10.01.2015 Views

Libri i nxënësit

Libri i nxënësit

Libri i nxënësit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përpunimi i Metalit

Libri i nxënësit

Formim bazë: Përpunimi i Metalit

Fusha profesionale: Teknikë Metali

Profesioni: Mekanik

Libri i nxënësit

Formim bazë:

Fusha profesionale:

Profesioni:

Përpunimi i Metalit

Teknikë Metali

Mekanik

Kontraktuar nga

Deutsche Gesellschaft für

Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH

Sitz der Gesellschaft: Bonn und Eschborn

Postfach 5180

65726 Eschborn

www.giz.de

“Arsimi Profesional në Shqipërinë Verilindore”, pjesë e programit

Zhvillimi i Burimeve Njerëzore/Arsimi Profesional në Shqipëri, i

financuar nga Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für

Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH

Autori:

Wolfgang Kappler

Drejtues Ekipi

PEM-GmbH

Berliner Allee 51-53

40212 Düsseldorf

www.pem-consult.de

shtypur nga:

Librari ALBANIA, Tirana

Shkoder, Dhjetor 2010

2

Kursi:1

Mësimi:

Mësimi:

Hyrje

Plani i formimit të përgjithshëm

Plani i formimit të

përgjithshëm

Objektivat e kursit

Informacion rreth profesionit

Rregullat e sigurisë

Vendi i punës

Morsa

Viti i parë = 36 javë

Javë 1 1 3 2 2 2 1 ½ ½ 2 2 6 1 1 1 2 1 6 1

Kursi nr. 1 2 3 4 5 6 T 1 2 3 4 5 T 1 2 3 4 5 T

Javë

gjithsej

1 2 5 7 9 11 12 ½ 1 3 5 11 12 1 2 4 5 11 12

36

Kurse të formimit praktik

Punë me metal Elektro-teknika Punë me dru

[1]Hyrje [1] Hyrje [1] Hyrje

[2]Matja/Shënimi [2]Veglat [2] Matja/Shënimi

[3]Proceset bazë të prerjes [3]Veshja e kabllove dhe telave [3] Proceset bazë të prerjes

[4]Punime me llamarina [4]Ushtrim saldimi [5]Shpimi

[5]Shpimi [5]Instalime bazë elektrike [6]Lidhja

[6]Lidhja [6]Provim i ndërmjetëm [T]Provim i ndërmjetëm

[T]Provim i ndërmjetëm

3

Mësimi:

Objektivat e kursit

Njohuritë dhe aftësitë e fituara

Detyrat dhe aktivitetet (Shkurtimisht)

Mekaniku kryen prodhime me çelik ose metale të tjera për

montim çatish, elemente fasadash, porta, skelete dritaresh ose

gardhe prej telash. Herë pas here ai prodhon pjesë të veçanta

sidomos sipas preferencave të klientëve. Ai ndjek skicat

teknike kur punon me dorë ose makineri elemente të lehta

metalike ose çeliku. Ai shënon shufrat prej metali ose profilet

metalike, i bashkon dhe u jep formë atyre. Më pas ai i saldon, i

lidh me përçina ose i shtrëngon me vidha elementet e veçanta.

Gjatë montimeve ai nuk lë jashtë instalimet e sigurisë dhe ato të sistemit kyçës. Ai instalon

paisje mekanike, hidraulike dhe elektrike për porta dhe dritare. Veç kësaj, ai mirëmban dhe

riparon produktet.

Mësimi:

Informacion rreth profesionit

Mundësite e punësimit

Mekaniku kryesisht punon në repartet e punimit të metalit. Në ndërtimet prej çeliku dhe metali të

lehtë ai prodhon, monton dhe riparon, psh: porta, dritare, parmakë dhe shkallë. Ai punësohet

edhe në kompani të cilat janë të specializuara për përpunimin e metalit, në ndërtimet e shtrira

ose të larta për shëmbull në kompanitë e kontraktura që merren me punimin e çative ose

fasadave te ndërtesave.

4

Mësimi: Rregullat e sigurisë

Rregulla të Përgjithshme Sigurie

Pjesa më e madhe e reparteve të punës kanë rregullat e tyre

të veçanta të sigurisë, të cilat zakonisht vendosen dukshëm

në mure.

MËSONI KËTO RREGULLA

Mësoni se çfarë duhet të bëni në rast zjarri apo aksidenti.

Gjithmonë përdorni mjetet e sigurisë.

Informoni menjëherë instruktorin ose mbikëqyrësin në lidhje

me çdo gabim që ndodh në lidhje me mjetet dhe pajisjet.

Mos vraponi asnjëherë në repartet e punës

Mbajtja Pastër dhe me Rregull e Repartit të Punës

Në hapësirat e repartit mos lini objekte mbi të cilat mund të

pengoheni dhe të rrëzoheni.

Në mënyrë që të punoni në kushte sigurie, duke shmangur

lëndimet për veten apo për ata me të cilët punoni, është e

nevojshme të njihni rreziqet dhe të dini se si mund të

shmangen apo të eliminohen ato.

Punëtorët pa përvojë, në mjedise të reja, janë më shpesh të

përfshirë në aksidente - zakonisht për shkak se rregullat e

sigurisë ose nuk njihen, ose nuk ndiqen. Është e

rëndësishme për këtë arsye, që ju:

TË MËSONI RREGULLAT DHE

TË PËRDORNI MJETET E SIGURISË

5

Veglat e Dorës

Asnjëherë mos përdorni vegla të dëmtuara.

Çekiçët me koka të lirshme janë vecanërisht të rrezikshëm.

Daltat me kokë të deformuar mund t‟ju dëmtojnë duart.

6

Asnjëherë mos përdorni lima që s‟kanë doreza.

Gjithmonë sigurohuni që doreza të jetë e fiksuar

mirë mbi limë dhe të mos jetë e dëmtuar.

Gjatë punimit me daltë, sigurohuni që ciflat të mos

godasin personat që janë afër.

Makineritë

Asnjëherë mos përdorni një makineri pa leje nga

instruktori juaj, i cili do të sigurohet që ju keni aq

njohuri sa të filloni punën pa frikë.

7

Mos hidhni graso apo vaj mbi dyshemenë e repartit

të punës – një siperfaqe e rrëshqitshme është tejet e

rrezikshme.

Vaji ose grasoja duhen pastruar sapo ato të derdhen

mbi dysheme.

Kini kujdes nga shufrat metalike, etj., të cilat dalin

nga makineritë, morsetat dhe raftet e veglave.

Veglat, pajisjet etj., duhen vendosur në vendet e tyre

të posaçme pas përdorimit.

8

Mësimi:

Vendi i punës

1. BANGOJA E PUNËS

1.1 SHËNIME TË PËRGJITHSHME

Një bango pune e rregullt e bën punën më të lehtë. Veglat, instrumentet matëse dhe skicat e

përdorura për kryerjen e punimeve, duhet të kenë vendin e tyre mbi bangon e punës.

Një bango pune jo e rregullt sjell dëmtimin e veglave dhe të instrumenteve matëse. Kjo mund

të sjellë gabime gjatë punimit ose deri në aksidente.

