16.01.2017 Views

U N I V E R S

18wEAl0JI

18wEAl0JI

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

U N I V E R S

Revistë shkencore kulturore

Adresa: Rr. Isuf Elezi Nr.10, Vilat Selitë, P.O.Box. 2905 - Tiranë,

Tel.0035542215087, 0035542215089, Fax: 0035542215086,

E-mail: revistaunivers@aiitc.net, contact@aiitc.net

Website: www.aiitc.net

Drejtor:

Prof. As. Dr. Ramiz ZEKAJ

Kryeredaktor: Prof. Dr. Ramazan BOGDANI

Redaksia:

Prof. Dr. Arian KADIU

Prof. Dr. Musa KRAJA

Prof. Dr. Hamit BORIÇI

Prof. Dr. Muharrem DEZHGIU

Prof. Dr. Nevila NIKA

Bordi këshillimor:

Abdulatif ARNAUTI - (shkrimtar, Damask)

Ali Akbar ZIAEE - (studiues, Teheran)

Dr. Ali ILJAZI - (mjek, Gjakovë)

Prof. Dr. Basil SCHADER - (gjuhëtar, Zyrih)

Dritëro AGOLLI - (shkrimtar, Tiranë)

Dr. Enes KARIÇ - (studiues, Sarajevë)

Prof. Gudar BEQIRAJ - (akademik, Tiranë)

Prof. Dr. Gjovalin SHKURTAJ - (gjuhëtar, Tiranë)

Dr. Ismail BARDHI - (teolog, Shkup)

Prof. Ismail BUÇAKÇI - (historian, Athinë)

Prof. Machiel KIEL - (historian, Amsterdam)

Dr. Maksut HAXHIBRAHIMI - (studiues, Ulqin)

Prof. Dr. Mahir HOTI - (gjeograf, Shkodër)

Prof. Dr. Mehmet ÇELIKU - (gjuhëtar, Elbasan)

Prof. Dr. Mevlud DUDIÇ - (studiues, Novi Pazar)

Prof. Dr. Muhamed ARNAUTI - (historian, Aman)

Prof. Dr. Vebi BEXHETI - (pedagog, Tetovë)

Prof. As. Dr. Rexhep BOJA - (teolog, Prishtinë)

Dr. Saif Bin Rashid AL GABIRI - (studiues, Dubai)

Dr. Tahir KUKAJ - (studiues, Staten Island, New York)

© Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam

ISSN: 2414-8784

Revista “Univers” botohet dy herë në vit. Artikujt e paraqitur duhet të përmbajnë punime

origjinale dhe të pabotuara më parë. Ata duhet të jenë të kompjuterizuar, të jenë nga 8-12

faqe format A4, në gjuhën shqipe, me shkrim Times New Roman të madhësisë 12 dhe

me hapsirë 1.5 ndërmjet rreshtave. Materialet shoqërohen me një përmbledhje në gjuhën

shqipe dhe/ose angleze dhe me referencat përkatëse, të cilat duhet të përmbajnë emrin

e autorit, titullin e plotë të burimit (të librit ose artikullit), vendin dhe vitin e botimit, si

dhe faqen referuese. E drejta e autorësisë për artikujt e botuar i takon Institutit Shqiptar të

Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, por autori është i lirë t’i përdorë materialet e tij edhe në

botime të tjera, me kusht që referimet t’i bëhen revistës “Univers”, si vendi i parë i botimit.

Albanian Institute of Islamic Thought and Civilisation

2016, No. 17

Koordinatore: Anisa Hykaj

Redaktore letrare: Anila Ferizaj

Përpunimi grafik: Ilmi Shahu

Përkthimi anglisht: Anisa Hykaj

Shtypur në shtypshkronjën: “MILENIUMI I RI”

Adresa: Autostradë Tiranë - Durrës, km 27

Cel: 0682064654 / 0672063702

e-mail: info@mileniumiri.de

http://www.mileniumiri.de

u n i v e r s

PËRMBAJTJA E LËNDËS

PËRMBAJTJA E LËNDËS

5

u n i v e r s

PËRMBAJTJA E LËNDËS

6

PËRMBAJTJA E LËNDËS

EDITORIAL

Monumentet islame, trashëgimi kulturore materiale shqiptare

dhe ballkanike ........................................................................................................... 10

STUDIME

Prof. Dr. Metin IZETI

Doc. Dr. Adnan ISMAILI

Modernizimi dhe sfidat e diskursit fetar ............................................................... 15

Prof. As. Dr. Rahim OMBASHI

Rileximi i divanit shqip të Nezim Beratit .............................................................. 16

Prof. Dr. Ramazan H. BOGDANI

Historiofestivalistika e folklorit shqiptar ............................................................... 17

Prof. As. Dr. Ramiz ZEKAJ

Aspekte të zhvillimit të Islamit në Shqipëri .......................................................... 20

Prof. Dr. Muharrem DEZHGIU

Ballafaqimi në Kosovë midis njësive të UNÇSH

dhe nacionalistëve shqiptarë në fund të Luftës II Botërore ................................ 22

PËRMBAJTJA E LËNDËS

HORIZONTE SHOQËRORE

Dr. Hysen KOBELLARI

H.Abdullah Zëmblaku, fetar dhe atdhetar i shquar ........................................... 23

Murat GECAJ

Dr. Ibrahim Gashi, veprimtar i përkushtuar për shqiptarizmin ...................... 26

u n i v e r s

6

Sejdi GASHI

Metodat bashkëkohore për mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë shqipe në

shkollat e Prishtinës ................................................................................................ 27

Sadik MEHMETI

Nuridin AHMETI

Pesëdhjetë vjet publikime arkivistike në Kosovë ............................................... 28

Entela HIDRI

Procesi i të lexuarit në mësimnxënie .................................................................... 30

Viron KONA

Ullmar Kvik dhe libri i tij “Më shumë heroizma,

se sa grurë” ............................................................................................................... 31

Beqir SHEHU

Tradita dhe trashëgimia islame në Kalanë e Dodës ........................................... 33

Emirjona KRAJA

Familje dinjitoze në Kosovë dhe në diasporë ...................................................... 35

ART DHE KULTURË

PËRMBAJTJA E LËNDËS

u n i v e r s

7

Vasil PREMÇI

Lirika e shpirtit ........................................................................................................ 36

Ramadan SHKODRA

Shqipërimi i Kuranit në Kosovë

pas Luftës së Dytë Botërore ................................................................................... 37

Dr. Jolanda LILA

Trajtimi i Islamit në median shqiptare ................................................................. 39

Prof. Dr. Feti Mehdiu

Përjetësimi i disa orientalizmave në fjalorin e Tahir Dizdarit .......................... 41

Dr. Eduart Caka

Shkencëtari i madh mysliman i shekullit XI, El-Biruni ..................................... 42

Msc. Artan S. MEHMETI

Shtetet islame në OBI .............................................................................................. 43

Smajl BALA

Bibliotekat myslimane në Shkodër ....................................................................... 44

OPINION

Prof. Dr. Fadil MALOKU

Nevoja e një reforme në mendimin islam ............................................................ 49

Prof. Dr. Nevila NIKA

Krishtërimi dhe Islami në dheun e shqiptarëve ................................................. 46

Prof. Dr. Vebi BEXHETI

Abdylazis Veseli, një jetë për arsimin shqip (1942-2008) .................................. 47

Dr. Skënder DEMALIAJ

Motivet e kthimit të shpejtë të kosovarëve në trojet e veta, 1999 ..................... 48

Valentina ÇELA

Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët në diasporë ................................................ 49

BOTIME NË FOKUS

Prof. Dr. Musa KRAJA

Mbi veprën e akademikut Pajazit Nushi: “Leksion i psikologjisë” ................. 51

Pano HALLKO

“Shqiptarët e Maqedonisë, prioritet i çështjes shqiptare”

–manual për diplomacinë ..................................................................................... 53

Prof. Dr. Njazi KAZAZI

Prof. Dr. Shefik Osmani – Mendimtari i shquar i pedagogjisë shqiptare ....... 55

PËRMBAJTJA E LËNDËS

u n i v e r s

8

u n i v e r s

EDITORIAL

EDITORIAL

9

MONUMENTET ISLAME, TRASHËGIMI KULTURORE

MATERIALE SHQIPTARE DHE BALLKANIKE

Monumentet historike janë rrënjët që lidhin të tashmen me

të shkuarën dhe të shkuarën me të ardhmen. Kjo mishërohet më

së miri në thënien se “nuk ka të ardhme për ata që nuk kanë të

kaluar”, prandaj popujt e përparuar të kaluarën nuk e shohin si

një kryevepër antike që ruhet në qoshet e shtëpisë apo oborret e

kështjellave, por si pasuri dhe thesar i paçmuar. Përveç vlerave

historike civilizuese dhe kulturore, monumentet historike janë

të rëndësishme edhe në fushën ekonomike për shumë shtete, e

njohura ndryshe edhe si turizmi arkeologjik, si një prej ofertave

të së kaluarës për brezat e rinj, ku gjithsecili gjen hapësira për të

kërkuar frymëzim dhe për të nxjerrë dobi nga përvojat e saj.

Trashëgimia kulturore ose gjurmët historike nuk janë

vetëm objektet fizike, por gjithçka që ka lënë gjurmë në fusha të

ndryshme të dijes, siç është historia e filozofisë dhe shpjegimet e

asaj që tha Aristoteli më shumë se 2400 vjet më parë. Veprat islame

arkeologjike në Ballkan janë të shumta, si xhamitë historike, ashtu

edhe objektet e tjera publike, si: shatërvanët e ujit, çezmat, urat,

hanet dhe karvan-sarajet, që konsiderohen monumente historike

dhe sjellin nostalgji në zemrat e vizitorëve të tyre. Ato që i kanë

rezistuar kohës tani janë bërë pjesë monumentale e qyteteve,

duke u kthyer në restorante, kafe apo pazare ku shiten qilima dhe

prodhime të tjera artizanale.

Trashëgimia e popujve përmban inspirime, zgjon shpresa dhe

vrojtime për të kaluarën. Në trashëgiminë që lidhet me kulturën

islame, uji përfaqëson sekretin e ekzistencës dhe kushtin e jetës “...

dhe kemi krijuar nga uji çdo gjë të gjallë” (Kuran, 21:30). Në tekstet e

shenjta të islamit gjenden porosi që lidhen me pastrimin me ujë,

por edhe me kursimin e tij, si edhe thënie në lidhje me rolin e

rëndësishëm të ujit në histori. Në qytetërimin islam myslimanët

ua kaluan kombeve të tjera në kujdesin ndaj ujit dhe përdorimin

u n i v e r s

10

EDITORIAL

EDITORIAL

u n i v e r s

11

e tij. Vëmendja dhe mjeshtëria që lanë pas myslimanet për ujin,

rrjedh nga kujdesi i islamit për pastërtinë, larjen e ditës së premte

dhe për pastrimin ritual që duhet bërë para hyrjes në xhami. Uji

është një nga simbolet e shquara fetare, dhe uji ka tri funksione,

të cilat shpesh ndërthuren me njëra-tjetrën: funksionin utilitar,

estetik dhe atë simbolik.

Në mesjetë, pothuajse të gjitha qytetet e mëdha ballkanike

kanë pasur rrjet furnizimi me ujë dhe hamame apo banja publike,

të cilat nuk gjendeshin në Perëndim dhe te të cilat janë bazuar në

kohërat moderne të ashtuquajturat sauna. Sigurisht këto tregojnë

se sa e rëndësishme është dëlirësia dhe pastërtia në Islam.

Hamamet, si ndërtime publike me karakter shoqëror, zinin një

vend mjaft me interes dhe rëndësi në ndërtimet arkitekturale të

popullit shqiptar. Faktori kohë, kushtet atmosferike, faktori njeri,

transformimet e pandërprera të qyteteve shqiptare, kanë ndikuar

që nga këto objekte monumentale deri në ditët tona të mbetet

vetëm një numër i kufizuar. Hamamet, si gjini e ndërtimeve

shoqërore, patën një përhapje të gjerë në qytetet shqiptare gjatë

sundimit osman. Hamamet, të ruajtura deri më sot, edhe pse të

transformuara, me elemente të humbura nga gjendje fillestare,

prapëseprapë zënë vend meritor në trashëgiminë, thesarin e

kulturës, përkatësisht në ekzemplarët e vlerave të trashëgimisë

etnokulturale, në vlerat e kulturës materiale shqiptare.

