Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Viti II. Nr. 53, 2 korrik 2012

Nacionali,

unë dhe ti,…
Editorial

Revistë e pëjavshme

“Nacionali“

Themelues dhe botues:

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Kryeredaktor:

Baki Rexhepi

Zv/kryeredaktor:

Jeton Ismaili

Redaktor teknik:

Kastriot Sinani

Lektore:

Kadushe Nuhiu

Bashkëpunëtorë:

Faruk Daliu, Ardita Saqipi,

Bilall Maliqi, Esat Shahini,

Feride Salihu, Avni Selimi,

Dinela Vehbiu, Rijad Demiri,

Llukman Rrustemi

E regjistruar në ARE-Beograd

ISSN: 2217-4990 - Biblioteka

Kombëtare Beograd

Tirazhi: 1000 copë

Shtypet në shtypshkronjën

VELSON-DEVA

15 Nëntori 113, Preshevë

Dorëshkrimet dhe fotografitë

nuk kthehen

Adresa:

Nacionali - sheshi “Karagjorgje“,

p.n. ndërtesa e shtëpisë së

kulturës - Bujanoc

Tel/fax:017/652-661

E-mail:

nacionali2011@hotmail.com

NACIONALI

është organ

i Këshillit Kombëtarë

të Shqiptarëve që jetojnë

Në Serbi

Nacionali,

unë dhe ti,…

Një vit më parë, filloi dalja në dritë e revistës së vetme të botuar

në gjuhën shqipe ndër shqiptarët që administrohen nga Sërbia. Kjo

gazetë e vetmja e dalë në shqip në të gjithë historinë e shqiptarëve të

këtushëm, si organ i Këshillit Kombëtar Shqiptar, para vetës pati një

mision.

Misioni i gazetës ndonëse i publikuar që në editorialin e parë, hasi

në pengesa nga më të ndryshmet, por stafi entuziast dhe i

ndërgjegjshëm për detyrën që ia shtroi vetës e dha provimin e vet

drejt përmbushjes së këtij detyrimi vullnetar për të informuar drejt,

saktë dhe në mënyrë profesionale.

Pengesat materiale dhe juridike që i paraqiti shteti, ishin jo më pak

se shantazhet e dashakëqinjëve të cilëve kjo gazetë edhe iu

dedikohet. Goditjet e ulëta, bojkotimi i gazetës, etiketimet e stafit

udhëheqës madje shpifjet ndaj stafit të Nacionalit, jo që arritën të

ndalin hovin e gazetës por e shtuan motivin për një punë të

palodhshme, drejt realizimit të objektivave dhe përmbushjes së

kritereve profesionale të informimit.

Sot 53 javë pas, 53 numra të publikuar paraqesin dëshminë më të

mirë të funksionimit unik të redaksisë, përkrahjes që kjo gazetë ka,

rritjes në vazhdimësi të lexueshmërisë dhe ndikimit në rrjedhat e

përditshmërisë së saj në shoqërinë tonë.

Misioni i filluar në mars të vitit të kaluar, që përmes gazetës të

arrihet transparenca rreth aktiviteteve të Këshillit Kombëtar Shqiptar,

që përmes saj të informohemi unë dhe ti,.. dhe kështu të informuar të

bashkohemi në veprime konkrete për të ruajtur substancën tonë

kombëtare dhe për të kërkuar realizimin e të drejtat tona kombëtare,

po vazhdon,…

Të vetëdijshëm se kjo punë një vjeçare e cila kaloi me shpejtësi

më të madhe se që e kishim menduar, ka lënë gjurmët e saj në

historinë më të re të shqiptarëve të këtushëm, urojmë që ne si redaksi

e parë të kemi arrit që të jemi në nivel të përafërt profesional, që

veprimet tona transparente, qëllimet unifikuese dhe motivet për arritje

të sukseseve, të jenë shembull për të gjithë që e lexojnë Nacionalin,

pa dallim nëse je lexues i rregullt a periodik, nëse dje e injorove, apo

nga kurreshtja ia hodhe një sy, nëse ke vërejtje apo e tillë të pëlqen,...

Misioni i filluar nuk do të përfundoj po qe se mungon uniteti,

transparenca dhe bashkëpunimi, këto madje janë elemente bazë të

funksionimit të çdo bashkësie, ndaj të veprojmë s`bashku sepse

kështu do të jemi bashkë, kështu do të jemi këtu dhe kështu do të jemi

më të fortë,...

2 korrik 2012

3
Politikë

Kuvendi i Këshillit Kombëtar Shqiptar

mban seancën e katërt për vitin 2012

Këshilli Kombëtar miraton

Planin Strategjik 2012 - 2016

Përveç miratimit të planit

strategjik, KKSH ka shpallur

institucione me “rendësi të

veçantë” shtëpitë e kulturës,

bibliotekat dhe mediat në gjuhën

shqipe në Luginë të Preshevës.

Poashtu u caktua Këshilli

Organizativ i manifestimit që do të

mbahet me rastin e 100 vjetorit të

Pavarësisë së Shqipërisë, me ç'rast

në Preshevë dhe Bujanoc do të

prezantohet Ansambli Shtetëror i

këngëve dhe valleve nga Shqipëria.

Në kuadër të këtij manifestimi do të

shënohet edhe dy vjetori i

themelimit të Këshillit Kombëtar

Shqiptar dhe një vjetori i daljes së

gazetës së përjavshme “Nacionali”

Faruk Daliu

Kuvendi i Këshillit Kombëtar

Shqiptar ka mbajtur të premten, më 29

qershor, seancën e katërt me radhë për

vitin 2012. Në seancën e udhëhequr

nga kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri,

u miratuan shtatë pikat e parapara të

rendit të ditës.

Në këtë seancë u miratua

propozim vendimi mbi ngritjen e

iniciativës për themelimin e Muzeut

Etnografik Shqiptar për Luginën e

Preshevës. Pika e dytë që u miratua

nga Kuvendi i KKSH-së ishte

propozim vendimi mbi shpalljen me

“rëndësi të veçantë” të institucioneve

kulturore shtëpitë e kulturës dhe

bibliotekat në Bujanoc dhe Preshevë.

Gjithashtu, sipas propozim

vendimit që u mbështet njëzëri nga

kuvendarët e Këshillit Kombëtar,

edhe mediat, si ato publike dhe private

në gjuhën shqipe janë shpallur

institucione me “rëndësi të veçantë”.

“Ligji na mundëson që këto

institucione t'i shpallim me “rëndësi të

veçantë”, sidomos shtëpitë e kulturës

dhe bibliotekat, ku edhe në këshilla

drejtuese të këtyre intitucioneve

KKSH mund të ketë një apo dy

anëtarë”, thotë kryetari i KKSH-së,

Galip Beqiri, duke shtuar se “edhe

drejtorët e këtyre institucioneve, sipas

ligjit, duhet të marrin pëlqimin e

Këshillit Kombëtar, siç marrin

drejtorët e shkollave”.

“Ligji na mundëson që në këto

institucione Këshilli Kombëtar të ketë

qasje, prandaj emërimet e drejtorëve

jo shqiptarë në këto institucione ne

nuk do t'i mbështesim”, shtoi Beqiri.

Këshilli Kombëtar Shqiptar

miratoi në këtë seancë Planin

Strategjik të KKSH-së për periudhën

2012 2016, plan i cili është përgatitur

gati një vit, edhe me trajnime të

ndryshme nën mbështetje të OSBEsë.

“Ky plan ngërthen në vete

aktivitete në katër fushat në të cilat

është kompetent Këshilli Kombëtar:

arsimin, kulturën, informimin dhe

përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Është domosdoshmëri e kohës që të

kemi këtë plan, dhe tani para

bashkësisë ndërkombëtare dhe

qeverisë republikane të dalim me plan

konkret. Shpresojmë të realizojmë

planin me faza për çështjet me interes

për shqiptarët në bazë të

kompetencave të Këshillit

Kombëtar”, thotë për Nacional-in,

kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri.

Kuvendarët e KKSH-së aprovuan

gjithashtu Raportin e Komisionit për

arsim parashkollor, fillor dhe të

mesëm për përgatitjen e teksteve

shkollore për vitin 2012.

Në seancën e katërt të KKSH-së

është caktuar Këshilli Organizativ i

manifestimit që do të organizohet në

Luginën e Preshevës për nder të 100

vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast më 6 korrik në Preshevë

dhe më 7 korrik në Bujanoc do të

mbajë koncert Ansambli Shtetëror i

Këngëve dhe Valleve nga Shqipëria.

Në këtë manifestim para koncerteve

do të organizohen orë letrare me

shkrimtarë nga Shqipëria, ndërkaq

mysafirë në manifestim do të jenë

edhe përfaqësues nga Ministria e

Kulturës nga Shqipëria, me të cilën

Këshilli Kombëtar Shqiptar tanimë ka

një bashkëpunim të mirëfilltë.

Në kuadër të këtij manifestimi më

7 korrik në Bujanoc do të organizohet

një koktej me rastin e dy vjetorit të

themelimit të Këshillit Kombëtar

Shqiptar dhe një vjetorit të daljes së

gazetës së përjavshme “Nacionali”.

4

2 korril 2012
Politikë

Në Medvegjë PVD fiton 15,59%

të votave të përgjithshme

zgjedhor është përmbyllur me

sukses, ndërsa rezultatet e para

preliminare kanë dëshmuar se

shqiptarët kanë fituar rreth

shtatë këshilltarë komunal në

Kuvendin e ri, apo rreth 830

vota.

Komisioni Komunal

Zgjedhor në Medvegjë, ka

shpall rezultatet e para

preliminare të zgjedhjeve të

djeshme lokale, sipas të cilave

shqiptarët do të përfaqësohen

me shtatë këshilltarë komunal.

Në komunën e Medvegjës,

zgjedhjet lokale kanë

përfunduar mbrëmë ndërkohë

që thirrjes për të shpreh

verdiktin qytetarë sipas

rezultateve të para të

publikuara sot, iu janë

përgjigjur rreth 5350 qytetarë

nga gjithsejtë 10300 sa ka kjo

komunë, apo thënë në aspektin

procentual më se 50 % e

popullatës.

Lista e vetme shqiptare e

Partisë për Veprim

Demokratik që konkurroi në

këto zgjedhje ka fituar mbi 800

vota apo 15.59 % të numrit të

votuesve.

Lulzim Sahiti, anëtar i

Komisionit Komunal

Zgjedhorë i ka thënë

PreshevaNEWS se procesi

Ndryshe zgjedhjet e

djeshme në Medvegjë janë

mbajtur ndaras nga komunat

tjera të Luginës së Preshevës.

Zgjedhjet e djeshme janë

karakterizuar me shkuarjen e

një numri të konsiderueshëm

banorëve shqiptarë të

Medvegjës të cilët që në vitet e

90 janë vendosur në qendra të

ndryshme të Kosovës, për

shkak të dëbimeve ët

dhunshme nga vatrat e tyre, të

organizuar me mëse 13

autobusë.

Sipas rezultateve

preliminare shqiptarët në

Kuvendin e Medvegjës do të

mund të përfaqësohen me

shtatë këshilltarë komunal.

