13.06.2013 Views

A ia vlen te kthehesh - European Movement Albania

A ia vlen te kthehesh - European Movement Albania

A ia vlen te kthehesh - European Movement Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Policy Paper

A ia vlen të kthehesh?

Mbi ri-integrimin në Shqipëri të personave të kualifikuar jashtë

vendit

Dhjetor 2011

Lëvizja Europiane në Shqipëri është një organizatë think tank e cila synon përmirësimin

e cilësisë së debatit në lidhje me procesin e integrimit europian. Lëvizja shërben si forum

për shkëmbimin e pikëpamjeve në sfidat politike, ligjore, ekonomike, dhe sociale me të

cilat përballet Shqipëria në rrugën drejt integrimit europian. Lëvizja, në mënyrë

analitike, vlerëson fenomenet në funksion të promovimit të ideve dhe instrumenteve që

përmirësojnë procesin e integrimit europian.

Kjo policy paper është mundësuar me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung (FES)

dhe Group 484.

Opinionet e shprehura nuk përfaqësojnë domosdoshmërish pikëpamjet e FES dhe Group 484

European Movement in Albania

Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë 1001, Albania

Tel/Fax: +355 4 2253184

www.em-al.org

info@em-al.org

Hyrje

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

Potenciali i intelektualëve ka rëndësi jetike për vendet në tranzicion. Kjo pasi ndonëse

ekonomitë e këtyre vendeve hapen gjithmonë e më shumë drejt tregut botëror,

emigracioni në veçanti i profesionistëve të kualifikuar, mbetet një ndër plagët e hershme

të zhvillimit.

Pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria, ashtu sikurse vende të tjera të Europës

Juglindore, është përballur me flukse të konsiderueshme migratore. Po të hedhim një

vështrim në periudha të ndryshme kohore që përkojnë me ngjarje të rëndësishme të

tranzicionit, amplituda e këtyre flukseve ka variuar. Një pjesë të konsiderueshme e

individëve që largoheshin nga vendi i përkisnin shtresës së profesionistëve të

kualifikuar. Arsyet e emigrimit të tyre ishin shumë më komplekse sesa thjesht

ekonomike. Ndaj, një sfidë e përbashkët e shtetit dhe shoqërisë shqiptare mbetet kthimi

i profesionistëve në vend si edhe ri-integrimi efektiv i tyre në mjedisin social, ekonomik

dhe politik. Kjo nënkupton procesin e përshtatjes në vendin e origjinës me qëllim që

njohuritë dhe eksperienca e akumuluar jashtë vendit t’i shërbejnë jo vetëm progresit

individual por njëkohësisht edhe progresit të shoqërisë dhe vendit në përgjithësi.

Duke vlerësuar kontributin e profesionistëve të kualifikuar në konsolidimin e

demokracisë dhe ndërtimin e një shoqërie moderne, ky punim synon të hedhë dritë mbi

disa aspekte të ri-integrimit të tyre në Shqipëri. Në këtë punim përvoja konkrete e

profesionistëve të kualifikuar analizohet dhe ballafaqohet me pikëpamjet e një sërë

aktorësh shtetërore dhe jo shtetërorë të angazhuar në ri-integrimin e tyre. Të dhënat e

marra nga pyetësori on line plotësuar nga 66 profesionistë të kualifikuar jashtë vendit në

periudhën gusht – nëntor 2011 i sjellin studimit një vlerë të shtuar duke ofruar një

analizë sa më të plotë lidhur me ri-integrimin e tyre në Shqipëri.

Punimi paraqet një përmbledhje të fenomenit të largimit të trurit duke evidentuar

politikat inkurajuese për kthimin e këtij potenciali dhe ri-integrimin e tij në vendin e

origjinës. Gjithashtu, përmes analizave cilësore dhe sasiore, punimi hedh dritë mbi

efektivitetin e politikave ekzistuese duke propozuar një set masash dhe instrumentesh

për të përmirësuar situatën aktuale. Duke evidentuar shqetësimet konkrete të të

2

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

kthyerve të kualifikuar, synohet të nxitet debati publik mbi shfrytëzimin sa më të mirë

të kapitalit njerëzor përmes politikave të mirë strukturuara dhe gjithëpërfshirëse.

Fenomeni i largimit të trurit në retrospektivë

Rënia e komunizmit në vendin tonë ashtu sikurse në vendet e tjera të Europës

Juglindore u shoqërua me një valë të madhe emigratore. Pjesë e konsiderueshme e këtij

kontingjenti që largohej drejt destinacioneve më të afërta europiane por edhe në

Amerikë e Kanada, ishin edhe profesionistët e kualifikuar. Për një vend të vogël dhe me

potencial të kufizuar si Shqipëria, largimi i pothuajse 40% të lektorëve dhe kërkuesve,

nga të cilët 66% mbanin titullin doktor 1 ishte një humbje e konsiderueshme e trurit. Si

pasojë, vendi u përball me mungesën e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale për

tu orientuar më mirë ndaj proceseve demokratike që po përjetonte në fillimet e viteve

‘90.

