04.07.2016 Views

7th Infocom Albanian telecom Forum Overview

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

OVERVIEW

7 th Infocom Albanian

Telecom Forum 2016

“Shaping the digital future”

Ekonomitë botërore janë të lidhura gjithnjë e më shumë me teknologjinë

digjitale në një ndërveprim dhe zhvillim të vazhdueshëm, ndërsa vendet që

integrojnë teknologjitë digjitale në biznes, por edhe në sektorin publik janë

ato që rrisin nivelin e tyre të konkurrencës. Ekonomia botërore nuk do të

ketë vend për vendet që nuk do të përfshihen në evolucionin digjital, pasi

ndërlidhja do të jetë faktori nr. 1 për pjesëmarrje në ekosistemin e tregut.

Ekspertët thonë se ndoshta 4G ka ndryshuar formën e telefonisë celulare,

por 5G dhe bota e ndërlidhur e IoT do ndryshojnë botën rreth nesh.

1

OVERVIEW

The broadband challenge

Dihet që Shqipëria nuk mundet thjesht të kufizojë

veten duke bërë hapa për zhvillimin digjital. Ajo duhet

të bëjë kapërcime. Por, për këto kapërcime, do të

ketë nevojë për ndihmën, e cila mund të ofrohet me

siguri nga Evropa. Pasi pozicioni gjeografik që zotëron

është kyç dhe ky fakt është i pamohueshëm, ndaj

me patjetër duhet të jetë pjesë e "Agjendës Digjitale

2020" dhe "Tregut të vetëm digjital", që gjendet në

zhvillim e sipër. Natyrisht, infrastruktura e rrjetit të gjerë

është skeleti bazë i Shoqërisë së Informacionit dhe

rritja e tij automatikisht rrit efikasitetin e ekonomisë,

pasi ajo përshpejton dhe lehtëson adoptimin e

teknologjive të reja në shtëpitë dhe bizneset.

Sesioni ju dedikua teknologjive të rrjetit fiks dhe atij

wireless, të cilat ndihmojnë Shërbimet e Komunikimit

dhe Informacionit të jenë të aksesueshme në sa më

shumë njerëz dhe sektorë. Një temë e nxehtë ishin

dhe politikat rregulluese, të cilat duhet të gjejnë

balancën ndërmjet zotëruesve të pjesës më të

madhe të infrastrukturës së vendit si dhe anashkalimin

e monopolove. Kjo do të thotë që Rregullatori ka një

rol jetik për të ruajtur konkurrencën, pa “ndrydhur”

investimet e nevojshme.

EaaS - Everything as a Service

Cloud computing, ka provuar tashmë në praktikë

dhe në terma ekonomikë, që është më shumë se

2

një mjet i thjeshtë për uljen e kostove të biznesit.

Ndaj, gjithnjë e më shumë besojnë se ajo është

një platformë globale që nxit biznesin me mënyra

krejtësisht të reja.

Në konferencën e fundit në Barcelonë MWC 2016,

u bë e qartë, që tani e gjithë fuqia e përpunimit do

të transferohet tek cloud!

Koncepti i “Everything as a Service” fillon të marrë

formë, për sa kohë kompanitë janë në kërkim të

mënyrave për të përcjellë nevojat, shqetësimet dhe

rreziqet në duart e specialistëve. Prandaj, ekspertiza

e përqëndruar krijon ekonomitë e shkallës dhe

modele fleksibël bashkëpunimi midis ofruesve të

shërbimeve dhe ndërmarrjeve.

Folësit e këtij sesioni u fokusuan më së shumti në

implementime të Internet of Things. Nga zgjidhjet

“Machine 2 Machine” (Makineri me Makineri) në

Ekosisteme të Zgjuara, të gjitha prezantimet nxirrnin

në përfundimin se sa më të ndërlidhura të jenë

sistemet tona, aq më shumë ndërveprim do mund

të arrihet dhe shërbime të reja do të lindin. Shërbime

si: kontrolli i konsumit të energjisë, manaxhimi

inteligjent i trafikut, aplikacione në shëndetësi,

ndërtim dhe operim infrastrukture.