Në territorin etnik shqiptar, hamame të ruajtura kemi në Pejë,

Prizren, Prishtinë, Vushtrri, Mitrovicë, Shkup, Shkodër, Elbasan,

Durrës, Tiranë, Krujë, Gjirokastër, Lezhë, Delvinë, Çorovodë.

Ndërkaq banja të rrënuara, të zhdukura, për të cilat kemi të dhëna,

e për të cilat dëshmojnë rrënojat e tyre, hasim në Prishtinë, Gjakovë,

Rogovë të Hasit, Kaçanik, Berat, Gjirokastër, Janinë etj. Hamamet

ekzistuese dhe të rrënuara u ndërtuan në periudhën kohore prej

shek. XV deri në shek. XIX. Për një numër banjash kemi shënime

nga gjysma e dytë e shek. XVII, nga udhëpërshkruesi Evlia Çelebiu.

Hamamet për vizitorët sjellin shumë copëza të së kaluarës, siç është

rasti i Hamamit të Haxhi Beut në Pejë, që është vepër monumentale

me karakter shoqëroro – publik, i ndërtuar në periudhën kur qyteti

ishte në sundimin e osmanllinjve, përkatësisht kur Peja ishte në

kuadër të Sanxhakut të Dukagjinasve (1462-1485), pra në gjysmën

e dytë të shekullit XV.

Banja e parë publike në Sarajevë është ndërtuar në vitin 1462.

Në fund të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, numri i tyre kishte arritur

në 7. Hamami i Daut Pashës në Shkup, u ndërtua në vitin 1489.Ai

dallohet nga dy kube të mëdha dhe 11 kube të vogla dhe në këtë

mënyrë është konsideruar si një nga banjat publike më të mëdha

në Ballkan. Hamami i Gazi Husrev Beut u ndërtua ndërmjet

viteve 1556 dhe 1573. Hamamet ishin të ndara në dy pjesë: një

pjesë për burrat dhe një për gratë, kjo bazuar në filozofinë e etikës

islame. Hamame të ngjashme ka pasur edhe në qytete të tjera të

Ballkanit, si: Manastir, Dibër, Ohër, Prilep, Strugë, Tetovë, Novi

Pazar, Podgoricë dhe në qytete tjera.

Arkitektura islamike në objektet e kultit, por edhe në qendrat

e qyteteve, parashikonte të vendoste shatërvanë në qendër të

hapësirave kompozicionale, që kanë shërbyer për besimtarët

myslimanë si “abdes-hane” – vende ku bëhej pastrimi ritual para

faljes së namazit, kurse një pjesë e qytetarëve e kanë përdorur ujin

e shatërvanëve për të pirë. Shatërvanët publikë kombinojnë në

vetvete dimensionet simbolike dhe pamjen estetike, duke qenë

krijimet më të bukura dhe karakteristike të shumë qyteteve islame

në të gjithë botën, veçanërisht në Ballkan. Vetëm në Beograd kanë

qenë më shumë se 600 shatërvanë publikë, të cilët u shkatërruan

të gjithë, për shkak të urrejtjes së verbër dhe me qëllim zhdukjen e

gjithçkaje që lidhej me trashëgiminë islame.

Në Ballkan, shumë nga qytetet janë të projektuara për t’u

integruar në harmoni me lumenjtë që kalojnë ne gjirin e tyre.

Brigjet e tyre i lidhin urat me harqe, të cilat konsiderohen pjesë e

arritjeve të mëdha të arkitekturës islame në Ballkan. Ato janë, veç

të tjerash, edhe simbole komunikimi midis njerëzve, vendeve dhe

kulturave. Në vitin 1566 filloi ndërtimi i urës më të shkëlqyer mbi

lumin Neretva (Mostar), e cila duket si një hënë që përqafon lumin

me dhembshuri dhe mirësi të madhe dhe nëpërmjet saj duket një

minare dhe një xhami. Nëse kalohet drejt tyre nga poshtë urës,

ujërat duken si qelq, ndërsa ura ngjan si lente aparati fotografik e

fokusuar në drejtim të xhamisë dhe të minares.

Çereku i Ballkanit është i mbushur me këto kryevepra që

reflektojnë pasionin e kulturës islame për ujin. Të tilla ka shumë

edhe në trojet shqiptare, si: Ura e Tabakëve në Tiranë, Ura e Mesit

në Shkodër, Ura e Goricës në Berat, Ura e Prizrenit me 3 harqe,

u n i v e r s

12

EDITORIAL

EDITORIAL

ura e Shkupit me 54 harqe, apo Ura e Nishit, punimet për të cilën

përfunduan në vitin 1619. Ato kanë frymëzuar shumë nga poetët

në Ballkan, për të shkruar s poezi dhe këngë për bukurinë dhe

veçantësitë e tyre..

Disa prej monumenteve karakteristike janë edhe tregjet e

mbuluara (bezistanet), që janë ngritur për të përmirësuar kushtet e

biznesit në qytetet kryesore të Ballkanit. Ato ndërtoheshin si grup

dyqanesh dhe përbënin një model unik për ndërtesa të tilla gjatë

shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe shtriheshin kudo në qytetet e

mëdha, si në Sarajevë, Shkup, Manastir, Janinë, e veçanërisht në

Stamboll dhe Edrene.

Në pozicionin strategjik të Ballkanit janë pleksur kulturat nga

Lindja e Perëndimi në harmoni e rivalitete; aty arkitektura islame

gjeti terren e kushte zhvillimi. Historia e çdo monumenti të kësaj

arkitekture është histori e një besimi që frymëzoi e çliroi energji

në krijimin e begative shpirtërore e materiale dhe jo thjesht

histori arkitekturore e xhamive, imareteve, medreseve, banjave,

ujësjellësave, urave, kullave të sahateve etj. Edhe pse shumë prej

tyre janë zhdukur, dëmtuar apo kthyer në rrënoja, ato flasin me

një zë që vjen nga thellësitë e shekujve. Përtej çdo objekti të tillë

qëndrojnë ngjarje historike, personalitete, motive e aftësi

njerëzore, forca që lëvizin e ndërtojnë, duken shoqëritë në

dinamikën e tyre. Këto monumente janë provë dhe dëshmi se

populli shqiptar dhe ballkanasit në përgjithësi, nuk kanë qenë

apatikë ndaj kulturave të tjera, por kanë ditur të thithin e të

përfitojnë prej tyre, të pasurojnë e të çojnë përpara kulturën e

tyre.

u n i v e r s

13

u n i v e r s

PËRMBLEDHJE

PËRMBLEDHJE

14

Prof. Dr. Metin IZETI

Doc. Dr. Adnan ISMAILI

MODERNIZIMI DHE SFIDAT E DISKURSIT FETAR

Situata religjioze në botën e sodit karakterizohet me dy

pika ekstremisht të kundërta me njëra tjetrën: nga njëra anë

radikalizmi dhe fanatizmi luftarak- që nuk e ka për dert

edhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm në rrugë po edhe nëse

i takojnë relgjionit të njëjtë, ndërsa nga ana tjetër

neglizhenca fetare si dhe besimi sinkretist herë pas here i

stolisur me ezoterizmin dhe okultizmin misterioz.

Është fakt se shoqëria e sotme rruzullin e orienton në

bazë të ritmit të shpenzimit. Zoti kryesisht është një Fuqi,

dikund jashtë, i mënjanuar jashtë saj. Ndërsa teologët dhe

teorikët e religjionët më tepër merren me dogmën dhe

folklorin fetar se sa me urtinë fetare, më tepër me parimetv

e moralizimit shoqëror se sa me shpirtërinë.

Qasja reale religjioze ndaj fesë duhet të jetë e

përqëndruar në tri segmente bazë, edhe atë:

1.Përfaqësimi intelektual dhe kohor i teologjisë ( shkencës

mbi parimet besimore).

2.Vendzënia reale e ortopraktikës ( ibadeteve) në

shoqërinë bashkëkohore.

3.Emocionimi dhe entuziazmi adhurues në përjetimin e

fesë. Njeriu i cili do ta gjejë veten dhe duke gërryer në

thellësitë e ndërgjegjes dhe vetëdijes së shëndoshë do të

edukojë si duhet unin e tij do të përfitojë një platformë të

artë të lumturisë. Do të përfitojë platformën e ëmbël të

shijes së besimit dhe nënshtrimit më të Madhit. Do ti

kuptojë prej fillimit njeriun, gjërat dhe do të njohtohet me

komentin metakozmik të tyre. Thënë shkurtë do të qëndrojë

karshi Realitetit të urtë të ekzistencës.

u n i v e r s

15

PËRMBLEDHJE

Prof. As. Dr. Rahim OMBASHI

RILEXIMI I DIVANIT SHQIP TË NEZIM BERATIT

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

16

Letërsia shqipe e dokumentuar me alfabet latin nga

filobiblikët, nuk mundi të përhapej gjerësisht. Ashtu si letërsia

fisnore para saj, ajo nuk arriti të bëhej letërsi kombëtare. Fillimet

e shekullit XVIII nxitën poetët shqiptarë që shkruanin në

persisht, arabisht dhe turqisht të vargëzonin në gjuhën e

popullit. Shkak i këtij kalimi të madh u bë nevoja e individit të

përplotësuar për të njohur veten.

Ato flasin për një zhvillim të mrekullueshëm kulturor që filloi

si një art i importuar, por, që, me kalimin e kohës, u paraqit si

diçka karakteristike shqiptare. Porosia çeli mundësinë e lirikës

intime ku përsiatet thellë duke dëshmuar ndjeshmëri personale.

Letërsia shqipe me alfabet arab, është quajtur letërsi e teqeve. Ajo

pati si shtrat humusin kulturor arian të trashëguar me fisnikëri.

Tesavvufi, si poetikë e shkrimit islam, i shërbeu si mundësi,

kurse tradita e letërsisë orientale i dha modele të zhanreve dhe

llojeve poetike. Premisat ndihmuan Nezim Frakullën të edukuar

në shkollën osmane të dëshmohej si poet shekullar. Dhe jo vetëm

ai. Interesi i madh që zgjoi te masat e dëgjuesve e ndihmoi këtë

letërsi të masivizohej.

Autorët e letërsisë alamiado kishin origjinë shoqërore të

pasur, por patën edhe mbrojtjen e bejlerëve shqiptarë. Kur

ndodhi që këta administratorë të fuqishëm të ishin edhe vetë

shkrimtarë, jo vetëm dashamirës, mbështetja dha fryt cilësor.

Objekt i studimit do të jenë kushtet sociale që lejuan lindjen,

zhvillimin dhe përhapjen e kësaj letërsie e cila zgjati rreth dy

shekuj. Ajo letërsi nis me Divanin e Nezim Beratit, një

paraardhësi të familjes së shquar Vlora, mbolli dhe ushqeu

veprën poetike të Naim Frashërit, tek i cili gjithashtu ka ndikime

orientale.

Prof. Dr. Ramazan H. BOGDANI

(“Mjeshtër i Madh”)

HISTORIOFESTIVALISTIKA

E FOLKLORIT SHQIPTAR

Rrugëtimi gjashtëdhjetëvjeçar

i 14 Festivaleve Folklorike Kombëtare

(1949 - 2009)

Kronologjia e festivaleve:

• Festivali i Parë Folklorik Kombëtar (FK)

Tiranë – 1949

• Festivali i Dytë FK

Tiranë – 1950

• Festivali i Tretë FK

Tiranë – 1952

• Festivali i Katërt FK

Tiranë – 1957

• Festivali i Pestë FK

Elbasan – 1966

• Festivali i Gjashtë FK

Gjirokastër - 1968

• Festivali i Shtatë FK

Gjirokastër – 1973

• Festivali i Tetë FK

Gjirokastër – 1978

u n i v e r s

17

PËRMBLEDHJE

• Festivali i Nëntë FK

Gjirokastër – 1983

• Festivali i Dhjetë FK

Gjirokastër – 1988

• Festivali i Njëmbëdhjetë FK

Berat – 1995

• Festivali i Dymbëdhjetë FK

Gjirokastër – 2000

• Festivali i Trembëdhjetë FK

Gjirokastër – 2004

• Festivali i Katërmbëdhjetë FK

Gjirokastër - 2009

Rrjedhimisht, sipas dokumentacionit,

Festivali Folklorik Kombëtar - Gjirokastër 2015,

do të duhej të përcaktohej si i pesëmbëdhjeti.

