13.07.2015 Views

MOISIU - Regione Basilicata

MOISIU - Regione Basilicata

MOISIU - Regione Basilicata

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

allegato a <strong>Basilicata</strong> Mezzogiornoinserto di <strong>Basilicata</strong>net.it Reg N°268/1999 Tribunale di Potenza.Editore: <strong>Regione</strong> <strong>Basilicata</strong> - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni RivelliFEMIJERIA E VARFER, RINIA, DESHTIMET, SUKSESET DHE HUMBJA TRAGJIKESuplementi i së dielës te SHQIPTARJA.comViti III - Nr:8 E diel, 24 shkurt 2013E-mail: rilindasi@gmail.comKryeredaktore: Admirina PEÇINa ndiqniedheonlineWWW.SHQIPTARJA.COMNGA PJETER LOGORECIDuke i bërënjë analizë tëshpejtë shkrimeveqë janëpublikuar përaktorin meorigjinë shqiptareAleksandër Moisiu,kuptohet, që ai ka qenë një ylli skenës teatrore botërore mepërmasat e një gjeniu në fushëne aktrimit. Është një fat i madhpër ne shqiptarët që ai e zhvilloikarrierën e tij në vendet metradita kulturore si Gjermania,Austria, Italia, Cekia… të cilëtkanë të ruajtur dhe arkivuarhistorikun e teatrove të tyrekombëtare, ku karriera e AleksandërMoisiut ishte për disadekada dominante. Për rrjedhojëegzistojnë në këto arkiva,dokumenta që pasqyrojnë karrierënme llime të vështira,por brilante të aktorit të përbotshëmAleksandër Moisiu.Shtetet ku ai punoi dhe jetoi,u përpoqën ti japin Moisiutidentitetet e tyre kombëtare.Për kritikën italiane, Alessandroështë një triestin i lindur(pa përmendur prejardhjene prindërve emigrantë), përfaqesuesi denjë i shkollës italianetë aktrimit. Në të vërtetë aikaloi në Trieste një periudhë tëvështirë të fëmijërisë së tij, meshumë probleme familjare dheekonomike për të cilat familja etij u detyrua të largohet për njëjetë më të mirë, drejt Austrisë.Për teatrin Austriak, Moisiu u“zbulua dhe u formua” në Wien,edhe pse aty u përball me problemetë mëdha të integrimit, unënvleftësua dhe ju mbyllëndyert e skenës si i paaftë dhe ipatalentuar në fushën e kantose të teatrit. Teatri gjerman iPragës ishte vendi ku Moisiugjeti përkrahje dhe ju hapënmundësitë për të lluar karrierëne tij si aktor. Në themeltë karrierës së tij qëndronkëmbëngulja e superaktoritaustriak Kainz, i cili zbuloitek djaloshi Moisi të ardhmene teatrit modern dhe e drejtojatë drejt Pragës ku punoninmiqtë e tij.Fillimi i tij në teatrin e Pragësme eksperiencat që krijoi, ishteshkolla e vërtetë për artinskenik të Moisiut. Por talentii paku i Moisiut me suksesete njëpasnjëshme kërkonte njëambient më të gjerë, e të përmasavebotërore siç ishte skenae teatrit në Berlin.Mbas dyvjetesh e gjysmë deputiminë Pragë, ku mundësitëishin të kufizuara, më 17 tëdhetorit 1903 emri i AleksanderMoisiut shfaqet në ashet e teatrittë Reinhardt – it në Berlinme rolin e aktorit në dramenme temë shoqërore “Na dne”të Maksim Gorkit (te shkruarnë 1902). Speciale në faqet 16-20<strong>MOISIU</strong>NE ARKIVINE VJENESDokumente dhefoto surprizë,ja aktori brilantqë nuk njohimDESHMITE E FAMILJAREVEFëmijëria e Aleksandrit: i prapë,trazovaç dhe nxënës i dobëtKUJTIMET E <strong>MOISIU</strong>T“Fillesat e mia si aktor, njëdështim, jetoja në varfëri ekstreme”DREJT KULMI TE KARRIERESJosef Kainz, si e zbuloi talentin eMoisiut gjatë një dialogu në skenëDOKUMENTI EKSKLUZIVJa graka e temperaturësgjatë orëve të agonisë së aktoritDESHTIMET E PARAJeta e shthurur eMoisiut në Pragë, roletdhe kritikat ekstremeNe Pragë ai bëri njëjetë të shthurur,që i kujtonte fëmijërinënë Durrës eTrieste. Netë të tëra frekuentonteklubet “jo me zë tëmirë”, pinte shumë, irtonteme gratë...., që të njihte mirëJETEN e NJERËZIT – thoshteai. Një nga biografët e tij(Paul Leppin), për këtë periudhëtregon që Moisiu ishte ipalodhur dhe i rezistonte natës.Në kohën kur të tjerët llonintë braktisnin lokalin, ai nistetë këndonte meloditë “DieStretta” italiane që përkëdhelninzemrat femërore,deklamonte Shekspirin osetregonte ndodhitë...