Veç adoptimit të Cloud-it nga ndërmarrjet e vogla

dhe të mesme, Shqipëria duhet të përfitojë nga

pozicioni i favorshëm që zotëron, për tu bërë një

qendër për “data hosting”, jo vetëm për tregun

vendor, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

The Revolution Internet of Things (IoT)

Çdo gjë tregon se e kemi kapërcyer fazën fillestare,

në të cilën përdoruesit ndërveprojnë me pajisjet dhe

po drejtohemi me shpejtësi në ndërveprimin mes

pajisjeve, duke krijuar Internet of Things.

3

OVERVIEW

Udhëheqësit botëror të teknologjisë digjitale kanë

hyrë tashmë fuqishëm në fushën e IoT, dhe Analitikës,

duke zhvilluar mjete programuese dhe sisteme të

integruara grumbullimi e shkëmbimi për marrjen dhe

dhënien e vendimeve.

Dita kur pajisjet shtëpiake që do të shiten do të

disponojnë adresë IP dhe WiFi si dhe instalimet

inteligjente elektrike do jenë pjesë bazike e shtëpisë,

po afron!

Respektivisht dhe në nivel qyteti, aplikimet e shkallës

së gjerë në menaxhimin e energjisë, furnizimin me

ujë, menaxhimin e trafikut dhe ndriçimit janë në

dispozicion, madje edhe mjetet të pavarura të

transportit publik, janë integruara në strukturën

urbane. Edhe telefonat inteligjentë janë kthyer në

bileta për mjetet e transportit, për transaksionet

si dhe blerjet, dhe po na drejton në mënyrë të

qëndrueshme në rrugën e “smart living”.

Tashmë Bashkimi Evropian ka vënë lart në agjendën

e saj “Internet of Things”, duke njoftuar se për 2016

do të financojë 140 milionë euro në projekte pilot.

Në listën e saj gjenden aplikacione për fushat e

shëndetësisë, bujqësisë, wearables dhe ndërlidhjes

së automjeteve.

Për më tepër, pjesë e konferencës së sivjetshme ishte

dhe “2nd Regional Telecom Regulators Summit”, nën

kujdesin e AKEP, me pjesmarrës nga Rregullatorë të

të gjithë Ballkanit.

4

Opportunities in a Digital Era: Startup - Social - e-business

Digital Skills: The key for success!

Edhe pse ne supozojmë se brezi i ri ka marrëdhënie të

mirë me teknologjitë digjitale, kjo nuk do të thotë që

ky familjarizim përkthehet automatikisht në njohuri.

Megjithatë, duke pasur parasysh që sipërmarrja si

dhe jeta e përditshme lidhen gjithnjë e më ngushtë

me teknologjitë digjitale, koncepti i arsimit digjital po

bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Përveç kësaj, zhvilluesit e aplikacioneve digjitale,

së shpejti do të bëhen një pjesë e madhe e fuqisë

punëtore të vendit dhe do të jenë në gjendje për

të prodhuar nivele të lartë shërbimesh, jo vetëm

për vendin, por edhe në tregun ndërkombëtar që

dëshpërimisht kërkon punonjës digjital.

Por a është vendi i gatshëm për të mirëpritur

këtë brez të ri të biznesit? Ekziston një kuadër i

përshtatshëm ligjor? Si bizneset digjitale mund të

zhvillohen me anë të ekonomisë tradicionale dhe ta

transformojnë atë nga brenda? A janë kompanitë

gati për transformimin digjital dhe cilat janë stadet

e tij?

e-commerce: Every business is digital

business

Bashkimi Europian, një prej çështjeve kryesore në

agjendën e saj ka zhvillimin e tregtisë elektronike

ndërkufitare. Ai synon në vitet e ardhshme të largojë

të gjitha pengesat që sot shfaqen si barrierë. Pengesa

të tilla si transporti, konkurrenca dhe besimi.

Rol të veçantë dhe madje "kyç" për e-business

janë pagesat elektronike. Siguria dhe shpejtësia

5

OVERVIEW

për kryerjen e pagesave, është kthyer në faktor

kryesor suksesi, pasi toleranca e konsumatorit ndaj

gabimeve apo dështimeve është pothuajse zero.

