18.09.2019 Views

190918 BALLIE BOOKLET PER WEB

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

xhamia e ballies

elbasan

Objekt kulti

Hapësira publike

Punuar nga commonsense.studio

Gusht 2019

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 1, Tiranë

www.commonsense.studio

info@commonsense.studio

+355 67 36 51 480

Tabela e përmbajtjes

4

6

18

28

Historiku i Xhamisë së Ballies

Xhamia

Sheshi i xhamisë

Mundësi financimi

3

Xhamia e Ballies

4

Historiku i Xhamisë së Ballies

Fig. 2 (majtas) Pamje ballore e Xhamisë së Ballies. Foto e vitit 1957 (Burimi: Arkivi Digjital i Elbasanit).

Fig. 3 (djathtas) Pamje e minaresë së Xhamisë. Foto e vitit 1967 (Burimi: Arkivi Digjital i Elbasanit).

Xhamia Balizade apo e Ballies ka qenë e

dyta për nga rëndësia në Elbasan dhe e

vetmja e cila është e datuar me anën e një

mbishkrimi. Ajo ndodhej në skajin lindor të

Uzun Çarshisë së vjetër, përballë me Kullën

e Sahatit. Pak para vitit 1967, kjo zonë u

transformua në një park që lidhej me parkun

e ri përpara kështjellës. Xhamia u restaurua

në një mënyrë shumë elegante. Megjithatë,

në fillim të viteve ’70 ajo u shemb thuajse

krejtësisht. Në vitin 1978 copëza të saj

ekzistonin akomam si gërmadhë në oborrin

e pasmë të një mapoje industriale.

Xhamia ishte e pajisur me një kube që

qëndronte mbi një tambur tetëkëndor.

Proporcionet e xhamisë së Elbasanit

tregojnë fillimet e rënies të arkitekturës

osmane në provincat periferike.

Minarja ka qenë pjesa më origjinale e

ndërtesës. dhe më e mira në llojin e vet në

Shqipëri. Kjo minare mbështetej mbi një

thundër pesëfaqësh që vazhdonte në trupin

e minares në formë pesëfaqëshe.Trupi i saj

ka qenë i zbukuruar me korniza të holla

vertikale në këndet që mbaronin me një

frizë harqesh dhe figurash gjeometrike.

Pjesa e sipërme e minares ka qenë shumë

më e vogël në perimetër dhe në formë

spiraleje. Mbishkrimi i ndodhur mbi hyrjen

është ruajtur plotësisht dhe na tregon

datën e ndërtimit dhe emrin e ndërtuesit.

La ‘ali i Manastirit ka shkruar:

Madhëshor u bë vendi i faljes së

komunitetit.Viti 1017 (1608-1609).

Mbishkrimi është “publikuar” me pak

ndryshime të vogla nga Evlia Çelebiu,

por gjithsesi, ka mbetur i panjohur. Ai ka

përmbajtjen e mëposhtme:

Hasan Bali e bëri në rrugën e Zotit,

Këtë shtëpi të Allahut që i përngjan parajsës,

Me lavdërimin e Zotit, ai e mbaroi këtë

ndërtesë,

Duke mundësuar lidhjen e njeriut me Zotin,

Sa i lumtur është ky, mund të thotë ndokush

deri në Ditën e Gjykimit,

Natë e ditë mirësi për shpirtin

Fig. 1

Pikturë e sheshit të Tabakëve nga Edward Lear (26 Shtator 1848). Në krah të djathtë të kullës së

kalasë, dallohet minareja e Xhamisë së Ballies.

5

Xhamia e Ballies

Xhamia e Ballies

Xhamitë dhe vendet përreth tyre

janë konsideruar vazhdimisht

si burim qytetërimi. Ndërtesa e

xhamisë në vetvete nuk është një

hapësirë virtuale që përdoret nga

ana shpirtërore e besimtarëve.

Kjo ndërtesë është pjesë e qytetit,

dhe si rrjedhojë e të gjithë

përdoruesve të tij. Si e tillë duhet

përceptuar nga qytetarët jo si

një objekt kulti i tjetërsuar por

gjithashtu duhet perceptuar e

tillë edhe nga besimtarët.

Plani urbanistik parashikonte

vendndodhjen dhe përcaktimin

e njollës së xhamisë së Ballies në

vendin e xhamisë së vjetër.

Disa detaje teknike si lartësite

maksimale të kupolës dhe minareve,

përshtatja e fasadës me aksin e

bulevardit janë përcaktuar në

bashkëpunim me Këshillin Bashkiak

të qytetit të Elbasanit. Më shumë

se kushte, ato janë konsideruar si

udhëzime për një zgjidhje urbane

më të mirë.

Fig. 4

Planimetri skematike të tre kateve të objektit

të xhamisë.

Interpretimi modern, ose “i kohës”

shkon për shtat mjaft mirë në rastin

e ndërtesës së një xhamie. Vlerat

e Islamit janë të kompozuara në

mënyrë që të gjejnë vend në çdo

kohë, si rrjedhojë të jenë moderne.

Në këtë mënyrë pak rëndësi ka trajta

fizike e materiale që përfaqëson

ose interpreton këto vlera, dhe sesi

ajo kthehet në formë në kohëra të

ndryshme.

6

Projekti

Fig. 5

Skemë funksionale e xhamisë së Ballies dhe hapësirave publike pranë saj.

