24.11.2014 Views

Roli i gruas në ngritjen e familjes së suksesshme - Mburoja

Roli i gruas në ngritjen e familjes së suksesshme - Mburoja

Roli i gruas në ngritjen e familjes së suksesshme - Mburoja

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1 MBUROJA.net

Roli i gruas në ngritjen e familjes së suksesshme

Nga Shejh Selim el Hilali

(leksion nga kaseta)

Ai filloi duke thënë:

“Allahu çdo gjë krijoi në çifte. E tërë ekzistenca e ka këtë parim në përbërje të vet. Bimët

dhe shtazët që janë krijuar nga Allahu, janë krijuar në çifte. Allahu e vërtetoi këtë në

Kur’an duke thënë:

‘Lavdi i qoftë Allahut i Cili krijoi çdo gjë në çifte.’

Ne po ashtu kuptojmë se në krijimin e çdo gjëje në çifte, Allahu e ka vendosur këtë si

mënyrë për plotësimin e njërës gjysmë me tjetrën. Prandaj, Allahu e përshkruan unitetin

musliman, martesën muslimane, të burrit dhe gruas, si një plotësim dhe një burim të

dashurisë e sigurisë duke thënë:

‘Është Ai, Allahu, Lavdi i qoftë Atij, i Cili ka krijuar prej një shpirti të vetëm ortak

për të, ashtu që të gjejë dashuri dhe siguri në të.’

Kjo është diçka e pamohueshme, diçka që është e njohur dhe e vendosur, dhe njëherit

diçka që fundamenti i familjes së shëndoshë muslimane duhet ta përkrahë dhe ta

kuptojë me qëllim që ta ndihmojë vendosjen e ligjeve të Allahut dhe të Dërguarit të Tij

Muhamed (sallallahu alejhi ue selam). Dhe kjo është një prej realizimeve të para që

duhet të bëhet me qëllim që të fillohet ndërtimi i një familje të suksesshme muslimane,

dhe ngritja e saj në llogari të veprave që njëra gjysmë e ortakëve, në këtë rast, kjo do të

jetë diskutim me motrën muslimane, inshAllah, duhet t’i ndërmerr që të sigurojë një

familje të suksesshme dhe një situatë të shëndoshë.”

Shejhu vazhdoi duke thënë:

“I Dërguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) në shumë hadithe të ndryshme dhe në

shumë vende të ndryshme ka treguar rëndësinë e gruas muslimane. Posaçërisht

rëndësinë e rolit të saj në ndërtimin e marrëdhënies së suksesshme dhe të shëndoshë në

shtëpinë e saj. Dhe për këtë, prej urdhrave të përgjithshëm që Ai i ka dhënë gruas

muslimane, në Sure tul-Ahzab, ne shohim se Ai ka thënë:

‘Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja.’

Ky ajet nënkupton atë se vendi më i mirë dhe vendi ku gruaja muslimane mund ta arrijë

kulminacionin e marrëdhënies së saj me Allahun, është duke qenë muslimane e mirë në

shtëpinë e saj; duke e mbrojtur atë, kujdesur për të, duke ua mësuar anëtarëve të

2 MBUROJA.net

shtëpisë ligjet e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sallallahu alejhi ue selam). Për këtë ne

shohim se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) në shpjegimin e këtij ajeti dhe ajeteve

tjera përmendi një hadith që është shumë i rëndësishëm: ‘Të gjithë juve u është dhënë

përgjegjësi dhe secili prej jush do të merret në llogari për atë se si e ka mbështetur

përgjegjësinë e tij.’

Duke përmendur hadithin, ai thotë: “...gruaja muslimane është përgjegjës për shtëpinë e

saj dhe ajo do të pyetet për atë se si e ka përmbushur ajo përgjegjësinë e saj dhe detyrën

në shtëpi.”

Prandaj, ne kuptojmë se gruaja muslimane duhet të jetë përgjegjës për mbrojtjen e

shtëpisë së saj, duke e pastruar dhe dëlirur atë nga djallëzitë e shejtanit. Duke u siguruar

se në të ka një situatë të shëndoshë për fëmijët e saj, burrin e saj dhe për vetveten. Të

gjitha këto janë përgjegjësi që ajo si grua muslimane duhet të përpiqet t’i mbajë dhe t’i

mbështesë.

