15.05.2014 Views

Raporti i Vlerësimit të Nevojave - Partners Albania

Raporti i Vlerësimit të Nevojave - Partners Albania

Raporti i Vlerësimit të Nevojave - Partners Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

RAPORT

Vlerësimi i Nevojave të OJQ-ve 9

pak si shoqata. Në sektorë të tjerë, shumica e organizatave janë regjistruar si shoqata. Brenda

këtij grupi, sektori i Demokracisë ka më tepër fondacione, i pasuar nga sektori i Shërbimeve

Sociale/ Shëndetit, Gruas dhe Rinisë. Organizatat e Mjedisit janë të gjitha të regjistruara si

shoqata.

3. Natyra dhe Qëllimi i Aktiviteteve të OJQ-ve

Gjatë proçesit të vlerësimit të nevojave dhe analizës së të dhënave, P-Sh ka identifikuar që

natyra e aktiviteteve të OJQ-ve ka ndryshuar me kalimin e kohës. Është e drejtë të thuhet se

përpara vitit 1998, OJQ-të përfshiheshin më tepër në aktivitete të mbledhjes dhe shpërndarjes

së informacionit, duke përfshirë seminare, studime, trajnime, publikime etj. 3 Këto aktivitete

ishin të zakonshme për shkak të nivelit të ulët të kapacitetit institucional të OJQ-ve dhe

mundësive të kufizuara për burime financiare. Për këtë arsye, OJQ-të kishin tendencë për të

ofruar aktivitete me efekt (impact) të kufizuar, të tilla që nuk kërkonin burime të mëdha

financiare dhe që mund të manaxhoheshin lehtë me kapacitetet e tyre ekzistuese. Mbështetja

për këto aktivitete të OJQ-ve shqiptare ka ardhur nga komuniteti i donatorëve. Në të njëjtën

kohë, komuniteti i donatorëve ka mbështetur një numër relativisht të vogël organizatash

ndërkombëtare në Shqipëri me fonde për projekte afatgjata dhe/ose programe në fushat e

zhvillimit ose asistencës humanitare. Në raste të rralla, OJQ-të shqiptare kanë marrë

mbështetje të kufizuar për ofrimin e disa lloj shërbimesh, por financimet kanë qenë

afatshkurtëra dhe OJQ-të nuk kanë patur strategji për të siguruar qëndrueshmëri.

Vetëm gjatë vitit 1999 dhe më pas, OJQ-të shqiptare filluan të ofrojnë shërbime për

komunitetet dhe mbështetësit e tyre. Ky ndryshim u influencua nga emergjenca Kosovare.

OJQ-të shqiptare u mbështetën nga donatorët me qëllim që ato të ofronin shërbime për

komunitetet e tyre. P-Sh ka identifikuar, se gjatë 4 viteve të fundit OJQ-të po kthehen

gjithmonë e më tepër drejt projekteve që ofrojnë shërbime, ndërkohë që ndërgjegjësohen se

kanë nevojë për trajnim dhe asistencë teknike në këtë fushë. Megjithëse tashmë OJQ-të

ofrojnë më shumë shërbime, ato në përgjithësi kanë mungesa në kapacitetin institucional për

t’i zbatuar plotësisht këto shërbime, si dhe në aftësi për t’iu përgjigjur nevojave të komunitetit

dhe për t’a përfshirë atë në aktivitete.

3 ORT Programi i Rrjetit të Demokracisë, “Një Vlerësim i Shoqërisë Civile Shqiptare”, 1996

Partnerët-Shqipëri

Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti Mars 2002

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!