16SH.comEKSKLUZIVEwww.shqiptarja.com E diel, 24 shkurt 2013RILINDASISUPLEMENT JAVOR IARKIVII AKTORITNNGA PJETER LOGORECIvijon nga faqja 15ë arkivën e Muzeut të Teatrit Austriaknë Vjenë që është pjesë e MuseutHistorik të Artit, gjendet fondii Alexander Moissi. Fondi është i ndarë nëdisa sektorë, në atë të FOTOGRAFISE kugjinden dhjetra foto origjinale të aktorit.Sektori tjetër shumë i rëndësishëm ështëai i LETRAVE DHE DORESHKRIMEVEku gjendet korrespondenca e Moisiut mefamiljen, miqtë, kolegët apo telegramet eposta e tij. Këtu gjej rastin të falenderoj tëgjithë personelin e arkivës së Teatrit përgatishmërinë e përkrahjen në kërkimet emija. Bashkëshortja e Aleksandrit, aktorjaJohanna Terwin i dhuroj këtij fondi një pjesëtë madhe nga dokumentacioni egzistues, nëmes tyre edhe kujtimet e saj për momentetmë të spikasura të jetës së tyre artistike ebashkëshortore.Duke shetuar pjesë nga kujtimet e pjestarëvetë familjes mësohet që Moisi Moisiu(1) dhe Amalia De Rada(2) u martuan nëTrieste por erdhën në Shqipëri për të jetuar.Baba Moisiu (i besimit Kristjan Ortodoks)erdhi në Trieste, që atëherë ishte nën perandorinëaustriake, në 1862-shin. Ai ishtetregëtar vaji, drithërash e lëkurash. Familjapati dhjetë fëmijë. Nga këto dy vdiqën pakmbas lindjes. Tetë të tjerët ishin pesë vajza:Irena, Soa, Melania dhe dy binjaketEpifania dhe Elvira, kurse tre djemtë ishin:Konstantini, Dante e Aleksandri. Fëmija iparë i familjes ishte Konstantini që lindi me1864 e mbas dy vjetesh në jetë erdhi Dante.Aleksandri lindi me 2 prill 1879 në CasaRolli (Riva Grumula) pranë portit në Trieste.Ai u pagëzua në kishën e Shën Kolit të Triestessimbas ritit Kristian Ortodoks grek.Duhet shënuar që nga shkrimet e botuara,po ashtu edhe nga dokumentet qëgjinden nuk ka asnjë pikë që të vërtetojëteorinë shumë të përfolur e të qenit Jude gjëe cila vërtetohet nga vetë familjarët dhe tënjohurit e tij (Irmgard Rohracher në librinAlexander Moissi, faqe 3, Wien 1951).Sipas shënimeve, mbas humbjes së 12anijeve plot me mall të babait (1883) të cilat umbyten nga stuhia në det, familja jetoi e ndarë.Nëna Amalia që ishte kristiane nukambientohej dot në jetën e vështirë plotorientalizma e asaj kohe në Shqipërinë eosmanizuar nga turqit, u shpërngul të jetontenë Trieste së bashku me vajzat Irena,Soa dhe më të voglën Melaninë. Kurse nëDurrës, me babain Moisi jetonin të shkujdesurKonstantini, Dante, Aleksandri dhedy vajzat binjake. Aleksandri 4 vjeçar, icili ishte fëmija i fundit, më i vogli, ishte izgjedhuri i babait, i cili nuk kursehej përtë plotësuar dëshirat e fëmijve që jetoninnë ambientin mbytës të qytetit. Në moshën6 vjeçare Aleksandri mori si dhuratë ngababai një kalë, i cili i mbushi me gëzim jetëne botën e tij fëminore. Shkolla e kohës qëpreferonin fëmijët ishte për të dëshiruar, poredhe Sandri (siç e thërrisnin të afërmit) ishtenxënës i dobët. Në shkollë mësimet ishin nëgjuhën greke, por në shtëpinë e Moisiut itejgjithmonë shqip. Sandri ishte mëngjërash(shkruante e punonte me dorë të majtë).Në kujtimet e motrave ai përshkruhet sifëmijë i levizshëm, shumë i shkujdesur dheme plot fantazi.Motra Melani kujton: Aleksandri bëntekudo rrumujë dhe ishte i shkujdesur. Aihumbte gjithmonë gjërat e tij personale.Në kemi fjetur në një dhome me Sandrindhe ai mundohej të kujdesej për mua dhetë me gezonte. Kuzhinierja jonë e vjetër meFoto 1:Dëshmia epagëzimit tëAleksandërMoisiut(foto PjetërLogoreci)Foto 2:Vërtetimii lëshuarnga kishaorthodokseautoqefaleshqiptare(1932)1 2FEMIJERIA EALEKSANDRITI prapë, trazovaçdhe nxënës i dobët...Gjurmët e Moisiut në Arkiv, nga lindja, fëmijërianë Durrës dhe Trieste, dështimet në shkollë,e deri tek vite te konservatorit...emer Gigia, kujdesej për ne gjatë ditës. KurAleksandri nuk shoqërohej nga të tjerët ngashkolla deri në shtëpi, ndodhnin gjithmonëgjëra të papëlqyeshme: p.sh. një herë ra nëkanalin e madh të ujit, një herë tjetër rrëzoinjë shitës ëmbëlsirash dhe një grua mevezë.... e babai duhej të paguante dëmin....një herë bashkë me binjaket dhe Melaninëhëngrën dhe dëmtuan vreshtin me rrushtë një verëpunuesi e babai përsëri duhej tëpaguante...një herë në dimër ai rrëzoi në detvëllanë e madh, i cili ishte i ftohur ...Mbas 4 vitesh në tokën shqiptare në vitin1887 i ati e lejon të shkojë tek e ëma nëTrieste. Kjo ishte një periudhë e vështirë përAleksandrin fëmijë. Në Shqipëri ai shihejnga bashkëmoshatarët si “italiani” kurse nëTrieste si “albanese” dhe kjo ndikoi që ai tëmbyllej në vetvete dhe të mos shkonte mirëme mesime. Si më i vogli ndër femijët, Sandriishte gjithmonë nën diktatin e motrave. Aiishte “fëmija i prapë i familjes” dhe shpeshe ndëshkonin. Shkolla nuk i pëlqente e aqmë pak detyrat e shtëpisë. Në shkollën lloreu detyrua të përsërisë disa herë klasën përarsye të rezultateve të dobëta.Tingëllimën e parë të zemres për teatrin epat në Trieste kur pa në skenë aktorin e madhitalian Ermete Novelli, i cili luante pjesë nga“Papa Lebonnard” dhe nga “Luigji i IX”. Sëbashku me një teze të tij plakë, Sandri patmundësi të ulej në një nga lozhat e fundittë teatrit që të shihte humoristët venecianë“Zago” e “Benini”. Më pas ndodhi ajo... qëdo t’i ndërronte jetën princit të vogël Moisi.Asnjëherë më përpara, i vogli nuk kishtemenduar që, dikush pa mjete muzikore, këngëapo muzikë do të mund të argëtonte një sallëplot me spektatorë që