në kohë e hapsirë, na fl et

për Emathian, që studjuesit e mëvonshëm (Biemi, Tivarasi, Noli)

e lidhën me Matin, lidhje që Kristo Frashëri e kundërshton, kurse

Edith Durham, në “Brenga Ballkanike”, duke cituar Strabonin

thotë se “Ai vend që tani quhet Maqedoni, dikur quhej Emathia”

(f.433), emër i cili, sipas saj, do të thotë “ E Madhja”.

Autorë të tjerë, korifej në historiografi në shqiptare si Aleks

Buda e të tjerë, bazuar në përshkrimet e Barletit dhe të disa

autorëve të tjerë, i kërkuan rrënjët e Kastriotëve në Has të Kukësit.

Të tjerë i kërkuan dhe i kërkojnë rrënjët e Kastriotëve, madje

edhe të Vojsa-vës, në Mirditë kur të tjerë autorë, jasht kufi jëve të

Shqipërisë së sotme, por brenda kufi jëve shekullorë shqipfolës,

rrënjët e kësaj të fundit (Vojsavës ) i gjejnë në Pollog e fshatin

Gradec në Gostivar.

Të tjerë autorë, hajdutë të historisë, Gjergj Kastriotin janë

munduar e mundohen ta quajnë dikush Georgij e dikush Jorgji,

dikush sllavoserb, sllavomaqedonas apo grek.

Gjergj Kastrioti lindi në Shqipëri, lindi shqiptar, u rrit si

shqiptar, lufoi siç luftojnë shqiptarët, me shpatë në dorë, dhe

vdiq shqiptar.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Për mendimin tim, nuk ka rëndësi në se Gjergj Kastrioti lindi

në Mat, në Dibër, në Has, në Krujë a gjetkë. E rëndësishme është

se ai qe, në rradhë të parë, një shqiptar i madh, pastaj një dibran

i madh, a matjan i madh, a hasjan i madh, a krutan i madh.

Në qoftë se unë në prezantimin tim do të përdor “prashajkën”

duke tërheq pas vetes e paraqitur para jush tezën se Gjergj

Kastrioti lindi në Kullën e Gjon Kastriotit në Dibër duke e

lidhur me toponiminë që personalisht e njoh, lindi në Dibër, e

cila gjeografi kisht gjëndet atje ku takohen vektorët e popullsisë

shqipfolëse, qendra gjeografi ke shqiptare, nuk i mbyll rrugën

kërkujt që të thotë fjalën e vet mbi fakte e dokumente. Rrugën ua

mbyll vetëm atyre që emrin Gjergj e shkruajnë dhe e shqiptojnë

Georgij apo Jorgji.

Barleti dhe të tjerë studjues, të afërt apo të largët në kohë

me Skënderbeun, na ka lënë dyzina emra vëndesh që lidhen

me lindjen dhe jetën e Skënderbeut. Këta emra, studjues dhe

historianë të vonët i kanë lidhë me Matin dhe me Hasin.

Çuditrisht ata, për një kohë të gjatë nuk i kërkuan në Dibër.

I pari, në shekullin e kaluar, në vitin 1940, në përmbledhjen

JO SKAVICËS!

73

74 Abdurahim Ashiku

historike, ende në dorëshkrim ( ! ), “ Dibra në prak të historisë”,

Haki Stërmilli, autori i të parit roman historik kalorsiak shqiptar,

“Kalorësi i Skënderbeut”, duke kundërshtuar Nolin paraqet si

çelës për tezën e tij se Gjergj Kastrioti lindi në Dibër, toponiminë e

cila përkon tërësisht me emrat dhe emërtimet e vendeve historike

të cituara nga Berleti, Bjemi, Anonimi i Venedikut dhe të tjerë.

Skënderbegasi i madh Kristo Frashëri në artikullin e vet

me titull “Nga ishin Kastriotët ? Ku lindi Skënderbeu? “( gazeta

“Mësuesi” 4 dhe 11 shtator 1974 ) çështjeve në burimet historike,

arkivore dhe letrare, u shtoi edhe të dhënat toponimike të

mbledhura në teren.

Nga analiza e të dhënave, ai nxorri konkluzionin se me emrin

Has autorët e ndryshëm nuk kanë patur parasysh Hasin e sotëm

mbasi ai deri në shekullin XVI nuk quhej Has por Pashtrik, por një

nga krahinat e Dibrës, qendra e së cilës ishte Qidhna e masakruar

barbarisht nga Sulltan Mehmeti II më 1466 ( ku u kaluan në tehun

e thikës dhe të shpatës më se dhjetmijë burra, gra, fëmijë e pleq të

strehuar aty për t’i shpëtuar genocidit otoman) në gjirin e së cilës

ndodhen fshatrat Kastriot, Sinë dhe Gardhi i Poshtëm, që lidhen

historikisht me familjen e Skënderbeut. Nuk është e rastit, thotë

autori, që bashkëkohësi i heroit R. Voltarrano e quan të jatin e

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Skënderbeut Gjon Dibra apo Gjon Dibrani. Kristo Frashëri thotë

se nga defteri turk i përpilluar në vitin 1467 del se në fshatin Sinë,

që një shekull më parë ishte zotërim feudal i Pal Kastriotit ( gjyshi

i Skënderbeut ), banonte një familje me të njëjtin mbiemër – familja

e Dhimitër Kastriotit. “ Fakti që në Sinë të Dibrës, shkruan K.

Frashëri, dy orë larg fshatit Kastriot, i cili ndodhet po ashtu siç

shënon kronika e Lukarit, pranë lumit Drin, tre ose katër breza

pas Pal Kastriotit, ekzistonte një familje me të njejtin mbiemër, siç

është ajo e Dhimitër Kastriotit, kjo nuk është e rastit. Kjo tregon

se Kastriotët ishin vendosur prej kohësh në fshatin Sinë”.

Por edhe pse ishin në fshatin Sinë Kastriotët pronat e tyre

i kishin poshtë në fushë. Në mes të kësaj fushe ndodhet fshati

Kastriot. Pikrisht në disa pika të caktuara të këtij fshati, një

varg i tërë toponimesh janë të lidhura me emrin e babait të

Skënderbeut, siç janë Kulla e Gjonit, Kopshti i Gjonit, Pusi i

Gjonit, Ograja e Gjonit. Të gjitha këto të dhëna, përfundon K.

Frashëri, mbështetin traditën popullore dibrane, sipas së cilës

Skënderbeu lindi në Shëgjerth (lagje e Sinës ) dhe u rrit në Çelias

( lagje e Kastriotit).

Po në këtë kohë, dy autorë dibranë, Hazis Ndreu dhe Ali

Hoxha, lindur e rritur në këtë zonë, në shkrimin “Toponimia

në ndihmë të Kastriotëve” botuar në gazetën “Mësuesi” e

përforcuan tezën dibrane të origjinës së Kastriotëve. Ali Hoxha

në shkrimin “Mbi lokalizimin e fushës së Betejës së Torviollit”

(Fushë e Çidhnës) botuar në “Studime historike” nr. 3 viti 1979,

në vlerë të rrënjëve të Kastriotëve na jep në dorë toponime të

tilla si Kastriot, Fusha e Kastriotit, Kalaja e Gjonit ose Kulla e

Gjonit, Kroi i Kastriotit, Pusi i Gjonit, Zabeli i Gjonit, Kalueri

(vend në të cilin thuhej se stërviteshin kalorsit). Çeliasi (thuhet

se këtu ka qenë burgu), Gjuri i Luftës, Gjardhi i Poshtëm, dikur

fshat më vete, sot lagje e fshatit Sinë e Poshtme, Gjardhi i Epër

në Sinë të Epër. Brenda territorit “Gjardhi i Poshtëm, ose shkurt

Shgjerth janë edhe toponimet Troja, ( ku thuhet se kanë pasë trojet

Kastriotët) e ku ka gjurmë themelesh prej guri, Kodra e Trojes,

JO SKAVICËS!

75

76 Abdurahim Ashiku

Hambaret. Po në Sinë të Poshtme kemi edhe toponimet Pajella

e Skënderbeut dhe Hurdha e Kalit të Skënderbeut. Në Sinë të

Epërme ruhet toponimi Thana e Skënderbeut. Në Çidhën: Kepi

i Xhitetit, Kepi i Matjes ( i cili sipas gojëdhënës shërbente për të

matur ushtarët e Skënderbeut). Pusi i Skënderbeut, Guri i Kalit

të Skënderbeut ( në të cilin thuhej se Skënderbeu ka pas lidhë

kalin e tij), Kalaja e Skënderbeut etj.

Hazis Ndreu në shkrimin e 14 janarit 1976 në gazetën

“Mësuesi” vë në dukje se materiali toponimik i trevës së Dibrës

jo vetëm pajtohet me burimet dokumentare mbi Skënderbeun,

por ka edhe veshjen folklorike Kastriotase, gjë që i mungon

materialit toponimik të viseve të tjera.

Për rrënjët e Kastriotëve në trevën e Dibrës fl et edhe historia

e jetës dhe e veprës së Skënderbeut. Skënderbeu, në kthim nga

beteja me Huniadin, në krye të treqind kalorësëve shqiptarë erdhi

në Dibër. Cili hero historik nuk është mbështet në marshin e tij

legjendar nga vendlindja ? Pse nuk shkoi Skënderbeu në Has të

Kuksit por erdhi në Dibër dhe prej andej nisi çlirimin e vendit?

Beteja e parë e Skënderbeut, ajo e 29 qershorit 1444 është

zhvilluar në Dibrën e Poshtme, në Fushën e Çidhnës, në ato

vende që Gjergji i Kastriotëve i njihte symbyllurazi që në vogëli.

Cili strateg ushtarak nuk do të zgjidhte për të tërhequr në betejë

armikun në ato terrene ku ai njeh çdo pëllëmbë toke ?

Skënderbeu, nga 26 beteja të mëdha që ka zhvilluar kundër

ushtrisë më të madhe e më të egër të kohës, turqëve osmanllinj,

19 beteja i ka zhvilluar në Dibër. Cili kordhtar i madh nuk do

të tërhiqte e ngrinte pusi kundër armikut në ato vende ku edhe

rrënjët, degët, gurët, drurët, malet, luginat, gratë dhe fëmijët,

do t’i kishte shpatulla e krah të fortë, armë fi toreje ?

- Kumtesë e mbajtur me rastin e 600 vjetorit të Lindjes së Gjergj

Kastriotit-Skënderbeut, Athinë dhjetor 2005

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

DIBRA DHE KONGRESI I LUSHNJËS

“Sa herë që luftojshin malësorët tanë në Lanë të Lurës,

ngrihesh e fl uturonte mbi ta një shqipe e cila tue u rrotullue

gërhiste egërshëm me zanin e saj të ashpër dhe sulej drejt frontit

të serbëve. Kjo ngjarje e mrekullueshme ndodhëte përditë sa herë

bëhej luftë, Tue e pamë malësorët tanë këtë shqipe që fl uturonte

përmbi krenat e tyne, pa u drashtë as nga plumbat e anmikut as

edhe nga zhurma e luftës, përtriheshin me fuqi morale e e quejshin

si shenjë ngadhënjimi fl uturimin e saj dhe tue brohoritë “ Besa

besë, asht dita jonë “ sulmojshin me tërbim mbi armikun, të cilin

e shtyjshin, shtypshin dhe e dërmojshin…”

Janë këto shënimet e Ismail Strazimirit, të njeriut që mori

pjesë me armë në dorë në tre luftra, historikisht të mëdha për

tërë Shqipërinë e në veçanti për Dibrën:

Të luftës epokale për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë nga

pushtimi shekullor osman.

Të luftës për mbrojtjen e kufi jëve etnikë të shqiptarizmës nga

synimet grabitqare të serbëve.

Të Luftës së Madhe Antifashiste Nacional - Çlirimtare të

shqiptarve, luftë e cila e rradhiti Shqipërinë në krahun e fi tuesëve

të mëdhenj.

Patrioti dibran Ismail Strazimiri ra më 16 nëntor të vitit

1943 në Sllovë, karakollin historik të qëndresës së Eles Isufi t, ra

heroikisht duke luftuar me armënë dorë kundër pushtuesëve

gjermanë.

Beteja e Lan Lurës, një karakoll në kalanë natyrore të Sinës

JO SKAVICËS!

77

78 Abdurahim Ashiku

e të Çidhnës, kala në të cilën u përkundën djepet e të parëve

të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, ishte pjesë e betejës historike

shqiptare me rrënjë në Kongresin e Lushnjës.

Atje lindi dhe mori dhenë kënga epokale e Djelmënisë

Dibrane:

Drin, o lum i gjanë, Plaku i malësisë

A ke me ia lanë Dibrën Serbisë ?

Kurrë nuk durohet kjo robëni

Dibra e Mojsiut asht Shqipëni

Çohi burra, çohi

Gjithë me besa besë

Për Dibrën luftoni

Me të madhen shpresë

Lurë o vend i naltë, vend i trimënisë !

Aty u banë fjalët, besa e lirisë:

Dibra do shpëtue, vend i Kastriotit

Dibrani lirue, si ka qenë motit

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Çohi burra, çohi !

Gjithë me besa besë !

Dhe lirinë festoni

Me të madhen shpresë !

Dibra historike, me lufta valë- valë,

Dera e Kastriotit, gjinit tand ka dalë.

Ke pasur kreshnikë, por ke edhe sot,

Ai për Shqipni, gjakun s’kursen dot.

Kur Lushnja mblidhte në Gjirin e saj burra në zë nga e gjithë

Shqipëria, Dibra ishte nën pushtimin serb, Dibra shëronte plagët

e luftrave të pandërprera, mblidhëte armë dhe thante barutin

për beteja të reja.

Konferenca e Londrës e kishte prerë tokën e shenjtë

shqiptare sipas anatomisë së prerjes së berrave, vijës kurrizore.

Qendra gjeografi ke shqiptare, Verduni shqiptar në qoftëse do

të përmendim pikën baraspeshore të Francës, njerës prej fuqive

më të egra shqiptare të kohës, gjendej në anën tjetër të kufi rit.

Qytetet kryesore në kurrizin tokësor të Shqipçrisë, ishin prerë me

sopatën e mëndjeve të ndryshkura të krerëve të fuqive të mëdha.

Nuk njihet, në asnjë vend të botës, që qytetet, qendrat e krahinave

të priten e të lihen në njerën anë të kufi rit e fshatrat, trupi i

krahinave, të lihej në anën tjetër. Dibra, Prizreni, Gjakova…

qytete me histori të përveçme për shqiptarët mbetën nën Serbi,

fusha dhe malësia e Dibrës, Prizrenit, Gjakovës…mbetën të

gjymtuara nën… Shqipëri.

Një miku im, Myrteza Shehu, familja tetëvetëshe e të cilit

në shtator 1913, pas pushkatimit barbar nga serbët të babait të

tyre Sheh Hysenit, patriot, shoqërues i Abdyl Frashërit për në

Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, një ndër udhëheqësit e kryengritjes

së madhe popullore dibrane të shtatorit 1913 kundër pushtimit

serb dhe ëndrrës së tyre moçme për të dalë fi llimisht në Drin, qe

e detyruar të lejë pasuri e katandi dhe të ikte nga qyteti i Dibrës

JO SKAVICËS!

79

80 Abdurahim Ashiku

me “rrobat e trupit”, sa herë e takoja më përsëriste refrenin e

një poeme të Gjergj Fishtës, poemë të cilën e kishte mësuar në

shkollën fi llore:

Padrejtësia e Londonit

E la Dibrën jasht kufi nit

S’kemi ndigjue nga asnjeri

Të ketë kufi nëpër vi ( uji )

Nëpër vi e puren n’puren

Veç ke ti e ne Prizeren

U vunë kufi jt ven pa ven

Solla paksa, shumë pak, nga klima dibrane që parapriu dhe

shoqëroi dhe pasoi Kongresin Historik të Lushnjës.

Dibra ishte nën pushtim. Lugina e Drinit, vargmalet nga

Golloborda në Lurë e Arrën të Kukësit përbënin synimin e afërt

të Serbisë, tashmë me një pagëzim të ri shovinist, Jugosllavi,

kumbar i së cilës ishte Parisi.

Nga majmalet e Nëntë Maleve të Dibrës, jugosllavët shihnin

detin, shihnin daljen në Durrës dhe Shëngjin, shihnin ëndrrën e

tyre të moçme, daljen në Adriatik, ëndërr të cilën do ta shuante

pushka dibrane me barutin e thatë që solli Kuvendi i Madh i

Lushnjës.

Në këtë Kuvend apo Kongres, siç ka hyrë në histori morën

pjesë tre njerëz në zë në botën dibrane të asaj kohe.

Haki Stërmilli, shkrimtari demokrat, autori i romanit më në

zë në vitet ’30-të, romanit “ Sikur të isha djalë “, në shënimet e tij

“ Dibra në prak të historisë “ shënime të përfunduara më 3 prill

1940, fatkeqësisht ende në dorshkrim shkruan:

“Mu në këtë kohë, kur shqiptari ishte mbushun plot helm dhe

vner kundër armiqëve të tij, një tufë patriotësh u mblodhën në

Lushnje dhe, tue interpretue vullnetin e popullit, i thirrën botës e

i thanë se Shqiptarët do t’a përballojshin me vdekje çdo vendim

që mund të nepesh në dam të tanësisë toksore t’Atdheut të tyne

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

dhe se ata nuk

premtojshin

me ba asnji

koçesion mbi

kurriz të tyne.

Kjo thirrje,

që në realitet

ishte klithma

e zemrave

shqiptare të

plasuna e të

ngufmueme prej

dëshprimit, i

shtangu anmiqt dhe ua rrudhu guximin, pse para tyne tash kish

dalë një mur pengues. Menjiher ranë poshtë thikat e kasapëve, pse

Shqiptari i shtrimë për dheu kish hovë dhe ish ngritë në kambë,

me fuqi të jashtëzakonëshme.

Ky qe Kongresi i Lushnjës që u hap më 21 Kallnuer 1920 dhe

që protestoi kundër traktatit të mfshehtë të Londrës më 1915

dhe kundër kërkesave të padrejta të fqinjve. E rrëzoi qeverin e

Durrësit për vepra ilegale e arbitrare të kryeme prej saj, zgjodhi

dërgatën Shqiptare për Paris, redaktoi një statut themeltar,

zgjodhi anëtarët e Regjencës dhe ata të Senatit. Të gjitha këta

vendime u zbatuen menjiherë dhe kabineti i formuem erdh e zu

vend në Tiranë…

…Në Kongresin e Lushnjës më 1920 u vunë themelet e Shtetit

të lirë Shqiptar…Dibra në këtë Kongres u përfaqësue prej Ramiz

Dacit, Dine Maqellarës e Dine Demës…”

Ramiz Daci lindi në qytetin e Dibrës në vitin 1887. Mbasi

mbaroi në Stamboll shkollën ushtrake “ Ashiret “ vazhdoi

karierën ushtarake me gradën e ofi cerit. Ishte një ndër përkrahësit

e zjarrtë të çështjes shqiptare. Kur u ngrit fl amuri i Shqipërisë

në Vlorë dhe Shqipëria u shpall e Pavarur, ai ishte aty. Në janar

të vitit 1920 ishte një ndër përfaqësuesit e Dibrës në Kongresin e

JO SKAVICËS!

81

82 Abdurahim Ashiku

Lushnjës. Ishte deputeti i parë i Dibrës në qeverinë e re shqiptare.

Në vitin 1922 u burgos në Peshkopi dhe në rrugë drejt Tiranës, u

vra tek Ura e Qytetit të Skënderbeut prej mercenarëve të Ahmet

Zogut, asokohe ministër i Brendshëm.

Dine Maqellara lindi në vitin 1875 në Maqellarë. Në vitin

1912, bashkë me disa atdhetarë të tjerë doli maleve të Dibrës

për të kërkuar me armë në dorë lirinë e shqipëtarëve. Ishte

kundërshtar i ashpër i Esat Pashë Toptanit. Ishte pjesmarrës aktiv

në të gjitha kryengritjet kundër pushtimit serb. Në janar 1920

përfaqësoi Dibrën në Kongresin e Lushnjës. Vdiq në vitin 1928.

Delegatët e Dibrës në Kongresin e Lushnjës shkonin me krahë

të ngrohtë. Në Dibër, në roje të tokës së të parëve, ata kishin lënë

një njeri që populli e quante Arusha e Maleve, në krye të forcave

kryengritëse shqiptare në Dibër ishte Gjenerali me Shajak, Eles

Isuf Ndreu.

Arrasi, një fshat i vogël në grykëderdhjen e Setës në Drinin

e Zi, fshat në Trojet e vjetra të Kastriotëve, do të shëndrrohej fi ll

pas Kongresit të Lushnjës, në qendrën e Prefekturës së Drinit,

prefekturë e cila shtrihej nga Llanga në kufi me Librazhdin në Has

në kufi me Gjakovën. Asokohe Peshkopia ishte nën pushtimin

serb. Do të shëndrrohej edhe në qendrën e Kuvendit të Arrasit,

apo e thënë sipas gojës së popullit, në selinë e “Qeverisë së

Arrasit”. Më 13 gusht Kuvendi i Arrasit dha kushtrimin popullor

“ O liri, o vdekje “ . Mbi tremijë dibranë erdhën, me armë në

dorë për të përshëndetur “Qeverinë e Arrasit”, për t’u vënë nën

komandën e më të madhit luftëtar kundër synimeve serbe ndaj

Shqipërisë, gjeneralit të pamposhtur popullor, Eles Isuf Ndreut, i

sapo emruar nga Kuvendi si Komandant Forcave të Armatosura

Dibrane.

“Në mëngjesin e 15 gushtit 1920, shkruan Haki Stërmilli,

u ndigjue britma “ Besë a Besë “ e Sufë Xhelilit ( nipit të Eles

Isufi t ) dhe krisma e pushkës së tij që u zbraz kundër serbëve të

grumbulluem tek Vorret e Shumbatit. Mbasandaj nuk u ndigjue

tjetër veçse nji gurgullimë e vrazhdët prej krismës së pushkëve,

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

të mitrolozëve, të topave, të bombave dhe të gjamëve. Menjiherë

u çue Elezi dhe u bërtiti trimave që kish aty: Në Luftë !

Të gjithë sulmuen. Mbrenda pesë minutave lufta kish plasë

në të katër anët e Dibrës, qysh prej skajeve të Gollobordës e

deri në Kala të Dodës, prej vijës së kufi rit 1918 e deri në buzë të

kufi rit 1913.

Në mbramë, kur po perëndonte dielli, kishte perëndue

sundimi serb në tanë qarkun e Dibrës…”

Kongresi i Lushnjës i dha Dibrës dhe Dibranëve lëngun

e jetës për t’i rrënjosur thellë e më thellë rrënjët në truallin e

qëmotshëm të Kastriotëve, i dha barutin e thatë për një fi tore të

madhe historike. Pas tij e më tej, do të kishim për herë të parë

një Shqipëri, ndonëse të cunguar e të prerë mizorisht. Kjo copë

shqiptare, me përjashtim të Shën Naumit dhe Vermoshit që Zogu

ua dha dhuratë serbëve - jugosllavë, nuk do të nënshtrohej më

kurrë, as nga pushtimi fashist dhe nazist dhe as nga synimet e

Jugosllavisë së Titos për t’a aneksuar atë si republikë të shtatë

të Jugosllavisë.

Kongresi i Lushnjës, është si vera, si vera e kuqe – gjak i

shqiptarëve në luftrat për liri e pavarësi, sa më shumë vite të

kalojnë aq më shumë vlera merr.

Shpresoj që nëpërmjet kënvështrimit nga Dibra të kem sjellë

disa vlera, nga vlerat shumë të mëdha ende të panjohura që ai

ruan në kujtesë dhe dokumente.

JO SKAVICËS!

83

Athinë, 30 janar 2005

84 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

KAPITULLI I DYTË

BASHKË PËR

MBROJTJEN E DIBRËS

JO SKAVICËS!

85

86 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

SHITJA, PËRMBYTJA DHE ASGJËSIMI

I DIBRËS - TRADHTI NDAJ KOMBIT

ALI HOXHA

Projekti për të ashtuquajturin

HEC-i i Skavicës, i cili parashikon

përmbytjen e Pellgut të Dibrës që nga

Reçi deri në Gjoricë, ka qenë përdorur

si pretekst nga regjimi monist për të

mos bërë asnjë investim në rrethin e

Dibrës, duke e lënë këtë, krahinën më

të prapambetur të Shqipërisë, sa që

edhe rruga nacionale Kukës-Peshkopi

ka mbetur edhe sot, ashtu siç është

bërë qysh në vitin 1946, d.m.th. pa

asnjë metër asfalt, unikale në gjithë

Shqipërinë.

Në qoftë se projekti për ndërtimin e HEC-it të Skavicës do

të ishte zbatuar para vitit 1990, ai do të ishte bërë nga shteti

shqiptar dhe për interesa kombëtare. Shteti shqiptar i asaj kohe,

me kushtetutë quhej “Shteti i Diktaturës së Proletariatit”, për

pasojë populli shqiptar ishte zhveshur nga pronësia mbi tokën

e vet, d.m.th. ne ishim kthyer në proletarë të vërtetë, prandaj

askush nuk kishte asnjë mundësi për të kundërshtuar projekte

të tilla në atë kohë. Por, edhe pse shtet i diktaturës, ai vetë hoqi

JO SKAVICËS!

87

88 Abdurahim Ashiku

dorë nga zbatimi i atij projekti asgjësues,jo se nuk kishte mundësi

për ta bërë atë HEC, por konkludoi se në rast se do të zbatohej

ai projekt, dëmi ekonomik dhe etnokulturor do të ishte shumë

më i madh se sa fi timi, sepse:

1) Në aspektin ekonomik, Dibra është “Myzeqeja”, hambari

i zonës verilindore të Shqipërisë. Ky pellg i Dibrës ka mbajtur

me bukë jo vetëm gjithë Dibrën, por edhe Lumën, Mirditën e

Matin, bile dhe Tiranën. Por dëmi ekonomik, për ne, qëndron në

plan të dytë në krahasim me dëmin që shkaktohet në aspektin

gjeopolitik dhe etnokulturor.

2) Në aspektin gjeopolitik Dibra e Poshtme do të shpërbëhej

sepse pjesa lindore e Dibrës do t’i bashkëngjitej pjesës tjetër që

ka mbetur nën pushtimin serbosllav qysh prej vitit 1913, kurse

pjesa tjetër e Dibrës, në anën perëndimore të Drinit të Zi, do të

copëtohej dhe do t’u bashkëngjitej rretheve të Kukësit, të Mirditës

dhe të Matit. Pra nuk do të kishte më Dibër

3) Në aspektin etnokulturor dëmi është i pallogaritshëm,

NJERËZ QË I DUA - 4

Lugina e qumshtit

PO DIBRËS!

sepse nga përmbytja e këtij territori, asgjësohet një qytetërim i

tërë, një etni e tërë, do të zhdukej e gjithë Dibra me gjithë historinë

e saj, gjithë ato gjurmë të qytetërimit të lashtë iliro-pellazge, si

dhe Principata e Kastriotëve dhe terreni ku u zhvilluan 19 betejat

fitimtare të Skënderbeut, kundër supërfuqisë më të madhe

të botës në atë kohë, nga 24 beteja gjithsej që ai bëri kundër

Perandorisë Osmane; po kështu do të zhdukeshin edhe të gjitha

varret e mijëra dëshmorëve të rënë për mbrojtjen e atdheut nga

pushtuesit e të gjitha kohërave, duke u përmbytur përgjithmonë

nga uji i atij “deti” artifi cial.

Në këtë aspekt, nisur nga ky këndvështrim, do të theksojmë

se, në qoftë se vëllezërit tanë të Dibrës së Madhe që u detyruan

të shpërnguleshin nga invadimi i pushtuesve serbo-sllave në

vitet 1913-1920 dhe u vendosën në Tiranë, ata, kurdo që të

kthehen në Dibër të Madhe, tokat dhe pronat aty i kanë. Edhe

vëllezërit tanë çamë do të kthehen një ditë në trojet dhe pronat

e veta në Çamëri, ashtu siç u kthyen vëllezërit tanë kosovarë në

trojet e veta pas shpërnguljes masive të vitit 1999, të cilët pronat

dhe shtëpitë e veta, edhe pse të djegura e të bombarduara nga

agresioni serb, aty i gjetën ato dhe i bënë të reja, bile edhe më të

mira nga ç’ishin më parë; Edhe palestinezët, herët a vonë, do të

kthehen një ditë në trojet e veta në Palestinë, rindërtojnë shtetin

e vet, sepse tokën aty e kanë. Ndërsa pas përmbytjes së Pellgut

të Dibrës nga ai “cunam” njerëzor, nga uji i liqenit, më saktë, i

detit të atij projekti ogurzi, e gjithë Dibra me historinë e saj do të

zhdukeshin nën ujë njëherë e përgjithmonë, kurse ne, dibranët,

do të ktheheshim në emigrantë dhe endacakë të përjetshëm si

arixhinjtë në çadra, dhe të shpërndarë si beduinët e shkretëtirave

arabe. Pra, që të jemi realistë, shteti i diktaturës së proletariatit,

i para viteve ‘90 u tregua më më i përmbajtur, kur e anuloi atë

projekt asgjësues të Dibrës, në një kohë kur ne dibranët, si gjithë

shqiptarët, nuk kishim asnjë mundësi ligjore për të kundërshtuar

në atë kohë projekte të tilla, asgjësuese, bile nuk kishin asnjë

mundësi ligjore për të mbrojtur as shtëpinë tonë dhe as vetveten,

JO SKAVICËS!

89

90 Abdurahim Ashiku

e jo më të mbronim tërë krahinën dhe historinë e saj. Kurse tani,

pas vitit 1990, me shembjen e shtetit të Diktaturës dhe vendosjen

e sistemit të Demokracisë kemi hyrë në një epokë të re, jemi në

kushte të tjera historike. Është tepër sinjifi kativ fakti se Dibra

nuk e ka njohur dhe nuk e ka zbatuar të ashtuquajturin, ligjin

nr. 7501 për shpërndarjen e tokës për frymë, por secila familje

dibrane ka shkuar vetëm në atë pëllëmbë tokë të trashëguar

nga të parët e vet. As në rastet kur me ligjin shtetëror mund të

përfi tonte më shumë, dibrani nuk ka pranuar të marrë tokën e

tjetrit. Por tani, krahas së mirës, për ne dibranët, na ka ardhur

edhe një e keqe e madhe. Rreziku për Dibrën është real. Duke

fi lluar që nga pranvera e vitit 2005, por sidomos tani në vitin

2008-2009 në pragun e zgjedhjeve parlamentare për ndërrimin e

pushteteve si atëherë, ka dalë në skenë përsëri projekti asgjësues

për Dibrën, i ashtuquajturi HEC-i i Skavicës. Theksojmë se ky

projekt nuk paraqitet as nga shteti shqiptar dhe as për interesa

kombëtare. Ata projekte janë paraqitur nga 6 (gjashtë) kompani të

huaja për interesat e veta tregtare, sigurisht edhe në bashkëpunim

me qarqe të caktuara të brendshme. Fakti që njoftimi i dhënë

nga Ministria e Energjetikës për ndërtimin në zonën e Lezhës e

një parku energjetik me erë, nga kompania italiane “Moncada”,

njoftim ky i botuar në gazetën “Shekulli” të datës 5 dhjetor

2008, f. 6, me titull: “Parku me erë, energjia elektrike vetëm për

eksport”, është një argument tjetër më shumë se edhe HEC-i i

Skavicës nuk kërkohet të bëhet për nevojat kombëtare, por vetëm

për interesa, tregtare të disa individëve apo qarqeve të caktuara

të pushtetarëve qendror dhe atyre lokalë, pa përmendur këtu

interesat e kompanive të huaja. Në këtë aspekt, përmendim këtu

edhe një fakt tjetër tepër domethënës për çështjen tonë se, edhe

vëllezërit tanë vlonjatë, në protestat e tyre kundër ndërtimit të

një parku për prodhimin e energjisë me anë të erës, kishin një

parullë shumë kuptimplotë: “Mullinjtë në Shqipëri, kurse rryma

në Itali”. Pra është e qartë nga gjithkush se 6 (gjashtë) kompanitë

e huaja private nuk garojnë për të fi tuar tenderin që të “lulëzojnë”

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Dibrën tonë e ta bëjnë atë një vend turistik, por ata garojnë për

të grabitur Dibrën dhe pasuritë e saj. prandaj, vëllezër dibranë,

jini vigjilentë dhe mos bini pre nga mashtrimet apo kërcënimet

e kompanive të huaja dhe të bashkëpunëtorëve të tyre vendas,

por ta dini mirë se askush nuk do t’jua shpërblejë pronën tuaj

më shumë se “një euro” për m 2 , d.m.th. sa një paketë cigare!

Sot gjithçka është privatizuar. Edhe KESH-i shqiptar, së shpejti

do të privatizohet, më saktë do të grabitet dhe askush nuk do

t’ju përgjigjet juve. A nuk i keni ndjekur kornikat televizive ku

herë pas here shfaqen disa nga banorët e fshatrave të Kukësit,

të vendosur në barakat e përroit të Drojës, në Mamurras, të cilat

vazhdojnë të kërkojnë dëmshpërblimin e tokave të mbytura nga

liqeni i HEC-it të Fierzës, por askush nuk ua dëgjon zërin atyre?!

Prandaj e gjykojmë me vend t’ua kujtojmë atyre pushtetarëve

lokalë që mund të jenë bërë mercenarë të kompanive të huaja

vetëm për një drekë në një hotel me pesë yje, apo për një “zarf”

që mund t’ua kenë futur në xhep sekserët e atyre kompanive,

ua kujtojmë atyre se “Kushtetuta” e të parëve tanë, Kanuni i

Dibrës, ka një “nen” të caktuar që ata mercenarë nuk mund të

shesin jashtë fi sit as tokën e vet pa marrë më parë miratimin nga

gjithë anëtarët e fi sit, e jo më të mund të shitkan tokën e të tjerëve,

pra Dibrën tonë. Ndërsa pushtetarëve qendrorë, u sugjerojmë

që ta studiojnë dhe ta njohin më mirë historinë e Dibrës dhe

karakterin e dibranëve. Me këtë rast, përsëris edhe këtu se në të

gjitha krahinat e Shqipërisë etnike, që nga Nishi në Veri e deri

në Artë e Prevezë në Jug, dhe që nga Adriatiku në Perëndim dhe

deri në Manastir e Preshevë, në Lindje, nuk ka krahinë shqiptare

që të mos ketë varre dëshmorësh dibranë, d.m.th. dibranët çdo

pëllëmbë të tokës arbërore e kanë mbrojtur me gjakun dhe

me jetën e tyre nga pushtuesit e huaj të të gjitha kohërave. Në

kundërshtim me sa sipër, është tepër domethënës fakti se në

gjithë territorin e Dibrës, në asnjë qoshe të saj, nuk gjendet asnjë

varr dëshmori jodibranë, të asnjë periudhe të historisë, që të

ketë ardhur nga ndonjë krahinë tjetër në mbrojtje të Dibrës nga

JO SKAVICËS!

91

92 Abdurahim Ashiku

pushtuesit e huaj të të gjitha kohërave. Nuk llogariten këtu ata

partizanë që u vranë në korrik të vitit 1944 në Fushë-Alie dhe në

Sinë të Dibrës, pasi ajo ishte një luftë civile, sepse në atë periudhë

atje nuk kishte asnjë këmbë pushtuesi.

Pra theksoj se Dibra është mbrojtur në çdo kohë vetëm me

forcat e veta. Në këtë aspekt, mendoj se nuk është jashtë temës së

trajtesës sonë, që të përmend këtu edhe një fakt ordiner të ditëve

tona, por tepër sinjifi kativ lidhur me trajtesën tonë: theksojmë se

ai adoleshenti i gjimnazit të Saukut të Tiranës, i cili para dy-tre

vjetësh, vetëm për një ofezë që i thanë “malok” dhe për një goditje

me grusht që mori nga një shoku klase, pa i dhënë asnjë shkak,

ai të nesërmen ia nxori zorrët në diell agresorit, dhe e dërgoi në

botën tjetër, ai djalë është dibran, nga Kishaveci i komunës së

Kastriotit, Fation Zira, trojet e të cilit i përmbyt projekti për HECin

e Skavicës. Prandaj u tërheqim vëmendjen atyre kompanive

të huaja që tentojnë të përmbytin Pellgun e Dibrës, duke i kthyer

banorët e asaj krahine në emigrantë dhe endacakë të përjetshëm,

si arixhinjtë, pasojat do të jenë të paparashikuara, sepse dibranët

janë tepër të ndjeshëm në këtë aspekt. Prandaj autorëve të atyre

projekteve asgjësuese të Dibrës, d.m.th. si atyre që duan ta shesin,

ashtu edhe atyre që duan ta grabisin Dibrën, ua kujtojmë se as

dje dhe as sot, akoma nuk kanë lindur ata burra që të mund të

grabisin e të shesin Dibrën, sepse Dibra i ka tashmë pronarët e

vet të ligjshëm prej mijëra vjetësh nuk ka nevojë për pronarë të

rinj. Dibra nuk ka dalë as në shitje dhe as në ankand. Në këtë

kontekst, theksojmë këtu se përveç himnit kombëtar “Rreth

Flamurit të përbashkuar”, Dibra ka edhe një himn specifi k të

vetin qysh prej vitit 1844, i njohur me emrin me emrin “Kanga e

Hajredin Pashës”, ku, ndër të tjera, thuhet: “Hajredin Pasha, ku

e ke ushtrinë/ Të gjithë në Dibër m’i kanë gri /Jo ma pak, veç

dymbëdhjetë mijë! /Hajredin Pasha mor kraje shanajk /Nuk asht

Dibra Selanajk /Selanajk, nuk asht për lepe,/ Si e lipe, Pashë,

në Dibër e gjete!” Të parët tanë dibranë e dinin se për të bërë

një jetë më të mirë, mund të ishin bërë kolaboracionistë, duke

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

bashkëpunuar me pushtuesit, ose të kishin mërguar në vende

të huaja duke u asimuluar, por ata nuk bënë as njërën as tjetrën.

Ata sakrifi kuan duke e mbrojtur me gjakun dhe jetën e tyre këtë

truall të Arbërisë dhe lirinë e tyre.

Është fakt historik i njohur se “Nëntë Malet e Dibrës”, që

nga koha e Skënderbeut e më pas, kurrë nuk u janë nënshtruar

pushtuesve të huaj. Edhe gjatë sundimit 500-vjeçar të Perandorisë

Osmane, Nëntë Malet e Dibrës, të vetmit në gjithë Perandorinë,

kanë gëzuar një autonomi specifike, duke u vetëqeverisur

gjithnjë me Kanunin e Maleve të Dibrës, e thënë ndryshe me

Kanunin e Skënderbeut, edhe pse e gjithë krahina pranoi fenë

Islame. Prandaj neve, brezit të sotëm dhe brezave të ardhshëm

na bije detyra që Dibrën tonë dhe historinë e saj ta mbrojmë

me çdo kusht, me të gjitha mjetet e ligjshme nga çdo rrezik që

mund t’i kanoset asaj, veçanërisht nga ky “Cunam” njerëzor i

përmbytjes dhe i asgjësimit të saj, i ashtuquajtur HEC-i i Skavicës.