2 korrik 2012

5
Politikë

Gjashtë drejtor shqiptarë i shkarkon

koaliconi aktual i pushtetit lokal në Bujanoc

Në Komunën e Bujanocit, që pas

gjashtë majit kanë ndryshuar raportet

politike dhe menaxhuese në pushtetin

lokal.

Nagip Arifi - Kryetar i Komunës në Bujanoc

Derisa pozita e përbërë nga një

subjekt i vetëm politik shqiptar dhe

disa parti sërbe pretendon në ruajtjen e

multietnicitetit në baza vullnetare,

opozita e përbërë nga 18 këshilltarë

shqiptarë shkarkimet e pushtetit lokal i

quanë me prapavijë politike dhe

vazhdë e diskriminimit ndaj

shqiptarëve, përderisa këta të fundit

paralajmërojnë hapa të veprimit

politik jokonvencional.

Në Buajnoc koalicioni i dal nga

zgjedhjet e 6 majit në përbërje të së

cilit është një parti shqiptare dhe dy

sërbe, bashkë me një grupim qytetarë

të themeluar nga kisha ortodokse, në

seancën e sotme ua ka ndërprerë

mandatet në gjysmë drejtorëve,

kuadro shqiptarë të tri partive politike

opozitare.

Duke arsyetuar veprimet e

Kuvendit, kryetari i Komunës Nagip

Arifi, para kuvendarëve është zotuar

se do t`i rrijë besnik marrëveshjes së

koalicionit të PD-së së tij me Partinë

Socialiste Sërbe të Ivca Daqiqit,

Partisë Demokratike të Tadiqit dhe

Grupimit joformal të ashtuquajtur

„Sveti apostolli Petar dhe Pavle“, në

mënyrë që siç është shprehur mos të

bëhen shantazhimet etnike.

“Unë Nagip Arifi, deri sa të jem

kryetar komune, nuk do të lejoj që një

drejtor, pamarrë parasysh i cilës

bashkësi etnike të jetë që të bëjë

shantazhime ndaj bashkësisë tjetër,

qoftë ai shqiptarë ndaj sërbëve apo

anasjelltas.Dhe nuk po ndërrohet

drejtori në shtëpinë e shëndetit të

punësohen sërbët, por kjo po bëhet

sepse kemi një marrëveshje të tillë dhe

do të punësohen atje edhe shqiptarët

edhe sërbët, nëse ka mundësi.”

Nga ana tjetër opozitarët shqiptarë

duke konsideruar dy korrikun datë

historike për shqiptarët, kanë kërkuar

6

2 korril 2012
Politikë

Shaip Kamberi - Nënkryetar i Partisë për Veprim Demokratik

që mos të preken mandatet të cilët janë

në gjysmë e aq më pak të etiketohen

drejtorët shqiptarë të cilët u

zëvendësuan me ata sërb, për gjoja

keqpërdorime, sepse sipas tyre kështu

i hapet rruga Ivica Daçiqit partnerit të

koalicionit aktual që të ndërmarrë

hapa radikal kinse në emër të

kriminalitetit.

Shaip Kamberi, nënkryetar i PVDsë

ka thënë se “kemi kërkuar që seanca

e sotme të shtyhet, meqë drejtorët

aktual kanë ende mandat dhe se

mandati i tyre ende nuk ka skaduar, se

nuk ka kurrë farë keqpërdorimi e as

keç menaxhimi të ndërmarrjeve

komunale. Por, prapa kësaj po fshihet

një tendencë e koalicionit aktual

vëllazërim bashkim, mes një partie

shqiptare, tri partive sërbe dhe një

grupi qytetarë i themeluar nga kisha

ortodokse sërbe siç është grupi “Shën

Apostoli Peter dhe Pavle”, për

spastrimin e institucioneve komunale

nga kuadrot shqiptare”, ka përfunduar

Kamberi.

Nga ana tjetër, Jonuz Musliu,

Kryetar i LPD-së, seancën e sotme e

ka quajtur jo legjitime, ai ka vazhduar

të këmbëngul se ky Kuvend nuk e ka

kuorumin për vazhdim të punëve,

ndërkohë që shkarkimet e sotme i ka

quajtur të dedikuara ndaj shqiptarëve.

“Nuk është ky koalicion fqinjësh,

por është koalicion interesash i një

individi dhe një apetiti të cilin

dëshiron që përmes koalicionit ti

plotësoj apetitet e veta dhe apetitet e

Beogradit, ata që na vranë, po ata që na

dëbuan, po të njëjtit njerëz tani kanë

bërë koalicion dhe vazhdojnë

miqësinë e vjetër bashkërisht që ta

qeverisin Komunën e Bujanocit.”

Koalicioni opozitar i përbërë nga

18 këshilltarë shqiptarë të tri

subjekteve politike PVD-së, LPD-së

dhe UDSH-së, nuk ka marrë pjesë në

seancën e sotme të Kuvendit.

Ndërkohë që sipas tyre nëse pushteti

aktual vazhdon me trendin e filluar do

të jenë të detyruar që të ndërmarrin

hapa të veprimit politik

jokonvencional.

Jonuz Musliu - Kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik

2 korrik 2012

7
Politikë

Pushtetarët e rinjë largojnë

ata të vjetrit në Bujanoc!

Përfaqësuesit e koalicionit të

ashtuquajtur vullnetarë shqiptaro -

sërb në Bujanoc, gjatë ditës së sotme

kanë vazhduar me praktikën e filluar

ditë më parë për shkarkimin e

kuadrove shqiptare të përbërjes së

pushtetit të kaluar. Në radhë sot ishte

Biblioteka "14 Nëntori" dhe Drejtori

i saj Galip Beqiri.

Në zyret e drejtorit të

bibliotekës“14 Nëntori” në Bujanoc,

Këshilli drejtues në përbërje të

Boban Stoshiq nga Leosoja kryetar

dhe Srgjana Grujiq nga Bujanoci dhe

Ramiz Bajrami nga Osllara profesor

i Historisë në Gjimnazin “Sazai

Surroi”, kanë mbajtur mbledhjen e

parë dhe kanë aprovuar dy pika të

rendit ditë. Vendimi për shkarkimin e

drejtorit bibliotekës “14 Nëntori”

para se t'i skadoj mandati dhe të

ndryshme. Në bazë të vendimit të

Kuvendit komunal që nga seanca e

kaluar është ndërruar Këshilli

drejtues i bibliotekës së qytetit.

Arsyetimi për shkarkimin e

drejtorit të këtij instituioni janë

qesharake dhe cinike pasur

parasyesh se nënvizohet se drejtori i

bibliotekës është njëherit edhe

Kryetari i Këshillit Kombëtar

Shqiptar (Kryetari Galip Beqiri në

KKSH nuk merr rrogë por është në

honorar) dhe se nuk mund t'i mbartë

dy funksione. Për më tepër ngarkohet

me akuzën e mos kryerjes së

detyrave dhe obligimeve në

bibliotekë dhe lëshimeve që ka pasur

si drejtor i bibliotekës.

Deri më sot, sipas evidencave dhe

procesverbaleve të bibliotekës “14

Nëntori” nuk ka pasur as edhe një

ankesë qoftë nga puntorët e

bibliotekës, qoftë edhe nga lexuesit e

rregullte në këtë bibliotekë, për më

tepër është cilësuar si drejtori më i

suksesshëm i këtij institucioni pasur

parasysh ngritjen e numrit të

lexuesve dhe ngritja e vëllimit të

librave e sidomos librat në gjuhën

shqipe, kur edhe ishin ndaluar librat e

Ismal Kadares dhe autorve tjerë të

spikatur.

Në pyetjen e drejtorit bibliotekës

se nga këto konstatime të

paqëndrueshme dhe shpifëse.

Stoshiq iu është përgjigjur se këto

janë urdhërat e marra nga Pushteti

aktual i Komunës së Bujanocit,

prandaj jemi të udhëzuar që në këtë

fomë të shkruajmë edhe procesin.

Përndryshe, Këshilli drejtues nuk

ka kërkuar as një raport apo

dokumentacion të caktuar që do të

mundëti vërtetonin pohimet e

paqëndrueshme.

Drejtori i bibliotekës më parë ka

dorëzuar në Këshillin komunal

raportin e punës bashkë me raportin

financiar sikur edhe programin e

punës për vitin 2012/2013.

Sipas marrveshjes së koalicionit

që ka PD e Nagip Arifit me GQ

Stojança Ariq dhe DS, SPS dh GQ

Shën Apostoli Pavle dhe Petar,

udhëheja e bibliotekës do ti takoj

korpusit të mbledhur nga partitë

serbe.

Njiherit në zyrat e bibliotekës

është i vendosur edhe Këshilli

Kombëtar Shqiptar, prandaj me

largimin e dejtorit të bibliotekës dhe

emrimit të një drejtori serb Këshilli

Kombëtar Shqiptar nuk mund ta kry

funksionimin normal, sepse zyrat që

janë në pregatitje e sipër të KKSh-së

nuk janë ende në dispozicion, nga se

DS mbanë në posedim të paligjshëm

dhe pa kurrfarë vendimi zyrat e ndara

për KKSH, thuhet në komunikatën

për opinion të Drejtorit të Biblotekës

"14 Nëntori" në Bujanoc, Galip

Beqiri.

8

2 korril 2012
Shoqëri

Shtohen pritjet e gjata

nëpër kalimet kufitare

po kryhen punime dhe se këto

shqetësime janë paraqitur nga

shumë mërgimtarë.

Në fillim të sezonit të

pushimeve verore dhe fluksit

masiv të mërgimtarëve drejt

vendlindjes së tyre, problem

kryesor mbetet pritja dhe

kolonat e stërzgjatura nëpër

pikat kufitare.

Mërgimtarët që kanë

mbërritur në pikën kufitare

Tabanoc mes Sërbisë dhe

Maqedonisë rrëfejnë për

problemet dhe pritjet nëpër

pikat kufitare, por edhe

komunikacionin e dendur për

shkak të punimeve nëpër rrugë,

kryesisht në Sërbi.

Hungarisë, ku pritet për disa

orë. Një mërgimtar ka rrëfyer

se pritja e tyre ka zgjatur për

rreth 6 orë në Horgosh dhe ky

ka qenë një tmerr i paparë për

familjen e tij, e cila mezi ka

përballur temperaturat e larta

që janë rikthyer këto ditë.

Në vendkalimin Batrovc

midis Kroacisë dhe Sërbisë,

gjithashtu ka kolona të

makinave dhe se sipas

dëshmitarëve në këtë pikë

kufitare pritet më shumë se 1

orë dhe se kryesisht kolonat

shkaktohen nga autoritetet

sërbe.

Në vendkalimin kufitar

Tabanoc gjithashtu ka kolona të

gjata, mirëpo mërgimtarët i

shohin ato më të vogla në

krahasim me pikat e tjera

kufitare. Kolona më e gjatë

shkaktohet në pjesën e

Maqedonisë, ku për shkak të

procedurave të verifikimit,

krijohen rradhë të gjata, edhe

pse janë lëshuar disa korsi për

të ulur fluksin masiv.