qeshnin si të çmendur.Nëpërmjet artit të Novell-it Sandri futetnë botën magjike të skenës e me fantazinëe tij fëmijnore arrin të shohë të ardhmen etij në këtë fushë. Momentet e kësaj dite lanëgjurmë të pashlyeshme në jetën e tij. Në këtëkohë situata ekonomike në familje u rënduashumë. Nëna vendosi ta dërgonte Sandron teknjë kushëri i saj prift në Graz të Austrisë. Priftipremtoi ta ushqente dhe ta shkollonte atë. Kurçdo gjë po shkonte siç duhej, prifti u transferuae Sandros ju desh të kthehej në Trieste.Dy nga motrat, me ndërmjetësinë e njëkushërire me inuencë në Vjenë arritën tëpunësohen si nënpunëse ministrie e kështutë siguronin të ardhura të mjaftushme për tëjetuar të gjithë. Familja u shpërngul në Vjenë.Aleksandri këndonte shumë bukur dhe ishtedeshira e nënës që ta dërgonte në konservatorine Milanos, por pamundësia ekonomike edetyroi atë të ndiqte familjen në Vjenë.Në vitin 1896 Moisiu zbret nga treni nëSüdbahnhof në Vjenë, ndërkohë që familjakishte në qira një hyrje me dy dhoma të voglanë Hiessgasse/ Landstrasse në bashkinë etrete, ku ishte sistemuar nëna me dy motrat.Për të ndihmuar sadopak ekonominë efamiljes ai llon të japë mesime të italishtes.Edhe pse ishte i veshur keq, trupvogël dhe ipa eksperiencë për veten e tij, edhe pse nukzotëronte për vete gjuhën gjermane, ai arrintë ketë disa nxënës dhe të sjell në shtëpidrekën e ngrohtë për familjen.Për Alessandron ëndrra e konservatoritjetonte. Me ndihmën e kushërirës së tij meinuencë, të drejtorit italian të konservatoritFerrucio Busoni e të profesorit të kantosMancio arrin të futet në konservatorin e Vjenës.Fatkeqësisht mbas llimit të mësimeveprofesori Mancio vdes dhe zëvendësohet ngaProf. Forsten, i cili kishte një metodë të ashpërmësimore. Si student i konservatorit Moisiukishte mundësinë të frekuentonte gratis koncertetete operat. Edhe në konservator ai nukarrin të bëjë hapa përpara. Nuk merr pjesërregullisht në prova, në leksionet e kantose të teknisës së frymëmarrjes. Në mësimine harmonisë e të gjuhës gjermane nuk merrpjesë pothuajse aspak, gjë që profesori Forstennuk e toleron e në fund të semestrit të parë iheq Aleksandrit të drejtën e studimit.vijon në faqen 17SHËNIM:(1)Në shumë shkrime nga autorë tëhuaj mbi Aleksandër Moisiun, shkruhetqë babai i tij quhej Konstantin Moisiu.Babai i dha emrin e tij djalit të parëKonstadinit. Por në dëshminë origjinaletë lindjes se Aleksandrit ai shënohetMoisi Moisiu. Emrin Moisi Moisiu të babaite vërtetojnë edhe pasardhësit ngafamilja Moisiu. Po ashtu edhe prejardhjae Familjes Moisiu nga disa autorëtë huaj shënohet: ato vijnë nga Golemi,një vend në afërsi të Shkodrës...(2)Amalia de Rada vjen nga familjaarbëreshe De Rada. I ati i saj ishtenjë mjek i njohur në Firenze, por ngaautorët e huaj, shikohet me dyshim kyfakt. Ajo quhet një italiane në origjinë.


RILINDASISUPLEMENT JAVOR IEKSKLUZIVEE diel, 24 shkurt 2013SH.com17www.shqiptarja.comvijon nga faqja 16...Në gjendje shpirtërore të dëshpëruar,me këpucë të grisura, gjysmë i zbathur, metrupin e vogël që dridhej nga të ftohtit edimrit të egër vjenez nën leckat që mbanteveshur, ai endej rrugëve të qytetit për tëkërkuar punë. Kjo situate e ndoshta ndonjëftohje e mëparshme bëhet shkas për njësëmundje të rëndë të mushkërive, e cila mëvonë do t’i marre dhe jetën.Duke shfrytëzuar njohjet nga konservatori,llon të punojë si Claquere (person qëpaguhet të duartrokasë gjatë një shfaqje) nëHofoper, ku shkonte çdo natë. Gjatë ditësai punon si ndihmësvarrimesh në Zentralfriedhof(varrezat qëndrore), ku asistontendër ceremonitë e varrimeve që në Vjenëjanë shumë klasike, që më vonë i shërbejnë krijimin e gurave artistike ku vdekjaishte pjesë në atmosferën e rolit, si te princiHamlet.Në këto ditë të vështira rastësia i solli njëpunë si gurant në Teatrin e qytetit. Më 19shkurt 1899 ai nënshkruan kontratën medrejtorin e Teatrit të qytetit Paul Schlenther,ku punësohej si gurant i përhershëm.Moisiu tregon: në rininë time të hershmekur erdha në Vjenë, nuk u prita me tufalulesh, por punoja shumë. Fillova si mësuesi gjuhës italiane dhe toja vetëm 30 Kreuzernpër një leksion gjë që nuk me lejonte të bëjanjë jetë normale. Deshira ime ishte të bëheshakëngëtar dhe arrita të hyj në konservator.Mësoja të këndoja, por që të bëhesh këngëtarduhej të kishe një stad mesatar, për këtë mëduhej të këndoja nga mëngjezi deri në darkë.Isha shumë i mbingarkuar e ndodhi që nukmë eci mirë, që të përmirësoja situatën timemateriale e ekonomike mora përsipër punëne ndihmësgurantit në Teatrin e Qytetit.Dielli më shndriti me fat e me mëshirë dheme ndërhyrjen e një djali të Krachers, arritatë bëhem gurant. Kjo ishte punë shumë mëe mirë se ndihmësguranti. Honorari im përçdo natë ishte 80 Kreuzer (1,35 Mark) që memjaftonte për të shuar oreksin rinor të ditës,por vetëm me Würstel (Salcice)e bukë.... Pore rëndësishme ishte se isha në Burgtheater...E llova punën me “Meister von Palmyra”(Mjeshtri nga Palmira). Mundohesha të ishanë lartësinë e duhur; isha njeri nga turma epopullit grek...por krejt në fund të skenës...saqë kisha ndjesinë se regjisori nuk kishtebesim tek unë ose turpërohej nga prezencaime...krejt në fund të skenës .....që të mosme shihte kush, e kështu herë mbas heremë duhej të dilja dhe të hyja prapë, në çdoakt, por përsëri në fund të skenës, krejt afërderës... E kjo gjë ndodhi në shumë pjesë teatrore...O Zot, sa herë jam rrëzuar së bashkume heshtën që mbaja në dorë....Pastaj erdhikthesa: në “Cyrano de Bergerac” isha nëskenë si kadet. Në aktin e katërt “Gascogne”përfshihej nga stuhia dhe kadetët duhej tëprekeshin nga era e të delnin...., e këtu unë undjeva shumë i shqetësuar e nuk dola..., përkëtë mbas disa ditësh u thirra nga drejtoriSchlenther që të sqaroja shqetësimin tim....dhe kaq ishte... unë që kisha menduar derinë atë kohë, që atje në fund ku isha nuk do tëme vërente askush, me besoni, mbeta shumëi befasuar.....