15.05.2014 Views

Raporti i Vlerësimit të Nevojave - Partners Albania

Raporti i Vlerësimit të Nevojave - Partners Albania

Raporti i Vlerësimit të Nevojave - Partners Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

RAPORT

Vlerësimi i Nevojave të OJQ-ve 25

Përmbajtja e programeve të trajnimit dhe asistencës teknike do të bazohen në rezultatet e dala

nga vlerësimi i nevojave të paraqitura në këtë raport, duke përfshirë nevojat e përmendura nga

vetë OJQ-të, si dhe ato të identifikuara nga ekipi që ka drejtuar intervistat. P-Sh do të

vazhdojë të përshtasë programet e trajnimit në të ardhmen, duke u bazuar në informacionin e

ri që do të mblidhet nga pjesëmarrësit në trajnime, nga marrëdhëniet e vazhdueshme me

drejtuesit e OJQ-ve, konsultimet me USAID-in dhe donatorë të tjerë si dhe nga informacioni

që do të mblidhet nga iniciativat e Partnerët-Shqipëria.

Pjesëmarrësit në trajnime do të përzgjidhen nëpërmjet një proçesi të hapur aplikimi. Në këtë

mënyrë, P-Sh shpreson të përfshijë pjesëmarrës që janë të interesuar dhe të përkushtuar si dhe

të sigurojë që programet nuk do të dublikojnë iniciativat e të tjerëve për të ofruar programe

trajnimi për të njëjtit pjesëmarrës. Aplikanti duhet të jetë anëtarë i stafit të OJQ-së së caktuar,

drejtor ekzekutiv ose pjesë e strukturës së qeverisjes (bordi, kryesia). Aplikanti mund të

zgjedhë temën në përputhje me pozicionin e tij/saj si dhe me përgjegjësitë që ai/ajo ka. Nuk

është e detyrueshme pjesëmarrja në të gjitha kurset e trajnimit.

P-Sh do të zhvillojë shumë nga programet saj jashtë Tiranës me qëllim që të forcojë OJQ-të të

cilat mund të mos kenë patur mundësi për të marrë pjesë në trajnime të tilla në të kaluarën.

OJQ-të me bazë në Tiranë janë të inkurajuara, gjithashtu të marrin pjesë në të gjitha

programet e trajnimit. Kohëzgjatja e programeve të trajnimit do të ndryshojë në përputhje

me temën dhe nevojat e pjesëmarrësve. Duke shfrytëzuar ekspertizën e brendshme të P-Sh si

dhe burimet nga rrjeti i Partnerëve për Ndryshim Demokratik, P-Sh do të krijojë një ekip me

trajnerë shqiptarë të aftë për të ofruar shërbime për ndërtime kapacitetesh për OJQ-të dhe

sektorë të tjerë si për periudhën aktuale ashtu edhe në të ardhmen.

Metodologjia

Të gjitha programet e trajnimit do të kenë karakter ndërveprues dhe përfshirës, duke përdorur

një sërë teknikash trajnimi të tilla si: raste studimore, simulime, inskenime dhe ushtrime të

strukturuara si dhe ushtrime të tjera praktike.

P-Sh do të zhvillojë vlerësime paraprake nevojash dhe përmbajtja e çdo sesioni trajnues do të

bazohet në nevojat më specifike të pjesëmarrësve. Përmbajtja e programeve të trajnimeve do

Partnerët-Shqipëri

Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti Mars 2002

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!