13.07.2015 Views

Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve - Ministria e Mjedisit

Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve - Ministria e Mjedisit

Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve - Ministria e Mjedisit

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Neni 25Etiketimi i mbetjeve të rrezikshme1. Mbetjet e rrezikshme grumbullohen, transportohen dhe magazinohen nëmënyrë të përkohshme vetëm kur ato janë ambalazhuar dhe etiketuar në përputhje mekëtë ligj.2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet për mbetjet e përziera, të krijuara nga vetësektori familjar.3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat përambalazhimin dhe etiketimin e mbetjeve të rrezikshme në procesin e grumbullimit, tëtransportit dhe të magazinimit të përkohshëm.Neni 26Dorëzimi i mbetjeve të rrezikshme1. Mbetjet e rrezikshme, që dorëzohen nga një person fizik a juridik te një tjetër,shoqërohen me dokument dorëzimi, i cili është i vlefshëm edhe në formë elektronike.2. Dokumenti i dorëzimit përmban të paktën informacionin e mëposhtëm:a) numrin e dokumentit të dorëzimit;b) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të dorëzuesit;c) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti tëtransportuesit;ç) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të vendit tëdestinacionit të mbetjes së rrezikshme (të marrësit në dorëzim);d) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të krijuesit tëmbetjeve;dh) përshkrimin e mbetjeve të rrezikshme, përfshirë listën e kodeve të mbetjevedhe sasitë respektive;e) hollësi për përbërësit kimikë apo biologjikë të mbetjeve të rrezikshme dhepërqendrimet e tyre.3. Marrësi në dorëzim, brenda 30 ditëve, i dërgon dorëzuesit një konfirmim meshkrim për marrjen e mbetjeve të rrezikshme.4. Marrësi në dorëzim, kur refuzon një transfertë mbetjesh të rrezikshme, itregon transferuesit arsyet e refuzimit.5. Çdo person, që angazhohet në dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme, ruandokumentacionin e transferimit për një kohë prej të paktën 3 vjetësh nga data kur fillondorëzimi dhe ua vë ato në dispozicion Agjencisë Kombëtare të Mjedisit apoInspektoratit për Mjedisin, pas paraqitjes së kërkesës së tyre me shkrim.Dokumentacioni përmban të paktën kopje të dokumentit të dorëzimit, kopje tëdokumentit të konfirmimit dhe informacion për dorëzimet e refuzuara.6. Çdo dorëzues, transportues dhe marrës në dorëzim i dërgon çdo 3 muajAgjencisë Kombëtare të Mjedisit informacion për dorëzimin e mbetjeve.7. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat përzbatimin e këtij neni.18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!