02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Abdurahim Ashiku

Njerëz që i dua

Botimet

Tiranë, 2007

1

Botimet “m&b”

Abdurahim Ashiku

Njerëz që i dua

Publicistikë

Redaktor: Bujar Karoshi

Korrektore: Miranda Goleci

ISBN 978-99956-04-08-0

© Të gjitha të drejtat e autorit

Shtypur në shtypshkronjën “albPAPER”, Tiranë 2007

Formati: 140 x 205 mm; Tirazhi: 300 kopje

2

Përkushtim!

Këto radhë ua kushtoj prindërve të mi,

Hajredinit dhe Defes,

që më mbushën çantën me bukë misri

dhe më vunë t’udhëtoj rrugës së bukur

të dijeve dhe dashurisë për njerëzit...

3

Abdurahim Ashiku

RILINDJA E ABDURAHIM ASHIKUT

“Dashuria është më e fortë se urrejtja. Urrejtja shkatërron, kurse

dashuria ndërton, prandaj ajo është më e fortë” - është një thënie

e P.Abrahams, që të vjen vetvetiu në mendje, sapo mbaron së

lexuari librin me publicistikë të Abdurahim Ashikut.

Shumëkush prej lexuesve, ashtu si unë, e kujtojnë gazetarin

dibran që ka dhënë dhe jep një kontribut të madh në shtypin e

shkruar. Ai punoi në Dibër, në një terren të vështirë të përcjelljes

së informacionit dhe mendimit kritik. Abdurahim Ashiku ishte

korrekt me lajmin dhe i qartë në opinion, por realiteti që e

rrethonte ishte mbytës e kërcënues. Kështu, 12 vite të shkuara, u

detyrua të largohej në Athinë, jo si shumë emigrantë të tjerë për

bukën e gojës, por që të shpëtonte nga realiteti që e rrethonte,

për t’i shpëtuar urrejtjes e smirës, të cilat nuk kishin lënë vend

për dashuri në atdheun e tij.

Por fati e takon me një taksist “alvanos”, i cili i thotë: “Na jeshëm

skipëtarë një qind për qind, po greku na thithi. Nuk na la të vazhdonim

skolinë dhe nuk mundëm me mësue dhe me shkrue gluhën tënë. Edhe juve

kështu do t’ju ndodhë. Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk

kanë disirë të këthenenë në Skipëri, do bënenë grekër si na…”. Dhe kjo

këshillë e këtij “shqiptari” 100% i tregojnë Abdurahimit brengën,

shqetësimin dhe mallin për familjen e tij e për Shqipërinë…

Që nga ajo ditë “një flamur të vogël kuq e zi e mban te koka e krevatit”.

Abdurahimi do t’i përkushtohej veprimtarisë publicistike. Në

shtypin e shkruar për emigrantët, në Shqipëri dhe në Athinë, ai

do të shkruajë për dhjetëra e qindra emigrantë, për hallet e tyre,

problemet, sukseset, vështirësitë, gëzimet, dashuritë, pasionet,

4

jetën e përditshme, ëndrrat, dëshirat, mirësitë, duke u ushqyer

atyre dashurinë për njerëzit dhe për atdheun. I takon në kafe, u

shkruan e-maile, flet në telefon, u kujton vendlindjen, malet,

fushat…U shkruan me pasion e dashuri, sikur të ishin fëmijët e

tij...

Abdurahimi i merr emigrantët dhe i çon larg, shumë larg në

vendlindjen e tyre. I ngjit në Bogë, në ato pllaja të mrekullueshme ku

vetëm një here ka qenë në jetën e tij, pastaj i çon më larg, në luginën e

Valbonës, duke i nanurisur me shkumëzimin e atij uji të kthjelltë e të

ftohtë. I ngjit grykave të ngushta, i fut në Shpellën e Dragobisë dhe i

ngrin bashkë me krushqit e legjendës në një pllajë malore të Bjeshkëve të

Namura ku Zanat, Muji dhe Halili kanë bërë rrënjë në legjendën e madhe

shqiptare. Më tej i zbret butë-butë, si të shkel në një shilte mbushur me

lesh deleje rude, fushës së bukur të Kosovës... Pastaj i ngjit në Korab, në

zemër të tij, atje ku ujërat e dëborës shkrijnë në burime të ftohta, mblidhen

e humbasin midis shkëmbinjve për të dalë diku në bjeshkët e Radomirës,

duke formuar Veleshicën ujëpastër. Ngjitet në Gramë, në Bjeshkën e

Zonjave, merr me vete blegërimat e deleve dhe qengjave, fluturon mbi

Drin e ndalet në malet e Lurës, në Gjagjisht e Runjë, për të pirë ujë

krojeve e për t’u çlodhur me pamjen e zambakëve të Liqenit të Luleve në

sy.

Pastaj, si manar, u ngjitet maleve dhe bjeshkëve të Jugut. Udhëton

maleve të Skraparit, të Qafë - Devrisë, të Gjerbësit, Melovës e Rehovës, që

në sy kanë Tomorrin e lashtë dhe malet e Korçës e të Pogradecit, tutje

pyllit të majave shkëmbore. Ngjitet edhe në Kuç, Kallarat, Bolenë e Tërbaç,

luginës së bukur të Shushicës. Ulet në breg të liqenit të Pogradecit e bredh

fushës së Korçës, asaj treve që ka ngjizë në shpirtin e të riut dhe plakut

gëzimin që sjell melodia e kitarës…

Në mënyrën e të shkruarit të Abdurahim Ashikut vihet re një

rilindje e tij. Ashtu si rilindësit tanë që krenoheshin me bukuritë

e Shqipërisë dhe, nëpërmjet saj, u bënin thirrje shqiptarëve të

punonin e kontribuonin për vendin e tyre, edhe Abdurahim

Ashiku kërkon të bëjë të njëjtën gjë, duke u rritur emigrantëve

dashurinë për atdheun dhe gjuhën shqipe...

Kur e takova para pak kohësh, kishte ardhur në një seminar që

organizohej me mësuesit e gjuhës shqipe në botë, mes të cilëve

ishte dhe ai. Abdurrahimi filloi të më tregonte për jetën e tij të re

5

në Athinë, për punën, familjen, gazetarinë, për bashkëpunimin e

tij me gazetën “Emigranti”, por më shumë më foli për

“profesionin” e ri të të mësuarit të ABC-së fëmijëve të emigrantëve.

Vështirësitë, problemet, pengesat... Ato çaste m’u duk një Rilindas

i shekullit të ri...

Në këtë libër gjithë “dashuria” e tij nuk njeh diferenca në të

shkruarin. Me të njëjtën dashuri Abdurahimi ka shkruar për

artistin, doktorin, shkencëtarin, emigrantin, qytetarin grek...

Në faqet e këtij libri përshkruhen me dashuri Vangjeli, shokut

grek i klasës në shkollën e mesme, Kureasi, Fiqreti, Agroni, Alketa,

Foto, Kesnofoni, Brunilda, Ana, Vasilika, Vojsava, Englantina,

Afrimi, Aleksi, Eqeremi, Lindita, Fehmiu, Grigori, Kastrioti, Jorgji,

Lefteri, Mario, Novruzi, Panajoti, Ramazani, Gjergji, Kola, Mondi,

Durimi, Nikolla, Lulëzimi, Alekoja, Levisi, Serafina, ashtu si dhe

portretet e intervistat e personaliteteve si Kadri Roshi, Dritëro

Agolli, Afrim Agalliu, Muhamet Liko, Agron Hamo, Sabri

Fejzullahu, Cekes e shumë e shumë të tjerëve…

Të gjithë këto personazhe i bashkon në librin e Abdurahim

Ashikut ndjenja njerëzore e dashurisë, mirësisë dhe respekti për

njerëzit e Atdheun.

Abdurahimi kujton me dhimbje edhe Fitimin, Pirron, Ilmiun, si

një dëshmi të tranzicionit të vështirë shqiptar… Dhimbje të cilën

Abdurahimi e jep të gjallë te çdo fytyrë nëne, gruaje, motre, te

çdo tregim i kësaj përmbledhje publicistike.

Kur mbaron së lexuari librin, çdonjëri prej nesh zbulon një

dimension të ri të jetës: dashurinë për njeriun, atë dashuri që

Abdurahimin e ka shndërruar në një Rilindas Modern.

“Ata që dashurojnë deri në fund, nuk plaken kurrë - thotë B. Franklin.

Ata mund të vdesin nga pleqëria, por vdesin të rinj”.

6

BUJAR KAROSHI

IM BIR DHE E KUQJA E FLAMURIT...

Kur erdhi në Greqi kishte disa muaj që i kishte kaluar të

katërmbëdhjetë vjetët e jetës. Jetonte periudhën e kalimit nga

fëmijëria në rini. Ëndrrat i ishin këputur në mes, ishin këputur

siç këputen litarët e hekurt të një ure të varur. Ishin këputur

nga koha, nga pesha që sollën vitet e vështira nëntëdhjetë, nga

streset që e kishin përcjellë jetën shqiptare në rezonancë. Kishte

mbaruar klasën e tetë...

Në Salaminë ku u vendosëm pas asaj ikjeje të nxituar të

korrikut ’96, filloi të punojë në ndërtim, bashkë me të vëllain.

Nga ajo kohë ruaj një fotografi, ku ai mundohej të shtynte me

lopatë betonin me krahët si të zogut. E shikoj herë pas here atë

fotografi dhe ndjej se diçka më këputet në shpirt...

Muaj më vonë lamë Salaminën dhe u vendosëm në Athinë.

Pronari i shtëpisë ku nisëm jetën e re ishte pronar i një dyqani

të madh këpucësh, në qendër të Athinë, në qosh të sheshit

Koçia. E mori në punë. Ngrinte e ulte kutitë e mëdha me

këpucë, kuti që vinin me kontenierë nga Italia e vende të tjera.

U shërbente edhe klientëve, klientë që josheshin më tepër nga

çmimet e ulëta se sa nga cilësia, e cila ishte shumë për të

dëshiruar.

E fillonte punën në orën tetë të mëngjesit dhe e mbaronte

në orën 9 të darkës. Nga shtëpia ikte në orën 7 të mëngjesit

dhe kthehej në orën 10 të darkës. Vinte i dërmuar nga lodhja

dhe fjalët e afendikojt që herë-herë nuk mungonte t’i jepte edhe

ndonjë shuplakë (më vonë do të bëheshin miq) dhe këputej si

7

arë i njomë në krevat, disa herë pa ngrënë darkë.

Një ditë, nga fundi i verës, më kërkoi që të hynte në shkollë.

E prita me gëzim fjalën e tij dhe që të nesërmen, me një mik

timin që e zotëronte greqishten shumë mirë, trokitëm në një

zyrë në katin e katërt të rrugës Sofokleus, në qendër të Athinës.

Pasi i paraqitëm dokumentet e kërkuara, mora një letër, e cila

përbënte një urdhër regjistrimi për në vitin e tretë të gjimnazit...

Filloi mësimet... Ia mori dorën shpejt mësimeve, falë bazës

që kishte krijuar në Shqipëri. Në shkencat ekzakte ishte më i

miri, kurse në ato që lidheshin me historinë apo me greqishten

e vjetër çalonte ndjeshëm...

E mbaroi gjimnazin me mesatare 17 dhe m’u lut që të futej

në lice profesional. U regjistrua për informatikë. Edhe

studionte, edhe punonte. Mesatarja përsëri aq, tek 17-ta.

Kur ika në Shqipëri, aty nga fundi i vitit 1997, lutja e vetme

e tij ishte që t’i sillja një libër për historinë e Shqipërisë. Mora

një libër historie të nivelit të gjimnazit dhe ia solla. E shihja

shpesh ta shfletonte dhe të lexonte me vëmendje të madhe...

Tani ai është në universitet, hyri në vitin e katërt dhe

studion për informatikë. Vazhdon shkollën dhe punon, devizë

kjo e njerëzve të rinj, që emigracionin e shohin në lëvizje, që

lëviz ekonominë, por që lëviz e çon përpara intelektin, dijet

njerëzore.

Ka shumë shokë shkolle, me të cilët herë pas here mblidhet

në dhomën e tij në shtëpi. Bën muhabet me ta, por edhe u

kundërvihet herë pas here, kur biseda fokusohet në Shqipëri.

Një ditë, kur kishte ditëlindjen dhe biseda me shokët e shoqet

ishte ngjitur lart, hyri në dhomën tonë të gjumit dhe mori në

dorë një flamur të vogël kuq e zi që e mbajmë tek koka e krevatit.

E mori dhe iku në dhomën e tij. Dëgjuam zëra të gëzuar dhe

brohoritje njerëzore...

I kisha harruar të gjitha këto. M’i kujtoi përsëri djali një

ditë shtatori 2005 në Tiranë...

Tek po të bënim gati plaçkat për t’u nisur, diçka iu kujtua

dhe me atë rrëmbim djaloshar që i karakterizon të rinjtë sot,

8

më kërkoi t’i bleja një flamur të madh të kuq me shkabën e

zezë dykrenore në mes. E mori i vëllai për dore dhe shpejt u

kthye me flamurin të futur në një qeskë. Kishte marrë me vete

edhe një stilolaps të kuq me shqiponjë, edhe një çakmak nga

ato me benzinë apo alkool, edhe ai i kuq me shqiponjën e zezë

në mes.

Flamurin e ka vënë mbi kokën e krevatit, kurse stilolapsin

dhe çakmakun (nuk e pi duhanin) i mban gjithnjë me vete, në

çantën e studentit...

Më gëzoi veprimi i tij, më gëzoi aq shumë, sa nuk e shpreh

dot. Ai, megjithëse shqipen e flet me theks grek, mendjen dhe

zemrën e ka të kuqe, si flamuri ynë i bukur...

9

NJË EMIGRANT GREK NË RININË TIME

-Një grek, në korrik të vitit 1959, në fermën “Çlirimi” të Fierit,

më dha një amanet…

Në korrik të vitit 1959 lashë prapa Fierin me vitet e shkollës

së mesme, për t’u ngjitur në vitet e universitetit dhe më tej në

vitet e punës, në një trevë vërtebër e kurrizit të Shqipërisë e

shqiptarëve…

Në vitin 1996 lashë prapa Dibrën, për të zbritur në ultësirat

e Egjeut, për ta lidhur jetën me Athinën …

Sikur jeta ime të mos kishte përshkuar këtë trajektore, ajo

fletë e zverdhur blloku, me atë fotografi të ngjitur me

marmelatë, me ato katër radhë të shkruara greqisht, do të kishte

mbetur e pakuptueshme…

Edhe kujtimet do të kishin mbetur të ngrira … në frigoriferin

e kujtesës…

Akullin e ngrirë, një mbrëmje të zakonshme do të niste të

ma shkrinte një fytyrë në televizionin grek, një fytyrë deputeti.

Ai, me një cinizëm dhe ksenofobi të egër tha: “Ne shqiptarëve

u japim bukë e ata na mundin”. Ishte fjala për një ndeshje

futbolli, ku Shqipëria fitoi bindshëm mbi kampionen e

Evropës…

Akullin do ma shkrinin tërësisht e do të lëviznin vrullshëm

mullirin e kujtesës bisedat e herëpashershme me njerëz

ksenofobë që nuk mungojnë të na e përsërisim “bukën” që na

10

“japin”, pa e ditur se në raport të ndërsjelltë ne u japim bukë

atyre. Krahu ynë i lirë i punës i ka gjallëruar bizneset e tyre…

Bujqësia greke mbahet në masën mbi 80 për qind nga krahu i

lirë i shqiptarëve hallexhinj… Bankat greke, siç deklarojnë vetë

ato, kanë në kasaforta mbi katër miliardë euro kursime të

shqiptarëve… Pensionistët grekë mbajnë atë nivel pensioni në

sajë të sigurimeve të detyruara (pa asnjë shpresë pensioni) të

mbi 500 mijë shqiptarëve…

Ndërsa akulli i kujtesës shkrihej, në pah më dolën vitet e

fundit ‘40-të, atëhere kur Greqia ishte në Luftë Civile, atëherë

kur në spitalin e Gjirokastrës (sipas një dëshmie publike të

kohëve të fundit të një infermieri të kirurgjisë) operoheshin e

mjekoheshin mbi 12 mijë grekë të plagosur në betejën vëlla me

vëlla. M’u kujtuan edhe grekët e gjorë, jo pak, por mbi treqind

mijë, që asokohe kaluan kufirin shqiptar dhe u strehuan në

familjet shqiptare. Asokohe, kush e ka jetuar, e mban mend

mirë: Shqipëria përjetonte krizën më të rëndë të bukës pas krizës

së “Nemces”, Luftës së Parë Botërore…

Pas kësaj “shkrirje akulli”, mulliri i kujtesës filloi të

rrotullohet shpejt, duke nxjerrë një dorë miell misri me të cilën

gatuhej buka në një konvikt të një shkolle të mesme, ku bashkë

me ne mësonin edhe dy grekë, nga ata që kishin mbetur nga

“marshimi” i të treqindmijëve drejt Kazakistanit, ku shumë

prej tyre jetojnë edhe sot…

Shqiptari kurrë nuk ia ka kursyer dhe nuk ia ka përmendur

bukën kujt…

Në Fier, diku 100-150 metra poshtë godinës së teatrit, në

vitet ‘50-të, ka qenë një shkollë me karton, me një lloj kartoni

të trashë dy gisht, me çati pupuliti të fortë dhe me dysheme

dërrase që lëkundej nën këmbët tona. Shkolla kishte formë Uje

me dritaret që shihnin agjencinë e transportit nga njera anë

dhe rrugën Fier-Vlorë, aso kohe ende e paasfaltuar, në dy

11

krahët e tjerë. Oborri i shkollës i binte paksa djathtas derës së

avllisë së konviktit, i vendosur në një ndërtesë, sekuestruar një

tregtari fierak, ndërtesë që edhe sot e kësaj dite është ashtu siç

ka qenë.

Flinim në krevatë druri një mbi një, në dyshekë dhe jastëkë

që i mbushnim me kashtë tek lëmi i ekonomisë ndihmëse, në

dhoma të vogla, ngjeshur si dushku në mullar. Kishte edhe një

konvikt tjetër tek fusha e futbollit, aty ku më vonë do të ngrihej

ndërtesa e gjimnazit…

Në konvikt, në një dhomë me krevate tek hekuri me susta,

e me dyshek e jastëk pambuku, flinin edhe dy grekë. Njëri prej

tyre, Vangjeli, ishte në një klasë me mua. Tjetri, emrin e të cilit

nuk e mbaj mend, ishte dy klasë më lart. I dyti dukej të ishte i

pasur, çka e tregonte jo vetëm veshja e tij që binte në kontrast

jo vetëm me ne, por edhe me mësuesit tanë dhe tërë qytetin e

Fierit. Thonin se i vinin shumë para nga Amerika dhe se një

pjesë të tyre i shfrytëzonte për të joshur femrat e bukura të

qytetit. Vangjeli vishej më thjesht, sigurisht më mirë se ne apo

më saktë, vishej si mësuesit tanë.

Të dy grekërit hanin në një dhomë të vogël ngjitur me

kuzhinën, ndërsa ne në një sallë paksa të madhe, në tre turne…

Mëngjeseve dhe mbrëmjeve hanim bukë misri me çaj.

Nganjëherë mëngjeseve i shtohej edhe një pesëdhjetë gramshe

marmalatë molle ose ftoi. Qëllonte që gjellës me barishte dhe

makaronave apo pilafit t’i shtohej të dielave edhe ndonjë racion

mish dhe në ditë festash të kishim edhe nga një racion kabuni

apo hallvë të zezë…

Grekërit hanin ndryshe. Mëngjeseve e darkave nuk u

mungonte asnjëherë qumështi apo kosi, djathi i bardhë apo

kaçkavall, veza e zier apo e tiganisur me gjalp, mishi dhe

ëmbëlsira, shto mbi këto edhe bukën e grurit.

Ishte koha kur Shqipëria akoma nuk kishte dalë nga sistemi

i triskëtimit dhe barku i njerëzve ishte gjithmonë i unshëm.

Mirë që kishim një ekonomi të vogël ndihmëse diku përballë

uzinës së pambukut dhe çoku hanim ndonjë domate apo qepë

12

të freskët … Mirë që na çonim në fermën e “Çlirimit” ose në

kooperativën e Qenasit dhe, mes bimëve të pambukut, vjeshtës,

të gjenim ndonjë komisht, siç u thonin vendasit pjeprave të

njomë, farat e të cilëve i hidhnin gjatë prashitjeve që vjeshtës

të shuanin etjen dhe urinë, tek vilnin pambukun e bardhë…

…Duket sikur u larguam nga tema, duke i përcjellë lexuesit

të sotëm diçka që duket se i përket mesjetës, diçka ireale që

bota e sotme shpirtrore dhe kamore e tyre nuk e honeps dot.

Vangjeli, siç thashë, ishte në një klasë me mua. Trup

shkurtër, me flokë të dendur në ngjyrë të zezë rreth një fytyre

gjithnjë serioze, veshur me një xhaketë kafe e me pantollona

gri, në një moshë të paktën sa dyfishi i moshës sonë. Ai, mes

nesh, i ngjante një burri në moshë, ulur në bankë me nxënës të

shkollës fillore. Ishte studius dhe shqipen e fliste mjaft mirë.

Shoqërohej më tepër me Jorgo Milon nga Himara, me të cilin

flisnin greqisht. Me ne të tjerët nuk hynte gjatë në bisedë, si të

kishte frikë se i hiqnim nga shpina, paksa e krrusur, barrën e

halleve që dukej se fshihte.

Vangjelin e kam në një fotografi me të gjithë shokët e klasës

së 3-të B, në një moment pas orës mësimore të mekanikës

bujqësore, me traktorin BTZ prapa. Është i katërti në radhën e

dytë duke filluar nga e majta, në mes të njërës prej motrave

Mustafaraj, Sotiraqit nga Fieri (prapa), Dhionisit nga Piluri,

Shefqetit nga Dibra dhe Lirionit e Llazarit nga Patosi.

Vangjeli një ditë nuk u duk më në klasë. U tha se e kanë

çuar në Bashkimin Sovjetik për studime, ashtu siç kishin çuar

asokohe në Çekosllovaki, Hungari e Poloni shumë grekë që

ndodheshin në Shqipëri.

Asokohe ishim ende të vegjël dhe shumë gjëra që kishin

lidhje me botën politike nuk i kuptonim. Kishim dëgjuar se në

Shqipëri kishin ardhur shumë grekë, por arsyen pse kishin

ardhur e kishim shumë të mjergullt. Më vonë do të mësonim

për betejat e Gramozit, për kalimin e kufirit shqiptar të afro

treqindmijë partizanëve grekë që kishin luftuar dhe kishin lënë

trupat e pavarrosur të shokëve të tyre në malet e Gramozit,

13

për përcjelljen e tyre në vendet e lindjes, ku, siç na thoshin,

kishte më shumë bukë…

Në vitin 1958 e lamë shkollën e kartonit, konviktin me

mencën me “tre turne” dhe u larguam nga Fieri. Diku në mesin

e hapësirës fushore që ndante fabrikën e tullave me fermën e

Çlirimit, u ndërtua një shkollë dykatëshe me tulla të kuqe dhe

një konvikt me dhoma plot dritë dhe mencë të madhe që nxente

dyfishin e konviktorëve. Shqipëria asokohe kishte kaluar

periudhën e rëndë të triskëtimit dhe ushqimi në konvikt ishte

rritur si në sasi, po ashtu edhe në cilësi. Edhe ekonomia

ndihmëse ishte më e madhe dhe më e organizuar, çka e kishte

larguar goxha urinë e moshës…

Fieri tashmë ishte larg, afro tre çerek ore në këmbë, dhe ne

sikur e premë daljen nëpër rrugët e tij, përveçse kur luante

ndonjë film i preferuar për kohën si “Vagabondi” apo “Zotëria

420”. Kursenim kështu edhe ndonjë pesë lekëshe, por mbi të

gjitha kursenim këpucët që rruga e kalldrëmtë i hante si të

ishte shtruar me gurë stralli.

Kohën e lirë e kalonim duke zbritur paksa poshtë, tek

qendra e fermës, ku kishte një kinoklub goxha të madh, një

kinema ku shpesh shihnim filma, një sallë lojërash me pingpong

e bilardo…

Kishte edhe një dhomë të vogël ku punonte një berber grek.

Ishte një njeri mjaft i ëmbël në zë e në muhabet, megjithëse

shqipen e fliste keq. Duke pasur të bëjë gjithnjë me kokat e

njerëzve, me vëmendjen tek flokët, ai nuk kishte pasur

mundësinë e Vangjelit tonë që të fliste me njerëzit, të ishte i

detyruar të kërkonte e gjente fjalën shqipe për ta përdorë

rëndom. Megjithatë, kjo gjë nuk e pengonte që me të gjithë të

ishte i sjellshëm, të dhuronte buzëqeshje e njerzillëk.

Një dashuri të sinqertë kishte me ne konviktorët. Ndoshta,

sepse edhe jeta e tij ishte si në një konvikt, larg njerëzve të vet

e mbi të gjitha larg atdheut, që asokohe e kishte bërë sikterr.

Tani që i mendoj dhe i hedh në letër ato momente, larg vendit

tim, në kushte krejt të tjera, e ndjej dhimbjen e atij njeriu dhe e

14

kuptoj pse-në e atij afrimi me ne.

Duhet të them se qethte bukur, me shije dhe nami i

profesionalizmit (sigurisht edhe në sajën tonë) kishte shkuar

edhe në Fier dhe shpejt, klientë të tij do të ishin edhe shumë

gjimnazistë…

Nuk do të ishin shkruar këto, as nuk do të hapej kjo dritare

e rinisë sime, sikur ai njeri që e thërrisnin Kureas, pa e ditur se

ajo fjalë nuk kishte të bënte me emër, por me profesion njeriu,

nuk do të më kishte dhënë një amanet…

Në korrik të vitit 1959, pasi dhamë provimet, në pritje të

“Mbrëmjes së Maturës”, për të pasur me vete kujtime të

shkruara të viteve të bukura të rinisë, hapa, si shumë të tjerë

një bllok kujtimesh…

Në atë bllok nuk mungon as berberi grek. Ndaj Kureasit

kisha një respekt dhe dashuri të veçantë, ndaj nuk mund ta

lija jashtë kujtimeve të mia. Edhe ai ishte bërë një copë e jetës

sime dhe “copat e jetës” nuk ndahen…

Shkova pra, ditën e mbrëmjes së maturës dhe i kërkova të

shkruaj diçka në bllokun e kujtimeve të mia.

Ai, pasi më buzëqeshi dhe më shtrëngoi me një dashuri

prindërore pas trupit të tij të bëshëm, mori bllokun dhe pasi

ngjiti me marmelatë (marmelata ishte në ato vite zamka bazë

me të cilën sajonim e ngjisnim zarfa e letra) shkroi katër radhë

në greqisht:

I dashur shoku Ashiku

Ju jap fotografinë time të vogël

së bashku me urimet më

më të nxehta të shpirtit tim…

15

Unë nuk i kuptoja atëherë ato fjalë… Tani i kuptoj dhe i

ndjej… Ndjej se Ai, ndonëse kishte dyfishin e moshës sime, më

konsideronte shok, ndjej urimet e tij të nxehta që buronin nga

një zemër e zjarrtë…

Atëherë mua më mjaftonte pamja e atij njeriu në një fletë

të bllokut tim të kujtimeve, një njeriu serioz, veshur me një

kostum dopjopet, shumë i përhapur në modën e asaj kohe, me

kollaro… Një njeriu që tërë pamja e tij rrezatonte dashuri dhe

respekt.

Ku është sot ai njeri i mirë, që as firma nuk më jep

mundësinë të di emrin e vërtetë?

Ai njeri, në korrik të vitit 1959 më dha një amanet, një

shprehje dashurie dhe respekti në gjuhën e nënës së tij dhe një

fotografi. Pas shumë vitesh, i ndodhur tashmë si refugjat në

dheun e prindërve të tij, amanetin po e shkruaj.

Mali me mal nuk takohet. Njeriu me njeriun qëllon që një

ditë, në një tjetër kohë e vend, edhe takohen…

16

VAJZA E EMIGRANTIT

Ajo është vajza e Ahmet Sulës, që ka pesëmbëdhjetë vjet

që punon në Selanik. Alketa, e motra dhe nëna e saj Kumria

ishin pak kohë atje, por një ditë preferuan të jetojnë në Tiranë

dhe babai nuk lë hapësirë të ligjshmërisë së lëvizjeve pa iu

gëzuar familjes. Ajo është thjesht një gjimnaziste...

Kaq, sigurisht, është pak që ajo, thjesht sepse është vajza e

një emigranti, të jetë pjesë e një tregimi apo reportazhi...

Nuk është kështu.

...Kur miku im Spiro Dede i Shtëpisë botuese “albin”, në

një bisedë telefonike më përmendi emrin e saj si autore e një

romani “të bukur e të kohës“ unë nuk i rashë në të, megjithëse

ai më tha se ajo më njihte, madje më kishte edhe gjak. Më

shumë se një dhjetëvjeçar ikjeje dhe udhëtimesh në Shqipëri

“me fletë leje“ na kanë larguar nga gjaku me të mëdhenjtë e jo

me të vegjlit, ata që i pamë të lidhur në djep apo ata që një

mesazh telefonik na i sjell herë pas here si gjak familjar që

vazhdon të rrjedhë...

... Kur daja i saj Luani, një nga “3 Musketjerët“, siç i quan

ajo tre dajat e saj, më vuri në dorë një libër, romanin “ERA”, i

lidha nyje kohët dhe njerëzit. Më doli përpara Alketa, në të

qarat dhe të qeshurat e para të një fëmije të bukur, në hapat e

para në kuzhinën e vogël në një qytet skajor të vendit, në

Peshkopi.

I hodha një sy faqes së fundit të kopertinës...

“Jeta është xhungël dhe ne duhet të mbijetojmë. Jeta është

17

luftë dhe ne duhet të luftojmë!”

Në sfondin e kësaj shprehjeje shoh njerëzit më të

rëndësishëm për mua.

Familja, pema ku ne rritemi dhe na ndihmon të bëhemi të

frytshëm dhe të ndërgjegjshëm për jetën. Ajo është filizi i parë

që ne na njeh me identitetin tonë. Qëllimi ynë është të rritemi

si qenie njerëzore, të vështrojmë brenda vetes tonë, të ndërtojmë

jetën mbi këtë burim paqeje, mirëkuptimi e force që është uni

ynë individual i veshur me dashurinë dhe ngrohtësinë familjare.

Familja është puthja e lehtë e nënës në mëngjes, ajo është një

nga përrallat e gjyshes, ajo është ninulla e stonuar e babait, ajo

është gjithçka!”

Kush i thoshte këto fjalë, kush i shkruante me kaq dëshirë

këto rreshta me një filozofi të thellë brenda? I shkruante një

vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçe, një nxënëse gjimnazi.

“Prindërit më kanë mësuar se nuk është e nevojshme të

jesh e bukur, gjeni, e zonja për më perfektin, por ajo çka është

më e rëndësishme, është të jesh e pranishme që zëri yt të

dëgjohet diku, ndonëse edhe nga një person i vetëm, mjafton

që dikush ta njohë, ta dijë këngën e zemrës tënde dhe më pas

të jetë i zoti të ta këndojë ty, atëherë kur ti i ke harruar fjalët.

Dhe këtë unë e gjej tek familja ime, tek e shtrenjta ime...”

Nuk e lexova romanin në autobusin e linjës Tiranë – Athinë,

nuk më pëlqen leximi në udhëtim, më duket sikur më fluturojnë

fjalët, më lodh. E lexova në qetësinë e një ishulli të bukur të

Greqisë, nën hijen e një çadre plazhi, me kaltërsinë e detit në

sfond. Pas tij do të lexoja një tjetër roman, “Njëmbëdhjetë

minuta“ të Koelhës, në Greqisht. Nuk do të krahasoj Paulon

me Alketën, ata janë në pole të kundërta të moshës dhe të

përvojës, por jo të asaj që shkruajnë. Paulo Kolhe shkruan me

fjalët e Maries, në vetë të tretë, kurse Alketa Sula shkruan nën

emrin e Erës, në vetën e parë, ajo është në moshën e

adoleshencës dhe shkruan me përvojën e gjallë të një

adoleshenteje. Ajo shkruan për njerëzit e moshës së saj, njerëz

të gjallë që i takojmë kudo, me një vërtetësi të habitshme. Ajo

18

shkruan për prindërit dhe fëmijët, për kuptimet dhe

moskuptimet e kohës.

Adoleshenca! Nga erdhi dhe nga na hyri kjo fjalë në fjalorin

e përditshëm? Në fjalorin e madh të “Gjuhës së sotme shqipe”

botim i vitit 1980 nuk figuron si fjalë e gjuhës shqipe. Mund ta

gjesh në fjalorin e anglishtes ose të frëngjishtes në kuptimin e

djalërisë apo të vashërisë. Grekët fjalën dhe moshën që i përkon

e lidhin me Ivin, njërën prej perëndeshave të Olimpit, e cila

personifikonte rininë.

Në vështrimin e një njeriu të moshës së tretë, në kushtet e

kohës kur e jetoi këtë moshë (adoleshencën, djalërinë,

vashërinë), gjërat i vijnë të mjegullta, aq sa i duket se këtë

periudhë nuk e ka jetuar. Dhe kur nuk e ke jetuar, ndodh që

nuk e kupton atë, madje i kundërvihesh në mënyrë të ashpër,

deri në krim apo shtyrje në krim. Mos ia hiqni këtë anë, madje

thelb, ngjarjeve tragjike që mbushin kronikën e zezë të ditës,

dhunës në familje e hedhjeve nga katet e larta.

A janë të përgatitur prindërit, të cilët në moshën e djalërisë

apo të vajzërisë së tyre nuk patën mundësi të ndjekin masivisht

atë jetë që ndjekin sot fëmijët apo nipërit e mbesat e tyre të

ndjekin brezin e sotëm? Me përjashtim të atij brezi të rinjsh që

u shkolluan në vitet ’80-të, kohë e hapjes së shkollave të mesme,

në të gjithë hapësirën gjeografike shqiptare dhe që me gjithë

privimet e sistemit përsëri kënduan “Let it bee“, për të tjerët

mund të them se ishin pa adoleshencë, pa djalëri e vashëri ose

me një moshë të tillë të mbyllur në kuvli.

Adoleshenca apo djalëria e vashëria do të vinin si një bum

social në vitet ’90-të, për t’u ngjitur në një lartësi marramendëse

në vitet ‘2000...

Këtë anë të jetës na e nxjerr në pah në të gjitha ngjyrat në

romanin e saj Alketa Sula nëpërmjet Erës, heroinës së saj të

ardhur nga një zonë e thellë e verilindjes, nga Burreli, së cilës i

duhet të luftojë si kundër konservatorizmit, po ashtu edhe

kundër orgjisë së një liberalizmi që vret e sakaton kohën dhe

moshën.

19

I ka vënë emrin “ERA” romanit, emrin e adoleshentes që i

duhet të luftojë në të dy krahët për të gjetur rrugën e vërtetë të

jetës. I shumëkuptimtë emri. Një erë e re përshkon moshat në

Shqipëri. Jo vetëm djalërinë dhe vashërinë, por edhe fëmijërinë,

pjekurinë dhe pleqërinë. Pikërisht këtë “Erë” lipset ta lexojmë,

të vrasim kokën dhe ta kuptojmë. Po nuk e bëmë këtë, “era”

shndërrohet në “furtunë”...

Ndoshta ky është kuptimi i Erës së Alketa Sulës. Ndoshta

vetëm për këtë duhet lexuar ky roman i “vogël” me një mesazh

të madh për moshat, veçanërisht për prindër...

20

KUR BËJNË DASMË DIBRANËT

Meditim

Atë mbrëmje të 14 gushtit, në atë sallë të madhe, ish

magazinë e ndërmarrjes ushqimore të Dibrës, shndërruar në

arenë gëzimi e hareje, vlerë që përcjellin dasmat dhe dasmorët,

mendimi herë merrte arratinë e kalonte male e dete, herë ulej

në atë amfiteatër dhe gëzohej si fëmijë.

Ajo dasmë kishte diçka të veçantë, diçka që ende e kërkoj

dhe nuk ia gjej fillin e plotë, nuk ia gjej fjalën e duhur. Ajo mbi

të gjitha e për të gjithë ishte një takim malli, një takim pas

vitesh. Ndoshta kjo gjë e kishte bërë atë sallë si një stadium

lojërash me dorë, me tavolina e karrike në formën e një patkoi,

me njerëz që i qëndronin njëri-tjetrit sup më sup. Ndoshta kjo

gjë e kishte bërë të zotin e dasmës që mallin që kishte dhe ka

nga mërgimi në vend të huaj ta shuante paksa, duke thirrur të

madh e të vogël, miq e dashamirë në gjak të afërt e të largët,

afro pesëqind vetë.

E veçantë ishte se i zoti i shtëpisë, që t’i grumbullonte të

gjithë bashkë e të lexonte në sy gëzimin e takimit, të gjente

mjete transporti e të vinte nga Fusha e Çidhnës, rreth

dymbëdhjetë kilometra larg e ta bënte darkën në Peshkopi.

Një park i tërë me furgona e makina të vogla bllokoi deri pas

mesnate sheshin përpara lokalit...

Është bërë zakon që emigrantët nga fshatrat deri 20

kilometra larg t’i mbledhin njerëzit e tyre në qytetin e Peshkopisë

e të gëzohen.

21

Ajo që të ngroh e ta ndez zemrën prush është se emigrantët

e mbajnë të gjallë mallin e vendlindjes, e mbajnë të gjallë lidhjen

me vendin e tyre, e mbajnë të gjallë traditën e martesës

popullore me djem e vajza të vendit të vet, të krahinës së vet.

Edhe Avniu i Markajve të Fushë Çidhnës, teksa shihte që i

biri rritej e burrërohej në krah të tij diku në Rimini të Italisë,

teksa ndjente që dita ditës i biri po merrte zanat e i qëndronte

krah në profesionin e ndërtuesit, mendjen e kishte ta lidhte me

një vajzë dibrane, një vajzë që t’i qëndronte krah tërë jetën. E

gjeti atë tek vajza e Nezirit në Zdojan, tek mbesa ime që mban

emrin e nënës sonë dhe gjyshes së vet, emër që ajo ia la sa ishte

gjallë dhe e rriti me dashurinë e vet, tek Defja e bukur si lule

bjeshke...

Shqipëria, nëpërmjet emigrimit, i ka shtrirë rrënjët e veta

në të gjitha kontinentet, rrënjë që nuk janë shkëputur nga

trungu mëmë, rrënjë që me lidhjet martesore e me lidhjet

shpirtërore nuk do të shkëputen kurrë.

22

Peshkopi, 14 gusht 2005

AGRON NOVRUZI…

Udhët bashkojnë dhe ndajnë njerëz, i kthejnë ata mbrapa

në kohë e hapsirë, duke rrëmuar thellë në kujtesë e duke i

bashkuar hullinjtë e jetës, siç bashkohet palë-palë toka e kapur

nga plori dhe veshi i plugut duke ekspozuar ngjyrën e vërtetë,

atë të brendshmen, atë që mbledh e përcjell jetë.

Me Agron Novruzin jam njohur në udhëtim. Kemi

përshëndetur diellin tek ulej këmbëkryq mbi Istmin e Korinthit.

E kemi kapur me dorë kur ngrihej i kuq flakë, për të ndejtë

disa sekonda mbi malet në lindje të Mallakastrës. Jemi ulur e

kemi mbushur gjymat me kafen e miqësisë, atë lloj kafeje që të

shkul, t’i bashkon zemrat e të jep krahë.

Agroni ka udhëtuar shumë, aq shumë sa vështirë ta besosh

e vështirë ta përshkruash. Nuk flas për sot, për atë rrugën prej

tetëqind kilometrash nga Tirana në Athinë, rrugë që në kohë

piku të lëvizjes së udhëtarëve ai e bën pa ndërprerje për ditë e

netë të tëra. Jo me shofer të dytë, por i vetëm. Flas për të tjera

rrugë e për të tjera treva.

Agroni ka një cilësi që pak njerëz e kanë. Ai të hyn në

zemër, siç është, me këpucë mbathur kur i thonë fjalës. Nuk

hyn vetëm, por me njerëz, me njerëz që ti i njeh me emër e

mbiemër, me rob të shtëpisë e me sofrën e shtruar me bukë e

kripë.

Një ditë, në shënimet e mia, diçka shkruajta se si ai hyri në

bisedë me një fshatar të Këmishtajt të Lushnjës, si e pyeti atë

për njerëz që ai i kishte njohur dekada më parë dhe se si iu lut

23

fshatarit t’u përcillte atyre të falat e tij.

Një ditë tjetër e pashë se si hyri e zuri vend në kujtesën e

një zagoriti me njohjen aq të gjerë e aq të thellë të njerëzve në

ato male të larta, ku Çajupi pat ngjizur atë poemën që e dëgjuar

apo e lexuar një herë në fëmini nuk të shkëputet tërë jetën…”

Burrat nën hije/ Lozin kuvendojnë/Pika që s’u bije/ Se nga gratë

rrojnë…”

…Kur i thashë një ditë se jam nga Dibra, ai nuk e zgjati,

por nisi të më përshkruajë me aq gjallëri rrugët dhe fshatrat

sa, edhe unë që i kam rrahur me tabanin e këmbëve dhe i kam

fiksuar në retinën e syve dhe të aparatit fotografik) në të gjitha

stinët e vitit, e ndjeva veten të befasuar. Ai ishte ngjitur të

përpjetës së fshatit Mustafaj, një fshat që këmbët i lan në ujërat

e Drinit dhe flokët i kreh me erën e maleve të Gjagjishtit të

trevës së bukur të Lurës. Atje, në ato rrugë që vetëm rrugë s’ke

pse t’i quash, ai ishte përballë me heroizmin, me luftën e njeriut

për të shpëtuar veten dhe mjetin, një kamion me tre

diferencialë, që asokohe ishte në organikë të ushtrisë, por edhe

të shëndetësisë. Atje kishte ndjerë se si njeriu për njeriun në

male është mik e i qëndron krah tjetrit në ditë rreziku. E kujton

Agroni fshatin Mustafe dhe nuk rri pa lëvizur nga karrigia

dhe pa e shtrënguar fort timonin e autobuzit. Në shenjë respekti

dhe në shenjë përgjegjësie profesionale…

Një ditë, kur pasi më kishte ngjitur në Lan Lurë e më kishte

zbritur në Krej Lurë, pasi më kishte dhënë pak freski vere nga

Pylli i Nikës që lidh Lurën e Vjetër me Krej Lurën, pasi më

kishte qarkuar nëpër tërë liqejt e Lurës që nga Liqeni i Madh e

deri tek Liqeni i Luleve, pasi më kishte lënë të vrapoj mes luleve

të qershorit në Fushën e Pelave, një magji e vërtetë e maleve të

Lurës, pasi më kishte dhënë ujë të ftohtë burimi në atë kroin

në krye të lëndinës që t’i thyen katër copash shishet e birrrës

kur i mbush me ujë, pasi më kishte marrë në udhëtimin e tij

me mend rrugës së ngushtë që të çon në Masdejë e Stelush, më

kishte treguar “gjurmën e kalit të Skënderbeut mbi shkëmb”,

më kishte zbritur luginës së Murrës mes për mes Katërgrykëve

24

të saj, më kishte hedhë në Luzni. Më la tek një mik imi i vjetër,

tek Sami Damzi dhe duke qeshur, siç dijnë të qeshin babaxhanët,

na ftoi të merrnin rrjetat e t’i hidhnim në Drin për peshk.

Edhe Sami Damzin e njihte, një njeri i mirë, një mjeshtër i

hedhjes së rrjetës për peshkim, punonjës i spitalit të Luznisë

në kohë të shkuara. Nuk e di se ku është tani Samiu, nëse është

në Katund të Ri të Luznisë apo jeta e ka rrokullisur drejt

bathoreve e kënetave, getot e veriorëve që në tranzicion mbetën

pa punë e pa bukë e që u detyruan të ikin natën për t’i shpëtuar

ciklonit të varfërisë. Një gjë e di me siguri. Spitali ku punoi tërë

jetën Samiu nuk është më, as në themele nuk ekziston…

Agroni ka punuar me një ekip të shëndetësisë, nga ato ekipe

që me makina e me aparatura të posaçme bridhnin Shqipërinë

maleve e fushave, nga veriu në jug, për të kontrolluar shtëpi

më shtëpi shëndetin e njerëzve, për të përshkuar me rreze

rontgen gjokset dhe për të vlerësuar mushkëritë e tyre, për t’i

kapur në kohë e për t’u dalë përpara sëmundjeve pulmonare…

Herën e fundit, tek udhëtonim nga Tirana në Athinë, atë

dremitje të lehtë që më kishte kapur nga udhëtimi i gjatë, ma

shqeu me një pyetje befasuese: A e din se Fiqiri Lika ka

vdekur?…

Fiqiri Lika, mjek, drejtor i dispancerisë së rrethit të Dibrës,

nuk mund të mos ishte bashkudhëtar dhe kallauz në udhëtimet

e ekipit të Ministrisë së Shëndetësisë nëpër të gjithë trevën. Nuk

mund të mos ishte mik i Agronit, miqësi që ai ta imponon me

sjelljen dhe humorin e tij. Ndonëse kujtimet e tij i përkasin një

kohe që i kalon të dy dekadat, një pjesë e madhe e këtyre viteve

është “kohë e shkuar” (këto 15-16 vjet) për Agronin ajo është

“kohë e shkuar” vetëm në gramatikë, vetëm kur përdor foljen…

Personat, njerëzit me të cilët ka pirë kafe e ka ngrënë “bukë e

kripë”, për të janë “kohë e tashme”, “kohë e ardhme”…

…Në qoftë se ndonjë ditë u takon të udhëtoni me Agronin,

i kërkoni që të vejë në videon e televizorit të autobuzit

videokasetën më të dashur të tij. Cila është ajo? Nuk po jua

them, se atëherë nuk do të kishim surprizë.

25

FATI I NJË NJERIU TË MIRË

Atë ditë, Halimi, shoferi i “Albania Interlains”, që në

mesditë arrin në Shkodër e në mesnatë e le atë, arriti në

pikënisjen tek Zogu i Parë, më shpejt se herët e tjera, madje të

shkonte mendja se mund të thuash se kishte thyer një rekord

shpejtësie. Shkodër-Tiranë e kishte bërë për një orë… Por jo…

Nga Shkodra ishte nisur vetëm me një pasagjer. Lezhën

dhe veçanërisht Laçin, që ia merr çdo herë shpirtin me ato

gropat e rrugës dhe atë ngadhtësi të agjentit, i kishte kaluar pa

u hedhur sytë. Agjentët e agjencive kishin njofuar se nuk ka

asnjë pasagjer për të udhëtuar drejt Athinës. Kjo kishte qenë

arsyeja e hershmërisë së arritjes në Tiranë. Se po të kishte pasur

pasagjerë në Laç, do të kishte qenë i gozhduar të priste orën

tre pa njëzet dhe pasagjerët e Tiranës, ndonëse në biletë e kanë

të shënuar orën tre të nisjes, të lumtur do të ishin po të niseshin

në tre e gjysëm…

Pasagjeri i vetëm ishte ulur në vendin një të autobusit.

Pranë tij u ula edhe unë. Autostradën, Durrësin, Kavajën,

Lushnjën i kaluam në një dremitje mëngjesore. Në udhëtimin

drejt Fierit kërcyem e hodhëm valle sipas koreografisë së

kryeministrave të rrugës e të gropave, koreografi që çdo valltar

do ta ngrinte në tavanin e skenës.

Në atë rrugë të gjatë lodhja mund të mposhtet vetëm me

muhabet. Bashkudhëtari im ishte i heshtur. Humbte në

mendime me vështrimin ngulur pas dritave që lëpinin gropat

dhe gungat e rrugës. Mbyllte sytë dhe dremiste, duke i dhënë

26

fytyrës një çehre të ngrysur. Kur mbyllte sytë unë ia lëshoja

krejt vendin dhe ulesha pranë Gonit, i cili atë ditë ishte i vetëm

në timon...

E ndjeja se diçka kishte në brendësi të atij njeriu,

hamendësoja mal më mal e fushë më fushë, e pyesja dhe merrja

ose heshtje ose ndonjë përgjigje që kishte brenda një farë

hermetizmi, një farë ndrojtje se po të çelej, diçka do t’i ndodhte.

Diku, kur autobusi mori të rrokullisë gomat në përdredhjet

e Vjosës, kur dielli kishte hequr tërë vellon e lumit, duke nxjerrë

në pah si shenjat e llumit mbi toka gjatë tejmbushjeve të ditëve

të dimrit, ashtu edhe kaltërsinë e ujit në një ditë prilli pa shi, ai

lëvizi nga vendi dhe u pamë sy në sy. Ndjeva se diçka kishte

ndodhur në jetën e tij, diçka që ia kishte ngrirë buzëqeshjen

dhe ia kishte prishur ëndërrat e jetës. Ndjeva se po çelej e po

lëpinte plagën e jetës, për ta ruajtur nga ndonjë infeksion i ri.

Porta e hekurt e kujtesës kërkëlliu mentesheve të ndryshkura

dhe u hap. U hap aq sa mund të futet një fëmijë skiç, aq sa të

dëgjohej një zë i përcjellë nga jehonat mal pas mali kur shuhet,

kur bie në fushë…

Kur e pashë tërësisht në dritë tek gjerbte kafen në Greshicë

të Mallakastrës, me mendje i dhashë moshën time apo disa

vite poshtë saj. Më tha se ishte 49 vjeç dhe se kishte lindur kur

unë filloja shkollën e mesme. Ishte i formuar si njeri, me dijen

dhe kulturën e dy universiteteve të kohës së kaluar, asaj kohe

që dikush e quan koha e diktaturës dhe dikush tjetër koha e

Enverit. Kishte punuar në kohën e parë si ekonomist dhe kishte

fituar përvojën e një njeriu të punës së ndershme. Në kohën e

dytë ishte marrë me tregti. Qënia i majtë në mendim e kishte

rrënuar. Tërë djersa dhe mundi i vet, i gruas, dy vajzave dhe

djalit, ishte shuar. Nuk kishin qenë pak, por dyqind milionë.

Kjo e kishte bërë që të rrëmbente familjen e të zbriste në brigjet

e Kretës për të punuar si bojaxhi…

“Të dyqind milionët i kam harruar”, - më tha dhe ofshani,

si të nxirrte nga vetja tymin e një zjarri që e digjte ditë për

ditë…

27

… Ishte kthyer në Shkodër për të martuar vajzën. Ishte në

ato ujëra ku njeriu ndjen se gëzimi po noton me të shpejtë për

të kapë brigje të reja të jetës. Ishte edhe në merak të dasmës që

donte t’i dilte siç ia donte zemra. Ishte dasma e parë, gëzimi i

parë i madh i prindit…

…Gjëma ndodhi tri ditë para dasmës. Djali, vetëm njëzet

vjeç, duke udhëtuar me makinë rrëshqet dhe e sheh veten në

kanal. Aty ku koka lidhet me trupin nëpërmjet qafës dhe palcës

që nis nga trutë për të përshkuar shtyllën kurrizore, diçka kishte

kërcitur dhe tërë trupi poshtë qafës nuk ndjente asnjë lloj

ngacmimi, sado i fortë të ishte…

Nuk më tha se si u bë ajo dasmë. As unë nuk e pyeta. E si

mund të pyetet një njeri për një gjë që e ka përgjigjen vetë në

pyetje? Një njeri që dasma iu kthye në gjëmë, që këngët dasmore

iu kthyen në elegji dhimbjeje?

E kishin çuar urgjent në spitalin e Tiranës. E kishin marrë

në dorë jetën e djalit kirurgu më i njohur i operacioneve në

sistemin trunor, profesor Petrela. Bisturia e hollë kishte hyrë

në indet dhe nuk kishte dalë pa rregulluar diçka, por jo

gjithçka... Më tha se djali, pas mjekimeve në Tiranë dhe në

Greqi, pas terapive të kushtueshme kishte filluar t’i ndjejë

ngacmimet që nga qafa deri tek majat e gishtrinjëve. Më tha se

e mbante në jetë shpresa se një ditë djali do të ngrihet e do të

ecë në jetë si gjithë të tjerët…

Tek tregonte e ndjeja, pa e parë në sy, se i rridhnin lotë.

Tek e shihja me kokën mbështetur në nënkresën e kolltukut të

autobuzit, me sytë mbyllur, me një nur drite në fytyrë, e ndjeja

se shpresat i jepnin jetë e gjallëri…

Ai ka qenë udhëtimi im më i lodhshëm, një udhëtim që

nuk do t’ia uroja kërkujt.

Para se të zbrisnim në Athinë e pyeta për emrin. Më tha se

e quajnë Fiqret…

28

Tiranë-Athinë, 5 prill 2006

FARA, RRËNJËT DHE DEGËT E NJERIUT

Njeriu është si farë, lisi apo gruri qoftë, molle apo portokalli.

Farën e hedh dora e natyrës apo e Zotit diku, ku gjen tokë të

butë, ujë e ajër, lëshon rrënjë, dëgëzohet nën tokë e mbi tokë,

nxjerr lule e lidh fruta e farë dhe… përsëri nis nga e para,

lëshon rrënjë e degë, nxjerr lule e lidh farëra të tjera. Koha ka

vetëm një drejtim… ecën përpara. Edhe njeriu dhe njerëzimi

të njëjtin sens kanë… ecin përpara.

Ksenofon Shofiti është nga një fshat pa zë në hartën

gjeografike të Zagorisë. Ma tha emrin, por unë e harrova. Ama,

Zagorinë nuk e harroj. Kam qenë atje para 44 vjetësh, në maj

të vitit 1962. Studionim tokat në një ekspeditë të përbërë nga

pedagogë, punonjës shkencorë të pedologjisë dhe studentë. I

studionim për të krijuar hartën e tokave acide të Shqipërisë.

Toka u thënçin atyre tokave. Një pëllëmbë dheu mbi shkëmb.

Dhé i thënçin atij dheu. Përzjerë me gurë e guriçka që hanin

ploret e plugjeve dhe parmendave të tërhequr, nga qé që u

numëroheshin brinjët, të ngarë nga gratë. Vetëm gra kishte në

ato toka të varfëra të Zagorisë, gra të tabllosë së njohur poetike

të Çajupit. Burrat ishin tek rrepet. Pinin raki me këmbët të

zhytura në ujin e burimit, luanin domino dy e nga dy e katër e

nga katër…

Ksenofoni, atë pranverë, nuk duhet të ketë qenë në fshat.

Nga sa më tha në ato pak minuta bisedë “më këmbë”, duhet të

ketë qenë në shkollën e rezervave të punës, atje ku njerëzit me

një kurs apo shkollë, si të doni quajeni, pas dy vjetësh bëheshin

29

“inxhinierë”. Vendi asokohe sapo kishte dalë nga periudha e

analfabetizmit total. Shkolla shtatëvjeçare ishte gjë e madhe,

çelës i sigurt për të zënë një punë në administratat e mbushura

me filloristë apo me njerëz që kishin mësuar të shkruanin e

lexonin në pushimet midis luftës partizane për të larguar

pushtuesin nazifashist. Me diplomën e shkollës dyvjeçare të

rezervave të punës mund të drejtoje kantiere ndërtimi e

montimi. Universiteti i parë shqiptar, i cili kishte hapur dyert

në vitin 1957, ende nuk plotësohej nga kontigjenti i vogël që

dilte nga shkollat e mesme që numëroheshin me gishtat e

duarve dhe ekonomia ende ishte larg të të pasurit në drejtim

njerëz me dije e kulturë të lartë…

Ksenofoni kishte mbaruar shkollën e rezervave të punës

për mekanik. Si drejtues i këtij sektori e filloi punën në

ndërmarrjen rruga – ura në Elbasan. Drejtonte punën, por

drejtonte edhe veten. Mësonte të tjerët, por mësonte edhe veten.

Nga shkolla kishte marrë kategorinë e pestë, kategori e rrallë

kjo për masën e asaj kohe të shkollimit, por e merituar në sajë

të notës teorike dhe praktike “shkëlqyeshëm”. U rrit në kategori

në Elbasan. Mori edhe patentën e shoferit…

…Koha kërkonte njerëz që t’i përshtaten teknikës e

teknologjisë së re që po hynte. I thanë të shkonte në Laç.

Asokohe Laçi po dilte nga korniza e një fshati të vogël me kulla

të bardha me frëngji në një qytet me dritare të gjera e me dritë.

…Filloi punën në NSHNI, ndërmarrje e cila kishte një bazë

të fuqishme mekanike e nevojë për t’i drejtuar makineritë dhe

pajisjet në ndërtimin e një vepre që në fillim do të quhej Uzina

e Supefosfatit e më vonë do të quhej Kombinati kimikometalurgjik

i Laçit. Atje nisi shkolla e madhe e jetës së tij, shkollë

që shpejt do të transferohej në uzinën e re, duke e futur në

labirinthet e proceseve mekanike e kimike…

…Ksenofoni e kishte një barrë shpirtërore familjare. Barra

të tilla në atë kohë ishin pjesë e jetës dhe moral i saj. Ai ishte i

pari i gjashtë fëmijëve të familjes Shofiti, tre djemve dhe tre

motrave. I duhej t’i shkulte nga ato male, t’i fuste në shkolla e

30

t’u jepte profesione. Por shkëputja asokohe ishte e vështirë.

Kjo, në sajë të rregullave, ku për çdo lëvizje duhej marrë leje

nga kooperativa, por edhe për shkak të një mentaliteti të moçëm

që lidhej me rrënjët në tokën stërgjyshore. Kështu ndodhi ikja,

si shkulje rrënjësh, ikja nga malet për të bërë rrënjë në vende

më të ulëta e më të pasura…

Ksenofoni e lidhi jetën me një vajzë zagorite. Në Laç

pasaportizimin ia bënë menjëherë. Bëhej lehtë atëherë

pasaportizimi në fshatin që po bëhej qytet. Bëhej për specialistë

të ndërtimit dhe të montimit, për njerëz që kimia e jetës ishte si

një reaksion i dyanshëm.

…Mori shtëpi menjëherë. Mori edhe prindërit me vëllezërit,

motrat-fëmijë në rritje. Ata morën malit të lartë të shkollimit

dhe u ngjitën majave të thepisura të tij, duke u bërë specialistë

e inxhinierë të fushave të ndryshme të punës e të jetës.

Atje, në Laç, Ksenofoni lindi e rriti fëmijë, po aq djem dhe

vajza sa kishte lindur e rritur nëna dhe babai i tij…

Tek bisedojmë në bulevardin Panepistimiu me të, harta e

kujtimeve të tij zgjerohet e zgjerohet. Veçanërisht, ajo merr

ngjyra të thella nostalgjike kur takojmë në emra të njohur

njerëzish që janë apo nuk janë gjallë. Rrënjët e jetës së tij në

Laç janë shumë të thella e shumë të degëzuara…

…Ndërruan kohët. Atij iu desh ta lërë uzinën e

superfosfatit, tashmë kombinat kimiko-metalurgjik, ta lejë atë

pjesë të jetës së tij që e kishte ngritë me duart e tij, që ia njihte

tërë sekretet…

…Në Laç mbeti vetëm e motra, Arikloja me të dhoqin Fore

Çoka. Atje është edhe sot e kësaj dite. Fëmijët i janë rritur;

Arjani është bërë inxhinier elektrik, vajza është në Athinë,

kurse djali i vogël është shofer. Laçi mund të quhet qytet i

harruar. Nuk ka më as kombinat kimiko-metalurgjik, as park

të madh mallrash, as kombinat druri, as kombinat ushqimor,

as…

Vëllai i dytë, Kiçoja është shkulur rrënjësh dhe “bjellur”

në truallin grek, me të tre fëmijët.

31

Arqileja, më i vogli vëlla, është inxhinier ndërtimi. Punon

e jeton në Tiranë, me nënën, Froson 86 vjeç, me gruan dhe tre

fëmijë.

E motra, Lepo ka zënë Durrësin bashkë me të shoqin Sofo

Shakan. Vajza dhe një djalë kanë zënë Suedinë, kurse djali

tjetër ka bërë rrënjë në Kanada...

…Ksenofoni i shkuli për së dyti rrënjët. E mblodhi farën e

jetës së tij, djemtë dhe vajzat dhe e hodhi të mbijë e rritet në

dhé të huaj.

Vetë është në Greqi, me gruan dhe djalin e vogël që i ka

vënë emrin e gjyshit, Kleanthi Shofitit të vjetër të Zagorisë.

Artani me të shoqen dhe fëmijët është në Itali, në Ravena. Është

bërë specialisti i punimit të duraluminit. Atje është edhe

Majlinda me të shoqin. Djali më i madh, Vladimiri, ka thurur

folenë e tij familjare dhe jeton në Athinë. Është bërë specialist

i mirë ndërtimi…

…Ksenofoni ka marrë një pension në Shqipëri, minimalen

absolute të një pensioni të ardhur pas tridhjetë e pesë vjetëve

pune të vështirë në një kombinat kimiko-metalurgjik, një

pension që si bazë fillestare ka 56 mijë lekë të vjetra. Është

pensioni që morën ata që në vitet ‘90-të mbeten në rrugë, ata

që mbushën moshën e pensionit në kapërcyell të shekullit, ata

që në dhjetëvjeçarin e fundit të moshës së punës, për shkak se

kishin disa vite me zero të ardhura nga puna (se ishin të

papunë) ua shumëzuan tërë mundin dhe djersën e tyre me

zero (-Katër vitet e fundit i ke zero, prandaj merr pension

minimal absolut, pavarësisht se sa e ke pasur pagën më përpara

- i thanë duke ia prerë degët e punës “me sopatën e dardharit”).

…Ksenofoni punon. Po të doni ta takoni dhe të shkëmbeni

me të fjalë miqësie, mund ta gjeni në fund të rrugës

Panepistimiu në drejtim të Omonias, vetëm pak metra larg

stacionit të trolejve të linjës së Patisionit.

…Ksenofoni e ka gjetur burimin e jetës së tij duke shitur

llotari e bileta autobusi. Në këtë punë i hodhi farat e jetës së tij

në emigracion, fara, të cilat, ndonëse janë mbufatur dhe kanë

32

nxjerrë filiza, rrënjët i kanë ende embrionale. Rrënjët e vërteta

ai i ka ende në Shqipëri. Edhe pleqërinë atje do ta kalojë, në

shtëpinë e tij, në Tiranë…

Koha ka vetëm një sens lëvizje, vetëm përpara. Edhe njeriu

të njëjtin sens ka - të ecë përpara. Edhe fara në të njëjtin drejtim

lëviz: mbufatet në dheun e ri, lëshon rrënjë embrionale e të

vërteta, lëshon lastarë e çel lule, mbarset e formon fruta. E gjitha

kjo sipas një ligji të dialektikës, atij të mohimit të mohimit…

Dhe të zhvillimit spiral...

33

Omonia, Athinë, 22 prill 2006

NJË MESAZH PËR FOTO MALON

Jemi njohur vonë, i dashur Foti, në kapërcyell të moshës.

Them “njohur vonë” në kuptimin e njohjes fizike, të shikimit

sy më sy, të shtrëngimit të duarve, të njohjes së zërit të njëritjetrit,

sapo ngremë dorëzën e telefonit. Por njohja jonë nuk

fillon këtu, fillon vite e vite më parë, kur si të rinj shkruanim në

gazetat e kohës, kur si lexues hyja në botën e librave tuaj.

Dy rrjeshta më lart, në vend të fjalës “receptor” i telefonit

përdora fjalën “dorëz” e telefonit. I ndryshova gjininë, i dhashë

edhe kuptimin që ka në shqipen e bukur. Në bisedat që kemi

bërë në studion tuaj të sajuar, aty afër muzeut historik grek,

tek shfletonim gazetat shqiptare, në zërin tënd ndjeja shqetësim

sa herë shihje fjalë të huaja që barbarisht kanë zënë dhe po

zënë fjalën e bukur shqipe. E përdorin atë politikanët e lartë që

sipas Kushtetutës nuk kanë përgjegjësi për atë çka thonë e

nxjerrin nga laringu i fytit. E përdorin edhe gazetarët e medias

së shkruar dhe asaj elektronike. Këtu ndalet shqetësimi yt,

shqetësimi i një shkencëtari, shqetësimi i një atdhetari. Për ty

(dhe për mua) në shtypin tonë të shkruar duhet të rivihet

(detyrimisht) korektori letrar apo, siç e quan ti me të drejtë,

korektori gjuhësor. Kuvendi (në shtyp kjo fjalë gjithnjë e më

shumë po ia le vendin fjalës latine –parlament-), duhet në

mënyrën më urgjente të vendosë rregulla të prera për gjuhën

shqipe, të ndalojë me ligj përdorimin e fjalëve të huaja në vend

të fjalëve shqipe.

Ju jeni minoritar, i nderuar Foti, keni kombësi greke, por

34

në zemrën tuaj kam vërejtur se Shqipëria dhe fjala shqipe kanë

një vend kaq të madh sa do të nxente tërë botën e madhe të

dashurisë njerëzore.

Kur u ndamë, më 9 gusht 2005, Ju më dhuruat një radio të

vogël xhepi. Unë kam shumë radio në shtëpi, të vogla e të

mëdha, por ajo radio është më e vyera, më e shtrenjta. Ju e

dini pse-në, sepse ma shprehët me një çiltërsi të madhe. Lexuesi

nuk e di, ndaj po e them.

Duke më dhënë radion e vogël ju më thatë: “Hape kur të

kalosh Kakavinë, kur të udhëtosh nëpër Shqipëri. Hape të

dëgjosh këngët e bukura shqipe, të dëgjosh gjuhën e bukur

shqipe”...

Ajo radio, i dashur Foti, edhe sikur të ishte sajuar e tëra

me flori, nuk do të kishte kaq vlerë sa fjalët tuaja.

Po të shkruaj nga shtëpia ime në Tiranë, me radion në krah,

që përcjell këngë popullore shqiptare. Po të them se me të në

dorë kam udhëtuar nëpër Shqipëri, duke dëgjuar rrugës këngë

nga radio Gjirokastra, këngë të Gjirokastrës tënde, që aq shumë

e do dhe aq shumë e përmend në bisedat dhe në veprën tënde.

Më tej dëgjova këngë nga radioja e Fierit, Lushnjës, Durrësit,

Tiranës. E mora me vete edhe në Dibër dhe dëgjova këngë nga

radioja e Burrelit dhe Peshkopisë. Kur kalova Shupenzën

ndëgjova edhe këngë nga radiot e qytetit të Dibrës së Madhe,

koka e krahinës e prerë barbarisht nga shpata e ndryshkur

evropiane në vitin 1913 të shekullit të kaluar...

Të kam me vete, i dashur Foti, dhe jam krenar për miqësinë

që ka lindur mes nesh.

35

KRONIKË E NJË HEROIZMI TË HESHTUR

Athinën e lam në agoninë e ndrrimit të ditës me natën, në

ato minuta kur dielli fshihet prapa kodrave në perendim e dritat

e qytetit nisin të llmburijnë. Në timon ishte Petriti…

Përtej Elefsinës, atje ku fillojnë një pas një tunelet, një

shenjë rrugore dhe një barrikadë kambalecash i detyronin

makinat të merrnin djathtas, të linin autostradën e të futeshin

mes shtëpive për të zbritur deri poshtë, pranë detit, në rrugën

e vjetër, rrugë dykalimshe, që ta kyçte parakalimin e të

detyronte të ecje me shpejtësinë e mjetit që ke përpara, maune

apo autokarrocë qoftë. Kishte më se dhjetë ditë që, për arsye

punimesh, makinat mbrëmjeve ndiqnin këtë rrugë. Kësisoj,

nervozizmi i shoferit të linjës ndërkombëtare shkrihej me

nervozizmin e pasagjerëve që ishin të detyruar të tejpritnin në

Korinth për udhëtimin e largët drejt vendlindjes. Të tetëdhjetë

kilometrat që ndajnë Athinën me Korinthin, në vend të një ore

bëheshin në afro dy orë…

Në Korinth nuk u vonuam, madje edhe kafenë e morëm të

nxehtë në dorë, për ta gjerbur me nge në hapësirën që gjarpëron

rrugën drejt Patrës…

Tek ura që lidh Patrën me Rion, në timon u ul Samiu. Petriti

shkoi nga fundi i autobusit për t’u shtrirë e pushuar, për të

marrë fuqi e qetësi për udhëtimin e mëtejshëm drejt Tiranës…

Udhëtimi natën është i bukur. Pak automjete, pak

parakalime, një qetësi nanuritëse që të ushqen dremitje. Samiu

atë pjesë të rrugës që sheh nga e majta detin dhe Patrën nën

36

një zjarr të madh dritash dhe nga e djathta shkëmbinjtë malorë

e nisi dhe e vazhdoi me jo më shumë se gjashtëdhjetë kilometra

në orë. “E kam merak këtë pjesë të rrugës, sepse fsheh shumë

të papritura, - më pati thënë në udhëtimin njohës të

paradokohëve, - ndaj nuk e mbush motorin me gaz”.

E kaloja vështrimin herë mbi rrugën që futej e dilte mes

usekëve malorë e herë mbi Samiun, që ishte i përqendruar i

tëri në punë. Pasagjerët kishin varë kokat në një dremitje të

qetë. Qetësinë e griste herë pas here një zë fëmije dhe kënga

nanuritëse e nënës…

Lamë prapa usekun e fundit midis dy maleve dhe morëm

kthesën majtas, për të marrë të tatëpjetën drejt Agrinjos, kur

para nesh u shfaqën tri maune të mëdha, dy në radhë dhe e

treta në parakalim. Distanca mes nesh e maunës që po

parakalonte në të përpjetë dy të parat, ishte e vogël. Mundësia

e manovrimit ishte në kufijtë e pamundësisë. Maunia e parë, si

të mos shihte as para dhe as prapa, vazhdonte të ecte me të

njëjtën shpejtësi. Maunia parakaluese e kishte tepër të vogël

hapësirën e parakalimit dhe lirimit të rrugës. Për një moment

mendova se ky ishte fundi. Përplasja me atë maune të madhe

të ngarkuar rëndë me materiale ndërtimi nuk do të linte asnjë

gjurmë jete. E pashë Samiun se si frenoi, si kërkoi në ato të

qintat e sekondës ndonjë hapësirë jete për vete e për ne të gjithë,

si manovroi me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhe

si na shpëtoi…

Nuk foli. Nuk fola as unë dhe as ata tre - katër pasagjerë

në ndenjëset e para që kishin përjetuar me dridhje zemre

dramën. Dritat e makinës nuk më lejonin t’i shoh Samiut

fytyrën, nëse ishte zverdhur apo ishte nxirë…

Në Rrodhes, një restorant pak kilometra para Agrinjos, e

pashë që kërkoi dhe piu një kafe shqeto…

Sami Sallakun e kam njohur në disa udhëtime nga Tirana

në Athinë dhe nga Athina në Tiranë. Në njërin prej tyre i kisha

bërë edhe një fotografi përpara autobusit. Kishim hyrë në bisedë

e duke rrëmuar kishim dalë “kushërinj”, siç thoshte shkrimtari

37

humorist Dionis Bubani, kur bënte analizën e AND-së të

ballkanasve. Samiu ka një jetë të tërë në timon, një përvojë

udhëtimesh rrugë pa rrugë. Me kujtimet e tij një ditë më kishte

marrë me vete e ishim ngjitur në Zerqan e Tërnovë, në ato

rrugë dhish e në ato vende ku mrizojnë zanat. Më kishte çuar

gurë mbi gurë nëpër përroin e Bellovës e më kishte ngjitur në

Cerjan, një fshat që mban në shpinë Skërtecin e bjeshkët e

bukura në lindje të Dibrës. Më kishte ngjitur edhe në të

përpjetën e Zimurit, të atij fshati që është si një ballkon, nga ku

Drini, nga Gjorica ku hyn në Dibër e deri tek Ura e Dodës kur

del për të humbur në liqenin e Fjerzës, nga ku të nëntë malet e

Dibrës që nga Reçi e deri në Gollobordë i ke si në pëllëmbë të

dorës. Në tregimet e tij për Kalanë e Dodës, Lurën, Selishtën e

vende të tjera ku rrugët nacionale pak ndryshojnë nga rrugët

e dhive, pata lexuar CV-në e tij profesionale…

…Atë që ndodhi atë natë në kthesën që merr të tatëpjetën

drejt Agrinios pak vetë e panë, pak vetë e jetuan. Edhe

udhëtimin e mëtejshëm pak vetë e ndjenë. Samiu, si ra në fushë

nuk ia ndau të njëqind kilometrat në orë, madje, vende-vende

edhe i kaloi. Nga Kakavia dolëm shumë herët. Edhe të përpjetat

e të tatëpjetat nga Tepelena në Fier i kaluan shumë herët, aq

herët sa asnjëra nga kafe-restorantet e shumta nuk ishte zgjuar.

Në Tiranë hymë kur dielli ende nuk ishte ngjitur mbi Dajt. Tek

Zogu i Zi, në atë lëkundje që të shkul brinjët, njerëzit u zgjuan

të gjithë.

Samiu, me atë njerëzillëkun dhe kulturën që e karakterizon,

pasi i uroi njerëzit për arritjen në Tiranë, pyeti nëse kishin

ndonjë vërejtje. Të gjithë i thanë “të lumshin duart”, me

përjashtim të njerit, që iu ankua se nuk e kishte ndalë autobusin

për të pirë një kafe rrugës.

Kur u ndamë, vështrimi m’u ngul në sytë e gëzuar, në atë

fytyrë fisnike, ku e kuqja e gjakut ende nuk e kishte mundur të

verdhën e atij momenti të vështirë që kaloi. “Drejtoj një kurs

shoferash të rinj, - më tha i menduar. Sa e sa herë u them të

mendohen që të eleminojnë edhe gabimet e të tjerëve”. E kishte

38

fjalën për shoferin e maunes së parë, që në vend që të frenonte

e manovronte për t’i krijuar hapësirë manovrimi maunës që

kishte ndërmarrë parakalimin fatal, vazhdoi të ecë pa e çarë

kokën se çfarë mund të ndodhte. I shtrëngova dorën dhe e

kapa përqafe si të kapja një shok, një mik, një njeri që kishte

bërë një heroizëm, që unë e ndjeva dhe e përjetova si heroike

të vërtetë. E ndjeva për detyrë që ta shkruaja, jo për vete, por

për të gjithë.

39

BISEDË ME TONIN NDOKËN

NË AMFILOKIA

Amfilokia më ka tërhequr gjithnjë në udhëtimet e

herëpashershme drejt Athinës - ditën, e drejt Tiranës – natën.

Ditën më ka tërhequr për bukurinë që merr dhe i jep vendit,

detit të kaltër dhe amfiteatrit të ndërtimit të shtëpive, rrugëve

që njëra vjen nga Arta e tjetra nga Preveza, për t’u bashkuar

në një rrethrrotullim e për të udhëtuar drejt Agrinjos.

Natën ajo të tërheq me shfaqjen “papritur“, me atë zbritje

mes ndërtesash banimi e atë qetësi orësh të vona të një dite në

ikjeje e një dite në ardhje. Por ajo që më ka befasuar gjithnjë në

udhëtimet natën është një parullë e madhe me drita, drita që

sundojnë tërë pamjen. Parulla është në shqip: “LOKALI I

SHQIPTARËVE“. Në ato orë udhëtimi (1 apo 2 pas mesit të

natës), në lokal sheh vetëm ndonjë tavolinë të rrethuar nga

klientë. Me siguri, në orë të mëparshëme, lokali gumëzhin nga

njerëz dhe këngë, nga dolli dhe urime.

Kjo gjithnjë më ka tërhequr, mbushja e lokalit, kënga dhe

gëzimi që mbledh e shpërndan ai. Nuk kam arritur t’i kap.

Autobusët e linjës asnjëherë nuk ndalen atje as për darkë e

drekë, dhe as për ndonjë kafe, ndalen pak kilometra më parë

apo më pas (!)

Nuk do të isha “ndalur” as në Amfilokia dhe as tek

“LOKALI I SHQIPTARËVE“, sikur një zë në celular, zëri i Tonin

Ndokës, të mos mos më kishte marrë me vete e mos më kishte

ndalur në atë gji të bukur e atë lokal që ka guxuar e flet shqip,

40

ditën dhe natën, me germa kapitale.

Tonini është nga Lezha. Nuk e di historinë e shtegtimit të

tij nga malet, kalaja apo bregdeti i Lisusit të lashtë. Di vetëm

ata që më tha në ato pak minuta bisedë telefonike.

Tonini është një lexues i rregullt i gazetës “Emigranti“,

madje është i shqetësuar se ajo herë vjen dhe herë nuk vjen në

Amfilokia. Për këtë kërkon ndihmë nga redaksia, që ajo çdo të

premte të jetë në dorë të tij dhe të lexuesve të tjerë.

Tonini është ndërtues (kështu më tha), por është edhe

shumë i dhënë pas librave. Ai më tha se ka një faqe të tërë

muri me libra në gjuhën shqipe, romane e libra të disiplinave

të tjera të shkencës dhe jetës. Tonini ka edhe një koleksion të

tërë gazetash; të marra nga Shqipëria apo të koleksionuara

nga shtypi shqip në Greqi...

“LOKALI I SHQIPTARËVE” dhe “Biblioteka e Toninit“

në Amfilokia m’u dukën si një sinonim, si binjakë në një kohë

kur fjala shqipe në tabela lokalesh është një gjë tepër e rrallë

dhe libri shqip është në skaj të jetës emigrante.

Ndoshta ndonjë ditë do ta përshkoj “patkuan” e shtëpive

në breg të detit në gjirin e Ambrakisë në mbrëmje, atëherë kur

emigrantët, me rroba nga puna në ndërtim, ulen e pinë ndonjë

birrë të ftohtë apo ndonjë kafe “si na pëlqen ne shqiptarëve“.

Atëherë do t’i përgjigjem pyetjes dhe kërshërisë që më mundon

për “LOKALIN E SHQIPTARËVE“ dhe për “Bibliotekën e

Tonin Ndokës“.

41

SHËNUAR MË 25 MARS 2005…

Sot është 25 mars. Si sot, njëqind e tetëdhjetë e katër vjet të

shkuara, grekët, në shumicë shumë kapedanë të mëdhenj, të

detit e të tokës, arvanitas, pjesë e gjakut të shprishur shqiptar,

emrat e të cilëve janë gdhendur në një serial skulpturash

monumentale në sheshin Pedhio Areos apo në rrugë sheshe e

mjedise të mëdha publike greke, midis të cilëve edhe stadiumi

“Karaiskaqi” ku javën e ardhshme do të zhvillohet ndeshja

midis Greqisë e Shqipërisë, të gjithë, armëbashkuar, nisën

betejën për çlirimin e Greqisë nga pushtimi shekullor osman.

Do të kalonte afro një dekadë luftrash e sakrificash njerëzore e

materiale që Greqia të merrte rrugën si shtet më vete…

Sot, në këtë ditë feste kombëtare, kur të gjitha zyrat,

supermarketet, ndërmarrjet e mëdha e të vogla, madje edhe

furrat e bukës janë kyçur, më shkrepi të udhëtoj drejt Kifisias…

Në këtë orë mëngjesi pata përshtypjen se treni i linjës së

parë ndërqytetëse do të ishte bosh. Ishte ora kur në ditë të

zakonshme trenat nuk merrnin frymë, duke marrë stacioneve

të qendrës e përcjellë stacioneve të periferisë argatë, burra dhe

gra, njerëz që, pasi zbresin nga treni, u hipin autobusëve apo

taksive që përcjellin në periferi të periferive.

U gabova. Treni, në të gjitha vagonat, ishte plot. Por në

këtë “plot”, në ndryshim nga ditët tjera, vije re se kishte pak,

shumë pak burra. Trenat e kësaj dite mund të quheshin pa

mëdyshje “trena të grave”.

“I thashë zonjës se nesër është festë zyrtare”, dëgjova t’i

42

thoshte një grua shoqes së saj. “E pastaj, - më ndërpreu ajo.

Kjo është festë kombëtare greke, nuk është shqiptare. Ne kemi

festë e jo ju. “Ma preu me sopatë. As IKA nuk më jep, as

dhuratat e festave, as leje për të shkuar në shtëpi. Jam e

detyruar të shkoj. Burri është pa punë. Fëmijët duan të hanë…

“Unë… nisi të thotë tjetra…

Nuk e dëgjova. Kalova një karrige më lart dhe u ula në

vendin e posaliruar. Kur udhëtoj, preferoj gjithnjë vendet në

krahun e djathtë. Nuk e di pse më është fiksuar kjo. Ndoshta

se dua të shoh njerëzit kur zbresin e ngjiten, hapat, lëvizjet,

shprehjet e tyre.

Në sheshin e Kifisias, para trenit, ato u tretën nëpër

autobusët e vegjël të periferisë apo nëpër taksitë gjithnjë në

pritje.

Edhe për sheshin e Kifisia pata përshtypjen se në një ditë

si kjo, pazari i krahut të lirë të punës do të ishte mbyllur. Përsëri

u gabova. Në shesh e njëjta skenë si në ditë të zakonshme.

Njerëz, nga katra-pesë bashkë, me çantat me vegla e rroba

pune në krahë apo afër këmbëve prisnin t’i marrë dikush.

- Edhe sot shpresoni se do të vijë t’ju marrë njeri për punë?

- Sot ? - qeshi një burrë duke më zgjatur dorën (sheshi na

kishte bërë të njohur tashmë). Sot kanë marrë më shumë se

çdo ditë tjetër. Deri tani kanë marrë rreth njëzet vetë…

Rrethi u zgjerua. Edhe biseda hapi krahët. Gjuha dhe

dhëmbët u takuan atje ku na ther e na dhemb të gjithëve, tek

ligji i ri, tek kartat e gjelbërta, tek pamundësia për të shkuar në

një ditë të vështirë jete në vendin tënd.

Më pas gjuha u ndal tek një tjetër dhëmb, pikërisht tek ai

që më dhëmbi edhe mua sapo hypa në tren, tek e drejta e njeriut

për të pushuar në ditë festash, tek e drejta e njeriut në kushtet

e pashmangësisë së punës për t’u paguar dyfish. Ky është një

kapitull i mbyllur për emigrantët, i mbyllur sidomos për gratë

shtëpiake, që kurrë nuk paguhen dyfish sipas ligjit, as ditëve

të festave zyrtare, as të shtunave e të dielave. Një formë tjetër,

krahas shumë formave të shfrytëzimit të punës dhe ndjenjave

43

njerëzore, formë e cila ende nuk është vënë në radhë të

kërkesave të “shoqatave”, madje, deri më sot, është tërësisht

në veshë të shurdhuar.

Një beratas na e mori gjuhën dhe e hodhi larg, shumë larg

prej këndej, në dheun tonë.

- Këta kanë festat e tyre, kanë 25 marsin, kanë 30 tetorin,

kanë… Po ne çfarë kemi? Njëzet e Nëntë Nëntorin, festën e

Çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi, festën kur vendi ynë i vogël

u radhit midis fitimtarëve të mëdhenj të koalicionit antifashist

e kanë vënë në grykë të topit. Krahu i të “mundurve” e mohon.

Krahu i “fitimtarëve” e pohon. Greqia nuk ka festë të çlirimit

të vet nga fashizmi. Shqipëria e ka, por duan t’ia heqin. Pazar

po bëhet edhe për Pesë Majin e dëshmorëve, edhe për Ismail

Qemalin e Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Edhe për

Skënderbeun, kam dëgjuar se dikush e ka shpallur tradhëtar

të…islamizmit. Grekët e kanë vënë bustin e tij në muzeun

kryesor kombëtar dhe e quajne “Jorgos Kastriotis Skëndebeu,

hero i Vorio Epirit”…

Fjalën ia ndërpreu një burrë që sapo doli nga një makinë.

Kërkonte punëtorë. Beratasi dhe tre të tjerë u futën në barkun

e makinës së vogël. Ma bënë me dorë të qeshur…

Hodha sytë rreth e rrotull dhe pashë që sheshi ishte

boshatisur. Pazari ishte mbyllur. Krahë të lirë pune nuk kishte

më.

Çava mes përmes lulishtes së Kifisias dhe dola në anën

tjetër. Në një tribunë të sajuar brenda ditës ishin ulur autoritete

të vendit, të cilët ndiqnin me duartrokitje paradën. Në krye

parakaluan katër burra, njeri prej të cilëve mbante flamurin

kombëtar. Pas tyre vinte një grua e vjetër, një grua si e dalë

nga legjendat. Më pas tre vajza shkolle, njëra prej të cilave

mbante me kokën lart flamurin grek. Sigurisht, do të ishte më

e mira e shkollës së Kifisias. Më pas…

Unë mezi gjeta një shteg për të dalë në anën tjetër të rrugës.

Thellë në lagje, në Kefalari, më priste kopshti im. Pronarët më

kishin rezervuar për sot, ndër të tjera, prerjen e disa degëve të

44

trasha të një pishe të madhe. Prerje jo me sharrë elektrike, por

me sharrë dore. Zhurmën e lëvizjes drejtvizore të sharrës,

zhurmën e dhëmbëve të saj në degën e trashë e mbysnin

zhurmat e avionave luftarakë dhe elikopterëve që sot kishin

mbushur të gjithë qiellin e Athinës. Nën hijen e degëve të larta

të pishës ku isha ngjitur, pashë të kalonte një pajton me një

kalë të bardhë, një karrocë e stilit mesjetar, emblemë e lagjes së

pasur të Kifisias…

Tek kthehesha, mundohesha të rrok në një frazë

përshtypjen e kësaj dite të shënuar për Greqinë. Mundohesha,

por nuk arrija dot. Më pengonte ai beratasi me monologun e

tij. Më pengonte edhe ajo gruaja në tren me tregimin e saj. Më

pengonin partitë politike në Shqipëri që kanë dalë në fushatë

elektorale me nga një shat të madh në krah. Duke kërkuar që

edhe festat kombëtare, edhe simbolet kombëtare t’i bëjnë sipas

shëmbëlltyrës së tyre, duke rrëmuar e tërheqë secila pas vetes,

po krijojnë një hendek që vështirë ta kalojë kush.

45

ËNDRRA E BRUNILDËS…

Një telefonatë, midis shumë telefonatave që kohët e

fundit kam marrë, sidomos të premten kur “EMIGRANTI”

pushton ishujt më të largët të Greqisë, një zë i ndrojtur

femre. Më thotë se ishte studente për gazetari dhe se don

ndihmën time për një temë sociale që lidhet me keqtrajtimin

e fëmijëve. I jap numrin e telefonit të Dhimitra Malos… Në

mbrëmje, përsëri po ai zë meodioz. Më falenderonte për

ndihmën, ishte lidhur me Dhimitrën. Më tërhoqi ai zë, ajo

dëshirë për të zhbiruar jetën, ndaj i thashë se po të donte

mund të pinim nga një portokalladë. Në tonet e zërit të saj

ndjeva gëzim.

E prita në stacionin e trenit të Agios Nikolaos. Më bëri

përshtypje gjallëria e saj, vështrimi depërtues, sytë e qeshur

rrethuar nga një kornizë transparente syzash që ngjanin me

qerpikët e syve të shqiponjës. Kisha përpara një vajzë të re, një

njeri të vetëm. Pas bisedës, kur ajo mori trenin për në Marusia,

m’u duk se nuk përcillja një njeri të vetëm, por një brez të tërë

që, duke lënë pas adoleshencën, hynë në rrugën e gjërë të jetës

me guxim për të çarë përpara. Kjo hapësirë e jetës, ky përrua

që zbret fuqishëm nga malet duke mbledhur pikë pas pike

burimet e kristalta për t’i shëndrruar në dritë për të ardhmen,

pak është i pranishëm në median e shkruar, pak…

Unë po sjell një burim, një krua që rrjedh, duke formuar

përroin e vet të jetës…

46

- Bruna, Brunilda…po mbiemri?

- Llanaj.

- Nga jeni?

- Jam nga fshati Vasjar i Tepelenës.

- Kur keni ardhur në Greqi?

- Në vitin 1997, në kohën e rrëmujave.

- Çfarë shkolle mbaruat atje?

- Mbarova klasën e shtatë. Erdha në Greqi tek vëllezërit e

motra. Më solli babai. Një vit e gjysmë ndenja pa shkuar në

shkollë. Shikoja televizorin, mundohesha të fiksoj greqishten,

dilja e dëgjoja njerëzit në rrugë, përpiqesha të marr prej tyre

shprehi të gjuhës. Më pas u futa në gjimnaz, në vitin e parë.

Nuk dija as shkrim e as këndim. Mbarova gjimnazin me notën

shtatëmbëdhjetë dhe u futa në liceun e përgjithëshëm, të cilin

e mbarova me notën nëntëmbëdhjetë. Pas kësaj u futa në

konkurs dhe fitova të drejtën e studimit për gazetari në Selanik.

Jam e regjistruar në universitetin e atjeshëm, ndërkohë që për

arsye ekonomike nuk i kam vazhduar studimet. Jam futur në

një shkollë dyvjeçare gazetarie që të zhvilloj prirjet e mia dhe,

pasi të marr diplomën, do të shkoj në Selanik, të gjej një punë

dhe të mbaroj universitetin për gazetari.

- Këtu jeton me familjen?

- Rri me motrën, e cila ka një vajzë. Kam vëllain, i cili ka

një vajzë dhe shërben në një familje greke. Kam një vëlla tjetër

që rri në Korintho me gruan e dy fëmijë. Është ndërtues dhe

ka bërë atje një shtëpi të bukur në bregdet për vete e për

familjen e tij. Kam edhe një vëlla tjetër që është në Itali, në

Bolonja. Edhe ai ka një fëmi.

- Nuk më përmëndët prindërit?

- Prindërit i kam në Shqipëri, babain dhe nënën së bashku

me vëllain më të vogël që është dymbëdhjet vjeç. Jetojnë në

fshat. Kanë bërë, me ndihmën e fëmijëve emigrantë, një shtëpi

të bukur në majë të kodrës prej nga duket Vjosa me luginën e

saj të bukur. Jemi kështu tetë djem e vajza, pa llogaritur nipërit

e mbesat që i kanë dhënë bukuri jetës familjare.

47

- Babai çfarë pune ka bërë dhe bën?

- Me tokat, me bujqësi, me blegtori. Tani rri në shtëpi, punon

për qejf të vet, për ta bërë jetën në fshat më të bukur. Është pak

a shumë në moshën tuaj. Më ngjan sikur në këtë moment kam

përballë atë.

- Çfarë të tërheq në gazetari?

- Në fillim dëshiroja t’i futesha profesionit të diplomacisë,

por kisha një të metë; nuk shkoja mirë në matematikë. Kështu

që ju qepa dashurisë së dytë të jetës sime, gazetarisë. Kur

zgjodha këtë degë, mendja më rrihte tek binomi Shqipëri –

Greqi, lidhja midis dy vendeve, puna në Shqipëri dhe në Greqi.

Do të desha që t’i ndërthurja të dy jetët, vlerat që kanë të dy

vendet, të mblidhja e të bashkoja në një dy të mirat e tyre. Jam

shqiptare, jam pak patriote dhe e dua vendin tim.

- Cila degë e gazetarisë të tërheq më shumë, gazetaria e shkruar

apo ajo vizive?

- Më shumë e shkruajtura. Tek shkolla që po vazhdoj në

plan të parë kemi praktikën, vajtjen nëpër emisione të

ndryshme tek ALPHA dhe MEGA, hulumtojmë për rrugët se

si mund të bëhet reportazhi.

- Më morët në telefon dhe kërkuat ndihmë nga ana ime për një

temë që keni për të zgjidhur. Për çfarë bën fjalë tema?

- Në radhë të parë duam të studiojmë fenomenin tashmë

të njohur për fëmijët e keqtrajtuar që më të shumtit vijnë nga

Shqipëria, për fëmijët e fanarëve për gratë emigrante, problemet

e tyre, keqtrajtimin që u bëhet, përballimin e jetës nga ana e

tyre.

