03.04.2014 Views

Gazeta 55 PDF

Gazeta 55 PDF

Gazeta 55 PDF

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

C M Y K

E PËRDITSHME

E PAVARUR

Drejtor:

FAHRI BALLIU

Kryeredaktor:

ILIR NIKOLLA

Nr. 359 (5518)

Viti XVII i botimit

(numri i parë doli

më 18.10.1997)

E hënë,

30 dhjetor 2013

Adresa: Rruga

“Medar Shtylla”,

qendra e biznesit

Tel: 04/2321364,

Tel: 04/2321366,

Fax:04/2321365,

Tiranë

E-mail:

info@gazeta55.net,

gazeta55mail@

yahoo.com,

Internet:

www.gazeta55.al

Çmimi 30 lekë

Greqi 1,5 EURO

SUPLEMENTI KONTRAPUNKT 13-23

FESTIVALI 52

Hersi Matmuja, përfaqësuese

e Shqipërisë në Eurosong

“Analiza e “eurovizion.tv”: Ja si mund

të përmirësohet kënga e Matmujës

2014-a, viti i

reagimit masiv të qytetarëve

Kur paligjshmëria e pushtetit ndaj shtetit

tejkalon çdo limit, reagimi qytetar vjen i

fortë, për të shpëtuar shtetin nga

antikushtetutshmëria. Diskriminimi krahinor,

rikthimi i luftës klasore ndaj kundërshtarëve

politikë dhe zhytja e vendit në darën e krizës

dhe të një varfërie ekstreme, elementët që

po ngjizin një protestë moderne, e cila do

shkërmoqë një qeverisje të pamoralshme

dhe do rrëzojë kartelet financiare të klanit

privat të kryeministrit

2014-ta, 11 arsyet pse ky vit

do jetë viti i rebelimit popullor

Nga Mina Hysa

Agjenda konservatore,

humusi i fillimit të ri

politik të Bashës,

Mustafës e Menduh Thaçit

Nga Lavdrim Lita

FOTOLAJM

Nga Babazoti tek Baba Lypja - si po i zhburrëron

shqiptarët një qeveri zuzare, që ka aleate urinë

1 Janar 2014, Greqia merr presidencën

e radhës - Prioritet, rimëkëmbja

ekonomike dhe zgjerimi i unionit

Analistët, dyshime për

presidencën greke të BE-së

Dita/“Eurosig”, dhurata

për fëmijët e policëve

të rënë në krye të detyrës

FORUM

REFLEKSIONET E FUNDVITIT TERS, ‘13

Në 2014-n po hyjmë

me një meze-qeveri që

do një pirun të veçantë

Nga Eden Babani

Dymbëdhjetë muaj më parë, ardhjen

e vitit që po lëmë pas, (tashmë kanë kaluar

treqind e gjashtëdhjetë e kusur ditë,

Përsetë e Qoses, “Rojes

së Nderit” me grushtin

lart e shallin e kuq të

“Pionierëve të Enverit”

Nga Elvi Sidheri

Më është bërë traditë tashmë që

të mos i kushtoj fare ose shumë pak

vëmendje dokrrave dhe përsiatjeve të

Qëndrimi kundër Eqrem

Kryeziut në Prizren, hyxhym

i rrjetit mafioz ballkanik

pro-otoman e antishqiptar

Nga Rexhep Kastrati

Pronari i Limak që ishte bashkë me Erdoanin

në aeroportin e Prishtinës më 23 tetor në

një shfaqje televizive zgjedhore për Hashim

2

politike

E hënë, 30 dhjetor 2013

@ | www.gazeta55.al

Përse nuk hetohet Rama për dhuratën 240 milionë USD që i

bëri vetes, si dhe për punimet pa tender në Kryeministri?

Në një kohë kur personat me aftësi të kufizuara kanë disa muaj pa marrë pagesën e tyre, ndërsa pensionistët e rrogëtarët nuk kanë shpërblim, Rama i

bën dhuratë vetes 240 milion USD me ligj, ndërsa ka mbi 3 muaj që vijojnë punimet e paligjshme në Kryeministri. Punime ndërtimore pa leje ndërtimi

janë vepër penale, për më tepër që nuk ka as projekt të miratuar dhe as tender të shpallur. A do të hetohet Rama për paligjshmëritë?

Ndërsa kryetari i Bashkisë së

Kamzës, Xhelal Mziu, u arrestua

për punimet e një rruge në një

zonë të thellë, pasi dyshohet se

nuk është zhvilluar tender, Edi

Rama ka tre muaj që po kryen

punime me një vlerë 2 milionë

euro në Kryeministri pa tender

dhe ndaj tij nuk ka asnjë hetim

nga organi i akuzës. Prokuroria

po ndjek dy standarde në kryerjen

e hetimeve, pasi ka nisur hetimet

ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës

për një rrugë në një zonë tepër të

largët që po ndërtohet pa tender

dhe nuk ka nisur asnjë hetim

për punimet 2 milionë euro në

Kryeministri, të cilat po kryhen

nga Rama pa tender. Ky skandal

është denoncuar publikisht që

para tre muajsh nga opozita, por

çuditërisht Prokuroria nuk e

mori mundimin që të hetojë se si

po shfrytëzohen 2 milionë euro

për punimet që po kryhen në

Kryeministri. Në këtë rast, kemi

të bëjmë me dy shkelje ligjore,

edhe për vepër penale për ndërtim

pa leje në Kryeministri edhe

për korrupsion, pasi nuk është

zhvilluar tender për kryerjen e

punimeve. Opozita kërkoi sqarime

nga Rama për shpërdorimin e

parave të taksapaguesve, si dhe

iu kërkua Prokurorisë të hetonte

për këtë skandal, por Prokuroria

vazhdon të heshtë dhe të mos

kryejë asnjë hetim. Bëhet fjalë për

një shumë

marramendëse nga paratë e

taksapaguesve shqiptarë dhe

ky fakt duhet të përbënte një

shqetësim edhe për organin e

akuzës, por mesa duket Prokuroria

punon me dy standarde. Rama

i kapur në flagrancë me këto

abuzime luksi dhe për qejfet e

tij, nxitoi të justifikojë punimet

dhe shpenzimet që po bën në

Kryeministri, duke thënë se nuk

janë para të taksapaguesve, por

punë me kontribut vullnetar, por

nuk dha asnjë emër biznesmeni

apo subjekti që po kontribuon

vullnetarisht në punimet e

luksit në Kryeministri. Që nga

ky moment, kur Rama mashtroi

opinionin publik se kemi të

bëjmë me para nga kontributi

vullnetar dhe jo të taksapaguesve,

Prokuroria duhej të kishte nisur

hetimet, por nuk veproi. “Edi

Rama, sapo hyri në Kryeministri,

nisi punën duke rrëzuar mure,

1 Janar 2014, Greqia merr presidencën e radhës -

Prioritet, rimëkëmbja ekonomike dhe zgjerimi i unionit

Analistët, dyshime për

presidencën greke të BE-së

Nga 1 janari i vitit 2014, Lituania i kalon Greqisë kryesimin e presidencës së

Bashkimit Europian. Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras gjatë prezantimit

në Brukseli pas samitit të lartë të BE, prioritetet e presidencës greke që fillon

zyrtarisht prej 1 janarit, shprehu kënaqësinë se ajo përkon me rimëkëmbjen

e ekonomisë së vendit të tij, pas gjashtë vitesh të vazhdueshme recesioni.

“Vitit 2014 do të jetë viti i parë i rimëkëmbjes së ekonomisë në Greqi pas 6

vitesh shumë të vështira recesioni. Mbërritëm në fund të rrugës dhe fillojmë

prej vitit të ri, si vendi që ka presidencën e Europës, duke arritur një tepricë

primare, pra me një frymë kursimi në ekonominë tonë dhe duke rifituar

dinjitetin tonë të lënduar”, ka deklaruar Samaras. Sipas kreut të qeverisë

greke, katër akset kryesore të presidencës greke janë politika detare dhe

zona ekskluzive ekonomike, përballimi i emigracionit ilegal, mekanizmi i

mbështetjes bankare dhe rimëkëmbja ekonomike. Ai ka cilësuar si sfida të

reja sigurinë dhe mbrojtjen në Europë dhe sidomos sigurinë detare duke

përshëndetur masat për përballimin e emigracionit të paligjshëm. Por

megjithë buzëqeshjet nga Brukseli Samaras ndodhet përballë sfidave që

përballon Greqia, sidomos të papunësisë së madhe, të rimëkëmbjes së

ekonomisë dhe të sistemit të tatim taksave që ende nuk po konsolidohet

në vend, pas reagimeve të shumta në muajt e fundit për rritjen e paparë

të taksave sidomos ndaj pasurise së palujtshme. Ndërkaq, Athina zyrtare

premton se do t’i japë shtytje të fuqishme procesit të zgjerimit të Bashkimit

Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Do të bashkëpunojmë së

bashku dhe do t’i japim një nxitje të fuqishme Ballkanit Perëndimor. Ne, si

presidenca, patjetër do të jemi në favor dhe do të ndihmojmë sa më shumë

që mundemi për avancimin e zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor”, u

shpreh kreu i qeverisë greke, Samaras.

Analistët, dyshime për presidencën greke të BE-së/Presidenca e

radhës e BE nën drejtimin e Greqisë duket se nuk do të jetë e lehtë. Vendi

është në tensione politike e mbi të gjitha ka çështje të hapura ekonomike me

inspektorët e Trojkës të cilët kthehen në Athinë gjatë muajit të ardhshëm.

Ministri i Financave Janis Sturnaras, të cilin kryeministri Antonis Samaras

e ka mbështetur në mënyrë të përsëritur pavarësisht kritikave në rritje nga

shumë deputetë të koalicionit thotë se do të përfundojë raundin e ardhshëm të

reformave ekonomike përpara një samitit të Eurogrupit më 27 janar. “Greqia

nuk mund të mbajnë presidencën e BE dhe të ketë çështje të pazgjidhura me

troikën”, tha Sturnaras duke bërë thirrje që çështjet e mbetura pezull me Trojkën

duhët të mbyllen. Nëse Greqia merr këstin e ardhshëm të fondeve të shpëtimit,

një shumë prej 4.9 miliardë euro atëherë kjo do të jetë një stimul i fortë për

drejtimin e presidencës së BE-së në të kundertët presideca greke do të ketë

shumë vështirësi. Shumë analistë shprehin dyshime për aftesinë e Athinës të

drejtojë presidencën e BE, pasi Greqia ende nuk ka zgjidhur problemet e veta

e më pas të merret me ato të BE-së.

suva, hoqi parkete, tapete, stema

dhe flamuj. Por përveç kësaj,

Rama që e njeh mirë teknikën e

vjedhjes me fasada dhe mobilime,

qëllim tjetër madhor ka edhe

mbushjen e xhepave me punimet

pa prokurime brenda dhe jashtë

ndërtesës së Kryeministrisë.

Disa dosje të tij janë dërguar në

Prokurori, kur ishte ministër

Kulture dhe kryetar Bashkie”,

deklaroi një nga deputetët e

opozitës, kur Rama nisi punimet

pa tender në Kryeministri.

Opozita i drejtoi Ramës edhe disa

pyetje, për skandalin e punimeve

në Kryeministri. Cili akt i

Kryeministrit si titullar

institucioni ka autorizuar kryerjen

e punimeve, blerjen e mallrave

dhe shërbimeve? Me cilin akt

janë nxjerrë jashtë përdorimit

sendet e Kryeministrisë që

po zëvendësohen? Për këtë ka

procedurë. Vetëm pas kësaj

mund të fillojnë procedurat e

mëtejshme. Nëse është dhurim,

a ka një propozim për dhurim?

Nga kush është bërë, ku dhe

kur është protokolluar? Një

dhurim duhet pranuar me

aktmarrëveshje. Kur është bërë

ky akt? A janë përcaktuar në të

gjitha specifikimet e mallrave dhe

shërbimeve që po i dhurohen?

Deklaroi se me kangjellat e

hequra do të rrethohet Butrinti?

Cilës firmë, me cilin akt dhe me

çfarë procedure ia ka dhuruar

kangjellat e Kryeministrisë?

Firma që ofron dhurimin, duhet

të lëshojë faturë me TVSH e t’ia

dorëzojë Kryeministrisë, që të

përcaktohet vlera e sendeve dhe

gazeta

55

shërbimeve që merren në dorëzim

si dhuratë. Mbi bazën e kësaj

fature, ajo duhet të paguajë çdo

tatim sipas ligjit, pavarësisht se

po e dhuron punën, shërbimin

apo mallin. E ka bërë këtë firma

dhuruese”, tha Bylykbashi.

Në një kohë kur personat

me aftësi të kufizuara kanë

disa muaj pa marrë pagesën

e tyre, ndërsa pensionistët e

rrogëtarët nuk kanë shpërblim,

Rama i bën dhuratë vetes 240

milion usd me ligj, ndërsa ka

mbi 3 muaj që vijojnë punimet

e paligjshme në Kryeministri.

Punime ndërtimore pa leje

ndërtimi janë vepër penale, për

më tepër që nuk ka as projekt

të miratuar dhe as tender

të shpallur. Sa po kushtojnë

punimet mbi 3 mujore? Vetëm

shkallarët e mëdha me mermer

1 pëllëmbë të trashë kushtojne

mbi 500,000 euro. Kush po

paguan? A ka tender? Nëse

jo, kush po i bën dhuratë disa

miliona euro kryeministrit

tonë? A përbën edhe kjo një

vepër penale “marrje dhurate

të padeklaruar”? A do hetohet

Rama për paligjshmëritë?

Buxheti dhe paketa fiskale e Edvin Ramës për 2014

Taksat e reja, ja sa shtrenjtë

do paguajmë nga 1 janari

Mazhoranca miratoi në Kuvend

buxhetin e vitit 2014 dhe paketën

e re fiskale e cila në bazë të saj

ka taksimin progresiv. Tashmë

që prej 1 janarit shqiptarët do

të ndjejnë direkt pasojat e ligjit

të ri i cili u shoqërua me debate

të ashpra gjatë diskutimit në

parlament. Taksat që ndryshohen

me paketën e re fiskale janë të

shumta dhe fillojnë nga ajo mbi

pagën, akcizat e pijeve alkoolike,

cigares dhe karburantit, taksat e

biznesit të vogël dhe të madh etj.

Kështu, kur i referohemi pagës,

çdo qytetar që ka një rrogë deri

në 30 mijë lekë, përjashtohet nga

tatimi. Ata me rrogën nga 30 deri

në 120 mijë lekë në muaj tatohen

në mënyrë progresive me 13 %

ndërkohë që ata që marron mbi

130 mijë lekë tatohen me 23 %.

Ndryshime ka edhe në taksën e

qarkullimit. Kështu nga shtatë

lekë për litër për naftën dhe

benzinën, ajo bëhet 17 lekë për

litër. Ky ndryshim pritet të rrisë

koston e një litri karburant për

qytetarët me të paktën 12 për litër.

Edhe ata që konsumojnë duhan

do të preken nga ndryshimet

për shkak të rritjes së akcizës.

Nga 70 lekë për paketë akciza

bëhet 90 lekë për paketë duke

filluar nga 1 janari ndërkohë që

ajo do të rritet me nga 10 lekë

për paketë në 3 vitet pasuese.

Paketa e re fiskale parashikon

për herë të parë edhe akcizë mbi

pijet energjike. Ajo do të jetë

50 lekë për litër dhe pritet të

rrisë kështu çmimin e kanaçeve

me këtë produkt në treg. Edhe

taksat e biznesit të vogël dhe

të madh do të ndryshojnë nga 1

janari. Kështu, biznesi i vogël me

një xhiro vjetore nga 2 deri në 2

milionë lekë do të paguajë 7.5 %

të fitimit nga 10 % që ishte më

parë. Ndërkohë bizneset që kanë

një xhiro më të vogël se 2 milionë

lekë do të paguajnë vetëm 25

mijë lekë në vit nga 45 mijë që

ishte më parë për zonën Tiranë

- Durrës. Nga ana tjetër tatimi

mbi fitimin për biznesin e madh

shkon nga 10 % në 15%. Paketa

e re fiskale parashikon heqjen e

TVSH për ilaçet duke filluar nga

1 prilli ndërkohë që më parë ajo

ishte 10 %. Nga 1 janari do të rritet

edhe me 19% akciza për birrën e

importit dhe 39% ajo për birrën

vendase. Ndërkaq duhet thënë

se Paketa e re fiskale e qeverisë

Rama ka një kosto shumë të rëndë

për mbarë qytetarët. Nëpërmjet

taksave te reja Rama fut duart në

xhepat e shqiptarëve. Me këtë akt

të rëndë për jetën e qytetarëve

Rama i vuri flakën premtimeve të

fushatës për ulje taksash për 97%

të shqiptarëve, për ulje çmimesh,

heqje Tvsh-së për ushqimet,

ilaçet, lehtësimet në karburante,

e sa e sa të tjera. Piktori që kurrë

nuk arriti të bëhej piktor u bë

kryeministër.

Lëvizje e kufizuar e

automjeteve, shkak kriza

ekonomike dhe rritja e

çmimit të naftës/Këtë vit më

pak emigrantë shqiptarë apo

shtetas të huaj, do të kalojnë festat

e fundvitit në Shqipëri. Sipas

buletinit mujor të Ministrisë

së Brendshme për periudhën

1 mujore 17nëntor deri më 17

dhjetor në vend kanë hyrë 242.590

shtetas ndërsa kanë dalë jashtë

vendit 247.252. E njëjta situatë

është dhe për shtetasit e huaj

të cilët vizitojnë vendin tonë ku

trendi i daljes është më i lartë kjo

për shkak të festave të fundvitit.

Sipas operatorëve turistikë rënia

e fluksit të emigrantëve të cilët

kthehen në Shqipëri ndodh për

shkak të krizës ekonomike e cila

ka përfshirë Eurozonën ndërsa

situate pritet të përkeqësohet

dhe vitin e ardhshëm. “Vërehet

si tendencë edhe vjet edhe sivjet

ku janë në krizë ekonomike të

vendeve ku emigrantët punojnë,

ku përfshihen vendet e zhvilluara

si Greqia, Italia, Franca etj

në të cilat ka sot përqendrim

më të madh të emigrantëve.

Problemet ekonomike në këto

vende janë të rënduara. Kjo është

edhe një frenim të ardhjes së

emigrantëve për të ardhur për të

kaluar pushimet e Vitit të Ri në

Shqipëri” - tha Sadik Malaj. Sipas

informacioneve nga agjencitë

e udhëtimit numri i hyrjeve në

Shqipëri krahasuar kjo me të

njëjtën periudhe të vitit të kaluar,

ka rëne me 15 për qind.

gazeta

E hënë, 30 dhjetor 2013

55 @ | www.gazeta55.al

politike

3

2014-a, viti i reagimit

masiv të qytetarëve

Kur paligjshmëria e pushtetit ndaj shtetit tejkalon çdo limit, reagimi qytetar vjen i fortë, për të shpëtuar shtetin nga

antikushtetutshmëria. Diskriminimi krahinor, rikthimi i luftës klasore ndaj kundërshtarëve politikë dhe zhytja e vendit

në darën e krizës dhe të një varfërie ekstreme, elementët që po ngjizin një protestë moderne, e cila do shkërmoqë një

qeverisje të pamoralshme dhe do rrëzojë kartelet financiare të klanit privat të kryeministrit

Nga Leopold Kryeziu

Po troket 2014-a, ndërsa 2013-a

është në orët e fundit të tij. Një vit

ndryshe që mbyllet me plot surpriza

dhe të papritura. Ndërsa pritshmëritë

e 2014-ës tejkalojnë ato të 2013-

ës. Fjala është për klimën politike

dhe ekonomike në vend, rrjedhojë

e zgjedhjeve parlamentare të 23

qershorit që çuan demokratët në

opozitë dhe sollën socialistët në

pushtet. Fundja, i tillë ishte verdikti i

qytetarëve, pavarësisht peripecive

që shoqëruan procesin zgjedhor në

disa qarqe, ku u zbardh qartë skema

e blerjes së votave. Ishte Korça që

vulosi në fund fare korrupsionin

dhe paligjshmërinë elektorale që

konsumoi Partia Socialiste. Reagimi

qytetar ka një arsye më shumë për

të dalë rrugë më rrugë dhe shesh më

shesh kundër pushtetit që po denigron

shtetin. Bandat janë gjallëruar,

ndërsa kriminaliteti po njeh çdo ditë

e më tepër shifra alarmante. Në mes

të ditës dhe të pashqetësuar nga frika

e shtetit, një “bandë babagjyshësh”

grabitën Qendrën Tregtare TEG,

ndërsa ministri i Brendshëm s’u pa

asgjëkundi, u fsheh si struci nga

frika e përballjes me opinionin publik.

Ekonomia është në gjendje mjerane,

por përtej çdo logjike ekonomike,

Rama rriti borxhin, duke e bërë

gjithnjë e më të vështirë jetesën gjatë

2014-ës. Paligjshmëria e Edi Ramës

i mohoi Shqipërisë sërish, statusin e

vendit kandidat. Ishte paligjshmëria

dhe vendimet arbitrare të qeverisë

që çuan në “ndarjen” e vendeve

anëtare të BE, kur u diskutua

progres-raporti i Komisionit Europian

Agjenda konservatore, humusi i fillimit të ri

politik të Bashës, Mustafës e Menduh Thaçit

Nga Lavdrim Lita

Bota shqiptare ka mundur që gjatë

ecjes së saj në historinë botërore

të nxjerrë liderë të kalibrit të lartë.

Në dy dekadat e fundit në arealin

shqiptar në rajon kushtet për të bërë

politikë kanë qenë të kushtëzuara

prej një sërë faktorësh, qofshin këto

ideologjik, ekonomik, etnik, social dhe

kulturor. Megjithatë kushtet e vështira

nuk e kanë ndaluar daljen në pah të

liderëve si Sali Berisha në Shqipëri,

Ibrahim Rugova në Kosovë dhe Arben

Xhaferi në Maqedoni, që kanë punuar

shumë për kombin dhe në veçanti

për qytetarët që përfaqësonin brenda

ca kufijve shtetërorë. Secili prej tyre

ka dhënë për çështjen kombëtare

gjithçka sa kishin në dorë, pa hezitim

dhe me një guxim të pashoq. Kush

më pak, e kush më shumë, kjo

s’ka rëndësi. Padyshim koha dhe

historiografia larg të përditshmes,

me ftohtësinë e saj do mund t’u japë

vendin e merituar në faqet e historisë

shqiptare bashkëkohore.

Kuptohet vetiu, që këto liderë

të përmasave kombëtare janë

përfaqësues të një kulture politike të

paparë më herët. Kjo kulturë politike

ka veçantitë e saj, sipas kushteve

të mësipërme, por bashkohen në

pasurinë që kanë dhënë jo vetëm për

kombin si udhërrëfyes, por edhe për

partitë në të cilën kanë milituar duke

dhe rekomandimi i tij për t’i dhënë

vendit tonë statusin e kandidatit.

Blerja e votave në Korçë, kërcënimet

ndaj opozitës në parlament, sulmet

ndaj Presidentit të Republikës dhe

institucioneve Kushtetuese, zhbërja e

vendimeve të gjykatave me vendime

qeverie, prishja e konsensusit politik

me ligjin e Nëpunësit Civil, duke

rrezikuar sëriozisht reformat e statusit

apo dhe marrja e 240 milionë euro

borxh thjesht e vetëm për shpenzime

luksi, borxh i cili do rëndojë mbi

xhepat e taksapaguesve shqiptarë,

janë korpusi i paligjshmërisë dhe

antikushtetutshmërisë së Edi Ramës.

Emërimet në krye të institucioneve

mbartin po aq korrupsion sa edhe

klientelizëm. Nga çingijet e emëruara

drejtoresha në krye të doganave

dhe tatimeve të shtetit, tek drejtorët

e Koços në Albpetrol etj, Rama

po i jep qeverisë edhe ngjyrat e

familjaritetit, duke bekuar vëllain e

tij pas çdo ministri në nënshkrimin

e marrëveshjeve dhe tenderave,

si dëshmitar që “puna u krye me

sukses”. Emëroi në krye të policisë së

shtetit në shkelje flagrante me ligjin,

komisionerët ose ruajtësit e votave të

PS. Dhe rezultatet po dalin në krah,

prodhuar politikë safi, të një cilësie të

lartë.

Padyshim, që dorëheqja e Sali

Berishës pas humbjes së zgjedhjeve,

ikja e parakohshme e Ibrahim

Rugovës dhe Arben Xhaferit pas një

karrierë të gjatë politike, në të cilën

kanë qeverisur shqiptarët dy dekadat

e fundit, afërmendsh në kontekste të

ndryshme, kanë fermentuar njëfarë

konservatorizmi shqiptar me pasuesit

e tyre. Konservatorizëm në kuptimin e

ruajtjes me xhelozi të ideve madhore

politike të së djathtës, atdheu, familja,

prona, taksat dhe zoti, realizmi i

marrëdhënieve etj. Si dhe sjellja e tyre

me një gjuhë të re, të kuptueshme për

qytetarët.

Lulzim Basha në Partinë Demokratike

në Tiranë, Menduh Thaçi në Partinë

Demokratike në Shkup dhe Isa

Mustafa me LDK në Prishtinë kanë

në ADN-në e tyre kromozimin

trashëgimtar të lidershipit politik.

Pasuria e vlerave të tre liderëve

Berisha-Rugova-Xhaferi në të tre

trevat është gjallë dhe gjeneron

politikë. Lulzim Basha është kryetar i

Partisë Demokratike të farkëtuar sipas

imazhit të Sali Berishës, i cili ka nisur

një stinë të re politike në opozitë, pas

tetë vitesh qeverisje të së djathtës.

Arritjet e qeverisë së Sali Berishës nuk

u kuptuan në mandatin e dytë, sipas

meje, kjo edhe për shkak të mënyrës

së gabuar të paraqitjes së tyre, pasi

policia është tërësisht ineficente duke

vënë në rrezik sigurinë dhe rendin

publik. Edi Rama na turpëroi në sytë

e ndërkombëtarëve për çështjen e

armëve kimike siriane, ku fillimisht

partnerëve ndërkombëtarë u kishte

thënë “Po”, ndërsa i ndodhur përballë

presionit të qytetarëve u zbyth në

mënyrë të turpshme, duke marrë me

vete mashtrimin skandaloz. Shtetet

e Bashkuara të Amerikës janë jo

vetëm një vend dhe një komb mik,

por partneri kryesor i Shqipërisë në

arenën ndërkombëtare. Një i paudhë

dhe i çakërdisur, kurrsesi s’mund të

cenojnë marrëdhëniet e shkëlqyera

bilaterale mes dy vendeve. Të gjitha

këto të konsumuara vetëm për muajt

Tetor-Nëntor. Paligjshmëria s’ka

kufi. Muaji Dhjetor do regjistronte

të tjera vendime antikushtetuese

të Edi Ramës. Krahas zhbërjes së

vendimeve të qeverisë së mëparshme

me vendime qeverie, Edi Rama shkeli

çdo kufi ligjor me buxhetin e shtetit,

duke e dorëzuar atë në Kuvend 1

muaj me vonesë. Buxheti 2014-ë

dhe paketa fiskale që e shoqëronte i

nxorën shqiptarët sërish në shesh, kjo

pasi paketa fiskale parashikon rritjen

e taksave dhe të çmimeve për 97% të

shqiptarëve. Çfarë premtoi Edi Rama

në fushatë? Ulje të taksave për 97%

të shqiptarëve, ulje të çmimeve për

produktet bazë si dhe heqjen e çdo

taksë për inputet bujqësore. Por çfarë

po ndodh në realitet? Po ndodh ajo

që pritej dhe që ishte paralajmëruar

nga ish kryeministri Sali Berisha se,

premtimet e PS janë antiglobaliste

dhe të parealizueshme. Në buxhetin

e ardhshëm s’ka rritje të pagave dhe

pensioneve, ndërsa nga ana tjetër

edhe gjella e mirë kur serviret shumë

e nxehtë ka rrezik ta largojë njeriun.

Rrugët, energjia, taksat e ulta, NATO,

liberalizimi i vizave janë disa nga

arritjet madhore të qeverisë Berisha

që duhet të ruhen me fanatizëm nga

lidershipi i ri i PD. Për Lulzim Bashën

dhe të djathtën ruajta e kësaj pasurie

është një konservatorizëm që nuk

e humb vlerën dhe me vlerën e saj

të ndërtojë një fillim të ri pa eksese.

“Qytetari është i pari”, ka thënë Lulzim

Basha gjatë fushatës për Bashkinë e

Tiranë, të cilën e fitoi me një rezultat

të ngushtë, por me një rikuperim

fantastik të 20 mijë votave.

Menduh Thaçi, kryetar i Partisë

Demokratike Shqiptare në Maqedoni

të farkëtuar sipas imazhit të Arbën

Xhaferit, me të cilin ka menaxhuar

suksesshëm fluksin e madh të

refugjatëve dhe luftën e Kosovës;

ka tejkaluar, dhe madje në dëm

të kredibilitetit politik personal dhe

të partisë, luftën e vitit 2001, që u

mbyll me Marrëveshjen e Ohrit. Një

marrëveshje që për Menduh Thaçin

është e tejkaluar dhe se nevojitet një

e re, që do të përkufizonte më me

saktësi, dhe do të rregullonte më me

efikasitet, marrëdhëniet shqiptaromaqedonase.

Menduh Thaçi

mendon si shtyllë kryesore të kësaj

marrëveshjeje të re që propozon,

është ndarja me konsensus e buxhetit

të shtetit, që aktualisht është në

do dyfishohen çmimet si pasojë

e rritjes së akcizës për naftën. E

dëgjuat Edi Ramën kur tha se, “ne

jemi shëndoshur vitet e fundit dhe

në 2014-ën do na duhet të ecim më

shumë në këmbë”? E tha haptazi,

ditën për diell, duke vulosur rritjen e

çmimit të naftës. Ky shtet njeh dhe

konsumon veç paligjshmëri, prandaj

reagimi i qytetarëve duhet të jetë

i fortë, kërkues dhe demokratik.

Vetëm në këtë mënyrë, “uragani i

qytetarëve” do t’i thotë stop njëherë

e përgjithmonë shtetit të paligjshëm

dhe njerëzve të korruptuar. Ajo që

paralajmëroi revista e majtë më e

famshme e planetit “The Economist”

për 2014-ën si vit të shoqëruar me

trazira dhe revolta të qytetarëve,

duket gjithnjë e më pranë. Kjo pasi

shkaqet më kryesore të këtyre

zhvillimeve qendrojnë në zhgënjimin

e qytetarëve shqiptarë nga

premtimet elektorale të provuara

mashtrime të Edi Ramës për kujdes

shëndetësor, legalizime falas,

heqjen e TVSH-së për ushqimet

dhe energjinë, uljen e taksave për

97% të shqiptarëve, rritjen e taksave

dhe rritjen e madhe të borxhit publik

që do të shoqërohet domosdo

me rritje të shpejtë të varfërisë

dhe papunësisë dhe uljen e të

ardhurave, largimi i investitorëve të

huaj nga Shqipëria pas sulmit që po

u bëhet atyre me taksa të larta dhe

tentativën për t’i zhvatur. Të gjitha

këto e karakterizojnë Shqipërinë

gjatë 2014-ës, si vend me rrezik të

lartë destabiliteti. Kësisoj, 2014-a

është një vit i ri për politikën shqiptare,

për reagimin qytetar dhe për aksionet

shtetformuese të opozitës së PD.

përpjestim 97 % me 3 për qind, në

favor të maqedonasve.

Isa Mustafa, prej tre vitesh është

kryetar i Lëvizjes Demokratike të

Kosovës të farkëtuar sipas imazhit

të Ibrahim Rugovës dhe po bën një

opozitë qytetare në politikën kosovare.

Që nga themelimi i saj para afër 20

vitesh, LDK-ja e Ibrahim Rugovës

ka pasur një vizion të artikuluar

qartë për Kosovën shtet të pavarur

e demokratik dhe të integruar në

mekanizmat ndërkombëtarë dhe ky

vizion duhet të kalojë në një stad të

ri modern, i lakuar sipas kërkesave

të shoqërisë dinamike kosovare, çka

është në tërësi ajo shqiptare. Isa

Mustafa ka përballë një sfidë imediate

që të paraqesë LDK-në si një forcë

ndryshimi moral e qeverisës në punët

e Kosovës.

Sidoqoftë ajo që i lidh ngushtë

Berishën, Rugovën dhe Xhaferin

ka qenë ideja e pandarë e familjes

europiane, të cilës i përkasim me

krenari dhe synojmë të bashkohemi.

Ata nuk kanë pasur asnjëherë

dyshim për damarin perëndimor të

shqiptarëve. Besoj se as liderët e rinj

shqiptarë nuk kanë dyshime për këtë,

aq më pak Basha, Mustafa dhe Thaçi.

Por siç thoshte filozofi grek Herakliti:

“ndryshimi është e vetmja konstante”.

Fitimtarët e ardhshëm do të jenë

ata që do të dinë të ndryshojnë, të

përshtaten me ndryshimet dhe të

E dhëna e fundvitit/

Berisha, me 800 mijë

fansa në Facebook

Ish kryeministri Sali Berisha shënoi

dje në Facebook 800 mijë fansa.

Përmes një mesazhi të shpërndarë

në profilin e tij, Berisha përshëndeti

të gjithë ‘miqtë’ e tij. “Urime!

Urime! Sapo u beme 800.000! Të

dashur miq, le të përshëndesim ne

mikun tonë të 800 mijtë që sapo u

bashkua me ne. Një përshëndetje

të përzemërt dhe mirënjohje të

thellë për çdonjërin prej 800 mijë

miqve tanë, që me përkushtimin,

entuziazmin, energjinë e tyre

ndërtuan rrjetin tonë i cili edhe sot,

pas më shumë se një viti, kryeson

me rritjen e tij më të shpejtë,

me shtrirjen e tij më të gjërë (në

proporcion me papullatën) se çdo

rrjet tjetër i Facebook. E vërteta

është dhe do mbetet magneti i saj.

Urime, Urime! Gëzuar!”

Sajmir Tahiri, ministri

gjobëvënës

Policia e shtetit

u firmos gjoba

arbitrare qytetarëve

Gjobat e vendosura nga Policia

Rrugore, pa prezencën e drejtuesit

të mjetit, janë kthyer në një makth

për qytetarët. Para ca ditës një

emisioni televiziv investigative solli

fakte sesi policët e qarkullimit rrugor

gjobisin drejtuesit e automjeteve pa

dijeninë e tyre apo vendosin gjoba

për muajt pasardhës. Prej ditësh

në rrugët e Tiranës, policë me

dhe pa uniformën identifikuese të

strukturës së qarkullimit rrugor, kanë

zënë çdo cep e qoshe rruge, diku të

fshehur e diku përballë fare, gjënë

më të dukshme në të gjithë pamjen

e tyre kanë një bllok në dorë. Janë

policë të shumtë që kanë pushtuar

rrugët e Tiranës dhe kanë nisur një

sulm ndaj qytetarëve të kryeqytetit

që kanë një makinë për të kryer

nevojat e familjes së tyre. Në rrugë

kryesore apo rrugica, në bulevard

apo oborre shtëpish, policët janë

turrur me bllokun në dorë. Çdo polic

në ka bllokun në dorë, për të mos

thënë që në 70 për qind të rasteve

këto blloqe janë të plotësuara me

targat, sepse nuk ka sesi të ndodhë

ndryshe, që përdoruesit e makinave

shpeshherë ankohen për një gjobë

të tillë, duke thënë se makina e tyre

as ka dalë nga garazhi, se kanë

qenë jashtë apo të tjera pretendime

të tilla. Qytetarët mësojnë se janë

debitorë tek policia ose kur shkojnë

për të paguar ndonjë gjobë për

të cilën janë në dijeni, ose kur

kontrollohen rastësisht në rrugë nga

patrullat e policisë rrugore. Ankesat

sidomos në sportelin e komisariatit

të policisë së qarkullimi rrugor të

Tiranës janë rritur ndjeshëm, pasi

qytetarët shkojnë me vullnetin e

tyre të paguajnë gjobën për të cilën

janë në dijeni, por mësojnë se kanë

edhe 3-4 gjoba të tjera për të cilët

nuk ishin në dijeni. Po ashtu qindra

qytetarë shqiptarë kryesisht ata me

banim të përkohshëm në Greqi, u

është ndaluar udhëtimi drejt shtetin

grek, pa paguar më parë gjobat e

vendosura nga Policia Rrugore. Tre

ditët e fundit pranë sporteleve të

bankave në Kakavijë kanë paguar

gjobat mbi 350 persona të cilëve

u është privuar udhëtimi për në

Greqi, me urdhër të Drejtorisë së

Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Shumë prej tyre ankohen se numri

i gjobave ndaj tyre është i padrejtë,

dhe se për shumë prej tyre nuk kanë

qenë në dijeni më parë.

