14.07.2013 Views

Osmanlı İmparatorluğunda Arnavut Sadrazamlar - Academy.beder ...

Osmanlı İmparatorluğunda Arnavut Sadrazamlar - Academy.beder ...

Osmanlı İmparatorluğunda Arnavut Sadrazamlar - Academy.beder ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Hyrje

Özet

Osmanlı İmparatorluğunda Arnavut Sadrazamlar

Ma. İlirjana KACELİ (DEMİRLİKA)

Beder üniversitesi, Arnavutluk

Osmanlı, İmparatorluğunu Balkan ülkelerine genişletilmesiyle kozmopolit bir İmparatorluğa

çevrildi. Üç kıtalara uzanan bu geniş ülkenin uzun ömründe İmparatorluğun yönetiminde 36

padişah vardı. İsmini de ondan aldığı hanedanın kurucusu Osman idi, son hükümdarı ise

Vahdettin. İktidar döneminde onların devlet adamına, askere ve istila alanında stratejiste

ihtiyacı vardı.

Genişletilmede onların işgal edilmiş ülkelerin erkeklerini işe alma sistemini kullandıklarını

vurgulamak gerekir. Sultan Orhan zamanında devşirme sistemi başlatıldı.

Osmanët e kanë quajtur veten e tyre “Devlet-i Aliye”-Shteti Sublim, që në burimet e ndryshme të

shkruara përmendet me emrin Perandoria Osmane ose Perandoria Turke.

Osmanët u themeluan si principatë kufitare në kohën kur shteti anadollak Selçuk ishte dobësuar.

Më vonë arritën të organizohen në një formë të shkëlqyer falë traditës dhe administratës shtetërore,

strukturës ekonomike, sistemit feudalo-agrar dhe organizimit ushtarak.

Viti 1299-1300 mbahet si fillimi i historisë osmane, ku Osman Gaziu, kryetar i njërës prej

principatave turke fitoi kundër Bizantit. Burimet e ndryshme bizantinë bashkëkohore dhe ato osmanë

tregojnë se pas kësaj fitorje të gjithë princërit turq të Anadollit u bashkuan nën flamurin e tij dhe morën

emrin e udhëheqësit të tyre duke u quajtur Osmanllinj. 1

Sulltan Orhani I, ishte sulltani që themeloi perandorinë më 1363 dhe organizoi një ushtri të re të

përbërë prej jeniçerëve. Këta ushtarë në fillim siguroheshin nga djemtë e marrë rob, ose ishin blerë prej

familjeve kristiane në viset e pushtuara. Çdo familje që kishtë me tepër se një djalë, detyrohej t’ia

dorëzonte pushtetit njërin nga djemtë, nga mosha 8-18 vjeç, me hir ose me pahir. 2

Gjatë kohës së Muratit II u miratua përfundimisht një ligj i ri për të zbatur metodën e rekrutimit të

quajtur devshirme 3 . Kjo me të vërtetë ka qënë masë e ashpër, shkruan Halil Inalxhik 4 , edhe pse disa

familje më së shumti të varfëra, të vendeve malore i jepnin fëmijtë me pëlqimin e tyre, për t’i shpëtuar

1 Halil, Inalxhik, “Perandoria Osmanë periudha klasike 1300-1600”, Shkup 1995, f.11

2 Necip Alpan,& Nësip Kaci “Shqiptarët në Përandorinë Osmanë”, Tiranë, Albin 1997,.f. 35

3 Porta e lartë devshirmenë e konsiderontë si tatim të jashtëzakonshëm mbi rajan-popullsia fshatare në sistemin e timarit. Sipas

këtij ligji në emër të shtetit prej familjeve të krishtera që ishin nënshtetase të Perandorisë Osmane, duhej të merrej njëri prej

fëmijëve që kishtë arritur një moshë të caktuar në shërbim

4 Halil Inalxhik, vep.e per., f.112

Page | 100

tatimit të gjakut. Këto fëmijë mblidheshin në të tretin, ose të shtatin vit, sipas nevojës së perandorisë.

Brenda një viti mund të mblidheshin dhe një mijë fëmijë. Kur këta arrinin në Stamboll, më të mirët

mblidheshin për iç ogllanë 5 , shërbëtorë në Portë. Më pas këta iç ogllanë dërgoheshin në oborr, në

Stamboll ose në Edrenë, ku arsimohesin posaçërisht. Ata stërviteshin në kazerma ushtarake. Për të mësuar

mirë turqishtën dhe adetet (zakonet) turke, dërgoheshin në Anadoll 6 .

Ligji i devshirmesë fillimisht u vu në zbatim në viset shqiptare, më vonë në Morè, Ishujt e Egjeut, Bosnjë-

Hercegovinë, Hungari, Serbi etj. Sipas këtij ligji parapëlqeheshin fëmijtë e fisnikëve, më të pashmit, të

gjatit dhe të shëndetshmit.

Metoda e devshirmesë u zbatua më vonë dhe në Armeni, ku disa prej këtyre djemve arritën deri

në rangun e kryevezirit 7 .

Europianët, që udhëtonin në atë kohë në Turqi, thonë se turqit i kushtonin vëmendje të posaçme

temperamentit dhe aftësive të çdo fëmije. Shumë nga këta djem të oborrit të sulltanit, të stërvitur jo vetëm

në artet e oborrtarit, por dhe të administratorit e komandantit, ishin shqiptarë 8 .

Para sundimit të sulltan Mehmetit Fatihut deri në mes të shekullit XVII, me pak përjashtime

vezirët e mëdhenj vinin gjithmonë nga klasa Ilmije (të arsimuarit). Kannunameja e Sulltan Mehmetit II,

do të përfshinte pasazhe dhe shprehje të ndryshme për kompetencat dhe përgjegjësitë që i caktoheshin

vezirit të madh.

Në këtë Kannunamesi ishte caktuar që vezir i madh të ishte kreu i vezirëve dhe emirëve, i cili

ishte përfaqësues i sulltanit dhe vinte i pari në hierarkinë e Pallatit 9 .

Këta persona që merrnin këtë post deri ne fund të shekullit të XVI, ishin njerëz të fuqishëm, të

aftë me përvojë të madhe në administrim. Mes vezirëve më të mëdhenj janë përmendur edhe vezirët me

origjinë shqiptare Kemankesh Kara Mustafa Pasha, Qyprili Mehmet Pasha dhe Fazil Ahmet Pasha të cilët

sunduan gjatë shekullit të XVII.

Gjatë shekujve XVIII të gjithë vezir-i azamët u zgjodhën tashmë nga aristokracia vendase e

vendeve nën sundim, ose siç njihet ndryshe me termin ajanë të lidhur ngushtë me poste dhe ofiqe të

dhuruara nga sulltani. Ndërsa gjatë shekullit të XIX e deri në fundin e këtij shteti mendoj se u

përzgjodhën nga klasa e re politike, që do doli në skenë pas shpalljes së Reformave të Tanzimatit dhe

Dekretit të Reformave të vitit 1856.

Në krye të Perandorisë Osmane sunduan 36 sulltanë, ku i pari ishte Osman Gazi dhe i fundit ishte

Mehmet i VI ose siç njihet ndryshe me emrin sulltan Vahdedini. Perandoria Osmane mori fund vetëm me

5 Iç ogllan -shërbyes në Sarajet e sulltanit, të cilët krijonin një korpus të veçantë.

6 Sipas burimeve osmane ata i merrnin fshatarët e Anadollit për një ose dy dukatë.

7 Nuk u morën djem nga rusët, çifutët, jetimët etj, sepse tek ata turqit nuk kishin besim.

8 Stavro Skëndi, “Zgjimi kombëtar shqiptar”, Tiranë 2000, f.29

9 Fatih Kannunamesi, cituar sipas Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman, Vol I, Tiranë AIITC, 2009 (Përkthyer nga

grup autorësh) f.173

Page | 101

29 Tetor 1923, kur Turqia u shpall Republikë. Kjo perandori pati një jetëgjatësi 623 vjeçare, 10 dhe në

Shqipëri sundoi rreth 435 vjet 11 .