Gjatë këtyre viteve, shkaqet e largimit të profesionistëve të kualifikuar lidheshin

kryesisht me një treg të varfër nga pikëpamja e alternativave të punësimit 2 . Sikur të mos

mjaftonte kjo, mbizotërimi i lidhjeve klienteliste dhe nepotike në një treg informal pune,

rrisnin akoma edhe më shumë prirjen e profesionistëve të kualifikuar për të jetuar dhe

punuar diku jashtë vendit. Me përmirësimin e kushteve të jetesës pas viteve 2000 trendi

i lëvizjeve migratore ka pësuar rënie krahasuar me dy valët e migracionit që Shqipëria

ka njohur në periudhat 1990-1993 dhe 1997-1999. Megjithatë, emigrimi vazhdon

rregullisht por tashmë kryesisht për arsye studimi, ku ende çdo vit largohen

përafërsisht 2000 deri në 4000 3 studentë.

Duke iu referuar këtyre dinamikave nga njëra anë dhe nevojës gjithnjë e në rritje për

profesionistë të fushave më pak të zhvilluara në vend nga ana tjetër, lindën iniciativat e

para që synonin mbështetjen e profesionistëve të kualifikuar jashtë për tu kthyer në

vendin e origjinës. Në kushtet kur vendi po kalonte një proces të trazuar të

transformimeve demokratike, prirja e përmbysjes së fenomenit të largimit të trurit në

thithjen e tij dukej sa urgjente, aq dhe vizionare. Për këtë qëllim, në kuadër të hartimit të

1 Tafaj, M., Consideration about Massive Brain Drain from Albania and Strategies attracting high qualified

scientists, Tirana, 2005 cituar në punimin e EMA-s “Politikat e Kthimit të Trurit dhe ndikimi i tyre në

Procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë: Sfidat dhe perspektiva e të ardhmes”, Korrik 2010, fq 3.

2 Ibid

3 UNDP Albania, From brain drain to brain gain: mobilising Albania’s skilled diaspora, Tirana, April 2006, fq 8.

3

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

politikave të thithjes së trurit u prodhuan disa iniciativa efektiviteti i të cilave në

praktikë mbetet edhe sot e kësaj dite modest. Për herë të parë ky fenomen u konsiderua

pjesë integrale e Strategjisë Kombëtare të Migracionit në vitin 2005. Deri në atë kohë,

instrumentet për kthimin e trurit u ndërmorën mbi baza ad hoc dhe sporadike, si në

rastin e donacioneve të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros), që patën

një efekt të shkurtër në kohë, si në rastin e ndryshime në aktet nënligjore për rekrutimin

në administratën publike, ku i jepej përparësi diplomës master (e cila duke pasur

parasysh numrin e kufizuar të programeve të studimeve master në universitetet

Shqiptare në atë periudhë, zotërohej kryesisht nga studimet jashtë vendit). Këto

iniciativa eksperimentale i ngjasonin më së shumti ishujve të izoluar që nuk siguronin

aspak vijimësi dhe bashkërendim me politikat ekzistuese, e si pasojë nuk mund të

prodhonin rezultate të qëndrueshme.

Në vitin 2006 u krijua një program i veçantë i thithjes së trurit, Programi Brain Gain, një

iniciativë e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe Programit të Kombeve të të Bashkuara

për Zhvillim (PNUD) e cila synonte integrimin e shqiptarëve të arsimuar jashtë vendit

në administratën publike dhe në zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit. Kjo do të

realizohej përmes dy objektivave: sigurimin e një mjedisi mikpritës për ata që rikthehen

në Shqipëri, dhe krijimin e një kuadri ligjor për integrimin e plotë të këtyre personave

në administratën publike.

Në planin e përgjithshëm, objektivat e Programit të Brain Gain konsistonin në:

1. adresimin e këtij fenomeni në nivelin e politikave qendrore të shtetit shqiptar

duke e bërë atë pjesë të ligjërimit të politikave publike;

2. krijimin e një baze të mirë për rishikimin e masave administrative dhe legjislative

për të inkurajuar politikat e thithjes së trurit përmes instrumenteve të tillë si:

mbështetja financiare

lehtësi në procedurat e rekrutimit në administratën publike

favorizimi për përfshirje në institutet kërkimore, programet e ekselencës ose

programet e bashkëpunimit.

