18.09.2019 Views

190918 SHUSHICE BOOKLET PER WEB

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Projekti

Arkitektura tradicionale e zonës

Ndërtesat tradicionale të Shushicës

përfaqësojnë banesat tipike të fshatrave të

Shqipërisë së Mesme: shtëpi një-katëshe,

me mure balte / qerpiçi, me çati me rrasa

guri e më vonë me dru e tjegulla.

Më vonë, kur edhe ekonomia u rrit,

fshatarët nisën të ndërtonin shtëpi dykatëshe,

ku në katin përdhes mbanin

bagëtinë (quri), e në katin e parë banonin

të zotët e shtëpisë. Në të njëjtën mënyrë

ndërtoheshin edhe godinat e mullinjve, por

kryesisht me muraturë guri.

Ndërtesat e reja

Ndërtimet e reja në fshat, sidomos në

vitet e fundit janë kryesisht struktura të

ndërtuara me materiale betoni, tulle, etj.

Për tju përshtatur ndryshimeve të kohës

dhe teknologjisë, shpeshherë abuzohet me

këto materiale.

Rekomandime

- Sugjerohet kujdes në përzgjedhjen e

materialeve të ndërtimit, duke mos krijuar

ndërtesa të cilat nuk përfaqësojnë një

marrëdhënie të mirë më kontekstin ku

ndodhen.

- Evokimi i stileve të ndërtimit që nuk i

përkasin vendit dhe kontekstit, sugjerohet

të shmanget.

- Rekomandohet përdorimi i kujdesshëm

dhe i ndërgjegjshëm i materialeve të reja

dhe tradicionale, të sjella në stile ndërtimi

bashkëkohore.

- Për tju përshtatur kontekstit rural dhe

natyror, sugjerohet përdorimi i materialeve

ekologjike dhe tradicionale, si guri, druri,

tjegulla e vendit, etj.

- Nuk inkurajohet njëhsimi i ngjyrave të

fasadave të ndërtesave, dhe as përdorimi i

ngjyrave të forta e të shndritshme.

- Sugjerohet kujdes në format e jashtme të

ndërtesave dhe nuk sugjerohet përdorimi

i formave (kryesisht të çative) tejet

ekspresive.

Rikonstruksione dhe adaptime

Rekomandime

- Në rastet e rikonstruksionit apo

ripërdorimit të objektet ekzistuese,

sugjerohet ruajtja e formave ekzistuese

të godinave, si edhe ruajtja e muraturës,

çative, etj. për të shmangur ndryshime

të mëdha fizike, të cilat mund të mos i

përgjigjen kontekstin të ndërtimit.

- Nuk rekomandohet ‘maskimi’ apo

fshehja e materialeve primare të ndërtimit,

nën veshje guri apo materialesh të tjera.

- Sugjerohet identifikimi i objekteve të

braktisura, të cilat mund të adaptohen e të

përmbajnë funksione të tjera.

Fig. 10 (majtas)

Skemë me konceptet dhe parimet e marra në konsideratë gjatë projektimit të Agroturizëm dhe

Kantina ‘Ilir’. Përshtatja me terrenin e thyer kodrinor, orientimi i godinës për të mundësuar ventilimin

natyror të duhur, diellëzimi dhe hijëzimi sipas nevojave të funksioneve.

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!