27.01.2015 Views

21 pika në edukimin e fëmijëve - Mburoja

21 pika në edukimin e fëmijëve - Mburoja

21 pika në edukimin e fëmijëve - Mburoja

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

1 MBUROJA.net

21 pika në edukimin e fëmijëve

Nga Umm 'Abdilah el-Uadi'jeh, Allahu e ruajt

Burimi: "Nasihati li-Nisa" (Këshilla ime drejtuar grave)

Tarbiyyahbookstore.com

Edukimi i fëmijëve është i ndërlikuar, prandaj, ata kanë nevojë për durim dhe për

udhëheqje. Si pasojë, disa fëmijë kanë nevojë për butësi, për ëmbëlsi, jo që t'u bërtasësh,

dhe me ata duhet të sillemi pa kokëfortësi. Fëmijë të tjerë kanë nevojë për ashpërsi, por

kjo ashpërsi nuk duhet të kalojë kufirin. Nëse kjo është e tepërt, atëherë fëmija do të

bëhet kokëfortë dhe i papajtueshëm ndaj udhëzimeve të prindërve të tij. Ne e lusim

Allahun qe të na japë mbrojtje dhe kujdes të mirë, pasi gjendet një përgjegjësi e madhe

rreth qafave të prindërve. Allahu i Lartësuar ka thënë:

“O ju që keni besuar, ruani vetën dhe familjen tuaj nga zjarri.” (Tahrim:6)

Dhe, në Sahihet (Buhari dhe Muslim), nga hadithi i Abdullah bin Umer, se ka thënë:"I

dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:"Çdonjëri prej jush është bari dhe

çdonjëri prej jush është përgjegjës (për tufën e tij). Pra, sundimtari është një bari dhe

është përgjegjës, burri është bari i familjes së tij dhe është përgjegjës, gruaja është baresh

e shtëpisë së saj dhe ajo është përgjegjëse, dhe skllavi është përgjegjës për pasurinë e

pronarit të tij dhe është përgjegjës. Çdonjëri prej jush është bari dhe çdonjëri prej jush

është përgjegjës (për tufën e tij)".

Është e domosdoshme që prindërit të bashkëpunojnë për edukimin e fëmijëve të tyre.

Nëse njëri nga prindërit është i shkujdesur ndaj përgjegjësisë së tij, atëherë njëra anë do

të mungojë, përveç asaj çka do Allahu.

1- Fëmija duhet të mësohet, në pajtim më nivelin dhe të kuptuarit e tij. Për shembull, në

fazën e parë, ju mësoni fëmijën për Allahun, duke treguar me gishtin tuaj drejt qiellit.

2- Kur ju i jepni fëmijës ca ushqim, qoftë një copë buke apo diçka e thjeshtë, udhëzoje atë

që të hajë me dorën e djathtë.

3- Nëse ushqimi është i nxehtë, atëherë mos fryni në të. Profeti, salallahu alejhi ue selem,

e ka ndaluar fryrjen në enë. Nëse fëmija e sheh ndonjë ta zbatojë këtë, atëherë ju së

shpejti do ta gjeni atë duke vënë në përdorim atë. Njëlloj janë të gjitha gjërat. Krejt kjo

është e konfirmuar nga formulimi i Profetit, salallahu alejhi ue selem:"Çdokush është i

lindur në fitreh (natyrë të pastër), por prindërit e bëjnë atë (fëmijën) çifut, të krishterë,

apo adhurues të zjarrit"

Dhe në Sahih Muslim, nga hadithi i 'Ijad bin Hummar se ai ka thënë:"I dërguari i

Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:"Allahu i Lartësuar ka thënë:'Unë i krijova

2 MBUROJA.net

robërit e Mi hunefa (në teuhid të pastër), por shejtanët ua zunë vëmendjen atyre që

përpara".

4- Kur fëmija është një vit e gjysmë apo aty diku, nëse dëshiron të hajë apo të pijë vetë,

atëherë mësojeni atë të thotë 'Bismilah'. Pas kësaj, do t'i bëhet një normë, dhe fëmija vetë

do të thotë 'Bismilah'.