4

forum

Refleksionet e fundvitit ters, ‘13

E hënë, 30 dhjetor 2013

@ | www.gazeta55.al

Në 2014-n po hyjmë me një

meze-qeveri që do një pirun të veçantë

gazeta

55

Nga Eden Babani

Dymbëdhjetë muaj më parë, ardhjen

e vitit që po lëmë pas, (tashmë kanë

kaluar treqind e gjashtëdhjetë e kusur

ditë, qysh atëherë), e kam përjetuar

me parandjenja të pakëndshme, që

të mos them të këqija. Jam ndër

ata njerëz që kanë fobi për 13-n,

numër ters, ose, siç thuhet ndryshe,

që vuajnë nga triskaidekafobia

(triskaïdécaphobie). Thonë se

kompozitori i famshëm gjermanoamerikan

Arnold Schonberg ka

pas vuajtur nga triskaidekafobia.

Ç’rastësi! Ishte lindur të dielën,

më 13 të shtatorit 1874, dhe vdiq të

premten, më 13 të korrikut1951, në

moshën 76 vjeç, që 7 + 6 na bëjnë

13.

Patologji apo besëtytni? S’di ç’të

them. Le ta shpjegojnë specialistët.

Si triskaidekafob, do të pranoja

cilëndo, njërën ose tjetrën. Përderisa

një njeri i madh si Schnoberg paska

vuajtur nga e njëjta patologji apo

besëtytni, pse ta mohoj unë ankthin

që më provokon 13-a?

Në kinema ose në teatër, asnjëherë

nuk jam ulur në karrigen 13, as kur

karrigia me një numër çfarëdo, më

ka qëlluar në të 13-n radhë. Edhe

punët, përjashto ato të rutinës së

përditshme, nuk dëshiroj t’i nis në

datën 13, as në atë orë të parë të

pasmesditës, domethënë në orën

13. Dita ka 24 orë. Pse të mos i

shmangem tersit? Një orë është

ajo, ndër të njëzetekatërtat. Madje,

edhe nëse s’mund t’i shmangem,

sepse jeta, si përrua e rrëmbyer, sjell

lloj-lloj kërcunjsh, gjithsesi, e gjej

një kompromis me vetveten, duke

menduar se, së njëjtës orë, rëndom

i thonë 1 pas mesdite. Nuk është një

farë ngushëllimi?

Mirëpo ç’t’i bësh një viti të tërë,

si ky që po mbyllim, të cilit i ra të

mbante mbi shpinë tersin përgjatë

plot treqind e gjashtëdhjetepesë

ditëve, me plot 24 orë secila?

Shpesh kam thënë: Lavdi Zotit

që u dha hartuesve të kalendarëve

mendtë e hairit, të mos e bënin vitin

me 13, por me 12 muaj! Përndryshe,

çdo vit, do të bashkudhëtonim një

muaj të tërë krah për krah me tersin.

Shto edhe 13 datat 13 të çdo muaji...

Katastrofë, do të kishte qenë për ne,

triskaidekafobët.

Mbase me këtë sebep - fobia ndaj

13-s, - Kryeministri ynë s’po e zë

në gojë rrogën e mallkuar të numrit

ters, domethënë të 13-n. Të jetë edhe

ai triskaidekafob? E besoj dhe s’e

besoj... E besoj, sepse e 13-a rrogë

s’diskutohet më, ka marrë fluturim

për në qiellin e shtatë. Nuk e besoj,

duke menduar se, edhe në e pastë

këtë lloj fobie, ai duhet të ketë të

tjera, më të forta, më të qenësishme,

të cilat nuk e lënë të qetë. Zaten,

lista e fobive është tepër e gjatë.

Më e besueshmja do të ishte që, në

rastin e rrogës së tersit, i nderuari

ynë Kryeministër të jetë shtyrë nga

keqardhja për triskaidekafobët.

Kushedi sesa rrogëtarë syresh nuk

do ta pranonin! Lekë të shtampës 13?

Meazallah! Ters ndjellin ato, le të

jenë edhe flori! Do të thotë ndokush

se mund ta kishte quajtur, fjala vjen,

“rroga 12/1”, të kënaqte pakicën

dhe të mos e linte me gisht në gojë

shumicën. Zaten, tashmë janë të

njohura gjetje të tilla. Shumë hotele

nëpër botë, që t’i afrojnë ata pak

triskaidekafobë shtegtarë, dhomës

13 i thonë 12/1 ose e kapërcejnë 13-

n, ia vënë emrin 14. Shoqëria ajrore

“Air France” nuk e shënon fare

13-n në kabinën e avionëve të saj.

Mirëpo, - do t’i thosha pa mëdyshje

atij dikujtit -, Kryeministri ynë ka

të tjera halle mbi krye, përpara sesa

të merret me fraksione. Kryesore

e kryesoreve është të instalojë

shtetin policor pa fraksione dhe të

eliminojë kundërshtarët politikë të

cilitdo fraksion.

Fati deshi që, edhe unë,

triskaidekafobi i pandreqshëm, ta

përjetoja ‘13-n në tërë jetëgjatësinë

e vet, që nga dita e parë e janarit,

deri te dita e fundit e dhjetorit. Fat

i mirë a i keq, s’e them dot. Ama

di të them se kësisoj viti që mbart

shtampën e tersit, i bie të zbresë

në planetin tonë një herë në 100

vjet. A s’është fat të jetosh një vit

me shenjë? Në fund të fundit, le të

jetë edhe shenja e tersit. Tjetër gjë,

pastaj, të mendosh se çfarë do të

sjellë qindvjeçari i ardhshëm. Atë

le ta përjetojnë ata që do t’u bjerë

ai fat. Unë e hëngra ‘13-n me gjithë

bëmat aspak të këndshme që ofroi,

sidomos tersin e 23 qershorit. Për

tersin e radhës, atë të qindvjetorit

të ardhshëm - qershor, a korrik, a

çfarëdo qoftë - aq më bën, përderisa

brenda njëqind viteve që vijnë, njësh

me mua, triskaidekafobinë time do

ta kenë ngrënë krimbat e do ta ketë

tretur dheu!...

Për ne, shqiptarët, viti që po

mbyllim, nuk hyri aq i ashpër e aq

me bujë sa paraardhësit e vet të

këtij qindvjeçari riosh. Le të sjell

në kujtesë, fjala vjen, vetëm ardhjen

e 2011-s. Siç është shkruar tashmë

në analet e historisë, pa mbushur

ende muajin, bash më 21 të janarit,

2011-a i solli Tiranës katër viktima

të pafajshme. Ishin taksur kurbane

për autorin e “Kurbani”-t, lider i

atëhershëm i opozitës, në mënyrë

që ai të jetësonte ca ëndrra që e

mundonin qysh se pati braktisur

xhamadanët, brekushet e opingat.

Një avokat - asohere krah i djathtë

i xhamadan-brekushe-opingambajtësit,

sot i mbetur me gisht në

gojë - do të luste dhjetëra-mijëra

kurbane, që themelet e pushtetit të

marrë me grusht shteti të hynin në

legjendë, duke zbythur së andejmi

legjendën e lashtë të Rozafës. Desh

zoti, s’qe e thënë të na afrohej nja

dy vjet më pranë “rilindja” që po

përjetojmë...

Si vit elektoral, ‘13-ta do t’ia merrte

anën së keqes më me ngadalë e

më tinëzisht, ama me siguri të

garantuar njëqind përqind. Kësisoj,

do të priste shtator-tetorin, kur

kurba e trajektores së historisë të

arrinte pikën e infeksionit, mu aty

ku merr tjetër kahe. Ç’ vlente një

“rilindje njëfarësoj e përgjakur”

si ajo që do të na ofronte ’11-a,

përpara një “rilindjeje gjithfarësoj

e përgjakur”, projektuar gjatë 13-

s, dalëngadalë e në prapaskenë?

Gatuar me ngjala të majme në

Gjiun e Lalëzit, ajo do të ishte jo

vetëm më e shijshme, por ku e ku

më e frytshme: do të zhvleftësonte

një gënjeshtër afro katërvjeçare

bash ditën e gënjeshtrave, do të

vriste sërish viktimat e 21 janarit

2011, do të ngrihej në nivelin e një

aleance “strategjike” interesash të

përbashkëta mes shkaktarëve të asaj

gjakderdhjeje dhe do të kapërcente

me metodën efikase të shitblerjes

pengesën e fundit, 23 qershorin, që

të shpërthente me gjithë fuqinë e vet

e të jepte frytet e pritura në kohën e

duhur, bash në fund të vitit ters ‘13.

Afërmendsh. Viti 2011 s’mund t’ia

kalonte pasardhësit me shtampën

13, i cili, sa më shumë i afrohet

frymës së mbrame, aq më dashamir

po shfaqet për “Rilindjen”, duke

i blatuar asaj tre-katër kurbane

në ditë, me shpresë që t’ia lërë në

dorë stafetën 2014-s e ajo të shtojë

numrin e kurbaneve, sa të jetë taksur

Natën e Ngjalave.

I 13-i vit i këtij qindvjeçari paska

parapëlqyer muajt e tij të mbramë

të zgjatin pambarimisht listën e

tersit, bash ata muaj kur fituesit e 23

qershorit, të kishin marrë bindshëm

në duar frenat e karrocës-shtet. Lista

s’ka të sosur. Ç’të thuash më parë e

ç’të lësh pa thënë?

Hamshorët e azdisur të karrocësshtet

morën yrysh sakaq, me të ndier

erën e parajsës së premtuar. Qysh

në revanin e parë, hodhën në rrugë

mijëra punonjës të administratës

së trashëguar nga qeverisja e

përparshme dhe të investuar nga

taksapaguesit shqiptarë. Pasi

Gjykata Kushtetuese ia përplasi

në fytyrë Kryeministrit tonë

“Aktin Normativ” dhe e quajti

atë antikushtetues, mijëra dosje

pushtuan Gjykatën Administrative,

aq sa ajo s’do të dijë nga t’ia mbajë.

Ngrihet i marri, hedh një gur në pus.

Mblidhen kokë më kokë një mijë të

mençëm, nuk e nxjerrin dot. Kështu

gjykohen rëndom veprime të tilla të

papërgjegjshme.

Fill pas kësaj, erdhi ftohja - të mos them

krisja - e marrëdhënieve me aleatin

historik të shqiptarëve, SHBA-në. U

bënë shkak armët kimike të Asadit,

pranimin e të cilave Kryeministri ynë

e konsideroi katapultë qo do ta hidhte

në majë të Olimpit. Të bashkëjetonte

me banorët e perëndishëm? Kurrsesi.

Të hahej me Perënditë dhe me vetë

Zeusin, po! Ndonëse e ka në majë të

gjuhës, ai s’di çka është bashkëjetesa.

Jeta e tij politike flet për të kundërtën.

A nuk e ka sfiduar vite me radhë

ëndrrën e kahershme të shqiptarëve

për bashkëjetesë mes vedi, së pari,

pastaj edhe me familjen e madhe

europiane? A nuk e mallkoi sa mundi

Rrugën e Kombit, arterien që lidhi dy

pjesët më të mëdha të Kombi tonë,

ndarë në pesë shtete, me pesë a gjashtë

palë kufij shqiptaro-shqiptarë? Tashti,

në fund të vitit që mban shtampën e

tersit, gjeti rastin më të përshtatshëm

të shfaqte vetveten lakuriq, t’i

pështynte në fytyrë edhe liderët e

Olimpit Europian, sipas parimit të atit

të vet shpirtëror: “Qentë le të lehin,

karvani shkon përpara”.

Në të vërtetë, karvani po shkon prapa,

për të mbërritur pikën ku u ndal

karvani i Bllokut enverhoxhist, tashmë

i ringjallur, i pasuruar, i përforcuar e i

gatshëm të rimarrë rrugën e nisur qysh

më 1944. Se për ku po shkon karvani i

ri, po e përjetojmë dhe po e shohim me

sytë tanë. Tritol në themele shtëpish,

padi dhe arrestime politike, kontroll

i Parlamentit me shumicë të cilësuar,

mospërfillje e Kushtetutës ose

tendenca për ndryshimin e saj me akte

normative, shfaqje teatrale me plot

ministra kukulla që dredhin zinxhirin

ngase s’dinë me çka të merren,

administrim institucionesh qendrore

me adoleshentë, thyerje burgjesh të

sigurisë së lartë, grabitje me kostume

e mjekra babagjyshërish të Vitit të

Ri, viktima të përditshme, taksa

që zhvatin e falimentojnë biznese

dhe që paralajmërojnë recesion të

pashmangshëm, papunësi që nxit

varfëri të tejskajshme e kriminalitet...

Uf! S’kanë të sosur, ama të gjitha

flasin me një zë. Flasin më shumë

sesa demagogjia e premtimeve të

sheqerosura, ngritur në sistem. Me sa

duket, tashmë, në mbyllje të vitit ters,

karvani i ri ka mbërritur bash në atë

shenjë vendi ku u nda me të vjetrin,

ku u nda me maskat, të cilat rilindën

njësh me të ashtuquajturën “Rilindje”.

Pjesën tjetër të rrugës, karvani

shpreson ta bëjë nën mbrojtjen e

maskave, të vjetra e të reja, siç u

përpoq ta bënte në ’97-n karvani i

mbetur nga i pari, ani se shkoi drejt

humnerës, si paraardhësi. Sot, përvoja

e fituar prej ’97-s, sado e pasur qoftë,

gjithashtu nuk mund të jetë garanci,

përderisa hesapet duhen bërë me

hanxhiun, të cilit, pasi gaboi më 23

qershor, i ka ardhur në majë të hundës,

pa dalë ende viti i tersit...

Thua se s’mjaftonin të gjitha këto,

muajt e fundit, ‘13-a e ka goditur dhe

po vazhdon ta godasë keqas politikën,

të cilën e ka tjetërsuar, e ka bërë të

pabesueshme për shqiptarët, po e

nxjerr dita-ditës jashtë loje. Parlamenti

nuk është më vendi i debateve politike,

po i fyerjeve dhe i armiqësive.

Komisionet parlamentare, po ashtu.

Gjatë seancave parlamentare,

alternativat politike të pakicës, pasi

paragjykohen, shumëzohen me zero.

Me zero shumëzohen edhe mendimet

e specialistëve, nëse nuk kanë fije

lidhjeje me kartonët e shumicës. Për të

miratuar një ligj në Parlamentin e dalë

nga 23 qershori, asgjë s’ka vlerë më të

madhe sesa kartonët-pupacë të Natës

së Ngjalave, të cilët mbyllin seancat

e stërzgjatura parlamentare të pasura

me fyerje të ndërsjella, siç perdja

mbyll skenën ku është luajtur një skeç

humoristik. Për fat të keq, në kurthin

e këtij lloj skeçi parlamentar, jo rrallë

kanë rënë edhe politikanë tashmë të

sprovuar bindshëm dhe të respektuar

nga kancelaritë europiane e më tej.

E dhimbshme kjo, por e vërtetë,

ndaj shpesh kam pyetur veten:

Këta të fundit kanë rënë në kurth

apo s’kanë nga ia mbajnë dhe ua

kthejnë reston kolegëve me të

njëjtën monedhë? S’kam ditur ç’të

them. I ndodhur përpara një fakti

të pakundërshtueshëm, e kam lënë

pyetjen time pa përgjigje. Gjithsesi,

do të kisha besuar të dytën. Reston, siç

e lyp pazari. Pazari i ndyrë, monedha

e ndyrë. Restoja po ashtu, me të

njëjtën monedhë, në mos me më të

ndyrën. Tek kam ndjekur këto ditë

pazarin e ndyrë që po i imponohet

politikës shqiptare nga Nata e

Ngjalave, më ka rënë ndërmend

një rrëfenjëzë që kam dëgjuar dikur

për një poet të njohur të letërsisë

botërore. Madje shumë emra poetësh

të mëdhenj përmendnin asohere

ata që e tregonin, por unë s’e kam

vënë ndonjëherë dorën në zjarr për

asnjërin, përderisa s’kam parë gjë

me sytë e mi dhe s’kam lexuar kund

nëse ka qenë e vërtetë apo jo ajo çka

kishte ndodhur me poetin. Zaten,

duke kaluar gojë më gojë e vesh më

vesh, kjo puna e rrëfenjëzave është

bërë si telefon i prishur. Megjithatë, të

sajuara a të vërteta, rrëfenjëzat e kanë

trokun të rëndë dhe godasin në shenjë.

Kundërshtarët e poetit - le ta lëmë pa

emër -, duke ia ditur dobësinë ndaj

seksit tjetër, e ftuan atë për darkë dhe i

vunë në pjatë pjesën e turpshme të një

bejke të majme, pjekur e skuqur për

lezet. Nën këqyrjen ironike dhe idiote

të ftuesve, i ftuari nuk e dha veten.

U ngrit në këmbë dalëngadalë që t’u

ngjallte kureshtjen, dhe, pastaj, që t’i

godiste sa më rëndë në ndërgjegje,

bëri një gjest gjithashtu të turpshëm,

duke thënë: “Kjo meze këtë pirun

do”. Morali i rrëfenjëzës është i qartë,

sado që s’dihet kishin a s’kishin moral

e ndërgjegje ftuesit e poetit tonë pa

emër. Por, nëse do t’i referohesha

moralit politik dhe ndërgjegjes

politike të së majtës shqiptare, do të

thosha me bindje se ato kan marrë

fund qysh Natën e Ngjalave të vitit

ters ’13.

gazeta

E hënë, 30 dhjetor 2013

55 @ | www.gazeta55.al

forum

Përsetë e Qoses, “Rojes së Nderit” me grushtin

lart e shallin e kuq të “Pionierëve të Enverit”

Nga Elvi Sidheri

Më është bërë traditë tashmë

që të mos i kushtoj fare ose

shumë pak vëmendje dokrrave

dhe përsiatjeve të zakonshme

të Rexhep Qoses nëpër faqet e

ndryshme të shtypit tiranas.

Gazeta tonat të njohura...edhe

ndër ato me më tepër influencë

e autoritet, nuk kanë munguar

kurrë që këtij njeriu i cili sa herë

i vjen mundësia, vetëparaqitet

si mendja më e ndritur e

shqiptarizmës (dhe enverizmës,

orientalizmës, prapanizmës

etj), t’i dhurojnë hapësira për

intervista të pafundme, plot me

gjykime, dënime “a priori”...pa

gjyq, sentenca dhe deklamime

ekstremiste.

Shkurt dhe me pak fjalë, përpara

se zotëria (apo shoku) në fjalë,

t’ia niste lajthitjes masive dhe

fantazive të tij ku shoku Enver

zë vend domosdo dominant (si

dhe qëndron ulur galiç brenda

shpirtit të Qoses), gjëja e vetme

që unë si qytetar i thjeshtë

shqiptar dija për të, është se

Rexhepi na ishte një personazh

eminent nga trojet shqiptare

të Kosovës, një tip akademiku,

ndër të tjera edhe pjesëmarrës

në Kongresin e Drejtshkrimit

të Gjuhës Shqipe të 1972-shit

në Tiranë. Si mbështetës i

lirisë së kujtdo shqiptari, për

të folur dhe gëzuar dialektet

shqipe të zonës së tij, aq sa edhe

mbështetës i bindur i gjuhës

sonë të njësuar letrare, e vetmja

gjë pra që ma sillte në mendje

Qosen si figurë, ishte fakti që e

lidhja automatikisht këtë njeri,

me gjuhën letrare shqipe dhe

Kongresin e vitit 1972.

Të kishte qëndruar kjo

përshtypje e largët vetëm brenda

këtyre suazave, atëherë Qosja do

të më mbetej më tepër indiferent

sesa tjetërgjë. Por zotëria e tij

nuk di (apo nuk do) që t’u rrijë

indiferent njerëzve dhe bën të

pamundurën që nëpërmjet korit

mediatik që i mban ison, tezat e

veta trushpëlarëse komunistoprapanike

t’i bëjë të kumbojnë

porsi tinguj kambane të

përmortshme në ditë varrimesh,

kudo ku shqiptarët jetojnë. Nuk

ka nevojë që të merrem tepër

gjatë me ato çfarë ky njeri bën

dhe thotë e predikon.

Të gjithë jemi në dijeni të

bindjeve të tij, ashtu si edhe të

figurave që ka fort përzemër (t’i

ketë për vete, ç’arsye ka që të na

rrokanisë neve të tjerëve kokën

ndërkohë?). Ia njohim gjerësisht

përqasjet si dhe orientimet

ideologjiko-rajonale, apo edhe

mendimet e tij për periudhat e

ndryshme të errëta (Monizëm-

Pushtim 5 shekullor osman).

Qosja për lexuesin apo shqiptarin

e thjeshtë që i hedh ndonjëherë

një sy edhe shkarazi gazetave,

është si një libër i hapur. I kemi

stërdëgjuar deklaratat e tij për

Enver e Parti, për dashurinë e

vet të pakufishme si për sistemin

monist, ashtu edhe për pasuesit

gjenetikë dhe ligjorë të partisë së

1941-shit, e dimë mirë sesa koka

dhe shpirti i qëndrojnë të ndarë

në një skizmë të përhershme, mes

Realitetit Socialist dhe Orientit

të errët osman. Atëherë përse ky

papagall vetëpërsëritës na sillet

dhe risillet rregullisht, me një

saktësi të admirueshme edhe nga

ora më e përpiktë zvicerane, në

mediat tona papushim? Të ishte

se na pati prerë malli për regjimin

e para 90-ës, mjaftojnë, dalin

dhe teprojnë filmat me partizanë

trima, me mitralierë heroikë e me

njësite guerrilë, kemi historitë

e pafundme me sigurimsa, me

ndërtime atdheu, me armiq të

popullit e kështu me radhë. Sa e

lodh dhe i bëj sallatë apo përshesh

trutë e mia duke u përpjekur të

dëgjoj (aq më tepër të kuptoj)

Rexhepin, më lehtë do e kisha

që të ndiqja ndonjë dokumentar

propagandistik të AQSHF-së, ku

ai zëri tipik i spikerit triumfalist

(nën çdo regjim diktatorial,

spikerët e këtyre dokumentarëve

model AQSHF-je, Istituto LUCE

fashist etj, njëlloj tingëllojnë

sa komikë aq edhe acarues për

veshin e dikujt që është rritur në

demokraci)...të çan veshët duke

u rrekur të të tregojë sukseset e

“jashtëzakonshme” të Shqipërisë

socialiste.

Gjithsesi e kam të qartë që Qoses aq

i bën që unë e shumë të tjerë, nuk

duam t’ia dimë për marrinat e tij!

Fakti që për të flitet, diskutohet,

ngrihen teza dhe hipoteza apo

synohen e thuren konspiracione

tavolinash kafeneje përmbi

intervistat e këtij personazhi bizarr

me prirje të lindura drejt groteskut

më absurd, lejon që ai dhe hija e tij

ndotëse, të mos na ndahen edhe

neve që ngenë Qoses nuk ia kemi

aspak. Ç’na pati thënë dhe pohuar

ky tipi së fundi? Ja që Enveri nuk

ishte i krahasueshëm me Hitlerin

e që padyshim do na e kishte pasur

edhe ndonjë vlerë të madhe si

figurë historike e ku di unë çfarë

thagmash të tjera të këtij lloji. Tani,

që shoku Enver nuk ka qenë Hitleri,

këtë gjë e dimë edhe vetë ne, pa u

shfaqur fare nevoja që “ujin e lagur”

ta sjellë kokën deri në Tiranë që të

na e shpjegojë dhe zbulojë Rexhep

Qosja. Ka diçka në këtë mes, që

qysh në kohën e lëvizjeve të mëdha

demokratike pas dhjetorit 1990, u

bë e njohur spontanisht shprehja

“Enver-Hitler”! Ndoshta Qosja e

ka parasysh një slogan të tillë që

nuk i vë në krahasim, por për më

tepër i barazon për nga ligësia këta

dy monstra-diktatorë. Ndërkohë

periudha kur kanë jetuar (dhe

vrarë e prerë njerëzinë) Enveri ynë

me Hitlerin e gjermanëve, është e

ndryshme. Të dy dihet të kenë qenë

personazhe të mugët, të fshehtë,

të mistershëm, tepër keqanë

në karakter dhe natyrë, aspak

njerëzorë në sjellje, paranojakë

si dhe cazë devijantë në sferën e

tyre intime aq sa edhe të dështuar

në jetën që bënin para ngritjes në

fronin e Diktatorit apo Fyhrerit.

Por në të njëjtën kohë kemi lexuar

ose dëgjuar që Hitleri nuk e kishte

tepër të preferuar heqjen qafe të

bashkëpunëtorëve me të ngushtë

si ky merhumi ynë (Koçi Xoxe,

Mehmet Shehu, Beqir Balluku...

pse jo edhe Qemal Stafa e shumë

idealistë të tjerë të orëve të para,

të cilët “rastësisht” spiunoheshin

dhe binin pak si shpesh në prita të

armikut). Po ashtu Adolfoja aleatët

nuk i ndërronte sipas humorit siç

bënte rëndom Enveri jonë. Duan të

thonë historianët e mirëinformuar

si edhe librat e kësaj fushe, që

Mussolinin e vetëshpallur “DUX”

ose italisht “il Duce” (që domethënë

“udhëheqës” në latinisht dhe

italisht...prandaj edhe vetëquajtja

si “udhëheqës” në një demokraci,

aq më shumë me një prapavijë

tejet të rëndë dhe dramatike

diktatoriale si kjo e jona, është

aventurë e rrezikshme)...Hitleri e

liroi nga burgimi pas 8 shtatorit

1943 dhe kapitullimit të Italisë

fashiste. I marri i Berlinit, pak

aleatë kishte dhe atë më të afërtin e

besnikun, nuk e la në baltë fundja.

Ky birboja jonë çfarë bëri

ndërkohë? Iu ngjit si “m... pas

këpucës” jugosllavëve pikësëpari.

Si i shtrydhi dhe i përdori ata,

si ua kopjoi një më një UDBAnë

(drejtorinë e sigurimit

shtetëror, pra “Sigurimin” tonë)

bashkë me shumë metoda të

tjera gjakatare jugosllavëve,

udhëheqësi ynë vizionar, iu qep

“pashqepshmërisht” mbrapa edhe

sovjetikëve. Kur edhe nga këta nuk

kishte më çfarë të thithte si dhe kur

ylli polar shoku Stalin, shkoi në

botë më të mirë, atëherë brenda

njëfarë kohe u gjet kontakti dhe

vija e njëjtë politike edhe me

shokët kinezë, me revolucionet

e tyre të tmerrshme kulturore,

me baletet e “Detashmenteve

të kuqe të grave” dhe me antikulturën

e ngritur në piedestal.

Jemi po ashtu të informuar,

që politika shfarosëse e

përkryer nazisto-hitleriane,

synonte kryesisht shtetasit

gjermanë me kombësi dhe

origjinë, sikur edhe të largët,

hebreje mbi të gjitha. Më pas u

vinte radha njerëzve të etnisë

rome, shtetasve me probleme

mendore apo trupore e sigurisht

edhe atyre (të paktëve) që e

mendonin ndryshe nga teoritë

nacional-socialiste.

Ky humbamenua ynë ndërkohë?

Ky jo më që nuk merrej me të

tjerë përveç shqiptarëve (sepse

megjithë hakërrimet dhe

çjerrjet gjasme kërcënuese,

tërë aparatin ushtarakopropagandistik

e pati kurdisur

eksluzivisht në shërbim të një

sistemi thelbësisht dhe vetëm

mbrojtës e kurrsesi sulmues

ndaj ndokujt), por gjithë peshën

e diktaturës së proletariatit e

vendoste me dorë të hekurt,

mbi shpinën e popullit të vet të

ngratë.

Po qe se Hitleri njihet për atë

që u bëri hebrenjve, Europës

dhe botës së qytetëruar, për

krimet dhe kampet e shfarosjes

në masë ku dërrmueshëm e

pësuan të huajt e çdo kombësie

të mundshme (hebrej, romë,

rusë, polakë, francezë, anglezë,

italianë, amerikanë, jugosllavë,

shqiptarë etj), Enveri njihet dhe

do të mbetet në histori për shkak

të gjëmës së pashoqe që i bëri

popullit të vet. Kaq çnjerëzor,

kaq i pashpirt, kaq kthjelltësisht

kriminal ndaj njerëzve të gjakut

të vet, do pranuar se jo vetëm në

shekullin e kaluar, por edhe në

histori, pakkush ka mundur të

jetë!

Ndoshta Pol Poti në

Kamboxhian e viteve 70-të

(duke mbajtur përherë parasysh

se Shqipëria ishte dhe është një

5

vend europian, pra jo ndonjë kënd

i botës i harruar nga Zoti, ku mund

të testohen edhe eksperimente

makabre si ky i lartpërmenduri

me miliona të vdekur si pasojë e

marrëzisë komuniste)...mund të

krahasohet për nga shtypja dhe

metodat çnjerëzore të përdorura

kundër popullit të tij, me atë që

qytetarët shqiptarë kanë hequr

në kurriz nga personi për të cilin

jargëzon ditë e natë Rexhep Qosja

dhe shpura e të ngjashmëve me të

në Shqipëri e gjetkë. Ndryshimet

e njohura midis Enverit dhe

Hitlerit nuk mbarojnë me kaq

dhe detaje të modelit “njëri me

mustaqe e tjetri pa to”, nuk bëjnë

ndonjë diferencë të madhe.

Di t’i them shokut Qose, se po

qe se Adolfi tmerroi dhe trembi

gjer në palcë një botë të tërë, ky

i joni, ia hëngri mishin megjithë

palcë dhe kocka, vetëm popullit

të vet, asgjë më tepër. Për botën

gjatë sundimit të tij vrastar,

Shqipëria dhe populli i saj,

figuronte nëpër harta dhe dijenitë

e të huajve, si një kënd i panjohur,

i bunkerizuar, me një lider të

rrjedhur nga trutë i cili vuante nga

deliri i madhështisë e që duke u

vetëkonsideruar si “Luan Europe”

përballë homologut kinez, ndihej

në luftë me gjithë globin dhe i

rrethuar nga armiq të jashtëm e

të brendshëm. Fakti që pas plot 23

vjetësh demokraci, ende kushdo

gazetar apo turist i huaj, kur të

flasë apo shkruajë për Shqipërinë,

sërish do të prekë qoftë edhe

përciptazi 700 mijë bunkerët dhe

udhëheqësin delirant izolacionist,

shërben për të na treguar, se

hija e idhullit të Qoses, vështirë

të na ndahet neve shqiptarëve,

edhe po e futur gojën në punë

ky i “ftofmi n’tajare”. Pa dashur

fare të merrem me arsyetimin

dhe deformimet e dukshme

të personalitetit të shokut

Rexhep, duke ia mirëkuptuar

atij fare çiltërsisht dashurinë,

përkushtimin dhe besnikërinë

e devotshme për veprën dhe

mësimet e “paharrueshme” të

xhaxhit Enver, sidoqoftë do kisha

sugjeruar edhe një zgjidhje për

ta kufizuar sadopak praninë e tij

mediatike.

Tashmë që e kemi marrë vesh të

tërë, pa përjashtim feje, krahine

dhe ideje se ku e ka punën,

çfarë mesazhi synon përherë

të përçojë përmes intervistave

të tij tek publiku i gjerë ky

njeri, ndoshta edhe për hir të

mirëqenies së tij personale,

ashtu si edhe për ta shpënë sa më

afër “udhëheqësit”, do të ishte e

udhës që Qosen ta propozonte

dikush për “Roje Nderi” me

grushtin lart, mundësisht edhe

shallin e kuq të “Pionierëve të

Enverit” lidhur në qafë, që të

ngulet 24 orë në 24 para varrit

të merhumit. Do të ketë kohë

ashtu për të kuvenduar natë e

ditë me fantazmën apo versionin

“zombie” të vdekur të pakallur

të diktatorit e mundësisht ne të

tjerëve do na zhduket nga sytë

njëherë e mire.

Marrë nga

“zemrashqiptare.net”

6

dita

E hënë, 30 dhjetor 2013

@ | www.gazeta55.al

gazeta

55

Ngjarjet që humbët në 2013!

Lufta e Ftohtë

për Arktikun

Tre ngjarjet kryesore që u shpërfillën

në 2013 dhe të cilat priten të marrin

vëmendjen e duhur, për shkak të masës

së lajmit që bartin, në 2014

Gara për burimet e Arktikut

hyri në një fazë antagoniste

në vitin 2013, kur Rusia

dhe Kanada ri- ngritën

pretendime territoriale dhe

Moska u zotua për të rritur

praninë e saj ushtarake në

rajon . “ Unë kërkoj që t’i

kushtohet një vëmendje

e veçantë ngritjes së

infrastrukturë dhe njësive

ushtarake në Arktik”, tha

Presidenti rus Vladimir

Putin në një takim me

Bordin e tij të ministrisë

së Mbrojtjes më parë

këtë muaj . Një zëdhënës

i Ministrisë së Jashtme

të Kanadasë menjëherë u

kundërpërgjigj , duke thënë

se Ottowa u përgatit për të

mbrojtur sovranitetin e saj,

në përputhje me të drejtën

ndërkombëtare dhe përmes

arsyeve të bazuar në shkencë”

Tërheqja e shpejtë e

akullnajave polare ka hapur

rrugë lundrimi për anije

dhe akses tek burimeve të

mëdha natyrore potencialisht

në Arktik . Sipas Anketës

Gjeologjik të SHBA, rajoni

mund të përmbajë rreth 10

deri 15 për qind të rezervave

të pazbuluara të naftës

në botë dhe rreth 30 për

qind të gazit natyror .

Shumica e kësaj qëndron

brenda territoreve të

pakontestueshme të Rusisë,

Kanadasë, Norvegjisë ,

Danimarkës dhe Shteteve

të Bashkuara ( Kombet e

Bashkuara i lejojnë këto

vende që të pretendojnë

territore më larg se 200

milje në det të hapur,

me kushtin që tregojnë

se ajo është një shtrirje

e shelfin kontinental

të tyre ) . Por Rusia ,

Kanadaja , Danimarka

kanë bërë interpretime të

zgjeruara duke deklaruar se

pretendimet e tyre arrijnë deri

në Polin e Veriut . Në vitin

2007 , një nëndetëse ruse

shkoi aq larg saqë vendosi

flamurin e Rusisë në shtratin

e Polit të Veriut .

Konflikti për Arktikun ka

bërë që pretenduesit e rajonit

të ndërmarrin manovra

ushtarake. Më parë këtë vit

, Rusia rinovoi bazën e saj

ajrore në ishujt siberian dhe

njoftoi plane për të rihapur

një numër të bazave të tjera

të Luftës së Ftohtë të epokës

në Arktik . Moska gjithashtu

ka në plan të dërgojë dy

nëndetëse bërthamore në

rajon , përveç njësive të

tjera ushtarake. Kanadaja,

nga ana tjetër, ka zhvilluar

stërvitje ushtarake vjetore në

Arktik dhe njoftoi plane për

të ngritur njësi ushtarake

për të patrulluar zonën .

“Kanadaja do të luftojë për

të mbrojtur sovranitetin e

vet në veri , “ tha ministri i

Jashtëm kanadez John Baird

më parë këtë muaj .

Japonia rifiton Azinë Juglindore

Në vitin e tij të parë në

detyrë, kryeministri

japonez Shinzo Abe

ka filluar një ofensivë

mbresëlënëse në Azinë

Juglindore , duke forcuar

lidhjet ekonomike dhe

diplomatike me 10 – vendet

e Asocacionit të Kombeve të

Azisë Juglindore (ASEAN)

dhe duke u bërë kështu

kryeministri i parë japonez

që vizitoi të gjitha këto

shtete. Përveç blerjes së

bono qeveritare të shteteve

të ASEAN dhe duke e bërë

më të lehtë për kompanitë

japoneze për të marrë hua

me valutat vendase , qeveria

e Abes ka anuluar borxhet

dhe ka zgjeruar paketat e

ndihmave për vendet në të

gjithë rajonin . Pas tajfunit

Haiyan, Japonia i ka ofruar

Filipineve 10 milionë

dollarë në ndihmë , në

krahasim me ofertën tallëse

të Kinës prej $ 100,000.

