28.09.2012 Views

këtu

këtu

këtu

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Çiftet

Mbrojtja nga

shtatzënia

Të drejtat

Sida

Shtatzënia

Përmbajtja

Organet gjenitale të femrës 2

Organet gjenitale të mashkullit 4

Mbrojtja nga shtatzënia 5

Të drejtat e juaja 13

Sëmundjet të cilat përhapen me anë të kontaktit seksual 14

Aids-i ose Sida 16

Shtatzënia 18

Ndërprerja e shtatzënisë (Aborti) 20

Broschüre für Migrantinnen in der Schweiz / Albanisch / PLANES 2004

Mënyra e përdorimit të mjeteve kontraceptive,

shtatzënia, dhe vet përjetimi i lindjes ndryshon

nga vendi në vend.

Të flitet për seksaualitet poashtu Kjo broshurë iu

dedikohet femrave të vendeve tjera të cilat kanë

migruar këtu në Zvicër.

Ne dëshirojmë që kjo broshurë t’ju njohi më

mirë me përvojën e këtueshme, si edhe t’ju

ndihmojë veçanërisht për të zgjedhur momentin

më të përshtatshëm për një shtatëzani të re të

përjetuar në kushte sa më të mira prej të gjithë

familjes

Në Zvicër ka kudo qëndra të këshillimit për

planifikimit familjar dhe mbrojtjes nga sida, si edhe

ku mund të flitni dhe të informoheni.

Një listë me adresa të ndryshme gjendet në

internet, në faqen e PLANeS www.plan-s.ch.

Organet gjenitale të femrës

Vagina

Hymen (cipa

e vajzërisë)

2

-VULVA- Organi gjenital i jashtëm femror i cili përbëhet nga dy buzë

të mëdha e dy të vogla, ku në mbrendësi të buzëve të vogla gjindet

hyrja e vaginës dhe e uretrës (kanalit urinor) e cila shërben për

nxjerrjen e urinës nga mëshikëza e urinës jasht. Mbi qarjen e vaginës

gjindet klitorisi i cili luan rol të rëndësishëm në kënaqësin seksuale

të femrës.

Është një kanal me gjatësi 7-10cm i cili mund të zgjërohet dhe të

ngushtohet. Në këtë kanal gjatë marrëdhënieve seksuale depërton

penisi(organi i mashkullit), e gjithashtu ka rol në lindjen e fëmijës, si

dhe rrjedhjën e gjakut menstrual. Dëshira seksuale provokon lëngun

vaginal i cili ndihmon hyrjen e penisit në vaginë.

Hymeni është një cipë e hollë e cila ndodhet në hyrje të vaginës

forma e së cilës ndryshon prej femrës në femër. Qarja e hymenit apo

pëlcitja e tijë nga marrëdhënia e parë seksuale përcjellet me

gjakderdhje por jo tek të gjitha femrat.

Tubat

Ovaret

Uterusi (Mitra)

Endometri

Qafa e mitrës

Vagina

Uterusi

(mitra, ani)

Ovaret apo

vezoret

Tubat uterine

(vëzëpërquesit)

Cikli i

femrës

menstruacioni

Gjatë

periudhës...

Është hapësirë ku zhvillohet fëmija (beba). Mitra ka formë të

dardhës, pjesa e sajë e ngusht gjendet poshtë, në fundë të vaginës ku

mund të preket me gishta nji e ngritur disi e fortë e kjo është qafa e

mitrës,me një vrimëz që lejon kalimin e spermatozoideve dhe gjakut

menstrual. Mbrendësia e uterusit përbëhet nga tri shtresa të cilat

shërbejnë për ciklin menstrual, si dhe për pranimin e vesë së

fekonduar.

Këto janë organe qifte që kanë madhësinë dhe formen e bajameve,

apo të arrës. Kanë rrole në tajimin e hormoneve seksuale dhe për

pjekjen e vezës.

Këto kanë formen e gypit me gjatësi 10-15 cm. Shërbejnë për

përquarjen e vezës që del nga vezoret gjerë te mitra. Fekondimi i

vezës me spermatozoid bëhet në vezëpërques prej nga pastaj veza e

fekonduar zbret në mitër ku zhvillohet embrioni (fëmija). Mund të

ndodhë që veza e fekonduar të mbetet në vezëpërques dhe aty të

zhvillohet embrioni - gjë që paraqet rrezik për shëndetin e gruasë.

Është periudha kohore nga dita e parë e menstruacioneve e deri në

ditën e parë të menstruacioneve të ardhshme. Kjo periudhë kohore

zgjatë prej 21 deri 35 ditë. Cikli fillon zakonisht në moshën 11-15

vjeçare, dhe mbaron rrethë moshës 45-55 vjeçare. Dalja e vezës

ndodhë 15 ditë para se të lajmrohet gjakderdhja e ardhshme. Nëse

gruaja në ketë periudhë kohore ka marrëdhënie seksuale atëherë ajo

mund të mbetët shtatzëne.

Dalja e vezës asnjëhere nuk ndodh në të njejtën kohë, prandaj

nuk mundemi të bazohemi në këtë shenjë, në mënyre që të

mbrohemi nga një shtatzëni e padëshiruar.