5- Kur ju e shihni se fëmija juaj është gati dhe mund t'i kuptojë shtyllat e Islamit, imanit

(besimit), dhe shtyllat e ihsanit (përsosjen në adhurim), atëherë mësojani atij. Mos u

zotoni se do ta mësoni atë brenda një moshë të caktuar, sepse rrjedhshmëria në të folur

dhe intelekti i fëmijëve dallojnë. Pra, shtyllat e Islamit janë: Nga Ibn 'Abas, Allahu qoftë i

kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"Islami është i bazuar mbi pesë (shtylla): (i) Dëshmia se nuk ka të adhuruar, përveç

Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij; (ii) falja e namazit; (iii) dhënia e zekatit;

(iv) agjërimi i Ramazanit; dhe (v) pelegrinazhi (haxhi) në shtëpinë e shenjtë (Kaben, në

Mekë)". (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.)

Shtyllat e imanit (besimit) janë: Transmetohet se Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur

prej tij, ka thënë:"I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:'Iman (besim)

do të thotë të besosh All-ahun, engjëjt, Librat, të dërguarit, dhe ringjalljen".

(Transmetuar nga Buhari, kurse Muslim e transmeton hadithin nga 'Umer ibn el-Hatab).

Shtylla e ihsanit (Përsosuria në adhurim) është:"Të adhurosh Allahun sikur ta shohësh

Atë, sepse, edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty"

6- Mësojani atij rregullat e abdesit.

7- Kur të hajë, nga një enë, atëherë thoni atij se duhet të hajë para tij.

Në Sahihet (Buhari dhe Muslim), në hadithin e 'Umer bin Ebi Selemeh, transmetohet se

ai ka thënë:"Unë isha duke ngrënë dhe po merrja me duart e mia nëpër pjatë, pa kujdes,

andaj, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, më tha:"O djalosh, thuaje emrin e Allahut,

ha me dorën e djathtë, dhe ha para vetes".

8- Mësoje atë të jetë i sjellshëm dhe i shkëlqyer. Kur ai ti mbushë shtatë vjet, atëherë

mësoje të falë namazin.

Ebu Daud, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë (1/nr. 495):"Na është transmetuar prej

Mu’mil bin Hisham, domethënë el-Jushkeri; na është transmetuar nga Isma'il, nga Siuar

bin ebi Hamzah, dhe Ebu Daud ka thënë:'Ai është Siuar bin Daud Ebu Hamzah el-Mizni

es-Sejrefi', nga Amr bin Shuajb, nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se ka thënë:'I dërguari i

Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

3 MBUROJA.net

"Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namazin, kur të jenë shtatë vjeç. Rrihni ata, për t'u falur,

kur arrijnë moshën dhjetë vjeçare dhe ndani shtretërit e tyre".

Zinxhiri i hadithit është Hasen. Mu'mil bin Hisham është i besueshëm. Isma'il është ibn

'Alijeh, dhe ai është shumë i njohur. Siuar është i besueshëm, por ai ka dobësi, siç është

shpallur në et-Takrib. Hadithet e tij janë Salih për dëshmi, për sa kohë që s'është nga

gabimet e tij dhe njerëzit e tjerë (në zinxhir) janë të mirënjohur. Hadithi ka një tjetër

transmetim, nga Hadithi i Sebreh, në Ebu Daud #494.

9- Ndarja e shtretërve të fëmijëve, kur të arrijnë moshën dhjetë vjeçare, dhe hadithi, i cili

tregon këtë, tashmë u përmend.

10- Mësoje atë të agjërojë, aq gjatë, sa ai të mos e dobësojë, që, kur ai të rritet, të jetë me

përvojë.

Buhari e emëroi një kaptinë të Sahihut të tij (4/200):"Agjërimi i fëmijëve". Na është

transmetuar nga Musadid, se na është transmetuar nga Beshr bin Mufedel, nga Halid

bin Dhikuan, nga Rubai' bint Mu'auidh, se ajo ka thënë:

"Profeti, salallahu alejhi ue selem, dërgoi një lajmërim për në qytetet e ensarëve, në

mëngjesin e ditës së Ashures, që kush është ngritur, duke mos qenë agjërueshëm, le të

vazhdojë pjesën tjetër të ditës (pa agjëruar), dhe kush është ngritur agjërueshëm, le të

agjërojë. Ajo tha:'Kështu, ne e kemi agjëruar atë pas kësaj dhe ne i kemi pasur fëmijët

tanë agjërueshëm. Kur ndonjëri prej tyre qante, për ushqim, ne i jepnim lodër të bërë nga

leshi, duke vazhduar kështu derisa të vinte koha e ndërprerjes së agjërimit".