Duke marrë parasysh numrin e vogël të popullsisë shqiptare në atë kohë, duhet theksuar se një

numër i madh shqiptarësh shërbyen në postet më të larta të perandorisë duke patur ofiqe të ndryshme si:

vali, sanxhkabej, müşir, allaybej, bejlerbej, vezirë, sadrazem 12 etj.

Disa nga këta drejtuan në periudha të gjata kohe si; Koca Davud Pasha, Ahmed Pashë Qypryliu, por pati

dhe nga ata, që drejtuan shtetin vetëm për 1 ditë si Zurnazen Mustafa Pasha. Krahas kësaj pati dhe dinasti

kryeministrash me origjinë shqiptare, siç ishte familja e Qyprylinjve 13 , pjesëtarët e së cilës, në gjysmën e

dytë të shekullit XVII shpëtuan perandorinë nga shkatërrimi.

Që në fund të shekullit të XIX-të, Sami Frashëri do të përmendë me krenari në veprën e tij, 27 vezirë të

mëdhenj shqiptarë që qeverisën shtetin osman derisa ai jetoi. Shqiptari mysliman i asaj kohe gjeti në

Perandorinë Osmanë një fushë të gjerë, ku mund të zhvillonte personalitetin dhe të impononte autoritetin

e tij. Kështu studiuesi Stavro Skëndi thekson se ka pasur mbi 30 vezirë shqiptarë, ose me origjinë

shqiptare, që administruan Perandorinë Osmane deri në vitin 1922. Ata lanë gjurmën e tyre në jetën

politike, kulturore dhe ushtarake të saj 14 . Me vonë do të jenë një sërë studiuesish të huaj dhe shqiptarë të

cilët do të flasin për pushtetarë vendorë, zyrtarë, ministra dhe kryeministra me origjinë shqiptare të

Perandorisë Osmane.

Studiuesi Nexhip Alpan në një nga botimet e tij do të përpiqet të përcaktojë rreth 35 kryeministra

shqiptarë si numër të saktë 15 . Po kështu edhe historiani turk Abdyl Kadir Ozcan thekson se “Perandoria

Osmane pati plot 34 kryevezirë (kryeministra) e cila zgjati në drejtimin e shtetit afro 1 shekull dhe që

përcaktohet si gati 1/6 e kohës së ekzistencës se ketij shteti. Ndërsa Noel Malkolm që citon Selman Rizën

do të theksojë se perandorisë osmane i shërbyen rreth 42 kryeqeveritarë me origjinë shqiptare. Ky numër

në botime të ndryshme do të shkojë edhe në 44 16 .

I rëndësishëm nuk është numri por vepra që ata kryen në drejtimin e kësaj perandorie

kozmopolite. Ata u përpoqën të ruajnë disa elementë të vetëdijes kombëtare shqiptare në kuadër të shtetit

osman dhe u munduan të japin njëfarë ndihme për vendin e tyre të origjinës. Duke parë kohën gjatë të

cilës ata ushtruan drejtimin e qeverisë, këta personalitete i kam ndarë sipas shekujve që jetuan.

a. Kryeministrat e shekullit XV

10 Në historiografinë osmane-turke thuhet se Perandoria Osmane ka ekzistuar për 560 vjet.

11 Osman Nuri Topbas, “Osmanët. Me personalitetet dhe institucionet e tyre monumentale”, Progres, Shkodër 2009, f.567.

12 Sadrazem do të thotë kryevezir ose në ditët e sotme- kryeministër.

13 Janë nga Berati

15 Nexhip Alpan&N.Kaci, vep. e perm, f.40

16 Nikolla Loka “Arnautomania , 44 kryevezirë dhe 170 vjet qeverisje shqiptare në Perandorinë Osmane”, botues Geer, pa vit

botimi

Page | 102

GJEDIK AHMET PASHA drejtoi në vitet 1475-1479. Kryeministri i parë me origjinë shqiptare, që

njihet nga burimet osmane, ishte Gjedik Ahmet Pasha. Gjatë sundimit të tij me anë të flotës ushtarake

pushtoi pjesën më të madhe të gadishullit të Krimesë. Arriti të fitojë luftën me Venedikun duke i

imponuar marrëveshje paqeje të favorshme, sipas së cilës Venediku do tu kalonte osmanëve të gjithë

ishujt e Egjeut, Kretën, Korfuzin dhe do t’i paguante haraç perandorisë. Në ekspeditën e 1478 për

pushtimin e Shkodrës, ai nuk pranoi të marrë pjesë në këtë betëjë, kështu atë e shkarkuan nga posti i

kryevezirit.

KOXHA DAUT PASHA drejtoi në vitet 1482-1497. Sipas Sami Frashërit, ishte me origjinë

shqiptare, i marrë rob nga sulltani kur ishte fëmijë. Ai u rrit në saraje dhe në sajë të aftësive të tij, në

kohën e sulltan Mehmetit II, u bë bejlerbej i Rumelisë dhe i Anadollit. Në kohën kur në pushtet erdhi

Bajaziti II, nga viti 1483 për 15 vjet pandërpreje, drejtoi qeverinë e këtij sulltani.

Ai fitoi luftën me memlukët, vendosi paqën me ta dhe i ktheu sulltanatit territoret e Adanasë dhe

Tarsusut. Në të vërtetë ai kreu veprimtari më shumë social-kulturore se sa shumë kryeministra të tjerë.

Mbrojti shkencën dhe jetën e shumë shkencëtarëve. Një lagje në Stamboll, xhami, azile, çesma, medrese,

dhe mektebe (shkolla), akoma dhe sot mbajnë emrin e tij. Emri i tij mbeti i pavdekshëm dhe nga një vepër

tjetër, që ishte kazerma e prapavijës së ushtrisë, e cila u shtua dhe me më shumë ndërtesa. 17 Godinat e reja

të ushtrisë u ndërtuan, në shekullin XIX. Sot në ato ndërtesa është vendosur kampusi i Universitetit

“Yildiz” të Stambollit. Në Stamboll gjenden dy lagje të mëdha me emrin e tij. Në dy fshatra të Tekirdaut

ka ndërtuar xhami. Po kështu edhe në Edirne, Shkup, Manastir, Bursa, Iznik ka ka kryer vepra bamirëse. 18

b. Kryeministrat e shekullit XVI

Në shekullin XVI, kanë drejtuar në Perandorinë Osmanë shtatë kryeministra me origjinë shqiptare.

HAIM AHMET PASHA, ishte kryeministër në vitet 1496-1514. Gjatë qeverisjes së tij nënshtroi

Hercegovinën dhe ndërmori disa ekspedita plaçkitëse në Hungari, Austri dhe Poloni. Vazhdoi të luftojë

përsëri me Venedikun, sepse kishte disa pika kyçe në det. Kjo u pa në betejën e Lepantos, Korinth, ku

flota osmane korri një fitore historike kundër flotës së Venedikut, me të cilën ishte bashkuar Hungaria,

Franca dhe Spanja, të bekuara nga papa. Kjo fitore nxori superioritëtin e flotës osmane mbi atë

Venedikase. Gjatë qëverisjes së tij arriti të mundë edhe Iranin, i cili në këtë kohë kishte më shumë

territore se sa osmanët. Azia e Vogël në këtë kohë u bë përfundimisht pjesë e perandorisë dhe qendër e

saj.