1.1.1 Këshilla praktike

- Gjithmonë vendosini veglat djathtas morsës

- Instrumentet matëse vendosini majtas morsës, mbi një siperfaqe të butë

- Veglat e punës duhen vënë me rregull mbi bangon e punës dhe në kutitë e veglave

sipas madhësive të tyre

- Veglat e punës dhe instrumentet matëse duhen mbajtur të ndara nëpër kutitë e

veglave

- Mbajini pastër veglat e punës

- Njoftoni instruktorin për cdo dëmtim të veglave apo instrumenteve matëse

- Pas përfundimit të punës, instrumentet matëse duhen pastruar dhe grasatuar

- Hiqeni nga morsa materialin e punës kur duhet ta matni atë ose kur largoheni nga

bangoja e punës

1.1.2 Shënime rreth rregullave të parandalimit të aksidenteve

- Përdorni vetëm vegla pune që janë në kushte optimale

- Sigurohuni që t‟i përdorni veglat me kujdes

- Përdorni vetëm ato vegla dhe makineri për të cilat keni marrë shpjegime të përdorimit

të tyre

9

Mësimi:

Kutitë e veglave të dorës

Komplet standart i kutive të

veglave:

Vizore çeliku 30 cm

Çekiç 300gr

Shënues

3 lima të sheshta; me prerje 1-3; 250

mm

2 lima të sheshta; me prerje 2-3; 200

mm

Limë gjysëm rrumbullake, me prerje

2, 250 mm

3 lima katrore; me prerje 2; 250 mm

Furça për lima

Skuadër

Kalibër

Bulino me majë të hollë

Mësimi:

Morsa

1.2 Morsa e mekanikut

Për fiksimin e materialit të punës gjatë punimit të tij mekaniku përdor një morsë të fiksuar në

bangon e punës. Kjo morsë përbëhet nga një trup i dërdhur prej hekuri ose çeliku në të cilën

mbështetet një seksion rrëshqitës katror ose bisht në formën e një nofulle në pjesën fundore të

tij. Nofulla korresponduese e fiksuar është e futur brenda trupit të morsës, gjithashtu nofullat

janë të veshura me pjesë të forta prej çeliku, të fiksuara me vida në nofullat dhe me dhëmbëza

që ndihmojnë të mbahet më lehtë materiali i cili punohet. Nofulla rrëshqitëse funksionon

nëpërmjet një mekanizmi me vida dhe bulona.

Mësimi:

Vendosja e morsës

10

1. Lartësia e morsës duhet të jetë e tillë

që pjesa e sipërme e nofullave të saj

të jetë pothuaj e njëjte me lartësine e

përthyerjes së krahut të nxënësit kur

ky qëndron në këmbë në pozicion

normal pranë bangos së punës, me

mjekrën të mbështetur në dorën e

mbledhur. Nëse morsa nuk vendoset

në lartësinë e duhur puna bëhet e

lodhshme pas një kohe të shkurtër.

2. Për të shmangur dëme në sipërfaqe

të punimeve te kryera, si psh. në

sipërfaqet bazë, pjesët e filetuara,

pjesët e kthyera etj, per shkak te

nofullave te ngurtësuara, mund të

përdoret nje copë jo e ashpër, prej

bakri, bronzi, alumini, etj.

3. Këshilla praktike

- Pastroni nofullat e morsetës para kapjes me morsetë të materialit të punës.

- Mos rrihni me çekiç mbi nofullat e morsetës.

- Lëvizeni levën me dorë, mos e shtrëngoni tej mase vidën e morsetës.

- Nëse mundeni, kapeni copën e materialit në qendër të morsetës.

- Për të parandaluar gërryerjen, pastroni dhe vajosni çdo ditë tërë siperfaqet

rrëshqitëse si dhe ato metalike.

11

Kursi :2

Mësimi:

Matja/ Shënimi

Objektivat e kursit

Ushtrim Praktik Nr. 1

Lista e veglave

Vegla bazë matjeje

Shënimi

Bulino me majë të hollë

Limimi

Mësimi:

Objektivat e kursit

Njohuritë dhe aftësitë e fituara

Në përfundimin e këtij kursi nxënësi do të ketë fituar aftësitë dhe njohuritë e mëposhtme:

- Te jetë në gjendje të identifikojë mjetet matëse për matje të thjeshtë fundore dhe këndin

e matjes

- Te jetë në gjendje të masë saktë gjatësinë, gjerësinë, trashësinë e materialit të punës

me anë të vizores prej çeliku.

- Të dijë të paktën të numërojë me instrumente të thjeshtë matës

- Të jetë në gjendje të kontrollojë këndet e drejta me skuadër dhe të identifikojë gabimet

këndore

- Të jetë në gjendje të kontrollojë sipërfaqen e sheshtë me anë të skuadrës ose këndit të

drejtë

- Të jetë në gjendje të shënojë materialet e punës me ndihmën e vizores prej çeliku,

skuadrës dhe shënuesit

- Të jetë në gjendje të limojë deri afër vijave të shënuara me limë të sheshtë

12

Mësimi:

Veglat bazë të matjes

Matja

Matja përcakton përmasat reale të materialit te punës (p.sh. gjatësinë, gjerësinë, lartësinë)

me ndihmën e instrumentave matës. Një vizore çeliku mund të përdoret për të përcaktuar

gjatësinë e materialit të punës në mm.

- Gjatë matjes, vizorja prej çeliku duhet të jetë paralel me gjatësine e materialit

13

Mësimi:

Veglat bazë të matjes

Skuadra e provës

Mjete tjera të rëndësishme ndihmëse, krahas morsës dhe

limës, janë skuadra ose vizorja, që shërbejnë për të kontrolluar

rrafshtësinë. Nëse bëhet fjalë për saktësinë e farkëtimit,

kontrolli mund të bëhet me anë të skuadrës së axhustatorit ose

vizores së çelikut. Për punë më të sakta me tolerancë nën një

të dhjetën e milimetrit nevojitet vizorja e preçizionit ose skuadra

e preçizionit. Sipërfaqet që maten me këto instrumente

preçizioni janë të zmeriluara shume saktë dhe jashtëzakonisht

të drejta.

Nëse vendosim vizoren e preçizionit mbi sipërfaqe dhe vërejmë

në të çarën, ku depërton drita, mund të shikojmë saktësisht se

ku fshihet nje gropëz dhe ku sipërfaqja krijon gungë. Për të

kontrolluar gjithë sipërfaqen, vizorja duhet të lëvizet ngadalë

nga të gjitha anët. Nëse ky kontroll bëhet edhe në këndin 90⁰,

përftojmë një ide të saktë të sipërfaqes së objektit.

Rregullat e kontrollit me skuadrën e provës

- Skuadra e provës, duke qenë një instrument matës duhet mbajtur me kujdes, të

mbrohet nga papëstërtitë dhe gërryerjet

- Para kontrollit, materiali i punës duhet të pastrohet

- Nëse është e mundur përdorni sipërfaqen më të madhe si sipërfaqe reference

- Gjatë kontrollit të pjesëve më të mëdha, duhet kontrolluar këndi në pika të ndryshme

të materialit punues.

14

Mësimi:

Shënimi

1. Shënimi

1.1 Veglat shënuese:

Shënues (bulino), kompas,

skuadër 90⁰

1.2 Shënim me dy plane reference

“a” dhe “b”

Përdorni një vizore çeliku dhe

shënoni distancën e duhur sipas

planit të referencës “a”. Mjafton

një pikë shënuese. Vendoseni

qoshen e skuadrës mbi planin e

referencës “b”. Hiqni vijën

shënuese me shënues.