11- Mësojani fëmijës suaj akiden e vërtetë. Thuaji atij atë çka Profeti, salallahu alejhi ue

selem, i ka thënë 'Abdullah bin 'Abasit:

"Unë do t'i mësoj ty disa fjalë. Kujtoje Allahun, Allahu do të ruajë ty. Kujtoje Allahun, do

ta gjesh Atë para teje. Nëse kërkon, kërko prej Allahut. Nëse kërkon ndihmë, kërko prej

Allahut. Dije se sikur i gjithë ummeti të mblidheshin për të bërë ty ndonjë të mirë, ata

nuk do të mundnin, përveç nëse Allahu ka shkruar këtë për ty. Dhe nëse i gjithë ummeti

të bashkohej për të bërë ty keq, me ndonjë gjë, nuk do të mund të të lëndonin, përveç

nëse All-lahu e ka shkruar atë për ty. Pena është ngritur dhe fletët janë tharë".

12- Këshillojeni fëmijën tuaj me paralajmërimin që Lukmani i dha djalit të tij: Ai, i

Lartësuari, ka thënë:

"Dhe (përkujto) kur Lukmani, duke e këshilluar birin e vet, tha:'O djali im! Mos i

përshkruaj Allahut shok. Pa dyshim, idhujtaria është padrejtësia më e madhe. Dhe

Ne njeriun e kemi urdhëruar (për sjellje të mira) ndaj prindërve të tij. Nëna e tij e

mbarti atë, me mund pas mundi, dhe pas dy vitesh ia ndau gjirin. Të jesh mirënjohës

ndaj Meje dhe ndaj prindërve tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. Por, nëse ata të dy

4 MBUROJA.net

tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë dije, atëherë

mos i respekto ata. Por, në çështjet e kësaj bote ji i sjellshëm ndaj tyre. Ti ndiqe

rrugën e atij i cili më drejtohet Mua, i penduar dhe i bindur. Pastaj, kthimi juaj është

tek Unë, dhe Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar. O biri im! Nëse ajo (vepra)

është baras me peshën e kokrrës së lirit, edhe po të jetë në një gurë, apo në qiej, apo

në tokë, Allahu do ta sjellë atë. Allahu është i Butë dhe hollësisht i informuar. O biri

im! Fale namazin, urdhëro për të mirë dhe ndalo nga të këqijat, dhe bëhu i

durueshëm, në çdo fatkeqësi që të godet ty. Vërtet, këto janë disa nga urdhrat e

rëndësishëm. Dhe mos e kthe fytyrën tënde prej njerëzve, me arrogancë, dhe mos ec

në tokë me mendjemadhësi. Pa dyshim, Allahu nuk e do asnjë mendjemadh, që

shumë lavdërohet. Të jesh i matur në ecjen tënde dhe ule zërin tënd. Vërtet, zëri më i

vrazhdë është pëllitja e gomarit". (Lukman:13-19)

13- Mësojeni atë të kërkojë leje për të hyrë.

I Lartësuari ka thënë:

"O ju që keni besuar! Ata të cilët i keni në pronësinë tuaj, dhe ata nga mesi juaj, të

cilët nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te

ju), në tri kohë: para namazit të sabahut, në mesditë, kur i hiqni rrobat tuaja (për të

pushuar) dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë intime për ju. Pas këtyre tri

kohëve, nuk është mëkat as për ju, as për ata të vizitoni njëri-tjetrin. Kështu, Allahu

ua sqaron juve argumentet e veta. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë". (Nur:58)

14- Mësojani atij punët e ndaluara, që të mund të përmbahet prej tyre.

