17.12.2012 Views

mësimi gjatë gjithë jetës - Ministria e Arsimit Shkencës dhe ...

mësimi gjatë gjithë jetës - Ministria e Arsimit Shkencës dhe ...

mësimi gjatë gjithë jetës - Ministria e Arsimit Shkencës dhe ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Raport për Festivalin

‘MËSIMI GJATË GJITHË JETËS – KRIJIMI I MUNDËSIVE PËR TË GJITHË’

Grand Hotel, Prishtinë

15 – 17 dhjetor 2005

Punuar nga

Luljeta Belegu Demjaha

(2006)

,,Arsimi nuk është përgaditja për jetën, arsimi është vetë jeta”

1

PËRMBAJTJA

1. Informata të përgjithshme

2. Përmbledhje

3. Mënyra e organizimit/ realizimi i aktiviteteve

Konferenca

Panairi

4. Rekomandimet nga festivali

5. Efekti dhe publiciteti

6. Financimi i festivalit

7. Planet për vitin e ardhshëm

8. Foto nga festivali

Anekset

1. Agjenda e konferencës

2. Lista e pjesëmarrësve të konferencës

3. Agjenda e panairit

4. Lista e pjesëmarrësve të panairit

5. Album fotografish nga festivali

2

1. Informata të përgjithshme

Jetojmë në një botë shumë shpejt të ndryshueshme, e cila lëvizë drejt një

shoqërie dhe ekonomie të bazuar mbi dijet. Është një sfidë e madhe që edukimi dhe

aftësimi i njerëzve ti përgjigjet kërkesave të kësaj bote të re. Edhe format e të mësuarit,

të jetuarit dhe të punuarit po ndryshojnë shpejt. Çelësi për forcimin e aftësive

konkurruese të një shoqërie dhe ekonomie të caktuar është mundësia për dije dhe

informacion bashkëkohor, bashkë me motivimin dhe aftësimin për përdorim racional të

këtyre burimeve në shërbim të komunitetit dhe individit në përgjithësi. Të mësuarit gjatë

gjithë jetës, në kuptimin e tij më të gjerë, duhet parë si një mjet i fuqishëm për të

kuptuar dhe përballuar sfidat e së ardhmes.

Historia e konceptit ‘Të mësuarit gjatë gjithë jetës’ është shkrirë brenda kornizës

‘Arsim për të gjithë’ të zhvilluar nga Instituti për arsim i UNESCOs. Ky koncept u

përvetësua nga të gjitha shtetet anëtare të UNESCOs në ‘Forumin botëror për arsim

2000’ në Dakar. Objektivi i tretë i Dakar-it thotë: Nevojat e të nxënit për të gjithë të rinjtë

dhe të rriturit janë plotësuar.

Të mësuarit gjatë gjithë jetës është parimi kryesor i Arsimimit për të gjithë

prandaj edhe është parimi organizues për ri formimin e sistemeve arsimore. Ky jo

vetëm që rritë mundësitë e punësimit por gjithashtu edhe qytetarinë aktive, përfshirjen

sociale, zhvillimin personal dhe shoqëror, përmbushë nevojat themelore të njerëzve dhe

nxitë zhvillimin. Alfabetizimi dhe arsimimi bazik krijojnë themelet e Të mësuarit gjatë

gjithë jetës.

Edhe Kosova u radhit në vendet të cilat e

përqafuan iniciativën e organizimit të aktiviteteve

për promovimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës kur

në dhjetor 2005 në lokalet e Hotelit Grand në

Prishtinë realizoi Festivalin e titulluar ‘Mësimi gjatë

gjithë jetës-Krijimi i mundësive për të gjithë’edukos.

Iniciativa e organizimit të kësaj ngjarjeje,

e para e këtij lloji në Kosovë, u morr nga Ministria

e arsimit, shkencës dhe e teknologjisë, por tërë

aktiviteti u realizua në bazë të punës së

bashkërenduar shumë mirë nga grupi punuese

ndërministror: MASHT, MPMS, MKRS, dhe

partnerëve të arsimit: OSCE, GTZ, ARrK,

KosVET, SwissContact.