Nëse gruaja muslimane degjenerohet nga idetë dhe ndikimet e jobesimtarëve, e tërë

shtëpia do të degjenerohet. Dhe nëse shtëpia degjenerohet, do të degjenerohen fëmijët

dhe familja. Dhe çka është shoqëria nëse s’është një përmbledhje e shtëpive të cilat

përmbajnë individë të bashkuar. Prandaj, nëse gruaja muslimane prishet, ajo do të jetë

një lidhje e dobët në shtëpinë. Pjesa tjetër e shoqërisë do të pësojë në llogari të dobësisë

së saj, në mosvendosjen e ligjeve të Allahut në shtëpinë e saj dhe me familjen e saj.

Më tutje, ne kuptojmë, pasi kemi kuptuar rëndësinë e rolit të gruas dhe atë se ajo është

pjesë integrale e raporteve brenda shtëpisë. Ne e pyesim veten, çfarë kërkohet nga

gruaja muslimane? Çfarë janë përgjegjësitë e saja? Ato zbërthehen në terma të gjerë e të

përgjithshëm:

1. Së pari, ajo ka përgjegjësi për kultivimin e situatës së shëndoshë në shtëpi për burrin

dhe për fëmijët.

2. Së dyti, përgjegjësia e saj është në ngritjen e fëmijëve dhe edukimin e tyre.

Sa i përket të parës, bërja e situatës së shëndoshë dhe kultivimi i saj vjen nga ajeti, ku

Allahu na thotë në Kur’an se ‘çifti gjen prehje në të.’

Burri juaj musliman duhet të gjejë prehje në të qenit me ju. Prandaj, kjo bëhet

përgjegjësia e saj sipas fjalëve të Allahut: që ta kultivojë këtë prehje dhe të kultivohet kjo

ndjenjë e sigurisë, rehatisë dhe paqes në shtëpi. Ajo është e cila dikton disponimin se si

do të udhëhiqet shtëpia.

Po ashtu, ne shohim një tjetër ajet në Kur’an ku Allahu përmend këtë:

‘gruaja është sikurse tesha e burrit dhe burri është sikurse tesha e gruas.’

3 MBUROJA.net

Tesha apo veshja nënkupton mbrojtje, prandaj gruaja muslimane është mbrojtje për

burrin e saj musliman, njeriun e saj. Dhe ai po ashtu është burim i mbrojtjes dhe sigurisë

për të. Prandaj, ajo e ka përgjegjësinë dhe mbrojtjen e fshehtësive të tij, mbrojtjen e

pasurisë së tij, mbrojtjen e fëmijëve të tij si dhe mbrojtjen e shtëpisë së tij nga furacakët

dhe prej njerëzve të cilët ai nuk i dëshiron brenda në të.

Sa i përket pikës së dytë, e cila është detyra e saj e ngritjes së fëmijëve, kjo vjen nga ajeti,

ku Allahu thotë në Kur’an:

‘O ju që besoni! Mbrojeni veten tuaj dhe familjet tuaja (do të thotë fëmijët, çiftin dhe

kështu me radhë) nga zjarri.’

Prandaj, është përgjegjësi e gruas muslimane, meqë ajo është një person prej atyre që

besojnë në Allahun, që ajo të përpiqet ta mbrojë vetveten dhe familjen e saj. Po ashtu ne

shohim në hadithin e përgjithshëm të cilin e përmendëm më herët se Pejgamberi

(salallahu alejhi ue selam) tha: ‘Gruaja muslimane është e përgjegjës për shtëpinë e saj.’

Përgjegjësitë e saja shtrihen deri në ballafaqimin me fëmijët e saj, edukimin e tyre, të

mësuarit atyre sjelljen, mbrojtjen e tyre, dhe t’u tregohet atyre se ç’është mirë dhe ç’është

keq. Duke i kultivuar të gjitha këto aspekte të rëndësishme në jetën e tyre të përditshme

dhe rutinën e përditshme. Ashtu që ata të ngrihen në mënyrë të pastër dhe të sigurt.

Tash, ne vijmë në pikën ku ne pyesim veten përsëri se si t’i bëjmë shtëpitë tona që të

kenë një situatë të shëndoshë në to? Cilat janë disa prej gjërave të cilat ne mund t’i

zbatojmë, që të ndërtojmë shtëpinë e sigurt në zbatimin e Librit të Allahut dhe Sunetit të

Pejgamberit të Tij (salallahu alejhi ue selam)?