- Si do t’i paraqesësh ato?

- Nuk jam vetëm, jemi një grup. Unë jam e vetmja shqiptare

midis tyre.

- Çfarë të pëlqen nga letërsia?

- Nga shkrimtarët shqiptarë më i dashuri për mua është

Ismail Kadare. Kam ikur nga Shqipëria në moshën

dymbëdhjetë vjeçe dhe gjatë këtyre tetë vjetëve të jetës në Greqi

më kanë munguar shkrimtarët dhe letërsia shqipe. Megjithatë

48

unë lexoj vazhdimisht. Kam lexuar disa shkrimtarë grekë dhe

shkrimtarë bashkëkohorë botërorë të përkthyer në greqisht.

Ditët e fundit lexova romanin “Njëmbëdhjetë minuta” të

Holhesë. Çfarë më bie në dorë e lexoj. Kjo më ka ndihmuar të

mësoj më mirë gjuhën dhe të zgjeroj horizontin, mbasi e di se

që të bëhesh gazetare duhet të kesh një njohjeje sa më të gjërë.

- Po në Shqipëri të ka pas pëlqyer letërsia?

- Isha e vogël. Lexoja libra të moshës. Shkruaja hartime të

bukura. Po, më ka pëlqyer.

- Dëshiron të bashkëpunosh me gazeta shqiptare?

- Natyrisht, më pëlqen shumë.

- Atëherë zgjidh temat që të pëlqejnë dhe “EMIGRANTI” do

ta ketë për nder që një vajzë e re që aspiron të bëhet një gazetare e

madhe, hapat e para i bëri në një gazetë të emigrantëve.

- Jam shumë e gëzuar!

- Çfarë moshe ke?

- Njëzet vjeçe…

- Diçka për jetën private, vetjake?

- Në çfarë kuptimi?

- Po, njëzet vjeç je dhe si thotë kënga “ Sot jam njëzet vjeç/

Edhe jeta më thërret…

- Qesh.

Nuk mund të them se kam një jetë personale, në kuptimin

që të vete me synimin për t’u martuar. Këtë akoma nuk e kam

vënë ndër mend. Dal me shoqërinë, siç dalin të gjithë të rinjtë,

shkojmë në ndonjë klap apo kafenio, pijmë ndonjë

portokalladë, dëgjojmë muzikë. Tani kam filluar të dal se më

parë kam qenë e mbyllur në shtëpi, jeta ime përmblidhej në

hapësirën gjimnaz - shtëpi apo lice - shtëpi, ku studimi më

zinte tërë kohën e lirë.

- Do të bëhesh gazetare. Jemi në një vend të huaj që në një farë

mase është bërë edhe i joni. Sa dhe si përpiqesh për ta njohur

Greqinë?

- Kam arritur të njoh mirë lashtësinë greke, shkrimtarët e

mëdhenj, poetë, komedianë, dramaturgë, tragjedianë, filozofë,

49

ligjvënës etj. Të sotmen e kërkoj, e mësoj, më pëlqen. Në vitin

2004 ndër dyqind të rinjtë dhe të rejat për Parlamentin e të

Rinjëve, i zgjedhur ndër tridhjet mijë vetë, isha edhe unë. Bëmë

veprimtari të shumta nëpër Athinë. Shkuam në parlament dhe

u ulëm në karriket e deputetëve. Midis atyre që u ngjitën në

tribunë isha edhe unë. Fola për të rinjtë e të rejat emigrante,

për të drejtat e tyre, për hapësirën që duhet t’u krijojë shteti

dhe shoqria greke për t’u integruar si njerëz të barabartë të

Evropës së qytetëruar. Njohëm nga afër edhe deputetët, duke

përshirë kryetarin e parlamentit dhe kryeministrin. Jam

aktivizuar në veprimtarinë “E qeshura e fëmijëve” dhe

veprimtari të tjera.

- Po me Shqipërinë çfarë të lidh?

- Më lidh babai dhe nëna, më lidh fshati i bukur i lindjes,

më lidhin kujtimet fëminore. Është atdheu im. Dua një ditë të

kthehem dhe të shkruaj për të. Fatkeqësisht, tani për tani, nuk

shkoj dot. Shoqëria greke ndonëse më ka pranuar si nxënëse,

si studente madje edhe si parlamentare e parlamentit të të

rinjve, nuk më ka pranuar në rrugë ligjore. Nuk kam

dokumente për të shkuar dhe për t’u kthyer nga Shqipëria.

Kam zënë një avokat dhe po mundohem të marr lejen e

qëndrimit.

50

DHURATA E KRISHTLINDJEVE

Monologu i një pastruesje

Unë isha inxhiniere. Edhe sot inxhiniere jam. Isha

inxhiniere në kombinatin e tekstileve në Berat. I mbani mend

ato pëlhurat e pambukta, të brendshmet e pambukta që dilnin,

mbushnin tregun, por mbi të gjitha mbushnin eksportet

shqiptare? Nuk ka se si të mos i mbani mend. Sigurisht, në

qoftë se keni qenë të paktën adoleshent, për mos me thënë i

rritur apo e rritur. Erdhi një ditë që ma shkurtuan vendin e

punës. Edhe unë ç’them kështu! Nuk ma shkurtuan, po ma

shkatërruan. Makineritë bashkëkohore dhe me rendiment të

lartë i çmontuan ose më e udhës të them i shkulën vendsh dhe

i dërguan si hekurishte në Mal të Zi. Histori e njohur kjo në të

gjithë Shqipërinë me Kombinatin e Autotraktorave në Tiranë,

Uzinën e Instrumenteve në Korçë, uzinat e Shkodrës, Durrësit,

Elbasanit, Vlorës e kë të numërosh më përpara. Edhe fushat e

pambukut i bënë copëza-copëza dhe pambukun e shpallën

bimë non grata...

Nejse, këto i dini, ashtu siç dini se në Shqipëri nuk mbeti

inxhinier, agronom, zooteknik, veteriner, kimist, biolog, filolog

e ku t’i numëroj të gjithë pa luajtur prej vendi, pa marrë malet

i infektuar nga virusi i çmendisë. Edhe unë malet mora. Me

burrë, me djalë e me vajzë. Shyqyr që kisha qenë e rregullt në

zbor, dija ta bëja rikonicionin e terrenit si një ushtarake

profesioniste, sigurisht, duke u konsultuar dhe bashkëpunuar

51

në të gjitha rastet me komandantin e operacionit, burrin tim

inxhinier pyjesh.

Pra, unë, Mimoza P. Kam qenë inxhiniere, madje me

përvojë gati një çerek shekullore.

Isha, por edhe jam. Tani jam inxhiniere pastrimi, pastroj

shtëpira. Një e kam në Kifisia, në Kefalari. Një gjysmë ore me

tren e njëzetepesë minuta në këmbë. Ndonjëherë, kur jam vonë,

marr edhe taksi. E paguaj vetë se sa për zonjën e shtëpisë mos

e thoni atë fjalë. Nuk i del leku nga grushti që e mban të

shtrënguar, sikur do të më bjerë turinjve.

Punën tjetër e kam në Melisia. Deri në Kifisia i hyp trenit,

kurse nga Kifisia hyp në një autobus të vogël që kërcen si

karkalec edhe në asfalte tepsi të rrafshët. Rruga në total, me

gjithë pritjet në stacione treni e autobuzi e kalon një orë e gjysmë

në vajtje e po kaq në kthim. Tre orë në ditë vetëm rruga: hip në

tren e zbrit prej treni, hip më autobus e zbrit nga autobusi.

Bereqavers punën e dytë e kam shumë afër stacionit të autobusit,

bile, kur është vakti për t’u kthyer e mas lëvizjen e tij nga

ballkoni i vilës. Bereqavers që edhe zonja ma ka lënë çelsin e

shtëpisë dhe nuk e sheh orën e ardhjes dhe të ikjes siç e sheh

kefalarja.

Punën e tretë e kam në Agio Parashqevi, atje ku dikur

arvanitasit vendas i kanë pasë thirrë “Lopëz”, sepse thonë se

ishin vende të bukura për kullotë e tashti i thonë Glika Nera.

Larg është; tren deri në Manastiraq, metro deri te Ministria e

Mbrojtjes apo Etniki Amina, siç i thonë me letra, autobus deri

në Glika Nera, pesëmbëdhjetë minuta në këmbë deri tek vila...

Punën e katërt e kam afër, njëzet minuta me dy autobusa.

Sigurisht, kur nuk ka lëvizje të madhe. Edhe atje i kam çelësat

e shtëpisë. Zonja e shtëpisë është pak si abdalle, nuk arrin ta

shohë dot cilësinë, sepse sapo iki unë gjithçka bëhet rrëmujë

nga dy qenë e dy mace që ndjekin njëri-tjetrin e nuk pyesin se

mua më ranë krahët për ta pastruar shtëpinë e vënë gjërat në

vend. Zonja i do shumë qentë sa në një shtëpi që ka diku andej

nga kanxha ka bërë një stan të tërë qensh dhe ëndërr ka që në

52

pleqëri të ketë një pronë të madhe e një urdi me qen të të gjitha

racave.

Dhe tani më thoni me të vërtetë: jam inxhiniere apo nuk

jam. Edhe po nuk ma thatë, mua nuk më ngel hatri. Ky stan

këtë bylmet ka. Nuk na e ka fajin kurkush nëse ne ndërruam

inxhinierllëqet.

U zgjata shumë, sigurisht pa një arsye. Në fund të fundit

çfarë u duhet juve se ku kam punuar e ku punoj unë? Çfarë të

reje u sjell unë, duke ua numëruar të gjitha gjërat një për një?

Në fund të fundit, këtë tablo të punës së gruas a nuk e keni të

gjithë në shtëpi, a nuk e shihni si shkon pa gdhirë e lodhur nga

gjumi i pakët dhe si kthehet e këputur si filiz i njomë mbi divan?

Gratë janë shpinë këputura e punëpadukura.

Këtë, pikërisht KËTË, e kanë kuptuar zonjat dhe nuk na

japin as IKA, as leje vjetore, as leje për ditët e shënuara fetare

që grekët i kanë me aq bollëk sa na dhemb kurrizi kur kemi për

të shtruar trapeza, dhe as dhoro, siç jemi mësuar tashmë t’i

themi dhuratës edhe kur shkojmë në Shqipëri e njerëzit na

shohin me kërshëri se çfarë fshehim pas asaj fjale...

...Sot ka grevë. Janë në grevë shoferët e autobusëve, të

trolejbusave, trameve, trenave, metrosë. Vetëm taksixhinjtë nuk

janë në grevë. Përveç parave që u marrin hallexhinjëve që janë

të detyruar të udhëtojnë me to që të mos humbasin vendin e

punës, në xham, që të duket si nga brenda, ashtu edhe nga

jashtë, kanë vënë një lajmërim me shkronja kompjuterike dhe

me ngjyra ku të thonë se, përveç euros së parë, sapo hyp në

makinë, përveç eurove që numëron sahati që nuk ecën, por

vrapon, duhet të paguash edhe një euro si “dhuratë për

Krishtlindjet”. Se nga e kanë sajuar këtë rregull askush nuk ta

thotë, ashtu si nuk ta thotë se pse ne, “inxhinierëve të

pastrimit”, ne që përcjellim nëpër duart tona higjienën dhe

pastërtinë e familjeve greke, që mbajmë pleq e plaka ulokë, që

rrisim me dashuri nëne fëmijët e zonjave që shëtisin

supermarketeve luksoze e buzuqeve, që nuk mungojnë t’i

hedhin mbi pjatancë bakshishe kamarierëve e hotelierëve, nuk

53

na japin dhuratë, një bakshish fare të vogël, si shenjë respekti

për atë punë të madhe që bëjmë për to...

Sot ishte grevë e përgjithshme. Ishte bllokuar cep më cep

Athina. Për të shkuar në Kefalari mora taksi. Me gjithë euron

“dhoro të Krishtlindjeve” rruga më shkoi 15 euro. Taksixhiut i

mora dëftesë, të cilën ia lashë zonjës në dorë. Më pagoi vetëm

ditën e punës. Paratë e taksisë nuk m’i pagoi. Më tha se nuk

kishte. Më tha se duhej ta kisha marrë në telefon... Më hipën

nervat. Desha t’i them se nuk do të shkoj më. Nuk ia thashë.

Inatin e mbrëmjes thonë lëre për mëngjes...

Sot, ndërsa u futa në metro drejt Agia Parashqevisë, e

qetësova mendjen. Do të shkoj përsëri, në ditën dhe orën e

caktuar, me tren, autobus apo me taksi qoftë...

Çfarë të bëja, thoni ju? A nuk bëjnë të gjitha “inxhinieret

shtëpiake” të njëjtën gjë?

54

GUXIMI DHE FORCA

E DIELA ANA PREKËS

Sikur të isha djalë... Kështu ëndërronte një shekull më parë

gruaja shqiptare. Por Dija, në penën e Haki Stëmillit në romanit

me të njëjtin emër, pasi do të mundohej t’i binte botës me grusht,

do të deklaronte: “Dora që tund djepin, tund botën...”

Nuk e di pse m’u kujtua ky detaj jete i një periudhe jo

shumë të shkuar dhe jo shumë të afërme. Isha në bisedë me

një grua dhe desha të gjej një detaj të asaj pjese të shoqërisë që

“tund botën“. Kisha kuvenduar lirshëm me Diela Ana Prekën

dhe kërkoja të gjej rrënjët e forcës së saj në rrugën e vështirë të

gruas drejt suksesit. Gruaja shqiptare sot nuk kërkon të jetë

djalë, ajo është djalë dhe vajzë, është “burrë“ në kuvendin e

forcës së punës dhe dijes, është grua që di mirë ta tundë djepin”

e shoqërisë.

Diela Ana Prekën, shkurt Anën, siç e thërrasin të gjithë, e

kam njohur këtu e gjashtë vite më parë. Kam kuvenduar me të

disa herë e pas çdo kuvendi gjithnjë kam pyetur: Ku e ka forcën

kjo grua? E kam kërkuar përgjigjen tek familja e saj intelektuale

në Shkodër. E kam kërkuar tek formimi i saj arsimor dhe

kulturor. E kam kërkuar tek puna që ka bërë dhe bën. Dhe çdo

herë, diçka apo shumëçka më ka mbetur mangët. Pyetja nuk

ka marrë përgjigje. Edhe në kuvendimin e para disa ditëve

kapa diçka nga forca e saj, por përsëri e ndjej veten bosh para

asaj force që mbjell dhe korr ajo vazhdimisht.

55

Nga një janari i këtij viti ajo nuk është më vetëm

administratore e firmës së madhe të transportit të udhëtarëve

“Balkania Lines“, por është edhe administratore e “Albanian

Interlines“. E takon sa në Athinë, po aq sa edhe në Tiranë.

Para disa ditëve ajo organizonte nisjen e 10 – 12 autobusëve

në ditë nga Athina në drejtim të Tiranës e Shkodrës. Tani fluksi

nga Athina ka rënë në 3 – 4 autobusë në ditë, por është rritur

nga Tirana. Emigrantët tani më shumë kërkojnë të vijnë se sa

të shkojnë. Dhe Anës i duhet të “fluturojë“ sa në Tiranë, aq

edhe në Athinë. A nuk është kjo një detaj i gruas – burrë të

kohës sonë?

Por le të kuvendojmë për pak minuta me Diela Ana

Prekën...

- Në një bisedë do kohë më parë më keni thënë: “Na gratë

shqiptare kena mend dhe me punën tonë mundna me thanë “Jena të

zojat”. Do të desha të di pse thua “Jena të zojat“?

- Derisa arrijmë të jena, jo njilloj si burrat, por shumë herë

edhe ma të forta se burrat. Edhe nga ana e punës, edhe si i

bajmë ballë jetës, edhe me rritë fëmijët, për të gjitha anët, në

çdo drejtim.

- “Dardha bie nën dardhë” - thotë populli dhe “Trandafili

trandafila qet“, - thonë shkodranët. Rrënjët e trëndafilit të jetës suaj

dalin nga një familje e njohur intelektuale shkodrane: babai - Gjovalini

ekonomist, kurse nëna - Rozina, pedagoge e historisë. Çfarë ngjyrash

ka trashëguar nga trëndafili familjar Diela Ana Preka, ekonomiste

me universitet?

- Nga prindit kam përfitue shumë, si nga ana intelektuale,

ashtu edhe nga prejardhja. Kur rritesh në nji familje intelektuale

mëson edhe se si të sillesh me njerëzit. I jam shumë mirënjohëse

nanës edhe babës, i cili nuk jeton ma, për edukatën që më kanë

dhanë, që më kanë rritur shumë mirë.

- Thoni “Jam shkodrane me të tana“...

56

- Për ne shkodranët thonë se i bajmë të tana, shprehje kjo

e hershme. Dhe ashtu asht. Të gjitha i bajmë, por me ndjenjën

e mirë. Kjo si për punën, për jetën, për të gjitha.

- Ku qëndron forca e Diela Ana Prekës?

- Forca eme asht në radhë të parë tek familja, tek fëmijët.

Në radhë të dytë asht tek puna, madje punën shumë herë duhet

ta vemë në planin e parë, sepse prej saj buron jeta në të gjitha

përmasat e saj. Ndoshta kam vërejtje nga e gjithë shoqëria ime

se punoj shumë, por puna më jep jetë.

- Çfarë kuptoni me “punë”?

- Me punë kuptoj me dhanë atë që ke mrenë, në shpirt, me

i dhanë të gjitha. Në fillim ndoshta nuk dinim shumë gjana,

por po punove - mëson. Puna asht mësuesi ma i mirë për këdo

që e don dhe e respekton atë. Duke punue e duke mësue.

- Ju dini disa gjuhë: sllavisht, italisht dhe greqisht, gjuhët e

fqinjëve tanë shekullorë. Jeni ekonomiste me universitet. Si e mendoni

rritjen e mëtejshme të dijeve tuaja?

- Çdo ditë jam në kërkim të diçkaje të re, të mësoj më shumë.

Tani që punoj në të dy krahët, edhe në Shqipëri edhe në Greqi,

dëshiroj të mësoj ligjet, t’i njoh ato mirë, në mënyrë që të jem

korrekt me ta. Njohja e ligjeve, si e ligjeve të natyrës, të shoqërisë

po ashtu edhe e ligjeve të shtetit është domosdoshmëri. Nisur

nga kjo kam vendosur që në shtator t’i futem punës për t’i

njohur ato me dije e kulturë bashkëkohore, me studime

universitare, do të vazhdoj fakultetin juridik. Kur shkova në

Shqipëri u përballa me shumë gjëra që nuk i njihja. Shumë vite

e larguar nga Shqipëria më kishin shkaktuar një boshllëk në

njohjen e ligjeve dhe të rregullave që sundojnë aktualisht atje.

U përballa me shumë ligje e rregulla që nuk dija si t’i kaloja.

- Kjo do të thotë që për një njeri që ka synime të mëdha në jetë,

primare për të është të njohë ligjet, të njohë shoqërinë, të njohë

gjithçka që lidhet me të sotmen dhe me të ardhmen. Dhe këtë e

synoni ju?

- Po. Dhe kam dëshirë që ta njoh ma afër çdo gja, jo nga

larg, por në thelb. Këtë ma kërkon edhe puna në Tiranë, sepse

57

atje ligjet janë të lëkundshme me gjëra të tjera mbrenda që i

dinë të gjithë. Prandaj kam qejf që të jem në dijeni për të gjitha.

- Ju po më flisni për dy punë: për punën në Tiranë dhe

njëkohësisht për punën në Greqi. A mund të ma zgjeroni këtë pamje

të jetës suaj?

- Nga 1 janari i vitit 2007 kam filluar punën në Tiranë si

administratore e firmës “Albania Interlines”, në një kohë që

jam edhe në Greqi prapë administratore e firmës “Balkania

Lines”. Janë dy firmat ma të mëdhaja që merren me transportin

dhe që punojnë shumë mirë. Kjo lidhet në radhë të parë me

mua, me atë që gjithçka ia kam dhanë punës. Kam lanë edhe

pak për fëmijët, por gjithçka e kam të lidhur me punën. Është

e lodhshme, e di, një lodhje e madhe, sepse jam gjithnjë në

udhëtim Tiranë – Athinë e Athinë-Tiranë. Në muaj mund të

baj edhe ma shumë se njëzet udhëtime, nuk diskutohet me

avion, se nuk më premton koha, autobusët i kam në

dispozicion. Kam një lodhje, por që më kënaq kjo lodhje kur

shoh frytet e punës, kur shoh se si e gjeta në Shqipëri “Albanian

Interlines” dhe si e transformova, si vijon puna që nga janari i

vitit 2007 kur mora drejtimin e saj.

- Cili është raporti punë – familje?

- Punë, familje! Unë kam dy fëmijë, këtë e dini. Më ndihmon

shumë goca që është 21 vjeçe në universitet...

- Për çfarë vazhdon vajza?

- Për ekonomi - biznes.

- Në zanatin tuaj?

- Në zanatin tonë, duke filluar nga baba im dhe gjyshi i

saj, nga unë dhe ajo.

- Tre kate ekonomistësh. Është një studente shumë e mirë.

Djalin e marr me vete. Që nga muaji janar vazhdon mësimet

në Shqipëri. Në fillim e çova në një shkollë greke, kurse pastaj

e çova në shkollë shqiptare, sepse falë squetsisë së tij i kapi

shpejt mësimet.

- Doni ta mbash shqiptar një qind për qind...

- Lodhem edhe nga kjo anë, por kam edhe ndihmën e nanës

58

sime, edhe të gocës time.

- Nëna në Shkodër, ti këtu. Cilët janë marrëdhëniet e vajzës me

nënën?

- Me telefona.

- Vetëm kaq?

- Me telefona. Çfarë të bajmë? Flasim çdo ditë e na duket

se jena afër, se kuvendojmë në ballkonin e shtëpisë.

- Kam dëgjuar për një ëndërr tuajën për të ngritë diçka në

Shkodër...

- Drejt asaj pune jam. Nuk e kam përfundue akoma.

Shkodra asht vendlindja ime dhe kam dëshirë që të gjithë ata

që janë shkodranë ta kishin mendimin dhe dashurinë që kam

unë për Shkodrën. Kam dëshirë që të hap diçka që të jenë edhe

shumë të punësuar, të hapi fronte pune. Nuk ia kam arrit akoma

fundit. Më duhet edhe pak kohë.

- Çfarë natyre ka ky investim?

- E kam nji fije anonim. Ma vonë besoj se do ta bëj publik.

- Më keni thënë dikur se na shqiptarët dimë me jetue si njerëz

me qytetërim të lashtë. Çfarë do të thotë kjo shprehje e juaja, për

ju?

- Nuk e di se sa njerëz lexojnë historinë e Shqipërisë. Është

mirë që çdo shqiptar ta dijë shumë mirë historinë e Shqipërisë.

Ta dinë se Shqipëria nuk ishte ajo që thonë disa se nuk kishim

bukë me hangër. Shkodra ishte dikur qendra ma e madhe

tregtare e zonës. Atje bahej pazari dhe e gjithë bota e njihte si

Scutari. Kjo nuk asht një histori e bame para pesëdhjetë vjetësh

por flasim për histori shekullore. Këto i di prej nanës time se

unë nuk kam studjue për histori. Vetëm për Shkodrën, ba me

e studjue historinë e saj, do të mësosh se si ajo janë pak vende

në botë. Shkodra asht nji vend që ka lumë, liqen, det, mal,

hidrocentrale që i japin dritë tanë Shqipnisë, lumenj që dikur

u përmbytshim nga uji dhe tani themi se nuk ka ujë (!). Shkodra

ka një kala me një histori të thellë luftërash për mbrojtjen e

vendit dhe etnokulturore. Rozafa e Shkodrës dhe historia e saj

ma shumë njihet jashtë se sa njihet në Shqipëri.

59

- Na fute në histori, në atë pjesë të historisë që Shkodra përbën

krenari kombëtare, histori e lidhur me mbretërinë e parë shqiptare,

me mbretëreshën e parë shqiptare Teutën e me një varg të pambarim

trimash e në veçanti trimëreshash që i dhanë shkëlqim tërë vendit,

përfshirë këtu Norën, Tringën e të tjera. Cilat nga këto janë në idealin

e jetës dhe të punës suaj si grua, që të bëjnë krenare që je shkodrane?

- Femrat shkodrane kanë qenë të forta në rrjedha të

historisë, por edhe sot. Ka shumë intelektuale, gra të formuara

nga ana arsimore e kulturore, por që dikush mbet mbrapa,

dikush i la mbrapa. Ka prej atyre që duke mos pas një “krah”

mbetën pa “krahë”, ashtu si ka prej atyre që vetëm në sajë të

“krahut”, pa asnjë vlerë, u ngjitën lart.

- Kam dëgjuar për një biznesmen në jetën tuaj private...

- Për jetën private po e lamë bisedën të hapur për një herë

tjetër. Për sot ta lamë me punën, atë që përbën boshtin e jetës

së njeriut. Unë jetën private e kam lanë pak si në qoshe përballë

punës, fëmijëve, familjes.

- Së fundi, cili do të ishte urimi për gratë emigrante shqiptare,

meqë thua që gratë shqiptare janë shumë të zonja?

- Do t’u thosha që mos të rrinë nëpër shtëpia, por të lexojnë,

të mësojnë, të dalin në jetën e gjallë dhe të guxojnë. Shtëpia

nuk sjell asgja. Unë në shtëpi mund të rri vetëm gjumin e natës,

edhe atë me orë të reduktuara. Të guxojnë dhe të ecin përpara.

60

DY MOTRAT E ISOS LABE

I kisha parë disa herë, paksa nga larg, në atë distancë që

lidh spektatorin me aktorin, këngën me auditorin, në shumë

veprimtari në Athinë. I kisha në krah, në një udhëtim të gjatë

pesëmbëdhjetë orësh, nga Athina në Lushnje. I dëgjoja se si e

merrnin dhe e përcillnin këngën labe, si i lidhnin këngët në

tërkuzën pambarim të isos. Nuk e di a flejtën apo jo nja dy orë

në atë udhëtim kënge. Di që hynë dhe mbetën në Lushnjë si

këngë. Di që kur nisën bisedën e dhimbshme të Valbonës

emigrante me nënën e saj, njerëzit bashkë me duartrokitjet

përcillnin edhe lot.

Arrita t’i gjej “vetëm” mëngjesin e 14 qershorit, një ditë

pas festivalit, tek pinim një kafe tek Pilo Lela për t’u rrëmbyer

pak nota nga zëri i tyre njerëzor...

- Si e ke emrin?

- Vojsava Hysenaj?

- Ju?

- Vasilika Sakaj.

- Tek këndonit në skenën e festivalit një spektator i befasuar

nga kënga dhe paraqitja juaj pyeti: “Motra janë?“. Ju motra jeni?

- Po.

- Si e filluat?...

- Vojsava: Këngën labe?

61

- Po.

- Vojsava: Këngën labe e filluam nga pasioni. E kishte

këtë pasion burri dhe motra ime, u bë pasion edhe imi dhe i

kunatit. Sa herë që mblidheshim bashkë në familje apo në

shoqëri këndonim. Motra ime dhe burri im e kishin në gjak

dhe na e futën edhe neve në gjak.

- Vasilika: Unë desha të shtoja se nuk qe vetëm pasioni

për të kënduar këngën labe, por ishte edhe dëshira e madhe që

na e zgjonte emigracioni, ishte edhe mundësia që na u dha

nga shumë emigrantë dhe në veçanti të rapsodit dhe drejtuesit

tonë Kastriot Lekdushi, i cili me tekstet e bukura ka bërë që të

ngjitemi me dinjitet në shumë skena si në Greqi, po ashtu edhe

në Shqipëri.

- Mbrëmë artdashësi lushnjar u mahnit veçanërisht me dialogun

e nënës dhe të bijës, të Valbonës emigrante dhe të nënës së saj në

Shqipëri. Çdo të thoshit ju për Valbonën?

- Vojsava: Për Valbonën desha të thosha se me vargjet e

Kastriotit ishte një Valbonë në emigracion, që në bisedën

telefonike me nënën e saj foli në Lushnjë për hallet hallet e saj

që janë hallet e mbarë emigrantëve.

- Vasilika: Unë, nëpërmjet fjalëve të nënës, çoj mesazhet

e të gjithë nënave, të cilat i ka përvëluar malli për fëmijët e

tyre, për vajzat, për djemtë në emigracion. Dhimbja e kësaj

nëne tregon mallëngjim dhe dashuri.

- Si e jetoni këtë emocion kënge?

- Vojsava: Tani na është futur në gjak, na është bërë shumë

e nevojshme. Edhe telefonin kur e ngremë në bisedat me

Kastriotin dhe njëri-tjetrin themi: “Kur do të bëjmë prova?”

Na është bërë si një sëmundje kronike.

- Vasilika: Emocionet e këngës janë të vazhdueshme. Ato

nuk janë vetëm në skena ku na rrëmben publiku me

duartrokitjet apo me dëgjimin e tyre të këndshëm, por edhe

emocionet që kemi ne për këngën, që e ndjejmë këtë këngë, të

cilën e kemi kënduar prej vitesh.

- Çfarë roli keni ju si këngëtare në grup?

62

- Vojsava: Unë në grup si këngëtare jam marrëse, me pak

rreshta, sepse atë përballoj, si dhe me ison dhe me të tjera:

- Ju?

- Vasilika: Unë jam marrëse, si edhe motra ime.

- Në Greqi çfarë pune bëni?

- Vojsava: Unë nuk punoj.

- Vasilika: Unë punoj nëpër shtëpia, ndihmëse shtëpiake,

siç i thonë.

- Sa fëmijë keni?

- Vojsava: Kam dy djem. Këtu do të flas pak se nga ajo që

e kemi shumë qejf këngën pas kam edhe djalin e vogël, Alfred

Hysenaj. E kam bërë pjesëtar të grupit. Është 20 vjeç dhe nuk

erdhi këtu, se nuk kishte dokumente. Ai është hedhësi i grupit.

- Po ju?

- Vasilika: Unë kam tre vajza. E madhja studion për

ekonomi, e dyta mbaroi liceun, kurse e treta vazhdon shkollën.

- Lidhen me këngën vajzat?

- Vasilika: Kanë dëshirë, dëgjojnë... Në shtëpi këndojnë.

Na kanë shoqëruar në grupe. Vajza ime është prezantuesja e

grupit polifonik, e cila në veshjen e saj ka flamurin shqiptar.

Edhe ajo donte të vinte në Shqipëri por...

- Si e ndjetë veten në Lushnjë, në këtë veprimtari të bukur?

- Vojsava: Si në Shqipëri. Si në vendin tim. Që më bukur

nuk ka më ku të vejë. Me njerëz shumë të afruar, shumë të

respektueshëm. Tamam në Lushnjë, njerëz të butë.

- Vasilika: Nderin në Lushnjë e kemi ndjerë që në

emigracion, sepse lushnjarët na kanë pranuar në gjirin e tyre,

na kanë mirëpritur me këngët tona, pavarësisht se ato nuk

janë të krahinës së Lushnjës, por të jugut. Ne jemi pritur me

përzemërsi nga emigrantët lushnjarë. Dje në Lushnjë u ndjemë

dy herë të gëzuar, sepse Lushnja është një vend tamam historik,

siç e thotë edhe rapsodi jonë ku është bërë Kongresi i Lushnjës.

Populli i Lushnjës mbrëmë na ka pritur me duartrokitjet më të

përzemërta dhe jemi shumë të kënaqur.

- Jeni dy motra. Cili është mbiemri juaj i vajzërisë?

63

- Unë kam mbiemrin e burrit, kurse Vasilika ka atë të babait

tonë i njohur në Labëri, Sakaj.

- Ku keni lindur?

- Me origjinë jemi nga Smokthina. Kemi lindur në Vlorë.

- Cili është mendimi i Kastriot Lekdushit për dy motrat marrëse

të këngës labe?

- Unë do të thosha se, në qoftë se ky grup sot ekziston dhe

u paraqit si përfaqësues i komunitetit shqiptar në emigracionin

në Greqi, merita e parë u takon këtyre dy grave. U takon

fëmijëve të tyre. U takon edhe burrave të tyre. Shtëpitë e tyre

janë kthyer në vatra kulture: Fëmijët e tyre në shkolla, kur ne

bënim prova deri në orët e vona, i duronin shqetësimet dhe në

të njëjtën kohë përparuan ata dhe këta vetë. Dua të them edhe

diçka tjetër, që është fakt se të dyja këto janë shumë të sakrificës.

Për shembull, unë mbaj mend një rast të Vasilikës. Kur ne do

të shkonim në 60 vjetorin e Çlirimit të Atdheut Vasilika,

ndodhej e shtruar në spital. Ajo doli nga spitali dhe erdhi për

të kënduar këngët për Festën e Flamurit, për Festën e Çlirimit.

Vojsava, që sot nuk punon, ka humbur një vend pune vetëm e

vetëm se iku për të ardhur të këndojë me grupin. Sakrificat e

tyre janë të jashtëzakonshme. Ndoshta ndonjëherë edhe unë

vetë lodhem me punë duke punuar aty, por këto janë ato që

mua më detyrojnë të mos shkëputem dhe pasionin e tyre ta

kthejmë në vepër. Jo në vepër thjesht për momentin, por edhe

në një vepër historike për jetën kulturore në emigracion.

- Si i zbulove këto?

- Rastësia është mbreti i botës. (Qeshim) Në një aktivitet të

7 – 8 Marsit dëgjoj Vasilikën tek këndonte në një tentativë të

shoqatës “Vëllazërimi” për organizimin e një grupi polifonik.

Unë u tregova paksa dinak, me terezi u futa në ato organizmat

e shoqatës, derisa organizuam grupin. Dhe po dinakë u treguan

ata të shoqatës së Lushnjës dhe Federatës së Shoqatave

64

Shqiptare më vonë, që na krijuan mundësi reale për

organizimin e veprimtarive, duke na ndihmuar dhe inkurajuar.

Tani mendojmë se kemi dalë nga sfera e shoqatave dhe federatës

dhe ashtu siç u prezantuam edhe mbrëmë, ne mbetemi një

grup folklorik i këngës shqiptare të shqiptarëve të Greqisë.

65

LOTI IKANAK I LAVDIE BISHËS...

E kisha takuar edhe një herë tjetër ose më saktë të them ia

kisha parë “lotin në sy“ tek recitonte vargjet e një poeti, midis

poetëve, diku në një lokal të vogël në afërsi të sheshit Koliatsu...

E pashë edhe sot, më 20 maj 2007, në ditëlindjen e 55–të të

Spiro Xhavarës në një sallë të madhe, plotë dritë, në afërsi të

sheshit Viktoria. Në një dorë mbante mikrofonin, në tjetrën

mbante një libër me poezi “Qoshku i rrëzuar“. Nuk ia fiksova

dot lotin në celuloid. E pashë kur i doli nga deti njerëzor dhe

mori tatëpjetë mollëzave mbi parket...

Nuk e lashë të bjerë. Nxitova dhe e fiksova në një tjetër

celuloid, në atë që as shkruhet e as fotografohet, por ndjehet,

mbillet e mbetet në shpirt...

- Tek recitonit pashë lot në sytë e tu, ndjeva një gjendje

shpirtërore që reflektohesh thellë në pamjen tuaj. Çfarë janë lotët

për një aktore?

- Është e vërteta, shpirti, loti... ”Mos ma qorto lotin, - thotë

poetja Englantina Kume, sepse ai del i lirshëm, i dlirë, ashtu i

pastër, siç është nga brenda. Edhe kur është i vërtetë ai rrjedh

pa u shtrënguar”. Unë mendova se është e vërtetë, sepse në

poezinë e zoti Spiro Xhavara edhe unë gjeta vetveten. Ashtu

siç ia kanë rrëzuar atij qoshkun atje në Gjirokastër, edhe neve,

një pjese të mirë të emigrantëve shqiptarë, na i rrëzuan atë

qoshk. Vallë kur do ta ngremë?

- Ju jeni aktore. Në jetën tuaj sa herë keni qarë?

66

- Sa herë e kam ndjerë të vërtetë.

- Mbani mend ndonjë rast të veçantë?

- Të vërtetë? Në skenë? Ha, ha, ha... Uuuu... të them të

drejtën... Kohët e fundit, në filmin që luajta, të mos zëmë ato

të parat, por të vijmë tani, nga fundi, pastaj të zëmë të hidhurat,

që të ëmblat të jenë në fund. Në filmin që interpretova “Ilios

sto Egjeo“ (Dielli në Egje), film grek me regjisor grek, krah për

krah aktorëve grekë, ne jemi një familje shqiptare që kemi

ardhur duke mbartur mbi supe derte e halle dhe punojmë në

një fidanishte, mbledhim mastika. Më tej, ka edhe ngjarje të

tjera. Është një moment kur vemi në një festë. Aty nis një

muzikë për të kërcyer e kënduar. Mblidhen shqiptarët dhe,

ndërkohë, ngrihen edhe djemtë e mi për të kërcyer. Grekëve

nuk u erdhi mirë kjo. Nuk u erdhi mirë se diku-diku thellë

ekziston ai racizmi që një shqiptar të ngrihet të kërcejë dhe të

zërë vendin e atij dhe aq më tepër të kërcejë aq bukur. Aty

plasi sherri. Filluan të rrihen. Në kohën që unë u ngrita dhe u

sula për të ndarë sherrin, pashë djalin tim që e interpreton

Laert Vasili, të gjakosur, të lemerisur, të grisur. Natyrisht, në

atë moment, cilado nënë shqiptare kur shikon djalin të gjakosur,

sepse unë nuk e kisha parë me grim, e pashë kështu, rastësisht,

kur më doli përpara, ulërita me një forcë kaq të madhe dhe më

doli nga shpirti një duf, si një ujk nga një shpellë mund të

them, më ra të fikët dhe kur më dhanë ujë, unë nuk e kapërceja

dot...ë ë ë... u mbyta, u mbyta. Cila nënë shqiptare do ta

duronte dot djalin të gjakosur nga një dorë e huaj? Aty më

shpërthyen lotët dhe nuk e mbaja dot më veten dhe thërrita

bir...bir...bir... ulërita dhe rashë në gjunjë. M’u përfytyruan

fëmijët e mi menjëherë. M’u përfytyrua vetja ime. Ja këta janë

hallet tona, dertet tona. Ja, aty nuk ishte lot i vërtetë?

- Kjo është skenë e filmit apo...?

- Kjo është skenë e filmit që unë e interpretova dhe kur

mbaroi filmi, skenaristja thirri: Bravo! Bravo! Bravo! Regjisori

më mori përqafe dhe më tha: “Si është e mundur që e bëre kaq

bukur?” I thashë: Unë nuk interpretova, luajta vetveten. Luajta

67

atë që neve na ndodh çdo ditë. Kështu që loti prandaj ishte i

vërtetë.

- A mund të prezantohesh pak. Kur e fillove karterët e teatrit?

- Dëgjo. Unë ika nga shtëpia shumë e vogël, shumë e vogël.

Ika për të ikur një lugë nga sofra, sepse ne mbetëm katër motra

të vogla jetime. Dhe nëna ime thoshte: “Kam katër vajza, katër

male në kurriz“. Dhe, vërtet, ashtu ishte. Nuk e di, ndoshta

kishte lindur brenda vetes time ajo që unë diçka do të bëhesha

për skenën. Është interesante. Kam një shenjë në këmbë, e kam

djegur aksidentalisht me mashë, kur kam qenë e vogël. Babai

më thoshte: “Babai do të të bëj artiste”. Babain unë nuk e mbaj

mend, se nuk e dija se fëmijën e rrisin dy prindër, por ma

thoshte më vonë nëna “se do të bëj babai artiste, do të të vesh

çorape satapure, që të mos duket këmba e djegur“. Dhe,

çuditërisht, kështu erdhën ngjarjet.

Unë fillova të punoj që në moshën trembëdhjetë vjeç, akoma

nuk dija se ç’ishin skenat. Luanim me shkollën, recitonim,

këndonim. Fillova të punoj në kombinatin e peshkut që u hap

atëherë, në 55-sën a 56-tën, kur unë akoma nuk i kisha bërë

trembëdhjetë vjet. Dhe, ngaqë isha shumë e vogël, në fillim më

vunë të laj peshkun, por ato halat e peshkut m’i shponin duart

dhe mu enjtën. Pastaj më vunë për të ruajtur salcën. Më ulnin

në karrige. Bëje hesap, isha kaq e vogël, saqë këmbët nuk më

ceknin në tokë dhe shpeshherë më zinte gjumi duke ruajtur

sahatin që të mos digjej salca.

Në një konkurs që u bë në Tiranë me repartet ushtarake

unë isha si valltare, kurse Petraq Karaja ishte si recitues. Aty

na dhanë fletë lavdërimi. Këtu filloi ngacmimi i parë. Pashë

Tiranën, pashë skena të mëdha, njerëz të kulturës e të artit....

Shpeshherë, turp nuk është ta them, (psherëtin)... Ne e

kishim shtëpinë lart në tarracë. Poshtë nesh ishte një

berberhane. Dhe kur na mungonin lekët për bukë, unë zbrisja

poshtë në berberhane, merrja një furçë dhe fshija nga mbrapa

të porsaqethurit, të cilët më jepnin dy lekë, tre lekë, pesë lekë.

Dhe këto unë i mblidhja për të nxjerrë bukën e ditës. Ishte

68

koha e zisë së bukës, e triskëtimit. Se unë isha më e madhja

nga fëmijët. Që të zë hollësisht të gjitha ato, të zënë të qarat.

Bëje hesap, kur zinte shiu, hipte ustai të rregullonte një

qeramidhe dhe thyente njëzetë. Dhe ne vinim poshtë legenët

për të mbledhë ujin...

Fëmijërinë e kam pasur shumë të hidhur. Një nga ata të

berberhanes që merrej me amatorët diletantë, më kishte ndjekur

në shfaqjet me shtëpinë e pionierit ku unë kërceja, këndoja,

recitoja, më tha “shko në Tiranë“. Më dha një fragment nga

një dramë ruse “Dashuria në agim“. Bashkë me mua erdhën

edhe katër pesë të tjerë, prej të cilëve vetëm unë fillova në liceun

artistik. Kjo ndodhi kur isha vetëm 13 vjeç.

Mbarova shkollën. U diplomova. Nuk po them

shkëlqyeshëm, se nuk dua t’i bëj qejfin vetes. Pas shkollës

punova një vit në estradë, sepse nuk e përballoja dot

universitetin nga ana ekonomike. Nuk isha me pagesë, me

bursë isha, por më duhej të blija një valixhe, një palë këpucë,

ndonjë fustan... Dhe punova një vit në estradë.

Më pas kalova në Institutin e Arteve.

- Kur e mbaruat Institutin?

- Unë i ndërpreva disa kohë studimet, sepse pësova një

aksident automobilistik, mbi bazën e të cilit u bë edhe skenari

i filmit “Flutura në kabinën time”. Është një ngjarje e jetës sime,

e hidhur edhe ajo...

Si mbarova, pata disa propozime për të punuar në Tiranë,

por unë preferova Vlorën, vendlindjen time.

- Kur e filluat karrierën artistike?

- Në vitet ’68 –‘69

- Deri kur?

- Deri në vitin 1992. Pastaj, mbas një turneu që vajtëm në

Austri ika dhe erdha këtu me një shfaqje, festival për fëmijët,

teatri i kukullave. Ne ishim tre aktorë që shkuam për të

ndihmuar amatorët e teatrit të kukullave. Disa nga shokët tanë

ndenjën. Ishte koha e emigracionit. Unë, duke pasur disa

detyrime familjare, por edhe mosha ishte e tillë që nuk i

69

përballoja punët e vështira në emigracion, u ktheva në Shqipëri.

Pastaj më mori vala, si shumë të tjerë dhe unë u riktheva në

Greqi. Erdha në fund të vitit 1995, mbas vdekjes së nënës. Si

humba nënën nuk më mbante më asgjë.

- Si e fillove jetën në Greqi?

- Këtu pata fatin të punoj fillimisht tek një aktore. Ajo kishte

një fëmijë për të rritur. Unë nuk dija asnjë fjalë greqisht. Më

prezantoi dikush tjetër dhe sa më pa tha: “Do ta marr se jemi

kolege“.

- Fillove rolin e grave shqiptare...

- Rolin e grave shqiptare dhe rolin e një aktoreje... Edhe

atje kam pësuar një tragjedi. Ajo shkonte në teatër natë për

natë. Unë në një moment rrezikova jetën, edhe mund të vdisja

për problemet e shtëpisë...

Kam larë shkallët. Nuk i kam larë me ujë, i kam larë me

lot. Kam bërë edhe punë të ndryshme si të gjitha gratë shqiptare,

të rënda...

- Tani me se merresh?

- Pata para pak kohësh një propozim për një rol nga kanali

ALTER, të cilin unë nuk e pranova vetë. E pyeta atë që më

mori në telefon për rolin. Më tha kështu... kështu... I thashë

nuk është për mua. Përderisa kam bërë një hap përpara pse të

bëj dy hapa mbrapa? Kështu nuk e pranova.

Aktualisht punoj në një familje. Zonja dikur ka qenë

pianiste, bashkëkohëse e Maria Kalasit dhe unë jam ajo që e

shoqëroj. Kaloj mirë në atë familje. Një nga djemtë është aktor.

Parmbrëmë pata një ftesë dhe shkuam në teatrin “Aliqi

Vuluglaqi”, ku luhej komedia “Nuk jam unë“. Më trajtojnë

mirë. Jam e kënaqur.

- Me kë jeton këtu në Greqi?

- Jam me familje. Plot jemi. Shyqyr Zotit! Mbi të gjitha kam

djalin, atë që kam më të shtrenjtin e jetës sime.

- Çfarë pune bën djali?

- Në ndërtim. Ka mbaruar mjekësoren në Vlorë, por punon

në ndërtim. Hyjnor e ka emrin e vërtetë, Hyjnor Qerimi, por

70

është kthyer në Niko (qesh). Unë e solla të vogël, kur akoma

nuk i kishte dalë pasaporta. Si të bëjmë? E morëm me

pasaportën e një shoku. Nusen e futa në pasaportën time si të

jetë vajza ime. Ata ishin akoma të vegjël, sapo dolën nga shkolla

mjekësore... Me probleme me dokumentet, si të gjithë

shqiptarët. Çfarë do të bëhet, lesh e li e kashtë e kokërr...

- Si e sheh të ardhmen?

- Të them të drejtën... pak dritë jeshile shikoj. Një nga nipat

e mi u kthye në Tiranë, atje kam motrën. Ishte inxhinier kimist,

erdhi në kohën e turbullirave këtu dhe atje ka dy vjet që nuk

është rregulluar me punë. Për mua ndoshta nuk është problem,

sepse mund të luaj rolin e ndonjë plake me flokë të bardha,

por... kam frikë. Kam frikë se çfarë do të bëhet. Makar të shoh

një dritë jeshile e të kthehem një ditë. Unë, jo për atdhetarizëm,

për t’u dukur, të them të drejtën, por e dua shumë Shqipërinë,

veçanërisht Vlorën. Pa erën e detit unë s’jetoj dot...

- Faleminderit!

- Faleminderit edhe unë!

71

MJEKJA QË DO TË MËSOJ SHQIP DHE...

Më ka qëlluar që ta njoh atë grua. Ajo që më ka bërë

përshtypje tek ajo është këmbëngulja për punën, përkushtimi

për të futur në jetën e saj çdo ditë nga një rrënjë të re, për ta

ujit e ushqyer që ajo të depërtojë thellë truallit jetësor. Është

nga ata njerëz që i ngjiten malit të thepisur të jetës, siç thuhet,

me thonj e me dhëmbë. Prindërit nuk i përcollën asnjë lloj

pasurie të paluejtshme. Një gjë po, ia dhanë dhe ia treguan me

dashuri e me krenari. I treguan rrugën e dijes. E panë që vajza

ishte e dhënë pas mësimeve, që sa ngjitej në klasat e jetës aq

ngjitej edhe në dije e kulturë. Vajza zgjodhi mjekësinë si pasion

dhe profesion për jetën. E mbaroi universitetin shkëlqyeshëm.

Kaq e ndjente se ishte pak. Duhej më shumë. Duheshin netë të

tjera pa gjumë, dije e kulturë profesionale e qytetare më e

madhe. Iu fut dhe vijoi ngjitjen. U bë kardiologe. U bë pedagoge

në universitet. Bëri emër në mjekësi...

Kaq është mjaft për një njeri që nuk synon dhe nuk do të

ngjitet në majë. Ajo nuk ishte prej atyre njerëzve që e ndalin

hapin, e presin ngjitjen dhe prehen të qetë në komoditetin e

formuar me mund të madh e me djersë çurg...

...Një grua, një shqiptare, që e merr në punë një herë në

javë, i ka dhënë çelsat e shtëpisë dhe besim për shtëpinë si të

ishte vetë, e bën portretin e saj me dy fjalë “Është në punë,

gjithnjë në punë. Sa në spital, sa në universitet, pranë

pacientëve dhe studentëve...“

...Ajo ka shumë pacientë. E kërkojnë atë në telefon, në

72

spital, në klinikën e saj diku pranë sheshit Mavili. Midis

pacientëve të saj ajo veçon shqiptarët, siç i quan, “njerëz me

kulturë e me personalitet...”.

Një ditë, në njërën ndër të paktat ditë që takohet me

shqiptaren, pasi shkumoi në xhezve dy kafe, u ul në kolltuk

dhe mbushi filxhanat, e ftoi atë të pinin kafe. Muhabeti u ndal

tek hallet e ditës, tek vajza e saj që ishte kthyer nga studimet

në Amerikë dhe tek brezi i ri që nuk i futej punës, nuk e donte

dhe nuk e vlerësonte atë. I foli për shqiptarët, për ato që i kishte

njohur në punën e saj dhe për ata që kishte dëgjuar të fliteshin

kudo me simpati, për përkushtimin e fëmijëve ndaj prindërve

dhe harmoninë që lexohej në marëdhëniet mes tyre, marëdhënie

që i kujtonin asaj fëmijërinë dhe ngrohtësinë që ekzistonte në

familjen greke. Biseduan gjatë...

Kur u duk se hallet i kishin nxjerrë në shesh dhe shqiptarja

u bë gati të ngrihej, ajo e kapi përkrahu dhe e uli në kolltuk. U

ngrit dhe mori një bllok shënimesh dhe një stilolaps.

“Dua të më mësosh shqip“ – tha me vendosmëri.

Shqiptarja në fillim u habit dhe nuk u besonte veshëve.

Askush deri atëherë, në asnjë vend ku kishte punuar, nuk ia

kishte thënë një fjalë të tillë.

“Unë u shërbej shumë shqiptarëve“- vazhdoi ajo. “Në

mjekësi fjala shëron më shumë se çdo ilaç. T’i thuash tjetrit

fjalën e mirë, fjalën e ngrohtë është si t’i kesh dhënë një jetë të

dytë...”

Shqiptarja po e dëgjonte me vëmendje, paksa e habitur,

por edhe me një respekt miratues për ato që thoshte. Përvoja e

saj tridhjet e pesë vjeçare si mësuese e dinte vlerën e fjalës së

mirë, fjalë që ngre peshë njeriun jo vetëm kur është i sëmurë.

“Dua, vazhdoi mjekja, që me pacientët shqiptarë të flas

shqip. Për një të sëmurë fjala në gjuhën amtare ka vlera të

jashtzakonëshme shëruese. Ajo, për çdo moshë, fëmijë, i rritur

apo plak, ka tingullin dhe kujdesin e nënës. E kam ndjerë këtë

gjë kur ndonjëherë i kam folur pacientit me ndonjë fjalë shqipe

që e kam kapur në bisedat e tyre. E kam parë si u çelet fytyra,

73

si buzëqeshin, si të përcjellin me dashuri dhe respekt...”

Kaq tha mjekja dhe menjëherë filloi ta pyesë shqiptaren. E

pyeste greqisht dhe, pasi merrte përgjigjen në gjuhën shqipe, e

shkruante atë në bllok me germa latine, e përsëriste disa herë

derisa merrte miratimin se çdo gjë e kishte thënë me tonin e

duhur të fjalës dhe të zërit...

Këto m’i tregoi shqiptarja që tash e tutje, do t’i duhej që

krahas punës në atë shtëpi t’i fliste mjekes jo vetëm greqisht,

por edhe shqip. Të njëjtën gjë do të bënte edhe ajo me mësuesen

shqiptare...

Kjo ngjarje më vuri në mendime. Ne kemi ardhur në Greqi

dhe nevoja e jetës na detyron që të mësojmë të shkruajmë, të

lexojmë dhe të flasim gjuhën e huaj. Greqishtja për ne nuk

është një gjuhë e huaj, është një gjuhë që në hapësirën

gjeografike shqiptare është mësuar dhe kultivuar në të gjitha

nivelet e arsimimit, që nga shkolla fillore, në të mesmen e deri

në universitet. Është një gjuhë që e flet një numër goxha i madh

i bashkështetasve tanë, i minoritarëve grekë në jug të vendit.

Shqipja, për këtë pjesë të popullsisë, ka qenë prej dekadash

gjuhë e dytë, gjuhë e cila është mësuar në shkolla të rregullta,

me libra dhe fjalorë të kohës. Këta libra e mjete të tjera mësimore

janë në përdorim edhe sot në të gjitha shkollat e minoritetit.

Janë libra e mjete mësimore “të ngujuara“ vetëm atje dhe nuk

e kuptoj pse askush deri sot nuk ka thënë një fjalë, (as partia

që flet për të drejtat e njeriut me theks helen), që këto libra, të

botuara në një tirazh të madh të kalojnë kufirin dhe të jenë në

dispozicion të atyre që duan të mësojnë shqip. Besoj që ajo

mjekja, por edhe të tjerë grekë, (ndonjëri prej të cilëve ndjek

kursin në Shkollën Shqiptare të Athinës), do ta dëshironin një

74

gjë të tillë, do të kishin një bazë logjike të mësimit të gjuhës

shqipe.

Në Greqi, në frontistiriot greke mësohen thuajse të gjitha

gjuhët kryesore të botës, të Evropës dhe të Azisë. Në rrugë

djem e vajza të reja të ngjisin në dorë fletushka, ku të ftojnë të

shkosh në kurse e të mësosh anglisht, spanjisht, italisht,

frëngjisht, gjermanisht, portugalisht, japonisht... Vetëm shqip

nuk të fton askush që të mësosh...

Në libraritë greke gjen fjalorë e metodika për mësimin e

gjithë gjuhëve të botës. Vetëm shqip nuk gjen asgjëkundi...

Jemi gjitonë, madje gjitonët më të hershëm në Ballkan.

Gjuhët i kanë dhënë vazhdimisht fjalë, shprehje, gojëdhëna,

njëra-tjetrës. Ashtu siç i kanë dhënë edhe gjak në momente të

caktuara të historisë kur ka qenë e nevojshme. A nuk është

nevojë e ditës shkëmbimi i gjuhës dhe i kulturave mes dy

gjitonëve?

Një pyetje që e di se askush nuk i jep përgjigje. Politika

dhe politikanët në qelizat trunore kanë vetëm karrige e kolltuqe

që rrotullohen rreth vetes.

75

NJE MOTER QAN PER VELLANE

Më ndodh që dy-tre herë në javë të gjendem në të njëjtin

autobus, atë që i bie diagonal Athinës, 608 –tën. Ajo rri sipër e

unë poshtë sheshit “Amerika”. Ajo mban fëmijët e një çifti

mjekësh e unë pastroj shtëpinë e një mësuesje muzike. Kur

qëllon që ndonjë çift karrigesh është bosh, ulemi pranë e pranë

dhe vemë në mes furkën me bashkën e bardhë të deles, lidhur

me gjalmë e tjerim lesh. Filli që nxjerrim është i gjatë dhe shërben

për të thurur tërkuzën e jetës që kalojmë...

Atë ditë e pashë të skuqur nga sytë. Kur u ulëm pranë e

pranë ajo shpërtheu në lotë. I vura dorën mbi ballë, i ngrita

lart kokën e krrusur mbi prehër dhe e pyeta e shqetësuar?

- Çfarë ke? Çfarë të ka ndodhur?

- Vëllai... - belbëzoi dhe përsëri uli kokën e ngashërimi

shpërtheu.

- Vëllai? Çfarë ka vëllai? Është aksidentuar? I ka ndodhur

ndonjë e keqe?

- Jo. Jo...

Dhe përsëri uli kokën mbi gjunjë sikur donte t’i shpëtonte

një dhune.

- Po çfarë atëherë?

- E ka kapur policia.

- Pseee?!

- Kot. Duke punuar në ndërtim. Dhe duan ta dëbojnë nga

Greqia. Si të rrojë?! Si t’i ushqejë katër fëmijë?!

76

Ia ngrita kokën, nxora nga çanta një shami dhe i fshiva

fytyrën mbi të cilën lotë të nxehtë kishin formuar brazda. E

qetësova duke kërkuar fjalën e duhur, atë që shëron plagët e

thanë lotët.

... E kishin kapur tek punonte në një vilë në Kifisia. Tre

policë ishin përballë me punëtorët dhe njeri prej tyre e kishte

thirrrur me emër e mbiemër. Kishte thirrur vetëm atë, asnjë

tjetër, ndonëse aty kishte edhe shqiptarë të tjerë, kishte edhe

kurdë. Vetëm kryeustai ishte grek. I kishin vënë hekurat dhe e

kishin shtyrë në pjesën e pasme të makinës së vogël policore. E

kishin zbritur dhe përplasur në një qeli dy me dy metra katrorë,

ku rrinin pesë vetë. Nuk kishte dokumente ose, që ta themi me

saktësi, kishte një karton jeshil nga regjistrimi i parë në OAEDH.

Nevojat familjare e kishin detyruar të kthehej pranë fëmijëve

dhe po këto nevoja u kishin dhënë fuqi këmbëve për të kaluar

malet e krahëve forcë për të punuar në punët më të vështira

në bujqësi. Nga lëvizjet e shumta nuk kishte arritur që të

rinovojë letrat thjesht se kudo ku punonte nuk i jepnin ensima.

Kohët e fundit kishte gjetur një punë të mirë, punë e cila në

sajë të zgjuarsisë dhe përvojës e kishte ngritur paksa

ditëpagën...

...Një ditë i kishte thënë kryeustait grek se i duheshin

ensima për të bërë dokumentet, madje i kishte dhënë në dorë

edhe kartonin e ensimave dhe bllokun e regjistrimit në ndërtim...

...Pas tre ditësh ia kishte behur policia. E kishte thirrur me

emër dhe mbiemër dhe e kishte futur nën dhé, në një qeli të

lagësht.

...Këtu ajo e mbaroi tregimin e saj, fshiu me dorën e vet

lotët që vazhdonin të mbushnin liqenin e syve dhe pyeti?

- Çfarë të bëj?

Nuk dija se çfarë t’i thoja, përveçse asaj fjalisë së rëndomtë

që na vjen në mendje e përfundon në gojë.

- Gjej një avokat...

77

Të pasnesërmen, se kështu i kemi të alternuara takimet,

përsëri u ulëm bashkë. Lotët i ishin tharë në liqenin e syve, por

brenga ia grryente mendje e shpirt. Tha se e kishin gjetur një

avokat. Se kishte kërkuar shumë para dhe ia kishin mbushur

duart. Se e kishte çuar punën në gjyq dhe se e kishte ndaluar

përkohësisht dëbimin...

Dy ditë më vonë, kur u përballëm me njëra-tjetrën në

koridorin e ngushtë të autobusit, pashë t’i përshkonte fytyrën

një hije gazi.

- E liruan, - tha, - e liruan me kusht...

- Çfarë kushti?

- Me kusht që brenda dy javësh të dorëzojë në polici

vërtetimin se është regjistruar në bashki si person i ligjshëm.

- Brenda dy javësh? Por qarkorja për ligjin akoma nuk ka

shkuar nëpër bashki...

... Qarkorja nuk ka shkuar dhe nuk dihet se kur do të

shkojë. Ligji ka dalë, është votuar në parlament e është botuar

në gazetën zyrtare. Gjykatësi i ka dhënë dënim me kusht që

“brenda dy javësh...”.

Dy javë kaluan... Ai, po ta ndjekë kryeustai (nga frika se

mos ai i kërkon paratë e punës së papaguar, paratë e vjedhura)

rrezikon t’i humbë të gjitha, të bëhet i padëshirueshëm për

pesë vjet... Pesë vjet që lidhen me bukën e ditës së fëmijëve të

tij...

78

“KUTIA E PANDORËS” DHE

“KUTIA E IKANAKËVE”

-Meditime duke ndjekur një emision televiziv

Një SMS në celular më 1 maj 2006: “Ashiku! Gëzuar festën!

Sot në orën 23. 00 , në emisionin “To Kuti tis Pandoras” e Kosta

Bahçevanit me Jorgo Dalaras…”

…E kisha kaluar shumë herë telekomandën e televizorit

mbi këtë emision, por asnjëherë nuk isha ndalur. Kurioziteti

then gurin e djeg drurin ndaj në orën 23. 00 u ngula para

ekranit…

…Në ekran shfaqet Zagoria, antipodi i Zagorisë sonë me

bukurinë binjake të maleve, të natyrës në gjelbërim e lulëzim,

të shumë shtëpive e pak njerëzve. Taso Kurti lëviz me të shpejtë

gishtërinjtë mbi tastierën e fizarmonikës, ajri i së cilës i fryn një

melodie që e shkrirë me zërin e këngëtarit shqiptar luan kohët

nga vendi. Është një melodi e këngë kurbeti, që flet për shtëpi

e fshatra të braktisura, për njerëz që ikin natën pa kthyer kokën

pas, për mërgime të largëta e malle të pashuara mërgimtarësh

pushtues të botës.

Nuk e di pse Bahçevani e Dalaras zgjodhën Zagorinë greke

si çelës për të hapur “Kutinë e Pandoras”. Ndoshta, sepse

braktisja e saj ka të njëjtën pamje me braktisjen e simotrës në

faqen tjetër të malit. Ndoshta, sepse, siç zhotë emigranti grek

Dhimitër Xhimani, shtratin e vendasve po e zenë të ardhurit e

shkollat dhe ekonomia e fshatit jetojnë nëpërmjet zërave të

79

fëmijëve të të ardhurve dhe duarve punëtore të tyre…

…Këtu nisin tregimet, me figurë e zë, në sinkron me të

sotmen e të shkuarën…

Shqiptari… Ishim pesë vetë. Udhëtuam ditën e natën, nëpër

shkëmbenj, pyje e male me shumë borë e me pak ushqime.

Ditën e tretë trastat ishin bosh. Në një dyqan kërkuam bukë e

ujë. I zgjatëm pronarit njëmijë dhrahmi. Nuk na dha, na

përzuri. Vazhduam të ecnim pa bukë e pa ujë. Në një fshat

tjetër takuam një greko-gjerman, një njeri që i dinte plagët e

kurbetit, i kishte jetuar po aq dhunshëm sa po i jetonim edhe

ne. Na bleu bukë, ushqime e ujë. Na preu edhe biletat e na

hypi në tren…Në Manastiraq blemë këpucë e veshje të lira.

Natën e kaluam nën një urë në Akropol…

Greku… Mbaj mend ditën e parë të emigrimit në Keip

Taun, në Johanesburg. Kisha vetëm dhjetë dollarë në xhep. Pa

njohje, pa gjuhë, pa bukë, më dukej vetja si i harruar në mes të

oqeanit. U futa nën një urë, u mblodha kruspull në një qosh

dhe qava. Kujtova vendin, familjen, fëmijërinë që lash pas.

Shqiptari… Kur erdha nuk dija asnjë fjalë greqish. Punoja

e mësoja…

Greku…Kur shkova nuk dija asnjë fjalë anglisht. Tërë ditën

punoja në punë të rënda e tërë natën mundohesha të mësoj

gjuhën…

Shqiptari… I huaji është i huaj. Na pyesnin se ku jetoni në

Shqipëri, në shtëpia apo në shpella. Ksenofobia…

Greku…Pronarët e magazinave kur vinte ndonjë kontroll

në gojë kishin shprehjen “Këtu nuk ka as grekë e as minj”…

…Në ekran dalin fytyra emigrantësh, grekë ish emigrantë,

shqiptarë, afroamerikanë, kurdë. Del Jorgos Alivanos, një

personalitet publik grek dhe flet për vitet e tij si emigrant. Del

Janis Banis, Spiro Thomai, Nikos Vutas, Taso Kurti, Dhimitër

Xhimani, Kristo Rasen (bullgar), Jorgo Dallaras…

Nuk i njihja folësit, por njihja brengën e tyre, brengë e njëjtë

me timen dhe të të gjithë emigrantëve, të të gjitha kohëve e të

të gjithë vendeve, shikoja në ekran e pas ekranit, dëgjoja në zë

80

e nën zë…

…Në një moment më tërheq vëmendjen një zë dhe figurë

e njohur. Në fillim në ekranin e një televizioni privat,

Televizionit 10 dhe më pas në shtëpi e në shoqëri me njerëzit.

Seferina Seranin, gazetaren dhe fotoreporteren, e njoh, madje

para disa muajsh kisha bërë edhe një bisedë me të. Kërkova në

kasetat e mia dhe e gjeta. Asaj që tha ajo, hapat e saj të para

në Greqi, momentin kur u sëmur dhe vetëm dora e një fëmije

atje ku punonte lodhshëm i voku paksa nxehtësinë e ballit,

biseda me mjekun human grek, që iu ndodh pranë e gjykoj të

arsyeshme t’i shtoj diçka nga ajo që nuk tha, atë që ajo me

durim e këmbëngulje e kërkoi dhe e arrriti…

Ja disa copa të shkëputura nga biseda me të një ditë

vjeshte, në mjediset e ekspozitës së madhe fotografike “Athinashekulli

XX”…

- Kush është Seferina Serani?

- Seferina Serani, tani në këtë moment, është fotografja

Seferina Serani. Është, natyrisht, një shqiptare që erdhi këtu

dhe punoi vetëm me krahët e saj. Të gjitha mundësitë

ekonomike i krijoi vetë dhe i depozitoi vetëm për të ngritur

artin e saj në fotografi. Vazhdoi mësimet private për fotografi

me profesorin më të mirë të Greqisë, zotin Platon Rivilis në

Fotohoros. Rivilis është edhe president i fotografëve të Athinës.

Jam shumë krenare që kam qenë dhe jam nxënëse e tij.

Pas kësaj, me shpenzimet e mia i hyra shkollës së mediave

televizive. Jam e specializuar edhe për operatore, për regjisore,

dhe për të gjitha këto kam marrë kulturë të plotë në median

televizive. I jam mirënjohëse edhe fatit si dhe këmbënguljes që

kam treguar ndaj vetes, e cila më nxori në dritë. Sot jam në

kanalin 10, ku jap lajmet në gjuhën shqipe. Në temën time të

diplomës në shkollën e Antenës kisha futjen e gjuhës së huaj

në televizionin grek. Tre muaj pasi mbarova shkollën nga kanali

10, i cili ishte një kanal i ri, më morën në telefon dhe, pasi më

përmendën studimin, më thanë se e keni portën e hapur për të

punuar këtu. Tashmë kam dy vjet në kanalin 10. Jam shumë e

81

lumtur që lajmet e gjuhës shqipe i kam unë, sepse e dua atdheun

tim dhe i kushtoj vëmendje jashtëzakonisht të madhe punës

sime.

- Si erdhi Seferina në Greqi?

- Erdhi si emigrante. Kam ardhur më 28 mars 1992, një

javë pas zgjedhjeve të 22 marsit, zgjedhje të cilat i fitoi Partia

Demokratike. Erdha vetëm për tetë ditë, sa për të parë

Akropolin dhe fatkeqësisht (dhe fatmirësisht) mbeta këtu kaq

vite.

- Nga jeni?

- Me origjinë jam nga Selenica e Pishes së Kolonjës, lindur

e rritur në Tiranë.

- Në Tiranë çfarë pune ke bërë?

- Kam punuar një farë kohe në kombinatin e tekstileve të

Tiranës me stofrat e holla.

- Ç’është fotografia për ju?

- Është bota ime shpirtërore.

- Si e konceptoni këtë botë?

- Kjo botë vjen nga fëmijëria ime. E kam adhuruar që fëmijë

këtë art. Kam qenë shumë çapkëne. Mami gjithë jetën më ka

thërritur “çapkënia e nënës” dhe që të rrija urtë diku ku shkoja

me prindrit, duhet patjetër të më jepnin fotografi, të cilat i

shihja dhe i rishihja derisa largoheshim nga vizita. Kisha

dëshirë të madhe për fotografinë.

- Cili fotoreporter ka qenë idol për ty në Shqipëri?

- Niko Xhufka, natyrisht. Vëllezrit Xhufka janë më të

vërtetë emër i përveçëm në fotografinë shqiptare.

- Në Athinë sa ekspozita keni hapur?

- Ekspozitat e mia nuk janë hapur vetëm në Athinë. Në

Athinë unë kam hapur në ambasadën shqiptare. Ekspozitat e

Athinës janë më tepër minore në krahasim me të tjerat.

- Keni hapur një ekspozitë fotografike në Zvicër?

- Për ekspoziten e Zvicrës unë mora pjesë në një konkurs

ndërzviceran, në të cilin zura vendin e parë dhe atje më

dhuruan për një muaj galerinë, meqenëse vija nga larg.

82

Konkursi ishte vetëm për zviceranët. Më pritën jashtëzakonisht

mirë. Bëra një ekspozitë shumë të mirë me titullin “Guxoj”. E

gjithë ekspozita ime fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë.

Më pas kam përfaqësuar vendin tim në ekspozitën e parë

ballkanike në Selanik. Në këtë qytet kam marrë pjesë rreg ullisht

në konkurset e organizuara, sepse Selaniku është kryeqyteti i

artit në Ballkan. Unë e adhuroj shumë Selanikun vetëm për

këtë gjë. Në konkurset ndërkombëtare që janë zhvilluar në

Selanik në vitin 2001 kam marrë pjesë me pesë fotografi. Me

pjesëmarrjen e tetëdhjetë vendeve të botës, unë mora çmimin

e nderit. Ishin tre çmime të para (i pari, i dyti dhe i treti) dhe

dy çmime nderi. I pari u mor nga një amerikane, i dyti nga një

hollandeze dhe i treti nga një izraelite. Unë dhe një athinase

morëm dy çmimet e nderit. Për mua ishte një arritje shumë e

madhe.

- Cila ngjyrë të pëlqen në fiksosh në celuloid?

- Preferoj ngjyrën e Van Gogut, të verdhën, vjeshtën, të

cilën e adhuroj shumë.

- Sa fotografi keni paraqitur në këtë ekspozitë?

- Fotografitë këtu janë shumë dhe nuk jam në gjendje të

them shifrën e saktë. Mund të jenë shtatëmbëdhjetë ose

tetëmbëdhjetë. Nuk e di ku gjenden të tjerat, sepse ua kam

dhënë disave për t’i ekspozuar. Unë jam ftuar prej tyre për të

mbuluar temën e emigracionit, por këta gjetën në fotografitë e

mia edhe temë për Athinën, i preferuan ato dhe unë nuk e di

saktësisht se në cilat salla gjenden. Përveç këtyre unë kam një

seri të madhe fotografish që ekspozohen me projektorë,

kryesisht portrete emigrantësh në Athinë. Unë isha ftuar të

mbuloj emigracionin.

- Çfarë emri ka kjo ekspozitë?

- Ekspozita quhet “Athina - Shekulli XX”, ndryshimet e

mëdha. I kanë dhënë një rëndësi të jashtëzakonshme, siç e sheh

edhe vetë, gjithshka është ekspozuar në mënyrë shumë

luksoze…

83

…Kënga vallzon mbi tastierën e fizarmonikës. Këngë

dhimbjeje, këngë e kohëve kur njerëzit ikin pa kthyer kokën

mbrapa, kur njerëzit kthehen dhe kërkojnë të lidhin rrënjët e

këputura në kohë e hapësira të pamata. Kutia e Pandorës vjen

nga legjenda në kërkim të Kutisë Ikanake…

84

DITA ME DIELL E SOFIKA HODOS...

Ashtu si unë e kam nderuar qytetin tim në aktivitetet ku kam

marrë pjesë, ashtu më nderoi edhe ai me titullin e madh

“Qytetare Nderi e Fierit”.

Sa vite kisha që nuk e kisha parë, sepse zërin ia kisha

dëgjuar? E dëgjova edhe sot në një veprimtari të lushnjarëve,

kur na solli në sallë melodinë dhe fjalët e këngës myzeqare së

bashku me Liliana Kaninën. Kisha... matur me vitet kur për

herë të parë u bëra “fierak”, me vitin 1956 dhe tre vite që

pasuan, bëhen jo pak, por një gjysmë shekulli. Njeriu kur

kthehet një gjysmë shekulli prapa dhe bëhet një 16 – 17 vjeçar,

nuk ka se si të mos kërkojë në rrënjë të jetës, në burime që

gjithnjë të kulluara mbeten...

E dëgjova këngën, e bashkova zërin e melodinë në kohë e

hapësirë, u emocionova, aq sa nuk m’u dha të ngrija aparatin

fotografik në lartësinë e syrit dhe ta fiksoja. Kur iku, kur silueta

e saj la sallën për të dalë në rrugë, u ngrita dhe bëra hapa mes

njerëzve e karrigeve që vështirësonin daljen. Nuk e arrita dot,

kishte ikur. Desha të bisedoja...

Mihal Jano, që m’u ndodh pranë, më tha se do të shkonim

bashkë një ditë në shtëpinë e saj...

...Të dielën Mihali kishte “pak kohë”. Kisha edhe unë.

Kishte edhe Sofika...

...Shtëpia ku jeton Sofika është në një nga lagjet më të vjetra

të Athinës, në lagjen që e ka vështrimin mbi Akropolin e lashtë

85

dhe themelet në shkëmbinjtë e tij...

...Tek dera e pallatit bën para nesh hapa një burrë i vjetër

i veshur shik, me shëndet të mirë për moshën dhe dorën që

rëndonte mbi “këmbën e tretë” të jetës, mbi shkop.

“-Sofikën doni? – tha dhe nxori nga xhepi një çelës. E futi

në bravë dhe shtyu portën. - Ecni përpara, na tha, në katin e

pestë...”

Sofika na priste tek dera. Na dha dorën dhe na ftoi të ulemi.

Pastaj hapi derën, e mori plakun përkrahu dhe e çoi në dhomën

e tij.

Për disa minuta rrëmuam në kujtime, kërkuam në ato vite

ku edhe ajo edhe unë, pa u njohur, kishim jetuar me njerëz të

njohur. Unë i fola për mësuesin tim, Agron Floqin, këngëtar i

estradës së Fierit. Ajo më tha se Agroni nuk jeton më. Folëm

për Marin Shestanin, virtuozin shkodran mbi tastierën e

fizarmonikës, për Nikollaq Bulon, për Tashko Lakon e shumë

të njohur të përbashkët...

86

12 maj 2007

- Sofika Hodo në emigracion?

- Si të gjithë të tjerët edhe unë e mora këtë rrugë. Kam

ardhur në nëntëdhjetë e dyshin. U shkëputa nga puna më

shpejt se sa do të dilja në pension, mbasi kisha mamanë të

sëmurë dhe dola para kohe për t’i shërbyer asaj. Me ikjen e saj

ika edhe unë, erdha këtu me nipër e me mbesa që kam këtu në

emigracion. Në familjen ku rri ishte kushërira e parë e mamasë

sime zonjë e shtëpisë. Edhe ajo ka vajtur në të drejtën e Zotit,

si i thonë. Unë tani rri vetëm me xhaxhanë. Qëlloi që nuk kanë

edhe fëmijë, kështu që jam e detyruar të rri deri në fund të

jetës së tij.

- Ku ke punuar herën e fundit?

- Në estradën e Fierit.

- Çfarë ke lënë në Fier?

- Zemrën time atje e kam lënë, sepse e gjithë jeta ime ishte

në Fier, pasioni im me estradën e Fierit. Përveç njerëzve të mi

të dashur që kam atje kam edhe një pjesë të zemrës për qytetin.

- Kur e ke filluar këngën?

- Këngën e kam filluar që e vogël. E nisa si amatore në

veprimtaritë e shumta që zhvilloheshin asokohe. Estrada

profesioniste e Fierit u krijua më 1 maj të vitit 1957. Dy vjet më

vonë, kur mbarova shkollën e mesme, fillova punën si këngëtare

profesioniste. Isha me kolegen time të nderuar që tani nuk rron

më, këngëtarja e parë e Fierit, shoqja ime e ngushtë e skenës

dhe e jetës, “Bilbili i Myzeqesë” Lefteri Sillo. Për shumë vjet

ishim të dyja në skenë. Dhe ishim një duet që kemi lënë mbresa

tek publiku, jo vetëm fierak, por edhe i gjithë Shqipërisë. Në të

gjitha vendet që ka shkelur estrada e Fierit, njiheshim si “dyshe

myzeqare”. Më vonë erdhën talente të reja, skena erdhi duke

u freskuar me këngëtarë e këngëtare shumë të mira.

- Cili ishte pasioni juaj?

- Unë në fillim kisha pasion këngët e muzikës së lehtë. Ajo

ishte baza e këngës sime. Kompozitori më i preferuar për mua

ka qenë Prodani. Kur hyra në estradën e Fierit, në

bashkëpunim me këngëtaren Lefteri Sillo më hyri në gjak edhe

kënga popullore. Në këtë dashuri të re, shumë të madhe të

jetës sime më futi Lefteria. Ajo më mësoi se si këndohet, më

mësoi se si interpretohet kënga myzeqare. Kështu ne u bëmë

një duet. Unë plotësoja duetet myzeqare me Lefterinë dhe ajo

plotësonte duetet e muzikës së lehtë me mua. Kështu u bëmë

një dyshe edhe e këngës myzeqare edhe e këngës së muzikës

së lehtë.

- Mihal Jano: Dy motrat...

- Po. Po. Dy motrat, kështu na thërrisnin.

- Sa vite këndove në estradën e Fierit?

- Eh! Afërsisht tridhjetë e shtatë...

- Ç’farë kujton në këta 37 vite kënge?

- Kujtoj edhe të mira edhe jo të mira. Por mbresa më lënë

87

gjithmonë të mirat. Të këqijat i lëmë mbrapa pa e kthyer kokën,

shohim përpara.

- Për shembull?

- U rrita në atë ambient. U rrita në Fier, po nuk jam fierake...

- Nga je?

- Jam nga Gjirokastra, nga një fshat i Gjirokastrës, nga

Labova e Zhabës, ku kemi edhe Zhabat këtu në Athinë. Zapio,

siç i thonë. Erdha në Fier e vogël fare, për arsye ekonomike,

sepse tek neve kishte vetëm gurë. Kështu që unë jam FIERAKE.

- Fierake?

- Them jam andej, por...fierake jam. Mbresa kam shumë,

kam shumë kujtime nga estrada, nga shoqëria, nga ngrohtësia

e kolektivit, nga ngrohtësia e publikut... Kujtime të këqija kam

se gjatë këtyre viteve më kanë ikur disa pjesëtarë të familjes,

pjesëtarë të dashur, përveç prindërve; motër, vëllezër. Jam e

plagosur nga kjo anë e jetës. Por, sigurisht, kujtime kam plot

dhe të paharruara.

- Si e fillove jetën në Greqi?

- Erdha drejt e tek kjo familje. Kisha vendosur të rrija për

pak kohë, por vitet këtu ikën pa u kuptuar fare. Tani jam në

kushte që nuk mund të largohem, derisa jeton xhaxhai im.

Pastaj kuptohet: përfundimi është Fieri... vetëm Fieri... vetëm

Fieri. Nuk punoj. Puna që bëj në këtë familje quhet punë. Të

gjitha shpërblehen nga xhaxhai.

- Pse i thua xhaxha?

- I them xhaxha, sepse gruaja e tij ishte kushërira e parë e

mamasë time, nënat motra. Edhe unë i them xhaxha. Është në

një moshë të madhe, është 95 vjeç. Ju e patë. Është në gjendje

të mirë shëndetësore.

- Si e ka emrin?

- Konstandin Ziro. Nga mbiemri të krijohet përshtypja se

është francez, por në fakt është grek.

- Kë keni tjetër këtu, mbasi shikoj se pranë teje është një djalë i

vogël që flet shqip?

- Këtu kam edhe nipërit e mi edhe mbesën time. Kështu që

88

nuk mund të largohem, nuk mund ta kuptoj qenien time pa

pasur ata afër. Kështu që e kaloj, e kaloj kohën.

- Këndon tani Sofika Hodo?

- Ju jeni në dijeni që Mihal Jano është shumë i dhënë pas

veprimtarive, do të bashkojë sa më shumë fierakë, sa më shumë

lushnjarë, kështu që thuajse në çdo aktivitet jam e pranishme.

- Kur e ke filluar këngën në Greqi?

- Nja tre - katër vjet pasi kisha ardhur. Fillova me grupet

myzeqare. Jo grupe, sepse akoma nuk ka grupe të mirëqena

myzeqare, por aktivitetet që bënin emigrantët myzeqarë,

lushnjarë e fierakë, në festa familjare, kolektive, 7 e 8 Marsin,

28 e 29 Nëntorin, e të tjera.

- Ju dëgjova bashkë me lushnjaren...

- Me Liliane Kaninën...

- Në festën e lushnjarëve...

- Që e bëjnë gjithnjë, vit për vit. Ne fierakët akoma nuk

kemi vendosur se nuk mblidhemi akoma. Por besoj se Mihali

do ta çojë deri në fund, me iniciativën e tij dhe do të mblidhemi.

Më gëzoi ftesa që më bëri qyteti i Lushnjes dhe me Liliana

Kaninën sollëm mes njerëzve këngën myzeqare.

- Si e sheh të ardhmen Sofika Hodo?

- E ardhmja ime është vetëm shëndeti. Të kem shëndet të

mirë dhe një ditë të bukur me diell të kthehem në qytetin tim të

dashur Fier, të shoh veprimtaritë që zhvillohen atje. Tashti jam

pensioniste dhe nuk mund të mbyllem në shtëpi.

- Në Shqipëri çfarë nderesh ju janë bërë?

- Nderi më i madh dhe kënaqësia më e madhe për mua

është pritja e spektatorit. Duartrokitjet e spektatorit nuk i

harroj. Nderi tjetër i madh është se tani së fundi u nderova me

titullin “Qytetare nderi e qytetit të Fierit”. Ashtu si unë e kam

nderuar qytetin tim në aktivitetet ku kam marrë pjesë, ashtu

më nderoi edhe ai me titullin e madh që më dha.

- Nga kompozitorët fierakë kë ke pas më të preferuar?

- Kompozitorë fierakë ka qenë Isuf Maloku dhe Nikollaq

Bulo, të cilët merreshin me këngën popullore fierake, këngë të

89

cilën e merrnin nga baza, në burim dhe, pasi e përpunonin

dhe e orkestronin, e këndonim ne.

- Cili është urimi juaj për gazetën EMIGRANTI, meqë të gjeta

duke e lexuar atë?

- Uroj që të ketë sa më shumë aktivitet dhe burime reale

për emigrantët...

90

ELEGJI PËR VETE DHE PËR FITIM DANIN

Thonë se kur Zoti ia hodhi dhimbjen drurit - e dogji, e bëri

hi…

Thonë se kur Zoti ia hodhi dhimbjen gurit – e çau, e bëri

copë – copë…

Thonë se kur Zoti ia hodhi dhimbjen burrit – e mbajti më

këmbë…

Në libra, në kanune që nga ai i Lekë Dukagjinit, e të tjerë

me radhë, thuhet se burri që është burrë e mban dhimbjen,

nuk jepet, nuk qan.

Këto nuk janë të vërteta. Nuk kanë qenë, por në veçanti

nuk janë sot, kur njerëzit u ndanë për së gjalli, kur vdiqën atë

ditë që ikën, kur jeta e tyre u kthye në një vaj të përditshëm për

njeriun që mbeti dhe njeriun që iku… Këtu burri u lëkund nga

dhimbja, qau dhe qan si fëmijë, nën zë e me zë.

…Sot, më një të gushtit 2005, në orën 09:22:17 një SMS

më sillte një dhimbje të madhe njerëzore. Në të thuhej: “Fitim

Dani vdiq. Varrimi bëhet sot në orën 5 pasdite…”

Më tej më thuhej se djali im, Altini, që e ka dashtë Fitimin

sa babain e vet, është nisur për në Peshkopi…

Të faleminderit, djali im! Me veprimin tënd ma thave pakëz

lotin, ma çlirove pak shpirtin…

Fitim Danin e kam pasur komshi. Unë rrija në katin e pestë

e ai në të katërtin…

Fitim Danin e kam pasur shok e mik. Me të luanim shah

deri pas mesnate dhe pinim nga një teke nga ajo rakia e fortë e

91

kumbllave të Dovolanit, fshatit ku kish lindur e kish kaluar

fëmijërinë…

Fitim Danin e kam pasur vëlla e shkuar vëllait. Në ditët

më të vështira të jetës sime, kur ndiqesha e përndiqesha si

gazetar nga “lufta e klasave” e “periudhës së tranzicionit

demokratik”, ai më fuste krahun dhe dilnim e shëtisnim në

bulevardin e bukur të qytetit të Peshkopisë, nën kurorat e

blireve…

Fitim Dani më la atë ditë që unë po shtypja ftesat për

martesën e djalit. Ai nuk do të vijë në dasëm, nuk do të më ulet

pranë e t’i shtrëngojmë dorën njëri-tjetrit… Këtë nuk e kisha

menduar kurrë…

Kur e lexova lajmin në ekranin e celularit nuk u besova

syve, nuk i besova zemrës, shpirtit. Pyeta djalin e vogël që në

atë çast e kisha pranë se si mund të ikte pa u ndjerë një njeri

dy metra i gjatë, një njeri që bënte të luante vendi nga hapat e

tij, një njeri që në zërin e tij kishte një mirësi prej mësuesi, prindi,

shoku e vëllai,,,

I rashë telefonit dhe u lidha me të vëllanë, me Bedriun. E

ndjeva që qante tek më dëgjonte zërin, e dinte se sa të lidhur

dhe sa të shtrenjtë kemi qenë për njëri-tjetrin. Më tha se Fitimi

kishte shtatë muaj që tretej dita-ditës nga një sëmundje e

pashërueshme. Kishim folur në telefon me Nifen, kishim folur

në telefon me Fitimin. Nuk na kishin thënë asgjë. E kishin

mbajtë për vete dhimbjen…

Kur telefoni u mbyll më mbërtheu ngashërimi. Mallkova

kurbetin që na ndau e largoi, që na këputi shpirtrat e na i

shpërndau si stërkala deti. I mallkova se nuk munda që t’i jem

pranë shokut e vëllait të jetës në ditët kur ai kishte nevojë për

mua, për t’i dhënë pak kurajo e për t’i zgjatur ditët e jetës. I

mallkova, sepse nuk mundem sot t’i jem pranë në ditën e

lamtumirës, t’i prek fytyrën, t’i ledhatoj flokët, t’i hedh një

grusht dheu të njomur me lot vëllai.

Kur erdha në vete dhe fillova të mendoj më gjerë e më

gjatë, m’u kujtua Nisa, vajza e vetme e Fitimit, krenaria e tij,

92

dashuria e tij e madhe prindërore. Nisës ia kam telefonin, një

numër telefonik, prefiksi i të cillit fillon me 001… Unë jam

vetëm një mijë kilometra larg nga Peshkopia, kurse Nisa është

shumë e shumë mijëra kilometra larg, në Amerikën e largët, e

nëmur gjithnji në “Vajet e kurbetit”, këngë që nisin e mbarojnë

me refrenin “O kurbet, kurbet i zi“.

…Në Dibër, në raste fatkeqësish, në odat e burrave,

tregohen histori dhimbjesh, histori që secili i fillon me fjalët

“Ka dhimbje… por ka edhe dhimbje mbi dhimbje, ka keq, por

ka edhe keq e më keq…” Dhe tregojnë raste ku dhimbjet e

dhimbjeve të mëdha njerëzore kanë bërë me të vërtetë që jo

vetëm burrat, por edhe gratë t’i përballojnë si burra”.

Unë jam në kurbet…

Edhe Nisa është në kurbet…

Unë kam dhimbje ...

Nisa ka dhimbje mbi dhimbje…

Kur i nisa këto radhë thashë të bëj një elegji për shokun,

mikun, vëllain tim Fitim Dani.

Kur e përfundova, pashë që kisha bërë një elegji për vete

dhe për të gjithë ata që jeta i detyroi të largohen “Nëntë male

kaptuar”, si në legjendën e njohur të Konstandinit dhe

Doruntinës.

U ngushëllova se në gusht, në Gushtin e Shën Marisë, kemi

leje të dalim nga “kafazi”, të shkojmë të hedhim një dorë dheu

të lagur me lotë kurbetliu…

Ka edhe më keq: Kur të vdes njeriu i zemrës dhe i shpirtit

dhe nuk të japin leje që të shkosh e të kthehesh…

Një varg ky (i rrallë) në elegjinë e kurbetit shqiptar në

Greqi…

93

Athinë, 1 gusht 2005

MBRËMJE DHJETORI ‘97 ME

KADRI ROSHIN ...

Kur mora vesh se Ai iku, ndjeva dhembje. Nuk e di se ku i

kishte dhe sa i kishte dallgët; në tokë, në det apo në shpirt. Kjo

thjesht se Ai, njeriu - NJERI, kudo ku kishte shkuar kishte

mbjellë respekt e dashuri, nga ajo lloj dashurie që kur preket

dhemb më shumë se çdo dhembje tjetër...

Me të kisha pirë një kafe, nga ajo lloj kafeje që në trevën

ku linda dhe u rrita nuk vlerësohet me lëngun në filxhan, por

me limfën e bisedës, që më shumë se kafe është kuvend, jo

thjesht këmbim fjalësh, por këmbim shpirtrash.

Kur mora vesh se Ai iku, kërkova kazmën dhe rrëmova në

kujtime, gërmova thellë në arën e madhe të qelizave trunore

dhe më në fund diçka gjeta, diçka, dy rrjeshta shkruar në ditën

“E martë 16 dhjetor ’97 në Athinë“, në një “Kohë me vranësira“,

siç shënoja asokohe në ditarin tim të shkurtër, këtë nuk e di

pse, por ndoshta për të paralelizuar motin e mbrapshtë të atij

viti plagëmadh për vendin dhe kombin shqiptar.

“Takova Kadri Roshin, shkruaja atë ditë, me të birin Klitin.

Ndejtëm me të më se dy orë në kafe. Prej andej Kadriun e çova

në agjenci, ku bleu dy bileta për Tiranë. Nesër do të shkoj t’ju

rregulloj vendin.“

Të nesërmen, më 17 dhjetor ’97 shkruaja: “Pasdite në orën

6 shkuam me Kriston tek agjencia. U takova dhe u sigurova

bileta në vendin 3 dhe 4, Kadriut dhe Klitit“.

Kaq kam shkruar. Sot mendoj se duhej të shkruaja më

94

shumë. Të shkruaja për kuvendin që bëmë, duke gjerbur kafe

në atë lokalin e vogël në Likurgu 9, ku qesh njohur me Klitin

më se një vit më parë e ku, si qyqarë, nduknim nga bashka mbi

furkë penjtë e dhimbjes së vitit të mbrapsht ’97 e të jetës sonë

jetime. Të shkruaja për dhunën shpirtërore që qeverimi i

Berishës (këtë e pata lexuar në shtypin e kohës) i kishte dhënë

njeriut të madh të skenës e ekranit shqiptar duke i marrë edhe

telefonin familjar e duke i mbyllur edhe dyert e shtëpisë së tij

të përjetshme, teatrit dhe kinematografisë. Të shkruaja se ky

njeri i madh i filmit shqiptar kishte ardhë për të luajtur një rol

që, ndonëse episodik, ishte perla më e çmuar e interpretimit që

i kishte befasuar regjisorët grekë. Fjala është, në mos gaboj,

për filmin “Kaliandamosi”, “Mirupafshim”...