3

Logoja e festivalit

Ky raport përmban informatat lidhur me organizimin e Festivalit të parë të

organizuar në Kosovë me 15-17 dhjetor 2005, ku promovohet filozofia e të mësuarit

gjatë gjithë jetës, dhe me informatat lidhur me vazhdimësinë e këtij aktiviteti në të

ardhmen.

Shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë të gjithë ata që e përkrahën dhe u bënë pjesë

e festivalit edukos në aktivitetet e tij në Prishtinë. Falënderojmë në veçanti Ministrinë e

arsimit, shkencës dhe teknologjisë, Ministrinë e punës dhe mirëqenies sociale,

Ministrinë e kulturës, rinisë, sportit dhe çështjeve jorezidente, organizatat OSCE, GTZ,

ARrK, KosVET, SwisContact.

Gjithashtu falënderojmë të gjitha institucionet arsimore (shkollat profesionale,

gjimnazet), qendrat e aftësimit profesional, individë të cilët u bënë pjesë e festivalit

edukos duke sjellë përvojat e tyre të të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe të gjithë qytetarët

që ishin të pranishëm në këto aktivitete, duke shpresuar se ata gjetën aty informacione

të dobishme dhe u sensibilizuan sado pak për rëndësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Do ti falënderojmë gjithashtu mediat qendrore për mbështetjen e tyre duke

informuar një audiencë shumë të gjerë për festivalin dhe duke pasqyruar aktivitetet e

realizuara në konferencë dhe në panair.

Festivali mbi të Mësuarit gjatë gjithë jetës, duhet të shihet si një mjet i fuqishëm

për sensibilizimin e publikut të gjerë dhe të instancave vendimmarrëse për rëndësinë e

të Mësuarit gjatë gjithë jetës, që si një faktor i rëndësishëm zhvillimi, të zërë vendin që i

takon në politikat e zhvillimit të vendit, sepse pa një zhvillim të kapaciteteve njerëzore

nuk do të ketë zhvillim të ekonomisë dhe të Kosovës. Për këtë arsye synohet

institucionalizimi i Festivalit për të Mësuarit gjatë gjithë jetës dhe kthimin e tij në një

traditë të vazhdueshme për Kosovën.

2. Përmbledhje e qëllimit dhe realizimit të festivalit

Iniciativat e BE mbi të mësuarit gjatë gjithë jetës ofron një mundësi që secili vend

të rimendoj dhe të vë në lëvizje kornizat ekzistuese të arsimit. Njëkohësisht ajo rrit

qasjen sistematike për çështjet e të mësuarit për të gjithë personat që janë jashtë

sistemit formal arsimor dhe në veçanti i adreson çështjet e arsimimit të të rriturve.

Ideja për promovimin e një festivali për Mësim gjatë tërë jetës në Kosovë, rrjedhi

nga shoqata Arsimimi i të Rriturve në Kosovë (ARrK) që është zyre vendore e IIZ/DVV-

Instituti për bashkëpunim ndërkombëtar i shoqatës së shkollave të larta popullore të

Gjermanisë. Pastaj Ministria e arsimit, shkencës dhe e teknologjisë (MASHT), mori

iniciativën dhe ftoi në bashkëpunim Ministrinë e punës dhe mirëqenies sociale (MPMS),

Ministrinë e kulturës, rinisë, sportit dhe çështjeve joresidente (MKRS), KosVET, GTZ,

SwissContact, dhe partnerë të tjerë për formimin e grupit punues i cili duhej të

përpunonte idenë dhe ta zbatonte të njëjtën. Grupi punues u morr me organizimin

konkret dhe asistencën teknike të aktiviteteve. U formua edhe komiteti drejtues, i cili

4

këshillonte, jepte përkrahjen institucionale dhe në momente të caktuara merrte vendime

për organizim të festivalit.

Realisht festivali edukos paraqet një përqendrim aktivitetesh të cilat zhvillohen

brenda një periudhe kohore të caktuar përmes të cilave synohet që të mësuarit gjatë

gjithë jetës të vendoset në qendër të vëmendjes. Festivali zgjati tri ditë dhe u realizua

në periudhën 15-17 dhjetor 2005 në lokalet e Hotel Grand në Prishtinë. Për këtë

periudhë qenë të planifikuara dhe u realizuan dy aktivitete kryesore: 1) Konferenca, e

cila zgjati prej 15-16 dhjetor, dhe 2) Panairi i cili zgjati prej 15-17 dhjetor.

