20.02.2013 Views

Shqiptarë, Besa besë e fjala fjalë “Rritja“ ekonomike e ... - Revista fjala

Shqiptarë, Besa besë e fjala fjalë “Rritja“ ekonomike e ... - Revista fjala

Shqiptarë, Besa besë e fjala fjalë “Rritja“ ekonomike e ... - Revista fjala

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shqiptarë, Besa

besë e fjala fjalë

Sokol Brahaj fq. 4

“Rritja“ ekonomike

e Shqipërisë

Ergys Neziri fq. 8

Rinia në projektet

Europiane

Refik Nebiu fq. 25

9 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

“Fjala“ është revistë mujore

mbarkombëtare krijuese, kritikuese,

frymëzuese, informative, ekonomike,

politike, artistike, kulturore dhe

shkencore

Kryeredaktor :

Leonard Seferi

Kordinator & Dizenjus i revistës:

Ardit Isaku

Kërkues burimesh:

Sokol Brahaj

Editor :

Ervin Shkulaku

Themeluesit:

Sokol Brahaj, Refik Nebiu, Shpëtim

Hyda, Gëzim Dauti, Gentjan Lami,

Leonard Seferi, Kozma Çupi, Ardit

Isaku, Ergys Neziri, Ervin Shkulaku

Mbështetën:

Elona Rusi Karacalarlı

Informacion:

web: www.revistafjala.com

e-mail: info@revistafjala.com

gsm: +90 541 493 01 61

+90 506 818 23 70

+90 555 373 41 75

© Revista Fjala, 2012

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

ISSN 9 000000-000000

Editorial

Ç’është kjo “Fjala“! ?

Të nderuar miq!

Revista mujore “Fjala” është kontribut i disa studentëve shqiptarë në Izmir të Turqisë. Është

e depolitizuar dhe ka si qëllim kryesor bashkimin dhe bashkëpunim e studentëve mbarshqiptarë

në të gjithë botën. Si fillim këtu në Izmir e më pas në gjithë Turqinë dhe më tej

ne Europë, Amerikë e gjetkë. Duke marrë parasysh faktin që po studiojmë në drejtime të

ndryshme menduam që secili të shkruajë diçka në lidhje ose jo me drejtimin që ka.

Revista “Fjala” u jep fjalën të gjithëve (studentë, akademikë, shkrimtarë, profesorë etj.) të

shprehin mendimet e tyre në lidhje me çështje të caktuara. Krahas gjuhës shqipe do të publikohen

artikuj edhe në gjuhë të ndryshme si anglisht, greqisht, turqisht, serbisht, italisht,

rusisht me qëllim prezantimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në sa më shumë gjuhë si dhe

ndihmesë në thyerjen e tabuve të krijuara ndaj shqiptarëve nga popuj të ndryshëm.

Revista Fjala mirëpret dhe publikon çfarëdolloj artikulli, kritikues, frymëzues, udhërrefyes,

poetik, artistik, shkencor, kulturor, patriotik, qe përmbush këto kushte :

1- Të mos ketë pëmbajtje rraciste!

2- Të mos përmbaje fjalor sharës, ofendues apo përçares!

3- Të mos nxisi perçarje fetare në të gjitha trevat shqiptare!

Në çdo numër përveç shkrimeve, analizave e kritikave do të ketë edhe jetën dhe veprimtarinë

e dy personaliteteve qe kanë sjellë të mira për njerezimin, njëri shqiptar/e ndërsa tjetri

i huaj. Në çdo numër do të prezantohet për publikun një shtet në botë, me kuriozitetet dhe

të fshehtat e tij, nga shkrimtarë të po atij shteti.

Revista “fjala” nuk mban asnjë përgjegjësi për asnjë shkrim. Përgjegjësia e artikujve është e

shkrimtareve pasi mendojmë se në këtë mënyrë parandalojmë çencurën e artikujve.

Të dashur miq ju falenderojmë përzemërsisht në emër te redaksisë.

“Fjala” jonë me ju gjëmon me shumë!

Redaksia e revistes

Article with photo

Shqiptarë, besa besë

e fjala fjalë

Sokol Brahaj (Shqipëri)

dega Diplomaci(PhD), Universiteti 9 Eylul

Izmir / Turqi

sbrahaj@revistafjala.com

S hqipëria1 vendi ynë e vendi i Shqipes, vendi i

krenarisë, bujarisë, i fjalës, i besës, është vendi

me i mrekulluar në botë, ashtu është sepse ajo

është Shqiperia…dhe eshte e jona.

Shqipëtari/ja është biri/bija e shqipes, i zgjuar,

i urtë, i dijshëm për dje’hin e strategjist për të

nesërmen. I lagur dhe i mërdhitur dimrit por i

kulluar verës. Shumherë petrit e sokol por edhe

shumherë korb e qyqar. Fitues i luftës e humbës

i paqes. Shumherë i pastër në shkretëtirë e

shumherë i pistë në breg të lumit …

Shqipëtari/ja shumë herë ka forcën e dinjitetin

ku i thotë botës që jam bir/ja shqipes dhe e merr

çka e ka për hak, ama dhe shumherë bëhet korb

e ja marrin kafshatën e bukës nga goja…

Shqipëtari/ja ia ka mësuar njerëzimit të bëjë rrugë,

të bëjë shtëpi, të bëjë urë por këto në vend të

vet sot ende si ka përfunduar.

Ka qenë sundues dhe/apo strateg i sunduesit

ama trojet e veta sot nuk i ka në dorë. Kemi qenë

babai i diplomacisë, e sot po ble diplomate nga

shtete të huaja…

Bijtë e shqipes kanë qenë të Fjalës, por dhe sot

janë të fjalës. Kemi pasë familje, e kemi quajtur

shumë të shtrenjtë ama sot influencojmë gay/

perderastat/lezbiket.

Jemi një komb që nana e lind fëmijnë jo për vete

por për Shqipërinë.

Jemi një vend ku bën vaki që të pritet derri për

kurban, e të shitet mishi i gomarit për mish viçi.

Jemi një komb që mbajshim virgjërinë për një

jetë të tërë, e bëhemi “Burrnesha” vetem e vetem

për BES’ën e dhënë, por po ne sot japim virgjërinë

jo për qjef por për para…

Jemi një vend i familjes tradicionale e i

“BURNESHA’ve”, ama sot ndikojmë për perparimin

e pederastisë, pedofilisë, lezbianizmit, gaynizmi…

Jemi një vend ku në një fshat që ska fare të krishterë

ndërtojmë kisha, e ku muslimanë sndërtojmë

xhami…

Kombi jonë ka njerëz që e njohin kufirin e tij dhe

ndalet aty, kemi njerëz që kur i gjuan në faqen e

majtë, ta kthen ti gjuash dhe në të djathtën, por

kemi dhe

njerëz që për një “Fjalë goje” ta merr shpirtin si zogut

të pulës.

Kemi një vend ku ka shumë njerëz fisnikë, ama në

të njëjtin vend ka dhe shumë qyqare.

Jemi komb e vend jo i pasur, por jemi kombi e vendi

që i hedhim paratë në ajër për dasma si askush

tjetër në botë.

Jemi vendi i parë në botë që sbën vaki te ndaj

komb tjetër, të ndare në shtatë shtete: shteti amë

Shqipëria është e rrethuar në të gjitha anët nga i

njëjti komb.

Jemi vend që amanetin e mbajmë, edhe pse mund

të kalojnë 100 vite.

Jemi njerëz që të vrasim për një kokërr preshi a një

FJALË goje, por jemi njerëz të një kombi që të falim

gjakun edhe me na e patur vrarë vëllanë.

Jemi një komb që për BES’ën e dhënë ndërrojmë

fe e besime, jemi që mbi çdo fe kemi Shqiptarinë.

Jemi nje komb që urojmë për fejesa/martesa ME

NJE DJALE/ÇUN, por i duam dhe i ruajmë vajzat/

bijat tona me shumë se sa djemtë/çunat.

Jemi komb që jemi të parët në këtë kontinent, por

kombi më i shtypur nga ky kontinent.

Jemi e para rracë e kontinentit, ama i gjithë kontinenti

na e mohon këtë.

Jemi njerëz paqebërës, e na quajnë zjarrfikës.

Kemi gjuhën e vetme të pastër e të parë të kontinent,

por mos me i ditë edhe gjuhet e kojshive nuk

kuptohesh dot me shqiptarin vetem në gjuhën

tonë shqipe.

Jemi vend ku shumë politikanë thonë që “shqiptarit

i lind dielli nga Perëndimi e perëndon

4 stylus magazine stylus magazine 5

Article with photo

nga Lindja”.

Jemi një komb që në zgjedhje të aleatëve kemi

bërë gjithmonë gabime, ku të njëjtat i vazhdojmë

dhe sot.

Jemi komb me dy shtete zyrtare, e në shtatë

shtete të tjera shtetformuese, dhe me gjithë këtë

jemi një komb ku për lek e shesim kombësinë. Ku

për lek e karrike e shesim detin, ku për lek e karrike

nga Kreta e shesim Kosovën, e falim Presheven,

Plaven e Gucinë. Ku për lek i shesim eshtrat

e gjyshërve tanë si me qënë grek a shkie.

Jemi shtet ku kemi më shumë popullsi jashtë se

sa brenda Mëmëdheut.

Jemi një komb që zgjedhim president, e mbas dy

javëve na duhet me e ndërruar.

Jemi një komb që gati çdo njeri nga ne quan vetem

vehten patriot/nacionalist, e gjithë të tjerët

janë hajna, hajdutë, e tradhtarë.

Jemi komb që flasim shumë për demokraci

e vetëvendosje, por në fakt e gjithë shoqëria

ndërkombëtare thotë të kundërtën për ne.

Jemi një komb që kemi hoxhallarë shqiptar e i

quajmë turq/arab, kemi priftërinj grek e i quajmë

shqiptarë.

Jemi një komb që jemi të parët në kontinent, por

debatojmë dekata me rradhë që a jemi a sjemi

Europian ne shqiptarët.

Jemi një komb që gomari në bahçen tonë na

duket sa një plesht, e pleshti në bahçe të kojshisë

na duket sa një gomar.

Jemi një komb që mburremi për bujari dhe e

themi me gjithë zemër “shtëpia e shqiptarit është

e e mikut”, por pyetjes “shtëpinë tonë ku e kemi?”

nuk i japim dot përgjigje.

Jemi një komb që vajzat/çikat/gocat/cucat tona

i fejojmë dhe i martojmë pa u bërë 18 vjeçe, e

djemtë tanë i martojmë pasi mbushin moshën

30 vjeç.

Jemi një komb që ka një shekull që ngrejmë dolli

duke thënë “Pa Kosovë e Çamëri ska Shqipëri”,

por ende skemi realizuar gjë.

Jemi një komb që duam më shumë Amerikën se

mëmëdheun tonë.

Jemi një komb që kemi Presidenta por edhe

Mbret.

Jemi një komb që kemi kushtetutë e ligje morderne,

por nga mos mirefunksionimi i tyre

praktikojmë “Kanune” tradicionale.

Jemi një komb që mafjen e botës e drejtojmë por

për mëmëdhe shumë pak punojmë.

Jemi një komb me tradita shumë të lashta, që

besojme në tri fe, por emrat e fëmijëve tonë ua

vëjmë emrat si emra hajvanësh, as në gjuhën

shqipe jo e as në gjuhën e fesë që i përkasim jo.

Jemi një komb që kemi makina/kerra luksoze e

skemi lek/euro që ta mbushim me benzinë/naftë.

Jemi një komb që kemi një rrugë që na bashkon,

por politikanët tonë dhe opinion ndërkombëtar

na ndajnë.

Jemi një komb që kemi marrë e dhënë bijat tona

ndër kojshi (serb, greek, italian…) e shumë i kemi

dashtë, ama ata kur e kanë gjete rastin na kanë

vrarë, na kanë prerë dhe kanë dashtë e duan ma

na e shuar faren e kombit tonë.

JEMI NJË KOMB QË E KEMI FJALËN FJALË E BESËN

BESË.

KEMI TRADITË, KEMI BUJTINA E BANESA, ME

SHTEPI E ME KOJSHI, AMA NE VENDIN TONË DEN

BABADEN NE KËTO TOKA TE BEKUARA E TE PRE-

MTUARA PER NE KURRË RAHAT SKEMI BËRË.

6 stylus magazine stylus magazine 7

Burimet

1- Këtu fjala “Shqipëri” ka të përfshirë të gjitha

trevat shqiptare, ose thënë ndryshe Shqipëria Natyrale/Etnike

Article with Banner

“Rritja” Ekonomike

e Shqipërisë

Kështu nisi citimin Migjeni nё poemёn e tij për mjerimin që kishte kapluar shqiptarët në vitet 30’.

Megjithatё këto vargje vazhdojne të jenë tё vleshme edhe për ditët e sotme ku na flitet për rritje

ekonomike, e cila na ngroh si dielli dhe që është po aq e largët nga ne.

Është e pashmangëshme për ne tё harrojmë deklaratat dhe fjalimet nga qeveritё për sukseset e korrura,

për rritjen e mirëqenies, për luftën kundër korrupsionit , për uljen e taksave, për rritjen e rrogave, për

rritjen e investimeve etj. Duke i permbledhur të gjitha këto në të ashtuquajtuarёn progres historik që

Shqipёria ka pasur ndonjёherë. Për të kuptuar se sa është rritur ky progres historik na duhet t’i hedhim

një sy raporteve të shteteve të ndryshme mbi progresionin tonё historik:

Investimet e huaja ne Shqipëri

8 stylus magazine

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,

kafshatë që të mbet në fyt edhe të zё

trishtimi

(Migjeni “Poema e Mjerimit”)

Ergys Neziri (Shqipëri)

dega Financë, Universiteti 9 Eylul

Izmir / Turqi

e.neziri@revistafjala.com

Gjatë këtyre viteve duket qartë qe investimet e huaja kanё pasur një rritje të kënaqshme por ajo ç’farë

duhet theksuar është se të gjitha këto investime janë bërë vetëm në privatizimin e sektorëve ta caktuar

sic janë: në vitin 2007 privatizimi i Albtelekomit, investim në fabrikat e çimentos dhe investimet

mbi rritjen e nxjerries sё petrolit. Në vitin 2008 kemi pasur investime mbi rritjen e sasisë së prodhimit të

çimentos dhe investime në energjitikë. Ndërsa deri në gjysmën e vitit 2009-s kemi patur njё shifër investimesh

prej 460 milion euro mbi privatizimin e OSSH-së etj. Dhe ajo që duhet theksuar ёshtё se këto

marrëveshje kanë qenë firmosur që në vitin 2008. Shumica e këtyre investimeve janë privatizime te cilat

nuk kanё sjellё ndikim të lartë mbi uljen e papunёsisë, por vazhdimësia e atyre subjekteve që me parё

ishin nën administrim shtetëror.

