31.10.2014 Views

Prioritetet e politikës për përfshirje sociale në Maqedoni

Prioritetet e politikës për përfshirje sociale në Maqedoni

Prioritetet e politikës për përfshirje sociale në Maqedoni

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Prioritetet e politikës për

përfshirje sociale në Maqedoni

Maja Gerovska - Mitev

Suzana Miovska - Spaseva

Dragan Gjorgjev

Nëntor 2007

Mendimet e shprehura në këtë punim

janë përgjegjësi e autorëve dhe

nuk e shprehin qëndrimin zyrtar të

Fondacionit Friedrich Ebert.

Prioritetet e politikës për

përfshirje sociale në Maqedoni

Kjo analizë është rezultat i nismës

rajonale të Fondacionit Friedrich

Ebert për ofrimin dhe promovimin e

strategjisë së dukshme për përfshirje sociale në

Evropën juglindore. Shtyllat kryesore mbi të cilat

bazohet kjo strategji për përfshirje sociale në

rajonin e Evropës juglindore janë: arsimi, kujdesi

shëndetësor, punësimi dhe shërbimet sociale. Kjo

analizë i pranon këto katër shtylla si mekanizëm

kryesor për përmirësimin e përfshirjes sociale

dhe njëherazi propozon prioritete qenësore për

fushat e lartshënuara. Besojmë që të njëjtat do të

shërbejnë si udhërrëfyes për krijimin e shtetit me

përfshirje më të madhe sociale në Maqedoni.

Politika e përfshirjes sociale në Maqedoni nuk

ka ndonjë traditë të gjatë, ndonëse ekzistimi i

problemeve “të vjetra” sociale, si për shembull

varfëria, standardi i ulët jetësor dhe margjinalizimi

janë arsye për krijimin e programeve të para për

mbrojtje sociale në vend. Aktualisht, Ministria

për punë dhe politikë sociale, në kuadër të

Programit të saj për menaxhim me problemet

e personave të përjashtuar në aspektin social

(2004), përqendrohet kryesisht në katër grupe

të shënjestrës: (1) konsumatorët e drogës dhe

anëtarët e familjeve të tyre; (2) fëmijët në rrugë/

fëmijët e rrugës dhe prindërit e tyre; (3) viktimat

e dhunës në familje dhe (4) të pastrehët. Besojmë

që ky fokus duhet të zgjerohet, me qëllim të

përfshirjes së kategorive tjera të lëndueshme. Por,

në një vend ku ka tendencë të lartë dhe afatgjate

të papunësisë, nivel të ulët të rrogave mesatare

dhe pagesë të parregullt të rrogave, vështirë mund

të vlerësohet niveli i popullatës së përjashtuar në

aspektin social, për shkak se ky mund të jetë grupi

shumicë në numrin e përgjithshëm të popullatës.

Së këndejmi, kjo analizë bazohet në prioritetet

në fushën e arsimit, shëndetësisë, punësimit

dhe shërbimeve sociale, të cilat kanë fokus dydimensional:

njëri dimension e argumenton dhe

përfaqëson qasjen më univerzale ndaj shërbimeve

të kësaj fushe, ku përfiton mbarë popullata, kurse

dimensioni tjetër lidhet me prioritetet të cilat duhet

ta privilegjojnë dhe përmirësojnë qasjen ndaj

atyre që tashmë janë të lëndueshëm dhe të cilëve

ju nevojiten nxitje plotësuese për përfshirje dhe

për shfrytëzimin e përfitimeve dhe shërbimeve

ekzistuese në fushën e arsimit, shëndetësisë,

punës dhe asaj sociale.

Duke u nisur nga fakti që përfshirja sociale është

dukuri shumëdimensionale, ajo duhet të përfshijë

edhe aspekte dhe fusha tjera. Për këtë arsye, lista

e hartuar e prioriteteve nuk i përjashton opsionet

dhe fushat tjera, që duhet të përgatiten plotësisht

në interes të integrimit të individëve, me qëllim

të pjesëmarrjes më të mirë në të gjitha nivelet e

shoqërisë.

M a j a G e ro v s k a - M i t e v ; S u z a n a M i o v s k a - S p a s e v a ; D r a g a n G j o rg j e v

Arsimi

Duke qenë e drejtë themelore e njeriut dhe

instrument kyç i zhvillimit social dhe ekonomik,

si dhe prosperitetit të secilit shtet, arsimi është

elementi kryesor i të gjitha strategjive për

përfshirje sociale. Në aspektin e përfshirjes

sociale, qëllimi kryesor i arsimit është që të gjithë

fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, pa dallim nga

përkatësia e tyre etnike ose fetare, gjinia, statusi

social ose ekonomik, vendi i banimit dhe aftësive,

t’u krijohen mundësi për:

• Qasje të barabartë ndaj arsimit,

• Mundësi të barabarta për arsim, të cilat

i plotësojnë standardet e caktuara të

cilësisë.

Në Republikën e Maqedonisë ekziston

pranueshmëri e gjërë e këtyre qëllimeve universale

në të gjitha nivelet. Rëndësia e realizimit të tyre

theksohet në dokumentet strategjike për zhvillimin

e arsimit në vend. 1 Por, implementimi i tyre edhe

më tej ballafaqohet me shumë sfida, të cilat në

veçanti i prekin fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë

në rajonet e pazhvilluara ekonomike, familjet

e rrezikuara në aspektin social dhe që i takojnë

grupeve të caktuara etnike (posaçërisht grupit

rom). Një prej treguesve kryesorë të përjashtimit

arsimor të tyre është përfshirja e vogël e fëmijëve

në shkollë, që paraqitet si rezultat i veprimit të

disa faktorëve: mungesa e konsiderueshme e

kapaciteteve arsimore, kushtet e këqia mësimore

në shkolla, shpenzimet e lidhura me shkollimin,

kultura dhe tradita të cilat i japin përparësi

arsimit joformal dhe mësimit të realizuar në

kushte shtëpiake. Në periudhën e ardhshme,

Republika e Maqedonisë duhet të ndërmerr hapa

për tejkalimin gradual të gjendjeve të cekura

dhe për përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së

shërbimeve arsimore për personat e rrezikuar në

aspektin social. Në këtë mënyrë, do të ecet drejt

realizimit të qëllimeve universale të arsimit. Jemi

të mendimit që politika e përfshirjes sociale në

Maqedoni duhet të bazohet në këto prioritete:

PËRMIRËSIMI I QASJES FIZIKE NDAJ

INSTITUCIONEVE ARSIMORE

Në Republikën e Maqedonisë ekziston mungesë

e kapaciteteve infrastrukturore në të gjitha nivelet

e arsimit. Si rezultat i kësaj, paraqitet problemi i

disponueshmërisë së arsimit, në veçanti në fushën

e edukimit dhe arsimit parashkollor, gjatë kalimit

nga klasat e ulta drejt klasave të larta, si dhe nga

arsimi fillor në atë të mesëm. Në rajonet rurale/

malore ku nuk ka shkolla në çdo fshat, kurse

fëmijët jetojnë larg shkollës ku duhet ta vijojnë

mësimin, nevojitet që shkolla dhe organet lokale

arsimore të sigurojnë transport të organizuar të

nxënësve deri në shkollë dhe anasjelltas.