Kjo gjë, kundërshtimi i atyre projekteve të ashtuquajtura HEC-i

i Skavicës, është një sprovë e rëndë për ne, brezin e sotëm, por

edhe për brezat e ardhshëm, sepse neve dibranëve ky “cunam”

do të na qëndrojë mbi kokë si “shpata e Demokleut” edhe në të

ardhmen, sa herë që do të bëhen zgjedhje të reja parlamentare

për ndërrim pushtetesh nga partitë politike, pasi pushtetarët

do ta përdorin herë pas here si gur shahu atë projekt të HECit

të Skavicës, veç të tjerash, edhe për fushatë elektorale. Por

ne nuk duhet të dekurajohemi, sepse për mbrojtjen e trojeve

tona etnike të trashëguara prej mijëra vjetësh nga të parët tanë

dhe për ruajtjen e etnisë dhe të qytetërimit tonë mijëravjeçarë,

ne, dibranët, nuk jemi vetëm, por gëzojmë edhe përkrahjen e

intelektualëve patriotë nga mbarë Shqipëria, sepse mbrojmë

një të drejtë themelore, ekzistencën e identitetit tonë, dibranë.

Sa për ilustrim, e gjykoj me vend t’ju citoj në ligjëratë të drejtë

përgjigjen e ambientalistit të mirënjohur vlonjat, akademikut

Xhemal Mato, që i ka dërguar gazetarit të mirënjohur dibran,

atdhetarit Abdurrahim Ashikut, emigrant në Athinë, për

JO SKAVICËS!

93

94 Abdurahim Ashiku

shkrimin e tij të botuar, së pari, në gazetën “Ndryshe” nr. 780

datë 26 nëntor 2008, f. 14-15, me titull “Apo mbytet Dibra” dhe

së dyti në gazetën “Rruga e Arbërit” të muajit nëntor 2008, f.

6-7, me titull: “Po mbytet Dibra, ku janë dibranët?”: “... E lexova

shkrimin tuaj dhe problemi m’u duk shumë i rëndësishëm dhe

kompleks. Unë vetë mësova shumë gjëra dhe kuptova që pak e

njoh problematikën që do të sjellë ndërtimi i Skavicës. Mendoj

se intelektualët e zonës së Dibrës duhet të kërkojnë vlerësimin

mjedisor që është bërë për këtë projekt (është e drejta e tyre dhe

detyrim ligjor i Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Kulturës).

Gjithashtu me ligj ata kanë të drejtë ta anylojnë, nëse nuk janë

dakord dhe argumentojnë ato që ju përmendni me të drejtë. Kjo

është rruga ligjore, por siç e dini edhe ju, ligjet shpërfi llen në

këtë drejtim në Shqipëri, kështu që ngel hapi i dytë, gjyq, i cili

gjithashtu nuk fi tohet kollaj dhe s’e merr përsipër ta bëjë një grup

i pabashkuar, shpesh i pamotivuar në ndërgjegje. Së fundi është

gjyqi publik, të cilin ju jeni duke e bërë, por këtu të gjithë ata që

janë dakord me ju duhet ta bëjnë dhe unë tashmë rreshtohem pas

jush”. Pra, vëllezër dibranë, të jemi vigjilentë tani sa është herët,

të zbatojnë këshillat e vëllaut tonë vlonjate, akademiku Xhemal

Mato dhe të mos biem pre e mashtrimeve, apo kërcënimeve,

sepse, përndryshe, do ta pësojmë si “viçi i Gjonit, në Mustafe,

i cili nuk iu përgjigj thirrjes së të zotit për të dalë nga pylli që

të kthehej në vathë, më përpara se ta hante ujku, por ai pëlliti

vetëm kur e hëngri ujku...” por atëherë ishte tepër vonë. Në

këtë kuadër nuk mund të lëmë pa theksuar këtu se nuk duhet

marrë i shkëputur, pa lidhje me synimet për shitjen, përmbytjen

dhe asgjësimin e Dibrës edhe fakti i asaj fushate shpifjesh ndaj

historisë nga disa individë, apo qarqe të caktuara antishqiptare,

të brendshme dhe të jashtme, për denigrimin e fi gurës së simbolit

kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, themeluesit

të shtetit të parë kombëtar shqiptar.

Mendojmë kështu pasi pellgu që përmbytet nga i ashtuquajturi

HEC i Skavicës përmbyt edhe pjesën më të madhe të truallit të

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

Principatës së Kastriotëve e të Skënderbeut. Taktika dhe strategjia

e kësaj fushatë është shumë e qartë dhe krejtësisht antishqiptare,

pasi, siç thotë proverbi popullor, ata “me një gur vriten dy zogj”:

duke errësuar fi gurën e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, rrënjët

e të cilit janë në Dibër, ua bën më të lehtë punën atyre qarqeve të

caktuara që janë të interesuara për të grabitur e përmbytur Dibrën

nëpërmjet projektit të HEC-it të Skavicës dhe nga ana tjetër, pas

asgjësimit të Dibrës, të Principatës së Kastriotëve, për rrjedhojë

do të zhduket edhe vet historia e tyre, pra edhe historia e vet

Skënderbeut. Prandaj, në këtë aspekt, për analogji me deklaratën

e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare të dhënë para pak

kohësh në një intervistë televizive, kur ndër të tjera tha: “Përbaltja

e fi gurës së Skënderbeut është një turp kombëtar”, unë do të

shtoj se të gjitha përpjekjet dhe projektet për shitjen, përmbytjen

dhe asgjësimin e Dibrës dhe të historisë së saj janë TRADHTI

KOMBËTARE. Këtë mendim e argumentoj me faktin se energjia

e prodhuar nga HEC-i i Skavicës është projektuar jo për nevojat

kombëtare, por për eksport dhe së dyti, për faktin se aq energji

që parashikohet të prodhojë HEC-i i Skavicës, Dibra i ka të gjitha

resurset, që nga ujëvarat e saj mund të ndërtohen rreth 10 (dhjetë)

HEC-e të vegjël, të cilët do të jepnin po aq energjia elektrike sa

ç’parashikon HEC-i i Skavicës, pa u dëmtuar asnjë pëllëmbë tokë.

Në këtë aspekt, tradhti kombëtare do të bënim edhe ata dibranë

që do të braktisnin trojet e veta, “vetëm për një euro”, pasi do të

humbasin identitetin e vet. Prandaj edhe njëherë u themi Ndal

të gjitha projekteve për përmbytjen dhe asgjësimin e Dibrës dhe

të historisë së saj.

JO SKAVICËS!

95

96 Abdurahim Ashiku

DISA PIKËPYETJE MBI HIDROCENTRALIN

E SKAVICËS

NGA ALI HOXHA*

Kohët e fundit, kur vendi është zhytur në krizën energjetike

më të madhe të dekadës së fundit, ka ridalë sërish në skenë

ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës, si një mënyrë e vetme e

zgjidhjes së krizës energjetike në vend.

Lidhur me këtë, por edhe me deklarata e veprime të tjera të

fi rmës koncensionare TGT dhe Qeverisë Shqiptare, më shtyjnë

të argumentoj dhe njëherë, se Hidrocentrali i Skavicës nuk i jep

zgjidhje krizës energjetike në vend, por përkundrazi, zhduk një

Dibër të tërë nën ujë, e bashkë me të një histori të tërë, për të mos

thënë se zhduk Zemrën e Shqipërisë!

Në Maj 2005, “Qeveria shqiptare ka miratuar … vendimin

“Për fi llimin e procedurës së dhënies me koncesion të fi rmës

“BOT” (ndërtim, shfrytëzim, transferim) të ndërtimit të

hidrocentralit të Skavicës sipas propozimit të pa kërkuar”.

1.- Sipas këtij vendimi, hidrocentrali i Skavicës do t’i jepet me

konçesion grupit italian TGT... Në projektin e paraqitur nga grupi

TASARA-GEO TECNA – KINGLOR (Grupi TGT), parashikohet

që … 41.3 milionë Euro do t’u jepen pronarëve të tokave që do të

shpronësohet nga ndërtimi i HEC-it të Skavicës”…. Ndërsa pak

ditë më parë, Top Channel, në një nga edicionet e saj të lajmeve,

njoftoi se grupi koncensionar i mësipërm, në një marrëveshje të

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

mbetur në tentativë, kishte përgatitur një kompensim prej 100

milionë Eurosh. Televizioni e justifi koi këtë me “një minierë

ari për këto zona të varfra”, por vetëm dy ditë më vonë, po ky

televizion dha një lajm “skup” për shitjen e Beckham në Angli

me një vlerë për 275 milionë dollarë.

Besoj se pas kësaj, edhe gazetari vetë duhet ta ketë kuptuar

se “miniera e arit” nuk kushton 100 milionë Euro. Ndërtimi

i Hidrocentralit të Skavicës, që në fi llim has në dy probleme

themelore, bazuar në të drejtën e pronës. Sipas një letre të

Agjencisë Kombëtare të Privatizimit (nr. 1116 Prot, datë

24.03.2005), drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, më saktësisht

Komisionit Hetimor Parlamentar për Hetimin e Praktikave të

Privatizimit, lidhur me të dhënat e privatizimeve të kryera…

për periudhën 01 janar 2002-03 mars 2005, ndër të tjera, thuhet:

“Kriteret e vlerësimit të pronës publike shtetërore që privatizohet,

përcaktohen në dispozita ligjore dhe nuk kanë ndryshuar nga

dispozitat e miratuara nga Këshilli i Ministrave nga viti 1994

(V.K.M. nr. 47 datë 07.02.1994 e deri më sot (VKM nr. 159 datë

13.03.2003).”

Me këtë citim kuptohet se për tokën e shpronësuar askush

nuk do të marrë vlerën reale të pronës së vet me vlerën e tregut

të sotëm, por me vlerën e kohës para vitit 1994.

Ndryshon puna nëse Hidrocentrali i Skavicës do të ishte

ndërtuar para vitit 1990. Në atë kohë shteti ekzistues ishte i tillë

që edhe me Kushtetutë quhej “Shteti i Diktaturës së Proletariatit”,

ku çdo pëllëmbë e tokës shqiptare quhej pronë shtetërore, ndërsa

të gjithë ne, shtetasit shqiptarë, ishim të zhveshur nga prona

private. Prandaj kundërshtimi i një projekti të tillë as që mund të

mendohej. Po të ishte realizuar në atë kohë ai projekt, pa dyshim

që ai do të shërbente thjesht për interesa kombëtare.

Shkaqet dhe arsyet se përse nuk u zbatua në atë kohë projekti

i HEC-it të

Skavicës, mund të jenë të shumta dhe nga më të ndryshmet.

Unë prirem të besoj më shumë se faktori kryesor që ai nuk u bë

JO SKAVICËS!

97

98 Abdurahim Ashiku

në atë kohë, është shkaku se dëmi ekonomik dhe etn-okulturor

që i shkaktohej vendit e kombit, ka qenë dhe është shumë herë

më i madh se sa fi timi ekonomik.

Lidhur me humbjet ekonomike, parë vertikalisht dhe

horizontalisht, mund të fl asin dhe specialistët, për të cilët mendoj

se redaksia e gazetës “Rruga e Arbrit” do t’u hapë rrugë botimit

te mendimeve të tyre.

Të parët tanë fare mirë mund të kishin bërë kompromise me

pushtuesit dhe “për një jetë më të mirë” ose mund të ishin bërë

bashkëpunëtorë me pushtuesit duke u asimiluar, ose mund të

ishin larguar e të kishin braktisur, si shumëkush, vendin e vet e

të kishin emigruar, siç thuhet sot “për një jetë më të mirë” në dhe

të huaj. Por ata nuk bënë asnjërën prej tyre, ata luftuan deri në

pikën e fundit të gjakut për të mbrojtur trojet dhe atdheun e tyre,

pasi, siç dihet, atdheu fi llon, së pari, nga shtëpia, trojet, familja,

fi si dhe pastaj më gjerë. Në emigrim, në dhe të huaj, mund të

merret një pagë më e mirë, por nuk bëhet jetë më e mirë.

Për ne dibranët, jeta bëhet më mirë vetëm në Dibrën tonë,

në Shqipëri.

Duke u rikthyer edhe një herë në trajtimin e çështjes se

nevojat e vendit tonë për energji elektrike mbulohen bile edhe

tejkalohen vetëm me hidrocentralet ekzistuese (është fakt që

shteti ynë prej vitesh eksporton energji elektrike), por edhe nga

fakti i njoftimit të lartpërmendur për prezantimin e projektit

të H.C. të Skavicës, në të cilin theksohej se një nga kriteret e

kontratës ishte që gjysma e kapacitetit të prodhimit të HC

Skavicë, të merret nga Shoqëria Italiane në vitin e tretë të

punës, dhe në vitin e pestë t’i jepej asaj 80% e kapacitetit të tij,

është argumenti më bindës se ky projekt i fi rmosur nga Qeveria

“Nano”, por që ka gjasa të rikthehet në tryezën e bisedimeve

edhe nga Qeveria “Berisha”, është fi rmosur në kohë ndërrimesh

pushtetesh dhe në kohë krize energjetike. Kjo bën që në nxitim

e sipër, mund të anashkalohen shumë çështje thelbësore, duke i

bërë një dëm shumë të madh Dibrës e Shqipërisë, nga njëra anë,

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

dhe nga ana tjetër duke u shërbyer interesave private e korruptive

të një apo disa individëve të caktuar.

Fakti që gjithçka ish-pronë shtetërore është privatizuar dhe

po privatizohet, pra edhe KESH do të privatizohet së shpejti,

ashtu siç janë private dhe shoqëritë italiane TGT, është argumenti

më bindës se këtu, në këtë koncesion, nuk ka asgjë për çështje

interesash kombëtare, por vetëm për interesa private. Fjalët

“interes kombëtar apo shtetëror” shërbejnë vetëm si fasadë prapa

të cilave fshihen interesat private të individëve të caktuar.

Në rastin kur besojmë se kjo është një vepër kombëtare,

që shërbeka Shqipërisë dhe interesave të saj, atëherë Qeveria

Shqiptare që e ka fi rmosur atë koncesion për HEC-in e Skavicës,

duhet më parë të ndërtojë një qytet të ri, ashtu siç u ndërtua

Kukësi i Ri, dhe pronarëve që u përmbyten pronat t’u sigurojë

një sipërfaqe toke të barabartë me aq sa përmbytet, afro 64 km2.

Pra, të krijojë një Dibër të Re, ashtu siç është krijuar Nju Jorku,

JO SKAVICËS!

99

100 Abdurahim Ashiku

Nju Xhersi, Nju Delhi, etj, dhe pastaj të hyhet në bisedime

me pronarët e ligjshëm të Pellgut të Dibrës për atë problem.

Në qoftë se u plotësohen të gjitha kushtet e lartpërmendura,

përfshirë këtu edhe të qenurit aksionarë të përhershëm të të gjithë

pronarëve e banorëve të zonës që përmbytet, pra nëse do të jenë

të pranueshme të gjitha kushtet për të gjitha palët, vetëm atëherë

mund të ishte nënshkruar ajo kontratë, por kurrsesi nuk duhej

nënshkruar ai koncesion nga Qeveria Shqiptare në atë mënyrë

si në kohën e Diktaturave. Dhe këtë gabim nuk duhet ta bëjë as

qeveria e tanishme.

Përderisa populli i Vlorës kundërshton ndërtimin e një

termocentrali me argumentin se ndot ambientin e zonës turistike

të Vlorës, me moton se “Vlora është e vlonjatëve”; po kështu

dhe ambientalistët e Shkodrës kundërshtojnë ashpër ndërtimin

e hidrocentralit të Bushatit, me argumentin se përmbytet shumë

tokë, por për Dibrën, e cila me ndërtimin e Hidrocentralit të

Skavicës zhduket nga faqja e dheut, ç’duhet të thonë dibranët

dhe ç’duhet të bëjnë?

Kontributin e secilit për mirë në mbrojtje të trojeve të veta

amtare, të Dibrës sonë, pra të Atdheut, me çfarëdo lloj forme qoftë,

historia do ta vlerësojë për mirë dhe brezat e ardhshëm do ti urojnë;

në rast të kundërt, historia është e pamëshirshme për këdo.

Duke përfunduar, nuk mund të lë të pa përmendur në këtë

kontekst, edhe një këshillë kuranore, për ata që janë besimtarë:

“Nuk ka dyshim se Allahu nuk e ndryshon në të mirë gjendjen,

situatën e vështirë të një populli, për aq sa vet ai popull nuk bën

përpjekje për të ndryshuar vetveten”.

2.- E thënë më shqip, as Zoti nuk e ndihmon një popull në

qoftë se ai dorëzohet dhe kapitullon përpara vështirësive.

* Autori është President Nderi i Shoqatës “Për Mbrojtjen e Pronave

dhe të Mjedisit të Pellgut të Drinit të Zi”.

1) Gazeta “Ekonomia”, 15 maj 2005

2) Kurani: ERR-RRAËD, ajeti 11

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

SKËNDERBEU DHE SKAVICA

NGA BUJAR KAROSHI

JO SKAVICËS!

101

Muajin e parë të vitit 2007, Dibra

ka qenë në qendër të vëmendjes së

opinionit publik, qoftë në planin

historik, qoftë dhe në planin aktual.

I pari ka lidhje me Heroin tonë

Kombëtar, Skënderbeun, ndërsa i

dyti, me ndërtimin e hidrocentralit të

Skavicës.

Prej shumë kohësh ka një tendencë

të studiuesve të rinj, shumë prej tyre

vijnë nga shkolla jo të fushës përkatëse,

të cilët përpiqen të ndryshojnë domosdoshmërish vendlindjen

a vendorigjinën e Skënderbeut.

Qëllimi i tyre, unë personalisht nuk i kuptoj, por një gjë kam

të qartë: Qëllimet e tyre nuk janë serioze, pasi të kërkosh pas

500 viteve të ndryshosh origjinën a varrin e Heroit Kombëtar,

nuk mund ta përcaktoj si tendencë tjetër veç shkulje e rrënjëve

historike të një kombi, për të humbur identitetin e vet.

Skënderbeu është nga Hasi, jo është nga Tropoja, dikush

thotë nga Kukësi, dikush nga Kruja e dikush tjetër nga Kosova,

nuk bën gjë tjetër në gjithë këtë histori, veçse trazon eshtrat e të

parëve tanë e veç i nxin faqen Dibrës.

102 Abdurahim Ashiku

Një temë tjetër e këtyre ditëve të ngrohta janari është edhe

Skavica. Madje, pasi doli historia e Skavicës, kam falur edhe

ata që e ndryshojnë vendlindjen e Skënderbeut. Kam menduar

se, meqë do ndërtohet hidrocentrali, Skënderbeu nuk duhet të

mbetet pa një vendlindje, të vizitueshme për turistët kristianë

evropianë, të cilën, në shenjë mirënjohje për mbrojtjen nga turqit,

do të kishin dëshirë gjithmonë të vizitonin vendlindjen e Kalorësit

të Krishterimit.

Në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje afatgjatë krizës energjetike,

parashikohet ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës.

Unë, personalisht, në këto radhë nuk shpresoj të jap një

opinion përfundimtar nëse duhet ndërtuar apo jo ky hidrocentral

dhe se është apo jo zgjidhje e krizës ndërtimi po ose jo i tij. Ndërsa

Ali Hoxha, në një shkrim po në këtë numër, shpreh argumentet e

tij se pse nuk duhet ndërtuar. Por në këto radhë dua të nënvizoj se

investimet në Dibër nuk duhen të shihen përpjekje të sakatosura

për ta nxjerrë Dibrën nga varfëria e zhvillimi.

Nëse duhet apo nuk duhet hidrocentrali i Skavicës, këtë

mund ta thotë vetëm ai që jetën e tij ia ka kushtuar këtij profesioni.

Dhe njëri prej tyre mund të ishte Farudin Hoxha, ashtu siç për

Skënderbeun duhet t’i bindemi Kristo Frashërit, që gjithë jetën

e tij, si një dibrandashës, ia ka kushtuar jetën historisë së Dibrës

dhe historisë së Skënderbeut.

Unë, si dibran, dhe shumë të tjerë si unë, përpjekjet tona

duhet t’i theksojmë në nevojën e investimeve të harmonizuara

për rajonin Dibrës nga koncesionarët, cilëtdo qofshin ato, qoftë

edhe nga qeveria. Në qoftë se ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës

është vërtetë një vepër që i shërben vendit, nuk duhet të jemi ne

ato që e pengojmë, por kjo duhet të kushtëzohet e shoqërohet me

investime mbështetëse të domosdoshme për të mirën e Dibrës

dhe rajonit më gjerë, edhe matanë kufi jve, dhe në radhë të parë,

me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”. Mes Skavicës dhe “Rrugës së

Arbrit” ka një lidhje të pashmangshme. Në qoftë se për “Rrugën e

Arbrit” mund të themi se i shërben Dibrës dhe gjithë Shqipërisë,

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

103

qoftë edhe pa hidrocentralin e Skavicës, për këtë të fundit mund

të themi plotësisht të kundërtën: Hidrocentrali i Skavicës nuk ka

kuptim dhe nuk i shërben Shqipërisë pa “Rrugën e Arbrit”.

Thënë më qartë, për të ndërtuar Hidrocentralin e Skavicës

më parë duhet ndërtuar “Rruga e Arbrit”. Ky duhet të jetë një

element thelbësor në konceptin e investimeve në Dibër.

Madje, qeveria shqiptare, në qoftë se është e paaftë të

kryejë një investim të tillë, duhet të gjejë patjetër partnerë ose të

kushtëzojë dhënien me koncesion të hidrocentralit të Skavicës

me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”.

Përveç kësaj, qeveria shqiptare duhet të kërkojë mbështetje

edhe për një plan investimesh dhe në fusha të tjera në Dibër.

Kjo duhet bërë patjetër për të eliminuar një migrim të madh

të popullsisë, duke i lënë këto zona të shkreta e në varfëri.

Qeveria duhet të nxisë donatorë vendas e të huaj të mbështesin

frutikulturën e bujqësinë në Dibër, të nxisin investimet në

nëntokën e mbitokën e Dibrës, të gjejnë e negociojnë kontrata

për prodhimet stinore bujqësore, qoftë edhe duke përcaktuar një

buxhet të vazhdueshëm, në mënyrë që dibranët të qëndrojnë në

vendin e tyre, të investojnë e të zhvillojnë Dibrën, sepse kështu,

përveç se do tu ndihmojnë familjeve, do të ndihmojnë edhe

Shqipërinë. Atëherë do të ketë kuptim madhor edhe Skënderbeu,

edhe Skavica!

104 Abdurahim Ashiku

NGA BUJAR KAROSHI

PAZARI

Prej kohësh kam ndjekur me vëmendje gjithë procesin për

ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.

Ajo që bie në sy kohët e fundit është PAZARI! Më duket

sikur “Skavica” është ngritur dhe është ulur në mes të Tiranës

dhe 6 kompani të huaja kërkojnë ta blejnë, ndërsa gjithë ata që

përmbyten kërkojnë ta marrin “Skavicën” dhe ta ulin në breg të

Drinit të Zi dhe aty ta bëjnë Pazarin!

Të kërkosh të ndërtosh një vepër të madhe energjetike,

me kaq rëndësi të madhe për vendin, natyrisht që është një

përgjegjësi e qeverisë dhe atyre që hartojnë politikat e zhvillimit,

por të kërkosh që një gjë të tillë ta bësh pa pyetur qytetarët e

këtij vendi, kjo është një gjë antidemokratike. Prandaj, në këtë

kontekst, qeveria duhet të hapë një fushatë informimi, e cila më

pas duhet të ndiqet me një referendum popullor.

Në një vend me demokraci, kurrë nuk mund të vijë progresi,

në qoftë se pjesë e këtij progresi nuk bëhen qytetarët. Por, ndërsa

përfaqësuesit e popullit e kanë lënë krejt në mëshirë të qeverisë

“Çështjen Skavica”, është vetë populli që kërkon të marrë situatën

në dorë. Por, ata e ndjejnë veten të humbur, kur përballë u vihen

argumentet se “Skavica është një vepër madhore”, “Skavica i

duhet Shqipërisë”, “Skavica mbyll kaskadën mbi Drin”, “Skavica

është vepër kombëtare”, etj. Dhe janë të humbur, pikërisht se

përballë këtyre fjalëve të mëdha, nuk duan ta ndjejnë veten më

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

105

pak atdhetarë se kryeministri i vendit, deputeti i tyre, kryetari i

komunës apo kryeplaku i fshatit.

Duke mos pasur argumentet e mjaftueshme dhe të nevojshme

për t’iu kundërvënë “interesave kombëtare” të mësipërme, atë

kthehen tek e vetmja e drejtë kushtetuese, juridike dhe morale:

Mbrojtja e pronës së tyre! Që në të vërtetë, duket si çështje

pazari. “Askush nuk ka të drejtë të shesë pronën që na kanë

lënë të parët tanë” mbrohen anëtarët e Shoqatës për Mbrojtjen e

Pellgut të Drinit të Zi, por duke harruar se kështu kanë rënë në

kurthin që të ofron pazari. Po dole në treg je i detyruar të shesësh

dhe të blesh, ndryshe je i falimentuar! Dhe për t’i shpëtuar

falimentimit duhen njerëz të tjerë! Duhen njerëz që nuk e presin

me pushkë Hajredin Pashën që po vjen Radikës, por i shtrojnë

tavolinën dhe i thonë “Bujrum, ja kushtet tona!”

Gazeta “Rruga e Arbërit”, Nr. 32, Dhjetor 2008

106 Abdurahim Ashiku

LËRENI LUGINËN E DRINIT TË ZI,

TË BUKUR SIÇ E KA DHËNË ZOTI!

Replikë me Prof. dr. Pandi Stratoberda, Niko Pano

e Alfred Frashëri, mbi shkrimin e botuar në gazetën

Republika, date 4 tetor 2009, “Mbi sistemin hidrografi k

liqeni i Shkodrës-Bunë-Drin, Perspektivat e zhvillimit

dhe parregullsitë që ekzistojnë”

Vendi ynë, ende në tranzicion e në proces të shpejtë

transformimi, ka nevojë më tepër se kurrë për fjalën e

akademikëve, profesorëve, doktorëve, në të mirën e zhvillimit

të vendit tonë. Ndonëse rrallë në shtyp shfaqet mendimi i tyre,

ndonjëherë dhe na zhgënjejnë.

Në gazetën ‘Republika‘ të datës 04. 10. 2009 botohet një

studim i tre Prof. dr. Pandi Stratoberda, Niko Pano e Alfred

Frashëri mbi sistemin hidrografi k liqeni i Shkodrës-Bunë-Drin,

perspektivat e zhvillimit dhe parregullsitë që ekzistojnë. Shifrat

dhe faktet e sjella prej tyre mbi shumëllojshmërinë e shpendëve,

të amfi bëve, të reptilëve, të molusqeve, gjitarëve e të tjera çështje,

janë tregues të një punë serioze, që pasqyrojnë potencialin

ekologjik të një ekosistemi, i cili, me të drejtë, duhet mbrojtur dhe

për zhvillimin e mëtejshëm të tij duhen mënjanuar parregullsitë

që pengojnë.

Duke marrë shkas nga shkrimi juaj, të nderuar zotërinj,

deshëm të replikojmë pak me ju, jo për kompetencë shkencore

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

107

e profesionalizëm, por se ju në punën tuaj jeni treguar tepër

të njëanshëm. Ju rekomandoni si të vetmen alternativë për

mbrojtjen e ultësirës shkodrane e asaj malazeze, ndërtimin e

hidrocentralit të Skavicës, pasi, sipas jush, variante të tjera janë

të kushtueshëm.

Për rajonin që përmbytet, pasojat që i vijnë atij, ju nuk e

keni vënë lapsin në letër, pra nuk u interesojnë. Kjo do të thotë,

të shikosh vetëm njërën anë të medaljes, ose është si të bisedosh

me vetveten. Trajtimi i një anshëm i këtij problemi, që përbën

kërcënim për një komunitet, prej dhjetëra-mijëra banorësh, me

tridhjetë fshatra të kësaj lugine, e të tjerët përreth, vë në diskutim

qëllimin e studimit tuaj, motivet që u shtyjnë.

E themi këtë pasi, ideja juaj është të asgjësohet një ekosistem,

vlerat te tjera te mëdha te tij, për të mbrojtur një ekosistem tjetër;

Ne ju pyesim: A mund të quhet zgjidhje, një justifi kim si ai i juaji,

që sakrifi kon jo një, por disa zgjidhje të tjera duke sjellë katastrofë

për një komunitet të tërë, pasoja të rënda për Dibrën ne tërësi?

Ideja juaj të nderuar zotërinj nga ne dibranët lexohet: “Qep një

pëllëmbë e shqep një pash”.

Skavica përmbyt luginën e Drinit të Zi në një gjatësi prej

75 km, nga Kukësi në veri, deri në kufi me Maqedoninë në jug,

asgjëson potenciale të mëdha etnike, ekonomike, kulturore,

historike, ekologjike, te cilat ju nuk i keni studiuar, në një pellg

të pasur mbi 160 km 2 , që për këtë popull kanë një kosto shumë

të madhe.

Dibra një etni, një gjak, një gjuhë, me të njëjtat tradita e

zakone, me një histori të përbashkët, me 1913 u nda më dysh. Ata

që e ndanë, nuk përfi llën asnjë parim për vendosje, por vulosën

vendimin duke marre me vete njollën e turpit gjate tere historisë.

Dibra e Epërme padrejtësisht u kaloi sllavëve, Dibra e Poshtme

i mbeti Shqipërisë. Kjo gjysmë e territoreve dibrane që i mbeti

Shqipërisë, të nderuar zotërinj, a duhet të ndahet dhe një herë

nga jugu në veri sipas idesë suaj? Nëse ndodh kështu, Dibra e

Poshtme shpërbëhet.

108 Abdurahim Ashiku

Përmbytja e luginës së Drinit të Zi për mbrojtjen e

“Aeroportit” më të madh të shpendëve e të gjallesave të tjera

të një rajoni tjetër, për Dibrën në fushën ekonomike do të thotë;

deri në 8000 ha tokë produktive më pak nga 12500 ha që ka Dibra

gjithsej, deri me 8000 persona të larguar nga puna, pasi në një

hektar tokë punësohet një punëtor, 200 mijë rrënjë dru frutorë më

pak, 4000 hektarë foragjere, pa llogaritur pyjet, kullotat, material

ndërtimi e të tjera.

Do të thotë 9000 krerë lopë nga racat më të mira, 25000 krerë

të imta më pak, ndërsa në produktet, i hiqen nga menuja popullit

të këtij rajoni; 9000 kv mish gjedhi cilësi e parë, 5000 kv mish të

imtash, 32000 kv grurë, 70000 kv misër, 1.600.000 kv fruta, 180

000 kv qumësht lope, 21.000 kv qumësht të imtash në vit, perime

të freskëta e të thata, e të tjera.

Ky është vetëm hapi i parë i hedhur këto vitet e fundit nga

qindra biznese të mesëm e të vegjël që ushtrojnë, aktivitetin në

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

109

këtë rajon, kur mundësitë për të ardhmen janë shumë herë më

të mëdha. Ndërtimi i Skavicës të nderuar zotërinj, zhduk nga

harta e Shqipërisë një nga ”Perlat“ më të bukura e më të pasura

në tërë territoret shqiptare, produktet e saj në përmasa kolosale,

konkurruese në tregun ndërkombëtar për cilësinë e lartë të tyre

vite më parë, zhduk “ Hambarin” e Dibrës e për rajonet përreth,

me ekzistencën e të cilit është e kushtëzuar jeta e popullit të këtij

rajoni nga prehistoria deri në ditët tona.

Pra ndërtimi i kësaj vepre për Dibrën do të thotë; më

pak prodhime, më pak të ardhura, më pak dibranë në këtë

rajon historik, më shumë ditë pa diell, më shumë ndotje të

ambientit, më shumë rrezik për shëndetin e jetën e njerëzve e jo

të shpendëve, amfi bëve e të tjera gjallesave, që ju u kushtoheni

në studimin tuaj. Ideja juaj të nderuar zotërinj, detyron mijëra

banorë të lënë trojet e tyre etnike, pa qenë fajtor, ndërpret jetën

njerëzore në këtë luginë pas më se 8000 vitesh jetë, të cilën nuk

arritën ta ndërpresin luftërat në këtë rajon historikisht të trazuar,

epidemite, as katastrofa të natyrës.

110 Abdurahim Ashiku

Ideja juaj mbi Skavicën fundos përgjithmonë vlera të

pazëvendësueshme historike me rëndësi jo vetëm rajonale, por,

sidomos kombëtare. Në pellgun e Drinit të Zi, edhe pse ky rajon

bën pjesë në një krahinë të brendshme malore, jeta ka fi lluar

që në neolitin e hershëm, njëherësh me vendbanime të para në

rajone të Adriatikut e të Mesdheut me një popullsi vazhdimisht

të dendur dhe njeh vetëm vazhdimësi. Në këtë pellg, arkeologët,

deri tani, kanë evidentuar 40 qendra arkeologjike, shumë prej tyre

në nivele shumë të ulëta, që i përmbyt çdo variant i ndërtimit

të kësaj vepre, vendbanime historike të virgjëra, që përfaqësojnë

çdo epokë, në të cilën ka kaluar shoqëria njerëzore në më shumë

se 8500 vite jetë.

Zotërinj të nderuar: E tërë kjo pasuri e madhe historike,

kulturore, shpirtërore,

jo vetëm ekologjike e

transmetuar nga brezi

në brez ne mijëra vite,

a duhet të fundoset

përjetësisht nën ujë

që mbi të rëndojë

veç peshës së ujit

edhe errësirës së

përjetshme dhe pesha

e harresës? Çdo objekt

arkeologjik ka jo

vetëm vlera materiale,

por sidomos vlera

kulturore shpirtërore.

Çdo gjeneratë i

transmeton diçka

vitale nga vetja, brezit

pasardhës. Ç’do të

thotë, të nderuar

zotërinj, të fundosësh

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

111

përjetësisht nën ujë një trashëgimi kaq të pasur të transmetuar në

breza për mijëra vjet, ta fshish nga kujtesa e një populli dhe për

brezat që do të vijnë për mbrojtjen e një ekosistemi tjetër?

Këto thesare janë vetëdija historike e një populli vital, janë

të shenjta, për ta nuk ka çmim, ata as nuk mund te blihen, as te

shiten për interesat e të tjerëve. Nuk mendojmë të ketë ndonjë

vend ku intelektualët e vet t‘u rekomandojmë pushtetarëve të

atij shteti, të asgjësojnë thesare të tilla të historisë për të mbrojtur

ekosistemin e një rajoni tjetër, gjallesat e tij, qoftë edhe për arsye

më madhore.

Përfaqësojnë prehistorinë në Luginën e Drinit të Zi,

vendbanimet e mëposhtme si: “Kronza” e Blliçes, “Burimi” në

zonën e Maqellarës, që i përkasin neolitit të hershëm, ndërsa

“Blliçja”, “Çetushi” “Topojani”, “Salbatra e Sule”, “Topuzet”,

“Çuku i Lekës” “Zall – Sina”, “Meja e Qytetit” ne Zall Dardhë e

të tjera janë vendbanime prehistorike te mëvonshme.

Në këtë rajon përfaqësohet kultura qytetare ilire me tre

qytete ilire, 1)në Zall – Dardhë, 2) ne Gjire të Përnezhës ne Fushë

– Alie dhe 3) ne Gradec ne nivele shume të ulëta, qe çdo variant

i Skavicës i përmbyt. Studiuesi latin Tit Livi shkruan (shek II p.

e. s.) se në luginën e Drinit të Zi janë 14 qytete e kështjella ilire

të penestëve (ende të palokalizuara).

Më të përmendurat për luginën e Drinit te zi ne Dibër janë;

“Uskana” qyteti i dyte pas Durrësit për nga madhësia në tërë

trevat ilire, Draudaku, Oenea e famshme si qyteza më e fortifi kuar

të cilën prof. dokt. Kristo Frashëri, Apolon Baçe dhe studiuesit

dibranë e lokalizojnë në fshatin Çidhën e Poshtme, pjesë e këtij

rajoni.

Me territore të kësaj lugine janë të lidhur ekzistenca dhe

historia e Kastriotëve. Këtu janë vendlindja dhe vendbanimi

i Pal Kastriotit, i Gjonit, i heroit tonë kombëtar dhe hero i

rilindjes evropiane, (sipas disa studiuesve), Gjergj Kastrioti

Skënderbeu.

Në këtë luginë buzë Drinit të Zi më 29 Qershor 1444 u

112 Abdurahim Ashiku

zhvillua beteja e “Torviollit” e cila përfundoi me shpartallimin e

plot te ushtrisë turke, jehona e të cilës u dëgjua në tërë kontinentin

evropian, ngjalli shpresa shpëtimi për popujt në robëri, për të

cilën Skënderbeu u vlerësua shumë dhe mori mesazhe urimi nga

disa kancelari evropiane te kohës.

Me historinë e Kastriotëve lidhet vendi me toponimin

“Kodra e Pareve”. Disa studiues mendojnë se ka qenë tempull i

Kastriotëve. Ka mendime se këtu mund të ketë lindur Skënderbeu.

Këtë objekt e përmbyt dhe varianti më i ulët i ndërtimit të kësaj

vepre. Në këtë pellg ndodhet Sina e Pal Kastriotit, fshat ku nis

dalja e Kastriotëve në skenën e historisë, ndodhet Kastrioti, fshati

i krijuar dhe i banuar nga Gjon Kastrioti. Këtu kaloi vitet e para

të jetës heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Skavica” fundos varret e të parëve tanë, zhduk një toponomi

mjaft të dendur me emra ilir, emra te tjerë te lidhur me emra

fortesash, betejash, objektesh e pronash të Kastriotëve.

“Viset e Çidhnës”, janë vise të Skënderbeut, shkruan

Barleti.

Fundoset “Ura e vjetër e Reçit”, kryevepër arkitektonike

në ndërtimin e urave, Katedralja e Shën Lleshit, (rrënojat) më

e madhja në Ballkan me kapacitet mbi 2000 vende, ku zhvilloi

punimet Kuvendi i dytë ndërkrahinore i Dukagjinit, më 1602.

Fundoset “Ferra e Pashës” buzë Drinit të Zi që ka shërbyer

si “Seli” e fi snikërisë së “Nëntë Maleve” historike të Dibrës për

rreth pesë shekuj. Këtu janë marrë vendime historike sa herë ky

rajon është kërcënuar, ose është sulmuar nga pushtues të huaj.

Fundoset shtëpia e “Riza Lushës” ku më 1920 u krijua

“Qeveria e Arrasit”. Në këtë shtëpi u krijua shtabi që udhëhoqi

kryengritjen dibrane për çlirimin e Dibrës nga pushtuesit serb.

Pa u zgjatur më tej të nderuar miq, ky rajon meriton të

shpallet zonë muzeale e vlerave të mëdha historike. Në shërbim

të idesë sonë mbi paprekshmërinë e këtyre burimeve të historisë,

citojmë një pjesë nga gjeniu i jashtëzakonshëm Shekspir i cili

shkruan: “Nuk mund të pretendosh se e njeh një komb edhe sikur

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

113

të jesh pjesë e tij, nëse nuk din historinë e prejardhjes së tij”.