1.3 Shënimi me një plan reference

Përdorni një vizore çeliku dhe

shënoni distancën e duhur duke

u bazuar në planin referues “a“.

Për secilën vijë shënuese

nevojiten dy pika shënuese sa

më larg njëra nga tjetra që të

jetë e mundur. Vendosni tehun

e drejtë mbi pika dhe hiqni vijën

shënuese me shënues.

1.4 Teknika e shënimit

Vendoseni majën e shënuesit

mbi materialin e punës duke e

mbështetur mbi tehun e drejtë.

Mbajeni shënuesin në pjerrtësi

të kundërt nga tehu i drejtë dhe

në drejtimin e heqjes së vijës.

Hiqeni vijën vetëm një herë.

15

Mësimi:

Bulino me majë të hollë

Teknika e punës

Për shënimin me anë të bulinos vendoseni

materialin e punës mbi një pllakë mbështetëse

çeliku

Mbajtja e bulinos

Vendosja e bulinos në pozicionin e duhur; gjatë

kësaj mbështeteni dorën mbi materialin punues

Rregullimi i bulinos drejt vertikalisht

Goditja e bulinos

Bulinoja goditet me çekiç; goditja kryhet në

drejtimin e aksit të bulinos. Gjatë përdorimit të

bulinos gjithmonë fiksoni sytë në pikën e bulinos.

Kontrolloni shenjën e bulinos.

Saktësia e shenjës së bulinos varet nga:

Shënimi i saktë

Vëndi i shënimit të bulinos

Vendosja e bulinos në qëndër

Përdorimi i saktë i çekiçit

Siguria në punë

Koka e bulinos dhe fytyra e çekiçit duhet të jenë të

pastra nga ciflat dhe grasoja.

Sigurohuni që doreza e çekiçit është e fiksuar te

koka e tij

17

Mësimi:

Kalibri

Tek kalibri vërejmë dy shkalla të ndryshme: Një shkallë të madhe (shkalla kryesore) që shtrihet

mbi të gjithë gjatësinë e kalibrit dhe një shkallë e shkurtër nën shkallën kryesore (Nonius).

Leximi i vlerave në shkallën kryesore është i thjeshtë. Vlera e matur lexohet në vëndin përballë

shifrës 0 të Nonius-it. Tek shëmbulli i paraqitur janë 23 milimeter dhe një pjesëz e milimetrit.

Madhësia e saktë e kësaj pjesëze nuk mund të lexohet në shkallën kryesore, sepse ndarja

ështe shume e vogël.

18

Në këtë rast ndihmon Nonius-i. Me anë të kësaj pjese ndihmëse mund të hetohet, si me një

lupë, vlera e saktë e kësaj pjesëze.

Në këtë rast vlera lexohet në Nonius, i cili qëndron saktësisht përkundrejt një vije milimetrike mbi

shkallën kryesore. Kjo vlerë (në shëmbullin 6 të paraqitur më lart) është vlera pas ,,presjes”,

dmth. 0, 6 mm (tek 1/10 e Nonius-it) dhe i shtohet milimetrave të lexuara tek shkalla kryesore.

Në shëmbullin e dhënë janë 23 mm (shkalla kryesore) + 0, 6 mm = 23,6 mm.

Nga ndarja jo e barabartë përputhet gjithmonë vetëm një vijë ndarëse e shkallës

Si pasojë e ndarjes jo të barabartë kemi përputhjen e vetëm një vije ndarëse të shkallës me atë

të Nonius-it.

Ndarje të njohura janë:

10 vija ndarëse me distancë 0,9 mm

20 vija ndarëse me distancë 0,95 mm

40 vija ndarëse me distancë 0,975 mm

50 vija ndarëse me distancë 0,98 mm

Nga kjo del edhe saktësia e matjes, që mund të lexohet me një kalibër. Kështu, për një ndarje

prej 20 vijave ndarëse është 0,05 mm, pa marrë parasysh devijimet e matjes.

Për të lexuar vlerën e saktë, shkalla kryesore konsiderohet si milimetrí e plotë dhe vlera e

Nonius-it si vlerë pas presjes, ku kjo e fundit i shtohet rezultatit përfundimtar.

19

Gjatë leximit të Nonius-it ka rëndësi që të bëhet kujdes që të shmangen gabimet nga paralaksi.

Tek një ndarje me 50 vija ndarëse tek kalibri me Nonius është arritur vlera kufi, meqenëse syri i

njeriut nuk arrin të lexojë ndarje më të madhe se kjo pa ndihmën e mjeteve ndihmëse. Në këtë

pikë rekomandohet të futet në përdorim një kalibër dixhital.

Saktësia e matjes prej 0,02 mm arrihet vetëm nga përdorues të stërvitur.

20

Matja e saktë me kalibër

21

Kursi :3

Mësimi:

Bazat e proçeseve ndarëse me krijime ashklash apo ciflash

Shënues në lartësi

Shënuesi në lartësi shërben për shënimin e

linjave ndihmëse. Ai përbëhen nga një këmbë

e rëndë mbajtëse, mbi të cilin është fiksuar

sipërfaqja matëse me nje Nonius (mjet matës

për rritjen e saktësisë së leximit) në të.

Gjatë vijëzimit apo shënimit objekti vendoset

mbi pllakën drejtuese. Pas kësaj, edhe shënuesi

pozicionohet mbi këtë pllakë.Me Nonius

caktohet masa e dëshiruar për të shënuar më

pas objektin me anë të majës shënuese.

23

Ushtrimi Nr. 1

24

Mesimi:

Objektivat e kursit

Njohuritë dhe aftësitë e fituara

Pas përfundimit të këtij kursi, nxënësi duhet të ketë fituar këto njohuri dhe dije:

Nxënësi…

- Mund të zbatojë teknika të ndryshme limimi, mund të prodhojë objekte me sipërfaqe të

lëmuara, me kënd të drejtë dhe paralel, mund të lejojë toleranca në përputhje me

vizatimin.

- Mund të kryejë matje me ndihmën e vijëzuesit të lartësive.

- Mund të vizatojë objekte me ndihmën e shënuesit të lartësive.

- Mund të heqë material me ndihmën e daltës

- Mund t‟ u përmbahet rregullave të sigurisë gjatë daltimit

- Mund të përdorë sharrën e metalit për të prerë metale

- Mund të shtampojë/gdhëndë numra dhe shkronja në mënyrë uniforme

- Njeh detajet teknike të veglave të dorës si: daltës, sharrës me hark dhe limës.

25

Mësimi:

Limimi

Me limë realizohen sipërfaqe të rrafshta, kënddrejta, paralele ose të harkuara. Këto proçese

varen nga masa, forma, saktësia e shtrirjes, si dhe cilësia e sipërfaqes.

Ndërtimi

Bishti Çivi Fleta

Përshkrimi i punës së limës

Dhëmbët e limës cifëlzojnë lëndën në të cilën punohet

Numri i dhëmbëve të limës për çdo cm të gjatësisë së limës përcakton numrin e

goditjeve.

Kjo numër goditjesh shënohet në limë.

Llojet e limave

Llojet e limave përcaktohen nga format e prerjeve tërthore, madhësive dhe numrit të goditjeve, si

dhe nga mënyra e prodhimit të tyre: të frezuara apo të goditura.

