09.07.2015 Views

Letërnjoftimi i Komunës së Fushë Kosovës 2012 - Instituti GAP

Letërnjoftimi i Komunës së Fushë Kosovës 2012 - Instituti GAP

Letërnjoftimi i Komunës së Fushë Kosovës 2012 - Instituti GAP

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Instituti për Studime të Avancuara GAPLetërnjoftimi i Komunës së Fushë Kosovës2012Gusht 2012“Letërnjoftimi i Komunave” është projekt i Institutit GAP i cili vlerësonqeverisjen komunale dy vite pas zgjedhjeve lokale të 2009. Ky projekt ështëimplementuar në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese(BIRN) dhe Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC). Rezultatete hulumtimeve të GAP për qeverisjen komunale janë debatuar me kryetarët ekomunave në emisionet “Jeta në Kosovë”.1

PërmbajtjaPërmbledhje ekzekutive .................................................................................................. 31. Problemet në Komunën e Fushë Kosovës .............................................................. 52. Performanca buxhetore e Komunës së Fushë Kosovës ........................................ 63. Investimet kapitale ..................................................................................................... 94. Aktivitetet e Prokurimit Publik 2010 - 2011 ......................................................... 105. Administrata e Komunës së Fushë Kosovës ........................................................ 116. Arsimi në Komunën e Fushë Kosovës .................................................................. 127. Shëndetësia në Komunën e Fushë Kosovës ......................................................... 148. Transparenca ............................................................................................................ 169. Përmbushja e premtimeve të fushatës zgjedhore 2009 ....................................... 1810. Burimet ...................................................................................................................... 212

Përmbledhje ekzekutiveKomuna e Fushë Kosovës që nga pas lufta udhëhiqet nga kryetarët e ardhur ngasubjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Kryetari aktual i Fushë Kosovës,z. Burim Berisha, po e përmbyll vitin e tretë të mandatit të dytë në krye të komunës.Zgjedhjet për kryetar në Komunën e Fushë Kosovës janë zhvilluar pa balotazh, pasi qëz. Burim Berisha që në raundin e parë ka siguruar 59.6% votave. Para se të zgjidhejkryetar komune, z. Berisha ka qenë për shtatë vite kryeshef ekzekutiv në komunën eFushë Kosovës.LDK mban shumicën e ulëseve edhe në Kuvendin Komunal, në të cilin ka 14përfaqësues, nga 27 gjithsej sa ka KK i Fushë Kosovës. Kjo ia ka mundësuar LDK-së qëtë qeverisë e vetme me Komunën e Fushë Kosovës, pa pasur nevojë për koalicion mepartitë tjera. Edhe pse ka vetëm 27 ulëse, KK i Fushë Kosovës është kuvendi i cili ka mësë shumti parti poltike të përfaqësuara, më shumë se çdo Kuvend tjetër komunal. NëKuvend të Fushë Kosovës janë të përfaqësuara tetë subjekte të ndryshme politike, ku: 14ulëse i takojnë LDK-së, gjashtë ulëse PDK-së, një ulëse AAK-së, një ulëse AKR-së, njëulëse PSD-së, një ulëse nga subjekti “Bashkimi Demokratik i Ashkalinjëve”, një ulëseLDD-së, një ulëse IRDK-Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (subjekt që përfaqësonkomunitetin egjiptian), si dhe në një ulëse është e përfaqësuar nga partia SDS (PartiaDemokratike Serbe).Komuna e Fushë Kosovës në vitet e fundit është bërë qendër e rëndësishme e biznesit,në territorin e së cilës janë të vendosura një numër i madh biznesesh. Përveç kësaj,Komuna e Fushë Kosovës është një nga komunat me trendin më të shpejtë të rritjesekonomike, rritjes së numrit të popullsisë dhe ndërtesat e reja kolektive të banimit. Falëkëtij aktiviteti të pasur ekonomik, Komuna e Fushë Kosovës ka arrit që të sigurojë tëhyra të larta vetanake nga taksat për biznese dhe tatimi në pronë. Të hyrat e mëdhavetanake dhe territori i vogël, i kanë mundësuar Fushë Kosovës që të ketë investime tëmëdha kapitale, sidomos në infrastrukturën rrugore.Shkalla e lartë e ndërtimeve nuk është manifestuar edhe me respektimin e kritereveligjore për ndërtim. Planet rregulluese të hartuara nga autoritetet lokale parashohin sendërtimet mund të bëhen duke shfrytëzuar 60% të hapësirës për ndërtim, ndërsa 40%duhet të dedikohet për gjelbërim, parking veturash dhe kënde rekreative. Në asnjëobjekt shumëkatësh në Fushë Kosovë nuk është respektuar dhe zbatuar ky kriter ligjor.Po ashtu janë të shpeshta rastet kur hasen ndërtime afër rrugëve kryesore tëkëmbësoreve, pa pasur masa mbrojtëse për kalimtarët apo edhe për vetë punëtorët qëangazhohen në ato ndërtime. Me Ligjin e ri për ndërtime lejohet shfrytëzimi deri në 80%e hapësirës për ndërtim. Autoritetet lokale të Fushë Kosovës kanë nisur procesin elegalizimit të ndërtimeve pa leje dhe legalizimi parashihet të bëhet duke ju referuarLigjit të ri të ndërtimeve dhe jo parametrave ligjorë që kanë qenë në fuqi në kohën endërtimit të objekteve.3