17

Abdylakadir, Ozxhan “Türk siyasi ve kültürel hayatinda Arnavut asilli sadrazamlar”, botuar në revistën Rumeli Kültürü,

Istanbul, Sonbahar 2002, sayi 3, f.30

18

Abdylakadir, Ozxhan “Turk siyasi ve kulturel hayatinda Arnavut asilli sadrazamlar”, botuar në revistën Rumeli Kulturu,

Istanbul, Sonbahar 2002, sayi 3, f.30

Page | 103

AHMED PASHË DUKAGJINI në vitet 1514-1515. Ai rrjedh nga familja e Dukagjinëve 19 . Pasi

mori titullin pashë, nënpunës i mbretit, ai luftoi si kryekomandant i dalluar. Gjatë qeverisjes së sulltan

Selimit I, u shqua në luftë kundër Iranit dhe kështu u gradua në postin e kryevezirit. Ka qënë dhe qeveritar

në Egjipt, ku synoi pavarësinë e këtij vendi nga sulltani. Për këtë rebelim u mund nga forcat e jeniçerëve

dhe koka e tij e prerë u dërgua në Stamboll. Pasardhësit e familjes se Ahmed Pashës vazhduan për shumë

shekuj të marrin poste qeverisëse në vende të ndryshme, siç ishtë nip i tij, Mehmed Pasha, apo dhe

mësues medreseje, ligjërues kurani, si Ahmed Beu dhe Tashlixha Yahja.

IBRAHIM PASHËN ose Pargali Ibrahimin, sulltani e mori të vogël gjatë një ekspeditë

ushtarake në trojet shqiptare dhe e rriti në pallatin e tij, së bashku me të birin, Sulejmanin e Madhërishëm.

Sulejmani i I, në 1520 kurorëzohet sulltan dhe shokun e tij të fëmijërisë e bën kryeministër. Pra, ai u rrit

me sulltan Sulejman Kanuniun (Ligjvënësin), i cili njihet si sulltani, që i dha zgjerimin më të madh

Perandorisë Osmane dhe kulmin e shkëlqimit të saj.

Ibrahim Pasha ka qënë kryeministër në 1523-1536. Njihet si Damat Ibrahim Pasha, sepse u martua me

motrën e sulltanit. Pushtimi i Beogradit në vitin 1521, që u pasuar shpejt me atë të Rodit më 1522, ishin

çelësi për sukseset ushtarake të osmanëve në perëndim 20 . Pasi drejtoi këto fushata dhe pati sukses, sulltani

në viti 1523 e emëroi kryevezir. Po këtë vit ai shtypi dhe kryengritjen në Egjipt. Në vitin 1526 u vu në

krye të një ushtrie prej 100 mijë vetash dhe u nis kundër Hungarisë. Në gusht të po këtij viti u zhvillua

beteja e Mohaçit, ku hungarezët u mundën dhe, pas kësaj, ushtria osmane mori Budën, kryeqytetin e

vendit. Në vitin 1527 shtypi kryengritjen, që u zhvillua në Anadoll. Në vitin 1529 përsëri u sulmua

Hungaria dhe vendosën në fron Zapolin me cilësinë e vasalit osman. Pas kësaj iu drejtua Vjenës

kryeqytetit të Habsburgëve dhe e mbajti të rrethuar për gati tre javë, duke e bombarduar, por vjenezët nuk

u dorëzuan. I ftohti i madh e detyroi ushtrinë osmane të largohej. Pas një viti e dërgoi përsëri ushtrinë

drejt Austrisë, por kësaj radhe për territoret hungareze. Në këtë luftë ai i shkaktoi disfatë Austrisë dhe

arriti që përfundimisht ta kthente Hungarinë në një provincë të Perandorisë Osmane. Në vitin 1534

pushtoi Azerbaxhanin dhe zgjeroi më tej territoret e shtetit osman në lindje. Ai nënshkroi kapitulacionet

me Francën. 21 Në vitin 1536 vritet në pallatin e Sulltanit, aty ku u rrit, por nuk dihet se kush e vrau dhe

për çfarë u vra. Shumë studiues mendojnë se ndoshta shkak ishte xhelozia për sukseset, që ai kishte

arritur. Thuhet se Rokselana (Hyrrem) bashkëshortja ruse e Sulejmanit, duke dëshiruar t’u sigurojë fronin

fëmijëve të saj, me anë të intrigave bëri që Mustafai, djali i rivales së saj, të likuidohet. Njëkohësisht

pengesë tjetër do të ishtë Ibrahim Pasha, që ajo e urrente. Prandaj me anë të letrave, që i dërgonte

19 Nexhip Alpan, vep. e per., f.37

20 Halil Inalxhik, vep. e per., f.57

21 Sami Frashëri, Vepra 9, “Personalitete Shqiptare”, Shkup, shkurt 1994, f.20

Page | 104

sulltanit 22 dhe intrigave, që thurte rreth Ibrahim Pashait, arriti ta vendosë sulltanin kundër tij. Kështu pas

disa ditësh ai u gjend i mbytur në zyrë.

AYAS MEHMED PASHA ishte kryeministër në vitet 1536-1539. Ai ishte nga Vlora dhe kishte

lindur në Vunò. Hyri në ushtri nëpërmjet sistemit të devshirmesë. Në fillim të karrierës ishte bejlerbej i

Anadollit dhe Damaskut. Fitoret e para qenë shtypja e kryengritjes së shqiptarit Ahmed Pasha i rebeluar

ndaj sulltanit. Pas kësaj ai mori pjesë në disa fushata ushtarake, si ajo kur sulltan Sulejmani në vitin 1537

solli ushtrinë e vet deri në Vlorë dhe aty rrethoi limanët Venedikase dhe ujdhesën e Korfuzit, ku

osmanllinjve u erdhi në ndihmë një pjesë e flotës franceze. Pas kësaj në Prevezë, së bashku me gjeneral

Barbarosën, mundën flotën detare të tre fuqive të përendimit, atë të Karlit të V Habsburg, të Venedikut

dhe Papatit. Po kështu mori pjesë në betejat për zgjerimin e territoreve osmane, në brigjet e Detit Mesdhe

dhe Oqeanit Indian. Në vitin 1538, osmanët, arritën të kishin nën kontrollin e tyre rrugët, që lidhnin

Lindjen e Afërme me Indinë. Në Stamboll gjenden toponime me emrin e tij. Varri i tij gjendet në

Xhaminë e Ejupit në Stamboll.

LUTFI PASHA qeverisi, si kryeministër, në vitet 1539-1541. Ishte me origjinë nga Vlora, nga

ku osmanët e morën që të vogël. Edukimin ushtarak e mori në oborrin e sulltanit. Shquhej për karakterin e

tij të fortë dhe për dijet që kishte. Ai është hartuesi i një ese-je në të cilën parashikoheshin qëllimet dhe

detyrat e zyrtarëve të lartë të shtetit. Njëkohësisht hartoi dhe Historinë Osmane, që bën fjalë për periudhën

e sulltanëve, Selimit I dhe Sulejman Kanunìut 23 .

Mori pjesë në vitin 1529 në rrethimin e Vjenës, së bashku me shumë ushtarakë të tjerë shqiptarë. U

emërua Bejlerbè i Rumelisë, dhe drejtoi trupat në betejën e Otrantos kundër italianëve, të cilët u mundën.

Pas vdekjes së kryeministrit Ajas Mehmed Pasha, ai u emërua në vend të tij. Gjatë qeverisjes së tij arriti të

bëjë paqe me Venedikun, që ishte mjaft i favorshëm për osmanët, sepse ai (Venediku), do tu paguante 300

mijë dukatë floriri, si dhe i hiqeshin privilegjet për të tregtuar në Detin e Zi.