Për historinë e Dibrës volume të tëra nuk mjaftojnë, është

me rëndësi kombëtare të nderuar zotërinj, si e tillë është dhe e

juaja.

Në vendin e këtyre thesareve të historisë duhet investuar, jo

për fundosjen e tyre në errësirë te përjetshme, por që të zbulohen,

të dalin në dritë, që të mos heshtin, por të fl asin dhe të presin

vizitorë nga vendi e bota.

Kush mohon historinë e një kombi ka mohuar ekzistencën e

tij. Dikur, për një ide të tillë, për luginën e Kolorados në Amerikë

i nderuari presidenti amerikan i asaj kohe Linkoln këshillonte:

“Lëreni luginën e Kolorados, të bukur ashtu siç e ka dhënë Zoti”.

Studiuesit tanë nuk duhet të bëjnë studime të njëanshme, qe

pushtetarët tanë të mos e njohin realitetin ashtu siç është.

Ju të nderuar zotërinj, kërkoni t’i shkulni themelet asaj

përmendoreje madhështore, që Dibra ngriti gjatë tërë historisë,

aq të lartë sa shikohet në Kosovë, në Shkodër, në Durrës, në

Vlorë, në Janinë, kudo ku fl itej gjuha e bukur e shqipes, pasi në

këto vende prehen të qetë martirë dibranë, që dhanë jetën në

mbështetje të bashkëkombësve të tyre sa herë kaluan stuhi të

historisë në këto anë.

Lëreni luginën e Drinit të Zi, të bukur siç e ka dhënë Zoti,

zotërinj të nderuar!

Murat KOLTRAKA

114 Abdurahim Ashiku

A DUHET TË NDËRTOHET SKAVICA?!

SHAQIR SKARRA

Vite më parë, kur sistemi i kaluar

miratonte plane pesëvjeçare, pak vija në

letër dhe disa studime sporadike u bënë

edhe për hidrocentralin e Skavicës, ku

qysh në ato vite diskutohej se do të ishte

një ndër hidrocentralet më të mëdhenj

në lumin Drin. Dibranët si nën zë, në

rrugë e nëpër oda shtronin pyetjen mes

njëri-tjetrit. “Mirë se vendos qeveria, por

në fakt a duhet të ndërtohet Skavica?!

Po Dibrës çfarë do t’i mbetet pastaj?

Pikërisht ndërtimi i këtij hidrocentrali i

trembte dibranët dhe ashtu shpreheshin si nën zë se nuk guxonin

ta thoshin mendimin haptas.

Atëherë neni famëkeq i dënonte edhe me një aktakuzë si

sabotator të ekonomisë socialiste.

Erdhën vitet nëntëdhjetë. Hija e frikshme e ndërtimit të

hidrocentralit të Skavicës sikur u largua pak. Sistemi ndryshoi

dhe investimet në energjetikë u ndërprenë. Liria e fjalës tashmë

ishte legalizuar me ligj dhe dibranët përsëri pyesnin njëri-tjetrin:

A duhet të ndërtohet Skavica? Tashmë kjo pyetje bëhej në vende

publike dhe njeri nuk kishte frikë ta thoshte haptas mendimin e

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

115

tij. Kishte mjaft dibranë që fi lluan ta kundërshtojnë këtë projekt

dhe pse me rëndësi të madhe kombëtare.

Pas viteve 2000 fi lloi Skavica të endej luginës së Drinit të

Zi si një fantazmë që fi lluan të tremben banorët e kësaj lugine.

Dhe kishin plotësisht të drejtë. Ndaj një pjesë e intelektualëve u

grumbulluan në shoqatën “Për mbrojtjen e pellgut të Drinit të Zi”.

Shoqata fi lloi ta sensibilizojë opinionin qytetar mbi rëndësinë e

hidrocentralit të Skavicës, por dhe për dëmet që sjell për Dibrën

dhe dibranët ndërtimi i kësaj vepre me përmasa të mëdha

kombëtare. Filluan të prononcohen në media të ndryshme, por

dhe bënë takime me titullarë, siç ishte takimi i ditëve të fundit

me ministrin e Ekonomisë dhe Energjetikës zotin Genc Ruli.

Hidrocentrali i Skavicës është lakuar herët. Ka qenë prioritet

i qeverisë së mëparshme shqiptare. Sot po lakohet më shumë,

ku dhe mjaft kompani serioze kanë shprehur gatishmëri me

koncesion që të fi llojnë sa më parë të ngrenë digën. Flitet se një

kompani norvegjeze ka shprehur gatishmërinë që të ndërtojë

disa diga, që të eliminojë në maksimum përmbytjet që do të

ndodhin.

Ky hidrocentral është një projekt madhor, pasi zgjidh njëherë

e përgjithmonë krizën e rëndë energjetike në vend. Skavica do

të jetë si rregullator i gjithë hidrocentraleve të kaskadës së lumit

Drin. Por në qoftë se ky hidrocentral sjell përfi time të mëdha për

kombin, dëmton rëndë Dibrën dhe dibranët. Atëherë edhe në

qoftë se diga nuk ngrihet në kuotën e parë që ka qenë projektuar,

edhe në qoftë se kompania norvegjeze, siç fl itet, diskuton në

dobi të dibranëve, të paktën lugina e Drinit të Zi përmbytet, ajo

kthehet në një liqen.

E gjithë ajo zonë e bukur që vetë natyra ua ka falur dibranëve,

Skavica e fshin në çast.

Dibranët këtë e dinë dhe i kanë tepër të qarta pasojat dhe

përfi timet, por duke parë se në një të ardhme mund të ndërtohet

Skavica, tashmë jo vetëm shoqata “Për mbrojtjen e pellgut të

Drinit të Zi”, por dhe individë të veçantë dhe intelektualë dibranë

116 Abdurahim Ashiku

shtrojnë pyetjen: “A duhet të ndërtohet Skavica?”

Pas takimit që patën me ministrin e Ekonomisë dhe

Energjetikës zotin Genc Ruli dhe prononcimit në shumë media të

vendit, me dhjetëra qytetarë të Dibrës para pak ditësh u hodhën

në një protestë paqësore, duke kundërshtuar zbatimin e ndërtimit

të hidrocentralit të Skavicës.

Mes protestuesve kanë qenë dhe anëtarë të shoqatës “Për

mbrojtjen e pellgut të Drinit të Zi”. Gjatë tubimit ato janë

shprehur se janë të vendosur që të mos ndërtohet kjo vepër,

pasi kjo do të shkaktonte përmbytjen e 8 mijë hektarëve tokë në

pronësi të tyre.

“Ne nuk duam që të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës, pasi

kjo do të pasonte jo vetëm me përmbytjen e tokave tona, por do

të shkatërronte dhe gjithë vlerat e kësaj treve” - shprehet zoti

Ali Hoxha. Ndërkohë, të tjerë shprehen se, nëse qeveria aktuale

nuk merr për bazë kërkesën e tyre, atëherë do të shkohet deri në

mosbindje civile. Nga ana tjetër, drejtues të lartë të instancave

shtetërore kanë deklaruar se ngritja e hidrocentralit të ri të

Skavicës në lumin Drin do të ndikonte drejtpërdrejt në zbutjen

e krizës së lartë të krizës energjetike në vendin tonë. Projekte

si hidrocentralet, rrugët, hekurudhat, tecet si dhe petrolifera

e Vlorës janë objekte kombëtare dhe ndikojnë në ekonominë

kombëtare. Fill pas tenderimit të petrolifera në Vlorë u ngrit

aleanca qytetare për mbrojtjen e qytetit, duke kundërshtuar

projektet e petrolifera dhe teceve që ishin planifi kuar për t’u

ndërtuar. Kërkuan dhe referendum për këto objekte por mendimi

qytetar nuk u mor parasysh. Megjithatë, është fakt se këto

projekte nuk e përmbytin Vlorën, nuk i shpërngulin vlonjatët,

nuk ua fshin historinë e të parëve uji dhe, megjithatë, ata kanë

bërë protesta, janë prononcuar në media se nuk do të lënë qytetin

e tyre të “shkatërrohet” në këtë mënyrë.

Vite më parë qeveria e atëhershme ngriti Fierzën, Komanin,

Vaun e Dejës, Ulzën. U përmbytën toka, shtëpi, varreza. U

shpërngulën fshatra e qytete. Ende dhe sot ka banorë që nuk kanë

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

117

përfi tuar qoftë dhe një kacidhe nga këto përmbytje e megjithatë

dritë nga këto vepra gjigante ka marrë dhe Vlora dhe e gjithë

Shqipëria. Dibranët u ngritën në protesta për një projekt me

përmasa kombëtare që do të fi tonte e gjithë Shqipëria, por që

do të humbiste shumë Dibra dhe dibranët. Është fakt se dhe me

krijimin e këtij liqeni të madh do të zbutet sadopak klima, do

zhvillohet dhe turizmi, do të pësojë ndryshime dhe infrastruktura.

Këto ndryshime që mund të ndodhin me ndërtimin e Skavicës i

dinë të gjithë, por dëmet që shkaktohen nga ky ndërtim janë më

të mëdha. Lugina e Drinit të Zi është një nga tokat më pjellore,

ku me të drejtë është quajtur si “Myzeqeja” e Dibrës. Jo vetëm

drithërat e bukës, por dhe frutikultura është e pranishme në këtë

luginë. Sot toka bujqësore në Shqipërinë e Mesme është vlerësuar

me një çmim të leverdishëm. Në Dibër dhe pikërisht në luginën

e Drinit të Zi, çmimet që përfl iten janë tepër qesharake, një çmim

që nuk kap as njëqind lek të reja për metra katrorë. Nuk dihet se

çfarë kategorie e kanë planifi kuar luginën aq pjellore të Drinit

të Zi, por një pagesë që kushton sa një kilogram oriz është një

118 Abdurahim Ashiku

absurditet që sot më nuk shkon. Jo vetëm kaq, por ende nuk dihet

klasifi kimi i tokës. Si do të paguhet trualli, tokë e kategorisë parë,

tokë e kategorisë dytë, tokë e kategorisë tretë, bjeshkët, kullotat,

zabelet. Le pastaj shtëpitë, ato shtëpi që janë ndërtuar herët dhe

u kanë rezistuar dhe hordhive serbe. Ato të gjitha janë prona të

trashëguara dhe jo të zaptuara. Tashmë dalim dhe tek historia,

ajo e shkruara dhe e pashkruara. Dibranët në luginën e Drinit

të Zi kanë shumë histori. Është pikërisht kjo luginë që tregon

gjenezën e fi seve të para qysh nga Penestia ilire. Është pikërisht

kjo luginë që na afron më shumë me jetën dhe veprat e heroit

tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Atëherë, po të përmbytet kjo luginë, ne çfarë do t’ju tregojmë

të huajve kur të interesohen për origjinën e heroit, për betejën

e Torviollit dhe masakrën e Çidhnës. E historiani dhe studiuesi

Sefedin Xharri shprehet për gazetën:

“Kur të interesohen të huajt për historinë e kësaj treve, do

t’ju themi: - Vendorigjina e Skënderbeut është në liqen. Beteja e

famshme e Torviollit në liqen. Masakra e Çidhnës në liqen. Në

liqen Ferra e Pashës, në liqen e gjithë historia e Dibrës”.

Atëherë jemi të bindur se Dibra nuk do të ekzistojë më. Çdo

gjë e mirë dhe e bukur është e lidhur me këtë luginë që Skavica

po të ndërtohet e mbulon me ujë. Do të varroset dhe vetë historia

e Dibrës ku dhe në qoftë se ka plane nga Instituti i Arkeologjisë

për të bërë gërmime, nesër do të jetë vonë, nuk do të ketë më

nevojë. Të gjitha do të fshihen, ato do të mbulohen nga uji.

Dibranët nuk duan që t’i politizojnë edhe veprat e mëdha siç

është Skavica, por dëmi që i shkaktohet Dibrës është i madh.

Pyetja se: a duhet të ndërtohet Skavica? - do një përgjigje. Këtë

përgjigje më mirë se kushdo tjetër mund ta japin vetë dibranët me

anën e një referendumi. Besojmë se kjo është një e drejtë legjitime

e kujtdo. Le të vendosin vetë dibranët për Skavicën me votën e

tyre, sepse ato dinë të zgjedhin më të mirën.

NJERËZ QË I DUA - 4

Rruga e Arbrit-shkurt 2008

SHAQIR SKARRA

PO DIBRËS!

SKAVICA

JO SKAVICËS!

119

Ndoshta nuk do të merrej njeri këto ditë të ftohta dimri me

një projekt që ka nisur qysh para viteve nëntëdhjetë nga qeveria

shqiptare.

U desh të përmbytej Shkodra e Lezha e ja tani përsëri na del

në skenë Skavica, një hidrocentral ky që po të ndërtohet siç thonë

nuk mund të ndodhin këto përmbytje në Shkodër. Nuk ka asnjë

të keqe këtu, fundja fjala e specialistit nuk është fjalë dosido.

I pari foli Komisari i Italisë për Digat, Roberto Guercio, i

dërguar në Shqipëri pas situatës kritike të krijuar nga përmbytjet

që ndodhën ditët e fundit. Duke folur në një emision televiziv

lidhur me sigurinë që paraqet zinxhiri i ujë mbledhësve mbi

lumin Drin, Roberto deklaroi se një ndihmë shumë të madhe

për të shmangur situata emergjente do të kishte qenë ndërtimi

në kohë i hidrocentralit të Skavicës, që është edhe HEC-i i parë

mbi Drin sipas projektuesve shqiptarë të Kaskadës. “Natyrisht

që do të kishte qenë një mjet i mirë për të shmangur katastrofa

përmbytjesh”, -tha ai.

Në fakt projekti i Skavicës ka qenë i gatshëm prej vitesh në

dispozicion të qeverisë shqiptare, madje prej disa vjetësh u caktua

edhe konsorciumi Italian, që do të ndërtonte atë me koncesion,

me fi nancime që kalonin të 600 milion eurot. Qeveria Berisha

vendosi të ndryshojë skemën e HEC-it pas së cilës ajo shpalli

sërish tenderin ndërkombëtar.

Ky tender u zhvillua në dhjetor të vitit të kaluar, por këtë

120 Abdurahim Ashiku

herë asnjë subjekt, as i huaj

dhe as vendas nuk paraqiti

interes duke bërë kështu të

dështojë tenderi.

E kjo edhe pritej në një

kohë kur kriza globale i ka

bërë Bankat dhe kompanitë

e mëdha financuese tepër

të kujdesshme në drejtim

të kredive të mëdha, aq

më tepër në vende si

Shqipëria.

Fill pas Komisarit

Italian folën dhe specialistët

shqiptarë.

Luigj Pjetri, një ndër

specialistët e hidrocentraleve

tha: “Skavica do shmang

përmbytjet në fushën e

Shkodrës. Qysh kur ka nisur projekti i Kaskadës së Drinit janë

përfshirë në të të ndërtoheshin 5 hidrocentrale.

Tre janë ndërtuar, kështu që mbeten edhe dy për t’u

ndërtuar që janë Skavica dhe Bushati. Në fakt projekti i Skavicës

i projektuar herët e kanë kaluar shumë vite deri atëherë, ai

ende nuk u ndërtua. Fundja edhe ndërtimi i Kaskadës duhej

të fi llonte nga fi llimi,d.m.th nga Skavica por ja që kështu nuk

u nis. Lind me të drejtë pyetja; Pse?.Po të ndërtohet Skavica do

të përmbytet Dibra, e gjithë ajo luginë e bukur e mjaft pjellore e

Drinit të Zi. Do të zhduket një histori kombëtare që me të drejtë

nuk mburret vetëm Dibra por e gjithë Shqipëria. Ajo luginë e

mbushur me bëma historike të një kombi ndër vite do të zhduket

në një kohë të shkurtër e do të kthehet në një liqen gjigand. A

thua vetem Skavica e shpëton Shkodrën nga përbytjet? Sot në

Ministrinë e Energjitikës dhe Ekonomisë, sipas një burimi të

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

121

sigurtë, janë mbi 400 kërkesa për të ndërtuar hidrocentrale të

vegjël. Një hidrocentral i tillë përafërsisht prodhon mbi 1000

kw energji elektrike. Atëherë me të drejtë shtrohet pyetja: Pse

rendet pas këtyre digave të mëdha që krijojnë shpërngulje masive

të popullsisë kur kemi mundësi të ndërtojmë hidrocentrale të

vegjël me pak shpenzime e me shumë leverdi për të siguruar

energji, lere pastaj tecet që po ndërtohen e do të ndërtohen në

të ardhmen.

Vetëm mbi Setë në Arras një fi rmë italiane ka ngritur tashmë

një hidrocentral të vogël ku janë montuar edhe makineritë. Të

vogël i thonë por ka një kapacitet mbi 4000 kw. Po sa kemi të

tillë në Dibër si Selishtë,

Lurë, Kala të Dodës etj?. Skavica po të ndërtohej sipas

projektit norvegjez, me prita të vogla mbi dhjetë metra që nga

ura e Topojanit e deri në ngushticën e Skavicës do të prodhonim

energji dhe do të shpëtonim nga përmbytja një zonë të tërë siç

është Dibra.P ër të shpëtuar Dibrën nga ndërtimi i hidrocentralit

të Skavicës u ngrit dhe një shoqatë me emrin “Brigjet e Drinit të

Zi” të cilët kanë bërë edhe takime në Ministrinë e Energjitikës.

Janë shkruar mjaft shkrime në organe të ndryshme të shtypit ku

122 Abdurahim Ashiku

kanë hedhur mendime njerëz të ndryshëm se a duhet në fakt të

ndërtohet Skavica apo jo.E nde specialistët e digave të mëdha

nuk e kanë dhënë mendimin e tyre për Skavicën. Mjaft fi rma

janë afruar për këtë projekt të madh energjetik. Ende qeveria ka

heshtur, nuk është ulur as në zonat që përmbyten nga ky projekt

sikur u shprehën atë ditë në takim me shoqatën.

Sot kur ndodhi kjo përmbytje fi lluan disa si nën zë të fl asin

se është pikërisht Skavica ai që shpëton nesër Shkodrën nga

përmbytja. Po Dibrën kush e shpëton? Vërtet kush po e kërkon

të përmbytet Dibra? A ia vlen të krijohet një dëm kaq i madh

për të ndërtuar një hidrocentral si Skavica. Sa pronarë do të

dëmshpërblehen? Sa familje do të shpërngulen? A është bërë

një studim i tillë për dëmet që mund të shkaktojë Skavica apo o

burra kemi një projekt dhe hajde ta bëjmë. Ne jemi shquar për

ndërtime digash të mëdha sa dhe vende si Kanadaja na kanë zili,

ne jemi shquar për sigurimin e energjisë elektrike nga burime

hidrike por nuk jemi marrë me studime të tjera se si mund të

prodhojmë energji pa dëmtuar, tokë, shtëpi e prona të tjera. Jo për

këto tek ne askush nuk mendon. Ne kemi shprehur gadishmëri

edhe për energji bërthamore e ku vetë Italia fqinje na mbështeti

në këtë projekt. Megjithatë problemet nuk janë kaq të thjeshta

sa duken në projekt. Skavica është një projekt ndoshta madhor

për kombin por shkatërrimtar për Dibrën.

Për këtë Dibra dhe dibranët e kanë dhënë fjalën e tyre. Kur

kemi mundësi të tjera për të prodhuar dhe siguruar energji

elektrike nuk ka pse të ndërtohet Skavica. Sa kohë mund tju

duhej italianëve për të vendosur për një projekt të tillë? Ndoshta

vite të tëra. Atëherë pse ne duhet të vendosim kaq shpejt. Besoi

nuk është as koha, as momenti për projektin e Skavicës. Nuk

duhet përdorur ky projekt si gogoli për të trembur atë popullsi të

pafajshme të cilët janë në vendin e tyre e kanë frikë të investojnë

akoma.

Skavica fl e çdo mbrëmje në vatrat e dibranëve. Deri kur

gogoli Skavica do të endet lirshëm luginës së Drinit të Zi?

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

KAPITULLI I TRETË

“JO SKAVICËS!

FUNDOS DIBRËN”

JO SKAVICËS!

123

124 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

LETËR

Drejtuar:

Z.BAMIR TOPI

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

ZNJ. JOZEFINA TOPALLI

KRYETARE E PARLAMENTIT TË SHQIPËRISË

Z.SALI BERISHA

KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

Z.GENC RULI

MINISTËR I EKONOMISË DHE ENERGJITIKËS

FIRMËS KONCENSIONARE ITALIANE

“TGK- SKAVICA”

DEPUTETËVE TË QARKUT TË DIBRËS

TIRANË

JO SKAVICËS!

125

“TGK-Skavica srl.”, Shoqata, pasi grumbulloi të dhëna edhe

nga burime të tjera; duke qenë e vetmja shoqatë në vend në

mbrojtje të banorëve, pronave e mjedisit të këtyre trevave, pas

vjeljes së mendimeve në të gjithë nëndegët e seksionet që mbulon

shoqata, me vendimin nr.27, datë 28.11.2007, të Bordit Drejtues ,

i thotë “JO” ndërtimit të Skavicës për këto arsye:

Zhduket identiteti dhe pastërtia etnike e këtij populli.

Pa Pellgun e Drinit të Zi nuk ka Dibër.

Ky projekt është katastrofi k për ekonominë e dhjetëra mijë

banorëve të 30 fshatrave, pa përmendur mundësitë potenciale

të zhvillimit në të ardhmen.

126 Abdurahim Ashiku

- Asgjëson qindra biznese të vegjël e të mesëm, të ngritur me

shumë mundime për një jetë më të mirë.

- Ky projekt parashikon një shpërngulje masive të një

populli të tërë dhe kjo përbën gjenocid të vërtetë pa qenë fajtorë.

Katastrofa të tilla mund të shkaktojnë luftërat, epidemitë dhe

vetë natyra.

- Ky projekt shkel rëndë të drejtën themelore mbi

pronësinë.

- Ndërtimi i kësaj vepre fshinë nga faqja e dheut dhe fundos

përgjithmonë vlera të pakrahasuara etnike, kulturore dhe

historike.

- Çdo pëllëmbë e kësaj toke ka një “status” mbrojtës të shkruar

me gjakun e martirëve dibranë që nga penestët kundër romakëve,

në veçanti gjatë rezistencës antiosmane, nën udhëheqjen e

Skënderbeut, luftërat me serbët e kundër armiqve të tjerë.

- Zhduk monumentet historike që kanë bërë emër në shekuj,

toponime që lidhen me fortesat, betejat, pronat, rrugët, trojet e

Kastriotëve e heronjve të tjerë që ky popull ka nxjerrë në tërë historinë

e tij jetësore. Nëse do të ishin bërë investime për kërkime arkeologjike

në këtë luginë , sot do të vinin vizitorë nga e gjithë bota.

- Fundos dhjetëra mijë varreza të të parëve tanë.

- U tjetërson njerëzve jetën, pronën, pasuritë, kulturën,

historinë, natyrën e pakrahasueshme me të cilat kjo popullsi

është e lidhur me mijëra vite.

- Kundërshtojmë vendimin e Këshillit të Ministrave të muajit

nëntor , i cili i hap rrugë Kompanisë Italiane “TGK-Skavica srl.”

Për ndërtimin e HEC të Skavicës.

Ne jemi pronarë të ligjshëm të kësaj toke. Askush nuk

ka të drejtë as ta shesë dhe as ta blejë këtë tokë. Kjo e drejtë

ekskluzive është vetëm e pronarit të saj dhe e askujt tjetër. Në

emër të Kryesisë dhe të Bordit Drejtues të Shoqatës shprehim

vullnetin e ligjshëm të popullit të kësaj zone dhe i themi “JO”

ndërtimit të HEC të Skavicës. Kundërshtimi ynë do të jetë i

përshkallëzuar, deri në mosbindje civile.

Duke përfunduar u kërkojmë përgjigje maksimumi deri

më 05.12.2007

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

127

MINISTRI RULI TAKOHET ME

PËRFAQËSUES TË SHOQATËS “PËR

MBROJTJEN E PELLGUT TË DRINIT TË ZI”

Në përgjigje të PETICIONIT të Shoqatës “Për mbrojtjen e

pronave dhe të mjedisit të Pellgut të Drinit të Zi”, me qendër

në Dibër, të datës 19.11.2007, drejtuar Presidentit të Republikës,

z. Bamir Topi, Kryetares së Kuvendit, znj. Jozefina Topalli,

kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe ministrit të

Ekonomisë dhe Energjetikës të Republikës së Shqipërisë, z.

Genc Ruli, lidhur me shqetësimin për projektin për ndërtimin

e mundshëm të një HEC-i në Skavicë të Kukësit, me pasojë

përmbytjen dhe asgjësimin e gjithë Pellgut të Dibrës, ditën e enjte,

datë 13.12.2007 në orën 17.00 u ftua në Ministrinë e Ekonomisë dhe

të Energjetikës dhe u prit në një takim një delegacion i Kryesisë

së Shoqatës “Për mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Zi”, i përbërë nga

nënshkruesit e atij peticioni, Z. Nazmi Drizi - Kryetar i Shoqatës,

Z.Ali Hoxha – iniciues dhe Kryetar Nderi i Shoqatës; Z.Sadin

Përnezha – nënkryetar dhe z. Nazmi Skepi – sekretar i Shoqatës.

Në takim të cilin e organizoi dhe e drejtoi ministri Genc

Ruli, ishin të pranishëm edhe zv. ministri N.Alibali, deputeti i

Dibrës Rr.Kaleci,

Prefekti i Dibrës, Xh. Seiti, si dhe dy anëtarë të Kryesisë së

Shoqatës: Osman Begu dhe Zyber Kaba.

Ajo që duhet theksuar që në fi llim është fakti se pavarësisht

se nga të dyja palët pati mirëkuptim lidhur me shqetësimin e

njëri-tjetrit, është për t’u theksuar dhe evidentuar se ministri

Ruli, fjalën e tij të hapjes e fi lloi me këtë shprehje:

128 Abdurahim Ashiku

“Shteti ka logjikën e vet dhe i bën gjërat ashtu sipas asaj

logjike”.

Më tej sqaroi duke iu drejtuar palës negociuese:

“Ju keni të drejtën të argumentoni pretendimet tuaja...”

Dhe pasi parashtroi një sërë çështjesh të tjera lidhur me

mungesën e energjetikës në vend, duke sqaruar se ai nuk është

një projekt i ri, por i trashëguar nga qeveritë e mëparshme, që

nga koha e monizmit etj. dhe se ndërtimi i HEC-it të Skavicës, më

tepër ka të bëjë si rregullator për gjithë krahinën e Drinit lidhur

me HEC-et e tjera, të Fierzës, etj, si rezervuar për ta, e përfundoi

fjalën e hapjes duke theksuar se “Çdo zgjidhje do ta bëjmë me

konsultime sipas shkallëve”.

Më pas e mori fjalën z.Nazmi Drizi, Kryetar i Shoqatës, i cili

pasi falënderoi ministrin Ruli dhe stafi n e tij për organizimin e

këtij takimi, parashtroi disa argumente të paraqitura edhe në atë

peticion, mbi bazën e të cilave populli i Dibrës e kundërshton

ndërtimin e HEC-it të Skavicës, duke theksuar se dëmi ekonomik

është shumë më i madh se sa fi timi.

I dyti, nga delegacioni i Shoqatës e mori fjalën z.Ali Hoxha,

iniciues dhe Kryetar Nderi i Shoqatës, i cili e vuri theksin në

argumentet historike dhe etnokulturore të problemit:

“Për mua, dëmi ekonomik qëndron në plan të dytë, në

krahasim me dëmin historik, etnokulturor që i shkaktohet

kombit, pasi me ndërtimin e atij projekti përmbytet një herë e

përgjithmonë e gjithë Dibra së bashku me varret dhe historinë

e saj, - theksoi ai. – Ne nuk kërkojmë “qiqra në hell” siç bëjnë

vlonjatet kur kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i në krahinën

e tyre, vetëm me pretekstin se ai u dëmtuaka atyre biznesin

me turizmin. Krejt e kundërta ndodh me projektin e Skavicës,

pasi këtu nuk bëhet fjalë për një “dëmtim” mjedisi, por për

përmbytjen përgjithmonë nën ujë të të gjithë Pellgut të Dibrës,

më saktë zhduket e gjithë Dibra dhe historia e saj.

Këtu nuk është fjala thjesht për cenimin e pronës, por

fjala është për zhdukjen e vendbanimit të një krahine të tërë,

për zhdukjen e kujtimeve historike e të varreve të të parëve,

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

129

të trashëgimisë shekullore, bile mijëravjeçare, të rrënjëve

etnokulturore të një krahine të tërë. Në qoftë së shteti ka me të

vërtetë interes kombëtar për ndërtimin e atij HEC-i, atëherë më

parë duhet të ndërtojë një Dibër të re, diku ndërmjet Tiranës

e Durrësit dhe të gjejë vend edhe për rivarrosjen e eshtrave të

varreve qindravjeçare të të parëve tanë, të cilët kanë dhënë jetën

për mbrojtjen e atyre trojeve nga armiqtë e huaj shekullorë dhe

vetëm atëherë mund të bëhen negociata, për një gjë të tillë, duke

mos harruar faktin se i gjithë populli i Dibrës që shpërngulet

duhet të jetë aksionar, me kushtin që pasardhësit tanë të

rikthehen përsëri në trojet e të parëve të vet, pas skadimit të afatit

kohor”, - përfundoi fjalën Ali Hoxha.

Më pas, gjithsecili nga të pranishmit shfaqën mendimet dhe

argumentet e veta duke plotësuar njëri-tjetrin në atë takim që

zgjati prej më shumë se një orë bashkëbisedimi.

Në fjalën e tij të mbylljes, ministri Ruli, ndër të tjera theksoi

sa vijon:

“E vlerësoj shumë seriozisht këtë takim. Asgjë nuk do

të bëhet pa i vënë në balancë të gjitha gjërat, të gjitha anët e

problemit. Do të bëjmë të gjitha vlerësimet, deri tek ambienti.

Por do të merret mendimi i shumicës. Asnjeri nuk do të guxonte

të ndërmerrte veprime të njëanshme. Qëndrime të njëanshme

nuk do të mbajmë.”

Pas këtyre fjalëve shpresëdhënëse të ministrit Ruli, takimi u

mbyll me mirëkuptim nga të dyja palët dhe me premtimin nga ana

e Ministrisë së do të shpresojmë edhe për takime të tjera. Në fund

depozituam tek sekretari edhe disa materiale të botuara kohë më

parë në shtypin e përditshëm, me argumentet që kundërshtojnë

ndërtimin e një projekti të tillë, si ai i HEC-it të Skavicës, duke

sqaruar se në Pellgun e Dibrës nga ujëvarat natyrore ndërtohen

rreth 10 HEC-e të vegjël, të cilën prodhojnë aq energji elektrike

sa ç’mund të ofrojë projekti i Skavicës, në një kohë që ato nuk

dëmtojnë fare asnjë pëllëmbë tokë produktive dhe pa cenuar asnjë

nga vlerat historike dhe etnokulturore të Dibrës.

Korresp. i “Rruga e Arbërit”

130 Abdurahim Ashiku

PESHKOPI, BANORËT KUNDËR HEC-IT

TË SKAVICËS:

Kryeministri të anulojë tenderin

Qindra banorë të Dibrës, kryesisht nga fshatrat e komunës

Fushë-Çidhën u mblodhën javën që shkoi në një protestë kundër

ndërtimit të HC-së së Skavicës.

Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Dibra

përmbytet”, “Ndal projektit italian”, “Përmbyten 6800 hektarë

tokë”, “Jo hidrocentralit të Skavicës”, etj.

Në krye të protestës qëndronin drejtuesit e shoqatës “Drini

i Zi” Nazmi Drizi, Sadin Përnezha, drejtues të komunës Fushë-

Çidhën, banorë të fshatrave që përmbyten, qytetarë të Peshkopisë

etj. Ka bashkëbiseduar me organizatorët e mitingut sekretari i

prefektit të Dibrës, por nuk është prononcuar zyrtarisht në lidhje

me qëndrimin e institucionit për këtë çështje.

Oratorët në miting ngritën zërin kundër ndërtimit të

hidrocentralit të Skavicës duke renditur dëmet ekonomike dhe

historike që sjell realizimi i këtij projekti.

Më 17 nëntor 2008, qeveria njoftoi se ka shpallur tenderin

për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Në garë janë vënë disa

fi rma të huaja, ndërkohë që më e lakuara për ndërtimin e kësaj

vepre është një fi rmë italiane.

Në krah të protestuesve dibranë ndodhej edhe historiani

Ali Hoxha, i cili hapi mitingun dhe tha se “Ndërtimi i HC të

Skavicës përmbyt një qytetërim të lashtë dhe të njohur në trevat

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

131

shqiptare, sjell fshehjen nën ujë të historisë së një treve nga më të

lashtat dhe nga më krenaret, një trevë që ka nxjerrë heroin tonë

kombëtar, Gjergj Kastriotin –Skënderbeun, i cili, nga 26 beteja

fi toresh të mëdha me zë në historinë e Shqipërisë dhe të Evropës

kundër dy sulltanëve osmanlinj, 19 ika zhvilluar me dibranët

dhe në tokën dibrane”.

Më tej ai tha se “Ismail Kadare para pak ditësh deklaroi se

“përbaltja e fi gurës së Skënderbeut është turp kombëtar, ndërsa

unë do të shtoja se përmbytja e Dibrës është krim kombëtar”.

Protestuesit dhe oratorët që morën më pas fjalën i bënë thirrje

qeverisë, veçanërisht kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të

Ekonomisë Genc Ruli, të anulojnë tenderin që pritet të zhvillohet

në fi llim të muajit janar 2009, ndryshe banorët e Fushë-Çidhnës

do të pengojnë nisjen e punimeve. Sipas tyre, ky hidrocentral

përmbyt më shumë se 6800 hektarë tokë, pronë të cilën dibranët

e kanë të paktë dhe të shenjtë.

Protestuesit deklaruan se përfaqësues të shoqatës dhe

intelektualë të njohur të Dibrës kanë kontaktuar me ministrin

Ruli dhe i kanë bërë të ditur atij reagimin e banorëve të kësaj

treve. Ndryshe nga TEC i Vlorës që ndot mjedisin, për dibranët

ndërtimi i Skavicës zhyt përgjithmonë nën ujë të gjithë pellgun

e Dibrës.

Hasan Pasha

Rruga e Arbrit nr. 1 - 2009

132 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

KAPITULLI I KATËRT

PROKURORË...

JO SKAVICËS!

133

134 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

NANO - 2005

JO SKAVICËS!

135

“Për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës ka pasur

Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 299 date 6/5/2005 dhe ky

vendim u hodh poshtë nga Qeveria “Berisha”, pa asnjë arsye

të qenësishme. Ende nuk kanë shpjeguar përse nuk vazhduan

procedurat për lidhjen e kontratës koncensionare, por nëse do

të ishte proceduar seriozisht ne sot do të kishim në punë një nga

agregatet e Hidrocentralit të Skavicës.”

Pajtim Bello, gazeta “Telegraf”

136 Abdurahim Ashiku

PARTIA SOCIALISTE 2010

Ish-ministri i Energjetikës, Viktor Doda në fjalën e tij në

Asamblenë e Partisë Socialiste deklaroi si primare ndërtimin e

hidrocentralit të Bushatit sipas projektit fi llestar, duke mundësuar

shkarkimin në Daragjat të një prurje prej rreth 1100 m3/sek, si

dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

SALI BERISHA – KRYEMINISTËR

JO SKAVICËS!

137

“Skavica do të jetë në 2 vitet që vijnë projekti kryesor i punëve

publike në Republikën e Shqipërisë”.

”Shqipëria ka të gjitha potencialet për të ndërtuar këtë vepër

të mrekullueshme”.

”Ne jemi para dy alternativave: e para është të shkojmë

sërish në tender, por ka dhe një alternativë tjetër që më është

dukur gjithnjë më e mira, që qeveria shqiptare të marrë përsipër

ndërtimin e kësaj vepre të mrekullueshme energjetike”.

”Tani është krijuar një situatë tjetër shumë më premtuese që

qeveria të konsiderojë vetë ndërtimin e kësaj vepre gjigante.”

”Në kohën që përgatitet projekti, do një kohë minimumi 1

vit dhe maksimumi 2 vjet, kohë kjo kur edhe projektet e mëdha

të rrugëve do të kenë marrë drejtim zhvillimi”.

Ndërtimi i këtij HEC-i,”jo vetëm që shton me rreth 350 apo

400 megavat prodhimin e energjisë, por optimizon funksionimin

e gjithë kaskadës”.

”Kjo ide ka rreth 30 vite që qarkullon. Qeveria e mëparshme

kishte firmosur një memorandum mirëkuptimi me një nga

kompanitë më serioze të energjetikës së Italisë dhe grupit më

serioz fi nanciar. Qeveria jonë vendosi ta njohë këtë vendim dhe

këtë memorandum e shtroi në një tender më vonë, të cilin e fi toi

kompania italiane”.

Qeveria zhvilloi negociata me konsorciumin italian, i cili,

“u tregua i arsyeshëm dhe pranoi kriteret e qeverisë shqiptare”.

“Kërkoi hapjen e një tenderi të dytë për Skavicën, për të cilën

138 Abdurahim Ashiku

treguan interes kompanitë më të mëdha të Europës”.

Ndërtimi i HEC-it të Skavicës “Ul në mënyrë të ndjeshme

edhe mundësitë e përmbytjeve të mëdha në zonën e Nënshkodrës

dhe Shkodrës”.

”Ndërtimi i këtij HEC-i do të fi llojë gjatë këtij mandati dhe

shpresoj që mandatin tjetër ajo të jetë vepra kryesore publike.”

”Skavica do të jetë në 2 vitet që vijnë projekti kryesor i punëve

publike në Republikën e Shqipërisë”.

“Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë

e ndërtimit të veprave botërore. Pas rrugëve, Skavica është

vepra më e domosdoshme që brenda portofolit tonë mund

të ndërtojmë”, - tha shefi berisha duke theksuar se “Qeveria

ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të

veprave botërore”.

“Ne duhet të ndërtojmë Skavicën. Kaskada është pasuri e

madhe, Skavica është nëna e të gjitha digave nën të”.

“Skavica është një nga ngushticat më të ngushta në vendin

ku presupozohet se do ndërtohet diga, por edhe me shpatullat

shkëmbore më të forta. Do prodhohet më shumë se 1 miliardë

kilovat orë energji.

“Duhet të hapë tenderin për projektin, nga studimet fi llestare

deri te projekti i zbatimit”

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

EDMOND PINGULI - PROFESOR

JO SKAVICËS!

139

Hidrocentrali i Skavicës, i cili ishte ai që do të furnizonte

ritmikisht të gjithë kaskaden e Drinit për shume vjet, kishte të

parashikuar nga

studimi një fuqi rreth 350MW dhe një rezervuar me kapacitet

rreth 6-6.5 miliard m3 ujë për një dige me lartësi 190-220 m. Me

gjithë përpjekjet

tona ne vitin 1985 për të bindur Qeverinë e atëhershme

për të fi lluar ndërtimin e tij, investimet kaluan në hekurudhën

Milot-Klos. Kjo ishte edhe goditja e pariparueshme që iu dha

mosfunksionimit të studiuar shkencërisht kësaj kaskade. Pra rolin

e furnizuesit të kaskades do ta kryente hidrocentrali i Fierzës, që

kishte një rezerve ujore për rreth 1 vit.