Unë Kadri Roshin e kam njohur në vitet e mia studentore,

atëherë kur u vu në skenë për herë të parë “Ezopi - Dhelpra

dhe rrushtë”. E kam njohur krahas Margarita Xhepës në ato

intepretime brilante të rolit të “skllavit” dhe të

“skllavopronares”. E kam njohur, gjithnjë nga larg, nëpërmjet

skenës e ekranit, në teatër dhe në kinematografi. E kam njohur

si artist të madh, por nuk e kisha njohur si NJERI TË MADH.

Këtë anë të jetës së tij, të pafilmuar e të padokumentuar e njoha

në ato pak çaste, kur prisnim që autobusi i linjës Athinë – Tiranë

të bënte vend e të niste futja e bagazheve dhe ngjitja e

udhëtarëve. Në atë hapësirë të shkurtër kohore pashë Kadriun

në jetë, Kadriun në marrëdhënie me njerëz që nuk i kishte

njohur kurrë, Kadriun që merrte respekt e shpërndante dashuri,

shumë dashuri. Pashë se si i afroheshin të rinjtë, emigrantë që

kishin dalë për të përcjellë një zarf, një pako, një amanet tek

njerëzit e tyre. Pashë se si i përqafonte të rinjtë, si i puthte në

ballë, si shkulte nga shpirti i tij dashurinë dhe si e shpërndante

siç shpërndahet fara e grurit në tokën e mbarsur me jetë. Pashë

se si i përgjigjej ftesës së njerëzve për të bërë një fotografi, foto

të çastit apo në celuloid. Nuk kam takuar në jetën time një

njeri që të mbjellë në shpirtrat njerëzorë kaq shumë filiza

dashurie...

95

Unë atë mbrëmje të 17 dhjetorit 1997 pata fatin të jem

shërbëtor për pak çaste i një njeriu të madh, të shfrytëzoj kartën

e gazetarit për t’i siguruar atij një vend në krye të autobusit,

megjithëse e dija se cilido udhëtar do të ngrihej e do t’i lironte

vendin e parë atij njeriu dhe artisti të madh.

Unë atë mbrëmje të 17 dhjetorit 1997 bëra një gabim që

nuk më falet, gabimin që nuk pozova para syrit fotografik me

Kadri Roshin.

Sot do të ishte një melhem për atë dhimbje që më shkaktoi

IKJA e Tij...

E kujt nuk i shkaktoi dhembje Ikja e tij fizike...

96

KUR BIEN YJET

Pirro Gjeçi nuk është më. Nga kostelacioni i artë shqiptar i

futbollit ai u shkëput dhe ra papritur. Familja, gruaja, dy

fëmijët, ata që i qenë pranë në çastet e fundit të jetës tregojnë

se ai bëri një banjo, u ul në divan, u shtri dhe ra në gjumin e

përjetshëm. Një atak i papritur në zemër i mori jetën më 11

maj të vitit 2006, në orën 11.30 në Athinë.

Ishte vetëm 53 vjeç, kishte lindur në vitin 1953 në qytetin e

Lushnjës, kishte vrarë këmbët e zbathura rrugëve të qytetit të

tij, duke gjuajtur topat prej lecke. Ishte ngjitur në jetë me mund

e djersë për t’u bërë një ditë yll i futbollit të Lushnjës, një njeri

që brezi që e pa dhe admiroi vlerat sportive dhe intelektuale të

tij nuk do t’i harrojë kurrë.

Në nekrologjinë që përcollën për shtyp miqtë dhe

dashamirësit e tij – Jovan Mëhilli, Kristaq Gogoni, Liliana

Kanina, Mihal Jano, Afrim Karame, Ylli Sinovarfi, Kostandin

Burizani, Aleks Çerepi, Begator Drogu etj. shkruhet:

Pirro Gjeçi u lind dhe u rrit në një familje lushnjare me

tradita të vjetra atdhetare. Babai i tij Nikolla Gjeçi ishte një

ndër luftëtarët dhe organizatorët e parë të batalionit partizan

të Myzeqesë, një partizan i vendosur për çlirimin e vendin nga

pushtuesit nazi-fashistë. Nëna e tij, Vita, e cila jetoi këto ditë

dhimbjen e madhe të nënës për vdekjen e djalit të saj të zemrës,

i dha atij mësimin e madh që të jetë një njeri i denjë për

shoqërinë, i dha dijen dhe kulturën e popullit.

Nikolla dhe Vita lindën dhe edukuan katër fëmijë:

97

Natashën, Elcën, Ilirin dhe Pirron. I vogli i tyre, Pirroja, u

dashurua pas futbollit. Në moshën 10 – 11 vjeç Pirroja

përfaqësoi ekipin e Lushnjës në spartakiadën kombëtare të

pionierëve që u zhvillua asokohe në qytetin e Durrësit. Atje ai

u radhit midis pesë lojtarëve më të mirë të futbollit. Në moshën

17 vjeç Pirroja do të ishte pjesë e pandarë e ekipit futbollistik

lushnjar “Traktori”. Ai luajti krah lojtarëve të njohur të ekipit

simpatik lushnjar, pranë e me Gogonin, Xhoxhin, Naxhin,

Karamen, Shefën, Naçin, Qezimin, Burizanin dhe të tjerë.

Cilësitë e veçanta sportive të tij do të tërhiqnin vëmendjen

e ekipit të madh të futbollit shqiptar “Partizanit”. Atje do të

luante krahas dhe me Panajot Panon e madh, Kaçin, Vason,

Berishën, Muratin, Brahon etj. Me “Partizanin” ai do të merrte

pjesë në ndeshjet për kupën e Ballkanit, ndeshje të cilat u

zhvilluan në Larisa të Greqisë dhe në Zagreb të Jugosllavisë.

Ai do të merrte pjesë edhe në kupën e ushtrive të kampit

socialist në Kinë…

Më tej jeta e tij sportive do të lidhej përfundimisht me

“Traktorin” dhe me qytetin e tij ku lindi dhe u rrit, me Lushnjën,

jetë të cilën e mbylli pas 16 vjet betejash sportive në të gjithë

vendin e në shumë vende të tjera.

Në vitin 1992, si të gjithë të tjerët, Pirroja do ta kërkonte

vazhdimin e jetës së tij në kurbet, si emigrant ekonomik në

Greqi…”

…Më 11 maj 2006 u shua jeta e një njeriu, një sportisti të

njohur, një babai, një biri që la kërcure nënën e tij 83 vjeçare,

një vëllai që la me lot në sy dy motrat e tij të dashura, Natashën

dhe Elcën, vëllain e tij Ilirin.

Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, pranë, për

48 orë në morgun special të varrezave të Kalitheas i qëndroi

shoku i tij më i ngushtë i fëmijërisë dhe i tërë jetës, Afrim

Karame. I qëndruan pranë të njohur e panjohur, të cilët me

dëshirë e me respekt, nga kursimet e tyre në emigracion, me

nga 10-20-50 e 100 euro secili, mblodhën shumën e nevojshme

për ta përcjellë trupin e pajetë në qytetin ku lindi, për t’u prehur

98

pranë babait të tij Nikollës, për të marrë pas nderin dhe

respektin e mbarë lushnjarëve që e njohën të gjallë dhe do ta

mbajnë mend të gjallë, një njeri model në jetë e model në sport.

Shoqata “Lushnja”, e cila mori përsipër tërë veprimtaritë

përcjellëse të Pirros për në banesën e fundit në Atdhe, organizoi

më 13 maj homazhe pranë trupit të tij dhe e përcolli për në

Lushnje.

Më 14 maj 2006 në orën 12.00, arkivoli me trupin e të

ndjerit Pirro Gjeçi u vendos në hollin e muzeut të qytetit ku

qytetarët dhe autoritetet lokale e qendrore bënë homazhe dhe

morën pjesë në përcjelljen e tij në banesën e fundit.

99

HOMAZH PËR ILMI LATËN DHE

PUSHTETIN SHQIPTAR

- Në 15 vjet, me 2 – 3 kalime në vit, Ilmi Lata nga Katundi i Ri i

Dibrës, ka kaluar maleve të Greqisë 30 – 40 herë, një rekord i

emigracionit shqiptar...

E kam në sy Luzninë, që ditën që vështrimi im u bë i

ndërgjegjshëm, që kur fëmijë ende i vogël dilja në kodër pak

metra larg shtëpisë time dhe vështroja fushën e Çapit,

shelgjishtet dhe vrrinishtet në deltën e Drinit, kur hapte krahët

i çliruar nga ngushtica e Hoteshit dhe i mbyllte ato kur futej në

ngushticën e Muhurrit.

Më vonë, kur kapa metrin e gjatësisë trupore, kur munda

të kaloj shelgjishtet dhe vrrrinishtet e të hyja mes dallgëve të

Drinit me dy kunguj ujzë në të dy anët e mesit, mjeti praktik i

kohës për të mësuar notin, kur një ditë gushti do të arrija ta

kaloj lumin e të futesha mes lajthishtës për të mbledhur kokrrat

e arrira, do të shkelja për herë të parë në tokën e Katundit të

Ri.

Më vonë, në rininë time, kur do të emërohesha agronom

në lokalitetin e Muhurrit, do të shkelja për herë të parë fshatrat

e Luznisë: Katundin e Ri, Arapin e Poshtëm dhe të Epërm,

Lishanin e Poshtëm dhe Epërmin dhe të fundmin, Hoteshin,

prapa një zabeli dushku do të futesha në “klasën e parë” të

shkollës së Luznisë.

100

Do t’i kthehesha odës së kësaj shkolle disa vite më vonë,

kur isha burrëruar dhe kisha mësuar të lexoja e të përktheja

fjalën fluturake të kësaj shkolle, të gjeja midis fjalës alegorike

fjalën e mençme të popullit që ishte rritur e përcjellë brez pas

brezi.

Luznia është një nga vendet më të varfra të Dibrës. Katundi

i ri, atë copë tokë që ia kishte falur natyra, e kishte në mëshirën

e Drinit. Ujërat e tij herë ia jepnin e herë ia merrnin, herë ia

përcillnin Cetushit, Ushtelencës e Brezhdanit e herë ia kthenin

atij. Kjo derisa një pritë e betontë ia ndali hovin e uji mori të

rrjedhë mes për mes deltës së gjerë. Hoteshi në atë copë që

zotëronte mbillte misër e perime. Qepët, specat, kastravecët...e

Hoteshit ishin në krye të tregut. Dy Arapët, i Poshtmi dhe i

Epërmi, Dy Lishanët, i Poshtmi dhe i Epërmi dalloheshin për

arrat dhe dardhat dimërore, që me rrënjë mbanin mejat e

tarracave dhe me fruta “Bukën“ e fëmijëve. Them “bukën“,

sepse (siç do të mësoja kur të formohesha me dije shkencore,

vlera e një kilogram arrash është e barabartë me vlerën e shtatë

kilogramëve mish gjelle dhe ato katër kokrra – një vole – arra

që nëna i fuste fëmijës në çantë për ta ngrënë në pushimin e

gjatë të mësimeve ishin baras me katër qofte)...

Me kaq sa u kishte dhënë natyra atyre fshatrave, jeta ishte

e vështirë. Ata, për ta përballuar atë, për ta mbajtur në këmbë,

i ngjiteshin malit të Pratit dhe prisnin drurët e mëdhenj të ahut

për lëndë ndërtimi e dru zjarri, zbrisnin në Minierën e Mermerit

dhe prisnin kubet e mëdhenj disa tonësh, që merrnin rrugët e

Evropës e shkonin deri në Japoninë e largët. Damari i kuq i atij

mermeri ishte i famshëm dhe i kërkuar edhe në një vend të

tillë si Greqia, edhe në një vend të tillë si Italia të përmendur në

mijëvjeçarë për karrierat në qiell të hapur të mermerëve të

bardhë. Luznakët ishin të lidhur me mirëmbajtjen e pyjeve,

me kërkimet gjeologjike, madje edhe me vepra të tilla të mëdha

si ato të Vaut të Dejes, Fierzës e Komanit si çarës të zotë të

tuneleve. Kishin edhe një spital në Katund të Ri. Kishin edhe

një shkollë të mesme në Lishanin e Poshtëm...

101

I kam jetuar dhe studiuar këto në udhëtimet dhe në bujtjet

e shumta në familjet luznake, i kam studiuar e ruaj shumë

shënime për jetën dhe njerëzit e kësaj treve ku ka lindur dhe

ka rrënjë të thella Alegoria Dibrane.

Nuk e di në se i din lexuesi rrënjët e njërit prej romaneve

më në zë të shkrimtarit devollit Dritëro Agolli. “Njeriu me top“

u mor nga Luznia për t’u përcjellë në historinë e Luftës

Antifashiste Nacionalçlirimtare si personazh i veçantë

popullor. Emrat e heronjve të Dritëro Agollit janë emra të fiseve

të Luznisë, emra të fisit Mate e Gruda, Fizi e Mera...

Dritëro Agolli mortajën që hodhi predhën nën shënjestrën

e një punëtori – rob italian nga Arapi i Poshtëm në Lishanin e

Poshtëm, në drejtim të kullës së fisit Mere, e bëri TOP. Plaku

Mere dhe Mato Gruda janë pjesë e një historie të gjatë

vëllavrasjesh që thonë se ka marrë 36 jetë, nga njëra e tjetra

palë...

U zgjata shumë në histori, në kujtime të hershme. U zgjata

për të thënë se Luznia e varfër në burime jetese një ditë, kur

çdo burim pune në zonë do të shuhej, kur do të mbyllej miniera

e Mermerit të Kuq dhe puna në pyjet e Pratit, do ta ndjente

veten të varfër e më të varfërve.

U zgjata për të treguar se vendi ku lindi dhe u rrit Ilmi

Lata, ku i ka mbetur “me duar në gji“ familja, pa plëng e pa

shtëpi, pa derë ku të trokasë për një copë bukë, është i harruar.

Dhe po të mos kishte ndodhë që një plumb pistolete i një ushtari

grek të mos kishte goditur në kokë e t’i kishte marrë jetën në

moshën dyzet e pesë vjeç Ilmi Latës, askush nuk do ta kishte

përmendur. As media, as gazetat, as televizionet vendës e të

huaj, as Ministria e Jashtme... As edhe deputeti i zonës z. Kaleci

nuk do të ishte ngjitur në tribunën e parlamentit e të fliste duke

e përmendur me emër e mbiemër.

Më erdhi mirë që për herë të parë pas kaq vjetësh dëgjova

e lexova pjesë të një proteste të Ministrisë së Jashtme Shqiptare

për një ngjarje “në kufi“. Veçse, pasi e dëgjova dhe e lexova

atë, ndjeva pak ftohtë, të ftohtë që më hyri në shpirt dhe më

102

ëri të mendoja thellë. Në media flitet se Ilmi Lata kishte 15

vite që emigronte në vendin fqinj për të mbajtur me bukë

familjen, se ishte baba i 5 fëmijëve dhe la pas një gjendje të

mjeruar ekonomike, se kishte marrë para borxh për t’u nisur

për në Greqi ku e priste i biri i tij 16 vjeçar edhe ai emigrant në

Greqi, se ai e bënte 2 – 3 herë në vit rrugën për në Greqi...

Këtë detaj tragjik të jetës së Ilmi Latës nuk e dëgjova e

lexova të përshkruhej as në komunikatën e Ministrisë së

Jashtme dhe as në prononcimin publik në Kuvend të deputetit

të së djathtës shqiptare në Dibër.

Ky nuk është një detaj i veçantë i një njeriu të veçantë,

nuk është vetëm i Ilmi Latës nga Luznia, por i dhjetëra e mijëra

“Ilmi Latave“ nga e gjithë Shqipëria.

Ai ishte baba i pesë fëmijëve. Atë e priste një djalë 16 vjeç

(një fëmijë që është dislokuar diku në hapësirën greke për të

punuar për bukën e vëllezërve dhe motrave të veta, për veshjen

dhe mbathjen e nënës së tij !!!???).

A ka moment më tragjik se ky për jetën e një brezi që vjen

e hynë në jetë “për bukën e gojës” në vend që të hyjë për

“bukën e dijes“?!

Ilmi Lata kishte 15 vite që shkonte e vinte në Greqi “2–3

herë në vit “. Ilmi Latës i bie që gjatë këtyre viteve të ketë bërë

30 – 40 udhëtime maleve, për të punuar për disa muaj e për

t’u kthyer për disa ditë tek familja për “drutë dhe zahirenë e

dimrit“! ...

Në botë ka lloj - lloj rekordesh “ginis“, të të gjitha llojeve e

ngjyrave deri tek ai se kush ha më shumë sanduiçë në një njësi

kohe të caktuar. Ilmi Latës i takon një rekord i tillë, i takon të

shkruhet në librin e rekordeve të “udhëtimeve të dhimbshme

të jetës“. Por ajo që i takon atij dhe pushtetit e shtetit zyrtar në

Shqipëri është fakti se ky njeri që ka punuar e jetuar për

pesëmbëdhjetë vjet rrugëve të vështira të kurbetit duhet të ishte

trajtuar si emigrant, duhej që ai dhe fëmija e tij duhet të ishin

legalë, njerëz që me djersë dhe gjak i jepnin jetë punës dhe

jetës në fqinjin tim jugor.

103

Fakti që në Greqi ka një numër të madh emigrantësh pa

dokumente, faktet se shteti grek vazhdon t’i trajtojë emigrantët

si peng, si skllevër të punës së zezë, t’i rrahë, t’i torturojë (kujto

skandalin e publikuar pak ditë më parë), t’u grisë pasaportat,

t’i urrejë dhe t’i vrasë, duhet të kishte tërhequr me kohë

vëmendjen e shtetit dhe pushtetit në Shqipëri.

Fakti që Shqipëria edhe pas shtatëmbëdhjetë vjetësh i

përcjell djemtë dhe burrat e saj me qefin në kokë deteve dhe

maleve dhe rrjedha e gjakut të ri shqiptar formon lumë, duhet

të kishte shqetësuar si të majtën, po ashtu edhe të djathtën

shqiptare në ngjitjet dhe zbritjet në karriget e shtetit dhe të

pushtetit.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, me zë të ulët, lutës, lypës,

më në fund e tha një fjalë. E tha nëpër dhëmbë, nuk e dëgjoi

kush, nuk e dëgjoi as ajo vetë.

Deri kur shqiptarët do të jenë peng të një shteti, të shtetit

të vet pa sy, pa veshë e pa zë ?

Deri kur shqiptarët do ta kërkojnë bukën thatë në vende

të tjerë nën shënjestra pushkësh të vendeve të tjerë?

104

NJERËZ TË PUNËS

Afrim Karame: “Më pëlqen të jemi të bashkuar”

Ishim parë disa herë, por fort e fiksova në një veprimtari

të shoqatës së lushnjarëve. U fol shumë për të. U fol si futbollist

dhe si njeri. E lamë që të takohemi këto ditë. Më mori në telefon

të martën në mëngjes. Më tha se atë ditë ishte paksa më i lirë.

Më dha adresën. Më priti në stacionin e Dhafnisë me “fiatin”

e tij. U ulëm e biseduam. Pastaj dolëm dhe pamë shtëpinë e tij,

një vilë e bukur. Njoha këtu Afrim Karamen, njeri të punës

njëzetekatërorëshe...Njoha një njeri me vlerë njëzet e katë

karat...

- Ku linde Afrim?

- Në radhë të parë ju falenderoj që erdhët dhe më patë

këtu në fund të Greqisë.

Kam lindur në Lushnjë në vitin 1951. Kam punuar e kam

jetuar atje. Kam luajtur futboll rreth njëzet vjet.

- Me kë?

- Me “Traktorin” e Lushnjës. Kam qenë një nga lojtarët e

“Traktorit”. Për meritat e mia nuk dua të flas, por kam lojtur

me ekipin e parë njëmbëdhjetë vjet. Tani punoj dhe jetoj këtu

në Greqi, bashkë me familjen time.

- Stadiumi i Lushnjës ka pasë emrin e një lojtari të madh të

skuadrës së “Partizanit”, që ka shkëlqyer në vitet ’50-të dhe fillimin

e viteve ’60-të.

- Roza Haxhiu...

105

- Po. E mban ende stadiumi emrin “Roza Haxhiu” ?

- Roza Haxhiun e kam pas trajner kur isha pionier. Ishin

vitet e para të futbollit. Ishte, për mua, një futbollist i

paarritshëm, ishte një figurë e madhe. Më kujtohet momenti i

përcjelljes së Rozës. Ishte një varrim madhështor në Lushnje.

Stadiumi e mban edhe sot emrin e tij. Me ardhjen e pushtetit

të demokratëve ia hoqën emrin stadiumit për dy vjet. Tani ia

kanë rikthyer prap.

- Më the se ke ardhur para gjashtëmbëdhjetë vjetësh. Si erdhe?

- Erdha me këmbë si të gjithë të tjerët. Kalova kufirin dhe

erdha drejt e në këtë dyqan, ku po bisedojmë. Më pruri kunati,

më njohu me pronarët e dyqanit, i cili merrej kryesisht me

kurorat për varrime, dyqan lulesh. Fillimisht punova si punëtor

i thjeshtë. Punova si memec se nuk dija asnjë fjalë greqisht. I

dhashë kurajo vetes, shkruaja fjalorin, fjalët, fjalitë dhe ia thoja

të nesërmen në mëngjes pronarit ose pronares, e cila ishte një

grua që më ndihmonte shumë. Mësova zanatin mirë. Nuk kisha

dëshirë të rrija përgjithmonë, ashtu si nuk kishin dëshirë të

gjithë shqiptarët, e kishja mëndjen të ikja. Grumbulloja para

që të bëja një diçka. Bleva një tokë në Lushnje. Doja të bëja një

dyqan të tillë edhe në Shqipëri. Futa paratë në piramida, para

të cilat i humba të gjitha, çka më preu rrugën për t’u kthyer në

vendlindje.

- Çfarë shkolle ke mbaruar?

- Kam mbaruar arsimin e mesëm elektrik e mekanik.

- Nga elektrikja tek lulet! A ka ndonjë lidhje?

- Asnjë lloj lidhjeje. Kjo punë që kam filluar unë nuk më

lejon të bëj asnjë lloj pune tjetër. E kam humbur punën e

elektricistit. Edhe shtëpinë time kur e kam bërë, se kam bërë

shtëpinë time këtu, kam marrë një shokun tim nga Tirana që

ka qenë në Lushnje inxhinier elektrik.

- Ku e keni bërë shtëpinë?

- Këtu, në Athinë, pesëdhjetë metra prej këtu. Ajo atje lart,

trekatëshe, është shtëpia ime dhe e fëmijëve të mi. E kam bërë

bashkë me fëmijët.

106

- Kur thua “bashkë me fëmijët” çfarë do të thuash?

- Vitet e para të miat ishin shumë të vështira. Punonim orë

e pa orë, sepse kjo është një lloj pune që nuk njeh orar. Është

punë njëzetekatërorëshe. Unë, përveçse punoj në këtë

magazinë, bëj çdo ditë edhe punë të dytë apo të tretë. Merrem

kryesisht me varrime. Merrem me “grafi teleton”, me njerëz

që më thërresin dhe u bëj punën. Po këto punë nuk i kam bërë

vetëm, i kam bërë bashkë me fëmijët. Djali i madh e ka filluar

punën bashkë me mua që dhjetë vjeç. E quajnë Amarildo...

- Paska emrin e futbollistit të madh brazilian, atij që luajti në

këmbë të Peles.

- Emrin ia vuri daja i tij, sepse është tifoz i Brazilit. Djali

është futbollist shumë i mirë. Është një futbollist pa shpresë,

siç janë të gjithë shqiptarët. Ka qenë me ekipin e Shpresës së

Shqipërisë. Djali i dytë Endri, edhe ai pasi u bë dhjetë vjeç,

filloi të punonte me mua. Ai nuk u bë futbollist, pavarësisht se

ishte më i talentuar se i madhi, thjesht se nuk e kishte qejf.

Djali tashti punon në një dyqan si ky i imi, këtu afër, në të

njëjtin profil.

- Sa vjeç i keni fëmijët?

- Djali i madh është 26 vjeç, i vogli është 24, vajza është 14

vjeçe. Vajza është në vitin e fundit të gjimnazit.

- Po gruaja?

- Gruaja është ajo që më ka dhënë krah e forcë, është ajo

që ka qenë ekonomia e shtëpisë. Është ajo që më ka ndihmuar

në të gjitha proceset e jetës. Është ajo që më ka mbajtur. Puna

jonë është një punë njëzetekatërorëshe, punë që nuk njeh as të

shtunë, as të dielë dhe as ditë pushimi. Të gjitha ditët ishin

njëlloj për ne, ditë e netë pune të vazhdueshme. Vetëm me

punë dhe me ndërgjegje të pastër, duke bërë sakrifica jo në

dëm të shëndetit. Ne e mposhtëm atë “unin” e shqiptarëve,

punuam këto vite dhe unë jam munduar t’u le diçka fëmijëve.

Puna ka qenë e përbashkët.

- Si e quajnë gruan?

- Gruan e quajnë Pranvera, shkurt Vera. Ka punuar në

107

postë në Lushnje. Ishte ajo që më dha gjithë ato që kam sot. Ka

punuar në dyqan, ka rritur fëmijët në shtëpi, na ka larë e

ndrruar, na ka bërë ushqim të ngrohtë.

- Shtëpinë si e bëre?

- Nuk kisha ndërmend të ndërtoja shtëpi këtu. Më humbën

lekët në firmat piramidale. U kthyem nga Shqipëria pa asnjë

lek në xhep. U kthyem dhe iu vumë punës me trefishin e

forcave, kur i thonë, pa shikuar ditë pushimi apo festa argëtimi.

Bleva tokën. E bleva lirë, e gjeta këtu afër, 170 metra katrorë.

Më lejonte të ndërtoja. Hodha themelet dhe nisa ngritjen

ngadalë-ngadalë, duke ndërtuar e duke punuar. Tani kam

ndërtuar dy kate. Jam futur brenda. Djali i madh është fejuar

dhe jeton në shtëpinë e tij. Unë jam në shtëpinë time. Tani po

ndërtoj katin për djalin tjetër...

- Morët ndonjë kredi për ndërtimin e shtëpisë?

- Nuk mora kredi. Shtëpinë e ngrita me punën e

përditëshme timen dhe të familjes sime. Merrja para dhe jepja

para.

- Je në një punë të respektuar, por jo të preferuar, një punë që...

- E kanë si frikë.

- Si keni ecur midis këtyre dy anëve?

- Unë në fillim e kam pasë të vështirë. Ishte ai mentaliteti,

“të merresh me të vdekur”. Sot them që çdo lloj pune ka

rëndësinë e saj, ka nderin dhe dinjitetin e saj. Puna është ajo

që na mban gjallë. Në qoftë se nuk do të punojsh nuk do të

kesh as të mira materiale, nuk do të kesh asnjeri. Ky është

koncepti im për punën.

- Të shoh që je aktivist i shoqatës “Lushnja”. Si e ndjen veten

në këtë veprimtari shoqërore?

- Aktivizimi im me shoqatën “Lushnja” nuk është rastësi.

Unë jam marrë me veprimtari gjatë gjithë jetës sime, në radhë

të parë si futbollist, por edhe si veprimtar në Shqipëri. Më bren

dëshira që të merrem me diçka, të merrem me njerëzit. Shokët

dhe miqtë e mij si Jovani, Mihali, Jorgji dhe të tjerë më dhanë

dorën dhe më tërhoqën. Më pëlqen të jemi të bashkuar. Më

108

pëlqen të dëgjoj zërin tonë të pastër. Më pëlqen shoqëria, të

flasim e këndojmë shqip, të bëjmë ndonjë gjë të mirë për

atdheun.

- Në Greqi jeni marrë me futboll?

- Jo. Jam marrë vetëm me stërvitjen e dy djemve, me

kujdesin për ta.

- Faleminderit për bisedën. Ju uroj ju, familjes, në veçanti

Amarildos që të bëhet një Amarildo Karame i madh, një Amarildo

shqiptar.

- Faleminderit.

109

ALEKSI

Sa kilometra rrugë mund të bëjë njeriu në ditë7? E kam

fjalën për një njeri që del nga shtëpia në orën dhjetë të mëngjesit

dhe kthehet nga ora 10 – 11 e mbrëmjes? Një njeri që ecën me

një hap monoton, të ngeshëm, që ecën duke kërkuar me sy, që

hyn në biseda me njerëzit… Nuk e kam fjalën për një këmbësor

që ka një objektiv të caktuar dhe u mëshon këmbëve që të arrijë

sa më shpejt…

Aleksi, me të cilin bisedoj, nuk më jep përgjigje. “Eci, thotë,

gjithë ditën u bie rrugëve dhe rrugicave të Athinës, nga Agio

Nikolao ku banoj, në Omonia, Sintagma, Manastirion, Thision

e deri në Akropoli. Po nuk luejte këmbët, - thotë populli ynë, -

nuk luan dhëmbët…”

Me Aleks Çerepin kemi qenë komshinj për disa vjet,

komshij që i kishim dyert pa çelsa e tenxheret pa kapak. Tani

jemi larguar ndonja pesëqind metra larg, por prap se prap

jemi komshinj. Unë zakonisht e takoj rrugëve e shesheve, kurse

gratë mblidhen e kuvendojnë deri vonë të paktën njëherë në

javë. Mblidhemi edhe ne me nga një gotë raki Shqipërie përpara,

por pak më rrallë, me sebepe. Ai ka dy fëmijë, një djalë dhe një

vajzë, fëmijë punëtorë, të sjellshëm, mbi të gjitha të etur për

dije. Të dy fëmijët mbaruan këtu shkollën e mesme, liqion, siç

i thonë vendasit, dhe tani po përgatiten për t’u futur në

universitet. Lolës i pëlqen mjekësia, puna në laboratorët

mjeksor, specialitet që e mori në shkollën e mesme, por që

dëshiron ta përvetësojë në nivel universitar. Djalit, Lencit, i

110

pëlqen informatika, punët elektrike e elektronike.

Aleksi në Shqipëri ka punuar si saldator, ka qenë pjesë e

montatorëve të kombinatit metalurgjik të Elbasanit. Shpresa

ka bërë një specializim në Kinë për analiza laboratorike të

metaleve. Këtu punon si ndihmëse shtëpiake, siç i quajnë gratë

që punojnë nëpër shtëpitë e grekëve. Fëmijëve kanë dëshirën e

madhe t’u japin arsim universitar. E kush prind nuk e don

fëmijën mbi veten? Më të kulturuar, më të arsimuar, më të aftë

për të përballuar sfidat e jetës?

Aleksi shet llotari. Me shitjen e tyre e ka lidhur jetën e vet,

të ardhurat e familjes dhe bazën ekonomike për t’i futur

denjësisht fëmijët e vet në shoqëri. Ankohet se që kur u hoqën

nga qarkullimi ksistotë, ato karta fati që në Shqipëri quhen

“Gërvisht e fito”, puna ka ra dhe të ardhurat janë ulur.

Shpreson se qeveria do të bie një ditë në ujdi me pronarin e

tyre, miliarderin Kokali, për t’i rivënë në qarkullim. Këtë ma

ka thënë sa herë jemi shtruar duke pirë kafe. Iku një qeveri

dhe erdhi tjetra, iku një parti dhe erdhi tjetra. Ai shpreson.

Shpresa për njeriun shuhet e fundit. Por, me sa duket, qeveritë

dhe miliarderët e kanë vështirë të merren vesh. Duke qenë të

një race, të një ngarkese elektrike apo manjetike, ata shtyjnë

njëri-tjetrin. Viktima të kësaj shtyrjeje janë njerëzit e punës,

ata që bëjnë dhjetë-dymbëdhjetë orë punë në ditë për të marrë

përqindjen – sadaka të plutokracisë.

Aleksi vazhdon çdo ditë rrugën e tij. Dymbëdhjetëtrembëdhjetë

orë rrugë në shi e dëborë, në vapën e prapë

athinase. Ai nuk e ka matur se sa kilometra rrugë përshkon

në ditë. Unë, me atë masë hapi që hedh, them se Aleksi bën më

shumë se njëzet kilometra. Ky është mendimi im. Po ju sa thoni

bën?

111

KËRKOI NJË ÇELËS E NDEZI NJË DRITË...

E njoha në një veprimtari letrare, tek kujdesej për

bashkatdhetarët, që ata të ndjeheshin të qetë e të gëzuar. E

pashë kur u ngjit në tribunë e foli fjalë me peshë, me mend e

me vend. Kërkova ta njoh më shumë, për vete dhe për

emigrantët. E gjeta në zonën e Marusit, në Agiu Konstandinu

57, në një mjedis komod…

- Ku ke lindur?

- Në Vlorë.

- Kur ke lindur?

- Në vitin 1967.

- Çfarë shkolle mbarove në Shqipëri?

- Të mesmen gjeologjike. Mbarova teknikumin në Qytetit

Stalin atëherë, sot Kuçovë.

- Çfarë profesioni?

- Gjeologji nafte.

- E ushtrove në Shqipëri punën e gjeologut?

- Jo.

- Kur ke ardhur në Greqi?

- Në dhjetor të ‘90-tës. Kam ardhur atëhere kur nuk kishte

shqiptarë, ishin vetëm ata që ishin arratisur.

- Si erdhe?

- Si “turist”.

- Çfarë mban mend nga dita e parë e ardhjes në Greqi?

- Do ta them në mënyrë artistike. U futa në një dhomë të

errët. Kërkoja një çelës për pak dritë. Me vështirësi e gjeta çelsin.

112

Megjithatë nuk mendova asnjëherë që nuk do ta gjej.

- Ku e gjete këtë çelës?

- Në një faqe muri.

- Po në jetë?

- Në faqe të saj gjeta çelsin që mund të hapi çdo derë.

- Ditën e parë të punës si e ke përjetuar?

- Shumë e kujtoj. E vështirë, shumë e vështirë. E mbaj mend

shumë mirë, tek kisha ngelë pa asgjë. Kam punuar në vjeljen e

portokalleve në Argos. E fillova punën në bujqësi, në një lloj

pune e në një vend që nuk e kisha menduar kurrë. Kushtet e

jetës të detyrojnë atë që nuk e ke menduar ndonjëherë.

- Sa portokalla ju kishin detyruar të mblidhnit?

- Nuk e mbaj mend sasinë, por kohën e mbaj mend: Nga

mëngjesi deri në darkë.

- Sa u paguanin?

- Katër mijë dhrahmi.

- Nga Argosi ku vajte?

- Mora atë shumë që më duhej për fillimin dhe erdha në

Athinë.

- Po ditën e parë të punës këtu e mbani mend?

- Po. Në një frigorifer ruajtje frutash. Transportonim,

lëviznim arkat e konteinierët, paketonim portokalla, mollë,

mandarina e fruta të tjerë.

- Kur erdhe ishe vetëm apo me familje?

- Vetëm, vetëm.

- Më tej si vazhdove?

- Mësova greqishten.

- Çfarë metode ndoqët?

- Vetë. Duke lexuar, duke shkruar, duke fiksuar detaje nga

jeta, duke ndjekur emisionet televizive. Këngët në veçanti më

ndihmuan shumë. Vetmia kërkon shoqëri. Unë nuk kisha asnjë

me vete. U mundova që të krijoj një bagazh të tillë nëpërmjet

emisioneve dhe këngëve që të ishin shoku im i ditës.

- Më tej si vazhdove, për të ardhur deri këtu, në Interamerican?

- Njoha gjuhën greke, jetën greke këtu. Më tërhoqi kjo,

113

sepse njeriu ka dëshira, nga ata që ne i kishim të vuajtura nga

sistemi i mëparshëm dhe kërkoja të çlirohesha me rininë time

me formën që gjeta këtu. Fillova të kërkoja diçka më të mirë.

Shfrytëzova njohuritë dhe shoqërinë, derisa erdhi momenti që

u futa në këtë shoqëri të madhe.

- Si erdhi ky moment?

- Momenti erdhi, ndër të tjera edhe të asaj që thashë më

parë, se njeriu po qe se është i drejtë, i sinqertë dhe punëtor do

t’i gjendet dikur një dorë që ta marrë e të bëjë punën e duhur.

- Cila ishte kjo dorë për ju?

- Njohja me zotin Parangopulos.

- Kush është ky?

- Është drejtori im.

- Si u njohët?

- Diku, në një vend, me anë të një mikut tim, u takuam

dhe biseduam. Atij i pëlqeu biseda, sinqeriteti dhe horizonti

im. Më tha: “A do të doje të bashkëpunonim bashkë?” I thashë:

“Ju me të vërtetë më ftoni, por unë e ha një pjatë groshë tani.

Ju më premtoni që të ha dashin?” Ai më tha “Ju mund ta hani

edhe dashin, por kur ta vendosni vetë. Mbani groshën dhe,

kur të mendoni se erdhi koha e dashit, atëherë do ta hamë dhe

atë”.

- Çfarë viti ke filluar punën në Interamerican?

- Para pesë vjetëve.

- Cila është detyra juaj këtu?

- Detyra ime është që të informoj njerëzit. Ajo nuk ka të

bëjë shumë me biznesin se sa ka të bëjë me humanizmin, me

ndihmën ndaj njerëzve në nevojë kushdo që të jetë; grekë,

shqiptarë, polakë, rusë të të gjitha kombeve e kombësive. Mua

më vjen mirë që erdhi dita që katakteri im gjeti vetveten

pikërisht në këtë punë. Në karakterin tim halli i tjetrit është

edhe halli im. Vij atje ku duhet. Në qoftë se ai më thotë një

hall, jo të më kërkojë t’i bëj diçka, por menjëherë, duke u njohur

me problemin, menjëherë ingranohem të gjej mënyrën se si

mund ta ndihmoj. Dhe në të shumtat e rasteve kam pasur

114

mundësinë që t’i ndihmoj për arsye se e tillë është puna dhe

dëshira ime.

Dje takova një shqiptar, Murat Alia e quajnë, i cili më bëri

krenar për fëminë e tij. Djali i tij është në Shqipëri. Ai mbaroi

shkollën e mesme, duke qenë i shkëlqyeshëm në rang kombëtar,

por edhe ndërkombëtar. Ai ka marrë medalje të arta në fizikë

në konkurset e zhvilluara në Meksikë, Maltë, Qipro e diku

tjetër. Ai ka marrë tre medalje ari dhe një argjendi në fizikë.

Unë i tregova rrugën për ta çuar djalin përpara. I thashë që

djali juaj me tërë këto medalje dhe tërë këto gjuhë që flet

rrjedhshëm i ka dyert e hapura kudo. E drejtova në ambasadën

amerikane këtu dhe nga sa kam komunikuar çdo ditë, rrugët e

djalit të tij janë hapur e po shtrohen.

- Jeni i martuar?

- Po. Kam edhe një djalë 12 vjeç, Nikolën.

- Po gruaja?

- Është nga Vlora. Ka mbaruar për floktari.

- Djali si është me mësime?

- Është në një shkollë franceze. Mua më ka pëlqyer

gjithmonë sistemi francez i edukimit. Është paksa i rreptë, por

është kërkues.

- Si e sheh të ardhmen?

- E ardhmja ime është e mirë. Në qoftë se atëherë kur kërkoja

dritë ishte vetëm errësirë dhe gjeta çelësin për të hapur dritën,

tani gjithçka është më e thjeshtë. Çdo gjë varet nga dëshira

dhe mundësitë e mia.

- Tani e ke dritën…

- Të plotë. Vetëm se tani do ta drejtoj atje ku dua unë,

edhe në kthinat më të errëta që nuk i kap drita e përgjithshme.

Do marr tani edhe një dritë dore dhe do të shikoj se duhet të

gërmoj më tej. Dëshira ime për të ardhmen është që të bëjmë

diçka. Kjo është modeste, mos keqkuptohet nga ata që do ta

lexojnë, se çfarë unë mund të bëj për bashkatdhetarët e mi

nëpërmjet këtij profesioni. Dhe jam në gjendje të bëj shumë

më tepër në qoftë se të gjithë do kenë mirësinë që të

115

ashkëpunojnë me mua. Ata më japin forcën që unë të kërkoj

akoma më tepër.

- Je në Athinë. Kur dikush përmend emrin Vlorë, si e ndjen

veten?

- Menjëherë fluturoj në Vlorë, në vendin tim, në fëmijërinë

e në rininë time, në rrugicat, këmbëzbathur, kur luanim në

plazh. Kujtoj shoqërinë, atë shoqëri që ishte aq e pafajshme,

aq e çiltër që sot nuk e gjen.

- Për lexuesin e “Emigranti-t”, çfarë mesazhi keni?

- U uroj të gjithëve në profesionet e tyre suksese, lumturi

në familje dhe mbi të gjitha shëndet se pa shëndet nuk ka

suksese në jetë. Uroj që të jenë sa më mirë në të ardhmen, të

kërkojnë diçka nga jeta e tyre. Ka shumë që mund të kërkojnë

vetëm ata të hapin, të gërmojnë. Të ndjekin porosinë e plakut

si në atë mesazhin e moçëm… ”Një baba, para se të ndrronte

jetë i thërret tre djemtë e tij dhe u thotë: Në arën tek burimi

kam fshehur një qyp me flori. Gërmojeni se do ta gjeni dhe do

të jetoni të lumtur. Djemtë, menjëherë pasi përcollën babain

në banesën e fundit, rrokën kazmat dhe filluan ta gërmonin

arën thellë e më thellë. Gërmo e gërmo, por qypi nuk po dukej.

Kur e mbaruan gërmimin, ndërsa ishin ulur në krye të arës, të

lodhur e të djersitur, vëllai i vogël tha: E punuam se e punuam;

a nuk e mbjellim vreshtë? Ashtu bënë. Kur kuckat e hardhive

u mbushën me rrush e botet me verë, atëherë e kuptuan

mesazhin e babait, gjetën rrugën e vërtetë drejt “floririt”, gjetën

qypin e fshehur në arë…”

116

EQEREMI DHE LINDITA

Kur hidhte hapat e para në atë pjesë të jetës kur njeriu

qëndron vetë në këmbë dhe nuk ia ka qejfi ta kapë kush

përdore, shorti i ra të bëhej mësues. E donte këtë profesion me

të cilin njeriu përballet për herë të parë në jetë, atëherë kur i

mësojnë dhe mëson gërmat e para në rrugën e rritjes drejt

dijes…

Pasion kishte edhe penelin. Bukuria e Shkumbinit kur i

hyn në mes qytetit duke e ndarë më dysh, epika e maleve që

tjerrin retë, Strava, rrënjëz e të parëve, me pyjet e pamatë dhe

livadhet ku këndojnë në kor bilbilat, ngjyrat e natyrës

veçanërisht në vjeshtë kur ajo lë petkun e gjelbërt dhe nis të

hedhë supeve jorganin e bardhë… e ngacmonin që t’i merrte

ngjyrat dhe t’i hidhte në fillim në letër e më vonë në kanavacë.

Veçanrisht kjo dëshirë iu bë pasion kur, mësues në zona të

thella, në Letëm e gjetkë, vëzhgonte jetën në tërë përmasat e

saj…

Shkollën e lartë e mori me korrespondencë, ashtu siç e

merrnin të gjithë ata që matematika e jetës i detyronte të

punonin dhe mësonin. Ëndrra që një ditë të ulej në bangën e

Institutit të Arteve, të mësonte pikturën dhe skulpturën e vjetër

dhe të re, mbeti në kufijtë e utopisë…

U martua. Lindita, nga një familje soji, u bë pjesë organike

e jetës së tij. E njohu në Letëm ku ishte mësues. Prindërit, dhe

veçarisht e ëma, bijë e Letmit, vinin shpesh në fshatin e bukur

midis maleve të lartë e pyjeve pambarim. Atje u kryqëzuan

117

vështrimet e sytë u thanë shpirtrave se janë për njëri për tjetrin,

përjetë. Veçanërisht lidhja e tyre u bë nyje e fortë kur në jetë

erdhi fëmija i parë. Ia vunë emrin Erlis. Midis lisave të lartë ai

ecte mëngjeseve kur shkonte në shkollë e masditeve kur kthehej.

Aroma e tyre, sidomos në pranverë kur plas gjethi, ia mbushte

shpirtin me gaz e hare. Mori Erën, mori edhe Lisin. I vuri bashkë

dhe ata formuan emrin e djalit… Erë-lis, Erlis Elezi…

Shpejt do ta linte djalin dhe gruan. Rroga e mësuesit, e atij

profesioni që duhet të jetë kryeprofesion e duhet paguar si i

tillë, ishte kaq e ulët sa nuk mbulonte dot as qeranë e shtëpisë

e jo më të tjerat…

Një shok i fëminisë, më i miri dhe më i ngushti, Shpëtim

Hyka, e thirri të vijë në Greqi. Shpëtimi kishte kaluar shtatë

herë malet, derisa një ditë kishte arritë të ngulej në fillim në

Thiva e më pas në Athinë. E la klasën, i la nxënësit që i donte

dhe e donin dhe u ra maleve në këmbë. Eci ditë e natë derisa

arriti në Thiva. Atje e priste Shpëtimi, atje e lidhi edhe ai jetën.

Në fillim në bujqësi e më vonë, kur zbriti në Saranta, në atë gji

të vogël kundruall Korinthit e Ksilokastrës në bregun tjetër,

me peshkimin, u bë peshkatar në një kaike të vogël…

…Punonte pa parë kur lind e perëndon dielli. I mungonte

familja, fjala e ngrohtë e Linditës, e qeshura e Erlisit…

…Shpëtimi kishte marrë letrat dhe një ditë u nis drejt

Librazhdit. Do të shihte prindërit e do të çmallej me lumin,

malet, shokët, ata që kishin mbetur. Por do të shihte edhe

Linditën dhe Erlisit, për t’i sjellë habere shokut që ishte i ngujuar

në atë fshat të largët, pa letra e hapësirë lëvizjeje. Por jo vetëm

habere, donte edhe t’i sillte ato në Greqi, të rrinin bashkë e të

punonin bashkë. Bleu një vizë, nga ato viza që shitësit betohen

në sojë e sorollop se e kanë marrë me para e mundime në

konsullatë dhe se është e “origjinale”.

Kompiuterat në anën tjetër të Kapshticës ia nxorrën fallco

dhe ai u detyrua të kthehej përsëri në Librazhd me barrën e

rëndë që ngarkon momenti…

Prova e dytë doli me sukses. Një taksixhi nga Elbasani

118

kishte pasë besë, por edhe miq që e kaluan gruan dhe fëminë

lehtë në kufi dhe e zbritën shëndosh e mirë në fshatin e bukur

buzë detit…

…Këtu hodhën rrënjë. Jo rrënjë të vërteta, por nga ato

rrënjë që biologët i quajnë “rrënjë embrionale” e që janë të

përkohshme, se rrënjët e vërteta ai i ka lënë dhe i mban në

vendlindje, në Librazhd. Zunë një shtëpi të vogël nja dhjetë

metra larg bregut të detit. Ai vazhdoi të punojë në peshkim.

Lindita zuri një punë dy herë në javë gjatë gjithë vitit, dhe

gjatë gjithë javës në sezonet verore kur fshati mbushet me

turistë e plazhi i vogël me atë ujë të pastër e ajër të mbushur

me oksigjen gumëzhin deri natën vonë.

…Erdhi një çast që familja u shtua njëherësh me dy frymë.

Në jetë erdhi Dhimitra dhe Jani. Nuk ua prishën Lamit që i

kishte kaluar të nëntëdhjetat e jetës, me të dhe me familjen e të

cilit e lidhi gjuha. Lami është arvanitas dhe flet shqip, është

me rrënjë të vjetra shqiptare i ardhur kushedi sa breza më parë.

Por shqip flasin edhe shumë fshatarë të Sarantës dhe të tjerë të

zonës së Thivas, një shqipe që është kaq pranë shqipes së sotme

sa befasohesh. Binjakët, Dhimitra më e shëndoshë dhe Jani më

i dobët tashmë janë rritur, bredhin pa i marrë kush përdore, i

çon babai mëngjeseve në një kopsht fëmijësh në fshatin disa

kilometra larg dhe i merr në mbrëmje. Kur Lindita na tha se i

kishte lindur binjakët pa u shkëputur një minutë nga puna,

nga lokali drejt e në maternitet, m’u kujtuan nënat tona, gratë

shqiptare, ajo pjesë e jetës së tyre që pak është prekur e pak

është luftuar që të ngrihet në piedestalin e heroikës, gratë që

në rrjedhën e shekujve dijtën të ngasin qetë në arë, të rrokin

pushkën e në istikame, të gatuanin bukën, të lindnin e rritnin

fëmijë…

Eqeremi dhe Lindita tashmë e kanë thurur folenë e

përkohshme të jetës. Them e përkohshme sepse ata, edhe pse

larg, edhe pse kaq vjet mërguar, përsëri i trazon në shpirt e

kaluara, jeta dhe puna në Librazhd. Eqeremi netët i kalon në

peshkim, kurse ditët në punë të ndryshme në fshat. Në oborrin

119

e shtëpisë pak më të madhe se e para ku tashmë jeton me qera,

në një qosh do të shohësh një sërë veglash bujqësore, midis të

cilave edhe një prerëse bari e ferrash, motorike, nga ata korrëse

që në majë të një shkopi të gjatë metalik kanë një sharrë disk

që, duke e futur mes barërave të lartë e ferrrave, pret dhe

pastron. Duart e Eqeremit kanë një vijë të formuar nga fërkimi

i litarëve tek tërheq rrjetat, kanë edhe shenja plagësh të vjetra

e të reja të formuara nga puna në bujqësi. Një jetë në punë e

me punë, një jetë që nuk din ditë pushime e feste.

Eqeremi e ka një merak, një plagë nga e kaluara që në një

çast të bisedës u fut për të bërë vend në kujtesën time. Ai e ka

dashuruar punën e mësuesit, e ka dashuruar siç dashuron

prindi fëmijën. I duket se duke ikur ai u ka atyre vogëlueshëve

një borxh. I duket se i tërë sistemi arsimor në Shqipëri vuan

dhe do të vuaj nga i njëjti borxh. Mësuesit, në periudhën e

kalimit, në një masë të vogël apo të madhe, si të doni mateni,

iu larguan fëmijëve, i ranë në qafë profesionit, ikën nga të qënit

mësues, dhe u kthyen në matrapazë, në njerëz që i shikonin

fëmijët për xhepash, si mall tregu, si burim të ardhurash e

fitimesh. E ka këtë plagë në shpirt e don ta shërojë në mënyrën

e vet origjinale. Ka bërë një listë të fëmijëve parashkollorë e

shkollorë të Sarantës e të fshatrave për rreth. Syrin e ka që një

ditë t’i mbledhë në një sallë, t’i ulë në banga e t’u mësojë të

shkruajnë e lexojnë gjuhën e bukur shqipe. E ka futur në këtë

ëndërr edhe realiteti ku jeton, njerëzit autoktonë prej shekujsh

të ardhur nga malet e Shqipërisë dhe të vendosur aty. Ata e

kanë ruajtur gjuhën shqipe. Ai më mirë se kushdo e njeh dhe e

din këtë gjë. E din se një ditë ata këtë do ta humbin. Dhe do ta

tresin, siç tretet vesa e mëngjesit, sepse ata nuk e kanë shkruar

kurrë atë, nuk janë ulur kurrë në bankat e mësimit të saj. Jo se

nuk e kanë dashtë, por se nuk i kanë lënë. Edhe shqipja e

shqiptarëve emigrantë, në qoftë se një ditë fëmijët nuk do të

ulen në banka e nuk do të shkruajnë e lexojnë shqip,

dalëngadalë do të tretet. Shoqëritë e hapura synojnë lulëzimin

e një gjuhe të përbotshme, duke zvjerdhur e tharë gjuhët e

120

tjera, siç zverdhen, thahen e bijen përdhe gjethet e ahut në

vjeshtë duke krijuar shtresa që kalbëzohen e kthehen në

humus….

… Me siguri, një ditë do të shkruajmë për klasën dhe

nxënësit e Eqerem Elezit në Sarantë të Thivës.

… Me siguri, një ditë do të shkruajmë edhe për pasionin

tjetër të Eqeremit, për pikturën. Do të shkruajmë se si duart e

tij me vraga litarësh rrjetash peshkimi dhe me plagë nga ferrat

dhe drizat mbajnë dhe përdorin penelin, hedhin në kanavacë

ngjyrat e jetës ikanake.

Me siguri…Me siguri…Me siguri…

121

KTHIM NË DASHURINË E PARË

“Sa pak i dhamë atdheut, vëlla,

sa pak i dhamë...”

Në qoftë se doni t’i dërgoni një mesazh, pyesni për numrin

e celularit të tij tek “VATRA SHQIPTARE – Patision 25“. Më

24 shtator 2007 mbush 73 vjet largësi nga vitlindja e tij, 1934...

Në qoftë se doni të mësoni se kush ishte “Dashuria e parë“

e tij, përsëri shkoni tek “VATRA SHQIPTARE – Patision 25 “,

trazoni librat dhe mes tyre do ta gjeni atë.

Në qoftë se doni të dini se kush është, atëherë po ju them

që është një burrë që në pamje nuk e nxjerr në pension, që në

gjallërinë e trupit, të lëvizjeve dhe në mimikën e fytyrës dhe të

shpirtit të tërheq e të bën për vete. Quhet Fehmi Oshafi, me

prindër të ardhur nga Dibra e Madhe në vitet më të vështira të

kombit tonë, atëherë kur në një tavolinë të madhe në Londër

fuqitë e mëdha të botës, me indiferentizmin e kriminelit

profesionist, e ndanë Shqipërinë për palcës së kurrizit, prenë

dhe morën kokat e krahinave, Dibrën, Prizrenin, Gjakovën...

Kosovën, Pologun, Ulqinin, Tivarin...

Në qoftë doni të dini diçka nga jeta e tij, atëherë me siguri

rreth boshtit të saj do të shohësh të marrë mish e të rrotullohet:

“Një kohë e shkurtër si aktor i Teatrit Popullor”, “Nxënës në

Liceun Artistik “Jordan Misja” në degën e regjisurës , “Regjisor

i estradës profesioniste të Elbasanit”.

Ndërkohë punonte edhe studionte me korrespondencë,

122

duke marrë diplomë në Universitetin e Tiranës në degën gjuhë

– letërsi.

...Si asistent – regjisor në disa filma të Kinostudios

“Shqipëria e Re“ ai do të aktivizohej edhe si aktor në disa role

të dorës së dytë, ku ndër më të goditurit do të ishte roli i

bashkëpunëtorit shkencor në filmin “Përse bie kjo daulle“, sipas

romanit të Kadaresë “Dasma“.

...Më pas do të vinin filmat e tij artistikë të pavarur.

Kinospektakli “Estrada në ekran“ i dha çelësin e hapjes së

dyerve të mëdha të kinematografisë. “Kapedani“, aq i njohur

dhe aq i dëshiruar nga spektatori shqiptar, është vepra e tij e

parë e madhe, vepër e cila do të pasohej nga kinokomeditë

“Ëndërr për një karrige“ dhe “Zëvendësi i grave“. Filma të

tjerë të tij të njohur të regjisorit Oshafi janë “Thirrja“,

“Dëshmorët e monumenteve“, “Dritat e qytezës“, “Në emër

të lirisë“, “Pas takimit të fundit“...

“Shoku ynë Tili“ jo vetëm u bë një nga filmat më popullor

të regjisorit Oshafi, por për vlerat artistike dhe për mesazhin

që përcillte u nderua me medalje ari në Festivalin

Ndërkombëtar të Salernos në Itali...

“Dashuria ime e parë“ është një përmbledhje poetike e

Fehmi Oshafit, tashmë emigrant, një njeri i privuar nga puna

dhe profesioni, një njeri që dashurinë e tij të vërtetë ia kanë

mbyllur në kafaz. Rrënja e pemës së tij poetike ka gjetur truall

dhe është zgjuar, ka thyer muret e kafazit dhe ka çelë një lule

aromë mirë...

Po cila është “Dashuria e parë“ e njeriut Fehmi Oshafi?

Atë do ta gjesh në çdo fjalë, në çdo varg, që nga faqja e

parë deri tek ajo e fundit, që nga vargu i thyer deri tek ai klasik...

Por, e përmbledhur, e koncentruar, e lidhur me shpirtin e

tij, ajo është ngjizur tek “Në vend të parathënies – Dashuria

ime e parë“, një parathënie në vargje, një biografi e shkurtër

në vargje, një dashuri e shprehur në një formë që, të paktën

unë, e has për herë të parë.

“ Kur nisa vargje të thur poezi, e nis “biografinë” e tij poeti,

123

Kur isha i ri, Më dehën më tepër aromat e saj, Se lulet në

maj...”

Por një ditë djaloshit të ri “Vargjet që shkelnin në shtigje të

reja, iu vranë në beteja“. Atij do t’i ftohej muza dhe, siç thotë me

zemër të vrarë , “një ditë e braktisa, dhe rrugë tjetër nisa...”

Po pse e braktisi poezinë ? Çfarë bukurosheje i doli përpara

dhe ia mori mëndët dhe e çoi në tjetër shtrat jete ?

Poeti thotë:

“M’u shfaq si vegim shpirti më poetik,

Në fenerin Magjik.

Më hodhi dritëhijet në imagjinatë,

Muza e artit të shtatë. “

Ai do ta linte poezinë për kinematografinë...

Megjithatë, për njeriun Fehmi, për kinematografin Oshafi,

“ ...plagë e pa mbyllur do të mbesë gjer në varr,

Dashuria e parë.

Një plagë që me vargje e lidh, e fashoj,

Sa herë që krijoj “...

Pas “biografisë” dhe “zbulimit të dashurisë“ vargjet e poetit

ndalen tek Atdheu, tek brenga e njeriut që mendon se sa pak i

dhamë atij:

“Sa pak i dhamë atdheut, vëlla,

sa pak i dhamë.

Gënjenim veten duke thënë:

se mjaft i dhamë.

Gënjenim veten dhe Atdhenë,

sa herë i thamë,

Se dhamë sa mundëm,

kur e dinim sa pak dhamë...

Dhembja e njeriut – poet ngushet e shpërthen, siç

shpërthen lumi i fryrë digat, siç shpërthen shpirti i vrarë

ndjenjat:

“Pa dritë e lamë, në dritë të syrit,

më se pamë,

Ndaj kombet tjerë te derdha e gardhit,

124

shpesh i pamë.

Lëvdonin veten, se në qafë

askujt s’i ramë,

Dhe hapur derën për të huajt, vetë e lamë...”

Brenga e njeriut, poetit, intelektualit vjen e rritet, rritet dhe

në rezonancë vjen e në një çast shpërthen:

“Rënkon Atdheu se pa gjak të ri,

e lamë.

Ndaj anemik, kur ikëm larg prej tij,

e pamë.

Pa gjak në trup, pa mend në kokë,

Pa shpresë e lamë.

Ndaj dhe një fjalë me vend s’e thotë,

dhe fjalën vramë.

Dhe pa të djeshmen dashuri,

Atdhenë e lamë,

Ndaj se përfill më asnjeri,

madje e shamë.

Dhe pak nga pak, pa dinjitet,

Atdhenë lamë.

Në sarkofag dhe shtetin vetë,

një ditë e pamë...

Sa pak i dhamë Atdheut, vëlla,

i dhamë. Sa pak përbrenda nesh, vëlla,

Atdhenë e pamë.

Ishte kjo një elegji, një këngë vaji, nga ata lloj këngësh vaji

që vetëm vajtojcat e maleve dinë t’i thurin e t’i nxjerrin nga

thellësia e shpirtit. Vaji është me adresë të përveçme - (Kushtuar

vëllait tim, kompozitor) – poshtë shkruan autori, por është edhe

për mua, edhe për ty, edhe për ne, edhe për ata që janë atje

dhe janë këtu. Nuk e di nëse ndonjë kompozitor e ka marrë

dhe hedhur mbi pentagram. Dhe në qoftë se nuk e ka marrë,

dhe në qoftë se nuk e ka lexuar, do të bëjë mirë ta marrë. I bën

mirë vetes, por i bën mirë e më mirë Atdheut të cilit “Sa pak i

dhamë...”

125

Vjen një moment tjetër që poeti, nga thellësitë e qelizave të

ndjenjave të tij pyet veten:

“Ç’po ndodh kështu me mua, këtu në vend të huaj?

Të njëjtën gjuhë flasim dhe prapë jemi të huaj,

Të huaj të një gjuhe, të huaj të një gjaku,

Të huaj të një dere, të huaj të një pragu! ...

Libri poetik është befasues në të 91 faqet, nga e para tek e

fundit, në poezitë e shkurtra, në elegjitë, në poema, në filozofi

e humor. Fjala e dalë nga jeta e moluskut shqiptar, herë del si

ujëvarë bjeshkësh, herë si dëborë e bardhë majëmalesh, herë si

xhevahir i rrallë. Por del edhe nga gryka e pushkës së jetës.

Nuk del si plumb, nuk vret, por matet të shërojë plagët e kohës.

Se si thotë një fjalë e vjetër e trimërisë popullore: “Plumbi del

me plumb nga plaga xherah!“ Dhe kjo, ndoshta më e qartë,

më e dhimbshme, por “plumb pas plumbit” del në poezinë

“Vështirë, koleg“ kushtuar, siç nënvizon ai “Kolegut tim,

kinoregjisorit të mirënjohur Viktor Gjikës“

“Vështirë koleg, vështirë të jesh artist i ndershëm,

Që nderin mos ta shesësh për tituj dhe para.

Të bëhesh shërbëtor pushtetarësh të pandershëm,

T’i bësh “parrullat” art, madje, vepra të mëdha..”.

Për autorin sot është vështirë ta shohë në sy realitetin, të

mbrosh të vërtetën, të jesh poet dhe qytetar, të jesh njeri i

barabartë me veten në çdo çast...

“Të kesh fytyrën tënde dhe në qofsh gjeni,

Edhe në se lavdia të ndjek nga pas...”

U zgjata paksa në kërkim të fjalës – flori. Mora një dorë

për lexuesin e gazetës dhe lash një thes për lexuesin e librit...

126

DOSJA E GRIGOR KONDURIT

Ka ardhur në Greqi në vitin 1991. Ka ardhur atëherë kur

lumi i ikanakëve sa vinte e fryhej, sa vinte e përmbytëte brigjet.

Po çfarë ka në jetshkrimin e këtij njeriu të cilit sot jo vetëm

i heqin kapelen por edhe i përkulen me respekt grekrit e thjeshtë

dhe ata me pozitë?

Pas më se një orë bisede rreth filxhanit të kafesë miqësore,

pasi m’i kishte nxjerrë në sheshin e prroit të ikjes ato gurë që

një emigrant i nxjerr si diçka të zakonshme Ai më tha diçka që

më bëri jo vetëm ta veçoj e ta ruaj si një gur të çmuar, por edhe

t’ia përcjell lexuesit.

Ai është inxhinier, arkitekt, nga ata njerëz që e mbajnë

punën në pëllëmbë të dorës dhe nuk e lëshojnë, e ngrenë lart

për ta parë të tjerët dhe nuk e ulin. Është formuar në shkollën

shqiptare të viteve shtatëdhjetë, asaj kohe kur një studenti të

inxhinierisë, ashtu si edhe i studentëve të tjerë në të gjitha

disiplinat, u kërkohej që para se të merrnin diplomën e

inxhinierit të merrnin diplomën e punëtorit specialist, të dinin

të ngrinin mure me tulla e me llaç të ngrinin kolona e të hidhnin

trarë të fortë betoni. Ishte kjo pjesë e maskuar e jetës së tij si

specialist që e ka bërë dhe e bën njeri mbi të tjerët, specialist

mbi specialistët.

…Një ditë të fillimviteve ‘90-të atij i tha mendja të futej në

një konkurs në një ndërmarrje të madhe e me shumë zë në

ndërmarrjet ndërtuese të Athinës. Shkoi, mori tezat, i pa një

nga një dhe dha përgjigjet, përgjigje që falë dijeve, studimeve

127

të literaturës së gjërë në gjuhë të ndryshme dhe përvojës së

punës rreth 15 vjeçare në Shqipëri, iu dukën të lehta. Në atë

konkurs nuk ishte i vetëm, ishin më se dyqind kandidatë,

inxhinierë ndërtimi, të diplomuar në Greqi dhe në universitete

në zë në Evropë që luftonin vetëm për një vend pune. E përsëris:

Vetëm për një vend pune.

I dorëzoi fletët dhe priti një përgjigje. Nuk i erdhi as pas

një jave sa ishte afati dhe as pas një muaji…

Mori në telefon dhe i thanë se kandidati fitues ishte

zgjedhur dhe se ai ishte midis atyre që nuk kanë fituar.

U tha se donte të shkonte për të tërhequr pas testin që

kishte paraqitur. I thanë se mund të vinte kur të donte.

Kur shkoi e vunë përpara një muri të madh me dosje që e

kalonte lartësinë e tavolinës. I thanë që të kërkonte dosjen e tij

dhe ai nisi t’i zbresë ato një nga një. Kërko e kërko dhe më në

fund e gjeti dosjen e tij. Ishte në fund. Mbi të ishte shkruar me

germa të shtrembërta greke fjala “Alvanos”.

E mori dosjen dhe e shfletoi. Titullarit të zyrës i shprehu

dyshimin se përgjigjet e tij nuk ishin lexuar fare. Titullari, njeri

kopetent në profesionin e tij, e mori fletën me përgjigjet dhe

filloi t’i lexojë një nga një. I lexonte dhe bri secilës përgjigje

vinte shenjë e zakonshme të vlerësimit pozitiv. Lexo e shëno,

lexo e shëno… derisa nuk mbeti përgjigje pa shenjën miratuese.

Kur mbaroi, e pa me vemendje dhe nisi ta pyesë gjërë e gjatë.

Në fillim e pyeti për të shuar kuriozitetin. Më vonë, në sajë të

përgjigjeve tepër të sakta e kopetente nisi dalëngadalë të

përqëndrohet, derisa më në fund u ngrit në këmbë e i tha: “Që

sot je i punësuar në ndërmarrjen tonë“. Inxhinjeri ynë i tha se

ai e kishte një punë, e kishte një zyrë projektimi…

Fjala nxori fjalën dhe titullari i ndërmarrjes iu lut që ai t’i

projektonte brenda një muaji një kompleks banesash në një

lagje në periferi të Athinës, në ato lagje që për athinasin e

thjeshtë quhen “lagje të pasura”…

I mori të dhënat që kërkoheshin, shkoi e pa me kujdes

vendin, u konsultua me ligjet dhe rregulloret e shtetit dhe nisi

128

punën projektuese…

Pas dhjetë ditësh mori ndërmarrjen në telefon dhe u tha

se projekti ishte gati. Pas vlerësimit të testit të “vonuar” dhe

befasisë së përjetuar, kjo përbënte një befasi që i kalonte

parashikimet.

I panë projektet një nga një, me hollësi dhe imtësi, me lupë

zmadhuese kur i thonë fjalës. Dhe, kur nuk gjetën asgjë për të

kundërshtuar, i thanë : “Që sot e tutje do të kesh pjesën tënde

në ndërmarrjen tonë”.

Ka kaluar kohë që atëherë. Inxhinieri i ri, arkitekt shqiptar,

në projektim e më pas në zbatim, u tregoi specialistëve grekë

se ai ishte i aftë për gjëra të mëdha. Inxhinieri që kishte “fituar”

konkursin, që tashmë bashkëpunonte me inxhinierin tonë si

vartës, shpesh e më shpesh shkonte për të marrë këshilla e për

të mësuar nga “alvanos-i”.

Tani, pas shumë vitesh, ai nuk është më pjesë, nuk ka

përqindje në atë ndërmarrje ndërtimi. E kundërta ka ndodhur,

ai ka pjesë në ndërmarrjen e tij, tashmë me një potencial e

autoritet të lartë në projektime dhe ndërtime në të gjithë zonën

lindore të Atikisë.

Këto m’i tha Grigor Konduri, m’i tha si diçka të zakonshme,

si një pjesë jete të kapërcyer për të në sajë të një pune me të

vërtetë titanike në profesionin e projektuesit dhe ndërtuesit në

një qytet të madh si Athina, ku konkurrenca dhe lufta për vende

të tilla pune është në shkallë sipërore.

129

KU E MORE KËTË FLLAD

KASTRIOT LEKDUSHI?

Si buron ujët nga gurra,

Nga shpirti u buron kënga,

Ilaçin që s’ta jep mjeku,

Ta jep kënga, ta merr zemra.

“Kënga labe në mërgim”

Nuk është një fllad i zakonshëm, me erë detesh e aromë

lulemalesh. Është një aromë këngësh labe, nga ajo lloj arome që

të hyn në shpirt, të shkul vendit dhe të ngjit në parajsën tokësore.

Duke lexuar vargjet e këngëve të Labërisë, vendosur si gurë

qiklopikë kështjellash nga dora e Kastriot Lekdushit, murator

i këngës labe, prapë pyes veten, pyes botërisht edhe Kastriotin:

Ku e more këtë “Fllad e këngë Labërie“?

E bëj këtë pyetje se Kastrioti qenka lindur e rritur në qytetin

e Kuçovës, mes erës së naftës që buron nga toka e të gazit që

shpërthen në flakë në furnelat e gatimit, nën zhurmën e

avionave supersonikë fare pranë. Si profesion të jetës ka pas

zgjedhur tezgjahun, endjen e pëlhurës në kombinatin e njohur

të Beratit. Këtu ndalem dhe meditoj, ngul këmbë dhe pyes

veten: Mos vallë ka lidhje mes thurjes së pëlhurës dhe thurjes

së fjalës? Se të projektosh e të vesh në prodhim një pëlhurë të

bukur (mos më thoni se nuk qenë të bukura pëlhurat e

Kombinatit të Tekstileve të Beratit, sidomos ato të pambuktat

që sot kërkohen më shumë se kurrë), të gjesh ngjyrat dhe

130

format, është njëlloj si të gjesh fjalët dhe metaforat e t’i hedhësh

në varg e vargjet t’i lidhësh në këngë. Ndoshta gaboj.

Megjithatë unë them se ka një lidhje midis “pëlhurës” së punës

së Kastriotit dhe “pëlhurës” së shpirtit të tij në këngë…

Midis tyre ka fllad, ka një lloj freskie që vjen jo nga fushat

e Kuçovës dhe Beratit, por nga malet e Labërisë, freski

trëndeline. Këtë ma thonë rrënjët e jetës së Kastriotit. Ai nuk

ka lindur në Labëri. Ai është, siç shkruan, “me prejardhje nga

Krahina e Kurveleshit”.

Janë pikërisht këto dy anë të jetës së tij, “rrënjët” dhe

“degët”, ata që në procesin biologjik të jetës japin dhe marrin.

Rrënjët përcjellin në degë, në gjethe e në fruta ujin dhe kriprat

ushqyese minerale. Gjethet përcjellin në rrënjë dritën e diellit…

Ai, edhe në Kuçovë, edhe në Berat, ka lindur dhe është rritur

mbi rrënjë të thella, mbi melodinë dhe ison e këngës labe. Ai,

edhe larg Labërisë, ka marrë rrezet e diellit dhe flladin e saj…

Dhe jo vetëm atëherë. Edhe sot, larg vendlindjes dhe vend

origjinës, nga ai diell i merr rrezet, ai fllad e mban gjallë ndë

jetë. Trembëdhjetë vjet në emigracion nuk e kanë zbehur mallin

dhe dëshirën e tij që shpirti të këndojë me iso labe.

Libri, provë e parë e tij si rapsod dhe poet publik, nuk është

voluminoz nga faqet, ka vetëm 142, duke futur parathëniet e

prapathëniet, fotografitë dhe pasqyrën e lëndës. Por, për mua, ai

është shumë voluminoz, kur pas tij dëgjoj zërat dhe ison e grupit

lab “Vëllazrimi”. A nuk e keni dëgjuar sa e sa herë në takime

emigrantësh e në jubile të mëdhenj historikë të popullit tonë?

Thjesht, a nuk e keni dëgjuar në çdo mjedis kur mblidhen tok e

trokasin gotat tre lebër? Cili autor nuk do të ngrohej në zemër e në

shpirt në qoftë se krijimet e tij i marrin dhe i lexojnë duke kënduar?

E para, ndër të parat e këngëve është “Shqipja e shqipeve”

O shqiponjë dykrenore,

Pesëqind vjet si s’fluturove?

Që kur vdiq Skënderbeu

Në sepete qysh durove?

131

Është ky refreni që përsëritet në çdo katër vargje dhe në

çdo vit kur vjen 28 Nëntori, ajo ditë e madhe e shqiptarëve që

e nxori shqiponjën sepeteve dhe e hodhi mbi sfondin e kuq për

të fluturuar përgjithmonë.

Befasuese, me një aktualitet tronditës vjen strofa e fundit e

këngës “Gjuha shqipe mjaft’e ëmbël”:

Kurbeti, fëmijëve tanë

gjuhën e nënës u treti.

Abetaren duan pranë,

Shkolla shqipe ëndërr mbeti!

Figurat e mëdha historike kanë qenë, janë dhe do të jenë

përjetë pjesë e këngës dhe isos labe. Skënderbeu, Fan Noli, Sali

Nivica, Mustafa Matohiti e deri tek “Major Spitro Moisiu” janë

në buzë të këngës së Kastriot Lekdushit, ashtu siç janë edhe

Datat e mëdha historike si Ngritja e Flamurit, Kongresi i

Lushnjës, Lufta e Vlorës. Dita e Çlirimit, këngë, të cilat janë

krijuar dhe janë kënduar për herë të parë në emigracion, për

mallin dhe zemrën e përvëluar të ikanakëve shqiptarë në Greqi.

Ka në këngët e Kastriotit vargje që të shkulin nga vendi e

të marrin në krahë, vargje që të çmallin, duke të malluar më

shumë, vargje që të japin ujë dhe ta shtojnë etjen.

Në moshën e fëmijërisë

Me ty, këng’, u dashurova.

Këngë, më bëre përvete,

Tok me ty në yje shkova!

Ose

O ju, borshiotë fisnikë,

Vini dorë mbi atë perlë,

Se do vijmë të dehim shpirtin

Dhe në dimër, si në verë!

132

Emocionuese janë këngët e kurbetit. Kur i lexon nuk ka

sesi të të mos të dridhet trupi, të të mos plagoset shpirti.

Personazhet këtu janë të njohur, nëna që lajnë me lot gjurmët,

motra e nuse të mbetura qyqe si në balada, fëmijë që presin të

trokasë dera e të hidhen në krahët e babait, njerëz të humbur

maleve me dëborë e akull e deteve me shtrëngatë.

Deti mbuloi malin,

Mali mbushi detin.

O ju bijt e nënës,

Ju hëngri kurbeti…

I prekshëm deri në dënesë është dialogu i nënës me të bijën

në kurbet.

Nëna:

Bie zile e telefonit,

Ngrihem, e marr me shpejtësi,

Dëgjoj zën’ e sime bije,

E mërguar në Greqi.

Vajza:

Nënë e dashur, jam Valbona,

Po të flas për hallet tona,

Po të tregoj të vërtetën:

Kurbeti të shkurton jetën.

Nëna:

O vajz’ e nënës manare,

Për kurbetin diçka dija,

Ndaj ditën që të përcolla,

Breshër vanë lotët e mia.

133

Vajza:

Nënë, më parë ç’të të thomë

Nuk po flasim gjuhën tonë!

Sikur jemi tjetërsuar:

As shqiptarë e as të huaj.

Nëna:

Vajzë e nënës trimëreshë,

Hidhi sytë nga Shqipëria,

Më mirë bukë e shëllirë,

Të shpëtosh nga skllavëria.

Kastrioti nuk mënon të ngrejë këngë për ata që ikën për të

mos u kthyer kurrë më, as në shtëpinë e tyre dhe as në

emigracion. Elegjia për Edison Zahajn nga Levani i Tepelenës

që u vra barbarisht me 17 thika mesnatën duke ardhë Viti i Ri

2006 në Rrethimno të Kretës është tronditëse, ashtu siç është

kënga tjetër, ajo për Ilirian Shtërmenin nga Elbasani, për Daut

Dollin nga Progonati i Kurveleshit… Këngë ai do të thurë edhe

për valltarin popullor Alush Milori, për poetin Zaho Balili, për

Maliq Lilën e të tjerë.

Në ison e këngës labe nuk mungon dashuria njerëzore dhe

kurora e saj, dasma, këngët humoristike dhe urimet… me nga

një bisht të shkurtër prapa. Ja si i uron Kastrioti drejtuesit e

shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi:

Për të mirë a për të keq,

juve ju kemi, të parë.

Shtëpi me dy kryepleq,

Na keni lënë të përçarë!

Urojmë Viti në hyrje,

Të na sjellë mbarësi.

134

Të bashkuar në një Lidhje,

Bota të na kenë zili!

Ndjen fllad, ndjen aromën e trëndelinës, gurgullimin e

krojeve, fëshfërimën e pyllit, zërin e dheut të babës e të nënës…

kur lexon krijimet e Kastriot Lekdushit.

Por, kur ato i dëgjon nga grupi lab “Vëllazrimi”, në zërin

e solistes së parë të grupit Vasilika Sakaj, të kthyesit Haris

Hysenaj, të Fatmir Kurtit, të Vojsava Hysenajt dhe të tjerëve,

flladi, aromat, fëshfërimat, zërat e dheut të ngrenë lart, ta

ngrohin shpirtin e të bëjnë të fluturosh hapësirave të pamata.

135

Athinë, dhjetor 2006

KTHIMI I JORGJI MUZAKES NE SHQIPERI

Një zyrë në Hankondili 19, në katin e katërt, në qendër të

Athinës, ndonja dyqind metra larg rrethit të Omonias...

Një zyrë goxha e madhe, ku herë pas here mblidhen

lushnjarët e shoqatës, por edhe të tjerë...

Një zyrë rreth tavolinës së madhe, të së cilës dy herë në

javë mblidhen vogëlushë për të lëçitur gërmat e shqipes së

bukur...

E premte 20 prill 2007, ora 19.00...

Sot ajo nuk është zyrë, është “auditor”, është një “Odë

Burrash”, një “Log Kuvendi” me “burra” dhe “gra” nga e gjithë

Shqipëria, që e marrin dhe e përcjellin fjalën drejt të njëjtës

pikë, drejt të njëjtit njeri, drejt Jorgji Muzakës.

Po kush është Jorgji Muzaka?

Për sot do të them vetëm kaq: Është një njeri që në të

gjashtëdhjetë vjetët (muajin tjetër i mbush) e jetës së tij ka

udhëtuar midis dashurisë profesionale e njerëzore, ka dhënë

shumë e ka marrë pak. Sot është fjala për një kronikë. Në

numrat e ardhshëm, kur t’arrij t’i mposht emocionet e ndarjes

(që për mua është mirëseardhje), ndoshta do t’arrij të bëj një

skicë të jetës së tij. Një skicë të thjeshtë, sepse tablo nuk arrij

dot t’i bëj. Kjo, thjesht, sepse krojet e jetës së tij duan shtrat të

gjërë lumi që t’i mbajë pa vërshuar...

Flet Mihal Jano, që e njeh jetën e tij në Lushnje ku ka lindur

dhe është rritur.

Flet Ndreka, që e njeh në bangat e shkollës së mesme

136

ujqësore të Fierit.

Flet Ramazan Sula, që ka kaluar me të pesë vjet në

auditoret dhe laboratoret e Institutit të Lartë Shtetror të

Bujqësisë...

Flet Ramadan Bigza, që e njeh si sportist, portier të

skuadrës së “Sopotit” të Librazhdit. Por me emocione të thella

flet Afrim Karame, futbollist i “Traktorit” të Lushnjës, shok

dhe mik i tij.

Flet Harilla Kote, që i kujton vitet më të mëdha të jetës së

tij, vitet kur nga agronom i thjeshtë do të bëhej bashkëpunëtor

shkencor e doktor i shkencave bujqësore, një shkencëtar i

“fushave të bardha të pambukut”. Madje, e fton për një thirrje

drejtuar të gjithë shkencëtarëve që punuan në Institutin e

Studimeve Bujqësiore “I.V.Miçurin” të Lushnjës, që të

mblidhen në një përvjetor e të kujtojnë vitet e punës së tyre

vetmohuese...

Flet Elca Gjermeni, kunata, motra e gruas së tij të dashur,

Natashës, e cila, për një ironi të fatit të emigrantit në Greqi,

nuk ndodhet këtu, por tek djali i tyre në Amerikë...

U fol edhe për punën e tij në emigracion. Folën të gjithë,

por më shumë se gjithçka foli një gjest i Jorgjit, folën zarfet e tij

me fotografi, zarfe për secilin individualisht e për shoqatat e

jetën e emigrantëve në veçanti. Për të gjithë ai kishte nga “një

zarf”. Kishte për shkodranin Paulin Shestani, për tiranasin

Ramazan Sula, për përmetarin Vasil Llogo, për... Por “zarfi “

më i madh, një album me mbi njëqind fotografi, ishte për Afrim

Karamen...

Një dashuri e jetës së tij që nuk mund ta kalojë me një apo

dy fjali...

Jovan Mëhilli, kryetar i Shoqatës Kulturore “Lushnja” e

shpalli Jorgji Muzakën “Nderi i emigracionit shqiptar“, titull

që Jorgji e vlerësoi si më të madhin, më emocionuesin e jetës së

tij.

Dikush, pas kësaj, u ngrit e tha se...

Nuk po e citoj. Sot, titujt e mëdhenj, dekoratat e larta, i

137

marrin...

Vasili i shoqatës “Vëllazrimi” ka sjellë një shishe me verë

Përmeti...

Aleks Çerepi është kujdesur që tavolinës të mos i mungojë

jo vetëm rakia “ball kazani” shqiptare, por edhe “anekset” e

tjera që nga frutat e thata e deri tek mezetë e “urgjencës”.

Ilir Thaka, kryetar i Federatës së Emigrantëve Shqiptarë,

nip i Jorgjit, nuk flet, por filmon me dy kamera, me të vetën

dhe me të Jorgjit, me dy aparate fotografikë, me të vetin dhe

me të Jorgjit. Është hera e parë në jetën e Jorgji Muzakësemigrant

që e filmojnë dhe fotografojnë. Ai gjithnjë ka filmuar

dhe fotografuar të tjerët...

E shtunë 21 prill 2007

Me njerëz që i do dhe të duan nuk ka nevojë për lajmërim.

Një telefonatë e Jorgjit dhe, si ta kishim bërë me fjalë, ne u

gjendëm larg njëri-tjetrit vetëm disa dhjetra metra. Ai sot ka

shumë punë, aq punë sa nuk ka pasë kurrë në jetën e tij. Kërkon

të takojë të gjithë njerëzit që i do, kërkon të pijë kafe e të

fotografohet, kërkon t’u japë dashuri...

Në mbrëmje, në Agio Konstandinu 44, tek ngjitej në

autobuzin e linjës Athinë-Tiranë, në sytë e tij pashë t’i rrjedhë

një çurg lotësh. Ishin lot malli e dashurie për njerëzit me të

cilët kishte jetuar e ishte dashuruar...

138

LEFTERI DHE DJEMTË

Një lokal i vogël. Ballë për ballë dy tavolina pune. Mbi ta

dy makina qepëse me penjtë e ngjyrave të ndryshme që

ç’thuren rrotkash sa herë gjilpëra bën ngjitjen zbritjen

shoqëruar me zhurmën karakteristike. Me sytë mbërthyer mbi

tegel babë e bir, dy breza njerëzorë. Më tej, më këmbë, një djalë

tjetër i ri, bir i të parit dhe vëlla i të dytit, me hekur në dorë.

Tre vetë në një lokal të vogël fizikisht, por të madh

shpirtërisht. Vogëlsinë ia dhanë arkitektët që e ndërtuan dekada

më parë. Madhështinë ia dha Lefter Anagnosti me të bijtë...

Lokali ndodhet në Patision - 25, në krahun e djathtë kur

zbret tre shkallë në tunelin midis lokaleve të shërbimit. Në qoftë

se doni të vërtetoni ato që shkruhen më poshtë, shkoni një ditë.

Unë po u paraqes paksa nga ato që mësova në ato pak minuta

tek Lefteri punonte me dorë dhe fliste me gojë...

- Unë jam nga Saranda, nisi të prezantohet Lefteri. Kam

46 vjet në profesion. Kam bërë specializim në Tiranë. Kam qenë

përgjegjës reparti në Livadhja të Sarandës, me një fuqi punëtore

prej dhjetë vetash. Ishte reparti i tretë për zonën Sarandë,

Delvinë, Konispol në sasi e cilësi pune. Në ’92 – shin erdhëm

këtej. Punova në nja dy - tre lokale si zanatçi dhe në vitin 1998

hapa aktivitetin tim, këtu, siç e shikon. Kam krijuar një klientelë

të qëndrueshme. Kam fituar një respekt të madh nga klientët

vendas si për gra, po ashtu edhe për burra.

- Si e fitove këtë respekt?

139

- Me cilësinë e punës, me korrektësi dhe me mirësjellje, një

gjë që ndër lokalet e Athinës nga zanatçinjtë vendas mungon.

Ne trashëguam disiplinën e punës që kishim atje. Kjo na bëri

që të jemi të disiplinuar në punë. Kjo na doli për mirë.

Trashëgojmë nga sistemi socialist, nuk dua ta mohojmë,

profesionin, shkollën dhe edukatën e punës.

- Çfarë shkolle ke mbaruar?

- Të mesmen.

- Je në dyqan bashkë me djalin?

- Po. Jam vetë me djalin, me djemtë.

- Si e quajnë djalin?

- Artan. Djali ka me mua rreth tetë vjet. Ka avancuar shumë

në punë. Ecën mirë. Unë për pak kohë plotësoj moshën e

pensionit dhe djali do të vazhdojë në gjurmët e mia.

- Djali këtu e mori profesionin?

- Këtu.

- Atje çfarë pune ka bërë?

- Atje ka qenë në shkollë. Vajti deri në klasën e tretë

gjimnaz. Më pas u hap kufiri dhe iku. Punoi në disa vende pa

stabilitet pune e profesioni, si të gjithë.

- Kur e ke filluar punën si rrobaqepës?

- E kam filluar në vitin 1962, në maj - qershor të ’62-shit.

- Si të lindi dëshira për tu bërë rrobaqepës? Ishte trashëgim

apo jo?

- E kam trashëgim.

- Nga kush?

- Nga vëllai im i madh. Ai kishte mësuar në Delvinë me

specialistët më të mirë që ka pasur aso kohe, me Andrea Rakën,

i cili pastaj ka qenë kontrollor i cilësisë në Tiranë për të gjithë

Republikën. E kishin tërhequr në ministri. Ishte një njeri shumë

i mirë, me influencë, me autoritet. Me vëllanë punova disa vjet

dhe pastaj vazhdova vetë. Bashkëpunova me kolegët e vëllait

që ishin në Sarandë. Me të gjithë këta fitova shumë gjëra, shumë

shprehi të punës e të profesionit. Gjithashtu edhe në kursin e

kualifikimit që vajta fitova shumë gjëra. Këtu hymë në natyrën

140

e një pune që ndryshon nga ajo e punës në Shqipëri. Këtu ka

makineri më të shumta e me teknologji më të lartë, ka materiale

ndihmëse që bën që puna të dalë më shpejt dhe më me cilësi.

Nga përvoja e fituar në punë shpejt u ambientuam me vendin,

teknologjinë dhe me preferencat e njerëzve këtu.

- Konkretisht çfarë shërbimesh bëni?

- Unë, me përvojën e punës që kam andej, bëj të gjitha

llojet e shërbimeve. Këtu qepim kostume, por jo shpesh, sepse

edhe nuk na leverdis, sepse na konkurron e gatshmja, e cila

del me kosto më të ulët. Kështu klienti nuk e frekuenton porosinë

me përjashtim të ndonjë njeriu që nuk gjen të gatshme, si dhe

ndonjë qejfli. Në masë të gjerë kemi riparimet dhe përshtatjet

sipas trupit. Nga mosha 40 vjeç e lart trupi i njeriut pëson

ndryshime. Jo do ketë përkulje trupore, dhjamosje, do të ketë

bark dhe kështu të gatshmet nuk i përshtaten plotësisht dhe

ne bëjmë përshtatjet sipas trupit. Meqë neve njohim mirë

porosinë hyjmë më kollaj atje dhe kemi rezultate. Nga përvoja

e punës kemi fituar një autoritet të madh sidomos nga gratë,

të cilat gjejnë vetveten në punën tonë. Kam një klientelë shumë

të mirë. Gjatë këtyre dhjetë viteve krijova një klientelë që më

ndihmoi jashtëzakonisht shumë.

- Çfarë ke lënë në Sarandë?

- Në Sarandë nuk kam lënë ndonjë gjë. Kam lënë një shtëpi

që do një investim të mirë. Në Livadhja kamë një dyqan

rrobaqepësie. Kam një shesh ndërtimi ku kam ndërtuar një

pjesë.

- Jetën, pas pensionit ku e mendon?

- Me kushtet e sotme, me ata që dëgjojmë dhe shikojmë,

me rregullimin e rrugëve, autostradave e këto, meqë do të jem

edhe pensionist një pjesë të kohës gjatë vitit do ta kaloj në

Shqipëri. Në pranverë dhe behar do të jem atje, kurse dimrin

këtu, sepse në fshat ku jemi nuk janë kushtet e duhura.

- Po fëmijët si e mendojnë të ardhmen?

- Fëmijët tani për tani e mendojnë këtu. Të shohim se si do

të vijnë punët. Kjo gjë nuk është e prerë, sepse edhe ne nuk

141

mendonim se do të vinim këtu.

- Njërin djalë e ke rrobaqepës, tjetrin më ke thënë se merret me

librat...

- Djali tjetër, Leonardi, punon në një librari. Ai, me të dalë unë

në pension, do të vijë të më zëvendësojë.

- E din edhe ai zanatin?

- E din edhe ai. Edhe i treti, Dhimoja, e di zanatin.

- Ku është tani?

- Tani për tani e kam këtu, por së afërmi do të ngrejë një

katharistirjo.

- Faleminderit dhe ju uroj shëndet e të gjitha të mirat.

- Faleminderit juve dhe këtë e uroj për të gjithë patriotët

tanë që të ecin mirë dhe të jenë nikoqirë. Kam shumë patriotë

që vijnë dhe kanë respekt për mua, ashtu siç kam edhe unë

për ta. Gjatë bisedave që bëjmë i këshilloj si i moshuar që jam

dhe nga eksperienca e punës dhe e jetës që t’u tregoj rrugën e

drejtë dhe fjalën e mirë. Këtë e kam për detyrë jo vetëm për

patriotët tanë, por për çdo njeri, çdo lloj ngjyre e besimi dhe

etnie që të ketë. Unë këtë e kam si parim. Për mua nuk ka

rëndësi se ç’është njeriu, për mua ka rëndësi vetëm të jetë njeri.

Këtë e vlerësoj dhe këtë ua lë edhe fëmijëve të mi që ta kenë

amanet. Për njeriun të jenë gjithmonë të dashur, ta respektojnë

dhe ta ndihmojnë për çdo gjë.

142

NJË JETË MIDIS “DY DASHURIVE“

Nuk e njihja. Dhe as më njihte. Unë diçka kisha lexuar në

një reklamë në gazetë. Jo për të, por për Shkollën Shqiptare të

Athinës. Ai diçka kishte lexuar “diagonal“ në shkrimet e mia

në gazetë. Kaq është pak për të trokitur e hyrë “me ndrojtje“

në portën e jetës së njeriut…

Më pranë, nja tre metra larg, u ndodhëm më 12 korrik, në

hollin e Ambasadës Shqiptare në Athinë. Ai fliste për “fëmijën“

e tij, jo për djalin që i ka lindur në Tiranë në ‘97-tën e tani është

9 vjeç, por për një tjetër lloj krijese, asaj që quhet “Shkolla

Shqiptare e Athinës“. Tek fliste u mundova ta fiksoj në

memorien e aparatit dixhital. Nuk arrita dot. Portretet që fiksova

ishin flu, të pabotueshëm…

Dy ditë më vonë, më 14 korrik, më mori në telefon. Më

ftonte në një udhëtim me Shkollën në gji të Peloponezit, në

Nafplio. Kisha qënë një vit më parë në Nafplio, madje edhe

më tej, në Epidavros. Jo në Epidavrosin e ri, atë buzë detit, por

në Epidavrosin e vjetër, shumë të vjetër. Atje, ulur në shkallët

ku ishin ulur njerëzit e antikitetit, pashë Orestien, ose më mirë

me thënë shkriva vetveten me heronjtë e mëdhenj të Iliadës së

Homerit, heronj të cilët për herë të parë i kisha dëgjuar të lëvizin

në skenën e jetës sime në vitin 1955, nga mësuesja e letërsisë,

një vajzë e bukur që e thërrisnim Penelopa…

E pranova me dëshirë ftesën, madje i thashë se do të marr

me vete edhe gruan…

Në atë udhëtim, për të cilin diçka kam shkruar, u ndodha

143

më pranë Lorit apo Lencit (nuk e di si i thërrasin njerëzit e tij

të dashur). Pranë tij më tërhoqi dashuria e tij për njerëzit.

