03.05.2013 Views

Procesverbal, datë 09.04.2013

Procesverbal, datë 09.04.2013

Procesverbal, datë 09.04.2013

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

HAPET MBLEDHJA

Edmond Spaho – Të nderuar koletë, sot në rendin e ditës kemi shqyrtimin e raportit të

Bankës së Shqipërisë për vitin 2012. Për të na paraqitur këtë raport ka ardhur zoti Ardian Fullani,

Guvernator i Bankës së Shqipërisë, zonja Elisabeta Gjoni, zëvendësguvernatore e parë dhe ekipi

i Bankës së Shqipërisë.

Mirë se erdhët në komision!

Zoti Fullani, ju lutem, na bëni një përmbledhje të aktivitetit të institucionit që drejtoni për

vitin 2012, si dhe objektivat e vitit në vazhdim.

Relator për këtë çështje është zoti Sybi Hida.

Zoti Fullani, urdhëroni!

Ardian Fullani - I nderuar zoti Kryetar i Komisionit,

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Dëshiroj ta filloj këtë takim, duke ju shprehur vlerësimin maksimal dhe respektin për

mundësinë e dhënë që, në emër të Bankës së Shqipërisë, t’ju bëj një pasqyrë të punës dhe

rezultateve të bankës qendrore gjatë vitit të shkuar. Por njëkohësisht ndihem vërtet i nderuar për

vlerësimin që ky komision më ka bërë ndër vite. Gjithashtu, ky takim shërben për të ndarë me ju

opinionet tona mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare, si dhe për të parashtruar disa

nga sfidat, të cilat sipas opinionit të Bankës së Shqipërisë meritojnë vëmendje në të ardhmen.

Që në fillim, dëshiroj të theksoj se Banka e Shqipërisë ka arritur të përmbushë detyrat e

saj ligjore, gjatë vitit 2012. Çmimet e konsumit kanë qenë të qëndrueshme, sikurse shprehet nga

një nivel mesatar inflacioni prej 2% gjatë vitit. Po kështu, shëndeti i sistemit financiar, në nivel

makro e mikroekonomik, është përmirësuar.

Këto dy objektiva madhorë të Bankës së Shqipërisë janë arritur pavarësisht ambientit të

pafavorshëm të brendshëm e të jashtëm, si dhe pavarësisht goditjeve që ka pësuar ekonomia

shqiptare gjatë kësaj periudhe. Përmbushja e tyre ka reflektuar në një masë të madhe politikën e

kujdesshme monetare të Bankës së Shqipërisë, si dhe masat rregullatore dhe politikën tonë

mbikëqyrëse të sistemit bankar. Ato janë favorizuar nga përmirësimi i vazhdueshëm i

infrastrukturës së pagesave financiare, nga operacionet e kujdesshme dhe eficiente të

administrimit të likuiditetit dhe nga komunikimi transparent me publikun. E gjithë puna jonë

është mbështetur nga përmirësimet cilësore në fushën e edukimit financiar të publikut, nga

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!