Mbas 23 vjetëve për hidrocentralin e Skavicës i jepet bonusi

10 pikësh treshes italiane me në krye Geoteknica të Romës dhe

behet gati për tender.

Pata rastin të takohem me njërin nga pronaret dhe të

diskutojmë për këtë hidrocentral. Projekti parashikonte një digë

160 m të lartë, salla e

turbinave futej 30 m poshtë, duke realizuar idenë tonë të

parë me digë 190 m të lartë. Ky variant mbyste 62 km2 tokë dhe

s’postonte 40 mijë banorë.

Pyetja ime ishte: A ishte dakord Qeveria me s’postimin e

banorëve? Përgjigja ishte që sigurisht jo. Unë iu përgjigja se e ka

një zgjidhje, e cila është vetëm nëse kthehet sistemi i vjetër që

mbyti një qytet si Kukësi. E shpjegova me detaje këtë hidrocentral,

sepse dëmi qe iu bë kaskades ishte i pa riparueshëm.

140 Abdurahim Ashiku

EMIN MUSLIU- PROFESOR

Emin Mysliu, një nga projektuesit dhe drejtuesit e

hidrocentraleve më të mëdhenj në vend, si Fierza, Komani,

Vau i Dejes, etj., e sheh më se të mundshme realizimin e këtij

investimi.

Por duke marrë shembull ndërtimin e HEC-eve të tjerë mbi

Drin, Mysliu thekson se Skavica mund të bëhet realitet por me

kushtin që për projektin me kosto rreth 500 milionë euro të

vendosin specialistët e KESH-it dhe jo politika.

Ajo që është përfolur së fundmi ka të bëjë edhe me

marrëveshjen që duhet arritur me Maqedoninë për shkak se pas

ndërtimit të një dige në kuotën 485 metra, uji do të përmbysë

disa hektarë tokë në territorin administrativ të këtij shteti. Por

ka edhe një version tjetër të projektit në kuotë më të ulët 445

metra realizimi i së cilës nuk do të shkaktonte përmbytje jashtë

territorit të vendit.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

LUIGJ PJETRI - KESH

JO SKAVICËS!

141

Kaskada e Drinit është projektuar për 5 hidrocentrale përveç

Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës janë edhe dy të tjerë që nuk

kanë gjetur zbatim Skavica dhe Bushati.

Në këtë moment që po fl asim Skavica do të kishte një rëndësi

të madhe sepse dhe ajo do akumulonte një sasi të madhe uji që

do të lehtësonte shkarkimet nga Fierza.

Po të ishte bërë ky hidrocentral, në fazën e tij përfundimtare

ai është planifi kuar që të akumulojë sa dyfi shi i Fierzës por

aty janë bërë disa studime të cilat vazhdojnë të kalojnë nëpër

zyrtarë dhe nuk po i jepet drejtim kontraktimit të koncesionit

për ndërtimin e tij.

Nëse do ishte ndërtuar Skavica, tjetër situatë do të kishim

sot pavarësisht prurjeve...

142 Abdurahim Ashiku

BERISHA: UNË DI TË NDËRTOJ

VEPRA BOTËRORE...

Kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se do

e ndërtojë vetë hidrocentralin e Skavicës, që do jetë vepra më

e madhe hidroenergjetike në vend. Berisha tha se kompanitë

më të madha në Evropë nuk e morën përsipër këtë vepër, ndaj

qeveria do realizojë ndërtimin e saj, me një kosto më së paku

gjysmë miliard dollarë. Berisha tha se është momenti i duhur

për të nisur këtë vepër. Berisha, i cili është shprehur për TEC-e

e centrale bërthamore, tani kërkon të ndërtojë një vepër gjigante

sërish për energjinë, duke thënë se ai ka faktuar që di të ndërtojë

vepra botërore, duke pasur në mendje rrugën Durrës- Kukës.

“Skavica normalisht duhet të kishte qenë hidrocentrali i parë

që duhej ndërtuar në kaskadën e Drinit. Pozicioni i saj natyror e

bën atë një nga vendet më të përshtatshme në tërë Evropën për

ndërtimin e një hidrocentrali.

Skavica është një nga ngushticat më të ngushta në vendin

e presupozuar që do të ndërtohet diga, por dhe me shpatulla

shkëmbore më të forta. Skavica përbën edhe nënën e digave

nën të, në sensin e ushqimit të tyre të pandërprerë, me sasitë e

nevojshme të ujit për turbinat e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës

dhe Ashtës. Skavica jo vetëm që shton rreth 350-400 megavat

prodhim energjie, por ajo optimizon tërë funksionin e kaskadës,”

tha Berisha. Ai shtoi se asnjë kompani e madhe evropiane nuk

e mori përsipër këtë vepër.

“Por, mesa duket kriza e thellë financiare bëri që këto

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

143

kompani të mos mund t’i dalin zot ambicieve dhe projekteve

të tyre.

Atëherë, ne jemi para dy alternativave. E para është të

shkojmë sërish të tender. Por ka edhe një alternativë tjetër

që, të jem i sinqertë e ju, më është dukur gjithnjë më mira, që

qeveria shqiptare të marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre

të mrekullueshme energjetike. Në këtë ide kam hasur në

kundërshtime të shumta më parë, por kundërshtimet kanë qenë

të bazuara, sepse energjinë e blen në tregun botëror, rrugët nuk

mund t’i blesh, por t’i ndërtosh. Ky ka qenë fakti që qeveria në

rrafshin infrastrukturor u dha përparësi rrugëve dhe natyrisht,

rrugët në njërën anë dhe Skavica, një projekt gjigant në anën tjetër,

me një kosto minimale gjysmë miliardi Euro, nuk ishte në rrezen e

mundësisë sonë. Tani është krijuar një situatë tjetër. Situata është

më premtuese që qeveria të konsiderojë vetë ndërtimin e kësaj

vepre gjigante. Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, KESH-i

dhe agjenci të tjera duhet ta shqyrtojnë me hollësi, duhet të hapë

tenderin për projektin, nga studimet fi llestare deri tek projekti i

zbatimit, ose të përcaktojë parimet dhe ta tenderoi me çelësa në

dorë,” tha Berisha.

“Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë

e ndërtimit të veprave botërore. Pas rrugëve, Skavica është

vepra më e domosdoshme që brenda portofolit tonë mund të

ndërtojmë. Pasi të bëhen të gjitha përllogaritjet, kostoja, projekti,

në pamundësi ekstreme mund të shihet mundësia e afrimit të

aksionarëve të tjerë, por ku qeveria të jetë lider, të udhëheqë e të

ketë të gjithë përgjegjësinë e përfundimit të kësaj vepre.

Sërish mendoj se duhet t’i përmbahemi parimit përmbytja

më e vogël, prodhimi më i madh.”

144 Abdurahim Ashiku

BANJA ... PAAFTËSI NDËRTUESE

Ai nuk u quajt thjesht hidrocentral i Banjës, mbasi vepra

nuk ishte vetëm për të prodhuar energji elektrike por për

zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri. Kështu ai u quajt “Kompleksi

hidroenergjetik i Banjës”, vepër e cila fi lloi të ndërtohej më 15

qershor 1986.

Në janar të vitit 1987 u bë transferimi i ndërmarrjes së

ndërtimit të hidrocentralit nga Komani në Banjë dhe fi lluan

punimet në shkallë të gjerë. Në prill të vitit 1987 mbaruan

punimet në kanalin e devijimit dhe lumi Devoll u devijua nga

shtrati i tij. Liqeni që u krijua fi lloi që në verën e vitit 1988 të japë

një sasi të konsiderueshme uji për ujitje. Kështu gjatë këtij viti

nga ky liqen bujqësisë iu dha 30 milionë m³ ujë. Gjatë verës së

vitit 1989 bujqësisë iu dhanë 120 milionë m³ ujë.

Fuqia e instaluar e hidrocentralit të Banjës do të kishte një

kapacitet prej 60.000 kilovat me një prodhim vjetor prej 250 milion

Kw/orë. Liqeni i cili do të krijohej nga ngritja e hidrocentralit të

Banjës do të shkonte deri në Gramsh dhe ky qytet do të bëhej një

qytet liqenor. Liqeni do të kishte një vëllim prej 700 milionë m³ujë

nga i cili 400 milionë m³ ujë do të përdorej për ujitje në bujqësi.

Me këtë ujë do të ujiteshin rreth 100.000 ha tokë bujqësore nga e

cila 30.000 ha do të futeshin për herë të parë nën ujë, ndërsa 70

mijë ha të tjera do të përmirësoheshin në disa rrethe të vendit si në

Elbasan, Lushnje, Fier, Berat, Durrës etj. Si rezultat i punës së bërë

për ngritjen e hidrocentralit të Banjës, lëvizën 3 fshatra: Darëzeza,

Shushica e Banja. Fshati i parë kaloi në rrethin e Fierit, ndërsa

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

145

dy të tjerët u ngritën aty pranë hidrocentralit. Me përfundimin

e hidrocentralit të Banjës dhe krijimin e liqenit, parashikohej

vendosja e tragetit për lëvizjen e udhëtarëve dhe të mallrave

drejt qytetit të Gramshit e fshatrave përreth dhe anasjelltas duke

e bërë lumin e Devollit të lundrueshëm.

Në vitin 1990 punimet në hidrocentralin e Banjës kishin

arritur në 50%. Zhvillimet e reja Demokratike, që fi lluan në

Shqipëri me Lëvizjen Studentore të Dhjetorit 1990, bënë që Banja

të mbetej peng i ndryshimit të sistemeve. Inxhinierë dhe punëtorë

të punësuar për ndërtimin e veprës vendosën të largoheshin,

ndërsa një pjesë e tyre tashmë me familje vazhduan jetën buzë

veprës gjigante, e cila e braktisur në punime, u la në mëshirën e

fatit. Në vitet e tranzicionit hidrocentrali i Banjës iu nënshtrua

shkatërrimeve duke shtuar këtu edhe faktorët natyralë. Ajo që

mund të grabitej u mor me të gjitha mënyrat, ndërsa pjesa tjetër u

shkatërrua gjatë viteve nga procesi i ndryshkjes dhe lagështira.

146 Abdurahim Ashiku

NJËZET E NJË VJET PA ASNJË BURIM

TË RI ENERGJETIK

Gjatë viteve të tranzicionit, nuk është ndërtuar në Shqipëri

asnjë burim i ri energjetik. Është shkruar se në vitin 1994 është

bërë një studim për strategjinë elektroenergjetike shqiptare nga

Lamahyer, fi nancuar nga Banka Botërore. Nga ai studim dilte që

Shqipëria nuk kishte nevojë të ndërtonte burime të reja energjetike

deri në vitin 2005. Mirëpo sektori energjetik në Shqipëri ka vite

të paktën që nga viti 1996, që është në një krizë permanente, dhe

në momente të caktuara kulmohet më shumë.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

KALIVAÇI- SHEMBULL DËSHTIMI

DHE MASHTRIMI

6 QERSHOR 2006

Kambanë që bie edhe për Dibrën

JO SKAVICËS!

147

Hidrocentrali i Kalivaçit, që me letra zyrtare ka nisur në 6

qershor të vitit 1996, do të përdoret me koncencion për 25 vjet

dhe në vitin 2011 pritet të përfundojë e plotë vepra.

Aktualisht për ndërtimin e hidrocentralit punojnë 300

punëtorë, me një rrogë mesatare që varion nga 50 mijë deri në 90

mijë lekë. Ky projekt fi nancohet nga kompania private italiane

“Beg. S.A”, me vlerë 200 milionë euro.

8 QERSHOR 2001

Nisin punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohet nga shoqëritë

italiane ENEL dhe BEG, të cilat do të përfundojnë punimet brenda

4 viteve dhe do të shfrytëzojnë për 30 vjet, sipas marrëveshjes

dypalëshe qeveritare…

KOMPANIA italiane “Bechetti Energi”

Italianët koncesionarë në hidrocentralin e Kalivaçit,

deklaruan në medien italiane, se energjia e prodhuar në Shqipëri

do të bëhet shpejt pjesë e rrjetit energjetik evropian, pasi ajo do

të eksportohet drejt Italisë.

148 Abdurahim Ashiku

GENC RULI, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë

dhe Energjetikës.

“Disa ditë më parë, i kam kërkuar firmës zbatuese të

hidrocentralit të Kalivaçit në Tepelenë, në formë ultimatumi,

që të paraqesë pranë METE-s dosjen e projektit, pasi, në rast të

kundërt do të zgjidh kontratën”,- ka pohuar ministri i Ekonomisë,

Tregtisë dhe Energjetikës.

GJERGJ BOJAXHI, zv/ministri i Energjetikës,

“Kontrata koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit të

Kalivaçit dhe më pas shfrytëzimit të tij, është një nga kontratat

më të dobëta të lidhura nga shteti ynë. Italianët e “Bechetti”

mund ta shesin energjinë, jo vetëm në Itali, por ku të duan,

pasi e tillë është nënshkruar kontrata, ndërkohë që autoritetet

përkatëse shtetërore të vendit tonë, nuk kanë asnjë mundësi për të

ndërhyrë, pasi ne si shtet jemi të zhveshur nga kompetencat”.

“Kjo kontratë koncesionare, ka edhe një mori pikash të tjera

të dobëta jashtë të gjitha interesave të ekonomisë sonë. Kështu,

në kontratë është parashikuar, që ndërtuesit e “Bechetti” të

shfrytëzojnë inertet përreth zonës ku po ndërtohet hidrocentrali,

duke shkatërruar kështu zonën, por edhe duke sjellë mangësi të

tjera në ekonominë tonë. Për të shfrytëzuar inertet në ndërtimin e

këtij HEC-i, duhej të merrej një licencë e veçantë e ngritur në bazë të

ligjit minerar, çka aktualisht italianët e disponojnë brenda kontratës

së koncesionit, që vlen për t’u theksuar, se është më e dobëta e

lidhur midis shtetit dhe kompanive vendëse apo të huaja”

13 nëntor 2006

BANORËT NË PROTESTA

Mosnjohja e fondit të dëmshpërblimit nxjerr në protestë

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

149

banorët e 5 komunave në rrethin e Tepelenës. Ditën e sotme

komuniteti i zonës ku po ndërtohet hidrocentrali i Kalivaçit kanë

organizuar një tubim paqësor gjatë të cilit kanë kërkuar njohjen

e vlerës fi nanciare që do t’u akordohet nga qeveria shqiptare të

tokave bujqësore dhe banesave që do të përmbyten nga liqeni i

veprës hidrike.

Hidrocentrali i Kalivaçit e para vepër hidroenergjetike që po

ndërtohet pas viteve 1990 në rajonin jugor do të përmbytë 1700

hektarë tokë dhe 128 banesa, në 5 komuna, ku më të prekurat

do të jenë Krahës dhe Qesarat.

TOKA: NJË METRO KATROR – 80 CENT.

22.01.2009

Çmimi i ulët i ofruar si kompensim për tokat që do përmbyten

nga Hidrocentrali i Kalivaçit, ka hedhur në protesta banorët e

fshatrave të Tepelenës. Këta të fundit kanë bllokuar aksin

nacional Memaliaj-Mallakastër si shenjë presioni ndaj qeverisë.

Banorët kanë dalë në rrugë për të protestuar me pretendimin

për t’u kompensuar në mënyrë të merituar nga ana e ekzekutivit

shqiptar për tokat e tyre, të cilat do të vihen në dispozicion të

ndërtimit të veprës më të madhe energjetike në jug të vendit.

Sipas banorëve të fshatrave, çmimet e përcaktuara nga qeveria

për shpronësimin në kuadrin e ngritjes së këtij hidrocentrali janë

të gabuara dhe nën koston reale të vlerës së çmimit të tokës. Sipas

tyre, çmimi 80 cent për metër katror është i papranueshëm dhe

tallës...

22.12.2009

150 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

KAPITULLI I PESTË

BISEDË ME DIBRANË

DHE TË TJERË...

JO SKAVICËS!

151

152 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

XHEMAL MATO

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

153

I nderuar z. Xhemal!

Nuk më ka qëlluar fati të njihem

nga afër me ju. Ju nderoj dhe ju

respektoj për kulturën tuaj në të

gjitha drejtimet por në veçanti në

fushën e mjedisit. Unë kam mbaruar

për agronomi në vitin 1966 dhe

çështja e shkatërrimit të mjedisit

më dhemb më shumë se çdo tjetër

në vendin tonë.

Po ju dërgoj një “bisedë” timen

për “Mbytjen e Dibrës” me lutjen që

të shpreheni publikisht si njeri kompetent në fushën e mjedisit.

Do të doja të isha pranë jush në një emision televiziv për të

mbrojtur Dibrën nga mbytja e vlerave mjedisore dhe nga afi rmimi

i vlerave të mëdha që i ka falur natyra.

Faleminderit!

Abdurahim Ashiku

Athinë, 25 nëntor 2008

Përshëndetje Abdurahman,

E lexova shkrimin tuaj dhe problemi mu duk shumë i

rëndësishëm dhe kompleks. Unë vetë mësova shumë gjëra dhe

154 Abdurahim Ashiku

kuptova që pak e njoh problematikën që do të sjellë ndërtimi

i Skavicës. Mendoj se intelektualët e zonës së Dibrës duhet të

kërkojnë vlerësimin mjedisor që është bërë për këtë projekt

(është e drejta e tyre dhe detyrim ligjor i Ministrisë së Mjedisit

dhe Ministrisë së Kulturës).

Gjithashtu me ligj ata kanë të drejtë ta anulojnë në se nuk janë

dakord dhe argumentojnë ato që ju përmendni me të drejtë.

Kjo është rruga ligjore por si e dini dhe ju, ligjet shpërfi llen

në këtë drejtim në Shqipëri kështu që ngel hapi i dytë gjyqi i cili

gjithashtu nuk fi tohet kollaj dhe s’e merr përsipër ta bëjë një grup

i pa bashkuar shpesh i pamotivuar në ndërgjegje.

Së fundi është gjyqi publik të cilin ju jeni duke e bërë por

këtu të gjithë që janë dakord me ju duhet ta bëjnë dhe unë tashme

rreshtohem pas jush.

Te fala

Xhemali

Po shoh mundësinë për ta ngacmuar problemin në gazetën

tonë modeste Ekolevizja

Xhemali

Faleminderit Xhemal!

Jeni me gjithë mend njeri me kulturë të gjerë dhe patriot. Jeni

i pari që më jeni përgjigjur dhe e keni vlerësuar shqetësimin tim.

Unë e di që intelektualët dibranë, në qoftë se e ndjejnë veten të

tillë, kanë një “mal që s’bëzan” që duhet t’i bien fort me grusht,

që grushti i tyre do të gjakoset e mund të thyhet nga “mali që

s’tundet” por ata duhet të luftojnë jo të vetëm dhe gatishmëria

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

155

juaj më ngroh. Unë, fatkeqësisht, prej 12 vjetësh jam larg Dibrës,

megjithatë më dhemb fort shuarja gjeografi ke e saj, ndonëse

trojet dhe varret e të parëve të mi janë larg pasqyrës së mbytjes

së Dibrës.

Unë jam i mendimit se mbytja e Dibrës është si të mbytësh

fushën e Korçës nga Maliqi në Bilisht për ta pasur si një kazan

furnizimi me ujë të hidrocentraleve që mendohen të ndërtohen

mbi kaskadën e Devollit.

Shqipëria nuk duhet të shndërrohet në një kazan fi timesh

për të huajt.

Edhe një herë ju falënderoj për përgjigjen e menjëhershme

dhe për radhitjen tuaj në krah të Dibrës.

Ju lutem, me autoritetin Tuaj, bëjeni publik ato që kam

trajtuar në shkrimin tim.

Përshëndetje

Abdurahim Ashiku

Athinë, 25 nëntor 2008

156 Abdurahim Ashiku

BUJAR KAROSHI

Përshëndetje Bujar!

Ju kam dërguar shkrimin për mbytjen e Dibrës, shkrim që e

kam përcjellë në tërë medien e shkruar dhe televizive shqiptare

që kisha adresat. Është botuar në gazetën e internetit “Start”

dhe në gazetën “Ndryshe”. Kam një reagim shumë pozitiv të

Xhemal Matos i cili do ta botojë në gazetën e tij për ekologjinë.

Deri tani nuk kam asnjë reagim nga dibranët intelektualë dhe

me pushtet.

Desha mendimin tuaj se si mund ta çojmë problemin tek

masa e dibranëve dhe të përgatisim një reagim dinjitoz deri në

sakrifi ca sublime që të mos na mbytet historia dhe të harrohet

Dibra.

Ju lutem më jepni mendimin tuaj se si mund të ndihmojmë

për këtë. Gazetarëve u takon që të jenë edhe iniciatorë të

problemeve të tilla të mëdha, të udhëheqin luftën për fi tore.

Më jepni mendimin tuaj që tu jap edhe unë një ide

vepruese.

A. Ashiku

Athinë, 27 nëntor 2008

Përshëndetje Duro,

Dëshiroj të jesh mirë.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

157

Unë e kam marrë shkrimin për mbytjen e Dibrës se bashku

me foton e Aliut. Unë do ta botoj këtë numër, që besoj se do ta

nxjerr të dielën.

Reagimin e Xhemal Matos, në qoftë se e ke, ne mund ta

botojmë edhe te gazeta jonë.

Ne do bëjmë ç’është e mundur dhe çfarë kemi në dore, por

“intelektualët” dhe dibranët me “pushtet” nuk i kemi në dorë.

Do shkruaj serish shpejt,

Bujari

27 nëntor 2008

Përshëndetje Duro,

Dëshiroj të jesh mirë.

Bashkë në zyrë, tani kam edhe Ali Hoxhën. Bashkë me Aliun

dhe Prof. Dr. Zyhdi Dervishin e lexuam letrën tënde.

Nuk kemi asgjë kundër dhe do përpiqemi, Aliu i pari, të

bëjmë diçka në këtë drejtim.

Aliu kërkoi celularin tënd të të merrte ne telefon, por unë i

krijova mundësinë që të të shkruante. Ai shkroi shpejt e shpejt

disa rreshta, dhe po ti nis në emër të tij.

Bujar Karoshi, 29 nëntor 2008

158 Abdurahim Ashiku

ALI HOXHA

“Urimet më të nxehta për festat Kombëtare të Nëntorit!

Falënderimet e mia më të përzemërta për kontributin e

pallogaritshëm tuajin në mbrojtje të Dibrës, o Prometheu i

Dibrës!

Për mua ti je bashkëkryetar nderi, dhe kryetar ekzekutiv “de

facto” i Shoqatës për Mbrojtjen e Dibrës.

Askush tjetër, përveç Allahut, nuk mund ta vlerësojë

kontributin tuaj dhe vetë Ai jua shpërbleftë me të mira!

I Juaji, Ali Hoxha”

29 nëntor 2008

Faleminderit i dashur Ali.

Epitetet nuk më takojnë mua, i takojnë Dibrës që na lindi, na

rriti, na i vrau këmbët e zbathura me gurët e saj për të na thënë

se për të jemi po aq borxhlinj sa edhe për nënën biologjike. Ajo

është nëna jonë e madhe, NËNË që sot ka nevojë për ne, për ta

mbrojtur dhe ngritur lart, shumë lart, atje ku i takon.

Ju përqafoj

A. Ashiku

Athinë, 29 nëntor 2008

NJERËZ QË I DUA - 4

RAGIP KÇIKU

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

159

I dashur Him Tungjatjeta!

Ka kohë që nuk të kam shkruar megjithatë nuk të kam

harruar as një çast.

E kam lexuar artikullin tuaj dhe e ndjej shqetësimin tënd për

historikun e Dibrës.

Këto fate kemi!

Unë me këtë rast dëshiroj t´u uroj Ditën e Pavarësisë së

Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit të bukur dhe legjendar.

Për shumë vjet Gëzuar i dashur!

Me respekt!

Ragip Kçiku, Suedi, 27 nëntor 2008

Faleminderit Ragip!

Ju uroj 28 Nëntorin, Ditën e Madhe të Pavarësisë dhe të

Flamurit, 96 Vjetori i së cilës bie në të njëjtin vit me Ditën e Madhe

të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, Pavarësinë e Kosovës.

Ju uroj gjithashtu edhe 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të

Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, ditë e cila, me gjakun

e partizanëve shqiptarë e radhiti Shqipërinë midis fi timtarëve

të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore. Pa të ne mund të ishim

shndërruar në copa për llogari të grekëve, serbëve e dreqi e di

se të kujt tjetër.

Faleminderit për atë çka thua për “Mbytjen e Dibrës” por e

kam një kundërshtim: Po të pranojmë “Këto fate kemi” atëherë

nuk do të kishim sot Kosovë të Pavarur, Shqipëri të Pavarur...

Shqipëria, fatkeqësisht, sot është më e varur se kurrë.

Miku jot A. ASHIKU

Athinë, 28 nëntor 2008

160 Abdurahim Ashiku

BASHKIM KOPLIKU

I nderuar z. Bashkim!

Nga Athina, nëpërmjet internetit lexoj vazhdimisht opinionet

tuaja për kohën dhe njerëzit e politikës. Sot lexova opinionin

tuaj për Berluskonin dhe Xhuvelin. Unë i kam dërguar gazetës

shqiptare shkrimin “Mbytja e Dibrës...”. Nuk e ka botuar sepse

ajo mbështet mbytjen e saj, mbështetje që e ka bërë herë pas here

me ngutjen për “shpalljen e tenderit”.

Po ju dërgoj juve shkrimin në fjalë me kërkesën që të jepni

mendimin tuaj, pro ose kundër, mendim të argumentuar, jo

politik. Opinionin tuaj mund të ma dërgoni ose në adresën time

elektronike ose publikisht nëpërmjet gazetës ku bashkëpunoni

ose të ndonjë gazete tjetër.

Ju pyes:

A duhet të mbytet një krahinë e tërë vetëm e vetëm për të

qenë një “kazan” për mbledhje uji në shërbim të HEC-eve të

kaskadës së Drinit?

A nuk është koha që të kërkojmë alternativa të tjera (paraqitur

në shkrim) që e kthejnë Dibrën në një qendër të madhe turistike

malore?

A nuk është krim historik që pikërisht tani kur mbi Gjergj

Kastriotin-Skënderbeun ka fi lluar një fushatë denigrimi që ne

të mbytim vendlindjen e tij dhe fushë betejën e parë historike,

Torviollin e njohur që theu mitin e pathyeshmërisë së hordhisë

otomane?

A nuk ngjan ngritja e digës së Skavicës dhe mbytja e Dibrës

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

161

me ndërtimin e një dige mbi Devoll dhe mbytjen e Maliqit dhe

tërë fushës së Korçës për hir të furnizimit të vazhdueshëm me

ujë të HEC-eve të ardhme mbi lumin e Devollit?

Shpresoj në një përgjigje tuajën, sido që të jetë ajo?

Me respekt

Abdurahim Ashiku

Athinë 9 dhjetor 2008

I nderuari z. Ashiku,

Shqetësimi juaj është shumë i drejtë.

Unë nuk mund të them nëse duhet “përmbytur” apo jo

“Dibra” etj. Kjo është një përgjigje shumë komplekse, që patjetër

kërkon që të vlerësohen me kujdes pro-të (përfi timet) që do të

ketë Dibra dhe Shqipëria nga hidrocentrali, si dhe kundra-t

(dëmet).

Siç kam shkruar edhe në shkrimin tim të cituar nga ju, sot,

përgjigjen duhet ta japë një debat sa më transparent, por dhe një

ekspertizë e paanshme e një fi rme të ruajtjes së ambientit.

Unë do t’u jepja shumë precedencë mendimit të vetë

dibranëve.

Përshëndetje

Bashkim Kopliku, 9 dhjetor 2008

Faleminderit z. Bashkim !

Këtë dua edhe unë, një debat të gjerë publik mbasi nuk është

puna për përmbytjen e një fshati por të një treve të tërë.

Athinë, 10 dhjetor 2008

162 Abdurahim Ashiku

ARGËTIM FIDA

Abdurahim,

Me shqetësim përcjell reagimin

tuaj. Unë edhe nuk kam të drejtë të

reagoj se banoj në Dibër të Madhe

dhe ky liqen drejtpërdrejte nuk do

të ndikojë tek ne, por sigurisht do

të ketë impakte në mikroklimën

edhe tek ne.

Historinë dhe të afërmit tonë i

kemi edhe atje dhe kjo na brengos.

Një fakt është i saktë dhe dëshiroj

të argumentoj shqetësimin tuaj:

Dibranët nga ndërtimi i liqenit

artifi cial të Dibrës dhe hidrocentralit

të Shpiles nuk panë asgjë të mirë për këto 40 vjet pos humbjes

të rreth 5000 ha tokës më pjellore dhe që vaditej nga dy lumenj,

burimi kryesor i ekzistencës të numrit më të madh të familjeve

dibrane.

Sot të mirat nga prodhimi i rrymës përfi tohen vetëm nga

qeveria maqedone që nuk do të ja dijë lese këto familje u detyruan

të largohen në Turqi ose ShBA për të siguruar ekzistencën. Jam

më shume për ndonjë burim energjie ose zgjidhje që nuk do të

përmbyste gjithë këtë territor.

Duke të mbështetur Argëtim Fida kryetar i Komunës Dibër

e Madhe

14 shkurt 2010-02-15

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

163

Mirëmëngjesi nga Athina i nderuar Argëtim! Ju uroj shëndet

dhe gëzime: Ju lexoj herë pas here në gazetën “Rruga e Arbrit”

dhe e ndjej veten mik tuajin për vlerat që përcillni në interes të

Dibrës sonë të prerë arbitrarisht dhe të dibranëve.

Unë në Dibër kam qenë para 14-15 vjetësh. Kam mik kolegun

tim gazetar Nefail Spahiu dhe Ramadan Telqiu të cilëve ju lutem

përcillni nderimet dhe respektin tim.

Më vjen mirë i nderuar Argëtim, e quaj vlerë dhe krenari, që

prononcimi i parë dibran për MBYTJEN E DIBRËS më vjen nga Ju.

Nga ana tjetër më vjen keq që shqetësimit tim (mua, në Zdojan,

nuk më mbyten as toka, as varre, asgjë familjare, përkundrazi

trojet e mia dalin si ballkon mbi liqen) nuk i është përgjigjur asnjë

intelektual dibran. Po të ndodhte kjo në Korçë, në Vlorë apo në

ndonjë vend tjetër jugor do të ishte tronditur Shqipëria.

Unë, ndonëse larg, do ti qëndroj në këmbë kësaj çështje.

Do të doja që në mënyrë urgjente të bëja një libër për të

sensibilizuar opinionin por mundësitë e mia fi nanciare janë të

pamundura, por edhe përkrahja është e zbehtë.

Nga ana juaj, në qoftë se do të bëja një libër, do të dëshiroja të

venit ndonjë njeri që të tregojë me hollësi se çfarë humbi Dibra e

Madhe nga ndërtimi i hidrocentralit të Dibrës; humbje materiale,

humbje klimatike, humbje sociale, demografi ke etj. shoqëruar

edhe me fotografi të vendeve para mbytjes së tokave. Nuk e di,

ndoshta gaboj, por eksodi i Dibranëve me mbytjen e tokave

atje më ngjan me ikjen e vitit 1913 nga serbi, ikje sot në kushtet

e kohëve moderne.

Faleminderit dhe Ju uroj shëndet e gëzime dhe një të diele

të gëzuar me familje, miq e shokë.

Abdurahim Ashiku

Athinë, 14 shkurt 2010

164 Abdurahim Ashiku

ZEF NACI

I dashur Mik!

E mbështes shqetësimin tuaj qytetar. Pa kenë Dibran, pa një

njohje më të hollësishme të gjeografi së së asaj zone e kam vërtetë

të vështirë të mbroj me argumente shkencore për atë që thoni.

Ndryshe do të ishte në se do fl itej për territore të Shkodrës e

Malësisë se Madhe që kam patur rastin ti shkel me këmbë e një

pjesë të mirë të tyre edhe studiuar.

Për fatin tonë të keq, prej kohesh mendimi intelektual është

anashkaluar nga politika shqiptare dhe pasojat e këtij anashkalimi

janë ndjerë e ndjehen dhe do të ndjehen vazhdimisht.

Prej larg natyrshëm do të me tingëllonte shumë më mirë

ndërtimi i tuneleve e projektimi me përmasa moderne të një rruge

që të bënte realitet rrugën e Arbrit. Fjala mbytje duket mjaft e

vrazhdë e në një rast të zbatimit të atij projekti atëherë ajo merr

përmasat e vërteta.

Uroj që kësaj here mendimi intelektual e qytetar të dominojë

ndaj atij politik me mendimin se asnjëherë nuk është vonë me

ba atë që duhet.

NJERËZ QË I DUA - 4

Zef Naci

West Palm Beach,FL

27 Janar 2010

znacaj@aol.com

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

165

I nderuar Zef!

Nuk njihemi por mjaftojnë ato radhë në adresën time që ta

ndjej veten se njihemi prej kohësh dhe se jemi miq.

E ndjeva këtë nga fjalët tuaja për një problem që nuk është i

imi sa është i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Është koha që për gjëra

madhore të kombit problemet të bluhen e shoshiten nga “mullinj

të imët” e jo nga “mokra dore” që e bëjnë drithin më shumë

krunde se sa miell. E them këtë sepse dje Gjykata Kushtetuese

e Shqipërisë me rezultatin 9 me 0 votoi për mospranimin e aktit

për kufi jtë ujorë me Greqinë, kufi j që u vendosën pa asnjë lloj

transparence. “Krundet” që dolën nga “marrëveshja” ma do

mendja që do të na e prishin “bukën” e krisur të marrëdhënieve

me shtetin fqinj dhe do ta përkulin kurrizin tonë si emigrantë në

Greqi. Një papjekuri e shtetit tonë për kufi jtë detarë nuk e dimë

deri ku do të na çojë. Edhe “mbytja e Dibrës”, pa një debat të

gjerë intelektual, pa vënë në balancë dëmet në fushën ekonomike,

historike, gjeografi ke, njerëzore, pa i dhënë përgjigje pyetjes se

ku do të shkojnë këta 8000 njerëz që shpronësohen me 100 lekë

metrin katror, në peshore me atë që do të fi tohet nga mbytja e një

krahine të tërë, fi tim që nuk do të jetë as i shtetit dhe as i shoqërisë

shqiptare por i fi rmave ndërkombëtare, pa e vënë gjithçka në

“kandarin e farmacistit” nuk mund të jetë e pranueshme, madje

mund të çojë në një krim historik.

Mbytja e Dibrës është si të mbysësh Fushën e Maliqit, fushë

me një sipërfaqe 5300 hektarë, fushë e përfi tuar nga tharja e

kënetës me të njëjtin emër. A do ta pranonin korçarët krijimin

e një ujëmbledhësi të madh mbi këtë fushë vetëm e vetëm për

disiplinimin e ujërave të Devollit në rënien e tij tatëpjetës së

maleve ku do të ndërtohen disa hidrocentrale? Pamja mua më

ngjan e njëjtë me pamjen e Drinit në tatëpjetën e tij drejt detit,

tatëpjetë ku janë ngritur tre hidrocentrale. A do ta pranonte

166 Abdurahim Ashiku

historia dhe arkeologjia shqiptare të mbytej ajo që quhet “Kultura

e Maliqit”, kulturë e cila është në hapat fi llestare të njohjes së saj

të thellë?

Ju i nderuar Zef! Ju jeni shkodran, jeni nga Malësia e

Madhe të cilën, siç thoni, e njihni mirë. Unë në jetën time jam

ngjitur deri në Razmë e Valbonë, herët në vitet ’60-të kur isha

student. Për mua ato male janë kaq madhështorë dhe kaq të

bukur sa edhe Zvicra do ti kishte zili. Kështu janë edhe malet e

Dibrës. Në Bjeshkët e Zonjave shkonin për pushime hanëmet e

pashallarëve osmanë nga edhe ka marrë emrin. Në ato bjeshkë

në kupën e Korabit kishte ngritur çadrat misioni anglez gjatë

Luftës së Dytë Botërore.

Atje Julian Emeri dhe Reginal Hibert kanë shkruar: “...Katër

ditë në Dibër më kishin mësuar më shumë për thelbin e politikës,

se sa të gjitha librat për teorinë e kushtetutës dhe ekonomisë

politike që i kisha lexuar në Oksford ”Julian Emery “Kujtime që

nuk shlyhen” Unë kam mbaruar Universitetin e Oksfordit, por

mbarova edhe një universitet të dytë, atë të Dibrës Reginald

Hibbert “Albania Life”.

Me mbytjen e Dibrës i nderuar Zef “mbytet” edhe

“Universiteti i Dibrës”, siç është quajtur dhe vazhdon të quhet

për vlerat e përcjella në shekuj.

Nuk dua t’ju lodh i nderuar Zef me gjëra të ditura e të thëna.

Për kërshërinë e studiuesit po ju përcjell shkrimin tim të afro dy

vjetëve më parë botuar në “Rruga e Arbrit” dhe në disa gazeta

në Shqipëri dhe në emigracion.

I nderuar Zef! Jeni i pari që më përgjigjeni me zemër ndaj një

problemi të ngritur nga unë. Ju faleminderit! Deri tani dy vetë

kanë reaguar ndaj “Mbytjes së Dibrës”, një jugor dhe një verior,

Xhemal Mato nga Delvina para dy vjetësh dhe ju nga Malësia e

Madhe, sot. Fatkeqësisht dibranët po heshtin.

Siç do ta lexoni në letrën e hapur drejtuar historianit Ali

Hoxha nga Çidhna mua nuk më mbytet asnjë pëllëmbë tokë

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

167

dhe as edhe një varr i familjes sime. Trojet e mia, me “Mbytjen

e Dibrës” dalin në “ballkon të liqenit”. Vitin që vjen mbush

shtatëdhjetë vjet jetë. Edhe sikur të “Mbytet Dibra” unë nuk

shpresoj ta arrij atë ditë. Do të udhëtoj në jetën tjetër me bukurinë

dhe begatinë e saj në shpirt.

Faleminderit për këtë mbrëmje në emigrim, për emocionet

që më krijove duke shkruar këto radhë.

Me respekt!

Abdurahim Ashiku

Athinë, 28 janar 2009

e-mail: a_ashiku@yahoo.

168 Abdurahim Ashiku

HALIM LALA

Përshëndetje Abdurahim,

Dëshiroj të jeni mirë familjarisht. Shkrimet Tuaja i kam

lexuar dhe më kanë pëlqyer. Jam i mendimit duhen zhvilluar

edhe disa aktivitete të tjera siç mund të jenë tubime apo ndonjë

aktivitet tjetër në Pallatin e kongreseve.

Me respekt Halim Lala hlala@moe.gov.al

Faleminderit i nderuari Halim! Unë jam larg që të organizoj

veprimtari të mëdha siç thoni Ju. Unë jam i gatshëm që të vij nga

Athina dhe të shpreh mbështetjen time. Është koha që të ngremë

zërin. Platformën na e ka shtruarXhemal Mato dy vjet të shkuara,

rrugët ligjore dhe rrugët e protestave.

Mbytja e Dibrës duhet të barazohet me mbytjen e fushës

së Korçës ku vetëm fusha e Maliqit (ish këneta) ka 5300 ha.