Kësisoj, programi ka vendosur një gur të rëndësishëm në themelet e politikave të

thithjes së trurit. Por, përpos kësaj, ai mbetet një iniciativë me ndikim jo të gjerë për

4

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

shkak të numrit relativisht të vogël të individëve përfitues si dhe kufizimeve në burime

e kompetenca.

Ende sot, prirja për tu kualifikuar jashtë vendit mbetet e lartë. Kjo prirje, kombinuar me

mundësitë për gjetjen e një pune në vendet pritëse, favorizuar edhe nga liberalizimi i

vizave i cili potencialisht rrit kontaktet me tregun europian të punës, përben ende një

rrezik të humbjes së profesionistëve të kualifikuar. Rrezik i cili amplifikohet nëse i

referohemi të dhënave të INSTAT-it ku të rinjtë konsiderohen ndër shtresat që vuajnë

më së shumti nga papunësia. Gjithsesi dhe dëshira në rritje 4 për tu kthyer shtron disa

probleme të reja për tu trajtuar, mes tyre: Sa e gatshme është shoqëria shqiptare t’i presë

të kualifikuarit e kthyer? Me çfarë ambienti përballen ata gjatë kthimit dhe çfarë duhet

bërë për t’i nxitur të kualifikuarit të zgjedhin të rrinë në Shqipëri?

Nga pritshmëritë tek realiteti

Realiteti me të cilin përballen të kthyerit e kualifikuar për tu ri-integruar në Shqipëri

është analizuar duke mbledhur përvojat e tyre konkrete. Këtu përfshihen arsyet që i

shtynë ata të largoheshin, kualifikimet e fituara e ndërtimi i një karriere në Shqipëri si

dhe planet për të ardhmen.

Edhe pse pranohet se Shqipëria në vitet e fundit po përjeton një valë të rikthimit të

trurit, në fakt, mbetet e vështirë të përcaktohet me saktësi dinamika e këtij mobiliteti.

Probleme me njohjen e fenomenit të kthimit të trurit fillojnë që me përcaktimin e numrit

të shqiptarëve të kualifikuar jashtë vendit. Disa kthehen, por në fakt, të shumtë janë dhe

ata që largohen çdo vit. Ende mbetet një sfidë të përllogaritet nga institucionet

shtetërore numri i qytetarëve shqiptarë që aktualisht studiojnë jashtë shtetit, i atyre që i

kanë kryer studimet, apo i atyre që janë kthyer në Shqipëri. Vështirësitë në këtë drejtim

deri në një farë mase, kanë të bëjnë me përhapjen e studentëve shqiptarë në një numër të

konsiderueshëm vendesh të botës. Por pengesa kryesore në përcaktimin e numrit të

studentëve shqiptarë jashtë vendit duket se lidhet me faktin se të dhëna të tilla

konsiderohen të ndjeshme dhe ambasadat e vendeve të ndryshme zakonisht nuk i

4 Intervistë me Edlira Cepanin, Drejtore e Rrjetit të Studentëve Shqiptare në Botë, 16 Nëntor 2011. Sipas të

dhënave që rrjeti AS@N disponon, në vitin 2008 janë përafërsisht 45- 50 % e studentëve që shprehin

dëshirën të kthehen në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, një rritje domethënëse krahasuar me

vetëm 5 % që shprehnin këtë dëshirë në vitet 2003 – 2005.

5

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

ndajnë. 5 Nga ana tjetër, nëse autoritetet shqiptare garantojnë mbrojtjen e të dhënave ose

nëse nga institucionet e vendeve të huaja komunikohen të paktën shifrat, pa bërë të

ditur identitetin e personave, do mund të arrihej në një vlerësim të përafërt. Të dhëna

statistikore mbi numrin e studentëve shqiptarë në vende si Italia për shembull,

qarkullojnë vazhdimisht në raporte kombëtare dhe media të këtij vendi. Prandaj, nuk

mund të konsiderohet e pamundur mbledhja e këtyre të dhënave nga ana e shtetit

shqiptar, të dhëna të cilat mund të jenë shumë të vyera në hartimin e politikave me

qëllim nxitjen e kthimit të trurit në Shqipëri apo mirëpërdorimin e tij.

