18.09.2019 Views

190918 BALLIE BOOKLET PER WEB

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Xhamia e Ballies

Xhamia e Ballies

Xhamitë dhe vendet përreth tyre

janë konsideruar vazhdimisht

si burim qytetërimi. Ndërtesa e

xhamisë në vetvete nuk është një

hapësirë virtuale që përdoret nga

ana shpirtërore e besimtarëve.

Kjo ndërtesë është pjesë e qytetit,

dhe si rrjedhojë e të gjithë

përdoruesve të tij. Si e tillë duhet

përceptuar nga qytetarët jo si

një objekt kulti i tjetërsuar por

gjithashtu duhet perceptuar e

tillë edhe nga besimtarët.

Plani urbanistik parashikonte

vendndodhjen dhe përcaktimin

e njollës së xhamisë së Ballies në

vendin e xhamisë së vjetër.

Disa detaje teknike si lartësite

maksimale të kupolës dhe minareve,

përshtatja e fasadës me aksin e

bulevardit janë përcaktuar në

bashkëpunim me Këshillin Bashkiak

të qytetit të Elbasanit. Më shumë

se kushte, ato janë konsideruar si

udhëzime për një zgjidhje urbane

më të mirë.

Fig. 4

Planimetri skematike të tre kateve të objektit

të xhamisë.

Interpretimi modern, ose “i kohës”

shkon për shtat mjaft mirë në rastin

e ndërtesës së një xhamie. Vlerat

e Islamit janë të kompozuara në

mënyrë që të gjejnë vend në çdo

kohë, si rrjedhojë të jenë moderne.

Në këtë mënyrë pak rëndësi ka trajta

fizike e materiale që përfaqëson

ose interpreton këto vlera, dhe sesi

ajo kthehet në formë në kohëra të

ndryshme.

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!