Progresi i shënuar në disa fusha në Komunë të Fushë Kosovës zbehet nga praktika egjerë e nepotizmit, cilësia e dobët e punimeve gjatë investimeve publike, mosmirëmbajtja e duhur e hapësirave publike, dëmtimi i gjerë i investimeve dhe asetevepublike. Po ashtu, Komuna e Fushë Kosovës shpenzon mjete të konsiderueshme tëbuxhetit komunal në kategorinë e mallërave dhe shërbimeve. Vlerësimet e bëra ngaGAP pasqyrojnë një shkallë të lartë të shpenzimit të buxhetit në këtë linjë, përkatësishtpër darka dhe dreka, telefon, festa të ndryshme, derivate, udhëtime zyrtare dhe mëditje.Instituti GAP ka vlerësuar qeverisjen lokale të Komunës së Fushë Kosovës përperiudhën janar 2010 – qershor 2012. Në këtë raport kemi përshkruar problemet më tëmëdha të Komunës së Fushë Kosovës dhe qasjen e Komunës në zgjidhjen e këtyreproblemeve. Po ashtu në këtë raport janë pasqyruar edhe shpenzimet e komunës,buxheti komunal, gjendja në arsim, shëndetësi, administratë lokale, si dherealizueshmëria e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore të 2009.4

1. Problemet në Komunën e Fushë KosovësMungesa e theksuar e ujit të pijes si dhe cilësia e dobët e tij, mungesa e parkingjeve përvetura, mungesa e mirëmbajtjes së lumenjve dhe kontaminimi i tyre nga kanalizimet,mungesa e hapësirave të gjelbëruara dhe ndotja e madhe e ajrit, vlerësohen të jenëproblemet madhore me të cilat aktualisht ballafaqohen qytetarët e kësaj komune.Nga të gjitha këto probleme në Komunën e Fushë Kosovës, autoritetet lokale janëangazhuar vetëm në zgjidhjen e problemit të ujit të pijes, por që akoma kjo nuk mund tëcilësohet si problem i zgjidhur. Reduktimet e ujit shkojnë deri në 15 orë në ditë dheshkaku i cilësisë së dobët, në shumicën e rasteve uji është i papërdorshëm për pije.Komuna ka investuar në hapjen e 18 puseve të ujit në disa zona dhe kjo praktikë pondiqet edhe në hapjen e puseve në oborret e shkollave dhe institucioneve tjera. Fabrikae ujit e ndërtuar në fshatin Uglare edhe pas dy viteve nuk është funksionale, ngase nukështë bërë pranimi teknik i punëve. Funksionalizimi i kësaj fabrike pritet ta zbusëproblemin e mungesës së ujit të pijes. Zgjidhja e këtij problemi sipas zyrtarëve komunalpritet të bëhet pas ndërtimit të fabrikës së ujit në fshatin Shkabaj të Prishtinës, e cilaështë planifikuar që të përfundojë deri në verën e vitit 2014, por punët në ndërtimin esaj akoma nuk kanë nisur, ndonëse mjetet financiare janë siguruar.Asnjë hap nga udhëheqja komunale nuk është ndërmarrë për zgjidhjen e problemit tëmungesës së parkingjeve për vetura. Mungesa e këtyre parkingjeve sfidon imazhin eqytetit dhe njëherazi krijon vështirësi për kalimtarët. Komuna e Fushë Kosovës nuk kaplane që në të ardhmen të investojë për zgjidhjen e këtij problemi.Kontaminimi i rrjedhjes së lumenjve nga derdhja e kanalizimeve dhe hedhja embeturinave paraqet problem tjetër për qytetarët e kësaj komune. Territorin e FushëKosovës e përshkojnë lumenjtë Sitnica dhe Prishtevka. Kundërmimi i erërave dhepërhapja e insekteve nga këta lumenj vështirëson jetën e përditshme të qytetarëve.Komuna nuk ka arritur të minimizojë as rrezikun e daljes së këtyre lumenjve nga shtratigjatë të reshurave, ku në të kaluarën një numër shtëpish kanë pësuar dëme ngavërshimet, veçmas pjesa perëndimore e qytetit. Udhëheqja komunale, moszgjidhjen ekëtij problemi e arsyeton me mungesë të buxhetit. Për lumin Prishtevka nuk ka pasurplane për rregullimin e tij. Në pjesën më të madhe të kohës, lumi kundërmon, rrjedha elumit i bie ujërat fekale dhe atmosferikë nga territori i Komunës së Prishtinës.Komuna e Fushë Kosovës ka mungesë të vendeve të gjelbëruara. Komuna nuk ka gjeturhapësira të përshtatshme publike ku do të mund të investonte për gjelbërim. Në disaraste komuna ka zgjedhur oborret e shkollave për t’i shndërruar ato në pjesë tëgjelbëruara, por këto hapësira shpejtë janë dëmtuar dhe kësisoj gjendja për sa i takongjelbërimit ka mbetur e njëjtë.5

Komuna e Fushë Kosovës ka një shkalle të lartë të ndotjes së ajrit e cila kryesishtshkaktohet nga veprimtaria e termocentraleve në Obiliq. Por ndotja e ajrit vie edhe ngaveprimtaria e kompanive për përpunimin e betonit.2. Performanca buxhetore e Komunës së Fushë KosovësShkalla e të hyrave komunale të Fushë Kosovës gjatë tri viteve të fundit ka shënuarngritje dhe kjo kryesisht ka ardhur nga lejet e ndërtimit si dhe nga tatimi në pronë.Tabela nr.1: Shkalla e të hyrave komunale (Krahasim mes vitesh)Viti Shuma (Euro)2009 1.125.0002010 1.260.0002011 1.434.000Por, në dy raportet e fundit (2010 -2011) të Auditorit të Përgjithshëm për Komunën eFushë Kosovës, potencohet mungesa e një politike rigoroze në vjeljen e të hyravekomunale. Sipas Auditorit, Komuna nuk ka rregulluar në mënyrë të duhur marrjen epagesës nga shitja e 14 apartamenteve tek punonjësit e vet. Përfituesit janë të obliguar tëpaguajnë këste çdo muaj, jo më larg se me datën 5 të muajit vijues. Nëse blerësi është nëvonesë për pagim për më shumë se 3 muaj, përfituesi do ta humbë të drejtën për blerjene banesës. Këto kritere nuk janë ndjekur në 5 raste dhe nuk janë ndërmarrë kurrfarëmasash nga Komuna.Tabela nr.2: Buxheti për Komunën e Fushë Kosovës për vitin 2011PërshkrimiShuma (Euro)Investime kapitale 1.750.955Subvencione 81.478Mallëra dhe shërbime 424.139Shpenzime komunale 168.168Paga dhe mëditje 3.139.959Gjithsejt 5.564.699Buxheti i këtij viti (2012) është për rreth 200.000 euro më i madh dhe këto mjete janëshpërndarë në linjën e investimeve kapitale duke e rritur shifrën e këtyre investimevenga 1.750.955 euro sa ishin në 2011 në 1.900.955 euro në 2012. Rritje në 2012 ka shënuaredhe linja e buxhetit për mallëra dhe shërbime nga 424.139 euro sa ka qenë në 2011 në473.657 euro janë këtë vit.6