Por cilat janë platformat kryesore të zhvillimit të

e-business, dhe cilët janë në sektorë kryesor në

produkte dhe shërbime ku do të zbatohen këto

platforma? Cilët janë sektorët që tradicionalisht

lulëzon e-commerce? Ekzistojnë sektorë të tjerë

përveç tregtisë me

pakicë, mediave sociale, logjistikës dhe turizmit që

do mund të zhvilloheshin falë teknologjive digjitale?

Çfarë duhet të ketë parasysh dikush që çelë një

dyqan elektronik? Cilët janë faktorët kryesor të

suksesit dhe çfarë mësojmë nga dështimet? Cila

është marrëdhënia e e-commerce me mediat

sociale? Si mund të transformojë vizitat dhe

përdoruesit në para?

Social Media: Perception or Reality?

Rrjetet sociale janë një mjedis dinamik që vazhdimisht

evoluon. Rregullat e lojës ndryshojnë vazhdimisht,

pasi nëse përjashtojmë llogaritë personale, rrjetet

sociale nuk janë kanale neutrale të shpërndarjes

së informacionit, por kompani që interesohen për

6

ezultatet dhe fitimet direkte apo indirekte.

Kjo do të thotë se ata që dëshirojnë të përdorin

këto platforma si një mjet, duhet të dinë detaje mbi

funksionimin, rregullat, dhe kufijtë e tolerancës së

tyre.

Gjithashtu, vetë shërbimet e rrjetit social mund të

përdoren në mënyrë të dyshimtë dhe të shndërrohen

në kërcënime, kështu që është mirë që dikush të

njohë rreziqet dhe si të përballet me to.

E vetmja gjë e sigurt, është se mediat sociale janë

mjeti më i mirë i marketingut dhe nëse dikush di ta

përdorë siç duhet mund të arrijë shumë gjëra.

Cilat Media Sociale ekzistojnë? Si përdoren? Cili

është mjeti i duhur për çdo rast? Cilat janë fiset e

mediave sociale? Cilat janë mjetet që i drejtohen

marketistave? Si planifikohet një fushatë komunikimi

në mediat sociale? Cila është strategjia më e

mirë? Sa e rëndësishme është përmbajtja për

engagement? Cilat janë sekretet e vogla, mitet

dhe të vërtetat e mëdha? Së fundi: A janë mediat

sociale një punë me të ardhme?

Startup, Build up & Scale up: The 3D

Business!

Duke marrë parasysh që realiteti i ri i biznesit kalon

përmes fushës së teknologjisë, një përqindje e

madhe e të interesuarve i është drejtuar këtyre

sektorëve.

Në këtë sesion, u analizua “skenën” Startup

Shqiptare aq edhe mjedisi ndërkombëtar. U

Përmend gjithashtu sipërmarrja 3D dhe stadet e saj,

nga idejimi e deri tek përfundimi. Cila është rruga

7

OVERVIEW

që çon idenë drejt një plani të strukturuar biznesi?

Ekziston terren i përshtatshëm për krijimin bizneseve

startup në Shqipëri? A mundet vendi të joshë biznese

startup nga vende të tjera dhe të kthehet në startup

nation? Cilat janë kushtet për të filluar një startup?

Çfarë duhet marrë parasysh? Cilat janë shanset,

sfiat dhe kurthet?

Ekzistojnë instanca financimi dhe cilat janë

kërkesat për të realizuar planin dhe për të siguruar

qëndrueshmërinë? Cilat janë historitë e suksesshme

dhe çfarë mësojmë prej tyre? Cilat janë praktikat

më të mira? A është Amerika Eldorado bashkëkohor

për bizneset startup?

Fundja, tek të gjitha bizneset startup në të gjithë

botën, mbetet një synim i vetëm: që bizneset e reja

të kalojnë fazën e ashtuquajtur “Lugina e Vdekjes”

(Death Valley) dhe kompania të qëndrojë e pavarur

me këmbët e saj.

Eventi u mbyll me një pushim kafeje, për një

ndërveprim dhe shkëmbim idesh midis pjesmarrësve,

ku sigurisht pati dhe pyetje sikurse diskutime nga

partnerët vendas dhe të huaj.

Eventi u mbajt nën kujdesin e Ministres

së Inovacinoit dhe Administratës

Publike, AKEP, Protik & AIF, në kuadër

të Javës së Inovacionit 2016.

8

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!