...së menstruacioneve femra guxon të lahet, të bëjë dush dhe ti

pastrojë flokët. Ajo mundë të ushtrojë edhe sport ose të notojë pasi ta

ketë vendosur tamponin.

3

Organet gjenitale të mashkullit

Derdhja

(ejakulimi)

4

Tëstikujt

Penisi

Me rëndsi!

Pjesa e jashtme e organit gjenital mashkullor përbëhet nga

penisi dhe testikujt. Në mbrendësi gjinden kanalet e

farës(spermatozoideve), fshikëza seminale dhe prostata.

Fshikëza seminale

Tëstikujt

Kanali

përdredhës

Prostata

Penisi

Tëstikujt janë gjëndra seksuale mashkullore të cilat kanë dy

funksione:

◆ Të prodhojnë në mënyrë të vazhdueshme nga mosha e pubertetit

e deri në vdekje SPERMATOZOIDE - (faren mashkullore)

◆ Prodhojnë hormonin specifik mashkullor testosteronin i cili

derdhet në gjak dhe luan një rolë të rëndësishëm në aftësinë

seksuale

Luan rolë në derdhjen e urinës dhe spermes. Gjatë dëshirës seksuale

penisi forcohet nga rritja e qarkullimit të gjakut, e ky forcim e

mundëson futjen e penisit në vaginë.

Prostata prodhon një lëng me të cilin perzihen spermatozoidet, lëng

i cili gjatë ejakulimit del nga koka e penisit hove -hove.

Gjatë ereksionit penisi sekreton një pikë të vogël langu që mund të

përmbaj spermatozoide kjo do të thotë, që metoda e tërheqjes në

çastin e fundit gjatë marrëdhënies seksuale,nuk është një metodë e

sigurtë e mbrojtjes nga shtatzënia. Për këtë arsye para çdo

marrëdhënie seksuale duhet të përdoret prezervativi.

Pilula ëstroprogestative

Pilula

progestative

Ku gjinden ?

Sa kushton ?

Mbrojtja nga shtatzënia

Metodë ideale e të mbrojturit nga shtatzënia nuk ekziston. Ekzistojnë

shumë metoda të mbrojtjes, prandaj është me rëndësi që vetë të

vendosni për metodën e cila juve ju konvenon më së shumti. Në këtë

broshurë keni mundsi të informoheni me nji përshkrim të shkurtër

për të gjitha llojet e mundshme të mbrojtjes nga shtatzënia që

përdoren në Zvicër, efikasitetin e tyre, çmimin si dhe mundsitë e

furnizimit me to. Sqarimet më të hollësishme mund ti merrni në

këshillimore për planifikimin e familjes (falas) ose te mjeku

Pilula (hapa) është një mjet hormonal për mbrojtjen kundër

shtatzënisë. Bën shumë efekt nëse pihet në mënyrë të rregullt çdo

ditë, në të njëjtën kohë. Në rast harrese prej më shumë se 12 orësh,

mbrojtajta prej sajë s’ka garanci.

«Pilula»:

◆ Një pauzë prej 7 (apo 6) ditësh duhet marrë parasysh pas 21

(apo 22) hapave. (Ekzistojnë disa lloje që mund të merren

pa ndalesë).

Gjakderdhja bëhet gjatë pauzës.

Sigurimi është i garantuar gjatë pauzës.

◆ Kujedes: pauza nuk duhet të zgjatet kurrë.

«Minipilula» :

◆ Pasi të mbarohet një pllakë, vazhdoni menjëherë me një pllakën

të re pa bërë pauzë edhe pse mund të keni gjakderdhje.

◆ Menstruacionet mund të pakësohen, të çrregullohen,ose të mos

vijnë fare.

◆ Ato mund të përdoren edhe nga nënat që kanë fëmijë në gji.

◆ Duhet të merren çdo ditë në të njëjtën kohë.

Kujdes, verifikoni: ekzistojnë lloje minipilulash që duhet të

merren pa tjetër në të njëjtën orë sepse vetëm dy orë harrese

paraqet rrezik.

«Pilula» dhe «Minipilula» shpërndahen në farmaci vetëm me

recetë nga mjeku.

Ekzistojnë lloje të shumta me kompozicione të ndryshme. Një vizitë

mjeksore do ju lejon që të zgjidhni llojin që ju përshtatet dhe nèe rast

problemi mund ta ndërroni.

15.- deri 25.- në muaj.

5

6

Spiralja

Ku mund të mirret ?

Sa kushton ?

Injeksione

3 mujore

(Depo provera)

Sa kushton ?

Implanti

hormonal

Spiralja është një gjësend (objekt) plastik i vogël me gjatësi 2,5-3,5 cm.,

i mbështjellur me një tel të hollë bakri. Duke i falenderuar një fije të

najllonit të ngjitur për te, mjeku ose mjekja e nxjerrin spiralen me

lehtësi.