1. Prej gjërave më të rëndësishme është që të mësohen shprehitë e burrit tuaj. Dhe po

ashtu është obligim për burrin që t’i mësojë shprehitë e gruas së tij.

Kjo është diçka që është e rëndësishme, siç është treguar në shumë hadithe në sunetin e

Pejgamberit Muhamed (salallahu alejhi ue selam), se gruaja muslimane duhet të

përpiqet që të mësojë për burrin e saj sa më shumë që të mundet. Dhe kjo mund të

ndodhë duke mësuar se çfarë ka diktuar feja jonë në atë se si duhet të sillemi me burrin.

Prandaj, pika me rëndësi është se ajo mëson shprehitë e tija, mëson sjelljen e tij dhe i

tregon atij se si ajo mund t’i përshtatë ato me fjalët e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit

të tij Muhamed (salallahu alejhi ue selam).

2. Së dyti, gruaja muslimane duhet të kuptojë se përgjegjësia e saj në shtëpi është mënyrë

e adhurimit të Allahut. Kjo është pjesë e mbajtjes së detyrës ndaj Allahut. Njëherë, erdhi

një grua dhe pyeti Pejgamberin (salallahu alejhi ue selam) derisa ajo mbante fëmijën në

dorën e saj, ajo pyeti: ‘A do të shpërblehem unë për këtë, O i Dërguar i Allahut?’ Që

nënkupton përkujdesjen për fëmijën dhe ngritjen e tij sipas parimeve të Islamit. Dhe

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) iu përgjigj asaj pozitivisht duke thënë: ‘Po, ti do të

4 MBUROJA.net

shpërblehesh.’

3. Së treti, prej gjërave që gruaja muslimane mund të bëjë që të ndërtojë një marrëdhënie

të shëndoshë në shtëpinë e saj dhe ta kultivojë atë, është që të dihet se ndërtimi i një

shtëpie të shëndoshë është mënyrë e të kënaqurit Allahun. Kjo është diçka që Allahu dhe

Pejgamberi i Tij Muhamed (salallahu alejhi ue selam) i këshilloi burrat musliman që të

kërkojnë, kur ata pyesin për ndonjë femër muslimane për martesë.

Të kërkohet femra e cila është e dashur, e kujdesshme dhe e butë. Femër muslimane e

cila po ashtu është ‘uelud’ - burim i një origjine të gjatë. Pra, kjo është diçka me të cilën

burri musliman këshillohet; që ai të kërkojë femër e cila është e kujdesshme dhe e butë.

Sepse shtëpia e qetë duhet të ndërtohet në butësi, mirësi e respekt. Këto janë prej gjërave

me të cilat ne qemë këshilluar si burra muslimanë, kur të interesohemi për grua

muslimane.

Shejhu vazhdoi duke na këshilluar me disa informata tjera se si të ndërtojmë një

marrëdhënie dashurie në shtëpi, duke thënë:

4. Së katërti, duhet që të zgjidhen çështjet familjare dhe problemet që mund të paraqiten

brenda shtëpisë, pa i përfshirë njerëzit tjerë. Të mos vrapohet tek Imami menjëherë pasi

që të ndodhë diçka e keqe, por të bëhet përpjekje që kjo të zgjidhet brenda shtëpisë dhe

të mos lihet të dalë nga dora, dhe po ashtu të mos shpaloset asnjë prej problemeve

familjare në prani të fëmijëve të ri apo fëmijëve të shtëpisë.

5. Së pesti, prej pikave më të rëndësishme është ajo se gruaja muslimane duhet të jetë e

durueshme. Ajo duhet të ketë durim. Dhe kjo qartazi tregohet në shembullin siç

transmetohet në Sahih të el-Buharit, në rrëfimin e Isma’ilit dhe babait të tij Ibrahimit:

‘Isma’ili qe martuar me një grua, dhe Ibrahimi erdhi ta vizitojë birin e tij dhe pasi

mbërriti te shtëpia e tij, ai pa se Isma’ili s’ishte në shtëpi. Kështu që ai e pyeti gruan e

Isma’ilit, ‘Si është situata, çfarë është jeta jote me Isma’ilin?’, pa i treguar asaj se ai ishte

babai i tij. Ajo tha, ‘ne s’kemi ushqim të mjaftueshëm’ dhe filloi të ankohet. Ai i tha asaj,

‘kur të kthehet burri yt, informoje atë se ai duhet ta ndërrojë pragun e shtëpisë së tij.’