1 Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015, viti 2006

Prioritetet e politikës për përfshirje sociale në Maqedoni

RRITJA E PËRFSHIRJES SË FËMIJËVE NË

EDUKIMIN DHE ARSIMIN PARASHKOLLOR

Në përqindjen e plotë të përfshirjes së fëmijëve në

edukimin dhe arsimin parashkollor në Maqedoni

(18,67% sipas Entit shtetëror statistikor, 2002),

fëmijët e grupeve të lëndueshme (nga familjet

dhe rajonet e varfëra, grupet e pakicave, fëmijërt

me pengesa mendore dhe fizike) janë të përfshirë

më së paku, që do të thotë se janë më së paku

të përgatitur për të hyrë në sistemin e arsimit të

detyrueshëm. Për këtë arsye, politika nacionale

për përfshirje sociale duhet të përqendrohet në:

• Zgjerimin e rrjetit të institucioneve parashkollore,

veçanërisht në rajonet rurale. Kjo

duhet të përkrahet financiarisht nga shteti dhe

autoritetet lokale.

• Ngritjen e vetëdijes tek prindërit dhe familjet

për rëndësinë dhe përfitimet nga edukimi

dhe arsimi parashkollor, si instrument për

neutralizimin e pavolitshmërive kulturore dhe

për sigurimin e startit të barabartë në arsimin

fillor.

• Rritjen e atraktivitetit dhe efikasitetit të

edukimit dhe arsimit parashkollor përmes

ofertës së programeve të ndryshme (që

bazohen në nevojat lokale dhe nevojat e

fëmijëve) dhe formave të organizimit (në

fushën institucionale, jashtëinstitucionale dhe

format alternative të përfshirjes së fëmijëve).

Kjo shumëllojshmëri e aktiviteteve kërkon

pjesëmarrje më aktive të udhëheqësve lokalë,

bashkësisë afariste dhe sektorit joqeveritar.

SIGURIMI I PËRFSHIRJES SË PLOTË NË

ARSIMIN E OBLIGUESHËM

Sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të fundit

të Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm 2 , arsimi

i obligueshëm vazhdohet dhe e përfshin arsimin

fillor dhe të mesëm. Gjendja aktuale e përfshirjes

së nxënësve (97.11% në arsimin fillor, 69.5% në

arsimin e mesëm) dhe braktisja vjetore e nxënësve

(1.42% në shkollat fillore dhe 2.84% në shkollat

e mesme 2 ) tregon që numri më i madh i nxënësve

që e braktisin arsimin e obligueshëm janë prej

grupit etnik rom dhe familjeve të varfra që jetojnë

në rajonet rurale dhe malore. Vijueshmëria e

fëmijëve në shkollë duhet të jetë rezultat i:

• Aktiviteteve të vazhdueshme lokale në

funksion të arsimit të prindërve dhe familjeve

për ngritjen e vetëdijes për nevojat individuale

për arsim, përmes formave të ndryshme

të takimeve dhe mbledhjeve formale dhe

joformale. Kjo në veçanti ka të bëjë me

bashkësitë e vogla ku ka ndikim të theksuar

të paragjykimeve dhe tradicionalizmit,

posaçërisht të lidhura me arsimin e fëmijësfemër.

• Sigurimit të përfitimeve më të mëdha

financiare për të varfërit (ushqimi pa pagesë,

materiali i punës dhe librat, transporti pa

2

Gazeta zyrtare nr. 51/2007, nr.49/2007

3 Enti shtetëror statistikor 2002/04

M a j a G e ro v s k a - M i t e v ; S u z a n a M i o v s k a - S p a s e v a ; D r a g a n G j o rg j e v

pagesë ose me çmim të ulët, subvencionet

për vendosje në konviktet për nxënësit që

shkollohen jashtë vendbanimit).

• Sigurimit të kontrollit shtetëror në aspekt

të realizimit të obligimit ligjor të prindërve

për regjistrimin dhe dërgimin e fëmijëve në

shkollë.

SIGURIMI I SHËRBIMEVE CILËSORE ARSIMORE

Ky prioritet është instrument i sofistikuar për

rritjen e përfshirjes së nxënësve në të gjitha

nivelet e arsimit. Realizimi i tij ka të bëjë me dy

aspekte:

• Përmirësimin e kapaciteteve infrastrukturore

dhe kushteve të punës në shkollat, veçanërisht në

rajonet rurale (objektet shkollore funksionale,

pajisja, librat dhe materialet mësimore të

mjaftueshme, numri i mjaftueshëm i kuadrit të

kualifikuar mësimdhënës), që mund të bëhet

përmes shfrytëzimit më racional të mjeteve të

shpërndara financiare.

• Përmirësimin e cilësisë së arsimit, për çka

nevojitet:

Përforcimi rolit dhe statusit të mësimdhënësit

(seleksionimi i kujdesshëm i studentëve

të fakulteteve të mësimdhënies, përgatitja

cilësore fillestare e mësimdhënësve, kontrolli

i centralizuar i akreditimit të mësimdhënësve,

zhvillimi profesional sistematik, rrogat

konkurrente dhe nxitjet tjera profesionale,

përfitimet financiare dhe të tjera për

mësimdhënësit të cilët pranojnë të punojnë

në rajonet e pazhvilluara ose më pak të

zhvilluara);

• Aplikimi i programeve mësimore të

centralizuara (në të gjitha nivelet, përveç

për atë universitar), teksteve shkollore dhe

materialeve mësimore me standarde më të

larta;

• Aplikimi i metodave dhe teknikave

mësimore që i nxisin aftësitë mendore të dhe

ndërmarrjen e nismave, mësimin e pavarur

dhe të përbashkët gjatë tërë jetës.

Sigurimi i standardeve për cilësi në arsimin

parashkollor, fillor dhe të mesëm duhet të jetë

përgjegjësi e qeverisë, e cila duhet ta zhvillojë

dhe zbatojë sistemin për sigurimin dhe kontrollin

e cilësisë, që bazohet në standardet e lidhura me

çështjet e lartcekura. Nga ana tjetër, institucionet e

arsimit të lartë punojnë në kushte më konkurrente

dhe kanë tendencë për përcjelljen e mekanizmave

të tregut për sigurimin e standardeve të larta.

Prapëseprapë, në rast të veprimit joadekuat,

ekziston mundësia për intervenim nga ana e

shtetit.