Këtë e pashë të reflektuar jo më shumë tek ai se sa tek nxënësit

e tij, jo pak, por diku tek njëqind, që udhëtuan me dy autobuzë

turistikë, që qeshën e gëzuan, që me flamurin shqiptar u ngjitën

në Kala e me të vallzuan në drekë, gjithnjë nën tingujt e

meloditë e këngëve shqiptare…

Me kaq për mua ishte pak për të formuar portretin e tij, jo

për ta fiksuar në memorien kompjuterike, por për ta fiksuar e

përpunuar në memorien njerëzore. Ndaj i kërkova një takim.

Trokita në portën e jetës së tij dhe ai më ftoi të hyja “me gjithë

këpucë“…

Një tavolinë, dhjetë kompjutera, nga pesë e nga pesë në të

dy anët, një projektor, syri i të cilit ishte fiksuar drejt “perdes

së bardhë“, libra, aparate. Një mjedis ku flitej shqip e mësohej

shqip… Këtu e nisëm bisedën, bisedë të cilën nuk do ta jap në

mënyrën klasike të pyetje përgjigjeve, megjithëse të tillë e

zbardha nga diktofoni. Do ta jap duke kërkuar të hyj në botën

e tij, në dashurinë apo më mirë të them në “dy dashuritë“ e

jetës së tij.

I thashë të më hapte një fletë nga fëmijëria e tij. Ai nuk më

hapi një fletë, por një fashikull fletësh, ma hapi jo si i rritur,

por si fëmijë, me atë botë të bukur që tashmë është larg dhe

nuk kthehet, por që është jona dhe e askujt tjetër. Kur tha “Vitet

e fëmijërisë ishin të bukura” ai disi u tjetërsua, i qeshi fytyra, i

qeshi zemra. “Kishim një shtëpi diku në qendër të Fierit…”

Pranë saj “kopshtet e shkolla ishin nga më të mirat…” Kujton

me respekt të veçantë mësuesen e klasës së parë në shkollën

“Naim Frashëri“, Safete Shehun nga Shkodra, “pak e ashpër,

por që na dha bazat për të vazhduar më tutje”. Më tej “sheh“

një “çift pëllumbash“ me të cilët ishte i dashuruar dhe duke u

kujdesur për ta “shqetësonim edhe komshinjtë që kishim lart e

poshtë“.

… Më tej ai “del nga Fieri“. Është rritur dhe çapkënllëqet

kanë mbetur pas. I pëlqen të bëjë “një çerek ore “rrugë më

144

këmbë dhe të dalë kodrave e fushave që rrethojnë qytetit, të

njihet me “natyrën e egër“… Këtu e ndërpret paksa kujtimin e

atyre viteve dhe, duke u kthyer në Athinë, thotë: “Mua më

vjen keq që fëmijët e mi rriten në një qytet ku nuk ke se ku të

shkosh. Qytetet në Shqipëri ishin vërtet qytete të vegjël, por në

qoftë se ecje një çerek ore më këmbë, dilje në fushat e punuara.

Për fëmijët kishte shumë variacione…”

Diku nga klasa e shtatë, kur i lindi dëshira e madhe për të

lexuar “ç’t’i vinte në dorë“. Ai dhe mësuesit zbuluan dëshirën

dhe talentin e tij për matematikën dhe fizikën. Në një olimpiadë

që u zhvillua asokohe me klasat e 8-ta, ai zuri vendin e parë…

“Janaqi Kilica“, gjimnazi që siç thotë ai, ishte më i miri në

republikë, ishte një shkollë me mësues që me të vërtetë bënin

punë me pasion. Ndër ta ai ndalet tek mësuesi i fizikës, tek

Bardhul Kalaja. “Ai ishte tmerri i gjimnazit”, - thotë Lorenci.

Dhe që të argumentojë “tmerrin“ e tij, ai sjell një shembull që

matur me kutin e sotëm duket si paradoksal. “Një herë, - thotë

ai, - ngrita dorën në mësim. Mësuesi më thërret në dërrasë të

zezë dhe unë i përgjigjem pa asnjë gabim, shumë mirë. Më

thotë me një zë të prerë: - Shko, ulu! Shtatë. U preva… Pas dy

javësh vjen për inspektim drejtori i gjimnazit. Unë, për të

treguar dijet e mia dhe për t’u hakmarrë ndaj vlerësimit të

herës së kaluar, ngrita përsëri dorën. U përgjigja përsëri shumë

mirë. Mësuesi më thotë: Mirë, ulu! Tetë… Kështu në lëndën e

tij kisha një shtatë dhe një tetë. Një shoku im kishte dy nënta.

Ai ishte më i duruar, nuk e ngrinte dorën. Në një provim me

shkrim që bëmë, pa asnjë gabim, më vuri notën nëntë. Ishte

nënta e vetme, nota më e lartë që u muarr në provim. Në

përfundim, me një shtatë, me një tetë dhe me një nëntë

përfundimtaren ma nxori dhjetë!... Mësuesit dinin të të bënin

që të mësoje, dinin edhe të të vlerësonin si dhe sa duhet. Unë

kam respekt për gjithë profesorët e “Janaq Kilicës“, por jo vetëm

unë, të gjithë nxënësit që janë ulur e kanë kaluar nga bankat e

kësaj shkolle. Shumë gjëra ua kemi borxh profesorëve tanë, të

cilët bënin një punë shumë serioze“.

145

Gjimnazi i nxiti fantazinë për shkencat ekzakte, fantazi e

cila e çoi jo vetëm në olimpiada në shkallë rrethi ku gjithnjë

zinte vendin e parë, por edhe në olimpiada në shkallë

kombëtare. Ndër ta ai veçon olimpiadën e Sarandës, jo vetëm

për vlerën që ajo përcolli në fushën e matematikës, por për

faktin se “Olimpiadat ishin festa të bukura jo vetëm për ditën

e zhvillimit, por veçanërish për veprimtaritë që zhvilloheshin

para dhe pas tyre, për ekskursionet, njohjen me natyrën dhe

me njerëzit, për veprimtaritë socialkulturore…”

Në atë moshë, flasim për fundvitet ‘80-të, ai kishte lexuar

diçka për informatikën, kishte dëgjuar edhe për kompjuterat,

por ata do t’i shihte me kërshërinë dhe zilinë e të riut. Në

olimpiadën e matematikës të zhvilluar në Tiranë në vitin 1989

ata i çuan në Institutin e Informatikës, institut i cili sapo ishte

hapur. Në Shqipëri, por edhe në botë, kompjuteri ende nuk

ishte futur masivisht në jetën e njeriut. Edhe Universiteti i

Tiranës ende nuk e kishte shtruar trasenë e shkencës së re të

informatikës. Ëndrra e tij për t’u marrë me kompjuterat dhe

informatikën do të mbyllej në sirtar. Kjo ndikoi tek ai që t’i

nënshtrohej presionit të familjes dhe të të afërmëve dhe të

trokiste në dyert e mjekësisë. “E vërteta është, - thotë ai, - unë

isha shumë i mirë edhe në biologji, madje profesori i

matematikës dhe ai i biologjisë ziheshin njëri me tjetrin se kush

do të më merrte për të përfaqësuar shkollën e rrethin në

olimpiadat përkatëse. Një rregull i vënë aso kohe një nxënës

nuk mund të merrte pjesë në dy konkurse“…

…Kështu, ai në vitin 1989 do të niste fakultetin e mjekësisë,

megjithëse, siç thotë: “Më pëlqente biologjia, por mjekësia nuk

ishte biologji, ishte diçka më shumë. Ishte një degë jo vetëm

teorike, por donte të kishe edhe zemër të fortë dhe të përballoje

dhimbjen e tjetrit. Është gjë e bukur të ndihmosh, por në radhë

të parë nga ana psikologjike duhet edhe ta përjetosh dhimbjen

e tjetrit…”

Në vitin 1995, me një mesatare note 8.5 mori diplomën e

mjekut, profesion të cilin e ushtroi vetëm në praktikën

146

mësimore studentore. Orieta, me të cilën ishte njohur gjatë

viteve studentore, fëmija që erdhi në jetë, nevoja për të qenë

pranë prindërve që kishin mërguar në Athinë që në vitin 1991,

e kthyen cfratin e jetës së tyre larg Tiranës të viteve studentore

e larg Fierit të viteve të fëminisë e të rinisë, e drejtuan në dhé të

huaj. Erdhi familjarisht në Athinë…

…Provoi të njohë diplomën e mjekut në DHIKACA.

Studioi për muaj të tërë në një kohë që punonte herë kamarier,

herë kopshtar në një hotel e herë shiste rroba në pazar. Për të

“punët që mund të bëjë një emigrant në një vend ku diplomës

së tij nuk i jep kush ujë, nuk e vlerëson, janë të rëndomta.

Provova të çaj, por u ndesha me një mënyrë funksionimi të

gjërave ku nuk llogariteshin vetëm dijet, duheshin edhe të tjera

gjëra, mbi e nën rrogoz…”

…Ndërkohë, me zhvillimet e reja, nga sirtari i jetës së tij

kishte gërmuar dhe kishte nxjerrë “dashurinë e parë“,

informatikën. E dini si e mori dhe sa i kushtoi kompjuteri i

parë? “Gazeta Kathimerini“ në një lajmërim – reklamë

njoftonte se në qoftë se bleje gazetën për disa muaj radhazi

dhe siguroje në numër të caktuar kuponash, merrje kundrejt

një çmimi simbolik një kompjuter komplet. E kishte blerë

vazhdimisht gazetën, kishte siguruar edhe të gjitha kuponat.

Kishte paguar edhe kompjuterin. Dhe shpenzimet… kishin

qenë dyfish. Ishte koha kur edhe në Greqi kompjuteri ishte

ende një mjet simbolik, ende i rrallë për përdorim masiv.

Në vitin 2001 vendosi të shkëputej nga puna si kamarier,

kopshtar apo shitës ambulant nëpër pazare. Vendosi t’i futet

studimeve për informatikë. Trokiti në disa dyer, por më në fund

u ndal tek Univeriteti i New Yorkut në bulevardin “Amalias“.

Për të dhe për familjen e tij “ishte një sakrificë e madhe, por

ishte një sakrificë që ia vlente, sepse bëra atë që në radhë të

parë dëshiroja, që kisha pasion dhe nuk jam pishman për

këtë…”

Modeli amerikan i studimeve, i kohës dhe i mënyrës, është

se programin e ndërton vetë studenti. Rëndësi ka që të marrësh

147

një numër të caktuar kreditesh. Me 125 – 129 kredite merr

diplomën. “Duke rënë në kontakt me dekanin amerikan,

mësova se një pjesë e provimeve që kisha dhënë në Universitetin

e Tiranës e që ishin në programin e studimeve, mund të më

njiheshin. Diploma ime u dërgua në Amerikë ku u vlerësuan

si të vlefshme gjashtë lëndë. Kjo bëri që unë, krahas punës që

bëra duke avancuar kreditet, t’i mbaroja studimet për pak më

shumë se dy vjet e gjysëm, nga katër vjet që është normalisht“.

Ndërsa vazhdonte universitetin amerikan, në vitin 2003

ai bëri hapin e parë drejt pasionit të tij tashmë të gjallëruar e

në pjekje e sipër. Hapi një biznes të thjeshtë: një zyrë për

programime kompjuterike dhe shërbime interneti. Ra në

kontakt me njerëz të njohur e të panjohur, hyri në biseda me

ta, studioi dëshirën e shumë njerëzëve, veçanërisht ata të

moshës së mesme, njerëz me universitete e shkolla të larta që

në kohën e studimeve të tyre kompjuteri dhe interneti ishin

diçka imagjinare. Vërejti dëshirën e tyre për të mësuar, por

edhe ndrojtjen që ndjenin ata kur uleshin në kurse kompjuterike

krahas djemëve e vajzave të reja, boshllëkun gjuhësor dhe të

tjera anë që e bëjnë njeriun ta ndalë paksa hapin për të ecur

me kohën. Kjo e ngacmoi që të krijonte një klasë për mësimin e

kompjuterit dhe të aksesorëve që lidheshin me të si interneti,

programimet etj. Më 4 shkurt të vitit 2005, pasi kishte marrë

leje nga Ministria e Ekonomisë dhe kishte siguruar të gjithë

dokumentacionin e nevojshëm, nisi ora e parë e mësimit shqip

të kompjuterit. E theksova “shqip“ për faktin se si mësimet, po

ashtu edhe literatura e siguruar nga Shqipëria apo e përkthyer

nga gjuhë të huaja ishte shqip. Në verë të 2005 erdhi momenti

i përfundimit të kursit të parë dhe i shpërndarjes së diplomave,

moment i cili u kurorëzua me një ceremoni të bukur ku morën

pjesë nxënës, prindër e bashkëshortë të kursantëve. Tashmë

nuk kemi të bëjmë thjesht me një kurs, por me një shkollë, e

cila ka edhe ekskluzivitetin që përveç një qendre mësimdhënie

për kompjuterat është njëkohësisht edhe një qendër testimi e

dijeve për informatikën kompjuterike. Në shtator të vitit 2006

148

mjediset në katin e 8-të në rrugën 3 Septemvriu 18, më pak se

dyqind metra larg rrethit të qendrës së Athinës, Omonia, u

zgjeruan. Një klasë rreth tavolinës së rrumbullaktë mblodhi

njerëz që donin të mësonin me baza anglishten. Mësuese e

anglishtes u bë e shoqja, Orieta, e cila njeh me provime

pasuniversitare përveç anglishtes edhe italishten e frëngjishten.

Më pas, rreth tavolinës së rrumbullakët u mblodhën

biznesmenë grekë e midis tyre edhe një prift katolik, Moratini,

të cilët mësonin shqip. Prifti sot, pasi kaloi kursin e shqipes në

Athinë, është vendosur në Korçë për të shërbyer e për të

perfeksionuar më tej shqipen…

Kaq nuk janë pak për një shkollë që ende nuk i ka mbushur

dy vjet jetë, një shkollë për mësimin e kompjuterit shqip,

mësimin e anglishtes dhe të shqipes. Por Lorenci nuk është i

kënaqur. Atij i rri mendja tek nxënësit, moshatarë me djalin e

tij dhe më të mëdhenj, që janë larg Shqipërisë dhe larg shqipes,

të shkruarit dhe të lexuarit e saj si bashkëmoshatarët e tyre në

Shqipëri. Ai ka shpallë para emigrantëve një program modest

për të kaluar në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët emigrantë

në Athinë, për organizimin e programit mësimor “E shtuna e

fëmijëve“. E ndjen këtë si nevojë, si një detyrim shpirtëror dhe

kërkon mbështetje të komunitetit shqiptar në mërgim…

Para se të ndahemi, ndërkohë që tashmë kishim kaluar në

zyrën e tij komode ngjitur me të cilën ishte “tavolina e

rrumbullakët“ e mësimit të shqipes, e futa midis dy dashurive

të jetës së tij, mjeksisë dhe informatikës. Nga fjalët e ndjeva se

i ka të dyja nën sqetull, i mban dhe i ruan, do t’i bëjë pjesë të

jetës së tij. I formuar si intelektual në fushën e mjeksisë, i

dashuruar në të njëjtën kohë pas informatikës dhe i diplomuar

nga një universitet i njohur në botë, ai dëshiron që një ditë t’i

kombinojë të dyja, të jetë pjesë e asaj lëvizjeje që ka lindur

diku në vende të zhvilluara si Anglia, Amerika etj., ku këto dy

shkenca studiohen për t’i ardhur në ndihmë në mënyrë të

sofistikuar njerëzimit”. Ka shumë për të bërë në këtë fushë,

thotë ai i zhytur në detin e ëndrrës së tij, të paktën nga ato që

149

kam studiuar unë. Do të doja t’u futesha studimeve

pasuniversitare në këtë fushë, por për momentin kjo për mua

është në kufijt e pamundësisë“. E pyes nëse ka bërë ndonjë

hap, qoftë edhe të shkurtër rrugës së kësaj ëndërre. “Kam bërë

disa, - thotë. - Nisa një master në fushën e informatikës.

Megjithatë kjo është pak. Përfundimtarja për mua është të gjej

një master të të dy fushave të shkrira në një, të mjekësisë dhe

të informatikës, dhe të specializohem në këtë fushë“.

Duke zbritur nëpërmjet ashensorit që lidh “qiellin“ e jetës

së këtij intelektuali të ri me rrugën e gjërë ku gëlojnë njerëzit,

ëndërrova një ditë shtatori 2006 “një klasë të mbushur me

fëmijë që mësojnë shqip“ …ëndërrova Lorenc Kokën jo vetëm

doktor në mjekësi, por edhe doktor në informatikë, i shkrirë në

mënyrë organike midis “dy dashurive“ të jetë së tij. Ndoshta

ndonjë ditë do të kem fatin që të shtrij radhët e fjalëve të mia

në një reportazh me këtë temë.

150

Athinë 25 korrik 2006

MARIO I VOGËL, GJYSH JOVANI DHE …

“Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë disirë të

këthenenë në Skipëri, do bënenë grekër si na…”

(Brenga dhe këshilla e një arvanitasi)

Mario ka katër vjet të plota jetë dhe ka hyrë në të pestin.

Ka një mënyrë origjinale për të prezantuar moshën. Katër vjetët

t’i thotë me gojë, shqip. Për pjesën e ditëve dhe muajve mbi

katrën nuk e ka gjetur ende shprehjen me gojë, por ka gjetur

atë me shenja. Në fillim të tregon katër gishtat e dorës e më

pas pesë…

Është, ndoshta, shqiptaro-amerikani më i ri në Athinë.

Babai dhe nëna e tij, Lorenci e Nevina, javën e kaluar ishin

pjesë e ceremonisë dhe e kokteit që u organizua në bashkinë e

Detroitit me rastin e shpërndarjes së dokumenteve të qytetarit

amerikan për të huajt.

…Disa muaj më parë gjysh Jovani fluturoi mbi Atlantik

dhe u ul në aeroportin e madh amerikan. Shkonte të takonte

djalin dhe nusen, që disa vite më parë kishin aplikuar me

llotarinë amerikane dhe ishin futur në procesin e legalizimit të

plotë dhe e marrjes të të drejtës së banorit të shtetit më me

prestigj në botë. Në aeroport u befasua nga një zë fëmije, një

zë që i erdhi si një këngë, si një melodi e njohur e vendlindjes.

“Gjysh Jovani!” - kishte thirrur fëmija dhe i ishte hedhur në

qafë. Ata nuk e kishin parë kurrë njëri-tjetrin, përveç nëpërmjet

151

fotografive e vidiove. Mario kishte lindur në Amerikë. Prindërit

e tij, babai dhe nëna, e kishin mëkuar çdo ditë, krahas me

qumështin e gjirit dhe me ushqimet e ditës edhe me fjalën e

bukur shqipe. Me të në familje flisnin vetëm shqip. Kur i treguan

gjyshin në hollin e aeroportit, ai nuk priti, por vrapoi dhe iu

hodh në qafë. I thirri shqip dhe bisedoi me të shqip…

…Gjysh e nip nuk ndaheshin. Shëtisnin bashkë, bisedonin

bashkë e nganjëherë flinin bashkë. Lidhja midis nipërve,

mbesave e gjyshërve është një lidhje e çuditshme, një lidhje që

psikologjia e kohëve e ka studiuar, por nuk ia ka gjetur arsyen.

Populli këtë lloj lidhje e dashurie e ka quajtur “Mjalti i Mjaltit”.

Ndoshta këto dy fjalë flasin më shumë se volume të tëra librash.

…Erdhi koha që gjyshi duhet të kthehej në Athinë ku kishte

pjesën tjetër të familjes dhe nipër me të cilët ishte lidhur po aq

fort. Mario nuk donte ta lëshonte…

…U gjet një tjetër rrugë. Mario do të udhëtonte së bashku

me gjyshin në barkun e avionit për të zbritur në aeroportin e

Athinës…

…Në Athinë u bë me dy gjyshër dhe me dy gjyshe, me

gjysh Jovanin e gjysh Mitatin, me gjyshe Lefterinë dhe gjyshe

Mimozën. Shkon herë tek njeri e herë tek tjetri, por gjysh Jovanit

nuk i ndahet as në shtëpi, as në rrugë dhe as në sheshin Agio

Nikolaos, ku do ta gjesh të luajë me moshatarët e tij në orët

pak para mesditës.

…Një mëngjes, tek pinim kafe me Jovanin në ballkonin që

sheh rrugën Olympias dhe dëgjon trokun e trenit elektrik tek

kalon në rrugën e hekurt në stacionin e Agio Nikolaosit, e pyeta

se si i thonë mirëmëngjes në anglisht. Më pa me kuriozitet dhe

pasi ngrysi vetullat më tha me një ton të prerë: “Këtu, më ka

thënë gjyshi, duhet të flasim vetëm shqip”. E flet bukur dhe

pastër shqipen a thua se ke përpara një fëmijë në Lushnjë,

vendlindjen e babait të tij, që nuk ka dëgjuar kurrë në jetën e

tij një fjalë të huaj.

Jovani më tregon se herë pas here ia çon sinjalin satelitor

në ndonjë stacion me përralla në gjuhën angleze. E ndjek me

152

vemendje dhe e shikon se si gajaset së qeshuri nga shprehjet

anglisht të personazheve të filmit.

Më tej ai më tregon se si punon ai dhe e shoqja, e cila

greqishten e ka gjuhë të nënës për t’i mësuar atij gjuhët e botës.

Jovani flet me nipin shqip. Lefteria flet me nipin greqisht.

Mimoza dhe Mitati i flasin shqip. Nipi u përgjigjet atyre në

moment herë në shqip e herë në greqisht…Mario që ende nuk

i ka mbushur pesë vjeç, komunikon me njerëzit në tre gjuhë…

Tek gjerbnim kafen në ballkon e Marioja herë futej brenda

e na mbyllte derën duke qeshur, e herë dilte e i ulej gjyshit në

prehër, biseda ra për fëmijët dhe gjuhën e nënës, për shqipen e

bukur dhe shqiptarët prindër e gjyshër, që nuk duan të flasin

shqip me fëmijët e jo më t’u mësojnë atyre shkrim e këndim.

Në gazetat shqip që dalin në Greqi, në çdo numër të tyre gjen

dy e më shumë lajmërime nëpërmjet të cilëve shoqata të

ndryshme në Athinë, Selanik, Volos e vende të tjera ftojnë

prindërit që t’i sjellin fëmijët e tyre të mësojnë falas të shkruajnë

e lexojnë shqip. Meraku i drejtuesve të këtyre shkollave është

se me gjithë masat e gjithanshme organizative, përsëri

frekuentimi i këtyre mësonjtoreve është tepër i ulët.

Jovani më foli për një bisedë telefonike që kishte pasur me

një çift shqiptar, njerëz me arsim universitar dhe për

“shqetësimin” se dy fëmijët e tyre, njeri 10 e tjetri 12 vjeç, nuk

dinin të flisnin shqip. Ata, me dy fëmijët e tyre, në shtëpi e në

mjedise të tjera nuk flisnin kurrë shqip. E si mundet që dy njerëz

të formuar nga ana arsimore, njerëz që gjuha e nënës dhe e

babait denbabaden është gjuha shqipe, njerëz për të cilët

prindërit kishin sakrifikuar për t’u dhënë arsim të plotë

universitar, të mos flasin me fëmijët e tyre shqip, të mos u

mësojnë atyre gjuhën e nënës dhe babait?

Mjerisht, në jetën e përditshme raste të tilla takojmë jo

rrallë. Fatmirësisht, shembuj si ai i një mikut tim që ka më se

dyzet vjet që jeton në Greqi, që është martuar me një greke, që

ka dy fëmijë me arsim universitar, me të cilët flet në familje e

në mjedise publike me ta vetëm shqip, shembuj si ai i djalit të

153

Jovanit, i cili nga përtej Atlantikut, nëpërmjet Marios së vogël,

na sjell një mesazh të madh shqip, shembuj të tjerë të shumtë

që i takon në rrugë, në autobuz, në tren, ku nënat e reja u

flasin fëmijëve të tyre mbi karrocë shqip, dominojnë…

Ndërsa meditoja rreth këtyre fakteve m’u kujtua udhëtimi

në taksinë e një arvanitasi rreth të pesëdhjetave, biseda me të

nga Neo Kosmosi në Kato Patisia në gjuhën e të parëve të tij,

në shqipen arvanitase. M’u kujtua brenga dhe këshilla e tij…

…”Na jeshëm skipëtarë një qind për qind, - tha ai, - po

greku na thithi. Nuk na la të vazhdonim skolinë dhe nuk

mundëm me mësue dhe me shkrue gluhën tënë. Edhe juve

kështu do t’ju ndodhë. Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e

mëmës, nuk kanë disirë të këthenenë në Skipëri, do bënenë

grekër si na…”

154

EDHE NJËQIND DRITËRO AGOLLI!

Ishin kohë të vështira, ndoshta më të vështirat e jetës sime.

Kishte ndodhë vjedhja më e madhe e vullnetit të popullit, 26

MAJI 1996. Kishte ndodhë rrahja dhe gjakosja më e frikshme

e kohës që kalonim, në sheshin “Skënderbej“, përpara syrit të

kamerave dhe aparateve fotografike nga e gjithë bota, 28 MAJI

1996. Nuk ka nevojë të bëj ndonjë koment. Janë dy ditë që

flasin dhe do të flasin gjatë në historinë e kohës sonë, dy data

që do t’u paraprinin “ DIMRIT TË MADH – 1997 “...

Ditët që pasuan, në atë qoshe të hartës gjeografike ku kish

bërë rrënjë jeta, i ngjanin një mengeneje që çdo ditë shtrëngohej,

i ngjanin një kazme që kërkonte të më shkulte rrënjët...

Një ditë të meskorrikut e ndjeva se po më prisnin rrënjën

boshtore të qënies sime. Vendosa dhe ika natën. Në anët tona

shprehja “Ikje natën” ka në thelb dhimbjen më të madhe

njerëzore, shkuljen nga vendi ku ke parë për herë të parë dritën

e diellit me dëshirën ta shohësh edhe për herë të fundit. Për

dore kisha djalin që nuk i kishte mbushur ende të

katërmbëdhjetat...

Drita më kapi në Tiranë. Kisha një vizë një mujore. Më

duhej të udhëtoja drejt një vendi që i njihja njeriun e lashtë,

por nuk i njihja njeriun e ri. Veç kësaj, kisha mbi supe edhe

barrën e një emri arab që kryeredaktori i gazetës më pat thënë

se është i papranueshëm për vendin dhe fenë e atjeshme.

Më duhej një fjalë e ngrohtë, një njeri që të më jepte zemër

në aktin e madh të ikjes. I rashë një zileje. Dëgjova një zë të

155

ngrohtë, një mirëseardhje zemre. U ngjita në katin e tretë.

Derën e gjeta të hapur. Përballë ishte Sadija. Emrin ma kishte

dëgjuar, por fytyrën ma shihte për herë të parë. Dy hapa më

tej, në këmbë, si një lis rrënjëthellë e degëbardhë nga bora e

parë e vjeshtë së dytë, buzëqeshur e krahëhapur ishte Dritëroi.

E kisha takuar shumë herë, me nga një gotë raki ballë për ballë

e me zemrën njerëzore në dorë. Djali e kishte lexuar, e kishte

recituar, por kaq pranë nuk e kishte parë asnjëherë.

U ulëm në atë sallon të thjeshtë rrethuar me piktura e me

libra, në atë sallon që nuk e hiperbolizoj po të them se ka nxënë

dhe nxen gjithë vendin, ashtu siç nxen tërë botën zemra e

shkrimtarit dhe poetit tonë të madh....

Pimë nga një gotë raki nga ajo që Dritëroi e ka zjerë nga

mushti i manave jo dy, por tri herë në këngët e tij për truallin

ku lindi dhe mori vrapin e jetës.

Nuk ndejtëm gjatë. Ikëm duke marrë me vete disa adresa

dhe numra telefoni, të Aristidh Kolës në Athinë, të Dino Kubatit

në Salaminë... kurajon dhe ngrohtësinë njerëzore për të

kapërcyer kufirin e një jete në kërkim të një jete tjetër...

... Të nesërmen, më 21 korrik 1996, lamë diellin mbi majën

e Dajtit dhe ikëm në dhé të huaj...

...Kaluan muaj. Kaloi edhe “Dimri i Madh“. Kaloi edhe

“Pranvera e Mbrapshtë“. U shkatërrua Shqipëria. “Kuota

Zero“ shënoi temperaturat më të ulëta në historinë e kombit.

Sa ishte “Minimalja absolute“ e dimrit shqiptar? Askush nuk

e di ose më mirë të themi “nuk e thotë“. Dhe as do ta thotë

ndonjëherë, sado komisione parlamentare e ndërplanetare të

formohen...

...Në tetor udhëtova drejt Shqipërisë. Nën frikën e pusive,

të pritave, kallashnikovëve. Shqipëria ishte e plagosur. Përpiqej

të hiqte fashot e zeza mbi plagët që rridhnin gjak të kuq...

Më 13 tetor 1997 isha në Tiranë. Kisha marrë që nga Athina

156

një shishe të bukur me uzo. E pata menduar që me të në dorë të

trokas në derën e Dritëro Agollit. Ia kisha një borxh, atë lloj borxhi

që të jep këshilla e mirë, fjala e ngrohtë, zemra e çiltër. Ma kishte

dhënë një ditë korriku dhe desha t’ia ktheja një ditë tetori. Jo të

gjithë, as gjysmën, se borxhi që lidhet me fjalën e ngrohtë dhe

këshillën e mirë nuk ka çmim, nuk mund të kthehet kurrë.

...U ngjita në katin e tretë dhe si herën e parë përsëri u

gjenda ballë për ballë me Sadijen, njeriun dhe bashkëshorten e

mirë në kuptimin absolut të fjalës. Mbi majën e malit të letërsisë

shqipe “Dimri i Madh” kishte hedhë shumë borë. Një këmishë

rozë e hapur paksa në kopsën e parë, një triko që kishte marrë

nga kaltërsia e qiellit, një palë pantollona kafe përbënin veshjen

e njeriut që u mat me malet pë t’u ngjitur e bërë edhe vetë

MAL më vete. Para meje ishte Dritëroi i letrave shqipe, për

mua më i madhi, më i thjeshti, më njerëzori...

Nuk kishim zënë ende vend kur ra zilja e dera u hap, duke

sjellë me vete një këngë devollite, një grup njerëzish të qeshur.

Gjashtë ishin, nga ata vetëm njërin njihja, shokun dhe mikun

tim të viteve studenteske, gazetarin e njohur Fuat Memelli. Ishin

përfaqësues të Shoqatës “Devolli“. Kishin ardhë t’i uronin

kryetarit të tyre shpirtëror, Dritëroit, përvjetorin e lindjes. Nuk

e dija se atë ditë Dritëroi mbushte 66 vjeç. Jetova disa çaste që

nuk mund t’i harroj kurrë. Mora pjesë në gazin e tyre, bashkova

zërin tim në këngën e bukur devollite, qesha si asnjëherë në

takimet me njerëz të zemrës.

Disa ditë më vonë do të udhëtoja përsëri drejt Athinës.

Kisha marrë me vete ngrohtësinë shpirtërore të një njeriu që

tërë jetën ngrohtësi ka përcjellë dhe përcjell.

Nuk kaloi asnjë muaj dhe në adresën time në Athinë dy

fotografi të përcjella nga Fuati do të më përjetonin një ditë të

paharruar...

Dritëro Agolli, shkrimtari dhe njeriu i madh i kohës sonë,

157

më 13 tetor mbush 75 vjet jetë. Do të desha të isha përsëri

pranë tij. Do të desha që këto radhë t’ia përcjell në adresën e tij

elektronike. Nuk e di. Po ia përcjell nëpërmjet gazetës

“EMIGRANTI “, në mijëra kopje. Për të dhe për të gjithë ata

që e duan dhe krenohen për vlerat që Ai i ka sjellë kombit

shqiptar.

Edhe NJËQIND Dritëro Agolli! Mos u plaksh kurrë!

158

Athinë, 11 tetor 2006

SHTEGTIMI I NDUE NIKOLLES

Përsëri një letër. Përsëri nga Kavalla-Klitu 10. Përsëri nga

Ndue Nikolla. Kësaj radhe jo me një libër që të sjell në shpirt

bukurinë e Fanit dhe maleve të Veriut të Shqipërisë. Kësaj radhe

me një letër, mes së cilës një fotografi, e lidhur me të “me

kllapa”, me një formë lidhjeje që e bënim unë e Ndue Nikolla

(dhe brezi ynë) kur nuk donim të përdornim zamkën, atë lloj

zamke që ua merrnin “lotëve” të qershisë apo të pishave.

Fotografia është autoritare, tipike për një mësues të shkollës së

mesme, kur shkon e vjen nga shkolla. Një njeri me kostum,

xhaketëmbërthyer, me kollaro, me këpucë të lustruara dhe me

çantën nën dorë mbushur me hartimet e nxënësve. Ndue

Nikolla nuk e ka harruar zakonin e vjetër, me një ndryshim:

pamja nuk vjen nga Mamurrasi ku kaloi vitet e jetës para se të

ikte, pamja vjen nga Kavalla, përballë një shtëpie ku zverdhin

agrumet.

Faleminderit Ndue Nikolla dhe për shakanë tënde, një

shaka e shëndetshme që na mungon prej kohësh, shaka që në

mos t’i shuan, t’i ul paksa streset e ikjes larg vendlindjes…

“Ju falënderoj shumë për fjalët shumë të mira folur dhe

shkruar në gazetë për mue dhe librin tim të vogël, por që ti e

bane të madh”.

Asgjë Ndue Nikolla. Të madh e bëre ti kur i vure emrin e

Fanit, vendlindjes tënde, mallit për dheun e lindjes dhe rritjes

së njeriut.

“Në pamundësi me i shtyp, po të lodh me dorëshkrime“ -

159

më shkruan Ndue Nikolla dhe, për diçiturë të fotografisë së tij

më përcjell humorin e tij të titulluar “SHAKA MIDIS NESH –

shkurt 2007“!

Më ktheve pas Ndue Nikolla, në kohë e hapësirë, maleve

të trevës ku linda dhe u burrërova, odave dibrane ku flitet me

radhë e ku çiftelia në vargje rapsodike dëgjohet më me qetësi

se sa operat e kompozitorëve të mëdhenj në salla luksoze. Të

bukura janë rapsoditë e maleve Ndue Nikolla! Janë pararendëse

të epeve me kreshnikë e zana, prolog, monolog dhe epilog i

tyre. Pa ta, pa rapsodët popullorë që këndojnë odave mbi tela

çiftelie, shkrepave e luginave mbi tela sharkie, nuk do të kishim

eposin tonë të kreshnikëve, Mujin e Halilin, Gjergj Elez Alinë e

Halil Gashin. Më vjen mirë që edhe këtu, larg Fanit e maleve të

Mirditës, të atyre maleve kala të natyrës, ku lindi Kanuni i

Lekë Dukagjinit dhe ku nuk shkeli këmbë turku, ti lëvron

rapsodinë, e lëvron dhe në hullinjtë e saj mbjell shpirtin tënd,

humorin e zemrës, ani se dikujt mund t’i duket, si thuhet në

ditët e sotme, “seksi”. Po i përcjell ato...

Ky asht Ndue Nikolla viti ‘07

Tash ma, nuk ia varin gratë.

Mezi i pret orët e natës,

Me u ngroh në gji të plakës.

Dikush thotë: I asht djeg siguresa,

Ky me djem, me nipa e mbesa.

Dhe shih me ç’gjuhë na flet,

Të gjithë të rrinë në hesap t’vet.

Burri çfardo moshe t’ketë,

Dorën do me e mbajt n’vend t’nxetë.

Pré e një burri ra nji grue e vjetër,

I tha: - Mos ik.

Kam dhe nji dhëmballë n’anën tjetër.

Thonë:

Qëndrimi me gra e humori

E zgjat jetën, sa të doni.

160

T’u rrittë ndera Ndue Nikolla! Humor e mjalt t’ buroftë

goja!

Sa larg është Kavalla me Athinën? Nuk e di, ndaj po e lë

ndezur kompjuterin dhe po rrëmoj në bibliotekën gjeografike

të emigrantit...

E gjeta. Letrat thonë se është plot 677 kilometra...

Në këtë llogari më futi përsëri Ndue Nikolla. Ai të premten

i kishte përshkuar të tëra këto kilometra, ku me autobus e ku

me tren. Më mori në telefon nga shtëpia e Salvatores dhe më

kërkoi takim. Më tha se nuk e njihte Athinën dhe se nuk dinte

ku të ngujohej për t’u takuar. I thashë Salvatores ku dhe në

çfarë ore të takohemi, të nesërmen, të shtunën e 26 majit...

... E pashë nga larg. Ishte i veshur me një kostum gri, i

mbërthyer nga një kollare me vija e mbuluar sysh me syza të

errëta dielli. Do ta kisha njohur edhe sikur të mos e kisha parë

në fotografi. Qëndrimi paksa i ndrojtur, vështrimi i

përqendruar i kalimtarëve të shumtë në sheshin qendror të

kryeqytetit grek në kërkim të asaj që donte, fliste se ishte ai dhe

askush tjetër. Kur iu afrova hoqi menjëherë syzat dhe portreti

i tij u bë i plotë. I shkëlqenin sytë dhe i gufonte zemra...

...Shëtitëm nëpër rrugët e rrugicat e qendrës së Athinës në

shoqëri të Salvatores, mikut të tij të ri në moshë, që në fillim të

viteve ’90 ishte diplomuar për inxhinieri mobiliesh e tani

punonte në ndërtim. Më pas u ulëm dhe, pasi vumë mbi furkën

e kujtesës bashkën me lesh rude, nisëm të tjerrim kohën tonë,

atë kohë që jetuam dhe atë që jetojmë, atë që lamë dhe atë që

gjetëm. Salvatorja na tregoi disa fragmenti nga “ikja dhe

riardhja” e tij në këtë botë hallesh. Na tregoi si ishte aksidentuar,

si kishte kaluar në koma dhe si falë një ndërhyrje profesionale

mjekësh ishte rikthyer në jetë. Ndueja më tregoi për jetën në

Kavalla, për djemtë dhe nuset e djemve, për gruan, nipërit e

mbesat, për atë lidhje shpirtërore karakteristike shqiptare midis

161

ezave në familje, atë lloj lidhje që i ka mbajtur jo vetëm

njerëzit, por edhe malet në këmbë. Ndueja tash po i afrohet të

shtatëdhjetave të jetës së tij. Disa vjet ka punuar, i është bërë

krah dhe shtyllë familjes. Tani nuk punon. Punojnë djemtë

dhe nuset. Ai u gëzohet nipërve e mbesave, ushqehet me mjaltin

e mjaltit të jetës njerëzore...

U ndava vonë me Nduen. Ai do të nisej për në Nafplio,

tek një mik i tij. Nuk ishte hera e parë që udhëtonte drejt

kryeqytetit të parë të Greqisë së re. Atje shkonte vit për vit, tek

shoku, tek miku, tek gjaku. Më gëzoi edhe ky detaj i jetës së tij,

një detaj karakteristik malësor, shqiptar. Një detaj që ka bërë

rrënjë e mbijeton edhe qindra kilometra larg tokës ku u mboll

e lidhi fryte.

Të martën, më 19 qershor, përsëri një telefonatë, përsëri

Ndue Nikolla. Ish kthyer nga Nafplio dhe nuk donte të nisej

për në Kavalla pa e pirë një kafe, nga ajo lloj kafe që bën miq,

që i fut njerëzit në zemrat e njëri-tjetrin dhe i bën një. Nuk e di

nëse ndonjë ditë do t’ia kthej miqësinë, do të shkoj në Kavalla,

do të shkoj bashkë me të në Fan të Mirditës e do të ulem në

odën mirditore. Nuk e di. Zemra ma do...

162

Athinë, maj-qershor 2007

T’U RRITTË NDERA NDUE NIKOLLA!

Një lajmërim postar rekomande. Një letër, brenda së cilës

një libër i vogël i përmasave 18 me 13, mbushur në të tridhjetedy

faqet me nektar shpirti, poezi. Brenda librit dy kartolina; njëra

me pamjen e Kavallës natën dhe tjetra me Kavallën në breg të

detit (Sa e bukur qenka Kavalla!) Në njërën nga kartolinat

shkruhet:

“Zonja e zotrinj të redaksisë dhe ata që i përkasin beqarisë!

Gëzuar Vitin e Ri 2007. Të jetë një vit i begatë në gazetari dhe

shëndet e lumturi personale e familjare. Një mijë të fala nga

Kavalla! Nga Ndue Nikolla, ish mësues i letërsisë. Në futboll

admirues i “Vllaznisë”!

Brenda zarfit dy letra në dorëshkrim. Në të parën shkruhet:

”Po u dërgoj këtë libër me vjersha, që e nxora nga botimi në

shtator 2006...” Në letrën e dytë një urim në vargje:

Gazeta “Emigranti”

Shkruen për të thjeshtit,

shkruen të vërtetën.

O gazeta “Emigranti”,

Tek ti gjejmë vetveten.

Siç punojmë ne pa orarë,

Ti rri zgjuar gjer natën vonë,

Bisedon me mërgimtarë

163

Që kan’ halle e s’mun t’i thonë.

Sikur gonxhja që çel së pari,

Gjith’ aromë e largpamsi,

Ti je shpresë e çdo shqiptari

Që ndeshet me padrejtësi.

164

Ndue Nikolla, Kavalla-Greqi

Po kush është Ndue Nikolla?

Ka lindur në Fan të Mirditës kur erdhi pranvera e vitit

1938. Shtatvjeçaren e mbaron në Kukës. Në vitin 1959 mbaron

Pedagogjiken në Shkodër, kurse në vitin 1966 mbaron

Universitetin e Tiranës në degën gjuhë e letërsi shqipe. Në vitet

1966 – 1974 mëson vogëlushët e vendlindjes së tij, Fanit, kurse

në vitet 1974 – 1994 gjendet mes fëmijëve dhe banorëve të

Mamurrasit, si mësues dhe veprimtar shoqëror. Nga vitin 1994

emigron në Kavalla të Greqisë, ku punon e jeton mes gëzimit

njerëzor, siç thotë:

Jam rrethue me nipa e mbesa

Dhe u flas për shqiptarinë,

Se të gjithë jetojmë me shpresa

Se një ditë atje do të vijmë...

Kopertina e librit, ku pas katër gërmave kapitale FANI dhe

(Kuvendim në vargje), të ngrin në sy një pamje fotografike që

e shndrruar në kartolinë do t’i bënte nder çdo shtëpie botuese.

Është Fani i Mirditës në atë pamje epiko – legjendare që vetëm

Zanat e Maleve dijnë ta lexojnë.

Poshtë dhe djathtas një lum i kaltërt, një ujë kristal që luan

me gurët e shkumbëzon. Më lart, vetëm dy tre metra, një fushë

e gjelbër në krye të së cilës, në një breg tjetër degëzimi ujor

zbardhin kulla të moçme. Të gurta, me dritare frëngji, me oda

të mëdha kuvendesh historikë. Më lart - një pyll i vogël me një

oaz gjelbrimi në mes. Më lart - livadhe e pyje, gjer atje ku

gjelbërimin e mbulojnë bashka të bardha “delesh rude” që

kullosin në kaltërsitë qiellore...

T’u rrittë ndera Ndue Nikolla! Ma rinove shpirtin e ma

ngrite kokën lart. Unë nuk kam qenë në Fan. Ma kanë treguar

ku bije një ditë të 23 gushtit 1964, kur në karrocerinë e një

kamioni gjeologësh udhëtova të përpjetës së Oroshit për të

mbushur grushtin me ujin e burimit në qendër të Fushë Lugje

dhe në mbrëmje për të kundruar, ulur përpara një çadre

gjeologjike me shpatullat mbi Nënshejt, atë arkitekturë

madhështore majash malesh që e ka vetëm Mirdita. Aty, një

gjeolog, që më vonë do ta bëja shok e mik, Gëzim Shima, që i

njihte malet e banorët e tyre më mirë se sa njihte lagjen e Varrit

të Bamit ku kishte shtëpinë dhe banorët e saj, duke më

përshkruar vendin dhe vendbanimet e zgjati dorën drejt Fanit,

tutje maleve. Fanin, më vonë, për shkak të largësisë dhe

thellësisë, pata dëgjuar se si rrethi i Kukësit, po ashtu edhe ai i

Mirditës, e shtynin drejt njëri-tjetrit. Nuk e di se sa herë ty si

mësues dhe banorëve të tjerë të Fanit u është dashtë të shkojnë

për një vulë herë në Kukës e herë në Rrëshen...

Më fal, i dashur Ndue, për ligjërimin paksa të gjatë, ligjërim

që më doli nga shpirti dhe nga zemra dhe nuk e mbajta dot.

Na mungon vendi ynë i dashur Ndue. Na mungojnë malet,

krojet, përrenjtë e lumenjtë. Naimin, Çajupin, Mjedën, Nolin...

besoj se i kupton më mirë sot, në terrenin e tyre, në mërgim se

sa në “ ...malet e Shqipërisë, fushat, kodrat dhe pyjet e

gjelbëruar. “Qingjin e Naimit që “çan... edhe në qoftë se rrugën

ia presin njëzet a tridhjetë vetë...” unë e gjeta në rreshta e midis

rreshtave kur ti ligjëron:

Sa herë mue m’ka pyet ndonjani,

Jam përgjigj jam prej Fani.

N’Fan t’Mirditës, atje rrazë Zepës

I kam unë fillimet e jetës.

N’Xhuxhën e Madhe jetoi i pari,

Gjysh mbas gjyshi, djal mbas djali,

165

Shpi e stan Dardhaz – Lari.

Kur merr rrugën me u ngjit për Fan

Porta e hyrjes në Bargjanë,

N’të dy anët e lumit, fshatrat mbjellë,

Ku naltojnë Zepë e Munellë,

Guri i Nus e mali i Rrunës,

Ka njerëz të menjes, ka njerëz të punës.

Vasha t’bukura shtojzovalle,

Nana trime me zemër të madhe.

Dhe jo vetëm kur ligjëron për Fanin e Mirditën, por

edhe për Lumën “Krenaria e Kombit“, për Kukësin që “ma

shtrinë dorën, shkollë më dha“, për Tiranën dhe bisedën tek

liqeni, për humorin tek bisedon me “Vëllazninë“ e Shkodrës e

deri tek kurbeti i zi në tokë të huaj...

Nga Kavalla turistike

K’tu në brigjet e Egjeut,

O ti mall na zhurite,

T’fala shum i bajm Atdheut...

E ke mbyllë siparin e parë të kroit të shpirtit tënd me “Sytë

e tu“, e shkruar në maj të vitit 1959. Nga sa kuptoj ata sy janë

të shoqes tuaj të jetës, ajo që në fotografi, në krahun e djathtë

tuajin mban në krahë një voglushe 2 – 3 vjeç veshur si nuse...

Ata sy porsi ulli,

Kur gazmor m’i drejton,

Më magjeps, o moj Hyri,

E peshë zemrën ti ma çon...

T’u rrittë ndera e t’u bëftë mal Ndue Nikolla! Nuk e di në

166

se unë e ti do të mrrijmë të mos vdiremi në kurbet, që të mrrijmë

të kthehemi në male, në ato vende ku jetojnë Zanat, të hapim

dyert e kullave të moçme e të ulim botën rreth e qark në Odat

e Kuvendit, mbi lëkurë shekullore deshësh e do t’u flasim

turistëve në të gjitha gjuhët e botës, ashtu siç i folën të parët e

maleve tona Edith Dyrhamit, Lord Bajronit e të tjerëve. Nuk e

di, por për një gjë jam i sigurt, në mos e mbrrifshim na, do ta

mbrrijnë djemtë, vajzat, nipërit e mbesat tona...

Kuvendoj me shpirt e zemër të malluar me urimin

“GËZUAR VITIN E RI 2007!”...

167

Athinë, 19 dhjetor 2006

KU JE NOVRUZ ABILEKAJ?

Ta kam një borxh Novruz Abilekaj. Borxhin nuk e tret as

dheu. Në fakt, të gjithë ata që unë njoh, të njëjtin borxh të

kanë, atë lloj borxhi që rrjedh nga mirësia jote, nga respekti

për të tjerët, nga përkushtimi në punë, cilësi që në ditët e sotme,

kur mes njerëzëve ka hyrë ndjenja e pronës dhe cmira bren

hekurin, pak njerëz i kanë.

Ti ishe mësues në Shqipëri, Abilekaj, një mësues që

praktikat e para mësimore i bëre në një qytet të lashtë të vendit

tonë, qytetit nën hijen e Rozafës, të asaj nëne, që me gjirin

jashtë u jep qumësht fëmijëve, brezit të ri prej shekujsh, qumësht

i rrjedhur nga sindromi i besës, të atij virtyti që i ka mbajtë

shqiptarët në shekuj në këmbë dhe ua ka ngritur kokën lart.

“U linda më 1945 në Tërbaç të Vlorës, shënon në faqen e

fundit të librit të tij me poezi “Vjen fjala tjetër”. Fëmijërinë e

kalova në Selenicë, ndërsa vitet e rinisë (1959-1965) në Vlorë e

Shkodër, ku mësova mësuesinë dhe poezinë. Aspirova të

bëhesha “Buri e Partisë, por radha ishte shumë e gjatë.

Aspiruesit shtyheshin. Asnjëherë nuk kam preferuar të shtyj e

të shtyhem. Më 7.12.1963 më botuan një nga pesë poezi të

dërguara. Nuk e përsërita kurrë kërkesën për botim, megjithëse

nuk e braktisa kurrë poezinë. Zgjodha përkushtimin në punën

e përditshme dhe publicistikën vullnetare. Më 1971 shkruaja

për minatorët këtë jetëshkrim:

Linda në mesnatë

Kërkova një rrugë,

168

Ndoqa një yll,

Ylli ishte Partia.

Më vonë, pasi bëra edhe shkollë partie, shkrova:

Rruga m’u vithis

Ylli ish i tjetrit.

Nga viti 1995 jetoj në Athinë. Për fëmijët e emigrantëve

shqiptarë kam përgatitur metodën “Gjuha shqipe në familje”,

botuar më 2001.

Më falni që u vetprezantova, veçse për njerëzit anonimë

askush nuk mund të bëjë jetëshkrim dhe nuk doja të lija hapur

gojën e fajit”.

Njoh shumë njerëz në Athinë, njerëz që kanë qenë në

institute marksiste leniniste dhe kanë përcjellë nëpër duar, kanë

redaktuar e dorëzuar për botim veprat e Enver Hoxhës, njerëz

me peshë në shtypjen dhe mbyllgojën e kohës, njerëz që ulen

në kafene e ankohen se në oborrin e shtëpisë së tij “u kanë

prerë akacien“, njerëz që me poezinë dhe prozën e tyre krijojnë

iluzionin se ata kanë qenë të vrarë, të prerë, të përndjekur.

Njoh edhe Novruz Abilekajn. E njohët edhe ju në atë copë

të shkurtër të biografisë së tij, tek “ndoqi një yll”, por “ylli ishte

i tjetrit”, ishte i atyre që sot bëjnë mullare me libra e shkrime,

me shpresë se një ditë do t’i thërasin tek “ylli i tyre”, jo tek ai “i

kuqi”, simbol i pesë kontinenteve, por tek “ylli blu”.

Novruzi nuk ulet të shkruajë në kafe, të thithë nestcafe-në

me akull e shkumë. Ai ngrihet herët çdo ditë, para orës pesë të

mëngjesit. Përcjell në punë nusen e djalit, djalin, gruan dhe

pastaj ulet e shkruan poezi e prozë. Më tej, kur ora e kalon

shtatën, merr çantën e mbushur me vegla pune dhe shkon larg,

duke i rënë Athinës në diagonalen e saj, shkon në Kifisia për të

punuar, ujitur e prashitur kopshtet e të pasurve. Rimimi i

fjalëve kështu kalon, nëpër kallo duarsh që marrin e përcjellin

aromë lulesh.

169

Më ka befasuar personaliteti i tij, më është bërë pjesë e

mendimit në dingën e të cilit merr formë baruti i poezisë.

Novruz Abilekaj i do fëmijët. Për ta, që të mos harrojnë

gjuhën e nënës, gjuhën e Naimit dhe të Fishtës, vrau gjumin e

natës dhe bëri një libër, metodën “Gjuha shqipe në familje”.

Ishte mësues Novruz Abilekaj. Është përsëri mësues

Novruz Abilekaj, mësues jo në klasa, por në shtëpi fëmijësh

emigrantë.

E dini përkushtimin që Novruzi bën në përmbledhjen me

poezi “Vjen fjala tjetër”? Në qoftë se nuk e dini, merrni librin e

tij dhe lexojeni: “Gjithçka të mirë ua kushtoj fëmijëve dhe

nxënësve të mi, që i desha aq shumë, sa u preva flatrat e i

mëkova me ushqim kafazi… në shenjë dashurie dhe ndjese“.

Një mësues, një kopshtar në kopshtet e borgjezisë së

Athinës u kërkon ndjesë fëmijëve se i “mëkoi me ushqim

kafazi”. E çfarë duhet të bëjnë të tjerët, ata që i shkaktuan,

dhe i shkaktojnë edhe sot çaste tragjike vendit?

E bukur është poezia e Abilekajt, një shpatull nga trupi i

së cilës po jua jap edhe juve. Por mua, që nuk jam poet, më

tepër më pëlqen proza e tij, filozofia e tij për jetën. Doni të

bindeni për këtë ? Më ndiqni në parathënien e tij në librin me

poezi…

…nga pylli i gjallesave që lindën brenda qenies sime rrita e

dhurova vetëm ç’mund të mbijetonte jashtë meje. Pjesën tjetër

e ngjesha në shpellat e brendisë sime deri në frymzënie. Ato

nuk vdiqën kurrë dhe, kur mblidhen në kuvend apo kacafyten

midis tyre, unë e shoh veten të fundosur në mendime…

…Në anë të rrugës bën nojma një lule e bukur. Njëra nga

gjallesat brenda meje përplitet deri në ulërimë për ta bërë të

sajën atë lule, por…morali, ligji, që e hartoi Ai që e brohoritëm

ne, e ndalon këputjen. Atëherë unë hap luftë mbi atë gjallesë,

i hedh përsipër gjallesa të tjera të mirëbindura, që e shkelin,

sakatojnë dhe e burgosin atje ku janë dhomat më të errëta dhe

ku nuk arrin kurrë as ngjyra, as aroma e lules. Askush nuk më

penalizon nëse kryej krime të tilla. Për të garantuar

170

ashkëjetesën, këtë krim duhet ta kryeni edhe ju, edhe ata,

kushdo që është njeri i zakonshëm. Kështu luajmë rolin tonë

të sipërshënuar. Vetëm perandorët mund të dalin nga roli.

Vetëm ata mund të kultivojnë në pyllin e tyre çdo pemë, edhe

pemët e ambicjes dhe lakmisë. Gjallesat që mbyten e burgosen

nga perandorët ndodhen jashtë qënies së tyre, prandaj ata nuk

tjetërsohen. Ne, po, tjetërsohemi. Ky është kushti i parë për të

mbijetuar pa qenë perandor.

…Dy njerëz, qoftë edhe brenda një qenieje, nuk mund të

mendojnë njësoj. Në të kundërt, botës do t’i mungonte një njeri

ose, më së paku, një melodi, një psherëtimë, një tingull. E përsëri

ne duhet të luajmë në një skenë të përbashkët, e cila asnjëherë

nuk është e ndërtuar sipas dëshirës sonë, duhet të lëvizim sipas

një trajektoreje, që thuajse përherë nuk është e jona.

Vetëm perandorët përbëjnë përjashtim, qofshin edhe

perandorë të letrave…

…Duke qenë njerëz të zakonshëm, unë dhe ti kemi të

drejtën të tjetërsohemi, të jemi tjetri…

Nga poezitë, nga tjetërsimi i Novruz Abilekajt, zgjodha

dy: Njëra titullohet “Kërkoj”, kurse tjetra “Epopeja e Rrapit”.

Prej tyre zgjodha disa strofa, duke ia lënë në sy lexuesit që t’i

fiksojë në retinë e në tru të tjerat…

KERKOJ

Si gjithë shqiptarët, edhe unë

peripato bëj në Athinë:

hedh këmbën e majtë,

hedh këmbën e djathtë,

mbij buzë trotuarit,

në dorë shtrëngoj një mendim

Buzë trotuarit unë.

Atje thellë, në asfaltin e zi,

vazhdojnë rrokullisjen:

171

trolejbus, autobus,

motor, motor, motor,

makinë, makinë, makinë.

Prapë trolejbus, autobus,

Policbus.

Në grusht shtrëngoj mendimin.

Ndërkaq, pas meje, sipër meje,

Poshtë meje,

turma është bërë pirg,

më prek me vithe një putanë,

(putanë se zbulohet nën mini!)

Më hapen grushtat,

mendimi më bie,

pjerrsohet trotuari,

në asfalt rrjedhin të gjithë.

Trak-trak çizmet e putanës,

Shijnë.

Mendimin tim shijnë.

Ha-ha-ha…

dua

ta gjeeeej

mendimin tim.

Harroj që mbi sheshkërkim

politikani me benz,

Me një fantazmë- ide ngjeshur në

brez,

të blerë, të falur, të vjedhur në

Amerikë,

Evropë, Azi, Afrikë.

Turmën shkeli me nxitim.

Fajsoj putanën me mini,

qenien e pafajshme

172

që të vetmen forcë e pasuri

ka gjininë,

që dredh me prapanicë

aq mendime të lira,

sa e lakmojnë politikat, kulturat

dhe vijat.

I plasi për mendimet e mija.

EPOPEJA E RRAPIT

(Legjendë për ata që bënë

50 vjet histori)

1.

Ai u kujtua i pari

anës rrugës mbolli një rrap.

Më parë kishin mbjellë dafinë,

Shegë…mollë…qershi

Pemë pa trung të trashë.

Ai u kujtua i pari,

Zgjodhi farën e mbolli një rrap.

Ish djalë i bukur:

Trup të hedhur

Buzëqeshje tërheqëse.

Sy depërtues,

(i mençur?!)

…mendimi e rrëmbeu

lart.

Rrapi thelloi rrënjët,

Shtriu degët,

u hap… u hap… u hap

173

10.07.2000

Sa bimë rreth tij sythonin

Luteshin për jetë,

shihnin nga qielli,

nga nëntoka, në horizont:

Rrap…rrap…rrap

të mjerat thaheshin

Pluhur, baltë, pleh

bëheshin

të stërmadhohej rrapi.

10.

Ora është orë, ha veten,

ha kafshë,ha gurë

dhe perandorë.

Rrëzoi nga maja e rrapit

dhe mbjellsin e madh

me zhurmë e tërsëllimë,

sa toka u ça,

sa gjethe e degë

u shpërndanë.

Lot…britma…shpresë,

Hata.

11.

Legjenda, legjendë

është,

e thonë edhe ndryshe

(e thashë kështu),

por fjalët e mëposhtme,

thuhen gjithmonë,

kudo,

dhe kështu:

Mbjellsi hijerëndë

i lumtur iku

pa fund turma nga pas

174

degë, degëza

zogj,

gjethe, gjethe

miza, miza, miza

ç’bisht i gjatë

Kujtoni ç’u solli

Shumë apo pak?

Korrik 2000

P.S. Të kisha një borxh Novruz Abilekaj. Po ta paguaj me

shkronja të gjuhës shqipe, që ti aq shumë e don, gërma që dikur,

dikush, në një film, një artist i madh (Sandër Prosi ), i ka quajtur

“flori e shkuar floririt”. E di që nuk mjaftojnë, e di që borxhet

e shpirtit kurrë nuk lahen. Do të takohemi përsëri. Në Kifisia,

ku i kemi kopshtet pranë e pranë. Në Federatën e Shoqatave të

Emigrantëve Shqiptarë, ku ti je “violinë e parë”. Në rrugë, në

kafe… Dhe pse jo, derisa jemi gjallë e jemi në jetë, në Tërbaçin

tënd, në muzeun e të cilit shkruhet se të parët, ata që mbollën

rrapet ku togat e zeza të inkuizicionit pushtues shekullor

shqiptar varën bilbilejtë, kanë ardhur nga Tërbaçi i Dibrës.

Tërbaçi i Dibrës i lan këmbët në ujërat e Drinit dhe tret

vështrimin kurrizit gjeografik të shqiptarëve, për t’u ndalur në

qytetin e Dibrës së Madhe, të prerë e të hedhur nga perandorët

e zinj të kohës.

Tërbaçi i Vlorës i lan këmbët në Shushicën ujëkristal dhe

mban mbi shpatulla Çipinin, ku legjendat kanë arat e tyre të

begata.

175

Athinë, 20 shkurt 2006

NJË NJERI “MIDIS NJERËZVE”

- Meditime për NJERIUN dhe mjekun Panajot Kolomihali…

Ka njerëz që të hyjnë në zemër e të shkrihen në shpirt dhe

nuk dalin, nuk t’i nxjerr as vdekja, i merr me vete në “botën

tjetër”.

Një prej këtyre njerëzve e njoha në janar, në një ceremoni

në “Titan”, tek merrte një dekoratë i mallëngjyer e i lotuar, tek

lexonte shqip, tek ecte midis njerëzëve e trokiste gotën e verës.

Në një moment u gjend edhe pranë meje. I trokitëm gotat dhe

përgjysmuam lëngun e kuq. Bëmë edhe një fotografi bashkë. E

pyes, pas gjithë asaj gjeografie udhëtimesh që prezantuan

njerëzit që e njihnin nga afër, nëse ka qenë në Dibër dhe në

Lurë me sigurinë që do të më thotë jo. U gabova. Kishte qenë,

kishte parë të shtatë liqenet që i lidh zinxhiri i gjelbërt i rrugës

malore. Kishte parë Fushë- Lurën, Lurën e Vjetër dhe Borie-

Lurën, në atë govatë të gjelbër ku notojnë kullat e bardha. I

kishte parë tek zbriste e ngjitej të përpjetës së Lan Lurës, një

fole tjetër e bukurisë shqiptare, ku bilbilat ushqejnë zogjtë duke

kënduar. Kishte bujtë në shtëpinë e Shkëlqim Canit në Çidhën,

fshat që sot ka si kurorë kanalin e famshëm me emrin e fshatit

që çau Gjalicat e pakalueshme, i piketuar me plumb pushke

nga Gani Tuçepi i madh i veprave ujore nga Dibra e deri në

Sarandë. Kishte bujtë në Çidhnën - Qytet, që përjetoi masakrën

dhe themelshkuljen më të madhe mesjetare pas vdekjes së

Skëndebeut…

176

Pas asaj njohjeje “midis njerëzve”, më lindi dëshira që ta

njoh “larg njerëzve”. Kërkova celularin e tij, derisa më në fund

një ditë e gjeta. E mora në telefon. Mendova se do të ishte diku

larg, në ndonjë ishull apo në ndonjë pikë turistike për të

pushuar. Gusht ishte dhe në gusht Athina tjetërsohet nga

njerëzit, nga makinat, nga lëvizjet. U gabova. Ai ishte në

“Ipokratos”, në spital, mes njerëzve. Më dha “koordinatat” e

vendndodhjes dhe unë u ngjita në katin e tretë të spitalit, në

kërkim të tij në zyrat 9 ose 12. E prita jo shumë gjatë. Erdhi i

veshur me bluzën e bardhë dhe me buzëqeshjen e “bardhë”. I

dhashë dy fotografi, njëra në momentin kur atij i vunë në gjoks

dekoratën e akorduar nga Presidenti Moisiu dhe tjetrën kur

kishim dalë bashkë. U mallëngjye. Më falëndroi dhe më kërkoi

ndjesë. I duhej të futej në sallën e operacionit. Pyetjet që kisha

përgatitur në greqisht humbën në kujtesë. Diktofoni mbeti në

fillim të shiritit magnetik. Ai ishte “midis njerëzve”…

…Pas një jave u lidha përsëri me të. Më dha orën dhe

adresën e njohur të takimit, kati i tretë i spitalit “Ipokratus”.

Shkova para kohe. E prita. Erdhi me saktësinë e “Filias Fogut”

të Zhyl Vernit. Mbylli derën e zyrës dhe filluam të bisedojmë.

Kërkoi të bisedojmë pa mikrofon përpara, thjesht si miq. E solla

bisedën në udhëtimet e tij. Me përjashtim të udhëtimit në

Çidhën e në Lurë për udhëtimet e tjera nuk foli ose më saktë

është të them se nuk donte të fliste. Më tha se i ishte betuar

babait të tij që kishte zbritur në fund të viteve ‘30-të nga Malet

e Lunxhërisë në Athinë e që kishte ndrruar jetë nga mesi i viteve

‘90-të, se do të ndihmonte me fuqinë e trupit dhe të shpirtit

shqiptarët. Ai kishte bërë dy betime në jetën e tij, një para

Hipokratit, mjekut të madh të lashtësisë për profesionin e tij

dhe një përpara babait. Të dy betimet i kishte mbrehur në

shpirtin e tij në tërheqje të “parmendës” së humanizmit dhe

dashurisë për rrënjët e të parëve të tij.

Nga biseda e shkurtër diçka nxora nga rrënjët e jetës dhe

të profesionit të tij, nga lidhjet e tij me Shqipërinë dhe

shqiptarët. Ai nuk kishte udhëtuar në Shqipëri vetëm në vitet

177

‘90-të. Kishte qenë edhe shumë vite më parë, jo njëherë, por

disa herë. Kishte parë edhe Lukovën, edhe Ksamilin, edhe

Jonufrin edhe… në dy kohë. Dhe për këto i dhimbte zemra…

Ndërsa po “futeshim” në thellësi të jetës së tij, në ato

labirinte që shpesh e shpeshherë prania e mikrofonit i largon,

përsëri një zile telefoni, një zile e fortë si zilet e telefonave të

vjetër “Tesla” që të shkulnin nga vendi… E thërresin në

operacion, në një rast urgjent. Para se të më japë dorën doli

nga zyra për t’u kthyer me një kartvizitë në dorë, një kartvizitë

intime, ku shënohej adresa e plotë në Nea Jonia dhe të dhëna

të tjera private. Më tha se do të telefononte për të biseduar në

shtëpi, me “një gotë raki përpara”.

Të premten e javës së kaluar më mori në telefon. Më tha se

atë ditë nuk mund të takoheshim se kishte një rast urgjent. Më

tha se do të takoheshim të nesërmen. E shtuna është ditë

pushimi për zyrtarët … por jo për mjekët…

Më mori në telefon në mesditë. Më tha se kishte qenë deri

pas mesnate në një operacion të vështirë, tepër urgjent. Kishte

ardhur nga mëngjesi në shtëpi dhe përsëri në mëngjes kishte

shkuar në spital. Më tha se më priste në shtëpi, madje donte të

dilte që të më merrte në stacionin e trenit. I thashë se do ta

gjeja kollaj shtëpinë e tij dhe kështu ndodhi…

Më priti në katin e fundit të një ndërtese shumëkatëshe të

re, karakteristike për ndërtimet në lagjen Nea Jonia. Ishte vetëm

me të shoqen Maria Zumbeti, mikrobiologe përgjegjëse në

spitalin “Amalia Fleming” në Marusi, me të cilën ishte njohur

në vitet studentore, ishte martuar me të menjëherë pas

mbarimit të universitetit në vitin 1971 dhe kishte dy djem,

tashmë të rritur e të martuar…

…U ulëm dhe nisëm të kuvendonim. Pa mikrofon, sepse

ai nuk donte që të flisnim shumë për të…

Tek bisedonim për gjëra të zakonshme, zbulova ose më

mirë të them hyra në një nga dashuritë dhe pasionet e mëdha

të jetës së tij. Në fakt, kjo dashuri dhe ky pasion ishte

përmendur në vlerësimin që iu bë ditën e dekorimit. Por tjetër

178

është ta dëgjosh shkarazi e tjetër ta përjetosh e ta shohësh se si

ai e mban ndër duar me kujdesin e nënës për foshnjën e vet të

dashur. Nga një raft ai mori dy albume të mëdhenj. Në njërin

album ishin koleksionuar me një pasion të madhërishëm mbi

dy mijë kartolina të moçme shqiptare, kartolina pasioni për t’i

mbledhur dhe për t’i bërë pronë të vetes e ndonjë ditë të

shqiptarëve, i kishte lindur diku në Zvicër tek kishte marrë në

dorë një prej perlave të natyrës shqiptare.

I shfletonte fletët e albumit me një kujdes e dashuri që të

bënte të drithëroheshe e të apasionoheshe pas tij. Në një

moment e fiksova në fotografi. Ai me Albumin e tij në dorë

dhe Maria në tavolinën e punës. Në atë shtëpi jetohej dhe

punohej…

Nuk ishte vetëm ai album kartolinash pasuri e paçmueshme

e jetës së tij. Ishte edhe një tjetër me fotografi nga syri fotografik

i Marubit të madh të fototekës së madhe shqiptare.

Nuk ishin vetëm Albumet me fotografi e kartolina. Ishte

edhe një koleksion i tërë me piktura që diku, në një kasetë

ruajtjeje, qëndron i mbyllur për t’u hapur e bërë publik një

ditë.

Është edhe një bibliotekë me mbi treqind libra…

Është edhe një cikël dosjesh me letërkëmbime me përmasa

të mëdha shqiptare e më gjerë.

Është edhe…

Këtu bie përsëri zilja e celularit. E fortë, drithëruese, si

këmbanat e alarmit… E thërrasin përsëri në spital…

Ngrihet e nga një raft merr e më vë përpara një tufë me

letra të fotokopjuara apo të printuara. Më thotë se në to mund

të gjej përgjigjet e pyetjeve të mia…

Udhëtuan bashkë deri tek “Sheshi i Amerikës”. Para se të

zbrisja më kërkoi t’i gjej ndonjë shqiptar që ka ndonjë kartolinë

179

të vjetër. I thashë se kam një mik që merret me numizmatikë…

Tani që po shkruaj këto radhë, kam përpara “dosjen e tij”,

atë faqe që ka shkruar ai e që thotë se ka lindur në Athinë në

vitin 1946, është diplomuar mjek në vitin 1971, është i martuar

dhe ka dy djem- Nikolaon 33 vjeç dhe Dhimitrin 31 vjeç. Atë

pjesë të jetës së tij që lidhet me titullin e mjekut ORL dhe

shërbimet në spitale të ndryshme, me dekorata e vlerësime.

Kam në dorë edhe shënime të tjera shumica e tyre të njohura

për mua që më parë.

Në atë “dosje” nuk i gjeta pyetjet që doja t’i bëja. Dhe,

edhe sikur me doktor Panajot Kolomihalin të bëj “njëqind”

takime, përsëri nuk do t’i gjej. Këto thjesht se ai nuk mund të

jetë kurrë për shumë orë me një njeri, me një gazetar apo

shkrimtar, për faktin se ai ka lindur dhe rritet “midis njerëzve”.

180

NOTA MBI PENTAGRAMIN E NJË JETE

Bisedë me muzikologun Sandri Cefa

Nuk e njihja dhe, ngaqë pak jam marrë me jetën e njerëzve

të mëdhenj që mprehën “qetë” dhe pluguan muzikën shqiptare,

nuk ia kisha dëgjuar zanin. Rasti e solli që një ditë të takoheshim

dhe të këmbenim “kartvizitat”. Më tha atëherë që ka qenë

pedagog në Konservatorin e Tiranës. E vura kartvizitën

mënjanë, me idenë që ta takoja dhe të “lundroja” në

“pentagramin” e jetës së tij…

Për së dyti do të na takonin “Dy CD” –të e Spartak dhe

Anthulla Tilit, CD të prezantuara në një tubim muziko-letrar,

në një tubim ku poetët dhe muzikantët i flasin njëri-tjetrit dhe

botës me fjalë dhe nota mbi pentagram. Ai u ngrit dhe foli me

kopetencën e një njeriu që “i di mirë gjërat”, jo në sipërfaqe,

siç i di unë dhe shumë të tjerë, por në thellësi, në rrënjë, madje

në qimet thithëse të rrënjës…

Këtë radhë nuk e lashë të më “ikte”. E “mbërtheva” dhe i

kërkova takim…

Në atë mesditë të nxehtë gushti ai erdhi pak i djersitur më

tepër nga vapa, sesa nga rruga që kishte bërë më këmbë nga

shtëpia e tij në sheshin në qendër të Kalitheas. Ndonëse i ka

kaluar të shtatëdhjetat, ecte si filiz i drejtë, aq drejtë dhe aq

bukur sa do ta kishte zili edhe një tridhjetëvjeçar, ndonëse, siç

do ta shohim në tregimin e tij, dikush kishte dashtë me ja prerë

filizin në rrënjë. U futëm thellë në gjelbërimin e lulishtes. U

181

ulëm në një stol ku kishte shumë dritë e pak hije… Fliste me

theksin karakteristik shkodran, theks të cilin “nuk e luan as

topi”. Herë-herë shpërthente në atë lloj qeshje që është pronë

vetëm e humorit shkodran. Edhe fjalët, ndonëse tre të katërtat

e jetës së tij kanë kaluar në Tiranë e Elbasan, ruanin dialektin

dhe muzikalitetin shkodran…

Kur e pyeta nëse e quanin Sandër apo Aleksandër, ai, me

atë humorin karakteristik shkodran që buron nga zemra e

mbush liqenin e syve, më thotë se në pasaportë e ka Lekë, por

tërë jetën e kanë thirrë Sandër. Dhe, duke i qeshur tërë qenia,

tregon se si ia kishin ngatërruar emrin në një konkurs dhe i

kishin thënë se “Dy vetë nga e njëjta familje nuk mund të

pranojmë”.

Emrin ia kishte lënë babai në vitin 1935, një njeri që ishte

shkolluar në Austri, por pa e mbaruar shkollën, “fliste

gjermanisht e kishte një bibliotekë me libra të sjella nga

Gjermania”. I ati kishte qenë mësues, nga ata mësues që ishin

në frontin e parë të luftës kundër analfabetizmit dhe shkollimit

të brezit të ri, nga ata mësues që nuk thanë kurrë jo, por e

quajtën për nder kur udhëtonin maleve të Shqipërisë, nga

Shkodra deri në fshatrat e Maliqit e të Korçës, në rrugë dhish,

për t’u ngujuar e mësuar vocrrakët, nga ata mësues të brezit të

Ndrec Ndue Gjokës… Ai flet me krenari për babanë, Gjonin

(edhe i biri quhet Gjon), për kulturën e tij dhe për dëshirën që

ai të bëhej si “Leka i Madh”, kujton kohën kur babai e merrte

me vete dhe shkonin fshatrave ku ishte mësues…

Rritjen e vet intelektuale ai do ta fillonte në shkollën e

jezuitëve, për të vazhduar më tej shkallëve të zakonshme të

arsimimit shqiptar.

Muzikën e ka filluar që në vitet e vegjëlisë: “Në kishë, thotë,

siç e kanë filluar të gjithë (qesh). Me Prekën, me Çeskun, me

Tishin, Toninin. Në kishë atëherë është luajtë muzikë e

kompozitorëve të mëdhenj”.

E pyes si e zhvilloi pasionin e muzikës dhe ai vijon: “Edhe

me fëmijët, po edhe me mbesën që kam, u them gjithmonë, se

182

kanë kushte të tjera këtu. I jati dhe e ama janë muzikantë,

violinistë, kanë mbaruar akademinë. Edhe kah djali të dy

muzikanta janë. Sandrit të vogël i kanë ble violinçelin me kohë,

i ndihmojnë edhe i jati, e ama e kontrollon, këta dy tjerët që

janë violinista, nga vajza, dhandrri dhe u them njiqind herë

“pse e merrni kaq lexhero”. Fëmijët do rriten, do vazhdojnë

shkolla të tjera, por muzika të ban dy herë njeri, të tanë e dinë

se muzika zbut gjithçka…

Mua nuk më ka ndihmue as baba, as nana, asnji s’kam

pasë muzikant. Fillova te kisha, mandej në shtëpi të kulturës,

te Preka. Ai më linte çelsin në nji vrimë. Shkojshe në zheg e

merrsha, punojshe në piano. Vetë jam mundue. Në lice artistik

desha me hy, por në atë kohë Tonin Arapin e përjashtuen nga

Liceu Artistik dhe erdhi në Shkodër. Fillova me Toninin, me

Gjon Simonin. Ata të shkretët nuk jetojnë ma, por kanë lanë

personalitetin, figura shumë të mëdha muzikore.

Në vitin ’52 a ’53, nuk e mbaj mend mirë, mbarova

gjimnazin dhe erdhëm në Tiranë. Më doli bursa për Institutin

Ekonomik, sepse isha shumë mirë me mësime të përgjithshme,

vetëm marksizëm kam pasë tresh (qeshim)… Erdha këtu, me

atë valixhen prej drrase dhe fillova. Kur bahej mbramja e

vallzimit, i bija fizarmonikës. Kënaqeshin rinia, vallzonin. Në

fakt, nuk më pëlqente profesioni i ekonomistit, megjithëse sot

po ta kishe pasur do të kisha qenë ma mirë se muzikant, por

unë nuk e desha dhe vendosa me ikë. Nuk më lejshin me ikë,

sepse kisha krijuar edhe grupin e muzikës. Dashtë pa dashtë

ika me nji kushëririn tim në Korçë, ku bahej bonifikimi i fushës…

Më thotë njëri se kërkojnë një oboist banda e ushtrisë. Më

dha emrin e drejtorit të Shtëpisë Qendrore. Shkova, hala isha

atëherë me pantollona të shkurtna, hyra në zyrë, i thashë se i

njoh shumë mirë notat, se i bie edhe pianos… Më dha nji letër

dhe shkova te Kristaq Panduku, drejtuesi artistik i bandës

ushtarake. Fillova me mësue klarinetë, sepse oboe nuk kishte,

erdhi ma vonë… Kur u krijua Estrada e Ushtarit fillova atje

me piano, shoqëroja kangëtarët… Prej aty në Ansamblin e

183

Ushtrisë. Iku Kozma Lara. Vendi bosh i pianistit… Nikolla

Zoraqi më ka dashtë sa nuk e harroj kurrë. Më bani nji provë…

Fitova… Me Gaqo Avrazin… Në Ansambël në fillim isha ushtar

e manej me rrogë… Kisha edhe rrethin e pianos të Shtëpisë

Qëndrore, ku mësonin fëmijët e ushtarakëve të lartë,

gjeneralëve. Të gjitha punët i kam ba me lezet e me seriozitet.

Erdhën në fund të vitit nanat e fëmijëve. I thonë njena-tjetrës:

“Ta çojmë këte Sandrin në Moskë”. Një ditë ma thonë edhe

mue. “A do me shkue për studime në Moskë? “U thashë: “A

ka qorr që s’don sy?”…

Kështu shkova në Moskë, në Konservatorin “Çajkovski”,

shkollë fantastike, nuk di ça të them. Shkollë ma të mirë unë

s’kam pa, por siç thoshin edhe të tjerët, ai asht nji ndër ma të

mëdhenjt në botë. Atje studiova teorinë e muzikës, muzikologji,

njikohësisht edhe piano. Pata edhe fatin shumë të madh që

më dhanë mësim pedagogë shumë të mëdhenj të muzikologjisë,

ndër ta Ana Nikollajevnën, që na jepte historinë e muzikës.

Më hyni vetë në qejf, ditë e natë punonim.

Ishte një rregull për të plotësue normat e sportit. Kush

donte, kush nuk donte merrte raport mjeku dhe nuk i bante.

Tonini që ishte i shëndoshë, Kozmai e la, kurse unë thashë

due. E kam pasë gjithmonë qejf sportin. Duheshin bërë normat

e skive, të vrapimit… Po kishte edhe kushte…

Në atë kohë ka kenë Tonin Arapi, Kozma Lara, Nikolla

Zoraqi, ndër kangëtarë ka qenë Irena Gjergo, Gjinovefa Heba…

ishte nji grup shumë i mirë që edhe profesorat e drejtuesit ishin

shumë të kënaqun, jo vetëm me sjelljen, por edhe me punën që

bajshim…

Kur faap… u mbyll rubineti. Sikur na e ndinte zemra se

nuk do ta mbarojmë dhe e kemi çfrytëzue jashtzakonisht kohën.

Hanim drekën me Toninin në restorantin e studentëve në

konservator, pushojshim një çikë dhe ngjiteshim nalt e

punonim.

Bamë edhe provimet e vitit të dytë dhe erdhëm në Shqipni.

Albert Paparisto, me iniciativë shumë të fortë hapi

184

konservatorin, në ‘62-shin. Aty studiova, dhashë mësim, bana

edhe diplomën. Në vitin 1964 mora diplomën për muzikologji.

Studiova gjithë muzikën simfonike instrumentale shqiptare që

në origjinë… Është botuar në atë kohë në gazetën “Drita” dhe

revistën “Nëntori”, komplet.

Vazhdova pedagog në konservator deri në vitin 1975. Erdhi

asokohe nji furtunë e madhe dhe për 14 vjet punova në Elbasan,

gjasme për qarkullim e ndihmë, por siç doli ma vonë ishte për

të mos u kthye ma kurrë. Në Elbasan punova mësues në shkollë

muzike. Jepja harmoni dhe morfologji e analizë muzikore…

Në vitin 1988 erdha përsëri në Tiranë… Kur u zbut (qesh).

Fillova punën në Teatrin e Operas, udhëheqës artistik i studios

së Operas nja katër vjet dhe katër vjet të tjera me Ministrinë e

Kulturës me Dhimitër Anagnostin, që më ka vlerësuar shumë

për të gjitha gjërat. Me këtë rast shëtita edhe Evropën me

Ansamblin e Kangëve dhe Valleve, me shërbime, kam kenë

edhe këtu në Greqi disa herë.

Kur e pyes se kur erdhi në Greqi, ai ngre dorën lart dhe

thotë: “Lene” si të dojë të largojë diçka që e bezdis… Më pas

vazhdon: Kam ardhë edhe para ‘97-tës në një sesion shkencor,

për të lidhë marrëdhëniet me operan. Në ‘97-tën erdha me nji

grup. Erdh’ edhe grueja këtu te fëmijët që kishin ardhë që në

’91-shin. Mbasi më mbaroi viza tremujorshe, më 22 gusht të

‘97-tës u nisa për në Shqipni. Më 23 në mëngjes kalova

kufinin… Na dolën përpara maskat, hynë në autobus, filluan

grabitjen me radhë, na doli përpara nji postbllok, ata u

tremben, unë lëviza nga vendi kur…pam…pam dhe unë rashë

në shkallët e autobusit i mbytun në gjak. Më plagosën në të

dyja kambët, por për vdekje. Kam shpëtuar kot. Jo kot, por

vetëm pse hyna në Greqi shpejt… Nëpër spitale, në fillim në

Janinë, pastaj në Artë pesë javë, në Athinë, operacione të

vështira, heqje pjesësh të trupit nga nji vend e vendosje në

vend tjetër, shih si e kam trupin, tan varra… Këtu kam një

mik, një muzikolog, Jorgos Leocakos, mik i Shqipnisë. Ka ba

nji histori të madhe muzike, që as neve nuk na ka shkue në

185

mendje me e ba. Ai foli me doktorët dhe punët shkuan mirë.

Tre vjet kam ndejtë me paterica. Dhe me paterica fillova punën

në një pianobar në Halandri. Punova atje tre vjet. Kur u mbyll

punova në nji shkollë baleti, shoqëroja në piano pjesët. Edhe

atij lokali i “ra plani”, u bë atje nji ndërtesë shumëkatëshe.

Pastaj fillova me nxanësit, shumica shqiptarë, por edhe grekë.

Shkoj nëpër shtëpira dhe u baj mësime, sepse unë nuk kam

piano, as mundem me e ble. Punoj me nji tastjerë, ku edhe

filloj mësimet e para. Vazhdoj përsëri me nxansit. Kam pasë

shumë, tash kam ma pak, por në vjeshtë do të kem përsëri ma

shumë.

186

FATI I NJERIUT…

Në telefon ai më tha se më njeh. Unë i thashë se njoh një

Ramazan Sula, shofer i tregtisë që me “Zis-n” e tij nuk pat

lënë vend pa shkelur në tërë Dibrën nga Llanga në Reç e nga

Korabi në Masdejë.

Kur u takuam, me këmbënguljen e tij, vërtet më njihte. Më

tha se kur ju keni mbaruar Universitetin e Bujqësisë në kodrat

e Kamzës, ai sapo e kishte filluar atë dhe, si çdo fillestar në

studime universitare, sytë i ishin ndalë tek ata që atë vit merrnin

diplomën, ëndërr kjo e çdo studenti që hyn në auditoret

universitare. Atje më kishte gjetur mua… Më tha se i ishte bërë

qejfi kur kishte gjetur në gazetë numrin e telefonit, çka ia shtoi

dëshirën të takoheshim.

Ramazan Sula është nga një fshat i dëgjuar i Tiranës, nga

Selita. Është i përmendur fshati i tij, i përmendur për ujin e

ftohtë, në të cilin kristali sheh vetveten si në pasqyrë. Uji i Selitës,

më shumë se një gjysëm shekulli më parë, në vitin 1951 ishte

shëndrruar në dritë për kryeqytetin, në jetë për Tiranën e asaj

kohe, kishte mbyllur përfundimisht puset e vjetra. Ai mbetet

dhe do të mbetet gjithnjë uji i parë, më i miri, më i shëndetshmi

dhe më i kërkuari në Tiranë. Para tij Fushëkuqja dhe Bovilla

bien në gjunjë e falen me respekt.

…Erdhi në Agio Nikolaos me tren nga Pireu. Është një

burrë trupshkurtër, me sy që i shkëlqejnë e me një zë ku siguria

ka rrënjë të thella.

Për herë të parë në Greqi kishte ardhur maleve në vitin

187

1992. Nuk kishte ndenjur gjatë, sepse rruga e kishte lodhur e

punë nuk kishte gjetur. Në 2001-shin kishte ardhur e ishte

vendosur përfundimisht në Athinë, pranë djalit. Këtë radhë,

si punonjës i Ekonomisë Didaktike të Universitetit të Bujqësisë

kishte arritur të gjejë një ftesë nga Universiteti i Selanikut, ftesë

e cila i kishte dhënë mundësinë të udhëtojë si njeri. Në Selanik

nuk kishte qenë, çka i kishte mbetur merak. Kur erdhi nuk e

kishte vendosur të qëndronte në Greqi për një kohë të gjatë.

Donte të kthehej në vendin e punës, vend të cilin e kishte fituar

me vështirësi të mëdha. Tranzicioni kaotik e kishte nxjerrë

profesionin e agronomit në rrugën e madhe dhe ai, duke iu

përshtatur asaj, shiste qumësht, të cilin e merrte të freskët nga

një fermë lopësh në Kamëz.

Djali, vajza, gruaja kishin këmbëngulur që ai të rrinte. Por

Ramazani e kishte një hall, kishte lënë nënën në të nëntëdhjetat

e jetës në shtrat e donte t’i mbante ballin me dorë. Ishte koha

kur në Greqi rifilloi procesi i legalizimit e një shans sy ky që

vjen tepër rrallë nuk duhej humbur. Bëri dokumentet dhe i

shkoi pranë nënës së dashur. Ia mbajti dorën në ballë derisa ai

u ftoh dhe bashkë me vëllezër e motra e përcollën në udhëtimin

e përjetshëm…

Agronom, madje me përvojë të gjatë në profesion,

Ramazani iu drejtua kopshteve e vilave në diametra larg

banesës së tij. Ka mbijetuar me kopshtet, ani se askush nuk i

dha një ditë të vetme siguracion. E pagoi vetë sigurimin në

përpjestimin në 100 euro pagesë 40 euro siguracion, masë kjo

që e përjetojnë të gjithë ndihmësit shtëpiakë, ku përfshihen

gratë dhe kopshtarët. Kësaj nuk mund t’i shpëtojë askush në

don që çdo vit të marrë lejen e punës dhe t’i hapet rruga për

ripërtritjen e dokumenteve.

Por Ramazanin e bren shumë gjendja e pashpresë

shëndetësore e dhëndrrit, aktualisht në Shqipëri. Vetëm 38 vjeç

ai i nënshtrohet një kure të shtrenjtë që e ka mbajtuar deri tani

në jetë. Ai mbledh para për të mbajtur familjen e tij, ka

mbledhur edhe diçka për të dhëndrrin, me shpresë se një ditë

188

do t’i jepet një vizë e të mjekohet këtu në Greqi. I dhëmb në

shpirt mosha e re e tij, aq sa i dhemb edhe jeta e “tre femrave”

– siç thotë ai, e ardhmja e vajzës dhe e dy mbesave të veta. Ka

hall e hall, por halli më i madh është se ato, në kohët tona po

shumohen në progresion gjeometrik.

Ramazani është në shpirt një letrar i lindur. Ai ka një penë

të fortë që operon si një bisturi e mprehtë në shoqërinë e sotme.

Më parë shkruante në gazetat në Shqipëri, tani shkruan në një

gazetë në emigracion. E ftova që një ditë firma e tij të hyjë

edhe në faqet e EMIGRANTI–t. Ai, kohët e fundit, ishte bërë

lexues i rregullt i gazetës dhe i pëlqente shumë përmbajtja e

saj, lehtësia që të shprehë mendimet e veta pa censurë, sëmundje

kjo e pashërueshme e gazetave shqipshkruese në Greqi.

Të dielën pasdite me Ramazan Sulën pimë kafen e

miqësimit, kafen e bashkëpunimit të vazhdueshëm. Do ta takoj

edhe herë të tjera Ramazanin. Nuk do të shkruaj më për të.

Do të shkruaj ai për jetën e emigrantëve, duke prezantuar

denjësisht vetveten dhe kohën që jetojmë.

189

T’U NGJATTË JETA GJERGJ XEKA!

Nuk e di pse zilja e telefonit m’u duk e veçantë, me tjetër

timbër, me një jehonë të largët. Ndoshta se e kisha futur thellë

xhepit, si ta kisha futur në një galeri të thellë, ndoshta...

Edhe zëri n’anën tjetër m’u duk i veçantë. Ai ma përmendi

emrin me të tëra rrokjet e tij të shumta, si një njeri i shtëpisë,

njeri që ishte rritur në të njëjtën lëndinë jete. Ai këmbëngulte

që unë, vetëm nga notat e zërit, ta njihja se kush ishte. Unë

bridhja rrugicave e rrugëve të jetës. E kërkoja, por se gjeja dot.

E kapja, por më rrëshqiste duarsh, siç rrëshqet zogu e hidhet

duke cicëritur qiellit të kthjellët. U dorëzova...

- Jam Gjergj Xeka - tha dhe heshti.

Atë çast mendja mori malet. Nuk e di nëse teknika do ta

arrijnë ndonjëherë shpejtësinë e mendjes. Nuk e besoj. As

Naimi i madh i emigrimit fizik dhe poetik shqiptar kur thoshte

“ Më le këtu tek jam mua dhe me vrap e dëshirë, vjen në viset

e tua...” nuk e besoj të ketë udhëtuar kaq shpejt, kaq larg, thellë

e larg sa në atë çast udhëtova unë. Gjergj Xeka më kishte marrë

e më kishte çuar, në të miliontën e sekondës, maleve të Bulqizës,

më kishte zbritur në nivelin e dhjetë të Pusit nr.2, më kishte

futur labirinteve të zonës D, më kishte ngjitur në Dhoks e Batër

të Martaneshit, më kishte ulë në lëndinat e gjelbërta të Tërnovës,

nën të cilat nxirrej krom...