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

18

“Historiofestivalistika e Folklorit Shqiptar” legjitimohet

edhe përmes kronikave, reportazheve dhe filmave

dokumentarë. Ato ruhen pjesërisht në Arkivin Qendror

Shtetëror të Filmit - Tiranë, në Arkivin e Institutit të Kulturës

Popullore e në faqen e internetit, You Tube.

Një dokumentacion i pasur gjendet edhe në Arkivin Vetjak të

Ramazan H. Bogdanit. Sipas platformave përkatëse,

Festivalet Folklorike Kombëtare në Shqipëri, janë organizuar

nga shteti përmes ish-Komitetit të Kulturës dhe Artit, ose

Ministrisë së Arsimit dhe në vijim nga Ministria e Kulturës.

Drejtimi shkencor i festivaleve (pas të pestit, më 1966) është

kryer nga ish-Instituti i Folklorit, apo Instituti i Kulturës

Popullore, pranë Akademisë së Shkencave, (sot Instituti i

Antropologjisë dhe Studimit të Artit – Qendra e studimeve

albanologjike), si i vetmi Institucion shkencor shtetëror në

Shqipëri.

Festivalet janë zhvilluar me konkurrime, sipas rretheve, qarqeve

ose prefekturave. Çdo ansambël folklorik përfaqësues përbëhej

nga 60 bartës, me të drejtë konkurrimi prej 30 minutash.

Juria e çdo festivali do të shpallte fituesit: Flamuri i Festivalit;

Çmimi i Parë; Çmimi i Dytë dhe Çmimi i Tretë. Gjithashtu fitonin

çmime edhe grupe ose individë sipas zhanreve folklorike.

Gjatë zhvillimit të çdo festivali ose më pas, janë organizuar

diskutime, sesione, simpoziume ose konferenca shkencore për

folklorin shqiptar, tradicional dhe bashkëkohor.

Botimet e shumta, posaçërisht nga Akademia e Shkencave, kanë

ndriçuar begatinë e folkloristikës shqiptare, me karakter

kombëtar dhe ndërkombëtar.

Hapësira e “Historiofestivalistikës të Folklorit Shqiptar” do të

shquante edhe për zhvillimet e përtejkufijve. Të tilla kanë qenë

ato në Kosovë, te shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi, te

shqiptarët e Turqisë si dhe te arbëreshët e Italisë.

Posaçërisht pas viteve ’90, “Historiofestivalistika e Folklorit

Shqiptar” është pasuruar ndjeshëm edhe përmes organizimeve të

festivaleve folklorike kombëtare sipas fushave përbërëse. Të tilla

kanë qenë: Festivali i Këngës Qytetare, i Këngëve Polifonike, i

Rapsodëve Popullorë, i Sazeve Popullore, i Valleve Folklorike etj.

Në përfundim, përsa u trajtua, ndonëse për herë të parë,

“Historiofestivalistika e Folklorit Shqiptar” do të përbënte event

filozofik në shndritjen e kulturës sonë kombëtare.

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

19

Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj

ASPEKTE TË ZHVILLIMIT TË ISLAMIT NË SHQIPËRI

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

20

Shqipëria dhe mbarë hapsira shqiptare kanë një trashëgimi të

pasur të besimit dhe institucioneve islame. Këto institucione

janë dëshmuar për ndikim të fuqishëm në tërë jetën sociale,

kulturore të shqipëtarëve musliman, duke vazhduar në

harmoni me qytetarët e besimeve të tjerë. E theksoj këtë edhe

nga fakti që edhe dy besimet: ortodoks dhe katolik në trojet

shqiptare kanë trashëguar një infrastrukturë institucionale

shumë të favorshme.

Ajo çka i veçon muslimanet shqiptar nga pjesa tjetër e

muslimanëve të ballkanit është ndërthurja e fesë me

nacionalizmin. Shqiptarët i dhanë rëndësi islamit të tyre duke

e ruajtur atë me mish e me shpirt deri në ditët e sotme çfar ju

siguroi atyre të paprekur identitetin kombëtar përballë

ambicieve asimuluese të fqinjëve.

Realisht, feia islame, me vetitë e saj toleruese, kulturës

shqiptare nuk ia mbylli prespektivën e zhvillimit evropian, por

i la mundësi të mëdha për t'u zhvilluar mbi shtratin e traditës

etnike, për t'i kultivuar më tutje vlerat e seleksionuara të

kulturës shqiptare e materiale ilire.

Shpallje e Pavarësisë së Shqipërisë dhe me krijimin e shtetit

shqiptar, sadoqë të cunguar, organizmat fetare si dhe

institucionet e kultit dhe ato arsimore islamike u ndodhën

para detyrash shumë urgjente dhe shumë të rëndësishme

lidhur me të mbijetuarit e doktrinës së tyre dhe ruajtjen e

identitetit shqiptar. Kështu Bektashinjtë më 1922 u bënë të

pavarur nga Turqia. Ndërsa bashkësia sunite e cila kishte

ndërprerë lidhjet me Stambollin që me 1921, organizoi

kongresin e saj të parë me 1923 dhe zgjodhi muftiun e vet me

seli në Tiranë, dhe Këshillin e Lartë të Sheriatit. Në statutin e

këti këshilli që u botua me 1925 thuhet: "Kryetari i Këshillit të

Naltë të Sheriatit përfaqëson trupin Mysliman në Shqipënië me

titullin "Myfti i Përgjithshëm".

Në këtë kohë në Shqipëri u zhvillua një veprimtari islame

shumë e madhe, u hodhën themelet për një zhvillim të

pavarur të kulturës islame si dhe të çdo veprimtarie tjetër

brënda kuadrit të shtetit kombëtar. Patriotët muslimanë

shqiptarë e panë të domosdoshme të bëjnë ndryshime me

rëndësi në kulturë dhe në organizimin si dhe të realizojnë

binomin e shenjtë Fe dhe Atdhe

Por gjatë regjimit komunist institucionet fetare në përgjithësi

dhe ato islame në veçanti pësuan një goditje të fuqishme si

në asnjë vend tjetër të botës. Do të ishte 1967, “viti i

çmendurisë”, ku shënoi aksionin e fuqishëm shkatërrimtar të

institucioneve fetare.

Zhvillimi i proçeseve demokratike të viteve ’90 u shfaqën

edhe me lirinë e meditimit, fesë, besimit, me ngritjen e

institucioneve përfaqësuese të besimeve në vend. Nismën e

këtyre dukurive do ta shënonte më 16 nëntor 1990 rihapja e

Xhamis së Plumbit në Shkodër në praninë e mbi 50 mijë

vetave, të ardhur jo vetëm nga qyteti, po edhe nga fshatrat.

Në fjalën e hapjes, hirësia e tij Haxhi Hafiz Sabri Koçi,

kryetar i Bashkësisë Islame të Shqipërisë, vuri në dukje

nevojën e ushtrimit të fesë nga çdo njeri e në çdo kohë.

Muslimanët në Shqipëri, ashtu sikurse ata në Kosovë,

Bosnje, Maqedoni, Mali i zi, Sanxhak, Kroaci, Greqi, Bullgari

e kudo në Europë por edhe më gjerë, sot kanë veçori të

reja, nivele më të larta arsimore e kulturore. Kjo kërkon

mjete dhe metoda të reja të komunikimit, intepretime e

shpjegime shkencore, filozofike e socjologjike nën dritën

islame, por edhe manifestimin e një zgjuarësie shoqërore e

cila gradualisht do përpunohet e zhvillohet nga brezat e ri

kudo në Ballkan dhe botë, pas një procesi të shëndetshëm të

të menduarit, me qëllim të krijimit të një shoqërie të

shëndoshë dhe të përparuar.

Një emancipim dhe kulturim me besim të shëndoshë i

qytetarit të sotëm por edhe i atij të nesërm në Shqipëri,

Ballkan dhe Europë do të zvogëlonte mundësit e krijimit të

“vakumit informativ - edukues”. Kjo do të ndikonte në

pasurimin e shpirtërave me modalitete paqesore dhe do të

shendoshte gjëndjen e përgjithëshme të besimtarëve.

u n i v e r s

21

PËRMBLEDHJE

Prof. Dr. Muharrem DEZHGIU

BALLAFAQIMI NË KOSOVË MIDIS NJËSIVE

TË UNÇSH-SË DHE NACIONALISTËVE SHQIPTARË,

NË FUND TË LUFTËS II BOTËRORE

Në kuadër të bashkëpunimit midis Lëvizjeve

Nacionalclirimtare të Shqipërisë e të Jugosllavisë, udhëheqja e

Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) kërkoi që në verë të

vitit 1944, pjesëmarrjen e formacioneve të UNCSH në luftimet

për "clirimin e Kosovës" dhe të tokave të Jugosllavisë. Kërkesa

sqaronte se, "shkaktarë që Kosova është bërë bazë e reaksionit

janë hegjemonistët serbe". Nga ana tjetër, pranohej se,

"shumica e popullit të Kosovës nuk kishte besim tek PKJ dhe

tek Shtabi Jugosllav". Pra, forcat e UNCSH kërkoheshin të

ndikonin tek shqiptarët e Kosovës që të besonin tek PKJ dhe

tek Shtabi Jugosllav e t'iu nënshtroheshin atyre. Qëllimi i

kërkesës së J.B.Titos ishte mjaft i qartë, për të shuar

rezistencën e popullit të armatosur të Kosovës që nuk

pranonte pushtimin nga ushtria jugosllave.

Veprimet arbitrare të ushtrisë jugosllave në viset shqiptare,

për nënshtrimin e shqiptarëve, u bënë në praninë e forcave të

UNCSH. Madje, ata bashkëpunuan me forcat e UNCJ për të

djegur shtëpitë e shqiptareve, që kundërshtonin pushtimin,

duke i cilësuar forcat shqiptare te rezistences "reaksion

shqiptaromadh".

Njësitë e UNCSH u thirrën nga udhëheqja e UNCJ për të

vënë shqiptarët e Shqipërisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

PKSH, e varur plotesisht nga PKJ, pranoi gjykimet, vlerësimet

dhe zgjidhjet e ofruara pa asnjë kundërshtim, pa u shqetësuar

për fatin e Kosovës. Udhëheqja kryesore e PKSH pohonte se,

"Kosova nuk mund t'i bashkohej Shqipërisë". Forcat e

Divizioneve V dhe VI të UNCSH qëndruan në Jugosllavi edhe

pas mbarimit të Luftës II Botërore, për të goditur dhe

asgjësuar cdo lëvizje të rezistencës kosovare, të drejtuar nga

nacionalistët, që luftonte kundër ripushtimit jugosllav të

Kosovës.

u n i v e r s

22

PËRMBLEDHJE

Dr. Hysen KOBELLARI

H. ABDULLAH ZËMBLAKU, FETAR

DHE ATDHETAR I SHQUAR

Figura e atdhetarit, mesuesit, propagaduesit të dalluar të

fesë islame, vjershëtorit e veprimtarit të shquar social Sheh Hafiz

Abdullah Zëmblaku merr një rëndësi të veçantë në kohën tonë.

Kjo figurë shumë e dashur për njerëzit, kudo ku flitet e

lexohet shqip e veçanërisht për besimtarët muslimanë, qëndron

denjësisht përkrah mikut të tij të shquar, savantit Hafiz Ali

Korça, të cilin Zëmblaku vetë e quante vëlla shpirtëror të tij.

Por ndërsa për H.A.Korçën është shkruar diçka; emrin e tij

e mban me krenari një medrese në Kavajë, madje është botuar

edhe një monografi për jetën dhe veprën e tij, për H.A.

Zëmblakun pak është folur e shkruar. Të gjithë e njohin

"Mevludin" e tij të famshëm, i cili këndohet në raste festash ose

përkujtimesh; njohim mjaft vjersha dhe libra bestare në gjuhën

shqipe, të vlefshëm edhe sot, pas gati një shekull nga koha kur

janë shkruar e botuar.