Pas kësaj vello të vullnetit

të mirë të kryeministrit

Abe fshihen marrëdhëniet

gjithnjë e më të lëkundura

mes Japonisë dhe Kinës .

Me tensionet në rritje mbi

ishujt e kontestuar në Detin

e Kinës Lindore - ku Kina

së fundmi ka shpallur një

zonë të mbrojtjes ajrore -

Japonia është e vendosur

për të fituar nga lidhjet

më të forta me fqinjët e saj

disa prej të cilëve kanë po

të njëjtat mosmarrëveshje

territoriale me Kinën . Brunei ,

Malajzia,Filipinet dhe Vietnami

kanë pretendime që përputhen

me ato të Republikës Popullore .

Japonia ka zgjeruar edhe

bashkëpunimin e sigurisë

me fqinjët e saj , duke bërë

stërvitje të përbashkëta

ushtarake kundër terrorizmit

me Indonezinë dhe Filipinet.

Thuhet se Japonia është duke

negociuar një marrëveshje

të ngjashme me Vietnamin.

Përpjekjet diplomatike të Abesë

nuk po tingëllojnë mirë në

Pekin , e cila i ka interpretuar

ato kryesisht si “ një komplot

kundërvënë ndaj Kinës “,

sic do ta quante agjencia

zyrtare e lajmeve Xinhua në

qershor. Sipas një akademiku

kineze të cituar nga “Daily

China “, Abe po përpiqet të

rrëmbejë disa vende që nuk

janë në kundërshtim me palët

antagoniste për çështjen e

Detit të Kinës Jugore , duke

i detyruar ata që të mbajnë

anë”.

Por përpjekjet e Abe -s duket

se paguajnë dividentë . Jo

vetëm që kompanitë japoneze

kanë siguruar një lëmë

me kontratat fitimprurëse

në Azinë Juglindore , por

vendet e ASEAN zgjodhën

Japoninë më parë këtë muaj

në dhënien e një qortim të

nënkuptuar ndaj zonës së

mbrojtjes ajrore të shpallur

nga Pekini. Në një deklaratë

të përbashkët të lëshuar

më 14 dhjetor, udhëheqësit

japoneze dhe ASEAN

nënvizoi “ rëndësinë “ e

“lirisë së kërkimit, të tregtisë

dhe të vetëpërmbajtjes

në zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve me mjete

paqësore në përputhje me

parimet e njohura universale

të së drejtës ndërkombëtare”.

Amerika Latine

shpërthen në protestë

E varrosur nën lajmin e vdekjes së

Hugo Çavezit dhe përgjimeve të

NSA në Meksikë , Brazil , Kolumbi

dhe Venezuelë , është pakënaqësia

popullore që ngufati Amerikën

Latine në vitin 2013 . Shtysa për

protestë ishte e shumëfishtë :

Zemërimi mbi korrupsionin , rritjet

e çmimeve , reformat në sektorin

publik , dhe performanca e

dobët ekonomike që çuan

mijëra njerëz në rrugë në Brazil

, Argjentinë , Kolumbi , Meksikë

, Peru, dhe Kili . Në Venezuelë

, mbështetësit e pasardhësit

të Çavezit , Nicolas Maduro ,

dhe ata të kreut të opozitës

Henrique Capriles u përleshën pas

zgjedhjeve të diskutueshme të

prillit .

Derdhjet më të vrullshme të

ndjenjave anti - qeveritare ishte

në Brazil . Në qershor , një rritje

10 - cent në çmimet e autobusit

publik shkaktuan protesta

mbarëkombëtare kundër shërbimit,

arsimit dhe strehimit - si dhe koston

në rritje të jetesës . Kupa Botërore 2014

pritet të kushtojë më shumë se $ 13

miliard, u bë një simbol i prioriteteve të

gabuara të qeverisë.

Në të gjithë Amerikën Latine ,

qeveritë kanë dështuar për të

përmbushur pritjet e klasës së

mesme në zhvillim të rajonit . Në

Argjentinë , rreth 1 milion njerëz

marshuan në kundërshtim me

politikat ekonomike të dështuara

të Presidentit Cristina Fernandez

, ndërsa mijëra kolumbianët

protestuan kundër tregtisë së

lirë . Meksika , ndërkohë , mësues

hynë në grevë dhe mijëra të tjerë

demonstruan kundër reformave

të energjisë . Kili dhe Peru janë

tronditur edhe për protesta me

ndërprerje në 2013 .

Në të gjitha gjasat, protestat do

të amplifikohen në vitin 2014. “Furia

e pritshmërive, nuk ka gjasa që të

zhduket së shpejti

gazeta

E hënë, 30 dhjetor 2013

55 @ | www.gazeta55.al

forum

Buxheti i kontrabandës, rritjes së

kriminalitetit dhe varfërisë së shqiptarëve

Nga Sejdi Peka

Këto ditë shqiptarët u bënë dëshmitarë

të një tragjikomedie që u luajt në

Parlament nga e majta ish-komuniste,

që në krye të sajë ka një njeri me një

fizionomi të çartur, që duket as shikon

dhe as dëgjon. Tragjikja është se ky

buxhet është buxheti i varfërisë së

tejskajshme të shqiptarëve, i nxitjes

së mëtejshme të kontrabandës dhe

kriminalitetit. Ndërkohë komedia

është se kjo mazhorancë me të gjithë

profilin e sajë u tall sa mundi me

shqiptarët, “na keni votuar tani ju do

të hani trutë gomarit”. Dhe meqenëse

gomari është kafsha e preferuar e

Edi Ramës, duket se edhe një pjesë

e shqiptarëve që votuan alternativën

Meta-Rama, është akoma të hutuar,

“si gomari që po e hante ujku dhe

shpresonte të ishte në ëndërr”. Është

një buxhet i ndërtuar me mendësi

bolshevike, të një vendi që mundet të

ishte i rrethuar me tela me gjemba si në

kohën e regjimit komunist, kur kalimi i

kufirit dënohej me burgime të rënda

deri në vdekje me pushkatim. Ajo

që të dëshpëron në këtë ndërmarrje

aventureske të klanit bolshevik Rama-

Meta është mentaliteti i tyre enverist,

se do të sundojnë këtë popull me mjete

të varfërisë ekstreme. Nuk u dëgjua

aspak alternativa dhe zëri i opozitës

në përpjekjet e saj për të korrigjuar

sa të ishte e mundur këtë buxhet të

gatuar në kuzhinën bolshevike të

klanit enverist si fatkeqësi kombëtare.

Kemi parë ministra të kësaj qeverie

që zgërdhiheshin në vend që të

përgjigjeshin dhe të jepnin shpjegime

në respekt të popullit që po i dëgjonte

e mallkonte. Kemi parë deputet që

talleshin me opozitën anipse në qenien

e tyre ishin injorantë, aventurierë,

rrugeçër dhe çfarë tjetër, njerëz që

nuk kanë asgjë të përbashkët me

ndjenjën e përgjegjësisë përpara

Atdheut. Është një mazhorancë që

po kap shifra trishtuese, me një rritje

të përditshme me deputet të blerë

dhe të trafikuar si delet në pazarin

e Roskovecit. Vendi po rrëshqet

drejt një neodiktature të frikshme,

me elementë enveristë dhe bij

kriminelësh të diktaturës komuniste,

që asgjë nuk e kanë Shqipërinë

përveçse një lopë që ta mjelin, ta

vjelin dhe ta vjedhin sa mundin dhe

ku mundin. Është një ordi me çakenj

që i janë vërsulur Shqipërisë për ta

kafshuar për vdekje, për ta varfëruar

dhe mjeruar këtë popull, për të bërë

atë që s’e bëri dot as Enver Hoxha,

për t’i hequr shqiptarëve shpresën

se Shqipëria do të bëhet si Europa,

për të shuar shpresën dhe besimin

tek zoti dhe demokracia, se ky vend

nuk mundet të bëhet. Me këtë buxhet

antikombëtar do të rritet në mënyrë

kriminale varfëria e tejskajshme,

që është mëma e gjitha të këqijave.

Më konkretisht përse themi se ky

buxhet është i hartuar me mendësi

bolshevike? Rritja e akcizës për

naftën që është produkti përcaktues

i nivelit të çmimeve të mallrave

ushqimorë dhe të gjitha kategorive të

tjera, do të rrisë në mënyrë galopante

çmimet, ndërkohë që pagat e

pensionet do të mbeten në vend

ose do të përkeqësohen më tej nga

rritja e inflacionit. Vetëm një qeveri

halldupësh dhe sharaltanësh politikë

do të rrisnin çmimet, ndërkohë kur

vendet e tjera fqinje që na rrethojnë

kanë standarde të tjera dhe çmime

më të ulëta si për naftën, ashtu edhe

për duhanin, bukën e pijet. I sëmuri

psiqik i Partisë Socialiste së bashku

me marionetat ministra, duhet të

kuptojnë se pikërisht këtu do të nxitet

një kontrabandë e rrezikshme për

sigurinë kombëtare. Në vendet fqinje,

si në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi,

mallrat me çmime të lira do të blihen

e do të hyjnë në Shqipëri në rrugë

të paligjshme, në rrugë pa rrugë.

Njerëzit në kufijtë e mbijetesës do të

transportojnë nëpërmjet maleve dhe

shtigjeve të kufirit të hapur, me shpinë,

kuaj a gomerë, thasë të mbushur

me duhan, kafe, miell, pije alkoolike

dhe gjithfarë mallrash të tjera, që do

të hyjnë në Shqipëri kontrabandë.

Populli do bjerë pre e trafikantëve

gjithfarësh dhe “qorri” i Ministrisë së

Brendshme nuk ka asnjë mundësi

të kontrollojë e monitorojë kufirin

shtetëror, dhe aq më pak shkallën

e kontrabandës që do t’i ndëshkojë

ashpërsisht shqiptarët e varfër. Ata

më të pambrojturit dhe nevojtarët do të

mbushin burgjet, ndërkohë që shkalla

e varfërisë do të rritet në proporcion

të drejtë më shkallën e kriminalitetit

dhe të hajdutërisë. Hajdutëria dhe

plaçkitja do të përshkallëzohen.

Shqiptarët nuk do te jenë të sigurtë

në gjumin e natës. I sëmuri psiqik i

Partisë Socialiste duhet të kuptojë se

rendi dhe qetësia publike nuk mundet

të garantohen me terror policorë

kundër popullit por vetëm me rritje

të mirëqenies. Mbushja e burgjeve

tregon se një popull i varfër si ky i

joni do të paguajë haraçin jo vetëm

për të siguruar kafshatën për fëmijët

dhe familjen, por edhe për qindra e

mijëra të burgosur që do të ushqehen

dhe rojet policore që do të garantojnë

burgjet. Edhe marrëdhëniet tregtare

me shtetet fqinje sidomos me

Kosovën do të pësojnë një amulli

dhe pa mundësi zhvillimi. Shteti do

të blejë më lirë dhe do t’u shesë me

çmime marramendëse shtetasve të

tij, nga ana tjetër kontrabanda do të

kontrollojë tregun. Është mjaft për

t’u çuditur se si është e mundur që

kjo qeveri e papërgjegjshme të mos

kuptojë ose të mendojë se shqiptarët

“po hanë trutë e gomarit”si në kohën

e regjimit komunist se gjoja taksat i

paska ulur për 97 % të shqiptarëve.

Përkundrazi shqiptarët janë të

dëshpëruar dhe të indinjuar për

mashtrimet dhe gënjeshtrat e Edi

Ramës sikur populli e han sapunin

për djathë dhe shqiptarët mundet

t’i gënjesh shumë lehtë. Edi Rama

po aplikon atë famëkeqen “luftë të

klasave” të luftës së proletariatit

kundër borgjezisë. Ai po u merr

nëpërmjet taksave pasurinë të

pasurve dhe po u jep të varfërve.

Rritja e taksave për biznesin e madh

me 50%,do të sjellë përpjekjet për të

mbijetuar të biznesmenëve, me masa

të tilla të copëtimit të bizneseve,

nga ana tjetër të uljes së pagës së

punëtorëve të varfër ose largimit të

tyre nga puna. Shikoni çfarë strategjie

ky njeri eksiq nga koka. Investitorët e

huaj në këto kushte do të largohen

nga Shqipëria në mënyrë masive

duke kërkuar në vende të tjera fqinje

mundësi investimi. Papunësia do

të rritet duke lënë me gojë hapur

Ramën e Metën për hapjen e

470.000 vendeve të reja të punës.

Rritja e taksave do të shkatërrojë

qindra dhe mijëra biznese,duke

shtyrë Shqipërinë drejt mjerimit dhe

varfërisë. Vendet e BE nuk mundet të

pranojnë në gjirin e tyre një vend si

Shqipëria ku ligjin “e bën Maliqi”, një

vend pa stabilitet ekonomik dhe as

të sigurtë për qytetarët e saj. Sinjali i

një politikë të tillë u dha këto ditë nga

BE,kur Shqipërisë përsëri ju refuzua

statusi i vendit kandidat. Kështu si ka

filluar rritja e frikshme e kriminalitetit

dhe shkallës së varfërisë e pa

sigurisë,të korrupsionit ekonomik

dhe politik të pushtetarëve edhe

në Qershor, Shqipëria nuk mundet

të arrijë “kapërcimin e ylberit”që të

marrë statusin. Duket mjaft qartë se

Edi Rama dhe grupi i tij bolshevik në

qeverisje nuk e dëshirojnë dhe as nuk

merakosen për marrjen e statusit. Edi

7

Ramës dhe Ilir Metës nuk u konvergon

afrimi me standardet europiane, si

nuk mundet të pranojnë monitorimin

e proceseve demokratike që kërkon

Europa si kusht, me qëllimet e tyre të

mbrapshta të abuzimit me pushtetin

për të vjedhur për interesat e tyre

klienteliste dhe kundër interesave

kombëtare.

Nuk është e rastit sulmi në shkallë

të gjerë Rama-Meta kundër zemrës

së Europës, vendeve të tilla që

kanë investuar për demokracinë

në Shqipëri si Anglia, Gjermania,

Franca, Hollanda, Danimarka, si

dhe figurave të tilla si Merkel dhe

Kameron. Qëllimi i tyre i mbrapshtë

është që ta mbajnë Shqipërinë

sa më të izoluar nga vendet

demokratike të Europës, siç bëri për

afro një gjysmë shekulli diktaturë

udhëheqësi i tyre shpirtëror Enver

Hoxha dhe të akuzojnë Europën dhe

Amerikën se ata gjoja “nuk na duan”.

Me këtë qeveri neokomuniste dhe

me mendësi bolshevike, e ardhmja

e demokracisë në Shqipëri është e

kërcënuar dhe seriozisht e rrezikuar.

Është detyrë e intelektualëve,

patriotëve, rinisë studentore,e gjithë

popullit që të ngrihet masivisht

në mbrojtje të Shqipërisë dhe

demokracisë së rrezikuar. Duhet që

të sensibilizojmë me protestën tonë

të pandërprerë qytetare Amerikën

dhe Europën se shqiptarët po

kërkojnë ndihmën e miqve tanë

tradicional që edhe një herë tjetër

të ndihmojnë demokracinë e

kërcënuar në Shqipëri,për largimin

e kësaj qeverie, kundër vendosjes

së një neokomunizmi që do të

përbënte një rrezik real jo vetëm për

Shqipërinë por per rajonin.

Qëndrimi kundër Eqrem Kryeziut në Prizren, hyxhym

i rrjetit mafioz ballkanik pro-otoman e antishqiptar

Nga Rexhep Kastrati

Pronari i Limak që ishte bashkë

me Erdoanin në aeroportin e

Prishtinës më 23 tetor në një shfaqje

televizive zgjedhore për Hashim

Thaçin dhe PDK-në, u arrestua nga

institucionet përkatëse turke, kurse i

biri i Erdoanit, sipas informacioneve

që bëjnë të njohura mediat, është

detyruar të arratiset nga shteti për

t’i shpëtuar drejtësisë. Kryeministri

i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan, i

kapardisur në krye të shtetit turk si

një babaxhan dhe si një sadriazem

i kohës së sulltanatit osman, e që

kujtoi se ka ringjallur Perandorinë

Osmane, tashmë është i rrethuar

nga skandale dhe afera të shumta

të mafias shtetërore që lidhen me

familjen e tij të ngushtë. I vënë në

krye të një rrjeti mafioz ballkanik

shtetëror, Rexhep Taip Erdoan iu

turr veçanërisht shqiptarëve, duke

shpresuar se kështu do të arrijë

që të bëjë zap ata si në kohën e

Perandorisë Osmane. Në Prizren,

në qytetin historik dhe të hershëm

shqiptar, Erdoan nuk ngurroi të

thoshte: Kosova dhe Shqipëria janë

Turqi, duke e deklaruar botërisht

synimin për një raport pronësie dhe

vasaliteti të shqiptarëve ndaj Turqisë.

Dhe këtë raport e duartrokitën Edi

Rama kryeministër i shtetit shqiptar,

Hashim Thaçi kryeministër i Kosovës

dhe Ramadan Muja, hiçkandidati

i PDK-së për kryetar komune dhe

klienti i rregullt i gjykatës, duke

dëshmuar se ata përfaqësonin një

vijë politike vasale ndaj të tjerëve për

hir të pushtetit. Prandaj, Rexhep Taip

Erdoan nuk kishte pse të mos ishte

në krah të krimit në Kosovë, pasi

që vetëm me njerëz të inkriminuar

dhe të zhytur thellë në korrupsion,

në veprimtari kundërligjore

dhe kundërshtetërore, mund të

ëndërronte të bënte realitet ëndrrën

për vasalitetin e shqiptarëve kundrejt

Turqisë.

Dhe Turqia kishte dhe ka nevojë për

një vasalitet të tillë, edhe për shkak se

rrjeti mafioz shtetëror turk ishte shtrirë

thellë në ekonominë e Kosovës, edhe

për shkak se në këtë mënyrë do i bënte

karshillëk BE-së, e cila nuk po honeps

të fusë në gjirin e saj një shtet që

drejtohet nga një rrjet mafioz që nuk lë

gjë pa përdorur, qoftë edhe emocionet

dhe ndjeshmëritë fetare. Në pikëpamje

gjeopolitike dhe gjeostrategjike,

Rexhep Taip Erdoan mëtonte të

ringjallte kontekstin gjeopolitik dhe

gjeostrategjik osman, mbi atë që

quhej Rumeli, pra pjesë evropiane e

Perandorisë Osmane, për të krijuar

kështu një lloj bashkësie të kundërt me

BE-në. Ishte e qartë se shqiptarët në

këtë mes ishin pika më strategjike dhe

më lehtësisht e nënshtrueshme për

shkak të vullnetit të së majtës shqiptare

për të qenë vasale për hir të pushtetit,

prandaj edhe Rexhep Taip Erdoan

iu turr shqiptarëve, dhe me qeveritë

vasale shqiptare shpalli partneritet

strategjik, si dhe vëllazëri turke me

shqiptarët. Dhe kjo ishte shumë e

rrezikshme për shqiptarët, sepse

me partneritet strategjik nënkuptohej

nënshtrim dhe vasalitet i plotë ndaj

Turqisë, kurse me vëllazërinë turke

ndaj shqiptarëve, mundohej të

paraqiste shqiptarët si popull aziatik

e jo popull evropian, si dhe mundohej

të paraqiste përkatësinë fetare si

parësore në raport me përkatësinë

kombëtare. Me fjalë të tjera, strategjia

e Rexhep Taip Erdoanit ishte që të

kthente situatën e vilajeteve, por në

një kontekst dhe rrethana moderne,

si dhe të keqpërdorë përkatësinë

fetare të shqiptarëve myslimanë për

të cenuar vetëdijen kombëtare të

tyre. Qëllimi i tij për ta shndërruar

Prizrenin në një kryeqytet tjetër turk

dhe qendër të fuqishme të ndikimit

turk në rajon dhe më gjerë, ishte një

qëllim shumë i rëndësishëm strategjik,

prandaj duhej bërë bashkë për të

mbajtur gjithqysh në pushtet njeriun

e komprometuar, të korruptuar dhe

që kishte pranuar edhe vetë se kishte

shkelë ligjin, dhe të pamundësohej

me çdo kusht që të vinte në pushtet

Eqrem Kryeziu. Bashkimi i mafias

ballkanike shtetërore kundër Eqrem

Kryeziut ishte bërë për shkak se ky i

fundit njihet si politikan karizmatik, i

fuqishëm dhe i deklaruar hapur kundër

vasalitetit shqiptar ndaj Turqisë. Në

tërë fushatën e tij zgjedhore, Eqrem

Kryeziu ishte deklaruar hapur kundër

frymës rankoviçiane dhe kundër

vasalitetit shqiptar ndaj Turqisë, e që

do të thotë se ishte deklaruar kundër

angazhimeve të mafias ballkanike

për dëmtimin e shqiptarëve dhe

të orientimit euro-atlantik të tyre.

Me frymën rankoviçiane, Eqrem

Kryeziu nënkuptonte atë frymë

kundërkombëtare që e përfaqësonte

linja e Hashim Thaçit dhe e Ramadan

Mujës, në krah të të cilëve ishte vënë

edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq,

babai i të cilit sipas gjasash kishte pasur

jarani shumë të madhe me babain e

Ramadan Mujës, dhe kishte bërë që

në Prizren të shfaqen parti me orientim

pro Serbisë, e që ishin në koalicion

parazgjedhor me PDK-në. Në fakt, një

javë para se të mbërrinte në Prizren

treshja: Thaçi, Rama, Erdoan, në

Kosovë kishte qëndruar Ivica Daçiq,

me lejen e Hashim Thaçit dhe në krah

të tij, dhe kështu ishte kompletuar

rrjeti ballkanik kundërshqiptar, pasi

që më parë Turqia kishte vënë nën

kontroll partitë politike shqiptare në

Maqedoni. Mosmarrëveshjet ndërmjet

Beogradit dhe Ankarasë të shfaqura

pas deklarimit të Erdoanit në Prizren

lidhur me Kosovën, u tejkaluan me

një ndjesë që kishte kërkuar ministri i

jashtëm turk ndaj autoriteteve serbe.

Kështu që ishin kapërcyer të gjitha

pengesat për mirëfunksionimin e

mëtutjeshëm të këtij rrjeti mafioz

ballkanik, ashtu siç kishte funksionuar

edhe më parë. Me këtë rast duhet

rikujtuar se Turqia e kishte involvuar

shumë veten në raportet Prishtinë -

Beograd, pasi që ishte shndërruar në

një lloj ndërmjetësueseje e veçantë

ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit,

Tiranës dhe Beogradit etj. Me fjalë

të tjera, rrjeti mafioz kundërshqiptar

ballkanik ishte duke funksionuar në

mënyrë të plotë, dhe hapëronte drejt

realizimit të interesave strategjike

turke dhe sllavo-ortodokse: Turqia

kishte përvetësuar sektorët strategjikë

ekonomikë në Kosovë; kishte arritur

që të ngjallte ndjenjën e simpatisë

dhe të adhurimit për mendësinë turkoanadollake

që në Kosovë përhapet

nëpërmjet serialeve të ndryshme

televizive pa kurrëfarë vlere artistike,

kurse Beogradi po merr gjithçka që i

duhet në Kosovë. Prandaj, qëndrimi i

qartë dhe i vendosur i Eqrem Kryeziut

kundër frymës rankoviçiane dhe

kundër vasalitetit ndaj Turqisë, në fakt

përfaqësonte një pengesë shumë të

madhe për të gjitha këto strategji dhe

qëllime kundërshqiptare.

Nëse do të vinte në krye të pushtetit

komunal në Prizren, Eqrem

Kryeziu do të prapësonte dhe do të

pamundësonte funksionimin e këtij

rrjeti ballkanik kundërshqiptar, pasi

që nuk do të lejonte shndërrimin

e Prizrenit në një qytet strategjik

për Turqinë dhe për këtë rrjet

ballkanik kundërshqiptar, si dhe

do të jepte premisa që kjo qasje

e Eqrem Kryeziut të shndërrohej

në një qëndrim zyrtar të LDK-së

në nivelin qendror. Gjithçka ishte

vënë në përpjekjet jo vetëm për

të pamundësuar ardhjen e Eqrem

Kryeziut në krye të komunës

së Prizrenit, e që do të thoshte

triumfalizmin e tij në Prizren dhe

mposhtjen e të gjithë atyre që për

inate personale ishin bërë me

djallin e të birin bashkë kundër tij

dhe kundër LDK-së. Pasojë e gjithë

këtyre angazhimeve ishte edhe

mossuksesi i LDK-së në Prizren,

kurse mossuksesi i LDK-së u përdor

për angazhimet e anonimëve, të të

shiturve dhe të zevzekëve kundër

Eqrem Kryeziut.

8

dita

E hënë, 30 dhjetor 2013

@ | www.gazeta55.al

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Bozdo: Çmimet e produkteve të vendit tendencë në rënie

Bashkia e Tiranës e gatshme për treg

alternativ në rast abuzimi me çmimet

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga ndërrimi i viteve, situata e çmimeve në kryeqytet vazhdon të jetë e stabilizuar. Ndryshe nga vitet e tjera, ka një tendencë në rënie

të çmimeve të disa produkteve

megjithatë nuk ka aspak vend sepse kemi një stabilitet vërtet

ushqimore dhe fruta-perimeve

për kënaqësi, nesër ka për të të mirë dhe një situatë vërtet

të vendit. Kjo është konfirmuar

qenë dita më e rëndësishme, ne nën kontroll. Nuk ka vend për

nga vetë tregtarët gjatë takimeve

do të vazhdojmë monitorimin kënaqësi sepse nesër është dita

që nënkryetari i Bashkisë

e çmimeve sot pasdite, sot në më e rëndësishme, do të mbahen

Enno Bozdo ka zhvilluar dje në

darkë dhe nesër që në mëngjes. vazhdimisht nën kontroll. Sot

inspektimet që së bashku me

Inspektorët që në orën e hapjes pasdite, do t’ju lajmërojmë, do

Task- Forcën i bëri çmimeve në

së tregut të shumicës, në orën të shpallim çmimet nëpërmjet

tregun ushqimor. “Task-forca

05:00 të mëngjesit do të jenë faqes së bashkisë si dhe nëpër

e Bashkisë së Tiranës vazhdon

atje. Në çastin më të parë që media. Nesër në orën 05:00

monitorimet e çmimeve të

do të vërejmë rritje abuzive të mëngjesit do të bëjmë një

produkteve ushqimore në tregjet

të çmimeve, çka unë shpresoj përditësim të çmimeve dhe që

e kryeqytetit. Në tregun e sotëm,

dhe besoj se nuk do të ndodhë, në çastin më të parë që shohim

një ndër tregjet kryesore të

brenda një ore ne kemi gati sinjalin më të vogël, do të

Tiranës, siç edhe u raportua nga

hapjen e tregut mbrapa Pallatit ndërhyjmë brenda një ore, një

vetë kontaktet, një pjesë e mirë

të Kulturës, rruga do të bllokohet orë e gjysmë, jemi të gatshëm të

e çmimeve ushqimore janë ulur

në të dyja anët, tregtarët e hapim tregun mbrapa Pallatit të

si politikë e vetë kompanive për

shumicës do të zhvendosen të Kulturës në qendër të Tiranës”-

t’i mbajtur çmimet e ulura në 10-15 lekë për kile. Për disa vijojë monitorimi i çmimeve tërë atje dhe unë personalisht do u shpreh Bozdo.

këtë fundvit. Sipas të dhënave që produkte të tjera shqiptare, të ndërsa bëri të ditur se janë t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve

ne kemi edhe në tregjet e tjera, prodhuara në Shqipëri, çmimet marrë të gjitha masat për hapjen të Tiranës që të vijnë në këtë treg

për disa produkte të importit, janë absolutisht të stabilizuara”- e tregut alternativ, në rast se do sepse çmimet aty do të jenë të

fruta-perime ka një lëvizshmëri u shpreh Bozdo. Zoti Bozdo tha të vihet re abuzim me çmimet. stabilizuara. E them edhe një

të lehtë të çmimeve të nivelit se edhe nesër e pasnesër do të “Situata është shumë normale, herë tjetër që nuk është ky rasti

“Eurosig”, dhurata për

fëmijët e policëve të

rënë në krye të detyrës

Në këtë fundviti 2013, në bregdetin e Durrësit, në mjedise të shtëpisë së

pushimit të Ministrisë së Brendshme (Kavalishencës), u organizua një

mbrëmje festive me fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës. Kompania

e Sigurimeve “EUROSIG”, me president biznesmenin e suksesshëm

e bamirësin e njohur, Kadri Morina, gjatë kësaj veprimtarie të veçantë,

shpërndau pako me dhurata e në vlerë monetare për këta fëmijë, duke i bërë

të ndjehen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në festën e Vitit të Ri

2014. Kjo sipërmarrje bamirëse e zotit Kadri Morina, president i EUROSIG,

“Qytetar Nderi” i Durrësit, Ambasador i Paqes, i vlerësuar me titullin

“Fisnikëria e Tiranës”, etj u përshëndet dhe u falenderua nga autoritetet

zyrtare dhe pjesëtarë të familjeve të fëmijëve, u cilësua si një shembull që

meriton mirënjohje dhe duhet ndjekur edhe nga të tjerët. Ndarja e dhuratave

për fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës është një nga veprat

bamirëse kontributeve të presidentit të EUROSIG, zotit Kadri Morina, i cili

ka kryer akte e veprimtari të tilla edhe në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”

në Tiranë, për transplantin e mëlçisë të një fëmije në Spitalin Amerikan

të Tiranës, në ndërtimin apo restaurimin e 11 kulteve fetare në Peshkopi,

Xhaminë e Et’hem Beut në qytetin e Tiranës, në Marikaj të Durrësit, në Zall-

Bastar të Tiranës, për festivalin e Filmit në Durrës, për botime të dhjetra

librave historik e letrar, disa ekspozita pikture, gjithashtu veprimtari kulturore

(ndër)kombëtare, etj. Presidenti i EUROSIG, zoti Kadri Morina, ka ndihmuar

prej vitesh me donacione e veprimtari për Çështjen Kombëtare Shqiptare,

si në Kosovë, etj., jep kontribute të herëpashershme në disa fondacione të

ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, ka sponsorizuar veprimtari brenda

e jashtë Shqipërisë Londineze, iu ka gjend shumë njerëzve në nevojë në

qarkun e Kukësit, të Tiranës, Durrësit, Vlorës, etj. Kjo veprimtari bamirëse e

kulturore në Durrës me fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës është

përmbyllja më e bukur e mjaft domethënëse e fisnikërisë të biznesmenit të

suksesshëm e misionarit bamirës Kadri Morina në këtë fundviti 2013.

R.Lushaj

AMC, dhurata dhe ndihma

për fëmijët dhe të moshuarit

Si çdo fundvit, AMC u ka ardhur pranë të moshuarve dhe fëmijëve në nevojë

përmes një turi të punonjësve të saj në shtëpi fëmijësh dhe të moshuarish në

disa qytete të vendit. Ky aktivitet, prej vitesh, pjesë e traditës së mbështetjes

sociale të kompanisë, synon t’u sjellë grupeve më pak të privilegjuara të

shoqërisë më shumë gëzim dhe ngrohtësi me rastin e festave të ndërrimit

të viteve. Punonjësit e AMC kryen një sërë vizitash duke dhuruar veshje,

lodra dhe produkte të tjera të personalizuara si dhurata të fundvitit, por dhe

duke përmbushur kërkesat e institucioneve për të rritur cilësinë e jetesës

në secilin prej tyre. Punonjësit vizituan shtëpinë e fëmijëve në Shkodër,

shtëpinë e të moshuarve në Fier, shkollën speciale në Vlorë dhe shtëpinë

e fëmijës “Vatra e ngrohtë” në Gjirokastër. Në këtë mënyrë, duke ndarë

bashkë gëzimin e festave, ky aktivitet krijoi ngrohtësi e dashuri edhe në

institucionet që kanë qenë pjesë e projektit “Realizo një ëndërr” të AMC.

Në kuadër të përgjegjësisë sociale, AMC realizon një numër të madh

projektesh dhe nismash në dobi të shoqërisë, dhe ardhja pranë njerëzve

në nevojë është një nga veprimet më domethënëse dhe që shërben edhe si

shembull ndërgjegjësimi.

Dr.Liri Berisha përcolli urimin për fëmijët, prindërit

dhe stafin e terapistëve të Qendrës Rajonale për Autizmit

Atmosfere feste në Farkë në

Qendrën Rajonale të Autizmit

gazeta

55

Fëmijë të qendrës, së bashku me motrat, vëllezërit , prindërit e gjyshërit e tyre, si dhe stafi

i Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, festuan të gjithë së bashku, hareshme festat e fundvitit.

E veçanta e këtij viti, ndryshe nga herët e tjera, ishin përformancat e fëmijëve që marrin

trajtim në Qendër me recitime dhe këngë festive

Një ditë për të mos u harruar

ishte festa në Qendrën Rajonale

për Autizmin në Farkë. Fëmijë të

qendrës, së bashku me motrat,

vëllezërit , prindërit e gjyshërit

e tyre, si dhe stafi i Fondacionit

Fëmijët Shqiptarë, festuan të

gjithë së bashku, hareshme festat

e fundvitit. E veçanta e këtij viti,

ndryshe nga herët e tjera,ishin

përformancat e fëmijëve që marrin

trajtim në Qendër me recitime

dhe këngë festive. Ata sollën

përpara prindërve dhe stafit një

atmosferë gëzimi dhe mallëngjimi

njëkohësisht, për suksesin e arritur

në formimin e tyre falë terapisë

duke shpërblyer kështu mundin e

përbashkët të investuar në këto dy

vite mbi ta. Mes këngëve, lojërave

, dhuratave dhe fotografive që

fiksonin momentet më të veçanta të

festës, Dr.Liri Berisha përcolli urimin

për fëmijët, prindërit dhe stafin e

terapistëve të Qendrës Rajonale

për Autizmit. “Së pari uroj të kemi

fëmijë sa më të shëndetshëm,

jetëgjatë, të kenë gjithmonë sa më

pranë prindërit, ata që kujdesen për

ta për të qenë sa më të gëzueshëm,

pavarësisht problemeve që ata

kanë. Urimin e dytë do të doja ta

bëja për ju prindër. Uroj në radhë të

parë të jeni të qetë, uroj që të keni

forca dhe të jeni të mbështetur, qe

t’u ofroni fëmijëve të gjitha ato që

ju duhen e kështu edhe vehtes tuaj.

Se fundmi dua të falenderoj stafin ,

një staf të cilin e vlerësojmë të gjithë

, si ne që punojmë me ta ashtu edhe

ju që bashkëpunoni me ta për më

të mirën e fëmijëve tuaj. I falenderoj

përzemërsisht. Mirënjohje për

punën që ata bëjnë. Shëndet e

gëzime paçi gjithmonë në familjet

tuaja!” Bardha Delija , njëra nga

nënat e vogëlushëve në qendër,

e emocionuar nga performcat

e fëmijëve dhe përparimi i tyre

, u shpreh e emocionuar se kjo

panoramë që u përcoll sot, ishte

rikthimi i buzëqeshjeve që kishin

ngrirë prej kohesh në fytyrat e

prindërve. “Më lejoni t’ju falenderoj

të gjithë si staf por në veçanti juve

doktoreshë, që na keni kthyer

buzëqeshjen që neve na kishte

ngrirë prej kohesh.I uroj të gjitha

nënave dhe të gjithë prindërve nga

thellësia e shpirtit që vitin tjetër,

fëmijët tuaj të jenë në piedestalet e

sukseseve. Suksese dhe shëndet të

gjithë fëmijëve. Faleminderit shumë

doktoreshë...!” Fondacioni Fëmijët

Shqiptare dhe Qendra Rajonale

për Autizmin, shpërndau për

fëmijët ne fund të festës dhurata të

personalizuara duke e memorizuar

këtë kujtim gjatë në kohë.

gazeta

E hënë, 30 dhjetor 2013

55 @ | www.gazeta55.al

forum

9

2014-ta, 11 arsyet pse ky vit

do jetë viti i rebelimit popullor

Të gjithë kundër Buxhetit dhe Paketës Fiskale: Qytetarët, shoqëria civile; biznesi;

opozita; pushteti vendor, madje dhe segmente të mazhorancës

Nga Mina Hysa

Ajo çfarë diskutohej në

qeveri, parlament, studio

televizive, mediat e shkruar,

në kafene, rrugë, shtëpi,

për projektbuxhetin e ri

të qeverisë shqiptare dhe

paketën e re fiskale tashëm

është bërë një realitet. E

majta ka votuar në Parlament

mbrëmjen e së shtunës, një

ditë pushimi në sytë e të

gjithë shqiptarëve pro asaj

që paraqiti qeveria Rama! Të

gjithë njëzëri e kanë quajtur

“buxheti i krizës”. Prej 1

Janarit 2014 shqiptarët priten

të përballen me një tjetër

realitet fiskal që i “vjedh”

duke iu futur duart në xhepa,

me një buxhet që vetëm në

funksion të zhvillimit, rritjes

së mirëqenies nuk do të jetë.