- Më ka marrë malli, më tha, dua të takohemi dhe të

përqafohemi.

- Edhe mua më ka marrë malli shumë. E dëshiroj këtë takim

190

sa s’ka ku të shkojë. Më thuaj kur dhe ku të takohemi dhe më

ke gati.

- Do të takohemi në shtëpinë time. Jo veç e veç, por me

gjithë familjen.

- Po...

- Nuk ka po e por. Do të takohemi këtu. Dua ta ngremë

një gotë e ta këndojmë një këngë jo tek e tek, por të gjithë

bashkë...

... Sa vite kanë kaluar pa u takua me Gjergj Xekën,

inxhinierin e talentuar të minierës së Kromit “Todo Manço” të

Bulqizës? Kohë, shumë kohë kanë kaluar pa pirë me të kafen

dhe fërnetin e detyrueshëm para Pusit nr. 2. Pa folur pastaj

për “dushin” në ashensorin zbritës drejt nivelit të 5-të apo

udhëtimeve labirintheve e dishenterive për të kapur nivelin e

10-të, ku asokohe shkohej drejt kromit me 48 – 52 për qind

përmbajtje. Për të mos folur për Pusin nr. 1, ku ai ka prekur

për herë të parë damarët e kromit e Zonën D, ku ka bërë hapat

e parë në jetën dhe punën e inxhinierit të minierës. Kur ka

ndodhur kjo? Nga fundi i viteve ’80-të? Jo, pak më parë, sepse

në fund ai u bë drejtor i minierës së re të Tërnovës e prej andej

iku drejtor në një minierë në vendlindje, në Korçë.

T’u ngjattë jeta e viti t’u bëftë dekadë Gjergj Xeka! Ma

ngrohe shpirtin, ma gufove zemrën, ma shtove jetën...

Ditë të tëra “udhëtova” me Gjergjin e me shokët e tij maleve

të Bulqizës, Martaneshit, Tërnovës, Selishtës, zbrita puseve e

rrëshqita dishenterive. Piva nektarin e atyre miqësive që ishin

kaq të çiltra e të shëndetshme. Kjo, derisa një ditë e ndamë të

takoheshim. Ai vazhdonte të kërkonte që t’i shkoja në shtëpi.

Jo vetëm, por familjarisht. Nuk ma jepte adresën e plotë. Më

thoshte që t’i hypë tramit dhe të ndalem në stacionin Agio

Parashkevi. Atje, tek kisha, do të dilte djali dhe do të më merrte

me makinën e tij. Aq shumë e theksonte këtë gjë sa unë ndjeva

191

se atij diçka i ka ndodhur dhe nuk lëviz...

... Kur bashkë me gruan u ndala në stacionin e tramit dhe

pashë para kishës së vogël të ndalojë një “ford” e prej tij të

dilte Gjergji i tërë, u çlirova. U shtrënguam pas njëri-tjetrit. U

përqafuam fort. Pastaj u shkëputëm dhe sytë lexuan hieroglifet

e kohës, rrudhat e fytyrës dhe thinjat mbi flokë. Edhe ai, edhe

unë ishim zgjeruar në mesin e trupit. Aq shumë ishim zgjeruar,

sa do të ishte e vështirë të futeshim duçkave në kalimet nga

njeri kat në tjetrin, damarëve të kromit.

Me trup jo, por me mend po. Kjo do të ishte prologu dhe

epilogu i bisedës në atë shtëpi ikanaku në Palio Faliro.

Natasha do të “takohej” me Elenin në orët e mësimit.

Mësuese, e para në Peshkopi dhe e dyta në Bulqizë, ato do të

hynin e dilnin klasave e në “koridoret” e tyre do të takonin

shumë të njohura, mësuese të reja e të vjetra. Shqipëria është e

vogël gjeografikisht, por është e madhe shpirtërisht. Kudo që

të jesh, këdo që të takosh, po gërmove paksa do të gjesh një të

njohur që ta lidh bisedën e ta shton dashurinë...

Ato flisnin me njëra-tjetrën. Ne flisnim herë duke u parë

sy më sy e herë herë duke i hedhur krahun në qafë njëri-tjetrit.

Gjergji ka qenë bashkpunëtor i rregullt i shtypit lokal dhe

qendror. Shkruante me kopetencë jo vetëm për probleme të

profesionit të tij, por edhe në gjini të ndryshme të

publicistikës.Veçanërisht të bukura ishin përshkrimet dhe

reportazhet, portretet e njerëzve të punës, miqësitë.

Nuk do të befasohesha kur ai do të ngrihej e nxirrte nga

një raft i bibliotekës disa vëllime me dorëshkrime. Ai, prej

dekadash, që kur kishte filluar punën si inxhinier i ri në Bulqizë,

mbante ditar. Një pjesë të madhe të fletëve të ditarit të tij i

kishte futur në kompjuter, i kishte shtypur dhe i kishte lidhur.

Ai mban edhe sot e kësaj dite ditar. Ndjek jetën e përditshme,

gëzimet dhe privimet e jetës në emigracion, politikën shqiptare

në të gjitha përmasat.

Tek flisnim për ditarët e jetës në Bulqizë, pika e përbashkët

e takimit të jetëve tona, nuk mund të linim pa përmendur emra.

192

Gjergji në një moment më pyeti për Jorgo Kolën. Ku është Jorgo

Kola, kryegjeologu i minierës, që ku vinte majën e lapsit rridhte

krom? E kisha takuar Jorgon së fundi në vitin 1996 në një qosh

të ngushtë në takim të bulevardit kryesor të qytetit dhe rrugës

që lidhte Bulqizën e Vjetër me Bulqizën e Re. Shiste paqeta

cigaresh, çimçakizë, shkrepse e të tjera vogëlsira. Pata bërë

asokohe edhe një skicë, ku e krahasoja me inxhinierin e “Orëve

të Kremlinit”, që shiste “shkrepëse të fabrikës Llapshin...”

Bulqiza kishte vdekur dhe njerëzit që e mbajtën në këmbë atë

ishin hedhur në rrugë të madhe. I thashë Gjergjit se ai më kishte

thënë se në Athinë ishin vendosur disa nga shokët e tij

inxhinierë, njërin prej të cilëve Vasil Jovanin, falë adresës që

më dha, e kisha takuar. Këtu u ndez kujtesa. Gjergji më tha se

në Athinë ishte Jani Paskoja, ishte edhe Margarit Vasija

ekonomisti i planit të minierës, që ishte aq i ndërgjegjshëm dhe

i përgjegjshëm në punë, sa, kur fliste apo të jepte në dorë të

dhënat, nuk e diskutonte askush. Ishte edhe Shefqet Kllogjëri

dhe shumë të tjerë...

... Gjergji ka tre fëmijë, dy djem e një vajzë. Levisi është 32

vjeç. Është i martuar me Anën dhe ka një vajzë të bukur, Elenin.

Në Greqi punon me ushqimet e veçanërisht me mishin. Madje,

ka shkuar ta ushtrojë këtë profesion edhe në Korçë.

“Kishte shumë para”- thotë, - por nuk kishte rregull e

qetësi, ndaj u ktheva përsëri në Greqi”.

Kosta është 30 vjeç. Është bërë një zdrukthëtar që i këndon

druri në duar. Vajza, Bianka është nxënëse në vitin e fundit të

liceut. Nusja e djalit, Ana, ka mbaruar shkollën për mësuese

në ciklin e ulët. Gjergji jeton me gruan, djalin e vogël dhe me

vajzën.

“Shpejt do të martohet djali dhe do të marrë shtëpi më

vete - thotë Gjergji”.

Tre shtëpi është bërë Gjergji. Por shtëpitë këtu në Greqi

nuk i llogarit.

“Janë të përkohshme këto, - thotë. Shtëpia në Bilisht të

Korçës, shtëpi së cilës i vumë shpatullat dhe e bëmë vilë të tre

193

vëllezërit, është shtëpia ime. Atë nuk e ndrroj me asgjë tjetër.

Është vendi im, është Shqipëria ime”.

...Na duhet ta ndërrojmë vendin. Ashtu, larg e larg, ulur

në kolltuqe, me një tavolinë mbushur me “të ëmbla” e “të thata”

që shoqërojnë uiskin e kafenë, Gjergjit i duket se rrimë ftohtë.

Ngrihet e na mbledh rreth një tavoline, pranë e pranë, sup më

sup. Vera e kuqe me zemër të bardhë!...

...Gjergjit nuk i rrihet. Ngrihet dhe merr në dorë kitarën,

ajo lloj vegle që korçarët e kanë në shtyllën kurrizore të jetës së

tyre, dridhet telash e meloditë mbushin dhomën. Këndon e

pastaj ia jep djalit. Më tërhoqi ky gjest për simbolikën që përcjell,

për stafetën që ndjell. Kitara shkon nga babai tek i biri. Këtu

nuk m’u ndejt.

“Po hy në rol, - thashë, - jam mik, por edhe jam gazetar...”

Dhe nxora nga çanta e vogël aparatin fotografik. Nuk

mund t’i lija pa fiksuar në celuloid shprehjet që merrte fytyra e

djalit të mikut tim sa herë ecte udhëve njëra këngë, për t’i hapë

rrugë një kënge tjetër. E filloi me një serenatë korçare, nga ato

serenata që edhe memec të jesh, do të luash vendit e do të

këndosh. Këndonte ai, këndonim të gjithë. Gjergji, nga ana

tjetër e tavolinës, e ndiqte me një shprehje që i buron nga zemra.

Kështu m’u duk atëherë. Kështu më duket edhe tani që përjetoj

momentin duke parë fotografinë, fytyrën e tij të shkrirë në

këngë.

Më pas kënga fluturon nga Korça për t’u ndalur në Bulqizë.

Gjergji dhe Eleni mund të kishin paksa nostalgji për Bulqizën,

ku kaluan rininë e tyre, për shoqërinë e sinqertë dhe dashurinë

njerëzore që shkrinte dëborën dhe hejt e akullit që tërë dimrit

vareshin streheve të shtëpive e barakave pranë galerive. Mall

dhe dashuri paska edhe Levisi, i cili lindi në Bulqizë dhe u rrit

mes njerëzëve të saj. Ndryshe nuk ka se si t’i mbijë kënga

bulqizake në gojë e t’i shtrijë rrënjët në shpirt...

Sa kohë ndenjëm ashtu pranë e pranë, me këngë në gojë e

me zemër në dorë? Dy orë? Tre orë? Fizikisht, ndoshta po.

Shpirtërisht jo. Shpirtërisht ndejtëm vetëm disa minuta, vetëm

194

disa sekonda. Koha me njerëz që i do dhe të duan kalon vrik,

ka shpejtësinë e zërit, dritës. Është koha që njeriu kërkon ta

ndalojë, ta mbajë në vend, mos e lejë të ikë...

Vonë ikëm nga shtëpia e Gjergj Xekës. Na tha se do të na

përcillte deri tek stacioni i tramit. Nuk na përcolli deri atje, por

deri në shtëpi, nga Palio Faliro në Kato Patisia...

Nuk e doja të më përcillte deri këtu. Doja t’i jepja një adresë

“trami” dhe të dilja ta prisja me makinën e djalit tim.

Na u rritën fëmijët Gjergj Xeka! Na janë bërë krah jo vetëm

për ne, por edhe për miqtë tanë. A ka gjë më të bukur se kjo?

195

Athinë, mars 2007

NJË DHËMBJE NGA DHEMBJET

E KURBETIT

Çdo pesë minuta, në stacionin skajor të Kifisias, urbani

elektrik çan barkun duke derdhur në shesh, pa kujdes, në

rrëmujë, një mizëri njerëzish. Të moshave të ndryshme, të

sekseve të ndryshme. Të veshur me rroba të punës… Secili

nxiton me këmbë dhe vrapon me mend. Ka ardhë nga Pireu,

Neo Kosmos, Omonia, Patisia… nga një cep i Athinës në tjetrin.

Ka udhëtuar nga një botë e zhurmshme, nga rrugë e rrugica

ku pallatet rrinë në qafë të njëri-tjetrit e makinat e vogla nuk

kanë vend ku të qëndrojnë, në një botë më të gjerë, me gjelbërim

e lule, me vila që nuk i kalojnë të tre katet e garazhe barkgjerë,

ku lëvrijnë makina të prodhimeve të fundit.

Në sheshin para trenit taksixhinjtë kapin qiellin me ftesat

e tyre për udhëtime drejt Kefalarit, Ekalit, Agios Stefanos…

Në barkun e vogël të taksive ulen një nga një gra e vajza,

“shërbëtore të dorës së parë“, të cilat me një greqishte me theks

nga lindja e largme apo lindja sllave, tregojnë adresa lagjesh e

vilash të pasura.

Më tej një radhë autobusësh të vegjël, dymbëdhjetë

vendësh, të ulur e tre herë më shumë në këmbë, mbushin

barkun me shërbëtorë të dorës së dytë. Në orët pik të mëngjesit

barku i autobusëve i ngjan barkut të një kutie sardeleje, ku

vetëm ajri bën diferencë midis qenieve. Shoferët e autobusëve

nuk bërtasin. Ulur në ndenjësen para timonit ata presin minutën

kur duhet të shtypin butonin e nisen drejt Melisias, Politias,

196

Adhamesit, Krionerit…

Shpejt sheshi zbrazet për t’u rimbushur pesë minuta më

vonë, kur treni i radhës do të sjellë turnin tjetër të

shërbëtorëve…

Në këtë lëvizje brauniane njerëzish, në këto ikje e ardhje

të nxituara njerëzore, një sy i ngeshëm nuk ka si të mos dallojë

diçka që nuk lëviz ose më saktë diçka që rri në këmbë e lëviz

kokën. E lëviz në një gjysmë apo tre çerek rrethi, kreh rrugët

që vijnë tek treni në kërkim të ndonjë amaksi që hap barkun e

vogël për një, dy apo e shumta tre argatë. Është ky një kërkim

që zgjat disa orë, një kërkim që lind herët në mëngjes e perëndon

aty nga mesdita, kur shpresat zbehen deri në shuarje.

Në këtë ikonë të ngrirë sot vështrimi u ndal tek një i ri, me

laps e letër në dorë, me një gazetë “Hrisi Efqeria” nën lapsin

që vë kryqe. Shtojcat e kësaj gazete, më e volumshmja në

Athinë, ajo për veturat luksoze e të përdorura, shtojca tjetër

ajo që informon për shitje e blerje shtëpish e trojesh janë hedhur

shuk mbi barin e platisë. Për lexuesin ata janë një luks. Ai

kërkon punë. Është ndërtues, suvaton e patinon, lyen dhe

zbukuron shtëpi. Njeri nuk ka ardhur ta marrë dhe ai shkruan

adresa e regjistron në letër numra telefoni. Pastaj i drejtohet

telefonit publik dy metra larg, fut kartën dhe u bie numrave

një nga një. Askush nuk ia ka varur, askush sot nuk i ka ofruar

punë…

E fiksova në fotografi siç e përshkova më lart. Më pas hyra

në bisedë.

Më tha se quhej Artan Berberi dhe se ishte nga Korça…

Duke biseduar me të rrethi u zgjerua. U fut në mes edhe Lutfi

Shahaj nga Fieri, u fut edhe një tjetër, i cili më tha se ka qenë

ushtar në Ploshtan të Dibrës e se shërbimin veror kufitar e bënin

në Rrafsha të Korabit. I njihja mirë këto vende, bukuria e të

cilëve është tepër e virgjër për syrin e njeriut dhe për syrin e

fotografit. Kjo hollësi i dha shkas një kuvendi për bukuritë e

vendit tonë, bukuri që kishin dhe kanë nevojë sot më shumë se

kurrë që të zhvirgjërohen nga duart e ndërtuesve, nga syri i

197

turistit dhe “sytë” e aparateve fotografike e televizive.

Artani e kishte një merak, ndaj e ndau mes nesh në copa

të vogla. Ca e morën, ca e lanë përdhe të coptuar. Meraku i tij

ishte tek bashkimi i shqiptarëve, bashkimi në mëmëdhe e

bashkimi në emigrim, lufta me mjetet demokratike të kohës

për të drejtat tona.

Biseda, si në të gjitha rastet nuk mungoi të ndalet tek

qeverimi dhe antiqeverimi, tek Nanoja e Berisha, të ndalej edhe

tek skandali më i ri i Vjenës ku Berisha dhe Dade në forumin

më të lartë evropian, në OSBE, e prezantuan vendin tonë në

mënyrën më të keqe të mundshme, u zunë me brirë si dhitë në

urë, duke përdorë fjalë rrugësh. Politikanëve të lartë në

Shqipëri, kryeministrit në pushtet apo “kryeministrit” që

ëndërron pushtet, këto gjëra nuk u prishin edhe aq punë.

Emigrantëve po, këtyre njerëzve që presin për punë me ditë të

tëra, që kërkojnë ushqimin e ditës për zogjtë e folesë së tyre

familjare, u prishin, madje u prishin shumë. U ulin kokën, u

mbyllin gojën, u shuajnë krenarinë. I bëjnë edhe të

padëshirueshëm për punë. Grekët kanë filluar të preferojnë

gjithnjë e më shumë argatë kurdë. Për ta, ata janë shumë të

urtë, me shumë pak kërkesa për jetën, me pretendime të pakta

për pagë. Në dheun e të parëve të tyre nuk ka as Nano e as

Berishë që të dalin me kordhë në dorë rrugëve të Evropës, duke

bërë duele mesjetare.

Nuk e di pse këtë radhë mora trenin e kthimit nga Kifisia

zemërvrarë. Ajo pamje, ato shprehje më kishin shkaktuar një

lloj tjetër dhembje nga dhembjet e njohura të kurbetit.

198

KOLA QË U BË SOTIRIOS

Lexova historinë e Shkëlqimit që u bë Jorgo dhe të mbiemrit

të tij që u transformua nga Hyka në Gjika. Qesha. Nuk qesha

me të, por qesha me veten time. Historia e tij e vendosur në

kohë dhe hapsirë është një me historinë e Augustos që u bë

Agush. E keni lexuar “Njeriu me top” të Dritëro Agollit?

Fshatari i një zone të thellë malore të vendit, italianit që i kishte

“mbetur në derë”, nga kapitullimi i Italisë fashiste dhe që e

trajtonte si pjestar të familjes nuk i thërriste Augusto, por

Agush? E kujtoni skenën që përshkruan Dritëroi i madh i

letrave shqipe, dialogun mes italianit dhe Mato Grudës kur ky

i fundit, pasi nuk e përtyp dot emrin “Augusto” i thotë tërë

solemnitet: “Unë do të të thërras Agush!“

Historia e “Augustos – Agush” dhe historitë e “Shpëtimit

– Jorgo”, nuk janë kurgjë para historisë sime…

Mua më kanë pagzue Kolë. Baba kam Nduen dhe gjysh

Prengën. Kuptimi i emrit tim është Kola i Ndue Prengës, thjesht

Kolë Ndue Prenga.

Kur erdha në Greqi, kur më pyetën për emrin, unë u thashë

se më quajnë Kolë. Sapo nxora tingujt e emrit tim, në fytyrat e

bashkëfolësve shpërtheu si gejzer e qeshura.

U tremba dhe u tuta. Kontrollova me mend fjalët që kisha

thënë, por nuk gjeta ndonjë gjë për të qeshur.

Personi që më kishte pyetur, pasi e shkarkoi tërë të qeshurën

më tha, duke i rënë fort prapanicës në të ndenjura.

- Kolo, kolo…afto.

199

Dhe qeshi, përsëri sikur të kishte zbuluar fjalfundin e

humorit botëror.

Nuk donte shumë mend e kalem të mësoj kuptimin e emrit

tim në gjuhën greke. Emri im do të thoshte b…

- Sotirios! – shqiptuan të njëjtat buzë, duke ma drejtuar

gishtin tregues në fytyrë – emri yt, Sotirios.

Kështu u shndërrova nga Kolë në Sotir. Pak nga pak u

mësova me emrin e ri. Aq shumë u mësova, sa më dukej që

kështu isha thirrur që kur më regjistruan në gjendjen civile.

Keq e kisha kur paraqitesha për të bërë dokumentet, kur u

hap legalizimi. Kudo që shkoja vreja me bisht të syrit një cep

nënqeshje në buzët e grave dhe një hapje qosh më qosh e buzëve

tek burrat. Unë ulja kokën si të kisha bërë ndonjë turp, që nuk

e mban dheu…

Kaluan vitet. U mësova me vendin. U mësova me emrin.

Mësova edhe gjuhën me të folur, me të lexuar e me të shkruar.

Këtë të fundit e bëja dhe e bëj me shumë gabime. Më ngushëllon

fakti që me gabime e bëjnë edhe grekët, madje kam dëgjuar që

herë-herë, kur nuk janë të sigurt se me çfarë duhet shkruar me

ita apo me jota apo me omikron apo omega bëjnë telefonata

pyetëse.

Një ditë njoha një vajzë greke. E urtë, familjare, e bukur,

me një zë melodioz, që të hynte e të ngelte thellë në shpirt. Ajo

ma mori mendjen dhe zemrën. U dashuruam. U martuam dhe

sot kemi dy fëmijë, më i madhi në klasën e parë të shkollës

qytetëse.

Me letra vazhdoja të isha Kolë, kurse me të gjitha të tjerat

isha Sotirios. Gruaja, kur e mësoi emrin tim të vërtetë buzëqeshi

dhe m’u duk se e hodhi pas krahëve. Sotirios më thirrte ajo,

Sotirios më thërriste babai, nëna, vëllai dhe të gjithë gjaku i

saj. Kolë më thërrisnin njerëzit e gjakut tim. Me emrin Kolë

regjistrova edhe biznesin që hapa, një minimarket ushqimor

prej ku në mos rridhnin, pikonin aq para sa të mbaj gjallë

familjen.

Koha kalonte. Fëmijët rriteshin. Në dokumentet e tyre atësia

200

nuk kishte si të shkruhej ndryshe, vetëm se me emrin Kolë.

Gruaja filloi të shqetësohej. Ky shqetësim u trash, veçanërisht

kur erdhi koha që djali të shkonte në shkollë. E dinte se do ta

qeshnin dhe përqeshnin fëmijët kur të shqiptonte emrin tim.

Filluan zënkat. Më kërkonte me çdo kusht të ndërroj emrin.

Edhe unë desha ta bëj një gjë të tillë, por nuk dija si ta bëja. Një

ditë gruaja më futi në dorë një shuk me para dhe më tha prerë.

- Me para ndërrohet gjithçka e jo më një emër me katër

germa.

Nuk kisha se çfarë të bëja. Mora në telefon babanë në

Mirditë dhe ia tregova si ishte puna. U shtova atyre parave

edhe aq sa më dha gruaja dhe i nisa me postën më të shpejtë.

Babai është i njohur në fshat e në tërë krahinën, i shkon

fjala. Siç mësova më vonë kishte shkuar e ishte ulur në një

karrige përballë kryetarit të komunës, djali i një miku të

fëminisë. I kishte treguar të gjithë ngjarjen. Kishin qeshur me

njëri-tjetrin. Më pas kishin thirrur nëpunësin e gjendjes civile.

- Do t’ia ndrosh emrin djalit të Ndues - i kishte thënë. - Bëji

gati dokumentet dhe na i paraqit në mbledhjen më të parë të

këshillit të komunës.

- Si t’ia vë emrin? - kishte pyetur nëpunësi duke qeshur,

pasi kishte marrë vesh ngjarjen.

- Si t’ia vemë? - i ishte drejtuar babait kryetari i komunës.

- As unë nuk e di. Pa ta marr djalin në telefon…

Kur pashë në celular numrin e babait me shkoi mendja se

diçka kishte ndodhur.

- Si e do emrin? - më pyeti.

- Sotirios! - i them.

- Si si? Sotir?

- So-ti-ri-os. – rrokzova unë, duke e përsëritur disa herë

derisa ma tha plotësisht.

- Më dërgo një prokurë nga ambasada dhe të gjitha çfarë

duhen që të të bëj pasaportën e re, – më thotë.

Ia dërgova prokurën dhe fotografitë. Brenda muajit më

erdhi pasaporta e re me emrin Sotirios Prenga...

201

Thashë se me marrjen e pasaportës së re mbaroi maratona

ime, por isha gabuar. Biznesi, vula, AFM-ja, librii i shëndetit,

libri i IKA-ve, regjistrimet në bashki, në prefekturë e ku ta di

unë ishin me emrin Kolë. Të gjitha këta duheshin ndryshuar…

I bëra të gjitha. Sa kohë dhe sa para janë dashur për t’i

ndryshuar këto nuk e kam bërë llogarinë. Afërsisht mund të

them se me aq para do ta kisha bërë një shtëpi të re për prindërit

e mi në malet e bukura të Mirditës.

Tani e ndjej veten të lirë. Nuk jam më Kolë, por jam Sotirios.

Edhe gruas i ka ardhur e qeshura në buzë…

Ah! Harrova të them më të bukurën, më të gëzueshmen.

Në gusht do të martohem! Kisha ka pranuar që me emrin e ri

që mora të na bëjë celebrimin. Fustanin nuses do t’ia mbajë

vajza gjashtëvjeçare, kurse lulet do t’ia japë djali trevjeçar. Kjo

e fundit, sipas zakonit të maleve tona, ku në prehrin e nuses

ulin një djalë që të bëjë shumë djem.

Kjo që ju tregova është për të qeshur, por edhe për të qarë.

Ju merreni si të doni, merrni ose të parën ose të dytën, ose, më

e mira, merrni të dyja bashkë: QESHNI dhe QANI!

202

KRENARI GREKE!

Një gazetë e vogël greke, nga ato gazeta që shpërndahen

falas dhe kanë një numër të vogël lexuesish, në një nga numrat

e saj përpiqej t’i përgjigjej pyetjes se “Pse grekët janë krenarë,

kryelartë”? Përgjigjet kanë brenda edhe humor edhe sarkazma

edhe të vërteta botërisht të njohura…

Pse dhe për çfarë janë krenarë grekët?

Grekët thonë se jemi krenarë…

- Sepse jemi kampionë të Europës në futboll!

- Sepse shalqinin e blejmë komplet dhe jo të ndarë në pjesë!

- Sepse netët greke mbarojnë ditën!

- Sepse kafenë tonë e pijmë dalëngadalë, duke pirë cigaren

dhe jo me rufitje të shpejtë!

- Sepse flirti është hobi jonë kombëtar dhe seksi sporti jonë

kombëtar!

- Sepse të gjithë akuzojmë sektorin publik, por të gjithë

synojmë si të jemi pjesë e tij!

- Sepse për hatër të një gruaje… bëmë dhjetë vjet luftë!

- Sepse kudo që të ngresh një gur, në të gjithë planetin,

poshtë tij jemi ne!

- Sepse kur të huajt nuk arrijnë të gjejnë fjalën e

përshtatshme përdorin fjalën tonë!

- Sepse Sokrati, Platoni dhe Aristoteli ishin grekë!

- Sepse zbuluam teatrin!

- Sepse lindi Demokracia dhe Logjika!

- Sepse jemi krenarë për kulturën tonë dhe jo për fitoret

203

tona luftarake!

- Sepse, kur të gjithë zbuluan mishin, ne ishim gjithë

kolesterinë!

- Sepse, kur ne ndërtuam Parthenonin, të tjerët flinin nën

pemë!

- Sepse momentet tona të këqija dhe të mira i ndajmë me

familjen dhe me miqtë dhe jo me psikiatrin!

- Sepse japim gjithçka për dashurinë!

- Sepse mijëra gra udhëtojnë çdo verë në Greqi vetëm e

vetëm për të gjetur dashurinë!

- Sepse dashuria ka qenë Zoti i grekërve!

- Sepse kur të gjithë visheshin me lëkura ariu, ne visheshim

me pallto të endura me fije të hollë!

- Sepse aq shpejt sa inatosemi, po aq shpejt na kalon!

- Sepse Homeri shkruajti Iliadën para tremijë vjetësh dhe

Hollivudi mezi e bëri film tani!

- Sepse marrim rrogën të premten dhe hyjmë borxh të

hënën!

- Sepse kemi një atdhe të vockël të mbushur me njerëz me

zemër të madhe!

204

MONDI QË U BË MARIO...

Në qoftë se ndonjëherë do të krijohet ndonjë institucion

studiues i onomastikës bashkëkohore shqiptare, përfundimet

që do të dalin me siguri do të bëjnë vend në librin e rekordeve

“Gines”. Nuk e kam fjalën për ata emra që lidhen me fetë,

ardhjen dhe qëndrimin e tyre ndër shekuj, me ato emra që

lidhen me apostuj e bestytni e besime mono e politeiste, por

me ato emra që lidhen me çaste kalimtare të jetës së sotme.

Fjala vjen, të gjithë ata që quhen “Aliosha” apo “Natasha”,

po t’i hulumtosh në kohëlindje, do të zbulosh se janë një

përjetësim i dy heronjve sovjetikë në filmin me dy seri “Rënia e

Berlinit”, dy të dashuruarve që, pasi përshkojnë tërë udhën e

mundimshme të luftës, e gjejnë njëri-tjetrin në Berlin... Për të

mos thënë pastaj për emra futbollistësh e artistësh që pushtuan

fushat e blerta të kampionateve botërore dhe ekranet e

kinemave. Në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të botës, emrat e

artistëve që kanë vizituar skenën shqiptare janë përjetësuar në

moment me emra të përveçëm fëmijësh. E ilustrojmë këtë me

një shembull që lidhet me këngëtaren greke Marinela. Kënga e

saj në skenën shqiptare, kur më në fund akulli i marrëdhënieve

greko-shqiptare do të niste të shkrihej, do të pasohej me dyzina

të tërë emra vajzash “Marinela”. Sa vajza në Shqipëri kanë

marrë emrin e Zades apo të Palomës?

Kosovarët mund të themi se janë pjesa më vitale e kombit,

që pushtimit serb iu përgjigjën jo me emra arabë, por me emra

shqiptarë të mirëfilltë, me përmbajtje nga gjuha shqipe, me

205

kombinim të fjalëve shqipe, me gjeografi nga e gjithë Shqipëria.

Emrat Berat, Vlora, Saranda, Dibran, Elbasan, Shkumbin,

Vjosa, Buna etj., etj., janë pjesë e një onomastike tashmë të

shkruar e publikuar me botime dhe në internet.

Dolëm paksa nga tema e ditës, nga historia e Mondit që u

bë Mario, thjesht për faktin se edhe emri i heroit tonë nga një

“dekik” i tillë i onomastikës shqiptare i ka rrënjët. Në fakt, atë

e quajnë Edmond, por shkurt, si në të gjitha rastet e emrave të

shkurtueshëm, atë, që kur lindi edhe sot e kësaj dite, të gjithë e

thërrasin Mondi.

Edmondi lindi në një familje intelektuale me prindër njohës

të gjuhëve të huaja dhe të letërsisë botërore. Kur lindi ai, në

libraritë shqiptare qarkulloi romani në dy vëllime “Konti i

Monte Kristos” të Aleksandër Dumasit, roman i cili, për hir të

së vërtetës duhet thënë se ishte i njohur në shqip dy dekada

më parë nga masa e pakët e lexuesëve të kohës, të asaj kohe

kur Shqipëria rreth nëntëdhjetë për qind të banorëve të saj i

kishte analfabetë. Edmondi, heroi i romanit, që më vonë do të

bëhej Konti i Monte Kristos, do të ishte një emër në emrat e

fëmijëve që lindnin, ashtu siç do të ishte edhe emri i Kozetës

nga “Të mjerët” e Hygoit...

Mondit tonë, tashmë i rritur dhe me arsim universitar, i

takoi që të lerë qytetin e lindjes dhe, pasi kaloi në odisenë e

njohur të “dallgëve” të kalimeve maleve me dëborë e lumenjve

të turbullt, të vendosej në Athinë. Në fillim do të punonte me

një usta grek në pastrimin e oxhaqeve, për të kaluar gradualisht

në një punë, vërtet të lodhshme, por me pagë të lartë dhe me

sigurime gjithashtu të larta. Ai që e mori në punë e pagëzoi me

emrin Mario, emrin e një shoku italian, me të cilin kishte punuar

në rininë e tij në një minierë në Gjermani. I ndrroi jo vetëm

emrin, por edhe mbiemrin, ndonëse si emri dhe mbiemri i tij

në regjistrin e gjendjes civile në Shqipëri nuk kishin asnjë lidhje

me onomastikën arabe apo turke të vënë në shënjestrën e

onomastikës ortodokse. Kështu vazhdoi ai për vite të tëra.

Punonte jo vetëm me krahë, por edhe me mendje, falë dijeve

206

të tij universitare, çka bëri që të përvetësonte në shkallë të lartë

zanatin, duke u bërë mjeshtër në makineritë që drejtonte në

thellësi të nëntokës së kryeqytetit grek, paçka se asnjëherë nuk

paguhej me kategorinë e vendit dhe të mjeshtrisë së punës,

por me “kategorinë e të huajit”...

Kaluan vite. Mondi-Mario u martua dhe lindi fëmijë. I

duhej që t’i regjistronte fëmijët. Gjeti rrugë, bëri dokumentet

përkatëse në ambasadë dhe i regjistroi në vendlindje. Sigurisht,

me emrin Edmond dhe me emrin e gruas së tij. Por kjo nuk

mjaftonte. Iu desh që të bënte bashkim familjar me gruan dhe

fëmijët... Duhej ndërruar emri... Po cilin emër të ndrronte? Ta

kthente në Shqipëri emrin Edmond në Mario? Ishte e vështirë

në mos e pamundur, sepse duheshin ndërruar jo vetëm emri,

por edhe mbiemri...

Zgjodhi një tjetër rrugë... Kapi një avokat (e dini se si

“kapet” avokati)... Shkoi në gjyq (e dini se sa herë duhet të

paraqitesh para një gjykatësi që më në fund të thuash fjalën

tënde) dhe u kthye përsëri në Edmond, u kthye nga Mario në

Mondi...

Sa i kushtoi ky rikthim? Jo pak dhe jo vetëm në vlera

monetare...

Megjithatë ai është i gëzuar. Është kthyer përsëri në rrënjët

e veta, në emrin dhe mbiemrin e vet, në identitetin shqiptar.

207

KUR VIJNË E IKIN PASHKËT…

Ato erdhën dhe ikën. Krishti u kryqëzua… Krishti u

ringjall…

Të premten qanë të gjithë ata që përjetuan, në shfaqjet

kishtare, gozhdimin, ekzekutimin e tij makabër…

Të dielën qeshën dhe u gëzuan të gjithë ata që përjetuan,

në shfaqjet kishtare, ringjalljen e tij. Dhe jo vetëm qeshën dhe

u gëzuan, por dolën në rrugë dhe brohoritën, mbushën qiellin

me fishekzjarre dhe, me to, vunë në rrezik jetë fëmijësh e të

rriturish. Më pas ngrehën hellet dhe rrotulluan mbi prush

qingja e keca të njomë, kukurecë tërkuzë të gjatë…

“Krishti u ngjall!” - thirrën të gëzuar njëra palë. “Vërtet u

ngjall” - thirrën të lumturuar pala tjetër.

Jezu Krishti (Hazreti Isai për islamistët) i biri i Maries

(Havasë) së virgjër dhe i Zotit (që është Një për të gjitha fetë e

besimet njerëzore) ka hyrë në mijëvjeçarin e tretë të njerëzimit

si simbol i paqes dhe i mirësisë. Kështu do të hyjë edhe në

mijëvjeçarët e tjerë, derisa njerëzimi nuk do të gjejë shtyllë tjetër

ku të mbështesë shpresat e tij për një jetë të gëzuar e të barabartë

për të gjithë, për një parajsë në këtë botë e jo në botë tjetër.

Krishti u kryqëzua… të premten më 14 prill ...

Krishti u ringjall… të dielën më 16 prill ...

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, media publike dhe

private shqiptare njoftoi se të shtunën kaluan traun e kufirit

tetëmijë besimtarë që shkonin në vendlindje (Shqipëri) për

pashkët katolike…

208

Për pikëkalimet kufitare detare të Durrësit dhe të Vlorës

nuk u dha asnjë lajm. Tragetet e radhës kishin hapur barqet e

mëdhenj dhe kishin hedhë në platformat e porteve makina dhe

njerëz të ditës. Nga Italia që është qendra botërore e klerit

katolik, nuk kishte ardhë asnjë shqiptar për të festuar pashkët

katolike në Shqipëri. As nga Gjermania, vendlindja e Papës së

ri të Vatikanit. As…

Që kanë ardhur njerëz nga vendet perendimore ku sundon

katoliçizmi për të qenë pranë njerëzve të tyre këtë nuk e ve në

dyshim. Shyqyr arritëm ditën që të lëvizim kur të duam e si të

duam nëpër botë. Kuptohet, aq sa bota na e ka bërë masën e

kapistrës…

Krishti u kryqëzua… të premte më 21 prill…

Krishti u ringjall… të dielën më 23 prill…

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës nuk

numëroheshin njerëzit që kalonin kufirin papushim gjatë 24

orëve. Media publike dhe private ishte e pranishme në sinkron

duke na treguar se për të marrë një vulë “symbyllurazi”, siç e

venë policët grekë në dalje, ishin dashur katër orë pritje në një

vargan kilometrikë makinash në radhë. Nga të gjithë ata që u

intervistuan, asnjeri nuk tha se shkonte “për pashkë”. Meraku

i tyre ishte jo dalja, por hyrja pas disa ditësh në Greqi, njohja

nga policia greke e “veveosit!” të marrë me mundime e

shpenzime të mëdha nga bashkitë në qendra të mëdha e në

periferi…

Krishtin, në historinë e gjatë tashmë mijëravjeçare të

njohjes së Tij, kryqëzimin dhe ringjalljen, njerëzimi besimtar e

ka ndarë në dy parcela të mëdha, në Krishtin Katolik dhe

Krishtin Ortodoks (dhe në disa dhjetëra ngastra të vogla). Me

flamurin e Krishtit Katolik në dorë u organizuan katër

kryqëzata të mëdha, njëra prej të cilave (e katërta) dogji dhe

shkatërroi me themel qendrën më të madhe kohore të kulturës,

arsimit dhe dijes, Konstandinopojën, shkatërrim i cili

(çuditërisht) nuk përmendet të paktën si i barabartë (ndonëse

ishte më i madh) me djegien dhe shkatërrimin e bibliotekës së

209

famshme të Aleksandrisë. Me po atë flamur në dorë u dogj në

turrën e druve Xhordano Bruno dhe u linçuan personalitet e

mëdhenj të shkencës dhe kulturës. Me po atë flamur në dorë

sot në disa vende të botës kristiane bëhen beteja me armë e

humbin jeta njerëzish në duelet e përgjakshme midis katolikëve,

protestantëve e ngastrave të tjera…

Jezu Krishti është një realitet historik, mistik, ashtu siç janë

realitet historik dhe mistik piramidat e Egjiptit, që teknika dhe

teknologjia e sotme e ndërtimeve mbetet e mahnitur dhe e

paaftë që të ndërtojë qoftë edhe një kopje të vetme të më të

voglës së tyre.

Kleri kristian e ka përdorur dhe e përdor emrin dhe

simbolin njerëzor të Jezu Krishtit për interesa të caktuara, të

çastit apo të prespektivës.

Është e drejta dhe liri e tij që ta përdorë si të dojë dhe kur

të dojë, ashtu siç është e drejta e besimtarëve ta pranojnë ose

jo këtë lloj të drejte e lirie…

…Por, kur shteti që i thotë vetes se është “shtet demokratik”

të drejtën fetare e kthen në të drejtë shtetrore, të drejtën mistike

e kthen në të drejtë juridike dhe e saktëson me ligje e urdhëresa,

kur shteti në vend që të përshpejtojë dhënien e dokumenteve

të rregullta mbahet në disa vërtetime (që tash i quan jeshile)

dhe hap e mbyll kufijt për mbajtësit e tyre “Për Pashkë”, “Për

Krishtlindje”, “Për Shën Marinë e Gushtit” atëherë ndodh

përdhosja e besimit, “kryqëzohet” biri i Perendisë, jo një ditë

por përditë…

Njerëzit që kaluan traun e kufirit grek për të shkuar në

shtëpitë e tyre për Pashkë po kthehen. Njoftimet e përnatme,

sinkron në zë dhe figurë, na japin tablonë e dhimbshme të

kthimit, radhët kilometrike të makinave të vogla, gra e fëmijë

në ndenjëset e makinave me lotët në shpërthim. Na flasin edhe

për sportele që nuk përballojnë fluksin dhe për kompjutera që

nuk funksionojnë…

Njerëzit, me dëshpërimin në rezonancë, thonë me zë të

mekur: “Krishti u ngjall”!?

“Vërtet u ngjall”!?

210

QESH… SE NUK QAJ DOT

- Ikanaku Durimvogli përballë biznesmenit Vuvaqi

Mua më quajnë Durim. Kështu ma kanë vënë emrin (se

emrin gjithnjë ta venë të tjerët) dhe dua s’dua, jam i detyruar

ta mbaj. Nofkën e kam Vogli. Nuk është e familjes sime. Edhe

atë ma kanë vënë nisur nga karakteri im shpërthyes. Graflloj

si grafllon qumështi në zjarr. Dhe, kur derdhem, e paguan

gruaja, duke punuar me orë të zgjatura për të pastruar e

shkëlqyer pllakat e sobës. Ç’është e vërteta kam edhe një vëlla

binjak. Edhe atë Durim e quajnë, por në ndryshim nga unë ai

është i qetë si deti në mëngjeset e gushtit. Edhe sikur të plasë

furtuna, ai det pa dallgë është. Ndaj edhe llagapin e ka Madhi.

Thjesht unë quhem Durimvogli, kurse ai quhet Durimmadhi…

Sot, ndërsa prisja ndeshjen e parë të ditës së pestë të

botërorit, shtypa butonin e aparatit satelitor dhe në ekranin e

vogël, në vend të emisioneve muzikore që sundojnë këtë

hapësirë kohore mesditore, më doli komisioni parlamentar

“Sollaku”, i vendosur në formën e një Ë –(lambe) greke ku në

të djathtë ishin të majtët e në të majtë ishin të djathtët.

Komisioni kishte thirrur të dëshmonte grekun Vuvaqi. Se kush

është dhe çfarë është ky Vuvaqi unë nuk e mora vesh, por më

duket se as ata që e thirrën dhe e dëgjuan nuk morën vesh gjë.

Unë do ta kisha marrë qetë e qetë si deti i vëllait tim binjak atë

seancë hetimore parlamentare, siç i kam marrë gjithnjë kur

kam pasur nge t’i dëgjoj, sikur në një moment, Vuvaqi të mos

211

i kishte fry kaq shumë zjarrit të kusisë së qumështit të durimit

tim e llava e tij të mos kishte mbuluar sobën…

Grafllimin e parë e mora kur një deputet djathtas ekranit

e pyeti se kur kishte ardhur në Shqipëri. Vuvaqi, si të ishte

para një Ë (lambe) greke me emigrantë shqiptarë që i luteshin

për punë tha pa teklif: “Nuk e mbaj mend”. Këtu grafllova,

sepse m’u kujtua një nen i ligjit më të fundit të parlamentit

grek për legalizimin tonë ku thuhet se emigrantëtët, që të

legalizohen, duhet të kenë një dokument ku të vërtetojnë se

kanë qenë në Greqi para fundit të dhjetorit të vitit 2004. Dhe

ky dokument nuk duhet të jetë as dëftesë shkolle, as shtrim në

spital për të lindur fëmijë dhe asgjë tjetër përveçse pasaportë

në fuqi me vizë të vulosur në dalje nga Shqipëria dhe në hyrje

në Greqi. M’u kujtua një shoqja ime (për të cilën diçka kam

shkruar), e cila megjithëse mbaroi gjimnazin dhe liceun në

Greqi, madje është regjistruar për të vazhduar edhe studimet

universitare për gazetari në Selanik, nuk i është njohur asnjë

lloj firme e vule dhe në liridaljen e fundit që u dha për pashkë

nuk shkoi dot në Vasjar për të parë nënën e babën, me të cilët

nuk ishte përqafuar prej vitesh që nuk mbahen mend.

Grafllimin e dytë e mora kur një deputet nga krahu i majtë

i ekranit e pyeti se sa ishte kapitali fillestar që ai kishte investuar

në Shqipëri. Vuvaqi, pasi u ngatërrua disa herë ngaqë nuk e

dinte se çfarë është kapitali fillestar dhe e ngatërronte me pullat

e çertifikatave noteriale dhe taksën e vendimit të gjykatës për

dhënien e lejes së ushtrimit të veprimtarisë, më në fund dha

një shifër. Tha se ai dhe ortaku i tij që zotëronin: Ai 20 për

qind dhe shoku i tij 50 për qind të kapitalit kishin investuar

njëzet mijë dollarë. (Sqarim: E shkrova me shkronja që të mos

ndodhë ndonjë gabim shtypi e shifrës 20.000 i shtohen një apo

dy zero dhe kushedi se çfarë kapitali na del).

Këtu qunështi i kusisë mori jo vetëm kuzhinën, por edhe

sallonin mbarë. Mua fakirit, emigrant prej dhjetë vjetësh, me

tre libreza kursimi në bankat greke, pse nuk arrita të vërtetoj

se kam gjashtëdhjetë mijë euro në banka nuk më dhanë të

212

drejtën që të hap një lokal të vogël për të ngrysë vitet e pensionit

(pension i thënçin atij që më dha Nanoja e Berisha, që duke

m’i shumëzuar me zero të të tridhjetë e pesë vitet e punës si

njeri me universitet, për arsyen banale se nuk kisha punuar në

Shqipëri katër vjetët e fundit para mbushjes së moshës, më

dhanë minimalet absolute, prej pesëdhjetë e gjashtë mijë lekësh

të vjetra, që i bie më pak se pesëdhjetë euro në muaj). Mua nuk

ma dhanë liçencën grekët, kurse Vuvaqit ia kishin dhënë.

Ç’është e vërteta kjo gjë kishte ndodhur në vitin 1995 apo 1996

(Vuvaqi nuk e mbante mend), por kjo pak rëndësi ka.

Në të tretën qumështi i kusisë graflloi kaq shumë, sa e gjithë

shtëpia ime e vogël për të cilën paguaj treqind euro në muaj

(pa qinokristot e të tjera) u bë shkumë e bardhë. Një deputet

(harrova se në çfarë krahu flinte) e pyeti Vuvaqin se sa lekë

kishte derdhur në entin e tatimeve gjatë periudhës nga viti

1994 e deri sot. Vuvaqi, nuk e di nëse tallej me komisionin apo

ishte budalla i dalë nga të gjitha llojet e defterëve (unë them se

është e para) tha se kishte paguar para për hyrjen e mallit në

doganë (!) Vuvaqi më kujtoi sikletin tim (dhe të gjithë

emigrantëve që bëjnë dokumentet në përgjithësi dhe ata për

bashkim familjar në veçanti), kur shkojmë në zyrat e financës

greke dhe bëjmë dhilosin (deklaratën) e të ardhurave. Sa siklet

kemi për ta plotësuar, sa dokumente origjinale duhet të

paraqesim në mënyrë që të tregojmë se mund të jetojmë ne

dhe familja jonë me të ardhurat nga puna. Ai njeri gjatë gjithë

viteve të zhvillimit të veprimtarisë së vet nuk kishte paguar

asnjë lek tatim fitim dhe nuk kishte bërë asnjë deklaratë për të

ardhurat e biznesit të tij në Shqipëri. Në Greqi, në bazë të ligjit,

në qoftë se nuk i deklaron me përgjegjësi të ardhurat e tua, në

qoftë se nuk i ke paguar një për një të gjitha detyrimet

financiare… gjej vrimë ku të futesh.

Në të katërtën grafllova aq shumë, sa u shkri e mori dheun

edhe kallai dhe kusia nisi të nxjerrë edhe bakrin, të formojë anash

atë lëndë kimike ngjyrë qielli që ia kam harruar emrin kimik,

por i mbaj mend dëmin organik deri në helmim të njeriut.

213

Kjo ndodhi kur u tha se “çështja Vuvaqi” ishte pezulluar,

sepse ai në kërkesë-padinë e tij nuk kishte dorëzuar as

dokumentet origjinale dhe as fotokopjet e noterizuara. Unë i

ziu, për një gjë të vogël, për një AFM ( numër amze) për gruan

hëngra dynjanë. Në zyrat e financës më kërkuan çertifikatën e

martesës në mënyrë që të vërtetojnë se mbiemri i gruas ishte ai

që deklaroja unë dhe jo tjetër. Për këtë, mua fakirit, pas dyzet

vjet martese, m’u desh të lëviz vetëm dollapet e arkivit të qarkut

(por edhe ato të xhepit), derisa u gjetën të dhënat përkatëse, të

dhëna të cilat u regjistruan në një “Certifikatë-martese”, e cila

kishte vlerat e informimit në pesë gjuhë të botës, ndër të cilat

edhe në greqisht. Këtë çertifikatë në zyrat e eforisë (financës)

greke nuk ma pranuan pa e vërtetuar në ambasadë, përkthyer

në greqisht (me germa të alfabetit grek) dhe pa e noterizuar.

Unë fakiri (dhe ne të gjithë fakirët) nuk bëzajmë për këso

gjërash. Na thonë vulose në ambasadë. Lepe e peqe! Na thonë

përktheje. Urdhëro e si urdhëro! Na thonë paguaj. Ne e malista!

Nuk na ka shkuar ndonjëherë mendja të ngremë ndonjë padi

e afër mendsh të ngjitemi deri atje sa të dëshmojmë në një

komision parlamentar grek për gjëra jo të tilla me një banalitet

të skajshëm, por edhe për gjëra kardinale që kanë të bëjnë me

jetën tonë. Ç’është e vërteta edhe parlamenti grek nuk ka ra

aq poshtë sa të merret me një “durimvogël” që derdh pa teklif

qumështin e vet.

Grafllova edhe disa herë të tjera, por më nuk kisha se çfarë

të derdh, sepse edhe bakri e kishte nxjerrë tërë helmin e vet.

Vuvaqi atë ditë u ngrit e doli nga salla i falenderuar nga

kryetari i komisionit hetimor për mundimin dhe sakrificën që

kishte bërë për të ardhur e dëshmuar para tyre. Falenderimin

e mori edhe pse ai arriti deri atje sa t’i thotë një deputeti se

pyetja juaj është idiote, thënie e cila u tha pa asnjë lloj redaktimi,

drejtpërdrejt në sistemin satelitor, në të gjithë botën, greqisht e

përkthyer në shqip…

Grafllova përsëri dhe në pamundësi të qaja, zura të qesh

me të madhe, aq sa gruaja kujtoi se luajta nga fiqiri. Në fakt,

214

nuk kisha luajtur unë, por kishte luajtur mendsh politika jonë,

parlamenti ynë, i cili duke dashur të baltosë me dëshminë e

një “biznesmeni” injorant grek një figurë të lartë juridike të

vendit të vet bajgos (për të mos përdorë një fjalë nga fjalori i

shqipes së rrugës) vetveten. I ul kokën Shqipërisë, shqiptarëve

brenda dhe jashtë kufijëve shtetrorë, duke përfshirë të gjithë

emigrantët e sidomos ne që jetojmë në Greqi.

Ç’të bëjsh! Migjeni thoshte në të ri të vet “Ah sikur të kemi

një grusht/ t’i bie malit që s’bzan!” Ne, fakir fukarasë, na e

kanë këputur jo grushtin, por krahun në rrëzë, siç i këputet

krahu pulës së pjekur në tavolinën e ngrënies!

215

SA KUSHTON “ IKJA NGA BURGU“ ?

Unë, Ti, Ai, Ajo, Ne, Ju, Ata, Ato… kemi dorëzuar

dokumentet, një për një, në dy kopje të legalizuara me firmë e

vulë, kemi paraqitur origjinalet si dëshmi se jemi njerëz të

rregullt, kemi paguar edhe treqind euro paravolo, siç i thonë

në gjuhën vendase…

…Dhe kemi marrë një veveos, siç jemi mësuar ta

zëvëndësojmë fjalën shqipe vërtetim …

… Ky, veveosi ka vlerë vetëm brenda kufijve shtetëror të

Greqisë. Askush nuk ka të drejtë të lëvizë, pa leje të veçantë,

pa urdhër suprem të dikasterit policor…

Të vdiq nëna (larg qoftë) nuk ke të drejtë të shkosh t’i

hedhësh një dorë dhé nga toka që e priti dhe e përcolli… Ulu,

atje ku je, qaj nënën, qaj edhe fatin tënd të zi…

Po ike… mendou mirë… kufiri është i mbyllur…

Ke një dasëm; marton djalin, vajzën, nipin, mbesën? …

Dasmën ta bësh o për pashkë, o për krishtlindje, në

hapësirën e 10 deri në 20 ditëve që krijon leja e posaçme…

Dasmat, për të kursyer kohën e lejes, t’i bëni gjatë gjithë

ditëve të javës. Këtë përvojë mos e kërkoni në Greqi, por … në

Shqipëri. Në Gollobordë, fjala vjen, në kohë jo shumë larg të

shkuara, në Trebisht sidomos, dasmat i koncentronin javën që

lidhej me 1 Majin dhe atë që lidhej me 10 korrikun. Mjeshtrave

gollobordas të ndërtimit, që punonin në të gjithë Shqipërinë, u

viheshin në dispozicion autobusë të parqeve e të ndërmarrjeve

për të mos humbur asnjë ditë dasme. Vinin ata dhe i nisnin

216

menjëherë ahengjet. Nuset dilnin nga dera e prindërve gjatë

gjithë ditëve të javës; të dielën, të hënën, të martën, të

mërkurën…

Jashtë këtyre afateve, jashtë pashkës, krishtlindjeve dhe

lejeve të posaçme të gushtit, deri tani të ardhura me lutje

speciale (lexo përkulore) të ndonjë ministri, diplomati, apo

titullari të lartë (përfshirë edhe kryeministrin) në drejtim të

autoriteteve policore greke… je i ndaluar. Kjo fjalë, pra i

ndaluar, e përkthyer nga gjuha juridike në gjuhën popullore,

do të thotë as më pak e as më shumë i burgosur. Veveosi, kësisoj

nuk është gjë tjetër, veçse një vërtetim burgimi. Dhe leja që na

jepet 2 – 3 herë në vit nuk është gjë tjetër veçse liridalje nga

burgu, liridalje që e marrin në raste festash, por edhe në raste

gëzimesh apo hidhërimesh familjare të gjithë të burgosurit që

kanë sjellje të mira…

E parë hollë-hollë, të burgosurit kanë privilegje më të

mëdha se emigrantët në Greqi. Marrin leje të posaçme disa

ditore edhe në raste fatkeqësish familjare. E mbani mend këtu

e dhjetë vjet të shkuara? Fatos Nanos, kur i vdiq e ëma, iu dha

leje e posaçme nga Berisha, megjithëse ai konsiderohej personi

më i rrezikshëm për regjimin dhe ruhej në një burg të sigurisë

absolute, siç ishte ai i Tepelenës.

Për të arratisurin nga burgu nuk ka masë të re dënimi…

Për të arratisurin nga emigracioni ka masë dënimi.

Këtë deri në janar të vitit 2005 nuk e dinim. Tani po. Të

gjithë ata që ishin larguar nga Greqia para datës 15 dhjetor

2004 u dënuan.

Masa e parë e dënimit ishte “kthim i menjëhershëm në

Shqipëri”. Askush nuk mori leje hyrjeje.

Pas bujës, do të thonim ndërkombëtare, masa e ndëshkimit

me “ndalim hyrjeje“ u zëvendësua me “paraqitje para

ambasadës për vizë“. E parë trashë-trashë, kjo përbën një

lëshim, “një dhënie të re rasti“, siç thuhet rëndom në raste kur

përgatitet të dalë ndonj ligj apo urdheresë e re. E parë trashë –

hollë, kjo përbën një ndëshkim të ri, një gjykim që si dënim ka

217

gjobën. Nuk e kam fjalën për gjobën e rëndë që këta njerëz

humbën dhe vazhdojnë të humbin me mungesën në punë, as

humbjen e vendit të punës, gjetkë fle lepuri…

Të gjithë emigrantët që ikën para 15 dhjetorit, që ikën pa

leje, janë të dënuar me gjobë. Dhe këtë gjobë janë të detyruar

ta paguajnë duke paguar vizën. Të gjithë e dinë mirë se vizat

greke nuk jepen gratis…

LAJTHITJA NUK ËSHTË FAJ

Në dhjetor, në një nga sallat e hotel “Titan” në Omonia të

Athinës, kreu i partisë në opozitë u takua me emigrantët…

Ai foli si emigrant, me të njejtën gjuhë dhe të njejtat halle

që i kishte përjetuar vetë, shumë vite më parë.

Edhe emigrantët folën si emigrantë, me të njejtat halle dhe

probleme që shoqëria dhe qeverisjet greke u kanë hedhur mbi

kurrizin e tyre të përkulur përtokë.

Për t’u mbajtur mend është kërkesa e një shqiptari, fjalë e

shkurtër, jo nga podiumi, por nga salla. Ai është në kryesinë e

një shoqate shqiptare me zë të fortë në çarje e thyerje shoqatash.

Ai i kërkoi kreut të partisë në opozitë që në Greqi të

ndërtohej një kishë, ku të psallej në gjuhën …shqipe.

Për të dhe për shoqatën e tij, problem kardinal për

emigrantët shqiptarë në Greqi na qenka psallja kishtare në

…shqip!

Seneka, I Riu, shumë e shumë kohë më parë thoshte,

“Lajthitja nuk është faj “…

KUR LUAN ME MACEN… PRIT GËRVISHTJET

Në televizionet private shqiptare, një ditë pas krishtlindjeve

2004, u dha një telelajm, me zë e me figurë.

Në Memaliaj të Tepelenës, me njëqind për qind popullsi

218

ektashiane, qenka ndërtuar një kishë ortodokse greke!

Është ngritur me paratë e Patriarkanës, siç është ngritur

në Kavajën myslimane një kishë madhështore katolike me

paratë e Vatikanit. Dihet se shqiptarët, historikisht, nga xhepi

i tyre, asnjëherë nuk kanë ngritur as kisha e as xhamia.

Ngritja e institucioneve të kultit në Shqipëri tashmë nuk

përbën lajm. Kisha e xhamira ndërtohen e përurohen përditë.

Pas Universitetit Katolik në Shqipëri do të hapet edhe një

Universitet Mysliman… Dhe pas tij, me siguri do të hapet edhe

një Universitet Ortodoks. U tha se do të hapen “me paratë e

besimtarëve dhe të…” Këto gjëra tashmë në Shqipëri nuk

përbëjnë lajm…

Ajo që përbën lajm, madje kryelajm, është se në Memaliaj,

në ditën e Krishlindjes, në prani të disa fëmijëve dhe të ndonjë

udhërrëfyesi minoritar, mesha u zhvillua… greqisht. Për këtë

solemnitet kishin ardhur enkas dy priftrinj nga Greqia!…

Miku ynë, anëtar kryesie në një shoqatë me emër… kërkoi

që në Athinë të ndërtohej një kishë ortodokse, ku të psallej

shqip…

Në Memaliaj të Tepelenës u ngrit një kishë ortodokse ku

psallet greqisht.

Kush ka qejf të luajë me macen, e presin gërvishtjet… -

thotë populli i urtë.

219

RRIMË SE RRIMË… A SHKULIM UROF?

- Jemi se jemi… a bëjmë një shoqatë ?

Shumë e shumë vite më parë, kur shoqëria ishte më e çiltër

e njerëzit më zemërbardhë, kur individi dhe kolektivi kishin

një lloj lidhje shpirtërore pa prapaskena, në një ditë vere, në

një arë në malësi, ishin mbledhur e kishin bashkuar krahët për

të prashitur misrin burrat e mëhallës mbarë. Ujitja e tokave

bëhej sipas një radhe që nuk ndryshonte e nuk dhunohej kurrë.

Misri i ujitur sot, bëhej për shatë pasnesër. Askush, me forcat e

krahut mashkullor familjar të punës (se gratë në atë krahinë

nuk futeshin në prashitje) nuk mundte që për një ditë t’ia dilte

në krye ngastrës me misër. Ta lije atë për nesër ishte si të lije

xhenazen pa varrosur. Kësisoj, njerëzit kishin gjetur një rrugë

origjinale, thërrisnin argatë. Fjala vjen, ti ke nevojë për të

prashitur dy dynimë misër. Për t’i dalë në krye punës në një

ditë duhet të thërresësh dhjetë argatë. Puna bëhej pa shpërblim

në para, por me shpërblim në natyrë. Secilit person që erdhi e

punoi i kishe borxh “një ditë argati”, ditë të cilën do t’ia paguaje

kur ai të të thërriste për të prashitë arën me misër apo edhe

për punë të tjera të ngutshme në bujqësi apo edhe në ndërtim…

…Një ditë korriku ishin mbledhur e kishin vënë krahët mbi

shatë e po prashisnin misrin e fqinjit dhjetë burra. I ranë arës,

krah për krah, nga fundi në krye një herë, i ranë dy herë… Të

tretën erdhi vakti i drekës, u ulën nën hijen e manit në kodër

nga dukej i gjithë fshati dhe hëngrën byrek të ngrohtë, dhallë

220

e gjizë me tëlyen. Si mbaruan, ndezën nga një cigare dhe nisën

të bisedojnë për hallet e ditës.

Hija e manit binte mbi një arë të mbjellë me urof, një bimë

bishtajore që mbillet herët në pranverë për t’i marrë kokrrat, të

cilat janë të pazëvendësueshme në ushqimin e qeve të punës,

u japin atyre “forcë“, siç thonë bujqit, në verë. Urofi, për t’i

marrë kokrrën, shkulet me gjithë rrënjë. Argatët ishin ulë, si të

thuash, mbi urof. Secili mjaftonte të zgjaste krahun dhe tërë

rrethi i përshkuar bënte goxha punë. I zoti i shtëpisë, ai që

kishte futë argatë, i njohur për tamaqarllëk, iu drejtua njerëzve:

- Jemi që jemi… a shkulim urof?

Kjo ngjarje, që nuk i mbahet mend koha dhe nuk i dihet

adresa jo vetëm e fshatit, por edhe e krahinës, m’u kujtua një

ditë korriku në hollin e ambasadës sonë në Athinë. Titullari

kishte thirrur një grup intelektualësh të suksesshëm në biznes

për t’u vjelë mendimet se çfarë duhet të bëjmë për t’u integruar

në shoqërinë greke. Folën shumë ose më mirë të them

“prashitën pa shatë” njerëz të profesioneve të ndryshme. Midis

tyre u ngrit edhe një person, i cili u prezantua si inxhinier

mekanik dhe si një njeri që kishte arritur suksese në punën e

vet në shtetin ku fati na ka ngujuar. Inxhinieri, pa bërë asnjë

lloj hyrjeje tha:

- Jemi se jemi mbledhur, kush është dakord të bëjmë një

forum…

Nuk e di se si u ka ardhur argatëve nën hijen e manit dhe

mbi arën me urof propozimi i fshatarit. Di vetëm se ai pyeti…

Përgjigjen jo.

Në rastin që u bë shkak i këtij tregimi, di se askush nuk

ngriti dorën për të pranuar ngritjen e një shoqate të re…

…Arsyeja është se shqiptarët janë ngopur deri në fyt me

shoqata, me forume …

221

QESHIM KUR QESH SPEKTATORI

Bisedë me humoristët vlonjatë Afrim Agalliu,

Muhamet Liko dhe Agron Hamo

Ata erdhën nga Vlora, nga ai qytet me histori Shqipërie në

kohë e hapësirë, nga ai qytet ku lindën dhe u rritën, që i ngjiti

në skenë dhe i duartrokiti duke qeshur me lot, që e përcolli

humorin e tij në mbarë Shqipërinë e tash në mbarë botën, atje

ku flitet e qeshet shqip. Ata kanë ardhur disa herë në Athinë,

mbajnë mend shumë takime me spektatorin emigrant, dy prej

të cilave në një stadiuum të madh lojërash me dorë, shfaqje që

i kanë befasuar dhe ua kanë mbushur sytë me lot. Unë i pashë

ato në skenën e një buzuku në Dhafni, në bulevardin Agiu

Dhimitriu 46, nën shoqërinë e Andrea Alushit. I pashë se si

qeshnin emigrantët spektatorë, si ngjiteshin në skenë e këndonin

bashkë me këngëtarët dhe se si vallzonin në sallë e podium…

Këto, në formën e një meditimi do t’i përcjell në një

fotoreportazh numrin e ardhshëm. Sot, nga holli i “Hotel

President”, duke pirë një kafe ekspres me ta, me Afrim Agalliun,

Muhamet Likon dhe Agron Hamon, kërkova të hyj në minierën

e humorit të tyre. Hapa një galeri… Nga ajo po i përcjell lexuesit

paksa nga floriri që këta BURRA i kanë dhënë popullit… Dhe

do t’i japin edhe shumë vjet të tjerë…

- Kur keni lindur?

- Afrimi: Unë kam lindur më 9 tetor të vitit 1949.

- Muhameti: Unë jam gaforrja, 25 qershor 1955.

- Agroni: Bricjapi, 15 janar 1950.

222

- Kur jeni lidhur me humorin?

- Afrimi: Lidhjet tona janë të hershme. Fillimisht jam lidhur

unë me Agronin, rreth vitit ’68. Më pas në vitin ‘74 erdhi

Maneja, kurse në ’76-tën erdhi Meti. U bëmë kështu katër…

- Meti: Unë jam lidhur me humorin në shtëpinë e pionierit

në Vlorë, në veprimtaritë e shkollës dhe të pionierit në shkollë,

në qytet dhe më gjërë në Sarandë dhe vende të tjera. Pasi

mbarova ushtrinë, fillova në ndërmarrjen e përpunim-drurit

me veprimtaritë kulturore, me estradën e ndërmarrjes. Në vitin

1976 kalova si amator në estradën profesioniste. Në vitin 1980

u bashkuam të tërë si profesionistë.

- Agroni: Në nëntor të vitit 1967 më zbulon i madhi Piro

Sarasi, aktor. Isha në uzinën e sodës kaustike. Në ’68 kalova

direkt aktor në estradën profesioniste. Që atëherë nuk i jam

ndarë skenës e humorit.

- Si të zbuloi Pirro?

- Në ato kohëra kishte një lëvizje shumë të madhe kulturore

në qytetin tonë. Diku e kam thënë edhe në një vend tjetër: Atje

mund të gjeje shumë Agrona, shumë Afrima, shumë Mete,

shumë Mane. Pastaj ajo që thotë Meti “Desh Zoti dhe na

bashkoi të katërt“.

- Kur keni qeshur më shumë në jetën tuaj?

- Afrimi: Të qeshim ne është e vështirë, në qoftë se bëhet

fjalë për art. Por ne kemi qeshur. Kemi qeshur dhe do të qeshim

kur kemi evenimente, kur kemi gëzime në familjet tona. Kur

shohim njerëzit tanë të afërt që gëzojnë dhe qeshin dhe janë të

lumtur, natyrisht edhe ne jemi të qeshur e të lumtur. Nuk është

kollaj të qeshim, sepse profesioni jonë është që duhet të bëjmë

të tjerët të qeshin. Qeshim në momente kur ka tipa interesantë

që tregojnë bukur barcoleta. Sinqerisht, unë qesh e kënaqem,

kur shoh që kolegët e mi artistë bëjnë gjëra të bukura…

- Meti: Unë them se ne qeshim më shumë kur qesh

spektatori. Po u kënaq ai, ndjejmë edhe ne kënaqësi. Por më

shumë, që kemi qeshur së bashku me spektatorin, ka qenë kur

në konfidencë me njëri-tjetrin kemi bërë ndonjë lapsus në

223

material. E kemi dalluar që të tre që Agroni gaboi. E ka kuptuar

edhe spektatori dhe ka filluar të qeshë. Atëhere kemi qeshur

së bashku. Qesh ata e qesh ne, sa ka arritur që materiali është

lënë përgjysëm vetëm nga e qeshura.

- Kur ka ndodhur kjo?

- Ka ndodhur… Për 8 marsin në Vlorë në pallatin e sportit

kur i ra lexhia kolegut tonë me gjithë partiturë. Ai nuk e kishte

shkruar atje tekstin, por te partitura. I ra… E ngriti… I ra

përsëri… E ngriti përsëri… Duke qeshur pësh-pësh, nga një

çikë e nga një çikë ne, fillojnë të qeshnin gratë. “Avash - tha ai,

- se na prishët vëmendjen”, sikur ia kishin fajin ato. Atëherë

qesh ne me lot, qesh gratë… U la përgjysëm materiali, sepse

ishte parodi me të kënduar. Kur këndon edhe qesh nuk këndon

dot, është e pamundur.

- Agroni: Si tha Meti raste ka plot. Edhe në sallë brenda na

ka bërë vaki me publikun. Kur ai e ka marrë vesh se ne bërë

ndonjë lapsus apo edhe ndoshta mund të kemi harruar ndonjë

gjë dhe kemi futur ndonjë batutë që nuk ka qenë fare, ka qenë

stropjo, ka plasur një gaz që na ka thyer brinjësh.

- Po, e kundërta: kur keni qarë në skenë?

- Afrimi: Unë mbaj mend të kem qarë kryesisht kur kemi

qenë për shfaqje në emigracion. Në Greqi, në Amerikë, në

Kanada, në Angli apo edhe në Itali, kudo që kemi qenë, kur

shohim emigrantët, motrat, vëllezërit tanë, të afërmit tanë,

bashkëqytetarët, bashkatdhetarët që na ndjekin në shfaqjet që

organizohen, kur ata qeshin dhe në të njejtën kohë edhe qajnë

edhe ne reflektojmë. Ata pika lot na dalin edhe neve nga sytë.

Kur shohim bashkatdhetarët tanë që qajnë.

- Meti: Unë për të qarë nuk para kam qarë, përveçse në

raste gëzimi, kur kemi takuar ndonjë shok të vjetër jashtë

shtetit, nga emocionet, nga fjalët e tyre, nga respekti i madh

ndaj nesh.Vetëm lotë gëzimi, jo qarje.

- Agroni: Unë nuk u heq asnjë presje atyre që tha Afrimi

dhe Meti. Lotë emocionalë me thënë të vërtetën, unë dhe

padiskutim edhe tre shokët e mi, kemi derdhur kur jemi

224

dekoruar me titullin e lartë “Naim Frashëri i Artë”. Ishte një

vlerësim i punës sonë mbi 35 vjeçare. Ato momente kanë qenë

emocionale, kur na u dorëzua dekorata e lartë nga ministrja e

kulturës e asaj kohe.

- Kujtoni ndonjë moment që lidhet me kulmin e të qeshurit në

sallë?

- Afrimi: Momente të bukura ka plot. Në sallë e qeshura

është masive dhe nuk mund t’i ndash spektatorët kur ata

qeshin të gjithë së bashku. Momente të veçanta pasatj duhet të

kujtohemi…

Mbaj mend një rast shumë të bukur në Tiranë, para shumë

vitesh, kur Meti tregonte monologun e “Qypit” dhe ne ishim

duke ngrënë e pirë me disa shokë miq të Tiranës. Kur arriti

Meti tek momenti i “pordhës”, njëri nga miqtë tanë qeshi aq

shumë, sa i shpëtoi shurra në brekë dhe iku. “Nuk duroj dot

më, - tha, dhe duke mbajtur dorën nën shalë iku”. Ky ka qenë

momenti që ne kemi qeshur shumë. (qesh)

- Meti: Atëherë është qeshur shumë, sidomos në Vlorë.

Monologun e “Qypit” unë e kisha xhiruar në ‘86-tën. Meqë

ishte pak si banal nuk u dha. I njëjti xhirim është dhënë në ‘91shin.

Ndërkohë, këtë unë e futa në skenë në ‘90-tën në Vlorë.

Aty kam dhënë tridhjetë shfaqje, sepse në Vlorë vinin dhe iknin,

nga fillimi i eksodit. Vinin dhe më thonin: “Do të na e tregosh

atë sot, sepse jemi për të ikur për andeja”. Nuk më harrohet,

një burrë rreth të pesëdhjetave, i cili si mbaroi shfaqja m’u afrua

dhe më tha: “Dal të të shikoj tamam se nuk më linin lotët të të

shikoja surratin”. Më përqafoi, më puthi, më tha rrofsh dhe

iku. Ka pasur shumë raste të tjera që kanë qeshur tamam.

- Agroni: Pyetja është një çikë e vështirë. Neve në tërë

karrierën tonë na kanë shoqëruar të qeshurat e mëdha në sallë

dhe ndoshta kjo është ajo që ne kemi mbijetuar edhe sot e kësaj

dite dhe publiku na ndjek me të qeshurat e tij, sepse po të mos

na ndiqte, me thënë të vërtetën ne mund të ishim shpërbërë si

grup.

- Jeni krijues dhe interpretues. Ku buron, cilët janë krojet e

225

humorit tuaj?

- Afrimi: Ne mbështetemi te populli. Një ambient dasme,

gëzimi apo ndonjë ambient shoqëror, apo edhe në një bar a

bufe. Njerëzit që na rrethojnë jo vetëm na dëgjojnë, por edhe i

dëgjojmë ata. Marrim shkas nga njerëz, nga karaktere, qoftë

edhe personazhe që nuk i kishim njohur më parë, që i takojmë

rastësisht. Kushdo artist, jo vetëm ne, përgjithësisht artistët e

mirë, tek populli mbushin “kovat“ e humorit dhe të artit.

- Met! Qypin ku e ke gjetë?

- Qypin? (qesh) Kur isha amator, e kam dëgjuar nga i

madhi i estradës së Vlorës, nga të parët, i pari fare, Gaqi Vishi.

Po ua tregonte kolegëve të tij. Unë e dëgjova, ma kapi veshi.

Dhe në atë rastin që tha Afrimi, që u përmor në brekë nga të

qeshurat, kemi qenë tek Vjosa në Tiranë, te taverna poshtë,

duke pirë e duke ngrënë. Po tregonim barcoleta. Unë thashë

me vete: ”Ta tregoj njëherë”! Ishte si provë për vete. Atje ai ra

përmbys. E la tavolinën. Iku të ndërrojë benevrekët se ishte

burrë i moshuar. Erdhi pastaj. “Je kështu e je ashtu…” Në fakt,

neve veprimtarinë tonë e marrim kudo. Herë pas here na

bashkojnë shumë tavolina, shumë njerëz. Mua kur më pyesin

se me kë je ti, çfarë krahu je? U them se jam “partia e karaqejfit”,

e tavolinës me një fjalë. Në një tavolinë, me miq të dashur e

shokë plot, aty njerëzit tregojnë gjëra të bukura. Ajo që na

pëlqen e marrim dhe e kthejmë në material, në skeç, parodi

etj., sipas vlerës që ka. Kjo është krijimtaria. Nga njerëzit i

marrim, nga jeta.

-Agroni: Aktori ka një lloj dhuntie të tillë që hulumton,

heton, ta quaj kështu, një thënie që ju mund ta thoni pa ndonjë

teklif ne na ngacmon. E diskutojmë me njëri-tjetrin. Këtu e

gjejmë pikën mbështetëse në frymëzimin tonë. Temat shoqërore

përbëjnë edhe çelësin e suksesit tonë. Ka të tilla tema populli

ynë, sa të të mbërthejnë shumë shpejt.

- Në mënyrë figurative: matur me kilometrat e rrugës që keni

bërë; detare, ajrore, tokësore, sa është “kilometrazhi” i humorit tuaj?

- Afrimi: Ne kemi bërë shumë kilometra. Në kuptimin

226

figurativ, siç thoni ju, të humorit, do të vazhdojmë të bëjmë

aq kilometra, sa të shohim që spektatori të ketë të qeshurën e

tij të zakonshme. Në qoftë se do të kuptojmë se spektatori nuk

do të na buzëqeshi, ashtu siç na ka buzëqeshur, atëherë

kilometrat tona do të shkurtohen. Deri tani e ndjejmë veten se

jemi mirë dhe besoj se kontribuojmë dhe do të kontribuojmë

akoma.

- Meti: Unë them se nuk mund ta masim dot humorin me

kilometra, se duhet të ishim edhe gjeometra. Muhabeti është

këtu që ne do të vazhdojmë me këtë humor edhe për aq

kilometra sa të shkojmë deri në fund të rruzullit. Do të

vazhdojmë, do të vazhdojmë, derisa të kemi fuqi.

- Agroni: Deri më sot, në mënyrë kështu për të qeshur pak,

kemi mbi tridhjetepesë vjet kilometra. Kur të mbarojë ajo pika

e fundit e benzinës, atëherë do të themi se mbaruam, e lamë

punën për karburant.

- Mirë, por karburanti është shtrenjtuar shumë?

- Agroni : Eh! Edhe ne jemi bërë të shtrenjtë.

- Një “fuçi” humor sa ka shkuar?

- Meti: Edhe humori, edhe qejfi s’kanë të paguar, ndaj janë

shtrenjtuar.

- Sa herë keni ardhur në Greqi?

- Afrimi. Në Greqi ne kemi ardhur shumë herë. Por ajo që

vlen për të theksuar është ardhja e dy herëve të fundit, para

një vit e gjysmë dhe këto ditë, dje dhe pardje. Këtë të fundit e

ka bërë të mundur Andrea Alushi me kompaninë e tij të njohur

kulturore “Univers”.

- Agroni: Pa u heq asnjë presje atyre që thanë shokët e mi.

Ne Shqipërinë e kemi rrahur në të gjitha trevat. Më duket, nuk

jemi keq, jemi mirë edhe në trevat e Greqisë dhe ato të Italisë,

deridiku ato të Anglisë dhe Amerikës dhe Kanadasë.

- Cila do të ishte përshëndetja juaj humoristike për lexuesin

emigrant në Greqi?

- Afrimi: Problemi është se ti i bën këto pyetje dhe kërkon

përgjigje pa na lënë kohë të mendohemi.

227

- Atëherë bëjmë një pushim dhe mendohu.

(Pas pushimit)

- Meti: Mesazhi im për emigrantët është ky: Lexoni dhe

punoni greqisht, por fëmijëve tuaj dhe vetes i flisni shqip, mos

e harroni shqipen.

- Agroni: Mjaft emigrim! Tani duhet të jeni migruar njëqind

për qind në jetën tuaj. Ato pesë pare vini në vendin tonë. Do të

kenë vlerë akoma më të mëdha.

- Afrimi: Urimi im për të gjithë emigrantët, jo vetëm në

Greqi, por në të gjithë botën, është të kenë jetë e shëndet dhe të

kthehen sa më shpejt pranë njerëzëve të tyre, në shtëpitë e

tyre, të kontribuojnë jo më për grekun, italianin, gjermanin,

anglezin, amerikanin, por për vendin e vet.

- Meti: Do të desha të shtoj diçka për të qeshur… Siç dihet,

gjahtarët gënjejnë. Edhe ne kemi një shok gjahtar. Një ditë,

katër-pesë vetë ishim ulur rreth tavolinës, kuptohet me ndonjë

çikë raki e salcë kosi. Ai filloi të mburrej: “Kam ca pëllumba,

tha, nja dyzetë çifte pëllumbash fantastikë. Ca këmbëleshë, ca

çafkularë, ca larashë, ca të kuq, ca blu, ca të zinj… Kanë një

gjë fantastike: - ia jap tjetrit një çift e për një orë çifti më vjen

në shtëpi.

M’i kërkoi njëri në Lushnje. “Aman a të keqen, m’u lut,

duke më rënë në gjunjë, më jep një çift se i ke shumë të bukur”.

Ia dhashë. Për tre ditë pëllumbat më erdhën në shtëpi.

M’i kërkoi një shkodran. “T’u bëfça, ta marça, më jep nji

çift”. Ia dhashë. Për një javë më erdhi çifti në shtëpi, në Vlorë.

Nuk mbahen.

Më kërkoi një çift një dibran, prej Dibrës së Madhe në

Maqedoni. “Allejshkën, di plluma m’ep, ni voc e ni cucë, më

tha”. Ia dhashë. Për pesëmbëdhjetë ditë pëllumbat direkt e në

shtëpi…

Kushedi se në çfarë vendi të Evropës e Amerikës do të kishte

shkuar me pëllumbat e vet sikur mos t’ia priste llafin një shok

i tavolinës. Kishte pirë një çikë mirë shoku ynë.

“Boll na prrallise“, - i tha duke përplasur gotën mbi tavolinë,

228

sa stërkalat e rakisë i ranë në sy.

“Po pse“? - ia ktheu gjahtari.

“Po ty ka dy vjet që të ka ikur plaka në Greqi dhe nuk po

të kthehet. T’u kthekërkan pëllumbat ty nga Shkodra e Dibra!”

(qeshim).

229

Athinë 17 korrik 2006

GRUAJA ËSHTË SHOK I SHPIRTIT

Intervistë ekskluzive për “Emigrantin” e këngëtarit të madh

kosovar Sabri Fejzullahu, në “ Ditën e të dashuruarve”

- Përshëndetje Sabri Fejzullahu dhe mirë se erdhe në Greqi! Si

e le Kosovën?

- Kosova historikisht asnjëherë nuk ka qenë ma mirë.

Kosova është e lirë, mbi të gjitha. Kosova për herë të parë i ka

instiutucionet e veta, e ka Kuvendin, ka deputetët, delegatët,

ka ministritë, ka kryeministrin, ka presidentin. I ka trupat

mbrojtëse të Kosovës, që tani janë shëndrruar në ushtrinë e

Kosovës, ushtrinë e rregullt me forcat mbrojtëse të Kosovës.

Kosova dita me ditë, ngadalë - ngadalë është duke u integruar

dhe do të integrohet në të gjitha instancat europiane dhe

euroatlantike, natyrisht, me përkrahjen e miqve tanë më të

mëdhenj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- The që kishe emocione. Nga të erdhën, si të erdhën, ku burojnë?

- Isha i emocionuar. Edhe tani kur më pyetni jam i

emocionuar. Unë këndoj qe dyzet vite dhe gjithmonë, të premte

dhe të shtunë jam diku në diasporë, në botë: diku në Gjermani,

Suedi, Zvicër, Holandë, Luksemburg, Austri, Angli e tjerë, e

tjerë, por këtë përzemërsi të njerëzve, shqiptarëve të mij, këta

sy të përmalluar për shqetësimet, për buzëqeshjen me sy, mos

flasim edhe me gojën plot me buzëqeshje, më bënë të

emocionohem akoma pa filluar, sepse, ndoshta, edhe vitet e

230

ëjnë të vetën. Kur e shoh shqiptarin duke buzëqeshur dhe

duke iu ngritur në këmbë nji… Unë jam nji shërbëtor, si të

them, i këtyre njerëzve, nji njeri që mirrem me nji zeje që

shpeshherë thuhet se është shpirti i nji populli, kultura. Dhe

nji segment i vockël i kulturës së një populli është kënga. Këta

njerëz, kur u ngritën në këmbë për Eli Farën, për mua dhe për

këngëtarët e tjerë më ngjallën shumë emocione, siqerisht ju

them. Unë e bëj këtë punë për para, mos ju gënjej as juve dhe

askënd, por paraja është aq e pavlerë kur i sheh këta njerëz, se

paraja sot vjen e nesër shkon dhe asnjiherë nuk i dihet jetës së

njeriut. Kjo mikpritje që na është bërë sonte nuk harrohet,

asnjiherë në jetën time. Nuk e di sa paraqitje kam, ndoshta

tetë mijë, ndoshta dhjetë mijë qe dyzet vite, por nji diçka të

tillë që të na mbulojnë me lule çdo nji gjysëm minuti, nuk më

ka ndodhur asnjëherë. Dhe kjo të çon në atë që kanë thënë

edhe të tjerët se “gjaku nuk bëhet ujë”. Atë që jemi NJË dhe që

kanë thanë edhe më parë. Ndoshta dikush e merr si një dogmë

ose si folklorizëm patriotik “ Nji komb – nji qëndrim “. Sinqerisht,

kjo është ajo që unë Sabriu, nga Prishtina, kosovar, erdha këtu,

mendoja se njerëzit nuk më njofin, kurse ata u ngritën të gjithë

në këmbë. A ka diçka më të madhe, më sublime, më njerëzore…

Unë kur i shoh yjet e mëdhaja botërore që u ngritën në këmbë

them: “O Zot! Por neve këngëtarëve shqiptarë na prisnin ksi

publiku? Dhe kjo u pa. Dhe shifet dhe, s’di si ta them, s’di si ta

shpreh: U qoftë nderë atyre të gjithëve, këtyre shqiptarëve që e

bënë sot këtu për neve!

- Vjen për herë të parë në Greqi…

- Po, për herë të parë.

- Si e kishit imagjinuar një udhëtim në Greqi?

- Unë kam qenë në Greqi me familjen time para njizet

viteve. Po këto vitet e fundit nuk kam qenë. Por për të këndue

unë nuk kam qenë. Për të këndue është hera e parë në jetën

time. Unë e di se ka shumë shqiptarë. Dikush thotë shtatqind

mijë, dikush thotë pesqind mijë. Këta njerëz janë të hequr, si

me thanë të vuajtur, sepse këtu nuk kanë ardhë për luks. Këtu

231

kanë ardhë për të bërë punë, për të derdhur djersë. Jo në atë

kuptimin folklorik “për të derdhur djersë”, por nga shpirti për

të derdhur djersë. Përse? Për nji të mirë të familjeve të tyre, se

familja është shtet në miniaturë, shteti është familja. Ai që derdh

djersë për familjen, derdh djersë edhe për shtetin, sepse kur ta

rregullon shtëpinë e tij, me oborrin e tij të rrethuar, rregullon

nji pjesëz të shtetit, i kontribuon shtetit. Dhe ne shqiptarët që

jemi emotivisht, emocionalisht edhe kushedi edhe sa vite të

tjera që do të vijnë. Kot që mendojnë njerëzit, ne do të lidhemi

me kohën, do të jemi të moderuar gjithmonë dhe të integruar

gjithmonë. Gjithmonë do të na rrijë nji damar këtu në trurin

tonë që ne duhet të bëjmë, të sakrifikojmë diçka për vëllaun,

motrën, prindin, për dajallarët, për axhallarët, për farefisin e

sidomos për vendin tonë.

- The që je shtatë herë gjysh?

- Po.

- Po babë sa herë je?

- Babë jam dy herë. Unë kam qenë edhe njiherë i martuar

dhe e kam nji djalë dhe nji çikë me gruan e parë. Është një

këngë popullore:

“S’çohet jeta me inat

Fol me gojë o syri i zi

Mos ke frikë se bën mëkat.

Edhe jeta nuk çohet me zor. Në bashkëshortësi unë e kam

zgjedhur, ka qenë shoqe e studimeve me mua, ka qenë shumë

e bukur dhe kam gjithmonë për jetë e mot respekt se është

nëna e fëmijëve të mi, por në jetë nuk shkohet me zor dhe nuk

është temë tabu. Sot asgjë nuk është tabu për të mos folur.

Nuk e kemi kaluar. Deri atje ka qenë e shkruar ose si të them,

me atë ka përfunduar, deri aty. Unë jam martuar edhe njëherë.

Me gruan e parë kam Armendin dhe Adelinën që kanë

mbaruar fakultetin në Londër. Djali i madh ka mbaruar për

gjuhën angleze dhe punon në qendrën sociale në Londër. Vajza

ka mbaruar akademinë e arteve të bukura në Londër, dega

232

për art, film, televizion dhe teatër. Kam dy fëmijë me gruan

tjetër; Bulzën që është studente në Tiranë në Akademinë e

Arteve dega koreografi, me Kozeta Bakiun. Kam djalin, Ermalin

që është në vitin e katërt në kolegjin amerikan në Prishtinë.

- Ku i gjetët gjithë këta emra të bukur shqiptarë për fëmijët?

- Nëna Shqipëri na i ka mësuar të gjitha.

- A ka ndonjë lidhje midis dashurisë së një gjashtëdhjetedy

vjeçari, sa jeni ju, dhe dashurisë së Shën Valentinit?

- T’ju them të drejtën atë lloj të dashurisë që është diçka e

madhe fillimisht, pastaj shëndrrohet në një dashuri rutinore si

thohet, në nji dashuri që … E kam ndigjue nji këngë “Moj e

keqja e domosdoshme“. Në pleqëri gruas duhet t’i thuash

“Moj e keqja e domosdoshme”. Dhe sado i keq do të jem unë,

ajo do të më thotë “Mor i keqi i domosdoshëm”. Dhe ajo është

më e mira e domosdoshme, sepse, nëse në rini kam patur nevojë

për gruan si qenie njerëzore, si bukuri, tani kam ma se nevojë

për gruan si shok të shpirtit, si nji diçka që më përcjell në

pleqërinë e shtyrë, në moshën shtyrë.

- Në këtë kuptim Shën Valentini, 14 shkurti sikur është më i

madh për të vjetrit se sa për të rinjtë?

- Gjithmonë për të vjetrit. Për të rinjtë është diçka si me

thënë: sa për ta thënë. Unë kështu mendoj dhe mos më

hidhërohen të rinjtë. Kjo thotë diçka shumë provizore, diçka

shumë të tejdukshme. E kjo e jona është sinqerisht nga shpirti

se tani janë nipat, mbesat...

- Cili është mesazhi i Sabri Fejzullahut për ata “pesëqind a

shtatëqind mijë emigrantët shqiptarë në Greqi”, nëpërmjet kësaj

bisede ekskluzive për gazetën ”EMIGRANTI”?

- Për gazetën “Emigranti” kisha me ju përgëzue për këtë

titull të gazetës dhe t’ju falenderoj në emër të gjithë shqiptarëve

që i rrahni problemet e tyre në këtë gazetë, jetën e tyre, hallet,

prosperitetin, punën, djersën e tyre. Bëni nji punë shumë të

madhe dhe nuk besoj se keni nga shteti ndonjë përkrahje

financiare. Asnjiherë jo, asnjiherë. Njerëz të mëdhenj si ju e

bëjnë nji gjë të tillë për t’u njiohur shqiptarët, për të lexuar për

233

vetveten. Shteti jonë, se kemi shumë respekt për shtetin shqiptar

dhe për shtetin e Kosovës. Nuk e njoh mirë se çfarë bën shteti

shqiptar për diasporën, për njerëzit që i kemi jashtë, por sa

shoh e dëgjoj në televizion dhe në radio, shumë pak ka bërë

dhe bën për njerëzit tanë që janë në diasporë. Mos flasim se

edhe ne në Kosovë, për ta marrë nji pasaportë dy javë që një

njeri vjen nga diapora për të pushuar i duhet të humbasë edhe

një javë të punës për ta marrë nji pasaportë. Dhe këta njerëzit

e diasporës e ndihmojnë aq shumë shtetin, por për ta rregulluar

nji dokument i humbasin sa ditë edhe në Shqipëri edhe në

Kosovë. Unë e mendoj se shteti shqiptar dhe shteti i Kosovës,

njerëzit, duhet të bëjnë më shumë për njerëzit që janë në

diasporë. Ata, kur të vijnë nga dy javë e tri javë, duhet të

çmallen me antarët e familjes, me vendin e tyre e jo të

ngarendin pas dokumenteve që duhen rregulluar duke u dhënë

ryshfet nëpunësve. Në Kosovë e Shqipëri, për ta rregullue nji

dokument zvarriten punët. Dhe thonë ata nëpunësit “këta kanë

para, këta fitojnë atje”, sikur nga qielli i fitojnë ato para jo me

djersë, me mundin më të madh të trupit e të shpirtit të tyre.

- Faleminderit për bisedën.

- Ndera është për ju dhe për të gjithë emigrantët shqiptarë,

lexues të gazetës.