“Hurdha” e Dibrës për kaskadën e Drinit është njëlloj si “hurdha

e Korçës” për kaskadën e devollit. Të pyesim veten: Ado ta lejonin

korçarët një veprim të tillë. Jam i sigurt se do të tundin malet.

Me respekt Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

MURAT KOLTRAKA

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

169

Përshëndetje Z. Abdurrahim.

Të përgëzoj për kontributin tuaj shumë të çmuar për

sensibilizimin e opinionit dibran në mbrojte të Dibrës nga rreziku

i katastrofës që e pret.

Unë jam përpjekur të ve në lëvizje shoqatën “Për Mbrojtjen

e Pronave e të Mjedisit në Pellgun e Drinit të Zi”. Kam botuar

shkrime me emër të kësaj shoqate dhe në emrin tim .Jeni i vetmi

që më inkurajoni me shkrimin tuaj të çmuar në gazetën tonë

“Rruga e Arbrit”. Opinioni dibran këtu në Dibër i ka mirëpritur

shkrimet tuaja. Po më çudit një fakt që nuk është në natyrën e

dibranit, heshtja e intelektualeve dhe një përgjumje e komunitetit.

Uroj që dibranët tanë të shkunden nga kjo plogështi.

Shpresoj që origjina do t’u bëjë thirrje dhe zëri i genit do të

ngrejë krye si dikur në mbrojtje të Dibrës.

Keni mbështetjen time maksimale në këtë mision jetik. Më

vjen keq që Ju, Z Ali Hoxha dhe unë jemi larg nga ana gjeografi ke

por kjo s’do të na pengojë në punën tonë.

Ju uroj shëndet të plotë, paqe dhe lumturi në familje, të tjera

prodhime të arta nga mendja zemra dhe dora juaj në dobi të

vendlindjes sonë.

MURAT KOLTRAKA

Faleminderit i nderuar Murat!

Më gëzove shumë në këtë mëngjes Athine me shi larg

Atdheut.

170 Abdurahim Ashiku

Unë, ti dhe Aliu jemi pak larg gjeografi kisht por në mendimin

për të mbrojtur Dibrën jemi një e tërë, bashkë. Është koha që ta

mbrojmë atë me fjalën tonë, me argumentin tonë. Unë vazhdoj

të polemizoj çdo ditë me njerëz që i bëjnë jehonë fjalimeve të

Berishës siç i bëhej njëherë e një kohë jehonë Enver Hoxhës kur

mbante ndonjë fjalim. Por Enver Hoxha nuk e mbyti Dibrën. Atë

po e mbyt Berisha, Nano, Rama e Meta, së bashku në një mendje

për Skavicën. Kundër tyre duhet “mprehur shpata”.

Unë i kam kërkuar Bujarit të bëjmë në mënyrë urgjente një

libër në të cilin të botojmë materialet tona duke argumentuar se

nuk duhet mbytur Dibra. Unë kam grumbulluar deri tani (me

gjithë shkrimet e tjerë që po bëj) ndoshta mbi 100 faqe të shkruara.

Po e ndjek çdo ditë shtypin shqiptar dhe po replikoj me ata që

kërkojnë mbytjen e Dibrës. Kam sensibilizuar opinionin dibran

në Greqi nëpërmjet gazetës që bashkëpunoj këtu. Të njëjtën gjë

e kam bërë edhe me gazetën Albanian Mail në Londër si dhe me

dy gazeta interneti “Fjala e lirë” www.fjalaelirë.com dhe “Gazeta

Kritika” www.gazetakritika.com.

Po të dërgoj një replikë me Pajtim Bellon.

Po gjete ndonjë gazetë botoje.

Faleminderit!

NJERËZ QË I DUA - 4

HAKI KOLA

PO DIBRËS!

Të jesh i bindur se është shakaja e

radhës, si me energjinë atomike, apo

me të tjera. Ai mund të bëjë punishte

të thjeshta si e Gërdecit, por jo gjëra aq

të komplikuara, pasi ndërron mendje,

i prish duke i inauguruar pa pritur të

bëhen, kur ai donë, apo .............

Haki Kola

JO SKAVICËS!

171

Përshëndetje e faleminderit Duro,

Përshëndetje edhe stafit te gazetës Rruga e Arberit që

e bëri publik shqetësimin qytetar të disa herë përsëritur të

Abdurahimit.

Sa herë kujtohem që duhet përgjigje, më vete mendja te

“Ushtari i mirë Shvejk” në momentin që ka arritur në front dhe

fi llojnë luftimet. Ai, në mos gabohem ngrihet në këmbë dhe

thërret me të madhe “mos gjuani se në anën tjeter ka njerëz”

Ndoshta në vitet 1970 kur është bërë studimi i parë, për

Skavicën, një pjese e jona kishte ngazëllimin e zhvillimit, vitet

kaluan e kur sytë na u hapen dhe unë p.sh. ne Kaliforni kam parë

sistemin që ndërtohet e shoqëron çdo digë HC, nga ku derdhet

172 Abdurahim Ashiku

ujët i turbinave e deri në pasqyrën e liqenit, për të siguruar

rrugë kalimin për peshqit, menjehere alarmi i Duros me çoi në

mendje, mirë se për peshqit, neve nuk kemi arritur në stadin

që të mendojmë, (e ne fakt as kjo nuk duhet të na bëjë krenarë)

po njerëzit tonë ku do jetojnë, si do të lëvizin??????????????????

Duhet t’ja kujtojmë opinionit publik se atje ka njerëz, ata

duhen pyetur se çfarë duan të bëjnë me tokën e tyre, dhe kush u

jep të drejtë të tjerëve që t’ju mbulojnë tokën, shtëpinë e historinë

me ujë atyre????????????

Haki Kola

Haki!

Lexo Shekulli, reagimet ndaj Berishës. Është urgjente bërja e

një libri. A mund të bësh një shkrim për vlerat e luginës së Dibrës

në pemëtari? Është pjesë e madhe e dashurisë tënde të jetës.

2010/2/4

Sot Berisha deklaroi MBYTJEN E DIBRËS!

Pas kësaj, po nuk u ngritëm në këmbë, e vetmja gjë që na

ngelet është të urojmë:

SHËNDOSH GJËJA E GJALLË SE DIBRANËT VIJNË E

SHKOJNË...

Përshëndetje!

2010/2/3

NJERËZ QË I DUA - 4

ARDIAN THANO

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

173

Përshëndetje!

Një pjesë të shënimit tuaj do ta botojmë nesër në rubrikën e

opinioneve të lexuesve.

Lexohemi

Adrian

Adrian THANO

Shekulli Newspaper

News Director

Republika jonë dhe gazetaria do të ngrihen ose do të

fundosen së bashku. Një media cinike, mercenare, demagoge,

me kalimin e kohës do të prodhojë një publik po aq pa vlerë sa

vetja. - Joseph Pulitzer Maj 1904

Është koha që të ngrihet zëri për mos mbytjen e Dibrës,

bukurisë dhe historisë së lavdishme të luginës së Drinit.

Me respekt

Abdurahim Ashiku 2010/1/27

Abdurahim! Po ke dëshirë dhe kohë do te të ftoja për një

bisede tek A1 Televizion.

174 Abdurahim Ashiku

Sapo kam nisur të merrem disi me të disa orë paraditeve.

Kam dëshirë të ringjall pak studion e bisedave atje.

Kanë nisur të vinë disa të ftuar këto ditë dhe gjithçka ka

shkuar mirë. Bëhet fjalë për biseda të shkurtra 20 minuta, vetëm

ti me një moderator në studio.

Ju mund të fl isni për projektin e Skavicës

Nëse është OK, bëmë një SMS ...në cilëndo ditë të javës që

mundesh. Unë qëndroj atje deri në 13 të drekës.

Të fala Adrian Thano, 2010/2/8

Faleminderit Adrian për nderin dhe respektin ndaj meje. Me

thënë të drejtën edhe mosha (kam hyrë në vitin e 70-të të jetës)

edhe puna që bëj si kopshtar këtu, edhe shpenzimet e udhëtimit

ma ndalin pak hapin.

Do të doja të isha i pranishëm por e kam tepër të vështirë.

Megjithatë ndoshta ndonjë rrethanë tjetër mund të më hapë

rrugë të vij. Në këtë rast do të ju njoftoj.

Përveç Dibrës unë kam edhe një temë me vlerë, mësimin

e gjuhës shqipe në emigracion për të cilën kam botuar dy libra

dhe vazhdoj shkrimet në Gazeta e Athinës. Librat i keni tek Bujar

Karoshi.

Me respekt

Abdurahim Ashiku

Është koha që të ngrihet zëri për mos mbytjen e Dibrës,

bukurisë dhe historisë së lavdishme të luginës së Drinit.

Me respekt

NJERËZ QË I DUA - 4

Abdurahim Ashiku 2010/1/27

GAZETA KRITIKA

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

175

Z.Ashiku, mos u shqetëso, sepse asgjë s’ka për të ndodhur.

Unë e kuptoj plotësisht këndvështrimin tuaj, por të jeni i

sigurt se s’do ndërtohet Skavica.

Të paktën këta politikanë që ka sot Shqipëria s’kanë për ta

bërë. Çfarë bënë tjetër që do bëjnë atë?

Për të shkatërruar ndonjë gjë, bujrëm, atë punë e bëjnë.

Kur vjen puna për të ndërtuar, jo. Vetëm llafe kanë, thjesht

e vetëm për të shtyrë ekzistencën në politikë

Postuar nga: Kritika 08/02/2010 - 13:34:07 -

176 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

KAPITULLI I GJASHTË

BISEDA ME

DIBRANEN LINDA

JO SKAVICËS!

177

178 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

BISEDA ME DIBRANEN LINDA

JO SKAVICËS!

179

Kisha botuar në faqet e gazetës KRITIKA në internet shkrimin:

LËRENI DIBRËN TË BUKUR SIÇ E KA DHËNË ZOTI...! - Pyetje

dhe replikë me Pajtim Bellon - kur një koment me fi rmën Linda,

koment tipik në “Gjuhën e Universitetit të Dibrës”, do të më

rrëmbente mëngjese dhe mbrëmje në emigrim, mall dhe dashuri

për vendin ku linda, për njerëzit me të cilët u rrita dhe punova,

për atë vend që duan ta mbysin.

Më vonë do ta njihja Lindën, me emër të plotë dhe me

mbiemër, me vend origjinë e me vendlindje, me rrjedhën e

vrullshme të lumit të turbullt të viteve të tranzicionit.

Po i përcjell bisedat elektronike me të sepse gjykoj që janë

më të gjëra se sa biseda midis dy njerëzve, gjykoj se janë leksione

për “Universitetin e Dibrës”, “universitet” i cili pa Luginën e

Bukur dhe pjellore të Drinit të Zi, pa “Teqet” dhe “Oxhaqet”,

vetëm me “Malet” anës tjetër gjolit të turbullt, është topall, në

mos i shuar...

Keni një të keqe ju dibraposhtasit se nuk keni gallo që t’i

kishit futur mik tek Berisha.

Fatkeqësisht ai hidrocentral do të bëhet sepse kur po

piketohen dhe shfrytëzohen në maksimum edhe përrenjtë jo me

për lumenjtë. (Mendoni ta bëjnë këtë me disiplinën e tyre që diga

do të çahet pa bërë vitin).

180 Abdurahim Ashiku

Ju thoni se ku do të shkojë e gjithë ajo popullsi? Po ku shkuan

kuksianët. Dëgjoja një ditë në televizion një kuksian që jetonte

në periferi të Tiranës dhe që thoshte se ne tokat na i përmbyti

liqeni i hidrocentralit, kompensim nuk na dhanë, erdhëm në

Tiranë dhe blemë tokë tek ish punonjësit e fermës së Kamzes

dhe tani na thonë se duhet ta paguajmë prapë tokën që të na

legalizojnë shtëpitë.

E kush pyet për popullin këtu. Akoma me ëndrra jetoni ju.

Tek ne është një thënie e mençur. Ku lyp e s’të japin, ku fl et e s’të

dëgjojnë mos të çoftë zoti. Kështu po na ndodh ne si popull. Janë

të tjerë që vendosin në këtë vend. Kjo është e qartë tashmë.

Si nuk shkon Drini për tërma e të bëhet i lundrueshëm.

Linda 10/02/2010 - 03:13:16 -

Faleminderit Linda! Faleminderit që e lexuat, faleminderit

që më shkruat me sinqeritet.

Një mik imi më shkruante duke cituar Zhvejkun në një

moment kur austro-hungarezët derdhnin breshëri pushkësh

e mitralozash kundër serbëve. Ndërsa ata qëllonin ai bërtiste:

“MOS QËLLONI ! ANDEJ KA NJERËZ!”

Në ditët tona injorohet pikërisht kjo gjë, ATJE KA

NJERËZ.

Unë e nderuar Linda, po qe se një ditë, kur të mbytet Dibra

do të jem gjallë (jam 69 vjeç), do ta ndjej veten shumë komod.

Trualli i të parëve të mi është në “ballkon të liqenit”...

Faleminderit që ishit në mendimin tim në këtë mbrëmje të

kryeqytetit grek ku jam ngujuar prej 14 vjetësh, një mbrëmje që

në këtë çast po përmbytet nga shiu i rrëmbyeshëm.

Me respekt

A. Ashiku- a_ashiku@yahoo.gr

Athinë, 10 shkurt 2010.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

181

Kjo shprehja që përdorët ju me kujtoi një shprehje që përdor

Kamy në librin e tij “Rënia” kur një francez u dërgua në një kamp

përqendrimi, në kohen e Luftës së Dytë Botërore, dhe ai kërkonte

të fl iste dhe t’u thoshte se ishte i pafajshëm.

Zoti Ashiku, ju uroj lumturi në Athine ku keni kaq vite. Por

fakti që interesoheni për Dibrën më bën të mendoj se dibranet

nuk e lënë lehtë vendin e tyre, ata ikin me kokën pas. Me siguri

atyre që do t’u përmbyten tokat dhe shtëpitë do të ngjiten më

lart mbase deri në Korab. Gjithsesi klima do të zbutet disi, do të

ndërtohet infrastruktura për të cilën po interesohen tashmë edhe

të huajt sepse kane interes edhe për hidrocentralin. Ai vend aq

i bukur duhet të kthehet në zone turistike. E rëndësishme është

që ndërtimet në Shqipëri të bëhen me parametrat e kohës dhe të

merren në konsideratë edhe interesat e banorëve.

Nuk e kam idenë sa fshatra përmbyten dhe çfarë zone

konkretisht.

Linda 11/02/2010 - 02:59:39 -

Faleminderit e nderuar Linda!

Ju keni kërshëri të dini se cilët fshatra mbyten. Më e lehtë

do të ishte të më pyesje se cilët fshatra nuk mbyten. Megjithatë

unë po ju përgjigjem:

Mbyten fshatrat Zall-Reç dhe Draj-Reç në afërsi të digës së

liqenit. Mbyten fshatrat e zonës së ulët të Kalisit të Kukësit si

dhe fshatrat Zall-Kalis, Shulla dhe Vleshë në grykëderdhjen e

Veleshicës. Mbyten fshatrat Lugje, Zall-Dardhë dhe Shënlleshën

në zonën e Dardhës. Mbyten Fusha e Alie, Arrasi, Mustafaj

182 Abdurahim Ashiku

(poshtë), Blliçja. Mbytet Fusha e Kastriotit, Përgjegjet, Kandrri,

Kishaveci, Vakufi , Vajmëdhej, Fushë - Muhurri. Mbytet fusha e

Brezhdanit dhe pjesa e poshtme e tij. Mbytet Fusha e Luznisë

dhe Katundi i Ri i tërë, Fusha e Ushtelencës dhe Cetushit përballë

dhe më lart fshati Selane dhe pjesa e poshtme e fshatit Hotesh.

Më tej mbyten disa fshatra të Maqellarës në buzë të Drinit si dhe

fusha e Gjoricës me Gjoricën e Poshtme plotësisht dhe Gjoricën

e Epërme pjesërisht. Mbyten edhe tokat e ulëta të Shupenzës

dhe të Boçevës.

Nga ana tjetër e kufi rit shqiptaro-shqiptar, nën Maqedoni,

mbyten disa toka dhe shtëpi në fshatrat në breg të Drinit si Spasi,

Kojnara etj. Niveli i ujit shkon deri afër digës së hidrocentralit të

Dibrës së Madhe, tek Ura e Spiles.

Specialistët llogarisin 65 kilometra katrorë sipërfaqe toke

të përmbytur dhe një popullsi prej rreth 40 mijë banorësh të

shpërngulur, një pjesë e të cilëve kanë lëvizur por truallin e

të parëve e kanë në pronësi. Mund t’ju them se e gjithë toka

në fushat që përmenda (nuk ka fusha të tjera më Dibra) sot

kultivohet me bimë bujqësore e pemë frutore si në asnjë vend

tjetër të Shqipërisë.

Flitet për një digë më të vogël dhe një liqen që siç e ka

deklaruar Berisha të mos mbysë tokat e fshatrave në anën tjetër

të kufi rit, nën Maqedoni. Mos mbytja e tyre nuk është shenjë

humanizmi por llogari ekonomike. Një metro katrorë tokë në

pjesën shqiptare thuhet se do të shpërblehet me një gjysmë euroje

kurse në pjesën maqedone kërkohet njëzet fi sh.

Do të mbytet tërësisht “Rruga e Rinisë” dhe të gjitha fshatrat

nga Luznia e deri në Reç nuk do të kenë rrugë komunikimi njeri

me tjetrin dhe me Peshkopinë por do të kërkojnë të bëhen pjesë e

ndarjes territoriale të Matit, Mirditës apo Kukësit. Kjo në qoftë se

në buzë të liqenit nuk do të ndërtohet një rrugë tërësisht e re që

të lidhë Peshkopinë me Luzninë, Muhurrin, Çidhnën, Dardhën

e Reçin deri në Skavicë.

E ndjej se jeni dibrane dhe se e njihni Dibrën. Tani mund ta

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

183

imagjinoni tërë pamjen.

Shpresoj që për ndonjë gjë tjetër të komunikojmë edhe me

adresën time elektronike. Mendoj që kam të bëj me një njeri me

kulturë.

Me respekt

Abdurahim Ashiku 11/02/2010 - 07:59:59 -

Katastrofë...

Linda 11/02/2010 - 10:34:35 -

E nderuar Linda!

Sikur shteti ynë, i majtë apo i djathtë qoftë, i Berishës apo

i Ramës, i PD apo PS të ishte i aftë të ndërtonte një qytet të ri

me dyzet mijë banorë, sikur ky shtet të ndërtonte një varrezë të

madhe për eshtrat e “koklës së zemrës” siç thonë nënat dibrane

për ata që prehen në varret e fshatrave që do të mbyten, sikur ky

shtet tu gjente këtyre njerëzve punë dhe burime jetese, atëherë

unë si gazetar, si njeri që e kam njohur Dibrën dhe luginën e saj

pjellore ( veçanërisht blloqet frutorë ku ka disa pika të djersës

time asokohe agronom ), atëherë unë do të shkruaja me germa

kapitale: LE TË MBYTET DIBRA!

Kur u krijua liqeni i Ulzës banorët shteti i atëhershëm (1956)

u ndërtoi fshatarëve shtëpi dhe i vendosi në Mamurras duke i

punësuar në fermë. Kur u krijua liqeni i Fierzës shteti ngriti një

Kukës të ri komplet ashtu siç ngriti “Qytezën e Fajzave” dhe

banorët e saj i punësoi në NB Krumë. Kur u formua liqeni i Banjës

banorët e Darëzezës u vendosen në vila dykatëshe ( i kam parë

me sytë e mi ) në bregdetin e Semanit, mes pishave, treqind metra

larg detit dhe u punësuan në NB e Povelçës.

184 Abdurahim Ashiku

Në qoftë se ky shtet apo fi rmat e huaja që për interesat e

veta (siç bëhet hidrocentrali i Kalivaçit mbi Vjosë) ndërtojnë

hidrocentrale dhe e marrin energjinë elektrike për Italinë apo

për ndonjë vend tjetër ndërtojnë një Dibër të re atëherë LE TË

MBYTET DIBRA. Historia e saj në të ardhmen le të shkruhet nga

brezat si historia e Atlantidës.

Dibra e Madhe në vitin 1913 nën bajonetat e serbit u zhbë.

Dibranët u vendosën kryesisht në Tiranë ku sot ka një lagje që

quhet Lagja e Dibranëve, lagje që thonë se ka shtatëdhjetë mijë

dibranë, bijë e nipa të muhaxhirëve të atij viti të egër që e ndau

Shqipërinë siç ndahet berri për kurrizi. E blenë tokën me fl ori

dhe me punën e palodhur të tyre. Kishte toka të lira dhe njerëz

që u hapën dyert nga egërsia e serbit.

Sot edhe tokat, edhe dyert janë të mbyllura. Shteti nuk ka

fuqi të ndërtojë një Dibër të re.

Këtu qëndron katastrofa e madhe, katastrofë që sot për sot

ka “tingujt e qemanes së Nastradinit”.

Me respekt

Abdurahim Ashiku 11/02/2010 - 12:55:00 -

Zoti Ashiku

Unë që po ju shkruaj jam Linda e gazetës kritika

Me qenë se nuk mund të bëj shumë komente në gazete pasi

jam bërë e bezdisshme, dua t’ju përgëzoj për shkrimet tuaja, pasi

aty ndjeva mençurinë dibrane dhe përkushtimin që ju keni ndaj

vendit tonë.

Lexova edhe gazetën Rruga e Arbrit për të marrë informacion

më të plotë për ndërtimin e Skavicës. Është e tmerrshme të

mendosh se do të përmbyten tërë ato vende. Mbase do të kisha

dashur të bëja komente edhe në gazetë për të kuptuar edhe të

tjerët që ky nuk është një problem vetëm i dibraneve por edhe

i të tjerëve. Madje Shkodra nuk do të shpëtojë nga mbytja e

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

185

Dibrës sepse hidrocentrali që do të ndërtohet në Skavice apo

liqeni i Skavices është një cunam tjetër jo vetëm për Veriun por

mbase edhe për zona të tjera. Kur mendon se sot ndërtimet bëhen

për përfi time të çastit mbase të atyre që janë në pushtet apo të

vendeve të tjera të mendosh se diga e Skavices mund të behet pa

cilësinë e duhur dhe mendo se çfarë mund të ndodhë nëse çahet

ajo. Mbase kësaj linje është më mirë t’i mëshohet që të frikësohet

edhe Tirana. Se mund të fl asësh sa të duash ata nuk e çajnë

kokën, as turp, as frikë nuk kanë. Të mendosh se pranë PD-se

ka edhe dibranë që për më tepër kanë qenë edhe të persekutuar

në atë regjim dhe mund të bëjnë ndonjë gjë, unë nuk kam asnjë

shpresë sepse për mua ata njerëz që rrinë pranë Berishës ai i ka

kompromentuar dhe nuk kanë gojë të fl asin. Sikurse ata fare

mirë mund të marrin aksione në këtë hidrocentral dhe e fl enë

mendjen. E keqja është për popullin e thjeshtë.

Lexova qe i jeni referuar edhe Linkolnit që mbrojti Koloradon.

Unë do të thoja se nuk ia vlen sepse Linkolni kishte fi lozofi tjetër.

Ai ishte për qeverinë nga populli, me popullin dhe për popullin

gjë që për qeveritë shqiptare as që mund ta mendosh një gjë të

tillë. Linkolni ka fjalimin e famshëm ku i bën thirrje popullit të

tij për bashkim dhe të kujtonin aspiratat e gjyshërve kur erdhën

në Amerikë. E për çfarë bashkimi bëjnë thirrje qeveritë shqiptare,

përveç se i fryjnë zjarrin të përçarjes?

Argumenti që përdorni se do të mbyten varret dhe historia

është fare i papërfi llshëm për ata. Ata atë duan të mbysin historinë

e Dibrës. Këtë bëri Turqia duke groposur historinë ilire. Këtë bëri

regjimi komunist që ndërtoi Durrësin e ri mbi Durrësin ilir duke

groposur vlera të pallogaritshme. Këtë duan të bëjnë edhe këta të

mbysin gjithë Shqipërinë. Për më tepër që janë hedhur në sulm

për të nxjerrë edhe Skënderbeun sllav.

Sot nuk ka mbetur njeri që të protestojë se iku rinia, ikën

shqiptarët. Këtu kanë mbetur njerëz të drobitur, apo që i

bëjnë hyzmet bukës së gojës duke punuar në administratë. Po

pasurohet një pjesë, por e keqja më e madhe se po përfi tojnë më

186 Abdurahim Ashiku

shumë të huajt. Besoj e dëgjuat Berluskonin si tallet, i pëlqejnë

edhe vajzat e bukura shqiptare.

Unë i mbetem mendimit se duhet të frikësohen me idenë e

përmbytjes që mund të përfshijë gjithë Shqipërinë. Paraprakisht

mund të formulohet një peticion që të qarkullojë dhe të fi rmoset

nga dibranët dhe kush e përkrah faktin që të mos ndërtohet

Skavica.

Ideja që shtronit në gazetën Rruga e Arbrit që të ndërtohen

centrale mbi përrenj është shumë e drejtë. Realisht në Dibër ka

shumë mundësi të tilla dhe jo vetëm në Dibër. Për aq sa kam

dijeni janë bërë shumë kërkesa për të marrë kredi për centrale

mbi përrenj. Nuk e di a e kanë dijeninë ata që po investojnë për

centrale të vegjël se ato mund të përmbyten nga hidrocentrali

i madh.

Te krijohet ideja se madje dhe përmbytja e Shkodrës u bë me

qëllim që të përligjej ndërtimi i centralit bërthamor dhe Skavica.

E keqja na ka përfshirë. Duket se janë të pangopur.

Zoti Ashiku

Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin, por dua të jap kontributin

tim për aq sa mundem për këtë çështje. Atje është historia jonë

dhe ne kemi një lidhje të natyrshme me atë vend. Atje gjejmë

qetësinë dhe kur fl asin dibranet me mençurinë e tyre e kupton

se kanë mbetur vlerat në këtë vend që duan ta shkatërrojnë nga

çdo pikëpamje. Mezi po pres që të ndërtohet Rruga e Arbrit dhe

kam në plan të ndërtoj diçka se edhe ne kemi toka në Gjoricë.

Duke ju uruar për shkrimet e tjera që janë të mrekullueshëm

edhe këtë të fundit për taksistin arvanitas, sikurse ju jepni një

mësim të mirë edhe Jugut që hesht ndaj asaj çfarë po i bën Greqia

që donë ta marrë me dhunë dhe ta greqizojë gjithë historinë e

arvanitasve që është historia e lashtë pellazgjike dhe e atyre që

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

187

quhen grekë të lashtë. Nuk e di a keni lexuar materiale të mia

në gazetë për këtë, që kuptohet janë kundër qëndrimit zyrtar të

deritanishëm por që faktet janë kokëforte se historia e shqiptareve

është synuar të tjetërsohet në favor të fqinjëve. Mbase sot duan

përfundimisht t’i zhdukin shqiptaret ca duke i përzënë, ca duke

i skllavëruar.

Në të vërtetë gjithnjë kam qenë krenare që jam dibrane dhe

që jam rritur në familje dibrane me njerëz të urtë e të mençur.

Ju kërkoj edhe njëherë ndjesë për shqetësimin, duke Ju uruar

gjithë të mirat dhe të fala nga familja.

Me respekt

Linda

Mirëmëngjesi Linda!

Ju faleminderit shumë për emocionet e këtij mëngjesi Athine,

emocione që më erdhën nga një mik dhe shok imi i vjetër,

nëpërmjet bijës së tij Lindës...

Unë në korrik mbush 14 vjet në Athinë. Më mbeti plagë në

shpirt ikja nga Dibra por isha i detyruar për shkak të dhunës

ushtruar ndaj meje dhe rrezikut për fëmijët. Megjithëse më

dhembi shumë them se bëra mirë, sepse nuk mund të bashkëjetoja

dhe bashkëpunoja me ata njerëz që veç paranë dhe derivatet e

saj kanë në shpirt...

Po grumbulloj materialet, deri tani janë afro 200 faqe për

një libër. Dua që në këtë libër të futen sa më shumë intelektualë

dibranë ndaj shkrimin tim të fundit e kam përcjellë në adresat

e tyre elektronike.

Dibranët janë shumë indiferentë ndaj kërkesës që u kam

bërë për të reaguar me argumente. Ju jeni e para intelektuale që

hytë me mua në debat (më sollët kënaqësi të jashtëzakonshme)

188 Abdurahim Ashiku

në gazetën Kritika dhe më shkruat me shpirt e zemër.

Unë do të ju dërgoj disa nga prononcimet e mia këto 2-3 vjet

që ti lexoni dhe po deshët edhe ti komentoni për të qenë pjesë

e një botimi.

Unë nuk tërhiqem për çështjen e mbytjes së Dibrës dhe

po gjeta ndonjë biznesmen që të fi nancojë librin do ta botoj

menjëherë me emrin tim. E di që ata që me pazaret e Skavicës

po fryjnë xhepat do të kërkojnë të më “mbysin” por unë do ti

qëndroj mendimit tim deri në fund.

Faleminderit e nderuar Linda për mallin që më shuat këtë

mëngjes larg vendlindjes, në dhe të huaj.

Athine, 13 shkurt 2010

Faleminderit zoti Abdurahim për fjalët e ngrohta. Më vjen

mirë që ju ka shkruar Argëtimi. Ai është kushëriri ynë, i ati i tij

Munir Fida, që nuk jeton më, ka qenë moshatar me babin, ai është

nip te ne. Bën mirë t’i përgjigjeni dhe t’i kërkoni ndihmë se ata

kanë shumë infl uencë edhe në qeverisjen e Tiranës. Përpiquni

t’ia argumentoni dhe t’ia mbushni mendjen se Dibra do të ketë

shumë e më shumë fi time nëse do të ndërtohen centrale të vegjël,

ku edhe energjia do të jetë mbase e njëjtë me atë që do të prodhojë

ky hidrocentral, por as popullsia nuk do të lëvizë, për më tepër

do të krijohen qendra turistike nga të cilat do të kemi shumë e

më shumë përfi time sesa shitja e energjisë nga hidrocentrali.

Për më tepër që mund të kthehen edhe shqiptarët që tashmë

janë jashtë dhe do të gjejnë vendin e tyre sepse do të vijë një ditë

që ata shqiptarë që janë jashtë do ta ndjejnë veten keq atje ku

kanë shkuar sepse njeriu nuk jeton vetëm për një copë bukë e

për rehati, janë edhe shumë gjëra të tjera që e mbajnë gjallë një

individ e mbi të gjitha rrënjët. E për ne shqiptarët që rrënjët i

kemi shumë të thella, ata na thërrasin. Argëtimit mund t’ia bësh

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

189

prezent domosdoshmërinë e mbrojtjes së historisë sepse ai është

patriot. Mund t’i thoni se keni njohur edhe tim atë.

Zoti Abdurrahim! Genc Kondi që i jeni përgjigjur në atë

shkrim është nipi i Vito Kapos dhe duhet ta kuptoni se ata që

kanë qeverisur në atë kohë vazhdojnë të qeverisin e të vendosin

për këtë vend. Sepse është e njëjta dorë që nuk i do shqiptarët

dhe kërkon t’i zhdukë si komb e si racë. Prandaj siç themi ne,

sipas vendit bëhet kuvendi, me ata njerëz duhet me folë me gjuhë

të ashpër. Ata nuk do të mbrojnë Dibrën dhe Shqipërinë sepse

nuk ju dhimbset.

Më vjen mirë që keni marrë këtë iniciativë dhe tek ju unë gjej

dibranin me të gjitha virtytet që e karakterizojnë atë popull.

Ju faleminderit që gjeni kohë për të m’u përgjigjur. Do të

kisha dëshirë që të bashkëpunonim edhe për botimet tuaja. Mbase

në një të ardhme të afërt do te kem mundësi të sponsorizoj edhe

botimet tuaja.

Ju falënderoj nga zemra që mbroni Dibrën tonë të bukur e

të shenjtë.

Ju uroj shëndet dhe lumturi familjarisht

Linda

E diele 14 shkurt 2010, 12:52

Mirëmëngjesi e nderuar Linda!

Faleminderit për përgjigjen e shpejtë dhe për ato që më

shkruanit... Për sa i përket problemit që kam ngritur, unë do të

qëndroj “derisa të më mbytë liqeni” në këmbë. Kam një ftesë

nga A1-TV për një bisedë por e refuzova sepse edhe mosha edhe

xhepi, edhe gjendja e rrugëve për shkak të grevave, nuk ma lejon.

Megjithatë shpresoj se dibranët do të zgjohen. Mos e dhëntë zoti

të zgjohen kur tu vijë uji në grykë, mos përjetojnë atë që thuhet

190 Abdurahim Ashiku

“Si magjari në ëndërr”

Sot në mëngjes më erdhi një mesazh mbështetje, i pari nga

intelektualë dibranë, por nga Dibra e Madhe, shumë domethënës.

Po jua përcjell:

Z.Abdurahim,

Me shqetësim përcjell reagimin tuaj. Unë edhe nuk kam

të drejtë të reagoj se banoj në Dibër te Madhe dhe ky liqen

drejtpërdrejt nuk do të ndikojë tek ne, por sigurisht do të ketë

impakte në mikro klimën edhe tek ne.

Historinë dhe të afërmit tonë i kemi edhe atje dhe kjo na

brengos. Një fakt është i saktë dhe dëshiroj të argumentoj

shqetësimin tuaj: Dibranët nga ndërtimi i liqenit artifi cial të

Dibrës dhe hidrocentralit të Shpiles nuk panë asgjë të mirë për

këto 40 vjet pos humbjes të rreth 5000 ha tokës më pjellore dhe që

vaditej nga dy lumenj, burimi kryesor i ekzistencës të numrit më

të madh të familjeve dibrane. Sot të mirat nga prodhimi i rrymës

përfi tohen vetëm nga qeveria maqedone që nuk do të ja dijë nëse

këto familje u detyruan të largohen në Turqi ose ShBA për të

siguruar ekzistencën. Jam më shumë për ndonjë burim energjie

ose zgjidhje që nuk do të përmbyste gjithë këtë territor.

Duke të mbështetur Argëtim Fida kryetar i Komunës Dibër

e Madhe.

Edhe njëherë Mirëmëngjesi, të diele të bukur dhe Gëzuar

Shën Valentinin.

Fatkeqësisht këtë vend e kane sunduar dhe vazhdojnë ta

sundojnë antishqiptaret. Nëse gjyshërit tanë i vrau serbi ballë

për ballë, prindërit na u shfrytëzuan në një forme tjetër, kurse

ne na lanë pezull dhe pa perspektivë. Përshtypja që kam krijuar

është se synimi i gjithhershëm për të përvetësuar këtë vend

sot po realizohet përfundimisht. Aq sa kuptohet ekonomia po

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

191

kapet nga biznese që e kane burimin nga fqinjët. Kështu që ne

do të mbetemi si të huaj në vendin tonë. Ju nuk e ndjeni por ne

e kuptojmë sesi i kanë ngritur veshët ata që i quajmë pakica, që

jo vetëm janë fuqizuar ekonomikisht por i vendosin në detyra

me përgjegjësi dhe të komandojnë.

I lexova edhe njëherë materialet që më kishit dërguar dhe ju

përgëzoj edhe njëherë për shkrimet dhe e kam bindje se ju do te

vazhdoni të ngulni këmbë dhe të tërhiqni edhe të tjerë dibranë

që të mbrojnë këtë çështje. Mbase duhet të shfrytëzohen ata që

janë pran pushtetareve se mund të kenë më shumë mundësi që

të ngrenë zërin.

Gjithsesi duhet forca e argumentit dhe ngritja e opinionit

kundër ndërtimit të Skavices.

Mbase këtë herë do t’i ngecet sharra në gozhde Berishës me

dibranët.

Ju uroj jetë të lumtur ju dhe fëmijëve tuaj.

Me respekt

Linda

Në lidhje me përgjigjen për Argëtimin më pëlqeu. Është

ajo që thoshte gjithnjë im atë që historikisht dy Dibrat kanë

bashkëpunuar sepse janë një popull që sado i ndarë nga historia

ata janë një. Unë diku e kam thënë se nuk mund t’u vihet më

kufi ri shqiptarëve.

Linda

192 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

KAPITULLI I SHTATË

JO SKAVICËS!

193

SHTYPI DHE LEXUESI

194 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

GAZETA SHEKULLI DHE LEXUESIT

JO SKAVICËS!

195

“Përmbytja e Shkodrës dhe mbytja e Dibrës”

Letër e nënshkruar Abdurahim Ashiku 02/02/2010

Përmbytja e fushës së Shkodrës, në ato përmasa tashmë të

deklaruara (11.400 hektarë dhe 2649 shtëpi) përbën katastrofën

më të madhe ujore të njohur në Shqipëri, katastrofë mbi shtëpitë

dhe pasuritë e ngritura me gjakun dhe djersën e njerëzve në

emigrim apo jo, mbi tokën dhe prodhimet e saj, mbi blegtorinë

dhe bazën e saj ushqimore (të thatë, të koncentruar e të njomë),

mbi gjallesa në shërbim të njeriut (pula, dele, qengja, lopë...)

etj.

Përmbytja e Shkodrës është tashmë një realitet sa i dhimbshëm

po aq edhe tregues se në këtë zonë (ashtu si edhe në zona të tjera

të Shqipërisë) prej njëzet vjetësh ka munguar shteti.

Kur them “ka munguar shteti” nuk kam parasysh vetëm

Berishën e Parë dhe Meksin që ka dominuar vitet 1991-1997 (kur

“kuota zero” në pritje të “çekut të bardhë” ishte fjalë e ditës)

por edhe vitet 1997-2005 me serinë e kryeministrave socialistë:

Nano, Majko, Meta e prapë Nano. Kam parasysh edhe Berishën

e Dytë nga viti 2005 e deri sot, përfshirë këtu edhe krahët e

“dy krahëve”, serinë homologe të ministrave të energjetikës,

bujqësisë, transportit, ekonomisë, fi nancave etj.

Një analizë me letrat e hapura “Çfarë bënë të tjerët (para

vitit 1990) dhe çfarë nuk bëmë ne (më troç: çfarë shkatërruam

dhe vodhëm ne) në vitet 1990 - 2010 vite të politikës “së djathtë”

e të “majtë” shqiptare, një vetë-operacion është i domosdoshëm

196 Abdurahim Ashiku

në qoftë se nuk duam të përballemi nesër me ndodhi të tilla. Të

presësh lëmoshë nga natyra, të shtrish duart duke iu lutur asaj,

pa punuar që t’ia rrëmbesh vlerat, nuk është gjë tjetër veçse një

theqafje.

Nuk kam ndërmend të bëj as prokurorin dhe as avokatin e

Përmbytjes së Shkodrës, togfjalësh shumë i lakuar këto ditë. Këtë

le ta bëjë politika dhe shoqëria shqiptare në një gjyq jo vetëm

për të treguar me gisht fajtorët, por edhe në një paralajmërim

për të ardhmen.

Fjalën e kam se po ndodh që “Përmbytja e Shkodrës” po çon

verbërisht në “Mbytjen e Dibrës”.