Prioritetet e politikës për përfshirje sociale në Maqedoni

SIGURIMI I NDIHMËS FINANCIARE PËR TË VARFËRIT

Sistemi arsimor në Republikën e Maqedonisë

është kryesisht publik. Arsimi publik fillor dhe

i mesëm janë pa pagesë, ndonëse shkollimi

në këto dy nivele krijon shumë shpenzime

(ushqimi, tekstet, materialet e punës, veshja), që

për shumë familje të nxënësve nuk janë të lehta

për mbulim. Nga ana tjetër, arsimi parashkollor

dhe i lartë ofrojnë arsim në bazë të participimit,

që familjet e rrezikuara në aspektin social nuk

mund t’ia lejojnë vetes. Duke e pasur parasysh

pafuqinë financiare dhe organizuese të shtetit

maqedonas për sigurimin e qasjes së lirë ndaj

arsimit për të gjithë në të gjitha nivelet, është e

nevojshme të sigurohet ndihma financiare për

kategoritë e lëndueshme të nxënësve/fëmijëve, si

për shembull:

• Ndihma nga ana e shtetit - lirimi i të varfërve

nga obligimi i pagesës së participimit, bursat

për nxënësit/studentët me prirje;

• Ndihma nga ana e bashkësisë lokale dhe

shkollës - këmbimi i teksteve shkollore

mes klasave të ndryshme në fundin e vitit

shkollor, subvencionet për ushqimin shkollor

dhe vendosjen në konviktet për nxënësit.

• Krijimi i arsimit social përfshirës në Republikën

e Maqedonisë është proces afatgjatë dhe i

shtrenjtë, i cili kërkon vullnet të fuqishëm

politik dhe trajtimin e arsimit si prioritet mbi

prioritetet. Kjo e nënkupton investimin më të

madh në arsim dhe shpërndarjen më efektive

dhe të drejtë të mjeteve në dispozicion.

Por, fakti që përfshirja sociale në arsim nuk

realizohet lehtë, nuk duhet të jetë arsye që

dikush të privohet nga e drejta e arsimit ose

cilësisë së barabartë për shërbimet arsimore.

Mbrojtja shëndetësore

Republika e Maqedonisë është duke e kaluar

procesin jostabil dhe të vështirë të reformës

për sigurimin dhe financimin e shërbimeve

shëndetësore. Mbulimi me sigurimin shëndetësor

pretendohet të jetë rreth 100 për qind. Treguesit e

qasjes fizike ndaj shërbimeve janë mbresëlënëse,

kurse pakoja themelore e shërbimeve është

mjaft e gjerë, duke i përfshirë praktikisht të

gjitha shërbimet shëndetësore. Kjo zemërgjerësi

e sistemit të financuar publikisht nuk mund të

lejohet dhe krijon joefikasitet të konsiderueshëm

të udhëhequr nga korrupsioni dhe që balancohet

me zvogëlimin e shpenzimeve, që pasqyrohet në

sistemin primar të mbrojtjes shëndetësore dhe

mirëmbajtjen e objekteve që janë të rëndësishme

për të varfërit. Cilësia e mbrojtjes shëndetësore

keqësohet edhe për shkak të objekteve të këqija,

pajisjes kryesisht të vjetëruar, mungesës së

materialeve dhe rrogave që e apsorbojnë pjesën

më të madhe të buxhetit të shëndetësisë.

Ekzistojnë dëshmi prej vlerësimeve të shfrytëzuesve

të ndryshëm, sipas të cilave disponueshmëria dhe

cilësia e mbrojtjes shëndetësore është joadekuate

për një numër të caktuar të njerëzve, të cilët nuk

mund të sigurohen me asnjë bazë (rreth 35.000)

dhe për njerëzit që nuk mund t’i paguajnë

medikamentet, t’i paguajnë nga xhepi i tyre ose nuk

mund t’i përballojnë çmimet e mjekëve privatë.

Disa prej grupeve më të lëndueshme, në aspekt

të qasjes së tyre ndaj shërbimeve dhe dobisë së

sistemit të kujdesit shëndetësor, i përfshijnë edhe:

a) Pacientët me kujdes afatgjatë: gjendja edhe

më tej mbetet tejet e keqe, kryesisht në objektet

e shëndetit mendor, ku mes tjerash ekziston

problemi i koordinimit të rregullt të përgjegjësisë

M a j a G e ro v s k a - M i t e v ; S u z a n a M i o v s k a - S p a s e v a ; D r a g a n G j o rg j e v

mes sektorit të shëndetësisë dhe politikës sociale;

b) Personat e moshuar: Në vitin 2005, përqindja

e popullatës në moshën mbi 65 vjeçare është rritur

në nivelin 11.1%. Shumica e të moshuarve nuk

kanë mjete të mjaftueshme për mbrojtjen adekuate

shëndetësore për të cilën kanë nevojë. Ka edhe

raste kur familja nuk ka mundësi për sigurimin

e këtij kujdesi, posaçërisht gjatë periudhave të

caktuara të vitit. Në këto raste, kujdesi sigurohet

në spitalet e specializuara të cilat sigurojnë krevate

për qëndrimin e zgjatur të pacientëve të moshuar.

Deri tani ka vetëm disa shtëpi për pensionistët. c)

Popullata rome: Infrastruktura e pamjaftueshme

dhe e dobët në vendbanimet ku jeton popullata

rome - objektet arsimore, sociale dhe shëndetësore,

ndikimi mbi statusin social-ekonomik dhe

shëndetësor të romëve. d) Popullata nga rajonet

rurale: Rajonet rurale shpesh herë ofrojnë objekte

të varfëra, ku mungon pajisja themelore. Kjo

mund të jetë një prej arsyeve për të cilat pacientët

e rajoneve rurale kanë tendencë të eskivimit të

mbrojtjes shëndetësore primare. e) Të punësuarit

e pasiguruar dhe të lëshuar nga puna, ndërmarrjet

e të cilëve nuk paguajnë asnjë kontribut.

Duke e konsideruar këtë, ne propozojnë të

ndërmerren intervenimet në vijim, të cilat mund

të ballafaqohen me problemin e përjashtimit

social dhe mbrojtjes shëndetësore.

Për fillim, ne propozojmë që modeli kryesor i

cili mund të ballafaqohet me këtë problem dhe

t’i plotësojë parimet e solidaritetit, barabarësisë

dhe efikasitetit të drejtë në sistemin shëndetësor

të Republikës së Maqedonisë, mundë të jetë:

Privatizimi i kujdesit shëndetësor primar, i

orientuar me politikë adekuate shëndetësore,

me përjashtim të disa rasteve parandaluese

dhe urgjente, spitalet shtetërore-publike të

racionalizuara dhe menaxhuara mirë së bashku

me qasjen për të gjithë qytetarët, roli i shtuar i

shërbimeve dhe intervenimeve në shëndetësinë

publike, pakoja themelore e shërbimeve me qasje

më të madhe, kompensimet për sigurim sipas të

ardhurave, politika e caktuar sociale për pagesën

e përbashkët (participim).

MBROJTJA SHËNDETËSORE PRIMARE E

KONTROLLUAR ME POLITIKË

Përqendrimi në rritjen e shërbimeve në mbrojtjen

shëndetësore primare, që edhe më tej mbetet si

niveli më i lirë i shërbimeve që mund të lejohet

deri në nivelin e përgjithshëm të ballafaqimit

me sëmundjen, si mbrojtës i hyrjes në sistem,

do ta rrezikojë qasjen e grupeve në rrezik ndaj

shërbimeve adekuate të mbrojtjes shëndetësore.