Kur Isma’ili u kthye nga udhëtimi i tij, ajo e njoftoi për atë se çfarë i tha njeriu i vjetër, i

cili në të vërtetë ishte babai i tij Ibrahimi dhe Isma’ili i tha asaj: ‘Kthehu te familja jote’

apo ‘ti je e shkurorëzuar, babai im më urdhëroi që të shkurorëzojë ty.’

Arsyeja për këtë ishte se ajo s’ishte e durueshme. Ajo i tregoi Ibrahimit se ajo ishte një

grua e cila s’kishte durim, dhe s’ishte e gatshme që të përballej me disa vështirësi në jetë.

‘Ibrahimi erdhi një vit më vonë dhe pa se Isma’ili ishte martuar me një grua tjetër. Dhe

prapë Isma’ili ishte jashtë shtëpisë kur ai arriti. Ibrahimi (alejhi selam) e pyeti gruan e

Isma’ilit, birit të tij, ‘çfarë është situata juaj, si është jeta juaj?’ Ajo tha, ‘Elhamdulilah, çdo

5 MBUROJA.net

gjë është në rregull.’ Dhe ajo nuk u ankua. Ai i tha asaj, ‘kur të kthehet burri yt, thuaj atij

që ta mbajë pragun e tij dhe mos ta ndërrojë atë.’

Do të thotë që ta informojë Isma’ilin se gruaja e tij ishte e devotshme dhe e durueshme,

dhe se ai s’duhej ta shkurorëzonte atë. Prandaj, ne shohim se gruaja, siç na paraqitet në

këtë shembull, është sikur pragu i derës së shtëpisë, çdo gjë duhet të kalojë përmes saj.

Ajo është e cila e ka nën kontroll atë çka hyn dhe atë çka del. Ajo është e cila e kontrollon

disponimin në shtëpi. Nëse ajo s’është e durueshme dhe nxiton në fjalët e saja, atëherë

do të pasojë keqtrajtimi dhe vështirësia. Por nëse ajo është e durueshme dhe e

dëgjueshme ndaj Allahut dhe e ruan shtëpinë e saj dhe i ruan fëmijët e saj, atëherë kjo do

të ketë në vete një qëndrim të shëndoshë për burrin, gruan dhe fëmijët.’

Shejhu tash fillon një segment tjetër me ne duke thënë:

“Ne kemi kuptuar se cilat janë disa prej gjërave të cilat do ta bëjnë shtëpinë e rehatshme

dhe të sigurt.” Ai tash diskuton atë çka do ta rrënojë një pjesë të paqes dhe sigurisë në

shtëpi. Ai na i jep dy shembuj duke thënë:

“Shtëpia muslimane dhe motra muslimane, nëse ajo bën njërën prej këtyre dy gjërave,

ajo e vendos shtëpinë e saj në rrezik dhe për këtë do të merret në përgjegjësi.

1. E para është lënia e shtëpisë dhe mosmbajtja e shtëpisë së mirë. Siç ka thënë

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam): ‘Gruaja është avret. Kur ajo del prej shtëpisë,

Shejtani e bën atë të lartë (diçka që është e poseduar, diçka që është e rëndësishme) në

shikimin e burrave të tjerë.’

Prandaj, ajo shfrytëzohet nga shejtani që të ndikojë në njerëzit jashtë shtëpisë së saj, dhe

ne këtë e shohim si pikë të rëndësishme. Sepse njëherë kur gruaja muslimane del

vazhdimisht nga shtëpia e saj, pa asnjë arsye valide apo pa arsye, kjo tregon se ajo është

duke u shfrytëzuar nga shejtani. Dhe atë se ajo tash është bërë mjet të cilin ai e

shfrytëzon për sulmimin e disa prej adhuruesve të Allahut dhe po ashtu në sulmimin e

vetë asaj, ajo bëhet mjet. Dhe ajo është diçka për të cilën jobesimtarët, të kaluarit dhe të

tashmit, vazhdimisht do të përpiqen. Ata duan që gruaja muslimane të del nga shtëpia e

saj, që ta vendosë veten e saj në një situatë ku ajo do të jetë e pambuluar, në gjendje ku

ajo mund të manipulohet nga njerëzit nga e majta, e djathta dhe qendra.