◆ Zëvendësimi i spiraleve moderne bëhet një herë në 5 vite

◆ Spiralja është metodë e mirë e mbrojtjës sidomos për gratë të cilat

kanë lindur (kanë femijë)

◆ Pas vendosjes së spirales femra mund të ketë hemoragji

(gjakëderdhje), ose dhimbje në fundë të barkut të ngjajshme me

ato të menstracioneve-por këto shenja nuk janë të rrezikshme.

Poqëse dhimbjet janë të shpeshta, apo keni mungesë të

menstruacioneve duhet të kërkoni gjithsesi ndihmën e mjekut.

Po ashtu është me rëndësi që në dy javët e para pas vendosjes së

spirales të evitohen kontaktet seksuale, si dhe mos të përdoren

tampona për thithjen e gjakut

Pas një konsultimi me mjekun, spiralja vendoset në mitër nga ana e

tij (mjekut).

80 - 250 sFr. së bashku me shpenzimet e vendosjes së saj në mitër.

Ekzistojnë gjithashtu edhe implantet që shpërndajnë progesterone.

(më i shtrenjti: 280 sFr. + vendosja)

Këto injeksione (gjilpëra) mirren te mjeku apo gjinekologu çdo 10 -

12 javë.

◆ Me marrjen e tyre menstracionet mund të çrregullohen apo fare

të ndërprehen

◆ Me ndërprerjen e marrjes së injeksionit 3 mujor gjakëderrdhja

dhe frytësimi rregullohen spontanisht. Zgjatja kohore e

rregullimit të ciklit menstrual dhe frytësimit ndryshon prej

femrës

në femër, tek disa mund të jetë më e shkurtër e tek disa më e gjatë

Implanti që vendoset nën lëkurë vihet dhe hiqet nga mjeku me

anestezi lokale. Ajo është e efektshme gjatë një periudhe 3 vjeçare

dhe efekti i saj fillon 8 orë pas vendosjes.

◆ Eshtë një shkop i vogël plastik që përmban një hormon me progesteron.

Ai vendoset nga mjeku nën lëkurë, në pjesën e brendshme

të krahut. Ai është pothuajse i padukshëm por mund ta ndjejmë

nën lëkurë.

◆ Implanti mund të provokojë një menstruacione të çrregullta, ose

ardhjen e tyre.

◆ Menjëherë pas heqjes së implantit, gruaja mund të mbetet shtatëzënë.

Sa kushton ?

330 sFr. vetëm për produktin.

Kondomi

(prezervativi)

Prezervativi, pariseri ose goma. Në treg gjinden me emra dhe modele

të ndryshme. Prezervativët me shenjën "OK", "CE", "MD", "NF"

janë më të sigurta.

◆ Prezervativët është mirë që të përdoren gjatë çdo marrëdhënje

seksuale, pra edhe gjatë menstruacioneve

◆ Nëse kondomi dëmtohet gjatë kontaktit seksual dhe sperma

mbetet në vaginë, që të pengohet shtatzënia e padëshirueshme

duhet të mirret ,,pilula pastaj”

Ku mund të blihen ? Kondomi blihet në barnatore, drogeri, kiosk apo në shtëpi të

mallrave, blihen pa recetë.

Sa kushton ? Ndërmjet -.50 sFr. - 2 sFr. varësisht nga modeli.

Femidom

(prezervativi

për femra)

Kondomi është ivetmi mjet mbrojtjës i cili në mënyrë efikase

mbronë nga shtatzënia e pa dëshirueshme, nga sëmundjet

ngjitëse seksuale (sifilisi, gonoreja) dhe nga Sida.

Është një membranë e hollë plastike e cila vendoset në murin e

vaginës:

◆ Femidom është shumë solidë, siguria e sajë varet nga vendosja e

saktë e sajë. Vendoset para marrëdhënjes seksuale dhe është

vetëm për një përdorim

Ku mund të gjindet ? Blihet në barnatore, drogeri, kiosk dhe në shtëpia mallrash siq është

”Coop”- i - blihen pa recetë.

Sa kushton ? Afërsishtë 10 sFr për 3 copa.

7

Pilula

,,Pastaj”

Ku mund të gjindet ?

Sa kushton ?

Spermicidet

Ku mund të gjinden ?

8

Sa kushton ?

Pilula ,,Pastaj” (Pille danach, contraception d’urgence, contraccezione

d’urgenza) aplikohet në raste urgjente- dmth. pas një

marrëdhënje seksuale të pa mbrojtur me qëllim që ta pengoj një

shtatzëni të paplanifikuar:

◆ kur kondomi pelcet, ose rrëshqet

◆ kur harohet të mirret pilula

◆ kur nuk janë apliku në mënyrë të sigurtë metodat për mbrojtje nga

shtatzënia

◆ ose nëse janë përdorë metoda të pa sigurta për mbrojtje nga

shtatzënia

✔ Pilula, ,,Pastaj” mirret sa ma shpejtë që është e mundur më se

largu 72 orë apo 3 ditë nga marrëdhënja e pa mbrojtur

Në farmaci, pa recetë (që nga viti 2002).

Pilula ,,Pastaj” përshkruhet nga mjeku apo gjinekologu dhe merret

me anë të recetës në barnatore.

Rreth 30 sFr.