Në dy Sahihet, nga hadithi i Ebu Hurejres, se ai ka thënë:

"El-Hasan bin 'Ali, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, mori një hurmë nga hurmat e ndara

për lëmoshë dhe e futi në gojë. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, i

tha:"Nxirre atë nga goja! Nxirre atë nga goja dhe hiq dorë nga ajo! A nuk ke mësuar se

ne nuk hamë nga lëmosha!"

15- Shpjegojani atij domethënien e ajetit, apo hadithit, të cilin ia tregoni.

16- Lidheni zemrën e tij me Allahun e Fuqishëm e të Madhërishëm

Disa fëmijë, zemrat e tyre i kanë të lidhura për dynjanë (jetën e kësaj bote), me diplomat

dhe me titujt. Zemrat e tyre janë të mbushura me iluzione, dhe është rrezik që errësira t'i

kaplojë ata (zemrat e tyre).

17- Nxitni interesim për mësimin përmendësh të Kur’anit.

5 MBUROJA.net

Nxiteni fëmijën tuaj të mësojë përmendësh diçka të lehtë, për çdo ditë, qoftë edhe vetëm

një ajet. Ata, të cilët e angazhojnë vetën e tyre në mësimin e Kur’anit, janë njerëzit më të

shkëlqyer. Ka ardhur në Sahihun e Buhariut, nga Hadithi i 'Uthman bin 'Affan, se ka

thënë:

"I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:"Më të mirët nga ju janë ata që e

mësojnë Kur’anin dhe ia mësojnë atë të tjerëve". Dhe, në një transmetim tjetër të

Buhariut:"Pa dyshim, më të virtytshmit nga ju", në vend të "më të mirët nga ju".

Profeti, salallahu alejhi ue selem, këshilloi për rëndësinë e Kur’anit. Imam el-Buhari ka

shënuar (vëll.9 #5022):"Na është transmetuar nga Muhamed bin Jusuf, se Malik bin

Mugeuil na e transmetoi, se Talha na e transmetoi se ai ka thënë: E pyeta 'Abdullah bin

ebi Aufa:"A ka qortuar Profeti, salallahu alejhi ue selem, ndonjëherë" Ai tha:"Jo". Unë i

thashë:"Cili qe porosia e tij, në lidhje me qortimin/këshillimin Ai i urdhëroi ata për këtë

dhe nuk i qortoi" Ai tha:"Ai qortoi dhe këshilloi, me Librin e Allahut".

El-Hafidh (Haxher el-Eskalani) konstatoi:"Qëllimi i 'qortoi dhe këshilloi, me librin e

Allahut' është mësimi i tij përmendësh, pasimi i tij, veprimi në pajtim me të, largimi nga

ajo që ndalon ai, recitimi i tij, vazhdimisht, të mësuarit e tij të tjerëve, dhe të ngjashme".

Fundi i citatit nga ai.

Kur’ani ndërmjetëson për atë, i cili e mëson atë përmendësh. Imam Muslim ka shënuar

(1/553):"Ma ka transmetuar El-Hasan bin 'Ali el-Hiluani, se Ebu Teubeh na e ka

transmetuar, dhe ai është er-Rabi’ bin Nefi’, se Mu'auije, dmth Selim, na e ka

transmetuar, nga Zeid, se kam dëgjuar Ebu Selem të thotë:'Ebu Umameh el-Behili ma

transmetoi':'Dëgjova të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, të thotë:

'Lexoni dhe recitoni Kur’anin, sepse, në Ditën e Gjykimit, ai do të vijë si ndërmjetësues

për atë që e mëson përmendësh'".

Ai, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, shënoi (1/554):"Isak bin Mensur na e ka transmetuar,

se Jezid bin ‘Abdu Rabihi na ka njoftuar, se el-Velid bin Muslim na e ka transmetuar,

nga Muhamed bin Muhaxhir, nga el-Welid bin 'Abdur Rahman el-Xhershi, nga Zubeir

bin Nufeir, se ai ka thënë:'Dëgjova en-Neuas bin Sam’en el-Keuabi të thotë':'Dëgjova

Profetin, salallahu alejhi ue selem, të thotë':

'Kur’ani do të vijë, dhe njerëzve të tij, atyre që kanë punuar në pajtim me të, do t'u

paraprijnë surja Bekareh dhe Ali Imran, duke ndërmjetësuar për ata që i mësuan ato'".