Pra, kjo është një çështje me rëndësi, gruaja muslimane duhet të përpiqet që të mbetet në

shtëpinë e saj, në shoqëri të fëmijëve të saj, në shoqëri të sigurisë së saj. Duke ndërtuar

marrëdhënie të qëndrueshme me burrin e saj.

2. Së dyti, prej gjërave të cilat mund ta rrënojnë shtëpinë muslimane është

mospërmbushja e detyrave nga ana e gruas/motrës muslimane. Vazhdimisht duke i

neglizhuar detyrat që i janë caktuar asaj, të cilat i kemi diskutuar me ju paraprakisht. Të

6 MBUROJA.net

pesë detyrat të cilat ne i kemi përmendur janë të rëndësishme për motrën muslimane që

të vendosën në ndërtimin e një shtëpie të suksesshme.

Nëse ajo qëllimisht dhe me vullnet i lë këto gjëra apo bën që tjetërkush t’i merr

përgjegjësitë për të, ajo e humb kontaktin me domosdoshmëritë të cilat i nevojiten

shtëpisë së saj. Ajo s’është e sinkronizuar me nevojat e shtëpisë. Dhe për këtë ajo humb

kontaktin me fëmijët e saj dhe me burrin e saj.

Kjo do të çojë në shkatërrimin e shtëpisë, herët a vonë.”

Tash u kthehemi disa pyetjeve të cilat i keni bërë, nga leksioni i parë.

PYETJE: “A janë paratë e gruas, para të burrit të saj? A ka të drejtë burri në paratë e

gruas së tij? Apo a ka të drejtë mendimi ajo në pasurinë e saj, posaçërisht nëse ajo e ka

pasur atë para se të martohet me të?”

PËRGJIGJE: ”Gruaja muslimane mund të ketë paratë e saja. Është treguar në selef el-aual,

do të thotë sahabët, se shumë/disa nga gratë kishin pasurinë e saj. Dhe kjo shkonte deri

aty sa që ato e jepnin zekatin e tyre, zekat i cili kërkohej nga paratë të cilat ato i kishin, te

burrat e tyre. Dhe kjo tregohet në rrëfimin e famshëm të Zejnebit, kur ajo e pyeti

Pejgamberin (salallahu alejhi ue selam) nëse është e lejuar për të që t’ia japë zekatin e saj,

burrit të saj, Ibn Mes’udit (radiallahu anhu). Prandaj, sikur të ishin paratë e Abdullah

ibn Mes’udit pasi që u martua me të, ajo s’do të lejohej që t’ia japë atij zekatin, sepse ju

s’mund ta jepni vetveten.

Prandaj, ato ishin paratë e saja dhe për këtë motra muslimane mund të mbajë dhe të ketë

paratë e veta me të cilat hyn në martesë ose atë që ajo e përfiton derisa është e martuar.

Sa i përket shpenzimit të saj të parave, është me rëndësi që ajo ta informojë burrin e saj

para se t’i shpenzojë paratë, kështu që marrëdhënia të mos ketë vrima/të meta në të, për

shkak të bezdisjeve dhe gjërave të këtilla.

PYETJE: “Në lidhje me mbetjen e gruas në shtëpinë e saj dhe të qenit e detyrave të saja

në shtëpi, si e balancon ajo këtë, nëse ajo detyrohet që të del të punojë dhe kjo punë e

largon atë, dhjetë orë në ditë, pesë ditë në javë. A lirohet ajo nga disa prej detyrave të

shtëpisë për shkak të kësaj vështirësie?”

PËRGJIGJE: “Është uaxhib për burrin që të jetë përgjegjës për të punuar jashtë shtëpisë

apo nga shtëpia, që të përfitojë para të mjaftueshme për mbajtjen e familjes së tij. Që do

të thotë gruan e tij, fëmijët dhe këdo prej atyre për të cilët është përgjegjës. Kjo është

diçka që ai duhet ta përmbush. Ky është obligim i tij si pjesë e martesës së tij me motrën

dhe ndaj fëmijëve të tij, të cilët ai duhet t’i mbajë sipas mundësive më të mira të tija.