Xhamia së bashku me sheshin përpara saj, krijojnë një hapësirë urbane që shkon

për shtat me vlerat qytetare, që ndajnë besimtarë të ndryshëm e që i përkasin një

qyteti, një hapësire për një identitet ndërkulturor.

7

Xhamia e Ballies

8

Projekti

Fig. 6 (majtas, lart)

Pamje e brendshme e xhamisë së Ballies. Vërehet përdorimi i

materialeve të ngrohta natyrale.

Fig. 7 (majtas, poshtë)

Pamje panoramike e brendisë së xhamisë. Dallohet përdorimi i

elementeve ndriçuese në formë sferash, të cilat janë në harmoni me

pjesën tjetër të hapësirës.

Fig. 8 (poshtë)

Pamje e hapësirës së faljes në katin e parë të xhamisë.

9

Xhamia e Ballies

Fig. 9 (lart)

Pamje e hapësirës së faljes në katin përdhes të xhamisë. Vihet rë kupola dhe hapja drejt qiellit në

unazën e fundit të saj.

10

Projekti

Fig. 10 (lart)

Pamje e sallës kryesore të faljes nga kati i dytë i xhamisë.

Fig. 11

Pamje e sallës së faljes.

11

Xhamia e Ballies

Fig. 12

Pamje e brendisë së xhamisë. Vihen re gdhendjet në gjuhën arabe, në panelet e drurit, nga ku

depërton drita në hapësirën e faljes.

12

Projekti

Fig. 13

Foto e situatës ekzistuese të ndërtimit në xhaminë e Ballies.

13

Xhamia e Ballies

Fig. 14

Foto e gjendjes aktuale të brendisë së xhamisë së Ballies në Elbasan.

14

Projekti

Fig. 15

Pamje e situatës aktuale të kubesë dhe mureve të brendshme të xhamisë.

15

Xhamia e Ballies

Fig. 16 (lart, majtas)

Foto e situatës ekzistuese të xhamisë së Ballies.

Fig. 17 (lart, djathtas)

Situata aktuale e ndërtimit të xhamisë së Ballies, parë nga ana e pasme e saj.

Fig. 18 (djathtas)

Pamje e jashtme e xhamisë dhe sheshit pranë saj.

Një atmosferë tërësisht shpirtërore dhe

simbolike që stimulon ndjesi dhe emocione

të thella për besimtarët synohet të arrihet në

ndërtesën e xhamisë së Ballies.

Koncepti dhe dizenjimi arkitektonik

bazohet në gjetjen e zgjidhjeve të

përshtatshme të aspekteve të rëndësishme

që përbëjnë kompozimin arkitektonik

ndjesor - si depërtimi i dritës, shpërhapja e

zërit, përzgjedhja e materialeve - në mënyrë

16

që të arrihet lidhja më Krijuesin.

Për këto arsye përzgjedhja e materialeve,

si veshja e drurit, e cila ngroh hapësirën

në bashkëpunim me ndriçimin natyror,

apo edhe veshja e kubesë më materialin

e bakrit, i cili ndryshon me kalimin e

viteve, dhe manifestohet nëpërmjet

ndryshimit të ngjyrës (nga kafe në të

gjelbërt), mundësojnë një atmosferë më

pranë shpirtërores dhe hyjnores.

Projekti

17

Xhamia e Ballies

Fig. 19

Pamje e sheshit të qytetit dhe xhamisë në sfond.

18

Sheshi i Xhamisë

Fig. 20

Pamje e sheshit të qytetit dhe xhamisë së Ballies.

19

Xhamia e Ballies

Fig. 21

Pamje nga lart e sheshit dhe xhamisë në një ditë rastësore të vitit.

20

Sheshi i Xhamisë

Fig. 22

Pamje nga lart e sheshit dhe xhamisë gjatë festave të Bajramit, ku besimtarët falin namazin në

hapësirën përreth xhamisë.

21

Xhamia e Ballies

Fig. 23 (lart)

Pamje e hapësirave publike, pjesë e sheshit

përpara xhamisë.

22

Fig. 24 (djathtas, poshtë)

Pamje e sheshit të xhamisë.

Sheshi i Xhamisë

23

Xhamia e Ballies

24

Sheshi i Xhamisë

Fig. 25 (majtas, lart)

Pamje e xhamisë së Ballies nga rruga kryesore.

Fig. 26 (poshtë)

Pamje e sheshit përpara xhamisë së Ballies.

25

Xhamia e Ballies

26

Sheshi i Xhamisë

Fig. 28 (lart)

Pamje e hapësirave të sheshit, të cilat përdoren edhe nga

besimtarët për të marrë abdesin.

Fig. 27 (majtas)

Pamje gjatë natës e hapësirës publike pranë xhamisë së Ballies.

27

Xhamia e Ballies

XHAMIA

Kosto për përfundimin e projektit

KOSTOT E PROJEKTIT

556 832

EUR

SHESHI 2 200 m 2

Kosto për sistemimin e sheshit të qytetit

220 000

EUR

Tab. 1

Tabelë treguese e kostove të përfundimit të ndërtimit të xhamisë dhe sistemimit të jashtëm të sheshit

të qytetit.

28

Fig. 29 (djathtas)

Pamje e xhamisë së Ballies në një ditë Bajrami, kur sheshi përdoret

nga besimtarët për të falur namazin.

Mundësi financimi

29

Ekipi i punës:

Jurtin HAJRO

Artan HYSA

Sokol DERVISHI

Gentian KICA

Olsi ALUKU

Premton BRAHA

Jona OSMANI

Mbështetur nga:

Gusht 2019

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!