Punimet e ashpra kërkojnë heqje të madhe ashklash, dmth. këtu kërkohen lima me numër të

vogël goditjesh (1 ose 2), të cilat quhen lima të ashpra.

Sipërfaqet e lëmuara arrihen nga heqja e pakët e ashklave. Për këtë proçes përdoren lima me

numër të madh goditjesh (3 ose 4). Ato quhen lima lëmuese.

Lima e merr emrin nga forma e prerjes tërthore:

26

1 Limë katrore

2 Limë rrumbullake

3 Limë trekëndëshe

4 Limë gjysëmrrumbullake

5 Limë e sheshtë

Fiksimi i bishtit të limës

Bishti i limës duhet të fiksohet mirë. Për të fiksuar bishtin me fletën e limes, fleta digjet. Çivi i

fletës nuk ka kaluar në proçesin e forcimit, prandaj flaka e gazit nuk e dëmton. Përzgjidhet një

bisht që i përshtatet madhësisë së fletës (tehit të limës) dhe shpohet në atë mënyrë që fleta të

depërtojë deri në gjysmen e bishtit. Pas kësaj ngrohim çivin me flakë gazi deri pak përpara

skuqjes. Në fund fleta dhe bishti shtrëngohen me njera tjetrën me një shtytje të lehtë. Ndërkohë

që druri digjet nga pak brënda, degjohet nje gricje e lehtë. Në këtë rast mund të themi që lima

është fiksuar mirë.

27

Mirëmbajtja e limës

Për pastrimin e saj mund të përdoret një furçë lime ose një furçë tunxhi. Gjatë lëmimit të

sipërfaqeve të mëdha mund të ndodhë që pjesa e mesme e fletës së limës të mos mund të dalë

nga qoshet e objektit. Këtu ashklat pothuajse ngecin mes limës dhe sipërfaqes së objektit. Gjatë

zmerilimit me letër zmerile formohen kështu puprriza që gërrvishtin sipërfaqen.

Për ta shmangur këtë, lima lyhet me shkumës. Ashklat kapen për shkumës dhe kështu ulet dëmi

që ata mund të sjellin. Shkumësi gri i konsumuar hiqet dhe lima lyhet përsëri me shkumës të ri.

Ky proçes bëhet në etapën e fundit të lëmimit.

Limat vjetrohen dhe humbasin mprehtësinë.

Nëse mbajmë një limë të vjetër dhe një të re pak pjerrtas kundrejt dritës, mund të vihet re lehtë

që lima e vjetër është më e shndritshme dhe e zhveshur se e reja. Lima mund të shkatërrohet

lehtë tek lëndët e forta. Nëse limojmë mbi një cilindër të forcuar, në një këllëf të fortë apo nofulla

morse të forta, vihet re që lima rrëshqet. Dhe nëse vërejmë më nga afër, shikojmë gjurmët e

shndritshme dhe të zhveshura në fletë. Përpara limimit duhet të kontrollohet patjetër, se çfarë

materiali ka objekti që do përpunohet.

Pozicioni i punës gjatë limimit

Mbaj mend: Të mos lëmohen asnjëherë sipërfaqet e forcuara.

Mbajtja e limës:

Dora e djathtë mban bishtin e limës,

ndërkohë që që fundi i bishtit mbështetet tek

gishti i madh i kësaj dore.

Pozicioni gjatë limimit

Limimi kërkon ushtrim të madh force dhe

lëvizje të shpetja të të gjithë trupit, që me

dhëmbët e limës të mund të largohen

ashklat nga objekti.

Prandaj është e nevojshme të mbahet pak

distancë nga objekti, në mënyrë që lima të

mund të lëvizet lirshëm dhe në masën e

duhur.

28

Ushtrimi Nr. 2

Hapat e punës

1. Kontrollo majtet e objektit prej hekuri

2. Limo faqen 1 rrafsh dhe pastër

3. Limo faqen 2 rrafsh dhe në kënd të drejtë me faqen 1

4. Limo faqen 3 rrafsh dhe pastër duke përdorur si faqe referimi, faqet 1 dhe 2

5. Përdor faqen 1 si faqe referimi për vizatimin e masës 48 mm me ndihmën e shënuesit në

lartësi.

6. Limo faqen 4 sipas masës 48 +/- 0,2 mm dhe ruaj paralelitetin me faqen 1 dhe këndin e

drejtë me faqet 2 dhe 3.

7. Përdorni faqen 2 si faqe referimi për vizatimin e masës 48 mm për faqen 5 me ndihmën e

shënuesit në lartësi.

8. Limo faqen 5 sipas masës 48 +/_ 0,2 mm poshtë, paralel me faqen 2 dhe në kënd të

drejtë me faqet 1,4 dhe 3.

9. Përdor faqen 3 si faqe referimi për vizatimin e lartësisë të faqes 6 (120 mm) me ndihmën

e shënuesit në lartësi.

10. Limo faqen 6 sipas masës 120 +/- 0,2 mm poshtë dhe ruaj rrafshtësinë dhe këndin e

drejtë me gjitha faqet e tjera.

11. Përfundoi. Kontrollo gjitha matjet dhe sipërfaqet.

29

Mësimi:

Daltimi

Daltimi bën pjesë tek mjeshtëritë më të vjetra të përpunimit të metalit. Dalta është nje vegël e

thjeshtë në formë pyke, që shtyhet ne lëndë me goditje të forta çekiçi. Me të metali mund të

ndahet por edhe të ashkëlzohet. Daltimi po bie gjithnjë e më shumë në harresë , sepse velga të

tjera si sharra, gërshëra dhe makinat e zmerilimit janë shumë herë më të sakta dhe më të

shpejta.

Dalta përdoret sot vetëm për sipërfaqet që arrihen

me vështirësi. Për realizimin e ndarjeve hapen

vrima në distanca të vogla nga njëra tjetra dhe më

pas, lidhjet mes tyre daltohen. Dalta goditet

gjithmonë vertikalisht me çekiç. Gjatë heqjes së

një pjese, dalta mbahet pak pjerrtas dhe me të

dyja duart që të mund të arrihet një drejtim i mirë.

Parimi bazë

31

Lloji i veglës Cilësitë Përdorimi

Daltë e sheshtë

Me teh të gjërë dhe të

drejtë.

Për përpunim

sipërfaqesh

dhe pastrim

nga ciflat.

Daltë kryqe

Me teh të ngushtë dhe

të drejtë.

Për realizimin

e kanaleve të

ngushta pa

harqe.

4 teha të drejtë

4 anët hollohen drejt

bishtit

Për proçesin

ndarës tek

pjesa me

vrima e

objektit.

Daltë ndarëse

Diametri i vrimës > Gjerësia e daltës

ndarëse

Rregulla pune

- Të përdoren vetëm dalta me teh pa të meta dhe një çekiç po ashtu pa të meta.

- Koka e daltës nuk duhet të jetë e ciflosur

- Të mbahen syze mbrojtëse dhe dorashka

- Nëse është e mundur të përdoret daltë me mbrojtëse dore

- Gjatë daltimit, shikimi të jetë i përqëndruar gjithmonë tek tehi

32

Ushtrimi Nr. 3

33

Mësimi:

Sharrimi

Sharrat e dorës

Me sharrën e dorës ndahet metali në një proçes ashkëlzues/cifëlzues. Me anë të sharrimit

mund bëhen sharrime në gjatësi ose të realizohen çarje.