Qëllimi i përgjithshëm i festivalit ishte që Institucionet Kosovare dhe akterët

kryesor të ndihmohen që zhvillimi i sistemit për mësim gjatë tërë jetës të sigurojë

shërbime arsimore të arsimit formal dhe joformal që promovojnë shkathtësi dhe dituri të

përshtatshme për ekonominë e tregut në Kosovë dhe më gjerë.

Objektivat specifike të festivalit fokusoheshin në: a) ngritjen e vetëdijes për

nevojën e një mësimi gjatë tërë jetës, duke u bazuar në mundësitë e ofruara në Kosovë

dhe b) në marrjen e rekomandimeve dhe sugjerimeve për zhvillimin e mësimit gjatë tërë

jetës në Kosovë.

Rezultatet kryesore të festivalit mund të grupohen në siç vijon:

- Krijimi i një vizioni të qartë të sistemit për mësim gjatë tërë jetës, i cili duhet të

zhvillohet më tutje dhe të ndahen përgjegjësitë në mes të institucioneve

- Vetëdijesimi i vendimmarrësve për nevojën e krijimit të strukturave dhe të një

sistemi të qëndrueshëm për mësim gjatë tërë jetës

- Shkëmbimi i informatave për mundësitë e mësimit gjatë tërë jetës dhe

promovimi i atyre mundësive për të krijuar një qasje më të mirë për të rinjtë

dhe të rriturit në Kosovë

- Nxitja e një rrjete të ofruesve të të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe të të gjitha

institucioneve partnere në këtë proces

- Ofrimi i mundësisë së organizatave aktive në fushën e arsimit formal dhe

joformal, të reklamojnë aktivitetet e tyre si dhe të ofrojnë shërbimet e tyre për

një publikë më të gjërë

- Prezantimi i organizatave me interes dhe atyre donatore, për punën e bërë në

zhvillim të arsimit formal dhe joformal në Kosovë dhe projekteve në të

ardhmen

- Vetëdijesimi i publikut për rëndësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës, për

mundësitë ekzistuese dhe informacionin e nevojshëm për të fituar dije në çdo

kohë

5

3. Mënyra e organizimit / Realizimi i aktiviteteve

Konferenca e festivalit educos u realizua me15 dhe 16 dhjetor 2006 në

lokalet e Hotel Grand në Prishtinë. Numri i pjesëmarrësve në konferencë ishte rreth

200. Pjesëmarrjes iu përgjigjën pozitivisht si vendorët ashtu edhe ndërkombëtarët 1 .

Ceremonia hyrëse e Konferencës e kryesuar nga Prof. Dr Dukagjin Pupovci,

Drejtor i Qendrës për Arsim e Kosovës (QAK), e shënoi një pjesëmarrje të nivelit të lart.

Fjalimet hyrëse u bënë nga tre ministra të institucioneve Kosovare, Agim Veliu-Ministër i

arsimit, shkencës dhe teknologjisë; Ibrahim Selmanaj-Minister i punës dhe mirëqenies

sociale; dhe Slavisa Petkovic-Ministër për kthim.

Të tre ministrat theksuan se mësimi gjatë

tërë jetës është prioritet dhe u shprehën për

nevojën për një partneritet ndërmjet akterëve të

sektorit publik e privat dhe të donatorëve. Ministri

Selmanaj, shënoi rëndësinë e zhvillimit të Kornizës

së Kualifikimeve Kombëtare në procesin e njohjes

së diplomave, transparencës, të ofrojë udhëzime

për sigurimin e cilësisë në arsim. Kryetari i grupit

parlamentar për arsim, Enver Hoxhaj, tha se

Mësimi gjatë tërë jetës e krijon instrumentin për

tejkalimin e zbrazëtirës në cilësinë e objektivave të arsimit në Kosovë: zhvillimi i një

sistemi arsimor në linjë me standardet Evropiane; Statusi final i Kosovës ka vetëm një

rrugë: Integrimi në Bashkësinë Evropiane.

Në ditën e parë të konferencës, me 15 dhjetor 2006, e cila kishte si temë bosht

‘Mësimi gjatë gjithë jetës dhe fuqizimi i autoritetit individual’ me të cilën kryesoi Prof. Dr.

