19.08.2015 Views

më shumë... - kosovafair.com

më shumë... - kosovafair.com

më shumë... - kosovafair.com

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Hapet Panairi i Teknologjisë Informative ITTFhttp://www.pcworld.al/biznes/hapet-panairi-i-teknologjise-informative-ittf.htmlSHKRUAR NGA VEGIM RASHITIE MARTË, 24 MARS 2009 13:57Sot në orën 10:00 është hapur Panairi iTeknologjisë Informative ITTF që po mbahet nëSallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportevenë Prishtinë. Ky panair tashmë ka përvojë në këtëlëmi, pasi është panairi i gjashtë me radhë i kësajnatyre që organizohet në Prishtinë. Ngjarja do tëmbahet prej 24 deri 26 Mars. Panairi iTeknologjisë Informative çdo vit grumbullonkompanitë më të mëdha vendore nga mbarëKosova. Kjo ngjarje është një rast i mirë përkompanitë vendore që ato t’i ekspozojnëproduktet e tyre dhe të tregojnë përparimin që atobëjnë çdo vit në teknologjinë informative.Panairi i gjashtë i Teknologjisë Informative këtëvit mbahet nën patronatin e Ministrisë sëTransportit dhe Postë-Telekomunikacionit dheministrit të saj Fatmir Limaj.Eventi tërhoqi interesim të madh nga mediat,ndërsa të pranishëm në hapjen e panairit ishinedhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës sikryeministri Hashim Thaçi, ministri i Transportitdhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limaj,ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shalaetj..Fjalën hyrëse në këtë ngjarje e pati Bekim Xhafa,drejtor i CEO dhe organizator i panairit. Ai nëfjalimin e tij hyrës i falënderoi ekspozuesit përkontributin e dhënë dhe sjelljen e produkteve tëteknologjisë në panairin ITTF. “ITTF është shndërruar në një pikëtakim i cili po grumbullon edhe biznese ngarajoni” – deklaroi më tej Xhafa. Në hapjen e panairit fjalën e morri edhe ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj i cili premtoi përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për eventin edhe në tëardhmen. “Panairi ITTF nuk do të jetë një ngjarje vetëm për Kosovën, por me përkrahjen dhe mbështetjen eQeverisë, ky panair do të bëhet tradicional dhe do të zgjojë edhe interesimin e rajonit dhe opinionitndërkombëtar” – tha ministri Limaj. Ndërkohë Panairin e gjashtë të Teknologjisë Informative e shpalli tëhapur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili në fjalën e tij tha se ngjarja ka një rëndësi të veçantë përQeverinë. "Se çfarë rëndësie ka teknologjia informative për Qeverinë e Kosovës tregon edhe pjesëmarrja efuqishme e Qeverisë në panair” – deklaroi kryeministri Thaçi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!