Ndërtimi

Sharra e dorës përbëhet nga fleta e sharrës, doreza dhe harku.

Harku

Bishti

Fleta e sharrës

Fletët e sharrës presin vetëm në një drejtim. Ata kanë dhëmbë të vegjël që vijnë njëri pas tjetrit.

Gjatë sharrimit drejtimi i dhëmbëve duhet të tregojë përpara. Distancën mes dhëmbëve e

quajmë ndarje dhëmbësh.

Fletët e sharrave kane ndarje të ndryshme dhëmbësh: të rrallë, të mesme, të imët

Ndarja e dhëmbëve

E rralle

E mesme

E imët/e shpeshtë

Përdorimi

Për lëndë të buta dhe prerje gjatësore (të

gjata)

Për lëndë me fortësi të mesme, për prerje

gjysëmgjatësore

Për lëndë të forta ose të holla, prerje të

shkurtra

35

Sharrimi me dorë

Objekti fiksohet në morsë në mënyrë të mos tundet apo të rrëshqasë

Të limohet me limën trekëndëshe një e prerë, që ndihmon drejtimin e sharrimit

Të sharrohet me lëvizje të njëtrajtëshme. Dhe gjatë sharrimit të shfrytëzohet e gjithë

gjatësia e fletës së sharrës.

Sharra të mbahet në të njëjtën mënyrë si lima me numer 1 dhe 2.

Lëvizja bëhet duke vënë në punë gjithë krahun duke u ndimuar edhe nga trupi.

Lëvizja përpara bëhet me ushtrim force mbi fletën e sharrës– lëvizja mbrapa pa forcë. Forca

ushtrohet nga dora tek doreza, ndërsa dora tjetër mban harkun e sharrës tek pjesa e përparma.

Këshillë

Fleta e sharrës nuk duhet të krijojë qoshe e kanale penguese, prandaj sharra të mbahet drejtë

dhe të shtyhet në mënyrë të njëtrajtëshme.

36

Mësimi:

Shpimi

Shpimi shërben për hapjen e vrimave rrethore. Si vegël prerëse/shpuese përdoret puntoja.

Lëvizjet e veglës realizohet në shumicën e rasteve nga shtytja e puntos sipas drejtimit të aksit

gjatësor.

Vegla shpimi

Për një punë të shpejtë dhe të pastër është e rëndësishme që të bëhet përzgjedhja e

përshtatshme e puntos dhe proçesit shpues për një material të caktuar.

Shumica e puntove ngjyrë argjendi prej guri kane një prerëse të kallaisur pak të dalë përpara, që

është prej një materiali të forcuar. Puntot e

drurit dallohen nga lapsi qëndërshënues në

mes. Puntot spirale me majë jo aq të dalë

përshtaten për metalin dhe lëndët plastike.

Qelqi duhet të përpunohet vetem me punto

speciale për të.

Puntoja përbëhet nga maja, pjesa prerëse dhe trupi. Të dhënat në lidhje me madhësinë e

puntos janë të shënuara në trupin e tij.

Shpimi në metal

Objektet prej metali fiksohen dhe shënohen për të shmangur rrëshqitjen. Duhet të punohet me

numër të vogël rrotullimesh dhe me ushtrim të ulët force.

Vendi i shpimit duhet të ftohet (freskohet) me lubrifikant.

Puntot e metalit, që nxehen deri në ndriçim, prishen,

sepse gjatë kësaj nxehjeje fortësia e tyre humbet. Nëse

brenda vrimës duhet të bëhen prerje për fileto, vrima

duhet të ketë një diametër që përftohet sipas kësaj

formule:

Diametri i vrimës= madhësia e filetos x 0,8.

37

Proçesi i shpimit

Figura tregon formën më të thjeshtë të puntos si vegël prerëse dyfishe. Nëpërmjet lëvizjes

avancuese, pjesët prerëse depërtojnë në objekt. Proçesi i shpimit përbëhet kështu nga forca

prerëse, që krijohet nga lëvizje prerëse rrethore dhe nga fuqia avancuese.

Fuqia prerëse

Fuqia avancuese

Masa e avancimit varet nga

Lënda e objektit

Lënda e puntos

Diametri i puntos

Makina shpuese

Forma më e thjeshtë ndër to është makina shpuese me tavolinë, e cila nuk mund zhvendoset

lart. Makina me kolonë e zgjeron fushën e veprimit nëpërmjet tavolinës së lëvizshme në lartësi

dhe bazamentit të makinës, që mund të përdoret edhe si sipërfaqe mbështetëse.

Numri i rrotullimeve hetohet nëpërmjet shpejtësisë

prerëse. Shpejtësia prerëse është më e madhe në diametrin e jashtëm të shpimit. Si rezultat,

puntoja ka këtu ngarkesën më të madhe. Prej kësaj arrijmë në konkluzionin se në rastet e

diametrave të mëdhenj të shpimit, shpejtësia duhet të jetë më e vogël. Këtu duhet të kemi

parasysh se tek makinat shpuese nuk caktohet shpejtësia, por për një shpejtësi të dhënë

përzgjidhet puntoja me numrin respektiv të rrotullimeve. Tek çeliku përcaktohet një shpejtësi

prerjeje prej 25 m/ min. Nëse përzgjedhim një punto me një fuqi 9 mm, nga pikëprerja e dy

linjave (shpejtësia prerëse dhe diametri i shpimit) del numri i rrotullimeve 880.

Rregull: Sa më i madh diametri i puntos, aq me i vogël numri i rrotullimeve.

38

Shpimi me makinën shpuese me tavolinë (banko)

Shpimi është një proçes me krijim ashklash

Dallojmë:

1. Shpim në materiale të trasha

2. Zgjerim vrimash

3. Shpim profilesh

Përgatitja

1. Të përgatitet vendi i punës

2. Të vijëzohen qëndrat e vrimave sipas vizatimit

3. Të shënohet me shënues qëndra e vrimave. Shënimi duhet të sigurojë drejtimin e

puntos.

4. Objekti të fiksohet vertikalisht në makineri. Të përdoren si mbështetëse pjesë paralele

ose pjesë të zdrukthuara paralelisht.

5. Të përgatitet lëngu ftohës (lubrifikanti)

6. Të merret shpejtësia e prerjes së puntos nga tabela e vlerave – të hetohet frekuenca

me e favorshme e rrotullimit nga diagrama.

7. Të gradohet frekuenca e rrotullimit në makinën shpuese.

8. Të përzgjidhen punto me trup cilindrik

9. Të kontrollohet sipas rregullave gjëndja e puntos

10. Të fiksohet puntoja në mandrinë.

Kontrolli i rrotullimit: Është bërë me cifla, përthyer apo dëmtuar

puntoja Bën rrotullime të çrregullta

11. Të kombinohet drejtimi i qëndrës së shënuar në objekt me mesin e shpuesit me anë të

morsës makinerike.

12. Të fiksohet morsa mbi tavolinën e makinës shpuese (trapanit).

Kontrollo: Gjatë kohës që makina nuk është ne funksion, maja e

puntos duhet të kombinojë me shënimin. Puntoja nuk duhet të

devijojë në asnjë drejtim.

39

Zbatimi

1. Të ndizet makina shpuese

2. Maja e puntos të zhvendoset ngadalë me levë mbi shënimin e objektit. Të shpohet me

kujdes objekti, dhe njëkohësisht të kontrollohet proçesi. Nëse nuk vëmë re gabime, të

vazhdohet proçesi i shpimit me ushtrim të njëtrajtshëm forcé.