Hafiz Zëmblaku ishte njeri i ditur, shembull i durimit, model

i këmbënguljes në punën për përhapjen e fesë së vërtetë dhe

arsimit në shqip, në propogandimin e dashurisë për atdheun,

diturinë e shkencën, për të vërtetën, paqen dhe mirësinë

njerëzore...

Hafiz Abdullah Zëmblaku e quan veten me krenari

"Shërbëtor i Kombit Shqiptar”dhe "Misionar dhe mësues i Fesë

Islame". Këto cilësime qëllimlarta ai u përpoq t'i përmbushte me

punë të palodhur gjatë gjithë jetës së tij të frytshme, duke

shkruar e botuar mbi 30 libra, duke i rënë kryq e tërthor qyteteve

e fshatrave të atdheut, për të predikuar falas besimin e vërtetë,

diturinë, atdhetarinë, paqen, të vërtetën dhe progresin.

u n i v e r s

23

PËRMBLEDHJE

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

24

Është ndër të parët hartues dhe organizatorë të botimit të

librave në gjuhën shqipe me përmbajtje fetare. Librat

shkruheshin gegërisht dhe toskërisht dhe shpërndaheshin falas

gjatë veprimtarive që organizonte shpesh H.A.Zëmblaku në veri

ose në jug të vendit. Në librat e tij gjenden lista të gjata e të

hollësishme për dhënësit e ndihmës përkatëse (sponsorizues) për

këto botime nga besimtarë zemërbardhë e dashamirës.

Duke zotëruar disa gjuhë me mundësi të mëdha shprehëse si

arabisht, turqisht, persisht, sllavisht, frëngjisht, etj. ai formoi një

kulturë të plotë jo vetëm fetare por edhe letrare e shkencore.

Bashkëpunoi me revista dhe gazeta të kohës, si me revistat "

Zani i Naltë ", " Kultura Islame ", " Njeriu ", etj., ku botoi shkrime

të ndryshme. Përktheu vepra fetare, filozofike e mistike, disa prej

të cilave mundi t'i shtypte e t’i shpërndante.

Është ndër bejtexhinjtë e fundit, të cilët poeti ynë kombëtar

Naim Frashëri i ka vlerësuar, duke thënë për Hasan Zyko

Kamberin,etj., se është " Mbreti i Vjershëtorëve " ( Revista " Zani i

Naltë ", Nr. 8, viti 1938, f.248 )

Po përse vallë për Sheh Hafiz Abdullah Zëmblakun kanë

heshtur kaq padrejtësisht jo vetëm studiuesit dhe hulumtuesit,

por edhe klerikët dhe drejtuesit e institucioneve fetare dje dhe

sot?!

Mbase kjo ka ndodhur ndoshta nga që Sheh Abdullahu i

përkiste një tarikati të veçantë. Siç thotë për veten në librin "Bilbili

Paq", përmbledhje vjershash më të mira, viti 1940 " Misionar

Islam dhe Mësues i Fesë Islame për shpirt ( shëtitës ), dhe

Halifat i Tarikatit Nakshi dhe Hajati dhe Autor i librave fetare

shqipe, Sheh Hafiz Abdullah Sëmlaku (Fatih), dalë nga medrese e

naltë Darulhilafe dhe nga Shkolla e Naltë Darulfununi Sherijje

( Universitete ) e Stambollit."

Si duket nga këto tarikate sot ka pak ose aspak njohës,

përkrahës e ndjekës ...

Sheh Zëmblaku është ndoshta bejtexhiu i fundit, i cili u

përpoq të kuptonte rrezikun e hyrjes pa doganë të fjalëve turke,

arabe, persiane në gjuhën shqipe, të pakuptimta për popullin e

thjeshtë, masën e gjerë, rrezikun e përzjerjes së gjuhëve deri në

përçudnim. ( Xh. Spahiu, Perla, 2005/1 f.17)

Hytbet e mbajtura nga H.A.Zëmblaku janë model i shkëlqyer

i zbërthimit të Kuranit Famëlartë dhe Haditheve të Pejgamberit

(a.s.), shembull arsyetimi dhe gërshetimi me problemet e kohës

dhe gjendjen faktike të jetës tek ne. Ai propagandonte harmoninë

fetare në vendin tonë, duke porositur besimtarët që të

respektojnë fenë e tjetrit në të drejtë të tyre dhe duke adhuruar

fenë e vet, duke u thelluar në Librin e Shenjtë e Praktikën

Pejgamberike...

Për të përjetësuar emrin dhe veprën e H.A.Zëmblakut këto

vite janë organizuar veprimtari përkujtimore - shkencore për

nder të tij dhe veprës që ai la pas. Ai u nderua me Titullin

“Qytetar Nderi” nga Komuna Pojan në Korçë, me nismën time

dhe nën kujdesin e Kryekomunarit Alfred Berberi.

Medreseja e re e Korçës mban emrin e nderuar të Sheh Hafiz

Abdullah Zëmblakut.

Mbase një monografi e posaçme do të ishte e vlerësuar dhe e

mirëpritur prej të gjithëve.

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

25

Murat GECAJ

DR. IBRAHIM GASHI,

VEPRIMTAR I PËRKUSHTUAR PËR SHQIPTARIZMIN

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

26

Në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta, autori ia kushton shkrimin e

tij dr.Ibrahim Gashit. Në fillim, tregohen lidhjet e tyre miqësore,

për një periudhë disavjeçare. Në vijim ndalemi në punën e

përkushtuar të tij në fushën e arsimit dhe kulturës kombëtare

shqiptare; spikasin veprimtaritë e palodhura të tij si aktivist

shoqëror sidomos me disa botime të çmuara.

Më tej, tregohet se dr.Ibrahim Gashi lindi më 23 gusht 1935, në

rrethin e Krujës, ku më parë kishin ardhur prindërit e tij nga fshati

Skënderaj i Kosovës, si të përndjekur nga regjimi serb.

Studimet e larta Dr. Ibrahimi i përfundoi në Universitetin e

Tiranës. Vite me radhë, ishte mësimdhënës në shkollat e mesme të

vendlindjes dhe gjatë periudhës 1984-1990 dha leksione si

pedagog i jashtëm, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të

Universitetit të Tiranës .

Gjatë jetës, ai kreu me përkushtim edhe disa detyra shoqërore.

Ndër të tjera, ishte bashkëpunëtor aktiv i Institutit Shqiptar të

Mendimit dhe Qyteterimit Islam (AIITC). Nga janari 1993 dhe

deri në shtator 1996, Dr. I.Gashi kryeu detyrën e diplomatit

(sekretar i dytë) në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në

Slloveni.

Doli në pension në vitin 1996, por përsëri dr.Ibrahim Gashi e

vijoi pandërprerje punën kërkimore, studimore dhe botuese.

Përveç shumë artikujve shkencorë e metodikë, për lëndët

metematikë e astronomi dhe me temë shoqërore, botoi 11 libra

dhe la në dorëshkrim disa të tjerë, dy prej të cilëve kanë objekt

kronologjinë shqiptare.

U nda nga jeta i nderuar dhe i respektuar, më 9 maj 2012.

Sejdi GASHI

METODAT BASHKËKOHORE PËR MËSIMDHËNIEN

E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE

NË SHKOLLAT E PRISHTINËS

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

27

Në këtë studim synojmë të paraqesim një pamje sa më

tërësore sa i përket zbatimit të metodave bashkëkohore për

mësimdhënien e lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në

shkollat fillore dhe të mesme të qytetit të Prishtinës. Për shkak

të korpusit të studimit, që mund të jetë shumë i gjerë, kemi

vendosur që trajtimin tonë ta kufizojmë vetëm në shkollat

fillore dhe të mesme të qytetit të Prishtinës

Korpusi është ndërtuar mbi bazën e materialeve teorike si

dhe mbi bazën e vrojtimeve dhe hetimeve që kemi bërë nëpër

shkollat e Prishtinës si dhe nga intervistat që kemi realizuar me

nxënës dhe mësimdhënës.

Trajtimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies nga një

prizëm serioz, shkencor dhe gjithëpërfshirës mendojmë që

paraqet rëndësi të dorës së parë për sistemin arsimor në Kosovë

në përgjithësi.

Për realizimin e këtij studimi përveç konsultimit dhe

shfrytëzimit të literaturës teorike nga fusha e metodologjisë së

mësimdhënies, kemi realizuar edhe punë praktike, duke

intervistuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër.

Kemi intervistuar: 20 mësimdhënës ( 10 nga cikli fillor dhe

10 të tjerë nga cikli i mesëm i shkollimit); 80 nxënës (50 nxënës

të shkollave fillore dhe 30 të shkollave të mesme ) si dhe 26

prindër ( pra nga 2 prindër për secilën shkollë).

Sadik MEHMETI

Nuridin AHMETI

PESËDHJETË VJET PUBLIKIME ARKIVISTIKE

NË KOSOVË

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

28

Një prej detyrave kryesore të Agjencisë Shtetërore të

Arkivave të Kosovës (ASHAK), krahas ruajtjes, sistemimit dhe

rregullimit të dokumenteve është edhe publikimi dhe botimi i

tyre. Kështu, ASHAK-u ka edhe organin e vet shkencor

profesional që nga viti 1965-revistën “Vjetari”, ku botohen

artikuj dhe studime në fushën e arkivistikës dhe historiografisë,

pasuri arkivore dhe recensione të botimeve të ndryshme nga

arkivat dhe për arkivat. Revista del një herë në vit dhe artikujt

kryesor shoqërohen me një përmbledhje të shkurtër në gjuhën

angleze e më herët dhe në gjuhën frënge dhe në gjuhë të tjera.

Deri sot janë botuar 50 numra të revistës “Vjetari”. Revista

“Vjetari” fillimisht botohej si e parvjetshme, në dy gjuhë, shqip

dhe serbisht. Në numrin e parë doli, me emrin “Buletini/

Godišnjak”, kurse më vonë, mori emrin “Vjetari/ Godišnjak”.

Nga viti 2001 vetëm “Vjetari”. Midis viteve 1988-2001, për shkak

të rrethanave të krijuara në Kosovë dhe për shkak të masave të

dhunshme të instaluara në Arkivin e Kosovës, revista “Vjetari”

nuk u botua. Numrat e “Vjetarit” në ballinë shquhen për disenjin

e njëjtë, duke pasur të ndryshme vetëm ngjyrën dhe, sikur

kuptohet, përmbajtjen. Revista “Vjetari”, me traditën e saj 50-

vjeçare, ka luajtur rol të rëndësishëm në rrjedhat dhe në proceset

e arkivistikës në Kosovë, duke u hapur rrugët dhe horizontet

ideve dhe të arriturave më të reja të arkivistikës, dhe duke pasur

ndikime të rëndësishme në vetëdijen dhe ndërgjegjen e njerëzve

për rëndësinë e dokumenteve, për ruajtjen dhe për botimin e

tyre.

Kjo revistë, që nga numri i parë e deri më sot, përveçse ishte

një kronikë e vërtetë e ngritjes së nivelit kulturor-arsimor të

punonjësve arkivorë dhe jo vetëm të atyre, por ishte edhe një

tribunë e vërtetë e përhapjes së arritjeve të arkvistikës në

Kosovë në përgjithësi. Revista “Vjetari”, në mos për gjë tjetër,

është e rëndësishme sepse i ka orientuar studiuesit drejt

burimeve arkivore, ose edhe sepse me të kanë bashkëpunuar

disa autorë, të cilët, më vonë është parë se kanë qenë mjaft

produktiv dhe kanë lënë vepra të mëdha.

Në revistë, me punimet e tyre, të pranishëm janë autorët e

hapësirave shqiptare, si: Ismet Dërmaku, Zekeria Cana, Skënder

Rizaj, Jashar Rexhepagiqi, Ali Hadri etj., por edhe autorët e huaj,

të cilët punimet e tyre, qoftë të përkthyer qoftë në ndonjë gjuhë

tjetër, i kanë prezantuar në “Vjetar”, si Andrija Lainović,

Kliment Džambazovski, Živko Avramovski, Vasilija Kolaković.

