10.01.2015 Views

Libri i nxënësit

Libri i nxënësit

Libri i nxënësit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mësimi:

Veglat bazë të matjes

Skuadra e provës

Mjete tjera të rëndësishme ndihmëse, krahas morsës dhe

limës, janë skuadra ose vizorja, që shërbejnë për të kontrolluar

rrafshtësinë. Nëse bëhet fjalë për saktësinë e farkëtimit,

kontrolli mund të bëhet me anë të skuadrës së axhustatorit ose

vizores së çelikut. Për punë më të sakta me tolerancë nën një

të dhjetën e milimetrit nevojitet vizorja e preçizionit ose skuadra

e preçizionit. Sipërfaqet që maten me këto instrumente

preçizioni janë të zmeriluara shume saktë dhe jashtëzakonisht

të drejta.

Nëse vendosim vizoren e preçizionit mbi sipërfaqe dhe vërejmë

në të çarën, ku depërton drita, mund të shikojmë saktësisht se

ku fshihet nje gropëz dhe ku sipërfaqja krijon gungë. Për të

kontrolluar gjithë sipërfaqen, vizorja duhet të lëvizet ngadalë

nga të gjitha anët. Nëse ky kontroll bëhet edhe në këndin 90⁰,

përftojmë një ide të saktë të sipërfaqes së objektit.

Rregullat e kontrollit me skuadrën e provës

- Skuadra e provës, duke qenë një instrument matës duhet mbajtur me kujdes, të

mbrohet nga papëstërtitë dhe gërryerjet

- Para kontrollit, materiali i punës duhet të pastrohet

- Nëse është e mundur përdorni sipërfaqen më të madhe si sipërfaqe reference

- Gjatë kontrollit të pjesëve më të mëdha, duhet kontrolluar këndi në pika të ndryshme

të materialit punues.

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!