234

NJË NJERI QË LËSHON “RREZE TË ARTA”

NË MJEKËSI

Ai është gjithnjë i zënë. Është i zënë me shëndetin e

njerëzve, me hallet e tyre që lidhen me shëndetin. Kur arrin ta

kapësh pas syzave transparente, vëren dy sy ku reflektohet

mirësia njerëzore dhe zgjuarsia intelektuale. Unë, pas shumë

ditë telefonatash, arrita ta “kap” në disa minuta kohë para

operacionit. Ai fliste me mua dhe mendjen e kishte gjetkë. Në

sallë e priste pacienti i gatshëm për një ndërhyrje të rëndë në

zemër. Biseda me të kisha dhe kam përshtypjen se ishte si biseda

e një gazetari me një atlet që këmbët i ka mbi pedan dhe

mendjen në shiritin e finishit të garës...

- Rezart Deveja mjek, kardiokirurg i dëgjuar, vetëm kaq?

- Jam i datëlindjes 1960, 45 vjeç. Kam mbaruar Fakultetin

e Mjeksisë para njëzet vjetësh, në vitin 1985, në Universitetin e

Tiranës. Jam specializuar në kirurgjinë e zemrës dhe të

mushkërive. Specializimin e kam filluar në Shqipëri, e kam

vazhduar në Paris dhe e kam përfunduar në Greqi.

- Çfarë viti ke qenë në Paris?

- Kam qenë në vitet 1992-1993. Nga viti 1995 jam në Athinë.

Në vitin 1999 kam marrë lejen e ushtrimit të profesionit si

kardiokirurg në Greqi. Që nga ai vit punoj në një spital privat

që quhet Jatriko Qendro Athinon, në Marusi.

Fillimisht fillova punën si kirurg i inkuadruar në një grup

kardiokirurgësh dhe që nga viti 2002 jam bashkëpuntor primar

235

i këtij spitali. Me pak fjalë, puna ime është kardiokirurgjia,

trajtimi kirurgjikal i sëmundjeve të zemrës si bay-pas-et,

sëmundjet e aortës, të valvolave dhe disa sëmundje të tjera më

të rralla.

- Cila ishte rruga për njohjen e profesionit të kardiokirurgut në

Greqi?

- Njohja e profesionit të të huajve si dhe të grekëve që

mbarojnë jashtë kufijve të Greqisë ka një procedurë të caktuar.

Fillimisht duhet njohur diploma e universitetit nëpërmjet disa

provimeve që jepen, të cilave unë iu nënshtrova. Në Ministrinë

e Shëndetësisë ekziston një organ i caktuar, i cili, pasi shqyrton

gjithë specializimin e kryer jashtë kufijve të Greqisë, përcakton

mbi bazën e ligjshmërisë greke, se çfarë duhet plotësuar për të

të dhënë të drejtën e ushtrimit të tij në Greqi. Pas mbarimit të

universitetit duhet t’i nënshtrohesh një procedure që zgjat

shtatë vjet për të marrë të drejtën e profesionit si kardiokirurg.

Nga i gjithë aktiviteti që kisha bërë jashtë m’u njohën pesë vjet.

U detyrova të plotësoj edhe dy vjet në Greqi, në specialitet. Pas

kësaj iu nënshtrova një provimi dhe m’u dha e drejta e ushtrimit

të profesionit.

- Pate vështirësi në këtë rrugë?

- Nuk pata vështirësi në dhënien e provimeve dhe në

kalimin e gjithë këtyre procedurave, sepse kur erdha në Greqi

në vitin 1985 kisha dhjetë vjet mjek, me një përvojë të madhe

në mjekësi në përgjithësi dhe në kirurgjinë e toraksit. Përveç

specializimit në Shqipëri kisha bërë edhe një specializim

dyvjeçar në Francë. Kështu, njohuritë e mia të gjera mjekësore

dhe praktika më ndihmuan të mos kem shumë vështirësi në

testet e bëra.

- Çfarë gjuhësh dini?

- Di anglisht, frëngjisht, greqisht dhe di shumë mirë shqip

(qeshim).

- Ku e keni mësuar greqishten?

- Greqishten e kam mësuar këtu. Kur erdha nuk dija asnjë

fjalë greqisht. Isha i detyruar të mësoja greqisht, sepse provimet

236

jepen në gjuhën greke.

Emërtimet mjekësore në greqisht ndryshojnë shumë nga

emërtimet në latinisht që përdoren në mjekësinë shqiptare.

Për shqiptarët është pak e vështirë t’i japin provimet në

gjuhën greke, sepse këtu përdoret vetëm terminologjia greke,

nuk përdoret latinishtja fare. Ndërkohë që ne, si gjuhë

mjekësore kemi gjuhën latine, por kemi edhe terma të greqishtes

së vjetër. Gjuha mjekësore është e përbërë nga dy degë, gjuha

latine dhe gjuha greke. Është më vështirë të japësh provime në

greqisht sesa t’i japësh në anglisht, frëngjisht etj., sepse pjesa e

terminologjisë greke, e cila nuk futet në mjekësinë e

përgjithshme, nuk futet në gjuhën ndërkombëtare të mjekësisë,

është goxha e madhe.

- Nga jeni?

- Unë vetë jam me origjinë nga Korça, i lindur dhe i rritur

në Tiranë. E quaj veten tiranas, sepse nuk kam ndonjë lidhje

me Korçën.

- Familja juaj?

- Jam i martuar që në vitin 1987. Kam një djalë

pesëmbëdhjetë vjeç, i cili sivjet mbaron vitin e tretë të gjimnazit.

- Nga e ka syrin djali, nga i jati apo…?

- Djali sytë i ka më shumë nga unë. Gruaja ime është

ekonomiste. Djali më shumë ka tendencë për mjekësi,

megjithëse është akoma herët.

- Gruaja punon në profesionin e vet?

- Gruaja nuk punon tamam në profesionin e vet. Punon

në një ndërmarrje private ADIDAS, është llogaritare në firmë.

Në fillim nuk ishte llogaritare, thjesht punonte në arkëtim.

Dalëngadalë, me përvojën e punës, me nivelin universitar të

dijeve, zurin këtë vend.

- Kush janë klientët tuaj në Jatriko Qendro Athinon?

- Klientët e mi janë kryesisht shqiptarë, shqiptarë që banojnë

në Greqi. Një pjesë e madhe janë shqiptarë që vijnë nga

Shqipëria për t’iu nënshtruar këtij lloj operacioni dhe pastaj

kthehen në Shqipëri. Pjesa më e vogël pastaj janë grekë.

237

Ata që vijnë nga Shqipëria çfarë hapash bëjnë për të ardhur

deri këtu?

Ne kemi pasë një bashkëpunim me ambasadën greke në

Tiranë për problemin e vizave si hallkë kryesore. Pasi

përcaktohet diagnoza dhe u thuhet se duhen bërë operacion,

bëhet kontakti me mua. Shoh dokumentet. Pjesa më e madhe

e këtyre të sëmurëve janë prej atyre që kanë fëmijët në Greqi,

që kanë të afërt. Nëpërmjet tyre bëhet komunikimi më i saktë.

Nëpërmjet spitalit ne ndihmojmë për marrjen e vizës, sepse

gjithmonë ambasada greke vë si kusht që të jetë një spital apo

një mjek si garanci në mes, që të marrë përsipër trajtimin. Pastaj

është procedura që ata vijnë, bëjnë analizat dhe në qoftë se

vërtet duhen operuar bëhet ndërhyrja. Megjithatë, këto kohët

e fundit kemi pasur disa vështirësi me ambasadën dhe

konsullatat. Kam përshtypjen se problemi i vizave për

shqiptarët shkon si me fushata, njëherë lirohet e një herë

shtrëngohet.

- Sa është detyrimi financiar për një të sëmurë që operohet në

spitalin privat Jatriko Qendër Athinon?

- Për të bërë vetëm koronarografinë shkon rreth një mijë

euro. Në rast se do të duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes

kirurgjikale operacioni kushton rreth dhjetë mijë euro, në të

cilën përfshihet vetë operacioni, pagesa e mjekëve, spitali,

shpenzimet për të bërë bay-pas ose operacione të tjera.

- Si e shihni të ardhmen tuaj si mjek?

- E ardhmja ime mund të jetë në Greqi ose në Shqipëri. Në

Shqipëri të ardhmen time e shoh në kushte më të favorshme

për të punuar, jo se ne jemi mësuar në kuptimi se nuk mund të

bëjmë dot. Kirurgjia e zemrës është kirurgji e madhe, e cila

don shumë hallka të tjera ndihmëse, sepse është e lidhur me

një reanimacion të fuqishëm, me shërbimin e transfuzionit të

gjakut që duhet të jetë shumë i fuqishëm. Në Shqipëri

funksionon një shërbim universitar, i cili me gjithë vështirësitë

që ka, bën një punë të mirë.

Në një moment të caktuar, një aktivitet privat

238

kardiokirurgjikal që mund të zhvillohet ashtu siç është

zhvilluar në fushat e tjera dhe që mund të siguronte premisa

për një aktivitet normal dhe bashkëkohorë kardikirurgjikal, do

të krijonte mundësitë që në një moment të caktuar të kthehesha

në Shqipëri. Vetëm, duhet të kesh parasysh se nuk di të bëj gjë

tjetër, veçse të operoj. Nuk mund të shkoj në Shqipëri dhe të

merrem me gjëra rutinë.

Edhe arsyeja që u largova nga Shqipëria ishte se në ato

vite puna filloi të shthurej, kishte shumë mungesa dhe

fatkeqësisht mblidheshim në kafe dhe diskutonim për politikë

në vend që të punonim. Në qoftë se nuk operon dy javë një

kirurg fillojnë dhe i ngathtësohen duart. Kjo na ndodh edhe

kur kthehemi nga pushimet e verës. Ditët e para pas pushimeve

kemi pak vështirësi, derisa futemi në shkathtësinë e përditshme

të punës.

- Me çfarë studimesh shkencore jeni marrë apo merreni?

- Gradë shkencore nuk kam për faktin se u largova nga

Shqipëria dhe u detyrova të ndjek një tjetër linjë. Këtu në Greqi

janë dy linja të aktivitetit, është linja univeristare, janë mjekët

që merrem më shumë me studime shkencore dhe linja e

mjekësisë praktike, linjë e mjekëve që i kushtohen më tepër

veprimtarisë praktike të profesionit të tyre. Fakti që unë u

detyrova të ndryshoj shtet, t’u nënshtrohesha disa provimeve,

disa specializimeve të reja, bëri që të mos merrem me punime

të mirëfillta shkencore, në kuptimin që të mbroja gradë

shkencore. Kuptohet, një gamë shumë e madhe e veprimtarisë

praktike, një përvojë shumë e madhe e punës, bën që përvoja

praktike dhe ajo shkencore të jenë në një shkallë të lartë.

Veprimtaria praktike shkencore bëhet nëpërmjet pjesëmarrjes

në kongrese, nëpërmjet botimeve të artikujve në revista

shkencore dhe punimeve që bëjmë ne në vazhdimësi. Klinika

jonë është një klinikë që përbëhet nga pesë kardiokirurgë me

një aktivitet goxha të madh. Ne operojmë rreth 450 klientë në

vit. Gati çdo ditë bëjmë dy operacione.

- Si është Rezarti mjek, në raport me mjekët e tjerë në Greqi?

239

- Unë harroj se jam nga Shqipëria. Jo në kuptimin se jam

shqiptar, por trajtimi dhe bashkekzistenca me kolegët e tjerë

grekë është fare e barabartë, pa asnjë problem. Mënyra e të

sjellurit dhe e bashkëpunimit është e tillë që në asnjë moment

nuk më shkon në mend se unë jam i huaj në këtë punë. Kjo

është meritë e atyre që kanë koncepte të drejta lidhur me të

huajt, nuk kanë elementë të diskriminimit. Por, nga ana tjetër,

është edhe meritë e imja se, në qoftë se nuk e mendon, nuk e ke

brenda idenë se unë jam i huaj dhe pse më flet kështu. Unë

brenda vetes sime nuk e ndjej veten inferior karshi kolegëve të

mi, nuk e ndjej veten si i huaj. Kjo më ndihmon t’i shoh të

gjithë të barabartë dhe puna vazhdon. Mos harroni se në këtë

veprimtari private shumë mjekë dhe personel paguhen nga

puna ime, nga pacientët e mi.

- Në një spital privat të rejat shkencore hyjnë më shpejt se në

një spital shtetëror. Sa jeni lidhur ju me të rejat dhe çfarë rruge

ndiqni për njohjen dhe përvetësimin e tyre?

- Në spital privat ritmet e përparimit dhe të punës janë

shumë më të larta sesa në spital shtetëror. Fatkeqësisht, shteti

është kudo njësoj, me ato burokracitë e veta, me grevat. Kryhet

e njëjta punë me një numër shumë të madh njerëzish që në

anën praktike e vështirëson shumë punën. Ju e shihni edhe sot

që po bisedojmë me çfarë ritmesh punohet. Unë jam këtu i

ulur, por jam gjysmë i ngritur, sepse kam të sëmurin në sallë.

Kjo bën që ritmet e punës në spitalin privat janë jashtëzakonisht

të shpejta, jashtëzakonisht të larta, kjo për faktin se në

aktivitetin privat nuk je i sigurt për punën e nesërme. Duhet të

punosh mirë sot, që të sigurosh të nesërmen, duhet të punosh

vazhdimisht.

Përsa i përket të rejave shkencore ne i marrim nga

literatura e vazhdueshme, botimet periodike dhe traktatet

shkencore me të cilat jemi abonuar, është kompjuteri dhe

interneti. Është pjesëmarrja në kongrese. Na është krijuar

mundësia për të shkuar në të gjitha kongreset jo vetëm në

Europë, por edhe në Amerikë e gjetkë. Sot, me të mbaruar

240

operacionin, do të shkoj të ndjek punimet e një kongresi që

zhvillohet në Greqi. Po ashtu, një burim tjetër përvoje është

edhe kontakti me specialistët e vendeve me të përparuara.

- Në Shqipëri ka klinika private, por nuk kam dëgjuar të ketë

spitale private, pse?

- Me sa di unë edhe ana ligjore ishte e mangët, nuk lejonte,

por kam dëgjuar se u rregullua para disa kohësh. Por spitalin

nuk e hapin mjekët, e hapin sipërmarrësit, biznesmenët.

Mendojnë të hapin, por akoma ngurojnë, sepse do një përvojë

të caktuar dhe nuk është gjë e lehtë. Mendoj se fitimi në mjekësi

është i kënaqshëm, është një fushë në të cilën sektori privat do

të ecë shumë mirë.

- Në Greqi 83 për qind e aktivitetit kardiokirurgjikal

zhvillohet në sektorin privat. Ky numër është domethënës.

- Çfarë porosie do t’u jepje lexuesve të EMIGRANTI-t?

- Të kenë suksese në punë. Shqiptarët e kanë ndryshuar

totalisht idenë dhe mendimin e grekëve për ta. Në shumë fusha

kanë përparuar, janë fuqizuar shumë nga ana ekonomike. Nuk

është më emigranti që kërkonte një punë dosido dhe jetonte në

nivele të ulëta strehimi e jetese. Shqiptarin sot e gjen të jetojë

në të gjithë Athinën, edhe në lagjet më të pasura e të shtrenjta

të kryeqytetit grek, janë të sukseshëm në shumë fusha. Do t’u

jepja një këshillë: Problemet në emigrim fatkeqsisht maten me

pesëvjeçarë. Të kenë pak durim. Nuk mund të emigrosh në një

vend dhe pas dy-tre vjetësh t’i kesh të gjitha.

- Faleminderit.

- Nderi është imi.

241

DY NGA DHJETË VËLLEZRIT TASHO

Ata ishin dhjetë vëllezër, të Janit dhe të Viktorisë. Lindën

në Leskovik. U rritën, burrëruan dhe u trashëguan në Korçë.

Dy prej tyre, Panajotin dhe Spiron i takova tek “Dy pëllumbat”,

në shoqëri përkatësisht të nipit dhe të djalit që ka një lokal ku

ndjehet dora pastërtore dhe shërbimi i kulturuar korçar. I

bashkuam kafetë dhe e lidhëm nyje kuvendin. Ata janë pjesë e

atij brezi që dinë të kuvendojnë, dinë ta venë lafin tullë mbi

murë e të ngrenë çatinë e jetës...

PANAJOTI...

Ai ka qenë shofer. Ka dëshirë të të marrë e të të shpjerë në

çdo qosh të Shqipërisë. Mua për disa sekonda më çoi në Bulqizë

e në Dibër me skodën e tij të ngarkuar me mall “tutje” e me

krom “këndej”. Linjë më të dashur të jetës së tij ka pas rrugën

Korçë – Sarandë, me njerëz në barkun e autobusit të tij.

Ka tre fëmijë, Almën, Brunildën dhe Petrikën. Brunildën,

Tashon e ekipit korçar, sportdashësit e brezit tim nuk kanë si

mos e mbajnë mend kur ngrihej e gjuante mbi rrjetën e

volejbollit. Të tre fëmijët kanë mbaruar universitetin;

ekonomikun, agronominë dhe fizkulturën. Djali, këtu në Greqi,

ka marrë zanatin e babait, është shofer, kurse vajzat punojnë

në komotirio...

- E pyes: Sa nipër keni?

Mendohet... Ndoshta për të marrë paksa nga buzëqeshja

242

e tyre. Këtë e shoh se çelet në fytyrë e gjallërohet në trup.

- A a, nipër ? Nipër kam dy... gjashtë, katër çupa e dy

djem.

- Si e ndjen veten gjyshi midis nipërve e mbesave?

- Gjyshi rri pas tyre, tërë ditën. Kam edhe këtë nipin këtu,

djalin e vëllait, të më rrojë sa malet! Vij e rri ndonjëherë,

çmallohem. Më ka ardhur edhe ky byrazeri nga Korça, kemi

ardhur këtu në lokal, po pijmë nga një kafe dhe kalojmë ditën.

- Kur erdhe në Greqi ke punuar?

- Kam punuar në fabrikën e çokollatave. Kam punuar edhe

në ndërtim, llaç e tulla. Kur mosha më kaloi, nuk punova më.

Tani merrem me fëmijët, me nipërit e mbesat. Çfarë të bëj?

- Si e sheh të ardhmen tënde këtu?

- Unë do të kthehem në Korçë. Në Leskovik ku kam lindur

nuk kam asgjë, kurse në Korçë kam shtëpinë time.

- Kujt ia ke lënë shtëpinë?

- Askujt. Kyçit. Kam vëllanë atje që kujdesohet. Vete beharit

dhe rri nga dy muaj. Tashi mendjen atje e kam se kam

shoqërinë, kam njerëz plot.

- Kalamajtë ku e kanë mendjen?

- Kalamajtë? Këtu ku hanë bukë, ç’të bëjnë? Kanë ardhur

të vegjël këtu. Të vegjël jo, por nga 24 – 25 vjeç. Na rrofshin

fëmijët! Çfarë të bëjmë? Shtatëmbëdhjetë vjet na u bënë këtu.

- Si erdhët?

- Me viza ardhëm. Erdhën fëmijët dhe pastaj erdha edhe

unë t’i shikonja. Në fillim vuajtëm shumë. Tre vjetët e para

vuajtën shumë, por tani u stabilizuan. Erdhëm pa gjuhë. Tashti

dijnë edhe gjuhën dhe të tëra i dijnë. Mirë janë, mirë. Për fëmijtë,

pa neve tashti, sa kemi mundësi t’u vijmë në ndihmë...

SPIROJA

Spiro Tasho është më i madh se Panajoti. I ka kaluar të

tetëdhjetat. E ndjej se mbahet mirë. Këtë e shoh kur i vjen në

krah i biri. E pashë edhe kur erdhi mbesa dhe nipi, kur e

243

përqafuan dhe e puthën. Për ta nuk do të shkruajmë sot.

Ndonjëherë tjetër po. Se të shkruash për tre breza, tre hapa në

jetën njerëzore nuk është e mundur në një shkrim të vetëm.

Sot po shkruaj për Spiron, brezin e parë të njerëzve në jetë...

- Kur ke ardhur këtu?

- Në fillim fare ardha nga nëntëdhjetë e njëshi. Dhe shkoj

e vij Athinë-Korçë-Athinë. Jam në pension. Kam dalë në

pension që në vitin 1986.

- Sa pension merr?

- Unë marr, me para të vjetra, plot njëqind mijë. Marr edhe

34 mijë pension lufte, si veteran i Luftës Antifashiste

Nacionalçlirimtare.

- Çfarë moshe ke?

- Janar 1926, më 22 janar, 81 vjeç.

- Në çfarë formacioni partizan keni qenë?

- Kam qenë me njësitet guerilje të Korçës.

- Veteranët sot sikur i kanë harruar?

- Ne do të bëjmë siç thonë ata. Boll që marrim atë pak

pension.

- Sa fëmijë ke?

- Unë kam dy fëmijë, një çupë e një djalë.

- Çfarë pune ke bërë në Shqipëri?

- Kam qenë ndihmësmjek në spital. Më vonë kam shkuar

në shkollën e mesme bujqësore “Irakli Tërova” në ndihmë të

shëndetit të nxënësve. Kam punuar atje 25 vjet. Punën në

mjekësi e kam filluar që në vitin 1947.

- Mban mend ndonjë gjë nga ardhja e partizanëvet grekë pas

humbjes në Gramoz?

- I mbaj mend, posi. I pritëm mirë.

- Thonë se në Gjirokastër janë mjekur 12 mijë partizanë grekë.

- Nuk e di atje, por në Korçë erdhën shumë të plagosur,

shumë të gjymtuar, erdhën edhe mjekë grekë. Atje kryem shumë

operacione anësore e kryesore, operacione lufte.

- Shkon e vjen në Shqipëri, kë ke atje?

- Kam një vëlla dhe ca nipër.

244

- Sa vëllezër jeni?

- Ne kemi qenë dhjetë vëllezër. Tashti jemi pesë. Pesë kanë

vdekur.

- Më i madhi kush është?

- Më i madhi ka qenë Koço Tasho. I dyti ka qenë Ligor

Tasho. Ka qenë partizan i Brigadës së Parë. I treti ka qenë Stefan

Tasho. Ai është marrë me tregti, shitës. Pas atij vij unë. Pas

meje vjen Apostol Tasho. Ka qenë partizan i Brigadës së Dytë.

Ai ka vdekur nga pasojat e luftës. Pas atij vjen Sokrat Tasho.

Edhe ai ka vdekur. Pas atij vjen Panajot Tasho që e kemi këtu.

Shofer ka qenë. Ka shëtitur të gjithë Shqipërinë, me kamion e

autobus. Pas tij vjen Mitro Tasho, mjek, kirurg ortoped. Punon

në Selanik. Ka qenë në spitalin e Korçës, emigroi dhe shkoi në

Selanik. Pas atij vjen Gaqo Tasho. Ka qenë arsimtar, drejtor i

shkollës “Themistokli Gërmenji” të Korçës. Pas atij vjen Nesti

Tasho, inxhinier mekanik. Edhe ai ka punuar si pedagog në

shkollat e mesme të Korçës. Kaq. Dhjetë vëllezër. Tani nga

dhjetë jemi gjallë pesë. Tani mbetem unë më i madhi. Motra

nuk kemi pasur asnjë. Dhjetë vëllezër. Të dhjetë të pandarë.

Me një harmoni të jashtëzakonshme edhe sot e kësaj dite

vazhdojmë me një harmoni dhe dashuri të jashtëzakonshme.

Kështu neve, kështu edhe gratë tona. Edhe ata duhen si motra.

E ndihmojmë njëri-tjetrin, qoftë ne si vëllezër, qoftë ata, duam

gjithmonë të mirën e njëri-tjetrit...

U bëra një fotografi me urimin që të rrojnë e të gëzojnë jo

vetëm me djem vajza nipër e mbesa, por edhe me stërmbesa,

jo në tre breza, por në katër. Pse jo? Nipërit dhe mbesat janë

rritur...

245

NJË DITË ME NIK(I)OLLA LAUDA(RI)N

Sipas bisedës me Kristo Zharkalliun

Kristo Zharkalliu është një emigrant i vjetër. Dyzet e katër

vjet më parë ai sfidoi grykat e kallashnikovëve, të ftohtit,

pjerrësitë e thepisura dhe honet e maleve dhe u vendos në

Athinë. Jeta e tij është një enciklopedi e gjallë. Pena e tij (ai

shkruan bukur) është një pasuri që pak e njohin. Tregimet e tij

janë kaq të gjalla dhe jetësore, sa të duket vetja protagonist i

radhës së parë.

Një ditë, tek po pinim nga një gotë raki, si gjithnjë e

ngacmova, se po nuk e ngacmove “thesi” i tij nuk hapet.

“- Do të na tregosh sot një përrallë”! - i them.

“ - Përrallë?! Unë nuk tregoj përralla, tregoj vetëm të

vërteta, tregoj për ato gjëra që i kam parë, i kam ndjerë në

shpirt, i kam jetuar. Përralla i tregoj vetëm mbesës sime,

Kristinës…

“ Diç më the një ditë për Niki Laudën, për takimin me të…

“ Së pari dua të të them se atë nuk e quajnë Niki Lauda,

por Nikolla Laudari. Është shqiptar e bir shqiptari, rrënjët i ka

në Lavdar të Beratit e degët në Austri. Së dyti, dua të të them

se takimi me të është kaq real sa takimi me ty…

“Vetëm kaq? - mundohem t’i zgjidh grykën thesit të

kujtimeve të tij pafundësisht të gjëra.

Dhe “thesi“ hapet…

Me Niki Laudën, po përdor emrin publik të tij, kam një

246

histori që duket si përrallë. Nuk besoj të ketë sportdashës

automobilash në botë që të mos ketë dëgjuar për pilotin

legjendar, “austriakun“ Niki Lauda. Për shumë vite ky njeri

kishte hyrë në legjenda, sepse sa herë merrte pjesë në garat

automobilistike e kishte të sigurt vendin e parë.

“Kur u njohët me Niki Laudën?”

“U njoha në Vjenë, në fillim të viteve tetëdhjetë. Më habiti

popullariteti dhe respekti që gëzonte në kryeqytetin austriak.

Më ngjante se pas historisë perandorake të së kaluarës, krenari

e ditës për austriakët ishte Niki Lauda. Kudo, në hyrje të

restoranteve, bareve e lokaleve të tjera publike shikoje stenda

me fotografi të pilotit të famshëm, ku me krenari thuhej se

“Këtu ka ngrënë Niki Lauda! Këtu ka pirë Niki Lauda! Këtu

ka vallëzuar Niki Lauda! Këtu ka shkelur…”

“Pse kishit shkuar në Vjenë?“

“Kisha shkuar në një takim që bëhej me albanologë. Më

duhej të udhëtoja të nesërmen pasdite për në Zurih, por nuk

kisha siguruar biletë avioni.

Të dëshpëruar, me një mik timin shqiptar, me Ilirin, ia

kishim shtruar në një restorant me pulë të pjekur e me birrë.

Ishte verë dhe lokali ishte i mbushur plot. Tek po pija birrë,

vura re se mbi gotë ishte stampuar fotografia e Nikit. “Po ky

nuk na ndahet asgjëkundi? - thirra i dëshpëruar. Ose Niki

Laudën ose Moxartin do të takojmë kudo! Akoma edhe në

çokollata!

Iliri u hodh përpjetë. Goditi me dorë ballin dhe thirri i

entuziazmuar.

Eureka! Si nuk e mendova më parë?

E shikova si guak, si të vinte nga Marsi. E njeh? – pyeta pa

mundur ta besoj. Si e njeh ti Nikin?

Nuk e di ti që e mban veten si njohës i gjithçshkaje – m’u

hakërrua. Niki Lauda është shqiptar.

Sigurisht, nuk e besova. Ai më la në shoqërinë e birrës dhe

iu drejtua një telefoni në banak. U kthye pas pesë minutash

dhe, pasi e rrëklleu me fund gotën e birrës, tha: “Do të na

247

presë nesër në mëngjes në zyrën e tij“.

Si e mbushi përsëri gotën me birrë dhe shuajti me buzë

shkumën, vazhdoi…

Niki Lauda quhet Nikolla Lavdari dhe është nga Lavdari i

Beratit. Mban për mbiemër vendin e të parëve. Ka lindur në

prill të vitit 1949 këtu në Austri dhe ka nënshtetësi austriake.

As unë nuk e dija se është me origjinë shqiptare. E mësova nga

një i afërm i imi nga Berati. Ai më shkruante që ti them Nikit se

një kushëri i tij e kërkonte dhe nëse ishte e mundur ta takoja

ose t’i kërkoja adresën. Me letrën në dorë i shkova në zyrë, në

shoqërinë ajrore që ka. Ishte e vështirë të takoheshe me bosin,

ndaj i thashë sekretares se isha një i afërm i tij nga Shqipëria.

Kësisoj, besoja se do të më dërgonte nga kisha ardhur. Kur u

hap dera pashë kasketën e tij dhe shikimin plot kureshtje të

shqipos. “Ju jeni ai shqiptari? “ – më pyeti gjermanisht. “Unë

jam - i thashë pa u besuar syve dhe zërit”. Më dha dorën dhe

më tregoi derën e zyrës, ndërsa sekretarja më shikonte me

ndrojtje sikur të kishte frikë se nuk më kishte trajtuar mirë. Më

foli thjesht, duke më thënë me keqardhje se shumë pak dinte

shqip, dhe kjo, tha, jo për fajin tonë, se vendi ynë - kështu tha

-”vendi ynë” i ka mbyllur dyert, duke mos lejuar të kemi asnjë

kontakt… Kështu u bëmë miq. E kam njohur edhe me shqiptarë

të tjerë. Kemi dalë disa herë e kemi ngrënë bashkë. Ai përpiqet

të mësojë sa më shumë shqip.

“Kjo ishte historia e Ilirit me Nikin. Po e juaja?“

“Unë digjesha nga dëshira për ta njohur. Gjithnjë kisha

pasë dëshirë të njihesha me shqiptarë të veçantë, të njohur në

botë, madje, po të më thoshte dikush se Don Karleone ishte

shqiptar (që tek e fundit ishte), unë do të vrapoja ta njihja. E

veçanta më josh.

Të nesërmen, korrekt si gjithnjë, erdhi e më mori Iliri në

hotel “Kongres”. Pas një gjysmë ore arritëm në zyrën e Nikit.

Na priti tek dera. Me Ilirin u përqafua, kurse mua më shtrëngoi

fort dorën. Vura re se në zyrë nuk kishte njerëz të tjerë dhe

atëherë u kujtova se ishte e dielë dhe se ai kishte ardhur enkas

248

për ne. Pasi pimë kafen karakteristike vjeneze, ai tha:

“Meqenëse sot është e dielë, mendova të shëtisim, të shohë miku

Vjenën dhe të hamë diku jashtë. Mos kini ndonjë punë?

Pastaj pyeti nga jam dhe kur i thashë se banoja në Athinë,

sikur e humbi pak qejfin. “Kam ardhur shumë herë në Athinë,

- tha, sepse ortaku im i parë në shoqërinë ajrore ishte grek”.

Më vonë mësova se kishte pasur një histori aspak të këndshme

me ortakun grek.

Si pimë kafenë zbritëm me një ashensor të madh në thellësi

të tokës ku kishte parkingun e makinave. Hapi derën dhe na

ftoi të hyjmë në një mercedes, jo të ri, por të mirëmbajtur. E

ngiste makinën me një kujdes fantastik. Nuk ecte më shumë se

tetëdhjetë kilometra në orë. Shumica e shoferëve që kalonin e

përshëndesnin me dorën lart.

“Kështu ecën gjithnjë? - e pyeta.”

“Jo, jo gjithnjë, qeshi. Mos harroni se iu afrova treqind

kilometrave në orë. Mirëpo, kur jam në rrugë, më pëlqen të ec

ngadalë, të sodis pamjet, njerëzit. Njeriu, deri në tetëdhjetë

kilometra në orë e ka në duart e veta makinën, e manovron si

të dojë. Pas tetëdhjetë kilometrave nuk e ka më në dorë, të

komandon ajo”.

Ecnim dhe merakun e kisha tek bileta, tek takimi me

albanologët gjermanë. E pyeta me kujdes. “Qetësohu, më tha.

Na kalon fjala për një biletë. Apo do të të dërgoj në Zurih me

një nga avionët e mi?“

Si kaluam nëpër disa bregore të pyllëzuara nga ku dukej

Vjena dhe Danubi si në pëllëmbë të dorës, na çoi në një vend

ku ishte ngritur një hidrocentral prej të cilit merrte dritë Vjena.

Më shpjegoi se turbinat ishin vendosur në thellësi të lumit, që

të mos cënohej madhështia e rrjedhjes së tij. Disa vite më vonë,

mes një grupi albanologësh, do të shihja se si ishin vendosur

turbinat dhe si jepte dritë hidrocentrali i Komanit.

Në mesditë na çoi në një restorent kinez…

Kështu, duke biseduar kaluam atë ditë të nxehtë vere. Niki

përpiqej të thoshte ndonjë fjalë shqip. Qeshte me shpirt kur

249

shqiptonte ndonjë fjalë gabim. Kur mbaruam i kërkoi garsonit

kinez të na sjellë disa kartolina e fotografi të lokalit dhe disa

shkopij me të cilët hanin kinezët. Ai ia plotësoi menjëherë

dëshirën. Kartolinat dhe shkopinjtë i ruaj ende në një sirtar

bashkë me relike të jetës sime.

Kur arritëm në qendër të qytetit, falenderimeve tona dhe

kërkesës që të na jepte kohë për të shkuar në aeroport, - iu

përgjegj duke qeshur. “Do të pimë kafe më parë!”- tha prerë.

Atij njeriu ishte e pamundur t’i kundërshtoje. Të impononte

me një buzëqeshje.

Si pimë kafen na tha të futemi në makinë. “Do t’u çoj unë

në aeroport”.

Kundërshtimeve tona ai iu përgjigj, duke qeshur me zemër.

“Të dini një gjë, - tha. Kjo ka qenë një ditë e veçantë për mua.

Kalova disa orë të bukura me dy bashkatdhetarë, pa telashe e

pa strese. Mos kujtoni se ju bëra ndonjë favor të madh. Një

biletë për mua s’ka rëndësi. Mund të gjej kudo dhe kurdo.

Shërbim i bën dikujt kur e bën me vështirësi. Do të jem i lumtur

t’ju takoj përsëri“

Nuk e takova herë tjetër…

250

AJO QË U MUNGON ËSHTË LUSHNJA...

Bisedë me Albert Sanxhakun, kryetar i Bashkisë së Lushnjës

Ai erdhi nga Lushnja. Ishte një ftesë e bashkëqytetarëve

që e donin të ishte midis tyre në “Pranverën lushnjare”, një

festë që tashmë është bërë e përvitshme, një festë në të cilën vit

për vit do të takosh të vijnë drejtues të pushtetit lokal në bashki

e komuna, pa dallime partiake. Në veprimtaritë e shumta që u

zhvilluan, veprimtari që pasqyrohen në një kronikë të veçantë,

nën hijen e një ekualipti të madh, e “zura” dhe zhvillova me

të një bisedë...

- Keni ardhur posaçërisht nga Lushnja për të parë Lushnjën

tjetër këtu në Athinë?

- Ata që na mungojnë në Lushnje janë këtu të gjithë.

- Ju mungojnë shumë?

- Jashtëzakonisht shumë.

- Në cilin drejtim?

- Është pjesa që është larguar për arsye ekonomike, që

normalisht ne e presim që të kthehen prapë.

- Si e ndjeni veten këtu në “Lushnjën e vogël”?

- Si lushnjar i vërtetë. Shumë shokë e miq të mi që nuk i

kisha takuar prej vitesh i gjeta këtu dhe i takova. Jam shumë i

kënaqur. Shikoj që edhe ata janë të mobilizuar e të kënaqur që

bashkohen bashkë, takohen familjarisht, miqësisht.

- Çfarë mesazhi sollët nga Lushnja?

251

- Lushnja është një qytet që kërkon vëmendje nga të gjithë,

jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga qeverisja. Atë që këta

nuk e kanë gjetur në Lushnje do të dimë ta sigurojmë nëpërmjet

drejtimit të mirë të bashkisë, në mënyrë që ta gjejnë veten edhe

emigrantët, që ata të investojnë në qytetin e Lushnjës, të

investojnë në Shqipëri.

- Një festë e bukur! Burra e gra, djem e vajza, nipër e mbesa,

gjyshe e gjyshër... A ka ndonjë traditë të një bashkimi të tillë?

- Kur vazhdonim studimet, në Universitetin e Tiranës apo

atë të Kamzës, bashkoheshim një ditë në vit, gjatë periudhës

shkollore, që nga shtatori deri në qershor. Kjo më tepër bëhej

në muajt e parë të vitit shkollor, në tetor – nëntor. Takoheshim

të gjithë, pavarësisht nga brezat dhe nga vitet. Të gjithë

lushnjarët akomodoheshin në një takim të tillë dhe me këngët

dhe humorin e asaj kohe kalonim momente të mrekullueshme.

Gjetëm një traditë që vinte nga brezat e mëparshëm. Edhe ne

kështu e lamë. Takimi kishte vlerat e veta, sepse shkëmbenim

përvojat për shkollën dhe jetën. Mund të them se ishte një gjë

shumë e bukur. Shikoj se kjo vazhdon edhe sot. Këtu qenka

ndryshe. Ne atje ishim vetëm studentë, kurse këtu janë brezat,

fëmijët, prindërit, gjyshërit, të gjithë bashkë. Këto janë takime

të bukura. Dje, në një moment familjar lushnjar, pashë të njëjtin

komunitet, shokët e mi që ishin të dy lagjeve kryesore të

Lushnjës, lagjja “Çlirimi” dhe lagjja “Loni Dhamo”, shokë të

një brezi apo të ndryshëm, por që ishin të gjithë lushnjarë. Kjo

ishte një gjë e bukur. Më pëlqen që një pjesë janë sistemuar në

punë, janë rregulluar dhe kanë krijuar një ekonomi, atë që ata

nuk e gjetën dot në vendin e tyre, e gjetën këtu tek vendi fqinj.

Për këto motive ne duhet që edhe në marrëdhëniet e fqinjësisë

së mirë të gjejmë ndonjë mundësi të binjakzimeve me ndonjë

nga minibashkitë e Athinës apo të periferisë së saj. Këtu me të

vërtetë është Lushnje.

- Lushnja, atje në Lushnje, a ka një ditë që t’i mbledhë lushnjarët

bashkë?

- Shumë e bukur (qesh) “Lushnja atje në Lushnje”! (qesh).

252

Jemi mbledhur, jemi mbledhur...

- Atje shihni shumë si “i majtë“, “i djathtë“, “i qendrës“, “i

ekstremeve“?

- Jo. Jo. Ajo kaloi. Ishte faza politike e zgjedhjeve. Tani

është faza e bashkëpunimit e të gjitha forcave për të patur një

transparencë më të mirë me qyetetarët, në mënyrë që Lushnja

të ketë jo vetëm imazhin, por të ketë edhe mundësitë e

investimeve në ekonominë dhe kulturën e saj.

- Ky moment këtu mos është një mesazh edhe për lushnjarët

atje që të rrinë më pranë gjatë gjithë kohës, edhe në kohën e

zgjedhjeve?

- Këtë herë ne kemi bërë një fushatë politike jo të ndarë,

por të bashkuar. Nga vetë mënyra e futjes së kanditavëve që

erdhi nga një e djathtë e bashkuar dhe nga një e majtë e

bashkuar. Ishin dy bashkime për të nxjerrë një rezultat, ishte

gjë e mirë. Janë hapat e para jo të ndarjes së qytetarëve, por të

bashkimit akoma më shumë të tyre, të një bashkimi jo mekanik,

por të atij lloj bashkimi që jep mundësi që idetë të kthehen në

alternativa, në zbatime praktike.

- Ju këtu merrni edhe mesazhin e bashkimit?

- Patjetër. Kjo është më kryesorja. Të gjithë këta që janë

mbledhur këtu kanë një gjë të përbashkët, u mungon i njëjti

element, u mungon e njëjta gjë që u mungon të gjithëve, ajo

është Lushnja, vendi i tyre, prandaj janë të bashkuar. Atdheu

fillon tek shtëpia ime. Kjo atyre u mungon.

- Kush e thotë këtë, republikanët?

- Edhe ata kanë gjëra që na takojnë të gjithëve.

- Dini se sa emigrantë lushnjarë ka në Greqi?

- Ka rreth gjashtëmijë emigrantë. Një pjesë janë në Itali.

Këto janë nga qyteti i Lushnjës, brenda. Në fakt janë më shumë,

por për fakt të burokracive apo të mungesës së orientimeve

nga strukturat përkatëse, nuk kemi përcaktuar se sa është numri

i tyre i vërtetë.

- Ju numëroni vetëm?...

- Vetëm qytetin, vetëm ata që votojnë.

253

- Po ata që janë shtuar...

- Prandaj thashë që janë më shumë...

Jovani ka ardhë vet i treti apo i katërti. Tani nuk e di se sa

është shtuar?

- Petro Nushi: Unë erdha vet i dytë, kurse tani jam bërë

vet i dhjeti. Të dy çunat kanë nga dy fëmijë. Bashkë me gratë

bëhen tetë. Shto edhe dy prindërit, bëhemi dhjetë.

- Albert Sanxhaku: E bukur është se me fëmijët që janë

parashkollorë dhe me ata që janë në shkollën fillore, unë kam

komunikuar shqip për të testuar se sa ata e kanë mësuar gjuhën

shqipe. Është gjë e mirë se të gjithë fëmijët kanë mësuar shqip,

flasin shqip. Kjo është një tranzicion i mirë që ruajnë gjuhën,

atë trashëgimi që na lanë të parët. Megjithëse janë në tokë të

huaj dhe prindërit e tyre janë të zënë në punë nga mëngjesi

deri në mbrëmje dhe nuk e kanë kohën e edukacionit të gjuhës,

shikoj se ata e kanë mësuar gjuhën shqipe shumë mirë.

- Megjithatë, shteti ynë sikur e ka harruar gjuhën shqipe në

emigracion, më duket mua?

- Kjo është një nga politikat që shteti ynë duhet të bëjë që

t’u krijojë mundësi edukimi brezit të ri këtu, të edukohet me

gjuhën shqipe, sepse brezat nuk janë larg, janë fëmijët dhe

prindërit, fëmijë të vegjël dhe prindër të sapoardhur nga

Shqipëria. Nuk është se janë katër - pesë breza dhe harrojnë

gjuhën. Këta janë fëmijët tanë dhe duhet të edukohen

medoemos me gjuhën dhe zakonet tona. Është e domosdoshme

që instrumentet shkollore të gjuhës shqipe duhet të

funksionojnë edhe në emigracion, që fëmijët jo vetëm të lexojnë

e shkruajnë shqip, por edhe të komunikojnë me njëri-tjetrin në

gjuhën amtare.

- Jovani, në një studim që ka bërë flet për 35 mijë fëmijë shqiptarë

të moshës shkollore dhe 1500 mësues me diploma mësuesie. A duhet

shfrytëzuar një potencial i tillë?

- Kjo është e vërtetë. Fëmijët aktualisht janë nën rrezen e

edukimit në kopshte e në shkolla dhe nuk kanë mundësi të

praktikojnë gjuhën shqipe. Ndoshta vitet e para ata nuk e

254

ndjenin këtë fenomen, gëzoheshin kur fëmijët mësonin gjuhën

greke, por kur e panë që mezi flisnin shqip, u detyruan që t’i

nënshtrohen mësimit të shqipes në familje.

- Unë nuk di nëse ka ndonjë kopsht apo çerdhe të hapur ku të

flitet vetëm gjuha shqipe. Rusët, polakët etj., kanë hapur kopshte e

çerdhe për fëmijët e tyre ku flitet në gjuhën amtare?

- Është një problem që duhet të zgjidhet me shpejtësi. Është

imediate që fëmijët që janë këtu të mos mbesin analfabetë të

gjuhës shqipe. Vërehet që edhe ata që flasin artikulimin e fjalës

shqipe e bëjnë me theksin e greqishtes. Këta kopshte, që duhet

të krijohen dhe duhet të insistohet edhe nga përfaqësia jonë

diplomatike në Athinë, që këta fëmijë në kopsht të mësojnë

gjuhën e pastër shqipe. Në familje dhe në kopsht hidhen bazat

e të shqiptuarit dhe të folurit drejt të gjuhës shqipe. Është e

domosdoshme që kjo situatë të kapërcehet. Besoj se në politikat

e afërta do të shtrohet për zgjidhje dhe duhet të zgjidhet.

255

NJË DOKTOR SHKENCASH NË ATHINË

As njëqind metra larg qendrës së Athinës, Omonias, në

rrugën Stadhiu 51, në katin përdhes të një ndërtese

karakteristike athinase, ka qendrën e vet ILIRIA TRAVEL, e

para dhe e vetmja qendër e shërbimit turistik për shqiptarët

dhe më gjerë. Një telefofonatë në 0030 210 3223465, një

“Urdhëro”, një përgjigje kurdoherë në shqip, do t’ju ngrohë

zemrën e zgjidhë problemin …

Atje, të shtunën paradite, ndërprerë disa herë nga

telefonatat që vinin edhe nga Australia dhe Brazili, zhvillova

një bisedë me një shkencëtar shqiptar, me një doktor të

shkencave mekanike…

- Kush është Lulëzim Molloholli?

- Kam mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në vitin

1981. Kam qenë një ndër nxënësit që kam mbaruar gjimnazin

me mesatare dhjetë. Kërkova të studioj për inxhinieri mekanike

në një kohë që preferencë e kohës ka qenë juridiku, mjekësia,

shkencat politike. Meqenëse mbarova me rezultate shumë të

mira edhe universitetin, më caktuan në Institutin e Studimeve

Mekanike dhe si pedagog në Universitetin e Tiranës, në

Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Kam mbaruar studimet

pasuniversitare në Francë, ku kam mbrojtur edhe disertacionin.

- Për çfarë teme?

- Për organizimin e industrisë mekanike në bazë të

punimeve në grup.

- Në cilët vite?

256

- Në vitin 1986. U ktheva në Shqipëri në vitin 1988 me

gradën shkencore “Doktor i shkencave mekanike”.

Fatkeqësisht për mua dhe për ata që investuan për mua,

në vitin 1991 u largova nga vendi.

- Për çfarë arsye?

- Për arsye ekonomike dhe të një presioni të gjithanshëm

ndaj intelektualëve. Në Institut isha në listën e njerëzve për t’u

hequr. Nuk mund të them të njëjtën gjë për në Universitet.

Nga të gjithë dashamirësit e mi të asaj kohe, m’u rekomandua

si alternativë e vetme ikja nga Shqipëria. Ika, gjithmonë me

idenë për t’u larguar përkohësisht, për dy apo tri javë si kohë

për të menduar dhe për të vendosur se çfarë rruge do të marr.

Fatkeqësisht rashë viktimë e propagandës greke. Që në

momentet e para na njohën se jemi intelektualë, që dinim shumë

gjuhë dhe filluan premtimet “Rri me mua se do të hap hotelin”,

“ti do të drejtosh hotelin, ti do të drejtosh restorantin”… Edhe

sot e kësaj dite, atje ku thonin, nuk ka as hotel e as restorant

personi që na premtoi. Brenda tre muajve që ndejta këtu, tre

herë më kërkuan nga Universiteti nëse do të kthehem ose jo.

Kemi ardhur në tetor të vitit 1992 dhe përfundimisht në dhjetor

të atij viti vendosëm që të mos largoheshim nga Greqia. Humba

vendin e punës me dashjen time. U detyrova t’u nënshtrohesha

rregullave të emigracionit.

- Në një takim para katër vjetësh në Sintagma, në një takim të

dytë në hotelin “Caravel” në Kavuri në bregdetin e Glifadhës, në

sytë tuaj kam lexuar dëshirën e madhe që një ditë në Greqi t’u

shërbeni shqiptarëve në fushën e turizmit. Është realizuar kjo ëndërr

juaja?

- Kalova një “stazh” gjashtëmujor në ndërtim… Më tej

fati, dëshira, më tërhoqën për të bashkëpunuar në fushën e

turizmit. Kështu, nga një maji i vitit 1993 kam filluar punën

në Sintagma, atje ku jemi takuar për të parën herë së bashku.

Pavarësisht se nuk ishte fusha ime, më pëlqeu që në momentin

e parë dhe gjeta mundësitë që të shprehja aftësitë e mia në

gjuhë, informatikë…

257

- Çfarë gjuhësh dini?

- Di anglisht, frëngjisht, italisht, për turizmin spanjisht,

greqisht dhe shqip. Në fillim pronari më mori për punët e

jashtme. Si “stazh” njohje punova një muaj në zyrë dhe pas

pesë muajve më bëri përgjegjës të zyrës. Nga viti 1993 deri në

vitin 2001 kam punuar në Sintagma, në zyrën turistike “24

Orë” dhe duke filluar nga nëntori i vitit 2001 kemi hapur zyrën

tonë turistike “ILIRIA Travel”, e cila është zyra e parë turistike

shqiptare që e kam hapur në bashkëpunim me mikun tim

doktorin Vasil Llajo, ku punojmë unë, gruaja ime dhe gruaja e

Vasilit. Misioni ynë është të ndihmojmë sa më shumë

bashkëpatriotët tanë që punojnë e jetojnë në Greqi.

- Gruaja juaj çfarë niveli intelektual ka?

- Gruaja ka mbaruar për histori dhe gjuhë spanjolle. Flet

spanjisht, italisht, greqisht edhe shqip. Gruaja e doktorit flet

anglisht, kupton frëngjisht dhe flet sigurisht edhe greqisht e

shqip. Kemi krijuar një grup, me dëshirën dhe dashurinë për

punë, për t’u shërbyer klientëve tanë në mënyrë shembullore,

në mënyrë patriotike dhe kuptohet edhe në mënyrë sa më

ekonomike.

- Në zyrën tuaj shoh tre flamuj të vegjël shqiptarë, një hartë të

botës, një pamje nga Australia…

- Në zyrën time ka panorama nga e gjithë bota, përveçse

nga Shqipëria që mbulon. Dy herë kam shkuar në Ministrinë e

Turizmit në Shqipëri dhe kam marrë përgjigje se nuk ka pamje.

Shumë herë, edhe me ndihmën e ambasadorit, jam përpjekur

që të gjej ndonjë pamje nga Shqipëria, por për momentin kemi

mbetur vetëm tek dëshira. Kam flamujt shqiptarë mbi çdo

tavolinë pune dhe në sfond, por pamjet nga Shqipëria

mungojnë. Kemi nga Australia, nga Italia, Dubai… po jo nga

Shqipëria.

- Kohët e fundit janë bërë disa promovime të turizmit shqiptar

në Prishtinë dhe Shkup…

- Është shumë e vështirë për momentin të gjesh materiale

për turizmin në Shqipëri. Nuk ka një libër të plotë. Nuk ka një

258

hartë të mirëfilltë turistike. Harta ka, por nga ata që kam gjetur

unë janë të gjitha prodhime të huaja. Nuk ka asnjë botim

shqiptar që të pasqyrohen të gjitha vlerat turistike të Shqipërisë.

- Këtë e sheh si një domosdoshmëri për zyrën tuaj dhe për …

- Ky është minimumi që duhet bërë për turizmin shqiptar.

Ne i kemi të gjitha. Kemi detin, kemi malin, kemi borën, por

nuk kemi për momentin infrastrukturën dhe nuk kemi për

momentin reklamimin për këtë vend. Shqipëria është në Ballkan

dhe të gjithë vendet rreth e rrotull jetojnë me turizmin, është

sektori ekonomik më fitimprurës. Shembull është Greqia ku

jemi, por edhe Sllovenia, edhe Mali i Zi që në treguesit kryesor

të të ardhurave turizmin kanë si bazë. Është gjynah, është

“krim ekonomik” që vendit tonë të mos i bëhet hyzmeti në

këtë drejtim.

- Cila është veprimtaria e agjencisë “Iliria Travel”?

- Ne kemi një veprimtari të përgjithshme turistike. Kjo

nënkupton bileta avioni, bileta anijesh, akomodime nëpër

hotele, organizim paketash turistike, dhënie makinash me qera,

bileta autobusi… Të gjitha këto jo vetëm për në Shqipëri, por

për në të gjithë botën.

- Me kë bashkëpunoni?

- Me të gjithë kompanitë ajrore, pasi jemi anëtarë

(nëpërmjet një kompanie tjetër) të AJAT-ës dhe me të gjitha

kompanitë që kanë të drejtat e rezervimeve, të hoteleve, të

makinave me qera.

- Po me shërbimin e autobusëve për në Shqipëri?

- Bashkëpunojmë me të dy kompanitë private që veprojnë

në Greqi si me “Ballkan Line”, po ashtu edhe me “Klid Ballkan”.

Nuk bashkëpunojmë me shoqërinë shtetërore OSE, sepse nuk

na jep bileta.

- Cila është perspektiva e zhvillimit turistik shqiptar në Greqi?

- Si zyrë turistike si objektiv kryesor kemi në radhë të parë

t’u shërbejmë shqiptarëve. Reklamat i kemi vendosur vetëm

në gazetat shqiptare që dalin në Greqi. Fatkeqësisht, tek gazeta

juaj nuk e kemi vendosur, por shpejt do ta vendosim edhe në

259

këtë gazetë.

Ne jemi të hapur kohët e fundit edhe në fushën e INKAMit,

të ardhjes së turistëve të huaj në Greqi. Për këtë kemi një

bashkëpunim shumë të mirë me zyrat turistike në Shqipëri,

duke u shërbyer nga afër turistëve shqiptarë që vijnë në Greqi.

Në të njejtën kohë kemi bashkëpunim me zyrat në Brazil, Çeki

dhe në Francë. Po mundohemi të rrisim rrjetin tonë, nëpërmjet

internetit, njëkohësisht edhe nëpërmjet reklamave që bëjmë në

masmedia.

- Diçka nga jeta juaj private.

- Jam i martuar, kam dy fëmijë. Rreth 90 për qind të kohës

e kaloj në zyrë dhe për këtë borxh fëmijët kur të rriten do të më

“shajnë”. Djali është 17 vjeç, kurse vajza 8 vjeç. Mundohemi

të paktën, kur kemi mundësi, të jemi sa më pranë fëmijëve, në

kohën e lirë, për pushime brenda Greqisë, por edhe jashtë saj,

duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Gjatë gjithë kohës punoj me fëmijët që në gjak të kenë idenë

se janë shqiptarë, pavarësisht se djali erdhi shtatë muajsh në

Greqi dhe vajza lindi këtu. Dhe, fatmirësisht, për mua dhe

për ata vetë, kushdo që i pyet thonë me krenari se jemi nga

Shqipëria.

Vajtja në Shqipëri është gjithnjë një kënaqësi për familjen

tonë. Për pushime preferojmë Sarandën, por edhe Përmetin,

vendlindja e gruas sime.

Kur isha herën e fundit me pushime pashë se Shqipëria ka

ndryshuar shumë, por ka edhe shumë për të bërë. Në radhë të

parë në konceptin e njerëzve që punojnë me turizmin dhe në

radhë të dytë në infrastrukturë.

- Si do ta mendoje një “transferim” të kësaj përvoje në Shqipëri?

- Nuk mund të them se po punoj në këtë fushë, por po ju

them se është një dëshirë e madhe, e jashtëzakonshme. Por

ende nuk ka ardhur koha…

- Çfarë i ka ngelur peng Lulzim Mollohollit në jetën e vet?

- Më ka ngelur peng moszbatimi i të gjitha ëndrrave të mia

profesionale në fushën e inxhinierisë mekanike. Ne sapo kishim

260

filluar (në Kombinatin e Autotraktorëve) zbatimin e

teknologjisë për të cilën studiova në Francë dhe mbrojta

dizertacionin, kombinat i cili, me sa di unë, jo vetëm që nuk

ekziston, por është shkatërruar dhe shpërfytyruar tjetër për

tjetër. Kishim një industri mekanike, pavarësisht se dikush

mund ta quajë absurde, të mirë.

- Pse thoni “absurde”?

- Them absurde, sepse mendohet se çdo gjë që kishim ishte

e keqe. Ne si intelektualë mund të themi me plot gojën se kishim

një industri më se të mirë. Punohej në mënyrë shkencore. Kishte

bashkëkonkurencë edhe me botën. Ky është realiteti. Dhe këtë

e vërteton ndër të tjera fakti se të gjithë ata që shkonin për

studime jashtë shtetit dilnin me rezultate shumë të mira. Kjo

tregon se kishim një shkollë shumë të mirë, se kishim një

kultivim të kulturës profesionale më se të mirë për kohën.

- Si do ta ndjente veten një inxhinier shqiptar, i shkolluar në

Universitetin shqiptar, përballë një inxhinieri grek të të njejtit nivel

shkollor?

- Në fillim e ndjen veten të barabartë. Dhe mund të them

se pas një periudhe të shkurtër kohe pune bashkë me të e ndjen

veten më sipër. Këtë e kanë vërtetuar më së miri të gjithë

intelektualët shqiptarë që janë në Greqi. Nuk dua të përmend

shumë emra, por do të veçoja doktorin Rezart Deveja, i cili

punon në Jatriko Qendro. Mbaroi studimet në Shqipëri për

mjekësi dhe është një ndër mjekët kryesorë në këtë qendër më

shkencore dhe më të kushtueshme në Greqi. Mund t’ju përmend

mikun dhe kolegun tim në fushën e turizmit Vasillaq Llajo, i

cili është një ndër anesteziologët më të mirë në Greqi, të cilin

lexuesit e gazetës EMIGRANT-i e kanë njohur më gjerë

nëpërmjet intervistës që i keni marrë ju.

Ajo që më ka ngelur peg, përveç anës profesionale është

edhe ana morale, ana njerëzore. Fatkeqësisht njerëzit kanë

ndryshuar. Nuk është më shoqëriia e para ‘90-s. Ka hyrë në

mes leku, ka hyrë në mes interesi, ka hyrë në mes biznesi.

Mosha jonë nuk e kupton dot se si njeriu mund të transformohet

261

në këtë dorë dite.

- Shumë njerëz të njohin si Lulzim Molloholli dibran. Çfarë

lidhje ke me Dibrën?

- Me origjinë jam nga Elbasani. Mbiemri Molloholli është

nga Elbasani. Kemi lidhje shumë të ngushta me Dibrën. Një

gocë tezeje e jona, që para disa ditësh u bë qytetare nderi e

Peshkopisë, Nevrez Manjani, është e martuar në Dibër. Rrethi

i saj nga i shoqi është më se i dëgjuar në Dibër. Është kjo arsyja

që unë, kur jam në mjediset dibrane, e ndjej veten si dibran

dhe prezantohem me kënaqësi se kush jam dhe me kë kam

lidhje në Dibër.

- Çfarë do të shtoje më tej?

- Atë që do të doja të theksoja është ajo që kam thënë sot e

dhjetë vjet, nëpërmjet miqve të mi, nëpërmjet rrethit tim që

përfshin ambasadën, njerëzit e shtypit shqiptar jashtë shtetit.

Unë u bëj thirrje gjithë shqiptarëve se ka ardhur koha të

krijojmë LOBIN tonë në Greqi, të ndihmojmë njëri-tjetrin, sepse

kemi një potencial ekonomik dhe intelektual në duart tona

shumë të lartë. Ju bëj thirrje të gjithëve që ta shohin veten se

janë shqiptarë. Kjo është pika më e dobët që mundohem, por

nuk po e realizoj. Ne duhet të nxjerrim në pah aktivitetet tona,

kulturën tonë dhe të fshijmë imazhin “e keq” që na është krijuar

këtu, imazh që pak nga pak po shuhet. Të tregojmë se jemi një

komb, kemi një kulturë, kemi një identitet dhe jemi njerëz me

vlera të mëdha, kemi vitalitet të lartë. Kjo për mua nuk është

këshillë, por merak.

- Faleminderit për mundësitë që më dhatë për të komunikuar

me lexuesin e gazetës sonë.

- Nderi është i imi dhe do të dëshiroja që sa të mundni të

reklamoni shumë e më shumë sukseset e shqiptarëve në Greqi.

262

Athinë 14 maj 2005

NOTA MBI PENTAGRAMIN E PUNËS

SË LEVISIT

E kisha parë tek gishtat e tij lëviznin mbi tastierën e kitarës

dhe tundnin telat në të gjithë notat e pentagramit. E kisha

dëgjuar tek zëri melodioz hynte mes sokaqeve të kalldrëmta

korçare, duke kërkuar dashuritë njerëzore...

E shoh tek gishtat e tij futen mes gjoksit, krahëve e këmbëve

të shpendit e thika zhvesh mishin si të zhvishte një dorë garsoni

pallton e çmuar të një zonjusheje. E dëgjoj tek flet pa e ndarë

vëmendjen nga unë e pa e ndarë shikimin në punë...

Ky është Levis Xeka apo Leonidha, siç e thërrasin në

Hartaqi, një njësi në rrugën Eleftherios Venizellos 68 të Pireut,

njësi tregtare, e cila merret me përgatitjen e mishit gjiro, suflaqe

etj., me të cilat furnizon pothuajse shumicën e zonës së Pireut.

Pronari, Jorgo Karamani, me rrënjë të moçme shqiptare

ka edhe ndërmarjen e tij, një fermë për prodhim mishi në

Lepçohara dhe Megara. Është vet i treti vëlla. Punojnë që të

tre bashkë. Në Pire kanë punishten që është katërkatëshe. Kanë

edhe një sulfaxhiko më poshtë, ku ka shumë punë...

...Levisi punon. Unë e pyes. Diktofoni regjistron...

- Kur ke ardhur në Greqi?

- Në Greqi kam ardhur në vitin 1996. Erdha me vizë, por

kjo ka qenë hera e dytë. Herën e parë, në vitin 1993, erdha më

këmbë në Greqi, thjesht për ta provuar. Më këmbë nuk më eci.

Punova në Veria, vilnim pjeshkë dhe bënim punë të tjera në

263

ujqësi. Një ditë na kapën policët dhe na kthyen mbrapsht. Në

vitin 1996, meqënëse kisha gjyshen me origjinë greke, mora

vizë dhe pastaj bëra dokumentet.

- Ku e fillove punën?

- Në fillim fare në Pire kam punuar, në Agio Nikola, me të

njëjtën punë. Që kur kam ardhur e deri tashti nuk kam ndërruar

punë, këtë kam bërë.

- Ke marrë zanat?

- Zanatin e mora. Nuk është vetëm ta mësosh, por edhe ta

vjedhësh, se këta grekët nuk ta japin zanatin.

- Si e vodhe?

- E vodha ca me të parë e ca me të punuar truri. Po të

punoj truri është kollaj.

- Këtu sa vjet t’u bënë gjithësej?

- Dy vjet isha në Shqipëri, ku hapa një veprimtari me të

njëjtat produkte si këtu.

- Ku e hapët?

- E hapa në Elbasan.

- E bleve dyqanin apo e more me qera?

- Jo, jo. Dyqanim e kishim se ishte i gruas. E kishte në shtëpi,

në pjesën e poshtme të saj. Si fillim, me vështirësi, por mirë.

Pastaj dalëngadalë puna filloi të ecte gjithnjë e më mirë. Në

Shqipëri ka punë dhe shumica e këtyre punëve që bëjmë neve

këtu janë të panjohura në Shqipëri. Ka shumë produkte mishi

që akoma në Shqipëri nuk janë futur. As kukurec, as

gardhupaqia, as gjiro e produkte të tjera.

- Çfarë produktesh fute për herë të parë?

- Unë futa rolo, me mish derri e me mish pule, bëra qofte

me dhjamë prej deleje, siç i bëjnë nga Qipro që i thonë sevdalie.

Bëra edhe kukurecë e gardhupaqia që në Shqipëri rrallë mund

t’i bëjnë.

- Ku i dërgoje?

- Isha lidhur me disa pika furnizimi. I çoja deri në Tiranë

dhe në zona të tjera përrreth. Ngaqë ishin prodhime cilësore,

sepse përparësi të punës time i vura cilësisë, pastaj të tjerat.

264

Kështu puna po më ecte shumë mirë.

- Ku i merrje furnizimet?

- Furnizimin e merrja nga të mëdhenjtë. Nuk isha dorë e

parë, por dorë e dytë. Pavarësisht se je dorë e dytë, po të dish

zanatin dhe të kesh cilësi puna ecën.

- Si vendose të ikësh?

- Filloi konkurrenca. Ishte një moment që filluan të më

kërcënonin, sepse në ato pika që çoja unë çonin edhe të tjerët.

Por, ngaqë prodhimet e mia ishin më të shijshme dhe më

cilësore ndodhi që të isha më i preferuari dhe prodhimet atyre

u mbeteshin në vitrina. Filluan të më kërcënonin me jetë. Më

thyenin xhamat e lokalit. Punova mbi katër muaj dhe u ktheva.

- Në Shqipëri shkove me gjithë familjen apo vetëm?

- Me gjithë familjen. Shkova me mendjen të bëja një punë

jo si këtu, të mos punoja për të tjerët, por për veten time. Erdha

përsëri në Greqi, përsëri në të njëjtin vend pune.

- Kjo punë të pëlqen?

- Po t’i futesh një pune me qejf, ajo të pëlqen. Kjo është një

punë që jo vetëm të tërheq, por është edhe një punë komode

kur e krahason me punën në ndërtim dhe sektorë të tjerë. Ka

punë, ka lodhje, por nuk vritesh si në punët e tjera.

- Për shumë njerëz të qënit kasap është një punë e zakonshme,

e rëndomtë, jo profesionale. Për ju si është?

- Është një punë që do shumë ustallëk. Unë nuk lodhem

shumë, sepse jam bërë usta dhe kjo tashti më duket mua si një

punë prej zyre.

- Ju e keni flejtë mendjen për të ndenjur në Greqi? Kështu?

- Qejfi ma kishte që të bëja diçka në Shqipëri, jo vetëm për

veten time, por edhe për të paktën të punësoja edhe ndonjë

tjetër atje. Mirëpo, kur të ndrrohen kushtet, edhe mund të filloj

prap. Nuk më ka ikur mendja, sepse në Shqipëri pashë që kishte

zhvillim. Nga bizneset e sotme në Shqipëri ndërtimi dhe

ushqimi janë më të suksesshëm. Në Shqipëri vetëm me këto të

dy biznese mund të çash e të ecësh përpara.

- Si shkon me afendikoin?

265

- Afendikoi është arvanitas, ka tre fëmijë, është njeri familjar

dhe më konsideron si shok, si koleg dhe jo si vartës.

Shënim: Kur u ndamë, Jorgoja, tepër dashamirës, më ftoi që të

shkojmë një ditë në fermën e tij, të takoj babain që flet në gjuhën e të

parëve, në artvaniteshën e pavdekshme.

266

KUR BISEDON ME ALEKO ZEQON...

Disa muaj më parë, një zë i largët do të më shënonte në

kujtesë zërin e një shkodrani, të ri në moshë (nga toni që

përcillte), i cili kishte dëshirë që shqiptarët e Kavallës të

tuboheshin e të bënin zë në hallet e ditës në emigracion.

Asokohe, publikisht, nëpërmjet një interviste, e prezantoja me

Jovan Mëhillin, një intelektual që prej disa vitesh kishte formuar

përvojën e organizimit dhe drejtimit të shoqatës “Lushnja”…

Në fundvitin e kaluar, në tubimin që ishte organizuar me

rastin e 600 vjetorit të Lindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj

Kastrioti-Skënderbeu, njoha jo vetëm zërin, por edhe pamjen

simpatike të Alekos.

Duke shkëputur një fragment nga prezantimi që i bëra

shumë muaj më parë Alekos në “Emigranti”, po përcjell

njëkohësisht edhe një bisedë me të, të bërë në Athinë pak kohë

më parë.

Aleko Zeqja nga Kopliku i Malësisë së Madhe, së bashku

me shokët e tij në Kavalla, shumë larg Athinës, kanë vendosur

që shoqërinë e tyre në të cilën bëjnë pjesë shkodranë dhe

emigrantë nga e gjithë Shqipëria, ta bëjnë legale, të zhvillojnë

veprimtari kulturore e artistike, të kërkojnë me një zë të vetëm

të drejtat e tyre si emigrantë. Alekoja është një lexues i rregullt

i “Emigranti-t”. Ai më mori në telefon dhe kërkonte të dinte

rrugën se si ta legalizonte shoqërinë e tyre. Unë, nisur nga

veprimtaritë e bukura atdhetare e kulturoro-artistike të shoqatës

“Lushnja”, i rekomandova të bisedojë me Jovan Mëhillin,

267

drejtuesin e saj. Ata kishin komunikuar bashkë, madje Jovani

ishte shprehur i gatshëm të shkojë e t’i ndihmojë atje…

- Aleko Zeqo, ardhur nga Kavalla e largët në Athinë, a mund

të prezantoheni me lexuesin e “Emigrantit”?

- Unë jam Aleko Zeqoja nga Kopliku i Shkodrës. Jam

kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve në Kavalla.

- Pak nga jeta juaj?

- Jeta ime andej ka qenë e lidhur me shkollën. Dy vitet e

fundit atje kam punuar si ndihmës veteriner. Kam mbaruar

shkollën e mesme në Laç, kam bërë edhe një kurs në Fushë-

Krujë për veteriner.

- Kur keni ardhur në Greqi?

- Kam ardhur në muajin maj të vitit 1991. Fillimisht u

vendosa në një fshat të Selanikut, Langalla, për dy javë. Pastaj,

nga ajo ditë në Kavalla.

- Çfarë pune bën atje?

- Tani për tani punoj si magazinier në një firmë biskotash

etj. Prej tre vjetësh bëj këtë punë. Në dhjetë vjetët e mëparshme

kam bërë punë nga më të ndryshmet.

- Ju keni formuar atje një shoqatë. Cila është gjeografia e

shoqatës suaj?

- Shoqata është e të gjithë shqiptarëve. Të 13 anëtarët të

këshillit drejtues mund të them se janë nga të gjitha viset e

Shqipërisë: Gjirokastra, Tepelena, Korça, Vlora, Shkodra,

Tirana, Fieri, Mirdita, Kurbini… nga të gjitha skajet e

Shqipërisë.

- Keni qenë përpara në Athinë?

- Kam ardhur për punë, me ndonjë shërbim brenda ditës.

- Sa rrugë keni bërë nga Kavalla për të ardhur këtu?

- Mbi shtatëqind kilometra.

- Me çfarë mjeti keni udhëtuar?

- Me makinën time, me familjen, me fëmijët.

- Cila është përbërja e familjes suaj?

- Kam gruan që quhet Valbona Zeqja, vajzën Selvie Zeqja

268

tetë vjeçe dhe djalin, Emiljo Zeqja katër vjeç e gjysëm. Gruaja

është me origjinë korçare, banuese në Laç. Atje jemi takuar,

njohur, dashuruar dhe kemi lidhë jetën bashkë. Gruaja punon

si të gjitha gratë shqiptare, ndihmës shtëpiake.

- Ju erdhët për të marrë pjesë në një veprimtarri kushtuar 600

vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Si e përjetuat këtë moment?

- Erdha me ftesë të Jovan Mëhillit, kryetar i Federatës së

Emigrantëve Shqiptarë, që tashmë e kam mik. Më bëhet qejfi

që marr pjesë në një veprimtari që përkujton 600 vjetorin e

lindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Ishte hera e parë që vij si përfaqësues i një shoqate shqiptare.

Nuk e prisja një pritje kaq të ngrohtë. Më pëlqeu organizimi.

Me thanë të drejtën më pëlqeu shumë, m’u ngritën qimet e

kokës përpjetë kur dëgjoja muzikë shqiptare, këngë patriotike

e popullore shqiptare kënduar me pathos nga Liliana Kanina

dhe grupi lab. Liliana, me këngën e saj, më solli në shpirt mallin

për Vaçe Zelën.

- Këtu jemi në një veprimtari, në ditën ndërkombëtare të

emigrantëve ku ka njerëz nga të gjitha kontinentet, nga të gjitha

racat dhe besimet, nga të gjitha moshat. Cila është përshtypja juaj?

- Këtë veprimtari e organizon PASOK-u. Unë si organizatë

shoqërore nuk mbaj asnjë krah politik, por me që m’u dha rasti,

u ftova edhe këtu nga kryetari i Federatës së Emigrantëve

Shqiptarë në Athinë Jovan Mëhilli, erdha dhe po marr pjesë.

Pavarësisht se atë e organizon PASOK-u dhe janë këtu zoti

Papandreu dhe personalitetet e lartë të kësaj partie, unë nuk e

shikoj si një organizim politik. Thjesh erdha të marr pjesë dhe

të prezantoj atë pjesë të shqiptarëve që mbulon shoqata jonë

në një cep të largët të jetës në Greqi, në Kavalla. Pata fatin të

njoh gjëra të reja, të dëgjoj këngë nga të gjitha kontinentet, të

shijoj gjellët e amvisave emigrante nga vende që kanë bijtë dhe

bijat e tyre në Greqi. Të gëzohem bashkë me ta.

- Çfarë mund të thuash për shqiptarët e Kavallës?

- Shqiptarët e Kavallës janë moshë e re. Në përgjithësi nuk

e kanë atë botkuptimin e shqiptarëve të vjetër. Ata u rritën më

269

shumë në Greqi. Ka edhe shqiptarë-shqiptarë, por edhe

shqiptarë të ngatrruem, si i thonë. Me këto të fundit kam

parasysh psikologjinë e një pakice që u duket vetja se u bënë

grekë, evropianë. Ne kemi bërë shoqatën dhe ka disa që na

shikojnë si parti politike. Në përgjithësi njerëzit janë të mirë,

janë punëtorë, nuk kemi pasë sherre me shtetin, me grekët, me

policinë.

- Si i përjetoni problemet e dokumenteve për legalizim?

- Tani, për ligjin e ri, në një kanal televiziv lokal të qytetit

janë paraqitur kushtet, për shumë prej të cilëve ne kemi vërejtjet

tona. Shumë kushte janë në kufijt e pamundësisë për t’u

plotësuar. Deri tani, nga emigrantët pa dokumente, kanë arritur

të aplikojnë rreth tre për qind të tyre.

- Çfarë veprimtarish regjistron shoqata juaj?

- Jemi një shoqatë e re. Menduam të bëjmë një veprimtari

për Ditën e Flamurit. Kemi pasur probleme me vendin, me

shpenzimet për lokalin dhe të tjerat. Që të bësh një veprimtari

duhet vendi, duhen shpenzime të ndryshme. Ne, meqenëse

jemi një organizatë e re, kishim shpenzime për gjyqet e

legalizimit, kartave, vulave, avokatit etj.

- Çfarë thirrje do t’u bëje shqiptarëve të Kavallës?

- Të vijnë në shoqatë, ta bëjmë atë sa më masive e të fortë,

të bëhemi publikisht më të dëgjuar, të ndihmojmë njëri-tjetrin

në rastet në nevojë, të gëzohemi me njëri-tjetrin në ngjarjet e

rëndësishme. Shoqata është e të gjithë shqiptarëve, pa asnjë

dallim fetar, krahinor e bindjesh politike. Dhe së fundi, një

urim për të gjithë: Paçin fat!

270

RASTI IM PËRBËN NJË SKANDAL

TË VËRTETË POLITIK

Bisedë me intelektualin GAZMEND KAPLLANI

Personalisht Gazmend Kapllanin e kam njohur më 29 mars

të vitit 1998, kur në një mbledhje të shoqatave të emigrantëve

shqiptarë në Athinë u vendos të krijohej një Komitet për

Koordinimin e Emigrantëve Shqiptarë, mbledhje në të cilën ai

u zgjodh njëzëri drejtues i këtij Komiteti. Si student ishte bërë

i njohur për mbrojtjen aktive që u bënte publikisht emigrantëve

dhe për qëndrim në krye të situatave.

Fatkeqësisht, siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom në

organizimet e mërgatës shqiptare, nuk kaloi asnjë javë dhe ndaj

tij filloi një luftë e paprinciptë bërrylash që çoi në vdekjen e

Komitetit dhe në një pjellshmëri marramendëse shoqatash

fantazma.

Asokohe unë e ndjeva për detyrë që t’i qëndroj krah…

Sot, kur ndaj tij janë ngritur e rrokullisen shkrepat e zinj

të racizmit e të ksenofobisë, kur filizat e rinj të së ardhmes

demokratike shqiptare kërkojnë t’i shkulin sapo lëshojnë rrënjët

e para, nisur edhe nga një përvojë jetësore imja, e ndjeva për

detyrë t’i vihem përsëri në krah…

Për mua, njerëz si Gazmend Kapllani, janë e ardhmja e

politikës demokratike shqiptare. Me njerëz të tillë në drejtim të

shtetit e të shoqërisë shqiptare e ardhmja evropiane e

271

Shqipërisë është në themele të sigurta.

E quaj për nder, që Gazmend Kapllani më dha mundësinë

e bisedës, në një moment tepër delikat për të dhe për tërë

emigracionin shqiptar në Greqi dhe më gjerë.

- Në vizionin optik ikanak shqiptar Gazmend Kapllani

përfytyrohet si një i ri që kapton male me një çantë me pak bukë e

shumë libra. A mund ta zgjeroni paksa këtë vizion?

- Imazhi që jepni ju është pak a shumë epiko-heroik. E

vërteta është që unë kam kaluar kufirin para më shumë se 12

vjetëve, duke mos patur asnjë çantë buke me vehte, por vetëm

një metodë për mësimin e anglishtes... Ajo që kisha me shumicë

është e përbashkët me të gjithë Shqiptarët e tjerë: ne kishim me

vete barrën e padurueshme të jetimit dhe të hiçit. Dinim që po

iknim nga një atdhe, i cili ishte kthyer në një burg të tmerrshëm,

por nuk dinim se ku po shkonim, nuk dinim se çfarë na priste,

ndoshta nuk dinim edhe se çfarë këkonim. Shkonim drejt një

bote, e cila ishte shndërruar për ne pak a shumë në një planet

tjetër. Mendonim se po të kaloje kufirin të gjitha problemet

tona do zgjidheshin. Më vjen keq që letrat shqipe nuk janë

marrë shumë me këtë moment eksodi të shqiptarëve drejt

Perëndimit, sepse është një nga momentet më të dhembshme

të shqiptarëve...

Nejse që të kthehemi tek pyetja juaj, një nga mijëra

shqiptarët që kalonin kufirin në fillim të vitit 1991 isha edhe

unë. Dhe kuptova që në ditët e para që bota ku kishim shkuar

nuk ishte bota “ëngjëllore” që kishim kujtuar se do gjenim. Se

edhe kjo bota këtu, bota e lirisë, kur bëhet fjalë për të skamurit,

siç ishim ne, përdor pa teklif shkopin e gomës, arrogancën

policore dhe autobusin e policisë për të të kthyer andej nga ke

ardhur.

Mbaj mend që kam qëndruar në një stadium të kthyer në

kamp refugjatësh në Filiat për një javë, në kushte të tmerrshme,

pa bukë dhe pa ujë. Autoritetet vendosën të aplikonin metodën:

“Trajtoji sa më keq që të kthehen andej nga erdhën”.

272

Mbaj mend që kisha shumë kërshëri të shihja një librari

“perëndimore”. Dhe vërtet në Filiat kishte një librari të vogël,

por që mua më dukej diçka e jashtëzakonshme, sepse kishte

mjaft libra në gjuhë të huaj. Isha duke parë librarinë bashkë

me një shok, kur ndjeva një dorë të më mbërthejë në zverk, një

zë të ulërijë dhe unë të tërhiqem zvarrë. Ishte një polic që më

nxirrte me dhunë nga libraria, duke më çuar tek autobusi i

policisë. Ata që ishin brenda në librari u llahtarisën nga kjo

pamje. Atë natë policët vendosën që mos të linin më askënd të

lëvizte i lirë në qytet. Me sa mësova më vonë, vendosën të

kthenin pas gjithë refugjatët shqiptarë.

Unë jam “arratisur” nga ky kamp falë ndihmës së disa

kineastëve grekë. Një kineast grek, Lefteris Haronitis, kishte

ardhur në kamp që të filmonte ardhjen e shqiptarëve. I duhej

dikush që të fliste anglisht dhe ta ndihmonte në komunikimin

me disa prej emigrantëve që gjendeshin në kamp. U gjeta unë

dhe, ndërsa operatori xhironte, filluam të bisedonim me Lefteri

Haronitin për gjëra të ndryshme. Lefteri ishte i dëshpëruar tek

shihte pamjet e emigrantëve.

“- A e di që unë kam besuar dikur tek idealet e atdheut

tuaj?” – më pyeti.

“- Shih rezultatin” – ju përgjigja unë.

Duke parë pamjen e emigrantëve, Lefteri kishte pamjen e

një njeriu që kishte pësuar disfatën më të madhe të jetës së tij.

“- E pabesueshme, e pabesueshme. Por çfarë bëtë 50 vjet?

Punuat vetëm për të shkatërruar vehten tuaj?” – më pyeti.

Nuk kisha çfarë t‘i përgjigjesha dhe ngrita shpatullat. Pas

pak, Lefteri më propozon të më marrë me vete në Athinë, të

më mbajë në shtëpinë e tij derisa të gjej punë, derisa të

rregullohem. Por policët nuk linin askënd të dilte prej kampit,

sepse kishin urdhër të rreptë t’i kthenin pas të gjithë shqiptarët.

Kështu që me të vërtetë jam arratisur nga një prej

bashkëpunëtorëve të Lefterit, i cili i tha policisë që do më merrte

të shkoja tek minibusi i xhirimit ta ndihmoja që të merrte diçka.

Kështu u futa në minibus dhe më mbuluan me një batanije,

273

derisa të kalonim postoblloqet e policisë rreth kampit…

Kjo ishte njëfarsoj arratisja e dytë: e para ishte ajo nga

ushtarët shqiptarë, të cilët ishin ende me kallashnikovë. E dyta

ishte nga policët grekë. Këtu kuptova se lamë kufinj të vjetër,

por “kufinj” të rinj ngrihen para nesh. Për kufinjtë e rinj ne

ishim të padëshiruar dhe të përçmuar…

Kështu pak a shumë filloi jeta ime “greke”. Qëndrova 3

muaj në shtëpinë e Lefterit, mësova me shumë zell greqishten,

ndërkohë, për të mbijetuar, fillova të bëja të gjitha punët:

ndërtim, larje pjatash, pastrim pallatesh, hamall në një fabrikë

plastike etj.

Një ditë prej ditësh më lindi dëshira të hyja në Universitet.

Falë Perëndisë u gjetën njerëz që më ndihmuan dhe kështu në

shtator të vitit 1991 hyra në fakultetin e filozofisë. I lashë punët

e rënda, sepse nuk ishte e mundur të studioja dhe fillova të

punoj në një kioskë….

Kjo pak a shumë është historia ime personale dhe

“praktike”.

- Cili është bagazhi intelektual i Gazmend Kapllanit?

- Hezitoj pak ndaj këtyre koncepteve, siç janë bagazhi

intelektual etj. Unë siç thashë, kam mbaruar fakultetin e

filozofisë në Universitetin e Athinës dhe tani jam duke mbaruar

doktoraturën në Universitetin e Pandios. Megjithatë, atë që ju

quani bagazh intelektual nuk matet edhe aq me vitet që ka

kaluar kush në bangat e universitetit. Eshtë diçka që përftohet

me kohë, duke u rrahur me realitetin. Shumicat e librave që

kam lexuar nuk kanë të bëjnë aspak me fakultetet që kam

mbaruar. Për më shumë, idetë e mia janë mbruajtur shumë

më shumë prej “rrugës” do të thosha, prej eksperiencave të

mia personale, prej regjimit totalitar që përjetova në Shqipëri

dhe prej situatës së të degdisurit që përjetoj në Greqi. Prandaj,

edhe në ato që shkruaj koncepte si kujtesa, kufijt, racizmi,

dhuna e mekanizmave represivë, por edhe përpjekja e njeriut

për të ruajtur dinjitetin dhe identitetin e tij, zënë një vend të

konsiderueshëm.

274

- Para disa vitesh ju kam bërë një fotografi në krye të një

demonstrimi masiv antiracist. Çfarë penelatash do t’i shtonit sot

portretit të njohur të racizmit këtu?

- Racizmi është një fenomen i njohur. Vetë grekët e kanë

provuar mbi vetvehten, sepse janë një popull që ka provuar

momente të dhembshme dhe emigrime të mëdha si një

aksident. Unë mendoj se shoqëria greke, pavarësisht nga

kontradiktat dhe fobitë, po fillon pak nga pak të mësohet me

fenomenin e emigracionit. Problem i madh janë institucionet.

Ato e konsiderojnë emigracionin si aksident historik. Prandaj

në Greqi sot ndodh një prej fenomeneve më skandaloze në të

gjithë Europën: në Greqi nuk ekzistojnë emigrantë të paligjshëm

dhe të ligjshëm, por emigrantë të paligjshëm dhe gjysmë të

ligjshëm. Kjo bëhet që emigrantët mos të ndjehen kurrë të sigurt,

që të kalojnë me lehtësi nga gjendja e emigrantit të ligjshëm

tek ai i paligjshëm, që të përdoren si të duan punëdhënësit e

tyre dhe policia. Që ta themi me pak fjalë, që të jenë qytetarë të

dorës së katërt, pa të drejta dhe pa të ardhme. Mos të jenë

subjekte, por objekte.

Për sa i përket racizmit popullor, do të thosha se ai

pasqyrohet në britmat e prindërve të cilët bëhen xhindë kur

shohin një nxënës shqiptar që del më i miri i shkollës dhe duhet

të mbajë flamurin grek. Dikur racizmi në Greqi, si gjithkund

në Ballkan, shprehej nëpërmjet asimilimit të dhunshëm, ndërsa

sot shprehet nëpërmjet përjashtimit të dhunshëm. Racizmi sot

nuk do që shqiptari të ndjehet i barabartë me grekun, do të

ruajë stereotipin e emigrantit, i cili është i destinuar të luajë

rolin e skllavit dhe jo atë të qytetarit. Kjo përbën sot sfidën më

të madhe për shoqërinë greke dhe emigrantët.

- Gazmend Kapllani; filozof, poet, publicist, një intelektual i ri

shqiptar me formim të gjithanshëm, befas u ndodh në syrin e ciklonit

të zi: Si dhe pse?

- Kjo është një pyetje shumë e gjatë. Siç ndoshta e keni

mësuar, një mëngjes lajmërohem prej Zyrës së Emigracionit

që Leja ime e Qëndrimit nuk ripërtërihet, sepse policia greke

275

më konsideron si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të

Greqisë. Sipas kësaj, unë duhet të largohesha nga Greqia, madje

me një damkë kaq të rëndë. Gjendja bëhej akoma më

problematike, sepse policia refuzonte të jepte çdo lloj shpjegimi

dhe ende refuzon të japë çdo lloj shpjegimi. Kështu, unë u

gjenda befas në një botë kafkiane. Kulmi arriti kur u arrestova

vetëm katër ditë pas një takimi që pata me sekretarin e

përgjithshëm të Ministrisë së Rendit. U dërgova në burgun e të

huajve. Tashmë është gjithçka e qartë pse u bë kjo. Arrestimi u

bë ditën e shtunë dhe unë isha në atë moment i paligjshëm

dhe u bë me qëllim që të më përzënë nga Greqia shpejt e shpejt,

duke më futur në listën e personave të rrezikshëm. Pra, ata që

sajuan persekutimin ndaj meje mendonin se kështu do ta

mbyllnin çështjen. Pas ndërhyrjeve shumë dinamike nga gazeta

TA NEA dhe nga Universiteti i Pandios u lashë i lirë, ndërsa

“eprorët” e justifikuan arrestimin duke thënë se unë nuk kisha

paguar një gjobë në vitin 1997! Komentin bëjeni vetë... E kam

të vështirë të shpjegoj armiqësinë primitive që personi im u

ngjall disa segmenteve të mekanizmave represivë në Greqi.

Ndoshta nëpërmjet meje duan t’i japin një mesazh të gjithë

emigrantëve shqiptarë që ata do të tolerohen në Greqi vetëm

nëse pranojnë të bëhen qytetarë të dorës së katërt. Nga ana

tjetër rasti im tregon se në mekanizmat represivë në Greqi

mbijetojnë doza shqetësuese të një nacionalizmi ballkanik që

të kujton shekullin e XIX-të. Problemi është se ky mentalitet

tolerohet.

Pa dyshim që veprimtaria ime, ato që kam shkruajtur dhe

ato që kam thënë, kanë ngacmuar disa segmente brenda

mekanizmave represivë. Por, kur në një vend institucionet

fillojnë dhe bezdisen apo friken prej fjalës, atëherë duhet bërë

shumë zhurmë, sepse gjërat kanë mbërritur në një pikë shumë

të rrezikshme dhe kritike.

Nga ana tjetër, rasti im përbën një sfidë për demokracinë

greke. Metoda të tilla të kujtojnë regjimet diktatoriale, prandaj

edhe reagimi i shoqërisë greke pro meje qe i menjëhershëm.

276

Në personin tim shoqëria greke mbronte principet

demokratike për të cilat ka luftuar shumë që t’i fitojë dhe t’i

konsolidojë. Reagimi i shoqërisë greke pro meje më dha rastin

të zbuloj edhe një herë, «Greqinë tjetër», e cila është edhe Greqia

ime, Greqinë e demokracisë dhe të bashkekzistencës dhe jo atë

të ksenofobisë primitive dhe të totalitarizmit nacionalist. Eshtë

për t’u çuditur që në një kohë që shoqëria greke ecën përpara,

që emigrantët ecin përpara, segmentet të caktuara brenda

mekanizmave represivë kthehen shekuj pas. Prandaj edhe

konflikti nuk është mes meje dhe shoqërisë greke, por mes

shoqërisë greke dhe këtyre segmenteve, të cilat përbëjnë rrezik

serioz për demokracinë në Greqi. Unë i bezdis këto segmente,

sepse nuk i korrespondoj stereotipit që ata duan të mbizotërojë

për emigrantët shqiptarë, sepse nuk i korrespondoj stereotipit

të tyre nacionalist. Unë jam shqiptar dhe jam shumë krenar

për këtë, por në të njëjtën kohë ndjehem anëtar i shoqërisë

greke dhe dua me pasion të mirën e Greqisë, ashtu siç dua me

pasion edhe të mirën e Shqipërisë. Këtë e bëj duke qëndruar

larg nacionalizmave primitivë, madje shpesh duke u ndeshur

me ta. Kjo besoj se i shqetëson pa masë segmentet nacionaliste.

Unë besoj se rasti im përbën një skandal të vërtetë politik,

prandaj edhe jam i vendosur ta promovoj çështjen –

pavarësisht nëse ajo zgjidhet – brenda dhe jashtë Greqisë, në

mënyrë që të sensibilizoj opinionin për gjendjen e emigrantëve

në Greqi.

Kur këto gjëra ndodhin me mua, që një farë soji përbëj një

person publik dhe të njohur në Greqi, çfarë ndodh vallë me

emigrantët anonimë? Rrënqethem vetëm kur i bëj pyetjen

vetes...

Mendoj se testi i vërtetë, bankoprova për demokracinë

greke janë emigrantët, është trajtimi i tyre, respektimi i të

drejtave të tyre dhe intregrimi i tyre në shoqëri. Këtu do duket

nëse Greqia është bërë me të vërtetë një vend europian apo

është peng e segmenteve nacionaliste, ksenofobe, të cilat jetojnë

në një epokë tjetër.

277

Edhe diçka tjetër dua të shtoj. Një prej arsyeve që nguroja

ta bëja publik rastin tim ishte edhe fakti se mos emigrantët

frikësoheshin, se mos fillonin dhe thonin «kur ia bëjnë

Gazmend Kapllanit këtë, mendo çfarë mund të na bëjnë neve».

Por ndodhi e kundërta.

Jam prekur shumë nga emigrantët që më telefononin ose

më ndalonin në rrugë dhe më thoshin: “Gazi na ke pas. Ta

bëjnë ty këtë, sepse duan që ne të tjerët të ulim kokën, por ne

nuk do ta ulim kokën...”.