Por cilat janë shkaqet që pengojnë investimet e huaja :

• Mos pengimi i importeve ilegale.

• Vonesa për shkaqe burokratike, mos funksionimi i sistemit për pajisjen me leje qëndrimi.

• Fuqi puntore e pakualifikuar.

• Mos kompesimi tatimor (ku shteti shqipëtar u detyrohet shume firmave).

• Problemet në transport dhe në mungesen e furnizimit me energji elektrike.

• Rryshfetet.

Një raport tjetër na bën të njohur gjendjen aktuale në Shqipëri :

• Duke perjashtuar medikamentet bazë te ndihmes së shpejtë,shërbimi mjeksor është tepër i

dobët.(mungesa e medikamenteve, pajisjeve dhe doktorve të specializuar).

• Mungesa e ujit dhe e energjisë elektrike.

• Rryshfete në masa të mëdha në institucionet shtetërore.

• Rënie të sigurisë publike në vend qe shoqërohet me rritjen e krimit të organizuar.

• Rënia e besimit nga qytetarët kundrejt sistemit gjygjësor.

• Infrastrukture e dobët si në rrugët rurale ashtu edhe në disa segmente automobilistike ndërmjet

qyteteve.

Borxhi publik i Shqiperisë zë 59.9 % të prodhimit të GDP’së në vitin 2009. Prej shteteve të Ballkanit zë

vendin e dytë pas Greqisë.

Ndërsa nga viti 2010 deri në vitin 2011 kemi nje rritje të borxhit pubik:

59.4% të GDP’së (2011) (5.7 miliard $)

57.1% të GDP’së (2010) (5 miliard $)

Kemi rritje të inflacionit me 0.4% nga viti 2010 deri në vitin 2011 3.5% (2010) -- 3.9% (2011)

Article with photo No. 2

TREGTIA E JASHTME JANAR 2012

Në muajin janar te vitit 2012 u eksportuan 13,448 mln lekë mall, me ulje 18.8 përqind në krahasim me

muajin dhjetor te vitit 2011 dhe ulje me 9 përqind në krahasim me muajin janar te vitit 2011.

U importuan 35,041 mln lekë mallra me ulje 33 përqind në krahasim me muajin dhjetor te vitit 2011 dhe

rritje 3.7 përqind në krahasim me muajin janar te vitit 2012.

Defiçiti tregtar i muajit janar te vitit 2012 është 21,593 mln lekë duke shënuar një ulje prej 39.5 përqind

krahasuar me muajin dhjetor te vitit 2011 dhe një rritje prej 13.6 përqind krahasuar me muajin janar te

vitit 2011.

Tregtia me vendet e Bashkimit Europian është 64 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë

İtalia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 35.5 përqind, ndërsa me Greqinë është 10.6 përqind.

Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin: Austri,

Hollandë, Francë, Spanjë, Sllovaki dhe për importin: Brazil, Kanada, Kosovë, SHBA, Suedi etj.

Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që:

Eksporti i grupit “Tekstile dhe këpucë” u rrit 5.7 përqind. Eksporti i grupit “Produkte kimike dhe plastike”

u ul 87.2 përqind, “Materiale ndërtimi dhe metale” u ul 33.4 përqind, “Minerale, lëndë djegëse, energji

elektrike” u ul 21.9 përqind.

Importi i grupit “Prodhime druri dhe letre” u ul 46.4 përqind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul

43.1 përqind, Produkte kimike dhe plastike” u ul 39.6 përqind, “Materiale ndërtimi dhe metale” u ul 32

përqind “.

Në Janar te vitit 2012 importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 4,216 mln lekë, duke zënë 12 përqind ndaj

totalit të importit. Krahasuar me Janar 2011, importi i mallrave me akcizë ka patur ulje prej 7 përqind.

Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 71.2 përqind, e zënë nënproduktet e naftës.

Megjithatë ky progres ekonomiko-historik nuk ka treguar shumё progres tek shqiptaret,.të cilët vazhdojne

të jenë nën hipnozën elektorale që u bëhet nga të gjitha palët politike, ku nuk duhet lënë pa

theksuar edhe pasiviteti i partive opzitare ndoshta jo në menyrë të drejtpёrdrejtё por që ndikojnë në

përkeqësimin e kësaj situate të ndërlikuar në Shqiperi.Në mos marrjen pjesë në parlament dhe mos kritikimit

me fakte për gabimet qё mund të bëjnё mazhorancat, kështu që ndihmojne ne fillimet e krizave

tё ndryshme qё lënë Shqipërine përsëri në vendin e parafundit nga ana ekonomike në rajonin e Ballkanit.

Ku shumë familje pa asnjëlloj të ardhure financiare që janë të indenjuar nga përfitimi i ndihmave

ekonomike nga shteti, si dhe mungesa e zërave që mund ti sjellë si temë e ditës në parlament.

Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpivetë nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,ku nuk mund t’u prishet qetsia

zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis. (Migjeni Poema e Mjerimit).

10 stylus magazine stylus magazine 11

Burimet

1- T.C. Tirana Büyükelçiliği Ticaret Müşavirliği, Arnavutluk Ülke Raporu

2-https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/al.html

3-www.igeme.gov.tr/arnavutluk (Raporti i Turqisë për Shqipërinë)

4-http://www.instat.gov.al/

Zgjimi i identitetit

shqiptar

Ervin Shkulaku (Shqipëri)

dega Histori, Universiteti 9 Eylul

Izmir / Turqi

ervinshkulaku@revistafjala.com

Fundi i shekullit tё XVIII dhe fillimi i shekullit tё XIX gjёndja e perandorisё Otomane karakterizohet

me njё sёrё ndryshimesh qё sё shpejti sjellin dhe fundin e saj. Njё ndёr popujt e shumtё

qё pёrbёnin perandorinё Otomane ishin dhe shqiptarёt. Kombi shqiptar pёrgjate shekujve nёn

pushtimin Otoman luajti njё rol kyç ne fushёn politike-ekonomike tё perandorisё. Nё bazё tё njё

studimi tё Prof.Dr Ismail Hami Danişmend shohim njё kronologji te kryeministrave(sadir-i Azamlari)

qё kanё shёrbyer nё portёn e lartё dhe shohim se janё 54 kryeministra me origjine shqiptare1 qё pёrbёjnё edhe shumicёn. Kёto poste deri ne fillim tё shekullit te XVII fitoheshin sipas njё sistem

edukimi qё njihet me termin (Devsirme sistemi-i) 2 dhe nga ky edukim zgjidheshin studentёt mё

tё mirё pa pёrkatёsi feje ose kombёsie. 3 Pra me krenari shohim qё shqiptarёt kanё patur njё rol te

rёndёsishёm nё fushёn politike Otomane.

Nga kёndvёshtrimi ekonomik shoqëria shqiptare pёrsёri nuk ngelet prapa. Nё shekullin e XIV pasi

perandoria Otomane mori tokat shqiptare nё Berat si edhe nё Janine e shumё qytete shqiptare

sulltan Fatihu me ferman mbretëror u siguroi qytetarёve te mbetur aty si edhe korporatave lirinё

e punёs; te ritit e zakoneve. 4 Shohim nje rifillim tё jetёs ekonomike psh; nga fundi i shek. XV Vlora

kishte rreth 4000 banorё dhe njё lëvizje tё madhe tregtare tё pasqyruar nё mallrat e importuara

nga Stanbolli Europa e Bursa. 5 Nё vazhdim te forcimit te mёtejshem tё mardhёnjeve ekonomike

me botёn e jashtme nё gjysmёn e dytё tё shekullit tё XVII duken shenjat e njё lëvizjeje tё rregullt

tё tregtise tranzite. 6 Si rrjedhim u rrit roli dhe rёndёsia ekonomike e porteve shqiptare tё cilat po

e kryenin gjithnjë e mё shumё rolin ndermjetes midis krahinave tё ballkanit e perëndimit. 7 Keto

mardhёnie ekonomiko-tregtare pёrgjithёsisht drejtoheshin nga esnafet shqiptare. Si rezultat i rritjes

sё gjithanshme tё tregut shqiptar dhe lindjes sё manifakturёs nё shekullin e XIX esnafet fillojnё

tё humbasin tiparet kryesore organizative dhe rёndesinё e tyre ekonomiko-politike. 8

Pse zgjimi i identitetit shqiptar dhe pse nё fillimin e shek. XIX?

Jo pa qёllim pak mё parё u be nje pasqyrim tё shkurtёr gjёndjes sё shoqёrise shqiptare nё vitet

e perandorisё Otomane pёr tё theksuar se ajo ruajti identitetin e saj megjithëse nё arenёn

ndёrkombёtare qёndroi nё mёnyrё pasive sepse tё gjithё popujt brenda perandorisё ishin pёrfshirё

brenda njё sistemi shoqёror qё njihej me termin ¨Millet Sistemi¨. Sipas kёtij sistemi shoqёria ndahej

nё klasa sipas besimit fetar dhe jo sipas kombit qe i pёrkiste dhe gjuha zyrtare pёrdorej Turqishtja

prandaj deri ne mesin e shekullit tё XVIII identiteti shqiptar qёndroi nё ¨Gjume¨.

Revolucioni francez nё vitet (1789-1794), ai grek nё vitet (1821-1829), revolucionet e viteve 1849

nё Austri dhe Hungari, lufta pёr bashkimin e Italisё dhe Gjermanisё, 9 dhe lëvizja e xhonturqeve

brenda perandorisё Otomane kishin sjellё njё rrymё tё re atdhetarizmi nё Europe e cila do tё

ndikonte edhe te shqiptaret. Nё keto shtete kjo lëvizje mori përmasa tё mёdha dhe fatkeqësisht

mё e theksuar ishte ne shtetet fqinje, të cilёt shfaqen qëllimet e tyre grabitqare ndaj territorit

shqiptar. Populli shqiptar pothuajse e kishte pёrfaqёsuar fene islame, prandaj vёndet fqinje pёr

tё arritur synimet e tyre e barazonin fenё me kombin duke i quajtur mysliman=turk nё arenen

ndёrkombёtare ose duke ndikuar nёpёrmjet fuqive tё mёdha mike si p.sh. Serbia kishte gjithmonë

ndihmёn e Rusise, parrullat politike tё pansllavisteve mё nё krye carin ishin ‘’Serbia e Madhe’’ ose

‘’perandoria Ruse Pansllaviste’’ 10

Menjёhere kërkohej zgjimi i identitetit shqiptar nё arenen ndёrkombёtare sepse po vihej nё rrezik

humbja e emrit shqiptar dhe me traktatin e Shen-Stefanit dhe konferencёs tё ambasdoreve tё Londres

kjo frike e shqiptareve po kthehej nё realitet. Prandaj pёrballe kёsaj vetmie diplomatike shqiptaret

bashkohen pjesёrisht pёrsёri me perandorine Otomane pёrballe fqinjeve agresore. Pozita e

shqiptareve nё ketё situate shpjegohet dhe nё memorandiumin qё i dёrguan lordit Bikonsfild nё

qershor tё vitit 1878 duke pёrcaktuar se “ Ka qёne frika se po humbasim edhe kombesinё vete qё

na ka berё tё rrime duarkryq, jo indiferente pёrballё shkatёrrimit tё perandorisё sё osmanllinjёve

, sepse pёrndryshe do tё kishim shpejtuar ti bashkomim armёt tona mё atё tё popujve kryengrites.

11 Megjithate shqiptaret pёrseri u braktisen shpeshhere nga ushtria otomane pёrballe agresionit

tё shteteve fqinje dhe kjo erdhi si rezultat i problemeve qё kishin pёrfshire perandorinё dhe

kёrcenimit diplomatik tё shteteve europjane.

Kjo gjёndje e mjerueshme pёr shqiptarёt pati edhe anёn e saj pozitive sepse ndikoi nё zgjimin nga

“gjumi” tё frymёs patriotike tё personaliteteve shqipёtare tё cilёt me kujtimin e heroit Skёnderbej

dhe udhёheqesit e diplomatit shqiptar Ali pashё Tepelena filluan tё bёnin thirrje pёr bashkim

kombёtar. Nё kёte situatё kujtojmё edhe fjalёt e Ali pashё Tepelenes drejtuar popullit shqiptar “

Mbёshtetuni vetё nё veten tuaj; ruset ; anglezёt, nemselinjte ( austriaket) tё gjithё do tё jenё

armiqtё tuaj sapo tё marrin vesh qё doni tё bёheni njё popull i pavarur. Mos e harroni asnjёhere

kёtё tё vёrtete tё rёndesishme” 12

stylus magazine 13

Article with photo No. 2

Dhe tani pas 100 vitesh kishte ardhur koha qё

keto fjalё tё arta ishin kthyer nё realitet dhe kjo e

vёrtetё duhet tё qёndroje gjithmonё nё mёndjet

dhe zemrat e shqiptarёve. Prandaj shumё personalitete

shqiptare qё kishin marrё edukimin jashtё

vendit filluan te bёjne thirrje pёr zgjim kombёtar.

Kjo periudhё nё historinё e shqiptarёve njihet

me termin “Rilindja Kombёtare“ dhe patriotet qё

e krijuan quhen “Rilindas“. Rilindasit menjёhere

nisёn luftёn me pushkё e penё per shpёtimin e

atdheut. Shume kёnge e poezi u thuren per zgjimin

e shqiptareve si fjalet e Thimi Mitkos:

Mblidhuni tё gjithё anembanё

Gegё, Toske, Arbёr, Çamё

Te Krishterё e Myslimanё

Jemi Vёllezёr e Vellame’’ 13

Pra tё “krishterё e myslimaё” jemi “vёllezёr e

vёllamё” kjo ёshte njё fjali e vecantё sepse bashkё

me ketё fjali ёshtё pёrdorur shpesh nga rilindasit

edhe fjalia “feja e shqiptarit ёshtё shqiptaria”

si psh. Edhe te shkrimi i Sami Pojanit nё gazetёn

Besa nё vitin 1908 ndёr tё gjitha lexojmё: pse

vёllezёr shqiptarё si bёni njё mijё falenderime

zotit pёr kёtё ditё tё shqipëruar, kёtё ditё te lumtur

dhe përqafoni myslimanё e tё krishterё, tё

pasur e tё varfer si vёllezёr qё jeni. Lini jetё dhe

pasjet menjanё them fёmijet e njё nёne e njё ati

dhe trupat i keni prej njё balte dhe dijeni qё feja e

shqiptarit ёshtё shqiptaria e vllezeria. 14 Pra pёrseri

e theksoj fjaline “feja e shqiptarit ёshtё shqiptaria”

qё nё ditёt e sotme shumё lexues mund ta

keqinterprentojnё duke menduar se rilindasit ishin

tё pafe dhe se dёshironin tё zhduknin fenё

te populli shqiptar, por kёtё mendim e hedhin

poshtё kёto fakte, sepse duke lexuar me kujdes

shohim se rilindasit kanё patur respekt nё besimin

fetar dhe gjithmonё janё pёrdorur fjalёt MYS-

14 stylus magazine

LIMAN e tё KRISHTERE. Pra nuk janё bёrё dallime

fetare por kёrkohej vetem tё bashkoheshin e tё

ruanin kulturen shqiptare. Ketё e shohim edhe nё

gazetёn e sipёrmendur me drejtor Mehmed Hajri

Frasherin ku nё nje shkrim tё vitit 1908’tё shkruan

te rubrika e urimeve :

- vёllezerit tanё myslimanё i urojmё pёr shumё

vjet gёzuar bajramё.