Duke hedhur një vështrim tek përvoja e të kthyerve të kualifikuar të anketuar në kuadër

të këtij studimi, rikonfirmohet përshtypja që të rinjtë shqiptarë largohen gjithnjë e më

shumë me qëllim studimin dhe jo punësimin jashtë vendit. Konkretisht, numri i

personave të kualifikuar jashtë vendit që vendosin të kthehen vit pas viti është në rritje

(shih tabelën A. Faqe 16). Arsyet kryesore mbi vendimin e të kualifikuarve për tu kthyer

në Shqipëri lidhen me përfundimin e studimeve (81%); dëshirën për të kontribuar në

ndryshimet dhe zhvillimin e shoqërisë (71%); ndërkohë që të rëndësishme mbeten dhe

arsyet familjare (70%); besimi se mund të gjejnë punë më lehtë në vendin e origjinës

(56%) si dhe pamundësia e gjetjes së një pune jashtë vendit (35%) 6 .

Cila është klima me të cilën përballen personat e kualifikuar jashtë vendit kur

kthehen në Shqipëri?

Me gjithë dëshirën për tu kthyer në vendlindje, gjatë kthimit të rinjtë shqiptarë

përballen me një tranzicion jo të lehtë. Vështirësitë që ndeshen kanë si natyrë

burokratike apo institucionale, ashtu dhe sociale e kulturore. Në thelb, ato nuk përbëjnë

një surprizë, por mbeten gjithsesi shqetësuese.

Është domethënës fakti që vështirësia që përmendet më shpesh mes të anketuarve ka të

bëjë me ndryshimet në kulturën e punës (69%). Kjo tregon se, me gjithë besimin se

shoqëria shqiptare është modernizuar në vitet e fundit, hendeku me shoqëritë

perëndimore ende mbetet i konsiderueshëm.

5 Intervistë me Bernard Zenelin, Menaxher i Programit Brain Gain, marrë në datën 11 tetor 2011.

6 Të dhënat e më sipërme si dhe ato në vazhdim i referohen sondazhit të plotësuar online në periudhën

gusht – nëntor 2011 nga 66 persona të kualifikuar jashtë vendit të kthyer në Shqipëri prej së paku një viti.

6

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

Nuk duhet të habisë fakti se një tjetër vështirësi kyçe e përmendur mbetet korrupsioni,

një fenomen i denoncuar për shumë kohë por ende i pa-adresuar në mënyrë

domethënëse, i cili komprometon mundësitë e karrierës për shumë të rinj me potencial.

Sfidat e tjera me të cilat ndeshen të kualifikuarit jashtë vendit janë të një natyre që mund

të nxisë rrezikun e “shpërdorimit” të trurit apo largimit sërish të tij. Spikasin këtu

pamundësia për rritjen e mëtejshme profesionale (62%), vështirësi në gjetjen e një pune

në profilin përkatës (48%) si dhe në njohjen e diplomës (42%). Një faktor dekurajues

është dhe heqja në kohët e fundit e shpërblimeve të aplikuara për punonjësit e

administratës me diplomë të nivelit master, të cilat ndikojnë në shumë raste tek kthimi i

trurit në administratën publike. Ekziston gjithashtu deri në një farë mase dhe një

mbyllje nga ana e shoqërisë si dhe paragjykim kundrejt të kualifikuarve të kthyer, pasi

shpesh besohet se arsyet e kthimit kanë të bëjnë me një dështim të tyrin jashtë vendit. 7

Një disavantazh për të kthyerit e kualifikuar ka të bëjë gjithashtu me mos-njohjen e

realitetit shqiptar dhe tregut të punës në veçanti, çka në disa raste, i bën ata më pak të

preferuar nga punëdhënësi.

Të gjithë këta elementë janë indikatorë që Shqipëria ende nuk ka arritur të ofrojë një

ambient mikpritës e konkurrues ku potenciali i më të kualifikuarve të shpaloset dhe

zhvillohet plotësisht në funksion individëve dhe të shoqërisë . 8

Vështirësitë kryesore të ndeshura gjatë kthimit në Shqipëri 9

7 Intervistë me Bernard Zenelin, op. cit.

8 Lëvizja Europiane në Shqipëri, Çfarë roli mund të luajnë universitetet shqiptare në qarkullimin e trurit?,

Tiranë, tetor 2010, faqe 10.

9 Pyetje me më shumë se një mundësi përgjigjeje.

7

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

Lidhje të dobëta me institucionet shtetërore

Një tjetër realitet që del në pah nga përgjigjet e të anketuarve është lidhja e dobët me

institucionet shtetërore. Në fakt, shumica dërrmuese e të kthyerve (68%) pohon se nuk

ka marrë ndihmë nga institucionet shtetërore gjatë kthimit, duke u përballur kështu

individualisht me vështirësitë për të gjetur një punë apo çështje të tjera të ri-integrimit

në Shqipëri. Ndihma e vetme e marrë është ajo nga Programi Brain Gain. Duke pasur

parasysh karakteristikat e kampionit të anketuar ku personat që i përkasin botës

akademike dhe janë përfshirë në skemën e programit të sipërpërmendur janë të mbi-

përfaqësuar (për shembull në krahasim me numrin e personave të kthyer që kanë

kërkuar njohjen e diplomës), përqindja e personave që nuk kanë marrë mbështetje nga

institucionet shtetërore në realitet mund të konsiderohet edhe më e lartë.

