07.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

lejohet të bësh atë që nuk dëshiron ta bësh. Sepse “të dëshirosh” qëndron në

mes njeriut dhe Rrugës të së Vërtetës.

HILMIU

E kanë pyetur Hilmiun:

- Përse aq shumë interesohehs për gjëra të cilat nuk kanë lidhje me

përparimin e njeriut?

Ai u përgjigj:

- Nëse dëshiron ta njohësh se sa mundimshëm punon farkatari, shikoje

blozën e metalit në dyshemen e punëtorisë së tij.

VËSHTIRË

Një bandë hajdutësh e zënë rob një njeri i cili kishte pasur dëshirë ta

studiojë Rrugën e Sufizmit. Kur janë vërtetuar se ky nuk ka kurrfarë pasurie

apo gjëra me vlerë, ata filluan të diskutojnë se çfarë të bëjnë me të.

Ai përnjëherë u ngrit dhe filloi të bërtetë:

- Jo! Jo! Ju lutem më jepni kohë!

Udhëheqësi i banës i thotë:

- Mos u frikëso – do të përfundojë për një çast. Pasi që do të mund të na

njohës, ne do të vrasim. Vdekje me të vërtetë s’është asgjë, ne e kemi parë

shumë herë.

- Vdekja? foli ky burri. Nuk po brengosem unë për të. Derisa ju jeni

marrë vesh unë kam menduar se keni vendos që unë me të vërtetë të bëhem i

ndershëm. Kjo është ajo që me të vërtetë është e vështirë dhe afatgjate.

Kështu është krijuar grupa e sufistëve e quajtur Taifa-i-Duzdan

(Banda e hajnave); banda e hajdutëve aq shumë ka qenë e ngazëllyer nga

përjetimi sa që përnjëherë iu kanë bashkangjitur vikitimës së tyre për ta

pasuar Rrugën.

LEGJENDA MBI TRE BURRA

Kishin udhëtuar njëherë tre burra. Rrugës, në pluhur, kishin gjetur një

monedhë. Pasi që më nuk kishin pasur para, kishin filluar të grinden se çfarë

të blejnë me të.

Burri i parë kishte thënë: “Unë dua diçka të ëmbël të ha.”

15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!