Fotoreportazh: Vizita e KKSH-së në institucionet e Shqipërisë
Editorial Revistë e pëjavshme “Nacionali“ Themelues dhe botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Kryeredaktor: Baki Rexhepi Zv/kryeredaktor: Jeton Ismaili Redaktor teknik: Kastriot Sinani Lektor: Nehat Ramizi Kultura: Bilall Maliqi Bashkëpunëtorë: Faruk Daliu, Ardita Saqipi, Esat Shahini, Fahri Musliu, Diniela Vebiu, Zeqirja Neziri, Rijad Demiri, Feride Salihu, Idro Seferi, Avni Selimi E regjistruar në ARE-Beograd ISSN: 2217-4990 - Biblioteka Kombëtare Beograd Tirazhi: 2000 copë Shtypet në shtypshkronjën “Buce Grafika”, rr. “Aradhat preshevare “, nr.9, Preshevë Vëllazëria Qëndrimi i kryesisë së KKSH-së, në Tiranë dhe realizimi i takimeve me kreun më të lartë të shtetit shqiptarë, ka rikonfirmuar qëndrimin e Republikës së Shqipërisë për mbështetje të plotë, rrugës institucionale të zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. “Problemet e Luginës së Preshevës, as edhe një herë të vetme nuk do të hiqen nga interesi i Shqipërisë”, kjo deklaratë e kreut të qeverisë shqiptare zotit Sali Berisha, ka inkurajuar shqiptarët për motiv shtesë në ecjen drejtë realizimit të drejtave të tyre të nëpërkëmbura. Qëndrimi vëllazërorë, mikpritja tejet bujare dhe sinqeriteti i shprehur ku do në Shtetin Amë, kanë hequr dilemat e njerëzve gojëlig se ata do të mund të prishin këtë vëllazëri, qoftë me deklarata terse apo veprime të pamatura, e jo se jo me aktivitete djallëzore. Pa dyshim një lloj ujdie e mirë me të tjerët do të ndikoj në hartimin e një ardhmërie më të begat, më me perspektivë dhe më dinjitoze, ndaj kjo nuk arrihet ndryshe pos rrugës institucionale. Sa do që kjo rrugë do të jetë e gjatë, me plotë labirinte dhe e mundimshme, ajo tërësisht lehtësohet me një vëllazëri të mirë, që dita ditës po kultivohet e po jep vlera. Por, që kjo të jetë më fuqiplote më e materializuar duhet një unitet, një bashkim, një përfaqësim me një zë, që ky zë të ketë kushtrim në NATO, në BE, në OKB dhe ku do që e kërkon nevoja. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen Adresa: Nacionali - sheshi “Karagj<strong>org</strong>je“, p.n. ndërtesa e shtëpisë së kulturës-Bujanoc Tel/fax:<strong>01</strong>7/652-661 17 tetor 2<strong>01</strong>1 3