20.06.2018 Views

REVISTE FINALE juliajk

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pushimet verore

ne Shqiperi,

vendet me terheqese

Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza

dhe e aftë për të mahnitur edhe turistin më skeptik.

E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është

një vend ku mund të ngelesh pa mend nga bukuritë

dhe plazhet e saj natyrore. Mjafton të mendosh për

brigjet e saj, që zgjasin qindra kilometra përgjatë Detit

Adriatik. Shumë plazhe shfaqen gjysmë të boshatisura,

kurse disa të tjera janë të pajisura me struktura e

infrastruktura. Brigje me rërë e det të kristaltë, apo

panorama spektakolare që nuk kanë asgjë për t’i pasur

zili Greqisë e Kroacisë. Madje gëzojnë avantazhin e të

qenit ende shumë më ekonomike sesa destinacionet

turistike fqinjë.

Plazhi i Kakomesë:

Ndër vendet më joshëse është gjiri i

Kakomes, një nga zonat më të bukura

detare të bregut ballkanik, pjesë e komunës

së Lukovës, është një nga perlat e natyrës shqiptare.

Kakome është një fshat i vogël me një plazh të

mrekullueshëm. Aty shkohet me anije dhe me makinë.

Plazhi ndodhet vetëm 500 metra më në jug nga plazhi

tjetër i Krorëzit. Mund edhe të shkoni me not nga

njëri tek tjetëri. I vendosur në një gji të vogël detar

dhe i rrethuar nga male të larta plazhi është padyshim

një bukuri e rralë natyrore. Në plazh ndodhen edhe

mbetjet e një moli të vjetër si edhe një manastir i vjetër

në faqen e malit. Ky plazh konsiderohet nga shumë

njerëz si më i miri në të gjithë vendin.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!