-Vёllezerit tane te krishtere i urojme per shume

vjet gezuar kreshnat e motit. 15

Pra pёrsёri e theksojmё se qёllimi i rilindsave ishte

pёr zgjimin e identitetit kombёtar dhe foljen

e gjuhёs shqipe nё territoret shqiptare dhe ky

synim u realizua. Kёtё realizim e shohim nё bazё

tё shkrimeve tё asaj kohe, pёr shёmbull nё shkrimet

e studiuesit Ahmet Sherif i cili nё vitin 1910’tё

ishte dёrguar nga perandoria Otomane me mision

pёr tё raportuar pёr gjёndjen e Shqipёrise i

cili shkruan: kёtё mёngjes pasi gjeta kohё shkova

pёr vizitё te njё shkollё nё Gjakove. Meqёnse ishte

mёngjes kishte rreth 100 nxёnёs. Mёsuesi ishte

shqiptar i cili pasi erdhi pak mё vone mё tha hajde

kёtu more duke mё thirrur prane tij. Dёshiroja tё

flisja me nxёnёsit por i merzitur duhet tё tregoj

se asnjё prej tyre edhe 2 fjale turqisht nuk kuptonte.

Por tё gjithё ishin nxёnёs tё zgjuar. Nё fakt

te tё gjithё shqiptaret ka njё zgjuarsi natyrale te

gjallё. 16

Pra, megjithёse Shqipёria nё qarqet diplomatike

nuk ishte shpallur e pavarur shqiptaret e kishin

riformuar identitetin i cili ishte i ndryshёm nga

popujt fqinjё dhe nga perandoria Otomane. Kёtё

ndryshim e shohim dhe nga nje telegraf i datёs 5

qershor tё vitit 1910’tё tё studiuesit Ahmet Sherif

duke theksuar se Shqipёria pёr mua ёshtё njё

vёnd i huaj. Kёtё e shkrova qё tё hyje nё mёndjet

tuaja. 17

Nё arenёn ndёrkombёtare gjёndja vazhdon tё

mbetet kritike sepse vazhdojnё pёrpjekjet e shteteve

fqinje pёr copёtimin e territorit shqiptar dhe

tjetёr shkak ёshtё se populli shqiptar vazhdon te

perfaqёsohet ne qarqet diplomatike nga perandoria

Otomane e cila nuk kishte fuqi ndikuese ne

Europё. Megjithatё klubet dhe shoqatat patriotike

shqiptare vazhduan te ngrinin zёrin nёpёrmjet

telegrafeve duke protestuar kundёr veprimeve

anti-shqiptare qe ndёr te gjitha theksonin qё si

bij te popullit shqiptar, popull qё pёrbёn Turqinё

europjane shumicёn e banorёve te saj pёr tё shprehur

shqetёsimin tonё, dhimbjen tone ngaqe

vetёm populli shqiptar ёshtё pёrjashtuar nga cdo

pjesmarrje ne organizim te ri te perandorisё.

Por pёrsёri gjёndja vazhdonte e njёjtё, dhe u acarua

mё shumё edhe me mardhёnjet e shqiptarёve

dhe xhonturqve(turqit e rinj). Kёta ishin lёvizje

atdhetare politike turke e cila ishte pro revulucionit

turk dhe heqjen e sistemit fetar. Kjo lёvizje nё

fillimet e saja kishte mardhёnie disi te mira me popujt

jo-turq ne perandori dhe kjo lёvizje shprehu

njё shprese pёr popullin shqiptar. Por kёto shpresa

shuhen sepse pasi u forcua lёvizja e xhonturqve

ndoqi politike ç’kombёtarizuese ndaj popujve

jo-turke tё perandorisё. Pёrballё kёtij rreziku u

morёn masa nga patriotёt shqiptar duke dёrguar

telegrame Fuqive tё Mёdha nё formё protestash

kundёr politikёs sё turqve tё rinj ku ndёr tё gjitha

theksohet “ Ndёrsa po pёrgatitej revulucioni,

turqit e rinj kёrkuan nё shumё raste pёrkrahjen

e shqiptareve, pёrkrahje qё iu dha nё mёnyra

tё ndryshme dhe kurdoherё ndershmёrisht

pёrkundrejt premtimit qё regjimi i ri tё ndihmonte

shqiptaret. Mirepo porsa Turqit e rinj i forcuan

pozitat ata ndёrruan krejt vendim dhe, nё vend

qё tё ndihmonin nё zhvillimin e kombёsive nё

perandori po pёrqpiqen tё pёrdorin njё politikё

ckombёtarizuese. 18 Por duhet te theksojme

qё keto mardhёnie patёn edhe anёn pozitive

sepse Turqia e humbi besimin qё i kishin dhёnё

shqiptarёt ndёr shekuj. Tani shqiptarёt mendonin

se Turqia pasi i dha fund regjimit te saj absolut

me anёn e Turqёve tё Rinj tё gjithё myslimanё e

jo myslimanё shqiptarё i mbushёn zemrat plot

gёzim sepse shpresonin pёr drejtesi e vllazёri. Por

fatkeqёsisht sipas ngjarjeve qё po kalojnё Turqit e

Rinj nga Turqit e Vjeter po ndjekin njё rruge shume

me te rrezikshme per shqipetaret. Te paret te

pakten besonin nё fe e nё kuran por keta te rinjte

nuk besojne ne asgje. Prandaj te gjithe shqipetaret

myslimane e jomyslimane te mos hspresojme

prej ketyre por te bashkojme BESEN19 pёr njё

shtet tё pavarur. Kёto protesta dhe vendime bёnё

qё : Nё 28 nёntor tё vitit 1912 nё qytetin e Vlorёs

pas fjaleve qё tha z.kryetar Ismail Qemal Beu mё

tё cilat tregoi rrezikun e madh nё tё cilin ndodhej

Shqipёria, tё gjithё delegatёt mё nje zё vendosёn

qё Shqipёria mё sot te bёhet mё vehte, e lire, e

mosvarme. 20

Burimet

1- Ismail Hami Danişmend. ``Osmanli

Tarihi Kronolojisi``.4.cild., Yay Türkiye,.

Istanbul. 1961. fq.( 425-542)

2- Halil Inalcik. ``Osmanli Klasik Cagi``.

Yay. Yapikredi yayilari. Istanbul 2010.

3- Halil Inalcik. ..fq. 124

4- Ziya Shkodra `` Esnafet Shqipetare``

shtp. Mihal Duri. Tirane 1973. Fq 27

5- Ziya Shkodra... fq 28

6,7,8- Ziya Shkodra.... fq 80-86

9- Koli Xoxi. ‘’Lidhja Shqipetare e Prizerenit’’

shtp 8 Nentori, Tirane 1978, fq 12

10-Koli Xoxi ...fq 28

11-Gazmend Shpuza. “ gjyrmime ne epoken

e rilindjes kombetare . sh. Botuese

8-nentori. Tirane, 1980, fq.187

12-Ilir ushtelenca, diplomacia e ali pashe tepelenes,

sh.botuese 8-nentori, Tirane, 1983, fq.259

13-Koli Xoxi ... fq 18

14,15-Mehmed Hajri Frasheri, Gazeta

Besa Konstantinopole Mater han

gallata No14,e enjte 1908

16-Ahmet Sherif, perg. Mehmet Cetin

borekci, Arnavudluk’da Suriye’de

Trablusgarb’da Tanin, Turk Tarih Kurumu

yay, 2ci cild, Ankara, 1999, fq.10

17,19- Ahmet Sherif..., fq.14, fq. 3

18,20- Akademia e Shkencave te R.P.S.

te Shqiperise...fq.218, fq.261

stylus magazine 15

Article with photo No. 2

Ballkani, lindja e mesme

dhe Shqiptarët

Leonard Seferi (Shqipëri)

dega Gazetari, Universiteti Ege

Izmir / Turqi

leonardseferi@revistafjala.com

Po, pikërisht këto dy

zona gjeografike edhe

pse larg njëra-tjetrës

kanë shumë ngjashmëri

në shumë aspekte, sidomos në atë

politik! Ndoshta në Ballkan nuk

kanë zbritur profetë por shpesh

herë Ballkani dhe Lindja e Mesme

kanë qenë shumë afër, madje një

shtet. Duke filluar nga Greqia e

lashtë, Aleksandri i Madh, Perandoria

Romake, Bizantine e më pas

ajo Otomane. Mos vallë kjo e kaluar

historike e bën Europën të sillet

më indiferente ndaj Ballkanit?!

Ndoshta kjo e kaluar historike bën

që Ballkani dhe Lindja e Mesme të

jenë dy vatrat e zjarrit, dy fuçi baruti

në rruzullin tonë. Në një kohë

kur vendët e Europës i shtrënguan

dorën njëra-tjetrës edhe pse kishin

një të kaluar po aq, ndoshta edhe

më shumë gjakatare sesa Ballkani,

në Ballkan vazhdoi akoma

gjakderdhja. Kjo gjakderdhje në

kërthizë të Europës së civilizuar.

Diçka tjëtër që e bën të ngjashme

Lindjen e Mesme me Ballkanin

janë ambicjet utopike të të gjithë

shtetëve në tërësi për fqinjët e

tyre. Duke filluar me Sionizmin

që synon të quajë Izrael të gjithë

Lindjen e Mesme, vazhdojmë me

shpresën dhe përpjekjet e Turqisë

për rikthimin e saj në Europë, kësaj

rradhe si e “shëndoshë dhe e vaksinuar”

fort mirë gjatë shekullit të

kaluar. “Megaloidea” e grekërve

dhe “Naçetranja” e serbëve janë

dy projektet që po i kallin akoma

shqiptarët. Termi i Shqipërisë Etnike

është një “top zjarri” që mund

të djegë fqinjët. Mund të djegë ata

fqinjë që e dogjën dhe e sakatuan

Shqipërinë përgjatë historisë.

Mendoj se me një vështrim subjektiv

shqiptarët janë të vetmit që

kanë ambicje për aq sa u takon,

pasi janë i vetmi shtet autokton

në botë që rrethohen me banorët e

saj po autoktonë por që u përkasin

shtetëve fqinjë. Platforma e

Shqipërisë Natyrale drejtuar nga

Koço Danaj duhet të bëhet realitet

por sigurisht duke parë edhe

pjesën tjetër të medaljes së Fatos

Kongolit.

Menjëherë pasi u mbajt Konferenca

e Ambasadorëve në Londër

në vitin 1913 ministri i jashtëm

Britanik i asaj kohe Eduard Grei1 theksoi se shqiptarët u sakatuan

vetëm e vetëm për të ruajtur dhe

mos prishur marredheniet midis

fuqive të mëdha, respektivisht

Francës dhe Rusisë.

Ja si shprehet Sir. Eduard Grei:

Vështirësia për të arritur në një

marrëveshje lidhur me kufij të

veçantë të Shqipërisë ka qenë

shumë e madhe. Secili do të kujtojë

se sa të vështirë dhe sa kritike

kanë qenë në ndonjë rast çështjet

16 stylus magazine stylus magazine 17

Article with Collage

që kanë dalë për caktimin e kufijve verior dhe verilindor

të Shqipërisë. Unë e di fare mirë së kur gjithçka

do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika

do të japë shkas për kritika të forta nga kushdo që e

njeh vendin dhe e gjykon çështjen nga një pikpamje

e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve

për të gjetur një zgjidhje, qëllimi kryesorë

ka qenë të ruhet marrëveshja midis vetë Fuqive të

Medha, dhe në qoftë se vëndimi mbi Shqipërinë e ka

siguruar këtë, atëherë ai ka bërë punën më të rëndësishme

në dobi të paqes në Europë.

Article

with

Collage

Sir Grei gaboi në këtë analizë sepse një vit më

vonë në 1914 filloi lufta e dytë botërore. Ndërsa Fatos

Kongoli flet për mirkuptim dhe harmoni ndërmjet

popujve të Ballkanit me qëllim integrim dhe tolerancë

ndaj njëri-tjetrit, sepse çdo popull në Ballkan ka

paragjykime dhe tjetërson ose ofendon popujt e tjerë

që ka përreth. Për shembull, ashtu siç shqiptarët urrejnë

e shajnë turqit, grekët, apo serbët ashtu edhe ata

paragjykojnë e shajnë shqiptarët. Për këtë arsye sipas

Kongolit duhet një reforme themelore mbarballkanike

për uljen e rrënjosjes së këtyre tabuve ndaj njëritjetrit

në të mirën e gjithë Ballkanit. 2

Gjermania po i paguan Greqisë miliarda euro dëmshpërblim

për tre vjet që e pushtoi në Luftën e Dytë

Botërore ndërsa Europa po luan me shqiptarët edhe

pse po mbushet një shekull që i sakatoi ato. Sjellja e

saj indiferente ndaj Ballkanit në përgjithësi dhe shqiptarëve

në veçanti duhet të marrë fund për të parandaluar

ndonjë “perandori orientale” të mundëshme e

që mund të marrë përsëri Ballkanin e kësaj rradhe

bashkë me Europën vetë.

Europa duhet të mbështesë shqiptarët dhe tu japë

atyre të drejtat që ua ka marrë dikur, sepse është rruga

e vetme për stabilitet në rajon e me gjerë.

Ballkani nuk është më si Lindja e Mesme por është

Europë, dhe shqiptarët janë prindërit e

Europës duan apo s’duan dashakeqët.

18 stylus magazine

Burimet:

1. Koço Danaj, “Platforma e Shqipërisë Natyrale”.

2. Fatos Kongoli, “Një e vertetë e thjeshtë”.

Miniera

Thesari

i

Bulqizes

se

Varfer

Kozma Çupi (Shqipëri)

dega Fizikë, Universiteti Ege

Izmir / Turqi

Bulqiza, një minierë ari për të tjerët dhe

një plagë dhembjeje për banorët e saj.

Historia e qytetit të paradoksit, aty ku në

përpjekje për mbijetesë ekonomike, njerëzit

bëjnë pakt me vdekjen. Plaga sociale nuk

kursen as një:burrat, gratë dhe fëmijët…

Por si lindi kjo miniere sa fatmire aq

edhe fatkeqe?