Disa hadithe, në lidhje me mirësitë e Kur’anit dhe njerëzve të tij:

Në autoritetin e 'Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se ajo ka thënë:"I Dërguari i

Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

6 MBUROJA.net

"Ai i cili e lexon Kur’anin rrjedhshëm, do të jetë në mesin e shkruesve besimtarë e bujarë.

Ai i cili e lexon atë, duke belbëzuar dhe me vështirësi, do të ketë dy shpërblime".

(Transmetuar nga të dy Shejhët, Buhari dhe Muslim.)

Dhe nga Ebu Musa el-‘Esh’ari, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ai ka thënë:"I Dërguari i

Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"Shembulli i mu'min (besimtarit), i cili e lexon Kur'anin, është sikur një fryt agrumesh.

Aroma e saj është e mirë dhe shijen e ka të këndshme. Dhe shembulli i mu'min

(besimtarit), i cili nuk lexon Kur'an, është sikur i hurmës: ajo nuk ka aromë, por ka shije

të ëmbël. Shembulli i munafik (hipokritit), i cili lexon Kur'an, është sikur i Rejhaneh

(borzilok i ëmbël): aroma e saj është e mirë, por shijen e ka të thartë. Shembulli i munafik

(hipokritit), i cili nuk lexon Kur'an, është sikur i Hentheleh*: ajo nuk ka aromë dhe shijen

e ka të thartë". (Transmetuar nga të dy shejhët, Buhari dhe Muslim.)

*Hardhi që mbart lozë (Citrullus colocynth), që ka fryte të zverdhmë në të gjelbër, të larmë, me madhësi të

limonëve të vegjël.

Dhe nga Abdullah bin 'Umer, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, se i Dërguari i Allahut,

salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"Allahu do ta ngrit një njeri, me këtë libër, dhe do t'i ul të tjerët me të". (Transmetuar nga

Muslimi)

Dhe nga 'Abdullah bin 'Amr bin el-'As, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se ai ka thënë:"I

Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"Do t'i thuhet atij që mësoi përmendësh Kur'anin:'Këndo bukur, ashtu siç këndoje në

Dunja (në jetën e kësaj bote). Pa dyshim, vendi yt do të jetë tek ajeti i fundit që do ta

këndosh". (Transmetuar nga Ahmedi (2/192), Ebu Daud, dhe Tirmidhi, dhe është hadith

hasen).

Dhe nga 'Abdullah bin 'Umer, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se ai ka thënë:"I Dërguari i

Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"Nuk ka zili, përveç në dy (raste): Një njeriu që Allahu i ka dhënë atij Kur'anin dhe ai e

praktikon atë, ditën dhe natën, dhe një njeriu që Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai e

shpenzon atë, ditën dhe natën". (Transmetuar nga të dy Shejhët, Buhari dhe Muslim)

Njeriu, i cili e mëson Kur'anin, duhet ta përsërisë atë shpesh. Në qoftë se jo, ai do ta lërë

atë, shpejt.

7 MBUROJA.net

Imam Buhari ka shënuar:"Muhamed bin el-'Ala' na tregoi, se Ebu Usameh na tregoi, nga

Barid, nga Ebu Burdeh, nga Ebu Musa, nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, se ai ka

thënë:

"Kushtojini vëmendje Kur'anit dhe ruajeni, se pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti

im, ai do të ikë më shpejt se një deve e zgjidhur".

18- Mos lejoni fëmijët tuaj të përzihen me fëmijë të pamend e qesharakë, sepse ai (fëmija

juaj) do të marrë nga veprat e tyre të neveritshme, dhe ajo çka ai (fëmija juaj) ka mësuar,

do të shkatërrohet.

Poeti thotë:

Fëmija do të kujtojë çka i është dhënë, dhe ai nuk do e harroj atë

Meqenëse zemra e tij është sikur një gur i çmuar

Gdhend çfarëdo të dhëne që ju dëshironi, në zemrën e tij

Do t'i kujtojë ai, pavëmendshëm, me një kujtesë të sigurt

Pra, fëmija është i zbrazët dhe do të pranojë çdo gjë. Dhe, siç thuhet:"Të skalitësh në rini

është sikur të skalitësh në gur".