Fevzi Berisha, Zëvendës Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, u bënë shtatë

prezantime prej të cilave pesë ishin nga ekspertë ndërkombëtarë dhe dy nga ekspertë

vendorë. Në pasditen e ditës së parë u realizuan edhe katër punëtori paralele me temat

e ushqyera nga prezantimet e para ditës 2 , me ç`rast u bënë prezantime, diskutime dhe

rekomandime nga akterë të ndryshëm vendor lidhur me temat e caktuara.

1 Shih listën e pjesëmarrësve në konferencë

2 Shih Agjendën e Konferencës me 15, 16 dhjetor 2006

6

Në vijim kemi një përshkrim të shkurtër të prezantimeve dhe porosisë së tyre për

këtë festival në Kosovë.

Dr. Ulrike Hanemann nga Instituti i UNESCO për Arsim në Hamburg të

Gjermanisë, e prezantoi historinë e konceptit të Mësimit gjatë tërë jetës, të zhvilluar

brenda kornizës Edukim për të gjithë.

Prof. Dr. Dukagjin Pupovci, Drejtor, Qendra për Arsim e Kosovës (QAK),

prezantoi realitetin Kosovar të të Mësuarit gjatë tërë jetës. Këtu u prezantua se Mësimi

gjatë tërë jetës është një vegël për drejtësi shoqërore. U theksua nevoja për hapjen e

tërë sistemit të edukimit dhe krijimin e rrugëve alternative drejt të mësuarit. Arsimi i lartë

duhet të udhëheq me këtë proces i cili ka nevojë për një bashkërenditje politike dhe një

partneritet publik-privat. Duhet të zhvillohen metoda alternative të edukimit të të rriturve,

të cilët mësojnë ndryshe nga fëmijët. Po ashtu u theksua nevoja për një kornizë ligjore

dhe financime shtesë përmes mobilizimit të komunitetit.

Chris Evans, Kryetar i Institutit për Orientim në Karrierë, në Britani të Madhe,

prezantoi temën: Orientimi në karrierë - Rrugëtimi gjatë jetës. Ai theksoi 3 komponente:

edukimin, informimin dhe këshillimin për karrierë. Përqendrimin e vuri në Bashkësinë

Evropiane dhe Rezolutën e Këshillit në maj të 2004. U theksuan sfidat për Kosovën: e

para, që shërbimet e këshillimit për karrierë duhet të jenë transparente dhe të kenë

qasje për të gjithë; e dyta, nevoja për më shumë pika transitore nga edukimi në

punësim dhe e kundërta; pastaj nevoja për fleksibilitet në shpërndarjen e shërbimeve të

këshillimit në karrierë. Këto shërbime duhet të kombinohen nga MASHT dhe MPMS.

Alqi Mustafai, Udhëheqës i Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Instituti i

Kurrikulave dhe Standardeve në Shqipëri, prezantoi kontekstin regjional të të Mësuarit

gjatë gjithë jetës. Në këtë prezantim u paraqit se problem i përbashkët i vendeve të

Ballkanit Perëndimor është se ekonomia joformale krijon mundësi të pasurimit dhe ulë

vlerën e edukimit. Në vendet e rajonit shumë njerëz janë të përjashtuar nga mundësitë

e Mësimit gjatë tërë jetës.

Reijo Aholainen, Këshilltar i Arsimit- Ministria e Arsimit në Finlandë, foli për

Perspektivat zhvillimore për sistemin e arsimit dhe aftësimit në Kosovë. Në këtë

prezantim u theksua se edukimi është investim i kthyeshëm (shpaguhet) por duhet të

jemi të vetëdijshëm se reforma është proces afat gjatë, ku efektet e planifikimit të sotëm

do të mund të maten pas 10 vitesh. U theksua nevoja e rëndësisë së tregut të punës

dhe cilësisë së kualifikimeve, nevoja e cilësisë në arsim të lart. Resurset njerëzore dhe

mjetet financiare gjithmonë gjenden nëse është prezent një zotim i duhur, u tha gjatë

prezantimit.

Prof.Dr. Demë Hoti, Universiteti i Prishtinës, prezantoi temën Roli i

Universiteteve në të mësuarit gjatë gjithë jetës. Ai theksoi se Mësimi gjatë gjithë jetës

është natyra e dytë njerëzore. Këtu u dhanë sqarime pedagogjike dhe metodologjike

për të mësuarit e të rriturve.