Zbulimi i kromit në territorin e Bulqizës

u bë rastësisht gjatë pushtimit italian, ndërsa

shfrytëzimi i minierës nisi pak vite pas

çlirimit. Në vitin 1940, Hamit Duriçi, banor

i fshatit Vajkal të Bulqizës, tek po kulloste

bagëtinë gjen një gur të zi dhe me shkëlqim

gjysmëmetalik, më i rëndë nga gurët e

tjerë, të cilin ia dorëzon një oficeri italian,

që vepronte në atë zonë.

Italianët kërkuan nga banorët që të mblidheshin

këta gurë të veçantë. Banorët filluan

të mbledhin gurin e rrallë, të cilin e transportuan

me mushka në Qafën e Buallit. U

grumbulluan kështu 2000 ton krom, por

italianët nuk

Article with Collage

mundën ta tërhiqnin kromin në

vendin e tyre. Mirëpo mbeti një

dokument historik se në Bulqizë

ka një tufë daljesh kromi, të cilat

janë mjaft premtuese. Ka qenë

14 shkurti i vitit 1948, kur një

ekip inxhiniero-teknik, i ardhur

nga Tirana, ka bërë të mundur që

më 18 shkurt të po këtij viti në

Bulqizë të dëgjohen shpërthimet

e para të minave. Pikërisht këto

shpërthime shënuan edhe

datëlindjen e kësaj miniere. Puna

ka nisur me 30 punëtorë të ardhur

nga rrethet e Dibrës, Matit

dhe Mirditës. Minerali nxirrej

në sipërfaqe me karroca dore.

Vetëm pas 10 vitesh, pra në 1958,

u vendos shfrytëzimi i minierës

me galeri nënkati. Në vitet 60-

‘70 u vu në shfrytëzim pusi nr.1

me thellësi 150 metra. Dhe pas

viteve 72-74 filloi prodhimin pusi

20 stylus magazine

nr.2 me tri nivele. U arrit që miniera

të shfrytëzohet deri në nivelin

e 16 ose 6 metra nën nivelin

e detit. 1 Miniera e Bulqizës, thënë

ndryshe gjigandi i indrustrisë

nxjerrëse të kromit në vendin

tonë dhe më gjerë,aktualisht po

shkon drejt asfiksimit të plotë të

saj.

Në kujtesën e historisë shqiptare,

kjo minierë e ka renditur

Shqipërinë në vendin e parë në

Evropë dhe të tretin në botë, për

nga sasia e nxjerrjes së mineralit

të kromit me cilësi e veti tepër

të larta. Në rreth 60 vite jetë të

saj ajo dha shumë për vendin,

afro 14 millionë tonë krom, por

mori fare pak për vete, për të

mos thënë asgjë. Për vërtetësi të

kësaj mjafton të kujtojmë deklarimet

PPSH-së në kongreset e

saj, ku deklarohej se Miniera e

kromit në Bulqizë jep 32-37 për

qind të të ardhurave kombëtare

në shkallë vendi. Megjithatë,

Bulqiza, qyteza e minatorëve në

verilindje të vendit, mbeti asgjë

më tepër se nje geto për banorët

e saj dhe një kamp përqendrimi

për të burgosurit politikë të

regjimit komunist.

Shfrytëzimi i minierës

Në vitet 70, interesimi qeveritar

për këtë minierë ishte jashtëzakonisht

i madh, pasi eksporti i

kromit ishte e vetmja mundësi

për të çarë “bllokadën” imperialisto-revizioniste.

Pothuajse

gjatë gjithë kohës në minierë

punohej me moton:“Kromi çan

bllokadën”. Kështu, vetëm gjatë

vitit 1984 u prodhuan nga kjo

minierë, 485000 tonë krom, ku

numri i punëtorëve arriti në

rreth 12000 veta. Përveç minatorëve,

këtu kanë derdhur

djersën e tyre edhe një plejadë

e tërë e personelit inxhinieroteknik,

nga më të mirët e vendit

tonë. Duke u punuar me ritme

të jashtëzakonshme, në minierë

pati edhe humbje jetësh. Edhe

pse nuk ka ndonjë shifër të saktë

zyrtare, mendohet se deri më

tani, mbi 260 minatorë, duke

përfshirë edhe të burgosurit

politikë që kanë punuar aty, kanë

humbur jetën në galeritë e thella

dhe të ftohta të kësaj miniere,

duke punuar si heronj të vërtetë. 2

Njezet vjet pasi miniera ka ndalur

funksionimin e saj normal, vendburimi

konsiderohet si një mbeturinë

në të cilën kanë ngelur ca

minerale dhe ato plaçkiten me

çdo mjet dhe çdo çmim, përfshi

dhe çmimin e jetës. Galeritë

kryesore dhe puset janë ato të

kohës së komunizmit, ajrimi po

ai, ndoshta më keq, masat e sigurisë

thuajse nuk ekzistojnë dhe

mbi të gjitha nuk investohet më

as për kërkim-zbulimin në zonë,

përveç atyre studimeve që janë

bërë gjatë kohës së komunizmit. 3

Këto janë shkaqet që akoma

edhe sot vazhdojnë të sjellin aksidente

dhe vdekje të njëpasnjëshme.

Vitet e fundit këto aksidente

fatkeqe kanë qenë më të

shpeshta në numër. Vetem në vitin

2007 gjetën vdekjen 7 minatorë.

Aksidenti i fundit ishte disa

muaj më parë,më 18 tetor të vitit

2011, ku një person gjeti vdekjen

dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur

ku disa ishin në gjendje të

rëndë. Kushtet e vështira, rrogat

e ulta, aksidentet vdekjeprurëse

kanë shtyrë disa herë minatorët

e kësaj miniere të ngihen në

grevë, pse jo edhe në grevë urie.

Greva e fundit ishte ajo e verës

së kaluar që zgjati disa muaj,ku

për më shumë vetëm greva e

urisë zgjati mbi 3 javë, derisa

grevistët përfunduan në dyert e

spitalevë.Lind pyetja po organet

perkatёse? Në muajin më të nxehtë

të verës,gushtin, 14 minatorë

“agjërojnë” në një nga nivelet e

minierës për më shumë se 2 javë

dhe organet perkatёse bёjnё një

sy qorr e një vesh shurdh. Asnjë

institut shtetëror, ansjë politikan

nuk ka marrë guximin të flasë

qoftë edhe një fjalë të vetme.

Po ku vallë duhet ti kërkojnë të

drejtat minatorët pasi asnjë lloj

greve qoftë edhe ato bëra përpara

kryeministrise nuk arritën që

të marrin përgjigjje nga ansnjë

qeveritar.

stylus magazine 21

Article with Collage

rreth 12000 veta. Përveç minatorëve,

këtu kanë derdhur

djersën e tyre edhe një plejadë

e tërë e personelit inxhinieroteknik,

nga më të mirët e vendit

tonë. Duke u punuar me ritme

të jashtëzakonshme, në minierë

pati edhe humbje jetësh.

Edhe pse nuk ka ndonjë shifër

të saktë zyrtare, mendohet se

deri më tani, mbi 260 minatorë,

duke përfshirë edhe të burgosurit

politikë që kanë punuar

aty, kanë humbur jetën në galeritë

e thella dhe të ftohta të kësaj

miniere, duke punuar si heronj

të vërtetë. Njezet vjet pasi miniera

ka ndalur funksionimin e saj

normal, vendburimi konsiderohet

si një mbeturinë në të cilën

kanë ngelur ca minerale dhe

ato plaçkiten me çdo mjet dhe

çdo çmim, përfshi dhe çmimin

e jetës. Galeritë kryesore dhe

puset janë ato të kohës së komunizmit,

ajrimi po ai, ndoshta

më keq, masat e sigurisë thuajse

nuk ekzistojnë dhe mbi

të gjitha nuk investohet më as

për kërkim-zbulimin në zonë,

përveç atyre studimeve që janë

bërë gjatë kohës së komunizmit.

Këto janë shkaqet që akoma

edhe sot vazhdojnë të sjellin aksidente

dhe vdekje të njëpasnjëshme.

Vitet e fundit këto aksidente

fatkeqe kanë qenë më të

shpeshta në numër. Vetem në vitin

2007 gjetën vdekjen 7 minatorë.

Aksidenti i fundit ishte disa

muaj më parë,më 18 tetor të vitit

2011, ku një person gjeti vdekjen

dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur

ku disa ishin në gjendje të

rëndë. Kushtet e vështira,rrogat

e ulta,aksidentet vdekjeprurëse

kanë shtyrë disa herë minatorët

e kësaj miniere të ngihen në

grevë, pse jo edhe në grevë urie.

Greva e fundit ishte ajo e verës

së kaluar që zgjati disa muaj,ku

për më shumë vetëm greva e

urisë zgjati mbi 3 javë, derisa

grevistët përfunduan në dyert e

spitalevë.Lind pyetja po organet

perkatёse? Në muajin më të nxehtë

të verës,gushtin, 14 minatorë

“agjërojnë” në një nga nivelet e

minierës për më shumë se 2 javë

dhe organet perkatёse bёjnё një

sy qorr e një vesh shurdh. Asnjë

institut shtetëror, ansjë politikan

nuk ka marrë guximin të flasë

qoftë edhe një fjalë të vetme.

Po ku vallë duhet ti kërkojnë

të drejtat minatorët pasi asnjë

lloj greve qoftë edhe ato bëra

përpara kryeministrise nuk arritën

që të marrin përgjigjje nga

asnjë qeveritar.

Sa vetë vallë duhet të vdesin

që qeveria të zgjohet nga “gjumi

dimëror”?

Llogjika të thotë që pas gjithë

këtyre vuajtjeve këta “heronj”

duhet të kenë një rrogë mjaft

të kënaqshme, por a është në

të vërtetë kështu? Si për ironi

të fatit është e kundërta e kësaj.

Në këtë qytet minatorët marrin

bukën me lista dhe një herë

në muaj varrosin nga një shok.

Ky është realiteti i minatorëve

“Migjenian”në ditët e sotme.

Minatorët, që në kohën kur

miniera shfrytëzohej normalisht,

ishin njerëzit më të paguar

të Shqipërisë dhe në Bulqizë,

Krastë apo qyteza të tjera minatore

kishte deflacion pasi kishte

më shumë para se sa kishte

mall në qytete. Në vend të rreth

1 mijë e ca inxhinierëve që punonin

në atë masiv dhe zonat

përreth, sot ke rreth 40 gangsterë

me fuoristrada, që flasin

gjithë ditën me ministrat dhe

ish ministrat e Ekonomisë në telefon

dhe varrosin brenda malit

jetë njerëzish. 4 Një vend i vogël

me një “thesar” të tillë siç është

Bulqiza duhej të krahasohej me

qytetet më të zhvilluara të Evropës

e jo të vuajnë për bukën e

gojës, por vuajtjet dhe mjerimi

nuk kanë të sosur në këtë qytet

verilindor. Një eveniment tjetër

në këtë qytet të skajshëm është

ajo e mbledhjes së kromit në të

ashtuquajtura stoqe të kromit

që janë mbeturinat e kromit të

nxjerra nga miniera. Të rritur,

burra,gra e fëmije vrapojnë drejt

shpatit të malit për “zgjedhur”

kromin që të mund të sigurojnë

bukën e gojës. Ajo që të dhemb

më shumë është shikim i “minatorëve

të vegjël”, që

kanë hedhur poshtë fëmijërinë

dhe lodrat që nuk i kanë pasur

kurrë, duke i zvёndësuar ato

me copëzat e kromit nëpermjet

të cilit sigurojnë jo më shumë

se disa qindarka.Disa prej tyre e

kanë braktisur shkollën,te tjerë

vrapojnë me të mbaruar mësim

për siguruar bukën e gojës. Pa

marrë parasysh frikën, gërmojnë

për tё nxjerrur qoftë edhe

një gurë kromi, ku s’kanë qenë

të pakta rastet që ka pasur rëshqitje

dheu me pasoja edhe jetë

njerëzish.Por fëmijët janë sërish

aty në stoqet e kromit me duart

e nxira,të plasaritura,me sytë

e humbur dhe buzqeshjen e

dridhur,fëmijët e Bulqizës janë

serish aty si simboli i skllavërisë

moderne të nje qyteti,skllaverise

qe po u merr oksigjenin,drite

n,jeten,skllaverisë që ka venë

poshtë edhe këta fëmijë, duke

u rrëmbyer atyre gjënë më të

shtrejntë,fëmijërinë e tyre.

Ku e dërgoi privatizimi minierën?

Pas viteve 90’ u pa qartë se miniera

që kishte dhënë deri në këtë

kohë plot 13 milionë tonë krom,

po shkonte drejt degradimit të

plotë të saj. Pamundësia e shtetit

për të financuar, solli si rezultat

shfrytëzimin vetëm të polit

verior të kësaj miniere. Gjithashtu

shfrytëzimi në thellësi, krijoi

ndërlikime për nxjerrjen e kromit

dhe prodhimi ra në mënyrë

të ndjeshme. Kjo bëri që numri

i punëtorëve të bjerë në mënyrë

të ndjeshme. Kështu nga 12.000

që ishte para viteve 90’, ai ra fillimisht

në 7000 dhe pastaj në

2500 e deri në 1200 minatorë në

prag të privatizimit të saj, në vitin

2001. Në korrik të vitit 2001,

miniera u privatizua, duke u

marrë me koncesion për 30 vjet

nga firma italiane “Darfo Albania”.

Nën administrimin e “Darfos”,

numri i punëtorëve ra në

rreth 660, duke shkaktuar kështu

probleme të mëdha sociale

për 12000 banorët e Bulqizës,

pasi puna në minierë është i vetmi

burim jetese për ta. 5 Për më

shumë se 5 vite italianët shfrytëzuan

minierën, rezervat dhe

stoqet e akumuluara në vite pa

bërë asnjë investim. Nga fundi

i vitit 2006, DARFO u largua dhe

ia shiti koncesionin një grupi, ruso-austriak

te quajtur ACR. Sipas

marrëveshjes, që u votua në kuvend

në vitin 2007, ACR detyrohej

të investonte deri në fund të

2010 të paktën rreth 22 milionë

euro, për të rinovuar teknologjinë

dhe për të përmirësuar

kushtet e sigurisë në punë. Koncesioni

i ri solli shpresën se më

në fund problemet në minierë

do të përfundonin dhe investitorët

e rinj do të nisnin investimet

për të përmirësuar kushtet

e minatorëve dhe rendimentin e

minierës. Por historia u përsërit.

Pas tre vitesh shfrytëzim, ACR

kishte shkelur të gjitha planet e

investimeve që detyronte marrëveshja.

Në këtë situatë në 7

korrik të vitit 2009, kompania i

drejtohet Ministrisë së Energjetikës,

ku i kërkon të ndryshojë

marrëveshjen e koncesionit.

