03.05.2013 Views

shkolla letrare e françeskanëve - Biblioteka Kombëtare dhe ...

shkolla letrare e françeskanëve - Biblioteka Kombëtare dhe ...

shkolla letrare e françeskanëve - Biblioteka Kombëtare dhe ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PROMOVIM

VLERA KULTURORE DHE HISTORIKE E

DORËSHKRIMEVE ARABE NË KOSOVË

Fondit të trashëgimisë kulturore

shqiptare dhe botërore po

i shtohet edhe një vepër me

vlera të larta kulturore, historike

etj., Katalogu Dorëshkrime arabe

në Kosovë. Lexuesi shqiptar dhe ai

arab tani kanë rastin të komunikojnë

për herë të parë me një vepër të

këtij lloji. Vëllimi Dorëshkrime

arabe në Kosovë është me interes të

veçantë, sepse synon t’i paraqesë

opinionit shqiptarë si dhe atij arab,

vlerat më të ndritura të historisë së

kulturës dhe të qytetërimit të përbashkët

që kanë krijuar këta popuj

që prej kohësh. Dorëshkrimet e

përfshira në këtë vëllim, sipas të

dhënave që na japin ato, janë përshkruar

a kopjuar jo vetëm nga

autorë të njohur arabë, turq, persianë,

por edhe nga autorë vendas,

shqiptarë. Dhe, të përshkruarit a të

kopjuarit e këtyre dorëshkrimeve,

interesimi për to, ruajtja e tyre me

një fanatizëm dhe vetëdije të lartë,

bartja e tyre nga brezi në brez është,

pa dyshim, një nga kontributet e

mëdha të popullit shqiptar.

Një vlerë tjetër që do theksuar në

këtë rast lidhur me dorëshkrimet e

përfshira në këtë vëllim është dhe

fakti se në mesin e tyre ka të tilla

dorëshkrime të cilat datojnë që nga

shekulli XIII-të.

Këto vepra kanë qenë pronë e

shkollave, medreseve, xhamive,

teqeve, ku kishte gjithnjë njerëz të

ditur e të shkolluar. Ata që i kishin

në dorë këto vepra, si: mualimë

(mësues), hoxhallarë, shehlerë etj. i

lexonin, i interpretonin, i përkthenin

ose i përshkruanin vetë, dhe,

së fundi, kujdeseshin për t’i lënë në

duar të sigurta, me qëllim që të mos

zhdukeshin.

Në fondin e përgjithshëm të

dorëshkrimeve orientale në Kosovë,

sipas shënimeve të institucioneve

relevante, ka vepra origjinale kushtuar

Kur’anit Famlartë, interpretimeve

të Kuranit, fushës së

Hadithit dhe jurisprudencës islame;

vepra të gjuhësisë dhe të letërsisë

arabe, turke, persiane; vepra në

fushën e shkencave shoqërore; vepra

mjekësore; vepra të shkencave natyrore

etj. Të gjitha këto vlera përfshijnë

një numër të konsiderueshëm,

me mbi 3000 dorëshkrime.

Këto vepra dorëshkrimore janë

kopjuar me kaligrafinë e pasur

arabe, varësisht nga shija dhe

afiniteti i kopjuesit. Përveç kësaj,

për t’u bërë vepra sa më artistike,

gjatë përshkrimit të sajë, sipas asaj

që shihet, janë përdorur në vende të

duhura edhe ilustrime e zbukurime

të llojllojshme.

Kjo pasuri dokumentare me

vlera të shumanshme kulturore, historike,

fetare, shkencore etj., mjerisht,

qe lënë pas dore. Mospërfillja

dhe shmangia nga ky thesar kulturor,

mendoj se është një e padrejtë e

madhe.

Mirëpo, tani Biblioteka

Kombëtare dhe Universitare e

Kosovës, Biblioteka Qendrore e

Dorëshkrimeve Islame pranë

Medresesë së Mesme “Alauddin” në

Prishtinë, Arkivi i Kosovës,

Biblioteka e Institutit për Mbrojtjen

e Monumenteve në Prizren,

Bilioteka e Teqesë së Sheh Musasë e

tarikatit Rufai, Biblioteka e Teqesë

së Sheh Eminit e tarikatit Saadi në

Gjakovë si dhe institucionet e tjera

kulturore dhe shkencore në Kosovë,

ofrojnë bashkëpunim, respekt dhe

frymë konstruktive për studimin e

dorëshkrimeve të kësaj natyre në

mënyrë që të ndriçohet dhe të vihet

në komunikim publik kjo pasuri me

vlerat e veta përmbajtjesore.

Vëllimi Katalog i dorëshkrimeve

arabe në Kosovë, i përbërë prej 50

njësive ka këtë shtrirje tematike e

kronologjike:

Kur`an dhe shkenca kuranore,

Hadhith dhe sire (biografi),

Fikh dhe jurisprudencë islame,

Akaid, filozofi, tesavuf,

Gjuhësi dhe letërsi arabe,

Shkenca shoqërore,

Shkenca natyrore dhe mjekësi.

Çdo dorëshkrim i përfshirë në

këtë vëllim përmban: emrin e

autorit, titullin e veprës, kopjuesin

dhe vitin e kopjimit. Këto shënime

nuk figurojnë të plota vetëm aty ku

përgatitësit e veprës nuk i kanë gjetur

të gjitha të dhënat e nevojshme

në dorëshkrimin përkatës.

Vëllimi Katalogu i

dorëshkrimeve arabe në Kosovë

përfshin materialin e përzgjedhur të

dorëshkrimeve arabe nga shek. XIII-

XVIII.

Me këtë rast, të gjithë atyreve që

ndihmuan në realizimin e këtij projekti

të rëndësishëm, kemi kënaqësinë

t’u shprehim mirënjohjet dhe

falënderimet tona më të sinqerta.

Prishtinë, 2.12.2008,

Prof. dr. Ismail Ahmedi

VITI 5 NUMRI 3 2008

VITI 6 NUMRI 1 2009

5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!