Në këtë pikë kufitare janë

koncentruar edhe shtetasit

turq, që udhëtojnë drejt vendit

të tyre përmes Greqisë, ndërsa

nuk mungojnë edhe turistët nga

Hungaria, Polonia, Çekia,

Sërbia dhe vendet e tjera të

Evropës Juglindore dhe

Lindore që shkojnë për

pushime në bregdetin grek.

Sipas mërgimtarëve, pritja

më e gjatë është në vendkalimin

Horgosh midis Sërbisë dhe

Një pritje tjetër dhe

ngadalësim i komunikacionit

vijon në afërsi të Beogradit, ku

2 korrik 2012

9
Siguri

Të shtëna në punktin e policisë

multietnike në Dobrosin,

një polic sërb i plagosur

tensionimi i gjendjes dhe zbrazja e

Luginës nga shqiptarët.

Galip Beqiri - Kryetar i KKShse,

e ka quajtur incidentin tendenc

per tensionim te gjendjes dhe ikje

nga përgjegjësia për përmirësimin

e situatës, ekonomike,politike dhe

asaj të sigurisë në Luginën e

Preshevës.

Në fshatin Dobrosin të

Bujanocit, është sulmuar sërish

punkti i policisë multietnike, nga

persona ende të paidentifikuar, me

ç`rast një polic sërb është plagosur.

Në Dobrosin 17 km në

perëndim të Bujanocit, në orët e

hershme të ditës së sotme është

sulmuar punkti policor sërb i cili

ndodhet në vet kufirin që ndanë

Kosovën nga Sërbia, me ç'rast një

polic sërb është plagosur nga të

shtënat me armë zjarri.

Zëdhënësi i policisë sërbe në

Vranjë, Dragan Stamenkoviq,

incidentin e ka karakterizuar sulm

terrorist të ardhur nga territori i

Kosovës, ndërkohë që nuk ka

dhënë informacione për autorët e

mundshëm.

Nga ana tjetër përfaqësuesit

politik shqiptarë e kanë quajtur jo

të rastësishëm edhe këtë incident.

Sipas tyre, ngjashëm sikur më 4

maj kur u arrestuan tetë shqiptarë

nga Bujanoci, pastaj më 17 maj kur

për herë të parë u sulmua po ky

punkt policor dhe incidenti i sotëm

e kanë një qëllim të përbashkët,

Nga ana tjetër, Jonuz Musliu

Kryetar i Lëvizjes së Progresit

Demokratik duke e komentuar

incidentin e sotëm, ka thënë se ky

incident është inskenim i Beogradit

zyrtar i cili të njejtën praktik e bëri

edhe gjatë dy maujve të shkuar me

qëllim të zbrazjes së Luginës nga

shiptarët. Mulsiu, ka ftuar

shqiptarët në vetëpërmbajtje dhe

gjakftohtësi.

Incidenti i sotëm ka tensionuar

gjendjen në fshatin Dobrosin i cili

është etnikisht i banuar me

shqiptarë, ndërkohë që ky incident

i ka dhënë rast shtimit të forcave

policore ushtarake sërbe në këtë

rajon.

10

2 korril 2012
Siguri

Familja Sadiku e indinjuar

nga deklaratat e liderëve dhe medieve

për kinse lirimin e Selimonit

të mësuar më gjerësisht rreth

këtij rasti nga vëllai i Selmonit,

Jakup Sadiku. Pas leximit të

vendimit për mbrojtje në liri të

Selmonit të emocionuar pritëm

me orë të tëra vëllain por kjo gjë

nuk ndodhi sepse ata Selmonin

e kishin dërguar për në burgun

e Nishit, deklaroi kështu Jakup

Sadiku vëllau i të akuzuarit. Ai

më tej shtoi se gjendja e tij

shëndetësore nuk është edhe aq

e mirë.

Deklaratat e djeshme të

liderëve politk dhe

instirucional të Komunës së

Preshevës,mjaft euforike, për

lirimin e Selimon Sadikut i cili

është arrestuar më 26 dhjetor

2008 nën akuzën për krime

lufte, kanë indinjuar familjen

Sadiku në Raincë të Preshevës,

sepse Selimoni vazhdon të

mbahet në kazamatet Sërbe,

nga Beogradi në Nishë.

Pas konfirmimit të lajmit nga

avokati mbrojtës Ilija Rduçeviq

Selmon Sadikut i akuzur për

krime lufte në Gjilan në seancën

gjyqësore të mbajtur dje në

Beograd , se i akuzuari Selmon

Sadiku nga Rainca është liruar

nga burgu dhe do të mbrohet në

liri një gjë e tillë nuk qendron

sepse ai është dërguar nga

burgu i Beogradit drejtë për në

burgun e Nishit.

Me këtë rast ekipi i

Radiotelevizionit Presheva

gjatë ditës së sotme vizitoi

familjen e Selmon Sadikut për

Vëllai i Selmonit kritikon

liderët komunal poashtu edhe

ata rajonal se nuk po shprehin

interesim për lirimin e tyre nga

burgu. Intereseimi për të

kuptuar për arsyen e dërgimit

të Selmonit në Burgun e Nishit

do vazhdojë së bashku me

avokatët mbrojtës në fillim javë.

Përndryshe Selmon Sadiku

është arrestuar më 26 dhjetor të

vitit 2008 i akuzuar për KRIME

LUFTE.

2 korrik 2012

11
Shoqëri

Bie fuqia blerëse në Preshevë,

biznesi i vogël në krizë

për mungesë shitjesh ...

Avni Selimi

Një valë e fortë falimentimi po e

godet biznesin e vogël të shitjeve

me pakicë në Preshevë. Rënia e

standardit jetësor ka ndikuar që

qytetarët mos t`i kushtojnë

rëndësi veshjes apo dukjes së tyre,

duke ndryshuar apo rinovuar

gardërobën e tyre. Kriza

ekonomike dita ditës ka zbrazur

xhepat e qytetarëve të kategorive

të varfëra por edhe atyre me

standard të mesëm jetësor, të cilët

ankohen se mezi mbulojnë muajin

për gjësendet elementare

ushqimore. Por, ankesat më të

mëdha vijnë nga pronarët e

dyqaneve nëpër Preshevë , të cilët

theksojnë se shumë pak kanë

blerës, sidomos në muajt e këtij

fillim viti . Njëri nga pronarët e

butikut në Preshevë për gazetën ,,

Nacionali thotë se "Kemi ra në

hallë edhe ne pronarët . Asgjë nuk

lëvizë dhe vështirë do ta kemi të

përballojmë edhe ne këtë krizë,

pasi që qytetarët shumë pak

blejnë. Mungesa e fuqisë blerëse

është një prej problemeve më të

mëdha, me të cilën po përballet

biznesi i vogël në Preshevë, pasi

për disa muaj rresht puna ka rënë

totalisht. Tregtarët e këtyre

butiqeve thojnë se nuk kemi ku të

shkojmë sepse jemi mbërthyer pas

shpresës se gjendja do të

përmirësohet, me ardhjen e

bashkatdhetarëve në muajin

korrik të këtij viti. Një punëtore në

butikun ,, Levis “ ka theksuar se

dyqani i tyre gjendet në pjesë më

të frekuentuar të qytetit por nuk

jemi të kënaqur me shitje sepse

kemi shumë pak blerës që blejnë

garderobë luksoze. E blerësit më

të mirë janë ata të moshës nga 25

vjeç deri në 35 vjeç. Në çdo butikë

në qendër të këtij qyteti janë

prezente marka të mirënjohura të

veshjeve, si : Armani, , Jeans, te

Gucii, Piere Cardin, Valentino,

Denim, Desigual, , Gant, Diesel,

Paris Hilton Clothing Line etj që

janë firma që kanë epokë në botën

e modës që këto marka

prestigjioze janë të kopjuara apo të

imituara për tregun tonë vendor.

Por për disa duqane të vogëla

butiqesh që tregtojnë veshje

markash të njohura situata nuk

është edhe kaq ,alarmuese”,

madje ka nga pronarët që e kan

renovuar pamjen e jashtme të

duqanit për të tërhequr

klientë.Pronari i butikut ,, Levis”

një emër i njohur për rininë e

Preshevës ka bërë ndarjen e

veshjeve për femëra dhe meshkuj

përshkak të natyrës së vështirë që

ka kjo gjini për të bërë pazar nga

shumëllojshmëria e ofertës së

markave prestigjioze të veshjeve

për femëra. Sipas pronarit të këtij

dyqani, për meshkujt markat që

tërheqin më shumë janë Denim,

Desigual, Gant, Diesel, Armani, ,

Jeans. Sipas tij, shqiptarët kanë

hequr dorë nga mallrat e luksit

dhe janë më të orientuar drejt

çmimeve të lira. Tregtarët e këtyre

butiqeve shprehen se situata nuk

na ka lejuar t'i rrisim çmimet,

sepse do të largonim klientët, e

megjithatë, sërish shitjet me

pakicë janë në nivelet më të ulëta

të 10 viteve të fundit. Në muajt e

parë të këtij viti janë mbyllë shumë

aktiviteteve të biznesit të vogël,

pohojnë tregtarët . Me dhjetëra

dyqane të shitjeve me pakicë kanë

mbyllur aktivitetin e biznesit

privat ndërsa pronarët janë në

kërkim të qiramarrësve theksojnë

tregtarët .Në këtë sektor më të

rëndësishëm të ekonomisë

vendore , lufta po bëhet për

mbijetesë, sepse në një krah

qëndron kriza e fortë që ka goditur

ekonominë dhe në anën tjetër

inflacioni , i cili ka ndikuar në

fuqinë blerëse..

12

2 korril 2012
Shtypi

“Gjingjiq u vra pasi donte

të shkëmbente territore”

tashmë udhëheq Maqedoninë,

gjithashtu zbuloi se takoi për

15 minuta në burg Sllobodan

Millosheviqin, gjatë një vizite

në Hagë dhe se i dha NATO-s

aprovimin për të sulmuar

Sërbinë nga territori i vendit të

tij në vitin 1999, ndonëse kjo

rezultoi më pas e

panevojshme.

Në një shprehje të rrallë

sinqeriteti, Georgevski

gjithashtu pranoi se

“maqedonasit janë falsifikuesit

më të mëdhenjë të historisë në

Ballkan”.

Ish-kryeministri i

Maqedonisë, Ljubço

Georgevski, beson se ishkryeministri

i Sërbisë, Zoran

Gjingjiq, u vra në një atentat

pasi dëshironte të bisedonte

për shkëmbime territoresh

midis Sërbisë, Maqedonisë,

Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një intervistë për të

përditshmen boshnjake

“Dnevni Avaz”, ai shkruan se

do të ofrojë detaje të tjera kyçe

të personalitetit të Gjingjiq në

autobiografinë e tij që do të

publikohet shumë shpejt.

Megjithatë, ish-kryeministri

maqedonas, njëkohësisht një

shtetas bullgar, vlerësoi se

“tashmë është e qartë që nëse

Gjingjiq do të kishte jetuar më

gjatë, harta politike e Ballkanit

mund të kishte qenë e

ndryshme nga e sotmja”.

Georgevski, lideri i parë i

partisë VMRO-DPMNE, që

Ish-kryeministër i Sërbisë,

Gjingjiq u vra në vitin 2003 nga

një snajper në dalje të një

godine qeveritare në Beograd.