Këtu do jemi do ta shohim.

Kur të gjithë janë

kundër, shkohet

në zemërim

Veç anëtarëve të kabinetit

Rama si dhe të zgjedhurve

të aleancës së majtë, asnjë

faktorë tjetër shqiptarë

ose jo, nuk kanë qenë pro

buxhetit dhe paketës së

re fiskale. Ndaj janë të

shumta arsyet të besojmë

se përse kjo do të çojë jo

thjeshtë në një dështim të

qeverisë Rama, por dhe të

një krize sociale në muajt

në vijim. Një krizë e tillë

do të çojë sigurisht dhe në

një reagim të qytetarëve

përballë asaj maskarade me

të cilën shqiptarët; punonjësit

e administratës publike, të

punësuar në sistemin privat,

bizneset vendase dhe të huaja

do të ngrihen në këmbë kundër

buxhetit dhe paketës fiskale.

Arsyet janë të shumta dhe po i

themi një nga një.

Së pari; Edi Rama në cilësinë

e liderit të opozitës foli para

shqiptarëve duke dhënë

premtime pa fund të cilat

ndoshta nuk është e rastit t’i

përmendim të gjitha, por më

kryesoret po i themi si; ulja

e taksave, heqjen e tyre për

biznesin vogël, shëndetësi

dhe legalizime falas, punësim

të shqiptarëve etj. Kujtohet

që asnjë nga premtime nuk

do të mbahen dhe sinjali

është dhënë pastër që

në 100-ditëshin e parë të

kabinetit Rama. Zyrtarët të

cilët drejtojnë në këto fusha

bashkë me kryeministrin e

kanë lënë të kuptohet qartë

se këto premtime nuk do të

mbahen. Më saktë edhe në

buxhetin e miratuar tashmë

nga Parlamenti me votat e së

majtës nuk reflektohet ndaj

premtimeve elektorale.

Së dyti; Edi Rama erdhi në

pushtet me një arrogancë

të qartë jo thjeshtë ndaj

opozitës, administratës

shtetërore, por dhe

shoqërisë civile, biznesit,

dhe të gjithë shqiptarëve.

Pa dashur të shpikim, mund

të kujtojmë thjeshtë në këtë

rast spastrimin total në

radhët e policisë së shtetit,

largimin e mijëra punonjësve

nga administrata që na

kujtojnë “fshesën greke” ndaj

emigrantëve tanë, injorimin

që deshi t’i bëjë hyrjes në

fuqi të Ligjit të Nëpunësit

Civil (i votuar unanimisht

nga të gjitha forcat politike

me konsensues) përmes një

Akti Normativ, por që e hodhi

poshtë Gjykata Kushtetuese,

injorimin që i bëri shqiptarëve

duke mos llogaritur asnjë

faktor vendas qoftë dhe

institucionin e Presidentit të

Republikës për premtimin

e bërë për sjelljen e armëve

kimike etj.

Së treti; Edi Rama

në përgatitjen e

projektbuxhetin të cilin e

çoi me shumë vonesë në

parlament dhe tashmë ai

është votuar, tregoi një

arrogancë sërish ndaj të

gjithëve. Në përgatitjen e

tij nuk u pyet asnjë, por u

gatua në kuzhinën qeveritare

bazuar në interesat meskine

të tyre sigurisht si në kohën

e komunizmit “në emër

të popullit” por që veçse

popullit nuk i shërben. Nuk

ka se si të jetë një buxhet

dhe paketë fiskale që sjell

krizë. Përballë një terri

informativ, të gjithë reaguan

dhe kërkuan transparencë.

Përballë një arrogancë e tillë

nuk ka se si të mos kishte

reagim që deri më tani me

duket qytetar për shtetasit

e Republikës së Shqipërisë,

si dhe institucional prej

përfaqësuesve të biznesit

dhe opozitës.

Së katërti; Edi Rama nuk

ka mbajtur premtimet

elektorale ndaj biznesit për

heqjen e taksës së biznesit

të vogël apo diskutimin

paraprakisht me grupet e

interesit në rast të ngritjes

së taksave, pra vënies së

taksës progresive. Tashmë

me buxhetin e ri, taksa ndaj

biznesit të vogël nuk do të

hiqet. Biznesi i madh nuk

është thirrur në tavolinë për

të diskutuar rreth buxhetit

të ri si dhe paketës fiskale.

Kjo bëri që të kishte një

reagim tejet të ashpër nga

përfaqësuesit e biznesit

si; Dhoma Amerikane e

Tregtisë, Dhoma e Tregtisë

Shqiptaro-Britanike; Dhoma

e Tregtisë dhe Industrisë

Tiranë, pra i gjithë biznesi.

Deri në marrjen e votave në

parlament qeveria nuk mori

në shqyrtim asnjë kërkesë

të biznesit. Përballë kësaj

situate dhe dhunës në rritje

të administratës tatimore

ndaj tij, biznesi do të tkurret.

Të vënë me shpatulla për

murit për të paguar më

shumë një pjesë e biznesit që

kishte ardhur në Shqipëri për

taksat e ulta do të largohet,

një pjesë tjetër do të

shkurtojnë fuqinë punëtore

duke pasur si qëllim ruajtjen

e fitimit, si dhe çfarë është

më kryesorja nuk do të ketë

rritje të investimeve nga vet

biznesi.

Së pesti; Edi Rama

pavarësisht rritjes së barrës

fiskale ndaj qytetarëve

nuk ka premtuar rritje të

pagave dhe pensioneve

për vitin 2014. Në 8 vitet

paraardhëse të qeverisë

Berisha ngriheshin pagat

për të gjithë punonjësit e

administratës publike çdo

vit, si dhe pensionet. Kjo

duket se do të jetë një mollë e

ndalueme me qeverinë Rama.

Madje ky është viti i parë që

pensionistët dhe punonjësit

e administratës publike nuk

do të marrin shpërblim. Kjo

sigurisht ka lënë një shije të

hidhur tek të gjithë, kur na

ndajnë vetëm 2 ditë nga Viti i

Ri 2014.

Së gjashti; ngritja e çmimit

të naftës do të rris dukshëm

dhe rritjen e çmimeve jo

vetëm thjesht në transport.

Rritja e çmimit të naftës do

të ndikojë drejtpërsëdrejti

deri në kafshatën e bukës,

pasi nafta është e vetmja

që rrit edhe çmimet e tjera.

Sipas kryeministrit Berisha,

Edi Rama kërkon ta çoj

ekonominë drejt shkatërrimit

dhe recesionit.

Së shtati; Opozita Shqiptare

si rrallëherë në 23 vite të

pluralizmit shqiptarë ka

treguar konstruktivitet në

raport me mazhorancën dhe

madje është paraqitur në

tempullin e demokracisë në

parlamentin shqiptar me 39

Amandamente për të pasur

një buxhet për qytetarët.

Asnjëri prej tyre nuk u mor

parasysh dhe u kundërshtuan

pa argumente me forcën e

kartonëve propozimet e saj.

Ky ishte një tregues i pastër i

një sjellje banditeske pasi të

zgjedhurit e opozitës sikurse

dhe ata te mazhorancës

përfaqësojnë qytetarët

shqiptarë dhe propozimet

e tyre ishin të gjitha në

interesin qytetar.

Së teti; Buxheti i miratuar

në Parlament dhe Paketa

Fiskale shkel hapur

Autonominë Vendore për

të cilën ka shumë nevojë

ky vend dhe shoqëria

shqiptare. Të zgjedhur

lokal kanë reaguar kundër

këtij kthimi prapa nga ana

e qeverisë shqiptare. Edhe

në vitet paraardhëse nuk

mund të themi se ka pasur

një decentralizim të plotë

të pushtetit fiskal, por të

paktën është bërë një punë

e madhe për autonominë

me këmbënguljen e të

zgjedhurve vendor

përfshirë këtu dhe Edi

Ramën kur ishte kryetar

i bashkisë së Tiranës me

investimin ndërkombëtarë.

Tashmë po ky personazh

po dhunon hapur Kartën

e Autonomisë Lokale.

Sigurisht dhe kjo do të

ndikojë shumë të qytetarët

pasi bashkitë dhe komunat

janë dera e parë ku troket

qytetari dhe mungesa e

investimeve, rënia e cilësisë

së shërbimeve do të bëjë që

të ketë një reagim qytetar.

Së nënti; Edi Rama nuk

nguron as të tallet me

qytetarët shqiptarë. Nuk ka

se si të kalohet lehtë në sytë

të të gjithëve që e dëgjuan

më zë dhe e panë me figurë

kryeministrin e tyre që kur u

pyet rritjen e çmimit të naftës

tha: - “Shqiptarët të ecin në

këmbë se janë shëndoshë.

Nuk është herë e parë që ky

politikan tallet me qytetarët

shqiptarë. Në cilësinë e

kryetarit të bashkisë së

Tiranës kur u pyet për

trafikun e renduar në rrugët

e Tiranës në vend që të jepte

përgjigje për mungesën e

semaforëve dhe prishjen

e tyre akuzoi drejtuesit e

mjeteve se nuk dinin të ecnin!

Së dhjeti; Çfarë është më e

rëndësishmja në buxhetin e

vitit 2014 pavarësisht nj barre

fiskale të rritur në kurriz të

çdo shqiptari ku Rama u ka

“Futur duart ne xhepa” nuk

flitet për investime të reja

serioze sikurse kryheshin nga

qeverisja e PD-së. Qytetarët

shqiptarë dhe një pjesë e

vogël që “përfitojnë” nga

taksa progresive e Ramës do

të mund të shpenzojnë disa

herë më shumë pas 1 janarit

2014, si pasojë e ngritjes së

çmimeve.

Së njëmbëdhjeti; Do të

rritet papunësia, shqiptarët

do të kenë më pak para

në xhepat e tyre, do të

iu mungojnë investimet,

do të iu ofrohen më pak

shërbime dhe ato nuk

do të jenë cilësore. Do

të këtë më pak rend dhe

qetësi sikur po shihet deri

më tani. Shqipëria do të

anashkalohet nga interesi i

biznesit ndërkombëtarë për

të ardhur në vendin tonë më

investimet e tyre. Duket se

kjo është kuptuar dhe nga

një pjesë e mazhorancës

e cila e dha sinjalin duke i

vënë kushtet Ramës për

Fasonët që pavarësisht

një paqeje në dukje ajo

pritet të kthehet dhe në

një stuhi qoftë dhe nga të

punësuarit në këto biznese

pasi Rama nuk duket të jetë

i fokusuar tek interesat e

shqiptarëve por thjesht

po mendon të realizojë

projektin e tij. Besoj këto

janë mjaftueshëm arsye për

të parashikuar një rebelim

të shqiptarëve.

10

speciale

E hënë, 30 dhjetor 2013

@ | www.gazeta55.al

gazeta

55

Diktatura komuniste dhe krimet e saj

Vuajtja dhe poshtërimi

i rinisë shqiptare

në repartet e punës

Dossier

Nga Teki Gjonzeneli - Tragjasi

-Në repartet ushtarake të punës

së detyruar shteti komunist

mobilizonte bijtë e “armiqve

të popullit” dhe haptazi në

kundërshtim me ligjet e kohës,

dy vjet rresht i shfrytëzonte

mizorisht në punë të rënda

fizike, pa asnjë shpërblim apo

stimul.

-Nuk është bërë asnjë hap për

të shpërblyer punën e detyruar

që ushtronin këta djelmosha në

repartet e punës.

-Në kujtim të mundit dhe

djersës së derdhur në punët e

rënda bujqësore, të detyruara,

të pa paguara, sot nuk e kujton

askush shfrytëzimin e egër

të rinisë, madje as edhe një

pllakë përkujtimore nuk është

vendosur asgjëkund.

Gjatë mbi dy dekada të

vendosjes së sistemit

demokratik në Shqipëri, është

shkruar për kamp-burgjet

famëkeqe të Burrelit, Qafë -

Barit, Spaçit, Qafë Muzinës,

Tiranës, Gjirokastrës etj., si

dhe për kampet e përqendrimt

të Gradishtës, Grabianit,

Savrës, Plukut, e gjetkë, por

nuk u shkrua asgjë për reaprtet

ushtarake të punës së detyruar,

ku dërgoheshin bijtë e “armiqve

të popullit”, siç i cilësonin

komunistët, këto reparte që u

bënë vuajtja dhe tmerri i rinisë

shqiptare. Repartet e punës

ishin shpërndarë në të gjithë

territorin e vendit ku kërkohej

të kryhej punë e rëndë fizike: Në

Dushk të Lushnjës ishte reparti

2200, në Sarandë reparti 5345,

në Bizë të Elbasanit reparti

5310, në Mjekës të Elbasanit

reparti 4710 me 300 ushtarë, në

Azotikun e Fierit reparti 3754,

me afro 3000 ushtarë, etj.

Në këto reparte, shteti komunist

mobilizonte djem me qëndrim

të keq politik siç shpreheshin në

atë kohë, djemtë e ish ballistëve,

zogistave, të të burgosurve

politik, të të arratisurve, etj.,

tek të cilët Partia e Punës dhe

Sigurimi i Shtetit, i kishin

cilësuar si kontingjente të

armikut të klasës punëtore dhe

fshatarësisë kooperativiste.

Të nesërmen e arritjes në këto

reparte djemve, ushtarëve apo

punëtorëve u jepnin lopatën

ose kazmën dhe i dërgonin në

punë të rëndë fizike, punë të

detyruar, pa asnjë shpërblim

apo stimul, deri ditën e fundit

të çmobilizimit. Në këto

reparte e, shërbimi apo puna e

detyruar ishte dy vjet. Shumë

djem me vlera të larta si poetë,

artistë, humoristë, përkthyes

etj., vuajtën në këto reparte e

në punë të detyruar. Kështu në

repartin 3754 në Fier, vuanin

apo punonin, apo kryenin

shërbimin ushtarak, kompozitori

Gjon Saraçi në atë kohë 30

vjeç, trombisti Franc Pali,

shahisti Agim Hito, futbollisti

Aleksandër Kola, atleti Xhovalin

Renato Baldini, e shumë të

tjerë djem të talentuar si këta.

Mua më ra rasti të kryeja

shërbimin e detyruar ushtarak

në repartin e punës 2200 në

Dushk të Lushnjës së bashku

me Sherif Merdanin, që von

u bë këngëtar i shquar, Pjetër

Radiqi që u dashurua dhe u

martua me të famshmen Vaçe

Zela, Gjosho Vasia, që më vonë

u bë artist i famshëm, Jorgo

Bllacin që më vonë u bë poet

dhe përkthyes i njohur etj

. Shumë nga

këta djem të talentuar, siç do të

tregoj më poshtë, përfunduan

burgjeve, u burgosën gjatë kohës

së shërbimit, apo kur ishin liruar

nga këto reparte famëkeqe.

Unë i përkas një familje të

persekutuar egërsisht nga

regjimi komunist. Në vitin 1945

babanë e arrestuan si ballist e

antikomunist dhe e dënuan me

burg të rëndë. Më pas, vëllai i

madh Qamili nga Saranda ku

kryente shërbimin ushtarak në

një repart pune, natën u hodh në

det dhe me not doli në Korfuz,

kështu që për ne u rëndua

edhe më tepër gjendja politike

dhe ekonomike, nga trajtimi

çnjerëzor që na bënte sistemi

komunist. Deri në vitin 1990,

unë së bashku me dy vëllezërit

e mbetur në Shqipëri vuajtëm

në burgjet e komunistëve. Më

kujtohet si tani 18 gushti i vitit

1959, kur unë u ktheva në shtëpi,

në pragmbrëmje e gjeta nënën

time të prishur në fytyrë. Duke

më zgjatur një copë letër foli

tërë pikëllim: “Duan të të

marrin ushtar, duket për tët

vëlla që ka përfunduar në

Amerikë!” Ishte një fletëthirrje

nga Dega Ushtarake e Vlorës

për t’u mobilizuar në shërbimin

e detyrueshëm ushtarak.

E shtrenjta nëna ime, pasi

nxori nga thellësia e shpirtit

një psherëtime dhembjeje, u

largua për të kryer punët e saj.

Unë e mora me mend se do

më shpinin në ndonjë brigadë

pune, pasi edhe im vëlla Qamili

që andej u arratis, i dëshpëruar

sepse i patën ndërprerë

studimet në Institutin e

Fizkulturës. Dy ditë më vonë,

më 20 gusht na grumbulluam

tek Dega Ushtarake e Vlorës,

ku na prisnin kamionët për të

na transportuar nëpër repartet

e përcaktuara qysh më parë

nëpër gjithë Shqipërinë. Babi

im i gjorë, që nuk e kishte

mbushur akoma vitin që ishte

liruar nga burgu famëkeq i

Burrelit pas 14 vjetësh, me

gjithë se i sëmurë, e ndoqi

pas nënën time të shumë

vuajtur për të më përcjellë. I

mjeri babai im, pa u çmallur

mirë me mua u mundua të

mos e jepte veten. Ndërsa

nëna, sapo unë zura vend në

karrocerinë e kamionit të dytë,

filloi të qajë, pa e ditur se

ku do të përplasesha unë me

shokët e mi të ashtuquajtur të

deklasuar. Babai u mundua

ta përmbante veten, për të

më inkurajuar mua, por kur

motori i kamionit u ndeu për

t`u nisur, ngriti dorën lart dhe

mezi arrita ta dëgjoj thirrjen e

tij të mekur: “Të priftë e mbara

biri im i shtrenjtë”, dhe lotët i

rrodhën çurg nëpër faqe, gjë

që nuk e kishja parë kurrë më

parë. M`u dhimbs jashtë mase,

por ndërkaq kamioni u nis dhe

nuk u pamë më.

Në mesditë arritëm në Dushk

të Lushnjës ku ndodhej reparti

ushtarak i punës 2200, të cilin

do e inauguronin 1200 ushtaropunëtorët

e rinj. Në atë kohë

Dushku ishte një fshat i vogël

rreth 7 kilometra në veri të

qytetit të Lushnjës. Para syve

tanë dolën pak shtëpi përdhese

të lyera me baltë brenda dhe

jashtë, vendosur pa rregull në

faqen e një kodre të veshur me

shkurre. Në mes të kasolleve

ndodhej një burim me një curil

uji që rridhte vazhdimisht.

Si do e vërenim më vonë pas

atyre dyerve prej llamarine

varfëria dhe mjerimi ishin ulur

këmbëkryq. Sapo zbritëm nga

kamionët, na ndanë në skuadra

nga 15 vetë, na dhanë rroba

pune, opinga llastiku dhe disa

peceta, të cilat zëvëndësonin

çorapet, për të mbështjellë

këmbët. Na drejtuan pastaj në

disa mullarë bari dhe kashte

për të mbushur dyshekët dhe

jastëkët dhe na shpunë në

kapanonet e gjumit. Kapanonet

ishin ndërtuar me dërrasa me

çati eterniti, pa tavan. Dihej se

eterniti ishte material kanceroz

e me gjithë atë Partia kishte

ndërtuat një fabrikë eterniti

në Vlorë dhe çatia jonë ishte

me këtë material kanceroz.

Në vend të krevateve ishte një

podium me dërrasa 50 cm. i

ngritur nga toka me gjatësi

sa gjatësia e kapanonit, mbi

këtë podium shtrihej kati dytë.

Para këtyre “krevatëve”, ne

linim këpucët që qelbeshin era

se s`kishim ku laheshim dhe

shtriheshim për të fletur në

dyshek dhe jastëk me kashtë,

pranë e pranë njeri tjetrit, si

sardelet në kutinë e konservave,

sepse nuk kishte vend as sa

të ktheheshe në anën tjetër.

Në kapanon flinin nga 100

deri në 150 ushtarë-punëtorë,

sipas gjatësisë së kapanonit.

Pasi na pajisën me një tas e

lugë alumini, me bisht të prerë

sepse duhej ta ruanim në xhep,

na drejtuan në kapanonin e

mencës, me tavolina dërrase

ku uleshin 10 ushtarë në stola

të gjatë 5 nga një anë dhe 5 nga

ana tjetër dhe na dhanë racionin

e drekës: një qemshe supe, që

ne quanim ujë të ngrohtë, një

qemshe pilaf dhe 200 gram

bukë të zezë. Tasat i lamë në

mencë, ndërsa lugën pasi e

fshinim me nje copë gazetë ose

letër çfarëdo duhet ta mbanim

gjithnjë me vet në xhep. Kjo

ishte dreka, në mëngjes na

jepnin një qemshe me fasule,

ndërsa në darkë kishim vetëm

një godë çaji me 70 gram sheqer,

gazeta

E hënë, 30 dhjetor 2013

55 @ | www.gazeta55.al

speciale

11

që nuk ndihej ëmbëlsia. Në të

tre vaktet na jepnin nga 200

gram bukë të zezë. Thoshin se

tre herë në javë kishin nga 70

gram mish, por gjatë dy vjetëve

ne nuk e pamë asnjëherë me sy

mishin, thoshin se tretej në sup,

por që në fakt aty duhet të hanin

edhe oficerët dhe nënoficerët,

kuptohet ilegalisht! Ditën e festës

10 korriku, 8 nëntori dhe 28

nëntori na jepnin nga një lugë

gjelle hallvë! Të nesërmen na

zgjuan në orën 4 të mëngjesit,

bëmë një vrap nja 30 minuta, u

lamë me ujë pa sapun, hëngrëm

mëngjesin i caktuar 30 minuta,

na dhanë secilit veglat e punës

kazma e lopata dhe na nisën

për të hapur kanalin vaditës

Lushnje Rrogozhinë. Gjatë

shërbimit dy vjeçar në Dushk,

pasi përfunduam kanalin vaditës,

filluam shpyllëzimin e kodrave,

të cilat më vonë i sistemuam me

tarraca të mbjella me vreshta

masive, ullinj, blloqe me fiq e

bajame. Për shumë vite reparti

punës 2200, me një punë

kolosale skllavi të pa paguar,

lulëzoi zonën kodrinore Lushnje

– Rrogozhinë dhe hodhi bazat

e më vonshëm të frutikulturës

të Ndërmarrjes Bujqësore, që

u quajt “29 Nëntori”, e cila

eksportonte sasi të madhe

fruta e perime. Në kujtim të

mundit dhe djersës së derdhur

në punët e rënda bujqësore, të

detyruara, të pa paguara, sot nuk

e kujton askush shfrytëzimin

e egër të rinisë, madje as edhe

një pllakë përkujtimore nuk

është vendosur asgjëkund.

Fillimisht, banorët rreth e rrotull

na shikonin me dyshim se,

propaganda komuniste na kishte

nxirë, sipas tyre djelmoshat 20

vjeçarë ishim bijtë e armiqve të

popullit dhe që banorët duhet

të na qëndronin larg tyre! Këtë

qëndrim e vuajti edhe motra

ime kur erdhi të më takonte.

Kur ne po ktheheshim nga

puna, të rreshtuar, të lodhur

e të rraskapitur me lopata e

kazma në sup, një banor i kishte

thënë shokut: “Pak kampe

internimi kishim ne, po duhej

të na sillnin edhe këta armiq

këtu në Dushk?!”. Motra ime e

zëmëruar i ishte drejtuar atij:

-Po pse more shok i përçmon

ata djelmosha, që me pune

po lulëzojnë vendin tuaj

. Ata u larguan

pa u ndier. E përqafova motrën

me dashuri për guximin e saje.

Ne na shfrytëzonin njësoj

si të burgosurit politik me

punë të detyruar. Këtë fakt të

dhimbshëm ma shpjegoi në një

pragmbrëmje, miku im Reshat

Kripa nga Vlora, i cili në moshën

16 vjeçare e kishin dënuar

me 5 vjet burg, për agjitacion

dhe propagandë. Ai më tha:

-Jeta në repartin tonë, që quhet

ushtarak, nuk ka asnjë ndryshim

nga jeta që kam bërë unë në

kampin e punës në Rinas si i

burgosur politik. E njëjta punë,

e njëjta lodhje e poshtërim nga

komandantët, e njëjta veshje me

rroba doku të shpëlara, i njëjti

ushqim që na bënte të vuanim

nga uria...

Dhe ashtu ishte me të vërtetë.

Repartet e punës nuk kishin

asnjë ndryshim nga kampet e

punës së të burgosurve politik.

Ndryshimi i vetëm ishte se ne

duhet të vuanim vetëm dy vjet,

ndërsa të burgosurit vuanin

shumë më tepër sipas masës së

dënimit. Imagjinoni 1200 djem

të rinj të veshur keq me rroba

të vjetra, me opinga, pa çorape,

por me peceta, të keqtrajtuar,

të pa ngopur me bukë, të

përbuzur nga komandantët

komunist, shpirt kazëm.

Flinim në kushte kafshërore,

nuk kishim mundësi për të

mbajtur higjienën e trupit

tonë. Laheshim pothuajse me

ujë të ftohtë një herë në jave.

Nga pisllëku, djersa dhe ndotja

njeriu nuk e donte as veten e

tij. Në këto kushte kur vuanim

nga uria, nga pagjumësia dhe

pa pushim mezi arrinim të

realizonim normën e lartë në

kanale. Shumë nga ushtarët

sëmureshin nga stomaku,

mushkëritë dhe nga sytë nga

mungesa e vitaminave. Nga

puna e rëndë rraskapitëse,

pa ushqim, pa trajtim

mjekësor, shumë djem të rinj

të pa mësuar me punë u bënë

invalid. Rrallë, në orët e lira na

bënin një orë pune politike ku

na flisnin për Enver Hoxhën

si udhëheqës i proletariatit

botëror !!!, na jepnin nga një

pushkë prej druri, nuk kishin

besim, apo kishin frikë, të na

jepnin pushkë të vërteta dhe

na mbanin me orë të tëra në

shi, në erë, në baltë në diell e

pluhur, gjoja na bënin stërvitje

ushtarake, për të përballuar

një sulm të mundshëm nga

Imperializmit Amerikan,

apo nga ndonjë koalicioni

armiqsh!? Në se ndokush nga

ne nga vuajtja, lodhja dhe uria,

shpërthente në ankesa dhe

protesta, operativi i sigurimit

që përgjonte natë e ditë e fustë

në burg, sepse rregullorja

ia lejonte këtë kënaqësi. Në

se ndonjë nuk arrinte të

realizonte normën për 8 apo

10 orë, vihej në dijeni operativi

i Sigurimit të Shtetit, i cili

sapo vinte ngrinte pyetjen:

Ç`farë ka ai që s`ka realizuar

normën? ... Nënkuptimi ishte

se po sabotohej ekonomia

socialiste! Në këto kushte

kudo na shoqëronte frika se

për një fjalë goje mund të

përfundoje në burg. Më pas

parandjenjat tona u vërtetuan,

shumë nga ne përfshi edhe të

nënshkruarin ramë në burg...

Në radhët e

këtij reparti kishte edhe

shumë djem të talentuar që

kishin nisur të shkruajnë,

e të bëjnë emër të mirë. Në

vështirësi filluam ta duam, ta

respektojmë e ta ndihmojmë

njeri tjetrin më shumë për

tu rezistuar ofendimeve,

torturave fizike dhe morale, të

persekutorëve tanë injorant e

çnjerzor.

Në atë pak kohë të lirë

bëheshim bashkë dhe

këndonim këngë qytetare,

ndaheshim në skuadra dhe

në ato kushte luanim futboll,

volejboll etj. Aktivitetet

tona filluan të tërhiqnin

edhe fëmijët e punëtorëve

të Dushkut... Por nuk na

linin të qetë... Toger Jovani

dhe kapter Sotir Lena filloi

të sillej keq veçanërisht me

mua. Ai kishte qenë eprori

direkt i vëllait tim të ndierit

inxhinier Qamil Gjonzeneli.

Kur unë ia përmenda sjelljen

e tij çnjerëzore ndaj vëllait tim

ai filloj të tërhiqet pak, ndofta i

kishte ardhur ndërmend se bota

rrotullohet ashtu siç ndodhi në

fakt në vitin 1990. Kam dëgjuar

se ky bastard komunist pas vitit

1990, përfundoi si emigrant

në Konicë të Greqisë, duke u

bërë shërbëtor i priftit grek

Sebastionos, njeri nga agjentët

e tij për çështjen e Vorio-Epirit.

Gjatë kohës që ne punonin në

Dushk, Shtëpia e Kulturës dhe

Estrada e Lushnjës ishin bërë të

njohura, në saje të aktivizimit

të rinis lushnjare, por edhe

nga disa kuadro artistësh të

transferuar nga Tirana ose

qytetet e tjera, si të dyshuar!

Aty kishte ardhur profesori

i muzikës Fotaq Filipeu i

shkolluar në perëndim, kishte

dirigjent, instrumentistë e

arsimtarë që shikoheshin me

dyshim nga Partia e Sigurimi i

Shtetit e që në fakt atyre as që

u shkonte në mëndje të kryenin

veprime kundër diktaturës

komuniste me gjithë se ata e

urrenin atë. Kështu mund të

përmendim shkrimtarin dhe

aktorin Hekuran Zhiti, aktoren

Zana Aliçkaj etj. Në Lushnjë

kishin sjellë edhe specialistë

të tjerë si agronomin Meçan

Hoxha, Zyber Jukën, Ali Hypi,

profesor Xhevit Mëhillin,

mjekët Ihsan Çabej, Hilmi

Delialisi, Prenjo Imeraj, Skënder

Hoxha e mjaft nëpunës të tjerë.

Si duket për shtetin komunist

aty në Lushnje intelektualët

ishin më të kontrolluar, sepse

Lushnja ishte kthyer në qendrën

e kampeve të përqendrimit

komunist. Nga ana tjetër ardhja

e këtyre intelektualëve ishte

një fat për lushnjarët, sepse

ata me aftësitë profesionale,

dhe punën plot përkushtim siç

e kishin edukatën familjare

dhe të shkollës së tyre i bënë

vendit shërbime të shquara.

Këtyre intelektualëve u kishte

vajtur vesh më vesh lajmi se

në repartin 2200 në Dushk

kishte një kontingjent të

rinjsh të talentuar dhe që

dëshironin të aktivizoheshin

në lëvizjen kulturore të qytetit.

Mirëpo kjo gjë ishte e pa lejuar

dhe komandanti i repartit

tonë Josif Mema kurrsesi

nuk mund ta miratonte një

veprim të tillë. Nga ana tjetër

ai dëshironte ta shfrytëzonte

këtë zar që i kishte ardhur

në dorë në dobi të karrierës

së tij dhe ta ndryshonte deri

diku opinionin e keq që ishte

përhapur gjithandej për këtë

repart të komanduar prej tij.

Ajo shfaqje ka mbetur edhe sot

ps 60 e ca vjetëve e gjallë në

kujtesën time. Grupi artistik

hipi në karrocerinë e nja

kamioni tip ‘Zis”, të markës

ruse të asaj kohe dhe u nisëm

për shfaqje. Para një salle që

ishte mbushur plot, filluam

shfaqjen që zgjati mbi një orë

e gjysëm. Kur doli prezantuesi

i programit tonë, një djalë

i gjatë, i pashëm, dhe me

mustaqet spic, çuditërisht salla

e duartrokiti, pa e ditur se ai

djalë kishte një edukatë të mirë

d he fl i ste t re g ju hë të huaja.

Koncertin e hapi kori, me një

këngë me vargje të ushtarit

punëtor Reshat Kripa nga Vlora.

Sapo fillloi kënga me fjalët: “Jemi

të gjithë njerëz të thjeshtë/ në

vend të ferrave ne bëjmë vresht

etj., duartrokitjet u shtuan dhe u

dëgjuan zëra: “Bravo! Ju lumtë!”

Pas korit prezantuesi simpatik

me buzëqeshjen e ëmbël, paraqiti

vazhdimin e programit: “Ushtari

Jorgo Bllaci do të recitojë përpara

jush poezin dedikuar vëllait të

tij, rënë dëshmor në moshën 18

vjeçare”. Në sallë pati ilaritet.

Ç`ne vëllai i dëshmorit me këta?!

Dhe kishin të drejtë, ai që

vonë do të bëhej poet dhe

përkthyes i njohur, vinte nga

një familje komuniste, por e

kishin sjellë aty si të dyshuar

për rebelimin e tij ndaj letërsisë

së realizmit socialist. Më vonë

edhe Jorgo Bllaci do të vunte

nga Partia e tij 8 vjet në burgun

famëkeq të Spaçit. Jorgua ishte

shumë i ndieshëm dhe ca nga

mallëngjimi, ca nga urrejtja për

keqtrajtimin e tij, filloi të recitojë

duke i rrjedhur lotët çurg:

Në shesh të luftës,

S`do e ulja kurrë

ballin tim krenar,

Do u qëndroja

plumbave burrërisht,

Mishtë t`i ngjethja

hasmit tim barbar...

Dhe më poshtë: Po s`u

përmbajtka malli, malli i

shkretë,/ Se qenkërka zjarr

që përvëlon e djeg... etj...

Salla u ngrit në këmbë me

ovacione e të thirrura entuziazmi

nëpërmjet duartrokitjeve të

stuhishme. Prezantuesi elokuent

i programit, i befasuar, u detyrua

ta rikthejë recituesin. Këtë radhë

do recitonte poezinë për Frosinën

e Ali Pashë Tepelenës prej të

cilave mbaj mend këto vargje:

Moj e bukura Janinë,

Qaj e qesh për bijën tënde,

Ç`vajte bërë moj Frosinë,

Ali Pashën na e çmënde.... etj...

Në mbarim të duartrokitjeve

frenetike, nga rreshti i parë

i publikut u dëgjua zëri i

kumbueshëm i një vajze të re

me thirrjen e sajë plot kumbim

e entuziazëm: “Bavo Jorgo!” Më

vonë kjo vajzë e re lushnjare do

të bëhej e famshme për këngën

e sajë dhe do të mirrte titujt

Artiste e Popullit dhe Nderi i

Kombit, ajo ishte Vaçe Zela. Pas

Jorgos prezantuesi do të ftonte

në skenë një djalë tjetër simpatik

nga Korça, qe duke kënduar

me një zë melodioz këngën e

Agim Prodanit: “Kujtimet e një

studenti” i mahniti aq shume

spektatorët sa që salla ra në

qetësi të plotë. Sapo mbaroi

kënga dhe këngëtari po përulej

me respekt përpara spektatorëve

u dëgjua përsëri zëri bukur e

i kumbueshëm i asaj vajzës së

re lushnjare Vaçe Zelës: “Bravo

Sherif! Ju lutem edhe nje

serenatë korçare”. Dhe këngëtari

Sherif Merdani, se ai qe, më vonë

do të bëhej një nga solistët më të

shquar të vendit filloi të këndojë

serenatën korçare: “Bulevardi

Korçës ka vajza pa masë...”. Salla

buçiti nga duartrokitjet. Këtë

njeri të talentuar dhe solist të

madh që rridhte nga dy familje

fisnike të Korçës dhe të Shkodrës,

regjimi urryer komunist i Enver

Hoxhës do ta dënonte dy herë

me nga 10 vjet burg politik!