Janë materje kimike për mbrojtje nga shtatzënia. Këto materje i bëjnë

spermatozoidet të paafta për mbarsim. Përdoren para mardhënjeve

seksuale. Këto preparate veprojnë vetëm në mënyrë lokale dhe

gjenden në formë kremi, në doza të vogla për nji përdorim, në formë

qiri, tamponi ose shkume.

Në barnatore - pa recetë.

Prej 1,20 sFr. për krem -me përdorim të njëhershëm, deri 3,65 sFr.

për tampon.

Diafragma

Ku mund të gjindet ?

Sa kushton ?

Metodat e

shenjave

termike

Diafragma është një mjet mbrojtës prej gome në formë gjysëm sfere

e rrethuar nga një unazë elastike. Femra e vendos vetë para

marrëdhënjes seksuale në mbrendësi të vaginës në mënyrë që ajo

kompletë të mbulojë qafën e mitres. Në këtë mënyrë pengohet hyrja

e spermatozoidëve mbrenda në uterus (mitër).

Përdorimi i diafragmës duhet shoqëruar gjithnjë nga një krem

spermicid. Ajo mund të përdoret disa herë.

Para se të vendoseni për diafragmen, gjithsesi duhet të konsulltoheni

me mjekun i cili duhet të vendos për madhësinë e përshtatshme.

Diafragma blihet në barnatore.

30 - 35 sFr. për nji diafragmë.

Me anë të kësaj metode femra i përcjell shenjat e ciklit të vetë

menstrual. Duke i numëruar ditët fertile (ditët kur mund të mbetet

shtatzëne) dhe ato jofertile. Gjatë ditëve fertile femra nuk guxon të

ketë marrëdhënje seksuale. Përdorimi i kësaj metode kërkon

motivimin e mirë e të dy partnerëve.

Kjo metodë mund të ndihmoj edhe atëhere kur shtatzënia është e

dëshiruar.

9

Sterilizimi i

mashkullit

dhe i femrës

10

Ku duhet drejtuar ?

Sa kushton ?

Sterilizimi është metoda më e sigurt mbrojtëse dhe e vetmja me një

rezultat definitiv. Është e përshtatshme para se gjithash për personat

të cilët nuk dëshirojnë të kenë më fëmijë.

Është mirë që para se të vendosni për këtë metodë të konsultoheni me

mjekun apo në këshillimoren për planifikim familjar.

◆ Tek femrat sterilizimi nuk

ndryshon jetën e saj

seksuale, ajo mbetët e njejtë,

menstruacionet vazhdojnë si

përpara deri në periudhen e

menopauzës

◆ Vazektomia tek meshkujt nuk

e ndërron jetën seksuale. Prap

vjen tek ereksioni, orgazmi

dhe sperma e cila pas një

kohe nuk do të përbën më

spermatozoide.

Disa javë pas ndërhyrjes,

spermi nuk përmban më

spermatozoide. Ndërkohë, një

mjet mbrojtjeje i efektshëm është mëse i domozdoshëm.

Te gratë është i domosdoshëm një operacion me narkozë të plotë dhe

qëndrim në spital 2-3 ditë. Operacionin e kryen gjinekologu apo

kirurgu.

Tek meshkujt vazektomin e bënë kirurgu apo urologu.

Shpenzimet për këtë sterilizim nuk i bartë arka shëndetësore por

pacijenti vetë.

Tek meshkujt operacioni është më i lehtë dhe më pak kushton.

Para operacionit mund të informoheni gjerësisht tek mjeku.

Metodat e

pasigurta të

mbrojtjës

nga

shtatzënia

Metodat e poshtëshënuara nuk duhet asnjëherë të përdoren nëse

nuk dëshironi të mbeteni shtatzënë.

Këto metoda nuk janë mjaftë të sigurta.

Numrimi i ditëve...

Kjo metodë është e pasigurt meqenëse femra nuk është makinë.

Sëmundjet e ndyshme, ndërimet e fuqishme emocionale, lodhja,

problemet e ndryshme, mundë të shpejtësojnë apo të ngadalësojnë

pjekjen e vezës dhe daljen e sajë.

Coitus interruptus (ejakulimi jashta vaginës)...

...ose të ashtuquajturit -me u ruajtë -është metodë e pasigurt sepse

mjafton që mashkulli vetëm për një moment të vonohet gjatë

tërheqjës së penisit nga vagina, apo gjatë ereksionit mundë të ndodhë

që një pikë e vogël lëngu sperme të derdhet në vaginë dhe të

shkaktojë shtatzëninë e padëshiruar.

Spermicidet (në formë shkume apo kreme)...

...Përdorimi vetëm i spermicideve nuk është i sigurtë Ato duhet të

përdoren se bashku me kondomin ose diafragmen. Përjashtohen

spermicidet Benzaltex.

Dushi vaginal...

...është i pasigurt meqenëse spermatozoidet mund të depërtojnë

mbrenda, në mitër (anë) për disa sekonda, është pra e pa mundur që

këtë proqes femra ta pengojë me kohë.

11

Pas përfundimit

të mbrojtjes

nga shtatzënia

e padëshiruar

a mund të

mbetëm prapë

shtatzëne?