Komuna e Fushë Kosovës ka shpenzime të mëdha në linjën e mallërave dheshërbimeve. Këto shpenzime vërehen në kategorinë e darkave dhe drekave zyrtare, nëtelefon, në pije dhe ushqim, në udhëtime, etj.Komuna e Fushë Kosovës gjatë periudhës janar 2011-dhjetor 2011 ka shpenzuar 10.150euro në bufenë e komunës për kafe turke, makiato dhe çaja. Pjesa dërrmuese e këtyreshpenzimeve është bërë për kafe turke. Shërbimet e bufesë që mbulohen nga paratë ebuxhetit vlejnë vetëm për zyrtarët e lartë të një institucioni, te rasti i komunave mund tëhynë Kryetari, Nënkryetari, Kryesuesi i Kuvendit, drejtorët e Drejtorive dheeventualisht shefat e zyrave si shefi i prokurimit dhe shefi i zyrës se auditimit. 1Komuna e Fushë Kosovës për ushqim dhe pije gjatë 2011 ka shpenzuar 6.499 euro.Kurse, për ushqim dhe pije të çerdhes së qytetit, janë shpenzuar edhe 8.493 euro. 2Komuna e Fushë Kosovës për nder të shtatë dhe tetë marsit (Ditës se Mësuesit dhe Ditëssë Gruas) për ushqim dhe pije ka shpenzuar 1.999 euro. 3Më datën 12 dhjetor 2011, Komuna e Fushë Kosovës ka shpenzuar 8.524,80 euro përçebapa dhe sallata. Në përshkrimin e shpenzimit nuk ceket arsyeja e shpenzimeve, pormund të supozohet se këto shpenzime janë bërë për të përmbyllur vitin kalendarik2011. 4Për telefon mobil dhe fiks, komuna e Fushë Kosovës gjatë 2011 ka shpenzuar 28.801euro, shumë kjo që është për rreth 15.000 mije euro me shumë se sa që ka shpenzuarKomuna e Prishtinës për telefona gjatë 2011. Një element që vihet në pah të shpenzimete telefonave në Komunën e Fushë Kosovës është se shumat treshifrore të shpenzimevepër telefona janë bërë gjatë muajit korrik dhe gusht (sezoni i verës) dhe kjo potencialishtrezulton me mundësinë që shpenzimet janë bërë për shfrytëzimin e romingut jashtëKosovës gjatë pushimeve verore. 5 Komuna e Fushë Kosovës po ashtu gjatë 2011 kablerë telefona mobil në shumën prej 3.200 eurove. 6Komuna e Fushë Kosovës për mëditje (kryesisht jashtë vendit ku hynë edheshpenzimet e reprezentacionit) në 2011 ka shpenzuar 26.552 euro. 7Komuna e Fushë Kosovës për vitin 2011 ka shpenzuar 134.103 euro për karburante (përvetura, naftë për gjenerator dhe ngrohje qendrore) shumë kjo relativisht e lartë kurkihet parasysh territori i vogël i komunës. Shpenzimet për karburante të Komunës sëFushë Kosovës janë të njëjta me shpenzimet gjatë 2011 të Komunës së Gjakovës.Komuna e Gjakovës është disa herë më e madhe si për nga territori, ashtu edhe për nga1 Raporti analitik i shpenzimit të buxhetit 2011 – Komuna e Fushë Kosovës.2 Raporti analitik i shpenzimit të buxhetit 2011 – Komuna e Fushë Kosovës.3 Raporti analitik i shpenzimit të buxhetit 2011 – Komuna e Fushë Kosovës4 Raporti analitik i shpenzimit të buxhetit 2011 – Komuna e Fushë Kosovës.5 Raporti analitik i shpenzimit të buxhetit 2011 – Komuna e Fushë Kosovës6 Raporti analitik i shpenzimit të buxhetit 2011 – Komuna e Fushë Kosovës7 Raporti analitik i shpenzimit të buxhetit 2011 – Komuna e Fushë Kosovës7

numri i popullsisë. 8 Auditori i Përgjithshëm në dy raportet e viteve të fundit (2010 -2011) potencon se Komuna e Fushë Kosovës nuk mban regjistra në lidhje mekilometrazhin e kaluar të automjeteve zyrtare, gjë e cila sipas Auditorit e bënë tëpamundur saktësimin e shifrës së harxhuar të karburanteve vetëm për vetura.Komunës së Fushë Kosovës, rregullimi i një shtylle të ndriçimit publik i ka kushtuar1.531 euro. Një shtyllë e tillë është vendosur edhe para derës së shtëpisë së Kryetarit tëKomunës në shtëpinë e tij në fshatin Sllatinë. Shtyllat elektrike të ndriçimit publik kanëtë instaluara edhe panelet solare. 9Komuna nuk ka borgje të shumta publike. Viti 2012 ka nisur nga autoritetet lokale tëFushë Kosovës me gjithsej 92.696 euro fatura të papaguara. Auditori i përgjithshëm nuke ka ngritur si problemore shkallën e borxhit që ka kjo komunë, ngase edhe nga viti2010 kanë mbetur 87.681 euro fatura të papaguara, por që janë mbyllur si pagesa nëgjashtë mujorin e parë të vitit 2011.Tabela nr.3: Disa nga shpenzimet e tjera në Komunën e Fushë Kosovës 2010 -2011KategoriaShuma (euro)Sigurimi i shkollave 36.000Trafo të rrymës 23.503Mirëmbajtja e ndriçimit publik 22.530Pyllëzim 79.600Largimi i deponive të egra 19.930 10Ndërtimi i rrjetit elektrikë 9.600Ndriçim publik solar 240.000Shtëpi për skamnor 133.000 11Vendosja e zebrave 9.636Hapja e puseve për ujë 195.000Kontejnerë për mbeturina 53.000Blerja dhe mbjellja e luleve 18.865Fusha e sportit në shkollën “Mihajl Grameno” 43.350Blerja e barit sintetik 41.500Një nga sfidat e Komunës së Fushë Kosovës është edhe largimi i deponive të egra.Deponitë e egra janë krijuar sidomos nga kompanitë e ndërtimit. Komuna e FushëKosovës gjatë vitit 2011 ka shpenzuar afro 20.000 euro për largimin e këtyre deponive8 Raporti analitik i shpenzimit të buxhetit 2011 – Komuna e Fushë Kosovës & Raporti i buxhetit i Komunës sëGjakovës – 2011.9 Arsim Ternave asambleistë i PDK në KK. Foto dega e “Vetevendosjes” Fushë Kosovë10 Nga buxheti i vitit 2012 janë ndarë edhe 100.000 euro për largimin e deponive të egra në Fushë Kosovë.11 Nga buxheti i vitit 2012 janë ndarë edhe 280.00 euro për ndërtimin e shtëpive në Fushë Kosovë.8