7

Jochen Blanken, nga Institutit IIZ për Bashkëpunim Ndërkombëtar, DVV

Shoqata e Arsimit të të Rriturve në Gjermani, prezantoi temën: Festivalet e të mësuarit

gjatë gjithë jetës – kontributi i tyre për krijimin e një shoqërie e të nxënit. U prezantua

historiku i festivalit për mësim gjatë tërë jetës anë e përtej botës dhe Ballkanit

Perëndimor. Theksoi se këtu krijohet mundësia për ngritjen e vetëdijes dhe shkëmbimit

të përvojave në të gjitha nivelet.

Në pasditen e ditës së parë të konferencës, u vazhdua puna me katër punëtori

paralele me temat: 1) Zgjerimi i programeve

shkollore për përmbushjen e nevojave të

nxënësve të rritur, 2) Hartimi i sistemit të mësimit

të fokusuar për të rritur, për të përmbushur

nevojat shoqërore, 3) Orientim në Karrierë –

Rrugëtimi gjatë jetës dhe 4) Arsimimi për

qytetërim aktiv.

Dita e parë përfundoi me një diskutim paneli

dhe përmbledhje të punimeve të ditës.

Në seancën e ditës së dytë, me 16 dhjetor 2006, me të cilën kryesoi Dr. Besim

Beqaj, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), temë boshte ishte ‘Mësimi gjatë

gjithë jetës dhe zhvillimi ekonomik’. U bënë 7 prezantime kryesore prej të cilave 4 ishin

nga ekspertë vendorë dhe 3 nga ekspertë ndërkombëtarë, ndërsa pas dreke u

realizuan 4 punëtori paralele me tema të ndryshme. Në fund të ditës pjesëmarrësit bënë

pyetje dhe diskutime të ndryshme me ç rast paneli dha përgjigjet për opinionin.

Seanca filloi me prezantimin e Prof. Dr.

Muhamet Mustafa, Drejtor i Institutit Riinvest në

Prishtinë, me temën ‘Sfidat për zhvillimin e resurseve

njerëzore në Kosovë’. Prof Mustafa theksoi

vështirësitë për ti përmbushur nevojat e tregut të

punës në një ekonomi transitore dhe për më shumë

fleksibilitet në planifikim të edukimit. Me këtë rast u

potencua rëndësia që Qeveria e Kosovës të investojë

më tepër në resurset njerëzore, nevoja për më tepër arsim të lartë dhe se arsimimi

duhet të jetë prioritet për Strategjinë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Robert Curis, Drejtor në Universitetin Amerikan në Kosovë, prezantoi temën

‘Zhvillimi i sektorit privat në arsim dhe aftësim’. Me këtë rast prezantuesi vuri theksin në

vlerën e arsimit dhe nevojën për të investuar më shumë në nivel personal. Nevojën e

qartësimit të rregullave për licencim të Arsimimit të lart

dhe vendosjes së ligjit për arsimim jo profitabil.

Anthony Gribben, nga Fondacioni Evropian për

Trajnim (ETF) në Torino, Itali, prezantoi temën ‘Roli i

8

arsimit dhe aftësimit të ndërmarrësisë në mbështetjen e zhvillimit të bizneseve të vogla’.

Me këtë rast ai bëri pyetje se: A është i mundshëm Mësim gjatë tërë jetës për

ndërmarrësi? Përmendi se janë marr shumë iniciativa por nuk ka një sistem të integruar

dhe se Kosova e meriton një sistem për ndërmarrësi, duke marr si shembull prioritetet e

programit CARDS 2006.

Ahmet Shala, Zëvendës Drejtor i Menaxhimit të Agjencionit Kosovar të

Mirëbesimit (AKM), prezantoi temën ‘Sfidat kryesore të zhvillimit të burimeve njerëzore

që dalin nga privatizimi dhe inkorporomi’. Në këtë prezantim u potencuan sfidat e

zhvillimit të resurseve njerëzore dhe u tha se zgjidhja e vetme për Kosovën është

integrimi rajonal.