,,Cilat metoda

janë efikase?”

,,Cilën metodë

e përdorni

kur e keni

fëmijën

në gji?”

12

Pyetje - përgjigje

Sterilizimi i femrës dhe i mashkullit janë metoda ireverzibile (të

pakthyshme). Me të gjitha metodat tjera fertiliteti (aftësia për të

mbetur shtatzënë) kthehet menjëherë apo pas një kohe relativisht të

shkurtër psh. tek injeksionet pas 3 muajve, kjo kohë është variabilendonjëherë

pritet gjerë në një vitë, ndonjëherë më pakë.

Asnjë metodë nuk është 100% efikase. Efikasiteti varet nga

aplikimi korrekt i metodës së mbrojtjës.

✔ Metoda tepër të sigurta: sterilizimi i gruas apo i burrit,

inxheksioni tremujor me Depo Provera,spiralja me progresteron,

implantimi.

✔ Metoda të sigurta: pilula, implanti, minipilula, spiralja.

✔ Metoda disi të sigurta: prezervativi i mashkullit, diafragma,

metoda e shenjave termike, spermicidi Benzaltex, prezervativi i

femrës.

Metoda pak të sigurta: metoda Ogino-Knauss ose numërimi i

✗ ditëve, tërheqja, derdhja jashtë vaginës, dushi vaginal,

spermicidet.

Pas lindjes ekziston mundsia për të mbetur shtatzën edhe para

lajmërimit të menstracionit të parë. Kështu që një shtatzëni e tillë pas

lindjes është e pa dëshirueshme. Gjatë kësaj periudhe gratë

këshillohen të përdorin metoda të cilat nuk ndikojnë në qumshtin e

nënës dhe nuk e dëmtojnë foshnjën.

E këto metoda janë:

◆ prezervativi

◆ minipilulat

◆ depo Provera

◆ Që nga muaji i tretë, për nënat me fëmijë në gji: spirale, implant.

Spermicidi Benzaltex mund të përdorët edhe gjatë kohës kurr i ipet

gji foshnjës. Për përdorimin e sakt të preparatit informohuni në

këshillimore.

Pavarësishtë nga nacionaliteti dhe statusi i juaj keni të drejtë në përkujdesje dhe informata.

Ju keni të drejtë të informoheni dhe sqarimet e mjekut apo personelit mjeksor ti kuptoni.

Shtroni pyetjet tuaja mjekut, dhe nëse është nevoja i shenoni ato para vizitës mjekësore.

Nëse keni vështërsi gjuhësore që të kuptoheni, atëhere mund ta merni dikend, i cili do të

ju përkthen. Shumë ente shëndetsore kanë përkthyesit e vetë. Me rastin e vizitës mjekësore

apo këshillimit në një qendër për planifikimin familjar, keni të drejtë ta merrni me vete

një person të afërt.

Nëse paguani një

sigurim shëndetsor

Nëse ju nuk keni sigurim

mjeksorë

Kontributet e amnis

Të drejtat e femrës

Një femër me jetë aktive seksuale, preferohet që një herë në vit të

bëjë një kontroll te gjinekologu.

Nëse keni vështërsi të shkoni të një gjinekolog mashkull, atëherë pa

dyshim mund të gjeni një gjinekologe në regjionin tuaj të banimit.

Poashtu ka gjasa të gjendet një mjek apo mjeke që flet në gjuhen

tuaj. Sa i përket të mbrojturit nga mbarsimi juve ju përket ta

zgjidhni metoden që juve ju përshtatët ,ta ndroni atë në varësi nga

zhvillimet tuaja jetësore dhe lindjeve tuaja.

Në Zvicër sigurimi shëndetsor është obligativ. Të huajt pa leje

qëndrimi të shumtën e rasteve nuk kanë sigurim shëndetsor.

...atëherë arka e juaj do ti marë përsipër shpenzimet e poshtëshënuara:

✔ Konsultimi: Me rastin e konsultimit me një mjek apo mjeke arka

i merrë shpenzimet pas tërheqjes së Franshizës - dhe përqindjes

të regulluar me kontratë, të cilën e merrë vetë i siguruari përsipër.

✔ Amnija: Shpenzimet për kontrollat te një mjek apo mjeke /

7 kontrolla gjatë shtatzënisë te mamitë, shpenzimet e lindjes,

shpenzimet për vizita pas lindjes gjerë 10 ditë, kontrolla pas

lindjes nga mamija si dhe 3 këshillime për dhënjen e gjirit i merrë

plotsishtë arka e juaj shëndetsore.

✔ Ndërprerja e shtatzënisë: Shpenzimet për ndërprerjen e

shtatzënisë do ti marë arka e juaj shëndetsore, natyrisht pas

tërheqjes së Franshizës që ju takon juve.

Mbrojtja nga shtatzënija: Kontraceptivët (mjetet mbrojtse

✗ nga shtatzënija) duhet vetë ti pagueni.

… ju mund të interesoheni më përpara për çmimin e veprimeve të

ndryshme mjekësore që do të paguhen nga ju. Në rast se vështirësie,

mund ti drejtoheni shërbimit social.

