03.05.2013 Views

Procesverbal, datë 09.04.2013

Procesverbal, datë 09.04.2013

Procesverbal, datë 09.04.2013

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Tendenca rritëse e eksporteve dhe ngadalësimi i importeve kanë sjellë një reduktim me

13,8% të deficitit të llogarisë korente. Ndonëse flukset hyrëse në llogarinë kapitale dhe

financiare pësuan një rënie vjetore prej 11,3%, bilanci i përgjithshëm i pagesave rezultoi pozitiv

dhe rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë shënoi rritje gjatë vitit të shkuar. Në nivelet e saj

aktuale, kjo rezervë është në përputhje me kriteret tona operacionale të mjaftueshmërisë dhe ajo

është e aftë të përballojë 4,5 muaj importe mallrash e shërbimesh. Përmirësimi i deficitit

strukturor të llogarisë korente duhet të jetë një nga objektivat e politikave tona afatgjata; ai

ndihmon në ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të vendit dhe në rritjen e rezistencës ndaj

goditjeve të huaja.

Politika fiskale ka shfaqur një natyrë përgjithësisht konsoliduese gjatë vitit 2012. Deficiti

buxhetor shënoi një rënie vjetore prej 1,2%, duke u vlerësuar në 3,4% të PBB-së ose 0,3 pikë

përqindje më i ulët se një vit më parë. Ngushtimi i deficitit buxhetor u arrit kryesisht nëpërmjet

reduktimit të shpenzimeve publike, të cilat ishin rreth 0,3% më të ulëta se një vit më parë.

Paralelisht me to, edhe të ardhurat publike shënuan një rënie vjetore prej rreth 0,2%, duke

reflektuar gjendjen ciklike të ekonomisë shqiptare.

Nga ana tjetër, borxhi publik kaloi nivelin 60% të PBB-së, në reflektim të një rritje më të

lartë se parashikimi të deficitit buxhetor, si dhe të rritjes së garancive publike. Qëndrimi i Bankës

së Shqipërisë për këtë problem ka qenë gjithnjë transparent. Ruajtja e borxhit publik në nivele të

përballueshme dhe të padëmshme për ekonominë shqiptare, si dhe ruajta e besimit të tregjeve

financiare ndaj borxhit publik shqiptar, duhet të mbetet objektivi parësor i politikës fiskale.

Treguesit monetarë kanë ecur në linjë me ato të ekonomisë reale, duke shfaqur

ngadalësim gjatë vitit 2012. Kërkesa e ulët e bizneseve dhe individëve për kredi bankare, si dhe

kushtet ende të shtrënguara të kreditimit, janë pasqyruar në një ecuri të dobët të kredisë për

ekonominë. Rritja vjetore e saj zbriti në 2,4% në fund të vitit. Ecuria e dobët e kredisë ka qenë e

pranishme në të gjitha segmentet e saj sipas qëllimit të përdorimit. Ndërkohë, përbërja valutore e

kredisë vazhdon të evidentojë zhvendosjen e saj, nga monedhat e huaja në atë vendase. Një

zhvillim i spikatur financiar i vitit të shkuar është zhvendosja e kursimeve të familjeve, nga

depozita bankare në tituj të borxhit publik. Kjo tendencë solli një rritje të financimit të deficitit

buxhetor nga individët dhe ulje të këtij financimi nga sistemi bankar.

Situata e likuiditetit në tregun financiar dhe ecuria e primeve të rrezikut kushtëzuan

përcjelljen e politikës monetare lehtësuese në tregjet financiare. Uljet e normës bazë u reflektuan

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!