Për sa i takon punësimit të të kualifikuarve të kthyer, ndërkohë që nga anketat rezulton

se periudha mesatare e kërkimit të punës është rreth 5 muaj, vështirësitë kryesore për tu

integruar në tregun e punës kanë të bëjnë me nepotizmin e përhapur në shumë sektorë,

mungesë interesi për njohuritë e marra jashtë vendit, por edhe ekzistenca e qarqeve të

mbyllura apo e rekrutimeve me bazë përkatësinë politike në disa sektorë. Gjithsesi,

pozitiv mbetet fakti se gjysma e të intervistuarve gjykojnë se nuk kanë ndeshur

vështirësi për tu integruar në tregun shqiptar të punës.

A keni ndeshur vështirësi gjatë kërkimit të një punë?

8

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

Lidhur me mënyrën se si të kualifikuarit jashtë vendit kanë arritur të sigurojnë një punë,

të dhënat e anketës tregojnë një peizazh sa të parashikueshëm, aq edhe shqetësues.

Edhe në rastin e personave të kualifikuar jashtë vendit duket se aplikohen “parime” të

njëjta të një tregu pune ende mjaft informal dhe kaotik.

Mbizotërojnë mënyrat jo formale të punësimit, si për shembull duke kontaktuar drejt

për drejt punëdhënësin apo titullarin e institucionit (37,9%) apo nëpërmjet të afërmve e

miqve (36,4%). Ndërkohë që njoftimet në internet apo në gazeta duket se shërbejnë

vetëm për rreth 1/3 e të anketuarve, shqetësues është fakti se institucionet shtetërore si

për shembull zyrat e punësimit apo Departamenti i Administratës Publike mbeten jo

popullore si pikë reference për punësim. Këto të dhëna rikonfirmojnë që kanalet zyrtare

të punësimit në tregun shqiptar mbeten ende të dobëta, duke ulur shanset e

rekrutimeve transparente dhe konkurruese. Pengesë për integrimin mbetet dhe mënyra

e rekrutimit në administratën publike, e cila shpesh bëhet nëpërmjet kontratave të

përkohshme dhe jo nëpërmjet konkurseve të hapura. Me gjithë ekzistencën e një Urdhri

të Kryeministrit 10 i cili kufizon rekrutimet me kontratë në masën 2.5%, në realitet shifrat

janë disa herë më të larta. 11 Sigurisht, rekrutimi në këtë formë përbën një pengesë më

shumë, si për integrimin e të kthyerve të kualifikuar ashtu dhe për forcimin e

kapaciteteve të administratës nëpërmjet përthithjes së elementëve më të përgatitur.

Si e keni gjetur punën?

10 Urdhri i Kryeministrit, Nr 174 datë 1.10.2010 "Mbi disa masa për përmirësimin e zbatimit të

legjislacionit të shërbimit civil në ministritë e linjës dhe Këshillin e Ministrave”.

11 Sipas Raportit Vjetor për 2010 të Komisionit të Shërbimit Civil (faqe 38), punësimi me kontratë të

përkohshme në disa ministri arrin deri në 40-45% të stafit (psh Ministria e Mbrojtjes, e Shëndetësisë, etj).

9

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

Njohja e diplomës, vetëm nëse është e domosdoshme

Kur bëhet fjalë për përvojën me njohjen e diplomave të marra jashtë vendit, duket qartë

se përgjithësisht procedura perceptohet si një barrë e tepërt burokratike e cila dekurajon

rreth gjysmën e të kthyerve për ta kërkuar atë. Me gjithë progresin që është bërë,

problemet e ndeshura më shpesh kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e procedurës, aktualisht

rreth 5 muaj.

Procedura e parashikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për njohjen e

diplomës paraqet gjithashtu dhe probleme të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave

personale, pasi në formularin e aplikimit kërkohen edhe emri i përdoruesit si dhe

fjalëkalimi për të hyrë në faqen personale të studentit të atribuuar nga shkollat. 12 Këto

vështirësi burokratike kanë bërë që, përpos bizneseve edhe shumë universitete private

të mos i kërkojnë stafit njohjen e diplomës së marrë jashtë vendit.

Sigurisht aplikimi ose jo për njehsimin e diplomave mbetet në dëshirën e secilit individ.