RUSTEM PASHA kryeministër për rreth 13 vjet,u zgjodh dy herë: në vitet 1544-1552 dhe 1555-

1560. Rustemi u bë dhëndri i sulltanit përmes martesës me Mihrimar sulltanën, vajzën e Sulejmanit dhe

Hyrremit. Në kohën që ai drejtonte, pushtoi disa vise të Jemenit, Tripolin në Libi, pastaj theu flotën

spanjolle, që mbante një pjesë të madhe të Afrikës Veriore.

KARA AHMET PASHA drejtoi perandorinë në 1553-1555. Edhe ky ishte marrë gjatë zbatimit

të sistemit të devshirmesë. Ishte ushtarak dhe qeveritar i zoti, bejlerbej i Rumelisë. U martua me motrën e

sulltanit dhe menjëherë u gradua kryeministër. U ngarkua të merret vesh me shahun e Iranit, duke

nënshkruar një marrëveshje paqeje. Pavarësisht se qeverisi për një kohë të shkurtër, arriti që të bejë pjesë

të perandorisë Gjirin Persik dhe pjesë të Afrikës.

22

Të dhënat gjenden në arkivën e oborrit të sulltanit.shih; H. Inalxhik, “Perandoria Osmanë periudha klasike 1300-1600”,

Shkup 1995, f. 123.

23

Ünsal Kubat, “ Güç ve Ihtişam”, Istanbul 2001, f.93

Page | 105

SEMIZ ALI PASHA ishte një tjetër kryeministër me origjinë shqiptare, i cili qeverisi gjatë

viteve 1579-1580, ku nuk janë shënuar ngjarje me rëndësi. 24

KOXHA SINAN PASHA (1506-1596) ka qenë kryeministër i perandorisë 5 herë. Ai u lind në

Topojan të Lumës dhe u rrit në pallatin e sulltanit. Ka qenë bejlerbej i Tripolit dhe i Damaskut dhe ka

meritë se pushtoi gjithë Jemenin. Në 1580, edhe pse ishte në moshë të thyer drejtoi fushatën kundër

Persisë dhe Hungarisë. Arriti të realizojë modifikimin e monedhës që përdorej në të gjithë territorin e

Perandorisë Osmane. Duke qënë shumë i pasur ndërtoi në shumë vise të perandorisë vepra dhe komplekse

shoqërore. 25 Në të mirë të njerëzve të varfër ndërtoi, vakëfe, xhami, medrese, hanë, hamame, çesme etj.

Të tilla i gjejmë në Jemen, Bursa, Mekë, Shkup, Prishtinë, Halep etj. Vendlindjes së tij, Lumës i lehtësoi

taksat dhe detyrimet. Në Kaçanik ngriti një kështjellë dhe një xhami. Mbahet si një ndër njerëzit më të

pasur të kohës së tij. Pas këtij vijnë kryministra të tjerë me origjinë shqiptare, të cilët nuk kanë lënë

shumë gjurmë në drejtim. Ata ishin rritur në pallat dhe kanë shërbyer si qeveritarë të perandorisë deri në

lartësimin e tyre në postin e kryministrit.

FERAD PASHA, edhe ky është me origjinë nga Topojani i Lumës dhe bënte pjesë në rrethin

familjar të Sinan Pashës. Në mbështjetje të këtij argumenti mund të shihen të dhënat e kadastrës osmane

të fundit të shekullit VI, të botuar nga historiani Selami Pulaha, ku shkruan se “mëhallat e fshatit Topojan

ishin në 1571, pjesë e zeametit te Mehmetit, birit të Ferhat Pashës, myteferrik 26 i oborrit të lartë ku dhe u

zgjodh komandant. U emërua bejlerbe i Rumelisë dhe më vonë vezir. Kryeministër arriti të bëhej në vitet

1591-1592 dhe disa muaj në 1595. 27 Gjatë kësaj kohe drejtoi luftën kundër Vllahisë, pas së cilës u pushua

nga puna dhe u vra nga rivalët e tij shqiptarë. Në një ndër poemat epike të shekullit XVI përmendet edhe

Ferhat Pasha si një ndër ushtarakët më të shquar osmanë të kohës së tij.

c. Kryeministrat e shekullit XVII

Kryeministrat shqiptarë që gati gjithë shekullit XVII drejtuan Perandorinë Osmanë

MERRE HYSEIN PASHA shërbeu si vali në Misir. U emërua kryeministër në vitet 1601-

1602 28 . Është me origjinë nga qyteti i Pejës. Sapo erdhi në Stamboll hyri në shërbime në Pallatin

Perandorak si roje i oborrit. Në 1619 bëhet Vali i Egjiptit, ku shtypi edhe një kryengritje të jeniçerëve.

JEMISHXHI HASAN PASHA, sipas Sami Frashërit, është me origjinë shqiptare. Ka ngjitur shkallët e

karrierës si ushtarak dhe qeveritar. Në vitin 1602-1603 shërbeu si kryeministër.

KUJUXHU MURAT PASHA qëndroi në pushtet në vitet 1606-1611. Gjatë qeverisjes së tij u nënshkrua

marrëveshja e paqes 10-vjeçare me Austrinë (në Sitva Torok), sipas së cilës të dyja palët nuk patën

24

N. Alpan, vep. e perm., f.37

25

A. Ozxhan, po aty, f.32

26

Reparte kalorësish nga shtresat e larta që mbanin uniforma madhështore, dhe që kryenin detyrën e rojeve të nderit për sulltanin

27

N.Alpan, po aty, f.37

28

Quhej Merre sepse në betëja u bërtistë ushtarëve për vrasjen e kundërshtarëve me fjalët shqipe merre-zhduke.

Page | 106

përfitime territoriale. Arriti të shtypte kryengritjen Xhelaliane, në moshë të thyer, nga ku mori emrin

“kujunxhu” 29 . Njihet si burrë shteti i aftë. Realizoi riorganizimin e perandorisë. Në 1609 i paraqiti sulltan

Ahmetit I, një listë për ndarjen administrative të shtetit, në 32 vilajete, 24 prej të cilave ishin ndarë në 279

sanxhaqe 30 . Ka ndërtuar xhaminë Al Muradije në sheshin Meydan të Bagdatit, ndërsa në Damask ndërtoi

një kompleks.

NASUH PASHA qeverisi, si kryeministër, në vitet 1611-1614. Gjatë qeverisjes së tij mbizotëroi

një periudhë paqeje për perandorinë. Ai nënshkroi traktatin e paqes me persët që mban datën 26 shtator

1618. Ky traktat më vonë do të shërbejë për tu përcaktuar kufiri midis Perandorisë Osmane dhe Persisë.

OHËRLI HYSEN PASHA u lind në krahinën e Pogradecit. U mor nga sulltani në bazë të

sistemit të devshirmesë, ku ngjiti të gjitha shkallët e karrierës deri në postin e bejlerbeut të Rumelise dhe

në vitin 1621 u emërua vezir. Vdiq pas një viti qeverisjeje nga një sëmundje e rëndë.

HASAN PASHA ishte me origjinë shqiptare. U bë kryeministër në vitin 1624.

DYSTTABANI MEHMET PASHA. Këshilltar i afërt i sulltanit Murati IV (Gazi), drejtoi

lëvizjen për të zhdukur rebelët dhe për të fituar pozita me të mira, me fuqi të drejtpërdrejta nga sulltani.

Kryeministër i perandorisë në vitet 1632-1637. Në këtë kohë dolën një numër rregullash, ligjesh, që u

përfshinë në Adaletname (Libër i drejtësisë). Ra në luftë për marrjen e Bagdadit në vitin 1638.

KEMANKESH MUSTAFA PASHË u lind në Vlorë dhe hyri në ushtrinë osmane me anë të

sistemit të devshirmesë. Pasi u bë pjesë e oxhakut të jeniçerëve dhe u shqua si gjuajtës me hark e shigjetë,

nga ku mori edhe emrin Kemankesh 31 . Karriera e tij në ushtri arriti deri në postin e Kaptan-î derya 32

(komandant i flotës). Mori pjesë në rrethimin e Bagdadit dhe Revanit, sulltani Murati IV duke parë

aftësitë e tij, menjëherë e gradoi sadrazem (kryeministër) të perandorisë në vitin 1638.