Pas ushtarit punëtor Sherif

Merdani, prezantuesi thirri në

skenë një djalë tjetër simpatik

nga Shkodra i cili me zërin e

tij karakteristik, këndoi duke

luajtur në kitarë një parodi

të improvizuar ashtu si dinte

vetëm ai të loste. Më vonë ky

djalë me emrin Gjosha Vasia do

të bëhej i famshëm në Estradën

e Shkodrës dhe në gjith Shqip

ërinë.

Pas

mbarimit të koncertit tonë,

na lejuan të zbrisnim në sallë.

Publiku i befasuar nga vlerat

koncertit dhe talenteve tona

na përgëzonte dhe na uronte

suksese. Mbaj mend Vaçe

Zelën që bisedoi gjate me

prezantuesin tone simpatik

Pjetër Radiqi, e ndofta që

në atë moment ata ranë në

dashuri dhe më pas ai do të

bëhej bashkëshorti sajë i denjë.

Pas dy vjetësh u liruam, sfida

të tjera më të rënda na prisnin,

pasi shteti komunist e ngriti

luftën e klasave në një shkallë

më të lartë dhe ne duhet të

ruheshim. Në këto rrethana

tmerri, vargu të dënuarve nga

reparti i punës 2200 Dushkut

është i gjatë... po kujtoj me

respekt Sherif Merdanin që

u dënua dy herë me nga 10

vjet burg, Zef Boka e Niazi

Toska me nga 10 vjet, Jorgo

Bllaci dhe Teki Gjonzeneli

me nga 8 vjet burg etj. I

uroj bashkëvuajtësit e mi,

veçanërisht zotin Pjetër Radiqi

dhe bashkëshorten e tij të pa

harruarën Vaçe Zela, popullin

punëtor të Lushnjës, me të cilët

shkova dy vjet të mundimshëm

të jetës time... Në kujtesën

time kanë mbetur të pa

harruara ai publik i zjarrtë i

viteve 60-të në kinoteatrin e

qytetit me gjithë shtypjen e

egër dhe diferencimin ndaj

nesh që bënte shteti komunist.

Sot, që jam i moshuar, duke

analizuar ato vite të rinisë

sime të hershme mendoj se jeta

e vështirë, vuajtja në repartin

2200, u bënë për mua një

shkollë e vërtetë, por me gjithë

atë edhe unë nuk i shpëtova

dot burgut. Në këto kushte i

privuar nga gëzimet e jetës

rinore, u mësova të duroj të

mbledh mendjen për jetën time

të vështirë dhe ta përballoj atë

me guxim, e qëndrueshmëri.

Sa herë që kthehem në

vendlindje në Vlorë kthej

kokën nga tarracat e Dushkut

dhe kujtoj se shumë djem të

rinj si unë kanë derdhur në ato

kodra aq të bukura djersën e

tyre e megjithatë të pa njohur

prej shumicës, të pa vlerësuar

dhe nën vuajtjen e urisë, të

sëmundjeve dhe të acarit të

dimrit e zhegut të vapës ne

ishim të detyruar të bënim

normën ndryshe... ne na

kujtohej burgu i babait, dajos

xhaxhait, apo një kushëriri

të largët dhe nën atë sistem

mizor ne ishim të detyruar të

ulnim kokën, për të shmangur

të keqen më të madhe, dhe

jo vetëm tonën por edhe të

familjes sepse prej nesh mund

të vuante tërë jetë edhe pse pa

faj, familja jonë...

12

C M Y K

reklama

E hënë, 30 dhjetor 2013

@ | www.gazeta55.al

gazeta

55

C M Y K

C M Y K

K

Botim i KoCI CoNTEMPoRARY

ARTS CENTER-Lon dër

Redaktor përgjegjës: Prof. Dr. Akil Koci

REVISTë PëR ARTIN, KuLTuRëN MuzIKoRE DhE

ntra

ShKENCëN MuzIKoLoGJIKE

unkt

Nr.

Nr.

39/

45/

qershor

dhjetor

2013

2013

IMPRESIoNE NGA

NJë KoNCERT ME

MuzIKë ShQIPTARE Në

KoNSERVAToRIN E PRAGëS

Festivali 52

Hersi Matmuja, përfaqësuese

e Shqipërisë në Eurosong

Nga Libri më i ri i Muzikologës Albulena Nuredini

Veçoritë estetike të veprës së Akil Kocit

Koncert i shkëlqyer i pianistit Francesco Prode

Etera tondo, një amfiteatër celestial prej ajri,

uji dhe spiritus

Nga Prof Aleksander Peçi

Fjala e redaktorit

Fjala e redaktorit

Lokalet e

“Vogëlushja Shoqatës së pianiste,

Gaia kompozitorëve Sokoli, mahnit

publikun duan fisnikërim italian e jo vetëm”

(duke Nga Prof. marrë dr. sc. shkas Akil Mark nga Koci shkrimi me të njëjtin titull

të muzikologut, prof. Robert Prennushi)

Le ta marrin vesh të gjithë kompozitorët kosovarë se

të gjithë të zotët e punës, të mundit e të xhepit sot

përjetojmë Nga Prof. një gjendje Dr. Sc. kaotike Akil në Mark shkallë Koci të organizimit

dhe të mirëmbajtjes së lokaleve të Shoqatës së

Në

Kompozitorëve

rubrikën Fjalën

të Kosovës.

e Redaktorit

Kjo ka bërë që

kemi

kushdo

trajtuar

që

tema të ndryshme, duke

ka punë zyrtare, e miqësie me këtë shoqatë të jetë i

kërkuar zhgënjyer të nga vëmë kontakti në që dukje krijon shembujt me këtë institucion e mirë por edhe duke kritikuar gjendjen

dhe me në ambientet muzikën e tij. tonë Gjendja shqiptare e tillë, padyshim, e duke krijon treguar përgjegjësinë që shpesh

bie një mbi distancë institucionet ngjethjeje e irritimi që e ndaj lënë edhe “në një bisht” ndjenjë artin dhe kulturën. Kemi shkruar

papërgjegjësie edhe për e kërkesat mërie ndaj dhe atyre për që e mundësitë tolerojnë një reale që janë, por që presin të

vihen gjendje në të jetë, tillë. Kushdo për një zhvillim më të harmonishëm të jetës muzikore pan

shqiptare.

që ka kontakte,

Pra edhe kur kemi kritikuar, edhe kur kemi lavdëruar, kishim

zyrtare e miqësie, me

vetëm lokalet një e saj, synim: sheh se zhvillimin më dinamik dhe të suksesshëm të artit tonë

muzikor.

ambienti i Shoqatës

Këtë së Kompozitorëve herë, duke marrë shkas nga botimi i artikullit që cituam më

sipër, të Kosovës do të ia ngjan shtrojmë atë që, si komb, na mungon më shumë: njohja,

koordinimi ambientit të një dhe “burgu” ndihma që i duhet dhënë artistëve shqiptarë kudo që

ndodhën të kompozitorëve në botë. Eksodi biblik që ndodhi mbas rënies së diktaturës,

Kosovës. Padyshim se

bëri

një kualifikim

që një e

i këtillë

treta e shqiptarëve të Shqipërisë të marrin udhën e mërgimit.

duket i rëndë, Ky fakt porse epokal i si dhe krijimi shtetit të Kosovës e problemet e

komunitetit rëndë dhe i zymtë shqiptar është në Maqedoni, bëjnë të domosdoshme hartimin

e krijuar një strategjie vetë ambienti kombëtare për zhvillimin e promovimin e artit dhe kulturës

ku jeton shqiptare e vepron ky kudo ku ajo gjallon. Nëse për bashkëpunimin në fushën

institucion e muzikës që merret Kosovë-Shqipëri me janë më evidente si risitë po ashtu dhe

kultivimin e fisnikërimin

mundësitë e mëdha të pashfrytëzuara, për pjesën tjetër të diasporës

e jetës së artit muzikor

jemi në Republikën vetëm në e një fillim të vakët, madje edhe pa strategji të përcaktuar

Kosovës. nga Dikur shteti lokalet mëmë. Nëse për letërsinë dhe pikturën ky koordinim,

kjo e kësaj njohje, shoqate është kanë më e lehtë të realizohet. Për muzikën qëndron puna

ndryshe. qenë më të Një rregulluarat lapsë dhe një letër i duhet shkrimtarit, një tela-jo, penel

e dhe bojëra më të - mirat piktorit. në lagjen Letra e njohur (me Pejton, pentagrame) kurse tash e lapsi i duhet edhe kompozitorit,

por partitura e kompozuar mbetet letër e heshtur nëse nuk

paraqesin një objekt turpi, shëmtie dhe ndyrësie.

Në kohën kur isha kryetar i patëm blerë me paratë tona

fillon e jo të shtetit, “faza e falë dytë”- atintaneve-tantiemave ajo e interpretimit, dhe e patëm që angazhon herë herë edhe

dhjetëra rregulluar unë e ndoshta dhe bashkëshortja dhe qindra ime e ndjerë, artistë. Xhejlane Për të lexua një roman, duhen

ditë. Broqi. Për I patëm dëgjuar rregulluar një orenditë, simfoni painon, – televizorin, rreth një orë... Por është intensiteti i

madh bufenë i dhe ndikimit të gjitha elementet emocional përcjellëse: tek njeriu karriget ajo e që e bën muzikën të veçantë,

sepse shumta ajo dhe të në ngre kohët në më një kritike dimension e më të vështira të tjetër, mbanim jashtë tokësor... Muzika e

koncerte. Mirëpo, pasi na përzuri nga lokalet tona regjimi

një kombi është ndoshta ambasadorja më e efektshmja e tij kudo në

serb, të gjitha u shkatërruan dhe u vodhën, pas çlirimit

botë. nga okupatori Dikush serb mund ka qenë të vendosur thotë se Vetevendosja, muzika ka e shpenzime, por ata harrojnë

të cila venë nuk i pati në dukje rregulluar, rolin por i e pati saj lënë të të jashtëzakonshëm çrregulluara. në të gjitha kthesat e

mëdha Kur dolën të nga shoqërisë, lokalet tona që e zgjodhëm marrin Kryesinë edhe ma e re shumë rëndësi në periudhat

“më e deri të tani qeta”, nuk është ku një rregulluar shoqëri aspak, ka përkundrazi nevojë të fisnikërohet edhe më shumë,

të është njihet shkatërruar edhe në edhe botë më tepër. me fizionominë Fotografitë që po e saj. Çdo qeveritar do të donte

paraqesim janë dëshmia më e mirë se në çfarë gjendjeje

ta “qeraste” një mik të lartë të huaj me një koncert dinjitoz. Por miqtë

janë ato lokale. Pos pllakës që shënon se janë lokalet e

vijnë Shoqatës jo shpesh, së kompozitorëve ndaj dhe të Kosovës, vëmendja asgjë ndaj tjetër muzikës është ajo që është.

Është nuk është kënaqësi në rregull. kur Nuk njeriu di se çka lexon ka vepruar apo Kryesia dëgjon për sukseset e artistëve tanë

në e Shoqatës vend apo së Kompozitorëve në diasporë. me Një kryetarin kënaqësi animoz të tillë na jep artikulli atraktiv i

Prennushit, Zeqirija Ballata, i cili, por ato duke janë pas në gjendje në curriculumin të mjerueshme. e tij një eksperiencë të suksesshme

Arti dhe veprimtaria si pedagog, e tij e do (kam që, së dëgjuar paku, të kthehet personalisht në violinistin e shquar,

prof,

një lokal

Lorenc

që i ka

Radovani,

hije një shoqate

tek

krijuese,

fliste

siç

për

është

rolin

ajo

që ka pas në formimet e tij si

e kompozitorëve. Aty duhet të kthehet edhe pianoja

violinist,kursivi për të cilën disa thonë i pedagogut se është në Fakultetin R.Prennushi), e Arteve, këtë herë është edhe në rolin

e disa studiuesit të tjerë thonë promovuës se është bërë të vlerave pronë e njërit tona, prej të vlerave muzikore shqiptare të

diasporës. kompozitorëve Kështu tanë! me këtë shkrim me vlerë përgjithësuese, pianistja e re

Gaia Ministria Sokoli e Kulturës që, e lindur e Kosovës në duhet Itali, të bën investojë, pjesë e, në brezin e dytë të emigrantëve,

bëhet po ashtu, për edhe ne dhe Departamenti metafora i Kulturës e artit shqiptar i Komunës që lëshon rrënjë jashtë atdheut,

ashtu

së Prishtinë.

si pesëqind-vjet

E, a janë bërë kërkesat

më parë

dhe

emigracioni

pse nuk janë

shqiptar i dha Rilindjes italiane

marrë përfaqësues iniciativën dhe të e denjë.Kohët kam gjetur një biznesmen, janë të tjera, Alfed po ashtu dhe mjetet. Nuk ka

ndarë mjetet, e dinë vetëm anëtarët e Kryesisë. Kam

kuptim Bokshin, që pronarin sot atdheu, e shtypshkronjës toka mëmë, Litografia, të mos nga njohë bijtë e vet. Përkundrazi

ajo Gjakova, duhet që edhe t’i rregullojë t’i ndihmojnë lokalet dhe ata ketë më një shumë sallë në udhën e vështirë të artit,

në kamertale një botë për ku koncerte vlerat e materiale ca zyre. Lokali janë ishte mbizotëruese.

ndarë për

Ky Shoqatën shkrim 65%, i bukur, kurse pronari me të vlerë marrë 35% njohëse nga tërë e edukative, profesional, por

shkruar ato lokale. me Porse, një edhe stil këtu divulgativ, u shfaqën mosmarrëveshje,

na bën edhe të reflektojmë më thellë.

ngase kryetari Zeqirja Ballata dhe anëtari i kryesisë,

Përveç

Reshat Rondobrava

instrumentistëve,

e ndoshta edhe

a i njeh

ndonjë

Shqipëria,

anëtar tjetër

kompozitorët e vet më në

zë? i Kryesisë Natyrisht së Shoqatës, këtu nuk janë flasim përgjigjur për në njohje këtë ofertë emrash, por veprash. Veprat

e dhe tyre kështu a njihen ka mbetur e a si kanë është më mundësi keq. Është reale e vërtetë të ekzekutohen në Shqipëri?

Duke se, me qenë disa përjashtime, në kontakt ato lokale me muzikën do të rregulloheshin kontemporane, atje ku ndodhën,

shpesh dhe do t’ua krijuesit zbukuronin shqiptarë pamjen jo vetëm jashtë, lokaleve sjellin të dhe rrugë të reja, stile e kërkime

Shoqatës, që mund por edhe të tërë ndihmojnë Lagjes së njohur më shumë Pejton. për krijimin e një muzike shqiptare

bashkëkohore.

Të shpresojmë se do të merret iniciativa që t’i rregullojnë,

më në fund, dhe të mos mbesin ashtu të shkreta e të na

Dhe përkujtojnë, në fund, me duke ankthe, fol një konkretisht burg për të rebeluarit! për pianisten e re Gaia Sokoli, na vjen

në mend të themi: Vërtetë Gaia tani, si studente e koncertiste ka në repertor

nga Bach, Hayden, Mozart, Beethoven, List, Schopen, Brahms, Bartok,

Cimarosa, Clementi, Debussy, Kessler, Scarlati, Pozzoli, Schubert,

Çajkovski,Weber dhe të tjerë. Por sa vlerë do të kishte që ajo të luante në

koncertet e saj nëpër botë edhe pjesë pianist-ike të autorëve shqiptarë!

Kjo do të ndodhë nëse Gaia do të njihet me vendin e muzikën e prindërve

të vet.

Është kjo arsyeja që e ndjejmë të nevojshëm të bëjmë një apel:

Nëse ndonjë institucion artistik shqiptar dëshiron të realizojë një koncert

me pianisten Gaia Sokoli, e do puna që t’i sugjerojë asaj edhe ndonjë

pjesë të autorëve shqiptarë (koncerte, rapsodi, ose pjesë tjetër). Për këtë,

mund të kontaktoni me e-mail: robert.prendushi@libero.it .

Si redaktor përgjegjës i Kontrapunktit falënderoj autorin për shkrimin

dhe për gatishmërinë për t’u bërë ndërlidhës, ndërsa pianistes së re i uroj

e i dëshiroj suksese të reja si një nga ambasadoret e denja të muzikës shqiptare

në botë.

14

kontrapunkt

E hënë, 30 dhjetor 2013

@ | www.gazeta55.al

gazeta

55

(Një histori e bukur muzikore nga Diaspora shqiptare)

Pianistja e re Gaia Sokoli mahnit

publikun italian e jo vetëm...

Prof.Robert Prennushi,

muzikolog

Shpesh nuk kujtohemi, por

e verteta është se rreth një

e treta e shqiptarëve jeton

tashmë jashtë territorit të

Shqipërisë. Diaspora shqiptare

bën jetën e vet me

problemet e përditshme që

i dalin. Por jeta e saj është

e gjallë edhe në fushën e

artit. Sidomos tek brezi

i dytë, që ka pasë fatin e

nderin të kenë prind që

kanë çarë me mund të

madh për t’i parë fëmijët

e tyre “njëlloj” me

bashkëmoshatarët e tyre

vendas, po shohim të

ndrisin yje, që na bëjnë

krenarë që jemi shqiptarë;

ata edhe na gëzojnë

e na heqin komplekset që

na ngerthejnë nganjëherë

edhe pa dashje. Genet e

popullit tonë, ndër më

të vjetrit në Europë, si

origjinë, e më të riut, si

moshë, janë të veçanta,

edhe në fushen e artit.

Është mirë që këto yje të

njihen edhe në Shqipëri.

Në 17 vitet e punës këtu

në Itali, nuk kam pasë

fatin të kem nxënës shqiptarë,

përveç nipit tim.

Kur përpiqesha të nxitnja

për studim ndonjë nxënës

këtu, gjithnjë merrja

si shembull nxënësit tanë

në Shqipëri. Nuk them

se prindt italianë nuk

më besonin, por edhe

ndonjë dyshim e kam

parë tek ata. Fati ma solli

që, tre vite më parë, një ish

nxënëse ime italiane, Silvia

Donati erdhi për vizitë tek

unë me të shoqin shqiptar,

Kreshnik Golemi e, mes të

tjerave më tha: “Hai avuto

ragione, maestro. Voi,

albanesi, siete veramente

bravi”. E më folën me

entuziazëm për një fëmijë

të talentuar shqiptar, pianisten

Gaia Sokoli, atëherë

12 vjeçare.

Koncerti i parë:

Gaia Sokoli 10

vjeçe

Pas atij tregimi entuziast të

çiftit të ri italo-shqiptar dhe

dëgjimit të CD që më kishin

sjellë, me shumë dëshirë u

përpoqa, duke shfrytëzuar

edhe njohjen që kisha me

miq e të njohur në Shqipëri,

t’i siguroj Gaia-s një njohje,

edhe me vendin e prindve

të saj, përmes një koncerti.

U përpoqa sepse Curiculum-i

i saj, që atëherë,

ishte i shkelqyeshëm:

plot çmime kombëtare e

ndërkombëtare për moshën

e saj! Ishim para një talenti

të jashtzakonshëm. Por

nga Shqipëria doli “një

pengesë”: Njëqind vjetori i

Pavarsisë. Pengesë? A nuk

duhet të ishte një shkas, një

rast edhe më shumë që ajo

ta njihte Shqipërinë dhe

vendi ta njihte bijen e vet?

Por nuk do të ishte e drejtë

as të fajsohet njeri për këte,

sepse vertetë programi i

institucioneve të atij viti

ishte i ngjeshur. Me thanë

të drejten, si mësues, pata

një deluzion jo të vogël

sepse premtimet që kisha

marrë më kishin bindë për

të kunderten. Ndjehesha në

borxh ndaj Gaias edhe pse

personalisht nuk e kisha

njohur, as ate, as prinderit

e saj të mrekullueshem që

kishin lindë e rritë një talent

të rallë.

Pas nji përjudhe zhgenjimi,

(gati si një nështrim pa

shpresë), ishte miku im,

kompozitori Akil Koci që,

pas një bisede telefonike,

i entuziasmuar më nxiti ta

shkruaj këte “histori”.

Rifillova kështu kontaktet

me familjen e pianistes

Gaia Sokoli, që tashma 15

vjeçare, vazhdonte udhën e

saj të suksesit, vazhdonte të

shkruante historinë e bukur

të jetës së vet muzikore,

por këte herë “me dorën”

e gazetarëve të huaj, që

mbushnin gazetat e shkruanin

me entuziazëm për

koncertet e saja.

Këte histori të bukur, kam

dëshirë ta ndajë me lexuesit

shqiptarë permes faqeve

të Kontrapunktit (Gazeta

55), ku, në saje të konceptimit

mbarëkombëtar të

redaktorit të apasionuar,

kompozitorit, Prof.dr.sc.

Akil M.Kocit, shkrimet aty

ndjekin njëlloj, si zhvillimet

muzikore shqiptare,

ashtu edhe ato të diasporës

e të kombit, (që ka kaq

nevojë të gjejë përkrahje

nga vendi mëmë).

x x x

“Më mirë mos të flasim

për vështirësitë tona në

vitet e para të inserimit

tonë këtu, në Itali. Më mirë

ta fillojmë nga gëzimi më

i madh i jetës sonë, nga

lindja e Gaia-s, me 16 maj

te vitit 1998”, nisin të më

tregojnë prindt e Gaia-s,

Evis Alimerko e Dashamir

Sokoli. Ata kanë të drejtë

që kërkojnë të fshijnë nga

kujtesa atë fillim. Kush i

ka përjetuar ato situata e

kupton mirë këte...

“Gaia, e squetë, e vemendshme

dhe e vullnetshme,

ishte gëzimi e çlodhja jonë”,

më thonë. Por kurrë nuk

mendonim këta prind të

mirë se shpejt do të merrnin

për Gaia-n një lajm

kaq të papritun që, vertetë

do t’i nxirte “telashe”, por

kësaj herë të bukura…

Ishte mësuesja e klasës së

tretë, Floriana Liberatore, -

familja Sokoli nuk e harron

ate, - që u tha se Gaia kishte

prirje të veçanta për muzikë

dhe u këshilloi ta dergonin

tek një specialist që konfirmoi

talentin e Gaias, pra

edhe përshtypjen e mësueses

së mirë. Kur voglushja

zgjodhi pianoforten, prindt

u panë në sy dhe vendosen,

në fillim, t’i blejnë nji

pianolë digjitale, sepse nuk

ishin të sigurtë nëse ajo do

të vazhdonte. Kështu pra,

bashkë me gëzimin, për

familjen Sokoli nisi edhe

një preokupim i ri, edhe pse

i bukur. Nuk e njihnin fare

atë ambjent, aq ma shumë

sepse “tek ne asnjë nuk ka

qenë muzikant”, më thonë.

Por Gaia ishte dashunuar

pas muzikës e rrinte me

orë të tëra duke luajtur e

duke përparuar kështu, në

mënyrë të dukshme. Pas dy

muajsh Gaia u ndie shumë

e lumtur, sepse prindërit i

kishin blerë një pianofortë

vertikale. Vertetë ajo ishte e

vogël, por e kuptoi se çfarë

sakrifice kishin bërë prindt

e saj. E kjo e nxiti edhe më

shumë.

Gaia i filloi mësimet për

pianofortë në Erba (afër

Como-s), me profesoreshen

Claudia Boz.

(Për lexuesin, mendoj se

është e nevojshme një

parantezë: Kur edha në Itali,

bashkë me përshtypjet e

mira për një vend të zhvilluar

e me kulturë, si Italia, pata

edhe një zhgenjim jo të vogël,

për mënyrën më të dobët të

mundëshme se si trajtohej

lënda e muzikës në shkollat

e kulturës së përgjithëshme,

nga fillorja deri tek e mesmja

(në ndryshim me nivelin e

lartë të konservatorëve dhe

akademive). E ku, në vendin,

“per eccellenza”, të muzikës!

Jo vetëm kaq. Në Itali, nuk

ka shkollë muzike, ashtu si

është e konceptuar në Shqipëri,

ku kultura e përgjithshme

dhe artistike zhvillohen

në të njëjten strukturë dhe

që fillon, për violinë e piano,

duke filluar nga klasa e parë

gazeta

E hënë, 30 dhjetor 2013

55 @ | www.gazeta55.al

kontrapunkt

15

fillore. Këtu sakrificat janë

gati të gjitha të familjes, ku

njeri prej prindërve duhet të

bëjë pa tjetër edhe “taksistin”…).

Por sodisfaksionet e para,

për Gaian e familjen e saj,

erdhen shpejt dhe i kalonin

sakrificat. Mbas pak muajsh

studimi, me 1 nandor 2007,

9 vjeçe, G. Sokoli mori

pjesë në konkursin e parë

të jetës së vet në Tortona

(Torino), ku u paraqit me

pjesë nga Bachu, Pozzoli

dhe Çajkovskij. Zuri vendin

e dytë; po Gaia nuk dukej

e kënaqur. Prindt, duke

dashtë ta drejtonin nga një

qendrim më realist, i thanë

se ky çmim ishte një rezultat

shumë i mirë, por voglushja

mbeti me mendimin e vet.

Ajo kërkonte perfeksionin në

çdo pjesë që luante dhe këte

e realizonte me studim e falë

talentit të saj të rallë. Mbas

dy viteve, u trasferua në “Accademia

Giovani Talenti”,

në Alzate Brianza, sëbashku

me profesoreshen e vet e cila

zbuloi se tashma Gaia kishte

edhe “vesh absolut”. Nandë

vjeçe me vesh absolut! Përparimet

e saj ishin impresionuese.

Çdo ditë që kalonte

prindt kuptonin gjithnjë e

më shumë se muzika ishte

bërë qellimi i jetës së Gaia-s.

“Studionte me shumë pasion

dhe ne menduam se

kishte ardhë koha t’i blinim

një pianofortë coda, por

dëshëronim t’ja banim këte

dhuratë, si surprizë”, - tregojnë

prindt e saj. Gaia nuk e

kishte pretenduar kurrë e

as i shkonte në mendje se

prindt mund të bënin një

sakrificë të tillë. Kjo ndodhi

në Krishtlindjen e vitit 2008,

kur Gaia-s, me komplicitetin

e fqinjëve, ju desh të dilte

nga shtëpia për disa orë

dhe të gjente, në mesnatën

e asaj feste, jo një pako nën

pemë, por një pianofortë

Coda. Gaia ndjehesh më e

lumtura e botës! Prindt e saj

po ashtu. Edhe pse fëmijë,

Gaia-s nuk ju rrit mendja,

përkundrazi. Kjo dhuratë

e bëri më të përgjegjëshme

në punën e saj të dyfishtë:

mësimet e përditshme dhe

pianoforta; por në nivele të

larta. Koha që do të vinte,

muajt e vitet e ardhëshëm,

do të “mbusheshin” gjithnjë

me çmime e koncerte, me

duartrokitje e sodisfaksione.

Është vetëm 10

vjeçe e po bën të

veten panoramen

muzikore, shkruan

gazeta

Në moshën dhjetë vjecare,

pedagogia e saj mendoi

se Gaia ishte tashmë në

gjendje të përballonte edhe

një koncert të vetin. Duke

parë programin, nuk është

e vështirë të dallohet se sa

ambicioz ishte ai repertor për

moshën dhe kohën e paktë

që kishte kaluar nga dita që

voglushja kishte venë duart

për herë të parë në pianofortë…

Gaia egzekutoi nga

J.Haydn: “Sonata Hob XVI,

G1”; nga F.Chopin: “Valzer

op.69 n.2”, “Valzer op. 64

n.2”, Impromptu op.29”;

nga Çajkovskij “February,

April op. 37”, nga B.Bartok:

Romanian Folk Dances.

Suksesi ishte i mrekullueshëm.

Por edhe konkurset do të

bëheshin pjesë e jetës së

saj artistike; pjesë e jetës së

saj dhe e prindve që duhet

ta shoqëronin, me gjithë

problemet që rrjedhin ... Në

konkurset e tjerë kombëtare

e ndërkombetare

Gaia meritoi gjithmonë

vendin e parë.

Nizza , nandor

2009, në sallen

e konservatorit

Gaia 11 vjeçare

me flamurin

shqiptar

Në nandor të vitit 2009,

në Nizza të Francës, Gaia

11 vjeçare fitoi vendin

e parë në konkursin

ndërkombëtar Simone

Delbert-Fevrier për

pianofortë. Ky çmim ju

dha Gaia Sokolit nga një

juri shumë e zgjedhur, ku

bënin pjesë koncertistë e

dirigjentë të njohur sidhe

emra shumë të njohur

në botën e muzikës. (Kur

mori çmimin e parë, Gaia

mori një flamur shqiptar

dhe e ngriti lart, “si sokoleshë”,

do të shtoja, - se

e ndjente sikur po përfaqsonte

Shqipërinë edhe pse

nuk e kishte parë ende…).

Gazetat italiane natyrisht

shkruan për suksesin e

pianistes së re “italiane”…

Pianistja e re,

13 vjeçe, fiton

çmimin ndërkombëtar

Simone

Delbert-Fevrier

Në 2010 Gaia u ftua edhe

në veprimtarinë më të

vjetër e më të famshme

të botës për këngën e

fëmijëve, në të 53-tin

festival “Zecchino d’Oro”

që zhvillohet në Teatrin

Antoniano të Bologna-s

e që u trasmetua edhe në

Eurovision. Gaia ndjehej

e lumtur dhe pyetjes së

gazetares se si ndjehej

pas atij suksesi, Gaia ju

pergjegj me sinqeritetin e

fëmijës: “Jam e kënaqur,

më pelqen shumë kontakti

me publikun…”.

Gazetarja do të shkruante

se Gaia kishte edhe një filing

me telekamerat…

Jeta e Gaia-s është në

lëvizje dhe e mbushur me

punë; është një kërkim i

vazhdueshëm për prefeksion.

Sa orë e orë studimi!

Por edhe sa sodisfaksione!

Është vetëm 13 vjeçe kur

Gaia Sokoli luan në një

koncert në sallën prestigiose

Carnegie Hall të New

York-ut. Në USA ajo u ftua

si “premio”, që përmbante

vendi i parë që ajo fitoi

në Bradshaw and Buono

International Piano Competition.

Në 2012, Gaia-s ju dha e

drejta të luajë me orkestër

sinfonikes kohën e parë

të një koncerti. Kjo ditë

e shumë pritur erdhi!

Me 20 janar, e shoqëruar

nga orkestra sinfonike e

Cannes, Provenza e Costa

d’Azzurra, ajo arriti të luajë

me sukses të madh dhe

juria e vlerësoi me çmimin

e parë. Për ata nxënës, por

edhe për prindt që lexojnë

këta rrjeshta e që ëndërrojnë

që edhe fëmijët e tyre të

bëhen artistë, jeta e sakrificat

e Gaias dhe të familjes

së saj, janë një shembull i

shkelqyer për t’u ndjekur.

Konkurset kombëtare e

ndërkombëtare, ku ajo ka

fituar vendin e parë dhe të

gjitha koncertet, që janë

zhvilluar të gjitha jashta

shtetit ose në Itali, por

shumë pak në vendbanimin

e saj, kërkojnë ditë

tëra shkëputje nga shkolla.

Por Gaia po e përballon

këte. “Fatmirësisht

kam kujtesë të mirë, - i

përgjigjet një gazetarje, -

megjithë që janë problem

mungesat”, duke nënkuptuar

se, shumë herë, nuk

ka mundësi të ndigjojë

spjegimin e profesorëve.

Vitin 2012 Gaia e vazhdoi

me një sukses të madh

mediatik, sepse Revista e

njohur muzikore “Suonare

News” i dedikoi Gaias rubriken

“Meglio Gioventù”,

ndërsa, nga ana koncertale

ajo e mbylli me suksesin e

madh, kur ezekutoi Koncertin

K414 të Mozartit

në Milano në Palazzina

Liberty, ku u shoqërua nga

Orkestra Shtetërore M.

Jora e Rumanisë.

Deri më sot Gaia ka fituar

mbi 40 konkurse kombëtare

e ndërkombetare;

ka bërë mbi 30 koncerte

në Itali e në vende të ndryshme

si Zvicer, Francë

e USA. “Është gëzimi

e krenaria jonë”, thonë

prindërit Sokoli. “Në ato

momente kur gjithë teatri

çohet në këmbë për ta

duartrokitë, harrojmë

gjithë sakrificat tona sepse

prindi do më të miren për

fëmijën e vet dhe Gaia po

ja arrinë kësaj”.

Gaia Sokoli është vetëm

15 vjeçe. Vitin e kaluar ka

hyrë në Shkollën e Mesme.

Krahas mësimeve në kulturen

e përgjithëshme (si

të gjithë nxënësit e tjerë),

ajo përballon konservatorin

dhe të gjithë impenjimet

muzikore që ka

marrë.

Për të dhënë idenë e aktiviteteve

të ngjeshura, që

pianistja e re Gaia Sokoli

përballon, po tregojmë

vetëm disa nga ata të

realizuara gjatë këti viti

dhe disa të tjera, që janë

tashmë të programuara.

Viti 2013 filloi për Gaian

pianiste, nga dita e parë,

me Koncertin e Vitit të

Ri, ku luajti, e shoqëruar

nga Orkestra Filarmonike

Ettore Pozzoli, në Seregno

(Mi), me drigjentin Mauro

Bernasconi. Mjafton të

përmendim se në këte

koncert mori pjesë edhe

soprano Eva Corbetta e

trombisti i parë i Arenës

së Veronës, Massimo

Longhi, për të kuptuar

se cilët janë partnerët

e pianistes sonë ndër

koncerte. Vetëm katër ditë

më vonë, me 5 janar, Gaia

bëri një recital New Year

Music Festival në Gstaad

(Zvicer), organizuar nga

Princesha dhe pianistja e

famshme franceze Karolin

Murat Haffner (që e

kishte pelqyer aq shumë

pianisten e re në Nizza,

pasi kishte qenë në Juri

e i kishte dhënë Gaia-s

çmimin e parë). Pianistja

do të shkruante me entuziazëm

për Gaia-n, duke

deklaruar se ndigjimi i

pianistës së re kishte qenë

për te një eksperjencë e

madhe sepse tek ajo shihte

talentin natyror, intuiten e

rallë e spontanitetin. Ishte

një rast i mirë, - vazhdonte

pianistja e famshme, - për

të asistuar në ate më të

mirën që mund të ofrojë

muzika: entuziasmin,

dhuntitë natyrore, freskinë

e spontanitetin e

egzekutimit.

Tre ditë më vonë, me 8

janar, G.Sokoli do të jepte

një recital në teatrin

Manzoni, në Pistoia, kurse

me 12 shkurt dha një tjetër

koncert në sallonin Musa,

në Como.

Në radhën e impenjimeve

të pianistës, po përjashtojmë

këtu, me dashje,

disa nga performancat

e saja, për të ardhë në

majin e këti viti, ku Gaia

mori pjesë në konkursin e

famshem për pianoforte e

orkestër “Citta di Cantù”,

ku fitoi çmimin especial,

si më e reja konkuruese

italiane. Theksojmë se në

këte konkurs marrin pjesë

edhe pianistë të njohur

nga të gjitha vendet. Gaia

Sokoli fitoi edhe një bursë

studimi dhe të drejten për

një koncert në Rumani, në

vitin që vjen. Në këte rast

do të shoqërohet në egzekuzimin

e saj nga orkestra

sinfonike shtetërore e atij

vendi. Për këte eveniment

G. Sokoli po përgatitë

Koncertin K271 të Mozartit.

Në mes gjithë këtyne

takimeve e angazhimeve

shkollore, ajo po përgaditet

edhe për konkursin e

rëndësishëm TIM Torneo

Internazionale della

Musica që do zhvillohet në

Paris, ku Gaia ka kaluar

eleminatoret.

Por pianistja e re mendon

se ka ende shumë punë

për të bërë. Ndaj edhe

kërkon më të mirën. Në

mes konkurentëve nga e

gjithë bota, që kërkojnë

të hyjnë në Akademinë

“Incontri col Maestro”

e Imola-s, Gaia ishte në

mes tyre. Nga tetori i këtij

viti, pra, ajo është nxënëse

e profesorit me famë

ukrainas Leonid Margarius.

(Mjafton të shihet në

yotube emri i profesorit,

për të njohur famen e tij:

pjesëmarrës në juritë e

konkurseve më me famë

botërore e i kërkuar të

japë mësim Master Classes

në shumë vende të botës).

