10.01.2015 Views

Libri i nxënësit

Libri i nxënësit

Libri i nxënësit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mësimi:

Limimi i rrezeve të

brëndshme

Limimi i rrezeve të brëndshme

Për limimin e rrezeve të brëndshme përdoret lima gjysëmrrumbullake.

Përpara se të bëhet limimi rrezes së brëndshme duhet të realizohen me

punto konturet e saj të përgjithshme dhe bëhet sharrimi ose daltimi i pjesës

së brëndshme. Pasi kemi hequr urëzën, objekti fiksohet tek morsa dhe

fillohet me limimin. Edhe ciflat më të vogla duhet të hiqen me limë. Puna më

e rëndësishme që mbetet tani për t‟ u bërë është lëmimi i faqes që mund të

jetë e shtrëmbëruar nga njëra anë. Lëvizja gjatë limimit ështe e njëjta si tek

limimi i sipërfaqeve. Duhet patur kujdes që lima të mos krijojë cepa apo të dalë nga qoshet e

siperfaqes. Pas kësaj, lëvizja tjetër ka të bëjë me krjimin e rezes. Për të arritur këtë sipërfaqe të

harkuar, lima duhet të zhvendoset në njërën anë.

Limohet drejtë, si tek Çeliku Urë. Lëvizja e drejtë

alternohet me zhvendosjen në njërën anë të limës, në

mënyrë që lima ngjitet lart, ndërkohë që lëviz përpara.

Kjo lëvizje praktikohet gjatë gjithë rezes. Zhvendosja

anësore nuk duhet të jetë shumë e madhë, ndoshta 2

ose 3 cm për çdo lëvizje përpara, sepse në fakt lima pret

vetëm gjatë kësaj lëvizjeje përpara. Pak para se të arrihet tek rrezja e vizatuar, kalohet tek limimi

i imët dhe ky limim vazhdon deri tek vijëzimi. Rrezen e brëndshme përfundimtare e masim me

rrezematës ose një shabllon të përgatitur vetë.

Limimi i rrezeve të jashtme

Rrezja e jashtme limohet me një limë të

sheshtë normale. Për të matur rrezen e saktë na nevojitet një

rrezematës. Nëse nuk e kemi këtë instrument matës, mund të përgatisim vetë një shabllon.

Rezematësit janë instrumente matëse, të cilat në fund kanë prerje të ndryshme rrezesh. Njëra

anë e rezematësit është për rrezen e jashtme dhe tjetra për rrezen e brëndshme. Tek fletët e

llamarinës janë shtampuar madhësitë e rrezes. Vështirësia gjatë limimit qëndron tek fakti se

sipërfaqet e rrezes duhet të limohen rrafsh. Pra, duhet patjetër të shmanget me çdo kusht animi

i limës.

46

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!