19- Mos lejoni fëmijët tuaj të qëndrojnë jashtë, kur bie muzgu, sepse Shejtanët (dreqërit)

shpërndahen dhe dalin jashtë, në atë kohë, dhe është e mundur që ata ta lëndojnë

fëmijën tuaj.

Imam Buhari, Allahu e mëshiroftë, ka shënuar:"Na ka ardhur nga Is'hak, se Ruh na ka

lajmëruar, se ai ka thënë se Ibn Xhurejxh më informoi, duke thënë:'Ata më tregoi se ai

dëgjoi nga Xhabir bin 'Abdullah, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ai ka thënë:'I Dërguari

i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

'Kur të bie terri i natës, apo kur të bie muzgu, merrni fëmijët tuaj brenda, sepse Shejtani

(dreqi) del në atë kohë. Pastaj, pasi të kalojë një orë e errësimit, atëherë lërini ata dhe

mbyllni dyert tuaja, duke përmendur emrin e Allahut, sepse Shejtani (dreqi) nuk mund

ta hapë derën e mbyllur". (Transmetuar nga Muslimi)

20- Herë pas here, lejoni fëmijën tuaj të luajë vetë, sepse nëse ai vazhdimisht është i

ndaluar nga loja, mendja e tij do të bëhet pasive dhe ai do të jetë i prekur nga mërzia.

Pra, nëse prindërit vendosin të rrisin fëmijët e tyre, atëherë ata duhet të përpiqen fort të

qojnë përpara fëmijët e tyre, me një islam të përsosur dhe duke ua mësuar atyre Librin

dhe Sunetin. Një prej shkaqeve, që prindërve t'u ngritën gradat, në jetën e përtejme,

është të qenët e fëmijëve të tyre të drejtë dhe të luturit për ta (prindërit). Ka ardhur në

Sahih Muslim, nga hadithi i Ebu Hurejres, se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

8 MBUROJA.net

"Kur i biri i Ademit vdes, veprat e tij ndërpriten, përveç triave: Sadakas rrjedhëse;

diturisë, nga e cila ka dobi; dhe fëmijës së drejtë, i cili lutet për të."

Dhe, ka ardhur nga Hadithi i Ebu Hurejres, se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka

thënë:

"Robit të drejtë do t'i ngritën shkallët, në Parajsë, dhe ai do të thotë:'O Zoti im, si mund

të jetë kjo' Do t'i thuhet:'Nga fëmija yt, që ka kërkuar falje'''. Ky hadith është në es-Sahih

el-Musned.

Në qoftë se prindërit janë të drejtë dhe fëmijët janë të drejtë, por nuk e kanë arritur

nivelin e prindërve, Allahu do të rrisë nivelin e fëmijëve në atë të prindërve. Ai, i

Madhërishmi, ka thënë:

"Dhe atyre, të cilët besojnë dhe pasardhësit e tyre i pasojnë ata në besim, Ne do t'ua

bashkojmë pasardhësit e tyre, dhe nuk do të pakësojmë shpërblimin e veprave të tyre,

në asgjë. Çdo njeri është peng i asaj që fitoi". (Tur: 21)

Fëmija mund të jetë një bekim për prindërit, duke u bindur atyre dhe duke i respektuar

ata. Kjo është çka të drejtët e lusin Zotin e tyre t'u dhuroj atyre. Siç thotë i Madhërishmi:

"Dhe ata, të cilët thonë: 'Zoti ynë! Na dhuro neve nga gratë tona dhe nga pasardhësit

tanë qetësim për sytë tanë, dhe na bëj udhëzues të Mutekun (i.e. besimtarëve)".

(Furkan: 74)

21- Nxite fëmijën tënd të qëndrojë në mesin e të drejtëve. Pra, kjo është një nënë e drejtë.

Umm Sulejm e solli djalin e saj, Enesin, te Profeti, salallahu alejhi ue selem, dhe ka thënë:

"Enesi është shërbëtori yt, o i Dërguar i Allahut, andaj lutuni Allahut për të". Ai tha:"O

Allah, dhuroi atij pasuri të begatshme dhe fëmijë, dhe bekoje atë".