David Handley, Udhëheqësi

ndërkombëtar i Asistencës teknike për Arsimin

dhe Aftësimin Profesional (Programi KOSVET),

Agjencioni Evropian për Rindërtim, prezantoi

temën ‘Përkrahje zhvillimit nëpërmes të

mësuarit gjatë gjithë jetës-sistemet e

kualifikimeve si faktor për ndryshime’. Me këtë

rast u prezantuan zhvillimet dhe të arriturat në

Kosovë, zhvillimi i një kornize për kualifikime,

duke u theksuar se Kosova është një praktikë e mirë në rajon dhe se çështje

fundamentale është integrimi Evropian.

Ylber Shabani, Drejtor i punës dhe punësimit në Ministrinë e Punës dhe

Mirëqenies Sociale, prezantoi ‘Nevoja për strategjinë e zhvillimit të shkathtësive për

Kosovën’ nga perspektiva e MPMS me ç rast u prezantuan të arriturat, por po ashtu u

cek se për shkak të buxhetit të shkurtër, MPMS nuk ka mundësi të plotësojë kërkesën e

43% të papunësisë në Kosovë. Qendrat për aftësim profesional të MPMS kanë

kapacitet të ofrojnë trajnime vetëm për 1% të punëkërkuesve. Ofruesit privat po bëjnë

deri diku plotësimin e këtyre kërkesave. Si mundësi për zvogëlimin e papunësisë për të

ardhmen është partneriteti me të gjithë akterët.

Mr.Art.Luljeta Demjaha, Udhëheqëse e Divizionit

të Arsimit Profesional në Ministrinë e Arsimit,

Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), prezantoi

temën ‘Nevoja për strategjinë e zhvillimit të

shkathtësive për Kosovën’ shikuar nga perspektiva

e MASHT. Në këtë prezantim u paraqitën të

arriturat e reformës arsimore: Korniza e Kurrikulit

të Ri të Kosovës, e cila përfshinë nivelet ISCED 1,

2 dhe 3. Strategjia e arsimit profesional e bazuar

në konceptin e Mësimit gjatë tërë jetës, e cila e

definon kohëzgjatjen e shkollimit, mënyrën se si arrihen kualifikimet në shkolla

9

profesionale (punëtorë gjysmë i kualifikuar, punëtorë i kualifikuar dhe punëtorë me

shkathtësi të larta). U prezantuan konceptet e reja të kurrikulave modulare të bazuara

në kompetenca profesionale. Nevoja e bashkëpunimit me partnerët social. Mundësia që

nxënësit e arsimit profesional, pas përfundimit me sukses të kl 13, pos që dalin të

kualifikuar në tregun e punës atyre iu ofrohet edhe mundësia e regjistrimit të studimeve

universitare. Të gjitha këto janë të përshkruara dhe të fuqizuara me ligjin e arsimit

profesional. Në këtë prezantim u përmendën edhe raste të mira të arsimit joformal, si

p.sh. Projekti i alfabetizimit të vajzave dhe grave. Në fund të prezantimit u paraqitën

sfidat/ planet për të ardhmen, si p.sh: pajisja e vazhdueshme punëtorive të shkollave

profesionale, trajnime të vazhdueshme për të punësuarit, ngritja e vetëdijes së

komunitetit të biznesit për të ndihmuar vendosjen e themeleve të një sistemi dual,

Sistemi i sigurimit të cilësisë (nevoja e një trupi ekzekutiv –bord trepalësh), Nevoja e

vazhdueshme e rritjes së financimit në arsim profesional.

Komentet e fundit i dha David Handley, duke cekur se kërkohet kohë për ngritje

të vetëdijes së vendimmarrësve, po ashtu theksoi nevojën e vazhdueshme të ngritjes

së kapaciteteve njerëzore, nevojën e një sistemi të fuqishëm për arsim joformal dhe

mobilizimit për përkrahjen e tij.

Konkluzionet teknike u lexuan nga Christophe

Pradier, OSBE dhe fjalimi përmbyllës u bë

nga Prof. Dr. Enver Hoxhaj, Kryesues i

Komisionit të Arsimit në Kuvendin e Kosovës.