Më vonë, vrasësi u lidh me një

grup nacionalist, i

ashtuquajtur “grupi i

Zemunit”, që kundërshtonte

politiken e Gjingjiq për një

bashkekzistencë paqësore me

fqinjët.

2 korrik 2012

13
Shtypi

Kosova Republikë e Pavarur - pa mbikëqyrje

Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka

marrë vendim që të përmbyllet

pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës,

ndërsa ka mbetur që deri në shtator të

kryhen disa obligime, siç është

përfshirja e disa ligjeve në këtë proces,

ka thënë shefi i ICO-së Pieter Feith.

Kurse nikoqiri i takimit, ministri i

Jashtëm i Austrisë, Mihael

Shpindeleger ka thënë se kjo paraqet

një ditë historike për Kosovën.

"Nga dita e sotme, Kosovës po i

hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare,

kurse mandati i ICO-së (Zyrës Civile

Ndërkombëtare) pushon në shtator",

ka thënë ministri austriak, Mihael

Shpindeleger.

Ai ka shprehur kënaqësinë e tij se

Vjena është vendi ku u hartua dhe

aprovua Plani i Ahtisarit për shpalljen

e pavarësisë së Kosovës dhe po në këtë

qytet tash po vendoset fundi i

mbikëqyrjes së kësaj pavarësie.

“Ne e dimë se Kosova do të

ballafaqohet me shumë sfida dhe do të

duhet të kryejë shumë detyra të

shtëpisë, por e dimë po ashtu se ka

bërë një punë të mrekullueshme këto

vitet e fundit”, tha ministri austriak,

duke shpresuar se Kosova një ditë do

të jetë pjesë e strukturave të integruara

të Evropës.

Në anën tjetër, shefi i ICO-së, Piter

Feith ka deklaruar se Kosova ka bërë

shumë përparime këto vitet e fundit.

Ndërsa ka lavdëruar përpjekjet për

hapjen e Zyrës Administrative në veri,

Feith ka inkurajuar institucionet e

Kosovës që në ditët në vijim t'i bëjnë

ndryshimet e nevojshme ligjorekushtetuese

në mënyrë që të bëhet

kalimi i kompetencave dhe

përgjegjësive nga zyra e tij tek

autoritetet vendase.

Nga Plani i Ahtisarit, sfidat e

papërmbushura kanë mbetur në veri të

Kosovës. Feith me këtë rast ka

përmendur tri parime mbi të cilat do të

gjendet zgjidhja politike për atë pjesë.

“Zgjidhja politike për veriun do të

bazohet në tri parime: Nuk ka dhunë,

nuk ka ndarje, pra veriu do të mbetet i

Kosovës dhe parimi i tretë se veriu nuk

do të mbetet konflikt i ngrirë”, ka

thënë Feith.

Në anën tjetër kryeministri Hashim

Thaçi tha se kjo paraqet një ditë

historike për Kosovën për të cilën ai

tha se meritat i ndajnë së bashku

institucionet e Kosovës dhe

komuniteti ndërkombëtar.

Duke folur në takimin me GDN-së,

Thaçi ka thënë se të gjithë kanë bërë

një punë të shkëlqyeshme, e cila e ka

bërë Kosovën në shtet të respektuar në

rajon dhe me gjerë.

“Unë e di se ende kemi punë për të

bërë. Ne duhet të forcojmë sundimin e

ligjit dhe të rrisim mirëbesimin e

qytetarëve tanë. Ne duhet të rrisim

nivelin e bashkëpunimit ekonomik.

Ne duhet të realizojmë potencialin

tonë të plotë të decentralizimit dhe të

sigurojmë qytetarët tanë se qeveria e

tyre është përgjegjëse për nevojat e

tyre. Për më tepër, ne duhet të

forcojmë lidhjet ndërmjet grupeve

etnike në Kosovë dhe të bëjmë

tolerancën dhe respektin për kulturën

e njëri tjetrit pjesë përbërëse të jetës së

shtetit tonë. Në bashkëpunim me

Zyrën Ndërkombëtare Civile ne kemi

krijuar strukturat për përballjen me

këto sfida dhe unë zotohem se jemi të

përkushtuar që ta bëjmë Kosovën një

rrëfim suksesi dhe shembull i

zhvillimit, paqes dhe stabilitetit”,

theksoi Thaçi.

Duke pasqyruar proceset që nga

pas shpallja e pavarësisë së Kosovës,

kryeministri theksoi se tani

institucionet tona janë të gatshme të

dalin nga ombrella e mbikëqyrjes dhe

të përfshijnë parimet e Propozimit

Gjithëpërfshirës në ligjet dhe

Kushtetutën moderne, me qëllim që t'i

shërbejnë kombit plotësisht të

pavarur.

“Institucionet e Kosovës kanë

punuar dhe janë duke punuar

maksimalisht për të siguruar njohje të

reja dhe dua ta shfrytëzoj këtë moment

t'ju falënderoj për përkrahjen e

14

2 korril 2012
Shtypi

palodhshme dhe të çmueshme që

kanë dhënë përfaqësuesit e

vendeve të cilat ju i përfaqësoni

këtu. Institucionet e Republikës së

Kosovës kanë vazhduar të

konsolidohen sipas planit të

paraparë dhe si rezultat tani janë të

gatshme për të ushtruar të gjitha

përgjegjësitë shtetërore”, vlerësoi

kreu i ekzekutivit të Kosovës.

Ai siguroi se fryma e Planit të

Ahtisaarit do të vazhdojë gjatë

edhe pas përfundimit të mandatit të

Zyrës Ndërkombëtare Civile.

“Një sfidë me të cilën

vazhdojmë të ballafaqohemi është

se si mund të zhvillojnë

institucionet e Kosovës një

marrëdhënie me komunitetin sërb

në veri. Në maj të këtij viti, ne kemi

deklaruar qëllimin tonë që t'u

afrohemi më afër qytetarëve tanë

atje, duke marrë vendimin për

hapjen e Zyrës Administrative të

Mitrovicës Veriore”, u shpreh

Thaçi, duke shtuar se qartazi,

çështja e krimit të organizuar,

kontrabandës, strukturave paralele

dhe bllokadave në veri të Kosovës

është sfidë që po përcjellë

Kosovën.

“Bllokimi i lirisë së lëvizjes dhe

mallrave nga kushdo qoftë është i

papranueshëm. Me këtë rast dua t'i

falënderoj KFOR-in dhe EULEXin

për punën e tyre, por ka mbetur

edhe shumë për t'u bërë për të

siguruar një mjedis ligjor dhe

demokratik”, tha Thaçi.

Kreu i ekzekutivit duke folur

për bisedimet me Sërbinë, i bëri

thirrje bashkësisë ndërkombëtare

që të vazhdojnë presionin ndaj

Sërbisë në këtë proces dhe që

marrëveshjet e arritura të

implementohen nga ana e Sërbisë.

Çertifikohen 73 diplomat

e para nga Kosova

Zyra e Bashkimit Evropian në

Kosovë, bën të ditur se 73 diploma nga

Kosova u çertifikuan sot nga

Asociacioni i Universiteteve

Evropiane bashkë me marrëveshjen që

u arrit në dialogun ndërmjet Prishtinës

dhe Beogradit me lehtësimin e BE-së.

"Çertifikimi i sotëm i 73 diplomave

të para universitare është i mirëpritur.

Kjo mundëson që këta të rinjë të

shfrytëzojnë diplomat e tyre

universitare për të vijuar studimet ose

për të kërkuar punësim në Sërbi, si

çdokund tjetër në Evropë. Kjo

përmirëson mënyrën e jetesës së

qytetarëve, duke e sjellë kështu

praktikën sërbe më afër normave

evropiane. Kjo plotëson dy prej

objektivave për të cilat është zhvilluar

dialogu, megjithëse në një mënyrë

modeste", tha Robert Cooper,

lehtësuesi i BE-së për dialogun

Kosovë Sërbi.

Çertifikimi është bërë përmes një

komisioni ekspertësh akademikë të

EUA-së, të cilët kanë verifikuar, që

diplomat universitare janë dhënë me

korrektësi nga institucionet e

autorizuara dhe në përputhshmëri me

praktikën më të mirë evropiane.

Këto diploma të çertifikuara do të

trajtohen në Sërbi, në të njëjtën mënyrë

sikur diplomat e tjera të lëshuara jashtë

Sërbisë.

Në fakt, kjo nënkupton se të

diplomuarit të cilët dëshirojnë të

vijojnë mëtutje programe edukative

dhe/ose të kërkojnë punësim në

administratë publike në Sërbi mund t'i

dorëzojnë diplomat e tyre, bashkë me

çertifikatën e EUA-së në universitetin

e tyre të zgjedhur ose institucionin

përkatës. Universiteti në fjalë pastaj do

të japë një konfirmim për pranimin, ka

njoftuar Zyra e BE-së në Kosovë dhe

Zyra e Përfaqësuesit special të BE-së

në Kosovë.

Me këtë konfirmim, të diplomuarit

mund ose të regjistrohen në programe

akademike, ose të aplikojnë për një

pozitë në administratë publike.

2 korrik 2012

15
Reportazh

Prekazi - Memoria jonë e përhershme

Prekaz…! Të gjithë duan të

shkojnë drejt Drenicës. Të gjithë duan

të shkojnë atje…në Prekaz. Është njëri

nga vendet më të njohura. Të huajt dhe

shqiptarët duan të shohin çdo gjë

atje,... rrugët, malet, fushat, njerëzit,

fëmijët, djemtë, vajzat, pleqtë… Eh!-

atje vjen erë e hershme shqiptare.

Duan të prekin me dorë historinë vetë,

atë që vjen nga përjetësia për të shkuar

në përjetësi.

Valon BEGZADI

Është një meditim që të vjen

ndërmend sa të kujtosh Prekazin. Dhe

sa vjen në Kosovë, pyetja e parë që të

vjen në buzë është ajo:- Nga bie

Prekazi!. Të gjithë për atje i çojnë

këmbët. Atje të presin Jasharët, të cilët

janë bërë FLAMURI i shqiptarëve në

dekadën e fundit, si burrat, gratë,

fëmijët, pleqtë, gjithçka që kanë pasur

dhe kanë Jasharët.

Të gjithë janë pjesa më e gjallë e

historisë së Kosovës. Të presin ata që

ranë nën dhunën, ku njëra nga

perandoritë më barbare dhe më e

prapambetura e Ballkanit,-Sërbia,-

derdhi dhe ushtroi mbi një familje të

Madhe, si Jasharët. Të presin

monumentin dhe të rënët, ato të cilët

radhë-radhë janë në tokën e lirë të

Prekazit dhe të Kosovës. Prekazi të

bën më shumë njeri, të bën më me

peshë dhe më real. Kjo ngjan

gjithmonë me historinë dhe me kohët

që mbartin në gjirin e tyre.

Memoriali.

Ç'mund të bëhej ndryshe me

Prekazin! A mund të harrohet ajo që

bëri dhe ajo që ndodhi atje Në altarin

e lirisë gjithë brezat: një familje, gra

dhe burra, fëmijë dhe të moshuar. Të

gjithë derdhën gjak në rrënjët dhe

kujtesën e lirisë. Të duket se atje u

fijuan të gjithë shqiptarët.