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

29

Entela HIDRI

PROCESI I TË LEXUARIT NË MËSIMNXËNIE

Ky punim nxjerr në pah rëndësinë e njohjes së

tipologjisë së të lexuarit, duke e konsideruar atë si një prej

aftësive themelore që nxënësi duhet të zotërojë gjatë viteve të

shkollimit të tij.

E rëndësishme është që të kihen parasysh dhe rast pas

rasti të zbatohen metodat e duhura të mësimdhënies mbi të

lexuarin duke iu përshtatur aftësive të të nxënit të nxënësve.

Të lexuarit nuk duhet ngatërruar me deshifrimin e

rrjedhshëm të tekstit. Të lexuarit e kuptimshëm dhe të lexuarit

aktiv janë procese shumë të rëndësishme për të cilat ka

aktivitete dhe strategji që duhen zbatuar. Lexuesi i mirë nuk

është thjesht ai nxënës që lexon rrjedhshëm, por që pasi ka

përfunduar së lexuari është në gjendje të ritregojë se çfarë ka

lexuar.

Një tjetër rekomandim praktik ka të bëjë me trajnimet

periodike për mësuesit në mënyrë që ata të njihen me

aktivitetet dhe strategjitë më të sukseshme e të reja, që

përmirësojnë aftësinë e të lexuarit. Kësisoj ata do të marrin një

formim profesional të vazhdueshëm që është edhe çelësi i

suksesit në profesionin e mësuesit.

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

30

Viron KONA

ULLMAR KVIK DHE LIBRI I TIJ

“MË SHUMË HEROIZMA, SE SA GRURË”

Në këtë studim, dëshmohet me dashamirësi për mikun e

shquar të shqiptarëve, suedezin Ullmar Kvik. Në pjesën e parë

tregohet se Ai ka lindur më 13 qershor 1934, pra më shumë se 82

vjet më parë, në një familje punëtorësh. Gjatë viteve të studimeve

shfaqi interes për gjuhët e huaja, ndër të cilat ishte edhe shqipja.

Duke dëgjuar Radio-Tiranën, Radio-Shkodrën e Radio-Kukësin ai

mori njohuritë e para për gjuhën shqipe. Më tej, në vitin 1969, nisi

ta mësonte atë me ndihmën e botimeve, që i siguronte në Suedi

nga Shqipëria. Njohuritë për shqipen i shtoi gjatë vizitave në

vendin tonë, në vitet 1970, 1978, 1979, 1994 dhe më 2004 kur mori

pjesë në tubimin e albanologëve në Prishtinë. Ka mbajtur lidhje të

pashkëputura edhe me arbëreshët e Italisë. Ndërsa më 1994 e

vizitoi Shkupin.

Në ato vite, intelektuali i njohur suedez Ullmar Kvik nuk i

shkëputi lidhjet me shqiptarët. Në Suedi ai ka qenë zëdhënës

jozyrtar i Shqipërisë dhe i mbarë Kombit Shqiptar. Ishte

bashkëpunëtor e më vonë edhe kryetar i Shoqatës Suedeze-

Shqiptare, që u themelua në vitin 1970. Për 10 vjet u botua

“Buletini“, një tribunë për shqiptarët dhe letërsinë shqipe.

Nga viti 1981 ai bashkëpunoi me gazetën e re ”Albanien och

vi” (“Shqipëria dhe ne”). Më 2002, Shoqata Suedeze-Shqiptare u

shndërrua në Komiteti Shqiptaro-Suedez, ku Ullmar Kvik dha

parreshtur ndihmesën e tij. Pothuajse të gjitha përkthimet letrare

nga shqipja në suedisht, kanë kaluar nëpër duart e tij. Ai ka botuar

në suedisht një seri veprash të autorëve shqiptarë, të cilat i ka

përkthyer me përkushtim e saktësi. Ka bashkëpunuar në

përpilimin e disa veprave gjuhësore, si: tre fjalorë suedisht-shqip

dhe një gramatikë të suedishtes, në shqip.

u n i v e r s

31

PËRMBLEDHJE

Në vitin 2004, nga Revista “Drita”, në qytetin Treleborg u

botua libri i tij dokumentar, në gjuhën suedeze, “Mera hjältemod

än vete” (Më shumë heroizma se sa grurë), ku dëshmohet për

shqiptarët gjatë shekullit XX. Atë vepër lexuesi ynë tashmë e ka

të përkthyer në shqip nga shkrimtari dhe veprimtari i njohur,

Hajdin Abazi.

Ullmar Kviku, në bashkëpunim me mikun e tij Lars-Erik

Morinin, kanë përgatitur fjalorin shqip-suedisht, të parin vepër

të këtij lloji. Ai ndihet krenar për emërtimin “Shqiptar Nderi”

dhe për dekoratat e marra nga Zyra e Kosovës në Suedi, si dhe

nga Shoqata bamirëse “Nënë Tereza”, dega në Suedi. Ullma Kvik

ka qenë anëtar shumëvjeçar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë.

Në punimin e tij autori Viron Kona ndalet në përmbajtjen,

vlerat dhe mesazhet, që përçon Ullmar Kvik me librin e vet, “Më

shumë heroizma, se sa grurë”. Në mbyllje të librit theksohet: “Na

janë shtuar miqtë e fushës së kulturës, shkencës gjuhësore dhe

historike, nga Gadishulli Skandinav. Krahas suedezit Tunman,

krahas danezit Pedersen etj., sikundër në këta dhjetëvjeçarët e

fundit edhe një tjetër albanolog skandinav, suedezi me zemër të

artë Ullmar Kvik. Rrallë njerëz të tillë hasim në jetë, por që me

ata, padyshim, bota është më e bukur.... Faleminderit, prof.

Ullmar Kvik!”

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

32

Beqir SHEHU

TRADITA DHE TRASHËGIMIA ISLAME

NË KALANË E DODËS

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

33

15 fshatrat e bashkësive blegtorale të krahinës së Kalasë

Dodës shtrihen ne zonën veri-lindore te Shqipërisë, ne

veriperendim te masivit malore te Korabit.

Kalaja e Dodës, me pozicionin e saj gjeostrategjik shumë të

rëndësishëm nga ku sigurohet lidhja më e shkurtuar dhe më e

lehtë midis Ultësirës bregdetare e Luginës së Drinit të Zi me

Kosovën e Pellgun e Pollogut, me kullotat alpine nga më të

mirat në të gjithë zonën e Ballkanit Perendimor. Me sukses

banorët e kësaj krahine që në lashtësi kanë mbarshtuar delen

rude.

Jeta fetare në fshatrat e krahinës Kala e Dodës, është e

lidhur ngushtë me besimin e tre shtresave fetare; parakristjane,

kristjane e islame, të cilat kanë përftuar një sinkronizim të

dalluar mirë e që çfaqet në të gjitha sferat e jetës.

Besimi islam, i bazuar në parimin e unitetit të shpirtit e

materjes,forma më e lartë e të cilit është jeta njerzore, gjeti aq

përshtatëshmëri dhe pika takim me proçeset e zhvillimit të

jetës,të zakoneve e traditave të banorëve të krahinës së Kalasë

Dodës,sa duket sikur vetë jeta e këtyre banorve e gjeti rrugën e

Islamit.

Zhvillime të dukshme të përhapjes së islamizimit në

krahinën e Nahijes së fshatrave të Dibrës(Kalasë Dodës) filluan

që në periudhën e Sulltan Sulejmanit (1527- 1565),i cili me

reformat e guximëshme ushtarake e administrative krjoi një

mjedis të sigurtë pune dhe veprmtarie shoqërore në të gjitha

skajet e perandorisë.

Për blegtorët e Kalasë Dodës,rruga e shtegëtimit të blegtorisë

për në kullotat dimrore në brigjet e Egjeut, njohu sigurinë më të

madhe,dhe njëkohesishtë solli edhe kontaktet e para me fenë

islame,parimet e së cilës përshtateshin në mënyrë të përsosur me

veprimtarinë e punen e blegtorve si dhe me mënyrën e jetesës së

tyre.

Ndërtimi i xhamive dhe teqeve, në 15 fshatrat e krahinës si

dhe hapja e shkollave fetare (mejtepeve) pranë tyre , ku jepnin

mësim intelektual të njohur të klerit mysliman.të cilët me

interpretimet dhe predikimet e tyre,dhe në bashkëveprim me

shehëlerët e teqeve ,krijuan një mjedis fetar,larg intolerancës e

fanatizmit doktrinor, ku parimet e Islamit gjetën një shtrat

përbashkësishë,dhe pika të shumta kontakti,me kulturën e

jetesës dhe zakonet e traditat e këti visi.

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

34

Emirjona KRAJA

FAMILJE DINJITOZE NË KOSOVË DHE NË DIASPORË

Artikulli fokusohet ne pershkrimin e nje familjeje

kosovare patriotike ne diaspore, e cila ka jetuar nje varferi te

thelle dhe ka perballuar me veshtiresi presionet e shumta

dhe dhunen e eger serbe, gjate nje periudhe disavjecare, kur

kryefamiljarin e kercenonte burgimi i sigurt, per veprimtarine

e shquar qe zhvillonte ne fushen e arsimit. Si mesues dhe

drejtues i shoqerise civile ne nje institucion shume te gjere, ai

kishte braktisuar sistemin arsimor te pushtuesit serb, duke i

shnderruar shtepite shkolla.

I gjendur nen kete presion, me nje familje me gjashte

femije te ndodhur perballe shume veshtiresish, deri ne

drejtimet me elementare ne rregullimin e femijeve, emigroi

ne Austri, ku fale vemendjes se autoriteteve austriake,

gradualisht u kapercyen veshtiresi komplekse te integrimit.

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

35

Ne artikull paraqitet familja Mehmeti dhe perpjekjet e saj

per stabilizim, integrim dhe arsimim te femijeve ne nivele te

larta e cilesore , deri ne kualifikime pasuniversitare, ne

specializime perballe profesorateve te larta ne Austri e ne

Japoni, duke realizuar edhe doktoratura. Autorja i prezanton

keto raste si shembuj frymezues per vajzat shqiptare jo

vetem ne Austri e ne Kosove, por edhe me gjere, duke

synuar te ndertoje modele konkrete per emancipimin e

femrave shqiptare, kudo qe nodhen. Kjo perben edhe

kolonen vertebrale te artikullit.

Vasil PREMÇI

LIRIKA E SHPIRTIT

Pena e vjeshtës së artë përbën nismë të shkrimtarit Vasil

Premçi për t’i dhënë lexuesit një vëllim me tregime të zgjedhura

lirike. Përfshihen tregime nga 71 autorë nga të gjitha trevat

shqiptare dhe me një shtrirje kohore prej dy shekujsh të fundit.

Bëhen objekt: personalitete të medias shqiptare dhe më gjerë,si:

Ernest Koliqi, Milto Sotir Gurra, Mitrush Kuteli, Migjeni, Sterjo

Spasse, Petro Marko, Ismail Kadare, Dritero Agolli, Faik

Ballanca, Vath Koreshi, Kiço Blushi, Naum Prifti, Dushko Vetmo,

Nasi Lera, Nasho Jorgaqi, Zija Çela, Teodor Laço, Helena

Kadare, Faruk Myrtaj, Anton Gjonçaj, Ymer Shkreli, Kim

Mehmeti, Lazër Stani, Vasil Premçi, Zydi Morava, Ardian -

Christian Kyçyku, Roland Gjoza, Ardian Leka, etj.

Padyshim që kjo “dallandyshe” do të çelë rrugën për vëllime

të tjera me tregime të kësaj natyre, në të cilat dëshmohen

emocione dhe ndjenja të thella njerëzore. Vëllimi plotëson një

nevojë të domosdoshme të lexuesit të kohës tonë si edhe

pasqyron nivelin e kësaj proze të brishtë të letërsisë shqiptare.

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

36

Ramadan SHKODRA

SHQIPËRIMI I KURANIT NË KOSOVË

PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

37

Megjithëqë prania e Kuranit te shqiptarët është e hershme

sa edhe prania e Islamit s'do mend se edhe interesimi,

përkushtimi e kontributi i shqiptarëve ndaj Kuranit dhe

për Kuranin është evidentë, prandaj dhe nga radhët e

shqiptarëve kanë dalë shumë njohës, komentues, hafëzë e

lexues të spikatur, kjo në njërën anë, kurse në anën tjetër

ata kanë jetuar e vepruar po sipas porosive kuranore.

