03.05.2013 Views

Procesverbal, datë 09.04.2013

Procesverbal, datë 09.04.2013

Procesverbal, datë 09.04.2013

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

menjëherë në tregun ndërbankar dhe në atë të depozitave në lekë, por përcjellja e tyre në tregjet e

letrave me vlerë të qeverisë dhe të kredisë në lekë ka qenë më e pakët, kryesisht si pasojë e

zhvillimeve që përmenda më sipër. Megjithatë, kostoja e ndërmjetësimit në monedhë vendase

shënoi rënie gjatë vitit 2012 dhe rritja e ndërmjetësimit në lekë krijoi premisat për një transmetim

më të mirë të sinjaleve të politikës monetare në ekonomi gjatë vitit në vazhdim. Së fundi, tregu

valutor dhe kursi i këmbimit kanë qenë përgjithësisht të qetë, si pasojë e një kërkese dhe oferte të

balancuar për valutë. Në aspektin operacional, Banka e Shqipërisë përmirësoi infrastrukturën e

rolit të saj si huadhënës i radhës së fundit për bankat tregtare. Fryt i kësaj pune ishte rishikimi

dhe miratimi i rregullores “Për kredinë për mbështetje me likuiditet”, e cila ofron një kuadër më

të përshtatshëm për mbështetjen e bankave në kushtet e vështirësive të përkohshme të likuiditetit.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë rishikoi rregulloren e saj për rezervat e detyruara të bankave,

duke rritur fleksibilitetin e tyre në mënyrën e mbajtjes së saj dhe duke krijuar më shumë mundësi

për rritjen e ekspozimit të sektorit bankar ndaj ekonomisë shqiptare.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i detyrave të bankës qendrore është edhe mbikëqyrja e

rregullimi i sistemit bankar, çka përbën edhe një kontribut të qenësishëm në forcimin e stabilitetit

financiar. Në vijim, do të ndalem në disa tregues kryesorë të performancës dhe rreziqeve të

sistemit bankar dhe në zhvillimet më të rëndësishme në fushën e mbikëqyrjes, licencimit dhe në

kuadrin ligjor e rregullator.

Mbikëqyrja bankare dhe stabiliteti financiar

Aktivet e sistemit bankar shënuan 87.9% të PBB-së në fund të vitit 2012, me një rritje

prej 3.1% kundrejt një viti më parë. Rezultati financiar është përmirësuar dhe është reflektuar në

përmirësimin e treguesve të kthimit ndaj aktiveve mesatare (RoAA) dhe të kthimit ndaj kapitalit

mesatar (RoEA). Në fund të vitit 2012, treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit për sistemin

bankar qëndron në nivelin 16.2%, duke shënuar rritje kundrejt një vitit më parë. Si në nivel

sistemi, ashtu edhe për të gjitha bankat individuale, ky tregues mbetet mbi normën minimale të

kërkuar prej 12%. Aktiviteti mbikëqyrës ka synuar të vlerësojë e të kontrollojë rreziqet me të

cilat përballet sistemi në aktivitetin e tij. Kujdes i veçantë i është kushtuar mbikëqyrjes së cilësisë

së portofolit të kredisë dhe rreziqeve të sistemit nga aktiviteti i kredisë, si dhe efekteve të tyre

aktuale apo potenciale në shkallën e kapitalizimit të sistemit. Ekspozimi i sistemit bankar ndaj

rrezikut të kredisë është rritur gjatë vitit 2012.

7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!