(Fragmenti është marre nga disashenime, kujtimet e tija.. të depozituaranë Theatermuseum / Wien)***Në shkrimin e tij “Debutimi im nëBurgtheater” ai kujton: Isha në Vjenë. Ishashumë i ri e shumë i varfër, i jepja mësimeprivate gjuhe pak personave, të cilët patënbesim tek unë. Në të vërtetë në atë kohë nukkisha as idenë më të vogël se çka dëshiroja tëbëhesha... Isha në kërkim të bukës, kisha uritë madhe e zorrët më këndonin në bark, kurKUJTIMET E <strong>MOISIU</strong>T“Fillesat si aktor, një dështimjetoja në varfëri ekstreme”...kisha ndjesinë se regjisori nuk kishte besim tek unë ose turpërohej nga prezencaime...krejt në fund të skenës .....që të mos me shihte kush, e kështu herëmbas here më duhej të dilja dhe të hyja prapë, në çdo akt, por përsëri në fundtë skenës, krejt afër derës... E kjo gjë ndodhi në shumë pjesë teatrore... O Zot,sa herë jam rrëzuar së bashku me heshtën që mbaja në dorë....3rastësia e madhe më solli në Burgtheater siKomparse (Figurant)....Uni- i brendshëm i artistit lloi të zgjohejtek ai. Pasioni i tij për teatrin jep frytet epara. Në skenë si gurant ai mundohet tëkrijoje gura sa më të besueshme për publikun.Një herë kur të gjithëgurantët duhej të dilnin ngaskena, ai mbeti në skenë irrëmbyer nga interpretimi iaktorit Ernst Hartmann qëinterpretonte Cyrano-n.– Dil jashtë, thërret shenga prapa skenës, por ai imahnitur mbeti aty deri nëfund të aktit.... Një herë tjetërndodhi që ai i prekur ngaskena që luhej lloi të qajë medënesë, gjë që tërhoqi vëmendjene publikut. Njerëzit lluantë asin me tallje për të “riune apasionuar” që rrembehejshpejt..., por ai arriti të ketëvëmendjen e të gjithëve.Është zakon i Burgtheatrittë Vjenes që hera-herëst’i japë mundësi talenteve tërinj të paraqiten para regjisorëve me pjesëtë ndryshme, për të siguruar një vend pune“me rastin e shtesës së personelit” si aktor.Aleksandri me ndihmën e aktores MariaUrfus (që me 1910 u martua me Moisiun dhemë 1911 patën një vajzë të quajtur Beate),Në rininë timetë hershme kurerdha në Vjenë,nuk u prita metufa lulesh, porpunoja shumë.Fillova si mësuesi gjuhës italianedhe toja vetëm30 Kreuzern përnjë leksion4mëson pjesë nga “Uriel Acosta”, nga e famshmja“Narziss” dhe “Rikardi III” . Mikja etij përpiqet shumë që krahas artit skenik tëpërmirësojë të folurit e tij në gjermanisht.Kështu më 1 dhjetor 1899 paraqitetme interpretimet e tija para komisionit tëregjisorëve të Burgtheatrit.Ai e ndjen vehten të kënaqure të sigurt gjatë lojës së tij.Plot zell dhe furishëm llonAleksandri duke shpërthyerzjarrin që i vlon në shpirtine tij prej artisti, në frazatqë reciton. Fraza, rreshta,monologje në gjermanisht, tëcilat nganjehere nuk i dintekuptimin...Aleksndri kujton: gjatë‘Uriel Acosta’, drejtori Schlentherqeshte me gjithë zemer,por vetëm Narziss i pelqeuatij; tetë ditë mbrapa unë qëndrojanë skenën e Burgtheatritpara kolegjit të regjisorëve.Kurrë nuk i mësova përshtypjete tyre për pjesët e mia, eme sa di unë: mendimet eSonnenthal-it, Krastel-it, Leëinsky-it dheHartmann-it nuk kishin asgjë të mirë.Por drejtori Schlechter besonte tek unë, ekjo ishte gjëja më e bukur që më kënaqte nëatë kohë: që drejtori Schlechter më shikontemua si një aktor të ardhshëm... Ky ishteFoto 3 : Aleksandër Moisiugurant në BurgtheaterFoto 4 : Aleksandër Moisiunë llimet e tij...(1906)parashikimi i tij... Unë llova të studioj etë mësoj gjermanisht nga gruaja ime qëishte aktore, Maria Urfus... Gjermanishtjapër mua si i lindur në Itali ishte shume epapërshtatshme dhe e vështirë.Kolegji i regjisorëve nuk reagon aspak ngapasioni e temperamenti i veçantë i këtij djaloshi19 vjeçar. Njëzëri ato marrin vendimin:“Alexander Moissi ist zum Schauspielerungeignet”Aleksandër Moisi është i paaftë që tëbëhet aktor.... Megjithatë komisioni e lejonatë të vazhdojë të punojë si gurant, por qëmund të thotë ndonjë fjalë nganjëherë....megjithë akcentin e keq të gjermanishtesqë ka..., por tashmë shpirti i tij nuk gjentemë paqe dhe digjej për skenën... Më 31Mars 1900 ai këndon në skenën e ShoqërisëTregtare të Vjenës në pjesën “Ehemann vorder Tür” (Bashkeshorti tek porta) me shumësukses. Sukses tjetër për tu përmendur ishteroli “Kusofkin”, ku interpretoi vargjet e Turgenjevitnë pjesen “Gnadenbrot” (Bamiresia).Në një gazetë të kohës shkruhej: I riuMoisi dëshmoi për një talent të padiskutueshëm...Zerii tij i shumëngjyrshëm, loja nëpantomimë, sikurse edhe siguria e tij nëskenë bëri përshtypje shumë të mirë... Kjoshërbeu që te Moisiu i ri të rritej besimi nëvetvehte. Guximi i tij triumfoi mbi pasigurinëe mungesën e eksperiencës.vijon në faqen 18