Vetëm dy ditë më vonë ministri

i asaj periudhe Genc Ruli firmos

ndryshimin e marrëveshjes

duke shtyrë mbi 13 milionë euro

investime për vitet 2009-2013,

edhe pse sipas koncesionit investimet

duhet të kishin përfunduar.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009

në krye të ministrisë së energjetikës

vjen Dritan Prifti, i cili tentoi

të anullonte koncesionin duke e

quajtur marrëveshjen zyrtarisht

të dështuar, por edhe kjo nismë

nuk u realizua. Kërcënimet

dhe akuzat për heqje koncesioni

mbeten vetëm deklarata dhe

nuk u mor asnjë hap ligjor për

t’i dhënë fund abuzimeve dhe

shfrytëzimit barbar të minierës.

Valle edhe sa vjet jete i kane

mbetur kesaj miniere?

Mosinvestimi, shfrytezimi

“masakrues” ka bere te mundur

shkurtimin e “jetes” se minieres.

Sipas eksperteve miniera e cila

deri me tani ka 16 nivele te pranishem

ka edhe 40 nivele te tjera,

qё do te thote 3 deri ne 4 milione

ton krom. Tani ekspertët

thonë se miniera rrezikon të

shembet, për shkak të shfrytëzimit

pa kriter dhe investimeve të

munguara.

22 stylus magazine stylus magazine 23

Article with Collage

investimeve të munguara. Ky do

të ishte kulmi tragjik i një historie

dështimi dhe korrupsioni

qindra milionë dollarësh, që

sheh të implikuar që nga bandat

e kriminelëve ordinerë e deri tek

zyrtarë më të lartë të këtij vendi,

që kanë hedhur thonjtë dhe

po abuzojnë me një nga pasuritë

më të mëdha të këtij të Shqipërisë.

Rezervat e kromit, për

të cilat thuhet se vendi renditet i

katëri në botë. 6 Shembja e kesaj

miniere do te thote fundosjen

e ketij qyteti. Rrenimin e mijera

banoreve qe jetojne vetem me

te ardhurat e kesaj miniere.

Shpresa e “pashpresë”

Siç pamë dhe më sipër vuajtjet

dhe mjerimi në këtë nё qytet

kaq të “pasur” nuk kanë të mbaruar.

Banorët e këtij qyteti jetojnë

me shpresën së një ditë punët

do të shkojnë mirë.Por kur

do të vijë kjo ditë e bekuar? A

do kenë aq durim banorët që të

presin ketë ditë dhe a do vijë një

ditë e tillë? Humbja e shpresës

mund te thotë fundi i jetës së

një njeriu,fund në moshë të re

duke lenë pasoja për fëmijët dhe

familjarët e tyre. Në fundin e vitit

2009 një banor i këtij qyteti, babai

i dy fëmijëve nga dëshpërimi

për mjerimin e thellë që kishte

mbuluar familjen e tij, u vetedogj

para fëmijëve të tij. Borxhet

e mëdha, banesa e bëre e pabanueshme

me muret e saj që

shemben dita ditës shtynё këtë

familjar të bëje këtë akt anormal.

Për kë vallë duhet të na vijë më

shumë keq,për vjekjen e këtij

bashkatdhetari apo për femijët

e tij që përveç “luftës” me varferinë

tani duhet të luftojnë edhe

skenën e vetëdjegjes së babait

të tyre që mund ti shoqëroje

gjithë jetën. Dëshirat në këtë

qytet mund të jenë të shumta

por dëshira më e madhe e cdo

familje minatori është kthimi i

afërme të tyre shëndosh e mirë

nga puna. Edhe në rast vonese

familjarëve u ngelin sytë mbi telefon

ose shpejtojnë ti telefonojnë

ata për të marrё një lajm. Për

këta familjarë edhe shikimi i lajmeve

në rast aksidentesh është

shumë e madhe, nga frika se

mos shikojnë të afërmit e tyre

në kronikat e lajmeve.Deri kur

do tё vazhdojnë këto fenomene

në këtë qytet? Sa herë duhet të

ndryshohen qeveritë dhe kompanitë

që e zotrojnë këtë minierë

për të bërë ndonjë ndryshim në

jetën e këtyre banorëve? Ndryshimi

i këtyre është bërë gjithmonë

shpresë për minatorët

dhe banorët e këtij qyteti por

kjo lloj shprese “vdes” me lindjen

e saj. Cdo ndryshim është i pashpresë

tanimë sepse banorët janë

ngopur me premtimet e politikanëve

dhe të kompanive që vazhdojnë

me fitimet e tyre kolosale.

Këtu jeta e banorëve është në

dorë të fatit.Këtu edhe “Shpresa

është kёthyer e pashpresë”.

Burimet

1.http://www.gazeta-shqip.

com/reportazh/7f0d8645abf4e

0d2a2d97f15e038fb96.html

2.http://www.gazeta-shqip.

com/reportazh/7f0d8645abf4e

0d2a2d97f15e038fb96.html

3.http://www.gazetatema.net/

web/2011/10/18/qe-bulqizate-rikthehet-nga-varreze-neminiere

4.http://www.gazetatema.net/

web/2011/10/18/qe-bulqizate-rikthehet-nga-varreze-neminiere

5.http://www.gazeta-shqip.

com/reportazh/7f0d8645abf4e

0d2a2d97f15e038fb96.html

6. Gazeta 24-ore, (12.09.11)

http://www.24-ore.com/

Rinia ne projektet

Europiane

Refik Nebiu (Kosovë)

dega Ekonomi, Universiteti 9 Eylül

Izmir / Turqi

refiknebiu@revistafjala.com

Programi “Rinia në veprim” i Parlamentit dhe Këshillit të Evropës ka për qëllim

fitimin e njohurive rreth kulturave te ndryshme , rritjen e nivelit kreativ të punës

në grup si dhe para përgatitjen për një karrierë te suksesshme.

Këtë program rinia ne Shqipëri dhe Kosovë mund ta shfrytëzojnë , posaçërisht duke

pas parasysh se financohet nga Unioni Evropian dhe ka për moto ‘’Mundohu pak për

te fituar shumë’’.

Me vendimin e vet Parlamentit Evropian dhe Këshilli Evropës më 15 nëntor 2006

kanë miratuar kuadrin ligjor për të mbështetur rininë në aktivitete edukative. Programi

i quajtur “Rinia në Veprim” ( Youth in Action) hyri në fuqi ne vitin 2007.

Ky program është krijuar mbi bazën e programeve të më hershme “ Rinia për Evropën”

(1989-1999) dhe “Shërbimi vullnetar Evropian-EVS” (2000-2006).

Ky programi në nivel evropian është krijuar për t’iu përgjigjur nevojave të të rinjve

adoleshentë dhe për të rritur.

Rinia në Veprim është Programi i BE-së për të rinjtë e moshës 15-28(në disa raste 13-

30).Ai synon të frymëzojë ndjenjën e qytetarisë aktive,solidaritetit dhe tolerancës mes

evropianëve të rinj dhe për përfshirjen e tyre në formimin e të ardhmes së BE-së.

Ky program promovon lëvizshmëri brenda dhe jashtë kufijve të BE-së,të mësuarit jo

formal dhe dialogut ndërkulturor dhe inkurajon përfshirjen e të gjithë të rinjve, pavarësisht

nga përkatësia e tyre arsimore,sociale dhe kulturore.

Programi është i hapur për të rinjtë në 31 vende evropiane dhe vendet partner të programit.

Në mënyrë që të arrijë objektivat e tij,Rinia në

Veprim parasheh pesë veprime operative. Këto janë:

Veprimi 1 - Rinia për Evropën.

Veprimi 1 mbështet këto nën-Veprimet:

Nën-Veprimi 1.1 - Shkëmbime rinore

Nën-Veprimi 1.2 - Iniciativa Rinore

Nën-Veprimi 1.3 - Projektet Demokracia rinore

24 stylus magazine stylus magazine 25

Article Veprimi with 2-Shërbimi Collage Vullnetar Evropian.

Qëllimi i Shërbimit Vullnetar Evropian (EVS) është të zhvillojë solidaritetin dhe nxisë

qytetarinë aktive dhe mirë kuptimin e ndërsjellë ndërmjet të rinjve.

Shërbimi Vullnetar Evropian (EVS) mundëson të rinjtë e moshës ndërmjet 16/18 dhe

30 vjec për të kryer shërbimin vullnetar deri në 12 muaj në një vend tjetër. Ai nxit solidaritetin

ndërmjet të rinjve dhe është një shërbim i vërtetë të mësuarit. Përtej përfitimit

të komuniteteve lokale, vullnetarët mësojnë aftësi të. reja dhe gjuhë të huaj, si dhe

zbulojnë kultura të tjera. Në këtë mënyrë përmirësojnë zhvillimin e tyre personal,

arsimor dhe profesional. Shërbimi Vullnetar Evropian (EVS) u siguron evropianëve

të rinj një shans unik për të shprehur angazhimin e tyre personal përmes aktiviteteve

të papaguara dhe plotësisht në baza vullnetare, në një vend të huaj brenda apo jashtë

BE-së. Pjesëmarrja në projektet e EVS është e lirë për vullnetarët. Të gjitha shpenzimet,

duke përfshirë shpenzimet e udhëtimit, të sigurimit, dhe një pagesë jetese për

kohëzgjatjen e periudhës së vullnetarizmit do të mbulohet nga projekti.

Veprimi 3-Rinia në Botë

Veprimi 3 mbështet këto nën-Veprimet:

Nën-Veprimi 3.1 - Bashkëpunimi me vendet fqinje të Bashkimit Evropian

Nën-Veprimi 3.2 - Bashkëpunimi me vendet e tjera

Veprimi 4-Sistemet në Mbështetje të Rinisë.

Veprimi 4 mbështet këto nën-Veprimet:

Nën-Veprimi 4.1 - Mbështetje me organizatat aktive në nivel evropian në fushën e

rinisë

Nën-Veprimi 4.2 - Mbështetje për Forumin Rinor Europian

Nën-Veprimi 4.3 - Trajnimi dhe krijimi i rrjeteve pér organizatat rinore dhe pér té

rinjet e punsuar

Nën-Veprimi 4.4 - Projektet pér nxitjen e risive dhe cilësinë

Nën-Veprimi 4.5 - Aktivitete informuese pér té rinjet e punsuar dhe organizatat

rinore

Nën-Veprimi 4.6 – Partneritetet

Nën-Veprimi 4.7 - Mbështetje për strukturat e Programit

Nën-Veprimi 4.8 - Shtimi i vlerës së programit

Veprimi 5-Mbështetje për bashkëpunim Evropian në fushën e rinisë.

Veprimi 5 mbështet këto nën-Veprimet:

Nën-Veprimi 5.1 - Takimet e pérgjeséve pér politikat rinore dhe té rinjét

Nën-Veprimi 5.2 - Mbështetje për aktivitetet qé të sjellin njohuri né fushat e të

rinjve

Nën-Veprimi 5.3 - Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare

Në këto programe marrin pjesë shtetet anëtare të EU-së, vendetprogramit që janë

kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Programi Rinia né Veprim mbështet

bashkëpunimin ndërmjet Vendeve të programit dhe vendeve fqinje te programit siç

janë; Evropa Lindore dhe Kaukazi, Vendet partnere te Mesdheut

Evropa Juglindore: Shqipëri, Kosova, Republika e Maqedonisë, Bosnja dhe Hercegovina,

Mali i Zi.

Ajo qe duhet cekur është se përfshirja ne programet Rinia ne Veprim sponsorizohet

nga Bashkimi Evropian ku pjesëmarrje ne projekt është falas dhe të gjitha shpenzimet

financohen nga BE përveç transportit ku duhet te paguhen vetëm 30% e biletës nga

pjesëmarrësi ne projekt.

Për të kuptuar mënyrën e funksionimit të këtij projekti po e japim një shembull.

Projektin qe e kenë shkruar disa student ne Turqi dhe pas pranimit te projektit nga

agjencia përkatëse i kemi ftuar shtete me nga 7 pjesëmarrës (ku duhet te jetë numri i

barabartë ı femrave dhe meshkujve ). Projekti është realizuar në kuadër të veprimit “

Iniciativa Rinore”.

Pjesëmarrësit ne projekt i kanë pas te paguara te gjitha shpenzimet duke fillua nga

vendosja, ushqimi, dhe gjera tjera te nevojshme për realizimin e projektit si dhe 70%

të shpenzimeve të transportit. Qëllimi i projektit ka qen me shumë qe te fitohen njohuri

rreth kulturave te ndryshme, rritja e nivelit kreativ né grup si dhe para përgatitje

për një karrierë te suksesshme.

Se si behet shkruarja e projektit, aplikimi dhe realizimi i tij mund te lexoni ne këto

faqe té internetit:

http://ec.europa.eu/youth/yia/contact_list_en.pdf

http://eacea.ec.europa.eu/index.htm

http://europa.eu.int/youth

26 stylus magazine stylus magazine 27

Article with Collage

At Gjergj Fishta

(23 tetor 1871 - 30 dhjetor 1940)

Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,

gegë e toskë, malci e qyteta,

gjuhën t’uej kurr mos ta lini,

mos ta lini sa t’jetë jeta,

por për tê gjithmonë punoni;

pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,

fisi juej, vendi e zakoni

kanë me u mbajtë larg kambës s’huej

(Gjuha shqipe)

Udha

e

SHQIPES

Gezim Dauti (Shqipëri)

dega Mjeksi, Universiteti Ege

Izmir / Turqi

gezimdauti@revistafjala.com

N e shqiptarёt jemi ndoshta i vetmi popull

ku nuk na u ndalua thjesht nje

letёrsi e caktuar por me gjuhёn tonё ndodhi

njё gjё tmershme,u ndalua vetë shkrimi

i saj si gjuhe.Por megjithatё edhe pse

e lodhur dhe e sakatuar nga gjuhёt pushtuese

e ruajti origjinalitetin e saj falё zonave

te thella malore dhe kokёfortёsisё qe

na karakterizon si popull. Edhe pse qё nga

koha antike kemi ndёrruar disa herё fetё

duke kaluar nga feja pagane nё atё katolike

, ortodokse qe e pason feja islame dhe sё

fundmi me sistemin komunist qe e ndaloi

fenё , ne gjuhёn tonё e ruajtëm me shumё

fanatizёm ashtu siç gjuha shqipe ka ruajtuar

identitetin dhe historinё shqiptare si

fakt i gjallё. Ne kёtё rast thenia se populli

qё nuk di historinё e vet ёshtё i detyruar tё

zhduket per ne shqiptarёt ёshtё e barabartё

me thёnien; populli qe nuk di gjuhёn e vet

ёshtё i dёtyruar tё zhduket sepse gjuha shqipe

ёshtё edhe mё e vjetёr se vetё fillimi

i historisё sё shkruar. Ky nuk eshtë thjesht

mëndimi im, por kjo vjetёrsi vёrtetohet nga

shumё historianё qё kanё kёrkuar shkrimet

e periudhёs antike. P.sh : Nё librin e Aristidh

Kolёs pёr Arvanitasit shpjegon se nё

veprat e Homerit “İliada e Odisea”, shumё

fjalё shpjegohen vetёm me gjuhёn shqipe.