Nënshkrimi i paqes mes osmanëve dhe safaditëve në Kasri-Shirin (Kasr-î Şirin) i dha fund luftës që kishte

zgjatur për më shumë se një shekull dhe vendosi kufijtë që me pak ndryshime, kanë mbetur deri në ditët e

sotme 33 . Në kohën që ai qeverisi, ndërtoi në të gjithë lagjet e Stambollit vepra bamirësie si; tyrbe,

medrese, çesma popullore, hane, rrugë e xhami. Ai kontrolloi inflacionin nëpërmjet rritjes së përmbajtjes

së arit dhe argjendit në monedhë, uli shpenzimet e qeverisë dhe numrin e jeniçerëve dhe spahinjve me

rrogë. Taksat u vlerësuan sipas prodhimit që jeptë çdo parcelë toke. Buxheti u balancua dhe rrogat filluan

të paguheshin rregullisht 34 . Përpjekjet për revolta në provincë, pashai i shtypi dhe në bashkëpunim me

tartarët e Krimese, kozakët i dëboi nga Azovi më 1642, duke bërë kështu të dështojnë përpjekjet e Rusisë

për dalje në Detin e Zi. Politika e tij e zemëroi shumë njërëz në oborr, të cilët filluan të thurnin intriga,

29 . Kujuxhu – varrmihësi.

30 Mantrani, Robert. Historia e Perandorisë Osmane,, Botimi shqip, Dituria 2004, f.324

31 . Sami Frashëri “ Përsonalitetet shqiptare në Kamus al-al’am”, Logos, Shkup 2002, f.117.

32 . Kapitan-i derya - kryekomandant i marinës në perandorinë osmane.

33 . Stanfdord J. Show “ Historia e Perandorise Osmane dhe Turqisë moderne”, Jehona Study Centër, Tiranë 2006-7, f. 244.

34 . S. Shaw, po aty, f.244

Page | 107

madje ngritën dhe kurthe kundër tij. Ata ndikuan tek Sulltani, i cili dalëngadalë filloi të largojë

përkrahësit e kryevezirit nga pozitat e pushtetit duke e dobësuar atë. Ai u përpoq të ngrejë jeniçerët në

revoltë jashtë dyerve të pallatit, por sulltani e përdori këtë incident për ta kapur dhe ekzekutuar atë më 31

janar 1644 35 . Pas tij erdhën edhe kryeministra të tjerë në drejtimin e perandorisë:

XHIXHAN-Kapupucubashi Sulltanzade MEHMET PASHA (1644-1645) ishte djali I Semiz

Ahmet pashës merita e tij është se ai u mori venedikasve Kreten, duke i dëbuar përfundimisht ata nga

Mesdheu Lindore.

KARA MUSTAFA PASHA, i cili u zjodh dy herë, 1649-1650 dhe 1655. nuk la shumë gjurmë në

historinë politike të perandorisë.

Kryeministri, i cili shquhet me punën e tij, si themelues i buxhetit të shtetit osman, ishte

TARHUNXHI MUSTAFA PASHA me origjinë nga Kurdaria e nahijes (krahinës) 36 së Matit. Regjimi i

Tarhunxhi Ahmet Pashait zgjati shumë pak gati 9.5 muaj, nga 20 qershori 1652 deri me 21 mars 1653.

Koha e shkurtër, por tejet e efektshme e Tarhunxhi Ahmetit në postin e kryevizirit, tregoi se sa shumë

mund të bëhej ende për ta ruajtur Perandorinë nën udhëheqjen e vet. Atij iu la thuajse dorë e lirë për të

marrë Kretën, për të ringritur flotën dhe për të siguruar fondet e nevojshme për të përballuar shpenzimet e

shtetit, me premtimin se ai do të grumbullonte të gjithë paratë që individët i detyroheshin thesarit,

pavarësisht nëse këta i përkisin klasës qeverisëse apo ishin shtetas të thjeshtë, si dhe do të mund të

eliminonte të gjithë postet dhe rrogat e panevojshme që ishin krijuar për arsye politike. Sikurse Murati IV,

Tarhunxhi Ahmeti besonte se vetëm forca dhe kërcënimet mund të sillnin rezultatet e duhura, por ai vinte

re gjithashtu se pozita e tij politike ishte e dobët. Kështu, në vend që të fitonte armiqësinë e njërit apo

tjetrit nga grupet kryesore politike duke vrarë disa nga anëtarët e tyre, ai i siguroi rezultatet që kishte

nevojë duke marrë zvarrë disa qindra njerëz të rëndomtë nga burgjet e Stambollit dhe duke u prerë atyre

kokat në sheshe të hapura, në mënyrë që të trembte më të mëdhenjtë, apo të ngjashmit me ta me egërsinë

dhe vendosmërinë e tij për të zhdukur keqbërësit me çdo kusht. Me pas, Tarhunxhi Ahmeti u hyri

llogarive të thesarit perandorak, si dhe të të gjitha institucioneve, si kantieret, depot e armëve, kuzhinat e

Sulltanit e të tjera si këto dhe arriti të rrëmbente me pahir e të vinte në vend të gjitha shumat e vjedhura

me parë nga njërëzit me pushtet, përfshirë dhe vetë Turhanë Sulltanën, ndërsa në të njëjtën kohë, zbatoi

dënime të pamëshirshme në rastet e ryshfetit e të korrupsionit. Prona të mëdha, të mbajtura nga anëtarët

udhëheqës të pallatit dhe shërbimeve perandorake, u konfiskuan bashkë me qindra timare të mbajtura nga

njerëz të pa aftë apo të pavullnetshëm për të përmbushur detyrimet ushtarake që u kërkoheshin në

shkëmbim të pronave. Këto u shpërndanë përsëri si ferma taksash, ndërsa pjesë të mëdha të të ardhurave

të siguruara prej tyre nisën të hynin tani në thesar. Provinca e sanxhaqe të tëra gjithashtu, u caktuan si

35 . S. Shaw, po aty, f.245

36 . S. Frashëri, “Personalitetet Shqiptare në Kâmûs AL-a’lâm”, Logos A 2002, f.180.

Page | 108

ferma taksash, ashtu siç kishin qënë Egjipti dhe Siria që nga fillimi i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, me

zyrtarët e tyre kryesorë që bënin oferta çmimesh për postet e tyre dhe që u kërkohej të paguanin në thesar

një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të pritshme qysh përpara se ata të merrnin emërimet. Veç

kësaj, Tarhunxhi Ahmeti ishtë kryeveziri i parë që përgatiti një buxhet perandorak që më parë për vitin

financiar, duke i lidhur shpenzimet e sektorëve të ndryshëm me të ardhurat e pritshme duke u përpjekur të

parandalojë të gjitha shpenzimet përtej këtyre vlerësimeve; gjë që përbën strukturën themelore të sistemit

financiar të shtetit bashkëkohor. Natyrisht që osmanët kishin përgatitur buxhete shtetërore qysh në kohët e

hershme, por ato ishin vetëm llogari të asaj që ishte bërë në vitet e shkuara financiare dhe nuk përbënin

udhëzime për veprimet në vijim apo ato të ardhshme. Për të balancuar buxhetin dhe për të siguruar të

ardhura për veprimtaritë e nevojshme të qeverisjes, Tarhunxhi Ahmeti imponoi taksa reja të rënda mbi

zyrtarët dhe shpiku taksat e reja të mullirit (değirmen) dhe të ekonomisë shtëpiake (han) që iu imponuan

individëve në mënyre që ata të mund të ndanin së bashku ngarkesën 37 . Reformat po ecnin me sukses të

ndjeshëm deri kur kryeviziri vendosi të zhduktë një të tretën e posteve, në të cilët qëndronin të emëruar

anëtarë të klasës qeverisëse. Kjo kërcënoi rëndë pikën më të dobët të pozitave të tyre të privilegjuara dhe i

bëri ata të bashkohen kundër tij, të përhapin zëra të rremë se ai po thurte plane për të rrëzuar sulltanin për

të sjellë në fron vëllain e tij, princ Sulejmanin dhe më në fund, arritën të sigurojnë ekzekutimin e tij (21

mars 1653). Kështu, përpjekja e dytë e madhe osmane për reforma në shekullin e shtatëmbedhjetë u la në

mes në një kohë kur sapo kishte nisur të jepte frytet e para, por politika, metoda dhe rezultatet mbetën si

shembuj për çastet kur kriza të reja lindën jo shumë vonë pas këtyre ngjarjeve. 38