18SH.comEKSKLUZIVEwww.shqiptarja.com E diel, 24 shkurt 2013RILINDASISUPLEMENT JAVOR IARKIVII AKTORIT5KAINZ ZBULONTALENTIN MOISIJeta e shthurur,rolet, vlerësimet dhekritikat ekstremeNë lokale nate këndonte e tregonte fëmijërinëe tij në Shqipërinë e pushtuar nga turqit...7vijon nga faqja 17...Fati e solli që në nëntor të 1900, nënjë teatër të vogël në Vjenë (Nußdorf) do tëshfaqej nga një trupë e huaj pjesa “Die Räuber”.Dy ditë përpara shfaqjes Aleksandrimori përsipër një nga rolet kryesore, për tëzëvendësuar aktorin që për arsye personalemungonte. Një ditë tjetër ai mori me shumëiniciativë mbi vete rolin e “Kosinsky-t” prapësi zëvendësues, sa që në grupin e gurantëvetë Burgtheatrit, lluan ta quajnë “AleksandriShpëtuesi”. Për këto dy ndërhyrje ai morishpërblim nga kolegu i tij, si guranti më ivjetër i Theatrit Moncza, një palë këpucë.Më pas ndodhi që në komedinë “Tartu”,ku ai luante shërbëtorin Lorenzo, emriAleksandër Moisiu do të shtypej për të parënherë në ashet e shfaqjes. Aktori i madhJosef Kainz dhe Moisiu qëndrojnë bashkë nëskenë, por ndodhi ajo që nuk pritej, duke ufutur në skenë Kainz llon të interpretojë:“.... Lorenzo, o shërbëtori im, a është gativeshja ime...?? e më pas i hedh një shikimtë shpejte pyetës Lorenzos.....Kainz shtanget i befasuar nga sytë eshërbëtorit Moisi e nuk arrin të lëviz më,ai nuk mundet të flasë..... vakum...edhepse dëgjonte sugjerimin e suerit ..... Syme sy vështroheshin të dy, kolosi Kainz qëishte legjenda e teatrit në të gjitha trevatgjermanisht-folëse dhe guranti “i panjohur”Moisi...Kainz arrin të shohë në shprehjen e syvetë Moisiut - Lorenzo, ndjenjën e nënshtrimite të fatkeqit, e po ashtu zbulon te gurantii panjohur, forcën, madhështinë e talentine një aktori të ardhshëm....Ai këshillon Moisiun në qarqet më të lartatë hierarkisë teatrore. Drejtori Schlenther esugjeron Aleksandrin te Angelo Neumann qëishte drejtues i Teatrit gjerman të Pragës, icili i beson instinktit të Kanz-it. Me ndihmëne motrës së tij, Moisiu blen nga një tregtarrrobash të përdorura në Judengasse; njëkostum, një kapelë (të cilën më pas e harronnë tren) për 3 Gulden dhe udhëton përnë Pragë. Një kontratë 6-vjeçare e pret nëNeues Deutsche Theater, ku ai për katërvjet rresht (1901 – 1904) aktron. Filloi merolin e Elias në “Über unsere Kraft ngaBjörnson”, ku la gjurme të paharrueshme.Me pas vazhdon me Franc Moor, Cyranovon Bergerac dhe Coupeau të Zolas në“L´Assomoir”. Jehona e interpretimeve të tije ndau publikun në dy grupe kontradiktore,populli dhe shtypi. Njëra palë kritikontemënyrën e tij gjuhësore të folurit, aksentine tij të huaj, si dhe mënyrën jo tradicionaletë interpretimit, kurse grupi tjetër: admirontetingëllimin e zërit të tij kumbues dhetemperamentin e tij të zjarrtë që e pasqyrontenë rolet e interpretuara. Erdhën mëpas rolet e Gaspard në “die Glocken vonCornville”, Bonifazi në “Brüder Staubinger”,“La Main” një pantomime franceze... Vitet ePragës e ndihmuan atë të kuptonte sekretine magjinë e lojës aktoriale.“Kur llova punën, kujton Moisiu, në tëvërtetë nuk dija ku qëndron sekreti i interpretimittë një roli. Mendoja thjesht me fantazinërinore që arti i krijimit të rolit ështëtë ngjitësh një mjekër false në fytyrë. Ishai bindur që sa më shumë të rrija në skenëaq më i spikatur do të isha, që unë nuk ishavetvetja por një tjetër të cilin e përcaktonteautori i tekstit. Sa më shume që njihja boten,aq me shumë bëhesha i vetëdijshëm nëpersonin tim. Me vonë kuptova që artin timduhej ta ndërtoja thjesht mbi personalitetintim. Jo me “maskim”, por me “demaskim”.Kërkoja lirinë time në çdo rol, për ta interpretuaratë në mënyrë të natyrshme dhearrita ta zotëroj këtë. Kjo bëri që kur zgjidhjarolet, mundohesha t’i shihja personazhetbrenda vetes sime... “Ne Pragë ai bëri një jetë të shthurur, qëi kujtonte fëmijërinë në Durrës e Trieste.Netë të tëra frekuentonte klubet “jo me zëtë mirë”, pinte shumë, irtonte me gratë....,që të njihte mirë JETEN e NJERËZIT – thoshteai. Një nga biografët e tij (Paul Leppin),për këtë periudhë tregon që Moisiu ishte ipalodhur dhe i rezistonte natës. Në kohënkur të tjerët llonin të braktisnin lokalin,ai niste të këndonte meloditë “Die Stretta”italiane që përkëdhelnin zemrat femërore,deklamonte Shekspirin ose tregonte ndodhitëe fëmijërisë së tij në Shqipërinë e pushtuarnga turqit. Vitaliteti i tij ishte i papërshkrueshëm.Të gjitha sa tonte i harxhontepër qejfet e tij, pasi ndjehej shumë i vetmuar.Gjendja shpirtërore e tij në këtë periudhëishte shumë e trazuar, gjë që pasqyrohetedhe në rolet e tij: i tronditur, sensibel,pasiv, i mbyllur në vetvete, i përmalluar...Thoshte që në rolin e Faustit, ai nuk luantegjendjen që përshkruante autori, por vetveten.Shpirti i tij i trazuar shpërthente ndër8emocione të fuqishme, që i bënë rolet e tij tëfamshëm e të paharrueshëm.Në shumë role ai arriti përsosmëri dhesukses dhe lloi të mendonte të ndërtontenjë karrierë të vërtetë, por në një teatër tëpërmendur si ai i Berlinit. Për këtë në vitin1903 vendos lidhje me Max Reinhardt, i cili ipremtoi atij një rol në sesonin 1904 – 1904 nënjë pjese të Gorkit. Më 22 nëntor të 1903-it.Moisiu ndahet nga Neue Deutschen Theaternë Prag, ku për të fundit herë luajti rolin eKozakut Beitler të Hugo Müller dhe FrancRoth tek “Von Stufe zu Stufe”.Thuhet që për të udhëtuar për në Berlinai mori nga miqtë e vet para hua, të cilati harxhoi të gjitha në festën e ndarjes memiqtë. Në Berlin u gjend me 26 nëntor i shoqëruarnga gruaja e tij, aktorja Maria Urfus.