“Përmbytja e Shkodrës” dhe “Mbytja e Dibrës” janë në

segmentin e dy të kundërtave që i ikin njëra-tjetrës. E para ka

shansin e jetës, shansin që “Drini”, pasi “përmbyt fshatra të tëra”,

kthehet në shtratin e vet me paralajmërimin e natyrës memece

se do të vijë përsëri. E dyta, “Mbytja e Dibrës”, nuk e ka këtë

shans. E humb përgjithmonë ashtu siç e humbën fshatrat që

mbyti liqeni artifi cial i Ulzës, i Fierzës, Banjës etj. Kukësi tashmë

është i mbytur ashtu siç janë mbytur fshatrat e tjerë. Ulza është e

mbytur dhe ndonjë gjurmë e shtëpive apo pemëve të fshatrave

nën ujë mund të shihet vetëm në thatësirën ekstreme. Darëzeza

në liqenin e Banjës “jeton” vetëm në shtëpitë e ndërtuara midis

pishave vetëm disa dhjetëra metra larg bregdetit në Seman të

Fierit. Shkurt një “Dibër e mbytur” nga ngritja e një dige në

Skavicë të Kukësit dhe nga uji i amullt i liqenit që formohet

nga Reçi e deri në Gjoricë, në luginën më pjellore të maleve të

Shqipërisë është një “Dibër e vdekur”.

Kur dy vjet të shkuara në kundërshtim të një tenderi të

hapur nga qeveria Berisha II për ndërtimin e Hidrocentralit të

Skavicës dola publikisht në disa gazeta me shkrimin “Dibra po

mbytet, ku janë dibranët?” kisha ndjenjën e sigurisë se Dibra

dhe dibranët do të fl isnin, madje të revoltuar. U zhgënjeva në

ekstrem. Asnjë dibran i shtetit dhe i pushtetit, i djathtë apo i

majtë, nuk doli nga “prehri” i partisë së tij për të thënë fjalën e

vet, pro ose kundër...

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

KOMENTE

Prof. Dr. Edmond Pinguli në një prononcim në

gazetën 55 thotë:

JO SKAVICËS!

197

Mbas 23 vjetëve për hidrocentralin e Skavicës i jepet bonusi

10 pikësh treshes italiane me në krye Geoteknica të Romës

dhe behet gati për tender. Pata rastin të takohem me njërin

nga pronarët dhe të diskutojmë për këtë hidrocentral. Projekti

parashikonte një digë 160 metro të lartë, salla e turbinave futej

30 metro poshtë, duke realizuar idenë tonë të parë me digë 190

metro të lartë. Ky variant mbyste 62 km2 tokë dhe s’postonte 40

mijë banorë.

Pyetja ime ishte: A ishte dakord Qeveria me spostimin e

banorëve? Përgjigja ishte që sigurisht jo.

Unë iu përgjigja se e ka një zgjidhje, e cila është vetëm nëse

kthehet sistemi i vjetër që mbyti një qytet si Kukësi.

JU QË JEPNI MENDIME JU PYES: KU DO TË SISTEMOHEN

40 MIJË BANORË, 8 MIJË FAMILJE QË SHPËRNGULEN? A DO

TU GJEJË SHTETI 62 KILOMETRA KATRORË TOKË DHE TU

NDËRTOJË 8 MIJË BANESA?

NË SHQIPËRI NUK KA ASNJË PËLLËMBË TOKË TË

LIRË.

Duro

Nuk duhet dhenë përgjigje kaq ‘ekspres”, problemi që shtrohet

paraqet shumë interes deri kombëtar prandaj nuk duhet nxituar.

198 Abdurahim Ashiku

Me gjithë respektin për sa shkruhet, për mirë apo për keq

sipas konceptit tim, duhet shikuar.

Z. Durim jep argumeta më të plot, pse nuk duhet ndërtuar,

sa dhe shumë drejt e kanë me ato hidrocentralet e vogla në degë

bija të Drinit do të bëhej më mirë.

Që kanë ndaluar atë hidrocentralin e Skavices “monistet”

paskan bërë mire. Arsyetimi z. S. Tirana, hiq atë për ndërtimin

e hidrocentralit madh qëndron.

Le tua leme specialisteve te të gjitha fushave si thonë kolegët

e mësipërm.

Na behet zemra mal, kur dëgjojmë se ka meraklinj atdhetarë

për Shqipërinë tonë, tashmë leqendisur nga lakmitaret politikanë

të pa b...

“Matni shtatë herë e prisni një here” thotë populli.

Pionier në hidrocentrale

Golik Kokojka D.

Bukur i nderuar Saviani. Unë ju ofroj jo variantin e “Hurdhës

së vdekjes së Dibrës”- Skavicës por një tjetër variant...Studiojeni

një variant të tyre, atë të “hurdhave” mbi degëzimet e Drinit të

Zi. Studiojeni sa “hurdha” e poshtë tyre sa turbina e stacione

shpërndarës energjie elektrike mund të ngrihen në zbritjen e

Mallës së Lurës nga Krej Lura e deri në Drinin e Zi mbi Skavicë.

Ngjituni më lart e bëni të njëjtën gjë mbi Setë, Murrë, Zallin

e Okshtunit, mbi Veleshicë, Prroin e Gramës e vende të tjera.

Mbi këto degë të Drinit të Zi do të kishim dhjetëra “hurdha” e

dhjetëra hidrocentrale ujëmbajtja dhe fuqia energjetike e të cilëve

në mos qoftë e barabartë me “hurdhën e vdekjes” që vjen nga

Skavica ma do mendja se i afrohet asaj. Këto “hurdha” mendja më

shkon se do të ishin po aq të bukura sa edhe liqenet e Lurës apo

të Kacnisë. Për më tepër do të ishin vende pune të përhershme

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

199

për mijëra dibranë por edhe stacione të gjerë të rritjes së troftës

aq të shijshme në ujërat e pastra të burimeve mbushëse të tyre.

Brezit që do të vijë do të desha që pas digës së Setës, diku në

Grykën e Gjalicave të Lurës, të gjenin një “mol gondolash” që do

ti përcillnin midis asaj pamje mahnitëse të Gjalicave, atij “tuneli”

shpatesh të thepisura malesh nga kalon “kanali i piketuar me

pushkën e Gani Tuçepit” i Çidhnës tek burimet e Setës në Gurë

Lurë e prej andej, me teleferik do ti ngjisnin në bregun e Liqenit

të Luleve e në Fushën e Pelave...

Poshtë Setës, poshtë Murrës e degëzimeve të tjera të Drinit të

Zi do të gjelbëronin me bimë arash, perime, vreshta e drufrutorë

fushat nga Reçi, në Zall-Dardhë, Fushë të Çidhnës, Kishavec,

Muhurr, Brezhdan, Luzni, Gjoricë, hambari i Dibrës dhe i

dibranëve në shekuj. Por jo vetëm i dibranëve. Flitet shumë për

agroturizëm.

Nuk ma merr mendja që të ketë ndonjë trevë shqiptare ku

bujqësia dhe turizmi të jenë kaq pranë e kaq të lexueshëm se

sa në Luginën e Drinit të Zi krahëhapur me “Nëntë Malet” në

perëndim dhe me Korabin, Hynoskën e deri me Majën e Zylit

në Gollobordë në lindje. Po të dijë ndokush ndonjë vend që e

bashkon më mirë bujqësinë me turizmin, ndonjë vend agroturist,

kuptohet pa mbytjen e Dibrës, le ta thotë.

Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, mbytja e Dibrës është

njëlloj si në fund të fushës së Korçës, atje ku Devolli nis zbritjen

të ngrihej një digë e të mbytej fusha e Maliqit e Korça të bëhej

një qytet liqenor. A do ta pranonin korçarët këtë?

Duro replikë për komentin nga Saviano

Një pyetje për korçarët: A do të lejonit ju të mbytej Maliqi,

fusha e bukur e Korçës, për hir të ndërtimit të një ujëmbledhësi

vetëm e vetëm që hidrocentralet që është menduar të ndërtohen

200 Abdurahim Ashiku

në kaskadën e lumit të Devollit të kenë po atë siguri si në rastin

e Skavicës dhe hidrocentraleve në kaskadën e Drinit?

Drini

Abdurahim Ashiku, penë e njohur, gjithnjë me atdhetarizëm,

kur ka folur s’ka lënë vend për tu tërhequr. Pra fl et fjalë me vend,

sa e kam njohur unë.

Për këtë problem që fl et më sipër, pjesën e dytë “mbytja e

Dibrës”, na tremb, neve që si njohim ato vende, veç fare kalimthi

në harta shkollore.

Ndoshta ka të drejtë, kjo për më tepër, paska shkruar për

problemin dhe më parë, kur është hedhur ideja e ndërtimit të

atij hidrocentrali, që “mbytka” Dibrën.

Duhet parë e parë më përgjegjësi sa specialisti dhe shtetari.

Na kish mare malli të lexojmë shkrime në gazetë nga pena

juaj z. Ashiku, ndoshta nga që jam emigrant.

Se merakosesh për problemet jetike të Shqipërisë mëmë, bëni

mirë dhe ju shtofshin “meraklinjtë si ju” Shqipërisë.

Dashamirësi D

Nuk më mbush mendjen se Skavica nuk duhet ndërtuar, pra

them Skavica duhet ndërtuar. Nuk jam atdhetar aq i mangët sa

te them se me mire një Dibër e pa zhvilluar pa Skavice, se sa një

Dibër me zhvillim ne një drejtim tjeter me Skavice.

Ju e dini se një pjesë e popullsisë nga lidhja tradicionale me

sipërfaqe të vogla toke, të pa mjaftueshme për jetesë, pjesa me

vitale e fuqisë punëtore kanë emigruar, siç dhe ju vetë jeni larguar

për arsyen se kjo Dibër veç frymëzimit patriotik për të shkruar

nuk ti përmbushi interesat e tjera.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

201

Skavica duhet bërë, shpresojmë në variantin me turizëm

për ata qe do rrinë në këto zona, pjesa tjetër të marrin ç’ju takon

e të vihen në kerkim të një jete me të denjë pa fshirë emrin

DIBRAN.

Saviano

Të ndërtosh Skavicën duke mbytur 6500 hektarë tokë dhe

lënë në mëshirën e Zotit të 8000 banorëve, të krijosh një liqen

vetëm për hir të hidrocentraleve mbi kaskadën e Drinit dhe

“përmbytjes së Shkodrës”, të zhdukësh nga faqja e dheut një

histori të tërë midis të tjerave edhe të 18 betejave fi timtare të

Skënderbeut kundër pushtuesve osmanë, është njëlloj si të

mbytësh Fushën e Korçës, 5300 hektarë tokë në Fushën e Maliqit

dhe këtë vetëm e vetëm për hir të hidrocentraleve që do të

ndërtohen mbi rrjedhën e Devollit.

Mbytja e Dibrës është një krim që nuk do të na e falin brezat

që vijnë. Dibra ka një alternativë që të mos mbytet, alternativë

që nuk e ka asnjë trevë tjetër e Shqipërisë. Ngritja e digave

të vogla mbi degët e Drinit të Zi, krijimi i liqeneve turistikohidroenergjetikë

mbi lumin e Mallës, Setës, Murrës, Zallit të

Okshtunit, Prroit të Gramës, lumit të Veleshicës etj. me potenciale

ujëmbledhëse dhe prodhim energjie gati (në mos më shumë) sa

ai i Skavicës. Zhvillimi në luginën e Drinit i bujqësisë, blegtorisë,

agroturizmit do ta kthente Dibrën në një vend të begatë, një trevë

të turizmit malor më të kompletuarën duke pas parasysh liqenet

e Lurës, liqenet e Kacnisë, bjeshkët e Korabit etj.

Është koha që për këtë problem të flasin shkencëtarët,

historianët, biologët, arkeologët, njerëz që shohin horizonteve

të largëta dhe jo politikanët e të dy krahëve lidhur me interesa

vrasëse të Dibrës dhe të çdo gjëje me vlerë të saj.

Durimi

202 Abdurahim Ashiku

Shqetësimi juaj është i drejtë zoti Ashiku, por ky problem

nuk është aspak i ri. Specialistë të huaj dhe të vendit që kanè

vizituar hidrocentralet tona kanë vënë në dukje me një herë se

hidrocentrali i parë që duhej të ndërtohej do ish ai i Skavicës. Ky

veç prodhimit të energjisë elektrike do të shërbente si rregullator

për hidrocentralet e tjerë. Po ja përse nuk u ndërtua më parë:

Dibra është një krahinë e njohur me traditat e saj të larta

për trimërinë, zgjuarsinë, për prodhimet bujqësore e blegtorale,

folklorin e të tjera. Mjafton të përmendim : Skënderbeun me Moisi

Golemin, Iliaz Pashë Dibrën e Vehbi Dibrën, Haxhi Lleshin e të

tjerë që janë personalitete të kombit Shqiptarë. Pa përmendur

këtu folklorin dhe muzikën popullore që janë në themel të gjithë

asaj shqiptare. Dibra kish një prestigj, ishte një krahinë me peshë,

gjë që shteti komunist që mbështetej mbi vlerat social-kulturore

nuk e ndërtoi hidrocentralin e Skavicës. Ky Hidrocentral me

rëndësinë ekonomike do të fundoste pjesën më të madhe të fushës

së Dibrës përfshi këtu dhe vendlindjen e Skënderbeut, Sinën.

Kjo do të thotë : Të sakrifi kohet fusha e Dibre së Poshtme

për energjinë elektrike që nuk dihet ku përfundon!!!

Para viteve ‘90 atje mbizotëronin plantacionet me kumbulla e

mollë, rrush e arra e të tjera. Sot asgjë nuk ka mbetur dhe njerëzit

janë shpërngulur duke i lënë një hije të trishtë.

E kuptoj shqetësimin tuaj zoti Ashiku por në këtë gjendje që

është katandisur Dibra do kish më vlera Hidrocentrali.

Ndoshta Dibranève do ju pëlqejë më shumë kur të këndojnë

për liqenin dhe gjuetinë e peshkut.

Po atyre njerëzve toka bujqësore e të cilëve do të përmbytet

kur të ndërtohet ky projekt si do u bëhet? A do dëmshpërblehen?

A mund të na e bëni të ditur ju lutem ju të shekullit në qoftë se

dini gjë për këtë. Faleminderit

Irena

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

203

Projektet megalomaniake duhet të harrohen. Qeveria

shqiptare duhet të mendojë për minicentrale pa kosto të lartë e

pa pasoja dramatike në rast defekti!

Duhet me shtri këmbët sa e ke jorganin!

Apo mos është vetëm edhe një rast për vjedhjeje masive si

për rrugën Durrës Kukës?

Lili

I nderuar z. Lili!

Qeveritë (e majta dhe e djathta) në vend që të ndërtojnë disa

hidrocentrale mbi degët e Drinit të Zi në Dibër duke e kthyer

Dibrën në një trevë të mrekullueshme të turizmit malor, kërkojnë

ta mbysin atë me liqenin e Skavicës duke i lënë 40 mijë banorë

të enden si çifuti në shkretëtirë. Ky është një krim nga më të

shëmtuarit.

Durimi

Edhe një herë për nismat e Kryeministrit.

Ai mbasi ndërtoi H/C e Banjës, Kalivaçit, 380 H/C të vegjël

ruralë, Mullinjtë e Erës në Karaburun, T/C atomik, Rrugëm

Derres-Kukës, tani është kthyer për Skavicën.

Thotë se do të bëjë tender për Projektimin e tij, kur Projektet

janë si të Skavicës dhe të Banjës të përfunduara deri në fazën e

ndërtimit. Ky do të kënaqë disa specialistë, që të mbyllin gojën

për katastrofën që shkaktoi vetë, nga përmbytja e ultësirës së

Shkodrës, duke u blerë projektet. Sigurisht që do të jetë dhe

përfi timi i tij personal.

Nikolaj

204 Abdurahim Ashiku

Po të dhënat e popullsisë që do të shpërngulet nga Peshkopia

e fshatrat përreth i ka llogaritur ky zoti Sali?

Po qe se miratohet ky ligj Dibra vdes, fshihet nga harta e

Shqipërisë!!!

Po për çfarë për ti shitur korrentin Evropës ose vendeve

fqinje...!!!

Me hidrocentralet që kemi energjia për Shqipërinë del dhe

tepron por ua japim të tjerëve e vetë rrimë me qiri..!!

Zoti na ndihmoftë me qeveritaret tonë se nuk kanë të ngopur

mbi këtë popull të shkretë!!!!

Ladi

Është folur dhe propozuar që në kohën e monizmit ndërtimi

i hidrocentralit të Skavices në marrëveshje me shtetin Jugosllav

të Titos. Ky projekt nuk u realizue për mos miratim nga pala

jugosllave se shkakton përmbytje të mëdha toke.

Rëndësia e këtij asht se duke qenë i vendosur para Fierzës

si dhe kapaciteti i madh ujëmbledhës bën që ky hidrocentral të

luajë rolin e rregullatorit të prurjeve në HEC-et e tjerë.

Duke e mbyllur mundësin e shfrytëzimit të lumit Drin me

hidrocentralin e Ashtës, Shkodra me te gjithi rrethinat (fshatrat)

bën që të mos ekzistojnë përmbytje në asnjë mundësi.

Por unë i druhem pisllëqeve të kësaj demokraci zezë

Kryeministri ynë edhe pse i shkolluem asht i rrezikshëm se

rrah gjoksin se e ndërtoi vetë, se kam eksperiencë në ndërtimin

e veprave të kalibrit botërorë.

Po ti behet bilanci i këtyre veprave na del se të gjitha sa janë

ndërtuar në vend, qofshin më ordineret nuk kanë siguri mbasi

rrezikojnë shembje dhe pikërisht ajo më botërorja vazhdon çdo

ditë të shembet. Shoferët nuk guxojnë ta përshkojnë veprën, po

i hipin siprit mbi kurriz nga Shqipëria ne Kosovë dhe kthim.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

205

A beson ndonjë se gjysma e digës së Skavicës nuk do të

vidhet dhe shpërthimi i saj nuk do të mbysë jo vetëm Shkodrën

dhe Lezhën por edhe Laçin, Tiranën e Durrësin e më gjerë Tuzin

dhe Podgoricën?

Vendet historike që mund të përmbyten

Shqipërisë, përkatësisht në rajonin e Dibrës, në një pozitë

gjeografi ke të përshtatshme. Kjo luginë ka krijuar një korridor të

rëndësishëm natyror, me drejtim veri-jug, që e ve në lidhje këtë

rajon me viset tjera fqinje e më të largëta. Ajo kufi zohet në të dy

anët e saj nga dy vargje malorë paralel, vargu perëndimor dhe

ai lindor, midis të cilëve shtrihen dy pellgjet më të rëndësishëm

të Drinit të Zi, atë të Dibrës dhe të Peshkopisë, që përbëjnë edhe

zonat kryesore bujqësore të rajonit dhe thelbin hapësinor të

Dibrës së mirëfi lltë.

Kërkimet e organizuara në luginën e Drinit të Zi kanë

dëshmuar një intensitet të lartë banimi, i shprehur në numrin

e madh të qendrave arkeologjike në një sipërfaqe relativisht të

kufi zuar.

Në këtë rajon ekzistojnë mbi 40 qendra arkeologjike, me

kufi j kronologjikë nga prehistoria në mesjetë (nga mijëvjeçari

VII para Krishtit. e deri ne shekullin e XII-XIV pas Krishtit). Ata

rrezikojnë të mbulohen përjetësisht nga ujërat e liqenit të HC të

Skavicës që planifi kohet të ndërtohet në këtë rajon.

Ndërtimi i këtij HC, parashihet të përmbysë Luginën e Drinit

të Zi, përshkon një rajon prej 75 km të gjatë në skajin lindor të

mbi 64 km2 të sipërfaqes së këtij pellgu, duke fshirë praktikisht

nga harta e Shqipërisë dy nga pellgjet më të begata të saj.

Studiuesi Ali Hoxha ka argumentuar shkencërisht në dhjetëra

shkrime të zgjeruara kotësinë e ndërtimit të këtij HC, dhe për

këtë meriton përgëzimet më të mira të të gjithë dibranëve. Por

ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të mbrojtur me mjete

demokratike tokën tonë dhe varret e të parëve, ashtu si gjyshërit

206 Abdurahim Ashiku

tanë, që e bënë këtë me pushkë me gjalmë dhe me besa besën e

maleve të Dibrës.

Më poshtë do të paraqesim shkurtimisht disa nga sitet

arkeologjikë të rrezikuar nga ndërtimi i këtij HC.

Skeda të disa vendbanimeve prehistorike të rrezikuara nga

përmbytja:

Nr. Fshati Site arkeologjik Periudha Kuota

Burim Burim Neolit hershëm 490

Topojan Gradishtë Prehistori-antikë 473

Brezhdan Gradec eneolit 450

Cetush Cetush prehistorik 350

Blliçe Blliçe eneolit 507

Fushë-Alie Kronëza neolit 330

Zall-Dardhë Meja e qytetit Shek.VII-V pes 305

Zall-Dardhë Çuku i Lekës Eneolit-bronz 430

Grazhdan Kalaja Grazhdan Shek. IV-VI 500m

Gradec Qyteza e Gradecit Prehistoriko-antiko-mesjetare 420 m

Skavicë Fortifi kim Shek IV-VI 539 m

Bllice Kodra e kutësVendb. prehistorik 507 m

Fushë Aliaj Kronëza Vendb. prehistorik 360 m

Fushë Aliaj Fshat Vendb. shek I-IV 300 m

Fushë Aliaj Fshat Vendb. shek I-IV 300 m

Cetush Qyteza Vend. prehistorik 350 m

Brezhdan Gradec Vend. prehistorik 450 m

Mazhicë Muri i Videnit Fortifi kim IV-VI 450 m

Të nderuar zotërinj të NOA!

Lexova në faqet e gazetës një informacion tuajin, gati

entuziast, për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Ju lutem botoni një prononcim paksa të gjatë të një kolegu tuaj,

një gazetari Dibran që i njeh problemet hollësisht dhe i parashtron

ato me alternativën e shndërrimit të Dibrës në një vend të bukur

agraro-turistik dhe jo në mbytjen e saj, mbytjen e vlerave të mëdha

historike, shoqërore, ekonomike etj. që mbart.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

207

Mbytja e Fushës së Dibrës për hir të “kaskadës së Drinit”

është si të mbytësh Fushën e Korçës për hir të “kaskadës së

Devollit”.

Për Skavicën para të gjithave duhet të pyeten dibranët,

ato 40 mijë vetë që shpërngulen, ato 65 kilometra katrorë që

mbyten përgjithnjë bashkë me historinë e 18 betejave fi timtare

të Skënderbeut zhvilluar në këtë luginë, e tërë krahina që ndahet

e përçahet.

Me respekt

Abdurahim Ashiku

Gazetar

Athinë 3 shkurt 2010

A mundet të blihet historia me para?

Skavica, një emër fshati që ndodhet në kufi rin administrativ të

rrethit Kukës dhe Dibër, për ditë e më shumë po bëhet një nga temat

më të nxehta të bisedave ne komunat Zall-Reç, Zall-Dardhë, Fushë-

Çidhën, Arras, Kastriot, Muhurr dhe Luzni të rrethit Dibër.

Parë në këndvështrimin tjetër “Skavica” tashmë po bëhet

realitet, por qëllimi ynë është të shpëtojmë çfarë mund të

shpëtojmë në Dibër.

Në kushtet e ekonomisë së tregut mund të blihet gjithçka, por

nuk mund të blihet historia, kështjellat dhe kalatë më të vjetrat

të pellazgëve, Ilirëve të cilët dhe për të cilët lugina e Drinit te Zi

ka qenë një kështjellë në vete.

Sot po ju servir vetëm disa fakte por së shpejti do të ju përcjell

të gjithë vendbanimet prehistorike të zonës:

1- Ne vitin 1990, gjate gërmimit ne lagjen Sule (Fushë Alie),

janë gjetur eshtrat e pellazgëve të cilët ishin dy herë me të mëdha

se eshtrat e njeriut të sotëm...

208 Abdurahim Ashiku

Askush nuk u interesua për këtë.

2- Ne Xhire të Alieje janë gjetur pllaka qeramike të cilat nga

Pellazget përdoreshin për banjo publike.

Askush nuk ka eksploruar me tej për të zbuluar shenjat e

qytetërimit dhe të vërtetën e historisë.

3- Arena në fshatin Shenlleshen (Zall dardhë), ka qenë

ndërtuar për 2400 persona.

Eksploruesve të historisë as që iu ka vajtur mendja këtu.....

Pajtim Përnezha

Informacion mbi SKAVICËN:

Varianti 1: Me tre diga:

Një ne Skavicë...

Një ne Laçes...

Një ne Luzni...

Shpëton pa u mbytur Fushë Çidhna, Arrasi, Muhurri,

Luznia.

Varianti 2: Me dy diga:

Një në Skavicë ...

Një në Luzni...

Shpëton vetëm një pjesë e Muhurrit.

Varianti i 3: Me një digë në Skavicë ...

Krye shëndoshë për Dibrën!

SOT, MË 3 SHKURT 2010 U VENDOS TË MBYTET DIBRA.

PAS KËSAJ DITE, NË QOFTË SE NUK REZISTOJMË NUK NA

MBETET GJË VEÇSE TË THEMI: “SHËNDOSH GJËJA E GJALLË

SE NJERËZIT SHKOJNË E VIJNË”

NJERËZ QË I DUA - 4

Përshëndetje

Abdurahim Ashiku

a_ashiku@yahoo,gr

Athinë, 3 shkurt 2010

PO DIBRËS!

KAPITULLI I TETË

JO SKAVICËS!

209

BERISHA DHE SKAVICA

210 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

BERISHA DHE SKAVICA

Sipas një informacioni në “Shekulli”

JO SKAVICËS!

211

Kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se do

e ndërtojë vetë hidrocentralin e Skavicës, që do jetë vepra më

e madhe hidroenergjetike në vend. Berisha tha se kompanitë

më të madha në Evropë nuk e morën përsipër këtë vepër, ndaj

qeveria do realizojë ndërtimin e saj, me një kosto më së paku

gjysmë miliard dollarë. Berisha tha se është momenti i duhur

për të nisur këtë vepër. Berisha, i cili është shprehur për TEC-e

e centrale bërthamore, tani kërkon të ndërtojë një vepër gjigante

sërish për energjinë, duke thënë se ai ka faktuar që di të ndërtojë

vepra botërore, duke pasur në mendje rrugën Durrës- Kukës.

“Skavica normalisht duhet të kishte qenë hidrocentrali i parë

që duhej ndërtuar në kaskadën e Drinit. Pozicioni i saj natyror e

bën atë një nga vendet më të përshtatshme në tërë Evropën për

ndërtimin e një hidrocentrali. Skavica është një nga ngushticat

më të ngushta në vendin e presupozuar që do të ndërtohet diga,

por dhe me shpatulla shkëmbore më të forta. Skavica përbën

edhe nënën e digave nën të, në sensin e ushqimit të tyre të

pandërprerë, me sasitë e nevojshme të ujit për turbinat e Fierzës,

Komanit, Vaut të Dejës dhe Ashtës. Skavica jo vetëm që shton

rreth 350-400 megavat prodhim energjie, por ajo optimizon tërë

funksionin e kaskadës,” tha Berisha. Ai shtoi se asnjë kompani

e madhe evropiane nuk e mori përsipër këtë vepër.

“Por, mesa duket kriza e thellë financiare bëri që këto

212 Abdurahim Ashiku

kompani të mos mund t’i dalin zot ambicieve dhe projekteve

të tyre. Atëherë, ne jemi para dy alternativave. E para është

të shkojmë sërish të tender. Por ka edhe një alternativë tjetër

që, të jem i sinqertë me ju, më është dukur gjithnjë më mira,

që qeveria shqiptare të marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre

të mrekullueshme energjetike. Në këtë ide kam hasur në

kundërshtime të shumta më parë, por kundërshtimet kanë qenë

të bazuara, sepse energjinë e blen në tregun botëror, rrugët nuk

mund t’i blesh, por t’i ndërtosh. Ky ka qenë fakti që qeveria në

rrafshin infrastrukturor u dha përparësi rrugëve dhe natyrisht,

rrugët në njërën anë dhe Skavica, një projekt gjigant në anën tjetër,

me një kosto minimale gjysmë miliardi Euro, nuk ishte në rrezen e

mundësisë sonë. Tani është krijuar një situatë tjetër. Situata është

më premtuese që qeveria të konsiderojë vetë ndërtimin e kësaj

vepre gjigante. Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, KESH-i

dhe agjenci të tjera duhet ta shqyrtojnë me hollësi, duhet të hapë

tenderin për projektin, nga studimet fi llestare deri tek projekti i

zbatimit, ose të përcaktojë parimet dhe ta tenderoi me çelësa në

dorë,” tha Berisha.

“Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë

e ndërtimit të veprave botërore. Pas rrugëve, Skavica është

vepra më e domosdoshme që brenda portofolit tonë mund të

ndërtojmë. Pasi të bëhen të gjitha përllogaritjet, kostoja, projekti,

në pamundësi ekstreme mund të shihet mundësia e afrimit të

aksionarëve të tjerë, por ku qeveria të jetë lider, të udhëheqë e të

ketë të gjithë përgjegjësinë e përfundimit të kësaj vepre. Sërish

mendoj se duhet t’i përmbahemi parimit përmbytja më e vogël,

prodhimi më i madh.”

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

41 KOMENTE

Ky është vërtet personazh tagji-komik.

JO SKAVICËS!

213

Kris-Shkodër

Askush nuk e merr për të vërtetë marrëzinë e radhës te

kryeministrit ditëzi.

Po të kthehemi vite më parë edhe pse të ndarë nga perëndimi

pa përkrahjen e askujt, me paratë e shqiptareve, bëheshin

hidrocentrale, hekurudha, dhe sot pas shume vitesh janë

funksionale, edhe pse askush nuk kujdeset!

Dallimi midis së shkuarës dhe së tashmes është i qartë si

dielli, atëherë punohej, sot shkatërrohet, dhe është ky njeri që

për 20 vjet i gënjen, i mashtron, i vret, i ve edhe në lojë shqiptaret

duke u thënë marrëzinë e radhës hidrocentralin e Skavices!?...

England

Kryeministri shqiptarë ka idera të mëdha është një shkencëtar

i lindur. Sa here që dështon politika e tij mediokre ai e bën një

shpikje ai po na dhuron një kryevepër botërore ekologjike një

hidrocentral qeë ndofta do ta emërojë Sali Berisha...

Dardani

214 Abdurahim Ashiku

Ky të bën me qesh, njëherë thotë minimale gjysmë miliardi

Euro e një herë së paku gjysmë miliardi Dollarë. Ndërmjet këtyre

shifrave vetëm fjala gjysmë është e njëjtë sepse vlera është shumë

e ndryshme? Unë kisha një pyetje te thjeshte sesa mund të jete

kostoja maksimale? Përshëndetje.

Irdak

Zt - veprat e mëdha, kërkojnë KOKRRA (të gjinisë

mashkullore) të mëdha e jo fjale e vjedhje të mëdha.

Përvoja e kësaj qeverie është që 500 Milionëshi kthehet 1.5

Miliard prandaj vjedhjet do te jene katastrofi ke për popullin

Shqiptar...

Altini UK

KJO NUK ËSHTË TALLJE!?

More Zoti Doktor; po thonë se një maçok në Angli me emrin

Ockar paska parapare vdekjen e 50 pacienteve. Madje, edhe

pse mjeket e paskëshin orientuar shpesh te një tjeter krevat, ky

maçoku Ockar paskësh treguar një tjeter paciente dhe personeli

mjekësor i paska thirrë familjarët menjëherë për të marrë

kuptohet atë që po vdes. Por, ti Zoti doktor po parasheh ndërtim

të centraleve si atë të Skavices 500 milionë euro; pastaj ca centrale

bërthamore që do të kushtonin 6-7-8-9... miliardë euro. Po si nuk

mund të parashikosh edhe ti se kur do të vdesin “armiqtë” tu

politikë. Por, ç’e do, “askush” nuk e di se ti Doktor vërtet je një

“vizionar” i madh.

Xhemajl

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

215

Njerëz, përfundimisht ky është komplet i ÇMENDUR!!!

Si arrin të thotë që paska faktuar se di të bëjë vepra të

mëdha??

Mbase e ka fjalën për vepra “madhore” si:

- Armatimi deri në dhembë i gjithë popullsisë

- Rrjepja e të gjitha parave te shqiptareve me piramidat e

‘97-tes.

- Gërdeci!

- Përmbytja

- Rrënimi absolut ekonomik!

etj.etj.etj.

Për vepra të tilla je i modh o Berish!

Vetëm se ti je me fat të madh, ti ke një popull dele që rri e të

dëgjon, se po te ishte për një popull më të ndjeshëm...

APOKALYPSIS

Një rrugë e dy “punë”.

1-Fitoj para vetë e banda ime.

2-Gjunjëzoj ekonominë e Shqipërisë.

Një popull i pa ushqyer, s’ka forcë të protestojë.

Një dele, nga Deleria e jo (Shqipëria).

Këtë hidrocentral nuk e mori përsipër asnjë nga kompanitë më

të mëdhoja në Evropë dhe botë do e bojë sala vetë ???????????

Zoti na ruajt!

Altin

216 Abdurahim Ashiku

Çfarë nuk e morën dot serbet me luftë, pjesën lindore të

Drinit të Zi, qeveria shqiptare dashka t’jua falë në tavolinë

sllavëve. Të interesuar për të përmbyt Dibrën duket të jenë të

interesuar dhe qarqe të caktuara politike brenda vendit, që nesër

do të përfundojnë në mbrojtje të hapur të interesave të tyre të

huaja. As Shkodra e as Dibra nuk do të përmbyten. Thjeshte as

nuk është nevoja të provokohen më shumë. Enough is enough.

Neve na intereson qoftë dhe një metër katror më shumë tokë arë

e jo të fshijmë nga harta e Shqipërisë tokën më të begatë që na ka

dhuruar zoti. Apo që të ushqehemi nga komshinjtë e të jemi në

jetë të jetë peng e kavie të tyre? Historia nuk mund të përsëritet.

Kombi shqiptar nuk ka pse humb orën e vet të ringjalljes e

ringritjes. Si gjithë të tjerët të paktën...

Albin Sulku

Saliu di se çfarë bën. Ne nuk dimë se ç’të bëjmë me të!

Mbasi zhyti në borxhe ekonominë e Shqipërisë për rrugën

Durrës-Merdare “kombit” ja dhe një “kolpo”e dytë për ta rrezuar

Shqipërinë në tapet e që mos të ngrihet me kurrë!

Nëse me fondet e rrugës Durrës-Merdare u bë vjedhja e

shekullit, po me Skavicen si do quhet?

Çfarë qëllimi i ka vënë vetes ky njeri në lidhje me Shqipërinë

e Shqiptarët?!

Një dele, nga Deleria e jo (Shqipëria).

Saliu mbasi ndërtoi H/C-in e Banjës, Mullinjt e erës në

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

217

Karaburun, T/C Atomik, 380 Centrale tè vegjël, H/C e Kalivaçit

në Tepelenë dhe së fundi do të ndërtojë H/C-in e Skavicès.

Do të bëjë gjasme tender për projektin e Skavicës. Po ju

them të gjithë lexuesve të kësaj faqe të shekullit se Projektet e

Skavicës janë deri në fazën e ndërtimit por ato janë grabitur kur

u shkatërrua I.S.T.N.- 2 (Instituti i projektimit të veprave H/

Teknike përfshi dhe Hidrocentralet).

Dinaku i bënë llogaritë gabim se nuk do të mund tu mbyll

gojën specialistëve për përmbytjen që i shkaktoi Shkodrës duke

u blerë projektet.

E kam thënë më shumë se një herë se ky njeri vazhdon të

jetë një kërcënim për Shqipërinë.

Nikolaj

Problemi kryesor i këtij vendi (nder kryesoret se ka edhe te

tjera plot), është se politikanet fl asin para studimeve. Normalisht

një vendim diskutohet ne nivel teknik, parashtrohen disa opsione

e pastaj merret vendimi politik e del e fl et kryeministri.

Nëse ka mundësi që HEC të bëhet me para private, pse

duhet të bëhet me para publike? Gjithë bota sot po shkon drejt

partneriteteve private-publike për gjetjen e parave. A ka takat

buxheti ynë që pas një sforcoje si Rruga e Kukesit të përballojë

edhe një tjetër si kjo e propozuara. E gjitha kjo në një kohë që

mund të investoje në arsim e shëndetësi. Po ngelemi pas gjithë

botës në arsim, krenohemi se kemi rritur numrin e studenteve

te diplomuar te te gjitha niveleve por cilësinë e njohim te

gjithë. Nesër do hysh ne BE, por a mund të punojë dikush

me universitetin e Tiranës (pa folur për të tjerët) në një vend

Evropian. Apo do shkojmë të gjithë të punojmë në ndërtim e

shërbime në Evropë?

A e imagjinoni çfarë revolucioni mund të bëhet në, p.sh

218 Abdurahim Ashiku

Arsimin e lartë, me 500 mln Euro?

Së fundmi, urime të gjithë së bashku nga fi torja në fi torje.

Admir

Kjo është vepra me madhore e planit te 11-te 5-vjeçar te SALI

BERISHES. Ai vazhdon me metodat komuniste, llogarit vetëm

koston e ndërtimit, se për kostot e tjera as që ja pret rradakja.

Kujton akoma se toka është prone e Partisë, ose se mund ta “blejë”

me 1 euro metri katror. Dikush mund të thotë se ka rrjedhur nga

trutë (çka mund të jetë e vërtetë), por besoj se ai e bën vetëm që

populli të mos i kërkojë llogari atij për hallet që e kanë zënë,

por të merret me ëndrrat e tij për ndërtimin me “forcat tona”.

Ah! Pika që si bie! Se jo vetëm që e shkatërroi ekonomikisht më

se 2 herë këtë popull, por edhe e përçau, i hoqi shpresën dhe ia

degjeneroi ëndrrën për demokraci!

Artiles

Ndërtimi i Hidrocentralit apo i rregulluesit te ujërave të

Drinave është një detyre emergjente për interesat e shqiptareve

sepse ujërat e grumbulluara apo të rregulluara në kaskaten e

Drinit jo vetëm që prodhojnë më shumë energji dhe i pret rrugën

importit por ajo vepër hap edhe shumë vende pune për shqiptaret

e papunë sidomos ato te veriut qe nuk kane turizëm siç ka Jugu i

Shqipërisë. Ndërtimi asaj vepre nga të huajte ka një kosto shumë

te madhe sepse ato spekulojnë qe te kenë fi time astronomike dhe

vendi i ynë nuk ka fuqi ta toleroj një kompani te huaj te shfrytëzoj

risorset e tone pa kontribut dhe pa fi tim për shqiptaret, por nga

ana tjeter po qe se ajo ndërtohet nga qeveria aty hapen rrugë për

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

219

korrupsion shumë te madh sepse shumë makineri do te blihen

nga jashtë duke fi lluar qysh te makinat e transporteve te tipit

perlina etj. dhe qeverise i duhet te ngrejë një grup ekspertësh

shumë te mire qe te drejtojnë punimet dhe me angazhimin e

shtetit punimet ne atë vepër zgjaten shumë me tepër sesa me

kompanitë private qe kërkojnë ta e mbarojnë atë shpejt për

fi timin e kohës dhe te parasë me kosto shumë te vogël. Është

një mendim i mire ajo e qeverise sepse jo vetëm qe i shfrytëzon

te gjtha vendet e punës për shqiptaret por kursen shumë para

për ndërtimin e asaj vepre ,por këtu duhet një angazhim shumë

i madh dhe i ndershëm nga qeveria dhe qeveria mund te marri

kompani te tjera shqiptare me kontrate .etj. Dëshiroja qe ky

mendim i qeverise te ketë sukses sepse Shqipëria ka shumë vepra

te tjera te rëndësishme për te ndërtuar dhe i kursen shqiptareve

me miliarda Euro.