dhe po ashtu gjatë këtij viti janë të parapara edhe 100.000 euro të tjera për largimin edeponive. Shuma prej 100.000 eurove përbën mbi 8% të vlerës së të hyrave tëpërgjithshme të komunës. Autoritetet lokale të Fushë Kosovës, veçmas Drejtoria eInspekcionit do të duhet të tregohej shumë më rigoroze në parandalimin dhendëshkimin e kompanive apo individëve të cilët janë shkaktarë të krijimit të këtyredeponive dhe jo të shpenzojë shuma të mëdha të buxhetit për largimin e tyre.Nga tabela e mësipërme vihet në pah se Komuna e Fushë Kosovës në vitin 2011 kashpenzuar mbi 33.000 euro për zgjerimin e rrjetit elektrik dhe blerje të aparaturave tjeratë rrymës. Këto shpenzime nuk do të duhet të bëheshin nga Komuna, ngasekompetencat në riparimin, zgjerimin dhe instalimin e rrjetit publik të rrymës janë tëKEK-ut (Korporata Energjetike e Kosovës), dhe jo të komunave. Komunat, dukepërfshirë këtu edhe Fushë Kosovën, në vazhdimësi e paguajnë KEK-un përshfrytëzimin e shtyllave elektrike për vendosjen e poçeve të ndriçimit publik. Njëherazi,Komuna e Fushë Kosovës, ka investuar në rrjet të energjisë në kohën kur Qeveria eKosovës është në proces të privatizimit të rrjetit të energjisë elektrike.3. Investimet kapitaleInvestimet kapitale në Fushë Kosovë gjatë dy viteve të kaluara (2010 -2011) kanë pasurnjë shtrirje të gjerë duke përfshirë rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve, rrjetit tëkanalizimit, ujësjellësit dhe objekteve tjera përcjellëse në sferën e arsimit dhe atë tëshëndetësisë. Shuma e përgjithshme e mjeteve që ka Komuna e Fushë Kosovës nëdispozicion për investime kapitale është afro 2 milionë euro. Disa investime janë bërëedhe nga ana e donatorëve të ndryshëm ndërkombëtar si dhe pushteti qendror.Tabela nr.4: Disa nga investimet kapitale të Komunës së Fushë Kosovës gjatë vitit 2010 dhe 2011:Projektet kryesore të realizuara gjatë 2010 -2011Vlera/euro/000Rregullimi i trotuareve dhe rrethojave të objektet e banimit kolektiv në9.685Bresje dhe të shtëpia integrueseAsfaltimi i rrugëve lokale në Fushë Kosovë dhe në fshatrat Bardh i madh 89.018,13dhe Bardh i vogëlNdërtimi i rrjetit të kanalizimit në disa zona të Fushë Kosovës 36.505Ndërtimi dhe rregullimi i platos dhe shkallëve të Kalaja e fshatit Harilaç 33.104Rregullimi i trotuarit në rrugën "Nëna Terezë"në Fushë Kosovë 7.991,91Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatrat Miradi e Epërme, Miradi e Ulët, 30.445,48Vragoli, Sllatinë e vogël, Bardh i madh, Harilaq dhe NakaradAsfaltimi i rrugë në fshatrat Miradi e Epërme, Miradi e Ulët, Lismir,83.093Vragoli dhe KuzminAsfaltimi i rrugëve në fshatrat Bardh i madh, Harilaq, Sllatine e madhe75.177dhe Graboc9