“Zotërinj, po ju paraqes aktorin e ri”- kështu e prezantoi Max Reinhardt nëansamblin e tij Moisiun. Më pas ai përshkoiFOTO 7: Pema efamiljes së MoisiMoisiut nga arkivi iTeatrit në Vjenë(Foto P. Logoreci)FOTO 8: Bettina(Moisiu) Berggruen,vajza e dytë (jashtemartese) e AleksandërMoisiut meHertha Hambachme fjalë të tjera besimin e palëkundur qëkishte aktori i madh, por jo shumë i njohur.Në llim edhe pse Reinhardt i kishtepremtuar një rol tek Bernard Show “DerSchlachtenlenker” të cilin Moisiu e kishtepërgatitur, ai nuk ia dha atë mbasi pat presionnga trupa e aktorëve. Kështu që më24 prill 1904, Moisiu u ngjit në skenën eteatrit të Reinhard-it në “Kabale und Liebe”,por nuk arriti që të bënte për vete dhe tëintegrohej në grupin e aktorëve. Ai vendositë provonte në Osterndtheater të sapoformuar më 3 shtator 1904, i cili ishte nëndrejtimin e Viktor Laverrenz dhe quhej CarlWeißtheater. Më vonë, ky teatër u emëruasi skena popullore gjermane.Në këtë teatër Moisiu mori pjesë në tripremiera: si Franz Moor në “Räubern”, siGolo në pjesën e Habbel-it “Genoveva” dhesi Mortimer në “Maria Stuart”, të cilat idhanë mundësinë atij që të bëhej i njohur


RILINDASISUPLEMENT JAVOR ILIBER & TRADITEE diel, 24 shkurt 2013SH.com21www.shqiptarja.comLIBRII RIQë në llimet e shekullit tëkaluar, kur nis e hedh hapate parë tradita e muzikës sëkultivuar shqiptare, krahas shumëpersonaliteteve të kohës, veçohetmeritueshëm edhe ndihmesa einstrumentistes së parë shqiptare,pianistes Lola Gjoka (Aleksi) “Artistee Popullit”.Personaliteti i saj bëhet edhemë i vlerësueshëm jo vetëm si epara instrumentiste profesionistenë historinë e kulturës sonëmuzikore kombëtare, por edhesi luftëtarja që mes mjegullnajëssë prapambetjes shekulloreqë mbisundonte në Shqipërinëgjysmëfeudale të llimshekullitXX, u bë simbol i përparimit dhei emancipimit për mbarë femratshqiptare. Artistja e madhe LolaGjoka, me talentin e veprimtarinëe saj , frymëzoi e tërhoqinë rrugën e artit muzikor, eveçanërisht të atij pianistik, medhjetëra të reja e të rinj, dukeu bërë udhërrëfyesja e shkollësshqiptare të pianos, së bashkume pianistin Tonin Guraziu “Artisti Popullit”. Jehona e artit dhee ndihmesës së saj në shërbim tëAtdheut e kulturës kombëtare, siedhe shumë e shumë arsye të tjera,e kanë frymëzuar Prof. HamideStringën për të marrë përsipërrealizimin e monograsë “Një jetëmbi tastierë”, kushtuar “Artistessë Popullit” Lola Gjoka (Aleksi),vepër që vjen e ribotuar për lexuesine gjerë si një rivlerësim imerituar katërcipërisht për këtëpersonalitet të shquar të muzikëssonë.Monograa “Një jetë mbi tastierë”e Prof. Stringës, nga shtëpiabotuese OMSCA-1 me redaktor z.LOLA GJOKANjë monograpër pianisten eparë shqiptareArtistja e madhe Lola Gjoka,me talentin e veprimtarinëe saj , frymëzoi e tërhoqinë rrugën e artit muzikor,e veçanërisht të atijpianistik, me dhjetëra tëreja e të rinj, duke u bërëudhërrëfyesja e shkollësshqiptare të pianos...Loredan Bubani, është ndër vepratmë të spikatura e më të thelluaratë autores. Duke kaluar nëpërrreshtat e faqet e librit, një lexuesi vëmendshëm e kupton lehtësishtse monograa “Një jetë mbi tastierë”kushtuar pianistes Lola Gjokavjen si një detyrim moral i autoresjo vetëm për vlerat që përcjell personalitetii kësaj artisteje të madhenë kulturën muzikore shqiptare,por edhe si detyrim e mirënjohje enxënëses ndaj mësueses e edukatoressë saj.Monografia disiplinohet nëkatër krerë dhe shoqërohet me njëhyrje të shkurtër të autores, nëtë cilën, përmes një ndjeshmërietë thellë, ajo arrin të artikulojëvertetësisht motivin që e shtyu përrealizimin e kësaj vepre.Që në hyrjen “Dy fjalë nga autorja”,Prof. Stringa arsyeton se motivie shtytja i erdhi nga emocioni ibeftë që i ngjalli shetimi i shtypittë kohës, dokumentacioni i pasur iarkivit të familjes Gjoka, i TKOB,si edhe kujtimet e vlerësimet eshumta të bashkëkohësve, nxënësvee studentëve të pianistes. Efrymëzuar prej tyre, autorja i hyrivendosmërisht e sigurt punës përrealizimin e monograsë kushtuarkësaj pianisteje të shquar, pedagogejetë suksesshme e njeriu tëmrekullueshëm.Monograa e znj. Stringa tonedhe cilësi të tjera që vijnë përmesilustrimeve të shumta fotograke,që paraqesin aspekte nga rrugëtimii pambarim muzikor i artistessë madhe shqiptare, pianistesLola Gjoka (Aleksi) “Artiste ePopullit”. ”Një jetë mbi tastierë”është monumenti më i bukur qëi ngrihet artistes, monument qëNË FOTO:Kopertinae librit “Njëjetë mbitastierë”përfaqëson vlerësimin më të lartëpër ndihmesën e saj shumëplanëshenë ecurinë e muzikës sonëkombëtare, e ndërkohë është dheshprehje e qëndrimit mirënjohës eqytetar ndaj pionierëve të historisësë kulturës sonë muzikore, pjesëe pandashme e së cilës është dhepianistja Lola Gjoka (Aleksi) ”Artistee Popullit”, personalitetin elartë të së cilës e sjell mjeshtërishtProf. Hamide Stringa në këtëmonografi Vepra e Stringës ishtohet vargut të botimeve përgura të shquara të kulturës sonëqë vitet e fundit janë shumuaradmirueshëm. Krahas vleravenjohëse dhe edukative për lexuesine gjerë e veçmas për artistët,nxënësit, studentët, mësuesit epedagogët e muzikës, monograae Prof. Hamide Stringës “Një jetëmbi tastierë” kushtuar pianistesLola Gjoka (Aleksi) “Artiste ePopullit” sjell dhe vlera të reja etë rëndësishme në pasurimin e historiograsëmuzikore shqiptare.Me shkurtime nga parathëniae Prof. Asoc. Roland ÇeneArbëreshët dherituali i pagëzimitagëzimi mes ar-si ritual i