3. Nga fundi i proçesit shpues të zvogëlohet pak forca

ushtruese.

4. Pas shpimit të objektit të hiqet puntoja nga vrima.

5. Të fiket makina dhe të pritet sa të ndalojë proçesi i

rrotullimeve

Gjatë proçesit të shpimit objekti nuk duhet të lëvize. Të hidhet vazhdimisht

lubrifikant me penel.

1. Heqja e puntos, pastrimi dhe sistemimi

2. Të hiqet objekti nga morsa dhe të pastrohet

3. Të pastrohen vrimat nga të dy anët

Mbrojtja nga aksidentet

Të mbahen rroba të ngushta dhe të përvishen mëngët e gjëra

Të mbrohen flokët e gjatë (të mbahet rrjet flokësh)

Unaza, varëse, zinxhir dore dhe të tjera sende të ngjashme të hiqen

Të mbahen syze gjatë shpimit

Gjatë kohës që makina është në punë të mos fiksohen apo lirohen

objekte

Makina të pastrohet vetëm në gjëndje të stakuar.

40

Mësim:

Hapja e filetove

Nëpërmjet filetos bashkohen dhe shtrëngohen dy pjesë të veçanta. Dallojmë filetot e

brëndshme dhe të jashtme.

Filetoja e brëndshme është një vrimë speciale në një objekt. Muret e saj janë të pajisura me të

prera që ngrihen (ne formë spirale) në mënyrë të njëtrajtëshme. Një dado psh. ka fileto të

brëndshme. Një filetoje të brëndshme i takon gjithmonë një fileto e jashtme që i përshtatet.

Tek filetoja e jashtme të prerat janë gjithashtu në formë spirali. Vidha është një shëmbull për

fileton e jashtme.

Pra, nëse dëshirojmë të vidhosim dy pjesë me njëra tjetrën, është e nevojshmë që filetot e

jashtme dhe të brëndshme të dy pjesëve të përputhen me njëra tjetrën.

Shëmbull i emërtimit të një filetoje:

M 10 d.m.th. lloji metrik. Diametri i jashtëm 10 mm

Gjiro mashkull

Seri meshkujsh

Madravidë me gjiro madravidë

Zgjatues

Madravidë

41

Hapja e filetove të brëndshme

Për hapjen e një filetoje të brëndshme me dorë nevojitet një gjiro

mashkull dhe nje seri meshkujsh.

Hapat e punës

1. Të vijëzohet dhe shënohet në objekt qëndra e shpimit

2. Të shpohen vrima me fileto

3. Të zgjerohet vrima me fileto në të dy anët e saj.

4. Të hapet filetoja në tre hapa pune me ndihmën gjiro mashkullit.

Hapja e filetos bëhet me...

• Filetuesin (,mashkullin„) e parë (1 unazë)

• Filetuesin (,mashkullin„) e dytë (2 unaza)

• Filetuesin (,mashkullin„) përfundimtar (3 unaza - më të rinjtë janë pa unaza)

Proçesi

1. Filetuesi (,mashkulli„) të vendoset në kënd të drejtë

2. Nën një ushtrim të lehtë force bëhet shpimi

3. Të bëhet vazhdimisht një gjysëm kthimi prapa për të larguar apo thyer ciflat

4. Të pastrohet dhe kontrollohet filetoja.

Këshillë

Filetuesi (,mashkulli‟)të mbahet i ftohur me graso ose vaj.

42

HAPJA E FILETOVE TË JASHTME

Për hapjen e filetove të jashtme me dorë nevojitet një madradividë dhe një gjiromadravidë.

Hapat e punës

1. Të kontrollohet diametri i objektit

2. Të latohen buzët

3. Të hapet filetoja me anë të një madradivide dhe një gjiromadravide në një hap të vetëm:

4. Të vendoset madravida në kënd të drejtë.

5. Të pritet nën një ushtrim të lehtë force.

6. Të bëhet vazhdimisht një gjysëm kthimi prapa i madravidës për të larguar apo thyer ciflat

7. Të pastrohet dhe kontrollohet filetoja.

Këshillë

Madravida të mbahet e ftohur me graso ose vaj.

43

Mësimi:

Smuzo me kalizvar konik

Me kalizvarin konik përpunohen më tej vrimat e

bëra, për të arritur sipërfaqe të lëmuara dhe

zgjerim vrimash.

Lëvizjet e veglës janë të njëjta si tek shpimi.

Por, shpejtësia e prerjes duhet të jetë sa dyfishi

i shpejtësisë së shpimit.

Proçesi i zgjerimit të vrimave

Dallojmë tre lloje të ndryshme të zgjerimit të

vrimave.

• Lloji i parë ka të bëjë me krijimin e sipërfaqeve për koka dadosh dhe vidhash.

• Tek ky lloj proçesi kemi të bëjmë me përpunim sipërfaqesh.

• Brënda tij përfshihet edhe realizimi i thellimeve cilindrike tek objekti.

Për kryerjen e këtij proçesi përdoret kalizvar i sheshtë me një kokë drejtuese, që drejton, pra,

veglën në vëndin e shpimit.

• Lloji i dytë i përpunimit të vrimave është ai, në të cilin kemi të bëjmë me zgjerim vrimash në

formë konike. Këta vrima mund të mbajnë vidha të sheshta apo përçina me kokë të sheshtë.

Ky lloj proçesi me kalizvar konik përdoret edhe për realizimin e vrimave me fileto ose për të

pastruar vrimën nga ciflat.

• Lloji i tretë i përpunimit të vrimave është ai i zgjerimit të vrimave në një diametër më të madh.

Këtu përdoret kalizvari spiral.

Seri kalizvarësh

Kalizvar konik

44

Ushtrimi Nr. 3

45

Mësimi:

Limimi i rrezeve të

brëndshme

Limimi i rrezeve të brëndshme

Për limimin e rrezeve të brëndshme përdoret lima gjysëmrrumbullake.

Përpara se të bëhet limimi rrezes së brëndshme duhet të realizohen me

punto konturet e saj të përgjithshme dhe bëhet sharrimi ose daltimi i pjesës

së brëndshme. Pasi kemi hequr urëzën, objekti fiksohet tek morsa dhe

fillohet me limimin. Edhe ciflat më të vogla duhet të hiqen me limë. Puna më

e rëndësishme që mbetet tani për t‟ u bërë është lëmimi i faqes që mund të

jetë e shtrëmbëruar nga njëra anë. Lëvizja gjatë limimit ështe e njëjta si tek

limimi i sipërfaqeve. Duhet patur kujdes që lima të mos krijojë cepa apo të dalë nga qoshet e

siperfaqes. Pas kësaj, lëvizja tjetër ka të bëjë me krjimin e rezes. Për të arritur këtë sipërfaqe të

harkuar, lima duhet të zhvendoset në njërën anë.

Limohet drejtë, si tek Çeliku Urë. Lëvizja e drejtë

alternohet me zhvendosjen në njërën anë të limës, në

mënyrë që lima ngjitet lart, ndërkohë që lëviz përpara.