Racionalizimi i objekteve të mbrojtjes shëndetësore

dhe shpërndarja e rregullt gjeografike, për shkak

të resurseve të kufizuara, edhe më tej duhet të jetë

më efikase. Në këtë mënyrë, edhe më tej do të

përmirësohet infrastruktura e objekteve, si dhe

cilësia e shërbimeve të mbrojtjes shëndetësore

primare (si më të disponueshme për të gjitha

grupet e qytetarëve). Prezantimi i metodave më

produktive për pagesën e siguruesve të shërbimeve

(sistem i cili bazohet në numrin e banorëve,

nivelin e mbrojtjes shëndetësore primare dhe

shpërndarjen e buxhetit vjetor global dhe GNDve

4 për kujdesin për pacientët që kurohen në

spitalin, bazuar mbi indikatorët e realizimit)

4 Grupeve të ngjashme diagnostike

Prioritetet e politikës për përfshirje sociale në Maqedoni

duhet të përmirësohet edhe më tej. Pa dallim se

sa janë të vëshira si sfida për implementimin e

drejtë, këto ndryshime mund të paraqesin rrezik,

por edhe ta përmirësojnë qasjen ndaj shërbimeve

për disa grupe të caktuara. Një prej zgjidhjeve të

mundshme për shmangien e kësaj gjendje janë

qëllimet e cekura në modelet e reja të pagesës,

ku prezantohen nxitje të reja për punë në rajonet

rurale, aktivitetet parandaluese dhe promocionale,

si dhe përshkrimi racional i medikamenteve dhe

udhëzimeve për nivelet më të larta. Përveç kësaj,

modeli i kombinuar i pagesës përmes kapitacionit

dhe pagesës së shërbimeve mund të krijojë më

shumë nisma për efikasitetin e përmirësuar në

këtë nivel, që është shumë e rëndësishme për

grupet e lëndueshme.

Disa shërbime, si ndihma urgjente mjekësore

dhe ajo stomatologjike, ndihma urgjente në

shtëpi, kontrollet parandaluese të fëmijëve të

moshës shkollore dhe parashkollore dhe disa

shërbime të vizitës duhet të mbeten në fushën

publike, veçanërisht për shkak se këto shërbime

shfrytëzohen më shpesh nga grupet e ekspozuara

ndaj rrezikut.

SPITALET PUBLIKE TË MENAXHUARA MIRË DHE TË

DISPONUESHME PËR TË GJITHË QYTETARËT

Në sistemin e rreptë të sigurimit social, si që është

sistemi i kujdesjes shëndetësore në Maqedoni,

më e besueshme është që do të vendoset për

përqendrim në racionalizimin e spitaleve dhe

modernizimin e drejtë të spitaleve të zgjedhura

në procesin e kartografisë mjekësore, duke i

përfshirë edhe modelet më realiste dhe produktive

të pagesës (GND), si dhe sistemin adekuat për

informim, i cili ka munguar deri tani. Mungon edhe

qasja e integruar ndaj sigurimit të shërbimeve,

përmes bashkëpunimit mes shëndetësisë primare

dhe sekondare dhe shërbimet e nivelit tercier

(menaxhimi i drejtë me sëmundjen).

Përshkrimi racional i medikamenteve, por edhe

qasja më adekuate ndaj medikamenteve esenciale

(posaçërisht të listës pozitive) është një prej

kushteve kryesore që mund të ndikojë në qasjen e

drejtë, posaçërisht kur flitet nga aspekti i personave

të përjashtuar social. Sistemi i posaprivatizuar

i barnatoreve ka filluar të paraqesë rrezik nga

keqësimi i qasjes ndaj medikamenteve esenciale,

veçanërisht për grupet e lëndueshme, për shkak

se disa prej pronarëve kanë filluar të aplikojnë

metoda të vrazhda të tregut, në vend të qasjes

sociale.

Sistemi aktual krijon edhe disa mangësi për

shërbimet e kujdesit afatgjatë shëndetësor dhe

shtëpitë për të moshuarit. Duke e konsideruar

madhësinë e kërkesës, duhet të ekzistojë partneritet

publiko-privat në investimin në objektet dhe

shërbimet e këtilla, si dhe konvertimi i rregullt i

krevateve shtesë në spitalet e dedikuara për këto

shërbime specifike dhe afatgjate.

Këto procese duhet të përshpejtohen. Shteti duhet

ta rrisë fuqizimin e grupeve të bashkësisë, të krijojë

mundësi që qytetarët t’i shprehin nevojat e tyre,

të jep shërbime me të cilat avancohet përfshirja

sociale e grupeve të lëndueshme, të bëjë reforma të

mbrojtjes shëndetësore në drejtim të përmirësimit

të kapacitetit dhe efikasitetit të nivelit të mbrojtjes

shëndetësore, si dhe t’i zvogëlojë shpenzimet

e kurimit në spitale. Nga ana tjetër, bashkësitë

lokale duhet të jenë më shumë të interesuara për

mundësitë e investimit (së bashku me pushtetin

qendror) në objektet e mbrojtjes shëndetësore, në

veçanti në nivelin primar, që do të jetë në dobi të

qytetarëve.

M a j a G e ro v s k a - M i t e v ; S u z a n a M i o v s k a - S p a s e v a ; D r a g a n G j o rg j e v

RRITJA E ROLIT TË SHËRBIMEVE DHE

INTERVENIMEVE TË SHËNDETËSISË PUBLIKE

Aktivitetet e përmirësuara për avancimin e

shëndetit dhe intervenimet tjera, programet e

shëndetësisë publike në vend, të cilat përkrahen

nga buxheti qendror dhe ai i pushtetit lokal, si

dhe nga disa agjenci ndërkombëtare mund ta

përmirësojnë plotësisht qasjen ndaj shërbimeve

adekuate të mbrojtjes shëndetësore për popullatën

e rrezikuar, posaçërisht në kuptim të parandalimit

të sëmundjeve të caktuara, që lidhen me statusin

e ulët ekonomik ose qasjen e pamjaftueshme ndaj

shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

REFORMAT NË POLITIKËN E SIGURIMIT SHËNDETËSOR

- I DISPONUESHËM PËR PAKON E SHFRYTËZUESVE DHE

SIGURIMI I LIDHUR ME TË HYRAT, POLITIKA SOCIALE E

ORIENTUAR DREJT PAGESËS SË PËRBASHKËT

Pakoja aktuale e shfrytëzuesit konsiderohet si

shumë e gjerë dhe e shtrenjtë. Duke u përqendruar

në koncetrimin në shërbimet publike dhe qasjen

universale, përveç futjes paralele të privatizimit,

procesi aktual i revizionit duhet të projektojë një

pako të disponueshme, por i cili është real edhe

për FSSH 5 , gjegjësisht: një pako esenciale e

shërbimeve që duhet të jetë në dispozicion për të

gjithë qytetarët (për gjendjet që janë të rrezikshme

për jetën ose shërbimet emergjente, por ku

përfshihen edhe kontrollimet, imunizimi, mbulimi

i një pjese të listës pozitive të medikamenteve dhe

kurimi nga disa sëmundje infektive). Duket që

nuk ka mjete të mjaftueshme për listë më të gjerë

të shërbimeve, të cilat opinioni publik dëshiron të

jenë në pako.