Përmbylljen e konferencës e bëri Prof. Dr. Fevzi Berisha, Zëvendës Ministër i Arsimit,

Shkencës dhe Teknologjisë. Në fjalën e tij përfundimtare, ai nënvizoi se ‘Vetëm si

shoqëri e orientuar në dije mund të hyjmë në Evropë dhe të jemi në konkurrencë

konstruktive me shtetet e zhvilluara.’ Pastaj zv. ministri i arsimit tha se në këtë festival

është cekur dhe diskutuar problemi kryesor i zhvillimit të

vendit “arsimimi” dhe nevoja për investime në resurset

njerëzore. Duke çmuar shumë lart faktin se kjo ishte

konferencë e përbashkët me të gjithë akterët e ofruesve të

arsimit dhe aftësimit profesional, zv ministri u zotua se

MASHT do të kujdeset ti merr parasysh rekomandimet e

dala nga festivali dhe se do të nxitë përkrahjen e kësaj

iniciative të festivalit edhe në vitit 2006, me shpresë se kjo

do të kalojë në një traditë pozitive të Kosovarëve.

10

Panairi i organizuar me 15, 16 dhe 17 dhjetor

2006, po ashtu në lokalet e Hotelit Grand në

Prishtinë, zgjoi interesim të madh të opinionit e në

veçanti të rinisë. Në panair, i

pari i këtij lloji i organizuar në

Kosovë, prezantuan 75

institucione, organizata, OJQ, etj., të gjithë ofrues të arsimit dhe

aftësimit të formave të ndryshme në Kosovë 3 . Panairin e

karakterizoi edhe një program kulturor dhe argëtues gjë që e bëri

tërë ngjarjen shumë atraktive dhe interesante. 4 Panairi u vizitua nga

popullata në mënyrë spontane, por u bënë edhe vizita të

organizuara nga nxënësit e shkollave të mesme nga të gjitha

vendet e Kosovës. Nuk u shënua asnjë incident gjatë organizimit të

këtyre vizitave.

Gjatë tri ditëve të kohëzgjatjes së panairit, vizitorët patën rast

të informohen për mundësitë e shkollimit dhe kurseve të

ndryshme të shkurtra ose më të gjata për lëmi të ndryshme. U

organizuan edhe disa lojëra shpërblyese, lotari të kurseve, ku

pjesëmarrësit fatlum fituan si shpërblim vijimin e kurseve te

ndryshme. Në programin kulturor artistik u prezantua grupi i

baletit ‘Mjellmat’ dhe grupe muzikore për të rinj.

Panairi u mbyll në ora 19,00 me 17 dhjetor 2006, dhe me këtë përfundoi edhe festivali

për mësim gjatë tërë jetës.

3 Shih listën e pjesëmarrësve të panairit

4 Shih agjendën e panairit

11

4. Rekomandimet dhe sugjerimet e dala nga festivali

• Arsimimi dhe edukimi prioritet numër një!

• Investimi në burime njerëzore domosdoshmëri për të ardhmen e Kosovës

• Qasje sistemore ndaj MGGJ / LLL

• Motivimi i qytetarëve për MGGJ përmes njohjes së të nxënit joformal / aformal

• Ngritja e nivelit të shkathtësive bazike

• Mundësi të barabarta që të gjithë të kenë qasje në MGGJ / LLL

• Mundësi për zgjedhjen e rrugëve individuale për të nxënë

• Politikat për financim të MGGJ, Koordinimi politik

• Ndërlidhje më e mirë në mes të arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional

• Lehtësim i lëvizjes së studentëve brenda sistemit të arsimit të lartë

• Informim dhe këshillim efektiv në të gjitha nivelet

• Burimet për MGGJ, burimet buxhetore, burimet private, lehtësirat tatimore

• Inkurajimi i konkurrencës

• Shfrytëzimi i institucioneve publike të arsimit dhe të kulturës

• MGGJ nuk është çështje e një ministrie, por është çështje strategjike për vendin,

është si pjesë e dialogut social

• Në një shoqëri demokratike dhe me drejtësi sociale të gjitha grupet shoqërore

duhet të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga zhvillimi ekonomik