Nga ana tjetër, reagimi i shoqërisë greke pro meje duhet

t’u japë rastin emigrantëve shqiptarë të kuptojnë se një pjesë e

mirë e shoqërisë greke kërkon të bashkekzistojë me ta, është

aleate e tyre. Prandaj edhe emigrantët shqiptarë duhet të

organizohen me mirë që të komunikojnë në mënyrë më efikase

me shoqërinë greke. Duhet të kuptojmë se bashkë, emigrantë

dhe grekë mund të krijojmë një shoqëri më njerëzore, me më

pak racizëm, me më pak histeri nacionaliste.

- Në takimin e kryeministrit Nano me një grup të vogël

intelektualësh në Greqi, Gazmend Kapllani nuk foli, preferoi

heshtjen, në një kohë kur heshtja është larg natyrës së tij. Keni ndonjë

koment?

- Besoj se nuk jam nga ata që kam nevojë të flas për të

folur. Kuptova se s’kisha gjë për të thënë ose ishte e kotë të

thoshe diçka në atë takim, prandaj nuk fola.

Në çdo rast, prej qeveritarëve tanë, unë do kërkoja gjëra

shumë minimale.

E para: pasaporta për emigrantët dhe

E dyta: të ndalet kjo torturë e pamasë nëpër radhët e

ambasadës e konsullatave. Shqiptarët ndjehen të huaj edhe

kur kanë të bëjnë me shtetin e tyre. Radhë në prefektuara, radhë

në dogana, radhë në ambasadë, kudo radhë ofenduese, kudo

bakshishe për gjëra minimale, kudo humbje e dinjitetit njerëzor.

Unë kam arritur në konkluzionin se politikanët tanë, të

cilët gufojnë prej «patriotizmës», nuk i duan emigrantët.

Emigrantët për ta janë persona non grata. E para, sepse

278

emigrantët kanë përftuar, qoftë edhe në kushte minimale, një

kulturë politike demokratike.

E dyta, sepse janë të pavarur nga ana ekonomike dhe

politikanët tanë nuk i fusin dot në sistemin e tyre të korruptuar

mafioz dhe klientalist.

Prandaj ata do të donin që emigrantët të qëndronin sa më

larg Shqipërisë. Prandaj edhe emigrantët nuk duhet t’ua

plotësojnë dëshirën.

Emigrantët që gjenden në vendet fqinje, Greqi dhe Itali,

duhet të jenë të pranishëm në Shqipëri, mund të bëhen

lokomotivë për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të

Shqipërisë. Ata duhet të kuptojnë se janë një forcë e madhe.

Këtu është përgjegjësia e vendeve europiane: ato duhet të

krijojnë kushtet që emigrantët shqiptarë të ndjehen qytetarë të

vendeve të tyre dhe jo t’i lënë në këtë gjendje gjysmë të

paligjshëm, siç ndodh në mënyrë skandaloze në Greqi.

Emigratët duhet të kenë mundësinë të lëvizin me lehtësi

maksimale, sepse kështu mund të ndikojnë shumë pozitivisht

në ekonominë dhe politikën shqiptare. Kjo është në interesin e

Shqipërisë, por edhe të vetë Europës.

Edhe diçka tjetër, kërkoj prej qeveritarëve tanë mos të na

bëjnë të skuqemi. Sepse, personalisht, skuqem kur gazetarë apo

politikanë grekë më thonë që qeveritarët tanë kalojnë tre

çerekun e kohës së tyre në Greqi duke u zabrahinosur nëpër

stritize dhe qendra dëfrimi popullake, ku harxhojnë shuma

marramendëse.

Të bësh kaq qejf kur ke një popull kaq të varfër nuk është

vetëm skandal, por edhe krim...

279

NJË LLAMPË QË NDRIÇOI SHQIPËRINË

Bisedë me mjekun Vasil Llajo

- Dashuria për Atdheun fillon nga dashuria për vendlindjen.

- Greqishtja për mua është mëma, kurse shqipja është fëmija.

- Tirana është e ardhmja e jetës sime.

- Vasil Llajo, nga Dhivri, lindur në Sarandë ku ka kaluar

fëmijërinë dhe ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme me

mesatare dhjetë, student për mjekësi në Universitetin e Tiranës,

diplomuar me mesatare shumë pranë dhjetës, mjek në Athinë. Çfarë

rrjeshtash të tjerë do t’i shtoni jetëshkrimit tuaj?

- Si mjek, për herë të parë fillova të punoj në qytetin e

lindjes, në Sarandë. Punova disa muaj në spitalin e qytetit. Më

pas shkova në zonën e Çamërisë; në Markat, Pinat, Janjevë

dhe në Konispol. Pas dy vjetëve në bazë, sipas një rregulli të

athershëm që studentët që kishin mbaruar shkëlqyeshëm i

merrnin në institucionet qendrore, fillova punën në klinikën e

neurokirurgjisë në spitalin nr. 2.

- Me kë ke punuar atje?

- Si anestezist kam punuar me Tritan Shehun, Sokol

Omarin, Ilir Rrokon, Arben Finon etj., të cilët janë korifejtë e

anestezisë në Shqipëri. Si anestezist i neurokirurgjisë kam

punuar me mjekë të tillë që kanë bërë histori në neurokirurgji

si Arian Xhumari, Xhelal Kurti, Mentor Petrela etj. Ariani nuk

është më, por emrin e tij mban klinika e neurokirurgjisë. Me

Profesor Mentor Petrelën, që sot është shef i neurokirurgjisë,

280

vazhdojmë të kemi marrdhënie profesionale e shoqërore, ashtu

siç i kam edhe me anestezistët e njohur, të cilët ishin mësues të

mi, kurse tani jemi kolegë.

- Në cilët vite keni punuar në neurokirurgji?

- Në neurokirurgji kam punuar nga 1985 deri në vitin 1992.

Në vitin 1992 erdha në Greqi vetëm. Punova deri në vitin 1995

në spitalin KAT, spital me drejtim kirurgjikal e traumatik.

- Thatë që “në Greqi erdha vetëm”, si ta kuptojmë?

- Duke qenë në Greqi asnjëherë nuk e kam shkëputur

vëmendjen nga Shqipëria. Ndiqja ritmet e zhvillimit në Shqipëri,

shihja perspektivën, ndiqja enët komunikuese të saj me Evropën.

Ajo dalëngadalë po hynte në shinat e saj, shina në të cilat do të

ecte edhe arsimi, kultura, shkenca, shëndetësia etj. Kështu në

vitin 1994 u ktheva, lashë Athinën dhe u ktheva në Tiranë.

Mendova se ishte koha që edhe në Shqipëri të investohej në

teknika dhe teknologji të reja mjekësore. Mendova se ishte e

domosdoshme që në Shqipëri të instaloheshin aparatura

mjekësore elektronike, njëra prej të cilave është skaneri. Në

Shqipëri në atë kohë nuk ekszistonte diagnostikimi i sëmundjeve

nëpërmjet skanerit, nuk kishte skaner. Duke qenë edhe në

neurokirurgji dhe duke parë se shumë pacientë shkonin jashtë

shtetit për të bërë këto ekzaminime, me inisiativën time private

dhe në bashkëpunim me disa kolegë në Tiranë, në vitin 1995

hapëm klinikën e parë private dhe instaluam skanerin e parë.

- Ku e morët skanerin ?

- Skaneri ishte prodhim i një kompanie gjermane, i

kompanisë së mirënjohur “Siemens”. Kur vajtëm në Gjermani,

në qytetin ku prodhohen aparaturat kryesore mjekësore të

“Siemens-it” që quhet Erlanger, në sallën kryesore të këtij

institucioni të fuqishëm gjerman, kompani që ka 40 për qind

të tregut botëror për aparatura mjekësore, vëmendjen na e

tërhoqi një hartë e madhe e botës, mbi njëqind metra katrorë.

Në hartë ishin vendosur llampushka në të gjithë vendet e botës

ku kishte skaner. Deri në atë kohë Shqipëria ishte fushë e zezë.

Ne ishim ata që ndezëm llampushkën e parë në atë hartë të

281

madhe gjigante. Ne vumë një llampë që ndriçoi Shqipërinë.

- Sa ndejtët në Tiranë?

- Lash Greqinë, lashë spitalin ku punoja, lashë Athinën dhe

shkova në Shqipëri, në Tiranë. Ndejta atje dy vjet, në vitet 1995-

1997. Punova në neurokirurgji si shef i anestezi-reanimacionit

dhe ndërkohë paralel punoja edhe në klinikën mjekësore që

quhet “Intermedica” ku ështe instaluar skaneri. Më pas

realizuam një bashkëpunim me francezët për të bërë mbulimin

e të huajve permanentë në Shqipëri, si ata të ambasadave, të

kërkimeve të naftës etj. Me një ekip tjetër grekësh hapëm një

laborator me eko dhe endoskopira. Ky aktivitet vazhdoi deri në

vitin 1997. Me ngjarjet e asaj kohe unë u riktheva në Greqi me

gjithë familjen, u riktheva në KAT si anestezist, por nuk prisha

aktivitetin që kisha në Tiranë. Vazhdova këtë aktivitet, të cilin

akoma sot e kam. Vete e vij herë pas here, aq sa unë e gjykoj të

arsyeshme prezencën time atje.

- Ku është kjo qendër ?

- Është afër Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Midis

maternitetit të vjetër dhe trenit është ngritur një pallat, në katin

e dytë të të cilit kam blerë rreth katërqind metra katrorë

ambiente. Këtu është instaluar qendra diagnostikuese që quhet

“Intermedica”. Aty sot është një laborator i pajisur me të tëra

aparaturat për kryerjen e analizave. Çfarë analizash bëhen në

botë sot, nisin aty. Kuptohet, aty bëjmë aq sa mund të bëhen,

një pjesë të analizave, ata që janë tepër specifike, që kanë të

bëjnë me ADN-në dhe me biopsinë molekulare, në

bashkëpunim me Universitetin e Athinës, i bëjmë këtu.

- Ju keni një diplomë mjeku të Universitetit të Tiranës. Si e

ndjen veten një mjek i UT në institucionet mjekësore të Greqisë?

- E ndjen si kolegu mes kolegëve. Diploma e Universitetit të

Tiranës, në vitet që ne mbaruam, mund të them se ishte një

diplomë e barabartë me të tjerat nga niveli i përgatitjes sonë

krahasuar me nivelin e vendeve të tjera perendimore. Flas për

atë kohë, sepse sot nuk e di si mund të jetë niveli i studentëve,

mund të jetë edhe më i mirë, sepse sot kanë hyrë edhe teknikat

282

dhe teknologjitë e kohës, kompjuteri, aparaturat elektronike etj.

Një mjek i vjetër shqiptar ka sy edhe veshë për të diktuar

sëmundjet, shqisa që janë zhvilluar nga mungesa e shqisave

teknike, ndërsa një mjek këtu përdor më tepër mjetet teknike…

Ne mjekët shqiptarë që erdhëm këtu, arritëm të kryqëzonim

njohuritë tona me mungesën e mjeteve që kishim aty me

ekzistencën e mjeteve këtu. Ky lloj kryqëzimi, ky hibrid doli më

i mirë se sa ishim ne vetë aty. Ne arritëm të kombinonim të dy

këta faktorë, edhe aparaturat moderne, dhe njohuritë që kishim

nga shkolla dhe nga përvoja e punës. Një mjek shqiptar, me

dijet dhe përvojën që ka, hyn shumë shpejt në tregun mjekësor

të kohës, hyn me një siguri të plotë kudo, në Greqi, Itali Gjermani,

Francë, Amerikë, kudo. Fakti ka treguar që shumë mjekë që janë

larguar nga Shqipëria dhe kanë vajtur në Perëndim kanë treguar

nivel shumë të lartë dhe janë kolegë të nderuar midis mjekëve

në klinika të nivelit primar me kardiokirurgji, me neurokirurgji,

me angioplastika etj. Ata janë atashuar aty fare mirë.

- A ua kanë kërkuar këtu diplomën ose si i thonë lejen për

ushtrimin e profesionit?

- Unë kam barazuar diplomën shqiptare me diplomat

evropiane në vitin 1991, pa pasë synimin që të vija ndonjëherë

në Greqi. Mendova që meqenëse Shqipëria u hap, duhet të

hapeshim edhe ne, të barazohesh diploma jonë me diplomën

e Evropës. Mund ta barazonim nëpërmjet shoqatës së

anenstezistëve të Evropës ose me ndonjë shoqatë të

anestezistëve të një shteti ku ne mund të shkonim. Unë e bëra

në Greqi. E mbrojta në institucionin shtetëror që quhet

DHIKACA, i cili bën njohjen e diplomave nëpërmjet dhënies

së provimeve. Unë dhashë atëherë pathologji dhe kirurgji. Pas

dhënies së provimit të mjekësisë së përgjithshme që barazohet

kjo me diplomën e mjekut të përgjithshëm, dhashë provimet

për marrjen e diplomës së anestezistit, për njohjen e specialitetit

tim. Provimi ishte shumë i vështirë. Megjithatë, unë isha nga

ata që e morën provimin me herë të parë. Në Greqi jepet nga

dy, tre e katër herë, deri sa ta marrësh. Është provim i vështirë

283

se do të përgjigjesh tashmë jo në nivelin e mjekut të

përgjithëshëm, por në nivele të larta specialiteti e si i tillë

kërkesat janë shumë të larta.

- Tani ku punoni?

- Me marrjen e provimit ika nga sektori shtetëror dhe

kalova në sektorin privat, sektori i cili ka rrisqet e tij, por është

më i mirë jo vetëm nga shpërblimi, por edhe nga ajo që një

mjek e tregon veten e tij më mirë. Në sektorin privat duhet të

jesh më konkurrues, më luftarak, duhet të jesh gjithmonë në

korrent të të rejave të shkencës dhe të teknikës, sepse anestezia

është një specialiteti i tillë që shpesh kërkon edhe teknika të

reja. Në sektorin privat teknikat e reja futen të parat.

- Po aktiviteti në Tiranë?

- Në vitin 1997, kur u riktheva në Athinë, lashë të hapur

aktivitetin në Tiranë, aktivitet të cilin e shoh si të ardhmen e jetës

sime.

- Ju bashkëpunoni edhe në turizëm?

- Duke punuar për vete mendova se duhet të punoj edhe

për familjen time, për gruan dhe fëmijët. Gruaja, Anila, ka

mbaruar për matematikë. Pasi i rriti fëmijët erdhi momenti që

edhe ajo duhet të punonte. Kështu bashkuam dëshirat,

bashkuam bizneset dhe së bashku me Lulzim Mollohollin

hapëm një agjenci turistike, agjencinë “ILIRIA TRAVEL”. Atje

punon edhe gruaja ime, bashkë me gruan e Lulzimit.

- Në takimin me intelektualët ju shprehet dëshirën për t’u kthyer

në Shqipëri. Ju jeni minoritar…

- Ju kuptoj. Unë do të hiqja një paralele të tillë: Gjuha

amtare për mua është greqishtja, ajo është mëma, kurse shqipja

është fëmija. Për njërën kemi dashurinë për nënën dhe për

tjetrën kemi dashurinë për fëmijën. Ne dhe fëmijët tanë jemi

lindur e rritur aty, jemi ushqyer me dashurinë për atë vend,

me dëshirën për ta parë atë vend të ecë paralel me Greqinë

edhe me të gjithë Evropën, me dëshirën e mirë që secili të vërë

nga një gur në ato mure që po ndërtohen avash-avash, në atë

konstruksion që ka vështirësitë e veta të rritjes. Unë mendoj se

284

gjithësecili, duke kontribuar aq sa mundet, duhet të vërë një

tullë që të bëhet një ngrehinë e tillë ku të gjithë ne të ndjejmë

krenari, ta ndjejmë Shqipërinë se është një shtet që i takon

Evropës, një shtet me ligjet dhe normat e kësaj Evrope të

përbashkët. Nuk e kam parë asnjëherë veten të ndarë në

minoritar apo shqiptar. Unë jam një njeri që kam lindur në

Shqipëri, jam rritur në qytetin e Sarandës dhe si i tillë, siç ka

thënë dikur Çajupi, dashuria për atdheun fillon nga dashuria

për vendlindjen. Vendlindja ime është Saranda dhe paralel

dashuria ime për Sarandën është rritur edhe për Shqipërinë.

- Sa fëmijë keni?

- Kam dy fëmijë. Djali është 20 vjeç. Sot është student për

mjekësi në Romë në fakultetin “La Sapienca”. Vajza është 15

vjeçe dhe është në klasën e 8-të. Djalin e quajnë Ari, kurse

vajzën Polina.

- Nga vështrojnë fëmijët?

- Të dy fëmijët flasin fare mirë shqipen, sepse ne në shtëpi

flasim shqip. Gruaja, Anila Treska (Llajo) është me origjinë nga

Korça, e lindur e rritur në Tiranë, është mbesa e përkthyesit të

njohur të frëngjishtes Misto Treska. Asnjëherë nuk kam jetuar

dilemën për fëmijët se ku do të jetojnë në të ardhmen. Ata le ta

vendosin vetë ku do të jetojnë në Greqi, Shqipëri apo diku tjetër.

Detyra ime si prind është që t’i edukoj ata me dashurinë për të

dyja vendet, edhe për Shqipërinë edhe për Greqinë, sepse

dashuria nuk përcaktohet nga faktori ekonomik. Duke qenë me

origjinë të dyfishtë. fëmijët e mi duhet të duan të dy vendet njësoj.

Në këtë prizëm nuk kemi bërë ndarje se ku do të jetojnë.

- Në mbyllje çfarë mesazhi ka për lexuesin e EMIGRANTI-t

mjeku Vasil Llajo?

- Ka ardhur koha që ne duhet të paraqesim anën e mirë të

medaljes sonë. Në qoftë se dikur ishin në përqindje të vogël ata

që punonin në institucionet shtetërore e private, ata që kishin

bizneset e tyre dhe balanca e punës anonte nga punëtorët,

tani diçka ka ndryshuar, një pjesë e shqiptarëve dhe

minoritareve kanë hapur bizneset e tyre, kanë edhe shtëpitë e

285

tyre, janë inkluduar në shoqërinë greke, kanë kuptuar se

adaptimi në këtë shoqëri nuk është thjesht adaptim në shoqërinë

greke, por është adaptim në shoqërinë evropiane. Lëvizja e

lirë do të bëhet si lëvizja me diferencën e presioneve. Një pjesë

e jona do të vejë në Shqipëri, një pjesë do të mbetet në Itali e

vende të tjera dhe gjithësecili do të marrë me vete në mënyrë

të pashmangshme kulturën nga ka ardhur. Kështu do të

këmbehen kulturat. Ambasadorë më të mirë ne nuk mund të

gjejmë. Evidentimi i këtyre elementëve pozitivë që kanë filluar

të shfaqen, evidentimi i individëve të cilët janë duke bërë të

tilla aktivitete që kërkojnë nivele të larta të teknikës, teknologjisë,

shkencës etj., në të gjitha fushat, është nevojë e kohës. Sot janë

fëmijët tanë krenarë për hapat që kemi hedhur ne, që kemi

arritur jo vetëm të integrohemi, por të bëjmë përpara. Avash -

avash do të jemi ne krenarë për fëmijët tanë, të cilët studiojnë

e shumë fëmijë janë të shkëlqyer në shkollat e këtushme. Mirë

është që të evidentohet se sa fëmijë shqiptarë janë në shkollat

këtu dhe sa kanë vajtur në universitet. Ka ardhur koha që të

paraqesim dinjitetin tonë, njerëzit tonë të kohës evropiane.

Në qoftë se në emigracionet e mëparshme shkonin vetëm

burrat, shqiptarët kanë shkuar në emigracion bashkë me gratë

e fëmijët, duke i dhënë një kuptim tjetër emigrimit. Kemi shkuar

me njerëz me arsim të mesëm dhe arsim të lartë. Një pjesë

kanë marrë edhe fëmijët me arsim të lartë, pavarësisht se në

fillim u është dashur të punojnë në punë që nuk përkojnë me

profesionin e me nivelin e tyre arsimor. Gradualisht, gjithësecili

ka gjetur vendin dhe vetveten. Kjo sot duhet të evidentohet,

kjo duhet të dalë në vend të parë, kjo duhet të dalë në pah

edhe në mass-mediat. Fatkeqësisht, masmediat shqiptare i

qëndrojnë larg kësaj të vërtete të madhe që na nderon të gjithëve

e na nxjerr para botës krenarë.

- Faleminderit. Me siguri do të takohemi përsëri, si shqiptari

me shqiptarin, jo si mjeku me pacientin.

- Nderi është i imi.

286

NJË MESAZH I CEKES NGA SKRAPARI

”Në qoftë se ti si prind nuk i mëson fëmijës të flasë

shqip, për mua është e dhimbshme”

- Bisedë para çfaqjes në Dhafni të Athinës më 4 mars 2007

- Mirëserdhët në Athinë! Si e ndjen veten Cekja midis

emigrantëve?

- Për mua është kënaqësi e respekt, është nder që ndodhem

sot në mes të shqiptarëve, miqve të mi, vëllezërve dhe motrave

të mia. Sinqerisht jam shumë i kënaqur, shumë i lumtur. Ne

humoristët kemi nevojë për njerëz, jemi njerëz, sidomos në

emigrim ku jeni ju, miqtë dhe vëllezërit tanë, ne ndjehemi më

të ngrohtë dhe humori ynë depërton shumë thellë, kjo sepse

me të lidhen malli, dashuria për artin, për njerëzit e larguar.

Ne na presin jashtëzakonisht mirë dhe unë jam shumë, shumë

i kënaqur dhe e bëj humorin me shumë dëshirë, me shumë

kënaqësi, me shumë qejf dhe me shumë vullnet.

- Si e ndjen veten Cekja kur qeshin spektatorët?

- Shiko, një artist, i çdo lloj zhanri, qoftë i humorit, qoftë i

dramës, i baletit, në të gjitha llojet e gjinive, në të gjithë bagazhin

e viteve të humorit të tij, kënaqësinë e ndjen kur spektatori e

mirëpret, e duartroket. Ajo është kënaqësia më e madhe që i

jepet një artisti.

- Po vetë Cekja kur qesh?

- Qesh. Cekja qesh kur nuk qesh (he, he, he... qesh).

- Po kur qan?

287

- Zakonisht unë jam tip i ndjeshëm, shumë i prekshëm.

Edhe një film që ka një dramë, edhe një video më bën të lotoj.

Kjo është e vërtetë, është shumë e sinqertë.

- Në karrierën tuaj të gjatë, disa dhjetëravjeçare, cili ka qenë

çasti më i gëzuar?

- Çasti më i gëzueshëm në karrierën time ka qenë lindja e

djalit mbas dy gocave...

Unë isha në shfaqje në Skrapar kur më vjen haberi: “Ceke,

gëzohu fort, se të ka lindë çun!” Shfaqja ishte në orën gjashtë.

Në atë kohë pinim fërnet. Nga gëzimi i madh ia fus me fërnet

dhe piva aq sa nuk mbaja mend asgjë. Unë kisha ngarkesën

më të madhe, skeçet e humorit i kisha unë, gjashtë materiale.

Kolegia ime Pranvera Veizi, që është në Amerikë, më lajmëron

“Ceke hajde si filloi shfaqja”. Salla ishte mbushur plot e përplot.

Panë gjendjen time. U alarmua regjisori dhe të gjithë. Filluan

me ujë. Më lanë kokën, bëra dush... Nuk dilte pija për qamet.

Prit e prit... Nxorën këngëtarin e parë, të dytë. Salla thërriste

“Cekja, Cekja...”.

- Dal unë... “Mirëmbrëma!”- unë. “Mirëmbrëma!”- ata. “A

jeni mirë?” - unë. “Mirë, o mirë, si skraparllinjtë” - ata. “Të

tërë jeni mirë?” - unë, “ Mirë, o mirë“ - ata. “Nga shtëpia mirë?”,

“Mirë” - ata. “Kaq kisha unë - u thashë. - Natën e mirë!”. Ata

“Bizë...” e dinin numër ata. “Bizë e bizë...” Dola prap unë dhe

kërkova një karrige. U ula në karrige dhe qesh ata, qesh unë,

dhjetë minuta pa folur. Unë u thoja: “Ju jeni të tërë budallenj”,

ata “ ha...ha...ha “ . E dinin numër ata. Dy krahë dhe më nxorën

përjashta.

I kërkuan falje spektatorit. U thanë na falni të dashur

spektatorë. Cekja ka një gëzim shumë të madh, i ka lindur

çun. E gjithë salla “T’i rrojë çuni! Nuk ka problem “Ju tha

spektatorëve se do të takohemi nesër prapë. Edhe tani më

emocionon kur e përshkruaj atë. Shfaqjen e kemi bërë të

nesërmen. Kjo ka qenë ngjarje për mua. Për herë të parë në

jetën time që kam dalë i dehur në skenë.

- Kur ka ndodhur kjo?

288

- Në vitin 1982.

- Të kritikuan?

- Po, po. Më kritikuan paksa. Megjithatë më falën.

- Në Greqi sa herë ke ardhur?

- Në Greqi kam ardhur disa herë, por për koncert kjo është

hera e dytë. Kam ardhur para katër vjetësh me një aktor të

Beratit, Aleksandër Rrapi që jeton këtu në Greqi dhe ka luajtur

edhe në një serial filmi grek. Kjo është hera e dytë që vij për

koncert. Jam i pakonsumuar. E ruaj paksa veten ç’është e

vërteta, nuk vrapoj shumë. Vrapoj me aq sa kam hapin tim.

Nuk jam lakmiqar. E ruaj paksa veten në kuptimin e mirë të

fjalës. Jam në gjendje jo të keqe. Jetoj normalisht. Jam as i pasur

dhe as i varfër. Jetoj shumë normallisht. Jam i lumtur me

familjen time. I pasur nuk bëhem dot se babai duhet të më

linte prona trashëgimi që të bëhesha i pasur. Arti nuk të bën të

pasur, por të jep kënaqësi nga ana morale, shpirtërore, takimet

me njerëzit, është një kënaqësi.

- Sa vjeç jeni?

- Ah! Këtu më kape pak ngushtë. Po të më pyesësh sa vjeç

jam me mendje jam njëzet e pesë vjeç, kurse me moshë pesë

pik pesë.

- Qenke i ri?

- Po të përdor batutën e filmit “Një baba tepër” që thotë

“Hë! I mirë të duket?” “Pak i lodhur - thotë ajo”, kur martohet

çifti me atë plakën, gruan e vjetër. “Por a mbahesh?” - më

thotë mua ajo. Unë i them “Po të më mbajnë-mbahem”. Me

një fjalë “mbahem mirë” (qesh)

- Mirë. Po çfarë ishte ai truku i Cekes me familjen?

- Ajo ka qenë një kamerë e fshehtë origjinale dhe një shaka

e rëndë me familjen. Jo çdokush mund të bëjë një shaka kaq të

rëndë me familjen. Por, duke ditur që kam një grua shumë të

mirë dhe nga ana shpirtërore me një forcë të jashtzakonshme,

me një karakter të pabesueshëm, që di të falë, kur thotë Mirush

Kabashi “Kjo është grua që di të falë”. Dhe më kujtohet

momenti, tani jam i emocionuar dhe kur e shikoj them “Unë e

289

paskam bërë këtë budallallëk?”, kur i them gruas: “Të më falësh

një gjë”. “Çfarë?” - tha ajo. “Të kam tradhtuar njëherë në jetën

time“. “Po s’ka gjë, - tha ajo. Të bëhesh mirë ti, po kush po

pyet”. Kjo ishte fjala më e mrekullueshme që ka lëshuar nga

goja, se po të ishte ndonjë tjetër grua: “Qen bir qeni do të

thoshte! Çfarë? Ke tradhtuar? Më plasi...” dhe mbaroi ajo punë.

- Kur e ka ndjerë veten më ngushtë Cekja?

- Ngushtë e kam ndjerë veten tek filmi “Një baba tepër”,

në momentin që më var Behar Mera në pemë. Kam ndejtë katër

orë i varur. Më dolën sytë si topa ping-pongu nga dielli, koha.

Filmi ka momentet e tij, por atje e kam ndjerë veten më pisk.

Thashë unë: “O do e bëj tani, o nuk kam për ta bërë kurrë”. U

nervozova paksa. Xhiruan. Mirë doli. E kam ndjerë veten

ngushtë nga ana skenike, vështirësi.

- Çfarë do t’u përcillje emigrantëve nëpërmjet gazetës

“EMIGRANTI”?

- Do t’u përcjell një mesazh shumë të sinqertë. Mos harrojnë

një gjë. Fëmijët që kanë lindur dhe po rriten “MOS TË

HARROJNË GJUHËN SHQIPE”. Unë kam tre motra, kam nipër

e mbesa dhe u bëra keq kur fëmija, çuni katër-pesë vjeç, vetëm

greqisht fliste dhe nuk komunikonte asnjë fjalë shqip. Kjo është

e dhimbshme. I thashë motrës: “Motër! Mos harro një gjë. Je

nga Skrapari. Tani unë jam bërë gjysh vetë dhe kur thoshte

plaku “Bir! Të duash vendin tënd, nënën, babanë se po nuk

deshe nënën e babanë nuk do kërkënd”, por ama gjuha është

gjuhë. Në qoftë se ti si prind nuk i mëson fëmijës të flasë shqip,

për mua është e dhimbshme.

- Cekja nga Berati është?

- Jo unë jam nga Skrapari, puro me nënë e me babë. Jam

nga një fshat i thellë malor, ku dhia zbret me frena dore,

Visockë, në Qafë, në rrugën e Potomit.

- Ceke! Faleminderit! Paç shëndet e gëzime në familje e kudo.

- Faleminderit!

290

IRODHIO I LASHTË KËNDON SHQIP

Meditime

Ulur në një nga shkallët e gurta, shkallë që prej më se

dymijë vjetësh kanë mbajtur të ngrirë vështrimin e miliona

njerëzve, ardhur në kohë e hapësirë, mbi atë hark që përbën

skenën e atë sfond që përbën historinë e artit të të gjitha

kohërave, hap fletët e kujtesës dhe shkruaj...

Një ecje e lehtë, nën vështrimin e syve modernë

dritëpërcjellës, ma ngrin lapsin diku thellë në fletët – qeliza të

pashkruajtura të trurit. Janë hapat e Alpaslan Ertungealp,

dirigjent turk, që akustika e mrekullueshme e teatrit i përcjell

shkallëve të mermerta, duke i ngjitur lart, majave të gurta të

Akropolit të lashtë...

Salla ka ngrirë zërat, celularët, aparatet fotografike e

televizive. Dirigjenti ngjitet lart, bën vend para tavolinës

dirigjuese, hap fletën e parë të një libri të madh prej nga nxjerr,

me një të drejtuar të shkopit kroje melodish...

Një gjëmim daulleje, si gjëmimet në honet e thella të Olimpit

- Fron të Perëndive, si tërmetet zanore në Bjeshkët e Namura,

më ngre lart, më merr me vete, më përcjell në vende të njohura

e të panjohura, më bën shqiponjë krahëhapur mbi qiejt e kohës

sonë.

Instrumentet në duart dhe gojën e “Orkestrës së Ngjyrave”,

njerëzve, virtuoziteti i të cilëve është i njohur, herë ia marrin

solo e herë herë buçasin, gurgullojnë duke nxjerrë ujin kristal

291

të burimeve, vrungullojnë duke marrë e përplasur theqafjeve

furtunat e orteqet malore, marrin e ngrenë në qiell këngët e

zanave, përplasin e fusin dymbëdhjetë pashë nën tokë kokat e

bajlozëve të zinj...

- Ku jam? Ku jemi? Në një teatër ku luheshin tragjeditë e

lashtësisë apo në teatrin e madh të maleve, luginave e fushave

ku kanë kënduar zanat e janë luajtur tragjeditë e mëdha të

jetës së vendit tim? Ku më çon Vasil Tole me notat e

mrekullueshme muzikore? Ku më çon Ismail Kadare me atë

përkthim dhe përkim në kohët moderne të një tragjedie të

lashtësisë greke?

Ndjej në shpirt uverturën e mrekullueshme... Ndjej se si

ngjiten në skenë e këndojnë shqip...

Po, po shqip! Një shqipe me theks japonez të Hiroyuki

Naritas e Michiko Hayashit, kinez të Wei Long Taos, sllav të

Katerina Hebelkovas, Anna Taneevas e Tatiana Rubinskajas,

grek të Vula Amiradhakit, meksikan të Monica Guillen

Chaves...

Në monitor, lart, mbi kolonat mbi dymijëvjeçare, shqipja

transformohet në greqisht...

Hedh vështrimin mbi skenë, nxjerr vjedhurazi aparatin dhe

ngurtësoj pamjen. E kthej shikimin majtas, djathtas, lart dhe

ndjej se si njerëzit, grekë, shqiptarë, kinezë, japonezë,

evropianë, njerëz nga të pesë kontinentet e botës janë shkrirë

nën meloditë e vendit tim.

Vasil Tole nuk më le këtu, më merr në krah me meloditë e

tij dhe më çon larg, shumë larg në vendin tim. Më ngjit në

Bogë, në ato pllaja të mrekullueshme ku vetëm një herë, disa

orë, kam jetuar në të ritë tim. Më çon lart e larg, luginës së

Valbonës duke më nanurisur me shkumëzimin e atij uji kaq të

kthjelltë e kaq të ftohtë, melodinë e të cilit e kam në shpirt prej

më se dyzet vjetësh. Më ngjit grykave të ngushta, ku edhe

zogjtë nuk i hapin plotësisht fletët se mos u takohen me

shkëmbenjtë. Më fut në Shpellën e Dragobisë, më ngrin bashkë

me krushqit e legjendës në një pllajë malore të Bjeshkëve të

292

Namura ku Zanat, Muji dhe Halili kanë bërë rrënjë në

legjendën e madhe shqiptare. Më tej më zbret butë-butë, si të

shkel në një shilte mbushur me lesh deleje Rude, fushës së bukur

të Kosovës...

Nuk don të më lëshojë Vasil Tole. As edhe unë nuk dua të

më lëshojë. Ai bredh e më sjell nga larg meloditë e vendit tim

kurse unë, si të zgjidh një fjalëkryq apo të dal nga një labirinth

i lashtë, vazhdoj të udhëtoj nëpër vendin tim. Ngjitem në

Korab, në zemër të tij, në atë vend që quhet Panair, atje ku

ujrat e dëborës shkrijnë në burime të ftohta, mblidhen e

humbasin midis shkëmbenjëve për të dalë diku në bjeshkët e

Radomirës duke formuar Veleshicën ujëpastër. Ngjitem në

Gramë, në Bjeshkën e Zonjave marr me vete blegërimat e deleve

dhe qingjave, fluturoj mbi Drin e ndalem në malet e Lurës, në

Gjagjisht e Runjë, për të pirë ujë krojeve e për t’u çlodhur me

pamjen e zambakëve të Liqenit të Luleve në sy.

Nuk më lë rehat Vasili sot, nuk don të më lërë, por edhe

unë nuk dua ta lë. Më merr për dore dhe unë si manar i shkoj

pas për t’u ngjitur maleve dhe bjeshkëve të Jugut. Jam ngjitur

atyre maleve në të ritë tim, jam ngjitur dhe në pentagramin e

fshehtë të shpirtit më kanë mbetur notat e maleve të Skraparit,

të Qafë - Devrisë, të Gjerbësit, Melovës e Rehovës që në sy kanë

Tomorrin e lashtë dhe malet e Korçës e të Pogradecit tutje pyllit

të majave shkëmbore. Kam hyrë edhe në pentagramin e grykës

së ngushtë të Përmetit, ku mbret i instrumentit është Javer Bariu

e perandor i këngës lirike shqiptare është Mentor Xhemali.

Jam ngjitur në të ritë tim edhe në Kuç, Kallarat, Bolenë e

Tërbaç, luginës së bukur të Shushicës. Kam fut në shpirt

bilbilejtë e ison madhështore labe...

Jam ulur edhe në breg të liqenit të Pogradecit e kam bredhur

fushës së Korçës, asaj treve të vendit tim që ka ngjizë në shpirtin

e të riut dhe plakut gëzimin që sjell melodia e kitarës dhe

serenata korçare.

Atje ku kam qenë e ku nuk kam qenë më ngriti e më çoi me

muzikën e tij Vasil Tole...

293

Nga orkestra që na sjell jehonën e bubullimave dhe

shtërngatave në malet e vendit tim? Nga vjen kjo shkreptimë?

Nga dritat që lëpijnë skenën apo nga rrufetë e legjendave të

vendit tim? Nga vijnë këto pika uji? Nga shiu apo nga lotët e

nënës së Doruntinës? Nga shiu apo lotët e motrës së Gjergj

Elez Alisë që prej “nëntë vjetësh” lan plagët e vëllait për ta

shëruar e ngritur në këmbë për t’i dalë përpara e për ta futur

“shtatë pashë nën dhé” Baljozin e zi të ardhur prej përtejdetit?

U largova nga Irodhio, ndërsa qielli siste hollë lotët e

legjendave. Me vete mora mbresat e një mbrëmjeje të madhe

të muzikës shqiptare, mora edhe disa fotografi me autorin e

operës, me Vasil Tolen, në shoqëri të Leokakos, mik i Shqipërisë

dhe i shqiptarëve, muzikolog, i cili ka shkruajtur parathënien

e operas dhe Antifaros, botues i revistës më të rëndësishme

muzikore në Greqi. Me vete mora edhe shpresën, dëshirë e

madhe e autorit, që operën ta shoh një mbrëmje në teatrin

tonë të operas.

DY FJALE PER “EUMENIDET”

294

Athinë, 30 shtator 2005

Opera “Euminidet”, i vetmi fragment i tragjedive greke që

mbyllet me një fund të lumtur, është përkthyer nga shkrimtari

i shquar Ismail Kadare dhe shënon një prej majave të shkëlqimit

të artit antik. Opera është shkruar për solist, kor, recitues,

valltare dhe orkestër. Vasil Tole dhe opera “Eumenidet”, e cila

u ngjit në skenën e teatrit të lashtë Irodhio të Akropolit në

Athinë për herë të parë më 30 shtator 2005 në orën 20.30 fitoi

çmimin e parë për kompozim në konkursin ndërkombëtar

“Dimitri Mitropoulos”, zhvilluar në Athinë në nëntor 2001.

“Jam krenar që për herë të parë një operë shqiptare në gjuhën

shqipe do të këndojë madhështinë e antikitetit të lashtë

ballkanik, të ngjizur mbi shkëmbinjtë e bardhë të Olimpit”,-

thotë kompozitori Vasil Tole. Opera “Eumenidet” i kushtohet

ngjarjes më tragjike të njerëzimit, aktit mëmëvrasës të Orestit,

i cili zbulon vrasjen e të atit, Agamemnon, nga e ëma e tij

Klitemnestra. Përballja e fëmijës - birit me zgjedhjen e vështirë

mes nënës dhe babait, mes dashurisë për gruan që e lindi dhe

e mëkoi dhe hakmarrjes për babanë e vrarë dhe të tradhtuar –

njeriut prijës, vendimbërës, Zot, përmbyllet tragjikisht në një

goditje thike, me zgjedhjen e të drejtës për sundimin e burrit.

Patriarkati merr në këtë vepër legjitimitetin hyjnor, duke

sunduar përrallshëm brenda gjykimit të një hyjneshe si Athina,

e cila nuk është lindur nga një grua dhe nuk vuan nga

kompleksi i varësive instinktive ndaj nënës. Fundi i lumtur i

kësaj tragjedie, kur Athina arrin të zbusë ndëshkimin për

njeriun mëmëvrasës, duke shenjtëruar Erinitë dhe duke i

shndërruar në Eumenidë, i jep kësaj vepre një vlerë të

jashtëzakonshme për të kuptuar ligjësitë e zhvillimit të arsyes

universale njerëzore në kohë dhe për të lexuar të shkuarën në

dritën e të drejtës natyrore, që antikiteti grek themeloi. Premiera

botërore e operës “Eumenidet ose “Opera e tokës” në Athinë,

përbën një kulm për operën shqiptare dhe gjithashtu një risi

në përpjekjen për të zhvilluar në një shtrat të ri në

ndërkomunikimet ballkanike lidhur me kulturën antike, që

gjeneroi rajoni ynë. Përkthyesi i veprës, Ismail Kadare, u bë i

mirënjohur rreth një dekade e gjysmë më parë, ndërsa

prezantoi përkthimin e tragjedive të Eskilit, shoqëruar me një

ese origjinale, ku gjallonte bindja se shqiptarët mbartin ende

të gjalla në traditën e tyre etnokulturore gurë të çmuar tiparesh

nga pasuria e rrallë e antikitetit. Kompozitori dhe studiuesi

Vasil Tole është një emër i njohur për publikun shqiptar. Ai

është autor i shumë monografive, ku spikasin “Odiseja dhe

Sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike të Epirit”, CLUSTER,

“The Albanian Intangible Heritage in CD” realizuar në

bashkëpunim me UNESCO-n, “Folklori Muzikor - monodia

shqiptare”…

295

I dashur mik!

Jam Vasil Tole. Sinqerisht të uroj që nëpërmjet shkrimit tënd,

edhe unë munda të bëja një udhëtim së bashku me Ty, nëpër

Shqipërinë tonë të vjetër dhe të re. Urime dhe përshëndetje.

Sinqerisht

Vasil S. TOLE

www.vasiltole.com

I dashur Vasil! Faleminderit për respektin. Para se të

udhëtojmë në ato vise ku më çove ti me muzikën tënde të

mrekullueshme, ani se atë natë ra shi dhe shfaqjen nuk arrita

ta shoh të plotë (shiu i fundit i erinieve të zeza të së kaluarës

që Ju me muzikën e mrekullueshme i kthyet në Eumenidet e së

ardhmes), do të desha të pimë së bashku një kafe këtu në Greqi.

296

Athinë, 13 tetor 2005

MIDIS GJELBËRIMIT DHE KALTËRSISË

SË HYDRAS

Nuk e di si është Hidra në muajt e tjerë të vitit, në çfarë

raporti janë gjelbërimi dhe lulet ikanakë të ishullit me kaltërsinë

e përjetshme të detit. Për mua, në qoftë se një udhëtim i dytë

në stinë të tjera nuk do të m’i përziejë ngjyrat, ai do të mbetet

një ishull i gjelbër, mbuluar me lulet e majit, një ishull ku

kaltërsia e thellë e detit të hyn në shpirt, të fiksohet në retinën

e syve e të bën përjetësisht të lidhur me të…

Kështu më kanë bërë edhe sytë e bukur të maleve të Lurës,

ato sy të kaltër mes gjelbërimit të përjetshëm të arnenit e bredhit

që i japin dhe i marrin ngjyrën qiellit. Liqenet e Lurës nuk mund

t’i shkëpus nga arkivi pamor i jetës sime, ashtu siç nuk mund

të shkëpus liqenet e Kacnisë, liqene të virgjër para fokusimeve

fotografike, liqene që i shohin vetëm barinjtë e Selishtës në tokë

dhe Zoti në qiell. Dhe po të vazhdoja me “arkivin” e fotokujtesës

sime nuk do të leja mënjanë as bukurinë e Korabit, të bjeshkëve

madhështore, të burimeve kristal, të pyllit e të liqeneve, që për

mua janë më të bukur se bukuritë e Lurës…

Nuk e di pse, sa herë shoh, në vendin e ri ku jeta më ka

detyruar të jetoj, bukuritë e vendit, kujtesa më bën prapa dhe

më kthen në bukuritë e vendit tim. Ndoshta se ato bukuri janë

të virgjëra, të paarrira nga syri jo vetëm i të huajit, por edhe i

vendasve paksa larg. Ndoshta, sepse dëshira për t’i ç’virgjëruar

ato vende, siç i kanë ç’virgjëruar grekët bukuritë e detit dhe të

297

malit, për t’i treguar ato bukuri nudo, më është bërë një lloj

xhelozie….

NJË FLETË HISTORIE…

Për Hidrën e Salaminën kisha dëgjuar shumë vite më parë,

në rininë time të hershme. Për të parën na pati folë me një

pathos të jashtëzakonshëm, “Penelopa”, mësuesja jonë e vitit

të parë të gjimnazit në vitin 1955. Nuk ia mbaj mend emrin

asaj vajze të kulturuar, që thuajse e dinte përmendësh Iliadën

dhe Odisenë të shkruar me një gjuhë gegërishte. Di që të gjithë

e thërrisnin “Penelopa”, emër i vënë nga klasat më të larta që

kishin kaluar nëpër rrezen e dijeve të saj të gjera. Ajo, midis të

tjerave më kishte ngulitur emrin e ishullit të Hydras. Salaminën

në kujtesë e kam lidhur me betejën e njohur kundër persianëve,

me shkëmbenj të nënujshëm që shkatërruan flotën pushtuese

dhe me Kserskin që pati urdhëruar të rrihej deti me kërbaç.

Në Salaminë jetova tetë muaj. Anijet e lashtësisë dhe

shkëmbinjt e nënujshëm nuk e gjeta dot. Gjeta, ndër të tjera

njerëz të gjallë që flisnin shqip, madje flisnin me një krenari si

të tregonin floririn e së kaluarës së tyre. Atje takova një grua

arvanitase, Parashqevulën. Ecte drejt të shtatëdhjetave, ashtu

siç ecte e ëma drejt të njëqindave. Do ta kisha harruar

Parashqevulën sikur ajo të mos më kthente një ditë rrufeshëm

në vitet e fëmijërisë...

Parashqevula, tek sa sodisnim nga maja e kodrës së

Kamaterosë fshatin përkarshi, Ambelaqin, befas shpërtheu me

një shqipe të pastër.

“Kur jeshim të vogla, në ditë festash, dilnim këtu në majë

të kodrës dhe u këndonim vashave në kodrën tjetër:

Ambelaqi gropa, gropa

I ka vashat porsi lopa...

U trondita. Ato dy vargje ishin si dy pika uji burimi me

298

vargjet që cucat e mëhallës sime u këndonin cucave të mëhallës

tjetër në romuzet e ndërsjellta në Ditën e Verës apo për

Shëngjergj.

Nuk e kam harruar dhe nuk do ta harroj kurrë atë çast

intim jete. Në ato vargje gjeta një grusht dhé nga vendi im, një

grusht dheu të shprishur ai gjaku i shprishur i arbrit…

Në Hydra jetova vetëm 16 orë, jetova midis kaltërsisë dhe

luleve, jetova midis njerëzve të rinj që kishin populluar shtëpitë

e vjetra hydriote, mes emigrantëve, duart e të cilëve i kishin

dhënë kuptim të ri jetës dhe jetesës në ishullin e bukur.

Në një enciklopedi popullore, botim i vitit 1976, të titulluar

, ndër të tjera mësoj se Hydra është

populluar nga mesjeta nga shqiptarë të Peloponezit –

Në librin “Historia e Popullit Shqiptar”, tek flitet për

mërgimet masive të shqiptarëve gjatë shekujve XIV-XV, ndër

të tjera theksohet: “Shumë stratiotë shqiptarë, ndër ta edhe

Krokodejl Klada, pas paqes veneto-osmane të vitit 1479, u

detyruan të braktisin Morenë. Një pjesë e të ikurve u vendos

në ishullin Hidra, Specie, Kuluri (Salamina), Poros etj., ku ende

sot flitet gjuha shqipe. Të tjerë u vendosën së bashku me familjet

e tyre në Mbretërinë e Napolit. Kujtimi i këtij eksodi drejt Italisë,

që përkoi edhe me eksodin masiv nga Shqipëria të po kësaj

kohe, ruhet akoma sot në vargjet e këngës së hershme të

arbëreshëve të Italisë: “O e bukura More” (f. 464)

“Një defter osman i vitit 1458, që bën regjistrimin e

popullsisë së Peloponezit qendror, ndër 198 fshatrat e

regjistruara, 155 i cilëson shprehimisht si fshatra shqiptare.

Një tjetër regjistër i vitit 1461 veçon si shqiptare 16 ndër 20

qendërbanime që kishte zona e Korintit. Akoma në vitit 1668,

udhëtari turk Evlia Çelebi konstatonte se “banorët e krahinave

që shtrihen nga Kalavita, Voshtica e Troplica deri në Korint

janë arbër që flasin arbërisht”. Prej Peloponezit, shumë kolonë

shqiptarë u hodhën në ishujt e afërt të Egjeut, në Salaminë

(Kulur), Hidra, Poros, Specie etj.”

299

SHQIPTARË NË HYDRA

…Kur anija mori kthesën dhe u fut në patkuan që formon

molin e Hydrës, majtas, mbi një shkëmb, një “shkëmb” tjetër i

derdhur në bronz, Andrea Miauli, kapedani i madh i

arvanitasve, njeriu që bëri epokë me anijet dhe trimëritë e tij

dhe të hydriotëve në revolucionin grek, ishte i pari i konakut

mikpritës…

E mora kapedanin e madh dhe e futa në celuloid. Kur ta

nxjerr ndonjë ditë do ta pyes për kapedanen e madhe

arvanitase, Bubulinën, do ta pyes një për një për të gjithë

kapedanët e tjerë arvanitas që udhëhoqën fitoren e popullit

grek në dekadën e dytë të shekullit XIX…

…Radhët e mëposhtme po i lë të mbushen me të gjallët,

me heronjtë e heshtur që i japin Hydrës jetë e gjallëri…

Hotel “Argos” është një “thumb” në patkuan e limanit të

Hydras. Një ndërtesë tipike hidriote, me mure guri e dritare që

nga njëra anë shohin gjiun e detit dhe nga ana tjetër rrëpirën

që naltohet duke mbajtur mbi banesa një mbi një që në vështrim

të parë të kujtojnë një mbi një ndërtesat dhe një mbi një dritaret

e Beratit. Hydra e tillë është nga bregu i detit në lartësitë e

malit. Gjithçka e “vjetër”, me ndërtesa të moçme, me rrugë të

kalldrëmta, pa një dorë asfalt gjëkundi, pas asnjë makinë të

vogël apo të madhe. Transportin këtu e bëjnë me kuaj, mushka

e gomarë, kafshë të cilat shërbejnë edhe si “taksi” në stere për

turistët.

Maria ka për mbiemër fshatin e vet në fushë të Korçës,

Bulgarecin. Ajo na priti dhe na përcolli nga hoteli Argos. Një

vajzë e re që me punë të palodhshme ka fituar respektin e

punëdhënësit të saj dhe të klientëve të shumtë që frekuentojnë

hotelin. Një vajzë që, kur kujton Bulgarecin, i mbushen sytë

me lot. E ka djegë malli. Uji i detit është i pamjaftueshëm për

të shuar mallin e emigrimit. E kanë provuar emigrantët e

mëdhenj me Naimin, Samiun, Çajupin, Mjedën, Shirokën... Po

300

e provojnë edhe emigrantët e rinj...

Në mbrëmje shkelëm nëpër kalldrëmet e gurta dhe zumë

një tavolinë në restorantin “Kristina dhe Manoli”. Malli i

Marias, para mallit të Tritanit që i kishte apo jo të

shtatëmbëdhjetë pranverat, ishte si deti përballë oqeanit.

Dritani punonte këtu prej katër vjetësh. Punonte së bashku

me të vëllanë. Nuk e kishte parë fshatin e lindjes diku në fushë

të Korçës që kur kishte ardhur. Nuk i kishte parë babën e nënën

prej vitesh. Më ka qëlluar ta përjetojë vet mallin e një fëmije

katërmbëdhjetë vjeç, kur erdha me të në korrik të ’96-ës...

Sytë e Tritanit, kur mësoi se ishim shqiptarë, kur i folëm

gjuhën e nënës se tij, shkëlqyen me një reflektim dëbore në një

ditë me diell mbi malin e Moravë. E keni provuar ndonjëherë

reflektimin e dëborës në një ditë të kthjellët janari me diellin në

zenit? Po ta keni provuar më jepni të drejtë në ndjenjën time

të atij çasti. Ishte e para herë që në lokalin ku shërbente si

ndihmës kamarier uleshin “turistë shqiptarë”. Shkoi me të

shpejtë dhe i tha të zonjës së restorantit, Kristinës, se kishin

ardhur një gazetar shqiptar me të shoqen. I tha me krenarinë

e një fëmije që do t’i prezantojë dikujt babain e nënën. Sa herë

e kujtoj atë detaj të jetës sime në emigracion, një drithërimë

më përshkon shpirtin, një mall shqiptar ma mbush e ma

shpërthen gjoksin...

Mëngjesi është i bukur në Hydra, sidomos kur e kundron

ne perëndim të “patkoit”, kur syrin ta mbërthen si me karficë

kaltërsia e në veçanti taksitë e detit që marrin e përcjellin

pasagjerë nga njëri gji në gjirin tjetër. Taksitë janë varka të

vogla me motor që hidhen mbi kaltërsinë e ujit si silurë detare,

duke lënë prapa një vije gjarpëruese, bardhësia e së cilës

shkrihet dalëngadalë në kaltërsi...

Në sheshin e ishullit, atje ku ankorohen anijet e

udhëtarëve, “Art Kafe” është një lokal që ruan vlerat e të gjitha

lokaleve “të vjetra” të ishullit. Shqiptarët janë klientët më të

rregullt të tij. Në pritje që dikush t’i ftojë në punë ata ndonjë

mëngjes gjerbin kafenë e nxehtë apo frapenë e ftohtë...

301

Spiro Kanaci eshte nga lagjja “Hoxhias” e Elbasanit, punon

në ndërtim. Është 40 vjeç. Fatos Merka është nga Zheba e

Skraparit. Elton Kullolli është nga Gramshi, i ri, tek të 25

pranverat. Ylli dhe Daut Brisku, që këtu i thërrasin Sokrat e

Kristo, janë nga fshati i përmendur i Korçës, nga Drithasi.

Kastriot Petriti është nga Tirana, kurse shoku i tij Gramos Merko

është nga Çorovoda në prehër të maleve të Skraparit. Xhimi

Jashari është sarandjot, mjeshtër në bojatisje, kurse Spiro Tota

është nga Himara, mjeshtër në ndërtim...

Pasiguria në punë, por edhe pengesat e mëdha për

legalizim, i kanë bërë ata që të jenë pranë njëri-tjetrit, ta pinë

kafen duke biseduar e lexuar gazetat që nuk mungojnë të vijnë

herë pas here në ishull, përfshirë edhe EMIGRANTI-n.

Problem edhe këtu është puna me dokumentet. Përpos

zvarritjeve të njohura si ajo “Paguaj paratë dhe mos merr leje

qëndrimi”, këtu ka edhe një vështirësi mbi të gjitha të tjerat.

Ishulli administrativisht varet nga Pireu. Që të bësh dokumentet

duhet të shkosh në Pire, të humbasësh ditë të tëra pune e

shpenzime të tjera qëndrimi. Disa kanë preferuar t’ua besojnë

lejeqëndrimin e tyre ndonjë avokati, pazari me të cilët i kalon

të treqind eurot për njeri... Kanë të drejtë emigrantët e Athinës

kur ankohen për zvarritjet burokratike për marrjen e lejeve të

qëndrimit. Por, në qoftë se ata do të dinë se sa vuajnë emigrantët

në ishuj për të njëjtën gjë, do ta ulnin zërin për vete për ta

bashkuar me zërin e bashkëvuajtësve të tyre. Në Hydra nuk

ka as edhe një bankë bujqësore ku të paktën atje të derdhin

paratë për siguracione, siç ndodh rëndom në sterë...

...Në mesditë, të çliruar nga “patkoi dhe nga vështrimi i

artilerisë ishullore të kapedan Miaulit, dalëngadalë e humbëm

Hydren nga sytë për ta ndalë vështrimin sërish në bregdetin e

Peloponezit, në ishullin Paros, Egjina, Salamina që në perëndim

të diellit flakërohen e marrin një pamje tërheqëse...

...Të bukur janë ishujt. Mua kjo m’u ngul në sy e në shpirt

ashtu siç m’u ngulën edhe hallet e banorëve të tyre të

përkohshëm, emigrantëve...

302

PENELATA SHQIPËRIE – VERË 2007

Nuk janë hedhur në kanavacë nga asnjë dorë piktori, janë

kapur nga syri i një njeriu të zakonshëm këto ditë tejet të nxehta

vere, janë kthyer në rrymë elektrobiologjike dhe vendosur në

qeliza të të gjithë hapësirës trunore; në vatrat e shikimit,

dëgjimit, nuhatjes, shijes...

Po i nxjerr disa nga ato, nga kujtesa ime dhe e juaja...

KU ËSHTË DETI?

Qëlloi që nga fundi i qershorit, tre ditë e tre net, të qëndroj

në një hotel në plazhin e Durrësit. Nuk po ia them emrin, jo

pse është një emër i huaj, jashtë fjalorit të gjuhës shqipe, por

sepse mos sot, nesër atje do të ngulen qiramarrës të rinj e hoteli

mund të ndërrojë jo vetëm emër, por edhe formë. Thjesht po

them se atje dikur ka qenë një kamp pushimi, pas të cilit vinte

një fushë e tërë me rërë e përtej saj vinte deti...

Hoteli, nga ana e detit është i rrethuar me mure e me disa

baraka. Nga ajo anë nuk mund të shkosh drejt kaltërsisë. Drejt

saj mund të shkosh pasi të pyesësh gjatë e pasi të kalosh shumë

labirinte e porta, shumë pallate e grumbuj mbeturinash. Pasi

të ecësh ndonjë një çerek ore do të takohesh me një rrip rëre të

pushtuar nga krevatë e çadra private. Pas tyre një tjetër rrip

rëre, veçse ky i shkelur e stërshkelur aq shumë, sa të duket se

ecën mbi asfalt. Pas “asfaltit“ një rrip tjetër, jo ranor, por ujor

i cili i ka të gjitha ngjyrat e ylberit me përjashtim të ngjyrës së

303

kaltër. Pas tij, pasi ke ecur ndonja dyqind metra më në fund

mund të shtrihesh mbi ujë e të provosh të notosh. Edhe këtu

me frikën se mos molepsesh nga mikroorganizmat e shumtë

patogjenë që gëlojnë.

Në Durrës të krijohet përshtypja se mungon deti, se atë e

kanë ngrënë bashkë me plazhin... jashtëtokësorët.

NJË FSHESË E HEKURT MBI HISTORI

Më qëlloi që me një grup mësuesish të ardhur që nga

vendet nordike e deri në vendet mesdhetare të përshkoj tërë

hapësirën e Muzeut Historik Kombëtar. Nuk do të ndalem në

“vogëlsira“, të cilat të befasojnë që në hapat e parë. Tjetër gjë

më vrau mua, por me sa pashë dhe dëgjova vrau edhe mësuesit

kosovarë në Evropë që hynin dhe dilnin atje për herë të parë.

Në muze mungonte një periudhë e tërë historike e Shqipërisë,

periudha nga 29 nëntori i vitit 1944 (Çlirimi i Shqipërisë nga

fashizmi) e deri në vitin 1990 (fillimi i periudhës së

demokratizimit të vendit). Në Shqipëri, gjatë 46 vjetëve, nuk

ishte bërë asgjë. Nuk ishte luftuar analfabetizmi, nuk ishin

hapur shkolla shtatëvjeçare e të mesme, nuk ishin hapur

institute dhe nuk ishte formuar Universiteti i Tiranës (sivjet ai

mbush pesëdhjetë vjet), nuk ishte krijuar Akademia e

Shkencave, Opera, Baleti, Ansambli i Këngëve dhe Valleve (që

në Dizhon të Francës mori gjerdanin e artë), Filarmonia. Gjatë

këtyre viteve në Shqipëri nuk ishte ndërtuar asnjë metër

hekurudhë, nuk ishte ngritur asnjë hidrocentral, asnjë uzinë e

fabrikë, nuk ishte bonifikuar asnjë pëllëmbë tokë e nuk ishin

krijuar plantacionet e mëdhenj të fruta-agrumeve e ullinjve që

nga Jugu deri në Veri të vendit...

Thuhej se historianët e ndarë në dy kahe politike

kundërshtonin njëri-tjetrin në mënyrë vrastare... duke vrarë

pjesën më vitale të historisë së popullit shqiptar, pjesë e cila

është e popullit përpara se të jetë e një apo disa personaliteteve

politike...

304

MBRËMJE NË PARKUN RINIA

Unë e kam jetuar atë park në rininë time. Jo atëherë kur

me punë vullnetare (siç më tregonte vite më parë lulishtari

Agush Selishta - zbatues i gjelbërimit), por më vonë. Ishte një

mrekulli e kohës, ashtu siç ishte edhe liqeni artificial dhe pylli

rreth tij më se një dekadë më vonë.

E kam jetuar parkun edhe në vitet nëntëdhjetë, kur shumë

pisha e drurë dekorativë të rrallë u prenë dhe mbi rrënjët e

tyre hodhën themele kioskat që kundërmonin erë. Nuk po flas

as për Lanën dhe as për lulishtet rreth sheshit “Skënderbe“ ...

... Një dorë i transformoi ato me një guxim dhe qytetari të

paparë. Më vjen keq që ajo dorë tani nuk merret me Tiranën,

me “parqet rinia“, por merret me “politikën e madhe”, për

“karrigen e madhe”.

...Unë shëtis nëpër parkun “Rinia“ me nipin për dore. Ai

më ikën nga dora dhe vrapon mbi barin e gjelbër. I është qepur

një goce të moshës së tij, e josh me një biskotë. Unë kujtoj kohët

kur çiftet fshiheshin midis gjelbërimit të parkut. Jo vetëm unë

dhe jo vetëm për nostalgji. Jeta ka nevojë për gjelbërim dhe

gjelbërimi ka nevojë për duar dhe zemra njerëzish...

ZHURMAT E DITËVE TONA

Ti ecën rrugës së Durrësit, rrugës së Kavajës, të Elbasanit

apo të Dibrës dhe zë hundët me dorë. Ke dalë për punë, për

shëtitje apo thjesht sepse nuk të rrihet në shtëpi dhe... zë veshët

me dorë. Higjenistët thonë se Tirana është qyteti me ajrin më

të ndotur në botë... Zhurmëstudiuesit thonë se Tirana është

qyteti më i zhurmshëm, me ndotjen akustike më të madhe në

botë...

Ajrin thonë se e ndotin ndërtimet pa kriter dhe pa asnjë

masë mbrojtjeje. E ndotin makinat që vjellin nga skapamentet

jo shtëllunga, por bashka të tëra tymi të zi.

Veshin thonë se e godasin fort në daullen e tij topuzë të

305

mëdhenj motorësh në grahmat e fundit, bori makinash, çjerrje

altoparlantësh...

Ti ecën rrugës së Durrësit, Elbasanit, Kavajës, Dibrës për

punë apo për shëtitje. Hundën ta vret era e tymit. Veshët t’i

çan kërcitja e motorëve me dy kohë... Janë ndotjet e reja të

ditës, jashtë serie, si politika, si politikanët. Tiranës, kur i

mungon drita e syve, i shtohet era e benzinës dhe e tymit,

zhurma e motorëve...

BISEDAT E DITËS...

Po bisedoja me vajzën në telefon. Po e pyesja nëse defekti

i madh i djegies së transformatorit (nuk e marr vesh se si digjen

këto transformatorët në Shqipëri, siç digjen pyjet dhe kullotat

që as siguresa kanë dhe as garanci fabrikash), e kish shtrirë

krahun edhe në lagjen e saj. Nuk arrita ta marr përgjigjen,

sepse m’u ngërdhesh gruaja. “Pse nuk pyet si është nipi që

ishte i sëmurë nga grykët? - më tha dhe ma mori trupin telefonik

nga dora...

Kishte të drejtë. Po edhe unë nuk them se nuk kisha të

drejtë. Në Tiranë (dhe në gjithë Shqipërinë) bisedat me telefon

apo në rrugë kështu nisin. Nisin me pyetjen “A keni drita? “,

“A keni ujë? “Unë dy ditë qëndrova në Tiranë dhe nuk dëgjova

një njeri të pyeste ndryshe, të pyeste për shëndetin e njerëzve,

pyetje kjo që ka qenë (por nuk është) çelje e bisedës njerëzore...

PSIKOLOGJI FËMINORE...

U fikën dritat. Natë herët. Errësirë. Fëmija që po ndiqte

“Aventurat e Çufos“ nisi të përplasë këmbët, të bërtasë, të qajë.

Gruaja, duke ecur me tahmin, më në fund gjeti një çakmak, e

shkrepi dhe theu paksa errësirën. Duke ecur me kujdes shkoi

drejt komosë ku u dha flakën tre qirinjve. Dhoma mori pak më

shumë dritë. Fëmija e pa dhe për çudi pushoi së qari. Fshiu me

dorë lotët dhe u drejtua nga e ëma. E shikoi me ëmbëlsi dhe

306

me fytyrë të qeshur nisi të recitojë:

...Shumë urime për ty...

U afrua tek tabakaja me qirinj dhe u fryu. Dhoma përsëri

u zhyt në errësirë.

E ëma përsëri u vuri shkrepësen qirinjve dhe dhoma mori

dritë.

Fëmija kishte përjetuar një moment jete, momentin kur para

tij ofrohet tufa e qirinjve të ditëlindjes dhe ai, duke fryrë

bullçijtë, me sa forcë ka, i shuan ata.

...Qirinjtë në Shqipëri nuk janë më simbol i gëzimit të

ditëlindjeve...

307

Shqipëri, verë 2007

MALL DHE BRENGË PËR SHQIPËRINË...

Sa herë ngrihet trari i kufirit dhe trupërisht e shpirtërisht

kaloj nën hijen e tij, ma ka anda të kërkoj ndryshimin, të renë,

atë që të ngroh e të ngre lart, atë që të bën krenar se je shqiptar,

je pjesë e atij trualli dhe kombi që i ka rrënjët në trullin e vet

dhe që askush nuk ka arritur t’ia prekë atë që në biologji quhet

“Rrënjë Boshtore”...

E kalova traun e kufirit natën, duke u gdhirë 31 dhjetori

2006. Arrita në Tiranë kur Dajti ende nuk ishte prerë nga rrezet

e diellit...

Gjatë një jave kërkova copëza jete për një reportazh, nga

ato lloj copëzash që ta ngrohin shpirtin e të bëjnë me krahë.

Nuk gjeta. Ose më mirë është të them se ato që gjeta ishin nën

ferra, si manushaqet në poemën e njohur të Naim Frashërit...

...Më falni që në repotazhin tim do të gjeni shumë “ferra”.

Po provoj t’i “pres” e t’i “shkul”, duke gjakosur duar e shpirt,

me shpresë se “manushaqja” do të marrë dritë e do të bëhet

me “shumë shoqe”.

NJË PARRULLË PËR ...

Shqipëria është në errësirë, është në theqafje.

Hidrocentralet, e vetmja pasuri e së kaluarës që i shpëtoi “kuotës

zero”, po shkojnë drejt vdekjes teknike. Stacionet e shumta

televizive, në sinkron të zërit me pamjen, flasin për “grahma

të fundit” të Fierzës, Ulzës, Komanit, Shkopetit, Vaut të Dejës...

308

Unë nuk e kam dëgjuar me veshët e mi, ma kanë treguar

shumë bashkëbisedues në takimet familjare e në mjedise

publike. Ata citonin të tjerë, por nga tingulli i zërit dhe nga

shprehja e fytyrës them që nga brenda shpirtit e thonin vetë.

Dhe kjo ndodhte sa herë, pas 2-3 orësh nën dritën e qiriut,

skuqej platini i hollë në qelqin hermetik të varur në tavan e

fytyrat e njerëzve merrnin dritë. Thonë se në ato çaste

shpërthente thirrja e hershme: “Parti – Enver”.

Ajo kohë nuk vjen më. Kjo, jo thjesht se koha ecën vetëm

në një drejtim dhe nuk kthen as kokën e as hapin prapa, por

edhe se falë privimeve që preknin të gjithë, nuk e do më njeri...

Fakti që kanë kaluar tashmë gjashtëmbëdhjetë vjet dhe kemi

hyrë në të shtatëmbëdhjetin pa shtuar asnjë kilovatorë energji

elektrike në rrjet, fakti që termocentralet e mëdhenj dhe të vegjël,

fakti që hidrocentralet e vegjël (vetëm në Dibër ato jepnin 16

milionë kilovatorë energji elektrike në vit) janë shkulë themelesh

ose janë katandisur në fole kukumjaçkas, nuk thotë asnjë fjalë

të mirë as për të majtën dhe as për të djathtën shqiptare.

Gjatë gjashtëmbëdhjetë vjetëve, nga viti 1946 e deri në vitin

1962, në Shqipëri, me kazma e lopata, u ndërtua një

hidrocentral në Tiranë, dy hidrocentrale mbi lumin e Matit

(Ulza dhe Shkopeti) dhe dy mbi lumin e Bistricës. Pas tyre do

të vinte Vau i Dejës (pas të cilit do të vinte 25 tetori i vitit 1971),

kur drita elektrike do të shkonte në çdo kasolle shqiptare, për

të ecur më tej drejt Fierzës, Komanit, Banjës (emri i së cilës prej

kohësh nuk dëgjohet më) drejt Skavicës, Bushatit, Vjosës...

Shqipëria është vendi më i pasur në botë me ujëra natyrale për

sipërfaqe territori e për frymë popullsie, shfrytëzimi i të cilëve

për prodhim energjie elektrike dhe për ujë të pijshëm përbën

një privilegj që nuk e ka kush.

Pse hidrocentralet e vegjël lokalë u shkatërruan? Pse

energjia elektrike e atyre që janë në gjendje pune nuk pranohet

në rrjet (pushtetarët thonë se nuk ka ligj !)? Pse termocentrale

të tillë të fuqishëm si ai i Fierit, Korçës dhe termocentrale të

tjerë të vegjël në qytete e zona industriale e minerare nuk

309

punojnë? Pse zvarritet marrëveshja për ndërtimin e

termocentralit të Vlorës? Pse zvarritet marrëveshja për

ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës? Pse ministri Ruli

anatemon firmën që po ndërton hidrocentralin e Kalivaçit mbi

Vjosë? Pse...

E kaluara nuk mundet me llafe, me sharje, me mllefe. Ajo

mundet vetëm me punë, me rendiment më të lartë, me

mirëqenie më të madhe, me dritë dhe jo me errësirë.

Enver Hoxha pati shansin historik që të kishte përballë një

popull nëntëdhjetë për qind analfabet, një popull që ndriçohej

me dritën e pishës e të kandilit. Këtë shans ai e përdori për t’i

vënë njerëzit në rrjesht për të ndërtuar njëri pas tjetrit

hidrocentrale të fuqishëm.

A është e mundur sot t’i vësh njerëzit në rresht e t’i fusësh

“me kazma e lopata” të çajnë tunele e të ndërtojnë

hidrocentrale? Është anakronike, madje budallallëk edhe ta

thuash.

Por a është e mundur sot që t’u hapësh horizonte firmave

të mëdha ndërkombëtare e vendase për të ndërtuar

“termocentralin e Vlorës”, hidrocentralin e “Skavicës“ e

centrale të tjerë të vegjël?

Është, por politika shqiptare nuk e ka bërë dhe nuk po e

bën, duke e lënë vendin në errësirë e duke i kthyer njerëzit tek

parulla e politizuar e dekadave të shkuara...

NJË PLAKË DHE DY VAJZA

Ajo mezi mbahej në këmbë. Ecte mes rrugës me baltë midis

një pallati dhjetëkatësh dhe një katërkatësh duke u mbajtur

për krahësh nga dy vajza që nga pamja duhet të ishin midis

moshës dhjetë e dymbëdhjetë vjeç.

Vajzat, duke ndihmuar plakën të qëndronte mbi këmbë,

qeshnin njëra me tjetrën dhe thërrisnin: “Koha për ndryshim!”

Plaka, që siç dukej kishte formim intelektual, por nuk kishte

formim trupor, u thërriste:

310

“I marshi të keqen Saliut!“

U befasova nga nëma e plakës. Thashë me vete si është e

mundur që një plakë, që me siguri i kishte kaluar të tetëdhjetat,

u thotë dy vajzave ende fëmijë: “I marshi të keqen Saliut“? Pse

ato dy vajza në prag të adoleshencës së jetës duhet t’i marrin

të keqen një kryetari partie, një kryeministri, një presidenti që

sot është në karrige e nesër ulet përtokë? Pse ajo plakë e regjuar

nuk thotë: “I marsha të keqen!“ dhe të ikë me të në botën tjetër,

por u kërkon dy filizave të njomë të jetës që ato t’ia marrin “të

keqen”.

Pesëdhjetë vjet qemë mësuar me këtë parullë, me këtë

thënie mbledhjeve, kongreseve, bisedave për Enverin. Pse duhet

ta kujtojmë e ta shtrijmë edhe sot?

BUKUR POR...

Një ditë, aty nga ora dhjetë e paradites, shkova në Kamëz.

Një vit pa kaluar asaj rruge më befasoi me ndryshimin. Dy

korsi nga një krah e dy në krahun tjetër, ndarë në mes me

murë betoni do të më shoqëronin deri tek shinat e tenit. Dy

korsi të tjera, nga të dy krahët e kishin bërë urën mbi lumin e

Tiranës të tillë që nuk mund t’i vije asnjë minus ashtu siç e

kishin bërë edhe të përpjetën nga ura tek Universiteti i Bujqësisë.

Më tej, deri në qendër të Kamzës, rruga zbriste nëpër një

peisazh ndërtimi rrugor. Herën tjetër, edhe ky segment që lidh

këtë qendër tashmë intensivisht të banuar me kryeqytetin, do

ta shoh me dy plus dy korsi. Para një viti këto kanë qenë pikat

më të ngushta të lëvizjes, pika ku gozhdoheshe për orë të tëra

pa bërë një rrethrrotullim përpara.

Të gëzojnë këto hapa përpara por...

...Tek kthesa për Kamëz në atë orë korsia nga njëri krah

ishte e lirë. Nga krahu tjetër, ai që takon autostradën Tiranë-

Durrës”, vargu shkonte deri tek shinat e trenit...

...Një orë më pas, kur u kthyem bishti i fundit i autokolonës

ishte pak më tej sheshit tek kthesa për në Universitetin e Bujqësisë.

311

Rrugën e bukur të Kamzës e zhvleftësonin tre pika ku

lidhen e bëhen nyje vargu i makinave që hyjnë e dalin nga

Tirana.

Nyja e parë është ajo që lidhet e zgjidhet me autostradën

ku thuhet se do të bëhet një kalim, por deri tani nuk është bërë

asgjë...

Nyja e dytë është ajo që takohet dhe stakohet me unazën e

re. Një rreth rrotullim, një polic që nuk di nga ta drejtojë shkopin

dhe një rrëmujë makinash...

Nyja e tretë është ajo e Zogut të Zi, zog që “fluturoi” dhe

ra i “ngordhur” duke marrë me vete një milionë euro që

përveç popullit taksapagues nuk i mban mbi kurriz askush.

Edhe aty është bërë një rrethrrotullim. Makinat rrotullohen

në kaos duke qarkuar një rreth që brenda një jave ndërroi

ngjyrë, nga i gjelbër u bë i zi. Një “lejlek” vazhdon të gërmojë

duke përhapur në ajër herë re pluhuri e herë stërkala lluce.

Nuk e di se çfarë do të bëhet. Dikush tha se po gërmohet për

të nxjerrë fosilet e Zogut të Zi. Një tjetër tha se do të bëhet një

shatërvan i madh dhe një basen me peshq blu. Askush nuk

tha se nga do të merret uji dhe energjia elektrike për stërkalat

e shatërvanit, pasi Tirana i ka me “sahat” të dyja e peshqit

nuk marrin frymë me “programim”. Në ikje vështrimi më

mbërthehet pas një karabinaje dymbëdhjetëkatëshe në dalje

të sheshit. Nuk e di se kush arkitekt bëri projektin e saj dhe

kush zyrtar dha leje ndërtimi kaq në disarmoni me mjedisin.

Nuk e di pse e afruan kaq pranë sheshit kur godina përballë

saj është shumë larg dhe në harmoni me të. Ajo godinë kishte

vend për të shkuar disa dhjetëra metra mbrapa. Zbythja e

saj, e domosdoshme edhe sot për urbanistikën e hyrjes në

zemër të Tiranës, nuk duhet të ishte bërë shkas për

shkatërrimin e një ndërtimi, që sado i “shëmtuar” të ishte, do

të zgjidhte një ndër nyjet e hyrjes në Tiranë...

312

Në kapërcyell të dy viteve isha në Shqipëri, isha në Tiranë.

Shkova i malluar...

...U ktheva me një brengë në shpirt.

Do të shkoj prapë, kur të na japin leje në prill, për pashkët...

Do të doja që radhën tjetër të më krijohej mundësia të bëja

një reportazh për vendet ku punohet për ndërtime

termocentralesh, hidrocentralesh, ujësjellësash, rrugësh të reja...

Nuk e kanë fajin gazetarët që nuk e ngjyejnë penën në

bojën e ndërtimit të një Shqipërie tjetër, një Shqipërie

europiane. Na jepni mundësinë, zotërinj politikanë, që ta

tregojmë se sa të zotët jemi ta vemë si tullë të paluejtshme fjalën

tonë në muret e një Shqipërie tjetër.

313

Janar 2007

SHQIPËRIA IME ... JA KU ËSHTË!

Është vargu i një kënge, i një kënge të viteve ’70-të, një

kënge kur “Globi rrotullohet”. “Globi” i jetës së shqiptarit është

rrotulluar. Dhe në “rrotullimin” e tij shqiptari ikanak sheh herë

pas here Shqipërinë, vendin që e la fizikisht, vendin që e do

shpirtërisht. “Shqipëria ime... ja ku është!”, ky varg, i kënduar

në kor, në skenë dhe në sallë, ishte në rezonancën e një

emocioni të përjetuar një ditë marsi. Vlera e tij qëndronte në

faktin se ai ishte inicuar nga rinia studentore...

E kisha përjetuar edhe njëherë emocionin që përcjell

atdhedashuria rinore. E kisha përjetuar kur ata u tubuan për

të festuar dy ngjarjet e mëdha të historisë moderne të Shqipërisë,

28 Nëntorin, Ditën e Flamurit e të Shpalljes së Pavarësisë

Kombëtare dhe 29 Nëntorin, Ditën e Fitores Historike mbi

fashizmin, ditë që e radhiti Shqipërinë midis fitimtarëve të asaj

lufte heroike.

E përjetova edhe sot kur ata i ftuan emigrantët të festojnë

së bashku 7 Marsin, Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin, Ditën

Ndërkombëtare të Grave...

...Tre fëmijë mbajnë në duar tufa me trëndafila të kuq. Me

buzëqeshje e respekt të çiltër ata shkëpusin nga tufa nga një

trëndafil të mbështjellë me celofan dhe ua dhurojnë duke iu

përkulur me respekt grave e vajzave që hyjnë në sallë. Një gjest

që me simbolikën e vet flet më shumë se leksione të tërë të

mbajtur nga lektorë kopetentë.

Anisa dhe Evisi ngjitën në skenë. Janë të emocionuar e fjala

314

çoku u rrëshqet duke e përcjellë emocionin tek të gjithë...

7 Marsi i këtij viti përkon me një përvjetor të plotë, me 120

vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, asaj të Korçës. Ka

arsye që të bëhet një bilanc, të udhëtohet në këtë periudhë të

shkurtër të lëvrimit thellë të një gjuhe nga më të vjetrat në

Ballkan, Evropë e gjetkë. Ka arsye që të pranishmit, midis tyre

shumë mësues e mësuese, të emocionohen tek shohin në ekran

fragmente nga filmi “ Udha e shkronjave” dhe “ Mësonjëtorja”.

E vështirë ka qenë rruga e shkronjave shqipe, me shumë

pengesa. E përpjetë ka qenë rruga e arsimimit të shqiptarëve

që nga Shkolla e Parë Shqipe e deri tek Universiteti i Parë

Shqiptar, ai i Tiranës që këtë vit mbush 50 vjet jetë...

8 Marsi është Festa e Gruas dhe e nënave në të gjithë botën.

Ajo ka hyrë në jetën e gruas shqiptare për të mos dalë më kurrë.

Dhe gruaja, dhe nëna, këtë ditë janë të nderuara...

Anthulla Tili, një këngëtare virtuoze, dje në Shqipëri e sot

në emigracion, e nis albumin e këngëve të saj me “Kujtimet e

studentit”, një këngë që ngjall emocione të ata që e jetuan në

notat e para këtë këngë e që e këndonin rrugëve të jetës.

Ndërkohë që ajo këndon në ekranin e bardhë shfaqet “Bashkimi

Rinor e Studentor shqiptar - ju uron gëzuar 7-8 Marsin “, një

urim ky që përbën boshtin e të gjithë takimit.

Në skenë ngjiten fëmijët. Ndonjë edhe i “paftuar” që

kërkon të cicërijë si zog fjalët e poezisë shqipe. Vijnë edhe të

tjerë. Ndonjë edhe harron ndonjë rresht poetik. Salla e ndihmon

me duartrokitje. Ai merr guxim dhe vazhdon. Përsëri harron

diçka dhe përsëri duartrokitje. Të duket sikur je në një mjedis

familjar, në ato çaste kur prindi i mëson fëmijës të vjershërojë

e ku kthimet prapa e udhëtimet përpara janë të natyrshme...

Këndon Durim Zhupani dhe përshëndet sekretari i parë i

Ambasadës Shqiptare, z. Çuka.

Në podium ngjitet Argjiro Thani, mësuese e vjetër që i

kthen të gjithë të pranishmit nga kolltuqet e sallës në ndenjëset

e drunjëta të bangave të mësimit. Salla nuk pipëtin, a thua se

nuk ka njeri brenda. Salla ëndërron me vështrimin prapa në

315

kohë e hapësirë...

Ajo i fton nënat dhe baballarët, gjyshet dhe gjyshërit që

t’u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe, të flasin, lexojnë dhe

shkruajnë gjuhën e nënës...

Në podium ngjitet Dhimitra Malo, dikur mësuese, kurse

tani një ndër aktivistet më të shquara të gruas në emigracion,

pjesë e Forumit të Gruas Emigrante që ngre zërin për të drejtat

e grave.

Sotir Goxha, emigrant humorist, do t’u ngjiste të

pranishmëve në buzë e në shpirt buzëqeshjen tek përshkruante

jetën dhe punën e gruas në emigracion, hallet dhe privimet e

saj.

Mjalti i takimit ishte një “duet”, një studenteje, tashmë

grua dhe këngëtare e njohur, Anthulla Tili dhe një pedagogu

të Akademisë së Arteve, Sandër Cefa, tashmë emigrant.

Anthulla, duke përcjellë çaste nga koha kur ajo ishte

studente dhe ai pedagog thotë se “Në figurën e profesor Sandrit

unë shikoj tërë ata që na kanë kushtuar dashurinë, mençurinë,

tërë mendimet e tyre” dhe i fton të gjithë që “të mos i harrojmë

këto figura që i kemi kaq të mëdha, t’i kujtojmë e t’i

respektojmë”.

Sandri ulet në piano e tingujt e këngës “Lule borë”, këngë

aq e dashur dhe e përhapur edhe jashtë vendit në vitet ’50-të

bashkohen me zërin e Anthullës e duartrokitjet nuk pushojnë.

Ndërsa Kosta Papa dhe Lubanka Hanxhari, dy

organizatorët e këtij tubimi emocionues ngjiten në podium për

të thënë “fjalët e fundit”, drejtuesi i ndërpret. Studentët

organizatorë që qëndrojnë prapa kuintave i kanë kërkuar

Sandrit dhe Anthullës të këndojë “Lemzën”, atë këngë që

këndohej nën zë e mbi zë në të gjitha mjediset studentore, atë

këngë që Vaçe Zela e madhe e këngës së lehtë shqiptare e pat

kthyer në një hit të nxënësve dhe studentëve. Nuk ka se si salla

të mos ngrihet në këmbë, të këndojë e duartrokasë pianistin

Cefa, këngëtaren Tili, por mbi të gjithë brezin e ri studentor që

nuk i harron rrënjët e veta.

316

Mbyllja vjen natyrshëm, kaq natyrshëm dhe kaq

emocionuese, sa do të ishte befasuese për cilindo regjisor. Vjen

me këngën “Shqipëria ime - ja ku është”, kënduar nga të gjithë.

Vërtet: A nuk ishte kjo “Shqipëria ime... Shqipëria jote...

Shqipëria jonë“, që me aq dashuri, kulturë e dinjitet na e sollën

ato të rinj dhe të reja të Forumit Studentor Shqiptar?

317

UDHËTIM MBI DALLGËT E ISOS LABE

Isoja labe më ngjan me dallgët e detit; dallgë që i ledhaton

flladi i mëngjesit, dallgë që i ngrenë dhe i përplasin stuhitë...

Më ngjan me erën e malit; erë mëngjesore që i bën gjethet

të tundin këmborët e simfonisë së jetës, me furtunë që fshikullon

e gërryen malet...

Më ngjan me re pupëlore në qiell të kaltër; me shtëllunga

të zjarrta shkreptimash e bubullimash që të luajnë vendit...

Dikur, në rininë time, pata dëgjuar se një i huaj kishte hipur

e zënë vend në autobusin e linjës Gjirokastër – Tiranë. Flas për

fundvitet dyzetë e fillim vitet pesëdhjetë. Asokohe rruga kalonte

nëpër kthesat e Salarisë, të përpjetave e tatëpjetave të maleve

të Kurveleshit për të ngrënë drekë në Sevaster apo në Vlorë.

Në autobus, në atë udhëtim të gjatë e të lodhshëm kish qëlluar

të jenë edhe një grup labësh, nga ajo gjini lebrish që, kur bëhen

dy e ia thonë isos, tundin e marrin me vete këdo që kanë pranë.

Isoja kishte nisur në Gjirokastër e kishte sosur në Tiranë. I huaji

që nuk dinte as fjalët dhe as kufijtë e këngëve, kishte thënë:

“Këngë kaq të gjatë nuk kisha dëgjuar kurrë në jetën time...”

Këto m’u kujtuan pikërisht kur autobusi i firmës “Osumi

travel” la Athinën e mori rrugën drejt Shqipërisë, kur isoja

deri në të gdhirë nuk pushoi, kur ajo zgjoi mëngjeset shqiptare

luginës së Drinosit, kur ajo si një pupël zogu u ul e bëri vend

në skenën e Lushnjës për të sjellë e përcjellë dallgët e malit dhe

mallit të emigracionit...

318

MIKPRITJE LUSHNJARE

Alfred Dhamo, drejtor i arsimit, kulturës e sportit në

Bashkinë e Lushnjës ishte i pari zyrtar me të cilin pimë kafen e

mirëseardhjes dhe morëm përgjigje profesionale për atë që

kishim ardhur dhe do të bënim. Muzikant, njeri me horizont

dhe kulturë ai, në pak minuta bisedë shuajti kërshërinë tonë...

...Kjo e nisi bisedën ai, është një veprimtari kombëtare, e

veçantë në llojin e vet, sepse është një veprimtari kombëtare

folklorike tipologjike e valles popullore. Në llojin e vet është e

veçantë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, sepse ka të

bëjë me të gjitha vallet burimore, të pakoreografuara, të

paartistikuara, thjesht, ashtu siç vijnë nga kohët. Hapësira e

veprimtarisë është gjithë Shqipëria, ka të ftuar nga Leçe e Italisë,

të ftuar specialë nga Athina, grup përshëndetës si dhe grupe

nga Mali i Zi, nga Kosova, Maqedonia. Mbase vitin që vjen ne

do të kemi një mundësi tjetër, sepse nuk është se e organizon

Lushnja. Lushnja është vendi organizator, e cila e ka marrë

me status nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike,

d.m.th. nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

dhe me zhvillimin e këtij edicioni të dytë ne marrim statusin e

një aktiviteti kombëtar, mbase mbarëkombëtar ose ballkanik

tradicional, që do të zhvillohet në qytetin e Lushnjës, mbase

me përformanca më të dukshme dhe më të mëdha sesa Festivali

Folklorik i Gjirokastrës. Veprimtaria e Lushnjës është vetëm

valle burimore tipologjike.

Festivali vazhdon tri net e tri ditë rresht...

NJË FTESË NË ZYRËN E KRYEBASHKIAKUT

Alfred Sanxhaku, kryetari i Bashkisë së Lushnjës, atë ditë

ishte më i ngarkuari në punë. Dhe ndër të tjera i duhej edhe të

priste e përcillte shumë njerëz. I miqësuar me ne dhe me grupin

folklorik lab që në takimin e 6 majit në festën tradicionale të

lushnjarëve në emigracion, ai do të gjente kohë që të na priste

319

dhe zyrën e tij për disa minuta do ta mbushnin jo vetëm njerëzit

me kostume labe, por edhe isoja e këngës së pavdekshme labe.

Ndër të tjera ai tha:

...E filluam festivalin vitin e kaluar dhe do ta kemi tash e

tutje vit për vit, mbarëshqiptar e më gjerë, mbarë ballkanik.

Kemi vënë themelin e vlerave shumë serioze. Lushnja ka nxjerrë

vlera të mëdha në fushën e artit dhe të kulturës. Margarita

Xhepa, Vaçe Zela, Hysni Zela, Vath Koreshi... janë krenaria

jonë.

Ju falënderoj që keni ardhur për të marrë pjesë e të bëheni

pjesë e kësaj veprimtarie të madhe.

Kastriot Lekdushi e informoi për formimin dhe

veprimtarinë e grupit, kurse Jovan Mëhilli, drejtues i grupit

falënderoi në emër të tubimeve shqiptare në Athinë.

Pastaj “Kënga labe në mërgim” mbushi zyrën e doli për të

mbushur sheshin ku do të zhvillohej festivali.

T’U RRITTË NDERA GJERGJ LLAQI JANO!

Grupi organizator i festivalit i kishte marrë të gjitha masat

që pjesëmarrësit ta ndjenin veten si në shtëpinë e tyre, të hanin,

pinin dhe të pushonin në mënyrë të denjë. Këtë do ta mësonim

e përjetonim gjatë ditës e natës që ndenjëm.

E veçantë, madje befasuese, për ne ishte pritja që na bëri

sapo vumë këmbën në sheshin në qendër të Lushnjës, Gjergj

Jano, njëri prej vëllezërve të shumtë të shokut tonë të

emigracionit Mihal Janos. Ai nuk na u nda, derisa na ngjiti në

një lokal të madh në qendër të Lushnjës, pronë e Pilo Lalës,

sistemoi përkohësisht në hotel grupin dhe na ftoi për drekë.

Nuk e njihja Gjergjin. Njoh Mihalin. Njihja, madje, ishim

miqësuar shumë me njëri-tjetrin në muajt e parë të ardhjes

sime në Greqi, babain e tyre, Llaqin, që i këndonte zemra për

atdheun dhe i buronte mjaltë goja për shokët dhe miqtë. Kur

iku përfundimisht në Lushnjë, herë pas here më përcillte të

fala nga njëri apo tjetri i njohur i përbashkët, madje me Tajarin

320

më kishte dërguar një shkrim, ku përmendte edhe miqësinë

mes nesh dhe ditët e bukura që kishim kaluar duke biseduar e

gjerbur kafe në qendër të kryeqytetit grek.

Atë ditë u gëzova. Do të gëzohesha më shumë po qe se në

krye të tavolinës do të ishte Llaqi e ai ta ngrinte dollinë e

mirëseardhjes. Ai kishte ikur për të lënë pas djem të mirë e të

respektueshëm, djem që me veprimet e tyre e ngrejë lart nderin

e vet dhe të babait të tyre.

MBRËMJA MAGJIKE E FESTIVALIT

Kur dielli u fsheh pas pyllit të Divjakës dhe humbi pas

dallgëve të Adriatikut, qendra e Lushnjës u përflak nga dritat,

nga projektorët që shikonin skenën e njerëzit që vërshuan me

një harmoni befasuese...

...Një mozaik vallesh, valle burimore nga gurra e

pashtershme e popullit, valle të Veriut e të Jugut, valle të

Shqipërisë mëmë dhe të krahëve të hapur të saj në Ballkan e

botë. Ato ishin “nusja dhe dhëndërri” i dasmës së re lushnjare,

dasmë, e cila tash e tutje do të jetë e përvitshme,

mbarëkombëtare e mbarëshqiptare, madje edhe mbarë

ballkanike dhe evropiane. A nuk flet për këtë pjesëmarrja e

grupeve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia? A nuk e

dëshmon këtë edhe grupi shumë simpatik i Leçes së Italisë që i

foli festivalit italisht?