Pas lindjes në kantonet vijuese ZH, LU, GL, ZG, FR, SH, SG, GR,

TI, VD, NE, mundë të drejtoheni për informata të mëtutjeshme në një

këshillimore për shtatzëne, për planifikimin familjar apo ent social.

13

14

Sëmundjet të cilat përhapen me anë të

kontaktit seksual

Cilat janë

këto?

Si quhen

këto

sëmundje?

Si të

evitohen

(largohen)?

◆ Këto janë sëmundje që përhapen kryesisht me anë të kontakteve

seksuale dhe atakojnë organet seksuale por njëkohsisht edhe

organet tjera të trupit.

◆ Një sjellje korrekte në momentin e caktuar (përdorimi i

kondomit) mund të pengoj bartjen dhe përhapjen e këtyre

sëmundjeve.

◆ Këto sëmundje mund të jenë mjaftë të rrezikshme për shëndetin

e njeriut, ndikojnë poashtu në sterilitetin e personit, dhe poqëse

nuk shërohen mund të jenë edhe vdekjepruese.

◆ Sifilisi apo (luesi), triperi apo (gonorea) Herpesi, verukat

gjenitale (leze, lythi), Aids-i apo Sida, Trichomonas, Hepatiti

(verdhëza apo sarillëku) etj. Disa nga to janë vdekjepruese disa

nga to shërohen lehtë.

Për ti ikur këtyre infeksioneve duhet përdorur prezervativin gjatë

marrëdhënjeve seksuale.

Janë sëmundje që diagnostikohen nga ana e mjekut.

Nëse i vëreni këto shenja duhet ta njoftoni partnerin, ose partneren -

dhe menjëherë të paraqiteni te mjeku.

Marrëdhënjet seksuale të ndërpriten deri sa nuk arrihet shërimi i

plotë. Për Siden duhet respektuar rregullen ,,SAFER SEX” që do ta

lexoni në këtë broshurë.

Simptomet

te femrat

Te mashkujt

Të meshkujt dhe të femrat simptomet janë mjaft sekrete (të

pahetueshme) e ndonjëherë mungojn krejtësisht. Si të vëreni

ndonjë shenjë (simptom) të cilat do ti përmendim më poshtë

menjëherë duhet të lajmroheni te mjeku, në klinikë, këshillimore

për planifikim familijar apo këshillimore për Sidën.

◆ Kruarje, skuqje, dhe djegësim në regjionin e organit gjenital

◆ Djegësim gjatë urinimit apo kullimi me erë të rëndë nga kanali i

urinës

◆ Dhimbje në fund të barkut, jo të shkaktuara nga menstruacionet.

◆ Pigmentime me ngjyrë rose në lëkurë, iritime dhe djegësime të

organit gjenital

◆ Fshikëza të cilat formohen në buzët e vaginës të cilat pëlcasin

dhe pastaj formohen ulqëra

◆ Nga kanali uretral (urinor) kullon qelbi i trashë me ngjyrë të

bardhë në të verdhë

◆ Kruarje dhe djegësim gjatë urinimit

◆ Vezikula, të cilat vërehen në glans (kokë) të organit mashkullor

Gjithsesi duhet përdor PREZERVATIVIN:

◆ gjatë ndrimit të shpesht të partnerit/es

◆ nëse keni më shumë se një partner/e

është me rëndsi të përdorni mjete kontraceptive.

15

Si bartet ky

virus?

Si mundemi

të mbrohemi

nga ky

infektim?

16

Me rëndësi

Aids ose Sida

Sida është një sëmundje e rëndë infektive e cila shkaktohet nga virusi

i ashtuquajtur HIV.

Ky virus e dobëson sistemin mbrojtës të organizmit, rezistenca e të

cilit bie në atë shkallë sa që të mos mund ti përballojë as sëmundjeve

më të rëndomta, si p.sh. gripi, kështu që këto sëmundje bëhen aq

serioze saqë përfundojnë me vdekje.

Nuk ekzistonë vaksinë kundër kësaj sëmundje, mundësitë e shërimit

kanë veprim të kufizuar dhe janë të vështira.

Parandalimi është e vetmja mbrojtje nga Sida.

◆ Bartja bëhet me anë të marrëdhënjeve të pa mbrojtura seksuale

(vaginale, anale ose orale-me anë të gojës) me personin i cili

është bartës i virusit HIV (i infektuar)

◆ Nëpërmjet shiringave dhe gjilpërave të kontaminuara me ketë

virus, nga personi i infektuar

◆ Gjatë shtatzënisë dhe dhënjes gji foshnjës prej nënës së infektuar

në foshnje

◆ Përmes transfuzionit të gjakut të personave të infektuar

Ti përmbahemi regullave të seksit të sigurt:

◆ të përdoret prezervativi gjatë marrëdhënjeve seksuale vaginale,

anale, orale

◆ gjatë menstruacioneve nuk duhet pasur marrëdhënie seksuale

◆ nuk duhet përbi spermen gjatë seksit oral (me gojë) dhe s`duhet

mbajtë spermen në gojë

Personat të cilët marrin drogat me gjilpëra, kursesi nuk duhet të përdorin gjilpëra

josterile.