7 MBUROJA.net

Njëjtë, është përgjegjësi e motrës muslimane që të punojë, gjë e cila është pjesë e

barabartë, në shtëpinë e saj, duke ndihmuar në ngritjen e fëmijëve dhe duke u kujdesur

dhe siguruar që shtëpia të jetë në rregull dhe të ketë ndjenjë sigurie dhe lehtësimi. Kjo

s’do të thotë se burri musliman s’duhet të punojë në shtëpi. Kjo do të thotë se nëse ai ka

mundësi që të ndihmojë në disa prej obligimeve dhe detyrave, siç ka vepruar Pejgamberi

(salallahu alejhi ue selam), atij i lejohet që të veprojë kësisoj. Ndonëse ai s’mund të

detyrohet që të veprojë kësisoj, ashtu siç gruaja muslimane s’mund të detyrohet që ta lë

shtëpinë për punë.

Prandaj, burri musliman është përgjegjës për përfitim ndërsa gruaja muslimane është

përgjegjëse për mirëmbajtje. Burri musliman nuk është përgjegjës për mirëmbajtje dhe

gruaja muslimane nuk është përgjegjës për të dalë jashtë që të përfitojë pasurinë për

mbajtjen e shtëpisë.

PYETJE: ‘Nëse një vëlla i blen gruas së tij diçka të cilën e kanë ndarë të dytë, pastaj kur

ai ta shkurorëzojë atë, apo e shkurorëzon gruan e tij, si duhet ta trajtojnë ata këtë situatë?

A i merr ajo gjërat, apo i mban ai?”

PËRGJIGJE: ”Nëse njeriu musliman, burri, e ka blerë këtë objekt me paratë e veta dhe

nuk e ka transferuar atë tek ajo, duke ia dhënë atë asaj, objekti do të mbetet pronë e tija

dhe do të jetë në diskrecionin e tij. Sidoqoftë, nëse ai e ka blerë produktin apo çkado që

ka qenë, duke e informuar atë se është për përdorimin e saj, atëherë ajo do të jetë pronë e

saj, edhe nëse ai është i cili e ka blerë atë i pari dhe prandaj s’do të kishte të drejtë në të.”

PYETJE: “Nëse burri nuk e praktikon fenë e tij, dhe ai vetëm nganjëherë falet dhe e

shtyp gruan e tij, çfarë duhet të bëjë ajo?”

PËRGJIGJE: “Burri musliman dhe gruaja muslimane, dhe besimtari e besimtarja janë

ndihmues të njëri-tjetrit në devotshmëri. Prandaj, nëse burri musliman e sheh gruan e tij

duke devijuar, bëhet obligim i tij që ta udhëzojë atë në fjalët e Allahut dhe në Sunet.

Njëjtë, nëse burri devijon, atëherë bëhet përgjegjësi e saj që ta udhëzojë atë. Kjo është

diçka që është e qartë dhe duhet të bëhet. Dhe ajo duhet të përpiqet që ta bëjë atë

‘dashuri’ për të, duke ia treguar rëndësinë e namazit dhe rëndësinë e gjërave të cilat ai i

neglizhon.”

PYETJE: “Çfarë mund të bëjë gruaja saktësisht që të ndihmojë xhaminë dhe bashkësinë.

Nëse motra posedon shkathtësi dhe kualitet të cilin burrat nuk e kanë, a mundet ajo të

përfshihet në planifikimin dhe përmirësimin e bashkësisë?”

PËRGJIGJE: “Ne e përmendëm më parë dhe do ta përmendim prapë, se vendi më i mirë

për motrën muslimane është në strehën e shtëpisë së saj. Këtu ajo mund të arrijë

8 MBUROJA.net

përsosurinë në marrëdhëniet e saja me Allahun. Asaj i lejohet që të del prej shtëpisë pa

pyetur kur kemi të bëjmë me faljen e namazit dhe pjesëmarrjen në orët e mësimit

Islamik, që ta shtojë diturinë e saj. Sa i përket posedimit të shkathtësive dhe aftësive të

caktuara nga motra muslimane, nuk është e detyrueshme që ajo t’i shfrytëzojë ato.

Sidoqoftë, nëse ajo i posedon këto aftësi, atëherë ajo duhet të përpiqet që t’i përdorë ato

në mënyrën më të mirë duke qenë fleksibile. Nëse ajo ka mundësi që të punojë nga

shtëpia e saj, atëherë le ta bëjë këtë. Nëse ajo mund t’i ftojë motrat tjera në shtëpinë e saj,

t’i mësojë ato dhe gjëra të ngjashme me këtë, kjo do të ishte më mirë për të, inshAllah.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!