Kjo lëvizje praktikohet gjatë gjithë rezes. Zhvendosja

anësore nuk duhet të jetë shumë e madhë, ndoshta 2

ose 3 cm për çdo lëvizje përpara, sepse në fakt lima pret

vetëm gjatë kësaj lëvizjeje përpara. Pak para se të arrihet tek rrezja e vizatuar, kalohet tek limimi

i imët dhe ky limim vazhdon deri tek vijëzimi. Rrezen e brëndshme përfundimtare e masim me

rrezematës ose një shabllon të përgatitur vetë.

Limimi i rrezeve të jashtme

Rrezja e jashtme limohet me një limë të

sheshtë normale. Për të matur rrezen e saktë na nevojitet një

rrezematës. Nëse nuk e kemi këtë instrument matës, mund të përgatisim vetë një shabllon.

Rezematësit janë instrumente matëse, të cilat në fund kanë prerje të ndryshme rrezesh. Njëra

anë e rezematësit është për rrezen e jashtme dhe tjetra për rrezen e brëndshme. Tek fletët e

llamarinës janë shtampuar madhësitë e rrezes. Vështirësia gjatë limimit qëndron tek fakti se

sipërfaqet e rrezes duhet të limohen rrafsh. Pra, duhet patjetër të shmanget me çdo kusht animi

i limës.

46

Ushtrimi Nr. 4

47

Ushtrimi Nr. 5

48

Test

50

Ushtrimi Nr. 6

51

Hapat e punës

1. Përcakto masat e përgjithshme të

objektit:

6mm x 80mm x 128mm

2. Limo faqet e referimit a dhe b në kënd

të drejtë.

3. Shëno me gjilpërë shënuese ose

shënues në lartësi pjesët 1,2 dhe 3

sipas vizatimit të paraqitur këtu.

4. Shënë dhe shpo vrimën e këndit me

diametër 2,5 mm nën mbikqyrjen e

mësuesit.

5. Sharro pllakën e bazës (2) me sharrë

me hark duke lënë pak distancë. Pra,

mos të sharrohet direkt në

vijëzim/shënim.

PRERJE ME SHARRË

6. Sharro pjesën 3, duke lënë përsëri pak

distancë me vijëzimin.

7. Limo pjesën 2 (pllaka e bazës) paralel

dhe me kënd të drejtë.

53

Ushtrimi 7

Hapat e punës për ushtrimin “Mengenat Paralele”

1. Pastroni nga gërvimat nga materiali që do të përdoret (shufrat) dhe kontrolloni të gjitha

përmasat fillestare.

2. Limoni njërën faqe skajore kuadrate (në kend të drejtë me sipërfaqet e saja rrethuese)

dhe të sheshta.

3. Shënoni anën e kundërt në përmasën 75 mm dhe limojeni atë si kuadrat të sheshtë dhe

për të korrigjuar përmasat.

4. Shënoni sipërfaqen e pjerrët (22mm x 5mm)me shënuesin në të dyja anët. Limoni

sipërfaqen e pjerrët.

5. Shënoni rrezet 6 mm me shënues, limojini rrezet.

a. Hapat 1-5 kryhen në mënyrë të barabartë në të dyja pjesët ose shufrat (Pos 1 dhe Pos 2)

6. Merrni pjesën 1 (Pos. 1) dhe shënoni vrimat fillestare të M6 me një shënues, pastaj

shënoni me shënues me goditje qëndrën e vrimave.

7. Shponi vrimat me puntë me diameter ø 5.2. Nëse nuk keni puntë me diametër ø 5.2

atëherë përdorni puntë më diametër ø 5 mm

8. Frezoni të dyja anët e vrimave

9. Filetoni vrimat duke përdorur kompletin e filetimit M6 i përbërë nga 3 paisje filetimi: e

para, e dyta dhe e fundit dhe perdorni vaj gjatë procesit.

10. Vini shënjat dhe shënoni me shënues me goditje dy vrimat e pjesës 2 (Pos 2).

11. Shponi mespërmes vrimat me diametër ø 6.2 mm. ( Në rast se nuk keni puntë ø 6.2

përdorni puntë ø 6.5)

12. Shponi vrimat pa dalje me diametër ø 4.2 deri në thethësinë 4 mm sic është e treguar në

skicë.

a. (Në rast se përdoren vidha M6 në vend të pjesës 3 (Pos 3) shponi vrimxën me diametër

ø 6.5)

13. Pastroni vrimat nga gërvimat.

14. Kontrolloni të gjitha matjet dhe montoni mengenat paralele.

54

Ushtrimi Nr. 8

59

Mësimi:

Kthimi

Ushtrim Nr. 9

1. Shënoni gjatësinë 410 mm (1a) në kënd,

përdorni sharrën dhe limën për të korrigjuar

dimensioned (gjatësinë). Kontrolloni

drejtësinë e këndit me skuadër. Preni 1b

në të njëjtën gjatësi dhe në të njëjtën

mënyrë.

2. Shënoni rrezen R., prerje 90 o dhe prerje 10

mm në 1b, sipas skicës

3. Shënoni rrezen R., prerje 90 o dhe prerje 10

mm gjithashtu në 1a (1a simetrike me 1b)

4. Preni me sharrë të gjitha prerjet e

shënuara duke lënë hapësirë për limim.

Kudo që të jetë e nevojshme përdorni

mbushje druri ose çeliku gjatë

shtërngimeve me morsetë.

5. Limoni te gjitha prerjet tek 1a dhe 1b

(rreze, kllapë 90 o etj.) në përmasat e saj.

6. Shënoni vrimat e montimit ø 5.5 në 1a dhe

1b sipas skicës.

7. Shponi vrimat e montimit ø 5.5 dhe frezim

sipas skicës.

8. Shtërngoni 10 mm fundin e këndit 1a dhe 1

b në nofullat e morsës. Përkulni këndin deri

në 90 o për të bërë pjesën e ngritur.

61

9. Shtërngoni këndin 1a dhe 1b në morsë siç

është treguar në figurë. Përkulni këndin për

të mbyllur kllapën në 90 o .

Përfundoni përkuljen duke goditur në një

kallëp përkulje. Kontrolloni drejtësinë e

këndit me skuadër.

10. Limoni pllakat trekëndëshe (2) në

përmasat 112 x112 mm. shënoni vijat

diagonale dhe prerjet 12 mm.

11. Preni vijat diagonal me gershërë me levë

për të bërë dy pllaka trekëndëshe.

Gjithashtu preni fundet (skajet) 12 mm me

gërshërë me levë.

12. Shënoni vrimat e përçinave ø sipas masës

së përçinës dhe shpojini me trapan,

shtërngojini si duhet në një mbushje druri.

Pastrojini të gjitha gërvimat e vrimave.

13. Limoni të ngrënat sipas skicës në të gjitha

anët barabrinjëse për të krijuar hapësirën

për rrezen e e këndit.

62

14. Shtërngoni pllakën metalikë dhe këndin sëbashku

me morseta (mengenë) paralele duke përdorur

mbushje mbushje druri të fortë. Duke përdorur

pllakën si shablon shponi vrimat e përçinave në

kënd.

15. Frezoni vrimat e përçinave në kënd sipas skicës.

Pastroni të gjitha gërvimat e vrimave.

