05.06.2013 Views

Procesverbal, datë 18.12.2012

Procesverbal, datë 18.12.2012

Procesverbal, datë 18.12.2012

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në fakt, është e vërtetë që ligji nuk e ka adresuar dhe do të jetë mirë që kjo kategori

subjektesh që kanë përfituar shtyrje TVSH-je të adresohet; u ka mbaruar afati, janë shpallur

debitorë dhe tani duhet të paguajnë pikërisht TVSH-në për makineri dhe pajisje. Kështu që ne

shprehemi pozitivisht për këtë propozim.

Është shumë korrekte ajo çka thatë ju, zoti kryetar, që është një kategori operatorësh që

janë debitorë dhe që e kanë TVSH-në të evidentuar tek organet doganore, ndërkohë që kanë për

të marrë ribursim tek tatimet. Kështu që kjo kategori operatorësh duhet të kompensojë detyrimin

doganor me kredinë që ka tek tatimet. Pra, edhe për këtë shprehemi pozitivisht dhe mendojmë se

do të jetë një vlerë e shtuar për këtë ligj.

Zoti Malaj, ky projekt është diskutuar gjerësisht me grupet e interesit. Pra, një pjesë e

mirë e shtesave të këtij projekti që janë bërë më vonë kanë ardhur nga diskutimet në forumet dhe

në tavolinat e ndryshme të zhvilluara me biznesin, veçanërisht ka qenë përfshirja apo heqja e

pragut për agrobiznesin dhe për fasonët, pra ajo që është evidente në përmirësimin e këtij ligji.

Me sa jam në dijeni, së fundmi ka ardhur një kërkesë drejtuar Kryeministrit dhe

Ministrisë së Financave. Kjo kërkesë është, pak a shumë, në linjë me atë që thanë parafolësit për

trajtimin e atyre kategorive të bizneseve që kanë përfituar nga shtyrja, janë shpallur debitorë dhe

që tani duhen adresuar. Mendoj se me këtë përmirësim të ligjit të gjitha kërkesat e operatorëve

janë të adresuara. Përveç impaktit fiskal, ne mendojmë se ky projekt do të ketë një impakt shumë

pozitiv në ekonomi. Aktualisht ne e kemi të pamundur të llogarisim se sa do të jetë impakti në

punësim, por nga diskutimi që kemi bërë veçanërisht me grupet e biznesit që përfaqësojnë

fasonët, së pari gjen adresim ajo kategori. Ju e dini që ne i kemi kryesisht të adresuar fasonët

drejt Italisë. Kriza në Itali e ka vështirësuar jashtëzakonisht pozicionin ekonomik që fasonistët

shqiptarë kanë në këtë treg. Me këtë lloj projekti ne ua heqim një pjesë të mirë të kostos që kanë

fasonët. Për shkak të krizës shumë operatorë të huaj janë duke parë në këto momente

zhvendosjen e bizneseve drejt vendeve ku kostoja e investimit është më e lirë, kështu që ne kemi

hapur një dritare të rëndësishme për atë kategori biznesesh që janë duke e lëvizur biznesin e tyre

nga vende të ndryshme drejt Europës Lindore. Me këtë rast, natyrisht që vendi ynë do të bëhet

një destinacion shumë i dëshirueshëm.

(Diskutime pa mikrofon.)

Edmond Spaho – Edhe atje ku ulen taksat dhe hiqen e falen detyrime, përsëri do ta gjesh

një kleçkë.

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!