Pas tij erdhi ZURNAZEN MUSTAFA PASHA, i cili qëndroi vetëm 4 orë në qeverisje sepse emërimi i

tij shkaktoi një revoltë të madhe në Stamboll, e cila e detyroi sulltanin talargoi brenda ditës.

MEHMET PASHË QYPRILIU (Köprülü Mehmet Pasha) (1656-1661). Mehmet pashë

Qypryliu u lind në fshatin Roshnik (Rodnik) 39 të Beratit. Hyri në shërbimin e Sulltanit nëpërmjet sistemit

të devshirmesë në kuzhinën perandorake (1623). Pas kësaj punoi në thesarin perandorak, në zyrat e

shambellanit të pallatit Husrev Pashait 40 . Duke mos iu përshtatur ambientit u përjashtua dhe u dërgua në

korpusin e spahinjve të provincave. Ai u caktua në fshatin Qypri (Köprü) në Anadollin qendror, si pjesë e

garnizonit të tij feudal u martua me të bijën e beut të sanxhakut dhe kështu nisi ngjitjen për në majat e

karrierës si edhe mori emrin Qyprili (Köprülu-njeri i fshatit, Qypryli), të cilin do ta përdorë gjithmonë.

Me vonë hyri në korpusin e jeniçerëve e më pas u caktua sanxhakbej i sanxhakut të Amasjas dhe Qyprit.

Aty krijoi edhe grupin e tij mbeshtetës. Më vonë kreu një sërë detyrash civile dhe ushtarake që iu

ngarkuan deri sa kriza politike e drejtimit të qeverisjes mbuloi perandorinë në gjysmën e parë të shekullit

37 . Shaw, po aty, f.249

38 . Shaw, po aty, f.250-251

39 . Shaw, po aty 250, 253: shih, Yasar Yücel, ve Ali Sevim, “Türkiye Tarihi III”, Türk Tarih Basimevi-Ankara, 1991, s.129

40 . Husrev Pasha u bë mbrojtës i tij edhe kur ishte komandant i jeniçerëve edhe kur u bë kryevezir, derisa ai u vra.

Page | 109

XVII. Kështu kjo bëri që përkrahësit e tij, midis tyre dhe arkitekt Kasem Agai 41 , të bindnin nënën e

sulltanit valide Turhan të kërkonte një njeri të fortë për të drejtuar perandorinë 42 . Kështu më 1656 në

moshën 70 vjeçare u thirr Mehmet Pashë Qypryliu, i cili e pranoi drejtimin e qeverisë së Sulltanit vetëm

pasi të plotësoheshin disa kushtë 43 .

Ai pranoi postin e kryevezirit me kusht që Sulltani të mos refuzontë asnjë propozim të cilin do ta

jepte kryeveziri, se vetë ai do t’ë lejohej të bënte të gjitha emërimet dhe shkarkimet, se Sulltani nuk do të

kundërshtontë, nuk do të dëgjontë asnjë rival të tij, se të gjitha shpifjet kundër tij nuk do të përfilleshin 44 .

Mehmet pasha e përdori pushtetin e madh që kishte për të thyer bllokimin Venedikas duke i

dhënë fund luftës rraskapitëse me Venedikun dhe bllokadës së Dardaneleve me një pushtim të

suksesshëm të Kretës dhe fitores me Venedikun. Forcoi disiplinën në ushtri, vendosi rregull në flotën

ushtarake dhe ishte shumë i ashpër me ata, të cilët kundërshtonin urdhërat perandorake. Kështu ai shtypi

revoltën e Abaz Hasanit në Anadoll dhe të gjithë përkrahësit e tij i vrau, madje edhe Patriarkun e

Stambollit, Patrikun III 45 .

Në këtë kohë, kryeveziri, tashme në një moshë të thyer, duke kaluar të tetëdhjetat, vdiq pas një

sëmundjeje në vitin 1661.U varros në oborrin e bibliotekës së tij në Çemberlitash 46 . Ai kishte ndërtuar

shumë vepra gjatë sundimit të tij si; dyqane, hamame, xhami, shkolla fillore, hanë, mullinj me avuj dhe

me erë, edhe një bibliotëkë në Stamboll 47 .

Pas vdekjes se tij në pushtet erdhi i biri FAZLLI AHMET PASHË QYPRILIU (1661-1676), i

cili qëndroi në pushtet rreth 15 vjet si kryevezir (1661-1676). Ishte i shkolluar, i zgjuar, kishte urtësi,

bujari, maturi dhe në moshë të re 27 vjeçare emërohet kryevezir. Vazhdoi politikën e ndjekur nga i ati,

problemet e brendshme i’a kishte zgjidhur babai prandaj ai u mor më shumë me politikën e jashtme të

perandorisë. Pushtoi kështjellat rreth Vjenës dhe po përgatitej të pushtonte edhe vetë atë.

Në 1663 pasi pushtoi kështjellën e Ujvarës u mundua t’i drejtohej Kështjellës së Shën Gotardit

prej nga ku mund të merreshin nën kontroll rrugët drejt Gracit dhe Vjenës. Europianët u munduan ta

pengonin. Në këtë betejë asnjëra palë nuk doli fitimtare. Kështu që sulltani kërkoi paqe, e cila u pranua

dhe u nënshkrua në Vasvar (Ajzenburg).

41 . Kryearkitekti Kasem ishte me origjinë shqiptare. Ka ndërtuar edhe “Xhaminë Blu në Stamboll.

42 Ferit Duka, “Koha e Qyprylinjve”, botuar në përmbledhjen “Dinastia e Qyprylinjve në ish-Perandorinë osmane”, Naimi,

Tiranë, 2012

43 . Yasar Yucel & Ali Sevim, “ Turkiye Tarihi, III”, (Osmali Donëmi 1566-1730). f. 130

44 . Kurse i biri Fazlli Ahmeti, që vazhdoi pas tij në drejtim 1661-1676 vazhdoi që çeshtjet e qëverisë t’i zgjidhi në rezidencën e

kryeministrit, ndërsa mbledhjet e këshillit përandorak e humbën rëndësinë e tyre. S. Shaw. po aty, f. 254.

45 . Vrau rreth 12.000 koka, përfshi jeniçerë, spahinj, mësues, gjyqtarë e anëtarë të tjerë të ulemase, duke rivendosur rregullin pas

revoltës së tij.

46 . Sami Frashëri, vep. e perm., f. 155.

47 . A.Ozcan artikulli “Turk siyasi ve kulturel hayatinda Arnavut asilli sadrazamlar” i botuar në revistën “Rumeli Kulturu”,

sonbahar, 2002, sayi 3, s. 33.