Procesi i ndryshimeve dhe racionalizimit të

politikës së pagesës së përbashkët (participimit),

që kontribon për qëndrueshmërinë financiare të

pakos së shërbimeve themelore, duhet të realizohet

pa e rrezikuar disponueshmërinë e shërbimeve

për grupet e lëndueshme të popullatës. Duket që

imponimi i shumës së njëjtë të participimit për

shërbimet dhe përshkrimit, duke e përfshirë edhe

neto-siguruesen për të varfërit ose shkallën më të

ulët të pjesëmarrjes për të varfërit, mund të jetë

zgjidhja e drejtë për këtë lloj të përjashtimit. Në

këtë rast, nuk do t’i besohet gjithçka ndryshimit

të çmimit të listës pozitive të medikamenteve -

pjesëmarrja në pagesë do të jetë më e drejtë për

shkak se nuk bëhet dallim mes njerëzve të cilëve

ju nevojiten medikamente më të shtrenjta.

Si rast konkret të përmirësimit të mundshëm në

politikën e pjesëmarrjes në pagesë, që mund të

përkrahet: Fëmijët në moshë 1-5 vjeçare dhe

familjet me të ardhura nën 60% të rrogës mesatare

të përjashtohen nga pjesëmarrja në pagesë;

fëmijët në moshë 6-18 janë të përjashtuar nga

5 FSSH - Fondi për sigurim shëndetësor

Prioritetet e politikës për përfshirje sociale në Maqedoni

pjesëmarrja në pagesë për shërbime të caktuara.

Duhet të mbahet llogari gjatë vlerësimit të statusit

social të familjes, në kuptim të të ardhurave të

cilat i kanë. Siç duket, vazhdimisht ka të dhëna që

nuk janë mjaft të sakta në sistemin e të ardhurave

familjare, posaçërisht për të vetëpunësuarit dhe të

punësuarit me kontratë.

Programi i ardhshëm për transferet e kushtëzuara

të të hollave, që duhet të prezantohet nga ana e

qeverisë dhe që ndihmohet nga Banka Botërore,

mund dukshëm ta ndihmojë shfrytëzimin e

drejtë të shërbimeve të mbrojtjes shëndetësore,

posaçërisht për grupet e lëndueshme (duke

i subvencionuar kontrollimet e rregullta

parandaluese të fëmijëve dhe programet për

zbulimin e kancerit tek femrat). Por, mendojmë

që ky program duhet të futet vetëm si plotësim i

skemës ekzistuese të ndihmës sociale.

Punësimi

Në vendin ku niveli i lartë i papunësisë

(36.3% 6 ), ekziston gjatë disa viteve, ka nevojë

të menjëhershme për krijimin dhe zbatimin e

politikës përgjegjëse dhe efektive të punësimit

dhe kjo duhet të jetë nevoja më e rëndësishme.

Kur shqyrtohen prioritetet për punësim

duhet të konsiderohen edhe treguesit tjerë të

pavolitshëm, që kanë të bëjnë me tregun e punës:

niveli i konsiderueshëm i punës joformale (të

paregjistruar), që sipas disa llogaritjeve është

në nivel prej 33-37% të BPV-së (ETF, 2006);

forca e punës me kualifikim të ulët, ku rreth 2/5

e personave kanë kualifikim të ulët (ISCED 0–

2); nivelet më të larta të papunësisë tek grupet

etnike të lëndueshme, si për shembull romët

(78.5% 7 ); niveli më i ulët i femrave në tregun

e punës, veçanërisht tek bashkësitë etnike me

përfaqësim më të ulët, si për shembull bashkësia

turke, shqiptare, etj. Kuptohet, përmirësimi i

këtyre treguesve të pavolitshëm të tregut të punës

varet nga realizimi i politikës së gjerë makroekonomike,

si dhe nga zhvillimi i përshpejtuar

ekonomik. Por, ne përqendrohemi në prioritetet e

punësimit që më së shumti varen nga menaxhimi

institucional, administrativ dhe legjislativ i

politikave të punësimit.

RRITJA E TREGUT FORMAL TË PUNËSIMIT

Ndonëse ekonomia gri në Maqedoni nuk është

vlerësuar zyrtarisht, është e qartë që ka madhësi

të konsiderueshme. Ballafaqimi me problemin

e ekonomisë gri e nënkupton edhe ndikimin e

drejtpërdrejtë mbi kushtet e jetës, kryesisht tek

kategoritë më të lëndueshme, si për shembull

personat me arsim të pamjaftueshëm, të moshuarit,

personat me rroga të ulëta dhe grupet më të

lëndueshme etnike. Në mungesë të zhvillimit më

energjik ekonomik, lehtë kuptohet arsyeja për

të cilën të gjitha qeveritë në Maqedoni e kanë

pranuar heshtazi ekzistimin e ekonomisë gri, me

çka janë parandaluar trazira më të mëdha sociale.

Por, kjo politikë është dëshmuar të jetë vetëm

katalizator i tensioneve më të mëdha sociale

dhe i ka rritur pabarazitë dhe pasigurinë tek

grupet më të lëndueshme. Megjithatë, në qoftë se

qëllimi i formalizimit të ekonomisë gri pranohet

si marrëveshje konsensuale mes të gjitha partive

politike, duke e përfshirë edhe pjesëmarrjen e të

gjitha palëve të interesuara në tregun e punës, por

gjithashtu duke theksuar që ky është prioritet i

lartë dhe afatgjatë i vendit, atëherë kjo strategji

mund të kontribojë për përfitime më të mëdha,

6 Në vitin 2006, sipas LFS, në moshën 15-64 vjeç

7 Të dhënat sipas regjistrimit në vitin 2002

M a j a G e ro v s k a - M i t e v ; S u z a n a M i o v s k a - S p a s e v a ; D r a g a n G j o rg j e v

krahasuar me shpenzimet, qoftë për individin

ose shtetin në tërësi. Aftësia tatimore e shtuar e

shtetit (ose komunave), mund ta rrisë buxhetin

publik, me çka do të krijohen më tepër mundësi

për vende të reja të punës në sektorin publik

ose për ndihmën e personave që gjenden jashtë

tregut, përmes programeve të mbrojtjes sociale.

Edhe individët do të kenë siguri të shtuar - jo

vetëm në rrethanat aktuale, por edhe për të hyrat

e ardhshme, si për shembull pensionet, sigurimin

për papunësinë, etj.