Ja disa nga shembujt: 1

28 stylus magazine stylus magazine 29

Article with Collage

Shqip

dru

flas

fryma

iki

mjeshter

mjet

Gjuha Homerike

dris, drimos, driti

flio, flirae

frimao

iko

mistor

mitos

Greqishtja moderne

ksilo

milao

fisima

fevgo

tehnitis

nihma hondrae

Ne vepren e tij “Ura me Tri Harqe” İsmail

kadare duke na dhёnё njё dialog qё kalon

midis njё shqiptari dhe njё udhёtari tё largёt

nga Europa nё epokёn e mesjetёs shpjegon

se si emrat e shumё perёndive qё ne i dimё

si perёndi greke kanё kuptim vetёm nё

gjuhёn shqipe. P.sh:

Theti Perёndia e Detrave

Afrodita Afёrdita

Zeus Zё,Zot

Evranos E reve( e vrenjtur)

Dhemetra Zot i dheut

Me kёto fakte nuk dua te dukem sikur po

jap idenё qё ne jemi trashёgimtarё tё vetёm

tё kulturёs se lashtё greke, por ajo qё duket

qartё edhe nga faktet ёshtё se gjuha qё ne

flasim sot na bёn tё jemi pjestarё tё kёsaj

kulturё kaq tё lakmuar. Pra edhe pse nuk

kishim njё gjuhё shqipe me njё alfabet tё

sajin, nё fillim me alfabetin helen e mё vone

me atё latin e arab gjuha shqipe duket qartё

qё ёshtё e veçantё nga gjuhёt e tjera sepse

kёto alfabete perdoreshin thjesht si mjete

shkrimi. Kleriku francez Gurllaume Adae

(1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë

(1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe

pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në

një relacion me titull “Directorium ad passagium

faciendum ad terrom sanctam”,

dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: “Sado që shqiptarët kanë

një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të gjithë

librat e tyre shkronjën latine”. Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë

kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV.

Pushtimet dhe luftrat e shumta qё ndodhёn ndёr shekuj mesa duket bёnё qё tё humbasin

shumё dorёshkrime dhe vepra. Formula e pagёzimit e shkruar nga peshkopi i Durrёsit

Pal engjёlli ne vitin 1462 qё njihet si shkrimi mё i hershёm nё shqip me shkronja latine ёshtё

njё ndёr te paktёt dorёshkrime qё i shpёtuan kёsaj humbje te madhe. Mё vonё kemi Gjon

Buzukun (1555) Lekё Matrangёn (1592) dhe mё vonё Pjetёr Bogdani qё te cilёt do tё lenin

veprat e tyre nё gjuhёn shqipe por te shkruara ne latinisht. Nё fjalimin e tij tё mbajtur ne

universitetin e Palermos gjatё marrjes sё titullit “Doktor Honoris Cauza”.

30 stylus magazine stylus magazine 31

Article Shkrimtari with Collage i shquar İsmail Kadare kёtё

ngjarje e pershkruan nё kёtё mёnyrё:

“Në vitin 1592, Lekë Matranga, botoi

“këngën e përshpirtshme”, vjershën e

parë të letërsisë shqipe të kultivuar:

Gjithëve u thërres, kush do ndejesë,

Të mirë të kreshtë, burra e gra

Mbi fjalë të Tinëzot të shihni meshë

Se s’ishte njeri nesh që mkate s’ka.

Hijeshia e vargjeve njëmbëdhjetërrokëshe

dëshmon për një traditë më të hershme

vjershërimi, pa llogaritur dhënesën gojore

shumë më të vjetër.

Por, gjatë ikjes së madhe të shqiptarëve,

asaj ikjeje të pikëllueshme, që duhej të ketë

qenë brenga më e hidhur e këtij kombi gjatë

dy mijë vjetëve, shumë libra e dorëshkrime

duhet të kenë humbur.

Dëshpërimi i zi, nxitimi, trandja nervore,

arkat e harruara, balta, hendekët e rrugës,

ujët e detit, të gjitha këto gëlltitën pjesën e

tyre nga arkivat e princërve e të baronëve,

nga kambanat që ngarkoheshin nëpër anije,

nga ikonat e kishave dhe stolitë e zonjave.

Shumë kambana ranë e u mbytën në det.

Ende dergjen atje, në terr e në ndryshk

Me gjëmimin që e ndrynë përbrenda përjetë,

E q’ashtu që së brendëshmi i gërryen e i

ha.

Por kambanat e tretura mund të derdheshin

sërish në trojet italiane, ku ata u mërguan.

Do të tingëllonin ndryshe pa dyshim, dhe

do të gjendeshin gjithfarë shpjegimesh

për këtë: ajri që s’është po ai, mungesa e

bjeshkës aty pranë që kthen jehonën dhe

trajta e luginës ose metali që s’qe i njëllojtë,

gjersa të gjendej dikush që të thoshte

se kambanat ishin po ato, por qenë ata që

s’ishin më ata që kishin qenë”.

Keto shembuj do tё jenё ato oaze te pakta

nё kёtё periudhё te shkretё tё shkrimit

tё gjuhёs shqipe deri sa mё nё fund nё

horizontin e ngushtuar tё shqiptarёvё do

tё depertonte njё rreze drite; “ Rilindja

Kombёtare”. Kjo rilindje e cila synonte

zgjimin e identitetit shqiptar(dipnot) nuk

do tё kishte kuptim pa letёrsinё e kёsaj periudhe

qё perfaqёsohet nga emra si ; Naim

Frashёri, Jeronim De Rada, Andon Zako

Çajupi, Gavril Dara İ Riu, Ndre Mjeda etj.

Ndonëse Ndre Mjeda jetoi në disa vende

të huaja dhe mësoi të fliste 13 gjuhë, mbi

gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër.

Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera

ku e shkoj jetën tash sa mot,

veç per ty rreh zemra e mjera

e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë, qi jam tue ndie

janë të bukra me temel;

por prep’ këjo, si diell pa hije,

për mue t’tanave ju del.

Shume rilindas u internuan dhe ata që

dhanё jetёn e tyre pёr çёshtje kaq jetёsore

nuk qenë të pakët.Kёtu nuk mund tё rri pa

e permendur Petro Nini Luarasi, Atë Stath

Melani të cilët u vranë nga kisha ortodokse

greke e cila e kishte mallkuar gjuhёn shqipe.

Nё njёfarё mёnyre kjo urretje tregonte

frikёn qё kishin fqinjёt tanё ( Sёrbia, Greqia)

nga ngjarjet qё mund tё ndodhnin nёse

shqiptarёt edukoheshin në gjuhёn e tyre.

Me anё te kёsaj gjuhe shqiptarёt do tё

ngrinin zёrin nё konferencat ndёrkombёtare

kundёr planeve qё do tё beheshin ne dёm tё

tyre ne vitet qe do te pasonin. Këto ishin

vite te ndryshime ve te medha jo vetëm per

shqiperine por per te gjithe rajonin e ballkanit.Megjithë

perpjekjet e rilindasve tane

kjo perjudhe e gjeti te pa pergatitur sa

ç’duhet shqiperinë dhe u historia tregua e

pameshirshme.

Këtë vit me qelloi qe te kisha 1 jave

pushim ne mars dhe pa e vënë aspak në

dyshim se kudo ti kaloja pushimet e preva

biletën që një muaj para.Sa herë qe do te

shkoj me pushime ne Shqipëri më ndodh

po e njejta ndjesi.para se te arrij ndjej mall

dhe më duket sikur do te shkoj ne vendin

me te bukur ne bote .pas si arrij me kapllon

nje ndjeje revolte dhe zemerimi ne radhe

te pare me veten dhe me pas me te gjithe

shqiptarët pasi zhgenjehem kur nuk gjej

zhvillimin dhe mirqeneien që parashikoj te

gjejë ne vendin tim.İshte dita e pare ne shtepi

dhe ngaqe isha lodh nga rruga u zgjova

nga dreka.Me pas dola ne rruge qe te takoja

ndonje shpk a mik.Miq eshoke takova plot

,por u taova edhe me diçka qe sdo te doja

ta takoja per 1 mije vjet...Një grup femijesh

që po mbanin çantat ne krahe ishin bere me

balte deri gjer ne fyt .Mendova se me siguri

duhet te kishin gjujtur njeri-tjetrin duke

lozur por nuk ishte aspak ashtu e verteta

.E verteta e hidhur ishte se ata po vinin

nga shkolla e cila ndodhet pesë kilometra

larg nga një rrugë me baltë.Dikur ne kohen

time per ne paguhej një automjet nga drejtori

e arsimit qe transportonte mesusit edhe

femijet qe vinin nga larg. Ky ligj nuk igzistonte

me.pyeta femijet sesi ia benin gjate

dimrit dhe pergjigja ishte ajo qe pritet ;kur

ishte diell shkonin kur biente shi rrinin ne

shtepi.İ pyeta për mesimet dhe me thanë se

shumë mesues ishin hequr nga puna ,dhe

ata tashme bënin mesim me klasa te perziera

nga të gjitha moshat .Kur un mbarova

tetevjeçaren nga moshataret e mije vetëm

2-3 veta e vazhdun te mesmen dhe kjo i bie

jo me shume se 5 %.Nga pjesa qe ngelet

d.m.th 95 % ata qe ishin me pak fat arriten

ne itali te ndınje i aferm per te punuar

me vonë,te tjeret ngelen me shpresën se do

te gjenin ndonje pune gjetke derisa ti dilte

edhe atyre rruga per ne itali.Ndersa vajzat

u mbyllen ne shtepi edhe kta me shpresën

së gjatë verës dikush do te kthehej nga italia

e do ti merrte edhe ato matanë detit.

Tani qe femijet nuk kane as sesi te shkojne

ne shkollë ,nuk e di ,nuk e di se çfare

mund te beje ne jete një njeri qe smund

te shkruajë e të lexojë.Për sa i përket adoleshentëve

dhe të rinjve mjafton te shohesh

se çfarë ndodh jashtë shkolle dhe nuk është

e veshtire ta kuptosh ato qe ndodhin neper

klasa apo neper korridoret e shkollave.Kam

shoke që studiojne neper universitete private

te cilet edhe pse nuk i kam pare e degjuar

ndonjehere te futen ne mesim ne fund

klasat i kalojnë.Kam edhe shoke e shoqe qe

studjne nëpër univesitetet shtetërorë te cilet

me kanë treguar sesi çdo notë ka një çmim.

Nota e mirë apo ngelja nuk percaktohet nga

dijet e nxënsave por nga xhepat e tyre.Dhe

ç’eshtë akoma më e keqe se vetë e keqja

eshte ta shohësh te keqen si normale dhe të

mos kërkosh ta ndryshosh atë.

Rilindasit tanë e patën kuptuar vlerën e

gjuhes shqipe dhe shkollimin ne këte gjuhe

dhe për këtë lanë çdo gjë në këtë rruge

duke mos kursyer edhe jetët e tyre. Ateherë

kushtet ishin ndryshe, Atdhetarët që

përpiqeshin të bashkonin popullin, kishin

përpara një përçarje në popull që shkaktohej

nga politika “përça e sundo” vendeve

fqinje, struktura shoqërore feudale-fisnore

në Shqipëri, drejtimet e huaja të grupeve të

ndryshme fetare, të cilat përdornin turqishten,

greqishten, italishten e gjermanishten

32 stylus magazine stylus magazine 33

Article with Collage

në vend të shqipes e shumë

probleme qe kishin lidhje

edhe me gjëndjen e varfër

ekonomike. Kurse ne sot e

kemi harruar sesi u hapen

këto shkolla, e kemi harruar

rëndesinë qe ka arsimi

dhe edukimi dhe jemi te

gjithë duke i hyrë në hak

atyre që luftuan dhe vdiqën

per këte gjuhë dhe për këto

shkolla qe ne kemi sot.

Ne jemi duke i keqtrajtuar

shkollat dhe trashgimine

qe na e lanë te parët. Këtë

po e bëjmë te gjithë pa përjashtim,

duke filluar nga

ata që janë në krye që çdo

vit i perkeqësojnë kushtet

e arsimit çdo vit e me

shumë, ata prindër të cilët

nuk mendojnë ti shkollojnë

femijët e tyre por i dergojnë

në kurbet qysh femijë dhe

rinia vetë që po shënderrohet

ne “rininë e kafeneve”

siç e quajnë edhe te huajt

kohët e fundit.

Në një të ardhme jo

shumë të largët sigurisht qe

do te bëhet nje larje hesapesh

të vjetra. Kjo ndoshta

sdo të ndodhi me anë të një

lufte si ajo e shek.XX por

një luftë me unitet kombëtar,

me ekonomi dhe

me diplomaci është mëse

e qartë që do te ndodhë

ne shek.XXI. Ndryshimet

po afrohen dita ditës dhe

ndoshta ndoshta ka ardhur

koha që te ndryshojmë

edhe ne sepse shekullin

e kaluar kur një perandori

po binte ne këte luftë

e humbëm tani qe një “per-

andori” e re po ngrihet ne

rajonin tone ne nuk duhet

t’ia falim vetes një humbje

të dytë.

Burimet

1. Aristidh Kola, “Arvanitasit

dhe Prejardhja e grekёve”,

sh.B.55, Tiranё, 2002 , fq171-

173

Treva e Preshevës në

kohërat antike ka

qenë nën sundimin

romak. Provinca e Dytë, Provincia

Dardanium ka qenë

gjithashtu nën sundimin romak

me kryeqytet Scup,

Shkupi i sotëm. Gjatё dyndjeve

sllave, gjatё shek. VI dhe

VII, në rajonin e Preshevës

janë ndërtuar kështjella për

t’u mbrojtur nga barbarët

sllav. Këto kështjella ishin

Kalaja e Preshevës si dhe disa

të tjera në Karadak (Malësia

e Preshevës). Deri në shekullin

IX, rajoni i Preshevës

mbetet nën pushtimin Bizantin.

Nga gjysma e dytë e shek.

IX gjer në shek X rajoni i

Preshevës pushtohet nga ana

e Mbretërisë Bullgare. Prej

shek. XI e deri në shek XII,

Presheva me rrethinë gjendet

nën sundimin Bizantin. Në

fund të shek. XII, sipas do-

Shpetim Hyda (Presheve)

dega Mjeksi, Universiteti Ege

Izmir / Turqi

shpetimhyda@revistafjala.com

kumenteve sërbe, Preshevën

e gjejmë të pushtuar nga ana

e Nemanjiqëve deri më vitin

1455. Gjatё kësaj kohe, popullsia

autoktone i takonte besimit

të krishterë të përhapur

nga romakët. Krahas popujve

tjerë, edhe shqiptarët e këtyre

trevava u bënin rezistencë

pushtimit osman. Si rrjedhojë

e rezistencës shpeshëherë,

popullsia e këtyre anëve iu

nënshtrohej zullumeve dhe

34 stylus magazine stylus magazine 35

Article with Collage

shtypjeve nga ana e barbarëve të ardhur nga

azia. Presheva, emrin që ka edhe sot, vjen

nga fjala latine që do të thotë PRESH-Purri

dhe EVA-fushë, pra Preshevë – Fusha e purr-

injëve.