Asfaltimi i rrugëve lokale në Fushë Kosovë 138.991Renovimi i objektit të zhveshtorës në stadiumin e futbollit “Ekrem9.495Grajçevci” në Fushë KosovëBlerja 30 ari tokë për ndërtimin e shkollës në fshatin Nakaradë 39.990Ndërtimi i zyreve të vendit në fshatrat Sllatinë e madhe dhe Vragoli si dhe 28.976,87renovimi i shtëpive pritese në fshatrat Sllatinë e madhe, Bardh i madh dheGrabocNdërtimi i rrjeteve të kanalizimit në lagjen “Mexhuanaj” 34.453,80Asfaltimi i rrugeve në fshatrat Miradi e Eperme dhe Vragoli 50.647Fabrika për përpunimin e ujërave të zeza në Harilaq 360.000Në disa raste, pak kohë pas finalizimit të punimeve, janë vërejtur prishje dhe parregullsitë shumta në mënyrën e kryerjes së punimeve nga ana e kontraktorëve privat. Kësisojrruga “Fehmi Lladrovci”, rruga “Lidhja e Prizrenit”, rruga “Naser Sekiraqa”, si dherruga për në fshatin Nakarad kanë pësuar dëmtime të mëdha pak kohë pas inaugurimitdhe kjo besohet të ketë ardhur nga shkalla e ulët e cilësisë së punimeve, por edhe ngalejimi që këto rrugë të shfrytëzohen nga makineritë e rënda transportuese.Edhe parku i qytetit i rregulluar në një pjesë të madhe të oborrit të shkollës “SelmanRiza” është shkatërruar tërësisht pak muaj pas inagurimit dhe investimet në atë park nëvlerë prej mbi 20.000 euro kanë rezultuar të kota. Tani do të duhet ri-investim në atëzonë për të sjellë gjendjen në të cilën ka qenë paraprakisht parku.4. Aktivitetet e Prokurimit Publik 2010 - 2011Zyra e Prokurimit në Komunën e Fushë Kosovës, sipas organo-gramit të komunës,funksionon në kuadër të Zyrës së Kryetarit. Për dy vite (2010-2011) Komuna e FushëKosovës ka lidhur nëpërmjet procedurave të prokurimit 205 kontrata në vlerë tëpërgjithshme mbi 4.5 milionë euro.Tabela nr.5: Kontratat e Prokurimit në Komunën Fushë KosovësViti Nr. i kontratave Vlera e kontratave (Euro)2010 109 2.309.355.612011 96 2.230.071.66Totali 205 4.539.427.27Burimi: KRPP Raporti për 2010 dhe 2011Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka gjetur në një rast se Komuna e Fushë Kosovëska shpërfillur rregullat e prokurimit publik dhe kësisoj ky organ e ka obliguar komunën10

që të shkojë në rivlerësim të ofertave, gjë e cila është përmbushur nga ana e Komunës sëFushë Kosovës. Rasti ka të bëjë me shkelje ligjore në aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi ishtëpive për banim për familjet e skamnorëve” për shkak se operatori ekonomik ipërzgjedhur nga komuna për kontratë, “Bashkimi” nga Drenasi, ka pasur çmim më tëlartë se sa operatori ankues ekonomik “CTA” nga Prishtina.5. Administrata e Komunës së Fushë KosovësNumri i përgjithshëm i të punësuarve në administratën komunale të Fushë Kosovësështë 159 persona (45 femra dhe 114 meshkuj). Kurse së bashku edhe me arsimin dheshëndetësinë, numri i të punësuarve në sektorin publik në Fushë Kosovë është gjithsej718.Tabela nr.6: Numri i të punësuarëve sipas sektorëve në Komunën e Fushë KosovësSektorëtNumri i të punësuarveZyra e Kryetarit 8Drejtoria e Administratës 22Sektori i gjendjes civile 8Drejtoria e Financave dhe e13ZhvillimitDrejtoria e Urbanizimit dhe16KatasterSektori i tatimit në pronë 5Drejtoria për Bujqësi dhe9Zhvillim ruralSektori i Arsimit 459Drejtoria e Arsimit 5Sektori i Shëndetësisë 100Drejtoria e Shërbimeve publike 10Zyra për komunitete 5Drejtoria për Mbrojtje dhe7ShpëtimDrejtoria për Kulturë-Rini dhe20SportDrejtoria e Shëndëtësisë 4Drejtoria e Inspekcionit 12Drejtoria për Integrime Evropiane 5Qendra për Punë Sociale 10Gjithsej 71811

Nga tabela e mësipërme vërehet një ndarje jo e drejtë e numrit të të punësuarve sipasrëndësisë së departamenteve. Për shembull, Drejtoria e Kulturës ka gjithsej 20 tëpunësuar, përderisa Drejtoria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë së bashku kanë 9 tëpunësuar. Në Komunën e Fushë Kosovës teatri i këtij qytetit nuk funksionin në mënyrëtë rregullt, por vetëm kohë pas kohe, me një eventualisht dy shfaqje teatrale në vit.Qyteti nuk ka kino dhe po ashtu klubet e sportit mungojnë, përjashtimisht futbollit. Ivetmi aktivitet kulturor i cili në vazhdimësi funksionon në këtë komunë, është shoqatae valltarëve.Tabela nr.7: Të punësuarit në komunë nga këndvështrimi i kualifikimit shkollorNumri Fakultet Shkollë të mesme Shkollë fillore Shkollë e lartë159 73 77 7 2Numri më i madh i të punësuarve me shkollim të mesëm në Komunën e Fushë Kosovëshaset në Drejtorinë e Administratës dhe në sektorin e gjendjes civile ku nga gjithsej 30 tëpunësuar në këtë drejtori, 21 prej tyre janë me shkollim të mesëm apo edhe fillor,përderisa vetëm 9 janë me përgatitje universitare, pesë prej të cilëve me Fakultetekonomik, profil ky jo adekuat për administratë.6. Arsimi në Komunën e Fushë KosovësNë Komunë të Fushë Kosovës ekziston 1 institucion para shkollor (çerdhe), 14 shkollafillore dhe 1 shkollë e mesme. Në institucionin para shkollor “Gëzimi ynë” janë tësistemuar 199 fëmijë, prej tyre 109 meshkuj dhe 90 femra. Çerdhja ka të punësuar 27persona, prej të cilëve 19 janë edukatore dhe 8 persona te tjerë janë ndihmës. Komuna eFushë Kosovës gjatë vitit 2011 ka ndërtuar edhe dy çerdhe të reja, njërën në fshatinMiradi, ndërsa tjetrën në fshatin Bardhi i Madh, por asnjëra nga to nuk ështëfunksionalizuar. Mos funksionalizimin e çerdheve, Komuna e Fushë Kosovës e arsyetonme pengesën që Ministria e Financave i ka vënë Komunës që të mos shtojë numrin e tëpunësuarve në Komunë. Mirëpo, ky problem do të mund të zgjidhej nëse Komuna eFushë Kosovës ul numrin e të punëusuarve në administratën lokale.Çerdhja “Gëzimi ynë” në opinionin e Fushë Kosovës interpretohet si ‘çerdhja e grave tëkomunarve’, ngase krerët e këtij institucioni (komunës) i kanë të punësuar gratë e tyrenë ketë çerdhe në cilësi të edukatoreve. Në këtë çerdhe punon motra e nënkryetarit tëkomunës, bashkëshortja e Drejtorit të Inspekcionit, bashkëshortja e Drejtorit tëShërbimeve Publike, bashkëshortja e shefit të prokurorimit, si dhe bashkëshortja eDrejtorit të Financave.12