Pbëreshëve,hyrjes zyrtare në komunitetinkristian, ka njëdomethënie dhe mënyrëzhvillimi komplet tjetër.Bie në sy, sidomos, në tëtilla raste figura sugjestionuese,në veshje madhështoregreko-bizantine epriftit përballë ikonostasit.Ndërsa korri i kishës këndon,prifti pasi ka njohurprindërit dhe të gjithëtë afërmit me liturgjinëbizantine, nis pagëziminme ujë dhe vaj. Kjo fazërituale shoqërohet ngaprifti me tre shenja tëkryqit mbi “Kolinvithra”.Prifti fton dëshmitarët qëtë afrojnë fëmijën (famulli,nëse është mashkull; famulla,nëse është vajzë) paveshje në trup, me qëllimqë të zhytet tre herë nëujin e pastrimit nga mëkatiorigjinal. “Kolinvithra”është, zakonisht, një vaskëe madhe bakri e punuarartistikisht. Pas ceremonisëfetare vazhdohet meshkëmbimin e dhuratavenga dëshmitarët që hyjnënë këtë mënyrë dhe bëhenpjesë e familjes ose e atijrrjeti shoqëror solidariteti.Ky ritual po përhapet nëshumë komunitete të Italisë,sidomos në qytetet e mëdhaku jetojnë grupe jo të voglaemigrantësh nga Arbëria.Mpaola VergallitoArbëreshët dheriti i pagzimitagzimi në komunitatatParbëreshe ka njeterkuptim dhe i ipet djalitndrishe, ësht i konsideruarsi rit ucjalle për hirjene djalit në komunitatenkristjana. Tek ki rit kashum vler prifti (çi thrritet‘papas’ e çi gjëmi tekmë se tridhjet komunitataetnike e Italisë), çi vëdica t’veshura madhestoredhe sikundra kndonjengjindjat për t’zëhet fillriti, aì zë ll e bekon ujetdhe valt pirpara prindvetdhe gjirivet e djalit.Riti i pagzimit zë ll mepriftin çi bën kriq tri hermbi “kolinvithres”dhe çi ithot kumbarvet t’qasnjendjalin (famulli në ështguanjun e famulla në ështvashez) xheshur pir te kllastri her tek ujet. Njaterkarakteristike ësht sepas pagzimit, prifti i jepdjalit kungimin dhe krezmen.“Kolinvithra” ështnj’vaxhill i madh rramjedhe ësht shum i bukurpse ësht i shurbiar. Pasktij riti, kumbart i japenrrigelt djalit e kshtu hinjene marren pjes tek ajofmil o tek ajo çi thrritet“besa gjakut”. Ktë orixhintradicjonalle e gjëmitek shum komunitata eItalisë dhe tek katundete mbdhenj ku rrin shumArbëreshë.Maddalena Scutari


22SH.comINTERVISTAwww.shqiptarja.com E diel, 24 shkurt 2013RILINDASISUPLEMENT JAVOR IARTPAMORNDHURATA HAMZAIgjyrat e tij janë të derdhura në formëne frekuencave që zakonisht vijnë prejnjë drite kozmike. Janë të tilla që tëbëjnë t’i vëzhgosh në heshtje. Heshtjen taimponon edhe vetë titulli i ekspozitës së GentKorinit, “Abstrakt-struktura kalimtare”. Në faktqetësohesh mirëlli para tablove, që nganjëherëvijnë me nuanca të ylberta, nganjëherë uide.Format gjeometrike janë një tjetër temë, janëpunë e piktorit, siç do të thoshte ai, se natyrishtne “me kuptimin e tyre duhet të merremi mëpak”. S’duhet ta vrasim mendjen se çdo të thonëobjektet gjeometrike, përderisa “piktura et megjuhën e ngjyrave”. E ç’të thuash më tepër përto, kur para ekspozitës së parë të Gent Korinitnë Galerinë Kombëtare të Arteve ngelesh pagojë. Ekspozita e tij e parë ka përkuar me njëngjarje të rrallë, hapjen e së parës ekspozitënë institucion të pikturës mirëlli abstrakte.“Ekspozita me piktura abstrakte është një ngangjarjet e rralla në Galerinë Kombëtare”, thotëdrejtori Rubens Shima, duke theksuar se GentKorini vjen shumë transparent me pikturën etij dhe si etnitet më vete”. Ndërsa jemi dukeparë ekspozitën mundohemi që piktorit Korinit’i rrëmbejmë disa sekrete profesionale për tëkrijuar ndoshta disa ura komunikimi më tepërme publikun dhe pikturën e tij.Genti, kur u shfaq tej ju koncepti iartit abstrakt?-Piktura abstrakte është në vazhdimësinë ekrijimit të punës sime ne studio, nuk është procesi shkëputur i krijimit. Pikturat e ekspozuarajanë 80 për qind e atyre punëve që janë bërërreth ciklit abstrakt që kanë nisur nga 2010-2013-a. Unë kam hapur një ekspozitë personalejashtë, por është shumë e rëndësishme që unëhap për herë të parë një ekspozitë në GKA, përvetë historikun që ka ky institucion që është uniknë Shqipëri, dhe që sta i galerisë ma vlerësoikëtë dhe më dha mundësi. Është një eksperiencëshumë e mirë edhe ekspozita që bëra nëAmerikë, por kjo ka rëndësinë e vet.Ka ndonjë ndryshim nga hapja e njëekspozite në Amerikë dhe në GKA?-Ka sepse ne kemi një zhvillim tjetër kulturornë artet gurative, jemi të shmangur ngazhvillimi europian. Arti ka ato vakumet e veta,por ka edhe zhvillimet më interesante. Nërastin e pikturës abstrakte kjo gjë e bënëshumë problematike, sepse publiku kanjë lloj barriere, një lloj muri pakuptueshmërie.Kjo vjen ngaqë nuk e dinë gjuhëne kësaj pikture. Piktura abstrakte duhetparë si një lloj gjuhe, që nëse ti nuk digjermanisht nuk kupton cfarë të thonë nëkëtë gjuhë. Pra, kjo është pasoja që ndodhme ekspozitat. Por e unë lloj procesinkrijues me veten time dhe kjo ekspozitëdallon vetëm ajo si reekton publiku.Keni marrë pjesë në konkursine “Onufrit”, si e vlerësoni këtë edicion?-Onufri skenë interesante, ku artistëtme krijimtari të ndryshme bëhen bashkëdhe aty gjen peshën e gjuhës tënde nëkrahasim me autorët e tjerë.U debatua më pas se “Onufri” linte përtë dëshiruar për pjesëmarrjen, cilësinë, etj?