Megjithatë, mos-aplikimi i një numri të madh të kthyerish krijon më shumë paqartësi

për organet shtetërore mbi kapitalin njerëzor të pranishëm në Shqipëri dhe mënyrat më

të përshtatshme për ta integruar dhe angazhuar atë në dobi të zhvillimit të vendit.

Me gjithë vështirësitë e ndeshura, vërehet një dëshirë për të jetuar dhe zhvilluar

karrierën në Shqipëri. Shumica dërrmuese e të kthyerve të kualifikuar e vlerëson si të

mirë, shumë të mirë dhe madje të shkëlqyer vendimin për tu kthyer (në total 79%).

Gjithashtu, shumica e sheh veten po në Shqipëri edhe pas pesë vitesh. Duket se faktor

nxitës mbetet dhe qasja e disa investitorëve të huaj. Shqipëria shihet si vend me

potencial në rritje, ku ndërkohë që rriten investimet, po rriten dhe kapacitetet e

individëve në vend. Vërehet një rritje e besimit në tregun shqiptar, ku në disa raste,

kompanitë po e zëvendësojnë stafin e huaj me atë shqiptar dhe kjo së pari për të ulur

kostot, por dhe sepse mendohet se tashmë ka persona të aftë shqiptarë që mund t’i

mbulojnë ato role. 13

12 Shih faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,

http://www.mash.gov.al/faqe.php?id1=2&id2=74

13 Intervistë me Pranvera Papamihalin, Menaxhere për Shqipërinë, Pederson & Partners, marrë me 4

nëntor 2011.

10

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

Si do ta vlerësonit vendimin tuaj për tu kthyer? Ku e shihni veten pas pesë vitesh?

Megjithatë, nuk duhet neglizhuar një pjesë e mirë, rreth një e treta (1/3), që është

pesimiste për të ardhmen në Shqipëri. Nuk duhet harruar gjithashtu se shumica (rreth

89%) ruajnë lidhje të ngushta me vendin ku kanë studiuar, çka e bën dhe më të lehtë

vendimin për tu larguar sërish nga Shqipëria. Prandaj, edhe pse rikonfirmohet prirja për

tu kthyer në Shqipëri, autoritetet duhet të jenë vigjilentë mbi rrezikun e një ri-largimi të

trurit, nëse nuk arrihet të ofrohet një ambient mikpritës.

Përfundime dhe rekomandime

Shqipëria ndodhet në një fazë kyçe të zhvillimit të kapitalit njerëzor. Mijëra persona

jetojnë dhe kualifikohen në një sfond mobiliteti të lartë brenda dhe jashtë vendit. Këto

vite të karakterizuara nga rikthimi në rritje të një numri të madh personash të

kualifikuar jashtë vendit duhet të shërbejnë për të krijuar një ambient që i mirëpret dhe

u jep mundësi zhvillimi këtyre personave, duke i shërbyer kështu jo vetëm interesit të

tyre individual, por progresit të shoqërisë në përgjithësi.

Tashmë që është krijuar një përvojë e parë me programe dhe nisma eksperimentale për

ri-integrimin e personave të kualifikuar të kthyer, është koha për politika më

gjithëpërfshirëse dhe afatgjata në këtë drejtim. Programi Brain Gain apo dhe nisma si

Fondi i Ekselencës përbëjnë ndërmarrje të para pozitive, por në mënyrë që rikthimi i

personave të kualifikuar të mos jetë një zhgënjim dhe as shpërdorim i trurit, një qasje

më e strukturuar bëhet e domosdoshme. Kjo për disa arsye. Në radhë të parë, sepse

11

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

fenomeni i kthimit të personave të kualifikuar është në rritje dhe në pak vite ai do të

prekë mijëra qytetarë shqiptarë. Së dyti, sepse vështirësitë që ata ndeshin gjatë kthimit

janë komplekse dhe shtrihen që nga modernizimi i shoqërisë deri tek lufta ndaj

korrupsionit e ngritja e sistemeve meritokratike të karrierës si në sektorin publik, ashtu

dhe në atë privat. Së fundmi, nevoja për politika më gjithëpërfshirëse lind dhe nga

kufizimet aktuale të Programit Brain Gain, kufizime si në burime e kompetenca, ashtu

dhe në numrin e individëve përfitues.

Kapitali njerëzor që Shqipëria disponon sot përfshin si persona për të cilët tregu ka

nevojë të menjëhershme, ashtu dhe shumë të tjerë të specializuar, ndoshta përtej

zhvillimit dhe mundësive që ofrohen në shumë fusha në vendin tonë. Prandaj, një qasje

më realiste dhe efektive do të ishte:

1. Mbledhja sa më parë e të dhënave statistikore të përditësuara mbi qytetarët

shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, janë diplomuar atje dhe mbi ata që janë

kthyer, duke mundësuar kështu vlerësimin real të kapitalit njerëzor të pranishëm

në vend dhe atë në diasporë e si rezultat, hartimin e politikave më eficiente për

integrimin e tyre.