Jasharajt janë themeli i asaj që

ngjau dhe e ardhmja që ëndërrojmë.

Dhe memoriali për ta nuk është në

Prekaz, por kudo që ka tokë shqiptare.

Prekazi është kujtesa jonë për lirinë. E

kemi kërkuar gjithë jetën, sa për të një

shekull kemi flijuar një milion të rënë.

Prekazi është bashkimi ynë rreth

UÇK-së, asaj që ruajti jetën dhe ktheu

shpresën e madhe të të gjithë

shqiptarëve. Prekazi është virtyti ynë i

përjetshëm, se Shaban, Adem e

Hamzë Jashari janë e do të mbeten

modeli i burrit dhe njeriut shqiptar.

Prekazi është memoria jonë e

përjetshme, siç ka qenë lufta dhe

flamuri në të gjithë historinë tonë.

Drejt Prekazit do të ketë njerëz nga e

gjithë Bota, ashtu siç do të ketë edhe

këngë, ashtu siç do të ketë dhe dasma

dhe lindje fëmijësh. Baca Shaban,

Baca Adem e Baca Hamzë në atë

moshë që ranë do të presin dhe do të

përcjellin njerëz.

Drenica

Treva ku lufta dhe paqja, ditët e

mira dhe ditët e këqij të Kombit

shqiptar gjetën strehë, gjetën njerëz,

gjetën gjak dhe gjuhë. S'ka ditë dhe

datë të shënuar të Kombit shqiptar, që

në Drenicë të mos këta gjetur njerëzit e

vet. Pa dyshim është krahina dhe

vendi i njohur për të gjithë shqiptarët,

për të kaluarën dhe të sotmen, që çdo

ditë mbjellin të ardhmen. Aty ku

shqiptarët janë më vëllezër se në çdo

vend tjetër shqiptar.

Qindra vjet e në Drenicë nuk

reshtën kurrë taborret për ta sunduar

këtë vend “rebel”, që s'ka reshtur kurrë

për lirinë e vet. Qindra vjet dhe

pushtuesit e shqiptarëve nuk reshtën

drejt Drenicës, të cilët kudo shkelën

mbollën vdekjen. Drenica qëndroi…

Ec nëpër Drenicë. Vetë relievi

është një dialog intimiteti me atë që ka

aspiruar Drenica, me atë që në të gjithë

16

2 korrik 2012
Reportazh

globin quhet liri. Ka një akt hyjnorë,

në atë që Perëndia ka derdhur në

Drenicë. Male, fusha, gryka,

shkëmbinj, ashpër dhe butë. Rrepe të

mëdha, si të ishte një labirinth, si të

ishte një kurth…

Ec nëpër Drenicë, nën atë qiell

shqiptar dhe gjithçka që del para syve,

çdo grykë, çdo gurë, çdo drurë, çdo

kullë, të duket se hyn në dialogë me ty.

Të flet për 100 vjet më parë, për 50 vjet

më parë, për 10 vjet më parë, për 5

vite, për dje dhe për sot… Është një

dialog që nuk hesht për asnjë moment.

Në çdo kohë Drenica ka pasur atë që

quhet qëndresë.

Njerëzit

Kanë ecur qindra vite, dhjetëra

dekada, qindra ngjarje e mira njerëz.

Epokat kanë mbajtur fytyrën tek njëratjetra,

ashtu siç djemtë kanë kërkuar

t'ju ngjajnë baballarëve, ashtu si nipat

kanë dashur t'ju ngjajnë etërve. I gjen

kudo njerëzit, shkojnë dhe vijnë me

një dhimbje, me një buzëqeshje, por

me një krenari të lexueshme në fytyrë.

Si mund të ndodhë ndryshe… me atë

që kanë patur kaq të rënë, kaq të vrarë,

kaq heronj dhe kaq krenari. I gjen

kudo njerëzit e Drenicës, i njeh kudo

njerëzit e saj. Kudo dhe kurdo ata të

përgjigjen :-Jam nga Drenica.

Emrat e Hasan Prishtinës, Shaban

Palluzhës, Mehmet Gradicës, Azem

Bajta e Shote Galica nuk mund të

mbeten vetëm në Drenicë. Pas tyre

është çdo drenicak, qoftë 100 vjeç a

qoftë 7 vjeç, qoftë grua a qoftë burrë.

Të gjithë drenicasit pas tyre janë,

prandaj kudo t'i takosh dhe t'i pyetësh

drenicasit, ata të përgjigjen:-Jam nga

Drenica!

Ajo kulla e Ahmet Delisë, më e

njohura në Kosovë. Në Shkodër e Oso

Kukës. Kullat, ky vend i hershëm i

shqiptarit. Kulla dhe kështjella,

sinonime të njëra-tjetrës. As më pak

dhe as më tepër. Kulla, një kat. Dy kat

e më shumë. Gurë të latuar, gurë të

mbledhur nëpër zalle, kulla të ngritura

në mal. Mure të trasha, ku erërat dhe

plumbat përplasen pareshtur…

Kullë-njerëzit, kullë-zakonet,

kullë-atdhedashuria kullë-qëndresa;

gjithçka-kullë. Vendi dhe kuvendi i

burrave. Fëmijët, gratë, vajzat, burrat,

pleqtë, Shabani, Adem e Hamzë

Jashari, të gjithë ata që ranë e të gjithë

ata që janë gjallë, janë njerëzit e parë të

lirisë së Kosovës. Këtë e dinë të gjithë.

Kulla-muze! Të gjithë e

respektojnë si një vend i shenjtë.

Pelegrinazhi i shqiptarëve. Kënga e ka

çuar në katër cepat e botës Prekazin

dhe kullën e Jasharëve. Në të vërtetë

historia shqiptare atje ka qenë, që kur

është krijuar. Këtë e tregon ajo që ka

ndodhur dhe ajo se ç'thonë të gjallët e

Jasharëve.

2 korrik 2012

17
Sociale

Ndihma për 20 familjet në nevojë

në komunën e Bujanocit

Qendra Humanitare

“Solidariteti dhe Avancimi” nga

Presheva ka pesë vite që në

mënyrë të rregullt i shpërndan,

ndihma, 20 familjeve skamnore

në komunën e Bujanocit.

Javën e kaluar kjo qendër

humanitare i ka shpërndarë, këto

ndihma në familje si në fshatin

Bilaç, Samolicë, Osllar, Dobrosin

dhe Tërnoc, në të cilat varfëria

është si mos më keq.

Shkruan: Valon Begzadi

Së paku rreth njëzetë

familjeve në komunën e

Bujanocit varfëria për ta është

evidente dhe tashmë është

ulur këmbëkryq dhe ata që e

vuajnë më tepër janë fëmijët,

të cilët jetojnë në kushte të

mjerueshme, pa mundësi

sigurimi të veshmbathjes e as

mjeteve të nevojshme

mësimore.

Prindërit e tyre nuk janë në

gjendje fizike të punojnë dhe

po ashtu asnjë nga anëtarët e

tjerë të familjeve nuk është në

marrëdhënie pune, të cilët

jetojnë nga ndihmat solidare,

disa në shtëpi të vjetra

qindvjeçare të kërcënuar nga

rreziku të shemben nga çasti

në çast. Qendra Humanitare

“Solidariteti dhe Avancimi”

nga Presheva ka pesë vite që

në mënyrë të rregullt i

shpërndan ndihma 20

familjeve skamnore në

komunën e Bujanocit.

Javën e kaluar kjo qendër

humanitare i shpërndante

këto ndihma, në këto familje

në të cilat varfëria është si mos

më keq. Ndihmat filluam nga

fshati Bilaç, në familjen e Sinan

Rahamit, i cili jeton me dy

vajzat e tij, dhe tregon për

televizionin tonë se jeta për të

është shumë e vështirë prej se i

ka vdekur gruaja dhe se duhet

të i rris këto dy vajza. Ndihma

për të është dhe të tjerët është

si me miell, vaj, sheqer,

makarona, detergjent për

rroba krip e gjera të tjera.

18

2 korrik 2012
Sociale

cilët flasin për vështirësitë e

jetesës dhe faleminderojnë

Shoqatën “Solidariteti” për

ndihmat që i dhurojnë prej

pesë viteve në çdo dy muaj.

Përfaqësuesit e Qendrës

Solidariteti, vazhduan

ndihmat pastaj në fshatin

Samolic në familjen Kamberi i

cili është babai i pesë fëmijëve

me kushte të mjerueshme për

jetës. Ai thotë se është marë

me ruajtjen e kafshëve të

fshatit dhe jo me tjetër punë

sepse nuk është në gjendje të

punoi punë fizike. Ndihmat

pastaj vazhduan në fshatin

Osllar, Dobrosin dhe Tërnoc

dhe në morëm në intervista

disa prej këtyre familjeve të

Ky program siç e quan

kryetari i kësaj shoqate Lejlan

Sadiku, financohet nga

njerëzit e Luginës së

Preshevës, nga

bashkatdhetarët tanë që

jetojnë në diasporë dhe se

është krijuar një urë

komunikimi shumë i mirë me

këta donatorë të cilët i

përkrahin këto familje.

z.Sadiku thotë se ne kemi

nevojë për përkrahje sepse në

adresë tonë vinë shumë

kërkesa për ndihmë.

Sipas tij aktualiteti i kësaj

qendre është përveç

riorganizimit që kanë bërë ka

filluar edhe më një krah tjetër

siç është ai i avancimit i cili ka

në fokus, një kurs falas në

lëndën e matematikës dhe

ftohen të gjithë maturantët që

janë të interesuar të fillojnë

kursin pranë kësaj qendre.

2 korrik 2012

19
Prezantim

Këndvështrim

Dashuria dhe dëshira

për violinën bazë e sukseseve të reja

(HALIM HASANI “YLLI I

VOGËL” PRISHTINË, FAQE

81)

Bilall MALIQI

Halim Hasani krijues mjaft

produktiv nga penda e të cilit

janë botuar monografi e libra

me aforizma të cilat dosido e

bëjnë këtë krijues me

individualitet dhe të njohur në

tërë Luginën e Preshevës

sidomos me këtë zhanër mjaft

deficitar tek ne dhe më gjerë në

hapsirat shqipfolëse.

Kur jemi tek monografia

mund të themi lirisht se Halimi

i ka të njohura rregullat bazë të

hartimit të një monografie,

andaj edhe monografitë e tij

qoftë për fshatin Dobrosin,

qoftë edhe për trimat e lirisë të

cilët i përmblodhi poashtu në

monografi të veçantë “Yjet e

lirisë”, ka finesa të tilla të

rregullimit të një monografie

qoftë të shtjelluar mirë, qoftë

edhe me tematikë

mbresëlënëse.

Krijuesi duhet të gjurmoj

motive e ato motive ti realizoj

në mënyrë sa më të mirë, andaj

Halimi duke gjurmuar motive

të cilat e bëjnë këtë krijues të

“hulumtuar” erdhi deri te

zbulimi i një talenti të rrallë në

fushën e muzikës, prejardhje e

të cilit është pikërisht Dobrosini

historik e legjendar e ky djalosh

quhet Rejhan Azemi, i cili jeton

dhe vepron në Zvicërr.