Porse, - krahasuar me popujt e tjerë evropianë, - Kurani te

shqiptarët është përkthyer relativisht vonë. Ndër shqiptarët

përpjekjet dhe iniciativat e para për përkthimin e Kuranit

në gjuhën shqipe i gjejmë që në kohën e Rilindjes

Kombëtare. Mirëpo, punën e parë serioze në këtë drejtim e

ndërmori Ilo Mitko Qafëzezi, i cili në Ploeshti të

Rumanisë, më 1921, i kishte botuar të përkthyera në shqip

6 suret e para të Kuranit.

Qarku i ulemave të Kosovës, të përqendruar në Prishtinë,

- e cila në vitet 70 përveçse ishte qendër e rëndësishme

administrative, qe shndërruar edhe në një qendër të

rëndësishme kulturore, arsimore, e universitare, - i dhanë

këtij qyteti edhe karakterin e një qendre të rëndësishme

për kulturën islame. Kështu, më 1985, Kryesia e BI të

Kosovës pati fatin e mirë dhe privilegjin e madh që arriti

ta përmbushte një mision sa të rëndësishëm aq edhe

sfidues. Ajo botoi Kuranin e përkthyer nga Feti Mehdiu,

me çka e bëri shqipen gjuhë që e njeh Kuranin dhe ua

ofroi besimtarëve e opinionit shqipfolës Kuranin në gjuhën

e tyre.

Mirëpo, jo vetëm kaq, ngase vetëm tri vite më vonë, po në

Prishtinë, botohen edhe dy përkthime të Kuranit, përkthimi i H.

Sherif Ahmetit dhe ai i Hasan ef. Nahit.

Kështu, në harkun kohor prej 3 viteve (1985-1988), qarku i

ulemave të Kosovës arriti të botonte tri versione të përkthimit të

Kuranit, duke bërë kështu realitet idenë dhe projektin e

kamotshëm të ulemave shqiptarë për ta pasur Kuranin në gjuhën

e tyre.

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

38

Dr. Jolanda LILA

TRAJTIMI I ISLAMIT NË MEDIAN SHQIPTARE

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

39

Ky material nxjerr në pah prirjet dhe karakteristikat

kryesore të medias shqiptare për nga mënyra e qasjes ndaj

islamit, pra sesi janë parë e trajtuar çështjet që lidhen me

besimin musliman përgjatë një shekulli të lindjes dhe

konsolidimit të shtypit e medias në Shqipëri.

Përmes një vështrimi panoramik bëhet periodizimi i medias

shqiptare duke u bazuar në specifikat e trajtimit të temave

islame, por edhe në sfondin historiko-shoqëror, i cili ka qenë

përcaktues për orientimin e shtypit dhe medias shqiptare në

përgjithësi.

Ky periodizim është i domosdoshëm për të kuptuar

rrethanat në të cilat është gjendur besimi islam në Shqipëri për

shkak të politikave të mbrapshta qeverisëse. Ekzistojnë tri

periudha kryesore që e kanë përcjellë nga qasje e mendësi të

ndryshme çështjen e islamit: periudha e parë (1910-1945) është

koha kur u konsolidua fuqishëm shtypi islam dhe në këto

periodikë shkruanin penat më të ndritura të shoqërisë

shqiptare, të cilat përcillnin mendime dhe materiale të vyera, që

nuk kufizoheshin vetëm në çështje të besimit islam, por

shtriheshin edhe në disiplina të tjera të veprimtarisë njerëzore,

si: filozofi, mjekësi, psikologji, letërsi etj.; periudha e dytë

(1945-1991) është epoka e errët e islamit, në të cilën u ndalua

çdo veprimtari fetare dhe faltoret e objektet e kultit, qofshin

këto edhe me vlera muzeale, u rrafshuan përtokë, ose u kthyen

në magazina mallrash konsumi.

Në këtë lloj situate as që mund të pretendohej për

pasqyrime mediatike të çështjes islame. Besimi fetar

konsiderohej si shpikje për manipulimin e mendjeve njerëzore

dhe aksioma dominuese e propagandës antifetare ishte “Feja

është opium për popullin”; ndërsa periudha e tretë (1991-2013)

është faza ku shtypi islam dhe propaganda mediatike është

përhapur fuqishëm.

Sidomos pas vitit 1998, liberalizimi i tregut mediatik shqiptar,

bëri të mundur hapjen e shumë radiove e televizioneve private,

duke shembur mitin e radio-televizionit shqiptar, si e vetmja

media elektronike në vend.

Shumësia e kanaleve mediatike ka sjellë edhe shumësi

qasjesh, zërash e interpretimesh për çështjet e islamit. Gjithashtu,

edhe numri i periodikëve islamë është shtuar ndjeshëm vitet e

fundit. Sigurisht që kjo shumësi zërash mediatikë dhe

kohështrirje mbi njëshekullore kërkon studime të detajuara e të

thelluara, por në këtë material bëhet një përpjekje për të nxjerrë

në pah tiparet kryesore të këtij rrafshi tematik. Vlen të theksohet

se studimet mbi historinë e shtypit islam dhe rolit të medias në

këtë besim fetar thuajse janë tërësisht mungesore në Shqipëri,

andaj vështirësitë ishin të mëdha për koncentrimin e materialit

dhe pasqyrimin e të dhënave konkrete. Shpresojmë që në të

ardhmen të ndërmerren studime të detajuara mbi këtë lëmi dhe

të ketë më tepër angazhim për moskeqpërdorimin e medias, por

gjithçka të përcillet me objektivitet dhe paanësi.

Theksojmë gjithashtu se ky punim është fokusuar vetëm në

realitetin mediatik të Republikës së Shqipërisë dhe nuk janë

përfshirë Kosova, apo trojet shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni e

Çamëri dhe as diaspora, sepse në secilin mjedis ka specifika të

mëvetësishme dhe për pasojë, objekti studimor do të ishte më i

gjerë.

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

40

Prof. Dr. Feti MEHDIU

PËRJETËSIMI I DISA ORIENTALIZMAVE

NË FJALORIN E TAHIR DIZDARIT

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

41

Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe, i Tahir N. Dizdarit

është vepër e rrallë, jo vetëm në leksikografi shqiptare, kurse

Instituti Shqiptar i Medimit dhe Qytetërimit Islam është më i

merituari që këtë vepër e bëri pronë të opinionit shkencorë.

Profili shkencor si filolog i Dizdarit:orientalist, që është barazi

me arabist, turkolog, iranist, nuk duhet ngatrruar me

misionarizmin që bën përpjekje të kamuflohet përmes termit

Orientalizëm. Orientalistika dhe orientalizmi janë dy koncepte të

ndryshme.

Një grup fjalësh, në këtë fjalor, që shenjojnë fushën fetare, që

i përkasin religiolinguistikës islame, janë spieguar hollësisht

dhe janë ilustruar me shembuj nga këngë popullore,

frazeologjizma e fjalë të urta shqipe, por për arsye objektive

nuk është përfshirë e tërë hapësira shqiptare. Këso spiegimesh

nuk kemi hasur në fjalorë tjerë etimologjikë. Në fjalorin e T.

Dizdarit janë rreth 160 fjalë të kësaj fushe, për të cilat jam

përqëndruar të afroj kontributin tim.

Fjalët që i kam marrë në shqyrtim gjenden edhe në fjalorët e

vjetër, te: Fjalori i Bashkimit, Mejeri, Waignadi, Buseti,

Kujunxhiqi, Cordinjano. Në fjalorët e ri të gjuhës shqipe zbehet

spiegimi i tyre, varfërohet ose mbesin edhe jasht fjalorit.

Tahir N. Dizdarit i ka bërë të pavdekshme këto fjalë dhe i ven

në shërbim hulumtuesit të trashëgimisë kulturore popullore

shqiptare margaritarë të çmueshëm. I hap shteg studiuesit të

gjuhës shqipe të analizojë në thellësi kuptimin konkret të fjalës

në kontekst të folklorit shqiptarë. Mos humbas energji kot në

eksperimente të zëvendësojnë tespihët me rruzare e zeqatin me

tatim, etj.

Ky thesar gjuhësorë si rrjedhojë e pranisë dhe ndikimit të

fesë dhe kulturës islame në këto troje, është bërë pjesë e

inventarit religiolinguistik, kurse Tahir Dizdari i ka përjetsuar sa

të jenë gjallë.

Dr. Eduart CAKA

SHKENCËTARI I MADH MYSLIMAN I SHEKULLIT XI,

EL-BIRUNI

Al Biruni i cili ka jetuar në shekullin e XI është një nga

shkencëtarët më të mëdhenj muslimanë të gjithë kohës. Ai shkroi

më shumë se 180 libra në disa disiplina shkencore të tilla si,

histori, histori e feve, gjeografisë, gjeodezisë, filozofisë,

matematikës, trigonometrisë, astronomisë, mjekësisë dhe shumë

fushave të tjera. Librat e tij janë studiuar për shekuj me rradhë në

universitetet më të njohura të lindjes dhe perëndimit. George

Sarton do të emëronte shekullin kur Biruni ka jetuar si "shekulli i

Birunit" për të shprehur rëndësinë dhe kontributin e tij ndaj

shkencës dhe njerëzimit në përgjithësi.

Artikulli përpiqet të japë disa informacione në lidhje me

jetën dhe veprat e tij. Gjithashtu për të theksuar disa arritje të

rëndësishme të Birunit të tilla si metodologji, objektivizëm

dhe rezultate të tjera shkencore të tij ndaj shkencës në

përgjithësi. Të dhënat e dhëna për jetën e tij gjithashtu ofrojnë

disa shembuj në lidhje me zhvillimin e shkencës në shekullin e

njëmbëdhjetë. Gjithashtu Biruni është një shembull i mirë për

të treguar se si dituria është transmetuar në të gjitha moshat

dhe në vende të ndryshme. Profesionalizmi i tij, objektiviteti

dhe profili i një shkencëtari bëri që Biruni dhe veprat e tij të

studiohen edhe në ditët e sotme, dhjetë shekuj më vonë.

u n i v e r s

42

PËRMBLEDHJE

Msc. Artan S. MEHMETI

SHTETET ISLAME NË OBI

Organizata për Bashkëpunim Islamik – OBI është

organizata e dytë ndërqeveritare pas Kombeve të Bashkuar, e

themeluar më 25 shtator 1969, gjatë samitit që u mbajt në

Mbretërinë e Marokut. Në këtë organizatë janë të anëtarësuar

57 shtete me status të plotë, si dhe 5 shtete të cilat kanë status

vëzhgues. Sipërfaqja e OBI – t, është rreth 29.091.707 km2 ose

përafërsisht ¼ e sipërfaqes kontinentale të Botës, si dhe rreth

1.727 miliard banorë, apo 23,5 % të numrit të përgjithshëm të

popullsisë së Botës. Shtetet e kësaj organizate shtrihet në katër

kontinente (Afrikës 27shtete, Azi 27 shtete, Amerikën Latine 2

shtete, në Evropë 1 shtet), Nevoja për themelimin e kësaj

organizate lindi si pasojë e rrethanave të krijuara pas luftës së

parë botërore ku u shkatërrua edhe Kalifati. Gjuhët zyrtare të

OBI – t janë: gjuha arabe, gjuha angleze dhe gjuha frënge.

Selia e organizatës ndodhet në qytetin Xheda të Arabisë

Saudite.OBI ka një delegacion permanent në Kombet e

Bashkuara.

Sipërfaqja e madhe kontinentale ka bërë të mundur që në

këtë hapësirë të shtrihen një numër relativisht i madh i

maleve, rrafshnaltave, ultësirave, depresioneve, shkretëtirave,

gadishujve, ishujve, luginave lumore, kanioneve, etj.Në

hapësirën e këtyre shteteve të jenë të pranishme po thuajse të

gjitha llojet e klimës. Ujërat mbulojnë një pjesë të vogël

shteteve të OBI – t, ku në të rrjedhin lumenjtë më të

rëndësishëm e më të gjatë në Botë, si: Nili, Nigeri, etj.