Prapëseprapë, strategjia e qëndrueshme dhe

efektive për formalizimin e ekonomisë gri nuk

guxon t’i harrojë tre elementet e rëndësishme:

(i) Realizimi i hulumtimit të gjerë paraprak për

sistematizimin e përpiktë të kategorive të vendeve

të punës që ekzistojnë në tregun joformal; veçoritë

e “formalisht të papunësuarve” sipas pozitës

së tyre në tregun e punës, nivelin e arsimit,

përkatësisë etnike, vendbanimin, etj. (ii) Aplikimi

i qasjes graduale në regjistrimin e bizneseve “gri”

dhe punëve në tregun formal, duke i përfshirë

edhe fazat e nevojshme për pjesëmarrësin e “ri”

në tregun e punës, në drejtim të ballafaqimit me

detyrimet financiare, gjegjësisht me shpenzimet

reale të tregut formal. Këtu mund të përfshihen

pagesat graduale, borxhet me nivel “shtetërorfiks”,

grantet e subvencionuara, etj. (iii) Bizneset e

rregullta “formale” të cilat ekzistojnë nuk duhet të

mbeten të paprivilegjuara dhe të “stigmatizuara”

pa asnjë kompensim, për shkak se ata “paguajnë

rregullisht”. Me qëllim që të shënohet pagesa e

rregullt e tatimeve prej tyre, duhet të ndërmerren

masa të caktuara që do të jenë “të qëndrueshme”

në kuptimin financiar, si dhe masa për “shpërblim”

dhe përfitim të njëhershëm të cilin do ta marrin

ata si përkrahës të strategjisë për formalizimin e

tregut të punës.

Një aspekt tjetër për rritjen e tregut formal të

punës e përfshin edhe procesin e decentralizimit,

veçanërisht në komunat ku shumicë janë

bashkësitë etnike me përfaqësim më të vogël

(gjegjësisht romët në Shuto Orizarë, shqiptarët në

komunat në Maqedoninë perëndimore). Sipas të

dhënave statistikore të regjistrimit në vitin 2002,

niveli më i madh i papunësisë është regjistruar tek

romët (78.5%), pas të cilëve vijojnë shqiptarët me

61.2%. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e bashkësive

etnike dhe e punëtorëve me kualifikim të ulët në

ekonominë joformale është mjaft e lartë. Mund

të thuhet që kjo është rezultat i mundësive të

kufizuara për punësim në administratën publike,

që ka ekzistuar në të kaluarën, si dhe mosekzistimi

i besimit nga këto bashkësive për sistemin publik

(punësim dhe mbrojtje sociale). Për këtë arsye,

në qoftë se legalizimi i bizneseve në nivel lokal

është parakusht për rritjen e buxheteve komunale

(që rregullohet me ligj), atëherë mund të pritet që

përfaqësuesit e këtyre bashkësive etnike të lidhen

më tepër me suksesin e kësaj strategjie, për shkak

se mund të shfrytëzojnë më tepër mundësi nga

programet e buxhetit lokal.

10

Prioritetet e politikës për përfshirje sociale në Maqedoni

QASJA UNIVERZALE NDAJ SHËRBIMEVE TË OFRUARA NGA

ANA E AGJENCISË PËR PUNËSIM

Ndonëse Agjencia për punësim (AP) dhe qendrat

për punësim në nivel lokal i japin të gjithë

të papunësuarve qasje ndaj kompensimeve

dhe shërbimeve në masë të barabartë, duket

se ekzistojnë disa pengesa institucionale që

i pengojnë disa grupe më të lëndueshme në

shfrytëzimin e këtyre shërbimeve.

Për shembull, disa probleme të lidhura me qasjen

ndaj të drejtave në bazë të papunësisë rrjedhin

nga nevoja e dëshmimit të pronësisë së tokës, që

kërkohet nga AP gjatë përcaktimit se a posedojnë

shfrytëzuesit potencialë tokë e cila është e volitshme

për përpunim dhe që mund të shfrytëzohet për

qëllime ekonomike. Kjo kërkohet nga personat e

regjistruar që nuk kanë asnjë vërtetim për nivelin

arsimor. Për shkak se pjesa më e madhe e të

papunësuarve (kryesisht romë dhe shqiptarë) nuk

kanë të drejta pronësore të përcaktuara, ata nuk

mund ta plotësojnë këtë kriter dhe privohen nga

realizimi i plotë i të drejtave sociale. Gjithashtu,

profesionet e caktuara, si për shembull fermerët,

nuk përfshihen në sigurimin e të papunësuarve.

Në këtë mënyrë, ata nuk mund të marrim

kompensime në rast të papunësisë. Në fund,

personave të ndërmarrjeve të falimentuara nuk

i jepet qasje ndaj kompensimeve për papunësim

deri në përfundim të procesit dhe likuidimit të

ndërmarrjes respektive. Prapëseprapë, Agjencia

mund të vlerësojë në qoftë se të punësuarit i kanë

paguar kontributet në të kaluarën dhe në këtë bazë

t’ia lejojë shfrytëzimin e të drejtave në rastin e

papunësisë.

Përveç kësaj, oferta aktuale e kurseve për

trajnim dhe rikualifikim përmes Agjencisë për

punësim përqendrohet vetëm tek të papunësuarit

e regjistruar, të cilët kanë kualifikime themelore

arsimore (të paktën shkollim fillor). Nga ana tjetër,

sipas Raportit vjetor të Agjencisë për punësim

(2006), ekzistojnë 51.3% e të papunësuarve (të

gjithë të regjistruar) që nuk kanë asnjë kualifikim

(vetëm disa janë gjysmë të kualifikuar). Më

tej, nuk ceket qartë numri i të papunësuarve

që nuk e kanë kryer as shkollën fillore. Është e

rëndësishme që kjo të dihet, për shkak se duket që

ky grup përjashtohet nga shërbimet e Agjencisë

për punësim.

Në bazë të të lartcekurës, duket që është tejet

e rëndësishme që Agjencisë për punësim t’i

identifikojë të gjitha fushat problematike që

e pengojnë qasjen ndaj shërbimeve për të

papunësuarit dhe që e zvogëlojnë efektivitetin

dhe vijimin e kurseve për trajnim. Kriteret për

regjistrimin e të papunësuarve dhe kriteret për

pranimin e shërbimeve për të papunësuarit (dobitë

jomonetare) nuk duhet të lidhen aq shumë me të

drejtat, por më tepër me nevojat e personave të

papunësuar. Përfshirja e kategorive të caktuara

në skemat e sigurimit gjatë papunësisë, si për

shembull fermerët, duhet gjithashtu të merret

parasysh. Duhet të ketë dallim të qartë mes

shërbimeve gjatë papunësisë dhe të drejtat tjera

nga sistemi i sigurimit social (gjegjësisht “kartonët

blu” për sigurim shëndetësor, të cilat Agjencia

për punësim ia jep të gjithë të papunësuarve). Ky

dallim duhet të rezultojë me fokus më të madh

mbi nevojat me prioritet, si dhe të krijojë regjistër

të të papunësuarve që do të jetë bazë relevante e

të dhënave, në vend të listës fiktive të njerëzve që

realisht nuk kërkojnë punësim.