Tabela nr.8: Numri i mësimdhënëseve dhe stafi përcjellës në 14 shkollat fillore të Fushë KosovësGjinia Numri i mësimdhënësve Stafi ndihmësFemra 185 18Meshkuj 101 47Gjithsej 286 65Në Komunën e Fushë Kosovës ekziston vetëm një shkollë e mesme e profilit ekonomike quajtur shkolla “Hyvzi Sylejmani”.Tabela nr.9: Numri i përgjithshëm i nxënësve në shkollën e mesme “Hyvzi Sylejmani” në Komunën eFushë Kosovës:Numri i nxënësve Femra Meshkuj1796 863 933Tabela nr.10: Numri i mësimdhënëseve dhe stafi përcjellës në shkollën e mesme “Hyvzi Sylejmani” tëFushë KosovësGjinia Numri i mësimdhënësve Stafi ndihmësFemra 32 2Meshkuj 40 7Gjithsej 72 9Në Komunën e Fushë Kosovës gjatë dy viteve të kaluara është shënuar përparim nëpërmirësimin e infrastrukturës në objektet arsimore. Shkollat janë gëlqerosur, ështëndërruar sistemi i ngrohjes nga të qenit me dru dhe thëngjill në atë të ngrohjesqendrore, janë ndërruar dyert dhe dritaret dhe po ashtu investime ka pasur edhe nëambientet e jashtme duke u ndërtuar fusha të hapura sportive.Tabela nr.11: Disa nga investimet gjatë 2010 -2011 në infrastrukturën e shkollave në Fushë KosovësInvestimetShuma në euro(‘000)Renovimi i shkollës fillore në fshatin Pomozotin 14.758Fasadimi i objektit dhe ngjyrosja e rrethojave të shkollës fillore8.949“Bajram Curri” në fshatin Sllatinë e MadheRenovimi i shkollave fillore në fshatrat Lismir dhe Harilaç 8.699Furnizim me perde për zyret në shkollat fillore 2.754Ndërtimi i çerdhes së fëmijëve në fshatrat Bardh i Madh dhe 71.796,24Miradi e Poshtme13

Renovimi i shkollave fillore “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovëdhe “Bajram Curri” në Sllatinë e Madhe11.579,51Montimi i nxemjes qendrore në shkollën fillore “Bajram Curri” 9.980Ndërtimi i sallës së sportit në oborrin e shkollës fillore "Mihal 83.650,48Grameno" dhe "Zenel Salihu" - faza e parëFurnizim me tepihë dhe staza për nevojat e çerdhës "Gezimi1.640Ynë"Furnizim me gjenerator për nevojat e shkollave fillore 6.480Renovimi i brendëshem i shkollës fillore “Vellëzerit Frasheri” 7.433Ndërtimi i fushës sportive në oborrin e shkollës fillore "Mihail 43.350,56Grameno”Furnizim me banka dhe karriga për nevojat e shkollave 9.814Servisimi i ngrohjeve qendrore në shkollat e Komunës së Fushë6.716KosovësSigurimi i objekteve të shkollave 10.8007. Shëndetësia në Komunën e Fushë KosovësNë Komunën e Fushë Kosovës funksionon një Qendër Kryesore e Mjekësisë Familjare(QKMF), katër Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe dy punkte shëndetësore apoambulanca. QKMF gjendet në qendër të qytetit, ndërsa nga një QMF gjenden në fshatratMiradi e Ulët, Sllatinë e Madhe, Miradi e Epërme dhe Bardh i Madh. Punktetshëndetësore janë në fshatin Vragoli dhe tjetra në fshatin Kuzmin.Numri i të punësuarve në sektorin e shëndetësisë në Komunën e Fushë Kosovës ështëgjithsej 100, prej të cilëve 74 janë të punësuar në QKMF.Tabela nr.12: Numri dhe pozitat e të punësuarave në QKMF në Fushë Kosovë:Stafi i QKMFNumriMjek i përgjithshëm 5Motër medicinale 24Stomatolog 3Infermier 3Specialist i mjekësisë8familjareTeknik laborant dhe teknik8medicinalPediatër 214

Gjinekolog 1Vozitës 4Pastrues 7Rojtar 3Depoist/arkivist 2Administratë/financa 3Drejtoria 1Gjithsej 74Ndërsa në katër Qendra të Mjekësisë Familjare dhe në dy punkte shëndetësore, punojnëgjithsej 26 persona.Tabela nr.13: Numri dhe pozitat e të punësuarave në katër QMF dhe në dy punkte shëndetësore në FushëKosovëStafi i QMFNumriMotra medicinale 14Stomatolog 2Specialist i mjekësisë3familjareTeknik laborant 1Gjinekolog 1Pastrues 4Udhëheqës i stafit 1Gjithsej 26Gjendja e përgjithshme e shëndetësisë në Fushë Kosovë karakterizohet me mungesa tëpërditshme të mjeteve të nevojshme për ofrimin e shërbimeve për pacientët. Gjendje mëe mirë paraqitet në QKMF, por edhe nga atje janë të shumta rastet kur pacientëtobligohen t’i blejnë medikamentet esenciale.Tabela nr.14: Disa nga investimet gjatë 2010 -2011 në sektorin e shëndetësisë së Fushë KosovësInvestimetShuma (euro)Rregullimi i mbrendshëm i QKMF-së në Fushë Kosovë 5.796Furnizim me paisje shëndetësore për nevojat e QKMF-së24.230në Fushë KosovëNdërtimi i ambulancës emergjente në Fushë Kosovë 17.281,98Ndërrimi i dyerve dhe dritareve në objektin e QKMF-së 14.369Renovimi i QMF-ve në fshatrat Sllatinë e Madhe, Bardh i9.747Madh dhe Miradi e Poshtme15