• Krijimi i një vizioni afat gjatë që sistemi arsimor të jetë faktor më i rëndësishëm

në zhvillimin ekonomik

• Mundësitë për arsimimin e komuniteteve dhe grupeve te posaçme me qellim te

hapjes se perspektives se tyre

• Lehtësime për kyçjen e grupeve të lëndueshme ne te gjitha nivelet

• Ndërtimi i kapaciteteve për agjencionin të akreditimit te programeve joformale

• Alokimi i fondeve për arsimin e te rriturve nga sektorët qeveritare dhe gjetja e

mundësive te reja alternative te financimit

• Përmirësimi i klimës afariste për prodhuesit vendor

• Bashkëpunim më i mirë mes qendrave të arsimit profesional dhe kompanive

private

• Orientimi i zhvillimit të shkathtësive të bëhet në harmoni me nevojat e tregut

• Shpejtimi i zbatimit të Kornizës së Kualifikimeve Kombëtare

• Njohja e të nxënit paraprak, ri-kualifikimi i të papunëve nga procesi i privatizimit

• Përgatitja e bazës ligjore për zhvillimin e shërbimeve të orientimit në karrierë

• Shkollat duhet të kenë asistencë informacionesh nga zyrat e punësimit lidhur me

të dhënat mbi bizneset dhe profesionet

• Fleksibiliteti i edukimit profesional si (punësimi më i lehtë, përshtatshmëria)

• Mësuarja se si të mësohet për të mësuar dhe për të punuar

• Zhvillimi i një të ardhme ndërmarrësie të fuqishme për fëmijët

12

• KKK është kyç për progresin real drejt mësimit gjatë gjithë jetës dhe shoqërisë

së dijes

• Më tepër zotim i institucioneve vendore dhe i vet personit, kur është fjala për

MGGJ, mos të mbështetemi vetëm te donatorët

• Ka vështirësi në përdorimin e formave të të “mësuarit në distancë”, të “mësuarit

nëpërmjet kompjuterit”, “të mësuarit nëpërmjet internetit”, etj.

• Të rritet regjistrimi dhe përfundimi i shkollimit të obliguar

• Të investohet në infrastrukturë: ‘Të kemi maksimum dy ndërrime në shkolla’

• Trajnim të mësimdhënësve

• Struktura përkrahëse dhe shërbime për të mësuarit e të rriturve

5. Efekti dhe publiciteti

Efekti dhe publiciteti i festivalit ishte shumë i madh në

opinionin e gjerë. Për këtë duhet falënderuar

kampanjës mediale të organizuar shumë suksesshëm

për këtë qëllim:

- U realizuan emisione televizive me përfaqësues të

institucioneve, ku u zhvilluan debate rreth temës MGGJ

- Reklama në ½ e faqes u botua për 15 ditë me radhë

në dy gazetat e cilësuara si më të lexuarat në Kosovë

- Prezantimi i spotit u bë për 14 ditë me radhë në tri radiot më të dëgjuara në

vend.

- U prezantua reklama në tri TV vendore për 15 ditë me radhë. RTK emitoi spotet

televizive falas.

- 10 Copë pllakata u vendosen nëpër qytetin e Prishtinës.

13

6. Financimi i festivalit

Mënyra e financimit të festivalit ishte një bashkëfinancim:

- OSCE financoi kampanjën mediale dhe konferencën (.....€)

- GTZ financoi botimet, materialet e nevojshme dhe propaguese për

konferencë, broshurat ku u prezantuan shkollat profesionale (rreth 25 000 €)

- ARrK financoi organizimin e panairit dhe fletëpalosjet (rreth 20 000 €)

- Swisscontact financoi përgatitjen e shkollave pilote për pjesëmarrje në panair

- MASHT, MPMS, MKRS, KosVET ofruan shumë orë pune të palodhshme

7. Plani për vitet e ardhshme

Festivali ‘Mësimi gjatë tërë jetës’ pat efekt shumë të madh si tek institucionet

ashtu edhe te opinioni i gjerë publik. Në vitin 2006 planifikohet që ideja e

realizimit të festivalit të modifikohet pak, duke u shtrirë në qytetet kryesore të

Kosovës, me qëllim që informatat të arrijnë sa më afër qytetarëve. Derisa të

krijohen kushtet që festivali të kalojë në një aktivitet tradicional të institucioneve

vendore, për vitin 2006 planifikohet të ketë përkrahje nga donatorët, me metodën

e bashkëfinancimit por kësaj radhe pritet që institucionet vendore të zotohen jo

vetëm me resurse njerëzore, por edhe me një pjesë të financimit.

Foto nga festivali

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!