11

M a j a G e ro v s k a - M i t e v ; S u z a n a M i o v s k a - S p a s e v a ; D r a g a n G j o rg j e v

VLERËSIMI SISTEMATIK I NEVOJAVE TË TREGUT TË PUNËS

PËR KUALIFIKIMET DHE PROFESIONET

Nuk ekziston ndonjë analizë për kualifikimet

që nevojiten në tregun e punës. Informatat rreth

kërkesës në tregun e punës dhe nevojës për

profesionet e nevojshme nuk janë pjesë e politikës

së përgjithshme të punësimit. Qeveria duhet ta

përkrahë themelimin e institucionit të pavarur

për analizën e tregut të punës, që do të jetë në

gjendje të jep vlerësime aktuale dhe parashikime

për profesionet dhe kualifikimet e nevojshme.

Kjo duhet të kontribojë edhe për riorientimin e

programeve mësimore dhe programeve në asimin

e mesëm, profesional dhe të lartë në Maqedoni,

për shkak se aktualisht ato nuk ofrojnë kurse që

bazohen në nevojat aktuale të tregut.

PËRFSHIRJA EFEKTIVE E PARTNERËVE SOCIALË NË

KRIJIMIN E POLITIKËS SË PUNËSIMIT

Përkrah problemeve të sindikatave dhe

riorganizimit të tyre (në njësi organizuese më

të vogla të sektorit dhe/ose të pavarura), ato

duhet të jenë më të dukshme në procesin e

krijimit të politikës sociale. Në këtë moment

nuk ekziston bashkëpunim dhe ajo që është më

e rëndësishme - nuk ka mirënjohje për nismat e

shumta të sindikatit, që kontribon për krijimin

e politikave sociale të izoluara, të cilave ju

mungon përkrahja e shfrytëzuesve kryesorë.

Këshilli social-ekonomik i cili funksionon si trup

trepalësh me përfaqësuesit e Qeverisë, sindikatat

dhe asociacionet e punëdhënësve, duhet të jetë

më funksional dhe të konsultohet për të gjitha

nismat dhe reformat e politikës sociale. Ky

Këshill duhet të ketë agjendë më të dukshme dhe

konkrete, takime më të rregullta, kurse rezolutat

dhe propozimet e tyre duhet të përpunohen me

publicitet më të lartë, qoftë para Kuvendit ose

ndonjë komisioni të Kuvendit (nëngrup).

Duke e pasur parasysh ndikimin e shtuar të sektorit

joqeveritar në sigurimin e shërbimeve sociale,

paraqitet nevoja për krijimin e partneritetit të

ngjashëm me përfaqësuesit e sektorit të OJQ-ve

(që punojnë në fusha të ndryshme të politikës

sociale dhe rajone të ndryshme gjeografike) dhe

institucionet qeveritare (nga Ministria, por edhe

Qendrat për punë sociale - QPS, Agjencia për

punësim, Enti për mbrojtje shëndetësore).

12

Prioritetet e politikës për përfshirje sociale në Maqedoni

PËRMIRËSIMI I KOORDINIMIT MES INSTITUCIONEVE TË

CILAT E ZBATOJNË POLITIKËN E PUNËSIMIT

Koordinimi joefektiv mes agjencive dhe

organizatave që punojnë në fushën e mbrojtjes

sociale duhet të përforcohet, me qëllim të

përmirësimit jo vetëm të qasjes holastike në

krijimin e politikës, por edhe për ta shmangur

shumëzimin dhe imponimin e kritereve që nuk

janë të nevojshme për shfrytëzuesit e ndihmës

sociale. Koordinimi mes Qendrave për punësim,

Qendrave për punë sociale (QPS), shërbimeve

tatimore dhe të kadastrës (regjistri i tokës),

duhet të realizohet në mënyrë sistematike, me

qëllim të mënjanimit të problemeve të lidhura me

kërkimin e dokumenteve të panevojshme (ose të

dyfishuara). Njëherazi do të përmirësohet edhe

efikasiteti i shërbimeve që i ofrojnë. Ky koordinim

do të jetë i dobishëm edhe për konsumatorët, për

shkak se do ta zvogëlojë kohën dhe shpenzimet

për marrjen e shërbimit të nevojshëm.

Shërbimet sociale dhe kompensimet në të holla

Sistemi i mbrojtjes sociale në Maqedoni ofron

shërbime dhe kompensime për individët,

familjet dhe grupet e qytetarëve të goditur me

ndonjë rrezik ose problem social. Në bazë të

të dhënave për shërbimet dhe kompensimet e

shfrytëzuara, grupi kryesor i shfrytëzuesve të

sistemit të mbrojtjes sociale i përfshin: personat

e moshuar, të papunësuarit dhe personat me të

ardhura të ulëta, invalidët, fëmijët pa prindër dhe

kujdes të prindërve, fëmijët e keqpërdorur ose

maltretuar, fëmijët me sjellje asociale, personat

në konflikt me ligjin, personat-viktima të dhunës

në familje, personat që shpërdorin drogë, familjet

që kanë konflikte në marrëdhënien martesore

ose familjare, si dhe familjet e ndara me fëmijë.

Ndonëse përcaktimi ligjor i shfrytëzuesve

të mbrojtjes sociale jep përshtypje të qasjes

universale ndaj shërbimeve dhe kompensimeve,

tendenca e kohëve të fundit dhe fokusi i rritur

i kontrollit të mjeteve dhe kompensimeve e

zvogëlon atë dhe e bën qasjen ndaj shërbimeve

dhe kompensimeve sociale të kushtëzuar nga

kritere të ndryshme. Mendojmë që shërbimet

dhe kompensimet sociale nuk duhet të jenë

vetëm rrjet i sigurisë dhe të aprovohen vetëm për

shkak të efikasitetit dhe orientimit të mirë, por

edhe të sigurojnë përkrahje themelore që do ta

përmirësojë përfshirjen e grupeve të lëndueshme.

Në këtë drejtim, ne propozojmë disa prioritete të

cilat mund ta përmirësojnë funksionimin aktual

dhe ofertën e shërbimeve dhe kompensimeve

sociale.