Nuk mjafton poqëse personi me të cilin keni pasë marrëdhënie të

pambrojtura seksuale të jetë i pastër, i kujdesshëm dhe i

sjellshëm - kjo nuk mbron nga Sida. Gjithësesi pra duhet përdorë

prezervativin (kondomin), apo femrat Femidom.

Si mund ta

vërtetojmë a

jemi të

infektuar

me virusin e

Sida-së?

Kondomi

(prezervativi)

Në bazë të testit. Testi bëhet në mënyrë vullnetare, pas marrëdhënjes

së fundit të pambrojtur. Çdo njeri i infektuar mund të ndihet i

shëndoshë me vite të tëra. Qendrat e ndryshme ofrojnë teste

anonime. Testi mundë të bëhet nga mjeku - mjekja në këshillimore

për Siden, në spitale, në qendrat për planifikimin familjar.

Çmimi për këtë test është prej 30-90 Sfr.

Testi anonim paguhet nga ju, të tjerat merren përsipër nga sigurimi

mjeksorë.

Muammer Kotbafl / AIDS Savaflım Derne¤i / Istanbul

Prezervativi dhe Femidom mbrojnë jo vetëm nga Sida dhe nga

sëmundjet të cilat përcillen me anë të kontakteve seksuale por

edhe nga shtatëzënia e padëshiruar. Duhet respektuar rregullat e

përdorimi të tijë.

Prezervativi vehet para se të futët penisi në vaginë.

Paqetimi i prezervativit hapet me kujdes duke pasë parasysh që mos të dëmtohet me

thonjë apo mjete të mprehta.

Kurrë të vendoset në penis (organin e mashkullit )duhet të mbetet një hapsirë e lirë

në maje të prezervativit e cila shërben si rezervuar i spermës.

Pas derdhjes kondomi duhet me kujdes të largohet në mënyrë që sperma të mos

derdhet në vaginë.

Prezervativi ruhet në vende të ftohta e të thata për arsye se nga dielli e humb efektin.

Përdoret vetëm një herë, dhe pasë përdorimit hidhet në shportën e mbeturinave e jo

në WC -ose në natyrë.

Prezervativi i quajtur goma higjienike apo kondomi mund të blihet në drogeri,

barnatore, kiosk, nëpër distributore automatike të vendosura nëpër stacione

shërbimi, apo WC publike.

17

Nëse jeni

shtatzëne...

Marrëdhënie

seksuale

18

Shtatzënia

Menstruacionet e juaja janë vonuar, prandaj mendoni se keni mbetur

shtatzëne. Për këtë arësye ekziston testi për të vertëtuar nëse jeni apo

jo shtatzëne, dhe ate pakë ditë pas vonesës së menstruacionëve të

juaja. Ky test blehet në barnatore dhe bëhet në shtëpi apo të mjeku

apo në një qendër për planifikimin familjar.

...duhet të bëni kontrolla të rregullta te gjinekologu.

Disa medikamente nuk janë të preferueshme për gratë shtatëzëna.

Lidhur me këtë konsultohuni me mjekun e juaj.

Mamia apo mjeku ju këshillon mbi rrjedhëshmerinë e shtatzënisë,

ushqimin e duhur, rrjedhëshmerinë e lindjes dhe përgjigjet në pytjet

e juaja. Pas lindjes ju mëson për kujdesin e duhur ndaj foshnjës, të

dhënurit gji dhe të ushqyerit e duhur.

Konsumimi i alkoolit dhe i duhanit gjatë shtatzënise dhe dhënjës

gji bebës nuk është i preferueshëm.

Gjersa shtatzënia rrjedhë pa probleme mund të keni gjatë tërë kohës

marrëdhënie seksuale. Nëse keni dyshime të ndryshme apo pyetje

lidhur me këtë mund të pyetni maminë apo mjekun tuaj. Dëshira për

të pasur seks (marrëdhënie seksuale) mund të pësojë ndyshim, por

lidhur me këtë preferohet të bisedoni hapur me partnerin tuaj në

mënyrë që koha e shtatzënisë të jetë harmonike dhe në atë mënyrë

mundësohet që rrjedhëshmëria e marrëdhënieve seksuale ti

përshtatet gjendjes së re të krijuar dmth, shtatzënisë.

Nëse gjatë

shtatzënisë

keni

probleme...

Nëse keni

mbetur

shtatzëne pa

dëshirë...

...ose pyetje sa i përket punës, shëndetit, parave, për të gjitha

problemet e jetës gjatë kësaj përiudhe mund të drejtoheni qendrës

për planifikimin e familjes, ose këshillimores për shtatzëni, (shiko

listën e adresave).

Në këto qendra mund të shprehni lirisht problemet që ju mundojnë,

aty do të merrni këshilla për çdo problem dhe njikohësisht ju

ndihmojnë nëse keni nevojë.

...Nëse keni mbetur shtatzën pa dëshiren tuaj dhe mendoni ta bëni

ndërprerjen e shtatzënisë, bisedoni menjëherë me një person të cilit i

besoni. Shumë gra në situata të tilla nuk e kanë lehtë për të vendosur

- ta mbajnë apo jo frytin. Në qendrat për planifikimin familjar do të

gjeni informata të duhura.