Mentari

Inxhinieri i ndërtimit me famë botërore, Prof. Dr. Dr. Sasali

Berisha, i ka hyre punës për ndërtime hidrocentralesh.

Pasi e përfundoi me sukses 2 vjet para afatit dhe 1 vit para

zotimit rrugën e Kombit (ne fakt ndërtoi vetëm 50 km dhe tuneli

u shemb), pasi mbaroi centralin bërthamor diku midis Shkodres

dhe Parruces, tani po ndërton Skavicen.

Studimet e tij tregojnë që Skavica duhej ndërtuar i pari, por

Enver Hoxha, si diktator qe ishte, i beri punët mbrapsht. Tani qe

erdhi Sala (dhe vendi pyet ç’vapor e solli, ku ish gjer dje kjo farë

sokoli) për herë të tretë në pushtet, papritur pa që shpatet e malit

në Skavicë ishin ku e ku më të mira se të Fierzës. Këtu po - tha

Komandant Saliu - këtu o të dale hidrocentral i mirë.

O mjerë njerëzit që dëgjojnë këtë teveqel që lëshon vetëm

shashka e budallallëqe nga goja e tij me atë shqipen e tij te çale dhe

220 Abdurahim Ashiku

vetëm uleret si i ndërkryer sapo i venë një mikrofon përpara.

Mirë tha Spartak Ngjela: Qe nga koha e Nastradinit nuk ka

pare dheu i Arbrit kryeministër si ky.

Blendi

Skavica përmbyt luginën e Drinit të Zi në një gjatësi prej

75 km, nga Kukësi në veri, deri në kufi me Maqedoninë në jug,

asgjëson potenciale të mëdha etnike, ekonomike, kulturore,

historike, ekologjike te pastudiuara...

Ndërtimi i Skavicës zhduk nga harta e Shqipërisë një nga

Perlat më të bukura e më të pasura në tërë territoret shqiptare.

Skavica fundos përgjithmonë vlera të pazëvendësueshme

historike me rëndësi jo vetëm rajonale, por, sidomos

kombëtare.

Projekti parashikonte një digë 160 metro të lartë, salla e

turbinave futej 30 metro poshtë, duke realizuar idenë e parë

me digë 190 metro të lartë. Ky variant mbyste 62 km2 tokë dhe

s’postonte 40 mijë banorë...

Pyetja ime ishte: A ishte dakord Qeveria me postimin e

banorëve? Ku do ti çoje ata? Ku do banojnë e ku do jetojnë me

shumë se 40 mijë banorë?

Ndërkohe sot, ne Ministrine e Energjitikes presin kërkesën

për miratim mbi 400 hidrocentrale te vegjël ne Dibër, qe do ta

bënin te panevojshëm Skavicen...

Skavicën nuk mund ta kuptojnë njerëzit në Tiranë...

Media duhet te shkoje atje dhe te kuptoje se çfarë do te

ndodhe me ndërtimin e tij...

Për me shumë mbi argumente kundër Skavices mund shihni

gazetën “Rruga e Arberit” në internet ne adresën: www.dibra.org.

Ftoj gazetën shekulli, që ashtu si dhe herët e kaluara, të botojë

shkrime mbi Skavicën...

Skavica do te jete skandali tjeter i kësaj qeveria...

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

221

Rruga që do na bashkonte po na ndan. Skavica që do na

ndriçonte, po na mbyt...

Bujar

Kryeministri i tanishëm përfundimisht nuk është ne rregull.

Po ç’ke bere o i shkrete? Asgjë nuk ke bere; rrugën e rëndësishme

D-K vaj halli. Tani do ta djallosesh me Skavicen se mendon se

do ta besh “me forcat tona”.

Çdo projekt duhet te shkoje nëpërmjet konsultimeve

me publikun dhe te interesuarit e tjerë, bërjen e studimit,

kalkulohen leverditë qe sjell pas hyrjes ne shfrytëzim, llogariten

demet materiale dhe njerëzore qe shkaktohen, përcaktohet

koha optimale e fi llimit dhe mbarimit etj, etj. KM nuk është ne

gjendje te beje asgjë nga me lart se ai shkurt nuk është menaxher

projektesh pavarësisht se mundohet te na mbushe mendjen se di

gjithçka. ne fakt është me pikëpyetje nëse ai di diçka. Marrëzi!

Ladi

Po rregullo njëherë tunelin e shembur dhe të inauguruar

tre herë, shpërble për dëmet që i bëre Shkodrës me përmbytje,

lidhu pension 26 të vrarëve në Gërdec dhe megjithëse je deri në

grykë borxh me bankat e jashtme “ndërto” dhe Skavicën për

Fazlliçin.

Malsori, Boston 3 shkurt 2010. USA

Kjo është një tjeter çmenduri e Berishës. jam dakord me

ASHIKUN , është shume e dhimbshme të përmbyten gjithë ato

fusha bashke me to gjithë investimet qe kane bere me thonj këto

222 Abdurahim Ashiku

banore, gjithë ajo histori, kujtime .....do te thotë shume për neve

qe jemi nga ajo zone. Pastaj ku do ti çojë Berisha banorët, apo në

ndonjë kamp. Jo jo jo nuk do ta pranojnë dibranet këtë gjë. I lutem

zotit qe kjo te mos ndodhe. Do ju duhet njerëzve te trazojnë dhe

eshtrat e te vdekurve. Jo kurrë.

Dini

hahhahahahha, ikni me ca te mundni, me not, nga malet se

ka për tu mbyt teë gjithëve kësaj radhe.

Arber

Po mire ky Njeri Llap kot me kot , po se kuptoj si ka mundësi

qe ai Popull te jete kaq i verbër valle dhe te dëgjojë akoma këtë

mashtrues shkatërrues , ky vetëm ka shkatërruar, nuk është

ky qe do ndërtojë hidrocentrale, këtu është me shume. Do te

pastrojnë paratë me këto palo hidrocentrale, nuk mund te besh ti

hidrocentrale, ti do qe ti ngjash Enverit, po edhe atij sja arrin kurrë

sepse Ai popullin nuk e shiti e as e shkatërroi, po vetëm e nxori

dhe bëri vepra madhështore qe ju nuk dini as ti mirëmbani...

Naim Frasheri

Te ndërtosh një hidrocentral me shume ne Shqipëri është

diçka shume e mire. Me duket se Enver Hoxha i ngriti nja

pesë, dhe pa u mburrur shume. Edhe Sala ne rast se e ngre këtë

hidrocentral aferim i qofte. Por kam nja dy pyetje: Me çfarë

fondesh do ngrihet? Me sa përqindje interes? Për sa kohe do ta

shlyeje investimin hidrocentrali?! etj. etj.

Sali Berisha mburret me rrugën Durrës - Kukës. Unë nuk

e kuptoj se perse mburret! Si e ndërtoi ai këtë rruge, nëse është

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

223

ndërtuar?! Me para borxh. Po kush do t’i paguaje paratë borxh

qe ai u ka marre bankave te huaja dhe interesin e tyre?! Pa qene

as ing. dhe as “li-derr”, unë mund te ndërtoja plot rruge me para

borxh. Se mos do t’i paguaj unë! Do t’i paguaj populli dhe me

interes bile. Ndërsa unë do fus ne xhep për vete, familjen, (se unë

nuk jam si Rama qe nuk mendon për familjen) nja 10 për qind nga

fondi i përdorur. A nuk jam edhe unë po aq i zoti sa Berisha?

I zoti është ai qe e ndërton vendin e tij, jo duke e futur fyt e

mbyt ne borxhe, por duke e zhvilluar ekonomikisht, duke rritur

GDP-ne, duke nxitur akumulimin e brendshëm kombëtar etj.

etj. Por këto gjera Sala nuk i di. Dhe nuk mund te presësh dhe

te kërkosh me shume nga ai. Kam bindjen e pa lëkundur se Sali

Berisha është shume i mire për te shkatërruar, për te bere rolin e

opozitarit, por ai nuk di te ndërtojë. Mjafton te shohësh çfarë ka

ndërtuar dhe ka shkatërruar gjate këtyre 20 vjetëve, për te pasur

një pasqyre te qarte te aftësive te tij.

Katarakti

Dine Hoxha ish këshilltar i Mbretit Zog i Pare ka çu fjale se

nuk ja fal trojet Sales se mjaft troje ka marre dhe i ka dhënë dhe

Faslliqit kundra te cilit ka luftuar me 12000 burra për te mbrojtur

Dibrën dhe fushat e Muhurrit e jo me një fjalë goje te djeg e te

mbuloj me ujë Dibrën Shkodren te berthamosi Durrësin te djeg

Gërdecin te shkatërrojë ekonominë ne emër te Rrugës së Kombit

dhe me çdo gafe tjetër.

Hydajeti

Dibran “thuaj JO Skavicës”: Nuk mund të mbytim Dibrën

për të shpëtuar Shkodran.

Rroftë Dibra dhe Dibranët! Dibran përgjithmonë, Proud to be.

DIBRAN

224 Abdurahim Ashiku

Po me centralin bërthamor çdo te bëhet?

Sikur do te ndërtohej një central bërthamor ne Shkodër apo

e kam gabim zotërinj?

Këtë sikur e tha para dy javësh ne mbledhjen e çetës

qeveritare, apo jo?

Ardit

Sali Berisha është tallur shumë...

Nëse realizohet është punë e mirë se Shqipëria po kthehet në

një gjeneral hidroenergjetik. Sa për luftërat e Skënderbeut edhe

ai luftoi për një Shqipëri të fortë që të përmendet për diçka. Dhe

energjia elektrike është një nga faktorët më të mëdhenj ekonomikë

që ka Shqipëria. Suksese në këtë projekt të rëndësishëm ekonomik

dhe ne shqiptarët nuk duhet që ti vejmë ngjyra politike çdo

lloj projekti të madh që nis qeveria qoftë e Berishës qoftë edhe

ndonjë tjetër qeveri që do të vijë nesër. Hidroenergjitika do ti

japë një bum ekonomik Shqipërisë dhe kjo është 100 për qind

fi timprurëse dhe për Fazlliçë që shumë shqiptarë fl asin. Ky

është sistemi i ekonomisë së tregut. Po të mos ishte Fazlliç do të

ishte ndonjë tjetër. Prandaj mjaft me propaganda dashakeqëse

për kombin se asgjë nuk vjen nga thashethemet tuaja vetëm se

panik dhe keqardhje dhe turp ti vijë kujtdo që shkruan keq për

Shqipërinë.

Alfred Muça

NJERËZ QË I DUA - 4

ly

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

225

Kjo do të thotë të mbytet lugina e bukur e Dibrës, 65 kilometra

katrorë, të shpërngulen 40 mijë banorë, tu jepen troje e tokë dhe

të ndërtohen 8 mijë banesa.

E pyes Berishën ku do tu gjejë tokë, troje dhe sa para do të

kushtojë shpërngulja e tyre kur gjithçka në Shqipëri është ndarë?

Fazlliçi nuk besoj se do tu japë ndonjë metro tokë.

Do të thotë të zhduket historia e një treve ku Skënderbeu ka

bërë 18 nga 25 betejat fi timtare të tij.

A do ta lejoni o njerëz të mbytet Dibra për hir të Sali Berishës

dhe kompani?

A. Ashiku- gazetar, Athinë

226 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

KAPITULLI I NËNTË

KUR TË MUNGON

VENDLINDJA

Fragmente - pjesë të librit

“Biseda me dibranë ikanakë”, në dorëshkrim...

JO SKAVICËS!

227

228 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

ALI KRRASHI NGA ARRASI I ÇIDHNËS

JO SKAVICËS!

229

Kur më tha se e kishte mbiemrin Krrashi e pyeta se nga cilët

Krrashe i kishte rrënjët, nga ata mbi urë apo nga ata nën urë...

Këtu do të fi llonin edhe rrugët dhe rrugicat e njohjes. E ata do

të zbrisnin pak poshtë trojeve të Krrashëve, do të kalonin urën

e Lushës, një urë teli e vjetër, e do të ndaleshin herë në Fushën

e Çidhnës, herë në Blliçe e herë në Përgjegje ku do të takonin

njerëzit e gjakut.

230 Abdurahim Ashiku

Më tej do të ngjiteshin malit, do të pinin ujë në burimet e

Sopanikës që i varen shkëmbit për të shkumëzuar në ujërat e

Setës, do të ngjiteshim në Çidhën e do të kërkonim qytetin e

qëndresës së madhe të shqiptarëve kundër turqve dhe masakrën

e njohur passkënderbejane që e shoi fare qytetin, do të ngjiteshim

në Sinë e do të trokisnim në derën e mbyllur të muzeut të ngritur

në rrënjë të Kastriotëve, do të pushonim paksa në Sukë të Arrasit

në kërkim jo vetëm të gjurmëve të betejës së parë dhe fi tores së

madhe të Skënderbeut në atë që në histori ka hyrë me emrin

“Beteja e Torviollit” por edhe të plantacioneve të mëdha frutore

të Kastriotit, Ostushit, Zdojanit, Sinës etj. ku trungjet e prerë të

ndjellin ndjenjën e kunjave të drunjtë varrezash otomane. Kaluam

edhe Gjalicat e Lurës, anës kanalit të Setës e në atë tërkuzë që

hedh rruga kur uji futet tuneleve, në ato tunele ku është shkruar

një ndër faqet historike të punës heroike të ndërtuesit të talentuar

dibran, inxhinierit pa diplomë universitare Gani Tuçepi dhe

Laureatit të Çmimit të Republikës Beqir Kalia.

Malli për vendlindjen, kur je larg saj (dhe i ikën asaj), është

si një limë hekuri që të gërryen shpirtin. Kujtimet për të kaluarën

janë pronë shpirtërore e njeriut.

Unë do të thosha se sido që të jetë e kaluara është e jotja, nuk

mund ta ndërrosh, nuk mund ta ndryshosh dhe nuk mund të ta

marrë askush . Një njeri, një komb pa të kaluar nuk mund të ketë

as të tashme e as të ardhme. Ai që fshinë (i duket se e fshinë!)

me fshesë të hekurt të kaluarën është steril, impotent, nuk lind

qenie njerëzore por bastardë…

NJERËZ QË I DUA - 4

Tiranë-Athinë, 29 qershor 2006

PO DIBRËS!

E BUKUR ËSHTË LURA OR BENI

I VLADEVE!

JO SKAVICËS!

231

Një SMS në celularin tim. Në kërkesë e pazakontë. Po e

përcjellim si një dëshirë njerëzore për të njohur vendlindjen. Jo

vetëm Lurën por të gjithë trevat. Po e përcjellim me dëshirën që

në celularin tonë kërkesa të tilla të na vijnë përditë duke hapur

kështu një bisedë të gjerë, bisedën “Të njohim Shqipërinë”.

232 Abdurahim Ashiku

Ai shkruan:

“Ju lutem miqve të “Emigrantit” që të shkruani diçka për

bukuritë e natyrës së Lurës. Ai që nuk njeh Lurën nuk njeh

Shqipërinë. Nga Arben Vladi, Lurë. Cel.00306943039760, 8 prill

2007, ora 14.16.

I dashur Arben ! Ju faleminderit për kërkesën. Meqë e njoh

Lurën, jo vetëm natyrën por edhe njerëzit e saj, do të desha të

të marr “përdore” dhe së bashku të udhëtojmë mes natyrës dhe

njerëzve të saj. Nuk e di nga cilët Vlade je, nga ata të Fushë Lurës,

Lurës së Vjetër, të Pregj Lurës, Borie Lurës, Arrmallës... Ke të bësh

me doktor Ndrecën dhe nënën e tij burrneshë Dilën ? ...Ke të bësh

me atë lisin e moçëm të Vladeve, Dodën në qendër të Lurës? Ke

të bësh me Arif Vladin, korifeun e këngës epike shqiptare?

Oh, edhe unë çfarë pyetje bëj. Ti je një Vlad, je një fi liz nga

rrënjët e moçme të një fi si të njohur dhe kjo më mjafton...

Nuk e di nga ke dëshirë t’ia nisim, ku t’i kërkojmë rrënjët e

degat e bukurive të Lurës? Të ngjitemi asaj të përpjetës që të çon

në Lanë-Lurë, të mbushim duart me ujin e burimit dhe të kthejmë

fytyrën prapa dhe të shohim si zbardhojnë kullat që nga Borie

Lura e deri në Lurë të Vjetër? Apo donë të ngjitemi në Lanë Lurë,

ti biem mes përmes atyre livadheve e diku në anë, atje ku fi llon

pylli të mbushim duart me luleshtrydhe e mjedra që të dehin nga

aroma ? Apo donë të zbresim pyllit të Nikës, të pimë një kafe në

kullën e Rajteve, ulur këmbëkryq siç qe ulur shtatëdhjetë e ca vjet

më parë plaku i maleve Bajram Curri? A mos doni të mbledhim

një tufë me lulevere e t’i vendosim në lapidarin e Dom Nikoll

Kaçorrit, burrit të madh të Lurës që i dha krahun e tij krahut të

plakut të Vlortës Ismail Qemalit për të ngritur fl amurin më 28

Nëntor 1912 ? A mos doni të ngjitemi në Pregj Lurë dhe të pimë

një kafe në një kullë vladesh në krye të fshatit duke kundruar si

në një ballkon tërë pamjen në perëndim, pamjen që dominohet

nga Guri i Kuq lart, Vlashaj e Arrmolla poshtë ?

Nuk ma do mendja që të mos duash t’i biesh mes përmes

Borie Lurës, të ndalesh paksa në kullat e Hotit dhe duke lënë pas

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

233

një bukuri të zbresësh e të kapësh një tjetër bukuri, atë të Gurë-

Lurës. Me siguri do të deshe të ulesh në një odë në lagjen Thanë e

të pije një gotë me raki kristal të pastër thane që nuk është vetëm

pije por edhe ilaç. Mos donë të zbresësh poshtë, të shohësh se

si buron, nga një shkëmb-shpellë disa metra lart, Seta, si asaj i

është vënë pritë dhe e kanë detyruar të çajë Gjalicat e ujërat e saj

të shkojnë deri në Reç, të ngjiten në Sinë, të kalojnë Drinin e të

shkojnë deri në Fushë-Çidhën e Kastriot ?...

Prill 2007

234 Abdurahim Ashiku

MA RINOVE SHPIRTIN OR MANUKA

I SELISHTËS

T’mujshe edh’ un’ me fl uturue,

dojsh edhe un’ me u nisë me ty,

m’e pa prap at vend me sy !

(Filip Shiroka «Shko dallëndyshë»)

E mata disa here derisa e preva të publikoj në gazetë telefonin

familjar dhe celularin vetjak. Ndjej se kam bërë mire.

E them këtë sepse tashmë e ndjej se e jetoj jetën më aktivisht.

E them këtë sepse tashmë e ndjej veten jo vetëm në Athinë ku

kam nëntë vjet i ngujuar, por edhe në treva të tjera greke.

E them këtë sepse tani e ndjej veten më pranë vendit tim,

e ndjej veten në Shqipëri, në dheun ku linda dhe u rrita, atje ku

gurët e gjembat më gjakosnin këmbët e zbathura, majëmaleve

të lartë duke kapur retë…

Një telefonatë nga Mitilini më ngjiti në bjeshkët e Hynoskës.

Më ngjit javë për javë sa here më merr Beni i Ilnicës…

Një telefonatë nga Korfuzi më zbriti në luginën e Drinit. Më

zbret sa herë më merr në telefon Ibrahimi nga Muhurri...

Për ta kam shkruar...

Sot më mori në telefon një burrë nga Manukajt e Selishtës, Guri

e quajnë. Është mësues. Ka mbaruar për anglisht dhe gjermanisht.

Më mori nga Kavalla në veriun ekstrem të Greqisë. Punon në

peshkim, një ndër punët më të lodhshme dhe më të vështira...

Në atë bisedë të shkurtër takuam të njohurit, Mevlud Bucin

me të tjerë. E kemi lënë të takohemi përsëri në telefon dhe në

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

235

internet. Kjo e fundit më gëzoi: Shqiptarët, edhe në skaje të largëta

të Greqisë, dinë të lidhen me kohën, dinë ta tregojnë kulturën

e tyre...

Mua nuk më pritet, kam ngrënë „zallnec“, kur themi në anët

tona, dhe po eci përpara, po e ftoj birin e Manukajve në një udhëtim

në dheun e tij, në një udhëtim nëpër “Katër Grykët e Murrës”

Kështu quhet në emërtimin popullor. Kështu quhet edhe në

emërtimin e „Nëntë Maleve të Dibrës“. Katër fshatrat:- Selishta,

Lukani, Kacnia dhe Qafë - Murra i rrjedhin ujërat duke i bashkuar

në Lunarë. Selishta matet me Lukanin, i bëjnë karshillëk njeri

tjetrit. Janë në një garë se kush do t’i hedhë themelet e shtëpive

më lart. Lukani afrohet paksa nën Qafën Lukanjake. Dritaret nuk

arrijnë të shohin bukurinë e madhështinë e bjeshkëve të Pllajës

ku mërzejnë që nga qershori e deri në tetor kope të mëdha delesh

e qengjash. Ama pyllin e thanave, atë që shtrihet lart e poshtë

rrugës që të çon në Krue të Zi e prej andej në Hurdhë Muhurr,

Shqath e Bulaç, masivi më i madh i thanave në vend, e ka si në

pëllëmbë të dorës...

Athinë, maj 2005

236 Abdurahim Ashiku

MA NDEZE MALLIN OR BENI I ILNICËS

“…Dhe në vuaj, le të vuaj,

të mos vdes në dhe të huaj…”

NJERËZ QË I DUA - 4

Çajupi

Kur mosha udhëton nëpër brezin e tretë, kur je larg

vendlindjes ku “balta është më e ëmbël se mjalta”, kur e lexon

Naimin dhe Çajupin si bashkemigrant, një zë i largët të zgjon

nga gjumi dhe të çon maleve të lartë…

Kjo më ndodhi para disa ditësh. Një zë nga ishulli i largët

i Mitilinit, zëri i Arbenit nga Ilnica, më shkundi siç shkund era

nga pemët fl okët e dëborës së parë…

Arbeni më ngjiti në Ilnicë. Dibranët ia kanë dëgjuar emrin atij

fshati në fole të Valivarit. Fshatrat fqinj, ato të Grevës e Melanit

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

237

ia kanë pas zili bukurisë së atij vendi… Unë e kam jetuar Ilnicën

në vitet e hershme të fëminisë dhe në vitet e burrërisë…

Thashë se është në “fole të Valivarit”, një fole dallëndysheje

që ka në pëllëmbë të dorës Dibrën mbarë. Është një ballkon i

pallateve të mëdha të natyrës, maleve, që po të ulesh njëherë e

të gjerbësh kafenë e mikpritjes do të mbetesh atje.

238 Abdurahim Ashiku

MIRË SE TË GJETA QANI SHEHU!

Kur udhëton për në Dibër, për në kryeqendrën e saj në anën

tjetër të kufi rit shqiptaro – shqiptar, Dibrën e Madhe, apo për në

Peshkopi - “fshatin” që të fuqishmit e kohës e detyruan të bëhet

qytet ashtu siç e detyrojnë të bëhet “mbretëreshë” bletën punëtore

kur zgjoi ngelet pa kreun e familjes - nuk ka se si të mos i biesh

mes për mes shtëpive të katundit të vogël të Vojnikës...

Kur ndalesh e të qëllon të gdhish një natë në Amfi loqia,

Qani Shehun do ta takosh në shoqëri të emigrantëve, ose në

shtëpinë e tij në shkallët e amfi teatrit ku ka themelet qyteti i

vjetër i Karavasarasë...

Nga Vojnika ai ka ikur kur ishte tetë vjeç. I lindur në një familje

ushtaraku katundin e vet në fi llim do ta ndërronte me Burrelin e

më pas me Tiranën. Ibrahimi, babai i tij, ishte ofi cer...

NJERËZ QË I DUA - 4

Amfi loqia, tetor 2007

PO DIBRËS!

NUK KAM GJUNJË

PËR KORAB SALI HAFUZI

JO SKAVICËS!

239

E pata takuar një ditë tek “Iliria” në Omonia. Donte ta kishte

Shqipërinë me vete ndaj interesohej për një antenë satelitore. Sa

u njohëm, sa shkëmbyem pak fjalë, sa më ngjiti në Ceren dhe...

më la.

E dinte se kisha ku ta kaloj natën, madje edhe ditët dhe netët.

Kishin mjaftuar disa emra njerëzish të njohur, njerëz me rrënjë

e me degë si ato të Ziaudin Vishës, vëllezërve e bijve të tyre që

të ndjente siguri se nuk

do të humbja. Mori me

vete kartën me telefonat

e mi dhe nxitoi që të mos

humbte punën...

...Të shtunën më

mori në telefon. Më

kishte marrë edhe dy

herë të tjera por këtij

dreq telefoni seç i kisha

shtyp dhe bubërronte

si bumballë në vetvete,

dridhej e përdridhej por

zë nuk lëshonte...

...Kur u lidhëm më

tha emrin, më pyeti edhe

në se e kujtoja. E si të

240 Abdurahim Ashiku

mos e kujtoja njeriun që më kishte trazuar vendit e më kishte

ngjitur mbi Korab ? Më tha se ishte në Omonia dhe donte të më

takonte. Ishte vonë dhe që të shkoja deri atje duhej humbur e

gjithë mbrëmja ndaj, kur më tha se banonte në Marusia i thashë të

merrte autobusin A – 8 dhe të takoheshim tek Sheshi Amerika.

Nuk u vonua. E pashë kur zbriti nga autobusi dhe i thirra

para se ai të më shikonte. I qeshën sytë, qeshje karakteristike që

mund ta gjesh vetëm ndër lumjanët në rrënjë të Korabit...

U ulëm, unë duke gjerbë kafen kurse ai duke rrufitur

portokalladën. Harrova të shkruaj se kur më telefonoi, para se

të caktonim vendtakimin, më pyeti për këngën e Rexhës, atë

këngë që fi llon “Çou Rexh e hipi kalit, çou Rexho, çou djalo“, atë

këngë që në zërin e Lirie Rashës dhe nën melodinë e kavallit të

Myfterim Kupës kthehet në perlë. Kishte bërë një debat me një

shok se nga është dhe kush është Rexha i vërtetë i këngës por

nuk kishin ra në ujdi. Më vuri në mëdyshje dhe po në mëdyshje

iu përgjigja: “Nga Dibra apo nga Kosova ?“...

NJERËZ QË I DUA - 4

Athinë, 11 maj 2008

PO DIBRËS!

MALLI QË MË ZGJOI BESNIK KOKA...

JO SKAVICËS!

241

Pasi zbrita sokakëve, herë duke u mbajtur pas bordurave

të gurta e herë duke i hapur krahët për të krijuar baraspeshë,

mora të ngjitem. Kur bëra hapat e parë vështrimin ma mori një

vitrinë në qiell të hapur me copëza akulli poshtë e me peshk

sipër e nëpër të. Nga të gjithë llojet e peshqve, nga ata që njihja

e nga ata që i shihja për herë të parë. Pastaj ma mori një tjetër

vitrinë, me perime të freskëta ku patëllxhanët e bardhë dukeshin

si kunguj, aq të mëdhenj ishin. Në të djathtë, si në një shpellë, një

242 Abdurahim Ashiku

burrë me bluzë e kapuç të bardhë këndellte prushin e rrotullonte

me mashë patëllxhanët që e kishin lënë të bardhën e natyrës dhe

kishin marrë të kaftën e zjarrit...

Kur ndala hapin në shkallën e tretë vështrimin ma mori një

shesh mbushur me tavolina me mbulesa të bardha prej ku pamja

të gozhdonte e të mbante peng.

U ndala, ose më saktë të them më ndali syri hetues i një

burri. Unë ngjitesha dhe ai priste. I hodha një sy sa nga koka tek

këmbët, siç i hedhim një sy një kavaku të gjatë për t’i rrok majën

e rrënjët, siç masim malin e lartë nga qeleshja e dëborës majave,

në rrjedhën e lumit shtratit të ngushtë, poshtë.

Ai më foli anglisht dhe unë i përgjigja shqip. Ai më tha “good

evening” e unë i thashë “mirëmbrëma“. Ai qeshi me shpirt e unë

ia lexova atë jo mbi buzë e fytyrë por në shpirt.

E pyeta se nga ishte. Më tha se jam nga Reçi i Dibrës. I

përmenda me radhë fshatrat të cilat mbarojnë të gjitha në fund

me Reç: Hurdhë-Reç, Gjurë-Reç, Bardhë-Reç, Zall-Reç, Draj-Reç,

Kraj-Reç...

U ndal tek i fundit, Kraj-Reçi.

E pyeta se cilat janë “Tre mrekullitë e Reçit“ dhe ai nisi t’i

numërojë: “Burri me fustan”, “Frigoriferi në shkamb”, “Rrëzimi

mbi saç“ – një mesele e vjetër me gurrë Gjurë - Reçin që vinte në

tehun e sarkazmës popullore një të deleguar të Tiranës...

Qeshëm siç dinë të qeshin njerëzit kur rrëmojnë e gjejnë pjesë

të përbashkëta të jetës.

E pyeta se si quhej. Më tha se quhej Besnik dhe ishte nga fi si

i njohur i Koke. Këtu u ndala, e pashë në sy dhe prashita arën

e madhe të kujtesës. I pari mu kujtua një shoku dhe miku im,

i punës dhe i pallatit, Myslim Koka. Ai uli kokën dhe më tha

me gjysmë zëri se Myslimi nuk jeton më. U trondita. Dy vjet

të shkuara një tepelenas, Luan Memishi, më kishte pyetur për

të. Vajza e tij në emigracion kishte rënë në dashuri me djalin e

Myslimit po në emigracion. Pata kënaqësinë të vija dorën në

“zjarr“ e t’i thosha se njeri më të mirë, të besës, të fjalës dhe të

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

243

dijes e kulturës nuk gjeje. U bënë miq dhe iu gëzuan nipit të

parë. Luanin e pata takuar një herë në Athinë bashkë me djalin

e Myslimit dhe së fundi në Tiranë në një kafene prapa muzeut. I

pata marrë numrin e telefonit të Myslimit që kishte zbritur nga

Peshkopia në Durrës dhe prisja që një ditë të ulesha me të e të

kujtonim ditët e dimrit 1985 kur mes dëborës që e kalonte metrin

dhe akullit, ngjiteshim maleve të Luznisë ku ai asokohe punonte.

Besniku ma uli kokën në dëshpërim dhe vetëm ftesa për një kafe

ma mblodhi shpirtin. I thashë të më piqte një “Kafe Reçi“. Vetëm

ajo më mblodhi për ta marrë shpirtin e për ta përcjellë në ato

vende e ato njerëz ku pihet kafja më e mirë në botë e ku miku e

ndjen veten si në shtëpinë e tij...

Santorini, qershor 2007

244 Abdurahim Ashiku

KU MË ÇON ATYRE GJALICAVE

GËZIM NEZHA?

E di Gëzim Nezha, e di. Ma do shpirti, ma do zemra, bile,

kur e mendoj ajo hov terma e donë të çajë gjoksin, të dalë dhe

e lirë të fl uturojë atyre maleve, atyre vendeve që ti me një fjalë

të vetme mi vure përpara, siç vihet kafja në ato anë, e siç nis

kuvendi në ato oda.

Qejfi ma ka Gëzim Nezha, por këmba nuk ma mba. Shpirti

ma do Gëzim Nezha, por fryma ma dro.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

245

Të çash

Gjalicat e të biesh

në Çidhën, të

ngjitesh shkallëve

të Gjalicave e të

shtrohesh në Gurë

Lurë, dikur në

fëmini, tregimet

e udhëtarëve

më ngjanin me

përralla, me

legjenda. I kam

përfytyruar dhe

i përfytyroj edhe

në këto çaste që

po bisedoj me ju.

Është shuar ajo

rrugë. Ti je i ri dhe

nuk e di në se të ra ndonjëherë në hise të kalosh asaj rruge, që as

rrugë dhish nuk mund ta quash dhe as rrugë njerëzish. Rrugë

pëllumbash të egër me fole në shkëmbinj ndoshta, megjithëse

edhe pëllumbat i frikeshin veriut kur ai vinte me borë e

suferinë...

Donë të kthehemi pas. Ke dëshirë ta lëmë këtë raki Krete të

nxjerrë nga bërsitë shterpe të rrushit që ia kanë vjedhur mushtin

e ëmbël ? Me ty jam, veç me një kusht. Zgjidh cilën odë në Gurë

– Lurë dhe na ul atje. Unë e kam provuar njëherë të ulem në

lagjen Thanë dhe nuk mund ta harroj kurrë atë mikpritje e atë

muhabet të ëmbël me një gotë raki thane përpara e një pjatë me

gjizë me speca e pastërma keci të skuqur në prush. Jam ulur edhe

në lagjet e tjera, në odat e fi sit Nezha e Murati që kanë nxjerrë

burra që kanë bërë kuvend.

Donë ta lemë fshatin e të ngjitemi malit ? Atij mali me përrenj

të rrëmbyeshëm midis gjelbërimit të pishave që u ngjajnë gishtave

246 Abdurahim Ashiku

që lart lidhen tek një dorë e tek një krah i fuqishëm? Atij mali që

mban një ndër bukuritë më të shquara të Shqipërisë ? Këmbë nuk

kam por shpirt po. Ku donë ta mbushim grushtin me ujë burimi

e të fusim buzët sa të na çahen prej të ftohtit ? Tek Liqeni i Luleve

? Bukur e gjete. Burim më të mirë dhe më të ftohtë nuk gjen në

tërë malet e Lurës. Donë t’i futemi mes përmes me not ndonjë

liqeni ? Ai i Gallabës ngrohet që në qershor po nuk ka shumë

thellësi. Liqeni i Zi është më i miri për të notuar. Unë në vitin 1992

kam kaluar dy javë të mrekullueshme duke notuar në qetësinë

e ujërave të tij. Në daç beso e në daç mos beso por lezetin e atij

notimi nuk do ta ndërroja me asnjë plazh të vendit. Është diçka

që ka një lloj madhështie e bukurie që nuk e shpjegoj dot.

Donë të shkojmë në Fushë të Pelave, të ecim mes luleve në

qershor e të kapim kosën për të formuar ato zigzage bari të prerë

që andej i quajmë zakosa? Apo donë që t’ia marrim rrugës për

në Qafë Murrë e Mat, midis pyllit e krojeve nën degët e pishave

e arrneneve. E shoh se u lodhe dhe donë t’i biem në të majtë e të

zbresim në bjeshkët e Pllajës, të pimë ujë në atë burimin në mes

të luginës, të hamë bukë e gjizë stani me kos që pritet me thikë

dhe në mbrëmje të kthehemi në katund.

Gurë Lura është një vend i bukur i dashur Gëzim, gjynah që e

keni lënë. Është e bukur me natyrën që i ka falë Zoti, natyrë e cila

po të futet në “ekonominë e tregut” bukurinë do ta shndërronte

në një pasuri të madhe, në një begati për breza të tërë.

Bëmë muhabet në fi llim për Gjalicat e vjetra por nuk bëmë

për “Gjalicat e reja“. Nuk u ulëm tek ai burimi në fund të fshatit

që i jep jetë të përhershme lumit të Setës. Nuk përfytyruam Gani

Tuçepin e legjendës së ndërtimit të kanaleve dhe ujëmbledhësve

tek tereziste gjermankën mbi një nivelë uji e tek tërhiqte këmbëzën

e saj. E pe ku ra plumbi ? Atje duhet të kalojë kanali. Ndodhte

kjo në vitin 1960 apo në 1961 – shin. Nuk e mbaj mend mirë se

arkivi i letrave më ka mbetur në Shqipëri, në gjumë, në pritje për

tu zgjuar. Asokohe Gjalicat e bënë të vetën, morën jetë njerëzish

që provuan t’i hapin barkun...

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

247

Do kalonin vite me plumbin e gjermankës në shkëmb derisa

treqind trima (si në legjenda) nën drejtimin e Gani Tuçepit dhe

Beqir Kalisë do të gdhendnin mbi mal atë që gazetarët e kohës

do ta quanin “ekspozitë e trimërisë dibrane“. Unë kam lexuar një

reportazh të ditës shkruar në gazetën “Bashkimi“ nga njeri nga

gazetarët më të mirë të kohës sonë, Hamit Boriçi, një pikturë e

skulpturë e gjallë trimërie për njerëz me të vërtetë heronj, njerëz

që për eksplozivë përdorën barutin e predhave trofe të luftës, për

njerëz që varur për orë të tëra në litarë bënë foletë nga nisën të

hapen tunelet. Ishin jo pak por 3500 metra shkëmb. U hapën jo

pak por 600 metra tunele. U çanë dhe u hapën pa asnjë makineri.

Nuk u përdor as marteli, as kompresori, as...Vetëm kazmat,

barominat, daltat, çekiçët e farkëtuar në një barakë në krye të

fshatit Çidhën...Katër muaj u deshën që të bëhen të gjitha këto

dhe uji i Setës të ujiste për herë të parë më 4 korrik 1967 tokat e

Çidhnës e Grykë Nokës, për të udhëtuar më tej në 42 kilometra

drejt Dardhës e Reçit, drejt Sinës e Arrasit, për të kaluar pastaj

Drinin e vazhduar drejt Kastriotit e Zdojanit...

Mos po të mërzis me këtë kthim dyzet vjet prapa i dashur

Gëzim ? Më fal në qoftë se është ashtu. Po të kthej mbarë, në ditët

e sotme, në këndin e një ëndrre për të nesërmen, ëndërr që do të

dëshiroja me gjithë shpirt që ta jetosh...

Do të doja që diku poshtë, pak më lart atij hidrocentralit që

merr e kthen në dritë ujin e kanalit të Gjalicave, të ngrihej një digë

e lartë deri në nivelin e kanalit. Të ngrihet me argjilën e Çidhnës

e me çimenton e një fabrike çimentoje të ngritur në vend (ka një

studim të shumë viteve më parë për të). Do të formohej një liqen i

bukur që do tua bënte me sy liqeneve të Luleve, Gallabës e Liqenit

të Zi, një liqen me trofta e me varka që do të lundronin midis

asaj pamje madhështore malesh e asaj “ekspozite të hershme

trimërie“. Gurë Lura do të kthehej në një fshat me këmbët e

shpatullat mbi liqene, në një stacion teleferiku që do t’i lidhte të

dy pjesët e trupit të saj.

A e ke ëndërruar ndonjëherë që Gurë Lura jote, që Seta

248 Abdurahim Ashiku

jote, që liqenet tua do të shkrinin në një të vetme bukurinë dhe

begatinë, t’i jepnin vetes dhe vendit dritë dhe gjelbërim ?

Po ta kesh ëndërruar me siguri nuk do të thoshe “do të iki

prej Greqie kur të hyjë Shqipëria në Evropë”. Por do të thoshe

“Jam gati të bëj tridhjetë e tre rrugë më këmbë nga Greqia në Gurë

Lurë“ për ta mbajtur mbi shpatulla dhe për ta arritur atë ditë.

