05.06.2013 Views

Procesverbal, datë 18.12.2012

Procesverbal, datë 18.12.2012

Procesverbal, datë 18.12.2012

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Miratohet procesverbali.

HAPET MBLEDHJA

Edmond Spaho – Të nderuar kolegë, sot në rendin e ditës kemi: projektligjin “Për disa

ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7928, datë 27.04.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”; aktin

normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10487, datë 05.12.2012, “Për buxhetin e shtetit të vitit

2012” dhe projektligjin “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës

së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin

e komunitetit “Doganat 2013”.

Fillojmë me projektligjin e parë.

Fjalën e ka zoti Rushaj për të bërë një përmbledhje të ndryshimeve të propozuara.

Alfred Rushaj – Faleminderit, zoti kryetar!

Ky ligj është në vazhdën e masave që qeveria shqiptare propozon për lehtësimin e klimës

së biznesit për uljen e kostove të investimeve dhe në përgjithësi për promovimin e investimeve

në vendin tonë. Ky akt merr në konsideratë disa sektorë specifikë me të cilët qeveria synon të

sjellë një impakt të ri në investime.

Së pari, janë investitorët që kryejnë investime në sektorin energjetik, veçanërisht në

ndërtimin e hidrocentraleve. Me këtë propozim këtyre kategorive u hiqet jo vetëm TVSH-ja mbi

makineritë dhe pajisjet që importojnë për efekt të ndërtimit të këtyre hidrocentraleve, por u hiqet

TVSH-ja e hekurit dhe e çimentos, pra dy lëndëve kryesore të para që do të përdorin në

ndërtimin e këtyre veprave, duke synuar që kostoja e investimeve të tyre të jetë sa më e vogël.

Në përgjithësi, që të përfitohet nga kjo lehtësi, ligji parashikon që investimi të jetë në një vlerë

prej 500 mijë dollarësh. Duke pasur parasysh kërkesën e dy sektorëve me shumë rëndësi,

veçanërisht për sa i përket punësimit, atyre që ne u referohemi si fasonë apo operatorë të

përpunimit aktiv, dhe agrobiznesit, kjo vlerë është konsideruar zero. Pra, mjafton që ata të sjellin

një makineri pajisjeje dhe ky import do të jetë pa TVSH.

Po ju shpjegoj shkurtimisht se cili është efekti që do të ketë zbatimi i këtij ligji mbi

operatorët. Ky është një pjesë e këtij efekti, pasi aktualisht operatorët që kanë përfituar nga

skema e shtyrjes së TVSH-së, e cila bëhet e pagueshme në këtë periudhë, është e një rendi 5,6-

5,7 miliardë lekë apo rreth 55 milionë dollarë. Kjo është vlera që do t’u ngelet këtyre bizneseve

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!