Page | 110

Pas kësaj paqeje Fazlli Ahmet Pasha me forcat osmane rrethuan kështjellën e Kandisë dhe gjithë

pjesën e ishullit të Kretës. Për herë të parë u pushtua i gjithë ishulli i Kretës. Këtë të fundit ai e mori nga

venecianët në 1669 duke fituar jo pak lavdi për një fitore të tillë të bujshme 48 . Më vonë pasuan zgjerimet

territoriale në drejtimin e Detit të Zi, po kështu dhe në Podoljan e Kamenicien në Poloni. Pas

marrëveshjes së Zoravnos, Polonia u la nën qeverisjen e drejtpërdrejtë osmane dhe pjesa tjetër nën

sovranitetin e Sulltanit (Ukraina). Kjo do të jetë pika më e lartë e ekspansionit osman në Europë. Por në

këtë kohë ai u sëmur rëndë dhe vdiq në moshën 42-vjeçare. Kështu ai varros në tyrben e të atit në

Stamboll. Ka punuar dhe ka pasuruar më tej bibliotëkën e ndërtuar nga i ati, si dhe ka kryer mjaft vepra

bamirësie.

Kara Mustafa Pasha (Qypryliu)(1676-1683) që bën pjesë në këtë dinasti është dhëndërri i tyre.

Ishte personi që deshi të hyjë në historinë osmane si pushtues i Vjenës. Dështimi në këtë betjë ishte fatal

për jetën e tij.

Në vitin 1689-1691 në pushtet, në postin e kryevezirit erdhi Fazil MUSTAFA PASHA, djali i

dytë i Mehmet Pashës. Ai ishte i shkolluar në shkencat islame. Kishte kryer një sërë detyrash të

ndryshme. Kishte marrë poste të shumta deri ministër i arsimit të perandorisë, dhe vazhdoi gjer në

ngritjen e tij si kryevezir. Ai e humbi jetën në fushën e betejës në Hungari duke u qëlluar me plumb.

Kufomën i’a dërguan në Stamboll dhe e varrosën pranë të atit dhe vëllait. Ishtë një personalitet krenar, i

guximshëm, i drejtë, i dijshem dhe një njeri me virtyt. Edhe ky vazhdoi veprën bamirëse të familjes.

AMCAZADE 49 HYSEIN PASHE QYPRYLIU (1676-1683) djali i vëllait të Mehmet Pashës

Qypryliut. Në fillim ishtë admiral i flotës, ku pushtoi ishullin e Sakezit nga Venediku. Në vitin 1697-1702

u bë sadrazem. Gjatë kohës që ai drejtoi u nënshkrua nga qeveria e tij Paqja e Karlovacit, që do të ishte

fillimi i rënies së kësaj Perandorie. Për herë të parë gjatë sundimit të tij iu kërkua të gjithë zyrtarëve dhe

shkruesve të regjistronin të dhënat e tyre personale në dokumenta dhe t’i ruanin ato.

NUMAN PASHE QYPRYLIU ishte nip Mehmet Qypriliut. Qeverisi shtetin në vitin 1710. U martua me

të bijën e sulltanit në 1708. Është vlerësuar vetëm për masa radikale që mori në administratë. U largua me

dëshirën e tij nga pushteti. Për këtë dinasti dhe eposin e tyre janë shkruar edhe këngë për ta në poezinë

popullore turke:

“Devlet-I Han Muhammed’de Muhammed Pasa

Bes sene on gun uc ay oldu vezir-azam

Ahdiya oldu vefat’na bu m’sra tarih

48 R.Matran, (drejt.), Historia e Perandorisë Osmane, Tiranë, Dituria, 2004, 235-236

49 . Amxhazade- në gjuhën shqipe djalë i xhaxhait.

Page | 111

Koprili mulk-I adem koprusine basdi kadem”- ( Muhamet pasha, rob i dovletit të Pejgamerit, pesë vjet,

dhjet’ ditë e tre muaj qe grandvezir. Sundoi urtësisht sipas gjithë zakoneve, gjer kur Qyprilia mbi urën e

hicit kaloi).

d. Kryeministrat e shekullit XVIII

HAXHI HALILI ishte lindur në Elbasan. I ngjiti shkallët e karrierës me mundin dhe punën e tij duke

kryer detyra të shumta ushtarake dhe qeveritare, deri sa në 1716 u bë kryeministër. Në 1716 komandoi

ushtrinë osmane në frontin e Beogradit, por e humbi betejën. Shkarkohet nga detyra dhe emërohet Vali ne

Selanik, Agribozi dhe Kandia.

IVAZZADE HALIL PASHA bëhet kryeministër Në 1770. Punoi fillimisht si drejtues në doganë

dhe më vonë u ngrit në poste të tjera si bejlerbej i Rumelisë dhe më dhjetor 1769 emërohet vezir i madh.

Gjatë kohës së qeverisjes së tij rreth 4 mijë grekë të Peloponezit u transferuan në Akkoy të Anadollit.

Pasardhësit e tyre qëndruan deri në mbarim të Luftës së parë botërore kur u bë shkëmbimi i popullsisë

sipas vendime të Traktatit të Lozanës.

GJIRITLI MUSTAFA NAIL PASHA ishte i fundit që mbyll rreshtin e kryeministrave të

shekullit XVIII. Ai ishte lindur në një nga fshatrat e Korcës dhe kishte drejtuar për tre herë perandorinë.

Ky kryeministër u muar edhe me çështjen shqiptare. Bënte pjesë në grupin e aristokracisë shqiiptare që e

lidhte fatin e vendit të tij me atë të perandorisë. Ishte anëtar i komisionit të Stambollit i cili në viti 1870

punuan për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Me autoritetin e lartë që kishte, ai iu drejtua

personalisht vezirit të madh në detyrë Ali Pashës për dhënien e lejes për krijimin e një shoqërie kulturore

shqiptare.

Pas kësaj kohe vijnë kryeministrat e shekullit XIX, ku do të shquhet MEHMED FERID PASHE

VLORA nga familja e Mustafa Pashë Vlorës. U lind në Janinë më 1851 50 . Ka punuar si sekretar i

mytesarrifit të Kretës, pastaj inspektor i shërbimeve administrative. Ka drejtuar perandorinë nga 1902-

1908, pastaj u bë kryetar i Senatit dhe ka punuar si ministër i brendshëm perandorisë. Eshtë kryeministri i

cili deklaronte në vitin 1905 “se e kam për mburrje se jam shqiptar”

AHMET IZET PASHA, me origjinë nga Manastiri, ishtë kryeministër në vitin 1918. Njihet si heroi i

Luftës së Parë Botërore. Pasi përfundoi studimet ushtarake në Stamboll, u angazhua në funksione të

ndryshme ushtarake dhe mori pjesë në shumë beteja. Në luftën ballkanike osmanët nën udhëheqjen e tij

pushtuan Edrenenë. Në kohën e luftës së parë botërore punoi me një ushtarak Gjerman dhe kishte kryer

disa trajnime edhe në Gjermani. Kthehet në Stamboll në detyra të rëndësishme ushtarake: shef i Shatbit të

ushtrisë, pastaj edhe ministër i luftës. Në 14 tetor të 1918 pas disfatës që pësuan në Luftën e Parë

Botërore ministrat e turqve të rinj me në krye Talatin dhanë dorëheqjen. Sulltani emëroi si vezir të madh

50 Ibnul Emin Mahmud Kemal Inal, “Son sadrazamlar”, vol. III, s.1587-1653

Page | 112

Ahmet Izet Pashën, i cili qëndori në postin e tij vetëm 25 ditë sepse nuk u pajtua me nënshkrimin e

armëpushimit të Mondrosit dha dorëheqjen.

Në historiografinë shqiptare Izet Pasha është i njohur si një ndër pretendentët për fronin shqiptar

në vitet 1913, që shërbente si ruajtës i lidhjeve tradicionale të shtetit shqiptar me Perandorinë dhe

përkrahej nga shqiptarët e Stambollit, si edhe xhonturqit të njohur nga “Komploti i Beqir Grebenesë” 51 .

