24.07.2013 Views

MAPinfo - Ministria e Administratës Publike - Fillimi

MAPinfo - Ministria e Administratës Publike - Fillimi

MAPinfo - Ministria e Administratës Publike - Fillimi

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

VePriMtAriA e Ministres

MINISTRJA EDITA TAHIRI PRITI AMBASADORIN

AMERIKAN CHRISTOPHER DELL

•kosova, në këtë periudhë

të rëndësishme, është e domosdoshme

të ketë sistem funksional

të tërë aparatit shtetëror.

Ministrja e Ministrisë së Administratës

Publike, Mr. sci. edita

tahiri, në takim me ambasadorin e

shteteve te Bashkuara të Amerikës,

z. Christopher dell, ka shprehur respektin

dhe mirënjohjen për shtetet

e Bashkuara të Amerikës dhe

ambasadorin dell, për përkrahjen e

fuqishme dhe të vazhdueshme që

kanë dhënë për kosovën dhe popullin

e saj. Ajo ka theksuar se me

zhvillimet e fundit politike në vend

është dëshmuar një mentalitet i ri

në qeverisje, ku kohërat kanë ndryshuar

në kosovë dhe se ndryshimet

pozitive janë të mundshme.

ndërkaq, ambasadori dell ka

shprehur kënaqësinë që e takon

sërish znj. tahiri, tanimë në

pozitën e ministres. Ai ka thënë

se kosova, në këtë periudhë të

rëndësishme, është e domosdoshme

të ketë sistem funksional

të tërë aparatit shtetëror.

14

MAPinfo

diplomati amerikan ka theksuar

se meqë agjenda shtetërore e kosovës

është e fokusuar drejt zhvillimit

ekonomik, i cili është faktor

shumë i rëndësishëm në forcimin

e shtetit të ri,ndryshimet e fundit

janë të mirëseardhura dhe shBA-të

janë të inkurajuara me ndryshimet

e bëra. “në rrugën drejt së cilës

synon kosova, rol të rëndësishëm

ka edhe Ministria e Administratës

Publike, prandaj unë sot jam këtu

që t’ju shpreh përkrahjen e plotë të

shteteve të Bashkuara te Amerikës”,

ka thënë ambasadori Christopher

dell. Ai ka shprehur besimin e tij në

kapacitetet dhe përvojën të cilën

znj. tahiri e ka në karrierën e saj të

gjatë politike dhe diplomatike.

Ministrja tahiri e ka njoftuar

shkëlqesinë e tij, z. dell, se në Ministrinë

që ajo tashmë e drejton, ka

gjetur një kornizë pune institucionale,

por ka theksuar se institucionet

e kosovës kanë nevojë për rritjen e

dinamikës, cilësisë dhe të efikasitetit

të punës, që qytetari të ndjejë sa

më parë përmirësimin e kualitetit

të jetës. në vazhdim të takimit ajo

është përqendruar në prioritetet e

MAP-it, duke përfshirë këtu rrumbullakimin

e kornizës ligjore, që ka

të bëjë me administratën, sepse kjo

është e domosdoshme për lëvizjen

e proceseve përpara dhe bazë për

funksionalizimin e projekteve që

ndikojnë në procesin e reformimit

të administratës. Gjithashtu, qeverisja

elektronike, avancimi i infrastrukturës

qeveritare dhe procesi i

regjistrimit të popullsisë, janë objektiva,

realizimi i të cilave mundëson

një shtet funksional, administratë

të paanshme politikisht dhe

profesionale, e cila ofron shërbime

efikase dhe efektive, ka thënë ministrja

tahiri.

duke shprehur gatishmërinë për

të forcuar më tej bashkëpunimin

me shBA-të, ministrja tahiri theksoi

nevojën për mbështetje sa i përket

domenit më të lartë të shtetit

të kosovës në internet, për të cilën

kosova ka trashëguar të drejtën në

itu mbi parimin e sukcesionit.

ky ishte takimi i parë zyrtar me

ambasadorin dell, prej kur znj. edita

tahiri ka marrë drejtimin e MAPit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!