...Unë jam pak ëndërrues i dashur Gëzim, ëndërrues me

“këmbë në tokë“. Ëndrrat e çojnë përpara njerëzimin. Kur jeton

midis ëndrrash të shtohet jeta...

Faleminderit që më more e më çove në ato vende ku fshihen

perlat e Shqipërisë evropiane, Shqipërisë të së nesërmes...

NJERËZ QË I DUA - 4

Athinë, 20 janar 2008

PO DIBRËS!

MA DALLGËZOVE SHPIRTIN

VELO CFARKU

JO SKAVICËS!

249

Më mirë mos ma kishe dërguar atë libër Velo Cfarku, mos

ma merrje shpirtin e ta dallgëzoje atyre maleve, atyre vendeve

që hyjnë e mbeten përjetë si një ëndërr, asaj treve ku ti linde e

unë mora e mbusha shpirtin me një tufë kujtimesh që syrgjyni

(dhe vetëm ai) i ve në qendër të jetës. Se ty, i dashur Velo, nuk të

ra shorti i jetës të syrgjynosesh, të udhëtosh në legjendën “Nëntë

male kaptuar“, të përballesh me gjuhë tjetër e dhunën për t’iu

përshtatur vendit të huaj. Ti Velo ishe e Velo mbete. E vetmja

rrugë e jetës tënde ishte nga malet e Gollobordës; nga Gjinoveci,

250 Abdurahim Ashiku

Klenja e Trebishti në Peshkopi. Më pas shkove në Lezhë e siç më

tha Kozmai tani ke ngreh një pallat në Tiranë.

Unë, megjithëse “Nëntë male kaptuar“, më ndodh, kur takoj

apo fl as me ndonjë dibran, të iki (si ai qengji i Naimit) me mend

atyre vendeve e të bujë në ato kulla apo kasolle mbi male. Unë,

vazhdoj të jem dibran jo vetëm shpirtërisht por edhe ligjërisht.

Ende nuk e kam hequr qenien qytetar i Peshkopisë, megjithëse

bashkë me fëmijët, e kam një shtëpi në Tiranë dhe nja pesëqind

metro katrore tokë në Kamzë. E shumta që mund të bëj është që

ta postoj gjendjen civile në Zdojan, në fshatin ku linda dhe ku

kam varret e prindërve. Por këtë do ta bëj kur atje, në majë të asaj

kodrës që sheh tërë luginën e Drinit të Zi e Nëntë malet e Dibrës,

të bëj një kasolle dhe të dremis vitet e fundit të jetës...

NJERËZ QË I DUA - 4

Athinë, 17 shkurt 2008

PO DIBRËS!

RRËNJË NGA RRËNJËT

E ARTUR LIKSALËS

JO SKAVICËS!

251

Pinim kafe në sheshin qendror të Iraklios, shesh i madh, më

i madhi nga sheshet që më ka takuar të shoh në hapësirën greke.

Për një moment, nga një fjalë, nga një toponim që përmendi

Arturi, mendja më fl uturoi larg me atë shpejtësi që deri sot nuk

kam dëgjuar të ketë masë matjeje, as me kilometra, as me milje

detare dhe as me vjet dritë në hapësirën e universit.

Ai përmendi fjalën Kuplon dhe unë nuk mund të rrija pa u

ngjitur menjëherë atij mali lajthish. Desha ta shoh vendlindjen e

tij – Begjunecin nën “këmbët e mia”, desha ta shoh qytetin tim ku

kalova rininë dhe burrërinë (për të ikur në pleqëri) nga “qielli”.

252 Abdurahim Ashiku

Kush është ngjitur atje nuk ka si të mos ta kërkojë e ta gjejë në

arkivin e kujtesës ndjenjën që të zgjon ajo pamje...

Në Kuplon së fundi, në verën e vitit 1991, ende pa u vënë

tehu i mprehtë i sëpatës mbi trungjet e pemëve frutore të

Dibrës, isha ngjitur me Sali Roshin. Por, më parë se me Saliun

isha ngjitur me Haki Kolën e me Met Ramizin. Në fi llim në

projektin e tyre për kthimin e Kuplonit në një bllok me qershi

“Napolon” dhe lajthi “Visoku” dhe më vonë me punëtorët që

formuan brezaret, hapën gropat dhe mbollën qershitë e lajthitë.

Kuploni konsiderohej atëherë blloku më i lartë frutorë i mbjellë

në Shqipëri, bllok që niste në 1200 metra mbi nivelin e detit, vend

ku qershia piqej shumë vonë duke mbyllur konvejerin e pjekjes

së saj nga muaji maj në luginën e Drinit, në gusht – shtator në

lartësitë e Kuplonit...

...E kisha humbur Kuplonin ashtu siç i kisha humbur edhe

kujtimet që lidheshin me Sali Roshin dhe me Haki Kolën e Met

Ramizin...

Ma gjeti dhe ma solli në Iraklio të Kretës, në breg të detit, në

kuotën e lartësisë gjeografi ke zero Artur Likasala...

NJERËZ QË I DUA - 4

Iraklio, Kretë, tetor 2008

PO DIBRËS!

MALLI DHE BRENGA E SHEFKI BUCIT

JO SKAVICËS!

253

Ai është një djalë i ri, një djalë i zakonshëm nga ata që

takojmë në jetën e përditshme. Ka sy të bukur, sy ku më ngjan

se kanë marrë ngjyrë nga pyjet e Masdejës, lulet e fundmajit në

bjeshkët e Pllajës dhe kaltërsia e Murrës që lag themelet shtëpive

të Buceve…

Më tha se është 26 vjeç dhe se ka ardhur në Greqi në vitin

1993. Nga diferenca e viteve del se ai ka ardhur këtu fëmijë,

një njeri në moshën kur ka nevojë ende për ledhatimet e nënës

dhe këshillat e babait. Kaloi malet fizikë, kaloi edhe malet

psikologjikë. Fitoi mbi malet dhe tani është një qytetar evropian

i formuar …

254 Abdurahim Ashiku

Kur erdhi në Greqi dikush e thirri Andrea dhe kështu i

mbeti. Shqiptari, për t’u mbijetuar kohëve dhe epokave qe i

detyruar të ndërrojë jo vetëm njëherë fenë pa ndërruar kurrë

kombësinë, pa ndërruar kurrë gjuhën. Mua m’u prezantua me

emrin e vërtetë, atë emër që është regjistruar në jehonën e maleve

të Katër Grykëve të Murrës, atë emër që e thirri për të herë baba

dhe nana…

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

IBRAHIM DODA NGA VAJMËDHEJ?

JO SKAVICËS!

255

Ai zë më erdhi nga larg, nga Korfuzi, një “kërcim tre hapësh”

nga Shqipëria. Më tha se ishte nga fshati Vajmëdhej i Muhurrit

dhe quhej Ibrahim Doda. Më tha se më njihte nga afër dhe kishim

pirë kafe së bashku…

Ai zë më zgjoi menjëherë kujtime, më solli në shpirt vende

të bukura buzë Drinit, fytyra njerëzish të dashur…

Fushë Muhurr 1956

256 Abdurahim Ashiku

Në Muhurr, në mars të vitit 1960 pata fi lluar për herë të parë

punën…

Ai njeri më befasoi…

Sot është e shtunë 26 shkurt dhe ai po më fl iste me kaq hollësi

për numrin më të ri të “EMIGRANTIT”, numër që këtu në Athinë

unë e mora të premten në mëngjes, sa më dukej e pabesueshme.

Më tha se “Emigrantin” e marrim çdo javë e se në hotelin ku

rrimë jemi tridhjetë dibranë që e kalojmë dorë më dorë…

Ibrahimi ka dymbëdhjetë vjet që punon e jeton në Greqi,

Dhjetë vjet ka punuar në Athinë e dy vitet e fundit punon në

Guvja të Korfuzit. Punon në ndërtim; suvaton, patinon, lyen.

Është dyzet vjeç dhe ka tre fëmijë të cilët jetojnë në Vajmëdhej

të Muhurrit...

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

ME NJË USHTELENCASH UDHËTOJ…

JO SKAVICËS!

257

Ai është nga Ushtelenca e Dibrës, nga fi s i njohur i Zebeve.

Unë e quajta “Mitilinasi” sepse atje, në atë ishull të bukur të

Egjeut, ai ka gjetur folenë e punës dhe të jetesës, në ndërtim e

në turizëm, në ato punë që vendasit u rrinë larg e shqiptarët

përbëjnë “zërin e parë të violinës së punës”.

Në hapësirën që krijon udhëtimi nga Athina në Agrinio ai,

sa më afër shkonim ngrinte telefonin dhe fl iste me dikë. Fliste,

258 Abdurahim Ashiku

i vinte kapakun celularit dhe pyeste se ku ndodhej fshati ku ai

donte të ndalej. Kështu shqetësimi i tij u shpërnda dhe mendimi

i udhëtarëve u fokusua në vende e kilometra.

Kur kaluam urën që lidh Patrën me Rion zilet telefonike u

shtuan e në bisedë morën pjesë, madje edhe folën në telefon,

edhe shoferët e autobusit.

…Ai u ndal në kilometrin e dyzetë të rrugës nga Rio në

Agrinio. E priste e motra dhe i shoqi. E prisnin me një makinë

të vogël anës rrugës. Në hapësirën rrugore që kaluam ai na

tregoi se kishte shfrytëzuar disa ditë pushimi që të shkonte të

shihte të motrën, nipin e mbesën e vogël dhe kunatin të cilin

na e përshkroi si një njeri të punës, një njeri që me qëndrimin

dhe punën e tij kishte bërë që të ishte tepër i kërkuar në punët

bujqësore dhe në veçanti në ato punë që lidheshin me spërkatjen

e pemëve frutore dhe me ujitjen e tyre. Kunati i tij ishte nga Haset

e Kandrrit, fshat tokat e të cilit kishin qenë truall ku për dekada të

tëra lulëzuan dhe dhanë fruta mollët e njohura të Kastriotit. Atje,

nën kurorat e mollëve ai kishte bërë shkollën e spërkatjes dhe

të mbrojtjes së pemëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit, shkollë të

cilën e kishte vënë në punë në fushat e gjëra të Agrinios, hapësirë

e përmendur për kultivimin e bimëve të arave, perimeve dhe

pemëve frutore.

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

SHKËLZEN MUÇA NË “POLIN E JUGUT”

JO SKAVICËS!

259

Ierapetra është qyteti më jugor i Greqisë, madje edhe i tërë

Evropës. Prej portit të tij të vogël shkohet më shpejt në Tripoli të

Libisë se sa në Pire. Është vendosur në qendër të një bregdeti me

gjatësi 51 kilometra, bregdetit më të bukur të ishullit të Kretës,

me një rërë të pastër e të imtë si rërat e bregdetit të Shqipërisë,

nga Vlora në Velipojë...

Në Ierapetra jeton një komunitet goxha i madh emigrantësh

shqiptarë, komunitet me njerëz të nderuar në sajë të punës dhe

kulturës së jetesës, një komunitet që ka fi tuar dashurinë dhe

260 Abdurahim Ashiku

respektin e banorëve por edhe të komuniteteve të tjera që punojnë

e jetojnë tashmë prej vitesh këtu.

Në udhëtimin tim katërditor nëpër qytetet e ishullit të madh

të Kretës takova disa dibranë, njerëz të nderuar dhe të respektuar

nga vendasit dhe nga emigrantët nga të gjitha trevat shqiptare.

Disa prej tyre do të jenë në serialin e udhëtimit katërditor në

“Polin jugor” të Greqisë...

...Shkëlzen Muça mu prezantua se është nga Ostreni i Vogël,

fshati i bukur gollobordas me shtëpitë “një mbi një”, me çatitë

në Testikamen e themelet në gurrën ujëftohtë...

Kohët e fundit hapat e mia në hapësirën greke më kanë çuar

çuditërisht në takime me ostrenavoglas. Dhe të gjithë në breg të

detit, në Sarantin e Thivas dhe në Ierapetran e Kretës, tek fi si i

nderuar i Suleve dhe tek ai i Muçeve...

Dhe në të gjithë rastet ata do të më merrnin e ngjisnin në

“tetëqind metra lart”, në Ostrenin e Vogël, për të mbushur duart

me ujin e gurrës, për të m’i ngjyer ato me lëngun e freskët të

arrave e shpuar me gjembat e boçeve të gështenjave...

Shkëlzen Muça do të më befasonte në atë udhëtim të shkurtër

nga bregdeti tek pallati i sportit i Ierapetrës kur biseda do të sillej

rreth jetës së tij, jo thjesht si emigrant por si pjesë në hallet e tyre,

si motor i zgjidhjes së tyre...

NJERËZ QË I DUA - 4

Ierapetra, Kretë, tetor 2008

PO DIBRËS!

KAPITULLI I DHJETË

KUR LUFTONIN

DIBRANËT...

- Faqe nga historia...

JO SKAVICËS!

261

262 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

KRYENGRITJA E DIBRANËVE - SHTATOR

1913, NË SHTYPIN E KOHËS.

JO SKAVICËS!

263

Dibra, kryengritja popullore kundër pushtuesve serbë

dhe politika e egër e gjenocidit ndaj shqiptarëve që ushtronin

shovinistët serbë, zë, në prag të Luftës së Parë Botërore, faqet

e para të shumë gazetave të kohës që botoheshin brenda dhe

jashtë vendit.

Jehonë të gjerë bëri veçanërisht kryengritja popullore e

shtatorit e vitit 1913.

Gazeta “Shqypnia e re” e cila dilte dy herë në javë, mundohet

264 Abdurahim Ashiku

ta pasqyrojë kryengritjen popullore në Dibër gjerësisht. Në lajmin

me burim nga Vlora të datës 25.IX, gazeta jep sihariqin: “Dibra

asht marrun me nji luftë të rreptë të shqiptarëve, të cilët e kanë

ndjekun anmikun deri në fushë të Ohrit”

Në lajmin e po asaj date, por tashmë në mbrëmje dhe nga

një burim tjetër, Elbasani, theksohet se “Dy sahat ma parë erdh

nji njeri prej sheshit të luftës, i cili lajmon se anmiku kje shty deri

në Pyll të Zezë dhe i muernë 11 topa, 2 mitraloza dhe shumë

xhephane”, se “Lëvizje e madhe ka edhe ka ana e Lumës dhe e

Prizrenit”.

Në të dy lajmet e tjera, që botohen në faqen e katërt e që janë

marrë në kohë të ndryshme të natës, tregohet se “Lufta u nis në

malësi. Malësorët kryengritës bashkë me qytetasit e Dibrës të

dishpruem nga barbarizmat serbe i ranë anmikut dhe e shtynë

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

265

në tri anë, në Gostivar, në Kurçovë e Strugë. Zaptuen 13 topa,

xuen 300 serb rob e prishën fare pesë batallona”

Në një lajm të datës 27 shtator tregohet se jo vetëm Struga,

Gostivari e Ohri janë marrë , por është marrë edhe Gjakova,

ndërsa Prizreni është rrethuar.

Dy lajme të tjera të marrë njeri më 27 shtator në mbrëmje e

tjetri natën, vetëm pak orë para botimit të gazetës, tregojnë se

“Në Ohër asht ngrehun qeveria shqiptare”.

Kjo dendësi lajmesh, ky interesim për ngjarjet, duke i ndjekur

ato ditën dhe natën, tregojnë se ato ditë jetohej me ngjarjet e Dibrës,

me luftën e popullit shqiptar për mbrojtjen e tërësisë tokësore.

Një tablo të plotë, jo vetëm të teatrit të luftimeve, por edhe të

heroizmit popullor, na jep gazeta “Përlindja e Shqypnisë”, Organ

i Qeverisë së Vlorës. Madje ajo na jep edhe emrat e atyre që “ranë

dëshmorë për lirimin e atdheut të vet, të cilëve historia meriton

t’i shkruaj emnat e tyne për kujtim të përjetshëm”.

Në këtë numër gazeta, duke folur për “malet plotë famë e

nder”, luftën dhe unitetin luftarak të tyre thotë: “ Sot, pra, ka

një marrëveshje të plotë midis dy Dibrave...Me gëzim të madh

luftëtarët tanë ngritën fl amurin e Shqipënies...Qytetet qeverisen

prej një komisie popullore” duke nxjerrë në pah unitetin,

qëndrueshmërinë, aftësinë për tu vetëqeverisur-probleme këto

që janë diskutuar gjerë në këtë kohë në kanalet diplomatike e që

i mohoheshin popullit shqiptar.

Burim lajmesh për gazetën “Liri e Shqipërisë”, që botohej

në Sofje, fi llimisht janë agjencitë e huaja, të cilat theksojnë se “...

shqiptarët e muntnë ushtrinë serbe pranë Dibrës dhe muarnë

këtë qytet e po përparojnë drejt Ohrisë dhe Kiçovës”

Lajmet e agjencive dhe gazetave të huaja ajo i ballafaqon me

lajmet që vijnë nga Beogradi duke theksuar se “Këto lajme duket

se janë të vërteta se, në Belgrad janë shumë të trembun dhe po

bëhen përgatitje të mëdha për të shuarë lëvizjen shqiptare, e cila

po përhapet në tërë Kosovën”. Gazeta fi llon ta ndjekë luftën e

dibranëve kundër pushtuesve serbë nëpërmjet korrespondentëve

266 Abdurahim Ashiku

të saj në Durrës, Elbasan, Manastir etj., duke na pasqyruar hapat

e kryengritjes, rritjen e saj, pjesëmarrjen e masave popullore,

qëndresën e dëshpëruar të pushtuesve.

“Dishnica”, një fi rmë që pasqyron ngjarjet në gazetë, ngre në

një piedestal të lartë heroizmin popullor kur thotë: “Këto lajme

mbushin me gëzim zemrat e shqiptarëve dhe i japin Evropës një

mësim të plotë që kurrë shqiptari s’do durojë të jetë nën zgjedhë

dhe se vendimet e Londrës s’mund të kenë forcë...”

Në gazetat e kohës shquajnë tituj të tillë si: “Dibranët dhe

malësorët përreth po luftojnë kundër serbëve”, “Dibranët dalin

fi tues në shumë beteja me serbët”, “Dibranët janë 6 000”. “Luftime

të rrepta në Dibër”. “Serbët hëngrën shuplakë nga shqiptarët e

Dibrës”, “Dibra shqiptare” etj.

Me gjithë politikën e heshtjes, që ndoqën fuqitë e mëdha

ndaj ngjarjeve në Shqipëri, në këtë periudhë e veçanërisht

ndaj kryengritjes popullore në Dibër dhe politikës së paparë të

gjenocidit që ushtruan shovinistët serbë ndaj shqiptarëve, agjenci

të ndryshme lajmesh, gazeta të ndryshme nuk munguan që të

ngrenë zërin e tyre në anë të kryengritjes popullore të Dibrës.

“Giornale d’Italia”, “Wiener Alge meine Zeitung”, “Neue Freie

Press”, “The dal mail”, “Reichpost” etj., e pasqyrojnë kryengritjen

e Dibrës që në ditët e para duke u munduar ta datojnë sa më

saktësisht (10 të muajit, ora 10 në mëngjes), duke u munduar

të japin edhe numrin e luftëtarëve (“Shqipëtarët 6 000 vetë”).

Gazeta Wiener Alge meine Zeitung”, duke folur për fqinjët e

kryengritjes së Dibrës, na jep gjerësinë e luftës së shqiptarëve

për të mbrojtur truallin e tyre shekullor. Ajo thekson: “Gazeta

lajmërohet prej Shkodre se çeta shqiptare nën kryesinë e Isa

Boletinit dhe të Bajram Currit, u përpoqën dhe i shtynë ushtritë

serbe në Dibër dhe afër Prizrenit. Ushtarët malësorë i zunë gjithë

malet e kufi jtë.

“Giornale d’Italia” tërheq vëmendjen edhe për shqetësimet

në Beograd: “Lajmi i të hymit të shqiptarëve në Dibër i turbulloi

fare mendjet në Beograd. Me pesë ditë, thonë gazetat e Serbisë,

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

267

do të gjenden në Shqipëri 40 000 ushtarë serbë”

Shtypi në këtë periudhë tërheq vëmendjen kryesisht në dy

çaste kryesore; në qëndresën masive e heroizmin popullor kundër

pushtuesve dhe terrorin e egër dhe reprezaljet e serbëve ndaj

shqiptarëve. Barbarizmat, që u zhvilluan ndaj shqiptarëve, Fuqitë

e Mëdha u munduan t’i mbulojnë me heshtje. Megjithatë gazetarë

të disa gazetave më në zë të kohës, diplomatë e të dërguar të

ndryshëm duke udhëtuar nëpër Dibër e në viset e tjera shqiptare,

nuk mungojnë të ngrenë zërin e t’i japin shtypit dokumente të

pakontestueshme për barbarizmat dhe mizoritë serbe.

Gazeta “Corriere de la Puglie” qe ndër të parat që përshkroi

“Barbaritë serbe në Dibër”. Bazuar në “shënimet që kishte

marrur, duke shëtitur të gjitha vendet i dërguari i një fuqie të

Evropës dhe pas të cilave i bëri guvernës së vet raportin”.

Në këto përshkruhen reprezaljet e bëra në 103 fshatra, duke

treguar me adresë të plotë varjet, vrasjet dhe djegiet në zjarr të

mbi 1700 burrave, grave e fëmijëve. Djegien e mbi 1 600 shtëpive.

Grabitjen e mbi 2 700 bagëtive të trasha, 21 000 të imta dhe 800

njëthundrakëve, grabitjen e një sasie të madhe lirash që e kalonin

milionin. Në këtë numër nuk janë futur barbari të tilla masive

që raporti i përmbledh me fjalët: “plaçkitën tërë fshatin dhe pasi

morën gjithë ç’gjetën i vunë zjarrin dhe e dogjën fund e krye”,

“Gjindjen; gra, burra e çilimi i shkuan të gjithë në bajoneta”,

“s’është punë që mund të rradhiten emrat e gjithë të vrarëve”

Barbaritë arritën në kulme të tilla: “ të zotin (e shtëpisë A.A.)

e therën në sy të s’ëmës plakë, të së shoqes dhe të fëmijës”, “vranë

me bajonetë një çupëz 6 vjetë”, “hodhën të gjallë në zjarr një djalë

5 vjetësh, Shyqyrinë dhe një 4 vjetësh, Hasanin”, “Zenelit i dogjën

në zjarr gruan me një djalë në djep” etj., etj.

Një tablo ngjethëse të mizorive serbe jepet edhe në një

përshkrim të titulluar “Udhëtim në Gollobordë” botuar në faqet

4 e 5 të dy numrave radhazi të “Përlindja e Shqipërisë” të janarit

1914.

Në gazetat e kohës, jehonë të madhe bëri letra e një ushtari

268 Abdurahim Ashiku

serb, botuar në gazetën socialiste serbe “Randiçka Novine” më 22

tetor 1913, letër e cila u botua më pas në shumë gazeta të kohës.

“Shoku im i dashur, shkruante ai, gjëra të tmerrshme po

ngjajnë. Unë po tmerrohen para tyre...Në këto anë nuk shikohet

gjë tjetër veç kufomave dhe hirit”...

“Shqypnia e re”, në numrin e saj të 20 nëntorit 1913, duke

folur për barbarizmat serbe, nxjerr në pah edhe devizën e

pushtuesit: “Asnjë t’falun, asnjë pshtim”, ç’ka fl et për egërsinë e

pashembullt të këtij rrebeshi mesjetar ndaj shqiptarëve në trojet

e tyre shekullore.

Kryengritja e shtatorit 1913 në Dibër ishte një kryengritje

popullore, një kryengritje e masave, që ngriti në këmbë, siç

theksojnë gazetat, mbi 6 000 luftëtarë. Dibra në këtë luftë foli

me grykën e pushkës. “Do të vijë ora, thoshte Luigj Gurakuqi në

një intervistë botuar në gazetën “Atdheu” ato ditë, kur populli

ynë do të organizohet në udhën që do t’i tregojë organizimi i tij

politik, gjer atëherë nuk mbetet veçse udha e armëve... Buçitja e

armëve dëgjohet shpejt në veshët e Evropës. Do ta përdorim sa

herë që veshi i Evropës është i shurdhër, që të na dëgjojë zërin,

i cili nuk do të pushojë së kërkuari drejtësi”

Për vetë kushtet e asaj kohe me mjete të pakta komunikimi

e ndërlidhjeje, mungesë kronistësh në fushën e betejës etj., dhe

mbi të gjitha të politikës së heshtjes që ndiqnin Fuqitë e Mëdha të

Evropës dhe shtetet ballkanike, lidhë kjo edhe me prapaskenat e

turpshme që thurnin në kulisat e diplomacisë së fshehtë, gazetat

arritën vetëm sa ta preknin problemin e Dibrës dhe barbarizmat

që u ushtruan ndaj saj, politikën e një gjenocidi të tmerrshëm

që u veprua në këtë kohë ndaj shqiptarëve me banim në trojet

e tyre shekullore.

Dokumentet arkivale e në veçanti popullit me gojën e tij, janë

një pasqyrë më e plotë e madhësisë dhe e forcës së kryengritjes

popullore të Dibrës, e heroizmit popullor në luftë.

Botohet sipas gazetës “Ushtima e maleve”, 24 shtator 1983

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

PSE HESHTIN DAULLET, PSE “NGRINË“

DASMORËT?

Nuk është baladë, është një rit afro shekullor...

JO SKAVICËS!

269

Nga Ploshtani në Ceren rruga dhjetë herë zbret për të

mbushur ujë bore në përrenjtë shkëmbejgrryes e dhjetë herë

ngjitet për të kullotur sytë në pamjen që zhveshin bjeshkët

pambarim dhe Korabi kreshtathinjur...

Këtyre dredhave rrugore, nën trysninë e asaj pamje që të

ringjall, me atë ajër të pastër në mushkri, ecja një ditë shtatori të

vitit 1983 hipur në një kalë dasme, ngjeshur pas samarit mbuluar

me një lëkurë dashi tre vjet pa qethur...

Në krye të karvanit, hipur në një kalë çil, një djalë i ri i

shpaloste erës një fl amur të kuq me shkabën e zezë dykrenore.

Pas tij, mbi një kalë të bardhë, vinte nusja e pas saj tre kalorës.

270 Abdurahim Ashiku

Dy daulle e cule, nga ato të Lumës, dridhnin tokën me gjëmimet

e melodive dasmore...

Tek i ngjitesha termales së fundit, kur hapat u shtruan në

rrugën që çante përmes një sheshi të madh, një heshtje varri na

ngriu në vend...

Kalorësit u zbritën kuajve...

Lodërtarit i ngriu topuzi në dorë...

Kuajve, nga i pari tek i fundit, u ngriu hapi në ajër...

Njerëzve u ngriu vështrimi majtas...

Syri kishte ngrirë mbi një kodër që i qëndronte pamjes me

kurorën e Korabit mbi krye si një shkëmb...

Mbi kodër një varrezë..

Gurët e varreve, ngrënë nga era, ngrica e myshku mërmërisnin

në gjuhën e një kohe të largët...

Një çast dhe ngrirja u shkri. Karvani i dasmorëve nisi të

lëvizë. Heshtjen në atë copë rrugë e griste vetëm valëvitja e

flamurit dhe troku i kuajve. Njerëzit kishin përhumbë me

vështrim majtas...

Kur rruga nisi të zbresë teposhtës së Cerenit, midis atyre

shtëpive një mbi një e një pas një, tingujt e lodrës dhe cules,

pasi zbritën për të marrë ujë Veleshice e fl lad nga bjeshkët dhe

pylli i Livadhit të Gjatë, jehuan luginës së Radomirës për tu

ngjitur bjeshkëve e Kreshtave të bardha të Korabit që u qëndron

Shqiptarëve si zemra trupit. Gjëmuan daullet. Jehoi kënga e grave

dhe vajzave që prisnin nusen. Krisën pushkët. Burrat, duke marrë

ngrykë njeri tjetrin uleshin odave....

Në njërën prej odave ku isha ulur, siç është zakoni

i Universitetit Popullor të Dibrës, biseda e parë nisi me

historinë...

Në vjeshtë të vitit 1913, pas kryengritjes së njohur popullore

të Dibrës kundër pushtuesit serb, në Ceren shkjau kishte vrarë 36

djem të rinj, kishte djegur të gjitha shtëpitë dhe kishte rrëmbyer

më se njëzet mijë dele e kuaj...

Kaladodasit, në kujtim të tyre, në ditë dasmash, ndalonin

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

271

për një çast frymëmarrjen e ngrinin hapin, pushonin këngën e

këpusnin gjëmimin e daulleve...

Në ditë të zakonshme, në udhëtime të përditshme kalimtarët

copën e rrugës përballë varreve e bëjnë duke heshtur me kokën

kthyer djathtas apo majtas sipas drejtimit të rrugës që kanë marrë.

Kodra quhet “Kodra e shahitëve“ dhe varret quhen “Vorret e

Cerenit“.

Në një bllok shënova, ashtu si më tha një mik studiues i

historisë së zonës, emrat e 36 djemve dëshmorë. I shënova për t’i

kontrolluar me faksimilen e një raporti që një i dërguar i Evropës

i kishte bërë vendit të vet në udhëtimin e tij nëpër Dibër e Lumë,

raport që ishte botuar në gazetën “Përlindja e Shqipërisë” , organi

i Qeverisë së Vlorës dalë nga 28 Nëntori i vitit të madh 1912.

Me ndonjë ndryshim të vogël që lidhej me përkthimin, emrat

ishin po ata...

E nxora këtë fl etë nga blloku i shënimeve që i ofron kujtdo

Oda e Dibrës. E nxora për ta bashkuar me atë që sot ofron Oda

e Kosovës, ajo Odë që po trondit botën me dhimbjen që përcjell,

Odë përkohësisht e zhvendosur në kampe refugjatësh.

Historia e përcjellë nga Odat e Dibrës, Lumës e Kosovës,

histori shekullore, tregon se kurrë serbi nuk bëhet mik.

KURRË...

Athinë 27 prill 1999

272 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

273

KAPITULLI I NJËMBËDHJETË

MBYLLJE E NJË

FLETE...

274 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

MBYLLJE E NJË FLETE, PËR TË VIJUAR

NË TË TJERA FLETË...

JO SKAVICËS!

275

Udhëtova nëpër Dibër me ndjenjën e “Zogut Shtegtar” që

kërkon folenë ku plasi cipën e vezës për të shpërndarë cicërimat

e jetës.

U ngjita në bjeshkën e Panairit, folenë e Korabit. Mbusha

grushtet me ujë tek burimi në krye të bjeshkës. Ia hodha fytyrës

para se t’ia hedh gojës. Të lash fytyrën është gjëja e parë kur

ngjitesh maleve. Të heq djersën e ngjitjes, të çel sytë e mendjes.

Zbrita në bjeshkën e Preshit. I mbusha përsëri grushtet me

ujin e burimit, atij burimi që

vjen shkëmb pas shkëmbi

nga Bjeshka e Panairit,

ashtu nga vjen edhe ai i

Shpellasit.

Grushtet me ujë i futa

në tuba për ti zbritur drejt

Peshkopisë në atë rënie që,

po ti kesh larë mirë sytë me

ujë bjeshkësh, do të shohësh

si shndërrohen stërkalat në

dritë...

U ngjita përroit të

Bjeshkës së Shehut për të

parë se si burimet zbresin në

Veleshicë, por edhe si çajnë

mes gipsesh të bardhë për të

276 Abdurahim Ashiku

zbritur drejt Sllatinës me stërkala që shndërrohen në dritë...

Në Bjeshkën e Zonjave u ula këmbëkryq në shilten e barit

me sytë mbi liqenin që në ditë shiu mbledh ujëra e në ditë

dielli mbledh pamjen e atij vendi të virgjër të natyrës së bukur

shqiptare. Kërkova në sifon të digës së liqenit fuçitë e Gani

Tuçepit vënë njëra pas tjetrës. Ganiu nuk është më, ata janë.

Kërkova projektuesit me projektin që donte ti hiqte fuçitë, të

vendoste tuba të gjerë e të fortë, të ngrinte digën...dhe ujin ta

kthente në gjelbërim dhe dritë...

I hipa “kalit të kujtesës”, çava mes Gjalicave dhe u ndala

në Gurë Lurë, atje ku Seta del nga Shkëmbi, jo nga këmbët e

maleve por nga gjoksi. Mbusha grushtet me ujë dhe ia hodha

fytyrës. Më duhej të qartësoja shikimin në atë ngjitje drejt Liqenit

të Luleve...

Më tej zbrita rrokullimthi në bjeshkët e Lukanit, Bulaçit

e Gurë Lurës për tu ngjitur në Qafën e Lukanakëve e për të

fl uturuar tek Liqenet e Kacnisë. Një ëndërr që kush qëllon ta

shikojë njëherë e bën ëndërr jete në bukurinë por edhe në dritën

që përcjellin stërkalat e ujit në rënien drejt Selishtës, Pratit,

Luznisë dhe liqenit të Bllacës...

Po e mbyll. Nuk kam këmbë dhe as zemër të fortë që të

përballoj emocionet në rrugët e jetës dhe të dritës, foletë e

ëndrrave të mija në malet e Dibrës, male që fi llojnë në Bjeshkët e

Kallkanit dhe, valle pas valleje ndalen në Bjeshkët e Fushë Lugje,

bjeshkë të Krej Lurës e të Oroshit...

Kërkoj folenë e shpirtit tim nëpër një Dibër me dritë dhe me

ujë që fl ladit fytyrën time, fytyrat e dibranëve.

Atje, kur të iki, ma hidhni hirin e trupit tim...

Tani jam gjallë, në këmbë, bashkë me Ju për t’i thënë:

JO SAKAVICËS!

PO DIBRËS!

NJERËZ QË I DUA - 4

Athinë, e dielë 21 shkurt 2010

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

277

Një faqe për ty

lexues...

Kjo faqe është për ty lexues, dibran

apo jo, shqiptar apo edhe i huaj.

Shkruaj, bëju krah, bëju pjesë e

“Furtunës Dibrane” kundër “Digës

së Skavicës”, kundër liqenit mbytës të

gjithçkaje dibrane...

278 Abdurahim Ashiku

PËRMBAJTJA

Në vend të parathënies...................................................................................7

KAPITULLI I PARË

Ikje me kokën pas......................................................................................9

Gjiri i Vlorës, lugina e Drinit të Zi dhe...................................................11

Skavica mbyt një qytetërim të lashtë ....................................................18

Po mbytet Dibra, ku janë dibranët?........................................................25

Skicë ide për mbrojtjen e Dibrës..............................................................38

“Përmbytja e Shkodrës”, urdhër: “Të mbytet Dibra”!........................40

Lëreni Dibrën të bukur!............................................................................51

Mallkimi i Drinit........................................................................................55

Letërkëmbime për “MALLKIMI I DRINIT”

(Bisedë me Hamit Salkurtin)........................................................................62

Bisedë me Durim Kabën...........................................................................64

Kthimi i Gjergj Gjon Kastriotit në vendlindje........................................65

Toponimia νë rrënjë të Kastriotëve.........................................................72

Dibra dhe Kongresi i Lushnjës................................................................77

KAPITULLI I DYTË

Bashkë për mbrojtjen e Dibrës..............................................................85

Shitja, përmbytja dhe asgjësimi i Dibrës - tradhti ndaj kombit...........87

Disa pikëpyetje mbi hidrocentralin e Skavicës.....................................96

Skënderbeu dhe Skavica.........................................................................101

Pazari.........................................................................................................104

Lëreni luginën e Drinit të Zi, të bukur siç e ka dhënë zoti!...............106

A duhet të ndërtohet Skavica?!..............................................................114

Skavica.......................................................................................................119

NJERËZ QË I DUA - 4

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

279

KAPITULLI I TRETË

“Jo skavicës! Fundos dibrën”...............................................................123

Letër...........................................................................................................125

Ministri ruli takohet me përfaqësues të shoqatës

“Për mbrojtjen e pellgut të Drinit të Zi”...............................................127

Peshkopi, banorët kundër Hec-it të Skavicës:.....................................130

KAPITULLI I KATËRT

Prokurorë..................................................................................................133

Nano - 2005...............................................................................................135

Partia Socialiste 2010..............................................................................136

Sali Berisha – kryeministër.....................................................................137

Edmond Pinguli - profesor.....................................................................139

Emin Musliu - profesor...........................................................................140

Luigj Pjetri - KESH..................................................................................141

Berisha: Unë di të ndërtoj vepra botërore............................................142

Banja ... Paaftësi ndërtuese.....................................................................144

Njëzet e një vjet pa asnjë burim të ri energjetik...................................146

Kalivaçi- shembull dështimi dhe mashtrimi.......................................147

KAPITULLI I PESTË

Bisedë me dibranë dhe të tjerë.............................................................151

Xhemal Mato............................................................................................153

Bujar Karoshi............................................................................................156

Ali Hoxha..................................................................................................158

Ragip Kçiku..............................................................................................159

Bashkim Kopliku.....................................................................................160

Argëtim Fida............................................................................................162

Zef Naci.....................................................................................................164

Halim Lala................................................................................................168

Murat Koltraka.........................................................................................169

Haki Kola..................................................................................................171

Ardian Thano...........................................................................................173

Gazeta Kritika..........................................................................................175

KAPITULLI I GJASHTË

Biseda me dibranen Linda....................................................................179

280 Abdurahim Ashiku

KAPITULLI I SHTATË

Shtypi dhe lexuesi..................................................................................193

Gazeta “Shekulli” dhe lexuesit..............................................................195

Komente....................................................................................................197

KAPITULLI I TETË

Berisha dhe Skavica.................................................................................209

Berisha dhe Skavica.................................................................................211

41 Komente...............................................................................................213

KAPITULLI I NËNTË

Kur të mungon vendlindja (Fragmente - pjesë të librit

“Biseda me dibranë ikanakë”, në dorëshkrim......................................227

Ali Krrashi nga Arrasi i Çidhnës...........................................................229

E bukur është Lura, or Beni i Vladeve !................................................231

Ma rinove shpirtin, or Manuka i Selishtës...........................................234

Ma ndeze mallin, or Beni i Ilnicës.........................................................236

Mirë se të gjeta Qani Shehu!...................................................................238

Nuk kam gjunjë për Korab Sali Hafuzi................................................239

Malli që më zgjoi Besnik Koka...............................................................241

Ku më çon atyre Gjalicave Gëzim Nezha?...........................................244

Ma dallgëzove shpirtin Velo Cfarku.....................................................249

Rrënjë nga rrënjët e Artur Liksalës.......................................................251

Malli dhe brenga e Shefki Bucit.............................................................253

Ibrahim Doda nga Vajmëdhej?..............................................................255

Me një ushtelencash udhëtoj…..............................................................257

Shkëlzen Muça në “Polin e Jugut”........................................................259

KAPITULLI I DHJETË

Kur luftonin dibranët (Faqe nga historia).............................................261

Kryengritja e dibranëve - shtator 1913, në shtypin e kohës...............263

Pse heshtin daullet, pse “ngrinë“ dasmorët?.......................................269

KAPITULLI I NJËMBËDHJETË

Mbyllje e një fl ete...................................................................................273

Mbyllje e një fl ete, për të vijuar në të tjera fl etë...................................275

Një faqe për ty lexues..............................................................................277

NJERËZ QË I DUA - 4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!