Hapësira e këtyre shteteve lagët nga detet dhe oqeanet më të

rëndësishëm të Botës. Në hapësirën e shteteve të OBI – t, janë

prezent një numër i madh dhe i llojllojshëm i botës bimore

dhe shtatore.

u n i v e r s

43

PËRMBLEDHJE

Smajl BALA

BIBLIOTEKAT MYSLIMANE NË SHKODËR

Me sundimin e Perandorisë Osmane u ndërtua institucione

fetare, objekte kulti, mejtepe etj.. Këto u pajisën edhe me

bibloteka.

Fondet e librave kanë qenë në gjuhët klasike orientale,

arabe, turke e perse, si edhe në gjuhën shqipe.

Është e dokumentuar se në Shkodër ka pasur mbi 25.000

vëllime librash dhe mbi 10.000 të tillë nga bibloteka private.

Në Shkodër kanë ekzistuar disa bibloteka fetare, por në

këtë artikull bëhen objekt vetëm tri prej tyre:

Bibloteka e Vakëfit. Origjinën e ka shumë të hershme,

shumica e librave është e trashëguar apo dhuruar nga

Medreseja e Vjetër e Qafës she ajo e Pazarit të vjetër.

Ajo ka qënë një godinë prej dy katesh, me disa dhoma dhe

salla studimore.

Në këtë bibliotekë kanë shërbyer disa poliglotë të shquar,

si Hamdi Bushati, Hafiz Muhamet Kuçuku, Hafiz Abdulla

Bedica dhe së fundi Esat Myftia.

Biblioteka Këlliçi (Myftiej) në lagjen (Qafe Tabaku). Kjo ka

qenë ndër më të hershmet në Shkodër, e krijuar nga Hafiz

Hasan Këlliçi, gjyqtar dhe kadi shumë i respektuar. Biblioteka

ndodhej nën kalanë Rozafa, në lagjen Qafë (Tabakë), pranë

lumit Drin. Në vijim në këtë bibliotekë kanë shërbyer Efendi

Jusuf Tabaku dhe Hafiz Esat Myftinia.

Kjo bibliotekë shquhej edhe për faktin se ajo ka në

dispocion edhe shumë dorëshkrime të moçme.

Në periudha të mëtejshme shumica e librave të kësaj

biblioteke u kaluan në Bibliotekën “Marlin Barleti” të

Shkodrës.

Biblioteka Myftiej në lagjen Ndocaj. Ndodhej në lagjen

Qafë dhe ka qenë ndër më të pasurat në Shkodër. Është

krijuar 300 vjet më parë nga Salih Efendia i Madh.

Pjesën më të madhe të fondeve të librave ai e solli nga

Stambolli, krzesisht nga Mustafa Pasha.

Trashëgues i kësaj biblioteke ka qenë nipi i tij, Sali Myftiej.

u n i v e r s

44

PËRMBLEDHJE

Prof. Dr. Fadil MALOKU

NEVOJA E NJË REFORME NË MENDIMIN ISLAM

Fundshekulli ynë siç e dimë të gjithë ishte periudhë e

ndryshimeve të mëdha në gjithë botën edhe me vetë faktin se

zhvillohej një revolucion i përgjithshëm kundër ideologjisë së

komunizmit dhe platformës obskurante të luftës së ftohët, të cilat

njerëzimit i sollën; mjerim, skamje, luftëra të pakuptimta, dhe

varfëri morale e materiale, që të mbushnin mendjen se është fjala

për një “fund të paparë të historisë”, siç do të shprehej Frensis

Fukajama1) figurativisht .

Ç’ është më interesant, një vlerësim i ngjashëm, do të thoshim

fatalist përkitazi me ndryshimet e mundshme dhe pasojat që do

të sillnin ato me vete në sistemet e Evropës, thuhej edhe gjatë

luftës së parë botërore. Bile atëbotë, ai vlerësim atëherë

konsiderohej si luftë e fundit, luftë kundër të gjitha luftërave

tjera të mëparshme që zhvillohej me motive të zgjerimit të

demokracisë. Por ç’ ngjau? Nuk ndodhi as “fundi” e as “fillimi i

fundit”; demokracia, si alternativë modeste e ndërtimit të

raporteve mes njerëzve, nuk u vendos! Në vend të sajë nëpër

Evropë me gjuhën e dhunës u futën përbindëshat e komunizmit

(1917) dhe fashizmit (1939). Lufta e dytë botërore, gjithashtu, nga

historianët do të mbahet në mend me tensionimet dhe kërcimet

globale që si pasojë e lindën luftën e ftohët, për të vazhduar

luftërat ne Gji, në ish Jugosllavi (Kroaci, Bosnjë, Kosovë,

bombardimi i Serbisë), në Afganistan, në Irak, në Ukrainë, në

Siri.

u n i v e r s

45

PËRMBLEDHJE

Prof. Dr. Nevila NIKA

KRISHTËRIMI DHE ISLAMI

NË DHEUN E SHQIPTARËVE

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

46

Në këtë artikull trajtohet një temë e debatuar jo pak ndër vite

nga studjues, politikanë, diplomatë, shkrimtarë e gazetarë

shqiptarë e të huaj, ajo e pranisë apo praktimit të disa besimeve

fetare dhe ekzistencës së mirëkuptimit për këtë fakt tek

shqiptarët. Bazuar në dokumente origjinale të ruajtura në

Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë në punim pasi bëhet një

historik i shkurtër i zhvillimeve politike e shoqërore në

gadishullin Ballkanik e në veçanti në trevat shqiptare, shfaqen

disa konsiderata e përfundime interesante rreth shkaqeve që

detyruan shqiptarët të praktikojnë disa besime fetare.

Konvertimi i një numri të konsiderueshëm të shqiptarëve në

besimin islam, sot besim mbizotërues në Shqipëri, Kosovë,

Maqedoni e Mal të Zi, pra në të katërt shtetet kufitare ku banojnë

shqiptarë, ka qenë dhe mbetet ende edhe sot objekt diskutimesh

e debatesh të shumtë. Përveç dy arsyeve tashmë të pranuara prej

të gjithëve se, dhuna e ushtruar nga pushtuesi i ri si edhe ruajtja

e dhënia e privilegjeve, autorja mendon se është edhe një tjetër

arsye që mund të ketë ndikuar jo pak në këtë proces konvertimi

masiv të shqiptarëve në fenë e re që vinte nga Lindja. Trysnia e

ushtruar nga fqinjët tanë të krishterë për të pushtuar trojet

shqiptare përzënë, vrarë apo edhe asimiluar shqiptarët, i shtyn

këta të fundit të zgjedhin një besim të ri fetar duke mos pranuar

në këtë mënyrë të identifikoheshin serb, malazez, grek apo edhe

maqedonas për shkak se praktikonin besimin e krishterë, të ritit

ortodoks e latin. Mbrojtja me çdo mjet e mënyrë identitetin tonë

kombëtar, pra pavarësisht besimit fetar të praktikuar, i ka

shëndruar shqiptarët në një shembull për tu ndjekur.

Mirëkuptimi ndërfetar ndër shqiptarët është një vlerë e

jashtëzakonshme pë mbarë botën.

Prof. Dr. Vebi BEXHETI

ABDYLAZIS VESELI,

NJË JETË PËR ARSIMIN SHQIP (1942-2008)

Artikulli trajton personalitetin dhe veprimtarine studimore e

botuese të Prof. dr. Abdylaziz Veselit, veprat e te cilit jane nje

kontribut me shume vlerë nw fushwn e letwrsisw arsimore e

pedagogjike, nw historinw e arsimit shqiptar.

Ne menyre te vecante shkrimi pershkruan ndihmesen e

cmuar nw botimet pwr arsimin parashkollor, pasi profesori ka

drejtuar Shkollen e Larte Pedagogjike ne Gjilan te Kosoves, qe

pergatiste kuadro te larta per arsimin parashkollor. Aty del ne

pah ndimesa e tij ne kete hallke relativisht te re te sistemit

arsimor te Kosoves, por edhe te Shqiperise, per disa aspekte te

punes akademike, e cila eshte nje pune origjinale qe u sherben

studiuesve te sotem dhe te neserm per trashegimine tone

arsimore.

PËRMBLEDHJE

Njekohesisht evidentohet edhe bashkepunimi me

profesoreshen Mynevere Rusi, me te cilen kane botuar nje botim

te vlerte per disa aspekte te rendesishme psiko-pedagogjike te

arsimit parashkollor.

u n i v e r s

47

Dr. Skënder DEMALIAJ

MOTIVET E KTHIMIT TË SHPEJTË TË KOSOVARËVE

NË TROJET E VETA, 1999

Motivet e kthimit të shpejtë të kosovarëve në trojet e

veta, 1999

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

48

Shkrimi analizon kthimin historik te refugjateve kosovare

te luftes se vitit 1999 ne shtepite e tyre menjeher pas

perfundimit te saj. Autori ngre tezen se ky kthim është

një veprim i natyrshëm, i ligjshëm dhe ka shpjegimet e tij

etnopsikologjike, historike dhe politike. Midis tyre artikulli

rendit dashurine për Atdheun, natyren e shqiptarët te

Kosovës si njerëz të sakrificës dhe deshiren per te qene te

lirë në tokën e tyre per te pununuar me vullnet dhe

energji të reja. Me pas rendit si faktor autoktonine në

tokën e tyre mijëvjeçare dem baba dem dhe perpjekjet

heroike e sakrificat sublime për të ruajtur identitetin e

tyre shqiptar. Dhe se fundi artikulli parashtron faktoret

politike, si: mbështetja e NATO-s dhe e SHBA-së për

Kosovën, besimi në NATO dhe në SHBA se nuk do të

ketë më spastrim etnik në Kosovë, besimi në zhvillimin e

shpejtë të Kosovës.

Shkrimi mbyllet me përfundime, sipas te cilave shqiptarët

në Kosovë dhe në Shqipëri sot po largohen se në vendet

e tyre zhvillimi ekonomik është i ngadaltë, të ardhurat

janë të ulëta dhe qeveritë të korruptuara.

Valentina ÇELA

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NGA FËMIJËT NË DIASPORË

Shkolla shqipe, në SHBA ka pasur prej dekadash. Deri para

viteve 90 zakonisht emigracioni i kohës kishte caktuar si

”kryeqytet të shqiptarëve” qytetin e Bostonit në shtetin

Masaçuset.

Tani këtë status e kanë në të njëjtën kohë edhe Njy Jorku me

rrethinat e tij, edhe Detroiti, edhe Çikagoja, por edhe Konteika. E

kjo nuk lidhet thjesht vetëm me numrin e shqiptarëve të ardhur

në këto vende që vazhdon të rritet ndjeshëm, por edhe me

aktivitetet prodhuese, financiare por sidomos intelektuale që

kanë shqiptarët në këto qytete e shteteKjo ndodh për hir të një

tradite të emigrantëve shqiptarë të këtij qyteti, ku në vitet e para

të shekullit XX në të ka lindur Federata Panshqiptare “Vatra” në

drejtimin e Fan Nolit e më vonë të Faik Konicës. Kjo Federatë që

vazhdon edhe sot të luajë me sukses lidhjen në mes të Shoqatave

të shumta atdhetare, kulturore, artistike, kishte edhe organin e

saj të shtypit “Dielli” që edhe sot bënë përpjekje të lavdërueshme

për të mbajtur të gjallë frymën e shqiptarizmës.