Ylli i vogël

Titull interesant dhe shumë

modest sepse dihet mirëfilli

“ylli” me punën e tij të

palodhshme në fushën

pasionante të muzikës mund të

bëhet i madh varësisht nga

dëshira dhe dashuria e tij që ka

për muzikën si edukatë dhe për

instrumentin që e ka në shpirt

dhe ekzekuton tinguj të

muzikës. Kemi shumë telenta të

pazbuluar ende por krijuesit

janë ata që gjurmojnë motive

për të shkruar për personazhe

siç është edhe Rejhani dhe ka

bërë që të del nga enigma kur

është fjala në atdheun e tij.

Libri në fjalë më tepër i

gjason një monografie për këtë

djalosh, sepse elementet dhe

renditja e lëndës bie në rrafshin

monografik.

Përkrahja që i ka dhënë

autori këtij të riu premtues u

shkri në këtë libër, ku komplet

lënda ka për bazë një itinerar

rrugëtimi të sukseseve nëpër

kohë të Rejhanit në këtë lëmi

poashtu deficitare sepse

talentat lindin e ne e kemi për

detyrë t'i zbulojmë dhe t'u

japim përkrahje atyre, e kjo

është një lloj përkrahje modeste

që ia ka bërë Halimi Rejhanit

duke ia shpalosur të gjitha

sukseset dhe dëshirat e tij që të

dal nga anonimiteti dhe të

bëhet i njohur edhe në

gjeografinë tonë shqiptare.

Rejhani violinist

Djaloshi i talentuar i ka rënë

në sy edhe autorit i cili e mori

këtë punë e cila do elan, punë

dhe vendosmëri për ti prekur

disa aspekte me rëndësi për

protagonistin kryesor që ky

libër monografik i kushtohet,

sepse këtë e meriton Rejhani

violinist sidomos duke u

thirrur në aktivitetet e tij të

zhvilluara në shumë vende e të

cilat nëpër kapituj të ndarë i ka

paraqitur autori.

Kur themi se ky libër më

20

2 korrik 2012
Prezantim

tepër i ngjason një mini

monografie apo edhe

të një ditari të

shoqëruar edhe me

foto albumin e

ngjeshur me fotografi

nëpër vende të

ndryshme , vetë

s t r u k t u r a

përmbajtësore është e

tillë gjithnjë duke u

thirrur në kapitujt e

rezervuar për një

panoramë të vargëruar

të fshatit Dobrosin,

mandej edhe në

sqarimin se çka është

violina për cilën është

shkruar edhe në

shumë libra të tjerë të

karakterit të

muzikologjisë dhe krijuesit e

famshëm të violinës

Është evidente se ky djalosh

talent i violinës në etapat

vijuese të karrierës së tij do ta

zgjeroj edhe biografinë e tij të

aktiviteteve dhe të sukseseve të

cilat nuk dyshojmë se do të

mungojnë. Çdo fillim i ka sfidat

e veta deri te gjetja e “udhës”

për të formuar sukseset me të

cilat krijohet edhe

individualiteti dhe zgjerimi i

materialit në aspketin afirmativ

të personazhit të këtij libri e që

Halimi vetëmse ia ka çelë

rrugën e prezantimit të këtij

“ylli” nëpër etapa e të bëhet një

“yll” i madh jo vetëm tek ne por

edhe më gjerë.

Nga kapitulli në kapitull!

Lënda me të cilën

formësohet ky libër modest

edhe nga ana e volumit por

edhe nga vlerat që e shoqërojnë,

sepse materiali nuk është i

bollshëm për t'u shtrirë mirë

lënda dhe motivi që e ka

inspiruar autorin e librit t'i

rreket këtij punimi që për temë

ka pasqyrimin dhe prezantimin

e këtij djaloshi shpresëdhënës

në këtë fushë të artit muzikor.

Prezantimi më i efektshëm

dhe më konciz jepet në

kapitullin e dytë të

titulluar “Çelësi i

sukseseve”, ku

prezantohen në pika të

shkurtëra (aq sa ka

pasur autori material)

sukseset e vargëzuara

të Rejhanit në vende

dhe në momente të

caktuara të cilat dosido

i japin një kurajo

Rejhanit që t'i hap

shtigjet e reja të

sukseseve të tij, dhe në

librat e ardhshëm të

kenë material të

bollshëm ata që duan

të merren me këto

çështje deri tek ecja

nëpër shkallët e

sukseseve të dëshiruara të tij.

Ciklet që e shoqërojnë librin

janë:

/ hyrja/, /histori për

violinën/ , /çelësi i sukseseve/,

/koncerte e dokumente/ dhe /

fotografi (fotoalbum)/.

Kjo përpjekje e autorit me

stafin tjetër redaktues është

vetëm një nisje që vazhdon

edhe më tutje drejt suksesit të

Rejhanit për arritje të reja në

muzikë përkatësisht në violinë

dhe për autorin me grupin e tij

për rritje graduale të vlerës së

shkrimeve të tyre…

2 korrik 2012

21
Prezantim

Lugina e preshevës edhe

me një magjistër të shkencës

Fillore “9 Maji” në Leran.

Më 18. 6.2012 mbrojti temën e

magjistraturës “Teksti dhe

neoteksti në prozën e Azem

Shkrelit” dhe fitoi titullin

Magjistër i Shkencave

Filologjike.

Mr. Enis Sejdiu jeton dhe

vepron në Preshevë.

Enisi magjistër

Bilall MALIQI

Lugina e Preshevës si term

gjeografik ka disa emra

intelektualësh me grada

shkencore të cilët ia rrisin vlerën

Luginës por edhe në vendet ku

jetojnë dhe veprojnë. Kur jemi

tek gradat shkencore mund të

themi se ato i takojnë fushave të

ndryshme studimore me të cilët

rritet vlera artistike si në arsim

ashtu edhe në shkencë.

Muaji qershor i këtij viti ishte

vit i suksesit i profesorit të

letërsisë shqipe Enis Sejdiu,

sepse ai po këtë muaj mbrojti

tezën e magjistraturës, duke u

bërë magjistër shkence. Kjo e

arritur e gëzon Enisin,

Preshevën, Luginën, por edhe

shkencën shqiptare në

përgjithësi.

Biografia

Mr. sc. Enis Sejdiu lindi më 05.

3.1975 në Preshevë. Shkollën

fillore dhe të mesme e kreu në

Preshevë. Fakultetin Filologjik -

Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e

mbaroi në Shkup.

Punon profesor në Shkollën

Po këtë ditë qershori në

Universitetin “Shën Kirili dhe

Metodij”, “ Fakulteti Filologjik

Blazhe Koneski” në Shkup, Mr.

Enis Sejdiu në prani të komisionit

të përbërë nga Prof.dr. Nehas

Sopaj mentor, Dr. Agim Poloska

kryetar i komisionit dhe Dr.

Agim Laka anëtar, mbrojti tezën

e magjistraturës me temën “

Teksti dhe neoteksti në prozën e

Azem Shkrelit” dhe mori titullin

Magjistër i Shkencave

Filologjike.

Romani “Karvani i bardhë”

ishte objekt studimi i Mr. Enisit

dhe atë në versionin e parë dhe

në të dytin. Versioni i dytë i po

këtij romani ende nuk është

trajtuar nga askush, andaj ky

punim i Enisit në temë

magjistrature për prozën e Azem

Shkrelit, respektivisht të romanit

22

2 korrik 2012
Prezantim

“Karvani i bardhë” , (roman

modern), bëri që edhe komisioni

ta vlerësoj këtë tezë të

magjistraturës dhe ta shpall

Enisin Magjistër shkence.

Çka përfshinë brendia

Në punimin shkencor Mr.

Enis Sejdiu përveç prozës së

shkrimtarit të njohur gjithandej

trojeve shqiptare Azem Shkreli e

që janë evidente duke i ndarë

kështu në kapituj ashtu si e

kërkon një punim me tipare

shkencore ai është ndalur edhe

tek poezia dhe drama e tij, për ta

formësuar mjaft mirë profilin

shumëdimensional të

shkrimtarit Azem Shkreli.

Edhe renditja e kapitujve në

fjalë është bërë konform

rregullave bazë të punimeve të

karakterit shkencor.

Cilët kapituj e përbëjnë këtë

punim shkencor

Ky punim shkencor përbëhet

nga kjo lëndë:

/ Hyrja/, /Kapitulli i dytë

(Krijimtaria letrare e Azem

Shkrelit /poezi, proza dhe

drama)/;

/Kapitulli i tretë (Krijimtaria

në prozë e Azem Shkrelit si

hipërtekst- Karvani i bardhë

(roman modern)- Sinkreza e dy

versioneve të romanit “Karvani i

bardhë”- Ndryshimet në

shkrimin dhe rishkrimin e

fjalive- Ndryshimet në kapituj

dhe kapitujt e rinj).

/Kapitulli i katërt-Poetika e

tregimit të shkurtër “Sytë e

Evës”/;

/Kapitulli i pestë Tradita dhe

inovacioni te romani “Karvani i

bardhë”/;

/Kapitulli i gjashtë-

Makrofigurat/;

/Kapitulli i shtatëmikrofigurat/;

/Përfundimi/ dhe

/Literatura/.

Përveç të gjithave ky punim

shkencor i Mr. Enis Sejdiut iu ka

nënshtruar rregullave bazë të një

punimi të botueshëm shkencor

duke u shërbyer kështu edhe në

burime dhe literaturën

përkatëse.

Ky punim shkencor ka 122

faqe të formatit A/4.

Në fund të këtij punimi

shkencor Mr. Enis Sejdiu

shprehet: “Studimi im le të jetë

një kontribut modest lidhur me

prozën shkreliane mbase një

referencë e vetme lidhur me

tekstin dhe neotekstin”.

Ky studim në një të ardhme të

afërt do të botohet në libër dhe do

t'u shërbej atyre që kanë nevojë

dhe të gjithë atyre që duan të

merren me studimin e

shumëdimensionalitetit krijues

të Azem Shkrelit.

Pra Luginës së Preshevës iu

shtua edhe një magjistër i

shkencës filologjike…

2 korrik 2012

23
Portret

PORTRET: HEROLINDA SALIHU

Një shembull i mirë

për t'u bërë nxënëse me suksese

të lakmueshme në mësime…

Bilall MALIQI

Në mesin e nxënësve të

gjeneratës së klasës së katërt të

shkollës fillore “Selami

Hallaçi” në fshatin Rahovicë, të

cilët treguan dhe po tregojnë

rezultate të kënaqshme si në

procesin edukativo-arsimor

por edhe në aktivitete të tjera të

lira, është edhe nxënësja

Herolinda Salihu nga fshati

Rahovicë e që ndjek mësimet në

klasën e katërt të kësaj shkolle, e

cila që nga klasa e parë e deri më

tani ka treguar rezultate të

lakmueshme në mësime.

Herolinda lindi më 12. 5.2001

në fshatin Rahovicë dhe vijon

mësimet në klasën e katërt të po

kësaj shkolle.

Poashtu Herolinda e vogël

është një lexuese e pasionuar,

është nxënëse e shkëlqyeshme

dhe shembullore, pra është një

shembull i mirë edhe për

nxënësit e tjerë e sidomos të

gjeneratës së saj t'a ndjekin

rrugën e sukseseve të

Herolindës.