Gaia e prindërit ndjehen

shumë mirë me profesorin,

sepse, më konfidojnë: “na

ngjan se ka mentalitetin

tonë, na duket si shqiptar”.

(Janë ndoshta ata 50 vite,

të kaluara “njëlloj”, që na

kanë bërë të ngjashëm?).

Pianistja Gaia

Sokoli e shoqëruar

nga orkestra

sinfonike. Nizza

2012

Gaia flet pak. Edhe nga kjo

kuptohet se ajo ka zgjedhë

“një gjuhë tjetër”, ate të

muzikës, për të shprehë më

mirë ndjenjat e saj. Arrij të

marr nga ajo esencën e asaj

që dëshëroja. Më konfidohet

në këte mënyrë: “Kur luaj në

pianofortë ndjehem se “kaloj”

në një dimension tjetër e

kerkoj t’ia trasmetoj edhe publikut

ata emocione që ndjej…

Ndjehem mirë kur luaj, por

jam edhe më e lumtur kur

kuptoj se loja ime ka lënë

gjurmë tek ndigjuesit.” Nuk

mund të mos i bëja edhe

pyetjen më të zakonshme për

të cilën njeriu kërkon të ketë

përgjigje: “Në cilin koncert

je ndjerë më e lumtur?”.

Më thotë: Eksperjenca më e

bukur, ndoshta, ka qenë kur

kam luajtur në New York.

Carnegie Hall është “tempulli”

i muzikës klasike. Shumë

artistë të famshëm kanë luajtë

në atë sallë prestigiose…e

unë jam e lumtur që kam pasë

po atë nder.

Nëse lexuesi do të dijë më

shumë për Gaian Sokoli-n,

dëshëron edhe ta dëgjojë e

shohë ate, mjafton të klikohet

në internet dhe do të shfaqen

dhjetra egzekutime e të dhëna

për artisten e re. Siti i saj në

internet është www.gaiasokoli.

com (me të cilin Gaia nuk ka

kohë të mjaftueshme të merret,

pse ka punë të tjera më të

rëndësishme. E bën mirë.).

Në mbyllje të këtij shkrimi,

duke i uruar Gaias një

rrugëtim të suksesshëm në

botën e bukur të muzikës,

dëshiroj e uroj që edhe

instuicionet artistike e

televize në Shqipëri ta

kenë Gaian, si të ftuar, në

programet e tyre; shpresoj

e uroj gjithashtu që edhe

Gaia Sokoli, të bëjë të pamundurën

e të gjejë kohë

për një koncert në Shqipëri,

me gjithë impenjimet si

studente e koncertiste, në

veprimtaritë që ajo i ka të

programuara me kohë.

Ancona, nandor 2013

Shenim i Redaktorit: Nëse

ndonjë institucion artistik

shqiptar, dëshëron të

realizojë ndonjë koncert me

pianisten G. Sokoli e do që

t’i sugjerojë ndonjë pjesë të

autorëve shqiptarë (koncerte,

rapsodi, ose pjesë),

mund të kontaktojë me

e-mail me autorin e këtij

shkrimi robert.prendushi@libero.it

16

kontrapunkt

E hënë, 30 dhjetor 2013

@ | www.gazeta55.al

gazeta

55

Një libër studimor me vlera të

mëdha dhe i shkruar bukur

Prof.dr.Gjovalin Shkurtaj

Akademik i asociuar

Anëtar i Këshillit Ndërkademik

të Gjuhës Shqipe

Këto ditë doli nga shtypi libri

“Himni Kombëtar” i akademikut

Vasil S.Tole, studimi

monografik rreth njërit prej

simboleve më të rëndësihme të

njësisë dhe bashkimit kombëtar

të shqiptarëve. Kam

kënaqësinë që këtë libër, ashtu

si dhe disa prej botimeve të

mëparshme të mikut e kolegut

tonë, akademikut Vasil S.Tole,

e mora si dhuratë nga autori

pikërisht në prag të përurimit

që do t’i bëhet atij libri në

Akademnë tonë të Shkencave.

Libri është një studim historik

dhe muzikologjik,pra edhe

disi në shmang të interesave

të mia të mirëfillta si gjuhëtar,

porse, qysh nga nëntitulli

joshës e kurreshtjendjellës

“Betimi mi flamur” më

solli në mendje “betimin mbi

gur”, që shqiptarët e zbatonin

në raste pajtimesh e përbetimesh.

Qysh në kreun e parë

të tij, gjeta edhe shumëçka

interesante e që dëshmon se

udha e himnit tonë kombëtar

ka qenë e njëkohshme dhe e

njëjkahshme edhe me dy prej

simboleve të mëdha të kombit:

me flamurin dhe me njësimin

e alafabetit të shqipes dhe, të

tria këto simbole kombëtare,

do të shenjtëroheshin madhërishëm

në të njëjtën kohë e

në të njëjtin vend: në shpalljen

e Pavarësisë dhe në

veprën madhore kombëtare

të krijimit të shtetit të parë

shqiptar të “mosvarëm” nga

Ismail Qemal Vlora, më 28

nënto 1012, në Vlorë.

Po lejohem, me këtë rast, të

bëj disa vlerësime e shpallime

rreth vlerave të këtij

libri, të nyjëtuara në tri

kahe shkencore meritore

dhe me vlerë të shënueshme

historike dhe aktuale: Së

pari, mund të përmendim

vlerat e librit “Himni Kombëtar”

në lidhje me tematikën

e ngushtë, që lidhet

me himnin si krijim poetik

dhe muzikor, për të cilin

autori, me kompetencë të

plotë, shqyrton e përthekon

dijet dhe pohimet e bëra

më parë dhe ato që i takojnë

edhe sot zanafillës dhe

realizimit poetik e muzikor

të tij. Akademiku V.Tole,

ende i ri në moshë, por me

përvojë tashmë të gjatë e

të respektueshme si muziktar

e studiues i shquar i

vlerave etnomuzikologjike

dhe historiko-kulturore të

popullit shqiptar, i ka hyrë

kësaj teme duke ndjekur

shembullin e muziktarëve

pararendës të tij, të prof.

dr.Fatmir Hysit, i cli është

edhe redaktor muzikor i studimit

të pranishëm, po edhe

të prof.Ramadan Sokolit e

muziktarëve të tjerë. Kështu,

në libër janë kundruar,

peshuar e vlerësuar pohimet

e nismëtarëve e veprimtarëve

adhetarë shqiptarë,

të trojeve e të ngulimeve

shqiptare jashtë, sidomos të

shqiptarëve të Bukureshtit.

Autori merr në mbrojtje me

të drejtë duke nënvizuar

vlerat e mëdha historike

e kombëtare të atyre burrave

të shquar e atdhetarë

shqiptarë, që ia hynë punës

për ta realizuar atë, sidomos

të poetit e veprimartit

atdhetar Aleksandër Stavre

Drenovës (Asdrenit), si dhe

të krejt vatrës atdhedashëse

të shqipatrëve të mërguar

me banim në Bukuresht.

Aty, me shumë

kujdes e me trajtime të

argumentuara e të mbështetura

në literaturë të gjerë

burimore nga botimet e

dokumentacioni i arkivave,

jepet pamja më e plotë dhe

e qartë e udhës së Himnit

tonë Kombëtar. Dhe është

ajo, në tërësinë e vet, një

udhë e ndritur, një udhë

që ka shkuar krahas me

ngritjen e vetëdijes kombëtare

dhe me përpjekjet e

luftën e gjatë të patriotëve

dhe ideologëve të Pavarësisë

së Shqipërisë për të shkuar

në ditën fatlume të shpalljes

së pavarësië me “pajën” e

nevojshme të solemnitetit të

rastit: me Flamurin Kombëtar

dhe me Himnin zyrtar

të shtetit të parë shqiptar.

Së dyti, duhet theksuar ndihmesa

e librit në lidhje me

simbolet e tjera kombëtare

të shqiptarëve, duke theksuar

vlerën përbashkuese të

tyre dhe, mbi të gjitha, konsiderojmë

të dobishme ndihmesat

e këtij studimi për

të nxjerrë në pah një rrethanë

shumë të rëndësishme e

me vlerë kombëtare madhore:

lidhjen e ngushtë të

përfaqësuese të Shkodrës,

Korçës, Vlorës etj. në kahun

e mbarë mjedjan”: Geg’e

toskë Malësi Jallija, janë një

komb m’u da s’duron, fund

e maje nja asht Shqypnija, e

një gjuhë të tanve na bashkon”.

Libri i Vaso Toles,

në një farë mënyre, duke

përshkruar udhën që ka

përshkuar himini kombëtar

i shqiptarëve, ka përthekuar

e përmbledhur në mënyrë

racionale e

të urtë se, në ato vite të

ndezura e të ethshme të

kurorëzimit, qoftë edhe

me aq vonesë, të ëndrrës

shumëshekullore për të

qënë më vete, shqiptarët e

trojeve kompakte ballkanike

dhe bijtë e shquar të

diasporës në dhe të huaj,

u gjendën si kurrë më parë

së bashku, pikërist ashtu

sikundër e thotë edhe vargu

i parë i vjershës së Asdrenit

“Rreth falmurit të përbashkuar”.

Ata që e pëlqyen,

e mbështetën dhe e brohoritën

këtë himn, po edhe

që e kënduan më zjarr e afsh

liridashës, qysh para se të

shpallej Pavarësia në Vlorë,

kanë qenë figura të mëdha të

kombiut tonë, burra të penës

e të gishtit të pushkës, si Hilë

Mosi nga Shkodra, Pandeli

Cale, Thanas V.Floqi, Spiridon

Ilo dhe P. Mborja nga

Korça, si Murat Toptani, Lef

Nosi, Ferit Vokopola etj, të

cilët ishin në lidhje e bashkëpunim

të ngushtë me figura

të tjera të kohës, sidomos

nga Korça dhe nga shoqëria e

shqiptarëve të Bukureshtit, si

Dhimtitër Zografi, Dhimtitër

Mborja e Dhimtitër Berati.

Të gjithë ata, në këtë studim

përmenden dhe vlerësohen

me të drejtë ashtu si u takon

dhe lexuesi fiton pamjen më

të saktë e të bindshme rreth

asaj nisme e përpjekjeje

madhore, që do të kurorëzohej

me shpalljen e Pavarësisë,

më 28 nëntor 1912 në

Vlorë. Së treti, libri nxjerr

në dukje dhe pohon sa të

rëndësishme kanë qenë për

shqiptarët vlerat e himnit,

flamurit dhe gjuhës amtare

shqipe, si trinomi frymëzues

dhe i patjetërsueshëm i

shpirtit të kombit tonë. Vetë

autori e nis një nga sythat

e librit pikërisht me këto

fjalë: ”Na duhet të pohojmë

se flamuri, himni dhe gjuha

shqipe, si simbole të identitetit

kulturor dhe politik

shqiptar, ishin në qendër të

ditës së shpalljes së Pavarësisë,

si një dëshim e qartë e

Shqipërisë “më vehte, të lirë

e të mosvarme”.(f.87) Dhe,

në këtë pikë, nuk mud të mos

ndalem diçka më gjatë, jo

thjesht pse jam gjuhëtar dhe

më pëlqen mësimi i mbarë

që del nga ky libër edhe për

vlerat e shqipes e peshën e

saj shpirtërore kombëtare

të atillë që ka pasur e ka ajo

në jetën e konstitucionin

shpirtëror të shqiparëve.

Kjo, po se po, por, dëshiroj

të theksoj edhe disa konotacione

aktuale, do të thosha

krejt të ditës, që mbart

lënda e kësaj vepre lidhur me

qëndrimin ndaj shqipes nga

Ismail Qemali dhe Qeveria e

parë e Shqipërisë së “ mosvarme”.

Kreun e dytë me

titullin “Pranimi dhe popullarizimi

i himnit kombëtar,

përhapja e “këngëve kombiare”,

autori e nis me sythin e

goditur e shumë domethënës:

“Ismail Qemal Bej Vlora,

bekuesi i simboleve tona

kombëtare”, ku shqyrton e

mbështet (me dije të shumta

dhe referenca të plotvlershme)

pohimin rreth njohjes

që kishte I.Qemali për simbolet

shpirtërore për një komb

dhe fuqinë e tyre në krijimin

e unitetit kombëtar. Dhe, ajo

që më intereson më së forti

mua si gjuhëtar,po besoj edhe

të gjithë dashamirëve të tjerë

të shqipes e të shqiptarisë,

është një fakt që e sjell libri i

V.Toles në f.88, ku, në

mbështetje të vlerësimit për

pranimin e gjuhës shqipe si

gjuhë të shtetit shqiptar nga

qeveria e Ismail Qemalit , sjell

edhe një shënim në fund të

faqes, ku jepet edhe pohimi

dorëmbarë i këtij shtetari e

diplomati të urtë. Aty lexojmë:

“Në gazetën “Përlindja e

Shqipëniës”, Viti I, nr.6,17/30

gusht 1913 botohet ”Lajmim”:

“Pas dëshirës dhe n’emën

të Zotënies së tij Kryetarit

të qeverriës, botojmë këtë

lajmim: Duhet të gjithë t’a

dijnë mirë se, ç’ në ditën fatbardhë

që kur Shqipëria dolli

më vehte, gjuha shqipe u ba

gjuha zyrtare e vendit.Tani,

në ç’do degë t’administratës,

n’a lipsen nëpunës të cilët

t’a njohin mirë, me shkrim

e këndim, gjuhën amtare…

Edhe nëpunësit që ndodhen

në shërbim do të japin provim

në gjuhën shqipe: ata që do të

tregohen të zotët, do të konfirmohen

në punën që kanë; ata

që nuk do të dinë mirë gjuhën

shqipe, do të munt të kërkojnë

kohë që t’a mësojnënë qoftë

se kanë dëshirë të mbeten në

shërbim.”(Shënimi nr.222)

E citova këtë “lajmim” dhe,

pikërisht për vlerat e idenë

dorëmbarë që ngërthen ajo

nismë e Qeverisë së I.Qemalit,

do të lejohem të përmend se,

pikërisht atë ide kam pasur

parasysh në reagimet e mia

të kohëve të fundit të shprehura

edhe në artikullin tim

”Shqetësime dhe propozime

për kulkturën e gjuhës së

shtetit”. (Gazeta “Sot”, 20 nëntor,

2013, f.17) Të gjithë jemi

dëshmitarë se sot shkollarët

dhe pasuniversitarët janë

të interesuar dhe, madje,

të drithëruar për dhënien

provim e pajisjen me dëshminë

e njohjes së anglishtes,

pra për “Toeflin”, por askush

nuk shqetësohet për gjendjen

jashtëzakonisht të pamirë të

shqipes së shkruar e të folur

në zyrat e shtetit, në universitetet

publike e private e

kudo. Dhe kjo situatë do të

vazhdojë nëse nuk do të kemi

edhe ne zyrtarisht kërkesën

me ligj të provimit dhe

njohjes së gjuhës shqipe si

kusht për të pasur një vend të

caktuar në administratë (vendore

apo qendrore). Pra, le

ta bëjmë pa humbur kohë atë

që pat ideuar dhe shpallur aq

bukur e qartë Qeveria e Ismail

Qemalit.

Së mbrami, përfundoj duke

pohuar se vepra si “Himni

kombëtar” i akademikut Vasil

S.Tole meritojnë jo vetëm fjalë

e vlerësime të mira, por edhe

mirënjohje e çmimin më të

lartë edhe zyrtar shtetëror.

E di se është edhe një institucion,

që quhet Akademia-

Kult, e cila ndan edhe çmime.

Uroj që ëdhe aty kjo vepër

e zotit Tole të pëlqehet e të

vlerësohet, por, mbi të gjitha,

shfrytëzoj rastin të bëj edhe

një propozim tjetër: Akademia

jonë e Shkencave duhet të

ideojë, ta themelojë dhe ta

zbatojë dhënien e çmimeve

të larta për veprat më të mira

strudimore e shkencore të

realizuara me dinjitet e akribi,

sikundër është edhe ky libër,

vërtet i vlershëm, i kolegut e

mikut tonë, akademikut më

të ri në moshë, por edhe nga

më meritorët që ka Akademia

jonë. Urime të sinqerta dhe,

për ta thënë sipas traditës

shqiptare: Të lumshin duart,

mjeshtër!

gazeta

E hënë, 30 dhjetor 2013

55 @ | www.gazeta55.al

kontrapunkt

17

Botime monografike, studim nga libri më i ri i imi

Semiotika muzikore në veprat e mia

(“Talenti, thotë Maksim Gorki, zhvillohet nga ndjenja e dashurisë për punën, madje, talenti në thelb është vetë

dashuria për punën, për procesin e punës.” (M. Gorki, “Estetika dhe letërsia”, faqe 344.)

Nga Dr. sc. Akil Mark Koci

Para se të flasim për semiotikën

në veprat e mia, duhet thënë se

semiotika rrjedh nga fjala greke

dhe paraqet teori të përgjithshme

të shenjave në linguistikë

dhe teori, kurse në arte dhe

lëmenj të tjeraë paraqet një

larushi faktesh, idesh, komunikimi...

Dhe, në bazë të saj

njerëzit komunikojnë jo vetëm

me fjalë, por edhe me shenja

dhe kështu ajo, si thotë Umberto

Eco, teoricien Italian i kulturës,

“paraqet një diapazon të gjerë

shkencor”.

Unë në këtë shkrim do të

ndalem në semiotikën e veprave

të mia bazuar kryesisht

në notacionin e përdorur që nga

kompozimet e para e deri tek ato

të sotmet.

Dihet nga teoria e e krijimtarisë

mendore se krijuesi në

përgjithësi, e veçmas ai muzikor,

gjatë krijimtarisë së tij ndjen

kënaqësinë e krijimit dhe të përjetimit

të artit të vet, sepse bukuria

e saj, në artin e muzikës,

nuk kapet me sy si te piktorët,

por me vesh dhe me shpirt.

Tiparet e bukurisë së veprës dhe

koncepti i saj paraqesin jo vetëm

një larmi konceptesh, por një

bukuri konceptuale që e plotëson

polivalencën kuptimore, që

reflekton jo vetëm në ngritjen

cilësore të veprës, por edhe prezanton

botën e brendshme të

kompozitorit, ndijimet, ndjenjat

dhe subkoshiencën e tij. Kështu

edhe semiotika muzikore, për të

cilën pak e dinë dhe e kuptojnë

muzikologët tanë në Kosovë, e

konsideron veprën jo vetëm si

strukturë, por bën përpjekje që

prej saj të nxjerrë dhe të krijojë

ligjësi të bazuar në konceptin

e estetikës, e cila lind si domosdoshmëri

shpirtërore dhe

kështu krijon artin e vërtetë si si

bartës të ideve artistike, pse jo

edhe filozofike, përmes shenjave

dhe lëvizjeve.

Arti, si thonë filozofet, është

krijim specifik estetik njerëzor

me vetëdije të plotë, kurse, si

thotë Teodor Adorno, vetëm

diletantët e quajnë artin rezultat

të veprimit të sferës së të

pavetëdijshmes. Pra, krijimtaria

artistike si pjesë integrale e

artit në përgjithësi, nxit, pos të

tjerash, edhe mendimin filozofik.

Ndërkaq, unë do të ndalem

në semiotikën e veprave të mia,

sepse, si thotë Teodor Adorno,

“arti është fenomen ekzistues

empirik, madje shqisor, i cili në

këtë mënyrë e përcakton veten si

frymë, ashtu siç pohon idealizmi

për realitetin përtej-estetik. Vepra

e artit, për nga vetë natyra

e saj, është objektivisht dukuri

shpirtërore.

Gjithë praktika e historisë së

filozofisë e sidomos estetika si

degë e saj, e semasiologjia si teori

e vlerave, dëshmon se artistin,

sipas rregullave, e afirmojnë, si

krijues, veprat e tija me fillesën

e tij gnoseologjike. Kur e them

këtë kam parasysh subjektin e

përvetësimit estetik si qëllim

themelor të çdo vepre. Ndaj,

krijimtaria artistike kërkon dije,

kërkon njohuri, kërkon shije,

sepse pa këto tri elemente, nuk

të do të këtë gjykim racional,

edhe pse një nga këto elemente

duhet të veçohet e ajo është,

po ta nxjerrim nga sintagma e

njohur, “për shijet s’ mund të

diskutohet”. Përjetimi estetik

e kënaqësia estetike përbëjnë

dy pole të skajshme, si thonë

filozofët. Shkakun duhet kërkuar

në shumë elemente, si janë edukata,

dija, sensi dhe afiniteti. Që

të gjitha këto janë të lidhura mes

vete dhe nënkuptojnë “përdorimin

e imagjinatës”. Moskuptimi

i këtyre elementeve mund të

sjellë vështirësi nëse dimë se arti

duhet të shprehë diçka thelbësore,

që e plotëson kuptimin e

tij, sepse shërben si mjet komunikimi

me specifikat e veta. Në

historinë e doktrinave estetike

shpesh është diskutuar për këto

probleme, edhe pse ka pasur

dhe ka estetë të cilët mbrojnë

tezat e tyre se arti duhet të jetë

sistem unik, çka do të thotë se

ai duhet të jetë i lidhur brendapërbrenda

tij dhe të ketë lidhmëri

njëri me tjetrin. Thënia se

arti pasqyron të bukurën, është

njëfarë kufizimi, ngase ngushton

artin në qenien e tij dhe shpesh

na shkakton varfëri në shumë

elemente e sidomos në përmbajtjen

e tij.

Thelbin e mendimit muzikor,

i cili paraqet një lloj konglomerati,

krijuesit e përjetojnë

më ndryshe, më thellë dhe ato

trillime fantastike paraqesin një

pasqyrim të caktuar. Ndaj, edhe

unë në krijimtarinë time, gjatë

procesit krijues, e krijoj veprën

në mënyrë sesi e shoh dhe si e

kuptoj esencën e saj: si rezultat

të kërkimeve dhe eksperimentimeve

të mia, pra, si rrjedhim

logjik në pasurimin e trashëgimisë

tonë muzikore.

Për këtë duhet të nisemi nga

teza bazë e estetikës, ku e

bukura cilësohet si në të gjitha

krijimtaritë artistike, qofshin

ato të së kaluarës, qofshin ato

bashkëkohore moderniste.

Këto kërkesa i parashtrohen te

stilet muzikore duke synuar që

të trajtohen tema të kohës dhe

shprehje aktuale. Mu këtu edhe

qëndron uni im krijues kur kam

kuptuar se duhet ta individualizoj

dhe ta personifikoj metodën

time krijuese në frymë të modernitetit.

Qëndrimi im kritik

për përsosjen e stilit, të metodës

dhe të përsosmërisë, më ka

ndihmuar të shquaj mungesën,

dobësinë në krijimin e veprave

të para që ishin bazuar në shprehje

të tejkaluara ordinare, sepse

gjuha të cilën e përdor krijuesi

duhet të jetë shprehëse, emocionuese

e përpunuar mirë dhe

jo e rëndomtë. Prandaj, në qoftë

se ky problem shikohet nga

këndi i konvencës së metodës

dhe të gjykimit në procesin e

krijimit të vlerave, siç preferojnë

dhe mendojnë ca kolegë të mitë

shpirtngushtë, atëherë shtrohet

aspekti i shqyrtimit të psikanalizës

së mendimit të tyre që

damkos jo vetëm personalitetin

që shkruan, por edhe krijuesin

që lë vepra me vlerë dhe kështu

është vështirë që shkaqet e

vërteta të një fenomeni aktual

të krijimtarisë t’i paraqesë ashtu

si janë. Muzika jonë, tekefundit

mendojmë në folklorin, paraqet,

pos të tjerash, edhe një interpretim

të historisë sonë kombëtare,

mu për këtë edhe rrjedhimi i

këtillë është i natyrshëm.

Për ta trajtuar rrënjësisht këtë

problem, duhet kërkuar një

shpjegim më të thellë dhe më

studioz për të cilën gjë mendojmë

se, tash për tash, nuk

është as vendi e as koha. Po,

megjithatë, ne do t’i rikthehemi

temës sonë. Për ta sqaruar

këtë do të marrim një kapitull

nga libri më i ri i muzikologes

së re dhe të talentuar, Albulena

Nuredini, Monografia.

Ky botim mban titullin: Akil

Mark Koci, Pararojë e muzikës

Bashkëkohore. Do të analizojmë

një kapitull që e ka emërtuar

“Elemente specifike të krijimtarisë

muzikore të Akil Kocit”,

nga këndvështrimi im, si botim

i Institutit të Muzikologjisë

Shqiptare.

Është tejet vështirë të shkruhet

për një krijues, personalitet që

ka lënë gjurmë në krijimtarinë

e tij muzikore ose personalitet

krijues në një punim monografik,

sepse duhet përfshirë

shumë elemente duke filluar që

nga ditët e para të jetës e deri

në veprat e fundit të tija, për të

zbuluar esencën e krijimtarisë së

tij. Albulena në këtë monografi

ka përfshirë, pos parathënies që

e ka shkruar profesoresha e saj

- Dr. në proces: Elda Rako, edhe

këta kapituj: Disa fjalë nga autorja;

Hyrje; Vështrim i shkurtër

mbi muzikën profesionale

gjithëshqiptare; Jetëshkrimi-Jeta

dhe veprimtaria; Veçoritë estetike

të veprës së Akil Kocit; Elementet

specifike të krijimtarisë muzikore

të Akil Kocit; Baleti në Kosovë

dhe Kontributi i kompozitorit A.

Koci; Përmbyllje; Pasthënie për

Monografinë: Akil Mark Koci

- Pararojë e muzikës bashkëkohore

shqiptare dhe Bibliografia.

Pra, përafërsisht ka përfshirë

të gjitha elemente që përmban

një monografi. Mendoj se në të

gjithë kapitujt ajo ka hulumtuar

dhe ka bërë kërkesa për diçka

të re, diçka më të pasur, më të

bukur, duke mos u ndalur në

lëshime për të cilat sugjeron në

përmirësimin e tyre aq sa mund

të jenë, në mënyrë që, në thelb,

të mos e dëmtojë imazhin tim të

përgjithshëm. Akti i saj krijues

në këtë monografi paraqet jo

vetëm fakte që përcjellin trajtimin

e temave në veprat e mia,

por edhe sa i përket aktit krijues

ajo ndriçon edhe pasurimin e

krijimtarisë duke trajtuar edhe

pluralizmin tim shprehës.

Ky studim i muzikologes së talentuar

i paraprin një përmbledhjeje

të shkurtër të të dhënave

historike si fenomen që shtrihet

në rrjedhat e kohëve. Këto i

gjejmë në kapitullin me titull:

Vështrim i shkurtër historik mbi

muzikën profesioniste gjithëshqiptare,

që na paraqet njohuri të

reja për opinionin tonë muzikor.

Në punimin e saj të parë shkencor,

siç thotë profesoresha e

saj - Dr. në proces Elda Rako,

kjo studiuese sjell të dhënën së

“literatura e pakët shkencore/

hulumtuese mbi figurat dhe

problematikat e artit muzikor në

Shqipëri bën që çdo botim i kësaj

natyre të mirëpritet, të përgëzohet

dhe të konsiderohet si një gur me

vlerë në murin e muzikologjisë

- aq më tepër kur bëhet fjalë për

figura të tilla saqë kanë qenë një

ndihmesë me peshë në literaturën

muzikore mbarëkombëtare dhe,

njëherësh, personalitete intelektuale

të dimensioneve të gjëra”.

Këto kërkesa i parashtrohen çdo

studiuesi për ta arritur dimensionin

maksimal të hulumtimit

të veprimtarisë. Këtë herë do të

ndalemi në kapitullin me titull:

“Elementet specifikë të krijimtarisë

muzikore të Akil Kocit”.

Kapitullin e nis me mendimin e

njohur të Enrico Fubinit: “Çdo

përçapje ndaj muzikës, sot lidhet

me aftësinë e kompozitorit

për të gjetur një bazë filozofike,

një marrëdhënie të fshehur me

aspekte më të gjera të kulturës e

të mendimit”. Procesi i integrimit

kompozicional në sferat estetike e

stilistike europiane nga kompozitori

Koci, erdhi si rrjedhojë e një

kërkese profesionale dhe intuitive,

në bazë të përvojës artistike.

Përmes rrugës profesionale, me

pamje të një botëkuptimi të ri,

krijimtaria e kompozitorit tonë

arriti përqasjen e vet qysh në vitet

’70, me veprat “Filigranët” (vepër

ciklike), Baleti “Sokoli e Mirusha”,

“Superstrukturat”, “Ab Aeterno”

(për orkestër simfonike), “Siluetat”

(për oboe e harqe), “Pentalfa”

(për ansambël simfonikorkestral),

“Diskordia per tre”,

“Meditimet për katër”, “Klarineti

fenomenal” (për klarinetë e

piano) etj.”. Pra, këtu semiotika

– notacioni im - paraqitet që nga

veprat e para, të cilat autorja i

përmend në vazhdim të Monografisë

e deri te veprat që bëjnë

kthesë në krijimtarinë time.

Hasim këtu në një notacion, që

dallon nga vepra në vepër.

Dhe, duke qenë i pajisur gjerësisht

e thellësisht me trendët

në muzikën bashkëkohore, ku

janë shtruar gjatë krijimeve dhe

diskutimeve, ide, probleme,

tema dhe dilema të mëdha nga

studiuesit e arteve, kam konstatuar

se edhe unë duhet t’iu

bashkëngjitëm këtyre rrjedhave.

(Vazhdon në numrin e ardhshëm)

18

kontrapunkt

E hënë, 30 dhjetor 2013

@ | www.gazeta55.al

gazeta

55

Koncert i shkëlqyer i pianistit Francesco Prode

Prof. Asoc. Dorian Çene

Koncert i shkëlqyer i pianistit

Francesko Prode nga Italia

Koncerti qe dha ne PIANO-

DROM pianisti Francesco

Prode është nje fenomen

i shtypit italian, mund të

themi pa hezitim se do të

duhet të kalojë shumë kohë

që emri Francesco Prode

dhe memoria tingëllore që

i bashkangjitet këtij emri të

zvetënohet.

Shkruan:Prof/As Dorian

Çene kompozitor Prof. i Polifonise

Universiteti i Arteve

Koncerti i Prode-s fillon

me ciklin pianistik “Musica

Ricercata” të kompozitorit

Hungarez György Sándor

Francesco Prode ishte

pianisti, të cilit festivali

“Pianodrom” i kishte besuar

koncertin e 10 të Edicionit

të tij të parë. Me aq koncerte

sa kam mundur të ndjek në

dhjetëvjeçarin e fundit, kam

krijuar bindjen, e cila sa vjen

e përforcohet, se profesionalizmi

dhe cilësia artistike

e muzikantëve nuk duhet

paragjykuar nga CV e pasur

ose nga shpeshtësia me të

cilën rezonanca e emrit të

tyre mbërrin në veshët tanë,

por nga kohëzgjatja koncertit

të tyre në memorien tonë.

Duke qenë i bindur tek kjo

e fundit, mund të them pa

pikë hezitimi se do të duhet

të kalojë shumë kohë që

emri Francesco Prode dhe

memoria tingëllore që i

bashkangjitet këtij emri të

zvetënohet. Prode kishte

zgjedhur një program i cili,

nga këndvështrimi strategjik,

ishte i mirëmenduar por

që nisur nga kompleksiteti

që paraqiste do të përbënte

sfidë ndoshta edhe për emra

si Pierre-Laurent Aimard.

Diversiteti stilistik, qasjet

estetike dhe konceptet

kompozicionale të trupëzuara

në secilën prej veprave

presupozonin një shkëputje

të menjëhershme nga interpretimi

i veprës paraardhëse

për tu përqëndruar në atë që

pasonte. Koncerti i Prodes

fillon me ciklin pianistik

“Musica Ricercata” të kompozitorit

Hungarez György

Sándor Ligeti dhe interpretohet

për herë të parë

në Shqipëri. Cikli përbëhet

nga 11 pjesë të cilat në rend

progresiv përmbajnë 2, 3, 4

nota për të përfunduar me

12 nota në pjesën e fundit.

Prode duket i sigurt në

vetvete që në tremolo-n e

parë të La-ve të pozicionuara

thuajse në ekstremet

e pianos, të cilat interpretohen

rigorozisht forte,

sikurse edhe janë shënuar

nga kompozitori në part.

Si njohës i mirë i muzikës

bashkëkohore, ç’ka vërtetohet

edhe nga CV-ja e tij,

ai materializon shumë mirë

kontekstin interpretativ të

pjesëve qoftë në dinamikë

e qoftë në tempi-t e impostuara

nga autori. Prekja e

tasteve të pianos paraqitet e

fortë atje ku duhet por jo e

ashpër, dhe e butë në vende

të tjera por jo e dobët.

Francesco Prode të mahnit

me saktësinë mekanike që

realizon secilën prej notave,

panvarësisht ndonjë difekti

të vogël që vjen si pasojë e

distancës mes regjistrave,

dhe me pasionin që manifeston

gjatë rezonancës së

tyre në hapësirë.

Duket sikur ka arritur të

lexojë përtej notave, ndodhi

kjo e rrallë ndër pianistë

të shumtë, dhe kërkon

të interpretojë edhe atë

ç’ka Ligeti do të bënte më

mbrapa, kam parasysh këtu

mikro-polifoninë dhe strukturat

mekanike. E themi

këtë sepse cikli “Musica

Ricercata” panvarësisht

së është kompozuar në

një periudhë të hershme

1951-53, shpalos në formën

e tyre më rudimentare

elementë që më vonë do të

ishin tipizues për György

Ligeti-n. Koncerti vazhdon

me “Studi Boreali” të Ivan

Fedele-s, një nga kompozitorët

më të rëndësishëm sot

në Itali por edhe në Botë,

sikurse, së fundmi, edhe

Drejtori Artistik i Muzikës

në Bienalen e Venecias

2013. Fedele karrierën e

tij artistike e konsolidoi

në Francë ç’ka, për fat të

keq, ndodh shpesh herë

me kompozitorët e rëndësishëm

italianë të dy shekujve

të fundit të cilët pjesën

më të madhe të aktivitetit

artistik e kanë në Gjermani

dhe Francë për tu rikthyer

mandej “triumfues” në Itali.

Panvarësisht se është një

ndër kompozitorët italianë

më në zë, Fedele në Shqipëri

nuk njihet thuajse fare

qëkurse ky është kontakti

i dytë që publiku ka me të

dhe vepra “Studi Boreali”

interpretohet për herë të

parë në Shqipëri. Hera e

parë që publiku shqiptar

dëgjoi emrin e Ivan Fedeles

dhe botën e tij tingëllore

Ligeti, me pas “Studi Boreali”

të Ivan Fedele, vijoi me

Klavierstück IX e Karlheinz

Stockhausen dhe Veprat që

përmbyllin koncertin e Francesco

Prode janë “Cartesius

Cantus” nr. 4 dhe “Valle

mbi xham” të Aleksandër

Peçit. Një pikëmbërritje e

rëndësishme e Peçi-t është

realizimi i ciklit “Cartesius

Cantus” interpretuar për

herë të parë nga Mikhail

Dubov në Tiranë “ dhe

interpretuar gjithashtu me

nivel te larte nga Francesco

Prode.Valle mbi xham”

ka qenë në festivalin “Ditët

e Muzikës së Re Shqiptare”,

përsëri me një pjesë për

piano interpretuar nga Ciro

Longobardi, dhe kjo ka

ndodhur kohë më parë aq

sa tashmë tregohet me “na

ishte një herë”. Francesco

Prode e prezanton vetë

veprën e Fedele-s, sikurse

edhe veprat e tjera, dhe na

bën me dije se frymëzimin

për këtë vepër kompozitori

e ka hasur kur është

ndodhur për herë të parë

nën ndriçimin magjik

të Aurorës në Finlandë.

Vepra fillon në regjistrin e

sipërm për tu kontrastuar

menjëherë me lartësitë

tingëllore të regjistrit të

poshtëm. Rezonanca tingëllore

e ndihmuar nga pedali

krijon një klimë “boreale”

mes mbetjes karakteristike të

timbrikës së tingujve që fluktuojnë

të pashqetësuar në

hapësirë dhe atyre që prodhohen

rishtazi. Harmonikët

mbushin hapësirën akustike

pa dëshirën e tyre qëkurse

shkaktohen nga vibrimet e

tingujve të tjerë duke përbërë

kësisoj pasojën, shkakësia e

së cilës duhet kërkuar gjetiu.