Hysni Zela do të ishte korifeu i festivalit, për t’u pasuar

nga Liliana Kanina që ka ardhur apostafat nga Greqia, Gëzim

Xhaja, tenori i suksesshëm, që me zërin e tij melodios (O sole

mio) solli notat e skenave të mëdha në Itali dhe në botë, të

filizit më të ri lushnjar Kastro Zisos, që solli këngën moderne

të tij, këngë e njohur në Itali e në shumë vende të botës dhe që

i ngriti peshë jo vetëm të rinjtë e të rejat që mbushnin amfiteatrin

e sajuar veror, por edhe pleqtë.

Kur mbaruan grupet përshëndetëse si dhe grupi lab i

shoqatës “ Vëllazërimi”, i përbërë nga: Niko Curri, Xhezmi

321

Hysenaj,Vojsava Hysa, Vasilika Sakaj, Emro Çela, Kamber

Dajko, Servet Selimi, Lelo Qori dhe Hajredin Çela, grup i cili

drejtohej nga poeti, rapsodi e organizatori i talentuar i këngës

labe Kastriot Lekdushi dhe në skenë dolën burra, djem, vajza

dhe fëmijë (veçanërisht ata të minoritetit grek në Gjirokastër)

dhe e hodhën vallen “burrërishte” ndjeva në shpirt se si

gurgullon uji nga burimi e si merr rrugë vallja nga mali i

krijimtarisë popullore.

DINJITETI I NJË GRUPI KËNGËSH NGA KURBETI

Kur më në fund përfunduan duartrokitjet dhe brohoritjet

për grupin lab dhe në veçanti për dy motrat Sakaj që ditën ta

presin ison e t’i japin rrugë këngës, veçanërisht asaj që lidhej

me bisedën e Valbonës emigrante dhe të nënës së saj të

përvëluar, zgjatëm mikrofonin dhe morëm disa mendime nga

drejtues dhe organizues të këtij evenimenti të madh.

Fatos Tushe, nënkryetar i Bashkisë Lushnje:

“Përfaqësimi i grupit tuaj, i emigrantëve shqiptarë që

punojnë e jetojnë në Greqi ishte një mrekulli dhe la mbresa

tepër të veçanta në këtë festival tipologjik të valles popullore”.

Flamur Shehu, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e

Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kompozitor i njohur:

“Është një eveniment me rëndësi edhe për qytetin e

Lushnjës por edhe për Shqipërinë në veçanti se vijnë atdhetarët

e famshëm që kanë shkuar në Athinë, të cilët kultivojnë edhe

në ditë të vështira të tyre artin shqiptar, folkun shqiptar dhe

këngët e bukura polifonike shqiptare. Ju uroj me gjithë mend

nga zemra dhe besoj se mund ta zgjerojmë edhe më tepër këtë

aktivitet në vitet në vazhdim. Nga Ministria e Turizmit do të

keni mbështetjen totale sipas mundësive që kemi, si dhe

nëpërmjet ambasadës sonë në Greqi”.

Kastriot Lekdushi, rapsod dhe drejtues artistik i grupit lab:

“Ishte një kënaqësi e veçantë. E vërteta është se ne kemi

një detyrim që ia kemi vënë vetes sonë, të vërtetën se kënga

322

nuk është një akt krijimtarie dhe kulture, por është edhe një

misionare, është edhe një përcjellëse e historisë. Ne evidentuam

një fakt të tillë këtë radhë, por e veçanta është se ajo që na dha

më tepër kënaqësi është mikpritja, angazhimi i njerëzve. Ishte

një bum atdhetarizmi si nga pjesëtarët e grupit, po ashtu edhe

nga të angazhuarit me këtë punë. Në mënyrë të veçantë do të

gjej rastin të falënderoj dy shokët tanë emigrantë lushnjarë, të

angazhuar me shoqatat, për zotin Jovan Mëhilli dhe Mihal

Jano. Bile Mihal Janoja ishte një ndër sponsorizuesit kryesorë

si nga Greqia, po ashtu edhe këtu në Lushnjë, ku na pritën

njerëzit e tij. Në një mjedis kaq miqësor dhe kaq dashamirës

kënaqësia nuk mund të përshkruhet. Këtë e plotësuan edhe

anëtarët e grupit të cilët demonstruan profesionalizëm.

Jovan Mëhilli, drejtues i grupit:

“Shpreh kënaqësinë time që komuniteti i emigrantëve

shqiptarë në Greqi u përfaqësua në një festival kombëtar. Ajo

që më gëzon është se ky festival organizohet në qytetin tim ku

unë kam lindur, jam rritur, kam dhënë mundin dhe djersën

dhe nuk e kam harruar dhe nuk e harroj asnjëherë. Më bëhet

qejfi që qyteti im i lindjes pagëzohet me emrin Qyteti i Festivalit

të Valles Tipologjike. Kënaqësia më e madhe është se takova

miq dhe shokë. Gjej rastin të falënderoj kryetarin e bashkisë z.

Albert Sanxhaku, i cili, nëpërmjet ftesës, na dha mundësinë të

vijmë, duke na premtuar se komuniteti shqiptar në Greqi do të

jetë i pranishëm edhe vitet pasardhëse. I faleminderit edhe

gazetës EMIGRANTI, që e ndjek jetën shpirtërore, kulturore,

artistike të emigrantëve jo vetëm atyre qosheve të Omonies,

por edhe në atdheun tonë, në Shqipëri.

Falënderoj mikun tim emigrant Kastriot Lekdushi për

punën shumë cilësore që ka bërë për arritjen e suksesit me

grupin polifonik lab. Ajo që më gëzoi më shumë është

shtrëngimi i duarve dhe thirrjet e qytetarëve që thërrisnin

“bravo, bravo, emigrantëve! “E madhe ishte ajo që na thanë:

“Ju lumtë juve që bëni më shumë se ne këtu në vendin tonë”!

323

Më vonë, kur nata do të kërkonte dritën e ditës, mbasi

hëngrëm, pimë, ia thamë këngës dhe valles në lokalin e madh

të Pilo Lalës në kufirin ndarës mes Lushnjës dhe Kavajës, fjetëm

disa orë të rehatshme, për t’u zgjuar herët e për të marrë rrugën

e kthimit për në Athinë...

324

Lushnjë, 13 qershor 2007

CICËRIMA POETIKE 2006

Nuk e di pse, tek isha ulur në një nga radhët e para të një

auditoriumi në katin e dytë të Veranzeru-1, tek shihja të

ngjiteshin në skenë aktorë profesionistë, debutues të rinj dhe

fëmijë, tek prezantoheshin emrat e përveçëm të poetëve të

njohur e të panjohur, mendimi m’u ndal tek cicërimat e zogjve

në degët e pemëve apo në fluturim…

Në jetë ka poetë që i pezantojnë krijimet e tyre vetë, duke

nxjerrë bashkë me rimimin e vargut edhe rimimin e shpirtit.

Ka të tjerë poetë që rimën e shpirtit e mbajnë brenda, nuk e

nxjerrin jashtë. Ose më mirë me thënë: e nxjerrin për t’ua dhënë

të tjerëve, për ta vënë në gojën e aktorëve që dinë ku t’i gjejnë

krojet e shpirtit të poetit dhe t’u japin njerëzve ujin e burimit

dhe flladin e jetës. Ka pastaj të tjerë poetë që në jetë kanë bërë

rrugë e emër të gjatë e poezia e tyre merret pa e dhënë. Marrësit

në këtë rast kanë meritën se dinë ta kërkojnë muzën poetike

dhe guxojnë ta përcjellin atë, duke shkrirë shpirtin e largët të

poetit me shpirtin e tyre.

Këto “cicërima poetike” i mora nga një konkurs i fjalës

artistike, konkurs që tashmë i ka mbledhur dhe i ka shpërndarë

në katër festivale. Në tre të tjerët nuk kam qenë, në të katërtin

po. Konkursi, tashmë i përvitshëm, organizohet nga shoqata e

mirënjohur në mërgim që mban një emër kuptimplotë:

“Vëllazërimi” dhe “Liter art”. Kësaj radhe organizohej me

rastin e festave të fundvitit dhe të 70 vjetorit të lindjes së

shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

325

Isha nga fillimi në fund. U çlodha. Hoqa paksa nga shpirti

streset e jetës larg dheut të nënës e të babës. Tani, duke medituar

për ato çaste kënaqësie që mora, po u jap paksa nga tingujt e

cicërimave të bilbilave në festival.

Brikena dhe Anastasi, veshur bukur, në një trup të bukur,

me një fytyrë që rrezaton buzëqeshje e një zë që i shkon për

shtat poezisë, hapin siparin duke lundruar në vlerat e fjalës

shqipe, duke i nxjerrë ato në breg e ngjitur maleve e bjeshkëve,

në lugina e mrize zanash.

Gjinovefën, artisten e njohur të teatrit vlonjat, e kam njohur

në një takim krijuesish të Liter Art. Ia pata dëgjuar timbrin e

zërit në një auditor të vogël. Në këtë auditor të madh, me

poezinë e Pirro Lolit në buzë ajo ngrihet lart, duke përcjellë

emocione që nuk harrohen. Armando shkruan për herë të parë.

Dhe del në podium e reciton për herë të parë poezinë “Dua të

njoh pyllin”. Daniela, me një profil poetik e zë melodioz sjell

në auditor ZOGUN e njohur të Naim Frashërit, atë ZOG që

nuk ka njeri që në vitet e para të shkollës të mos e ketë marrë

në gji e të ketë fluturuar bashkë me poetin e madh të Kombit

tonë.

Mina Caushi ka marrë “një grusht dheu” ndër duar. Është

dheu i saj, nga vendi i bukur i shqiponjave, dheu që emocionoi

deri në dënesë autoren tek recitonte, dhe në lot sallën që e

dëgjonte. Xhoana e vogël ka sjellë Jani Durin në një nga krijimet

e tij poetike-humoristike, duke u ngjitur të pranishmëve

humorin në buzë e tingullin e bukur të zërit në shpirt. Ornela,

Makeliana, Vangjelia, Anisa do ta mbushnin sallën me poezi

nga Naimi, Martiko dhe krijues të tjerë që thurën vargje larg

mëmëdheut, në mërgim…

Fatos Vrenoi i jep një tjetër mesazh sallës, mesazhin që

vjen nga kënga dhe muzika, nga vargjet e poetëve mbi

pentagramet ku hypin dhe zbresin tingujt magjepës.

Ismet Zusi, aktor profesionist, e ngre sallën në këmbë, e

ngjit shpirtin shqiptar atje ku nuk ka më ngjitje, në majën e

mallit dhe të dashurisë për mëmëdheun. Në zërin e tij vjen si

326

kushtrim Pashko Vasa me poezinë hymn “ O Moj Shqypni…”

Maks Roshi, nëpërmjet poezisë së Nase Janit sjellë në sallë

genin e artit shqiptar, atë lloj geni që i lindur përcillet brez pas

brezi, genin e gjyshit të tij të madhit, Kadri Roshi…

Sotiri, mësues letërsie, na sjell Beratin një nga krijimet e tij

të përmbledhjes në 6 vëllime , poezinë “Poeti dhe rinia”. Sotir

Goxhaj apo siç njihet në poezinë e tij humoristike Tiro Tërbaçi,

përcjell me humor poezinë “Elegjia ime”, jetën në emigracion,

marrëdhëniet e emigrantit me afendikojt, kurse Festim Zaçe

sjell “Këngë dhe vaje” nga Spiro Gjikondi. Seferina Serani e

njohur përmes krijimeve të saj në fushën e fotografisë ka

zgjedhë lirikun Ali Asllani, në një nga perlat e tij “Zonja Lu”,

ashtu siç e ka recituar në fëmijërinë e saj.

Është një elegji, “Larg syve të mi”, që Dodona Qose e

këndon ose më mirë ta themi e vajton.

Nga fundi, por jo në fund, në podium ngjitet një çift i

moshuar; Xheni dhe Babi. Kanë ardhë nga New Yorku dhe

Babi nuk mund të mos e thotë atë ç’ka në zemër, me një shqipe

me theksin e kontinentit e Kontinent të Madh.

Xhoana, Anisa, Mina do të marrin në përfundim “Diploma

nderi”. Festim Zaçe do të marrë çmimin e tretë, Markeliana

Pinderi çmimin e dytë, Daniela Hoxha çmimin e parë, kurse

Kupën e Festivalit të Katërt të Fjalës Artistike e meritoi vogëlushi

Maks Roshi.

Një e dielë mbresëlënëse, shpirtngritëse ajo e 10 dhjetorit

2006 në Athinë…

327

JU LUTEM, KTHEMNI NË TOKËN TIME…

Jemi njohur nëpërmjet fax-it apo fax-eve që nuk m’i ndan.

Shkruan bukur, me ndjenjë, me zjarr, me shpirt. Në rreshtat e

prozës dhe poezisë së tij është vështirë të gjesh vend për

redaktim. Edhe shqipen, edhe frazën e tjerr bukur…

…Një ditë trokiti në derë dhe hyri një njeri me një pako në

dorë. Shqiptoi emrin tim dhe, pasi i treguan tavolinën ku rrija,

më zgjati një letër. “Firmos këtu”, - më tha dhe me dorën tjetër

më zgjati një zarf të fryrë, në të cilin ndër të tjera dallohej

embleme e shërbimit “Kurier” dhe një pullë pagese prej 12

eurosh… Shkarravita emrin tim dhe i befasuar grisa nga njeri

krah zarfin…

Ishte një libër. Mbi një fotografi, ku një mal i lartë përziente

retë ishte shkruar “Labirinthi i ndjenjave” dhe sipër tij, Eduart

Ymeri…

Në mes të librit në një letër të vogël shkruhej: “Do desha të

vija… por nuk mundem. Do dëshiroja shumë, por siç e di, jam

larg dhe me fëmijë të vogël… Një dhuratë për ju … miku im.

Lexoje librin, kritikoje dhe pres mendimin tënd. “Labirinthi i

zemrave” është libri im i parë. Në fund të vitit del nga botimi

“Realiteti në vargje”, sigurisht në poezi…”

Më befasoi sinqeriteti i tij, veçanërisht ato dy fjalë: “Lexoje

dhe kritikoje…” Unë nuk jam kritik letrar dhe e kam vështirë

ta “kritikoj” një vepër letrare. Jam gazetar dhe, si i tillë, më

bëri përshtypje fjala e sinqertë e këtij njeriu dhe poeti të ri që

fidanin e krijimtarisë së vet e do që të rritet i shëndetshëm, të

328

zgjasë drejt qiellit filizat e të çelë lule e lidhë fryte. Ky për mua

është një hap i mirë, një shëtitje në kopshtin e bukur të poezisë.

Këtë hap e hedhin ata njerëz që krijimtarinë e tyre e duan të

rritet e t’u ngjitet maleve të thepisura për të arritur majat.

Nuk e di nga e morën frymëzimin prindërit për t’i vënë

birit të tyre, më 3 shkurt të vitit 1977 emrin EDUART.

Shumëkush do ta përcillte imagjinatën tek mbretërit anglezë

të mesjetës. Unë, nisur nga zëvëndësimi i germës D me T do të

ulesha e hulumtoja me fjalët e bukura të shqipes, me foljen

“me dashtë” (dua, e dua) dhe emrin “art”. Bashkimi i të dy

fjalëve formon emrin EDUART.

Nuk do të kisha hyrë në këtë analizë fjalësh në qoftë se, në

koperinën e fundit, poshtë fotografisë së tij ku një jetëshkrim i

shkurtër na njeh me Eduartin, të mos më mbërthenin shpirtin

shtatë vargje të një poezie, vargje të llojit naimian.

Ku shkoj?

Nga ç’vend vij?

Kush më solli në tokë të huaj?

Ju lutem, kthemni… kthemni…

Se po tretem si dëbora.

Ju lutem,

Më ktheni në tokën time…

Nuk i thotë një gjashtëdhjetepesë vjeçar si unë, një njeri që

kur ka ikur ka lënë në truallin e jetës rrënjë që e lidhin ditë e

natë me vendlindjen. I thotë një i ri, një njëzet e nëntë vjeçar,

një njeri që punon dhe jeton në një ishull të largët të Egjeut,

një baba që ka rrok përqafe një kërthi të jetës së tij, një rrënjë,

një filiz, një lis të së ardhmes…

Në të kundërtën e botimeve të sotme, ku shkrimtarët e

poetët kërkojnë piktorë e disenjatorë për kopertinat e librave

të tyre, ai, me një shkrepje aparati ka marrë me vete dhe ka

sjellë mes ujërave të kaltra të Egjeut “ishullin” e jetës dhe

ëndrrave të tij, malin e Nemërçkës. Mbi këtë “ishull” punon,

329

në këtë “ishull” jeton, këtij “ishulli” i këndon…

Kohë të shkuara, kur isha student, në pranverë të vitit

1962, më pat qëlluar që Nemërçkën e Dhëmbelin t’i kundroja

nga ana e Pogonit e Zagorisë, të prehesha nën rrepet e Sheperit

e të përjetoja të vërtetat e poezisë së Çajupit. I kam kundruar

edhe nga Këlcyra, Përmeti e Çarshova. Janë kala të natyrës që

lindin frymëzim për poezi.

Strëmbecin nuk e di ku është, nuk e di nëse është vendlindja

apo vendorigjina e Eduartit. Di vetëm një gjë: Ai i këndon

Strëmbecit me një dashuri e pasion të madh.

“Lajmëtari i emigrantit” ashtu si edhe “Toka e të huajve”

janë poezitë më të ndjera dhe të arrira në vëllimin poetik të

Eduartit:

O zogjtë fluturakë

Ku qiellin përshkoni,

T’ju pyes për Shqipërinë,

Por me lajme të hidhura

Ju lutem, mos më lëndoni.

O qelizat e shpirtit,

Ku retë arrini

Nga emigranti,

Keni një porosi

Dhe ju pyet:

A jetohet në Shqipëri?!

Për Eduart Ymerin “S’ka kënaqësi më të madhe se libri”.

Ai atë e lind, e torturon dhe e kënaq. Ai është ëmbëlsirë e

ditëve të tij, helm i përgatitur që po e vdes pak nga pak, reshje

shiu që ujit trupin e tij, dhurues gjaku në vena të boshatisura,

anije kozmike në udhëtime fantastike. Ai është prindi i tij i

dashur që e përgjon para dijes dhe që ai i lutet të mos e largojë

nga familja e tij e madhe. Ai i vikat librit – prind:

330

Më bind realiteti yt

Prind më dëgjo

Jam shkronjë e alfabetit tënd

Prindi im duhet të më thuash,

Sepse jam fëmija yt i bërë pis në plehrat e…

Por për Eduartin nuk është “prind” vetëm libri, është edhe

gazeta. Në një letër që më dërgonte para disa ditësh ai më

shkruante:

“Leximi për mua nuk është kalim kohe. Ka shumë mënyra

për të kaluar kohën. Koha nuk kalon duke lexuar, por duke

luajtur futboll, shah, duke shetitur. Në qoftëse lexohet pa

shënime, unë prapë mund ta quaj argëtim.

Marrim një shembull: Si veproj unë me leximin e gazetës?

Gazetën, pasi e marr, ulemi në sotolin e parkut me disa

shokë dhe kuvendojmë në përgjithësi rreth saj. Pyetje e përgjigje

dialoguese ndikojnë më së miri në vërtetësinë e kuptimit të

kapitullit. Gazeta shfletohet deri në faqen e fundit. Mbyllja dhe

palosja e gazetës kryhet me kënaqësi dhe aspak me veprim të

rëndomtë. Ndahem dhe marr rrugën kryesore ku kalon përmes

Paqirasë, qendrës së Parosit, ku të çon tek shtëpia ime brenda

disa minutave. Hap derën e shtëpisë, futem, puth fëmijën, ulem

në tavolinën mikpritëse, marr silolapsin në duar. Kur marr

stilolapsin në duar, e përsëris, unë atëhere lexoj.

Gazeta shfletohet faqe më faqe duke mbajtur shënime.

Mbasi e lexoj të gjithë gazetën, çdo faqe e vendos tek dosja me

emër…P.sh. faqen ku flet për politikën e vendos tek dosja e

politikës, atë të letërsis tek dosja e letërsisë, atë të ekonomisë

tek dosja e ekonomisë, atë të emigracionit tek dosja e

emigracionit...Në këtë mënyrë mbledh të gjithë

dokumentacionin në një “enciklopedi” të vetme. Sipas këtij

veprimi gazeta nuk flaket, siç po mbushen sot kutitë e plehrave.

Ajo mbetet e arkivuar në dosje, në raftet e mija, në mendjen

time.

331

Një ditë shoku im Izguru nga Shkodra erdhi në shtëpinë

time. E pëlqej si njeri, sepse ka vetëm një fytyrë… Kur pa arkivin

e stolisur në rafte m’u lut t’ia jepja ta lexonte. Vërtet i mungonte,

sepse ai tani kishte ardhur. Ia dhashë, por me zemër të ngrirë

se mos më humbte ndonjë faqe…

Me Eduartin, që punon e jeton në ishullin e Parosit, vetëm

një herë kam biseduar në telefon. Nuk ia di numrin, ndaj nuk

e mora më 3 shkurt për t’i uruar 29 vjetorin e lindjes. Deri në 3

shkurtin e vitit 2007, në përvjetorin e 30-të të lindjes, besoj se

do të jemi takuar e do ta kemi pirë një kafe e një gotë raki

Përmeti me urimin “Edhe njëqind vjet jetë e poezi Eduart

Ymeri!“

332

3 shkurt 2006

KALI I LEGJENDËS NIS FLUTURIMIN

Meditim

Kur lind një fëmijë, gëzohen të gjithë, luajnë nga vendi

edhe trarët e shtëpisë, siç thonë. Në jetën e njeriut ky është

momenti më i gëzuar, më i dëshiruar. Një vajzë bëhet grua,

bëhet nënë. Një djalë bëhet burrë, bëhet baba...

Vaçe Zela, e madhja, e paarritshmja e këngës së lehtë

shqiptare, kur i lindi vajza, një vit pas “martesës” me festivalin

e parë të këngës në radiotelevizion, doli në skenën e festivalit

të dytë me thirrjen: “O miqtë e mi! Më lindi një fëmijë...”, thirrje

që u bë hymn për nënat, të cilat e këndonin me zë apo në

surdinë sa herë ndjenin vikamën e të porsalindurit...

Në Athinë, në verën e vitit 2006 “lindi një fëmijë”. Babai,

Grigor Jovani, i vuri emrin Pegas. E mori atë nga legjendat po

aq greke, sa edhe shqiptare, nga legjenda e Kalit Fluturues.

Dikush, në një tubim modest njerëzish i bëri vërejtje për emrin.

E kishte fjalën se do të ishte mirë t’i kishte gjetur një emër që të

flasë shqip. Unë nuk jam dakord me të. Cili emër flet më shqip

se sa emri PE – GAS? Pse këtë fjalë nuk e zbërthejmë me

rregullat e shqipes së lashtë dhe të shqipes së sotme? A nuk

është diçka madhështore të shohësh një kalë që fluturon dhe

t’i thuash vetes PE-GAS?

Në Athinë, në verën e vitit 2006 (nuk ka datë të caktuar, çka

e afron me legjendat), doli në qarkullim një revistë, lindi “një

fëmijë”, mbarsur nga muza poetike, doli në qarkullim një revistë.

333

“Letërsia dhe artet, një mënyrë tjetër për të thënë të

vërtetën” është nëntitulli i numrit të parë cituar sipas

E.G.Avlerer. Botues është Grigor Jovani, i njohur si shkrimtar

e poet, por mbi të gjitha i njohur për dëshirën dhe këmbënguljen

e tij për të arrirë një gjë që e di se e duan të gjithë.

“Angazhimit tim, të gjithëkohshëm në fushën e letrave, e

nis rrëfimin ai, bashkëpunimit të kahershëm me organet e

shtypit, ngjante se i mungonte diçka, si shtëpive tona në

fshatrat e vendlindjes, që edhe pse burimet ndodh që të mos i

kenë dhe kaq larg, pa puset e oborreve të tyre, duket se diçka u

mungon. Pastaj, organet e tjera, sado të dashura janë, ngjajnë,

megjithatë, si shtëpitë me qira. Duhet të pyesësh pronarin për

të ngulur qoftë edhe një gozhdë...

Kështu, vendosa të ngre një “shtëpi” të re, me pus në oborr,

ku të shuaja etjen e frymëzimeve të mia dhe të miqve.

E bëra publike këtë dëshirë, në ato mbledhjet e zakonshme

të të dielave nëpër shoqëritë tona letrare të Athinës. Ua rrëfeva

ëndrrën e “shtëpisë së re” edhe miqve të letrave, në Atdhe dhe

anekënd diasporës. Dhe ndodhi ajo që s’më shkonte kurrë në

mend. Menjëherë, thua se e kishin marrë të tjerët këtë vendim

e jo unë, u mbush posta ime elektronike me krijimet e tyre më

të fundit...

E kuptova, ndërkaq, se ç’bela kisha vënë mbi kokë. Kjo

revistë u bë preokupimi kryesor i jetës sime. Aq sa edhe ime

shoqe, përkundrejt këtij përkushtimi të pazakontë, filloi të bëjë

njërin sy qorr, thuajse nuk e vinte re ngujimin tim të përditshëm,

muaj me radhë. Kurse ime bijë, filloi të më vinte në lojë:

“Lëreni, ai tashmë po lind një fëmijë...”

Dhe ja ku lindi...

“Pegasi” tani ka hapur flatrat e tij mitologjike dhe ka filluar

të fluturojë. Po ç’ndjej: Agoni, shpresë, frikë?

“Kurrkush nuk niset për t’u mbytur në det/ por, për të

kaluar detin...” më shkruajti një vjershë nga ana e tejme e

Atlantikut, për të më dhënë zemër gjatë udhëtimit të parë,

Kolec Traboini...”

334

Ishte ky meditimi i Grigor Jovanit në numrin e parë të

Pegas-it, meditim që pasohet me një strofë sa të arrirë

artistikisht, aq edhe domethënëse:

“Do ta shes këtë kalë.

Nuk ia dal.

Kaq për ushqim...

Kaq për patkoj...

Por prit,

Kush do të më mbartë

Në qiejt lartë,

Kur fluturoj?

S’kam ç’bëj,

do ta mbaj

Le të kushtoj...”

Revista ka në gjirin e saj të gjerë poezi, tregime, ese,

reportazhe, letërsi të huaj, komente, teatër dhe kinematografi...

një gamë të gjerë krijimesh nga të vjetër e të rinj të letërsisë dhe

arteve në Greqi, por edhe nga një hapësirë e gjerë gjeografike

mbarëkontinentale.

...Në Athinë, në verën e vitit 2006, lindi një fëmijë. Ai ka

një emër të moçëm mitologjik, që lidhet me gazin dhe harenë e

njerëzve që shikojnë si fluturohet drejt qiejve, drejt horizonteve

të reja.

Në Athinë, në verën e vitit 2006, emigrantëve iu shtua një

dritare nga ku mund të shohin si lind dielli i shqipes, si fluturon

dhe ulet në pezulin e dritares së shtëpisë me qira, shtëpi

gjithësesi ku flitet shqip, lexohet shqip dhe këndohet shqip.

Urime Grigor Jovani!

335

KU T’I KËRKOJ RRËNJËT

E TUA SHQIPËRI?

Nuk e di nëse poeti ynë i madh do ta niste përsëri kështu

poemën e tij! Por një gjë e di, ashtu siç e dinë të gjithë shqiptarët,

rrënjët e Shqipërisë i gjen në çdo cep të botës, në çdo vend.

Nuk e di nëse ka një vend në botë, një vend të vogël me më

pak se tridhjetë mijë kilometra katrorë, një popull të vogël disa

milionësh, që të ketë kaq rrënjë të shpërndara, në kohë dhe

hapësirë…

Hulumtime të sipërfaqshme të historianëve të botës kanë

folur e flasin për etruskë që flisnin shqip, për skocezë që e kanë

origjinën prej albanëve të lashtë, për Albanë në Ukrainë dhe

në Gjeorgji, që edhe sot nuk e kanë humbur gjuhën e

stërgjyshërve të tyre të lashtë, për arvanitë, arbreshë …

Këto le t’ua lemë historianëve, të huajve, por veçanërisht

shqiptarëve, që sot kanë dije, kulturë dhe mundësi për të

peshuar mirë historinë…

Le të ndalemi në kohën tonë, në ditët tona për të shkruar

një faqe të vogël me fjalë, me shifra, me fotografi…

Një anketë e Institutit të Statistikës, i vetmi institucion serioz

dhe i besueshëm në këtë kohë kur fjalët dhe shifrat janë bërë si

fara e hithrës që fluturojnë dhe bien vend e pa vend, na jep një

pasqyrë të emigracionit shqiptar sot. Anketa është e bazuar në

intervistat me familjet dhe të afërmit e emigrantëve.

Sipas studimit, 54.7 për qind e emigrantëve janë vendosur

në Greqi, 30.8 për qind janë vendosur në Itali, 4.1 për qind në

336

SHBA, 3.9 për qind në Gjermani, 1.1 për qind në Zvicër, 0.9

për qind në Francë dhe 4.5 për qind në vendet e tjera të Evropës,

Azisë, Amerikës, Afrikës, Australisë.

Po si janë shpërndarë emigrantët sipas gjinisë? Beqarë janë

49.4 përqind e meshkujve dhe 12.4 për qind e femrave. Të

martuar janë 50.2 për qind e meshkujve dhe 86.2 për qind e

femrave. Të ndarë janë 0.3 për qind e meshkujve dhe 1.1 për

qind e femrave. Të ve janë 0.1 për qind e meshkujve dhe 0.4

për qind e femrave.

Karakteristikë e emigracionit shqiptar është emigrimi i

moshave të reja, ku peshën më të madhe specifike e zë

grupmosha 20-24 vjeçare, ndërsa për femrat grupmosha 30-

34 vjeçare. Mosha mesatare e emigrantëve rezulton të jetë 30.6

vjeç për meshkujt dhe 32 vjeç për femrat.

Karakteristikë e emigracionit shqiptar në botë është niveli

relativisht i lartë arsimor. Në këtë zë nuk jepen shifra. Nga një

anketë që m’u dha mundësia të zhvilloj me 56 emigrantë nga

zona të thella fshatare të Shqipërisë në një fshat të Volosit,

mësova se 28 ishin me arsim të mesëm, 26 me arsim tetëvjeçar

dhe dy me arsim të mesëm të pambaruar, me një mesatare të

përgjithshme prej 10 viteve arsimim.

Nga institucionet greke, të cilët kanë në dorë regjistrimet e

emigrantëve, ende nuk kemi një statistikë të plotë për treguesit

demografikë, arsimorë e profesionalë të emigrantëve. Një

publikim i fundit i dy universiteteve në zë vendas, universitetit

të Patrës dhe atij të Janinës, del se bujqësia greke mbahet në

këmbë në sajë të djersës së emigrantëve dhe në veçanti të

emigrantëve shqiptarë...

337

NJË MESAZH PËR “KUKSIANIN E RI”

Një pyetje që shpreh një brengë, një shqetësim. Është i ri,

vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç. Tetë muaj më parë ka ardhur nga

larg, nga ato male ku tash janë mbuluar me borë e akull, nga

ai truall ku vetëm muajt e verës mund të lidhesh me punën.

Me punën në ato qindra metro tokë për frymë që u ndanë sipas

“ligjit të vendit”. Me punën me delen rudë në ato kullota e ato

vende që do t’i kishte lakmi çdo vend për turizëm veror e për

turizëm dimëror, për gara me kuaj verës e sllallome gjigante

skijimi për dimër…

Ai i ka lënë të gjitha këto ose më saktë koha e detyroi që t’i

lërë, të ikë prej atje natën, se natën koka prapa nuk të krijon

asnjë mundësi të shohësh atë që le dhe atë që qan me lot të

nxehtë, po aq të nxehtë sa lotët e tu.

Ai është i ri, vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç. Me siguri ka

kaluar maleve, aleatët e përjetshëm të tij dhe të brezave

paraardhës. Me siguri ka prapa gojë për të ushqyer. Është bërë

“baba” pa u bërë dhëndërr. Në pyetjen e tij ka brengë, shumë

brengë… Ka lutje, shumë lutje…

Lexojeni: “Jam një djalë nga Kukësi. Kam 8 muaj këtu në

Greqi, në Santorini. A mund të më thoni si mund të rregulloj

letrat? Pasaportën e kam. Jam 19 vjeç. Pres përgjigje.

6931807133“.

Kush mund t’i japë përgjigje atij djali të ri? Kush mund

t’ia zgjidhë hallin dhe t’i kthejë në buzë buzëqeshjen e moshës?

Do të desha që të jem unë, meqë m’u drejua drejpërdrejt me

338

një pyetje, me një lutje. Nuk mundem. Projektligji i ri, shtesë,

miratuar nga Këshilli Qeveritar, por që nuk është ende ligj,

nuk ka kaluar në parlament (dhe nuk dihet kur do të kalojë),

thotë që në rreshtat e nenet e veta (për kuksianin e ri dhe

“kuksianët” nga e gjithë Shqipëria) ka vetëm një kusht:

Paraqitjen e një dokumenti që vërteton se ke qenë në Greqi

deri më 31 dhjetor 2004. A e ka kuksiani i ri (dhe “kuksianët”

e tjerë të rinj) një dokument të tillë? Me siguri jo. Nuk është i

vetëm. Janë me dhjetëra mijëra si ai, që edhe pas miratimit të

ligjit shtesë nuk do të mund të bëjnë asnjë hap përpara drejt

legalizimit…

Ai, si individ, me siguri, po të gjejë një avokat të “mirë”,

po t’ia mbushë mirë xhepin mund të bëhet edhe “vorio-epirot“,

mund të marrë kartën e homogjenit, mund të aplikojë edhe

për nënshtetësi greke dhe me siguri një ditë mund edhe ta

marrë. Nuk është i pari. Dhe as i fundit. Thashë si “individ”,

nuk thashë si “grup”. Dhe nuk mund të them as sot dhe

asnjëherë….

…E kishim dëgjuar shprehjen “në kalendat greke“, kuptimi

i të cilës është “KURRË“. Tani po e jetojmë. Mos të rëntë në

hise që të hysh në vorbullën e saj. Megjithëse është e pamundur

që të të mos rrëmbejë shtjellimi që krijon ajo për emigrantët.

Më fal Kuksiani im i Ri, komshiu im gjeografik, që ta ngriva

shpresën që kishe kur vendose të më dërgoje atë mesazh.

“Megjithatë (thoshte Xhordano Brunoja) Bota rrotullohet”. Le

të shpresojmë që politika e vendit tonë t’i lërë mënjanë cicmicet

e mëritë e do të na ngrejë kokën për të vështruar drejt Evropës,

për të qenë pjesë organike e saj, ashtu siç jemi pjesë gjeografike.

Atëhere (dhe vetëm atëherë), problemi yt dhe problemet tona

nuk do t’i shtyjë dot askush në “kalendat greke“.

P.S. Kërkova në internet dhe gjeta disa fotografi të Kukësit.

Prej tyre zgjodha njërën, atë që fikson liqenin e bukur, kodrat

e malet me dëborë. I bukur është Atdheu ynë...

339

KËNGA EUROPIANE DHE

ATDHETARIZMI SHQIPTAR

Kënga shqiptare, kënduar nga Frederiku dhe Aida, një

baladë drithëruese, në një interpretim brilant, nuk kaloi në

natën e dytë të festivalit europian të këngës...

Mund të mos kalonte nisur nga fakti se gara ishte e fortë

dhe këngët ishin të bukura. Por mund e duhet të kalonte në

qoftë se në anën e pasme të garës do të ishin shqiptarët dhe

atdhetarizmi shqiptar. Këtë e them se si është ndërtuar dhe si

veprohet për vlerësimin e këngës europiane, gjeoetniciteti është

primar. Kush e ndoqi natën e parë të festivalit, zarfet që u

hapën pas votimeve, nuk mund të mos konstatonte faktin se

në natën e dytë do të kalonin këngët e vendeve në kufi me

njëri-tjetrin, këngët sllave.

A mundej Shqipëria, që me të njëjtin çelës të hapte derën e

“natës së dytë”, madje edhe të qëndronte brenda kornizës së

saj?

Përvoja e këtyre pak viteve tregon se mundej.

Në të parin takim mbarëeuropian të këngës ne u

prezantuam me një vajzë të re, të panjohur e pa përvojë në

skenën kombëtare e jo më në atë ndërkombëtare. Konkurruam

me Anjeza Shahinin e dalë nga “Ethet e të premtes mbrëma”

me “Imazhi ynë”.

Anjezës dhe këngës shqiptare asokohe iu bë një publicitet

i madh, brenda dhe jashtë vendit, me radio e televizion, me

takime njëri me tjetrin e me një tifozllëk do të thoja atdhetar të

340

paparë deri atëherë. Shqipëria, me hapjen e viteve ’90-të kishte

dhe ka një “armë” që e çon në fitore, ashtu si në vendet

europiane e ka edhe Turqia. A nuk e vutë re që vende të tilla si

Gjermania, Franca, Austria etj., i dhanë Turqisë pikë

maksimale? Mos vallë ato pikë ia dhanë francezët e Sarkozisë

që nuk e duan Turqinë në Europë apo katolikët gjermanë,

austriakë etj? Jo. Atë ia dhanë milionat e turqve, që megjithëse

numërohen deri në brez të tretë e të katërt emigracioni, përsëri

kanë ngelur të dashuruar të përjetshëm me vendin e tyre.

A mund të bëhej kjo edhe me mërgatën shqiptare me të

drejtë vote pothuajse në të gjitha vendet europiane

pjesëmarrëse në festival?

Them se po, në qoftë se shqiptarët në emigracion dhe në

trojet e tyre shekullore në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë do

të ishin ftuar në votim.

A është bërë kjo? Këtu fle lepuri. Shqiptarët në emigracion

dhe në trojet e tyre mund të them se nuk e dinin as datën dhe

as se si duhet të shprehnin atdhetarizmin e tyre nëpërmjet votës

së lirë nëpërmjet valëve satelitore.

Përsëri kthehemi pak vite pas, atëherë kur për herë të parë

u ngjitëm në skenën e eurokëngës. Asokohe në valët satelitore

ishte vetëm një televizion shqiptar, RTSH. Ata që hynin në

këto valë nuk kishte se si të mos familjarizoheshin me këngën

shqiptare, nuk kishte se si të mos dinin datën e shfaqjes dhe

rregullat e votimit. Propaganda për këngën tonë mund të themi

se asokohe ishte në kulm të saj.

Kthehemi në ditët e sotme, ditët që futen në kornizën fund

dhjetori 2006 dhe fillim maji 2007.

Zgjedhjen e këngës për eurosong e bën radiotelevizioni

publik shqiptar nëpërmjet festivalit tradicional të fundvitit,

festivalit të këngës së muzikës së lehtë shqiptare, siç quhet. Kjo

formë zgjedhjeje, kjo “pronësi” e fut këngën shqiptare në

kornizë për të mos thënë në kasafortë. Meqenëse

Radiotelevizioni Publik Shqiptar, për shkak të konkurrencës

dhe ngushtësisë së programeve, madje edhe të orëve (është i

341

vetmi radiotelevizion satelitor shqiptar që nuk punon 24 orë)

është gjithnjë e më pak i shikueshëm edhe kënga do të jetë

gjithnjë e më pak e shkueshme. Kush e ndoqi festivalin europian

nëpërmjet RTSH-së nuk mund të befasohej kur edhe pas

përfundimit të votimit në spotin publicitar bëhej thirrje për të

votuar për këngën shqiptare (!) Madje kjo thirrje bëhej jo vetëm

atë natë, por edhe të nesërmen kur u bë ritransmetimi i natës

së parë të festivalit (!)

Thyerja e kornizës së “Këngës së RTSH-së”, zgjedhja e saj

nga një hapësirë e madhe festivalesh e këngësh do ta bënte

këngën shqiptare më popullore, më të njohur.

Nga ana tjetër, paraqitja “natë e ditë” e këngës shqiptare

jo vetëm nëpërmjet televizioneve të shumtë satelitore në

Shqipëri, por edhe nga stacionet lokale në Maqedoni, Kosovë,

Mal të Zi e gjetkë, do të zgjonte krenarinë kombëtare për ta

ndjekur dhe votuar atë.

A është bërë një gjë e tillë? Unë them me plot bindje se jo.

Kënga jonë është konceptuar si pronë e RTSH, si vlerë e tij dhe

jo si pronë, si vlerë kombëtare. Këtë e them se stacionet

satelitore shqiptare, duke filluar nga më i shikuari, ai Top-

Channel, lajmin e mos kalimit e dhanë me figurë disa

sekondëshe. Në asnjë televizion satelitor shqiptar, kënga që

prezantoi Shqipërinë në Eurovizion, nuk është transmetuar e

plotë. Shikuar në këtë kënd, këngës shqiptare i mungoi ajo që

përbën thelbin e saj, atdhetarizmi. Media shqiptare, ajo e

shkruar, e dëgjuar apo e shikuar, nuk shfaqi asnjë shenjë

atdhetarizmi dhe përgjegjësie atdhetare.

Këngës shqiptare në festivalin europian i mungoi edhe

dëshira e drejtuesve të radiotelevizionit për ta propaganduar

atë jashtë kufijve të Shqipërisë, për ta sjellë midis emigrantëve

të etur pas këngës e muzikës shqiptare, midis emigrantëve në

Greqi, Austri, Gjermani, Zvicër, Holandë, Francë, Angli, Spanjë

dhe në vende të tjera ku mërgata shqipfolëse ka peshën e

miliona shqiptarëve nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali

i Zi etj. Në Greqi nuk ka javë që të mos vijnë grupe këngëtarësh

342

e humoristësh, grupe që sponsorizohen nga shqiptarët

emigrantë. Pse mos vinte në Greqi edhe kënga që do të

përfaqësonte vendin tonë në Europë? Pse mos shkonte ajo në

të gjithë Europën?

I ndoqa Frederikun dhe të shoqen si dhe muzikantin dhe

poetin natën finale të festivalit në një bisedë në studion e RTSH

disa minuta para fillimit. U befasova dhe pyeta veten: “Vërtet

kaq të varfër qenkemi, sa këtyre katër njerëzve që përfaqësuan

Shqipërinë t’u mohohej prania në natën finale të një festivali

të madh europian?”

Pyeta... dhe, pasi u mendova, m’u kujtua që kryeministri

ynë i nderuar ka të depozituar në llogarinë e vet bankare pak

më shumë se një euro dhe pak më pak se dy euro...

Vërtet të varfër jemi... Jo për para... Por për mend.

343

DY NDODHI – LARG, NË KOHË

E HAPËSIRË

1. Kthimi i ikanakut

Këtë ngjarje e kam dëgjuar në odën dibrane, në atë institucion

popullor që e kanë quajtur “Universiteti i Dibrës” e ku janë

shkolluar “pa laps e pa fletore“ breza të tërë. Nuk e mbaj mend se

ku e kam dëgjuar për herë të parë. Mundet në kullat e Dy Zalleve

të Kalisit, njëri që lidhet administrativisht me Sllovën e me Ujë e

M’ujën e Dibrës dhe tjetri që lidhet me Kalisin e Lumën e Kukësit.

Mundet në Dardhë e në Reç. Mundet në Çidhën apo Lurë. Nuk

ka rëndësi se ku e kam dëgjuar dhe sa herë e kam bluar, sa fort e

kam ngjeshur kutellen në thesin e kujtesës...

...Dy burra, të një moshe e të një gjaku, që nuk i ndante as

arusha e malit, të dy të martuar e me fëmijë, të dy me nënë e

me babë, një ditë, duke luajtur me njëri-tjetrin u shpërthen

pushka dhe njëri bie përtokë, siç bie filizi i njomë nga kosa e

kostarit. Në fshat shpërtheu gjëma. Qanë të gjithë, por më

shumë lot e dhimbje pati në sytë dhe shpirtin e shokut. Zakoni

i vendit e donte që, ani se vrasja kishte ndodhur me pahir,

midis dy familjeve të hynte në mes gjaku...

Mbrëmjen e asaj nate që u bë varrimi, shoku i vu drynin

shtëpisë, mori grue e fëmijë, nanë e babë, ngarkoi disa plaçka

në kalë dhe mori rrugën në tokë të huaj.

Tregimtarët nuk e tregojnë vendin ku u ngul, nuk thonë

nëse ishte larg “nëntë male kaptuar”, si në legjendën e

344

Konstandinit dhe Doruntinës. Thonë se atje ku u vendos toka

ishte e begatë, delet pillnin dy herë në vit e falë duarve të tyre

punëtore ekonomia rritej dita-ditës. Punonin, ani se e shihnin

se të huajt u rrinin ftohtë, ani se zakonet nuk putheshin me

njëri-tjetrin e hyrje daljet ishin të akullta...

Kaluan shumë vite. Në fillim i vdiq babai. Komshinjtë i

erdhën në varrim, por nuk i erdhën në shtëpi as atë ditë në

mbrëmje dhe as në ditët e tjera. E mbylli fort në zemër dhimbjen

dhe vazhdoi të punonte tokën e të mbarshtonte blegtorinë.

Një ditë i vdiq nëna. E njëjta gjë. Përsëri komshinjtë i

erdhën në varrim. Dhe aq. Përsëri i vuri një gur zemrës dhe

vazhdoi punën.

Më pas i erdhi një kob, nga ato lloj kobesh që siç thuhet “Zoti

ia hodhi gurit dhe e çau, ia hodhi bimës dhe e thau, ia hodhi

drurit dhe e dogji, ia hodhi njeriut dhe e mbajti“... i vdiq djali...

Në mbrëmje mbeti vetëm me robt e shtëpisë. Qaj gruaja,

qaj vajza, qaj djali... Kështu një ditë, dy, dhjetë, një muaj, një

vit... Lotët dhe dhimbja nuk shternin, përkundrazi, rriteshin

çdo ditë...

...Një natë mori kazmën dhe lopatën dhe u zhduk në

errësirë. Dolën gjindja ta kërkojnë, por nuk e gjetën. U kthye

në të gdhirë me tre thasë në shpinën e kërrusur më shumë nga

halli sesa nga pesha. U tha njerëzve të shtëpisë që të mblidhnin

çfarë kishin më të çmuar e të bëheshin gati për rrugë...

...Udhëtuan shumë ditë e shumë net, derisa një natë vonë

arritën në fshatin e tyre. Dera e shtëpisë kërciti nga pesha e

dorës që e shtyu. I hodhën dosido plaçkat dhe u ulën anash

oxhakut, ku shkarpat lëshuan më shumë tym se sa flakë...

...Babai i djalit të vrarë, kur dielli kishte kapur majmalin e

vështrimi iu ndal në shtëpinë e komshiut të vjetër, nuk u besoi

syve kur pa oxhakun e shtëpisë së braktisur prej dekadash të

nxirrte tym. Mori shkopin me të cilin mbante vitet e pleqërisë

dhe bëri hapa drejt shtëpisë. Nuk qe nevoja të trokiste, sepse

dera ishte e hapur në të dyja kanatat. Kur sytë iu mësuan me

errësirën, rreth zjarrit, të mërdhirë, pa vrasësin e djalit. Pa se

345

si ai u ngrit si të mbante mbi kurriz peshën e një mali. Pa se si

iu afrua dhe me vështirësi drejtoi trupin. Pa se kokën e mbante

varur dhe sytë i kishte ngulur përtokë. Dëgjoi t’i thotë:

- Erdha me barrën e eshtrave të babait, nanës dhe të djalit

mbi shpinë. Në tokën e huaj i kisha të gjitha të mirat për jetesë.

Më vdiq baba dhe kush nuk ma piu kafen e idhët. I vura zemrës

një gur. Më vdiq nana dhe përsëri nuk më erdhi kush në shtëpi.

I vura zemrës nji shkëmb. Më vdiq djali dhe përsëri e njëjta gjë.

Nuk dija çfarë t’i vë më zemrës, ndaj mora rrugën dhe u ktheva.

Thashë më mirë të më vrasësh ti se e di se do të të dhëmbë aq sa

më dhëmbë mua kur vrava djalin tënd. Thashë më i varfër në

truallin tim, sesa i pasur e i vrarë për së gjalli në tokë të huaj...

Nxori nga brezi një nagant me dorezë të fildishte dhe, duke

ia zgjatur, i tha:

- Vramë, varrosëm mua, varros eshtrat e babait, të nanës

dhe të djalit dhe hallall të gjitha...

Plaku nuk e zgjati dorën të marrë armën. I rëndoi shkopit

dhe drejtoi trupin.

- Ngrehuni - tha - ngrehuni të shkojmë në shtëpinë time.

Kjo kullë ka nevojë për t’u rregullue...

2. Rikthim në truall të huaj...

Ngjarjen e dytë e dëgjova nga tre vetë, në tre variante të

njëjta, me të njëjtën adresë...

Kishte ardhur në Athinë kur ranë piramidat shqiptare, në

rrëmujën që pasoi e që mbushi malet e Greqisë me ikanakë të

këputur shpirtërisht e ekonomikisht...

Kishte filluar punën, një punë që i siguronte të ardhura të

mjaftueshme për të mbajtur familjen. Gruaja i qëndronte në

krah, nuk lodhej së punuari shtëpive edhe në skajet e kryeqytetit

grek. Dy fëmijët, një djalë e një vajzë, i futën në shkollë, njëri

në klasën e parë dhe tjetri në klasën e tretë në shkollën fillore.

Kur u hap porta e parë e legalizimit u regjistruan dhe morën

në fillim kartën e bardhë e më pas jeshilen. Të ardhurat nga

346

puna rriteshin dita-ditës e llogaria bankare fryhesh me

kursimet. Një ditë i morën paratë nga banka dhe i investuan

në vendlindje. Bënë një shtëpi të mirë në truallin e tyre të moçëm

në breg të detit...

I qante zemra për shtëpinë, për shokët për njerëzit.

Vendosi të kthehet në vendlindje. Shiti çfarë mund të shiste

nga mobiliet e tepërta të shtëpisë. Të domosdoshmet për jetën

e re i ngarkoi në një kamion dhe i mori me vete...

Kërkoi e me vështirësi sajoi një biznes në profesionin e vjetër

të hidraulikut, profesion që e kishte ushtruar edhe në

emigracion, i varur nga afendikoi.

Në fillim puna i shkoi mbarë, por më vonë nisi të bie. Mungonte

energjia elektrike për orë të tëra e klientela ra, aq sa edhe buka e

ditës sa vinte e racionohej. Gruaja nuk gjeti punë si mësuese...

Do ta kishte përballuar këtë me vullnetin që e

karakterizonte për punë, por diçka tjetër e frenonte, e mërziste,

e bezdiste. Djali dhe vajza nuk shkonin mirë me mësime. I

pengonte gjuha. Afro një dekadë në vendin e huaj ua kishte

fshirë nga kujtesa gjuhën shqipe. E kishin vështirë të lexonin,

të shkruanin e të përgjigjeshin në mësime. Mbi të gjitha, për

çdo fjalë që thonin, në klasë e jashtë saj, krisnin të qeshurat

tallëse të bashkëmoshatarëve. Prindërit e nuhatën gjendjen e

fëmijëve. Mundoheshin t’i mësonin, t’i vinin të lexonin, por

nuk arrinin. Fëmijët kërkonin shokët e miqtë e vjetër...

Gjendja sa vinte e rëndohej, derisa një ditë fija lidhëse kaloi

në rezonancë dhe u këput...

Mbyllën shtëpinë, morën me vete rrobat e trupit dhe u

kthyen në Athinë...

Kërkuan një shtëpi me qira dhe e gjetën. Tani po e

kompletojnë me pajisje e orendi. Burri gjeti punë, kurse gruaja

është në kërkim. Fëmijët kanë filluar shkollën atje ku e lanë...

Thonë se burri, kur e pyesin, vetëm një fjali bëlbëzon, fjali që

ka në damarë dilemën e njohur shekspiriane: “Të jetosh apo të

mos jetosh... në dheun tënd!”, në një atdhe që ta bëjnë të huaj...

347

RRUGET E JETES

Ai më kapi përkrahu, nga prapa. Ma shtrëngoi fort me

vendosmërinë e një njeriu që ka gjetur diçka të shtrenjtë dhe

nuk e lëshon. Kthej kokën. Kthehem i gjithi, në tërë pamjen.

Para meje një njeri me një vandak fletë llotarish në dorë e me

një çantë ksisto–sh varur supit. Mbi fytyrë i shumëfishohej një

buzëqeshje që buronte nga shpirti.

- Kush jam unë? – më befasoi me pyetje, kur ende nuk e

kisha marrë veten.

E pashë me vëmendje. Sytë i qeshnin, fytyra i rridhte gaz,

trupi i jepte gjallëri. Trokita derë më derë në qelizat e kujtesës.

Ishin të mbyllura. Kërkoja të gjeja çelësin e tyre. Nuk e gjeja

dot, edhe ai ishte i mbyllur.

- Jam më i vjetër se ti dhe sapo të pashë të solla në mend. -

më tha

- Ti më i vjetër se unë? Nuk e besoj - vazhdova. - Ti dukesh

si djalë i ri.

- Urdhëro pasaportën! – tha dhe ma la në dorë.

E hapa. Pashë vitlindjen. Vërtet, ishte më i vjetër se unë,

ishte i ‘38-s, ndërsa unë isha i ‘41-shit.

- Jam Ylber Qelepiri, - tha, pa më lënë kohë të lexoja emrin

në pasaportë.

Çelësi u gjet. Qelizat e kujtesës u hapën dyersh e dritaresh.

Fytyra e tij erdhi nga rinia dhe u bashkua në pleqëri.

Më tha se kemi dyzet e pesë vjet që nuk jemi takuar. I

thashë se unë qëllon që t’i harroj fytyrat, por datat nuk i harroj.

348

Atë ditë data shënonte 23 shkurt 2007. I thashë se kemi plot

41 vjet dhe 7 ditë që nuk jemi parë. Kur i thashë këto kisha

parasysh ceremoninë e ndarjes së diplomave, 16 shkurtin

1966…

… Këmbënguli të pimë një kafe. Megjithëse nxitoja, e fshiva

takimin që kisha lënë me një SMS dhe u ulëm në një bar të

vogël, fare pranë stacionit hekurudhor në Kato Patisia…

…Për një orë të tërë rrahëm rrugët e jetës. Ai ishte emëruar

në Gramsh, atje kishte krijuar familjen, kishte lindur e rritur

dy djem e një vajzë. Prej andej kishte ardhur edhe në Greqi.

Me shëndet më dukej mirë. Këtë ma pohoi, duke shtuar se

kishte bërë një operacion bay-pas në zemër dhe një në kokë.

Fëmijët i kishte të sistemuar në punë e me nivel arsimor të lartë.

U ndamë për t’u takuar përsëri, për ta vaditur e prashitur

kujtesën më me nge.

Më ngrohu ai takim, më ngrohu veçanërisht fakti që ky

njeri, ndonëse troket në të shtatëdhjetat e jetës, nuk i ndahet

punës, bredh Athinën nga njëra qoshe në tjetrën me një çantë

në krahë e me llotari në duar, duke përcjellë mesazhin se

llotarinë e fiton njeriu nëpërmjet punës, llotarinë në vlera

monetare dhe shëndetësore.

349

NJË “KËNGË” HELENE

PËR FLAMUR PISLIN

Premiera e filmit artistik “PENGU”në STUDIO NOVO

Një zë nëne, zë i malluar për djalin, nëntë male kaptuar, si

në balada, si në mitet e moçme heleno-shqiptare… Një muzikë

që të luan vendit. Një djalë i ri hedh çantën krahëve dhe ecën

me hap të vendosur rrugëve të Nea Makrisë, diku në veri të

Greqisë, diku pranë Selanikut… diku në kohë dhe hapësirë…

Kur ka ndodhur kjo ngjarje? Dikush i vë një datë, vitin

1999… I vë edhe një emër, Elion. I jep edhe adresën e banimit,

Tiranën. Një tjetër thotë se nuk e quajnë Elion dhe as është

prej Tirane. E quajnë Flamur dhe është prej Klosi të Matit, prej

Patini. Është një djalë i ri, në pranverën e njëzetepestë të jetës

që i kanë thurur këngë, një këngë epike me çifteli…

Rreth një muaj përpara, ngjarjen e përshkroi deri në hollësi

një televizion prestigjioz privat grek. Solli në kujtesë Flamurin

në tërë odisenë e tij. I thirri në kujtesë grekët që përjetuan

dramën dhe tragjedinë e tij. Ata flisnin me krenari për atë djalë.

Në historitë e shumta të pengmarrjeve nuk ka ndodhur

asnjëherë që pengjet të flasin me respekt për pengmarrësin…

Edhe filmi OMIROS, titulli i të cilit na duket sikur po sjell

në skenë Homerin e lashtë të Iliadës dhe Odisesë dhe jo pengun

apo pengmarrësin, jo robin apo robmarrësin, siç ka kuptimin

në gjuhën e re greke, për bosht ka pikërisht një ngjarje të vërtetë,

ngjarjen e djaloshit nga Patini që nderin dhe dinjitetin e humbur

350

e gjen në mënyrën e tij, duke rrëmbyer një autobus me

pasagjerë. Zgjedhja është e tij, është vetjake, e shtyrë nga

motive individuale, nga një gjendje psikologjike momentale.

Askush nuk është prapa tij…

Pengjet, në zbërthim të ngjarjes, shpejt do të kuptojnë se

nuk kanë të bëjnë me një kriminel, një njeri që rrëmben për

para. Kjo del që në skenat e para të rrëmbimit të autobusit. Një

pasagjer, i friksuar deri në çmenduri, i hedh përpara Elionit

portofolin me para në këmbim të lirimit. Ai ia refuzon në mënyrë

dinjitoze dhe po në atë mënyrë e flak nga autobusi, duke shtyrë

me këmbë portofolin me para…

Vetëm shtatë vetë mban peng. Të tjerët i lë të lirë. Ata që

ikin, nuk ndjejnë inat për të, mëshirë po. Një nënë i thotë e

përlotur: “Mos kështu se do të marrësh veten në qafë”…

Ata të shtatë, në vijim të ngjarjes, bëhen hetuesit,

prokurorët, avokatët dhe gjykatësit e vërtetë të tij, gjykatësit

popullorë që nuk njohin nene e llogje nëpunësish, por njohin

drejtësinë njerëzore. Ata e nxjerrin atë të pafajshëm…

Nuk do të ndalem të shpjegoj të gjitha skenat e filmit, as të

bëj kritikën e tij. Tashmë filmi, pas prezantimit në festivalin

ndërkombëtar të Berlinit dhe pas blerjes së shpejtë nga shumë

vende të Evropës dhe Amerikës, që nga 4 marsi do të jetë i

prezantuar në kinematë e Athinës dhe të gjithë Greqisë.

Nderin për prezantimin e parë në Athinë, para

intelektualëve grekë dhe shqiptarë, më 22 shkurt, e pati kinema

STUDIO NOVO, në Stavropulu 33, pranë sheshit Amerika,

kinema, e cila, siç më thotë një emigrant i vjetër, Kristo

Zharkalliu, ka qenë historikisht kinema e premierave…

Filmi është një krijim artistik i Konstandin Gianarit dhe i

bashkëpunëtorëve të tij Stathis Papadhopulos, Theodhora

Tzimu, Janis Stankoglu, Minas Hatzisavas etj.

Në film, krahas artistëve të njohur grekë, pamë të spikasë

loja e bukur e Rajmonda Bulkut dhe Ndriçim Xhepës, aktorë

tashmë me një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare,

por edhe i aktorëve më të rinj, të cilët i kemi parë të luajnë në

351

disa seriale greke si Laert Vasili, Armando Dauti, etj.

Pas përfundimit të filmit, me iniciativën e gazetës “Ta Nea”

nën drejtimin e gazetarit të saj, intelektualit shqiptar Gazmend

Kapllani, u bë një diskutim serioz, ku u pasqyruan vlerat e

filmit dhe mesazhet që përcjell ai për shoqërinë greke në radhë

të parë, por edhe për shoqëritë e tjera që janë të lidhura ngushtë

me Greqinë (dhe jo vetëm me atë) nëpërmjet urës së

emigracionit.

Disa intervista “në këmbë” na japin disa nga mendimet e

të pranishmëve.

Armando Dauti, aktor. “Them se filmi pati sukses.

Gjykimin për të do ta japë spektatori. Ne aktorët, si grekët po

ashtu edhe shqiptarët, jemi shumë të kënaqur me atë çka doli

në ekranin e kinemasë sot. Është një histori e vërtetë, filmi i

qëndron besnik duke e pasqyruar shumë qartë atë dhe duke iu

kundërvënë asaj që u fol e u përfol nga media, gazetat dhe

televizionet greke në atë kohë”.

Gazmend Kapllani, gazetar. “Për regjisorin Gianaris filmi

nuk është një riprodhim i plotë i historisë, ashtu siç ka ndodhur.

Ajo që ka përcjellë ai është një metaforë për shoqërinë shqiptare

dhe shoqërinë greke. Ai gërmon në një farë mase pasigurinë e

të dyja shoqërive që erdhën në kontakt në një mënyrë pak a

shumë të dhunshme, pas vitit 1991”.

Një vajzë shqiptare: “Se çfarë është e vërtetë dhe çfarë

nuk është, për mua s’ka shumë rëndësi, sepse me gënjeshtrat

jetojmë në këtë shoqëri të gjithë ne. Mos fshihemi pas gishtit

tonë. Jemi dy popuj që na bashkojnë shumë gjëra dhe me

gënjeshtrat biem në kurthet e atyre që duan të na ndajnë. Për

mua Shqipëria dhe Greqia, mendimi im personal, do të ishte e

mira të mos kishin kufij, të bashkoheshin dy kulturat me një

mënyrë të tillë që të mund të na bënin të lidhur me njëri-tjetrin,

kjo nëse duam apo nuk duam të biem në grackat e thurura .

Urime nga ana ime. Më pëlqeu shumë. Ju lumtë atyre dhe uroj

që njerëzit e kulturuar, që shikojnë larg, të mos shohin ndodhi

të tilla dhe ne njerëzit e thjeshtë, që jetojmë në këtë shoqëri të

352

shohim të vërtetën e emigrantëve që shpirti ynë të ndryshojë,

gjë kjo është shumë e rëndësishme.

Karanicani Vasilis, spektator grek: “Filmi e sheh Greqinë

dhe Shqipërinë si të ishin kundërshtarë. Duke parë një pemë,

humb pyllin. Pylli nuk janë vetëm shqiptarët, janë të gjithë të

huajt. Të huajt që kanë ardhur në Greqi, vitet e fundit i shikojmë

si të ishin një botë tjetër. Ajo që më shqetëson në film është se

duket sikur rrëmbyes i autobusit mund të jetë vetëm shqiptar.

Ai mund të ishte grek, mund të ishte kushdo i huaj”.

Artur Hoxha, emigrant. “Filmi është origjinal, shpreh

realitetin, një film që na e ngre kokën ne shqiptarëve.”

Blerim Hoxha, emigrant. “Është treguar me realizëm e

drejta. Në pah ka dalë racizmi i qarqeve të caktuara ndaj nesh,

poshtrimi që na kanë bërë, si na trajtonin kur na kapnin kot në

rrugë dhe na fusnin në burg, na linin pa ujë, pa bukë, flinim

në çimento, pa kuverta, pa asgjë. Në këtë film secili emigrant

sheh diçka nga vetja, nga vuajtjet e tij”.

Albert Nasti, emigrant. “Më pëlqeu shumë filmi. Bisedova

me disa grekë këtu. Për ta është historia e një personi dhe nuk

besojnë se godet emigracionin në tërësi dhe marrëdhëniet midis

shqiptarëve dhe grekëve. Ajo që më pëlqeu është se në mes të

filmit, marrëdhëniet e Elionit me grekërit e marrë peng u

ngrohën. Racizmi këtu në Greqi nuk është kaq shumë nga

njerëzit dhe nuk është aq shoqëror, sa është nga shteti vetë”.

Endri Hide, student. “Ishte film shumë prekës dhe e dha

realitetin ashtu siç duhet ta jepte”.

Efrida Bedaj, gazetare. “Regjizorit Gianari i them bravo

për këtë hap që bëri, hap që e prisnim prej kohësh. U dha një

shuplakë, në kuptim të plotë, dmth grusht, të dy qeverive, si

asaj greke, po ashtu edhe asaj shqiptare. Këtë donte të thoshte

sipas mendimit tim dhe ia arriti. Njerëzit se sa do ta kuptojnë

është diçka që nuk mund ta dimë. Shpresoj që t’i prekë zemrat

e tyre, t’i zgjojë ato, sidomos popullin tonë”.

Brisida Doko. “Më pëlqeu jashtëzakonisht filmi. E quaj

një fillim të mirë për të trajtuar këto probleme mjaft kruciale.

353

Unë jam lindur dhe rritur në Shqipëri, por jam nga familje

greke. Për mua do të ishte mirë që të trajtoheshin edhe

problemet që lidhen me minoritarët dhe grekët që kanë jetuar

në Shqipëri”.

U larguam nga atmosfera e krijuar pas çfaqjes së filmit me

një ngrohtësi në zemër, por edhe me një brengë. Pse në

premierën e këtij filmi, me përjashtim të ekipit të gazetarëve të

EMIGRANTI-t, nuk u ndodhën me mikrofonin e tyre gazetarët

e BBC-së, Dojçe Vele-s, Franc Internacional-it, ata të gazetave

shqipshkruese në Greqi, si dhe drejtues të shoqatave të shumta

në Athinë? Po nga ambasada, pse nuk erdhi njeri? Mungesë

informacioni apo …?

354

DUART DHE INTELEKTIT I SHQIPTARËVE

NË BUJQËSINË GREKE

Para disa vjetësh, një botues i fuqishëm grek, në një bisedë

të ngushtë bënte çudinë se “Që kur kanë ardhur shqiptarët,

ullinjtë në Greqi prodhojnë vit për vit“.

Si njohës i biologjisë së ullirit, me ndihmën e një mikut tim

që e njihte greqishten mirë, i shpjegova se ulliri është një

drufrutor që i pëlqen ta “përkëdhelësh” gjatë tërë kohës, por

“përkëdhelinë” më të madhe e kërkon kur jep frytin e tij të

çmuar, kokrrat, që, kur i shtrydhim, rrjedhin vajin aq të çmuar

në jetën e njeriut. Ulliri nuk e duron “dajakun” në degët e

veta, nuk e duron, për faktin se shkopi, duke goditur kokrrat,

godet edhe degëzat e vogla, sythet frutorë që fshehin në vetvete

lulet e pranverës, prodhimin e së ardhmes. Ulliri në këtë kohë

duron që nëpër degët e tij të kalojë vetëm dora e njeriut, krehri

që merr kokrrat dhe le sythat frutorë…

I thashë intelektualit grek se prania e shumtë e emigrantëve

shqiptarë në fshatin grek, në bujqësinë greke nuk ka sjellë vetëm

krahun e fuqishëm të punës, por edhe trurin e stërvitur që

depërton në biologjinë e bimës, sepse shqiptarët, në një masë

të madhe, kanë mbaruar shkolla të mesme të profilit bujqësor

dhe njohin biologjinë e bimëve…

Nuk e di nëse më kuptoi intelektuali grek, por prej asaj

kohe më ka ngacmuar mendimi për të njohur jo vetëm forcën

e krahut, por edhe të trurit të emigrantëve shqiptarë në bujqësi,

355

ndihmesa e të cilëve, ndonëse është tepër e vështirë të matet e

të pasqyrohet në shifra, është e pranishme dhe e kapshme.

Një studim i universiteteve greke të Patras dhe të Janinës

konkludon se 70 për qind e ekonomive bujqësore greke

mbijetojnë vetëm në sajë të punës së emigrantëve. Shumica e

tyre, saktësisht 90 për qind, sipas studimit, janë shqiptarë. Ky

fakt ka bërë që të pohohet me plot gojën se bujqësia greke,

fshati grek, mbijeton në një shkallë të madhe në sajë të punës

së shqiptarëve.

Këtij studimi mendoj se i mungon një detaj cilësor, pikërisht

niveli arsimor e profesional i emigrantit shqiptar. Është një fakt

i pamohueshëm se, në Shqipërinë e mbyllur për shumë gjëra,

shkolla ishte e hapur. Arsimi tetëvjeçar ishte i detyruar. Arsimi

i mesëm, megjithëse nuk ishte i detyruar, kishte marrë një

shtrirje masive. Shkolla e mesme profesionale, sidomos ajo e

profilit bujqësor dhe zooteknik, ishte e shtrirë edhe në zonat

më të thella e të largëta të Shqipërisë. Ishte shtrirë në atë masë

sa “fshat të bashkuar” pa shkollë të mesme profesionale nuk

gjeje.

Mërgata ekonomike shqiptare, djemtë e rinj që në vitet ’90

kaluan kufirin grek, stacion të parë të punës së tyre patën fshatin

grek, bujqësinë dhe blegtorinë greke. Ata morën nga kjo bujqësi,

por edhe i dhanë asaj, ishin jo vetëm objekt, por edhe subjekt i

saj.

Dëshira që të mësoj se sa është kontributi intelektual i

emigrantit shqiptar në bujqësi, sa ai ka qenë subjekt i saj, më

shtyu që gjatë një vizite në fshatin Agio Georgiu Feron të Volosit

të intervistoj një grup emigrantësh që punonin në fermat

bujqësore të fshatit.

Intervistova 56 emigrantë shqiptar. Ata ishin të gjithë

fshatarë, madje nga fshatra të thellë e të varfër malor të

Shqipërisë.

Mosha mesatare e të 56 të intervistuarve ishte 25.7 vjeç.

Prej këtyre, të moshës 17 - 20 vjeç ishin 7 vetë, 21 - 25 vjeç

ishin 22 vetë, 26 - 30 vjeç ishin 17 vetë, 31 - 35 vjeç ishin 5 vetë.

356

Të moshës 36-40 vjeç ishin 2 vetë dhe mbi 40 vjeç ishin 2 vetë.

I moshës së mitur, 16 vjeç, ishte vetëm një.

Emigrantët në studim, siç theksuam më sipër, ishin të gjithë

fshatarë. Prej tyre 26 ishin nga fshatrat e Dibrës, 9 nga fshatrat

e Tiranës, 7 nga ato të Beratit, 5 nga ata të Kurbinit, 3 krutanë,

2 elbasanas, 2 kuksianë, një shkodran, një mirditor dhe një

tropojan. Në fshat ishin 4 familje; një nga Shkodra, një nga

Përmeti dhe dy nga Rumania.

Të 56 emigrantët shqiptarë në Agio Georgiu Feron kishin

bashkërisht 565 vite shkollë, me një mesatare 10 vjet arsim secili.

Me arsim tetëvjeçar ishin më pak se gjysma, 26 vetë. Me arsim

të mesëm të pambaruar ishin dy vetë, kurse me arsim të mesëm

të plotë 28 vetë. Prej këtyre të fundit 20 ishin me arsim të mesëm

bujqësor, 7 ishin me arsim të mesëm të përgjithshëm dhe një

me arsim të mesëm miniere.

Nuk mendoj se kemi një rastësi në një nivel të tillë arsimor,

do të thoja të lartë, në një fshat të zakonshëm të një zone

bujqësore siç është ajo e Thesalisë. Raporte të tilla gjykoj, me

ndonjë diferencë të vogël më lart apo më poshtë këtyre të

dhënave, gjen në tërë fshatrat e Greqisë.

Do të ishte me interes që institucione prestigjioze si

universiteti i Patras, Janinës apo qyteteve të tjerë, të hulumtonin

edhe në peshën arsimore që bujqësia greke (por edhe sektorët

e tjerë të punës dhe të prodhimit) marrin nga mërgata

ekonomike shqiptare.

Theksojmë që emigrantët shqiptarë që punojnë në bujqësi

(dhe në sektorët e tjerë) kanë dhënë shumë, por kanë marrë

po aq shumë: Nuk e kemi fjalën për paratë, por për teknologjitë.

Kush udhëton në Shqipëri nuk mund të mos i tërheqë

vëmendjen se shumë emigrantë, kryesisht nga zonat fshatare,

tashmë kanë kaluar stadin e mbushjes së trastave me rroba të

dhuruara e kutitë me elektroshtëpiake të përdorura. Në çantat

dhe kutitë e tyre shpesh e më shpesh do të gjesh farëra e fidanë

nga më cilësorët, që ata kanë mbledhur apo kultivuar me duart

e tyre.

357

Është kjo një shprehje e këmbimit të kulturave. Dhe

këmbimi i kulturave bëhet gjithnjë sipas një ekuivalence në

baraspeshë. Ligji i njohur i enëve komunikuese nuk vepron

vetëm në natyrë, por edhe në shoqëri.

358

Athinë, 31 janar 2005

NJË DORË E THARË NJOLLOS

VENDIN TIM

Sot është 9 Maji. Si sot gjashtëdhjetë vjet të shkuara

njerëzimi, pasi pagoi mbi dyzet milionë jetë njerëzish, kryesisht

në Bashkimin Sovjetik, kryesisht në Europë dhe pjesërisht në

të gjithë kontinentet që nga Lindja e Largët Aziatike, Amerika,

Australia dhe Afrika, merrte frymë lirisht. Nazizmi kishte rënë.

Mbi Reishtangun gjerman një ushtar i thjeshtë sovjetik ngrinte

flamurin e larë me gjak, flamurin e fitores më të madhe të

njerëzimit.

Në Hollandë, Presidenti amerikan Bush vendosi një kurorë

me lule në varrezën e madhe ku flejnë në gjumin e lirisë

tetëmijë ushtarë e oficerë amerikanë, pjesëtarë të luftës heroike

të boshtit antifashist.

Në Londër, dje në mbrëmje, në një koncert madhështor,

këndon një grua, zëri i së cilës ishte kushtrim lufte, ishte

frymëzim heroizmi për ushtarët në frontin e madh të luftës

kundër nazifashizmit. Mosha nuk e ngjit dot në nota sipërore

zërin e saj. Ajo këndon me zë të ulët, shoqëron një këngëtare

të re. Nuk këndon vetëm ajo, këndojnë të gjithë të pranishmit,

në një kor të përmasave të pamata.

Në Moskë, mbi makina ZIS të kohës së Luftës së Madhe

Patriotike, janë ulur e parakalojnë gra e burra me gjokset

mbushur me dekorata. Janë ish luftëtarë të fronteve të mëdhenj

të Luftës në Stalingrad, Leningrad, Kursk, Ukrainë...Berlin.

359

Parakalojnë, ashtu siç parakaluan gjashtëdhjetë vjet më parë,

me të njëjtët flamuj...

Në Moskë ndjekin paradën personalitete më të mëdhenj të

Globit, udhëheqësit e mëdhenj të koalicionit antifashist Sovjeto-

Anglo-Amerikan-Francez. Në Moskë ndjekin paradën edhe

udhëheqësit e Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë. Ndjekin

ushtarët dhe oficerët e veshur me të njëjtën uniformë si

gjashtëdhjetë vjet më parë me të njëjtat armë si gjashtëdhjetë

vjet më parë. Topat e ruajtur në muze, që nga koha e luftës,

zgjohen, nxjerrin tym dhe flakë si gjashtëdhjetë e ca vjet më

parë.

Vendi im përfaqësohet në Moskë nga Presidenti i

Republikës, babai i të cilit ka qenë një ndër luftëtarët dhe

organizatorët e mëdhenj të Luftës Antifashiste

Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Vendi im, me gjakun e njëzet e tetë mijë dëshmorëve e

radhiti veten midis fitimtarëve të mëdhenj të luftës më të madhe

që ka parë njerëzimi. Asnjë këmbë shqiptari nuk e kaloi kufirin

e vet të sulmojë e nënshtrojë popuj të tjerë në lindje e në

perëndim. Asnjë këmbë ushtari të koalicionit të madh

Antifashist nuk hyri në tokën shqiptare si çlirues. Shqipëria

ishte dhe është vendi i vetëm në Evropë dhe në botë që çlirimin

nga zgjedha nazifashiste e bëri me tytën e armëve të veta

rrëmbyer armikut, me forcën e bashkuar të shqiptarëve. Një

pjesë e ushtrisë shqiptare çliroi krahina të tëra në Jugosllavi.

Një partizan shqiptar, një dibran, ra në front kundër nazistëve

në veri të Jugosllavisë ditën, në frontin e Sremit më 9 maj 1945.

Të gjitha këto të bëjnë krenar, të bëjnë evropian, ani se

Evropa edhe dje edhe sot na mban larg...

Nuk do t’i kisha shkruar këto radhë, thjesht sepse këto i

dinë i madh e i vogël, e di Evropa mbarë.

Një botim në greqisht, botim i shtëpisë së njohur botuese

“Pataki”, ma prishi humorin, më detyroi të shkruaj, të protestoj,

ani se nuk e di se ku ta adresoj protestën: ndaj shtëpisë botuese

“Pataki”, ndaj redaktorëve të botimit, ndaj segmenteve të

360

caktuara keqdashëse të popullit tim, ndaj...?

Botimi është një libër i vogël xhepi, që në çdo fletë që

shfleton të jep një informacion telegrafik për historinë botërore

që nga lashtësia e deri sot. Nuk do të ndalem në të kaluarën

para Krishtit e as pas Krishtit, do të ndalem në Luftën e Dytë

Botërore, në faqen 126, në një hartë të teatrit të luftimeve dhe

të forcave të asaj periudhe. Harta është e ngjyrosur në katër

ngjyra. Në të bardhë janë vendet neutrale: Turqia, Spanja,

Portugalia, Zvicra, Suedia. Në Mavi janë ngjyrosur vendet nën

pushtimin nazifashist: Franca, Greqia, Jugosllavia, Bullgaria,

Rumania, Bashkimi Sovjetik deri në Stalingrad e Leningrad.

Në të verdhë janë vendet e papushtuara nga nazizmi si Lindja

Sovjetike dhe Anglia. Ajo që më shqetësoi dhe më nervozoi

ishte ngjyra portokalli, ngjyrë që simbolizon boshtin nazifashist.

Një dorë e një mendje e çoroditur ka ngjyrosur me portokalli

edhe vendin tim, edhe Shqipërinë tonë...

Në Berlin, dita e fitores mbi fashizmin u festua me

madhështi. Ndërsa populli gjerman i gëzohej fitores së madhe

të përbotshme, shenjë kjo qytetërimi, një grup i vogël

naziskinësh dolën në rrugët e Berlinit me simbolet dhe me

dhunën hitleriane.

Në Greqi, një dorë e vogël vetëm me pesë gishta, njollos

Shqipërinë, duke e radhitur midis nazifashistëve. Në Greqi, po

ajo dorë, ka kohë që ngrihet lart në Parlament dhe vë veton

kundër heqjes së të ashtuquajturit “Ligj të Luftës me

Shqipërinë”...

Veprimtaritë me rastin e 60 vjetorit të Fitores Historike mbi

Nazifashizmin dhanë një mesazh të madh, krijuan një front

të gjerë antifashist, në të cilin marrin pjesë edhe fitimtarët edhe

të mundurit e 60 vjetëve të shkuara. Përballë këtij fronti ajo

dorë e tharë që ngjyros në të keq Shqipërinë është shumë e

vogël. Megjithatë, ekziston. Si ka thënë Julius Fuçiku, më se

gjashtëdhjet vjet më parë: “Popuj! Ju dua! Jini vigjilentë!“

361

Athinë, 9 maj 2005

PAS AGIMIT NË ARËN ME MISËR

Atë mëngjes të së premtes së fundit të qershorit, kur

shkëmbeva fjalët njohëse, ai kishte në duar një deng të madh

gazetash. E hapi, duke e prerë spangon me gërshërë dhe nisi

t’i marrë dhe vendosë në stendë një nga një. Kur dora, aty nga

fundi, i kapi gazetat shqiptare, pashë t’i ndriçohej fytyra nga

një dritë që vinte nga pusi i thellë i shpirtit.

- Ja edhe gazeta jote - më tha duke qeshur. - E lexoj

vazhdimisht. Më pëlqen, sepse herë pas here gjej vetveten, gjej

vendin tim dhe çmallem. Do të më bësh një fotografi?

- Me dëshirë dhe respekt - i them dhe shtypa butonin.

- Faleminderit! – më tha, sikur t’i kisha bërë me të vërtetë

një dhuratë të madhe. – Jemi larg e na merr malli për njerëzit,

për fjalën e bukur shqipe. Më merr mua, por më shumë merr

gruan time, Klodianën, që deri natën vonë ndjek kanalet

satelitore shqiptare...

- Kur ke ardhur? - e pyes, duke kërkuar të hyj në rrënjët e

shkulura të jetës migratore.

Më 25 qershor të vitit 1993 kam filluar për herë të parë

punën në Greqi.

- A e mban mend atë ditë?

- E mbaj mend si të ishte sot.

- Tre ditë më parë janë mbushur katërmbëdhjetë vjet.

- Mirë e llogarite.

Dhe nisi të tregojë...

... Katërmbëdhjetë vjet e tre ditë më parë dola nga një arë

362

me misër. Pas shtatë ditë e net maleve, shkurreve e ferrave,

kisha ra në gjumë të thellë në një arë me misër. U zgjova nga

zhurma e një makine, motori i së cilës bënte nxehjen për ditën

e gjatë të punës. Dola duke çarë me të dy duart bimët që sapo

kishin nxjerrë xhufkën dhe pashë në anë të rrugës një maune

të madhe të ngarkuar me shalqinj. I lodhur, i uritur, i palarë e

i parruar bëra drejt saj. I mora parasysh të gjitha: edhe policinë,

edhe kthimin mbrapsht.

I zoti i makinës më pa si të shihte një fantazmë. Më mati

nga koka tek këmbët me syrin e tij hetues dhe lëvizi buzët.

Nuk e mora vesh se çfarë tha në të gjithë ato fjalë që nxori, por

një fjalë e kuptova, atë fjalë që çdo emigrant e përtyp dhe e

ripërtyp në udhët e largëta, fjalën “dhulja”.

Kërkuaka të punoj, i thashë në gjuhën time vetes, dhe i

shqiptova një “po“, që nuk m’u duk se doli nga goja ime.

Ma bëri me dorë që të ngjitem në kabinë dhe, pasi përplasi

me forcë derën e maunës së vjetër, e vuri në lëvizje.

Fillova të shkarkoj, duke ndjerë nga pas, anash e përpara

vështrimin hetues të grekut. Kur shalqinjtë ishin stivuar në

hyrje të një magazine e kamioni ishte boshatisur, pasi më vuri

në dorë pesë mijë dhrahmi, ma bëri me shenjë të ulemi tek një

lokal i vogël aty pranë. Porositi ushqim: suflaqe, shishqebap,

bukë, një shishe birrë dhe pasi hëngrëm, më tha:

- Do të punosh me mua?

- Po, i them, pa e kuptuar mirë se çfarë donte të më thoshte.

I thashë me fjalë e me shenja se kisha udhëtuar shtatë ditë e

net dhe doja të punoja.

- Mirë, - tha dhe më mori për krahu.

Fillova punën me të dhe nuk iu ndava për dhjetë vjet, deri

më 1 prill të vitit 2003, kur erdha në Santorini.

- I keni shkëputur lidhjet me të.

- Jo. Në asnjë mënyrë. Unë atje u bëra i shtëpisë. E shoqja

e tij më lante e më ndërronte. Fëmijët e tij, në një moshë me

mua, më donin si vëlla. Nuk mund t’i harroj. Nuk shkelet buka

e dhënë se të vret. Ai u mërzit shumë. U mërzit aq shumë, sa

363

më tha se po u ktheva, nuk do të më pranonte as në shtëpi dhe

as në punë. Unë nuk u ktheva, por është kthyer ai. Fëmijët dhe

ai çdo verë vijnë e pushojnë këtu. Ai rri në shtëpinë time, nuk

e lë të shkojë në hotel. Fëmijët duan qetësi e dëshirat e moshës,

flenë në hotel, por kur jam i lirë nga puna vijnë e mblidhemi si

dikur. Edhe këtë vit i pres. Më kanë lajmëruar se do të vijnë

nga mesi i gushtit. Kam bërë gati dhomën në shtëpi. Kam zënë

për fëmijët dy dhoma në një hotel...

- Ku banojnë ata?

- Në Aleksandria, në zonën e Imathias, në afërsi të Selanikut

- Si ke ardhur në Santorini?

- Në Santorini kam ardhur pasi kam jetuar dhjetë vjet atje.

Një lidhje telefonike nëpërmjet një kushëririt tim me pronarin

e supermarketit më solli këtu. U njoha me të nga afër në një

takim që bëmë në Athinë. Ishte interesi ekonomik ai që na

tërhoqi dhe zbritëm në Santorini.

- Tani jeni i ngulur në Santorini?

- Tani jam i ngulur, me dokumentacion të rregullt, me

gruan, me djalin. Këtu rri dimër verë. Këtu, siç e dini, puna

është sezonale. Në dimër mbyllet supermarketi, nga fundi i

tetorit. Pas kësaj bëjmë ndonjë muaj pushim ose ikim në Atdhe.

Kohën tjetër merremi me meremetime e përgatitje për sezonin

e ardhshëm.

- Çfarë arsimi keni marrë në Shqipëri?

- Kam mbaruar arsimin e mesëm bujqësor në Labinot -

Fushë.

- Sa vjet t’u bënë këtu?

- Ky është sezoni i gjashtë.

- Këtu do të rrini gjatë?

- Njëherë për njëherë jemi të vendosur këtu, nuk do të

lëvizim.

- Do të kthehesh në Shqipëri?

- Po.

- Çfarë mendon të bësh atje?

- Të hapi ndonjë punë që të jetojmë edhe ne...

364

Vasilin dhe të shoqen Klodianën do t’i takoja vazhdimisht.

Më tërhoqi jo vetëm buzëqeshja dhe malli, por mbi të gjitha

puna, përkushtimi. Ishte ky çelësi që u kishte hapur dyert në

Aleksandria të Imathias, atë mëngjes kur doli nga gjumi në

arën me misër dhe shkarkoi maunen me shalqinj, mori pagën

e parë nga puna në tokë të huaj. Ishte ky çelësi që për dhjetë

vjet e mbajti në dorë me besimin e njeriut të mirë për gjithçka

ka në shtëpinë e tij. Është pikërisht ky çelësi që i është dhënë

në dorë dhe hap dyert e supermarketit. Njerëzit i besojnë atij

dhe ai u beson atyre. Një nyje e fortë lidhjeje që e ka Vasil

Rançi dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë në mbarë Greqinë...

...Atë ditë që do të ikja Vasili këmbënguli që të më merrte

e të më çonte në portin e Firas, në orën kur nisej trageti. M’u

lut që të niseshim një gjysmë ore përpara. Mendova se ka ndonjë

punë ndaj pranova...

...Nuk kishte pasur punë. Tjetër gjë kishte menduar.

Makina e tij nuk mori rrugën e shkurtër drejt portit. I ra gjatë

e gjatë përqark ishullit, duke më treguar vendet e tij të bukura...

...Në port nuk iku pa e pirë një birrë të ftohtë në një lokal

ku kamerierët flisnin shqip...

Më fute në borxh Vasil Rançi, atë lloj borxhi që ta jep

filxhani i kafes kur gjerbet midis njerëzish që i do dhe të duan.

365

TREGUESI I LËNDËS

Im bir dhe e kuqja e flamurit...................................................7

Një emigrant grek në rininë time ............................................10

Vajza e emigrantit. ................................................................17

Kur bëjnë dasmë dibranët .....................................................21

Agron Novruzi... ...................................................................23

Fati i një njeriu të mirë ..........................................................26

Fara, rrënjët dhe degët e njeriut ............................................29

Një mesazh për Foto Malon .................................................34

Kronikë e një heroizmi të heshtur ..........................................36

Bisedë me Tonin Ndokën në Amfilokia .................................40

Shënuar më 25 mars 2005… ................................................42

Ëndrra e Brunildës… ............................................................46

Dhurata e Krishtlindjeve ......................................................51

Guximi dhe forca e Diela Ana Prekës ....................................55

Dy motrat e isos labe .............................................................61

Loti ikanak i Lavdie Bishës... ................................................66

Mjekja që do të mësoj shqip dhe... .......................................72

Nje moter qan per vellane .....................................................76

“Kutia e Pandorës” dhe “Kutia e Ikanakëve” .........................79

Dita me diell e Sofika Hodos... ..............................................85

Elegji për vete dhe për Fitim Danin ........................................91

Mbrëmje dhjetori ‘97 me Kadri Roshin ... .............................94

Kur bien yjet ...........................................................................97

Homazh për Ilmi Latën dhe pushtetin shqiptar ....................100

Njerëz të punës ....................................................................105

366

Aleksi ...................................................................................110

Kërkoi një çelës e ndezi një dritë... .........................................112

Eqeremi dhe Lindita ............................................................117

Kthim në dashurinë e parë ...................................................122

Dosja e Grigor Kondurit ......................................................127

Ku e more këtë fllad Kastriot Lekdushi? .................................130

Kthimi i Jorgji Muzakës në Shqipëri .....................................136

Lefteri dhe djemtë ................................................................139

Një jetë midis “dy dashurive“ ..................................................143

Mario i vogël, gjysh Jovani dhe … ..........................................151

Edhe njëqind Dritëro Agolli! .................................................155

Shtegtimi i Ndue Nikollës ...................................................159

T’u rrittë ndera Ndue Nikolla! ................................................163

Ku je Novruz Abilekaj? .......................................................168

Një njeri “midis njerëzve” ...................................................176

Nota mbi pentagramin e një jete .............................................181

Fati i njeriut … ......................................................................187

T’u ngjattë jeta Gjergj Xeka! ..................................................190

Një dhëmbje nga dhembjet e kurbetit ......................................196

Kola që u bë Sotirios ............................................................199

Krenari greke! .......................................................................203

Mondi që u bë Mario... ........................................................205

Kur vijnë e ikin pashkët… ...................................................208

Qesh… se nuk qaj dot ..........................................................211

Sa kushton “ikja nga burgu”? ..............................................216

Rrimë se rrimë… a shkulim urof? .........................................220

Qeshim kur qesh spektatori ...................................................222

Gruaja është shok i shpirtit ...................................................230

Një njeri që lëshon “rreze të arta” në mjekësi .......................235

Dy nga dhjetë vëllezrit Tasho ...................................................242

Një ditë me Nik(i)olla Lauda(ri)n .............................................246

Ajo që u mungon është Lushnja... .........................................251

Një doktor shkencash në Athinë ..............................................256

Nota mbi pentagramin e punës së Levisit ...............................263

Kur bisedon me Aleko Zeqon... ...............................................267

367

Rasti im përbën një skandal të vërtetë politik .........................271

Një llampë që ndriçoi Shqipërinë............................................280

Një mesazh i Cekes nga Skrapari ..........................................287

Irodhio i lashtë këndon shqip ...................................................291

Midis gjelbërimit dhe kaltërsisë së Hydras .............................297

Penelata shqipërie – verë 2007 .................................................303

Mall dhe brengë për Shqipërinë... .........................................308

Shqipëria ime ... ja ku është! ...................................................314

Udhëtim mbi dallgët e isos labe .............................................318

Cicërima poetike 2006 .........................................................325

Ju lutem, kthemni në tokën time… .......................................328

Kali i legjendës nis fluturimin ................................................333

Ku t’i kërkoj rrënjët e tua Shqipëri? .......................................336

Një mesazh për “kuksianin e ri” .............................................338

Kënga europiane dhe atdhetarizmi shqiptar ........................340

Dy ndodhi – larg, në kohë e hapësirë ...................................344

Rruget e jetes ........................................................................348

Një “këngë” helene për Flamur Pislin ...................................350

Duart dhe intelektit i shqiptarëve në bujqësinë greke .........355

Një dorë e tharë njollos vendin tim .......................................359

Pas agimit në arën me misër ...................................................362

368

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!