Dhe, Umm Hudhejfeh e pyeti birin e saj, Hudhejfeh bin el-Jeman, pra, ajo i tha atij:"Kur

do ta përfundosh detyrën", domethënë detyrën ndaj Profetit, salallahu alejhi ue selem.

Unë thashë:"Nuk kam pasur detyrë nga ai, që prej kohësh", prandaj ajo bisedoi me mua

dhe unë i thashë:"Më lejo të shkoj te Profeti, salallahu alejhi ue selem, të fali akshamin

me të dhe ta lus atë, që ai të kërkojë falje për mua dhe për ty." Kështu, shkova te Profeti,

salallahu alejhi ue selem, dhe fala akshamin me të. Ai mbeti aty, derisa e fali jacinë,

pastaj shkoi. E ndoqa atë dhe ai dëgjoi zërin tim". Ai tha:"Kush është Hudhejfeh"

Thashë:"Po". Ai tha:"Çka ju nevojitet Allahu të faltë ty dhe nënën tënde! Ky engjëll

kurrë nuk ka zbritur, në tokë, para kësaj nate. Ai mori leje nga Zoti i tij, për të më dhënë

selam dhe për të ma dhënë lajmin e gëzueshëm, se Fatimja do të jetë udhëheqëse e grave

të Parajsës". (Transmetuar nga Tirmidhi, dhe babai im (Imam Mukbil) e ka përmendur

në es-Sahih el-Musned (1/214))

9 MBUROJA.net

Pra, është detyrë për prindërit që të mundohen për rritjen/edukimin e fëmijëve të tyre,

dhe udhëzimi është prej Allahut, pasi njeriu nuk mund ta udhëzojë as vetën e tij, e të

mos flasim për udhëzimin e dikujt tjetër.

Ja ku e kemi Nuhun, alejhi selam, një nga të dërguarit e Allahut, dhe ai nuk ishte në

gjendje të udhëzonte birin e vet. Ai e luti të birin të shkonte me ta e mos të qëndronte me

jobesimtarët. Siç thotë i Madhërishmi:

"Dhe Nuhu thirri të birin, i cili e kishte ndarë veten e tij (mënjanë):'O biri im! Hip me

neve, në anije, e mos rri me mosbesimtarët". (Hud: 42)

Ndërsa, djali i tij iu përgjigj:

"Djali u përgjigj:'Unë do të ngjitem në ndonjë mal. Ai do të më shpëtojë nga uji'.

Nuhu tha:'Këtë ditë nuk ka të shpëtuar nga urdhri i Allahut, përveç atij ndaj të cilit ka

mëshirë Ai'. Valët erdhën në mes tyre dhe ai (djali) ishte në mesin e të mbyturve".

(Hud: 43)

Ja ky e kemi Ibrahimin, alejhi selam. Ai e këshilloi babanë e tij që ta braktiste shirkun, siç

ka ardhur në më shumë se një sure, dhe ai nuk iu nënshtrua këshillës së të birit. Më

saktë, ai ka thënë:

"Ai (babai) tha:'A po i refuzon zotat e mi, o Ibrahim Nëse nuk ndalesh, me të vërtetë,

do të gurëzoj ty. Andaj, largohu prej meje, me të mirë (para se të dënoj ty)". (Merjem:

46)

Ja ku e kemi Profetin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem. Ai e luti xhaxhain e

vet Ebu Talib, për ta përqafuar Islamin, por ai refuzoi, duke vdekur në shirk. Ka shumë

shembuj të tillë dhe kjo përsëritet shpesh, në mesin e selefëve.