13

M a j a G e ro v s k a - M i t e v ; S u z a n a M i o v s k a - S p a s e v a ; D r a g a n G j o rg j e v

FOKUSI I SHTUAR TEK VLERËSIMI QË

BAZOHET NË NEVOJAT

Për dallim nga qasja aktuale që bazohet në të

drejtat dhe kontrollimin e mjeteve, sistemi i

mbrojtjes sociale duhet të mundojë qasje edhe

ndaj shërbimeve dhe kompensimeve, në pajtim

me nevojat e parashtruesit të kërkesës. Fokusimi

tek nevojat mund të sigurojë përfshirje më të

gjerë të kategorive që posedojnë kapacitete të

caktuara ose mjete/resurse, por që kanë mungesë

të qasjes ndaj shërbimeve dhe kompensimeve,

për shkak të arsyeve tjera, si për shembull:

faktorët kulturorë, stigmatizimi, barrierat

gjuhësore dhe vendndodhja e largët. Vlerësimi i

bazuar në nevojat duhet të theksohet veçanërisht

në rrethanat kur tendencat negative, si që është

papunësia e lartë, pagesa e parregullt e rrogave,

insolvebiliteti i fondeve të sigurimit social dhe

ndërmarrjeve, kanë karakter afatgjatë. Në këtë

mënyrë, shërbimet dhe kompensimet sociale do

të sigurojnë qasje më të madhe dhe do të mund të

shfrytëzohen si mekanizëm ndihmës për përfshirje

më të gjerë sociale të grupeve të lëndueshme, si

dhe për kohezion më të madh social për njerëzit

që jetojnë në rajonet me zhvillim të ndryshëm

social dhe ekonomik.

HULUMTIMI DHE VLERËSIMI I NDIKIMIT TË

TRANSFEREVE TË KUSHTËZUARA TË TË HOLLAVE

PARA IMPLEMENTIMIT TË TYRE

Tendeca e futjes së kritereve më të rrepta në drejtim

të qasjes ndaj shërbimeve dhe kompensimeve

sociale duhet të bazohet në vlerësimin sistematik

ex ante. Implementimi i transfereve të kushtëzuara

të të hollave nuk duhet të përcaktohet vetëm

në bazë të qëllimeve afatshkurte ekonomike,

por duhet të përfshijë edhe analizë të efekteve

potencialisht të kundërta, në periudhë më të

gjatë kohore - si për sistemin e mbrojtjes sociale,

ashtu edhe për individët. Kushtëzimi i mbrojtjes

sociale me pranimin e punës ose kushtëzimi i

kompensimeve sociale me sjelljen e shfrytëzuesit

(gjegjësisht kontrollimet e rregullta shëndetësore,

vijimi i rregullt i arsimit) mund të tregohet si

kundër-efektive, për shkak se shumë njerëz mund

t’i humbin mjetet e vetme të të ardhurave dhe në

fund sërish të kenë nevojë për ndonjë transfer

tjetër (ndoshta më të shtrenjtë) për mbrojtje/siguri

nga shteti.

DECENTRALIZIMI I SHËRBIMEVE SOCIALE

Shërbimet sociale të siguruara dhe financuara në

nivel lokal kanë rëndësi dhe efekt më të madh në

bashkësinë lokale dhe komunën gjegjëse. Qeveria

duhet ta zvogëlojë ndikimin e saj (për sigurim

dhe mirëmbajtje) mbi ofrimin e shërbimeve

sociale në komuna, ku ka resurse dhe kapacitete

për funksionim individual të këtyre shërbimeve.

Aktivitetet rrjedhëse të përqendruara në hapjen e

kuzhinave publike nga ana e Ministrisë së punës

dhe politikës sociale mund t’i pengojnë resurset

dhe subjektet tjera vitale në komuna, që mund

t’i sponsorojnë dhe mirëmbajnë këto shërbime

lokale. Për këtë arsye, me rëndësi qenësore

është që aktivitetet e mëtejshme në fushën e

decentralizimit të shërbimeve sociale të mos

bazohen në përzierjen dhe dyfishimin e sigurimit

të shërbimeve sociale, nga ana e pushtetit qendror

dhe lokal.

14

Prioritetet e politikës për përfshirje sociale në Maqedoni

RRITJA DHE PËRMIRËSIMI I KAPACITETEVE

PËR SIGURIMIN E SHËRBIMEVE SOCIALE

Qendra për punë sociale si sigurues lokal i

shërbimeve sociale duhet të ekipohet me më

shumë të punësuar, posaçërisht në komunat ku

numri i shfrytëzuesve është më i madh. Gjithashtu,

është e rëndësishme që çdo komunë të punësojë

punëtorë socialë varësisht nga madhësia, por

edhe veçoritë e popullatës (gjuhësore, kulturore,

etj). Qendrat për punë sociale duhet të jenë të

ekipuara në mënyrë adekuate për të punuar

edhe me administratën e transfereve sociale dhe

për sigurimin e shërbimeve sociale. Gjithashtu,

imperativ plotësues duhet të jetë edhe fokusimi

në trajnimin e kuadrit për shërbime sociale, që

do ta mundësojë kontaktin dhe njohjen e tyre me

metodat dhe teknikat e reja të punës. Në fund,

duhet të aplikohet edhe avancimi në nivele më

të larta profesionale sipas nivelit të kualifikimeve

arsimore, që mund të jetë një nismë e mirë që të

punësuarit e shërbimeve sociale të përfshihen në

kurset e trajnimit.

PREZANTIMI I STANDARDEVE TË LICENCIMIT DHE

AKREDITIMIT

Duhet të prezantohet sistemi i zhvilluar dhe

organizuar mirë i licencimit dhe akreditimit,

që do të shërbejë si garanci për cilësi më të

madhe dhe ingjerenca të rritura mes siguruesve

të shërbimeve sociale. Kjo do të jetë në dobi jo

vetëm të shërbimeve publike sociale, por edhe

do ta parandalojë vendimmarrjen e improvizuar

dhe ad hoc gjatë ofrimit të shërbimeve sociale.

Krijimi i këtij sistemi duhet të ndërmerret dhe

aplikohet nga ana e institucioneve arsimore në

fushën e mbrojtjes sociale, si dhe nga asociacionet

e punëtorëve socialë. Në këtë mënyrë do të

garantohet ndikimi i shkencës dhe praktikës

në krijimin e standardeve dhe mekanizmave

cilësorë.

15

LITERATURA E SHFRYTËZUAR

Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë (2006) Raporti vjetor, www.zvrm.gov.mk

Fondacioni evropian për trajnim (2006). Pasqyra e tregut të punës në Ish-Republikën Jugosllave të

Maqedonisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e shëndetësisë (2006), Drafti i Strategjisë për kujdes

shëndetësor

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e shëndetësisë (2006), Informatat për progresin e

procesit të privatizimit në sistemin e kujdesit shëndetësor

Karol, K (2007) Projekti për menaxhimin e sektorit shëndetësor - Formulimi i politikës së

pjesëmarrjes në sigurimin shëndetësor social, Raporti final

Ligji për arsimin fillor dhe të mesëm, Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 51/2007 dhe 49/2007

Ministria e arsimit dhe shkencës (2006) Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e

Maqedonisë 2005-2015 me dokumentet shoqëruese programore (në maqedonisht), Shkup: Ministria

e arsimit dhe shkencës

Instituti republikan i mbrojtjes shëndetësore (2006), Raporti vjetor, Harta shëndetësore

Organizata shëndetësore botërore (2006) Shëndetësia në tranzicion - Republika e Maqedonisë

16

Friedrich Ebert Fondation

bul. “Sv. Kliment Ohridski” 21/1

1000 Skopje

tel/fax: + 389 2 3232656

3232637

contact@fes.org.mk

www.fes.org.mk

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!