Herolinda ka marrë pjesë

edhe në gara të recituesve dhe

ka treguar rezultate të mira. Pos

tjerash ajo lexon libra të shumta

të cilat gjenden në bibliotekën e

shkollës.

Asaj i intereson shumë

poezia, andaj lexon poetë të

shumtë të cilët i shkruajnë

ligjerimit poetik për fëmijë,

atyre që u falin vargje intersante

dhe tërheqëse kësaj grupmoshe

të fëmijëve e në mesin e tyre

edhe të poetëve : Rifat Kukaj,

Zejnullah Halilit, Agim Devës,

Qani Shabanit e poetëve të tjerë

që merren ekskluzivisht me

shkrime për fëmijë.

Herolinda lexon edhe proza

të shkurtëra apo tregime të cilat

i kupton, për këtë ajo edhe në

hartime shkollore ka përparësi

ndaj shoqeve dhe shokëve të saj

sepse i bënë hartimet e mira.

Tek kjo vajzë ekziston edhe

vullneti i flaktë për t'u marrë

edhe me shkrime poetike, zatën

këtë mbështetje dhe këtë

vullnet dhe inspirim e ka

dhuratë nga mësuesja e saj

Bedrije Rashiti e cila i ndihmon

shumë në rrugën e saj të

pambarimtë të krijimeve

poetike.

Kur jemi tek poezia dhe

shkrimet ajo ka filluar të

shkruaj vjersha nga klasa e tretë

dhe tani kohë më parë e ka

botuar një libër me poezi të

titulluar “Përralla e gjyshes”,

përurimi i saj u bë para disa

ditëve po në lokalet e kësaj

shkolle.

Herolindës s'i mbetet tjetër

pos t'i urojmë suksese si në

mësime të cilat janë primare për

të, por edhe në vazhdimësi të

punojë dhe të del me një libër

tjetër që i plotëson kriteret e

librit të botueshëm e kështu të

ecë ngadal por sigurt kah gjetja

e vlerave të saja sidomos në

poezi për fëmijë…

24

2 korrik 2012
Analizë

Si ta rrisim numrin e lexuesve

të gazetave ditore…

Bilall MALIQI

Në kohën më të re kur pritet

lexueshmëri më e madhe sidomos e

shtresës së intelektualëve të cilët janë

me numër solid tek ne në komunën e

Preshevës, ndodh e kundërta në vend

të rritjes së lexueshmërisë ajo bie nën

nivelin e duhur dhe brengosëse është

kjo situatë e krijuar sidomos e kësaj

shtrese të shoqërisë e cila nuk lexon

apo lexon pak dhe ate gazetat ditore

sërbe.

Disa vite më parë ka pasur shumë

lexues të gazetave ditore nga Kosova,

madje edhe parapagues mujor të

shumë llojeve të gazetave dhe nëpër

qytet ke mundur ti rastisësh shumicën

e njerzëve me gazetë në dorë apo edhe

rrugës duke e shfletuar atë varësisht se

çfarë rubrike i ka interesuar lexuesit.

Shtypi kosovar

Ka qenë i vetmi sistem zingjiror sa

i përket informimit të popullatës

shqiptare kudo qofshin ato dhe

sigurisht me vlerë dhe me

profesionalizëm të theksuar.

Tani në kohën më të re ka rënë

interesimi për t'i lexuar këto gazeta,

kjo nuk do koment kur në të vetmin

kënd për shitjen e gazetave vijnë jo të

gjitha llojet e gazetave dhe ate shiten

vetëm një numër shumë i vogël i tyre e

disa kthehen mbrapa në bazë.

Kjo gjendje e lexueshmërisë jo

vetëm të gazetave ditore por edhe të

librave është shumë brengosëse sepse

vjen në pyetje serioziteti i kulturës dhe

i lexueshmërisë në përgjithësi.

Arsye e vetme e lexuesve është se

gazetat ditore janë shtrenjtuar shumë

dhe se shumë janë të ngjeshura me

publicitet dhe foto të ndryshme sa që

shumë pak ka material për të lexuar,

mandej edhe interneti në masë të

madhe e ka ulur interesimin për ti

blerë gazetat ditore edhe pse nuk janë

të gjitha të publikuara në internet.

Krahasimi

Shtypi në përgjithësi në Evropë

është shumë i përparuar pasi që edhe

lexueshmeria është në nivel të lartë.

Atje sistemi i shtypit është shumë

funksional dhe ka shumë metoda të

ndryshme të shpërndarjes së shtypit

me pagesë dhe pa pagesë.

Shumica e regjioneve dhe

komunave kanë edhe shtypin e vet

ditor duke shkruar rreth ngjarjevetë

cilat ndodhin në regjion dhe komunë.

Ne nuk mundemi të krahasohemi

me nivelin e shtypit dhe të

profesionalizmit evropian, por bile në

një përqindje mundemi ti afrohemi

realitetit dhe të kemi bile deri diku

lexueshmëri të gazetave ditore nga

Kosova dhe të revistës sonë të vetme

në Luginë “Nacioanli” (edhe pse kjo

revistë shpërndahet falas).

Shpërndarja dhe shitja

Shpërndarja dhe rrjeti i dobët i

shitjes janë faktorë të tjerë të cekur nga

gazetëshitësi në qendër të qytetit të

Preshevës si indikatorë të

rëndësishëm për tirazhin e ulët të

gazetave. Aktualisht shfrytëzohet një

rrjet i shpërndarjes. Ky rrjet dikur

ishte shumë i madh kur ishte

shpërndarëse “Rilindja” . Megjithatë

tek ne edhe më tutje shfrytëzohet një

bazë fizike e të dhënave dhe përdorë

metodologji të sasisë paushall në

shpërndarje, pra gjithnjë sipas

interesimit të lexuesve porositë atë

numër, që do të thotë se një sasi e

caktuar e gazetave dërgohen në një

pikë të caktuar të shitjes, pavarësisht

se sa gazeta shiten atje, apo sa gazeta

të tjera kthehen pa u shitur.

Me tirazhin aktual siç shihet në

qoshkun e komunës sonë por edhe në

qytete të tjera të Kosovës nuk ka edhe

aq shumë blerës të gazetave ditore

gazetat nuk mund të jenë

komercialisht të qëndrueshme, pa

reklama etj., për të ekzistuar . Të hyrat

që mblidhen nga reklamimi janë

kruciale për ekzistencën e tyre dhe në

shumë raste, politikat e marketingut

diktojnë politikën editoriale. Kjo ka

çuar deri te gjendja aktuale ku gazetat

janë tejet të politizuara, gjë që ka

dëmtuar reputacionin e

gjithmbarshëm të gazetave.

Çfarë duhet bërë tani

Tani duhet që të ndërmerr komuna

një hap pozitiv për t'i ndihmuar

gazetëshitësit në forma të ndryshme

me qëllim të uljes së çmimit të

gazetave ditore në nivel të qendrës dhe

mandej ka gjasa që ti kthehet imazhi i

blerjes dhe i lexueshmërisë së

gazetave ditore dhe se na mban

shpresa se do të ketë mandej një kthesë

pozitive e lexueshmërisë dhe e

kulturës së leximit tek ne në komunën

tonë.

2 korrik 2012

25
Shoqëri

Kujdes nga temperaturat e larta

Në këto kushte klimatike

me temepratura të larta deri

në ato 38 grad celzius mjekët

prefrojnë kujdes mjaft të

shtuar si për fëmijët e

poashtu edhe për të rriturit

dhe personat me sëmundje

kronike.

Te mos dilet jashtë në

periudhën nga ora 10:00 deri

17:00 pa nevojë, ndërsa

rekomandohet që njerëzit të

lëvizin vetem në orët e

mbrëmjes. Gjatë këtyre

temperaturave tropikale

shmangen aktivitete të

rënda, duke përshire sportin,

veçanërisht në periudhën më

të nxehtë të ditës.Të vishen

veshje të lehta dhe me ngjyra

të hapua, syze dielli dhe

kapele në kokë. Gjatë

qëndrimit të domosdoshëm

në të hapur, rekomandohen

pushime më të shpeshta nën

hije.Te pihen se paku dy litra

lëngje dhe atë ujë jo të gazuar,

lëngje, çaj dhe supë.Ndalohet

rreptesisht konsumimi i

ushqimeve me yndyrë dhe

embëlsirave.Qytetarët duhet

t'u shmangen pijeve

alkoolike, pijeve që

përmbajnë kafeine, pijeve

tepër të ftohta.Shpesh të

kontrollohet tensioni i gjakut

dhe menjëherë të vizitohet

mjeku në qoftë se paraqitet

dhimbje koke, mundime ose

humbet sasi më e madhe e

ujit nga organizimi.

Rekomandohet që vozitesit

të cilët duhet të bëjnë

relacione më të gjata të nisin

në mengjes, ose ne orët e

pasditës. Rekomandohet që

femijët, të moshuarit, të

sëmurët kronik dhe gratë

shtatzëna të qendrojnë më

shumë në hapësira të

mbyllura, të klimatizuara,

ndërsa obligimet e

domosdoshme t`i kryejnë

deri në orën 10 të mengjesit,

ose pasdite pas ores

17.Veçanërisht të disiplinuar

duhet të jenë të sëmurët

kronik e sidomos ata me

sëmundje të zemrës,

neurologjike, të sëmurët me

diabet, të sëmurët me

sëmundje të mushkërive të

bardha dhe të tjera. Për të

gjitha ndryshimet në

gjendjen shendetësore është

e domosdoshme të

konsultohen me mjekun.

26

2 korrik 2012
Shoqëri

Tragjeditë që sjell me

vehte sezoni turistik i verës

Sipas Organizatës Botërore të

Shëndetësisë 500.000 vdekje në vit

(0.7% të të gjithë vdekjeve)

shkaktohen nga mbytja aksidentale.

Këtu nuk përfshihen mbytjet që

ndodhin gjatë fatkeqësive natyrore

dhe ato prej aksidenteve të anijeve në

det.

Mbytja është shkak madhor i

vdekjes në djemtë e moshave 5-14

vjeç. Në Shtetet e Bashkuara, mbytja

është shkaku i dytë i vdekjeve të

lidhura me aksidentet në fëmijët 1-4

vjeç. Statistikat ndryshojnë nga një

rajon i Tokës në tjetrin ku piku arrihet

nëAfrikë dhe nëAmerikën Qëndrore.

Çfarë është mbytja

Përkufizimi i mbytjes sipas

OBSH (dhënë në vitin 2002):

“Mbytja është përvoja e

pamundësisë për të marrë frymë si

pasojë e zhytjes në lëng”. Mbytja

fillon kur njeriu nuk merr frymë pasi

është i zhytur në ujë ose uji përplaset

me fytyrën duke i mbyllur rrugët e

frymëmarrjes (ky quhet imersion).

Mbytja është jo fatale nëse njeriu

shpëton si pasojë e ndihmës së dhënë

(mbytja ndërpritet), ajo është fatale

kur personi vdes gjatë mbytjes.