Edhe gjatё rilindjes Kombëtare Preshe-

va dhe preshevarët kanë qenë aktivё për

çlirimin Kombëtar Shqiptar. Sё bashku me

bashkëkombasit e vet anë e mbanë trojeve

shqiptare, i kundërshtuan me forcë çdo ligj

të dhunshëm të imponuar nga armiqtё në

luftërat dhe kryengritjet e ndryshme si atë të

Lidhjes së Prizrenit (1878), Lidhja e Pejës

(1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të

viteve 1908, 1910, 1912 etj.

Presheva gjatё kohës së sundimit Osman

në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun

e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë

ishte pothuajse 100% shqiptare, e gjatё

shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia

ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe

e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Ar-

bërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surd-

ulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje

është fakti se sot shumë familje dhe fshatra

të tëra dinë prejardhjen e tyre nga viset Veri-

Lindore të Arbërisë. Si për shembull banorët

e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e

Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (Malësi)

vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Doda-

jve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi,

banorët e fshatit Depce (Malësi) vijnë nga

rrethina e Leskovcit.

Nga zullumet e turqve që u bënin sh-

qiptarëve të këtyre viseve, çonin drej për-

leshjeve dhe kryengritjeve të vazhdueshme

të shqiptarëve kundër turqve, ku në vitin

1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës

, Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën ud-

hëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye

kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen

Pashës. Këtu nuk duhet harruar edhe kry-

engritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në

përgjithёsi ku si pjesmarrës të rregullt ishin

edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe

të Medvegjes.

Lugina e Preshevës, me Luginën e

Shkupit, sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq,

paraqesin rëndësinë më të madhe gjeostrat-

egjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe shteti

që mbikqyrë dhe sundon këto dy Lugina

qeverisë krejt Ballkanin. Këtu qëndron edhe

rëndësia e Luginës së Preshevës, e cila gjatë

historisë dhe të kaluarës së saj ishte arenë e

shumë betejave dhe luftërave për ta sunduar

atë. Hekurudha përgjatë lumit Moravë dhe

Vardar lidh jo vetëm shumë shtete, por

edhe kontinente. Autostrada poashtu është

me rëndësi të madhe. Kohëve të fundit ak-

tualizohet edhe kanali përgjatë lumit Dan-

ub - Moravë - Vardar, për të cilin ishin

të interesuar edhe më herët Amerikanët,

Francezët, Anglezët. Kështu territorin e Sh-

qiptarëvë të Luginës së Preshëvës e shkelën

Sllavët, ushtria bizantine në shekullin XI,

ushtria turke në shek. XV, më vonë shumë

pushtete antishqiptare. Mirëpo, Shqiptarëve

të Luginës asnjëherë nuk iu shua shpresa

për bashkim kombëtar, sepse gjithmonë

ishin pjesë përbërësë e kërkesave mbarësh-

qiptare. Apo siç shprehet Ibrahim Kel-

mendi, patriot nga Presheva: Një shtyllë e

Kosovës quhet Preshevë, apo siç shprehet

historian Shukri Rahimi: Historia e popul-

lit shqiptar është e pandarë. Shqiptarët në

kuadër të Perandorisë Osmane bënin një

tërësi tërritoriale, etnike, kulturore, arsi-

more, pra nuk ishin të ndarë me këta kufij

artificial që u vunë më vonë, me dhunë nga

forcat e huaja, prandaj edhe sot, këto treva

i konsideroj si tё të tilla, të ndara artificial-

isht. Apo siç shprehet historiani Ramiz Ab-

dyli: Shqiptarët e Preshevës dhe të viseve

përreth, siç është treva e Bujanocit dhe e

Kumanovës, apo të Krahinës Verilindore

të Karadakut, sikundër viset tjera shqipë-

tare, jo vetëm i bënë ballë asimilmit gjatë

robërisë së huaj shekullore, por me pjesë-

marrje aktive në të gjitha ngjarjet e rëndë-

sishme të historisë sonë të përvuajtur, por

krenare dhanë kontributin e tyre të çm-

ueshëm për liri dhe mëvetësi kombëtare.

Kontributi i tyre është i çmueshëm sido-

mos gjatë periudhës së Lëvizjes Kombë-

tare Shqiptare që nga vitet e 30-ta të shek

XIX, përfundimisht me organizimin e Kry-

engritjes së Përgjithshme Antiosmane, që

u kurrorëzua me shpalljen e Pavarësisë së

Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, kësaj ngjar-

jeje më të rëndësishme në historinë tonë.

Pas Kongresit të Berlinit, më 1878, Ka-

zaja e Preshevës i takonte Sanxhakut të

Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës. Kazaja

përfshinte rrethinën e Bujanocit dhe Tërgo-

vishtes deri në vitin 1912, shpresë e madhe

që Shqiptarët të jetojnë sëbashku. Mirëpo,

zhgënjimi erdhi më vitin 1918, me theme-

limin e Mbretërisë Serbe, Kroate, Sllo-

vene, rrethi Preshevës i takonte Banovinës

së Vardarit me qendër në Shkup,Qarku i

Kumanovës. Kështu vazhdoi deri më vitin

1945. Lufta e Dytë Botërore, Shqiptarët e

36 stylus magazine stylus magazine 37

Article with Collage

luginës së Preshevës i solli edhe më shumë

në gjendje të vështirë ekonomike e politike.

Në këtë kohë është e njohur demon-

strata e Shqiptarëve, në krye me patriotin

Shaip Mustafa nga Presheva, i cili më vi-

tin 1941 ngriti flamurin shqiptar te Ura e

Gurit në Shkup. Në këto demonstrata u bro-

horitën parolla “Rroftë Liria”; “Rroftë Sh-

qipëria”; “E duam Shqipërinë” . Një pjesë

e Shqiptarëve iu bashkuan frontit kundër

bullgarëve fashistë, një numër i konsider-

ueshëm i tyre iu bashkangjitën këtyre for-

cave, duke u inkuadruar dhe përkrahur for-

cat e tilla, ata shpresonin se do t’i çlironin

Shqiptarët nga robëria e Jugosllavisë së

Vjetër dhe më në fund do t’i bashkoheshin

etnikumit të tyre. Mirëpo, kjo nuk ndodhi.

Në shtator të vitit 1944, kur kapitu-

loi Bullgaria fashiste. Shqiptarët e Lugi-

nës së Preshevës,së bashku me Gjilanin

dhe Kumanovën, për ta mbrojtur ate nga

njësitë partizane, bullgare, maqedonase,

organizuan mbrojtjen e Kosovës Lindore,

përgjatë hekurudhës Bujanoc - Preshevë

- Kumanovë, e cila zgjati disa muaj, Ibra-

him Kelmendi patriot nga Presheva e qua-

jti Epope që nderoi historinë e Shqiptarëve,

luftë që u bë kundër tre armiqëve të për-

bashkët aleatë: bullgarëve, serbëve dhe par-

tizanëve shqiptarë, siç shprehet ky. Kështu

në Preshevë, po edhe në tё gjithё Lugi-

nën lindi kërkesa për ta mbrojtur ate, me

shpresë se një ditë ajo dhe Shqiptarët do të

jenë të lirë dhe vetëqeverisin më fatin e vet.

Për ta mbrojtur Luginën, atëherë u bë

organizimi i popullatës për luftë përgjatë

hekurudhës, u bë organizimi civilo-usht-

arak në Preshevë, pra Adem Kamberit iu

dha qeverisja e Bashkisë, Liman Stanecit

drejtimi dhe organizimi i nënprefekturës

dhe Ibrahim Kelmendit, drejtimi e organi-

zimi i operacioneve ushtarake. Qeverisja e

Bashkisë zgjati 4 muaj, ndërsa sipas mate-

rialeve arkivore të ish-Jugosllavisë zgjati

vetëm 2 muaj dhe këtë Mbrojtje e quanin

reaksion shqiptar. Ndërsa popullata shqip-

tare e quajti periudhë të ndritshme, me plotë

sakrifica, dhe e quajti “Shqipëri e Vogël”.

Mirëpo pёrsёri e shkatrruan forcat e

mëdha ushtarake, njësitë e shumta bullgare,

maqedonase dhe serbe , të cilat e pushtuan

Preshevën më 14 nëntor 1944, e mposhtën

Rezistencën e Shqiptarëve dhe me këtë rast

bënë kërdi në popullatën shqiptare,

sidomos në Sopot, Iseuk, Gosponicë e tjerë.

Aspiratat kombëtare të Shqiptarëve të

Luginës së Preshevës u shuan në janar të

vitit 1945, atëherë kur në sallën e kinemasë

së Preshevës i mblodhën qindra qytetarë në

te, për t’u deklaruar se dojnë të mbeten nën

Serbi. Pra, ky ishte ai plebishiti gjithëpop-

ullor i Preshevës, ndërsa nuk u organizua

referendum i vërtetë për deklarim të lirë

dhe vullnet politik të Shqiptarëve të Lugi-

nës. Në qarqet më të larta partiake të ish-

Jugosllavisë apo të Serbisë u kurdis fati

i Preshevës, që të mbetet në Serbi, për ta

vënë në lidhje kontrolli nga lartë, nga rre-

thi i Vranjës apo herë herë edhe nga ai i

Leskocit. Kështu Presheva, në mënyrë ar-

bitrare dhe pa vullnetin e popullit shqiptar

si dhe me qëllim të ngushtimit të trollit sh-

qiptar u nda nga Shqiptarët e Kosovës dhe

Maqedonisë.

Prej kësaj periudhe e deri me luftën e

UÇPMB-ës ndodhën shumë gjëra si dem-

ostrata që nga viti 1968 e deri më 1981

edhe Shqiptarët e Luginës me demonstra-

ta të përbashkëta në Kosovë i përsëritën

kërkesat e tyre kombëtare: bashkim me Ko-

sovën, bashkësi territoriale-politike, e cila

më së miri do t’i siguronte të drejtat poli-

tike, zhvillimin ekonomik, të drejtat kultu-

rore, arsimore, gjuhësore. Me mbarimin e

luftës është edhe Marrëveshja e Konçulit,

nënshkrimi i palës shqiptare me në krye me

UÇPMB-në dhe qeverisë jugosllave e serbe

shtroi kërkesa konkrete për të dy palët, de-

risa pala shqiptare i përmbushi detyrimet, u

bë demobilizimi e tjera, ajo pala tjetër, pos

policisë multietnike asgjë tjetër nuk përm-

bushi nga marrëveshja.

Me mos përmbushjen e detyrimëve

nga ana qeverisё Serbe, shqiptarët mbeten

të pa kënaqur në shumë sfera, veçanërisht

në atë arsimit ku nuk ka asgjë të qartë,ku

duhet punar me plan dhe program të shtetit

serb po pa tekste të përkthyara në gjuhën

shqipe, apo të lejohen të përdoren tekstet të

përpiluara nga autor shqiptar.

38 stylus magazine stylus magazine 39

Article with Collage

Gonxhe

BOJAXHIU

(Nënë Tereza)

1910-1997

Elona Rusi Karacalarli (Shqipëri)

dega Diplomaci(PhD),

Universiteti 9 Eylul

Izmir / Turqi

Gonxhe Bojaxhiu

lindi nё Shkup

Shqiptarja

nё vitin 1910 dhe u rrit

e u edukua me frymёn katolike nga nёna

e saj, pas vdekjes sё papritur tё babait

kur ajo ishte vetёm tetё vjeçe. Apasioni-

mi pёr misionarёt kudo nё botё ka qenё i

vazhdueshёm nё femijёrinё e saj deri nё

moshёn 18 vjeçare, moment kur ajo ven-

dos tё largohet drejt Irlandёs pёr tё hed-

hur hapat e para tё njё misioni tё tillё. Atje

Gonxhe Bojaxhiu aktivizohet dhe edukohet

nё njё komunitet murgeshash me mision nё

Indi, vend ku ajo dёrgohet mё pas pёr tё

shёrbyer si mёsonjёse.

Nё vitin 1931 ajo bёn betimin e parё

nё Krisht si murgeshё katolike dhe merr em-

rin Motёr Tereza deri nё betimin final nё vi-

tin 1937 kur merr emrin Nёnё Tereza. Gjatё

kёsaj kohe dhe nё vazhdim, pёr gati 15 vjet

Nёnё Tereza shёrben me devotshmёri nё

shkollёn e mesme tё vajzave nё Kalkuta si

mёsuese historie e gjeografie. Por kjo nuk

do ti mjaftonte humanistes tё madhe Bojax-

hiu dhe do ta shtynte atё drejt idealesh ako-

ma mё tё larta. Imtёcakja e urtё dhe e droj-

tur ishte po aq inteligjente dhe mё aftёsi

organizuese, virtyte tё cilat e udhёzuan atё

drejt rrugёs sё gjatё si bija e gjithё botёs

pa dallim feje dhe kombi. Me dёshirёn e

madhe pёr tё qenё sa mё pranё viktimave tё

varfёrisё si fizikisht ashtu edhe shpirtёrisht

e bёn Nёnё Terezёn tё marrё vendimin pёr

tu ndarё nga komuniteti ku ajo bёnte pjesё

e pёr tё vazhduar shёrbesat e saj humani-

tare si murgeshё e pavarur. Pas mundimesh

tё shumta, vendosshmёria e Nёnё Terezёs

bёn qё kёrkesa e saj pёr tё shёrbyer haptazi

nё rrugёt e Kalkutёs aprovohet nga kisha

dhe pikёrisht atё herё fillon pёr tё njё jetё

40 stylus magazine stylus magazine 41

tё re.

Nё vitin 1946, frymёzimi hyjnor

dhe guximi i bijёs Shqiptare e shtyn atё

tё vetme nё rrugёt e Kalkutёs nёn veshjen

karakteristike Indiane qё e ndoqi atё deri nё

momentet e fundit tё jetёs. Pas njё eduki-

mi tё shkurtёr infermierie nё Francё, Nёnё

Tereza kthehet nё Indi dhe fillon e vetme

tё kujdeset pёr shёndetin dhe edukimin e

tё varfёrve. Por nuk do tё vazhdonte mi-

sionin e saj e vetme pёr shumё kohe pasi

vullnetarё tё shumtё sidomos ish nxёnёsit

e saj u bashkuan me tё pёr tё njёjtin qёllim.

Ndihma nё tё mbathura, ushqime dhe medi-

kamente u vunё nё shёrbim tё aktiviteteve

bamirёse tё Nёnё Terezёs dhe motrave

Article tё tjera with nё Collage Krisht. Donatorё tё shumtё u

bashkuan gjithashtu me to çka mundёsoi

zgjerimin e shёrbesave nё vende tё ndryshme

tё Kalkutёs.