Furnizim me materiat medikamentoz dhe shpenzues , 35.407,47Furnizim me material laboratorik, -Furnizim mematerial stomatologjikFurnizim me paisje shëndetësore për nevojat e QKMF-së 2.495Furnizim me material stomatologjik 16.163Rregullimi i rrjetit të kanalizimit në QKMF 9.9868. TransparencaNë kuadër të komunës funksionin Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhepërgjithësisht vlerësohet pozitivisht qasja e kësaj zyre në ofrimin e informatave të cilat ikërkojnë palët e interesuara duke përfshirë në radhë të parë mediat dhe organizatat ngashoqëria civile. Komuna posedon edhe me ueb faqen zyrtare, por mbetet shqetësueseshkalla tejet e vogël e informatave që mund të hasen në këtë faqe. Mungojnë raportetvjetore dhe periodike të organeve komunale, nuk mund të hasen dokumente qëtregojnë për shpenzimet e parasë publike, investimet dhe planifikimet si dhe asnjëherënuk është transferuar në faqen zyrtare buxheti i kësaj komune.Në Komunën e Fushë Kosovës nuk ekziston asnjë media lokale e cila do të bënte tëmundur përcjelljen në mënyrë permanente të zhvillimeve të përditshme në këtëkomunë. Reportazhet e medieve qendrore nga Prishtina për këtë komunë janë të rralladhe kryesisht fokusohen në mungesën e ujit të pijes si në shkallën e lartë të ndotjes sëajrit.Tabela nr.15: Vlerësim i përmbajtjes së ueb faqes së Komunës së Fushë Kosovështtp://kk.rks-gov.net/fushekosove/Home.aspx2010 2011 2012DokumentiIIIIIIIV I II III IV IRaporti i Punës së Kryetarit x x x x x x x x xRaporti financiar (buxhetor) iKomunësx x x x x x x x xRaportet e Drejtorisë sëAdministratësx x x x x x x x xRaportet e Drejtorisë së Arsimit x x x x x x x x xRaportet e Drejtorisë sëShëndetësisë dhe Mir.Socialex x x x x x x x x16

Raportet e Drejtorisë sëInspekcionitx x x x x x x x xFinanca, Ekonomi dhe Zhvillim x x x x x x x x xUrbanizmi, Kadastri dhe Mjedisi x x x x x x x x xShërbimet Publike x x x x x x x x xBujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural x x x x x x x x xRaportet dhe njoftimet e Zyrës sëProkurimitRaportet ë Njësisë së Auditimit tëBrendshëmProcesverbalet e KuvenditKomunalRregulloret Komunale√xx x xVendimet e Kuvendit Komunal √ √ √Rregullorja e Punës së KuvenditKomunalProcesverbalet e Komitetit përPolitikë dhe FinancaPlanet dhe Strategjitë e KomunësX = mungon raporti.√= raporti është i publikuar në ueb-faqe√x x x x x x x x x√x17

9. Përmbushja e premtimeve të fushatës zgjedhore 2009Gjatë fushatës zgjedhore 2009, kandidati për kryetarkomune, tani Kryetari i Komunës z. Burim Berisha, paraelektoratit të tij ka prezantuar 14 premtime për sfera tëndryshme. Pas monitorimit të të gjitha premtimeve tëdala nga fushata zgjedhore, Instituti GAP dhe BIRN, në2010 i kanë shkruar letër të hapur Kryetarit të Komunës tëcilit i përkujtuan edhe një herë premtimet e dhëna, dukekërkuar njëkohësisht realizueshmërinë e tyre.Tabela më poshtë pasqyron progresin e arritur nërealizueshmërinë e premtimeve të dhëna në 2009. Në këtëtabelë janë përfshirë 14 premtime të dhëna. Në bazë tëhulumtimit të GAP del se pas dy viteve të qeverisjes nëkomunën së Fushë Kosovës, apo gjysmën e mandatit qeverisës,4 premtime janë përmbushur, 3 nuk janë realizuar, ndërsa për7 premtime ka pasur nisma dhe rezultate evidente, por akomanuk mund të vlerësohen të përmbyllura. (Shih tabelën emëposhtme).PremtimetRealizueshmëriaInvestime kapitale me vlerë mbi 1 milionë Në Fushë Kosovë në dy vitet e fundit ka pasur investime në arsim, shëndetësi,euro në arsim, 500 mijë euro në kulturë, rini dhe sport, por vlera e projekteve të investuara në këto fusha është nënshëndetësi dhe 700 mijë euro në rini, vlerën e premtimeve të dhëna në 2009.kulturë e sportPër shkallën e investimeve në sektorin e arsimit dhe atë të shëndetësisë mund t’ireferoheni këtij raporti në pikat e veçanta ku flitet për këto investime.Ndërsa në kulturë, rini dhe sport gjatë këtyre dy viteve ka pasur investime në vlerëprej 117.776 euro, prej të cilave mbi 95% apo 108.276 euro janë dhënë për gjurmimearkeologjike, kurse 9.500 euro i janë dhënë më 2011 klubit lokal të futbollit.Investime në vlerë 1,1 milion euro për Komuna e Fushë Kosovës është një nga komunat e pakta e cila në kuadër tëndriçim në lokalitete dhe parqendriçimit publik ka investuar në ndriqim me panele solare (Komunë tjetër që kainstaluar ndriçim, publik me panele solare është edhe Komuna e Shtimes). Në vitin2011 për ndriçim publik me panele solare janë investuar 240.000 euro. Një shtyllë endriçimit publik me panel solar ndodhet edhe në afërsi të shtëpisë së Kryetarit tëKomunës, shtëpinë në kodër të Sllatinës.Sa i përket parqeve, komuna e ka bërë një të tillë në oborrin e shkollës fillore“Selman Riza” por mos mirëmbajtja e tij e ka rezultuar me shkatërrim tëpërgjithshëm.Investime në vlerë 1,3 milion euro në Në listën e investimeve kapitale për 2010 dhe 2011 figurojnë investime në vlerë prej18