2. Evoluimi dhe fokusimi i mëtejshëm i Programit Brain Gain tek më të

kualifikuarit dhe integrimin e tyre në botën akademike dhe kërkimin shkencor,

kryesisht nëpërmjet nxitjes së qarkullimit të trurit dhe angazhimit më të mirë të

diasporës. Një angazhim më efektiv i diasporës, jo nëpërmjet transferimit të

shkencëtarëve në Shqipëri, por nëpërmjet kontributit të herëpashershëm të tyre

duhet të ecë paralelisht me investime në kërkimin shkencor dhe nisma për të

rritur cilësinë në institucionet akademike.

3. Aspekte më të gjera të ri-integrimit duhet të trajtohen në kuadër të politikave të

punësimit, duke vlerësuar mundësitë e mëposhtme:

- Nëpërmjet përfshirjes më konkrete dhe të mirë-studiuar të masave për ri-

integrimin e të kualifikuarve në Strategjinë Kombëtare për Ri-integrimin e të

kthyerve 2010 – 2015 dhe në Strategjinë Sektoriale të Punësimit 2007-2013

- Pse jo hartimi i një strategjie specifike për punësimin e të rinjve, ku një aspekt

i veçantë të prekë të rinjtë e kualifikuar jashtë vendit.

4. Adresimi i problemit të “humbjes së brendshme” të trurit. Në kushtet kur 97% e

të kthyerve të kualifikuar janë të përqendruar në Tiranë, rrethet e tjera të vendit

përballen me vështirësi më të mëdha për zhvillim si dhe pamundësi për të

zvogëluar hendekun që i ndan nga kryeqyteti. Kësisoj, nevojiten skema të

12

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

veçanta mbështetjeje për organet e pushtetit vendor apo bizneset lokale me

qëllim nxitjen e angazhimit të të kualifikuarve jashtë vendit në rrethe. Kjo bëhet

akoma më e nevojshme duke pasur parasysh mundësitë në rritje për të

konkurruar në nivel rajonal për fonde në kuadër të programeve të asistencës

financiare të Bashkimit Europian (IPA).

13

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

Bibliografi

Intervista

Intervistë me Belina Bedinin, Drejtore për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Projektet,

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, 25 nëntor 2011

Intervistë me Bernard Zenelin, Menaxher i Programit Brain Gain, Tiranë, 11 tetor 2011

Intervistë me Edlira Cepanin, Drejtore e Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë, Tiranë 16,

nëntor 2011

Intervistë me Floreta Luli – Faber, Drejtore Ekzekutive, Dhoma Amerikane e Tregtisë, Tiranë, 24

nëntor 2011

Intervistë me Gent Boricin, President i Komitetit të Profesionistëve të Rinj, Dhoma Amerikane e

Tregtisë, Tiranë, 24 nëntor 2011

Intervistë me Dr. Kosta Giakoumis, Zëvendës Rektor, Universiteti i New York-ut në Tiranë,

Tiranë, 4 dhjetor 2011

Intervistë me Mariel Mejdinin, Drejtor i Zhvillimit dhe Menaxhimit te Burimeve Njerëzore,

Departamenti i Administratës Publike, Tiranë, 2 nëntor 2011

Intervistë me Pranvera Papamihalin, Menaxhere për Shqipërinë, Pederson & Partners, Tiranë, 4

nëntor 2011

Intervistë me Dr. Saemira Pinon, Dekane e Shkencave Sociale, Universiteti “Marin Barleti”,

Tiranë 16 nëntor 2011

Intervistë me Silvana Banushin, Drejtore e Politikave të Migracionit, Kthimit dhe Ri-integrimit,

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Tiranë, 8 nëntor 2011

Publikime dhe akte ligjore

Bajraba, K., Albania: Looking Beyond Borders, Retrieved on October 13, 2011 from Migration Policy

Institute Web www.migrationinformation.org

Clemens, M., Skill Flow: A Fundamental Reconsideration of Skilled-Worker Mobility and Development,

Centre for Global Development Working Paper, 2009

Damtew Teferra, Ph. D. Brain Circulation: Unparalleled Opportunities, Underlying Challenges, and

Outmoded Presumptions, 2004

Flagler, M., and Shapo, Zh., (2006) Nxitja e punësimit të të diplomuarve jashtë shtetit në

administratën publike shqiptare (Studim sasior dhe cilësor mbi faktorët qe ndikojnë në nxitjen dhe

punësimin e te diplomuarve jashtë shtetit në administratën publike), Tirana, OSFA