Çfarë ndodh gjatë këtij procesi

Një njeri që është duke u mbytur

tenton me çdo kusht te mbajë ujin

jashtë rrugëve të frymëmarrjes. Nëse

uji futet, njeriu në mënyre reflektore

kollitet, ose e pështyn ujin jashtë kur

ky është në gojë. Megjithatë, ndalimi

i frymëmarrjes dhe nevoja për

oksigjen që pason, pas rreth 1 minute

shkaktojnë aspirim (thithje)

reflektive dhe uji futet në rrugët e

frymëmarrjes. Kjo ndiqet menjëherë

nga kolla reflektive e më pas sërish

njeriu aspiron. Nëse nuk nxirret nga

uji, personi vazhdon të aspirojë dhe

shumë shpejt hipoksemia (mungesa e

oksigjenit në gjak) sjell humbjen e

ndërgjegjes. Zemra në fillim shton

rrahjet (takikardi), por më pas ajo

ngadalëson së tepërmi (bradikardi)

derisa ndalon (arresti kardiak). Gjithë

ky proces ndodh brenda pak

minutave. Në rastet kur uji është

shumë i ftohtë dhe njeriu është

njëkohësisht hipotermik

(temperaturë e ulur), procesi mund të

zgjasë deri në 1 orë. Kjo sepse në

temperatura të ulëta nevojat e trurit

për oksigjen janë më të pakta dhe

kështu qelizat e konsumojnë më

ngadalë rezervën e energjisë dhe të

oksigjenit që disponojnë. Konsumi i

energjisë nga truri bie me 5% për çdo

1 gradë ulje nën 37 të temperatures,

në kufijtë nga 37 deri në 20 gradë.

Efekti i ujit në mushkëri

Futja e ujit në alveola krijon

gradient osmotik duke “thithur” për

në alveola plazmën e kapilarëve

alveolare. Njëkohësisht prishet

integriteti i membranës alveolokapilare

duke lehtësuar

ekstravazimin (daljen nga ena e

2 korrik 2012

27
Shoqëri

gjakut) e plazmës. Kemi të bëjmë

praktikisht me edemë të mushkërive,

e cila e ul së tepërmi shkëmbimin e

gazeve (alveolat janë të mbushura me

lëng). Një tjetër efekt është dhe

zhveshja e sipërfaqes alveolare prej

surfaktantit si pasojë e futjes së ujit.

Në këtë mënyrë dëmtohet aftësia e

mushkërive për t'u zgjeruar kur

tentohet të merret frymë (nga vetë i

mbyturi ose kur jepet frymëmarrje

artificiale). Vihen re dhe atelektaza

(mbyllje, kolabim alveolave) dhe

bronkospazma (ngushtim reaktiv i

bronkut). Këto efekte të fundit ulin

efikasitetin e ndihmës së parë pasi,

edhe nëse uji del nga mushkëria, kjo

nuk hapet kur tentohet të futet ajër për

të rinisur respiracionin (shkëmbimin

e gazeve).

Disa të dhëna mbi pritshmëritë

e ndihmës së parë

Sa më parë të jepet ndihma e parë

dhe ajo e specializuar, aq më të larta

janë shanset e mbijetesës.

Gjatë mbytjes, ulja e temperaturës

së trurit me 10 gradë celsius, ul me

50% konsumin e ATP-së (energjisë, e

për rrjedhojë dhe oksigjenit) nga truri

duke dyfishuar kohën e mbijetesës së

trurit pa oksigjen.

Mbytja, ja hapat e para të

ndërhyrjes

Ndihma e parë jepet që në ujë. Si

fillim, nëse i mbyturi nuk ka humbur

ndjenjat dhe tenton të dalë në

sipërfaqe, mënyra më e mirë për ta

ndihmuar është duke i dhënë një

objekt pluskues ku mund të kapet.

Hapi i dytë është të thirret ndihma e

specialistëve. Në rast se personi ka

humbur ndjenjat, ringjallja zemërmushkëri

mund të bëhet në ujë, por

këtë më së miri e bën një person i

trajnuar në këtë fushë. Në nxjerrjen

nga uji, i mbyturi duhet të mbahet në

pozicion vertikal për të mbajtur hapur

rrugët ajrore dhe për të parandaluar të

vjellat e më tutje aspirimin e

përmbajtjes së të vjellave. Me ta

nxjerrë të mbyturin në breg, duhet

vlerësuar e para frymëmarrja. Nëse

merr frymë, i mbyturi duhet të

vendosur shtrirë në krah. Nëse nuk ka

frymëmarrje duhet bërë ventilimi

artificial dhe masazhi i zemrës. Jepen

si fillim 5 frymëmarrje artificiale që

ndiqen nga 30 shtypje të kraharorit.

Më pas vazhdohet me 2 frymëmarrje

artificiale që ndiqen nga 30 shtypje të

kraharorit, derisa të ketë shenja jete.

Ndihma duhet të ndërpritet nëse pas

20 minutave nuk rikthehen rrahjet e

zemrës (pulsi). Nuk duhet shtypur

barku me idenë për të nxjerrë ujin

jashtë. Kjo manovër rrit mundësinë

që i mbyturi të vjellë e të aspirojë

(thithë) përmbajtjen e stomakut duke

përkeqësuar gjendjen e duke e rritur

mortalitetin. Të mbyturit janë

zakonisht në moshë të re. Të rinjtë

përgjigjen më mirë ndaj ndihmës së

parë, edhe sepse hipotermia (kjo

mron trurin) tek i riu instalohet më

shpejt duke rritur shanset e

ringjalljes.

Si të mbroni vetveten

Mësoni notin

Mos notoni vetëm

Bindjuni shenjave paralajmëruese

në det, lumë a liqen

Kurrë mos hyni në ujë pasi keni

konsumuar alkool

Shmangni kamerdaret, mësoni të

përdorni xhaketat e shpëtimit

Notoni në zona ku ka rojë

bregdetare

Kini parasysh kushtet atmosferike

para se të hyni në ujë

Gjithmonë futni këmbët të parat,

në ujëra të cekëta ose të panjohura për

ju

Mos e mbivlerësoni aftësinë tuaj

për të notuar

Qëndroni larg dallgëve dhe

rrymave të ujit (këto të fundit janë

përgjegjëse për 85% të mbytjeve në

plazhe)

Si të mbroni të tjerët

Mësoni të tjerët, në veçanti

fëmijët, të notojnë dhe të përdorin

mjetet jetëshpëtuese në ujë. Mjeti

jetëshpëtues ideal është xhaketa

pluskuese, jo kamerdaria.

Notoni në zona ku ka roje

bregdetare

Vendosni rregulla për sigurinë në

ujë

Mbaje vëmendjen të përqendruar

tek fëmijët që ke nën supervizion

Mëso të përdorësh xhaketën

jetëshpëtuese

Mëso si të japësh ndihmën e parë

dhe ringjalljen zemër-mushkëri

Mëso të ndihmosh të tjerët pa

vënë veten në rrezik

Bindju të gjitha shenjave

paralajmëruese

Vendos tabelë paralajmëruese në

pishina të cekëta

28

2 korril 2012
Mediale

KËSHILLI KOMBËTAR I PAKICËS KOMBËTARE SHQIPTARE

NACIONALNI SAVET ALBANSKE NACIONALNE MAWINE

NATIONAL COUNCIL OF ALBANIAN NATIONAL MINORITY

AGJENDA

6-7 Korrik 2012

Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve nga Shqipëria

Për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar

6 Korrik,

13:00 Akomodimi në Hotel Rozafa Bujanoc

14:00 Dreka

15:00 Nisja për në Preshevë

15:30 - Vizita institucioneve lokale në Preshevë

18:00- Ora letrare me shkrimtarë nga Shqipëria në Preshevë (Shtëpi të Kulturës)

20:00 Koncerti në Preshevë (Shtëpi të Kulturës)

22:00 Darka

23:00 Kthimi në Hotel Rozafa

7 Korrik,

Mëngjesi

13:00 Dreka

15:00 Vizita institucioneve lokale në Bujanoc

17:00 - Ora letrare me shkrimtarë nga Shqipëria në Bujanoc (Shtëpi të Kulturës)

18:00 Organizimi i një kokteli për nder të dy vjetorit të KKSH-së

Prezentimi i broshurës,

Prezentimi i video Kronologjisë nga TV ALDI

20:00 - Koncerti në Bujanoc (Qendër Qytetit)

22:00 - Darka

8 Korrik,

Kthimi për në Shqipëri

Këshilli Kombëtar Shqiptar

K.Petroviq pa.n. Shtëpia e Kulturës,

17520 Bujanoc, R. Serbi

Tel/fax: 00381 17 652661

e-mail: keshillikombetarshqiptar@gmail.com

2 korrik 2012

29
Fjalëkryqi

PJESA

LËVIZËSE E

ELEKTRO-

MOTORIT

AKTORI

AMERIKAN

NGA FOTO

LUMË NË

AMERIKËN

JUGORE

LËNDË QË

NXIRRET REGJISORI,

NGA FRYTET

PREMINGER

E LËVORET E

DISA BIMËVE

KRYEQYTETI

I ITALISË

NGACMIMET

GOJËTAR

SHPREHJE

NË MATE-

MATIKË

(SHQ.)

SOLISTJA,

LENOKS

LUMË NË

FRANCË

TONI

KERTIS

REVOLVE-

RISTI NGA

PERENDIMI

I EGËR,

HOLIDEJ

KALË

SHALE

ATMOSFERA

TEKNIKE

ITALIA

LLOJ

VISHNJE

SPANJOLLE

FABRIKË E

AUTOMJET.

NË MARIBOR

REGJISORI

AMER.,XHON

NJË

PARAFJALË

AKTORI I

VJETËR

MELL (SHQ.)

JO I

VJETËR

TINGULL

MËNYRË E

TË PËRQE-

SHURIT

SHTET NË

AFRIKË

SPANJA

DHËNIE

AFAT

MA JEP

ISH- KRYETA-

RI I EGJIPTIT,

GAMAL

ABDEL

KUZHINË

PRANË

XHAMISË

(SHQ.)

ZALLI

KOLOS

OSKAR

DAVIÇO

AMPERI

KOMPO-

ZITORI,

MORIS

(SHQ.)

OHAJO

KALË SHALE (SHQ.)

PJESË E KAPTINAVE

KURANORE

EMËR

FEMRE

DALMATE

LIDERI

PALESTINEZ,

ARAFAT

GABIM

SHTYPI

BANORE E

NJË ANE

AKTORJA

AMERIKANE,

URSULA

ENERGJI E

KILOMETËR

EMËR

MASHKULLI

SHQIPTAR

PIKTORI JAP.,

TATSUO

PEJA

(TUR.)

N. N.

SOLISTJA,

OKSA

EMNAKE E

ARDITIT

I. G.

MAGAZINAT

AMPERI

AKTORI

FRANCEZ,

ZHAN

EJUP

STATOVCI

FILM I

NJOHUR ME

ARNOLD

SHVARCE-

NEGERIN

FUTBOLLIST

FRANCEZ,

ERIK

RADIUS

30

2 korrik 2012
Vendbanimi turistikë

MALI I ROBIT

në mes të rrugës Durrës-Kavajë

tel. +381 63 484 581

tel./Fax: 99355 578 262 315

cel.: 99355 69 34 88 926