Megjithatë duke parë dëshminë që vetë Izet pasha i ka dhënë për këtë problem Pallavaçinit

ambasadorit Austriak në Stamboll përsëri besohet të kishte patur dy përpjekje nga ana e shqiptarëve por

të cilat mbeten në mes të rrugës nga mënyra e organizimit dhe e përkrahjes në terren, si dhe nga ai vetë i

cili “nuk mund të bënte asgjë në kundërshtim me vullnetin e Fuqive të Mëdha”, e sidomos “pa pëlqimin e

Austro-Hungarisëdhe Italisë 52 ”. Vec kesaj Izet Pasha tregoi se nuk kishte patur asnjë kontakt as me

qeverine turke dhe as me ndonjë tjetër, dhe nuk kishte të bënte fare me ngjarjet që ndodhen në Shqipëri,

në të cilat ishte shpërdoruar emri i tij” 53 .

DAMAT FERID PASHA ishte kryeministri i parafundit i Perandorisë Osmanë 1919-1920. Njihet si

nënshkruesi i Trakatit të Sevrës, në të cilën duke plotësuar dëshirat e anglezëve i dha fund Perandorisë

Osmane. Vendimet e Kongresit të Sivasit dhe kërkesat e botuara në gazetën “Irade Milliye” (Vullneti i

popullit) e detyruan Ferdi Pashën të japë dorëheqje 54 .

Konkluzione

Shqiptarët në krye të qeverive ndër vite lanë gjurmët e tyre në historinë e Perandorisë Osmane. Ata

kanë shërbyer jo vetëm si kryeministra por dhe në sektorë të tjerë.

Shqiptarët ishin jo vetëm luftëtarë, por dhe punëtorë, të denjë, të drejtë, të zgjuar, me aftësi mendore në

qeverisje dhe zotëronin një humanizëm të madh. Për këtë në vitin 1630, Koçi beu, nga Korca, i cili punoi

pranë sulltanit Mahmuti IV, shërbeu si këshilltar dhe jurist. Ai i paraqiti një raport-memorandum sulltanit

të përbërë prej 21 letrash, në vitin 1431. Libri “Risale”: kishte karakterin e një traktati, për të shpëtuar

shtetin nga dekadenca që ishte futur prej ryshfeteve, plaçkitjeve, intrigave të brendëshme etj.

Në një nga letrat e tij citonte: “...Ky shtet është aq i madh sa kur të ndreqet nuk do të ketë frikë

nga zhdukja. Eshtë një shtet, që mos e dhëntë Perëndia, po të prishen ushtarët e Islamit, nga pas do të

vijnë dhjetë ushtarë të rinj për një individ. Ky shtet madhor ka gjithë minierat dhe metalet e shtrenjta si;

51 51 A.Puto, Pavaresia shqiptare ne tryezat e Dilpomacise (1912-1914), Weso, Tirane, 2008, f.215.; shih, Eqerem Bej

Vlora,“Kujtime 1885-1925”, SHL&K, Tirane 2003. f.355

52 AIH (Arkiva e Institutit të Historisë” , HHHST, PA( Arkiva e Vjenës). Teleg.i konsullit Pallavicini ne Stamboll derguar

Ministirsë së jashtme në Vjenë, Stamboll 15.11.1912

53 AIH, po aty

54 Ali Ihsan Gencer- Sabahtin Ozel, “Turk Inkilap Tarihi”, DER yayinlari, sekisinci basim, Istanbul 2001, s.115

Page | 113

ari, argjendi, bakri etj. Edhe njerëzit kështu janë. Në viset shqiptare ka njerëz viganë që njëri nga ata

vlen sa dhjetë, pesëmbëdhjetë shpata. Janë trima me fletë si shqiponja dhe si sokolë...”. 55

Përtej të dhënave me karakter enciklopedik që parashtruam mendoj se ia vlen të theksohet se

historia e kryeministrave shqiptarë në Perandorinë Osmane është një sfidë për çdo njohës të gjuhës turke

dhe osmanologë të vendeve ku banojnë shqiptarë. Deri më sot historiografia jonë ka cekur dhe studiuar

ngjarje, zhvillime të personaliteve historike që kanë vepruar brenda trojeve shqiptare dhe kanë lënë jashtë

vëmendjes studimin e ndoshta këtyre personaliteteve që lanë gjurmë në drejtimin dhe qeverisjen osmane.

Ështëe vërtetë që për të punuar dhe shkruar mbi jetën e tyre është e vështirë sepse puna dhe vepra

e tyre u zhvillua në një periudhë të gjatë. Që të përcaktohet me saktësi origjina e tyre duhen parë me

vëmendje regjistrat kadastralë dhe shënimet që flasin për jetën e personave të përfshirë në sistmin e

devshirmesë. Në shënimet e tyre është lënë në hije prejardhja e tyre. Po kështu shumica prej tyre kanë

lindur në familje shqiptare brenda dhe jashtë Ballkanit si fëmijë të spahinjve-timarlinjë shqiptarë të

vendosur në timaret e dhuruara prej sulltanëve.

Referencat

Alpan, N. & Kaci, N. (1997), “Shqiptarët në Perandorinë Osmane”, Tiranë, Albin

Duka, F. (2012), “Koha e Qyprylinjve”, botuar në përmbledhjen “Dinastia e Qyprylinjve në ish-

Perandorinë Osmane, Tiranë,

Frashëri, S. (1994), Vepra 9, “Personalitete Shqiptare”, Shkup,

Frashëri, S. (2002), “Personalitetet Shqiptare në Kâmûs AL-a’lâm”, Logos A

Gençer, A. I. - Őzel, S. (2001), “Türk Inkilap Tarihi”, Der Yayinlari, Sekisinci Basim, Istanbul

Haus Hof Und Staats Archives, Politisches Archives- WIEN 1913

Ihsanoglu, E. (drejt.). (2009), Historia e Shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman, Vol I, Tiranë AIITC,

(Përkthyer nga grup autorësh)

Inal, I. E. M.K, “Son Sadrazamlar”, vol. III, s.1587-1653

Inalxhik, H. (1995,)“Perandoria Osmane periudha klasike 1300-1600”, Shkup

Kubat, Ű. (2001), “ Güç ve Ihtişam”, Altin Kitaplar Yayinevi, Istanbul,

Loka, N. “Arnautomania , 44 kryevezirë dhe 170 vjet qeverisje shqiptare në Perandorinë Osmane”,

botues Geer, pa vit botimi

Matran R, (drejt.), (2004)Historia e Perandorisë Osmane, Tiranë, Dituria, , 6

Őzcan, A. (2002),“Türk siyasi ve kültürel hayatinda Arnavut asilli sadrazamlar”, Revista “Rümeli

Kültür”, Istanbul, Sonbahar, sayi 3,

Puto, A. (2008), “Pavarësia Shqiptare në tryezat e Diplomacisë (1912-1914)”, Weso, Tirane,

55 . N. Apan & N. Kaci, “Shqiptarët në Perandorinë Osmane”, Albin, Tiranë 1997, f.57.

Page | 114

Skëndi, S. (2000) “Zgjimi kombëtar shqiptar”, Tiranë,

Show, S.J. (2006-7),. “ Historia e Perandorise Osmane dhe Turqisë Moderne”, Jehona Study Centër,

Tiranë

Topbas, O. N, “Osmanët. Me personalitetet dhe institucionet e tyre monumentale”, Progres, Shkodër

2009,

Vlora, E. bej (2003), “Kujtime 1885-1925”, SHL&K, Tiranë

Yücel, Y. & Sevim, A. (1991), “ Türkiye Tarihi, III”, (Osmanli Dönëmi 1566-1730), Türk Tarih

Basimevi-Ankara,

Page | 115

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!