14

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

Gedeshi, I. and Germenji, E., (2008) Highly Skilled Migration from Albania: An Assessment of

Current Trends and the Ways Ahead, Working Paper T-25, Katholieke Universities Leuven,

Belgium, Center for Economic and Social Studies in Tirana

Group 484, Developing Brain Gain Policies in the Western Balkans: National Report on Albania,

Belgrade July 2010

Hovart, V., (2004) “Brain Drain, Threat to successful Transition in South East Europe?, Southeast

European Policies, Vol. V. 1

Komisionit të Shërbimit Civil, Raporti Vjetor 2010

Lëvizja Europiane në Shqipëri, Çfarë roli mund të luajnë universitetet shqiptare në qarkullimin e

trurit?, Tiranë, tetor 2010

Lëvizja Europiane në Shqipëri, Politikat e Kthimit të Trurit dhe ndikimi i tyre në Procesin e Integrimit

Evropian të Shqipërisë: Sfidat dhe perspektiva e të ardhmes, Tiranë, korrik 2010

Tafaj, M., Consideration about Massive Brain Drain from Albania and Strategies attracting highqualified

scientists, Tirana, 2005

UNDP Albania, From brain drain to brain gain: Mobilising Albania’s skilled diaspora, Tirana, April

2006

Urdhri i Kryeministrit, Nr 174 datë 1.10.2010 "Mbi disa masa për përmirësimin e zbatimit të

legjislacionit të shërbimit civil në ministritë e linjës dhe Këshillin e Ministrave”

Strategjia Kombëtare për Integrim dhe Zhvillim 2007 – 2013

Strategjia Kombëtare për Migracionin 2005 – 2010

Strategjia Kombëtare për Ri-integrimin e të Kthyerve 2010 – 2015

Strategjia Kombëtare për Rininë 2007 – 2013

Strategjinë Sektoriale të Punësimit 2007-2013

Faqe interneti

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, http://www.mash.gov.al

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, http://www.mpcs.gov.al

Programi Brain Gain, www.braingain.gov.al

UNDP Albania, Youth Employment and Migration: Reaping the benefits and mitigating the

risks programme, http://www.un.org.al/subindex.php?faqe=details&id=71

Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit,

http://www.akti.gov.al/Materiale/njoftime.html

15

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

Aneks:

Një total prej 66 profesionistësh të diplomuar jashtë vendit që kanë plotësuar

pyetësorin online gjatë periudhës gusht - nëntor 2011 (kanë të paktën 1 vit që janë

kthyer)

Gjinia 55% gra

45% burra

Mosha nga 23 deri 46

shumica i përkasin grupmoshës 25-30

Arsyet e qëndrimit për

herë të parë jashtë për

një kohë të gjatë (të

rëndësishme dhe

shumë të rëndësishme)

Niveli arsimor PARA

largimit

Vendet ku keni jetuar

pas largimit (6 vendet

më të përmendura)

Mesatarja e

kohëzgjatjes së

qëndrimit jashtë shtetit

Niveli më i lartë i

arsimit përpara kthimit

Statusi i punësimit

përpara kthimit

Përvojë pune jashtë

shtetit

1. Edukimi (99%)

2. Mundësia për rritje profesionale (95%)

3. Dëshira për të parë botën (82%)

4. Klima morale në Shqipëri (79%)

1.5% pa përfunduar arsimin fillor

3% me arsim fillor

57.6% me arsim të mesëm (Gjimnaz/Kolegj)

34.8% me arsim të lartë (Universitet/Akademi)

3% me studime pas universitare (Master)

0% me doktoraturë

1. Itali

2. SHBA

3. Britani e Madhe

4. Holandë

5. Hungari

6. Turqi

5.5 vite

(kryesisht për studime universitare dhe pas universitare)

21% me arsim të lartë

54.5% studime pas universitare (master)

22.7% doktoraturë

15.2% të papunë

39.4% studentë

45.5% të punësuar

Mesatarisht 4.7 vite

Puna jashtë shtetit 66.7% përputhej me kualifikimet e marra

16

European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184

www.em-al.org info@em-al.org

Viti i kthimit (me më

shumë prurje)

Arsyet e kthimit në

vendin e origjinës (e

rëndësishme dhe

shumë e rëndësishme)

33.3% nuk përputhej me kualifikimet e marra

14% në 2007

12% në 2008

27% në 2009

26% në 2010

1. Përfundimi i studimeve (81%)

2. Kontributi për ndryshimet dhe zhvillimin e shoqërisë

(71%)

3. Transferimi i njohurive (71%)

4. Arsye familjare (70%)

5. Besimi se mund të gjendet punë më lehtë në vendin e

origjinës (56%)

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!