Interpretimi i Prode-s është

tërësisht brenda karakterit të

veprës. Ia dela mbanë edhe

në pasazhet më të vështira

ku ndoshta shumë pianistë

do të stamponin damkën “

e painterpretueshme”, term

ky i fundit nga i cili shumë

vepra janë lënë në harresë

për një kohë të gjatë dhe

mandej janë konsideruar

“mrekullisht” të lehta për

tu bërë pjesë e repertorit

pianistik. Loja e Prode-s në

regjistrin e sipërm të pianos

është magjike. Realizimi i

dinamikave shumë të imëta

në 3 ndoshta në 4 piano ,

por jo të zbehta, të krijon

përshtypjen se pianisti nuk

e shtyp tastin por e përkëdhel

atë. Klavierstück IX

e Karlheinz Stockhausen

është vepra që pason „Studi

Boreali“ të Fedele-s. Vepra

për piano e Stockahusen-it

në përgjithësi është një prej

shtigjeve që ç’do pianist

duhet të përshkojë nëse

synon zotërimin e muzikës së

shek. XX. Stockhausen është

ndoshta kompozitori më i

rëndësishëm mbas Luftës së

Dytë Botërore, një ndjekës

i devotshëm i serializmit

dymbëdhjettingëllor sikurse

dhe novator i kësaj teknik

së bashku me Pierre Boulez.

Klavierstück IX bazohet në

një seri dymbëdhjettingëllore,

e cila ishte përdorur

më përpara nga autori edhe

tek Klavierstück VII , ku

gjysma e dytë e serisë është

retrograd i gjysmës së parë.

është një prej pjesëve të

ciklit pianistik “32 Albanian

Folkdances” që kompozitori

ka krijuar së fundmi.

Francesco Prode i interpreton

me profesionalizëm të

dyja veprat të cilat, e sipas

fjalëve të vetë pianistit,

keto 2 vepras te Peçi përbëjnë

një zbulim interesant

edhe për Prode.

Francesco Prode ky

fenomen i pianos mahniti

publikun e kryeqytetit me

inteligjencen ne loje,

tekniken, ndjeshmerine

emocionin, qe transmetonte,

me saktësinë që realizoi

secilën prej veprave te

programit,aq sa veprat contemporane

qe luajti ja beri

teper te dashura publikut

sikur te luante nje muzike

klasike.Pianodrom Festivali

me i madh nderkombetar i

muzikes ne shqiperi tregoi

rezulatet të shkëlqyera,por

shtrojmë një pyetje se sa

vepra të autorëve tanë

pati në ato programe të

shumta?,mendoj se herave

tjera duhet pasur kujdesë

edhe për pjesëmarrjen e

krijuesve tanë.

Seria e Fibonacci-t qeveris

strukturën ritmike të veprës,

qoftë në formën e saj më të

thjeshtë qoftë në variante

të prodhuar nga shumatore

me 2,3,4,5 numra. Këtu

nuk mund të mos vërejmë

përzgjedhjen e zgjuar që

Francesco Prode ka bërë mes

Ligeti-t dhe Stockhausen-it,

ku i pari kontrollon sasinë

e notave për pjesë ndërkohë

që Stockhausen kontrollon

rradhitjen e notave përbrenda

pjesës. Vepra fillon me

një akord prej katër notash,

interpretuar me vetpërmbajtje

nga Prode, i cili shkon

drejt zvetënimit për të filluar

përsëri ethshëm por tashmë

i destinuar në përsëritjen

e të njëjtit ritual. Përgjatë

gjithë veprës shfaqet e rishfaqet

i njëjti akord “Mëmë”

i përsëritur, i cili kombinohet

me shkallën kromatike,

vlerat e notave të së cilës,

sikurse e nënvizuam më

sipër, kontrollohen nëpërmjet

serisë së Fibonacci-t.

Francesco Prode me siguri

duhet ta ketë interpretuar

me dhjetëra herë këtë vepër,

dhe kjo nuk na çudit aspak

nisur edhe nga bashkëpunimi

i ngushtë që ka pasur

në Kürten(Gjermani) me

Stockhausen-in. Ai ia del të

materializojë me mjeshtëri

proçedurat që karakterizojnë

krijimet e kompozitorit gjerman.

Vendos një balancë të

kënaqshme mes tingujve që

goditen nga çekiçët e tastierës

dhe atyre që nuk ceken

por ama duhet të rezonojnë

si pasojë e “ngacmimit” që

ju shkaktohet. Veprat që

përmbyllin koncertin e Francesco

Prode-s janë “Cartesius

Cantus” nr. 4 dhe “Valle mbi

xham” të Aleksandër Peçit.

Krijimtaria për piano e prof.

Peçit përmban një numër të

madh veprash të grupuara

nga pikëpamja estetike në

ato të krijuara përpara dhe

mbas viteve 90. Një pikëmbërritje

e rëndësishme e

Peçi-t është realizimi i ciklit

“Cartesius Cantus” interpretuar

për herë të parë nga

Mikhail Dubov në Tiranë.

Sigurisht që në memorien

e publikut interpretimi i

Dubov-it përbën një standart

krahasues me të cilin, në

mënyrë të pavetëdijshme,

vlerësohet edhe loja e Prodes.

Peçi ka zgjedhur që ta

ndajë pianon në dy timbrika

të veçanta duke përftuar kësisoj

dy instrumentë virtualë

1) loja standarte në tastierë,

ç’ka na jep tingëllimin

tradicional të pianos 2) loja

brenda kasës së pianos, në

tela, realizuar me battuto-t,

rezultantja e të cilës është

një timbrikë e veçantë më

e shndritshme si pasojë e

theksimit të harmonikëve

të sipërm. Dy timbrikat e

mësipërme alternohen duke

nxjerrë në sipërfaqe herë pas

here një melodi “jugore”,

fenomen ky që haset shpesh

në krijimtarinë e Aleksandër

Peçit. Vepra e dytë “Valle

mbi xham” është një prej

pjesëve të ciklit pianistik

“32 Albanian Folkdances”

që kompozitori ka krijuar

së fundmi. Një melodi,

me tendeca pentatonike,

rezonon në tingujt e regjistrit

të mesëm të pianos. Materiali

muzikor copëzohet nga

ndërhyrjet e diferencuara në

kohë vendosur njëkohësisht

në ekstremet e tastierës.

Francesco Prode i interpreton

me profesionalizëm të

dyja veprat të cilat, sipas

fjalëve të vetë pianistit,

përbëjnë një zbulim interesant

edhe për të. Peçi

materializon edhe një herë

me mjeshtëri idenë e tij

të kahershme se si mund

të trupëzohet materiali

muzikor popullor (folklorik)

në strukturat dhe organizimet

muzikore bashkëkohore.

Por tashmë qartësimi i kësaj

ideje i mbetet Francesco

Prode-s i cili, sipas mendimit

tonë, nuk i ka zgjënjyer

pritshmëritë e kompozitorit

shqiptar. Panvarësisht

mosnjohjes së traditës tonë

popullore Prode ja del me

sukses të vëjë në dukje çdo

tingull që përbën strukturën

e melodisë së copëzuar në

“Valle mbi xham” dhe të qartësojë

me mjeshtëri diferencimin

timbrik tek “Cartesius

Cantus” nr. 4.

gazeta

E hënë, 30 dhjetor 2013

55 @ | www.gazeta55.al

kontrapunkt

19

Nga Libri më i ri i Muzikologës Nuredini mbi krijimtarinë muzikore të kompozitorit Akil Koci

Veçoritë estetike të veprës së Akil Kocit

Nga Albulena Nuredini

Muzikologe

Kapitulli i muzikës-avagardiste

evropiane erdhi

si rrjedhojë e kërkesave të

një orientimi të ri estetik

e stilistik dhe. si proçes

historik, erdhi si tendencë

e zëvendsimit gradual të

principeve tonale tradicionale.

Zhvillimet që ka njohur

epoka moderniste e shekullit

të kaluar dhe krijimi i

mundësive më të gjera për

trajtimin e çdo fushe sociale,

shkencore e kulturore,

shënuan në tablonë e

përgjithshme muzikore

progresione më intensive

e më produktive sesa në

periudhat e mëparshme.

Të çliruar nga doktrinat e

mentalitetit konservator

(të ndikuara nga doktrinat

e ngurta totalitare por

edhe nga institucionet

fetare e aristokratike), artistët

e shekullit XX patën

mundësinë të eksperimentonin

më dendur në lëmin

e krijimtarisë muzikore.

Përmes diversitetit të elementëve

stilistikë që solli

kjo perjudhë e zhvillimit

të muzikës, ata (artistët)

mundën të shpalosin

individualitetin e tyre,

të udhëhequr nga prirja

e të qenurit të veçantë.

Gjatë rrugës së kolapsit të

pikëpamjeve konservatore

ideoartistike, nuk munguan

paragjykimet shpesh

të ashpra e mosaprovuese.

Në mungesë të një tradite,

e në pamundësi të

ezaurimit dhe njohjes së

plotë estetike e filozofike

të krijimtarisë muzikore

botërore, në hapësirat

shqiptare mbizotëronte

mendësia tejet e ngushtë

karshi tendencave të reja.

Tendencat avangardiste në

gjysmën e dytë të shekullit

të kaluar, shkaktonin

panik ndonjëherë edhe tek

artistët më përparimtarë

të kohës. Përballë këtyre

mënyrave të kompozimit

skematik të veprave

muzikore të atyre viteve,

kishte sjellë si rrjedhojë

edhe ngecjen e një zhvillimi

të natyrshëm të

nocioneve të reja ideoartistike.

Vokacioni i krijimeve

muzikore të përshkuara

nga teknikat e

reja muzikore, në Shqipëri

mbeti një dëshirë e

madhe, një ëndërr, deri

pas viteve ‘90. Ndërsa

Kosova, një ndër Krahinat

e ish-Jugosllavisë,

Jugosllavisë së Titos, i cili

njihet si lideri i politikës

së “Lindjes” me oksigjen

perëndimor, ju dha

mundësi shkencëtarëve e

artistëve të marrin njohuritë

më të thella bashkëkohore

në fushat e tyre. Pra

Kosova pati një rrugë më

të hapur drejtë integrimeve

në muziken evropiane.

Që në fillimet e para të

krijimtarisë, Akil Koci u

prezantua si kompozitor

me intuitë të mprehtë, me

aftësi për të ndërtuar në

subkoshiencën e vet ide e

rrugë të reja, gjë që e bënë

kompozitorin të realizojë

vepra të denja, duke

i falë kështu literaturës

muzikore shqiptare shprehje

të reja, novatore.

Nga këndvështrimi

“…i muzikës si një ”instinkt”

që e shtyn njeriun

pikërisht drejt vlerave

të tij njerëzore…” , krijimtaria

e kompozitorit

Koci, jo vetëm përfaqëson

ndjeshmërinë e veçantë

të spektrit të tij njerëzor

e intelektual, por ka

krijuar, me vepren e

vet, mpleksjen e vlerave

artistike shqiptare me

ato evropiane. Akil Koci

përfaqëson përmasat e një

arti muzikor “rrënues” të

së vjetrës, “ndërtues” i së

resë.

Në trajtimin e përgjithshëm

të krijimtarisë së tij

të pasur dhe duke e ndarë

atë që nga gjinitë më të

vogla muzikore-këngët

e deri tek ato muzikore

skenike-baleti, sprovat

teknike kompozicionale

e estetike avangarde në

hapësirat shqiptare nuk

mbetën thjesht tendenca

“mikroorganike”, por një

arritje dhe një makrostrukturë

më vete. Vërtetësia

e këtij fakti tashmë

është pranuar në mënyrë

aksiomatike edhe nga

bashkëkohësit, ndonëse

në fillimet e krijimtarisë

së tij ekperimentuese me

komponentë avangardë,

disa skeptikë mbajtën

qëndrim mosaprovues e

paragjykues. Prof. Dr. Eno

Koço në një nga artikujt e

tij për kompozitorin Koci

ka theksuar se “…gjykimet

kritike mbi muzikën

e Akilit shpesh kanë

qenë skeptike, mosaprovuese,

megjithatë, ai me

ndërgjegje i qëndroi linjës

së tij edhe pse disi i veçuar

nga të tjerët.” Dhe s’kishte

si të ndodhte ndryshe;

të gjithë energjinë e

përqëndroi në veprimtarinë

krijuese dhe duke i

qëndruar besnik parimeve

të tij kompozicionale, A.

Koci pasuroi repertorin

muzikor shqiptar. Në

disa kritika të kohës ku

thuhet ”…kompozicioni

“Invencione” i Akil Kocit,

ngërthen përplot efekte

tingullore, me të cilat

autori tenton ta zëvendësojë

artistiken në muzikë.

Edhe më herët, e edhe

kësaj radhe, u pa se këtij

kompozitori i mungon një

arsimim i domosdoshëm

në të kompozuar (është

diplomuar në seksionin

teorik-artistik të muzikës),

që të mund t’i qaset me

sinqeritet e me ndërgjegje

më të madhe aktit të kompozuarit”.

Që vepra në fjalë

e Akil Kocit (edhe veprat e

tjera të tij) “ngërthen përplot

efekte tingullore”, këtu

jemi dakord. Por, mospasja

e Diplomës, nuk dëshmon

mungesën e aftësive për të

krijuar apo ndërtuar diçka.

Seleksionimi i vlerave artistike,

profesionale e estetike

i kryeveprave botërore, nuk

është realizuar në bazë të

dëshmive zyrtare të kompozitorit.

Vërtetësia e vlerave

mjeshtërore në veprat

e tyre, u bë faktike në bazë

të një fondi të pasur krijues

artistik. Artikulli i sapopërmendur

i përket vitit 1975,

ndërkohë që kompozitori

Koci “në mungesë të

Diplomës”, u vlerësua lart

me veprat e tij “Filigranët

I dhe II”, në Paris, në

Shtutgart (edhe me veprën

“Diskordia per tre” etj) e

në shumë vende të tjera të

Evropës. Është e vërtetë se

Koci i braktisi studimet në

vit të dytë në Akademinë

e Shkupit, por kjo ndodhi

në shenjë “revolte” ndaj

krijimit agjitativ të veprave,

brenda kornizave klasikoromatike

dhe funksionimit

në mënyrë konservatore

të studimeve. Në bazë të

kërkesave të reja, studimet

e kompozicionit siç e kemi

theksuar edhe më lart, ai i

vazhdoi në vendet perëndimore

me kompozitorët më

të mirë të kohës.

Qëndrim të tillë mosaprovues

nuk pati vetëm

kritika e kohës por, ndonjëherë,

edhe publiku nuk

arriti të kapërdijë teknikat

moderne, për t’i dhënë

vlerësimin dhe vendin e

merituar veprave të tij. Jusuf

Gërvalla ishte një ndër

ndjekësit e krijimtarisë

së kompozitorit Koci dhe

sipas dëshmive arkivore të

artikujve të gazetës “Rilindja”,

me aftësi vigjilente

ka shprehur: “…gjatë ekzekutimit

të “Kuartetit” të

Akil Kocit, të cilit i priu një

“fjalë” hyrëse” e violinistit

të parë të “kuartetit serb”,

që kish për qëllim të tregojë

se vepra është shkruar tash

frik dhe se është pak jo e

rëndomtë për ekzekutim,

publiku reagoi në mënyrë jo

të zakonshme, (po ndoshta

edhe të arsyeshme-me

të qeshura të zëshme) e

ironike“ .

Në bazë të artikujve publicistikë

të shtypit të atyre

viteve, është evidentuar se

Koci shumë shpejt ia mori

“zejen” kompozitorëve

evropianë të kohës, e cila

padiskutim që për publikun

kosovar ishte ende

“tabu” dhe për të mos thënë

vështirë për t’u kuptuar.

Ndoshta deri diku ishte

i “justifikueshëm” fakti që

publiku shqiptar reagoi në

atë mënyrë. Duhen marrë

në konsideratë arsyet e

shumëfishta, sepse as krijimi

i teknikave muzikore

klasiko-romantike nuk

kishin arritur pjekurinë e

duhur dhe publiku ende nuk

kishte absorbuar ato. Aq më

shumë të vështirë e kishte

publiku ynë një muzikë

avanguarde, siç ishte muzika

e A. Kocit. Në këte drejtim

ai bëri shumë mirë që nuk

priti, por me krijimtarinë e tij

“kaperceu” kohët e humbura

në trojet shqiptare, në lëmin

e muzikës, në krahasim me

Europën e zhvilluar.

Eksperienca të tilla (të

moskuptimit të menjëherëshem

nga ana e publikut)

kanë provuar edhe

mjeshtrit më të mëdhenj

të muzikës si Mozart,

Beethoven, Wagner etj.

Në fillimet e tendencave

për një format të ri të

artit muzikor, ata hasën

në mosaprovimin shpesh

të ashpër të publikut,

kur ata shfaqën veprat e

tyre. Për R. Wagner një

nga kritikët më të mirë të

muzikës Hektor Berlioz në

artikullin e tij “Koncertet e

Rikard Vagnerit –Muzika

e së ardhmes” shkruan

”Nuk ishte e vështirë të

parashikohen pasojat

që dilnin prej provës,

që kompozitori gjerman

mori të bëjë me publikun

francez. Në rast se pjesa

e vogël e tij, e çliruar prej

paragjykimeve e parapëlqimeve

i kuptoi shpejt si

meritat e mëdha të artistit,

ashtu dhe tendencat e

hidhura të sistemit të tij,

pjesa më e madhe e këtij

publiku, veç vullnetit

zemrak të vetë Vagnerit

dhe zhurmës së mërzitshme

e irituese të muzikës

së tij, nuk mundi të vërë re

thuajse asgjë tjetër”.

Edhe në rastin e kompozitorit

Koci, rëndësinë e

trajtimit të elementëve të

ri mundi t’i kuptojë vetëm

pjesa më e privilegjuar (elitare)

e shoqërisë sonë. Në

këtë rast mund të citojmë

thënien e Marta Graham:

“Asnjë artist nuk ec para

kohës së tij. Ai është vetë

koha e tij. Vetëm se të tjerët

janë prapa kësaj kohe” .

Zbërthimi i kësaj sentence

na motivon të thurim një

panoramë për vetë krijuesin

dhe rolin që ka në tërësinë e

kulturës së qytetit, vendit e

popullit të tij. Nga ky i fundit

ai (krijuesi) trashëgon

një ngarkesë të fortë

filozofike që lidhet ngushtë

me përjetimet shpirtërore,

emocionale e psikologjike,

që na vijnë nga largësia

shekullore, si copëza mozaikale

dhe na bëjnë të mësojmë

rreth qenies-njeri dhe

kompleksitetit njerëzor.

Nga ky kompleksitet, i cili

lind nga një larmishmëri

elementësh, eskperiencash,

fantazish, imagjinatash,

mbarset e pastaj lind vepra

artistike, me një lidhje të

ngushtë, si binomi bababijë.

Dhe, ja kështu motivohet

mekanizmi i krijimit

të një bote të re, të hapet

edhe një dritare që zhvillon

horizontin e dijes. Artisti

në këtë mes e nis misionin

e tij, përmes asaj dritare të

re dhe krijon një urë lidhëse

që shkarkon botëkuptimin

e shpirtit të vet krijues,

e më gjerë akoma, duke

lidhur dy botë gati krejtësisht

të ndryshme, Lindje-

Perëndim si në rastin e

A. Kocit. “Pas të gjitha

atyre pjesmarrjeve të

rëndësishme (është fjala

për Festivalet dhe Tribunat

muzikore të muzikës

bashkëkohore të ish-Jugosllavisë-shënimi

im, A.

N.), ku njeriu përfiton nga

përvojat dhe eksperiencat

e tjera artistike, hoqa dorë

menjëherë nga mënyra e

të krijuarit e deriatëhershëm

sepse shihja se

isha jashtë ngjarjeve dhe

trendeve bashkëkohore

muzikore, jashtë integritetit

tim krijues, jashtë

shprehjeve artistike që

mbartin vullnetin për të

ndërprerë urat në mënyrë

rrënjësore me konvencionet,

shkollat artistike.

Këndejpari vjen vetvetiu

nevoja për t’i zëvendësuar

ato me një vështrim të ri

mbi botën” .

Qysh në krye të herës,

mund të themi se misioni

i një artisti, nuk nis aty,

ku hidhen në letër notat

muzikore-tingujt e kompozitorit

(“muzikanti arrin

të mendojë përmes tingullit”

), apo fjala e shkruar

e poetit (“shkrimtari arrin

të ndjejë përmes fjalës” ),

si testamente të pashlyera

në historinë njerëzore.

Sfidat e krijuesit janë

shumë më të thella, që pas

atyre notave apo fjalëve,

“ekziston gjithashtu një

tërësi ku ai përfshihet, një

tërësi më e madhe se ai

vetë, që është shkolla apo

familja e artistëve të të

njëjtit shembull…” . Dhe,

përsëri mund të gjejmë

një “tërësi” më të madhe,

do të gjejmë popullin. Pas

tingujve (që shpalosen me

ngarkesë të fortë filozofike),

ne sot nuk dëgjojmë

vetëm thjeshtë melodinë,

e cila na ngërthen në

“grackën” e vet, por në të

mishërohen zëri i artistit

me zërin e shumëfishtë të

popullit. Në këtë vazhdë

trajtimi, duhet të theksoj

se në Kosovë, që në vitet

’60 populli shqiptar i

Kosovës (edhe pse dikush

mund të marrë guximin

të thotë se ishte disi më i

privilegjuar dhe bashkë

me të edhe artistët), realisht

ai nuk gjeti asnjëherë

qetësi, duke kërkuar të

drejtën të quhet popull

shqiptar dhe jo jugosllav.

Në këtë rast, kërkesa e

kompozitorit Koci për një

frymë të re evropiane, ishte

“ajo” për të treguar identitetin

tonë edhe si popull

evropian, me kuptimin e

plotë të kësaj fjale.

Folklori muzikor shqiptar

është një pasuri e çmuar

dhe zë vend të rëndësishëm

në kulturën mbarëbotërore.

Ai ndryn në vetvete, edhe

në format më arkaike, deri

më sot, shprehje muzikore

lirike e epike me një vlere të

jashtzakonshme estetike,

që na bën të ndjehemi

të barabartë, mos më të

pasur, edhe se fqinjët tanë

grekë.

(vijon)

20

kontrapunkt

Mbyllet edicioni i 52-të i Festivalit të Këngës në RTSH

Këngëtarja Hersi Matmuja,

përfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong

Mes 16 këngëve të

Festivlait të 52-të në

Radio Televizionin

Publik Shqiptar, kënga

e Genti Lakos dhe

Jorgo Papingjit rezultoi

fituese, pas votimit

të shtatë anëtarëve të

jurisë. E kënduar nga

këngëtarja e re Hersi

Matmuja, “Zemërimi i

një nate”, përveç se fiton

çmimin e parë do të

përfaqësojë Shqipërinë

në Eurovision Song

2014. Nata e tretë ishte

konceptuar si një natë

spektakli, ku përveç 16

këngëve pjesëmarrëse

në këtë Fesitval, të cilat

u paraqitën bukur si nga

Enkel Demi, ashtu edhe

nga prezantuesja Klea

Huta, që përveç sharmit

skenik, pati edhe një

paraqitje shumë të mirë

përkrah moderatorit

Demi.

Kënga e interpretuar

nga Matmuja, me vargje

të Jorgo Papingjit dhe

muzikë e orkestrim

të Genti Lakos, u

përzgjodh nga juria si

kënga më e mirë mes

16 krijimeve të reja që

u prezantuan në netët

e këtij edicioni, i cili u

përmbyll të shtunën në

mbrëmje në Pallatin e

Kongreseve në Tiranë.

Juria e përbërë nga emra

të njohur të muzikës dhe

fjalës si Agim Krajka,

Aleksander Lalo, Hajg

Zaharian, Petrit Malaj,

Xhevahir Spahiu, Eriona

Rushiti dhe Bojken

Lako, vlerësoi me çmim

të dytë këngën “Me ty”,

interpretuar nga Klodian

Kaçani, dhe me çmim

të tretë këngën “Grua”,

interpretuar nga Saimir

Braho.

Festa më e madhe

këngës shqiptare u

zhvillua për tre netë në

Pallatin e Kongresve në

Tiranë. Këtë vit drejtor

i Festivalit ishte Alfons

Zeneli, njëherësh edhe

drejtor i Radio Tirana.

Drejtorë Artistikë ishin

Edmond Zhulali dhe

Shpëtim Saraçi, ndërsa

producent muzikor

Alfred Kaçinari. Regjia

e festivalit të këtij viti

iu besua Petri Bozos,

skenari Alda Bidës,

ndërsa skenografia

mjeshtrit Adnan

Kastratit.

Në dy netët e para u

prezantuan 16 këngët

konkurrente, tetë për

çdo natë, ndërsa nata

finale ngjiti në skenë

të gjithë këngëtarët

pjesëmarrës.

Nën prezantimin

e Enkel Demit dhe

aktores së re Klea Huta,

nata finale e edicionit

të 52 të Festivalit

të Këngës në RTSH

rezervoi shumë supriza

për spektatorin. Të

ftuar specialë të kësaj

nate ishin fituesja e

Eurosong 2013, danezja

Emmelie Charlotte-

Victoria de Forest, dhe

Elhaida Dani fituese e

”The Voice of Italy”.

E hënë, 30 dhjetor 2013

@ | www.gazeta55.al

gazeta

55

Analiza e

“eurovizion.tv”:

Ja si mund të

përmirësohet kënga

e Matmujës

Përmbledhje: flokë të shpupuritur, një hyrje e çuditshme dhe

një ulërimë që duhet rishkruar.

Ura është krejt pa shkëlim dhe kulmi është pa fantazi.

Herciana Matmuja me këngën “Zemërimi i një nate” u

zgjodh fituese për të përfaqësuar më tej Shqipërinë në

Eurovizionin e vitit 2014 që do të zhvillohet në Kopenhagen.

Herciana fitoi mes 16 artistëve, mbështetjen e plotë të jurisë.

Mendoj se të gjithë ne biem dakord se kjo këngë është ende

në proces e sipër.

Elementët përbërës i shohim në këngë, por ka edhe dy gjëra

që mungojnë në këtë recetë që na ofrohet.

Herciana Matmuja interpretoi natën finale dhe për këtë

arsye e hoqa shpejt nga mendja si konkurrente. U hutova nga

ajo luhatje e pazakontë që shkaktonte orchestra – mund të

përfytyroje këtu daljen e një spektri të errët të viteve ’70 që

shoqëronte ndonjë film.

Siç është sugjeruar nga komentuesit më parë, kënga duhej

të niste me pianon.

Pavarësisht modifikimit të vogël që ishte bërë, rrokjet

kryesore kishin mungesë qartësie përgjatë gjithë këngës.

Sot, unë mund t’ju them me radhë vargjet e korit, kështu

që mbase mund të ballafaqohen me instrumentet që

bartin këto element për të siguruar një ndarje të qartë dhe

për të shtuar pjesën e shtratit të këngës.

Kjo është veçanërisht thelbësore, teksa ata që nuk

dinë shqip do të angazhohen shumë për të kuptuar

intepretimin emocionues së Hercianës, nëse nuk arrijnë

dot ta gjejnë ndryshimin mes elementeve kyçe të këngës.

Në thelb, ata nuk kanë për ta pranuar këngën, gjë kjo që

është më se e qartë, nëse e krahasojmë me këngën Suus të

vitit 2012.

Në këngën fituese duhet ta themi se mungon një moment

që quhet në muzikë fortissimo.

Dëgjohet një kitarë solo e përgjumur me një pasazh të

caktuar – ky i fundit është më i efektshëm, pavarësisht se

unë vazhdoj të rekomandoj që kjo këngë t’I nënshtrohet

një riformatimi të tërësishëm.

Një muzikal i huaj pranohet nëse mund të shfrytëzohet

edhe për koreografi.

Pikët e jurisë janë një burim thelbësor për të nxitur shijet

e dëgjuesit. Pa një kulm më të fortë dhe që mbahet mend

lehtë, kënga e humb përkrahjen e jurisë për të arritur në

finale.

Të shpresojmë se do të arrihet të improvizohet një version

prej 3 minutash i këngës “Zemërimi i një nate”, që të mund

të parashikojmë drejtimin që do marrë kënga shqiptare në

Eurosong.

Eko-muzikë në stacionin e trenit

Nga Qamil Gjyrezi

Festat e fundit të vitit dhe

dëshira për të komunikuar

nëpërmjet muzikës me

komunitete urbane dhe

fëmijë me patologji të

caktuara, viroza të stinës

më nxiti të zhvilloj dy

prezantime muzikore

të një natyre të vecantë

në ambiente jo artistike

tradicionale, në stacione

treni dhe në spitalin rajonal,

reparti i pediatrisë në

Shkodër.

Në këtë atmosferë para

disa ditësh kam zhvilluar

një aktivitet në stacionin

e trenit në Shkodër dhe në

spitalin rajonal në repartin

e pediatrisë me nxënësat e

shkollës artistike «Prenkë

Jakova» me grupin modest

Etno-Jazz, me vegla fryme

dhe violinë, saks, organo dhe

C/Bass. Qëllimi i aktivitetit

të parë ishte promovimi i

muzikës etnike të qytetit

të Shkodrës në periferitë

e qytetit në krijimin e një

ambienti futurist në hapsira

urbane. Këto aktivitete

zhvillohen në të gjithë botën

në hapsirat urbane duke i

dhënë artit një dimension

tjetër, larg formave

tradicionale artistike.

Në spitalin rajonal repartin

e pediatrisë në bashkëpunin

me pediatren e njohur

Greta Naraci, drejtorin

Ardjan Ymeri dhe zotin

Zamir Fatusha të cilët

bëjnë një punë shumë të

mirë në këtë institucion

të rëndësishëm të qytetit,

qëllimi i prezantimit ishte

krijimi i një ore të terapisë

së muzikës në ambientet

spitalore. Edhe ky aktivitet

ka natyrën futuriste dhe

bën të mundur komunikmin

e muzikës etnike në

ambientet spitalore, në

rastin tonë me fëmijët

me diagnoza të caktuara

kryesisht virozat e stinës.

Terapia e muzikës ndihmon

në formë aplikative në

krijimin e një gjendje

emocionale më të mirë

tek pacientët e vegjël

dhe ndihmon për të

kapërcyer emocionalisht

virozat e stinës, sidomos

në planin emocional

deri në stabilizimin e

temperaturave të ulta që

kanë fëmijët.

Në spitalin pediatrik ky

bashkëpunim ka vite që ka

filluar sidomos në planin

teorik me mjeket e repartit

të pediatrisë Zonjat Greta

Naraci dhe Arjana Bekteshi.

Në seancat e terapisë

muzikore është tentuar të

zhvillohet terapia receptive,

marrëse, ku klienti vihet në

lojë, duke i prezantuar një

pjesë të muzikës klasike.

Në terapinë e fundit

falë bashkëpunimit me

doktoreshë Greta Naracin,

kjo seancë u zhvillua me

muzikën etnike. Së pari

qëllimi ishte prezantimi i

muzikës etnike tek fëmijët

nëpërmjet ritmit dhe

melodive etnike që janë pjesë

e qytetit dhe e fëmijëve

dhe së dyti në përmirësime

emocionale nëpërmjet

muzikës etnike. Arti etnik

është më i thjeshtë të

përceptohet dhe kuptohet

nga të vegjëlit mbasi është

pjesë e arketipit të tyre,

modelit të tyre kulturorë.

Arti etnik është gjithashtu i

thjeshtë për tu kërcyer dhe

kënduar edhe në gjendjen

fizike që ndodhen fëmijët, si

pasojë e virozave.

Aktivitetet kishin edhe

natyrën artistike, njohëse,

promovusese dhe mbi të

gjitha interpretimin e artit

në ambiente jo tradicionale

artistike.

Në koncertin tek stacioni

trenit morën pjesë banorë

të zonës dhe fëmijë të

një qendre me fëmijë me

crregullime të caktuara

fizike dhe mendore.

Koncepti futurist artistik

e trajton artin e muzikës

jashtë skenave tradicionale

të teatrove dhe skenave

lokale dhe kombëtare.

Me qindra grupe të rymave

të ndryshme muzikore në

për botë lozin në stacione

teni dhe tramvai dhe në

undergraunde për krijuar

atmosferë tjetër artistike

atë urbane dhe enike dhe

mbushjen e këtyre hapsirave

me emocione muzikore.

Ndërsa prezantime i artit

në spitale dhe qëndra

të caktuara sociale i

jep shansin klientëve të

përvetësojnë emocione

artistike në shërbim të një

gjendje më të mirë psikomotore

dhe natyrisht

në një seancë të caktuar

terapeutike muzika shërben

edhe si kurë. Terapia e

muzikës po gjen një hapsirë

shumë të madhe në këto

institucione duke ndihmuar

në përmirësimin dhe

identifikimin e një sëri

patologjish, duke u kthyer

në një kurë moderne që ka

ekzistuar në mjëravjecarë

që në antikë. Muzika është

ilaci dhe kolori i së ardhmes.

Bashkëpunimi me mjekët e

spitalit dhe infermjerët e

repartit të pediatrisë ishte

në një nivel shumë të mirë

profesional dhe njerëzorë.

Ato morën vetë pjesë në

këto promovime në formë

seancash duke kontribuar

në realizimin e qëllimit

artistik dhe terapeutik.

Edhe nxënësat e Shkollës

artistike «Prenkë Jakova»,

grupi muzikorë Etno-Jazz,

morën pjesë aktivisht në

këto prezantime në planin

artistik dhe njerëzorë.

Ato kënduan, luajtën dhe u

kthyen edhe në psikologë

të rinj në komunikim

me fëmijët dhe stafin e

repartit të pediatrisë dhe

publikun e vecantë tek

stacioni i trenit.

Këto forma prezantimi

ndihmojnë në krijimin e një

ambienti të së ardhmes dhe

në dhënjen e një statusi të

vecantë muzikës dhe artit.

gazeta

E hënë, 30 dhjetor 2013

55 @ | www.gazeta55.al

kontrapunkt

21

Mihail Ciko

dhe kontributet e tij

Nga Eriona RUSHITI

Kompozitore, Pedagoge

(Universiteti i Arteve)

Ashtu si edhe vetë autori

i këtij rrëfimi ( Mihal

Ciko-Një zë nga fillesa)

zgjodhi ta niste atë jo

rastësisht me disa fjalë

të të madhit Aleksandër

Moisiu, edhe unë do

doja t’i citoja ato për të

treguar më pas se pse ato

ishin motivi i gjithë jetës

artistike të artistit Mihal

Ciko. Janë disa fjalë që A.

Moisiu ia drejtoi Z. Ciko,

Viktor Eftimiut e disa

artistëve të tjerë shqiptarë

gjatë një takimi në

Bukuresht:

“Kam luajtur në shumë

skena të botës, kam marrë

shumë duartrokitje e

gëzime.Por të gjitha këto

jo në vendin tim. Kam

një keqardhje të madhe

që s’ndjeva ndonjeherë

duartrokitjet e teatrit

shqiptar, ngrohtësinë e

kënaqësinë e vecantë që

do më jepnin njerëzit e

vendit tim. Dhe këtë që

s’e pata unë, uroj që ta

keni ju, kolegët e mi”.

Gati-gati këto rreshta u

kthyen në një amanet që

duhej cuar deri në fund.

Dhe ashtu ndodhi. Mihal

Ciko jo vetëm që i shijoi

duartrokitjet në vendin

e tij, por dha shumë e

shumë kontribute, për të

cilat do të flas më pas. Ai

bëri që këto duartrokitje

t’i shijonin edhe shumë

bashkëpunëtorë të tij,

por edhe shumë nxënës e

studentë që patën fatin të

shkolloheshin e të merrnin

kulturë prej tij.