Shënim: në rast se keni përçina alumini nuk

nevojë të bëhet frezimi i vrimave

16. Tani pjesët montohen sëbashku.

17. Shënoni në punim numrin tuaj të identifikimit.

63

Ushtrimi Nr. 9

64

Ushtrimi Nr. 10

67

Kursi :4

Mësimi:

Përpunimi i fletave metalike

Prerja e fletave metalike

Fletat metalike

Shumë komponentë mekanikë janë

formuar nga fleta të sheshta metalike, të

cilat janë prerë më përpara në formën e

duhur, pastaj janë përthyer dhe palosur

për të krijuar objektin e dëshiruar.

Trashësia e fletave të ndryshme metalike

përcaktohet -për arsye identifikimi- nga një

numër. Tabela paraqet fletat më të

përdorshme metalike me masën standarte

dhe trashësinë respektive.

Tabelë me shëmbuj të përzgjedhur

Masa

standart

No.

Trashësia

(Çelik)

Trashësia

(Alumin)

(in) (mm) (in) (mm)

10 0.1345 3.4163 0.1019 2.5883

11 0.1196 3.0378 0.0907 2.3038

12 0.1046 2.6568 0.0808 2.0523

14 0.0747 1.8974 0.0641 1.6281

16 0.0598 1.5189 0.0508 1.2903

18 0.0478 1.2141 0.0403 1.0236

19 0.0418 1.0617 0.0359 0.9119

20 0.0359 0.9119 0.0320 0.8128

22 0.0299 0.7595 0.0253 0.6426

24 0.0239 0.6071 0.0201 0.5105

Proçesi i prerjes

Prerja është një proçes ndarës që nuk krijon ashkla. Dy fleta prerëse lëvizin kundrejt njëra

tjetrës dhe kanalizojnë e çajnë lëndën. Avantazhi në krahasim me sharrimin, është se në

këtë rast nuk kemi krijim ciflash metalike. Fletët metalik janë rreth 1,0 mm të trasha dhe

mund të priten me gërshërë dore. Gërshërët e dorës i kemi si vegël mekanike dhe elektrike

psh. si gërshërë harqesh.

69

Gjatë prerjes këndi i hapjes së gërshërës duhet të jetë më i vogël se 20 ⁰. Përndryshe,

gërshëra nuk e kap objektin dhe ai mund të rrëshqasë jashtë.

Kënd i vogël hapjeje

l 2 relativisht e gjatë, forca F 2 që ushtrohet

është e vogël

Kënd i madh hapjeje

Raporti me forcën që ushtrohet është i

favorshëm, por objekti shtyhet jashtë

Këndi optimal i hapjes: 10° … 15°

Gërshëra e metalit është një vegël, që shërben për prerjen e fletave të metalit, fletave të

holla prej çeliku dhe metaleve të buta.

Kemi lloje të ndryshme gërshërësh, si psh. gërshëre metali dore për prerjen e fletave

metalike të holla dhe të forta, kemi edhe gërshërë metali elektrike, të cilat kërkojnë më pak

forcë, dhe gërshërë me levë për prerjen e fletave më të trasha. Kemi edhe gërshërë që

përshtaten për prerje të drejta dhe të gjata. Shpesh gërshërët janë të pajisura me dhëmbë

për të mos lejuar që ato të rrëshqasin.

Lloje gërshërësh

Gërshërë metali e hollë për harqe të jashtme të shkurtra dhe

rrumbullake.

Gërshërë për prerje të gjata. Prerja nuk harkohet. Fleta metalike

ecën poshtë dorës.

Gërshërë vrimash e përshtatshme për prerjen e harqeve. Prerja

fillon tek vrima e hapur më parë. Faqet prerëse të saj janë në njërën

anë të përkulura, prandaj këto gërshërë nuk janë të përshtatshme

për prerje të drejta.

70

Teknikë pune

Bëj hapjen e duhur të gërshërës. Vendose objektin në kënd të drejtë me faqet e gërshërës.

Prerja të bëhet përgjatë vijës së shënuar.

Kujdes!

Duhet të bëhet kujdes nga buzët e fletës së metalit direkt pas prerjes, sepse janë shumë të

mprehta dhe mund të të presin apo dëmtojnë dorën.

71

Mësimi:

Kthimi i llamarinës/fletës metalike

Pjesë e drejtë

Shtresa e jashtme është e tendosur

Vetem materialet qe mund te

deformohen, si plastika, mund te kthehen

ne formen e deshiruar. Gjate kthimit te

nje rrezeje, materiali i punes

kompresohet ne rrezen e brendshme

dhe zgjerohet ne rrezen e jashtme, kurse

materiali ne qendren simetrike (fibra

neutrale) mbetet i pandryshuar.

Shtresa e brëndshme

është e shkurtuar dhe e fryrë

Shtresa e mesme është e pandikuar

Per kthimin e formave rrumbullake të

llamarinave dhe të shufrave sipas rrezes

se dëshiruar, ato fiksohen ne morsete.

Ktheni në formën e deshiruar me

ndihmën e çekiçit të drurit.

Per kthimet e qosheve vendosen nofullat

e kthimit në morsetë. Kthimi arrihet

persëri me ndihmën e nje çekiçi druri.

Perpara se te behet kthimi i llamarinës

duhen vizatuar vijat e kthimit me nje

shënues të hollë. Në rast metalesh të

buta (psh. Alumin) ose siperfaqe të

lëmuara, përdoret nje stilolaps me majë

shajaku për kete qellim. Per procesin e

kthimit te llamarinës, bashke me nofullat

e kthimit ose nje bllok kthimi, llamarina

kapet në morsetë. Vija e shënuar e

kthimit duhet te bashkohet me qoshen e

sipërme të nofullave te kthimit ose te

bllokut të kthimit. Pas kthimit vija e

shënuar duhet të jetë brënda këndit të

kthimit. Në mënyre që të evitohen

plasaritjet gjate kthimit, qoshja e

nofullave te kthimit ose tehet duhet të

marrin formën e rrezes. Si rregull, rrezja

e kthimit për fletët e celikut duhet te jete

e barabarte me trashësine e fletës

metalike. Në rastin e fletëve prej alumini

ajo eshte 2.5 herë sa trashësia e fletës

metalike.

Fletët e holla mund te para-kthehen me

dore dhe të përfundohen me çekiç prej

derrase. Rezultatet me te mira arrihen

duke perdorur nje shenues kthimi. (Fig.

3) keshtu që evitohet krijimi i dhëmbëve

dhe arrihet cilësi optimale e sipërfaqes.

74

Etapat e kthimit

1. Kapni në morsë llamarinën dhe

bllokun e kthimit dhe bashkoni

tehun e qoshes me atë të bllokut

kthyes. Ktheni qoshet (anet e

gjata) mbi bllokun kthyes me 90

gradë me ndihmën e cekicit prej

druri dhe të shënuesit të kthimit +

cekic. Vendosni llamarinën mbi

një sipërfaqe të drejtë dhe

mbaroni kthimin e qosheve me

180 gradë me çekiç druri, dhe

shënues kthimi + cekic.

2. Ktheni qoshet (anet e shkurtra)

me 90 gradë me ndihmën e

bllokut te kthimit dhe çekiç druri,

dhe shënues kthimi + çekiç.

3. Ktheni dy anët e shkurta 90

grade mbi bllokun e kthimit.

4. Ktheni dy anët e gjata 90 gradë

mbi bllokun e kthimit.

5. Palosni 4 kapake sic tregohet në

figurë

6. Plotesoni kthimin e qosheve

(anet e shkurta)

7. Hiqni ciflat dhe lyeni me vaj ose

graso

78

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!