Shu'beh ibn el-Hexhaxh e kishte zakon të thoshte:"Unë e kam një djalë dhe e kam

emëruar Sa'd, por ai nuk ka qenë me fat (Se'ede) e as nuk ka qenë i suksesshëm". Dhe e

kishte zakon ti thoshte atij:"Shko te Hisham ed-Dusteua'i" Dhe ai ia kthente:"Dua të

shkoj t'i shoh pëllumbat". (Referoju Mizan el-I'tidal (2/122))

Ja ku e kemi Isma'il bin Ibrahim bin Mukasim. Ai ishte një njeri i drejtë, dhe nga mesi i

fëmijëve të tij ishte Ibrahimi, i cili ishte një Xhehmi i fortë. Ai thoshte se Kur'ani është i

krijuar. Pra, udhëzimi është prej Allahut, por është e domosdoshme të zbatohen shkaqet.

Nëse Allahu ia dëshiron të mirën atij, ai do t'i nënshtrohet këshillës. Nëse Allahu i

dëshiron tjetrën pos kësaj, ai do të vazhdojë në atë që është. Dhe poeti ka thënë:

Nëse natyra e njeriut është e keqe

Atëherë, as sjelljet e mira, as edukimi i zgjedhur nuk do t'i sjellin dobi atij.

10 MBUROJA.net

Disa fëmijë janë provë për prindërit e tyre. Pikërisht për këtë, Allahu i Madhërishëm

thotë:

"Vërtet, në mesin e grave tuaja dhe fëmijëve tuaj ka armiq tuaj (të cilët mund t'ju

ndalojnë nga bindja ndaj Allahut), prandaj ruhuni nga ata!" (Teghabun: 14)

Dhe "në mesin", në ajet, do të thotë: disa.

Dhe Ai thotë:

"O ju të cilët keni besuar! Mos lejoni që pasuria juaj, apo fëmijët tuaj, t'ju largojnë

nga përkujtimi i Allahut. Kushdo që e bën këtë, atëherë, ata janë të humburit."

(Munafikun: 9)

Ata bëhen nja provë për prindërit, kur ata bëhen shkaku i shmangies dhe heqjes së

mendjes nga çështjet e fesë. Nga shembuj të tillë:

1. Një fëmijë, i babait musliman, sëmuret, kështu që babai nxiton te magjistari. Kjo është

Kufr (mosbesim në Allahun), pasi ata pretendojnë njohuri mbi të padukshmen, dhe

askush nuk ka dituri mbi të padukshmen, veç Allahut. Ai, i Madhërishmi, ka shpallur:

"Dhe (Allahu) as nuk do t'jua zbulojë juve sekretet e të padukshmes". (Ali 'Imran: 179)

Dhe ka thënë:

"Dhe tek Ai janë çelësat e të padukshmes. Askush nuk i di ata, përveç Tij." (En'am: 59)

Deri në fund të ajeteve të tjerë, të ngjashëm. Pra, bazuar në këtë, babai ka bërë Kufr

(mosbesim në Allahun), për shkak të djalit të tij.

2. Disa nga njerëzit e tjerë, e fusin televizionin në shtëpitë e tyre, për të argëtuar fëmijët e

tyre. Televizioni është Haram (i ndaluar), për shkak të këqijave të shumta që përfshin.

Prej tyre: Imazhet (e njeriut dhe kafshëve), instrumentet muzikore, femra që i ngjan

burrit dhe anasjelltas, adoptimi i ideologjive të armiqve të Islamit, dhe të tjera veç kësaj.

Pra, ky fëmijë është një armik i babait të vet. Fëmija i tij nuk do t'i bëj dobi në Ditën e

Gjykimit. Më saktë, ai do të ikë prej tij, siç ka thënë i Madhërishmi:

"Atë Ditë, njeriu do të ikë nga vëllai i vet, nga nëna dhe nga babai i vet, dhe nga

gruaja dhe nga fëmijët e vet; atë Ditë, çdonjëri do të mjaftohet me çështjen e vet".

('Abese: 34-37)

Kushdo që është sprovuar me fëmijë të pabindur, ai duhet t'i lutet dhe t'i kërkojë Zotit të

tij. Ai, i Madhërishmi, ka thënë:

11 MBUROJA.net

"Zoti yt ka thënë:'Më thirrni, Unë do t'i përgjigjem thirrjes suaj." (Gafir: 60)

Dashuria dhe dhembja duhet të jenë brenda kufijve të ligjshëm. Pra, njeriu nuk duhet të

bëjë vepra të ndaluara, për shkak të fëmijës të tij.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!