Vetёm katёr vjet mё vonё, nё vitin

1950, Nёnё Tereza themeloi dhe udhёhoqi

deri nё fund tё jetёs sё saj kongregaten

‘’Misionarёt e Bamirёsisё’’, e cila u bё njё

organizatё ndёrkombёtare me qendra nё

shumё shtete tё botёs. Nё vendet e varfёra

kёto qendra janё pёrgjegjёse pёr kujdesin e

atyre pёr tё cilёt askush nuk merr pёrsipёr

tё kujdeset, ndёrsa nё vende tё zhvilluara

si Amerika e Veriut, Evropa perёndimore

dhe Australia, kёto qendra janё pёrgjegjёse

pёr kujdesin e tё pastrehёve, alkolikёve, tё

sёmurёve me AIDS etj.

Suksesi dhe puna e palodhshme e Nёnё

Terezёs ёshtё mbёshtetur dhe pёrkrahur nё

tё gjithё botёn dhe nё tё njёjtёn kohё ёshtё

nderuar mё çmime botёrore si Çmimi i

Paqes nga Papa Gjoni XXIII nё vitin 1971,

Çmimi Nobel nё vitin 1979, Medalja e

Lirisё nё vitin 1985 etj.

Probleme shёndetёsore tё njёpasnjёshme

duke filluar nga njё infrakt zemre nё vitin

1983 gjatё takimit tё saj me Papa Gjon Paulin

II, sёmundja e Malarjes, Pleomonia dhe

probleme tё vazhdueshme nё zemёr nuk e

ndalen pёr asnjё moment tё jetёs hovin e

Nёnё Terezёs pёr tё qenё sa mё pranё atyre

qё kishin nevojё pёr dashuri, pёrkrahje dhe

pёrkujdesje. Dhe nё vitin 1997 Nёnё Tereza

mbyll sytё nga njё infrakt zemre, pёr tё ngelur

nё memorjen dhe historinё e njerёzimit

si gruaja shqiptare qё mishёroi humanizmin.

Deri nё atё kohё Nёnё Tereza kishte 4000

motra tё aktivizuara nё mё shumё se 600

shtёpi misionare tё pёrhapura nё mё shumё

se 120 vende tё botёs tё cilat vazhdojnё edhe

sot tё dhurojnё dashuri dhe pёrkushtim.

Burimet:

1. Biografia e Nёnё Terezёs nё, Peace 1971-

1980, Editor-in-Charge Tore Frängsmyr, Editor Irwin

Abrams, World Scientific Publishing Co., Singapore,

1997

2. Kush ishte Nёnё Tereza nё, http://www.americancatholic.org/Features/Teresa/WhoWasTeresa.

aspx

42 stylus magazine stylus magazine 43

Article with Collage

Abraham

Lincoln

1809-1865

Ardit Isaku (Shqipëri)

dega inxh. Kompjuterike,

Universiteti 9 Eylul

Izmir / Turqi

arditisaku@revistafjala.com

“Unё deri tani nё jetёn time nuk kam berё diçka qё shoqёria

njerёzore tё mё kujtojё. Megjithatё unё pёr sa kohё do tё jetoj do

tё mundohem qё duke pёrfituar nga koha ime tё realizoj qёllimin

dhe tё le gjyrme nё historinё e njerёzimit.” (Abraham Lincoln)

Abraham Lincoln që pasi

kishte ardhur deri nё moshën

30-vjeçare ishte zhgënjyer nga

jeta dhe njeherë tentoi vetvrasjen

por megjithatë persëri e kaloi këtë depresion

dhe këto janë fjalët që tregojnë persëri

dëshirën për të jetuar.

Por kush është Abraham Lincoln?

Ai ka lindur nё 12 shkurt tё vitit 1809

nё krahinën e “Kentucky Hodgenville” tё

Shteteve tё Bashkuara të Amerikës. Abrahami,

kur ishte nё moshën 4-vjeçare familja

emigroi shpesh nё krahina malore të ndryshme.

Ai vjen nga njё familje e varfer. Babai

i tij ishte Thomas Lincoln i cili punonte

si bujk dhe principi i tij ishte: “Vendet me

mё shumё gjelbёrim janё malet pa pronar.”

Njё prej krahinave ku emigroi ishte dhe Indiana

ku banuan per një vit. Atje jetuan në

një banesë tё varfër dhe babai i tij Thomas

per tё siguruar jetesën e familijes merrej me

gjueti. Ata kalonin një gjëndje të veshtirë dhe

vetëm dy vjet më vonë nëna e Abrahamit u

sëmur me “Sëmundjen e Qumështit”. Doktori

më i afërt ishte 35 milje larg prandaj

shumë shpejt nëna e Abrahamit ndërroi jetë.

Në vitin 1918’të babai i Abrahamit martohet

përsëri dhe shpërngulen në një krahinë

tjetër. Bashkëshortja e re e Thomasit

ishte me më shumë karakter të fortë se

bashkëshortja e parë dhe e detyroi Thomasin

që ti dërgonte fëmijët në shkollë. Abraham

Lincolni vazhdon mësimet për një vit.

Ai mëson të lexojë dhe të shkruajë. Deri në

moshën 19-vjeçare do të lexojë çdo libër që

i bie në dorë. Në këtë moshë ishte 1.85 i

gjatë dhe 67.5 kilogram në peshë. Abraham

shumë shpejt filloi të njihet në shoqëri.

Në vitin 1828-të shkon në qytetin e

New Orleans dhe fillon punë në tregtinë e

fruta-perimeve. Në këtë kohë ai do të për-

ballet për hërë të parë me skllavërinё. Pasi

largohet nga New Orelans shkon në qytetin

e New Salem dhe punon në një punishte

si menaxhues. Në këtë qytet merr pjesë për

herë të parë në politikë. Te vendi i punës

pati mundësinë të lexonte shumë libra dhe

pas një kohë të shkurtër u bë personi që ka

lexuar më shumë libra në krahinë. Ai filloi

të merrte pjesë në diskutimet politike të

krahinës. Në këtë qytet njihet me Ann Rutleg.

Ai dashurohet me Ann por nuk do t’ia

shprehi ndjenjat sepse ajo ishte e fejuar me

Mc Neil nga New Jork-u.

Lincoln ka marrë pjesë si vullnetar ne

kryengritjen e fundit të popullit indian ku

zgjedhet si komandant. Kjo kryengritje në

histori njihet si “ lufta e bufave të zinj”.

Megjithatë nuk mori pjesë asnjëherë në

luftë dhe në vitin 1832 shkon ne qytetin e

New Salem ku kandidon për të hyrë në parlamentin

e Illinos por nuk i realizohet qëllimi.

Pasi humbi zgjedhjet njihet me një person

me emrin Berry. Këta hapin një dyqan

por brenda një kohe të shkurtër falimentojnë

sepse Berry kishte sëmundjen e alkolizmit

dhe Abrahami e kalonte pjesën më të madhe

të kohës duke lexuar libra. Pas këtij flimentimi,

për një kohë të shkurtër punon në

postë. Atje pasi i shpërndante gazetat i lexonte

duke u njohur çdo ditë me problemet e

shoqërisë amerikane.

Në vitin 1834 përsëri vendos kandidaturën

në zgjedhjet palamentare të krahinës.

Këtë hërë ai fitoi duke dalë kandidati me më

shumë vota. Ai fejohet me Mary Owens por

shumë shpejt do të ndahet prej saj.

Ne zgjedhjet politike të viteve 1838

dhe 1840 do të fitoje përsëri. Këtë kohë Lincolni

do të njihet me Stephan A. Douglas,

me te cilin mbetet kundërshtar politik për

25 vjet rresht.

44 stylus magazine stylus magazine 45

Në Article vitet with e Collage para Douglas do të jetë kundërshtar

dhe në dashuri sepse të dy do të njihen

me vajzën e një aristokrati Mary Todd.

Lincoln del fitimtar dhe martohet me Mary

në vitin 1842 por pasi martohen midis tyre

marrdhënjet nuk shkojnë mirë sepse Mary

ishte shumë xheloze. Kjo ka qenë periudha

ku Lincoln tentoj te vetvritej.

Në vitin 1844 njihet me William

H.Herndon dhe fillojnë punë si avokatër

por pasioni i tij ishte politika. Ai përgatiti

një projektligj për rrëzimin e sistemit të

skllavërisë por nuk u miratua në kongresin

amerikan. Pas kësaj u kthye në Springfield

dhe nuk e vendosi më përsëri kandidaturën

për deputet. Ai filloi përsëri punën si avokat

dhe pas një kohe të shkurtër bëhet avokati

më i njohur i krahinës.

Në vitin 1854 përseri do të protestoje

kundër sistemit të skllaverise dhe këtë hëre

si anëtar i senatit, armiku i vjeter Douglas

do ti dali kundër. Lincoln[ i vazhdon

përpjekjet dhe shkon në shtetet e jugut të

SH.B.A sepse në atë zonë skllavëria ishte

me e theksuar. Ai merr mbështetjen e asaj

zone dhe shumë shpejt themelohet Partia

Republikane. Ai u zgjodh si përfaqësues

në zgjedhjet e vitit 1858. Por këtë herë fitues

është përfaqësuesi i Partisë Demokratike

Douglas. Pavarsisht se u mërzit shumë

Abraham nuk do të dorzohet. Ai vazhdon të

jetë aktiv në politikë.

Në maj të vitit 1860 në Chicago

zhvillohet kongresi i partisë Republikane

për të zgjedhur përfaqësuesin për zgjedhjet

presidentciale. Në përfundim të kongresit

si përfaqësues i kësaj partie u zgjodh

Abraham Lincoln. Kur erdhi telegrafi Lincoln

ishte duke luajtur futboll në Springfield.

Pasi lexoi telegrafin tha:“Padyshim

që nga ky lajm do të gëzohet më shumë

ajo gruaja që jeton në hyrjen e 8’tё ” dhe

menjëherё shkoi ta lajmëronte. Gjatë pe-

riudhes të zgjedhjeve Partia Demokratike

nëpërmjet gazetave e ofendoi shpesh

hërë Lincoln. Si psh:“ Avokat që i perket

klasës të 3’tё”; “Ai është i ngjashëm me

gorillën”; “Ai nuk di gramatikë dhe është

pa kulturë”. Pavarësisht ofendimeve, Abraham

Lincoln doli fitues në zgjedhje duke

u berë president i SH.B.A. Në vitin 1861

u transferua në Washington dhe në 4 mars

betohet si president. Këtë periudhë shtetet e

jugut dëshironin të fitonin pavarësine ndaj

qeverisë të Washingtonit dhe fillojnë luftën

e brendshme. Periudhën e parё si president

Lincoln përpiqet që lufta civile të mbaroje

dhe të hiqet sistemi i skllavёrisё. Sikur tё

mos mjaftonin këto probleme, Lincolnit i

ndahet nga jeta djali Willie.

Pasi përfundoi 4-vjeçari i parё Lincoln

rikandidon pёrsёri dhe zgjidhet pёr herё te

2’tё president i Shteteve tё Bashkuara të

Amerikёs. Lufta civile dhe njё vit vazhdon

dhe nё 14 prill gjenerali rebel Lee do të vetdorëzohet.

Kёtё ditё Lincolni ndodhej në

shtëpinë e bardhё dhe duke parё fotografinё

e Lee tha :“Fytyra e sinqertё dhe e mire,

ёshtё njeri i guximshёm. U gёzova që i dha

fund luftёs.” Atё dite nga gëzimi i pushimit

tё luftёs zonja Lincoln organizoi ballo.

Shumё persona këtë ballo nuk ia sygjeruan

por ajo duke qeshur tha: “Pas përfundimit

të luftës kush dëshiron të vrasë presidentin

Lincoln”

Në mbrёmje filloi balloja. Nё orёn

10 vjen dikush i paftuar. Ai në derë duke

treguar kartёn e antarёsimit të partisë Republikane

tha se do ti tregojё presidentit

një lajm urgjent. Ai u mor brenda dhe pasi

u afrua ne presidenti menjёherё nxjerr revolen

dhe e shkrep drejt tij. Nё sallё u bё

rrëmujё e madhe. Tё gjithë bertisnin: Presidenti

u qёllua. Lincoln menjёherё çohet në

një banesё dhe fatkeqësisht pas 2 ditёsh do

të ndërroje jetë. Vrasësi arratiset dhe shkon në Maryland. Atje brënda 3 ditësh e gjejnë te

një angar dhe i venë flakën. Pra vrasësi mendohet se vdiq duke u djegur megjithëse mund te

jetë një kurth.

Abraham Lincolni do të kujtohet në historinë e njerëzimit si presidenti që ndikoi në

heqjen e sistemin të skllavërisë. Në vitin 1865 me përpjekjet e tij, neni që mbështeste

skllavërinë do të hiqet nga kushtetuta e Kombeve të Bashkuara.

(Përmbledhje nga origjinali: “Abraham Lincoln“, James M. Mc.Pherson 2009)

46 stylus magazine stylus magazine 47

Article with Collage

P O E Z I

Gjuha shqipe

Gjuha mëmë të qofsha falë

Kam nevojë me ti ngju dy fjalë

Spo mundem asgjë me kuptu

Ku çdokush do me m’mashtru

Kur dy fjalë shqip i kam dëgju

Zemra sa një mal mu ka gëzu

Më mirë shqip vlla me m’sha

Se n’gjuhë t’huaj mbret me mba

Të betohem në të madhin Zot

Se do të ruaj si sot e mot-mot

Se dhe i madhi Fishta e mallkon

Atë që gjuhën shqipe e harron.

Gentjan Lami (Shqipëri)

dega inxh. Kompjuterike,

Universiteti IYTE

Izmir / Turqi

gentjanlami@revistafjala.com

48 stylus magazine stylus magazine 49

Përmbajtja

4 Shqiptarë, besa besë e fjala fjalë

Sokol Brahaj / Analizë

8 “Rritja” ekonomike e Shqipërisë

Ergys Neziri / Ekonomi

12 Zgjimi i identitetit Shqiptar

Ervin Shkulaku / Histori

16 Ballkani, Lindja e Mesme dhe Shqiptarët

Leonard Seferi / Analizë

20 Thesari i Bulqizës së varfër

Kozma Çupi / Problematikë

25 Rinia në projektet Europiane

Refik Nebiu / Informacion

28 Udha e Shqipes

Gëzim Dauti / Arsim

35 Presheva ime

Shpëtim Hyda / Histori

40 Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza)

Elona Rusi Karacalarlı / Biografi

44 Abraham Lincoln

Ardit Isaku / Biografi

48 Gjuha shqipe

Gentjan Lami / Letërsi

Revista FJALA uron të gjithë SHQIPTARËT

Gëzuar 100 vjetorin e

pavarësisë!!!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!