-Kam ide tjetër. Kuratori bëri punë të mirëme hapësirën dhe veprat mund të përjetoheshinsaktësisht, ishte vërtetë minimaliste,por kjo nuk bëhet për herë të parë. Mund tëketë edhe salla të populluara me dy punë.Por kaq mjafton, jemi këtu për të folur përekspozitën time, apo jo.Kur pikturuat herën e parë, ju kujtohet?GENT KORINI:Piktura abstrakte,ende nuk et shqipMeraku im është që të arrijë të krijojë ndjeshmëri te njerëzit.Ekspozita e Gent Korinit qëndron e hapur deri në 23 mars 2013 nëGalerinë Kombëtare të Arteve. Piktori rrëfen sekretet e stilit dhekarrierën e nisur nga Akademia e Arteve të Kluxhit, Rumani-Nuk mbaj mend diçka të veçantë për atëkohë. Kam pasur një fëmijëri si të gjithë nëTiranë dhe kujtoj atë kohë kur prindërit tanëna çonin që të eksploronim pikturën apondonjë talent tjetër dhe kështu ka nisur. Porngjarja më kryesore në jetën time është vajtjanë Rumani në Akademinë e Arteve të Kluxhitnë ‘97-ën, që është një shkollë e mirë. Aty udenua përcaktimi që unë do të merresha mekëtë punë dhe është një nga eksperiencat qëka lënë një shenjë, me të cilën unë e zhvillovapunën time këtu në Shqipëri.Ku ke jetuar gjatë kohës që nga mbarimii Akademisë së Kluxhit?-Kryesisht në Shqipëri, por ndonjëherë jamngatërruar edhe në projekte dhe aktivitetedhe kam shkuar edhe jashtë. Por edhe psekam punuar rregullisht, unë kam kaluar njëlloj pauze, që në profesionin tonë quhet pauzae të krijuarit derisa dola me këtë cikël. Janë cacikle që duan kohë të vijnë në cilësinë e duhur.Ju ka munguar vlerësimi i kritikës?-Jo. I jam shumë mirënjohës kolegut dhebashkëpunëtorit Alban Hajdinaj për krijimine ekspozitës dhe ai ka bërë njëlloj analize tëdisa shtresave shumë të nevojshme për tëpërkuzuar rolin dhe vendin që zënë pikturat.Piktura abstrakte vjen për herë tëparën Galerinë Kombëtare, si ndihesh?-Nuk e di taman a jam unë për herë të parë,por është një kohë e gjatë që arti bashkëkohornë Tiranë nuk është marrë me ketë temëqë kam bërë unë, por në fakt ky është edheinteresi im personal që mbase përkon me njëinteres të caktuar të fushës së artit në Tiranë.Kuptohen qartë gjurmët individuale nëpikturën tuaj. Ju shqetëson marrëdhëniame vizitorin, që detyrimisht një ditë duhettë jetë edhe blerësi i këtyre pikturave?-Shqetësim! Shqetësimi është që arti duhettë komunikojë dhe të krijon mundësitë që tëndihmosh veten tënde dhe publikun në këtomarrëdhënie, sepse është një marrëdhëniedypalëshe, siç thuhet duhen dy për të bërëTango. Meraku im është që piktura të arrijëtë krijojë ndjeshmëri te njerëzit dhe të arrijë tëjapi një këndvështrim mbase tjetër kur dalinnga jeta e përditshme të futen në sallë dhe tëkomunikojnë me ndjeshmëritë e tyre në njëfrekuencë tjetër. Ky është interesi dhe merakuim. Sa arrin kjo është në dorën e publikun.Perceptimi im personal ka qenë seka muzikë në pikturën tuaj, dhe gjatëbisedës më thatë se ka tingëllon ngjyrajuaj. Si perceptohet ky tingull?-Mendimi im është se zanalla e piktorëvemodernistë ku vendosën të bëhen totalishtabstrakt ishte muzika, që më Kandiskin etj,dhe ata thanë se cc’arsye ka muzika reale përtë qenë e mirë e bukur apo e pëlqyeshme, nukka kuptimin që i kërkohet pikturës. Çfarëkuptimi ka atëherë dhe ne nuk kemi pse tëjapim të njëjtin kuptim por duhet ta çlirojmëedhe ne pikturën që të jetë e lirë, siç e bëjëedhe muzika që nëpërmjet një gjuhe të vetën,sepse muzika ka strukturë ka kohë ka masëka harmoni, të gjitha këto elemente janë tëstrukturuara shumë saktë, ti nuk mundtë luash shumë kollaj në të. Edhe pikturaabstrakte nuk bëhet kollaj ka harmoninë,kompozimin, ngjyrën të gjithë harmoninëqë të në fund ty duhet të ngacmojnë edhendjeshmërinë edhe mendimin. Kjo ështëmarrëdhënia më interesanteSikur të thosha se pikturat e tua e tuanuk kanë shumë ngjyra tokësore, nuk kanënjë dritë të fortë të prekshme në realitet,janë sikur vijnë nga një ndriçim universi?Si të vijnë këto ngjyra?-Kam një preferencë në pikturën time, kamdisa ngjyra të preferuara që unë i paraqes nëtonalitet me ca ngjyra kromatike. Kjo preferencëpastaj përcillte tek publiku nëpërmjetndjeshmërisë. Nuk është ajo e kuqe që mund tëvihet re te një artist tjetër, por unë mendoj qëajo e kuqe ose ajo lloj lejlaje duhet të kenë njëlloj ltri personal dhe preferiencial që i bëj unë,dhe kështu çdo artist dashur padashur shkontek ato gamat e veta. Kjo ndodh edhe tek unë.Eleganca në ngjyra, a përkuzon stilintuaj të jetesës së përditshme?-Stili im i jetesës është i zakonshëm, i njëjtëme stilin e jetës së shumë të rinjve në Tiranë,ndërsa për sa i përket elegancës, unëjam shumë pro saj, por jam shumë kundërkur ajo nuk bëhet me vend, kur teprohet,një që ndodh në Shqipëri herë pas here.Pra qenkeni edhe pak rebel?-Si çdo artist, jam pak rebel.Ka temë të nënkuptuar pikturajuaj, përveç nocionit abstrakt?-Është struktura kalimtare ose efemereose e përkohshme, ose uide apo e paqëndrueshme,që është në thelb fenomeni iracionales dhe irracionales. Është bërjabashkë e shkollave të ndryshme, kjo ështëtema. Dhe piktura në fund fare ka temëveten e vet. Është transparente.Në sa cikle ka kaluar procesi juajkrijues?-Para kësaj faze jam marrë me figuracionin,jam marrë një fazë tjetër me atë qëkrijon lidhjen e pikturës me fotogranë, jammarrë me imazhin, kam pasur një fazë tjetrëndryshimesh, pastaj kam dalë këtu. Edhe pse edi që shqiptarët janë tradicionalë në shijen estetike,që ka ngelur nga realizmi socialist, ështëi ngulitur, unë shpresoj që me këtë ekspozitëtë jap një shembull ndryshe, të komunikojmëme një gjuhë ndryshe, me një frekuencë që asshqip, por të na lidhi kulturalisht me Europën.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!