Edhe pse Z. Ciko pati

mundësi të studionte në

kryeqyete si Bukureshti,

Vjena e Milano, edhe pse

pati mundësi që jetën e

tij ta ndërtonte në njërin

prej tyre, ai zgjodhi një

tjetër. Zgjodhi vendin

në të cilin kishte lindur

(1902), por që e kishte

lënë në moshën 7 –vjecare

ku kishte emigruar

bashkë me familjen

në Bukuresht (që sic e

dimë një pjesë e konsiderueshme

mërgimtarësh

të kësaj periudhe

zgjodhen pikërisht këtë

vend-Rumaninë). Në

moshën 18- vjecare

vendos të kthehet, pasi

ambjenti familjar ku u

rrit si dhe rrethet artistike

që frekuentonte (me

veprimtaritë që zhvillonte

në ato kohë Kolonia

Shqiptare në Bukureshttë

drejtuara nga Asdreni

e Viktor Etfimiu,

si dhe idhulli i tij -Fan

Noli))flisnin qartë për

një ndjenjë kombëtare

të theksuar. Ky fakt

tradicionalizmi shqiptar

shfaqet edhe në një

episod të vogël ku gruaja

e tij e ardhshme Evanthi

Zoraqi tregon sesi edhe

nëna e tij kërkonte me

këmbëngulje që djemtë

e saj të martoheshin e

trashëgoheshin me gra

shqiptare.

Pra behët fjalë për

vitin 1920, kur Mihal

Ciko kishte vendosur të

kthehej në atdhe, e ku

nisën të merrnin udhë të

gjitha kontributet që Z.

Ciko dha në vendin e tij.

Qëllimet e tij nuk ishin

që të hynte në historinë

e zhvillimeve kulturore

të Shqipërisë, por kur

filluan të realizoheshin

një e nga një, e kur ne iu

referohemi sot, na tregojnë

që vertetë kanë qenë

thelbësore dhe sic i quan

autori i këtij libri ishin :

“Pemë të mbjella në historinë

e artit tonë”.

Mihal Ciko ka meritën

dhe kontributin në:

1-Krijimin e Shoqërisë së

Arteve të Bukura (dhjetor

1920) me kryetar Thoma

Nasi dhe bashkëorganizator

Vangjush Mio. Ishte

kjo shoqëri e krijuar, e

cila do të organizonte

të gjitha veprimtaritë

e mëtejshme artistikopatriotike.

Fillimisht

Mihal Ciko u shfaq në

skenë si regjisor, aktor, e

këngëtar.

2-Në vitet 1925, 1935 dhe

1938 Mihal Ciko do të

kishte meritën e njeriut

që për herë të parë në

Shqipëri ndërmori turnetë

e rëndësishme të një

cilësie të lartë artistike

me pjesëmarrjen për herë

të parë të artistëve të

huaj (ishin këta kolegët e

tij italianë të studimeve,

të cilët interpretonin në

skena europiane)

3- Nëpërmejt organizimit

të këtyre turneve

Mihal Ciko solli edhe

disa kontribute të tjera

në aspektin social dhe

emancipues si : Ngjitja

për herë të parë ne skenë

e gruas artiste. Emancipimi

i publikut duke e

shndërruar atë në publik

edhe elitar (pasi shfaqet

që organizonte Ciko filluan

të ndiqeshin edhe

nga shtresat elitare: nga

krerët e lartë të shtetit

si dhe nga anëtarë të

Trupit Diplomatik) si dhe

emancipimi dhe rritja

e vlerësimit, e mirënjohjes

ndaj artistit duke e

eduakuar atë me ritualin

e dhënies së buqetave me

lule. Një tjetër meritë i

takon Cikos në aktivizimin

e brezit të ri, duke e

familjarizuar atë me artin

dhe duke e bërë atë pjesë

të tij.

Por kontributi më i

rëndësishëm në këtë

periudhë të organizimit

të turneve është: Gërshetimi

i një repertori të

muzikës klasike me atë të

këngëve tona popullore

e patriotike.Për herë të

parë vihej në skenë një

repertor i zgjedhur klasik

me arie nga operat më

të njohura, e për herë të

parë kënga jonë popullore

u ngrit në nivel

profesional e artistik.

4-Duke vazhduar me

kontributet e Mihal Cikos

nuk mund të lëmë pa

përmendur insistimin

e tij të vazhdueshem

nëpërmjet Shoqërisë

së Arteve të Bukura

drejtuar Ministrisë së

Arsimit, për ngritjen

e sallave teatrore(pasi

deri në atë kohë të gjitha

shfaqet organizoheshin

nëpër oborre e lulishte,

në natyrë të hapur).

Gjithashtu këto kërkesa

shoqëroheshin edhe me

një tjetër qëllim. Pajisja

me bursa për të rinjtë që

të mund të shkolloheshin

në vende europiane.

Në vitin 1942 fillon një

fazë e re e kontributeve të

tij: Ai fillon punë si Shef

i Sektorit të Teatrit dhe

Muzikës në Radio-Tirana

me qëllime të qarta:

Të jepte ndihmesën në

zhvillimin e artit kombëtar

dhe të ngushtonte

sa më shumë hapësirat

që pushtuesit fashistë

mundoheshin t’i shfrytëzonin

në mikrofonin

shqiptar. Programet që

ai ndërtonte duke shtuar

gjithnjë e më shumë

minutazhet muzikore

me pjesë klasike e këngë

popullore si dhe koncertet

e para zanore me

artistët bashkëkohës të

tij: Kristaq Antoniu,

Tefta Tashko, Marie

Kraja, e Jorgjie Truja

e kthyen mikrofonin në

një shkollë të madhe

muzikore për dëgjuesin

shqiptar, si brenda dhe

jashtë atdheut.

5- Krijimi i Korit të

Radio Tiranës mban

firmën dhe kontributin

e Cikos, fillimisht

me 25 vetë. Nga ky kor

do të shkëputeshin

edhe kombinime të

koreve të vegjël duke

shtuar kështu numrin

e programacioneve dhe

koncerteve të tjera me

këngë patriotike që

ndikonin drejtpërsëdrejti

në luftën që zhvillohej.Ky

ishte kori i parë

dhe i vetëm, i këtij lloji

në mikrofonin shqiptar,

pasi as më pas nuk dimë

që Radio Tirana të ketë

patur korin e tij.

6- “Stina e parë Simfonike”

në mikrofonin

shqiptar (e para dhe

e fundit e këtij lloji

në Shqipëri) mbajnë

përsëri vulën e Mihal

Cikos. Për 7 muaj me

rradhë orkestra simfonike

e drejtuar nga

Umberto Rampi luanin

cdo të enjte përballë mikrofonit

të radios. Rreth

20 emisione me muzikë

simfonike e operistike

u transmetuan “live”

duke i dhënë mundësinë

dëgjuesit shqiptar që

të njihej me 35 kompozitorët

më të shquar

të botës(duke filluar që

nga Bethoveni e duke

vazhduar deri tek Vagner

e Veber).Me anë të

kësaj orkestre u luajtën

edhe veprat e Kristo

Konos “Rapsodia Shqiptare”

dhe “Elegjia”.

Nga kjo orkestër u

krijuan edhe orkestrinat

e para me përbërje të

ndryshme, si dhe kuarteti

i parë i harqeve, me

instrumentistë italianë

(viti 1943). Mihal Ciko

i dha udhë edhe pjesëmarrjes

dhe futjes së

instrumentistëve shqiptarë

në këtë orkestër.

7-Hapja e kurseve të

para ku përgatiteshin

instrumentistë të harqeve

e frymës njohin si

iniciues përsëri Cikon.

Gjithashtu edhe blerja

e instrumenteve të parë

mbajnë firmën e tij në

kërkesat për shtimin

e buxhetit për qëllime

blerjesh të tilla.

8-Organizimi i këtyre

emisioneve radiofonikë

solli edhe krijimin e

fonotekës me partitura

klasike nga shtëpia

“Rikordi” në Milano, si

dhe regjistrimin audio

të veprave më të rëndësishme

që u intrepretuan

ato kohë, të cilat

mbajnë edhe këto emrin

e Cikos, e që më pas do

përpiqej t’i mbronte dhe

ruante me fanatizëm,

duke i zhvendosur në

kohë të vështira lufte

nëpër ambjente të sigurta.

9-Nën kujdesin e tij

kurset fillestare të

muzikës u shndërruan

në një shkollë të mirëfilltë

profesionale pranë

Radio-Tiranës, dhe jo

më kot në vitin 1944

Shkolla e Muzikës dhe

e Këngës u quajt “Instituti

i Muzikës” me

130 nxënës të regjistruar.

Mbi këtë bazë do

të krijohej më vonë në

tetor të 1946 edhe Liceu

Artistik, ku Mihal Ciko

ishte ndër pedagogët e

parë të këtij instituconi.

Puna e tij pedagogjike

dhe konceptet moderne

do të linin gjurmë në

emrat e studentëve që

më pas u bënë emra të

rëndësishëm në jetën

muzikore shqiptare si:

Ramiz Kovaci, Gaqo

Cako, Shqipe Mingomataj,

Gjinovefa Heba,

Pandi Zguro etj.

10- Për herë të dytë

Mihal Ciko kthehet në

Korcë ku përsëri do të

japë kontributin e tij

në krijimin e Korit të

Sindikatave, i cili njihej

si ndër koret më të mira

të Shqipërisë me aktivitet

të gjerë në numër

dhe gjeografikisht në atë

kohë.

11- Në vitin 1950 Ciko

kthehet përsëri në Tiranë

dhe sic e kemi theksuar

më lart ku mbillej

një pemë, apo ku vihej

një gurë në historinë e

muzikës shqiptare Z.

Ciko do të ishte aty. Kjo

kohë përkon me ngritjen

e Filarmonisë Shqiptare

dhe Ciko ishte një ndër

themeluesit dhe pjesëmarrësit

e saj. Në këtë

Filarmoni u përfshi edhe

Orkestra e Radio-Tiranës

(për kontributet e Cikos

folëm më lart) dhe njihet

si i pari Institucion i

madh artistik muzikor që

aktivitetin e tij e zhvillonte

aty ku sot ndodhet

Teatri Kombëtar. Një rol

të rendësishëm ka dhënë

Ciko në premierat e

zhvilluara nga ky institucion

në aspektin regjisorial,

por edhe në atë të

interpretimit. Kur flitet

për operetën e parë shqiptare

“Agimi” të ngjitur

në një skenë profesioniste

nuk mund të mos

theksojmë regjisorin dhe

dirigjentin e korit në këtë

ngjarje historike –Mihal

Cikon.

Të gjitha këto fakte i

gjejmë të dokumnetuara

në shtypin e kohës, në

letërkëmbimet e tij me

miqtë, me studentët e në

opinionet e studiuesve.

Në këtë rrëfim të zotit

Thimi Collaku mësuam

shumë nga jeta dhe

veprimatria e Mihal

Cikos, nga kontributi

i padiskutueshëm si

pionier i këngës shqiptare,

mësuam për lidhjen

e tij të ngushtë me një

nga artistët më të njohur

të kohës Vangjush

Mio(dhe kjo paraqitet

nga letërkëmbimet e publikuara

mes tyre) , por

mbi të gjitha kuptuam

se rreshtat e Aleksandër

Moisiut ia kthyen jetën

në funksion të idelait të

tij: Kontribut në tokën

mëmë-gjurmët e të cilave

u zbuluan sot nëpërmjet

këtij libri dhe do të vazhdojnë

të thellohen edhe

më tej në kërkime ku zë

fill krijimi i historisë së

muzikës shqiptare.

22

kontrapunkt

E hënë, 30 dhjetor 2013

@ | www.gazeta55.al

gazeta

55

Etera tondo, një amfiteatër

celestial prej ajri uji dhe spiritus

Nga Konferenca që Prof Aleksander Peçi mbajti në konferencën NUOVA MUSICA

Brno – Çeki. Konferenca u shoqërua me video projeksion të Etera tondo

Ishte viti 2003 kur me një

burse te Farnesina shkova

per 6 muaj në Santa Cecilia

për të shkruar këtë vepër.

Kështu Etera tondo lindi e

u shkrua në Santa Cecilia,

premiera u realizua në

TOB Tiranë 2006 për tu

çfaqur video projeksion

përsëri në Santa Cecilia

EMU Fest 2009 si dhe Hon

kong. Për mua si autor

dhe bashkëpunëtorin tim

regjizorin Valerio Ferrari

Kjo ishte një kënaqësi e

veçantë.

Formazioni 2 soprano, në

rolin e Beatrice Rovena

Koreta - Bolzano dhe

hieja e Beatrices Teuta

Koço - London /violoncel

Dominique de Waillencourt

- Paris/ harpe Katia

Katarci – Roma,Vizualizimi

i hapësires studio nga Berlin/

koncepsioni i spacios

& regjia Valerio Ferrari

– Milano,pra Etera tondo

është një bashkëpunim

multinacional.

Forma e kësaj Oratorio spaciale

është një Amfiteatër

celestial prej ajri uji dhe

spiritus.Si burim sonor në

këtë udhëtim Dantesk mbi

vargjet për Beatrice tek

Paradiso, zgjodha pikerisht

ujin ajrin dhe sonoritete te

spiritus njerëzor e cantus

zogjsh. . Kjo jo vetëm për

arësye sepse siç thuhet

përpara krijimit të botës

shpirti I zotit lëvizte mbi

sipërfaqen e ujrave, por

dhe sepse është pellgu I

Mediteranit nga I cili nis ky

udhetim Dantesk për te

cilin Eliot thote se Udhëtimi

I Dante eshte zgjerim i

hapësirave reptesisht te kufizuara

njerëzore . Udhëtimi

I Dante nis nga Firence me

humbjen e saj , nis nga

Meditarani , për të fituar 3

mbretërite e mëdha, Ferrin

Purgatorin Parajsën.

Burimet sonore të fillimit

të vëpres Uji,Deti i trazuar,

dallga, ajri, cantusi i zogjve,

me gjithë rezonancat e tyre

duke operuar sipas kësaj

metodike elektroakustike:

burim sonor – Interaksion

midis objekteve sonore -

deformacion i objekteve sonore,

më dhanë mundesinë

që në sajë të shumë operazioneve

electroakustike në

saje të superpozicionit të

burimeve sonore dhe transformimit

të tyre të krijoj

për rezultante një sonoritet

kompleks,një tingëllim sintezë,

një tingëllim multishtresor,

multi dimensional.

Por veç këyre 3 burimeve

sonore uji ajri spiritus

zgjodha dhe një nga instrumentet

e shpikura se

fundmi ,Woterphone i cili e

vetdizenjon materien e ujit

dhe te ajrit..Më ka interesuar

në punen time që per

të dhënë një panoramë

komplekse te Ajrit, të

superpozicionoj disa plane

akustike:Grand –Akustika

e Natyres, Mini - akustika

e studios ne rastin e

woterfone,akustika suterrestre

infernale,akustika

surcelestiale ( mbicelestiale

)aty tek rethi i nënte i

trandafiltë sipas Dante. Në

konklulizon kemi të bëjme

me një polyacustikë.

Akustika e Ajri me lëvizjen

e tij legero e pa peshë ajri që

përcjell një cantus zogjsh,

herë herë me jehona të

shtënash të trazuara në një

klime të trazuar Ballkanase,

Mediterane, Botërore. Këto

janë motivet për të evidentuar

atë që thotë Kadare

se Komedia hyjnore ish e

vetmja në Botë që rrezatonte

po aq fuqishëm dhe zine

dhe dritën. Dallga është

presente me stuhinë e gjallë

por në sajë te operacioneve

të panumurta elekroakustike

ështëpresente dhe me

stuhine e vdekur për ti bërë

jehone disi shprehjes që

Dante I vë në gojë Virgjilit

MOS U TREMB , ESHTE

NJE STUHI E VDEKUR

, stuhi e cila I qëndron në

sfond disa molekulave -

perla te cilat unë I sjell në

vepër nga Etnosi ,një Lut,

nje mërmërimë cule diare e

bregdetit shqiptar e njëkohesisht

e bregdetit tonë

polifonik, një këngëtare e

muzikës mediavele profane

, një timbrikë trubadur

harpe ,të gjitha këto për

të pikturuar një Peisazh

sonor. Dantesk, por të

një kohe moderne, e me

mjetet shprehëse sonore e

të avanzazheve që jep sot

teknologjia e kompozicionit

nën asistencen e ordinatorit.

Vepra Etera tondo kursesi

nuk mund të jetë një totalitet

I Paradisit Dantesk .

Unë gjithmon e kam konsideruar

Etera tondo si një

RE që nëpërmjet modelimit

të efekteve avullon me

evolucione spectrale, drejt

lartesish duke sjellë pasuri

timbrale të sonoritetit. Një

re që udhëton nga sipërfaqa

e ujit ,e tokës, drejt

nje amfitheatri celestial ,

një Re qe ndron formë ,

një re eliptike , një re që

ndron ngjyrë nga e bardha

në grixho, një re volante e

legero që shtegeton , një

re që lamenton , një re që

lutet , një Re levizja e së

cilës procedon e qetë me

metronon 60 ne seksionet

e para të veprës ,por dhe

një re që shpejton lëvizjen

e saj, nje Re që fugon drejt

lartësive ( më ndihmoi për

këtë forma e fugatos e cila

zë vend në 2 seksione ),një

Re e cila si në xham apo si

në kristal përshkohet tej

e tej nga rrezet splendito

të një bote qiellore, angelico

e hyjnore që vetem

dashurinë dhe Driten ka

per kufi , ku siç thote Dante

- Drita hyjnore penetruese

- , nje bote kjo disi krejt

ndryshe nga kjo infernale

e Tokes .Zgjodha edhe në

këtë veper formulimin tim

të preferuar të produksionit

kartesian i cili kombinon

Racionalizmin e trurit

me impulset e shpirtit.Ne

2003 kur u shkrua Etera

tondo pa e ditur se dantologet

zbulojnë se Komedia

hyjnore mbështetet ne

raporte egzigjente numerike,(

Baza është numri

3, 3 Mbretëri ,33 këngë , 9

qiej , 3 vargje në strukturen

e strofes tercina e famshme

e tij,Trinia etj…) unë

kisha filluar që keto raporte

egzigjente numerike që

jep regulli i Produksionit

Cartesian ti aplikoja në

muzikën time më përpara.

Logo e kompozicionit qe

unë zhvilloj është Polygravite

C C2 Composition

.Që do të thote një fushë

sonore multigravitacionale.

Lëvizje carusele në

nivelin e timbreve dhe aplikimi

i regullit matematik

të produksionit kartesian

në organizimin e ritmeve.

Këto ide të kompozicionit

tim janë thellesisht

trajtuar tek Etera tondo.

Kështu ajo metafore Reje

që përmenda më siper

mbledh ca molekula uji

nga 2 resurset sonore:

1.Muzika medievale

religioze nga Palestrina e

Gesulado.

2. Muzika mediavale

profane

për ti shprazur në këtë

vepër

Jeta e personazheve zhvillohet

në qiell në ETER.

Energjia e veprës është tek

2 fugatot e mëdha . Këtu

çdo gjë shkon me crescendo

drejt kupolës qiellore

tek qielli i trëndafiltë, sa

duket sikur muzika puthet

me Diellin.Kjo finale mbyll

formën e një Amfiteatri

celestial prej ajri uji dhe

spiritus të oratorios spaciale

Etera tondo.Falenderoj

me shpirt 2 miqte mij te

mbrekullueshem Bledar

Zajmi violoncelist spale

e orkestrës së Teatrit të

Operas e Baletit Prage dhe

Egli Prifti pianist petagog

Universiteti i Karlit

Prage, të cilët ishin pjesë

e projektit më shoqeruan

më krijuan mjaft lehtësira

në kontaktet me koleget

çekë, më perkthyen e se

bashku ma ta kemi projekte

të tjera në Çeki ndër

të cilët do të permendja

realizimin ne 2014 të një

CD. Falenderoj Akademine

e Brno Rektorin Ivo

Medek menageren Johana

Obrslikova që më ftuan të

mar pjesë ne Konferencë,

falenderoj githë koleget

Prof. Monika Holá , Prof

Dr Zuzana Martinakova

Rektore e Akademisë nga

Sllovakia, kompozitorin

Michal Rataj, pianistin

David Kalhous ne USA

per pritjen e ngrohtë

dhe opinionet e mbrekullueshme

profesionale qe

shprehën për këtë prezamtim

dinjitoz të musikës

contemporane shqiptare

ne Çeki, si dhe për të

ndërtuar një bashkëpunim

në të arthmen.Çekia me

kuadrot tona që kanë sudiuar

në Pragë i ka dhënë

shumë Shqipërisë dhe

këtë tradicion te mbrekullueshëm

kulturor ndërmjet

muzikës çeke dhe asaj

shqiptare ne do ta çojmë

më tej me projekte të përbashkëta

e bashkëpunim të

ndërsjelltë.

Prof Aleksander Peçi

Mjeshter i Madh

Qytetar Nderi i Përmet

Pesë dekada nga opera e parë shqiptare

Opera e parë shqiptare ‘Mrika’ ishte planifikuar të vihej në skenë për herë të parë në datën 29 nëntor të vitit

1958, por ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit të madh shkodran Zef Jubani atë ditë, detyroi organizatorët

dhe kryesisht Prenkë Jakovën, që ishte dhe një mik i tij, për ta shtyrë premierën në 1 dhjetor të po atij viti.

Është një nga detajet që

kompozitori i njohur shkodran

Gjon Shllaku, njëkohësisht

drejtues i Shoqatën

Kulturore artistike “Prenkë

Jakova”, tregon në këtë

50 vjetor të operas së parë

shqiptare, përvjetor që po

festohet me aktivitete të

shumta në Shkodër, përgjatë

kësaj jave.

Opera “Mrika”, me muzikë

të kompozitorit Prenkë

Jakova dhe libret të Llazar

Siliqit, mbështetet mbi

një bashkëpunim të dy

artistëve në vitin 1952,

kohë në të cilën realizuan

veprën muzikore “Dritë

mbi Shqipni”, duke pasur si

personazh kryesor Mrikën,

një vajzë mirditore që merr

guximin për të dalë kundër

disa rregullave kanunore,

për të pasur një jetë të lirë,

një jetë më ndryshe nga

sa e rrethonte deri në atë

periudhë. “Ishte sukesesi i

kësaj vepre muzikore që e

nxiti dyshen Jakova-Siliqi

të bashkëpunonin për të

nxjerrë në dritë operan e

parë shqiptare “Mrika”,

tregon Shllaku.

Si bërthamë e operas ‘Mrika’

mbeti subjekti i veprës

muzikor ‘Dritë mbi Shqipni’,

e cila për përmbushur

kërkesat e një dramaturgjie

të zhvilluar operistike pësoi

disa ndryshime. “U shtuan

personazhe të rinj, duke

theksuar dramën e Mrikës”,

tregon kompozitori Shllaku,

ndërsa shton se kompozitori

Prenkë Jakova i përfundoi

partiturat e operas

“Mrika” aty nga maji i vitit

1958.

Sipas tij, për realizimin

e premierës u punua me

një trupë artistike gjysmë

profesioniste, me këngëtarë

solistë, kore masive, me

një formacion orkestral

simfonik të plotë, të gjithë

të predispozuar fizikisht e

shpirtërisht për ta kurorëzuar

me sukses maksimal

këtë vepër muzikore.

Libreti dhe protagonistët

e operës së parë shqiptare.

Përmes libretit të shkruar

nga Llazar Siliqi, opera

“Mrika” u prezantua në tre

akte. Ngjarja zhvillohen

në një fshat të Mirditës,

ku jeton Mrika me nënën

e saj Marën. Aty shfaqet

dhe simpatia e Mrikës për

Dodën, të cilin e dashuron,

duke mos qenë dakord që

të martohet me Gjetën, të

cilin e kishin fejuar që në

djep, ndaj edhe kërkon të

shkojë në hidrocentral për

gazeta

E hënë, 30 dhjetor 2013

55 @ | www.gazeta55.al

kontrapunkt

23

COLOR SEXTET - 2012

Mimoza Kurshumlia,

Mr.i Teorisë Muzikore

“NGJYRA” sot, si term vizual

përceptohet, specifikohet

si dhe aplikohet nga

shumë artistë- krijues

të lëmive të ndryshme,

poashtu dhe të muzikës

duke prezentuar kështu

origjinalitet në krijimitarin

e tyre.

Ndonëse, ka ndikuar dhe

periudha në të cilën jetojmë,

poashtu është më se

evidente sidomos tek kompozitorët

e rinjë, konkretisht

te krijuesi në fjalë, që

ngjyrat kanë përparësi në

krijimtari duke i bashkëdyzuar

ato me harmoni dhe

elementet tjera shprehëse

muzikore.

Mënyra se si e ka shprehur

talentin e tij të impresionon

dhe njëkohësisht të le një

ndjesi se ky është një fillim

i mbarë dhe premtues i

kompozitorit të ri. Kjo është

pikërisht arsyeja që unë e

kam marrë për të analizuar

veprën e kompozitorit.

Color Sextet ( kjo vepër

është interpretuar ne festivalin

e muzikës së re “ Re

Musica” në vitin 2013) , nga

vet titulli na bën të kuptojmë

që këtu kemi të bëjmë

me ngjyra, të cilat fitohen

nga instrumenet me anë të

figurave dhe grupeve meloritmike,

të cilat në mënyrë

indirekte i bashkangjiten

dhe e përcjellin melodinë

konkretisht temën e veprës.

Ndonëse, kjo vepër është

shkruar për sextet, këtu

dominon pianoja, paraprakisht

duke mbajtur

pulsin ritmik, poashtu ka

prioritet për nga materiali

përmbajtësor, ku gjatë

gjithë kohës pianoja përmban

material që interpretohet,

duke mos ju dhënë

dhe asnjë moment pushim

krahasuar me instrumentet

tjera, të cilat këtu, pra në

këtë vepër janë më tepër

ngjyra duke e mbështetur

fuqishëm dhe bërë që kjo

vepër të jetë e veçant.

Meqenëse, qasja në një

vepër në mënyrë analitike

përfshinë shumë aspekte,

si atë tematik, formal,

harmonik, kontrapunktiv,

ritmik, dinamik, etj., do të

ndalesha tek disa nga ato

që i cilësoj si më kryesoret

, në mënyrë që të paraqes

një analizë sa më të drejtë

dhe njëkohësisht, të jetë më

e afërt dhe e kuptueshme

për lexuesin.

Në fillim do të ndalem tek

tema, e cila këtu prezentohet

si një temë figurative, e ndërtuar

nga një figure e veçant

me nota të punktuara, duke

u prezentuar gjatë gjthë

kohës si e tillë, pra këtu nuk

kemi të bëjmë me një

temë në kuptimin e plotë të

fjalës. Arsyeja ndonëse pse

është e tillë, qëndron në faktin

që kompozitori e përdor

atë të përpunuar, duke e

marrë si një motiv përcjellës

të veprës, si dhe duke përpunuar

në aspekt motivor.

Tema e veprës prezentohet

në partin e pianos, siç dhe

e ceka më lartë, autori i jep

prioritet këtij instrumenti,

ndërsa instrumentet tjera

janë më tepër mbështetëse

ngjyrash, dhe ky përcaktim

si i tillë vërehet që në fillim.

Mirëpo, nuk duhet lënë

anash dhe disa momente,

veçanërisht në kohën e parë,

ku klarineti prezenton kohë

pas kohe material nga tema,

të përpunuar që në këtë rast

vështirë mund të vërehet si

temë, por më tepër aludon

në ngjyrë.

Do të ndalem tek interpretimi

në violin, meqenëse

këtu kompozitori përdor

njëkohësisht të dy telat, atë

të zbrazët A dhe telin D ku

fitohet një ngjyrë me anë të

hapësirës së fituar, në këtë

rast me një interpretim të

tillë fitohen tinguj alikuotë

të cilët shoqërohen me

Hajrullah Syla lindi në vitin 1991 në Vushtrri, Kosovë. Në moshën

12 vjeçare filloj të kompozonte vepra të formacioneve të ndryshme,

nën indikacionet e kompozitorit Kushtrim Gashi. Në vitin

2010 Syla vazhdoi studimet në Fakultetin e Arteve në Prishtinë

në drejtimin e kompozimit, në klasën e Prof. Mendi Mengjiqi dhe

në vitin 2013 ai filloj studimet në drejtimin e dirigjimit, klasa prof.

Bajar Berisha . Sylës ju kanë interpretuar veprat ne festivale të

ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës.

Në opusin krijues ka: Trio për Piano, Duo për Violin dhe Cello,

Kuintet për Piano, Color Sextet për Piano, String Quarttet No.1,

Vepra korale, Overture për Orkestër Simfonike, Concertino për

Klarinetë in B dhe Orkestër Kamertal, etj.

Në vitin 2012 formoi ansamblin vocal ATTACCA që përbëhet

nga 16 vokalistë. Që nga 2012 punon si Asistent – Dirigjent në Filarmonin

e Kosovës, ndërsa në vitin 2013 punon si mësimdhënës

në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” Gjakovë.

harmoni bashkëkohore .

Tek ky instrument tema nuk

prezentohet, por ngjyrat e

fituara nga ky instrument,

bën që prania e tij të bëj më

të veçant veprën. Instrumentet

e tjera të formacionit,

ndonëse nuk kanë dhe

shumë prioritet sa i përket

prezentimit të materialit

nga tema , ato e mbështesin

fuqishëm veprën në aspekt

koloristikë.

Në vazhdim do të shtjelloj

formën e saj, ndonëse nuk

hyn në veprat ciklike, kjo

përmban në vete për nga

materiali muzikor një ndarje,

ku paraqiten tri kohë dhe

bën që të aludojmë në vepër

ciklike. Këtë ndarje e mundëson

ndërrimi i tempos, tri

herë gjatë veprës, por pa

lënë anash dhe materialin e

ndërtimit, figurat e paraqitura,

si dhe dinamika.

Koha I, ka për temp 45, e

veçanta e kësaj pjese është

pianoja që ka hapësirë më

të madhe dhe prezentim

të materialit, i cili kryesisht

ndërtohet nga tremolo dhe

figura ritmike të notave

tridhjetë e dyshe. Këtë kohë

e ndajë në tri sektore, ku si

ndihmesë për këtë ndarje

është vetë materiali ndërtues.

Koha II, ka për temp 60,

ajo që vërehet këtu është

materiali muzikor që vjen e

dendësohet për nga përmbajtja,

poashtu dhe këtu kemi

ndarje në tre sektore të cilat e

ndërtojnë tërësin.

Koha III, ka për temp 100,

pra siç dhe shihet vepra

paraqet një gradacion në

kuadër të tempos poashtu,

dhe në dendësim të materialit,

ku këtu kemi më shumë

figura, ngjyra, dinamik etj.

Edhe këtu kemi ndarje në

tri sektore sikur në kohët

paraprake. Këtu prezentohen

tri sektore me ndërtim

të veçant në vete por, me

një unitet dhe njëkohësisht

duke paraqitur vazhdimësi të

dendësimit të materialit.

Pra, këtu autori sikurse që

prezenton tri kohë ndërtuese

të veprës, poashtu në

brendësi të këtyre kohëve

ka bërë po të njëjtën ndarje,

konkretisht me nga tri

sektore.

Kulminacionet e veprës po i

ceki në shumës, pasi që kemi

tri pika kulminante , si fillim

i referohem dy kulminacioneve

në kuadër të ndarjes

formale dhe që janë një në

kohën e I masa18, pastaj një

në kohën e II pikërisht në

masën 57 ku dhe është fundi

i saj, dhe këtu kemi të bëjmë

me kulminacione të cilat

do t’i quajë kulminacione

lokale në kuadër të veprës,

pasi që nuk janë ato qëndrore.

Ndërsa, kulminacioni

qëndror i veprës ndodh në

kohën e fundit, pra në të IIItën,

në masën 90, paraqitet

pika kulminante, ku arrihet

në mënyrë graduale me

dendësim faktural, koloristikë,

ritmik, dinamik etj.

Të tri kohët kanë kontraste

mes vete, por dhe elemente

të përbashkëta pa të cilat

nuk do të ekzistonte pjesa si

tërësi.

Në vazhdim do të e shtjellojë

harmoninë e veprës, kompozitori

meqë dhe i përket

gjeneratës së re të krijuesve,

ai shprehet në mënyrë të

lirshme, i larguar përfundimisht

dhe qëllimisht nga

harmonia tradicionale.

Mënyra e shprehjes harmonike

në këtë vepër bazohet

në sistem harmonial të

intervalit të sekondave.

të punuar së bashku me

shoqet e saj. Ngjarjet mbyllen

me takimin nënë dhe

bijë, ku Mara vendos t’i japë

bekimin Mrikës që të fejohet

me djalin që dashuron,

Dodën.

Orkestra Simfonike e përbërë

nga 42 instrumentistë

u dirigjua nga vetë Prenkë

Jakova, ndërkohë që për

regjisurën punoi Andrea

Skanjeti, kor-mastër Leonard

Deda, Zef Leka, Tonin

Zadeja dhe Tonin Daija,

pedagoge zëri Shpresa

Nishani, baletmaestër

Xhemil Simixhiu, koncertmaestër

Tonin Harapi dhe

Gjon Sara, piktorë Gjon

Hila, Çesk Vuksani e Lec

Fishta. Personazhi kryesor,

Mrika, vajza malësore nga

Mirdita, iu besua Klotilde

Shantojës, e dubluar hera

herës nga Florinda Fishta

(Gjergji). Rolin e Marës,

nënës së Mrikës e intepretoi

Aneta Nikaj, për të vijuar

me Petrit Garucin në rolin e

Gjinit, dajës së Mrikës, Filip

Krroqin, rolin e Ndout,

gjyshit të Mrikës, Leo Prela

dhe Mark Shllaku, në rolin

e Gjetës, të fejuarit në djep

të Mrikës, Abdullah Kalaci,

Doda, etj.

Vlerat e operës “Mrika”

Opera e parë shqiptare

“Mrika” mori vlerësime të

shumta për vetë nivelin që

paraqiti në skenë, dhe sidomos

për jehonën që pati

jo vetëm në Shqipëri, por

edhe jashtë saj. E frymëzuar

nga vlerat e vërteta

të trashëguara të artistëve

shkodranë, si Palok Kurti,

Lec Kurti, Pader Martin

Gjoka, Kardinal Mikel

Koliqi, Shuk Shllaku, për

të vijuar më pas me brezin

tjetër të Ramadan Sokolit,

Tonin Harapit, Tish Daisë,

Çesk Zadesë, Pjetër Gacit,

Gjon Kapidanit, etj, ‘Mrika’

mishëroi ëndrrën e të

gjithëve që dhe Shqipëria të

kishte operan e saj.

Me operën “Mrika”, muzika

shqiptare fitoi personazhin

e saj të parë lirik.

Ishin vlerat dhe aftësitë

profesionale të të madhit

Prenkë Jakova që arriti

të shkruajë dhe të vërë në

skenë këtë vepër të niveleve

të larta skenike. Autori ka

mbetur një simbol muzikor

i kohës me këtë krijim, pasi

me ‘Mrikën’ nisi edhe në

Shqipëri procesi i kultivimit

dhe konsolidimit të lirikës

sonë.

Ajo u shfaq për publikun

shkodran në skenën e

Teatrit “Migjeni” për 18

here, ndërkohë që më pas,

në vitin 1959, me kërkesë

nga autoritetet e Tiranës,

kaloi në skenën e Teatrit të

Operas dhe Baletit. Për herë

të parë, ‘Mrika’ u intepretua

nga artistët e Teatrit të Operas

dhe Baletit në Tiranë

në muajin nëntor l959,

ku sërish protoganistja

kryesore (Mrika) u përcoll

nga një artiste shkodrane,

Marije Karaja, pjesëtare e

TOB.

‘Mrika’ u rishfaq disa herë,

kur veçohet vënia në skenë

me rastin e 20-vjetorit

të saj, me një prezantim

të formës koncertale, ku

dirigjent ishte bashkëkohësi

dhe miku i Prenkë Jakovës,

kompozitori Gjon Kapidani.

Në rolet kryesore interpretuan

Eleonora Pejo, Gaqo

Çako, Pëllumb Katroshi dhe

Violeta Gashi.

Një tjetër përpjekje për të

rikujtuar dhe nderuar këtë

vepër dhe së bashkëu me të,

atë që e ideoi dhe e punoi

me mjeshtri të madhe,

Prenkë Jakovën, ishte në

vitin 1983 nga nxënësit

dhe mësuesit e shkollës

artistike “Prenkë Jakova”

në Shkodër, të cilët dolën

përpara publikut me aktin e

parë të kësaj vepre.

24

C M Y K

reklama

E hënë, 30 dhjetor 2013

@ | www.gazeta55.al

gazeta

55

ENERGJI

ENERGJI

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!