Shkolla e parë në gjuhën shqipe, në Filadelfia, USA ,hapi

dyert e saj në Mars, të vitit 2004. Hapja e shkollës, për fëmijët

Shqiptarë të Filadelfias dhe zonave rreth saj, u bë e mundur në

saj të punës vullnetare të antarëve të shoqatës:"Bijtë e Shqipes",e

cila u krijua,në Shkurt te vitit 2002. Mësuesit shprehën

gadishmërinë për të punuar vullnetarisht në shkollën shqipe

Në Itali gjithçka u organizua mbi baza vullnetare, por

mësuesit kanë kërkuar dhe gjetur mbështetjen nga komunat, ku

janë shkollat, të cilat kanë vënë në dispozicion lokale për të

zhvilluar mësim e gjuhës amtare njëherë ose dyherë në javë, ku

mësimi zhvillohet pasdite ose në ditët pushim. Tekstet, të cilat

përdoren në këto shkolla sigurohen nga vet mësuesit ose nga

ambasada. Ato, janë tekste të shkollave publike si: Abetaren,

Shkronjë pas shkroje, histori, letërsi gjeografi muzikë dhe tani

kemi dhe tekstin: “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën

shqiptare” për nivelin e parë, të dytë dhe nivelin e tretë, të

botuara vetëm për fëmijët në diasporë.

u n i v e r s

49

PËRMBLEDHJE

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

50

Tradita e pasur arbëreshe gjatë shekujve është një model i

shkëqyer, një qëndrim i shkëlqyer demokratik, ku janë krijuar

hapsira të gjera veprimi experiences e të zhvillimit të arsimit,

kulturës, gjuhës, dokeve e zakoneve arbëreshe.

Zvicra është një vend demokratik, që respekton të drejtat dhe

indentitetin e pakicave. Kështu një numër i konsiderueshëm

shqiptarësh janë integruar në jetën dhe kulturën e atij vendi ,

duke ruajtur dhe edhe indentit etin e tyre.

Në Bernë të Zvicrës, u mbajt Konferenca e Parë Kombëtare

për Shkollat Shqipe në diasporë, me përfaqësues nga e gjithë

diaspora. Një kontribut të veçantë nga Zviceranët ka dhënë

Prof.dr. Basil Schader, cili si njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe

ka kontribuar në kualifikimin e mësuesve, si dhe në

tekstografinë shkollore.,

Shqipëtarët e vendosur në këtë vend, kanë klubet me amrat e

vendit të tyrë:”Atdheu”, “Skënderbeu”, “Drini “,

“Kosova”,”Besa” etj.

Shkolla shqipe te hapura në Zvicër, kanë një shtrirje në të

gjitha kantonet.

Një pasqyrë të qartë të shkollave shqipe e gjejmë në

librin:”Historia e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër”

e prof.dr.Shefik Osmani dhe doc.mas.Mahir Mustafa.

Në Austri zhvillohet arsimi në gjuhën shqipe me

mbështetjen e organeve vendore shterërore vendase. Gjatë një

jave për nivelin parashkollor janë në program 3 orë mësimi i

detyrueshme “gjuha dhe të folurit”. Më pas duke filluar nga

klasat fillore e në vazhdim, mësimi i gjuhës amtare nuk është i

detyrueshëm. Për çdo vit prindërit plotësojnë një formular, ku

vërtetojnëse fëmija i tyre do të ndjek mësimin e gjuhës amtare,

kështu këta fëmijë janë të detyruar të ndjekin mësimin gjatë

gjithë vitit.

Prof. Dr. Musa Kraja

MBI VEPRËN E AKADEMIKUT PAJAZIT NUSHI:

“LEKSION I PSIKOLOGJISË”

Pajazit Nushi ishte dhe mbetet nje nga personalitetet me

te shquara te shkencave psikologjike dhe pedagogjike per

gjithe Hapsiren Shqiptare e me gjere. Ishte mesues i psikologjise

ne shkollen e mesme, dhe me pas pedagog dhe studjues shume

serioz, i cili beri karriere ne tre drejtime: a) Ne jeten dhe

veprimtarine mesimore, shkencore dhe akademike e botuese b)

Ne jeten politikoshoqerore e shteterore , te Ish Jugosllavise, por

kryesisht te Kosoves per problemet arsimore, shkencore., deri

ne vitet 1980 , me levizjet e demostratat e studenteve , kur e

pushuan nga puna organet serbe dhe e lene pa pune, duke u

aktivizuar me shume veshtiresi si pedagog i jashtem ne ndonje

skaj pasditeve te Universitetit. c) ne jeten shoqerore ,duke qene

ne krye te Komisionit per Denimin e Krimeve te Milloshevicit

dhe ne drejtim te Komitetit te Drejtave te Njeriut ne Kosoven e

cliruar. Antar dhe Zv/kryetar I Akademise se Shkencave te

Kosoves, ish profesor i psikologjise ne Universitetin e Prishtines ,

te Tetoves, dhe ne Tirane. Disa vite te fundit ishte Rektor i nje

Universiteti privat ne Prishtine.. Eshte nje nga themeluesit e

Akademise se Shkencave te Edukimit per Hapsirene Shqiptare

me qender ne Tirane ( shoqeri civile). Eshte zgjedhur N/Kryetar

I Asamblese se Akademise. Ka qene shume aktiv ne kete

Institucion Institucion, deri sa ndroi jete.

u n i v e r s

51

PËRMBLEDHJE

Profesor Pajaziti eshte themeluesi i organizmave

psikologjike ne Kosove.Kishte veprimtari e gjere ssstudimor dhe

botuese.Disa nga veprat : “Bazat psikologjike te Kultures se te

folurit tek nxenesit e shkolles fillore,”

“Fjalor i Psikologjise,, “ “Te nxenit e lendes se nxenesve”,

“Kujtesa dhe trajtimi i saj ne Gjuhen Shqipe” ,,Inteligjenca dhe

zhvillimi i saj nder moshat madhore.”Psikologji e pergjitheshme

vell l pare dhe i II-te etj

Pas botimit te disa veprave ne fushen psikologjike, nxori

ne drite Kryevepren e titulluar “ Leksion Psikologji” ne dy

vellime me 1200 faqe. Atje pervecse eshte nje zgjerim, thellim i

metejshem i botimeve psikologjike te mepareshme, paraqitet si

nje enciklopedi psikologjike, e vlerte, madje shume e vlerte per

studentet , pedagoget e studjuesit e fushave shoqerore.

Vepra shoqerohet me aparat shkencor te kompletuar dhe nje

aparat pedagogjik te nivelit te larte, model. botuar me nje

teknologji dinjitoze nga Akademia e Shkencave dhe Arteve te

Kosoves, si nje veper e rendesie te vecante ne fushen e shkencave

psikologjike e pedagogjke per mbare hapsiren shqiptare e me

gjere.

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

52

Pano HALLKO

“SHQIPTARËT E MAQEDONISË, PRIORITET I ÇËSHTJES

SHQIPTARE”– MANUAL PËR DIPLOMACINË

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

53

Ndër vite, botimi i librit të radhës së Shaban Muratit, ka

përbërë Lajm. E jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.

Ky libër, ashtu si nëntë paraardhësit e tij, karakterizohet nga

thellësia dhe qartësia e mendimit, si dhe shprehja thjesht e

mendimit.

Në të 270 faqet e tij libri ka për leitmotiv titullin që mban:

Shqiptarët e Maqedonisë - Prioriteti i Çështjes Shqiptare. Me të

drejtë autori nënvizon:

“Çështja shqiptare qëndron në rend të ditës për kombin

shqiptar edhe pas pavarësimit të Kosovës, për dy arsye

madhore:

- Nuk është zgjidhur përbërësi i saj më i rëndësishëm, pas

zgjidhjes së çështjes së Kosovës, që është ajo e statusit të

popullit shqiptar në shtetin e Maqedonisë.

- Nuk është mënjanuar kërcënimi strategjik ndaj përbërësve

të tjerë, zyrtarisht dhe ndërkombëtarisht të zgjidhur: Shqipëria

dhe Kosova, sepse çështja e këtyre dy përbërësve, mund të

quhet e përfunduar kur shtetet, që përfaqësojnë këtë kërcënim

strategjik, të pranojnë statusin dhe ekzistencën e këtyre dy

shteteve, kur ato të ndërpresin politikat dhe sponsorizimet

shtetërore, të cilat synojnë dëmtimin e sovranitetit shtetëror dhe

integritetit territorial të Shqipërisë dhe Kosovës”.

Dhe më poshtë autori thërret në mënyrën e tij unikale:- “Një

diplomaci serioze, që ndërton platformën e veprimit të saj mbi

bazën e mbrojtjes së interesave jetike të popullit, shtetit dhe

kombit të vet, nuk mund të quhet e tillë, nëse nuk merr si bazë

të veprimit të saj, këto dy parametra strategjikë, ende të pa

zgjidhur në Ballkan të çështjes shqiptare. Çështja shqiptare

duhet të identifikohet me zhvillimin e interesave

mbarëshqiptare në rajon, si objektiv që shoqëron ekzistencën e

kombit shqiptar, e që paraqet një vazhdimësi të vetë çështjes

shqiptare. Në këtë mënyrë, ajo mbetet pjesë e pandarë e

interesit kombëtar e jetik të shtetit dhe të politikës së jashtme në

shekullin e ri”

Si njohës i thellë i realitetit maqedonas, edhe me cilësinë e

ambasadorit të parë shqiptar në atë vend, ai jo vetëm për katër

vite, por për 22 vite rresht, ka ndjekur e vëzhguar zhvillimet,

me imtësi dhe me interesimin e duhur profesional, por

kryesisht me nervin, që ose e ka, ose nuk e ka diplomati.

Është një jetë e tërë kontribut i vyer, në mijëra faqe të

plota gazetash, mijëra faqe librash, në të cilat autori ka

zbardhur në shqip, por edhe i ka shërbyer Shqipes.

Prof. Shaban Murati, është heroi i ditës. Heroizmi i përditshëm

sot, është të jesh përditë në punë. Sidomos në këtë punë, në

angazhimin personal me qëndrime publike, në të mirë të

përsosjes së diplomacisë dhe të shtetit. E ai është përditë në

punë.

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

54

Prof. Dr. Njazi KAZAZI

PROF. DR. SHEFIK OSMANI – MENDIMTARI I SHQUAR

I PEDAGOGJISË SHQIPTARE

Në këtë artikull janë objekt dy veprimtari të profesorit të

nderuar: 1. Botimi “Përjetë me Shefikun”, monografi me autore

Urti Osmani ,“Mësuese e Popullit”, 2. Rreth shtatë botimeve të

Prof. dr. Shefik Osmani.

Veprimtaria e parë

Me rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta të prof.dr.Shefik

Osmani, bashkëshortja e të ndjerit, Urtie Osmani (“Mësuese e

Popullit”), realizon librin objekt kryesisht për jetën familjare të

profesorit.

Jam njohur me profesorin në bankat e shkollës ku ai

ishte drejtor dhe na zhvillonte edhe lëndën e pedagogjisë.

Mësimëdhënia si edhe realizimet e shumta studimore e botuese

të Tij, dëshmojnë për një nivel të lartë pedagogjik dhe shkencor.

Libri objekt, prej 286 faqesh, shënon vazhdimësinë e

punës serioze dhe dinjitoze të prof. Osmanit, të cilën me patos të

lartë e pasqyron autorja, bashkëshortja, njëherësh

bashkëpuntorja e ngushtë e Profesorit, Urtie Osmani.

-“Jemi të bindur, - thotë autorja, - se kush jeton pas

vdekjes i përket historisë”.

Libri analizohet prej shtatë kapitujsh të cilët dëshmojnë

për gjerësinë dhe gjithëpërfshirjen kryesisht për dukuritë

jetësore dhe ato pedagogjike.

Në vazhdën e dyzetë librave të botuara, monografia objekt e

përfytyron edhe më tej diapazonin emblematik të profesorit të

nderuar. Këtu përfshihen posacërisht edhe udhëtimet e tij të

shumta pas viteve ’90, duke komunikuar me personalitete dhe

instituticione të rëndësishme botërore. Të tilla kanë qenë:

Kosova, Italia, Rumania, Maqedonia, Turqia, Zvicra, Gjermania,

Hollanda, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjika, Arabia

Saudite, Egjipti, Suedia.

u n i v e r s

55

PËRMBLEDHJE

Me vlerësime të mëdha janë edhe urtitë e shfaqura nga disa

personalitete për figurën e shquar të Profesor Shefikut, por

ashtu edhe për nivelin kulturor e gjuhësor të autores Urtie

Osmani.

Veprimtaria e dytë

Nga prodhimtaria botuese e dyzetë botimeve të prof. dr.

Shefik Osmanit, citohen shtatë prej tyre, sic janë: “Vlerësime për

prof. dr. Shefik Osmanin”, Tiranë, 2014, 384 faqe;

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

56

Albanian Institute of Islamic

Thought and Civilisation

Tirana 2016

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!