24.07.2013 Views

MAPinfo - Ministria e Administratës Publike - Fillimi

MAPinfo - Ministria e Administratës Publike - Fillimi

MAPinfo - Ministria e Administratës Publike - Fillimi

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

VePriMtAriA e Ministres

MINISTRJA EDITA TAHIRI

KA TAKUAR UDHËHEQËSIN

E PROJEKTIT FRIDOM

në një takim të veçantë, ministrja e Ministrisë së Administratës

Publike, znj. edita tahiri ka pritur sot drejtorin

e përgjithshëm të projektit FridoM, z. ugis sics,

të shoqëruar nga ekspertë të tjerë të këtij projekti. Ministrja

edita tahiri ka përgëzuar përfaqësuesit e FridoMit

për punën e deritanishme.

Me këtë rast ajo ka shprehur gatishmërinë e plotë

të Ministrisë që ajo drejton që proceset e filluara gjithsesi

të ecin përpara me një dinamikë dhe energji më

të madhe, të zhvillohen më tutje, duke respektuar afatet

kohore. “interesi nacional është që procesi i reformave

në Administratën Publike të përshpejtohet, për

dy arsye: e para, që qytetarëve t’ju ofrohen shërbime

më të shpejta, më cilësore dhe efektive, duke synuar

një administratë të paanshme, e cila udhëhiqet nga

filozofia se qytetari është i pari, ndërkaq arsyeja e dytë,

është se kosova në planin e politikës së jashtme synon

integrimet evropiane dhe euroatlantike dhe në kuadër

të kësaj dalin dhe obligimet për përmbushjen e standardeve.

Po ashtu, në Programin e Qeverisë së kosovës,

reforma e Administratës Publike, është një nga prioritetet

kryesore dhe gjithashtu është në kuadrin e konceptit

reformator të kryeministrit hashim thaçi”, ka

theksuar ministrja e MAP-së.

në anën tjetër, udhëheqësi i projektit, z. ugis sics, ka

falënderuar ministren për mundësinë e takimit të përbashkët

qysh në ditët e para të punës së saj si ministre,

si dhe ka njoftuar ministren me natyrën e punës së këtij

Projekti. Ai ka sjellë shkurtazi të dhënat rreth asaj se çka

deri më tani kanë realizuar, në cilën fazë ndodhet aktualisht

puna e ekspertëve të FridoM-it dhe cilat janë

planet për të ardhmen.

në vazhdim të takimit ministrja e MAP-së ka shprehur

interesim për çështje të caktuara që kanë të bëjnë

me natyrën e punës së Projektit FridoM, në lidhje

me Ministrinë që ajo drejton, por edhe me aspektin e

përgjithshëm të rishikimeve në gjithë Qeverinë.

18

MAPinfo

RIKONFIRMOHET

MBËSHTETJA E BANKËS

BOTËRORE

drejtoresha rajonale dhe koordinatorja për evropën

juglindore e Bankës Botërore, znj. jane Amitage,

e shoqëruar nga udhëheqësi i Bankës Botërore

për kosovën, z. ranjit nayak, vizitoi dje Ministrinë e

Administratës Publike dhe u prit nga ministrja, znj.

edita tahiri . Ministrja tahiri e ka njoftuar znj. Amitage

për prioritetet dhe strategjinë e MAP-së dhe

ka thënë që synon një administratë të qëndrueshme,

profesionale , të paanshme, ku qytetari është në

qendër të vëmendjes. Gjithashtu, ministrja e MAPsë

ka theksuar nevojën e krijimit të një instituti për

hulumtime në fushën e administratës, me ç’rast do

të krijohej një bazë e të dhënave të cilat do të ndihmonin

në planifikimin dhe krijimin e politikave publike.

Ajo ka përmendur dhe regjistrimin e popullsisë,

si një projekt të rëndësishëm për shtetin e ri të kosovës,

i cili do të krijojë të dhëna që do të jenë bazë e

planifikimit ekonomik të vendit.

Znj. jane Amitage ka uruar ministren tahiri për

postin e ministres dhe ka rikonfirmuar mbështetjen

e Bankës Botërore për MAP-në. Ajo ka theksuar se

beson që fryma e re e ardhur në këtë ministri do të

realizojë suksesshëm projektet për kadastrën dhe

Modernizimin sektorit Publik, për të cilat Banka

Botërore ka siguruar mbështetje me kredi në kuadër

të strategjisë kalimtare të Grupit të Bankës Botërore

për kosovën 2010- 2011.

duke e falënderuar për këtë përkrahje Bankën

Botërore, ministrja tahiri ka siguruar se ajo do të angazhohet

që të zhduken dukuri të tilla siç janë korrupsioni

e nepotizmi dhe t’i hapet rruga vlerësimit

meritor të punës dhe kapaciteteve në administratën

publike

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!