infrastrukturën rrugoreInvestime në vlerë 700,000 euro nëtrotuare dhe rindërtimeRishqyrtimin e zgjerimit të rrugës përaeroport dhe vendosjen e zebraveFurnizimin me ujë të pijshëm për 24 orënë gjithë Fushë Kosovën, në vitin 2010Investimet me vlerë 700,000 euro përpërmirësimin e ujësjellësit dhekanalizimit.Rindërtimin e fabrikës së ujit në Kuzmin,e cila do të shtojë kapacitetin e ujit.Ndërtimin e fushave të reja sportive710.496 eurosh për asfaltim. Në fushë Kosovë për asfaltim ka ndihmuar edhe niveliqendror. Mirëpo, përkundër planifikimeve për investime në asfaltim, Komuna eFushë Kosovës asnjëherë nuk arrin të përmbyll të gjitha investimet në këtë drejtim.Sipas raportit për shpenzimet nëntë mujore të 2011, në projektet e asfaltimit komunae Fushë Kosovës për nëntë muaj të 2011 kishte arritur që të kompletojë vetëm triprojekte në shkallën 100%, kurse për projektet tjera mjetet vetëm ishin zotuar, porpunët gjatë atij viti nuk kanë nisur.Për dy vite, Komuna e Fushë Kosovës ka investuar në trotuare. Kurse përrindërtime, Komuna e Fushë Kosovës si investime në këtë drejtim konsideronrindërtimin e shtëpive në 2010 (64.785 euro) dhe shtëpi për skamnorë në 2011(133.000 euro).Rruga për në aeroport është rrugë regjionale, zgjerimi dhe mirëmbajtja e së cilës bienë kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës. Rruga për në aeroport është rrugë ecila kalon përmes Fushë Kosovës dhe e cila ka shkaktuar probleme në qarkullim nëkëtë komunë, për shkak se nuk ekzistojnë nënkalime apo mbikalime dhe ka pasurraste kur qytetarë të kësaj komune kanë humbur jetën apo janë lënduar duke kaluarrrugën. Pa përgjegjësi në këtë mes nuk është as Komuna e Fushë Kosovës, e cila përvite të tëra ka lejuar ndërtimin e objekteve të banimit dhe bizneseve në afërsi tërrugës, ku pas ndërtimit të autostradës, nuk ka asnjë mundësi të hapjes sënënkalimeve apo mbikalimeve. Përkundër asaj se intervenimi në autostradë nukështë përgjegjësi e Komunës, në listën e investimeve kapitale të kësaj komunefiguron një investim në vendosjen e zebrave në 2010 dhe sinjalizim.Ujin e pijes banorët e marrin nga ujësjellësi rajonal “Prishtina”, andaj kjo komunë,ashtu sikurse edhe komunat tjera si Prishtina, Obiliqit, Podujevës, përballet meproblemin e mungesës së ujit në pjesë të caktuara të ditës.Komuna e Fushë Kosovës gjatë dy viteve të kaluara ka investuar 199.000 euro nëhapjen e dy pusve dhe blerjen e pompave të ujit.Në rrjetin e ujësjellësit për dy vite kjo komunë ka investuar 254.474 euro, investimeevidente ka pasur edhe në instalimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit.Premtim i pa realizuar.Premtim i realizuar.19

Investimet në sport me vlerë 200.000 euroNdërtimin e palestrës sportive dhe 4fushave të sportit të vogël në Bardh tëMadh.Ndërtimin e shkollës në NakaradëFushë Kosova ka ndihmuar me 9.500 euro klubin e futbollit. Është investuar nëndërtimin e fushave sportive, kryesisht të futbollit dhe një fushë të volejbollit.Komuna në 2011 ka investuar 84.000 euro për sallën e sportit, kurse në Bardh tëMadh deri më tani është ndërtuar vetëm një fushë sportiveToka për ndërtimin e kësaj shkolle është bërë nga ana e Komunës së Fushë Kosovësdhe punimet pritet te nisin gjate 2012, nga një donator arab.Investimet me vlerë 500.000 euro në Gjatë dy viteve të kaluara ka pasur investime në pyllëzim në vlerën e 38.400 euro.pyllëzim dhe pastrim53.500 euro janë shpenzuar për kontejnerë400.000 euro ndihmë për agrobizneset Për dy vite komuna ka ndarë rreth 80.000 euro për ndihmë fermerëve dhe makinabujqësore.20

10. Burimet:1. Raporti analitik i shpenzimeve 2011 – Komuna e Fushë Kosovës.2. Lista e të punësuarëve në administratën komunale, arsim dhe shëndetësi në Komunën eFushë Kosovës.3. Komuna e Fushë Kosovës. Lista e investimeve kapitale 2010 – 2011 .4. Raporti Financiarë 2010 dhe Raporti Financiarë 2011 i Ministrise se Financave tëQeverisë së Kosovës.5. Raportet vjetore 2010 -2011 të Koomisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.6. Komisioni Rregullativ i Prokurorimit Publik. Njoftimet për lidhjen e kontratave përmesprokurimit publik nga Komuna e Fushë Kosovës. http://krpp.rks-gov.net/Default.aspx?PID=Notices&LID=1&PCID=-1&CtlID=SearchNotices&stat=2&PPRCMenu_OpenNode=1147. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Statistikat e Arsimit në Kosovë 2011-2012. Burimi: http://ëëë.masht-gov.net/advCms/documents/11052012.pdf8. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare tëKomunës së Fushë Kosovës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2010. Burimi:http://ëëë.oag-rks.org/repository/docs/FusheKosova_31.12.2010_shqip_289395.pdf9. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare tëKomunës së Fushë Kosovës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2011. Burimi:http://ëëë.oagrks.org/repository/docs/Fushe_Kosova_31_12_2011_Final_alb_605368.pdf10. Ueb faqja e Komunës së Fushë Kosovës: http://kk.rksgov.net/fushekosove/Home.aspx21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!