Në kapitullin e ardhshëm do të gjeni një përshkrim të adresave të

klinikave për abortim në Zvicër.

19

20

Ndërprerja e shtatzënisë (Aborti)

Të drejtat e

një femre

Si veprohet?

Sa kushton e

tërë kjo?

Sipas ligjit zviceran, çdo grua që mbetet shtatzënë, mund të kërkojë

ndërprerjen mjeksore të shtatëzanisë deri në javën e 12 pas fillimit të

menstruacioneve të sajë të fundit.

Nëse ju mendoni të ndërprisni shtatëzaninë merrni menjëherë takim

te mjeku për një konsulte mjeksore, apo një takim këshillimi në

planifikimin familjar.. Ju duhet të konfirmoni vendimin tuaj për

ndërprerjen e shtatëzanisë duke firmosur një kërkesë më shkrim, të

ndërprerjes së shtatëzanisë ku thoni se s’keni rrugëdalje tjetër.

Mbas javës së 12-të, kërkohet një çertifikatë mjekësore, e cila

vërteton se shtatëzania rrezikon jetën e nënës.

Nëse jeni shtatzëne dhe nuk duani ta mbani shtatzëninë atëherë

drejtohuni sa më parë mjekut tuaj apo në një këshillimore për

planifikimin familjar.

Në një qendër për planifikimin e familjes ose në një këshillimore për

gra shtatzëna. Atje do të gjeni persona profesianalisht të pregaditur

që do të ju dëgjojnë, përkrahin dhe informojnë gratis.

Ndërprerja e shtatëzanisë bëhet në spital ose në kabinetin e mjekut.

Ajo mund të bëhet në kushte ambulatore.

Metoda kirurgjikale me thithje është më e shpeshtë. Ekziston

gjithashtu një mënyrë tjetër, me ilaçe, që mund ti japim gjatë 7-të

javëve të para: pirja e Mifégyne me prostaglandine, në ambulancë,

shumë herë me radhë dhe nën mbikqyrjen e mjekut.

Shpenzimet lidhur me ndërprerjen e shtatzënis e bartë arka e juaj

shëndetësore.

Nëse nuk jeni të siguruar pranë ndonjë arke shëndetsore

konsultohuni në ndonjë këshillimore për shtatzëni apo në

këshillimoren për planifikimin familjar ose në nji shtëpi shëndeti.

Impressum _

Broschüre für Migrantinnen in der

Schweiz / Albanisch

PLANeS, Schweizerische Stiftung

für sexuelle und reproduktive Gesundheit

Lausanne, Neuauflage 2004

Teksti dhe përpunimi

Catherine Stangl

Sonia Damián

Nurflen Demirkan-Güvenç

Susana Lara

Miradje Maliqi

Lutka Keller

Zusammenarbeit mit BAG Bundesamt für

Gesundheit.

Grafika

Anne Monard

Kontakte

PLANeS, av. de Beaulieu 9, Postfach 313,

1000 Lausanne 9

Tel. ++ 41 21 661 22 33

Fax ++ 41 21 661 22 34

info@plan-s.ch

www.plan-s.ch

Impressum

I falenderhemi

Gesundheitsförderung Schweiz

BAG

FNUAP

Loterie romande

Stanley Thomas Johnson Stiftung

Migros-Genossenschaft

Caritas Schweiz

Canton de Genève

Aids-Hilfe Schweiz

Porositje

Ju mund të porosisni broshura të tjera falas te:

Aids Info Docu Schweiz

Postfach 5064

Spichergasse 29

3001 Bern

e-mail: bestellungen@aid.ch

www.aidsnet.ch

Tel. 031 318 32 70

Fax 031 311 05 65

Gjuhët: frëngjisht, gjermanisht, italisht,

anglisht, spanjisht, portugisht, turqisht,

shqip, kroatisht, arabisht, tamul.

Bestellung - Commandes - Prenotazioni

Broschüre für Migrantinnen in der Schweiz

Brochure pour les femmes migrantes

Numri

Anglisht Couple, Contraception, Aids... .............

Shqip Çiftet, Mbrojtja nga shtatzënia... .............

Arabisht ... .............

Kroacisht Partnerstvo, Kontracepcija, Aids... .............

Portugalisht Casal, Contrcepção, Sida... .............

Tamil jhk;gj;Ôak;, fUj;jilKiwfs;... .............

Turqisht Birlikte yaflam, Do¤um kontrolü... .............

Spanjisht Pareja, Anticoncepción, Sida... .............

Gjermanisht Partnerschaft, Verhütung, Aids... .............

Frëngjisht Couple, Contraception, Sida... .............

Italisht Coppia, Contraccezione, Aids.. .............

Aids Info Doku Schweiz - Sida Info Doc Suisse

Postfach 5064

Speichergasse 29

3001 Bern

e-mail : bestellungen@aid.ch

www.aidsnet.ch

Brochüre für Migrantinnen

Brochure pour les femmes migrantes

Information material in English and other langages

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!